Verse 1 — Surah Al-Isra 17:1
Qofte lartesuar ai i cili e shetiti robin e vet naten prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinen e te cilit e kemi bekuar ne menyre qe t’i tregojme disa argumente tona Ai, me te vertete, degjon dhe sheh shume
Verse 2 — Surah Al-Isra 17:2
Kurse Musaut i dhame Librin dhe e beme udherrefim per izraelitet, ashtu qe te mos marrin tjeter ke per Zot ne vend timin
Verse 3 — Surah Al-Isra 17:3
Ju pasardhes qe ju kemi bartur me Nuhin. Ai pernjemend ishte njeri mirenjohes
Verse 4 — Surah Al-Isra 17:4
Dhe ne ua kemi normezuar (percaktuar) ne Liber izraeliteve “Ju me siguri do te beni dy here turbullira ne toke dhe do te beheni mendjemedhenj pertej mase”
Verse 5 — Surah Al-Isra 17:5
Dhe kur arriti koha e premtimit te pare, prej dy sish, ne derguam kunder jush njerez tane, shume te forte, dhe u shkelen neper shtepia dhe ashtu premtimi u be realitet
Verse 6 — Surah Al-Isra 17:6
Pastaj ju kthyem per se dyti kunder atyre dhe ju perforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u beme shume ne numer
Verse 7 — Surah Al-Isra 17:7
Nese veproni mire e beni per vete, e nese beni keq perseri e keni kunder vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit te dyte atehere le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le te hyjne ne xhami sikurse heren e pare dhe le te shembin me themel gjithcka kane ngritur
Verse 8 — Surah Al-Isra 17:8
Ndoshta Zoti juaj do t’ju meshiroje, nese ju prape filloni, do t’ia fillojme edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bere burg per mosbesimtaret
Verse 9 — Surah Al-Isra 17:9
Ky Kur’an pamedyshje con rruges se drejte dhe me te pershtatshme dhe pergezon besimtaret, te cilet bejne vepra te mira se i pret shperblim i madh
Verse 10 — Surah Al-Isra 17:10
Kurse per ata, te cilet nuk i besojne botes tjeter kemi pergatitur denim te dhembshem
Verse 11 — Surah Al-Isra 17:11
Njeriu edhe me ane te lutjes per mire, lyp keq; njeriu eshte shume i vrullshem, gjaknxehte
Verse 12 — Surah Al-Isra 17:12
Dhe naten edhe diten i kemi bere dy argumente, shenjen per nate e kemi fshehur, kurse shenjen per dite e kemi bere te dukshme ne menyre qe te mund t’i kerkoni miresite nga Zoti juaj dhe qe ta mesoni numrin e viteve dhe te llogariturit. Ne cdo send e kemi sqaruar ne hollesi
Verse 13 — Surah Al-Isra 17:13
Dhe secilit njeri ate cka e ka bere do t’ia varim ne qafe dhe ne Diten e gjykimit, do t’ia tregojme nje liber te hapur
Verse 14 — Surah Al-Isra 17:14
“Lexo librin tend, sot te mjafton vetvetja kunder teje qe te japish llogari”
Verse 15 — Surah Al-Isra 17:15
Kush shkon rruges se drejte ai shkon drejt per vete, kurse kush e humb, e humb ne dem te vetin, dhe asnje mekatar nuk do te barte mekatet e tjetrit. Ndersa ne nuk kemi denuar asnje popull pa u derguar pejgamber
Verse 16 — Surah Al-Isra 17:16
Kur deshirojme qe ta zhdukim nje qytet, atyre qe jane aty, dhe jane dhene pas luksit dhe bejne mbrapshti, i leshojme qe te humbin ne theqafje – zbatohet fjala e dhene kunder tyre – dhe e shkaterrojme me themel
Verse 17 — Surah Al-Isra 17:17
Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton qe Zoti i di dhe sheh mekatet e roberve te vet
Verse 18 — Surah Al-Isra 17:18
Kush e deshiron kete bote, Ne kujt te duam i japim shpejt cka te deshiroje, por pastaj i pergatisim xhehennemin, ne te cilin do te digjen te turperuar e te perulur
Verse 19 — Surah Al-Isra 17:19
Ndersa, kush e do ate bote, dhe eshte besimtar, perpiqet ta meritoje, prandaj, perpjekja e tyre do te jet e mirenjohur
Verse 20 — Surah Al-Isra 17:20
Te tereve, edhe njeres pale edhe tjetres, i japim dhuratat e Zotit tend; se dhuratat e Zotit tend nuk jane te ndaluara per aske
Verse 21 — Surah Al-Isra 17:21
Shiko si i kemi dalluar disa prej te tjereve, por ne ate bote, me te vertete, do te kete shkallezim edhe me te madh por, edhe perparesi me te theksuar
Verse 22 — Surah Al-Isra 17:22
Mos ben me All-llahun Zot tjeter e te mbesish pa perkrahje dhe i nencmuar
Verse 23 — Surah Al-Isra 17:23
Zoti yt ka percaktuar qe te mos adhuroni tjeter pervec Atij dhe te silleni mire me prinderit. Nese njeri prej tyre, ose te dy, perjetojne pleqeri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me ze te larte, por t’u drejtohesh me fjale respekti te plote
Verse 24 — Surah Al-Isra 17:24
Shtrij perpara tyre krahet e perulshmerise dhe thuaj: “O Zoti im, ki meshire ndaj tyre, sic kane pasur kujdes ata ndaj meje ne vegjeli!”
Verse 25 — Surah Al-Isra 17:25
Zoti juaj e di me se miri se c’ka ne shpirtin tuaj. Nese jeni te mire – ani. All-llahu njemend ua fal atyre qe pendohe
Verse 26 — Surah Al-Isra 17:26
jepja te drejten e vet te afermit te tend, edhe te varferit – musafir, por mos shpenzo shume
Verse 27 — Surah Al-Isra 17:27
Sepse, shpenzuesit jane shoke te djallit, kurse djalli eshte mohues i Zotit te vet
Verse 28 — Surah Al-Isra 17:28
Dhe nese gjithsesi do t’u kthesh shpinen, sepse edhe nga vete Zoti yt kerkon meshire dhe shpreson per te, atehere thuaju ndonje fjale te mire
Verse 29 — Surah Al-Isra 17:29
Mos e rrudh doren fort, por as mos e lesho krejtesisht, e te mbesish i qorutar dhe pa asgje
Verse 30 — Surah Al-Isra 17:30
Zoti yt kujt te doje i afron furnizim te majme, por edhe e kufizon. Ai me te vertete eshte i informuar dhe i sheh roberit e vet
Verse 31 — Surah Al-Isra 17:31
Ju mos i mbytni femijet tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejme edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me te vertete eshte mekat i madh
Verse 32 — Surah Al-Isra 17:32
Dhe mos iu afroni amoralitetit, eshte pune e felliqur dhe sa rruge e shemtuar eshte
Verse 33 — Surah Al-Isra 17:33
Dhe mos mbytni aske qe e ka ndaluar All-llahu, pervec kur e kerkon e drejta. Por nese dikush, pa pike te fajit, vritet, atehere trashegimtarit te tij i japim kompetence, por as ai le te mos e teproje ne vrasje! Ai eshte me te vertete i ndihmuar
Verse 34 — Surah Al-Isra 17:34
EDHe pasurise se bonjakut mos iu qasni fare! Pervecse me qellim te mire, derisa te behet madhor. Dhe permbushni obligimet, sepse obligimet kane me siguri pergjegjesi
Verse 35 — Surah Al-Isra 17:35
Edhe masen plotesone kur te peshoni ne liter, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo eshte me mire dhe perfundimi me i bukur
Verse 36 — Surah Al-Isra 17:36
Mos paso ate per cka nuk e di! Edhe te pamurit edhe te degjuarit edhe te kuptuarit, per te gjitha keto me siguri ka pergjegjesi
Verse 37 — Surah Al-Isra 17:37
Mos ec mendjemadh neper toke, sepse, ti token nuk mund ta cash e as t’i arrish malet e larta
Verse 38 — Surah Al-Isra 17:38
E keqja e tere ketyre eshte urrejtur te Zoti yt
Verse 39 — Surah Al-Isra 17:39
Ajo eshte nje urtesi qe ty po ta shpalle Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjeter Zot, e te hidhesh ne xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga meshira e Tij
Verse 40 — Surah Al-Isra 17:40
A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e per vete i ka bere engjujt si vajza? Ju njemend flisni fjale te medha
Verse 41 — Surah Al-Isra 17:41
Ne, ne kete Kur’an, japim sqarime qe ata te nxjerrin mesime, por, ai edhe me teper ua shton tehuajsimin atyre
Verse 42 — Surah Al-Isra 17:42
Thuaj: “Po te ekzistonte ndonje tjeter Zot pervec Atij, sic po thone ata, atehere ata do te kerkonin rruge per te poseduesi i lartemadherishem”
Verse 43 — Surah Al-Isra 17:43
Qofte lavderuar Ai dhe shume lart mbi ate cka flasin ata
Verse 44 — Surah Al-Isra 17:44
Ate e madherojne shtate qiej dhe toka, edhe gjithecka ekziston ne to, dhe nuk ka asgje qe nuk e madheron me levdata, por ju nuk e kuptoni madherimin e tyre. Ai eshte me te vertete i bute dhe fale shume
Verse 45 — Surah Al-Isra 17:45
Kur lexon Kur’an, ndermjet teje dhe atyre qe nuk i besojne botes tjeter, Ne vejme nje perde te fshehte
Verse 46 — Surah Al-Isra 17:46
Kurse ne zemrat e tyre nje mbuloje qe i pengon per ta kuptuar dhe i bejme te shurdhet. Dhe ti kur e permend Zotin tend ne Kur’an, Ate te vetmin, ata te frikesuar ia japin kembeve
Verse 47 — Surah Al-Isra 17:47
Ne dime mire se c’duan mizoret te degjojne kur vijne te te pergjojne, dhe kur pershperisin “Ju vetem pasoni nje njeri te magjepsur”
Verse 48 — Surah Al-Isra 17:48
Shih me cka po te krahasojne ty, prandaj bredhin dhe nuk mund te gjejne rruge te drejte
Verse 49 — Surah Al-Isra 17:49
Thone: “A kur te shnderrohemi ne eshtra e pluhur, ne sikur krijesa te reja paskemi per t’u ringjallur?!”
Verse 50 — Surah Al-Isra 17:50
Thuaj: “A doni te jeni gur ose hekur
Verse 51 — Surah Al-Isra 17:51
Ose cfaredo krijese qofte per te cilat mendoni se nuk mund te ringjallen”. “Po kush do te na kthej neve ne jete?” Do te thone, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur per te paren here”, e ata do te tundin koken ndaj teje dhe do te thone: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta se shpejti”
Verse 52 — Surah Al-Isra 17:52
Ate dite kur t’iu therase dhe ju do t’i pergjigjeni, duke i falenderuar dhe do te mendoni se keni mbetur vetem nje kohe te shkurter
Verse 53 — Surah Al-Isra 17:53
Dhe thuaju roberve te mij le te flasin vetem fjale te mira – sepse djalli ka ngaterruar dicka ndermjet tyre, djalli eshte me te vertete armik i hapet i njeriut
Verse 54 — Surah Al-Isra 17:54
Zoti juaj u njeh shume mire. Nese do ai, ju meshiron, e nese do, ju denon. E ty nuk te kemi derguar perfaqesues te tyre
Verse 55 — Surah Al-Isra 17:55
Zoti yt e di me se miri se kush jane ne qiej dhe kush ne toke. Ne i kemi dalluar disa profete nga disa te tjere, kurse Davudit i kemi dhene Zeburin
Verse 56 — Surah Al-Isra 17:56
Thuaj: “Lutiuni atyre te cilet i keni trajtuar si zoter, ne vend te atij, por ata nuk do te mund t’iu lirojne nga ngushtesite e as t’ua shmangin”
Verse 57 — Surah Al-Isra 17:57
Ata te cileve u luten keta, vete kerkojne menyre se si t’i aafrohen zotit te vet dhe shpresojne ne meshiren e Tij dhe i frikesohen denimit te Tij. Denimi i Zotit tend eshte njemend per t’ia pasur friken
Verse 58 — Surah Al-Isra 17:58
Dhe nuk ka asnje vendbanim te cilin Ne para dites se gjykimit nuk do ta shkaterrojme ose ta ndeshkojme me denim te ashper. Kjo eshte e evidentuar ne Liber
Verse 59 — Surah Al-Isra 17:59
Neve nuk na pengon asgje qe te dergojme mrekulli, pervec faktit se popujt e lashte nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia derguam deven, por ata bene krim me te. Nderkaq ne mrekullit i dergojme vetem per te frikesuar
Verse 60 — Surah Al-Isra 17:60
Dhe kur te patem thene: “Zoti yt i perfshine te gjithe njerezit”, kurse endrren qe ta paraqitem edhe drurin e mallkuar ne Kur’an, jane vetem prova per njerezit. Ne i tmerrojme ata, por kjo ua rrite atyre me teper, edhe ashtu, mosbesimin e madh
Verse 61 — Surah Al-Isra 17:61
Dhe kur u thame engjujve: “Beni sexhde Ademit”, ata te gjithe i bene sexhde atij, pervec Iblisit. “si t’i bej sexhde – tha ai – atij te cilin Ti e krijove nba balta
Verse 62 — Surah Al-Isra 17:62
Shikoje kete te cilin e ke ngritur me larte se mua, - tha. Nese me jep afat deri ne diten e kijametit, me siguri, pervec nje numri te vogel, te gjithe pasardhesit e tij do t’i shkaterroje”
Verse 63 — Surah Al-Isra 17:63
“Shko, - i tha Ai, - dhe ata te cilet te pasojne ty – ani; xhehennemi eshte shperblim i mjaftueshem per ju
Verse 64 — Surah Al-Isra 17:64
Dhe pervehteso me zerin tend cilin te mundesh dhe perzini kaloresit tu edhe kembesorine tende, dhe behu pjesetar ne pasuri dhe femije me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetem rrena
Verse 65 — Surah Al-Isra 17:65
Kurse ti, me te vertete nuk ke kurrfare pushteti ndaj roberve te mij”. Dhe si perfaqesues mjafton Zoti yt
Verse 66 — Surah Al-Isra 17:66
Zoti i juaj eshte, ai i cili vetem per hire tuajin i levize lundrat neper det qe te kerkoni dhuntine e Tij, sepse Ai ndaj jush eshte meshireplote
Verse 67 — Surah Al-Isra 17:67
Kur ju godet e papritura ne det, atehere i humbni ata te cileve u jeni falur, pervec Atij (All-llahut). Mirepo kur Ai ju shpeton ne toke j ia ktheni shpinen; njeriu gjithmone eshte bukeshkele
Verse 68 — Surah Al-Isra 17:68
A jeni te sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do te leshoje kunder jush ferfellaze me rere, e atehere nuk do t’i gjeni vetes shpetim fare
Verse 69 — Surah Al-Isra 17:69
Ose a jeni te sigurte se Ai nuk do t’ju ktheje prape ne det dhe t’iu leshoje furtunen dhe t’iu permbyse per shkak se keni mohuar? Atehere nuk keni per te gjetur se kush do te na marre ne pergjegjesi per ju
Verse 70 — Surah Al-Isra 17:70
Ne me te vertete i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur neper toke e neper det dhe i kemi furnizuar me ushqime te mira e me shije, dhe u kemi dhene perparesi te medha ndaj shumices qe i kemi krijuar
Verse 71 — Surah Al-Isra 17:71
Ate dite kur te therrasim tere njerezit me gjithe prijesit e tyre, atyre te cileve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojne librin e vet dhe nuk do t’u behet padrejtesi as sa te zite e thonit
Verse 72 — Surah Al-Isra 17:72
E kush ka qene i verber ne kete bote do te jete i verber edhe ne ate bote dhe ai e ka humbur rrugen keq
Verse 73 — Surah Al-Isra 17:73
Dhe perpak desh te larguan edhe ty prej asaj cka te shpallem Ne, qe kunder nesh te shpifesh dicka tjeter, e pastaj ata do te konsideronin si mik
Verse 74 — Surah Al-Isra 17:74
Dhe sikur te te mos kishim perforcuar ty, gati u leshove pe, sadopake qofte
Verse 75 — Surah Al-Isra 17:75
Dhe atehere me siguri do te kishim bere te shijosh mundim te dyfishte ne jete dhe pas vdekjes; atehere nuk ke per te gjetur aske i cili do te ndihmonte kunder nesh
Verse 76 — Surah Al-Isra 17:76
Ata qe kane shqetesuar ne toke, sa qe gati te perzene prej aty, por, atehere as ata nuk do te qendronin aty shume pas teje
Verse 77 — Surah Al-Isra 17:77
Sipas tradites qe ka qene, me tere ata te cilet i kemi derguar perpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh tradites
Verse 78 — Surah Al-Isra 17:78
Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri ne terrin e nates, edhe lutjen e agimit. Me te vertete Kur’anin ne saban e deshmojne shume (shumica e degjojne)
Verse 79 — Surah Al-Isra 17:79
Dhe nje pjese te nates kaloje i zgjuar! Kjo eshte vetem detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do te ringjalle ne nje vend te lavderuar
Verse 80 — Surah Al-Isra 17:80
Dhe thuaj: “O Zoti im me shpjer neper ate hyrje te sinqerte, dhe me nxirr asaj daljes se sinqerte, dhe me jep force nga ana jote qe te me sherbeje si ndihme”
Verse 81 — Surah Al-Isra 17:81
Dhe thuaj: “Erdh e verteta dhe u zhduk genjeshtra. Me te vertete genjeshtra eshte e paqendrueshme”
Verse 82 — Surah Al-Isra 17:82
Ne shpallim nga Kur’ani ate cka eshte bar dhe meshire per besimtaret, kurse mosbesimtareve vetem ua rrite shkaterrimin
Verse 83 — Surah Al-Isra 17:83
Kur i japim njeriut ndonje dhunti, ai kthen shpinen dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atehere pikellohet
Verse 84 — Surah Al-Isra 17:84
Thuaj: “Secili po vepron sipas menyres se vet, mirepo Zoti juaj e di me se miri kush eshte ne rruge te drejte”
Verse 85 — Surah Al-Isra 17:85
Te pyesin per shpirtin, thuaju: “Ceshtja e shpirtit eshte pune vetem e Zotit tim, kurse juve u eshte dhene fare pak dije
Verse 86 — Surah Al-Isra 17:86
Dhe po te deshironim ne, me siguri do te kishim bere te zhduket ajo cka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do te gjesh aske qe do te ndihmonte kunder nesh
Verse 87 — Surah Al-Isra 17:87
Pervec se me meshiren e zotit tend, sepse miresia e Tij ndaj teje eshte me te vertete e madhe”
Verse 88 — Surah Al-Isra 17:88
Thuaj: “Sikur te bashkoheshin tere xhindet dhe njerezit te benin nje Kur’an, sikur ky, nuk do te mund te benim sikur ky, edhe pse i ndihmojne njeri-tjetrit”
Verse 89 — Surah Al-Isra 17:89
Ne, ne kete Kur’an, u shpjegojme njerezve shembuj te ndryshem, por shumica e njerezve refuzojne, ata vetem mohojne
Verse 90 — Surah Al-Isra 17:90
Dhe thone: “Nuk te besojme ty deri sa te na nxjerresh kroje nga toka
Verse 91 — Surah Al-Isra 17:91
Ose ti te kesh nje kopsht me lisa e hardhi dhe neper te te kalojne nje varg lumenjsh
Verse 92 — Surah Al-Isra 17:92
Ose ta coptosh qiellin cope-cope mbi ne, si po e verteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellesh para nesh
Verse 93 — Surah Al-Isra 17:93
Apo: te kesh per vete shtepi prej ari, ose derisa te ngjitsh ne qiell. Por nuk do te besojme edhe sikur te ngjitesh deri sa te na sjellish nje Liber qe ta lexojme”. Thuaj: “Qofte lartesuar Zoti im! A jam une dicka tjeter pervec se nje njeri-pejgamber?!”
Verse 94 — Surah Al-Isra 17:94
Kurse njerezit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojne vetem ajo qe thonin: “A na paska derguar All-llahu nje njeri si profet”
Verse 95 — Surah Al-Isra 17:95
Thuaj: “Sikur engjujt ne toke te ecnin qete, Ne do t’u kishim derguar nga qielli nje engjull si profet”
Verse 96 — Surah Al-Isra 17:96
thuaj: “All-llahu me mjafton per deshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe eshte i informuar per roberit e vet”
Verse 97 — Surah Al-Isra 17:97
Ate qe All-llahu e drejton ne rruge te drejte, ai eshte ne rruge te drejte, kurse ate te cilin Ai e le te humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtes pervec Atij. Ne do t’i tubojme ata ne diten e gjykimit, me fytyre per toke, te verber, memece e te shurdher, vendbanim i tyre eshte xhehennemi, sa here qe te dobesohet flaka, do t’ua shtojme zjarrin
Verse 98 — Surah Al-Isra 17:98
Ai eshte shperblim i atyre, se ata nuk u kane besuar argumenteve tona, dhe kane thene: “A kur te behemi eshtra e pluhur ne do te ringjallemi sikur krijesa te reja?”
Verse 99 — Surah Al-Isra 17:99
Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe token, ka mundesi te krijoje te ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, per cka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtaret refuzojne dhe vetem mohojne
Verse 100 — Surah Al-Isra 17:100
Thuaj: “Edhe sikur ju te posedoni thesarin e meshires se Zotit tim, ju edhe atehere do te rrudheshit (benit koprraci) nga frika se mos do te varferoheni”. Njeriu gjithmone eshte koprrac
Verse 101 — Surah Al-Isra 17:101
Ne Musaut i kemi dhene nente mrekulli te qarta. Pyeti pra izraelitet kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thene “Une mendoj se ti je me te vertete i magjepsur”
Verse 102 — Surah Al-Isra 17:102
E ai i tha: “Ti e di se kete nuk e ka zbritur askush tjeter pervec Zotit te qiejve dhe tokes, si argument te hapet, dhe une me te vertete, o Faraon, te konsideroj te shkaterruar”
Verse 103 — Surah Al-Isra 17:103
Dhe ai deshti t’i perzeje nga vendi, por Ne e permbytem ate, edhe ata qe kane qene me kete, te gjithe se bashku
Verse 104 — Surah Al-Isra 17:104
Dhe pas asaj u thame izraeliteve: “Vendosuni ne kete toke, e kur te vije koha, premtimi i botes tjeter, do t’iu sjellim te perzier
Verse 105 — Surah Al-Isra 17:105
Ne shpallem ate me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty te kemi derguar vetem pergezues dhe qortues
Verse 106 — Surah Al-Isra 17:106
Ndersa Kur’anin, e shpallem krejt pjese-pjese, ne menyre qe ti njerezve t’ua lexosh pak nga pak, dhe ate ua shpallim te perforcuar
Verse 107 — Surah Al-Isra 17:107
Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata te cileve u eshte bere me dije qysh me pare (para shpalljes se tij) kur u lexohet bejne sexhde
Verse 108 — Surah Al-Isra 17:108
Dhe thone: “Qofte lartesuar Zoti yne, premtimi i Zotit tone njemend plotesohet”
Verse 109 — Surah Al-Isra 17:109
Dhe duke qare bejne sexhde dhe ai lexim ua rrite respekt-friken
Verse 110 — Surah Al-Isra 17:110
Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido qe ta therrisni, emrat e Tij jane me te bukurit. Mos jij zelarte kur fale namazin, por as mos e freno shume zerin! Lype nje rruge mesatare”
Verse 111 — Surah Al-Isra 17:111
Dhe thuaj: “Lavderuar qofte All-llahu, i cili nuk ka femije per vete dhe ne pushtet nuk ka bashkepunetore dhe te cilit nuk i duhet mbrojtes per shkak te pafuqise, dhe ate madheroje me madherime te njemendeta!”