Back to Languages

Albanian - Chapter 18

Translation by Feti Mehdiu

Verse 1

Falenderimi qofte per All-llahun i cili i shpalli Librin robit te vet, dhe nuk e ka bere te shtremberuar

Verse 2

Te drejte e stabil, qe te terheq verejtjen per denim te rende nga ana e tij, kurse besimtaret te cilet bejne vepra te mira, t’i pergezoje se i pret dhurate e bukur

Verse 3

Ku do te kenaqen pergjithmone

Verse 4

Dhe t’i qortoje ata qe thone se All-llahu ka femije

Verse 5

Ata nuk dine asgje per kete, e as baballaret e tyre. Sa fjale e madhe po del nga gojet e tyre! Nuk flasin gje tjeter pervec te pavertetes

Verse 6

Epo, ti mos do te pelcasish nga brengosja, nese ata nuk i besojne kesaj fjale

Verse 7

Gjithe cka ka ne toke Ne e kemi krijuar si zbukurim per te, qe t’i sprovojme cili prej tyre ben vepra mete mira

Verse 8

Dhe Ne do ta bejme edhe ate cka gjendet aty, te zhveshur

Verse 9

A ke menduar ti se banoret e shpelles edhe “rekimi” (emrat e te cileve jane te shkruar ne pllake) kane qene nga mrekullite tona te rralla

Verse 10

Kur djelmoshat u strehuan ne shpelle dhe thane: “O Zoti yne, na dhuro meshiren tende dhe afrona ne kete veprim tonin ne perudhje”

Verse 11

Prandaj, ne ua mbyllem veshet (i vumene gjume te gjate) ne shpelle per shume vite

Verse 12

Pastaj i zgjuam per te mesuar cili nga dy grupet do ta vleresoje me mire sa kohe

Verse 13

Ty po ta rrefejme historine e tyre besnikerisht. Ata ishin djelmosha qe besonin ne Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe me teper bindjen

Verse 14

I patem forcuar zemrat e tyre kur u ngriten dhe i thane: “Zoti yne eshte Zot i qiejve dhe i tokes, ne nuk i lutemi asnje zoti tjeter pervec Atij, sepse atehere do te flisnim gjepura

Verse 15

Ky populli yne ne vend te Atij, ka pranuar zot tjeter, perse nuk u solli argument te qarte atyre. A ka me kriminel se ai i cili shpif te paverteta per All-llahun?”

Verse 16

Kur i patet lenen ata edhe ato, te cileve u falen ata, ne vend te All-llahut, strehonu pra ne shpelle. Zoti juaj do t’iu mbuloje me meshiren e vet dhe do t’iu pergatise ate cka eshte e dobishme per ju

Verse 17

Dhe ke mund ta shohesh se si dielli, kur lind, i kalon shpelles se tyre nga ana e djathte, e kur perendon, i kalon kah ana e majte, ndersa ata kane qendruar ne mjedis te saj. Ai eshte nga argumentet e All-llahut! Ate qe e perudhe All-llahu, ai eshte i perudhur, e cilin e le ne humbje, ti nuk mund t’i gjeshe mbrojtes qe dirigjon

Verse 18

Dhe do te mendoje se jane te zgjuar, por ata jane ne gjume dhe ne i rrotullojme ne te djathte dhe ne ate te majte, ndersa qeni i tyre qendronte i shtrire, si ne prite me kembet e para te shtrira perpara. Sikur t’i kishe pare do te kishe ikur prej tyre e do te kish kapluar frika

Verse 19

Dhe ashtu ne i zgjuam qe ta pyesin njeri-tjetrin: “Sa keni ndejur ketu?” pyeti njeri prej tyre. – “Kemi ndejur nje dite ose nje pjese te dites”, u pergjigjen. Zoti juaj e di me se miri sa keni ndejur, thane, por dergone njerin nga ju me keta metelike tuaj deri ne qytet, e le te shoh ku eshte ushqimi me i paster dhe prej aty le t’iu sjelle ushqim dhe le te kete miresine, dhe kurrsesi le te mos i flas askujt per ju

Verse 20

Sepse, nese ata marrin vesh per ju, do te ju vrasin me gur ose me dhune do te ju kthejne ne fene e tyre; e atehere kurre nuk do te shpetoni

Verse 21

Ne, gjithashtu, beme qe ata te marrin vesh per keta, per te marre vesh se premtimi i All-llahut eshte i vertete dhe se per momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndermjet veti per ta, dhe thonin: “Ndertonu atyre perpara nje ndertese, Zoti i tyre i di me se miri ata”. E pastaj ata, fjala e te cileve ishte me me ndikim, thane: “Do te ejme ne hyrje te saj nje xhami!”

Verse 22

Disa do te thone: “Ishin tre, i katerti ishte qeni i tyre” e disa do te thone: “Kane qene pese, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u perzie keshtu ne fshehtesi; kurse disa do te thone: “Kane qene shtate, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di me se miri numrin e tyre, pak kush e di kete. Prandaj, mos polemizo per keto, pervec se siperfaqesisht, dhe mos pyet per kete aske prej tyre”

Verse 23

Dhe kurrsesi, perckado qofte mos thuaj: “Do ta beje kete neser!”

Verse 24

E te mos shtosh, “Nese do All-llahu!” Dhe kur te harrosh, perkujtoje Zotin tend dhe thuaj: “Zoti im do te me udhezoje kah ajo qe eshte me mire dhe me e dobishme nga kjo”

Verse 25

E ata kane mbetur ne shpellen e vet treqind e nente vjet

Verse 26

Thuaj: “All-llahu e di me se miri sa kane ndejtur. Atij i takojne fshehtesite e qiejve dhe te tokes. Sa mire i sheh Ai dhe i degjon te gjitha! Ata nuk kane tjeter mbrojtes pervec Atij, dhe Ai nuk ka nevoje per asnje bashkepunetor per vendimet e veta

Verse 27

Lexo nga Libri i Zotit tend ate cka te shpallet. Askush nukmundet t’i zevendesoje fjalet e Tij, e as ti, nk do te gjesh strehim tjeter pervec se tek Ai

Verse 28

Jij vendosmerisht ne anen e tyre te cilet i luten Zotit te vet, ne mengjes dhe ne mbremje, me deshire qe te meritojne simpatine e Tij, dhe mos hiq syte tuaj prej atyre, duke deshiruar bukurine e jetes se kesaj bote, dhe mos iu nenshtro atij zemren e te cilit e kemi lene te papergatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar

Verse 29

Dhe thuaj: “E verteta eshte nga Zoti juaj, prandaj, kush te doje – le te besoje, kush te doje le te mos besoje”. Ne kemi pergatitur permosbesimtaret nje zjarr, tymi i te cilit do t’i perfshije nga te gjitha anet; nese luten per ndihme do t’u jepet ndihme me nje fare uji sikur lend rreshire qe ua djeg fytyren. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshem qe eshte

Verse 30

Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira – Ne me te vertete nuk lejojme t’i shkaterrohet shperblimi atij qe bene vepra te mira

Verse 31

Ata i presin, pa dyshim, kopshte te Adenit ku do te rrjedhin lumenj, aty do te stolisen me rradhe te arte dore dhe do te vishen me rrobe te gjelberta nga mendafshi i llojllojshem, mbeshtetur ne kanape. Sa vendbanim dhe shperblim i bukur eshte

Verse 32

Dhe sillu si ate shembullin e dy njerezve, njerit prej te cileve i dhame dy kopshte te mbjellur me hardhi dhe te veshura me lisa e ndermjet tyre beme ara

Verse 33

Te dy kopshtet dhane frutin e vet, kurrfare demi nuk iu be dhe permes tyre shpiem nje lum

Verse 34

Ai kishte edhe tjeter pasuri. Dhe i tha shokut te vet, derisa po bisedonte me te, “Kam me shume pasuri se ti, a edhe fis me te forte!”

Verse 35

Dhe hyri ne kopshtin e vet, i rrembyer nga mendjemadhesia, duke thene: “Nuk mendoj se kjo do te shkaterrohet ndonjehere”

Verse 36

dhe nuk ma merr mendja se ka per te ardhur ndonjehere dita e kijametit, por edhe nese kthehem te Zoti, me siguri per kompensim do te gjeje dicka me mire se kjo”

Verse 37

shoku i tij, deri sa po flisnin, i tha: “A e mohon ate i cili te ka krijuar nga dheu, e pastaj nga pika e fares, e me ne fund te beri njeri te plote?”

Verse 38

Sa per mua, Ai eshte All-llahu, Zoti im dhe une nuk i bej shok aske Zotit tim

Verse 39

E pse nuk the, kur hyre ne kopshtin tend, “MashAll-llah”! Nuk ka force pervec asaj te All-llahut? Nese me shikon mua, une kam me pak pasuri dhe femije

Verse 40

Por – Zoti im, ndoshta me jep kopsht me te mire se yti, e ne ate (tendin) te dergoje rremuje nga qielli, e te gedhije krejt rrafsh, pa asgje

Verse 41

Ose t’i thahet uji e te mos mundesh ta lypish kurre

Verse 42

Dhe u shkaterruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke renkuar se c’kishte shpenzuar ne te – dhe hardhia ishte shtruar per drunj te vet – dhe thoshte: “Ku eshte ai fat te mos i kisha bere shok Zotit tim”

Verse 43

Dhe nuk pati kush t’i ndihmoje, pervec All-llahut; dhe nuk ishte aspak fitimtar

Verse 44

Aty mund t’i ndihmoje vetem All-llahu, i verteti, Ai jep shperblimin me te mire dhe cdo send e perfundon si eshte me mire

Verse 45

Sillja si shembull jeten e kesaj bote qe eshte sikur uji qe e leshojme ne nga qielli, me te cilin ushqehen bimet ne toke, e perseri thahet e teret dhe e derdhin ererat. E All-llahu ka mundesi per cdo send

Verse 46

Pasuria dhe djemte jane stoli e jetes se kesaj bote, por veprat e mira te vazhdueshme jane me te mira si shperblim nga Zoti yt dhe jane shpresa me e mire

Verse 47

Kurse ate dite kur t’i levizim malet, dhe te shohesh token e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, aske prej tyre nuk e kemi lene anash

Verse 48

Para Zotit tend do te ekspozohen te radhitur. “Na keni ardhur ashtu sic ju kemi krijuar heren e pare, kurse ju keni deklaruar se nuk do t’ua caktojme diten e ringjalljes”

Verse 49

Edhe libri u hapet dhe do te shohesh mekataret te frikesuar per shkak te asaj qe gjenden ne te. Dhe do te thone: “Te mjeret ne, cfare eshte ky liber? Nuk i ka shpetuar as mekati i madh as mekati i vogel, te tera jane evidentuar”, dhe do ta gjejne te shkruar ate cka e kane bere. Zoti yt askujt nuk do t’i beje padrejtesi

Verse 50

Dhe kur u thame engjujve “Peruluni Ademit!” Te gjithe iu perulen, pervec Iblisit, ai ishte nga xhindet, andaj i ra ndesh urdherit te Zotit te vet. Po ju ate dhe kotillen e tij, duke qene Une, do ta merrni si mik e ata jane armiq tuaja? Cfare kembimi i keq eshte per mosbesimtaret

Verse 51

Une nuk i kam marre ata per deshmitare me rastin e krijimit te qiejve dhe te tokes e as per krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevoje per mbeshytetje ne mbrapshtane

Verse 52

Dhe ne diten kur Ai u thote: “Thirrni ata per te cilet keni pas deklaruar se jane bashkepunetoret e mij!”, dhe ata i thirren, por ata nuk iu pergjigjen sepse Ne ua shkaterruam lidhjet ndermjet veti

Verse 53

Dhe mekataret e shohin zjarrin dhe do te binden se kane per te rene ne te, dhe prej aty nuk kane shperblim

Verse 54

Ne kete Kur’an ne ua sqarojme ne menyre te ndryshme njerezve shembujt e llojllojshem, porse njeriu, per shume sende, kundervihet

Verse 55

Ndersa, njerezit, kur u vjen udhezimi, nuk i pengon tjeter send nga besimi dhe qe nga Zoti i tyre te kerkojne falje, pervecse ajo qe ata presin fatin e popujve te lashte ose t’i godase denimi ne sy te tere botes

Verse 56

Ne nuk i dergojme profetet per tjeter send, pervec se si pergezues dhe qortues. Ndersa mosbesimtaret polemizojne, duke u sherbyer me te paverteta, per ta mposhtur me te, te verteten, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia

Verse 57

Po a ka me kriminel se ai, i cili, kur i terhiqet verejtja me argumente te Zotit te vet, ia kthen shpinen dhe harron ate cka e ka bere vete? Ne ne zemrat e tyre vejme perde qe te mos e kuptojne ate (Kur’anin), dhe i bejme te shurdher. Dhe nese ti i therret ne rruge te drejte, ata kurre nuk do te nisen rruges se drejte

Verse 58

Zoti yt fal shume dhe ka shume meshire. Sikur Ai t’i denonte per ate cka e meritojne, do t’ua shpejtonte denimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej te cilit nuk kane ku te shtrehohen

Verse 59

Kurse ato fshatra qe i kemi shkaterruar per shkak se kane bere krime dhe e kemi caktuar afatin per shkaterrimin e tyre

Verse 60

Dhe kur i tha Musa djaloshit te vet: “Do te shkoj deri sa te arij aty ku bashkohen dy dete, ose do te ec dhe vetem do te ec

Verse 61

Dhe kur ata dy arriten deri ne vendin ku ata dy duhet te bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rruges se vet neper det

Verse 62

Po kur u largua, (Musa) i tha djaloshit te vet: “Na jep te hame mengjesin sepse, nga kjo rruge e jona jemi lodhur

Verse 63

A e sheh? i tha ky. Kur u patem ndalur ne ate breg e une e harrova peshkun, kete s’e ka bere tjeter kush perpos vete djallit, qe ta permendi ate. Ai pa tjeter do te jete zhytur ne det, per cudi

Verse 64

Tha: “Kjo eshte ajo qe na duhet”, dhe u kthyen te dy rruges prej nga kishin ardhur

Verse 65

Dhe e gjeten nje njeri nga roberit tane, te cilit i patem dhene meshire nga ana jone dhe i mesuam ate qe e dime vetem Ne

Verse 66

“A mundem te te bej shoqeri?” – i tha Musa. “Por te ma mesosh tere ate drejtesi qe e ke mesuar ti”

Verse 67

“Ti me siguri nuk do te mund te durosh me mua”, i tha ai

Verse 68

“Si do te durosh ate per cka nuk je i informuar?”

Verse 69

“Ke me pare se do te jem, ne dashte All-llahu, i durueshem, - i tha, - dhe nuk do te kundershtoj per asgje”

Verse 70

“Po nese me ben shoqeri, pra, tha ai, atehere te mos me pyesish per kurrgje derisa une vete te rrefej per ate”

Verse 71

Dhe ata dy u nisen, mirepo kur hipen ne anije, ai e zhbiroi ate. “A e zhbirove t’i mbysish ata qe po lundrojne me te? Ke bere, njemend, dicka per cudi!”

Verse 72

“A nuk te thash une – iu drejtua ai – se per njemend nuk mund te durosh te ecesh me mua?”

Verse 73

“Mos merr masa kunder meje per kete qe harrova, - tha, - dhe mos me ben pengese ne kete pune timen!”

Verse 74

dhe ata te dy vazhduan. Kur e takuan nje djalosh, ky ate e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte kete djale te pafajshem me kot? Pernjemend ke bere dicka shume te keqe”

Verse 75

“A nuk te thash une ty –i tha ai, - se ti njemend nuk mundesh te durosh me mua?”

Verse 76

“Nese te pyes edhe pas kesaj per dicka, i tha ky, atehere mos u shoqero me mua. Qe, pranoma arsyetimin”

Verse 77

Dhe te dy shkuan deri kur hasen ne disa fshatare dhe i luten banoret e ketij fshati qe t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojne si musafire. Aty gjeten nje mur i cili ishte gati te rrezohet, por ai e rindertoi. Sikur te doje – i tha – (Musa) pate me marre shperblim per kete

Verse 78

“Tash une dhe ti po ndahemi! –tha ai – por te ta sqaroj perse nuk munde te me durosh

Verse 79

Sa i perket asaj anijes, ajo ishte prone e disa te varferve qe punojne ne det, dhe une ate desha ta demtoj, sepse prapa tyre ishte nje mbret i cili grabiste cdo anije te re

Verse 80

Sa i perket atij djaloshit, prinderit e tij jane besimtare, prandaj kishim frike mos me dhune po i kthen ne mosbesim

Verse 81

Dhe ne deshiruam qe Zoti i tyre, ne vend te tij, t’u jape nje me te mire dhe me afer meshires

Verse 82

E sa i perket ketij muri, ai eshte i dy femijeve bonjake nga qyteti, e nen te eshte thesari i atyre te dyve. Babai i tyre ka qene njeri i mire dhe Zoti yt deshiron, nga meshira e vet, qe ata te rriten dhe ta nxjerrin pasurine vet. Te tera keto nuk ka kam bere sipas mendjes sime. Ja, ky eshte shpjegimi per mosdurimin tend!”

Verse 83

Dhe te pyesin per Dhulkarnejnin, thuaj: “Per kete do t’iu rrefej disa lajme”

Verse 84

ne e kemi vendosur ate ne toke dhe i kemi dhene shkase per cdo send

Verse 85

Dhe ai i shfrytezoi keto

Verse 86

Derisa ariti ne vendin ku perendon dielli, kur iu duk se po perendon ne nje burim te turbullt dhe aty gjeti nje popull. O Dhulkarnejn, - i thame Ne, - ose do t’i denosh ose do te sillesh mire me ata?”

Verse 87

“Ai qe ben krim – tha – do ta denojme, e pastaj do t’i kethehet Zotit te vet, andaj edhe ai do ta denoje me denim te rende

Verse 88

Kurse ai i cili beson dhe ben vepra te mira – ka shperblimin e miresise, dhe atij do t’i afrojme lehtesi”

Verse 89

Dhe ai prape shkoi

Verse 90

Derisa arriti atje ku lind dielli, dhe e pa se po lindte te nje popull, te cilit ne nuk i kemi dhene mundesi te mbulohet prej tij (diellit)

Verse 91

dhe ai u soll me ata ashtu sic u pat sjelle me ata perpara

Verse 92

Dhe ai prape vazhdoi

Verse 93

Derisa arriti ndermjet dy pendave, e ndermjet atyre gjeti nje popull, i cili gati nuk kuptonte asnje fjale

Verse 94

“O Dhulkarnejn – i thane ata, - Jexhuxh e maxhuxhet bejne turbullira ne toke, prandaj a po ngreh nje mur ndermjet nesh dhe atyre, apo, do te te shperblejme?”

Verse 95

“Me mire eshte ajo cka me ka dhene Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomeni mua sa me teper, qe te bej nje mur ndermjet jush dhe atyre

Verse 96

Me sillni copa te hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anet e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bene zjarrin tha: “Me sillni baker te shkrire ta lyej!”

Verse 97

Dhe ata nuk munden as t’i afrohen e lere me ta kapercejne

Verse 98

“Kjo eshte meshire e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshoje me toke, premtimi i Zotit tim eshte i vertete”

Verse 99

Dhe atehere do t’i leshojme qe ata sikur valet te perzihen njeri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe te gjithe ata do t’i tubojme

Verse 100

Dhe atehere do t’ua shfaqim haptazi mosbesimtareve xhehennemin

Verse 101

Atyre, syte e te cileve kane qene te mbuluar me perde, te mendojne per argumentet e mia, dhe qe nuk kane mund te degjojne asgje

Verse 102

A mendojne mosbesimtaret se munden te marrin per zoter, ne vend timin, roberit e mi? ne u kemi pergatitur, me siguri, mosbesimtareve xhehennemin si vendbanim

Verse 103

Thuaj: “A t’iu tregojme se veprat e kujt jane te shkaterruara

Verse 104

Mundim i kujt eshte i deshtuar, ne kete bote e ata mendojne se eshte mire ajo se cka punojne

Verse 105

Keta jane, ata te cilet nuk besojne ne argumentet e Zotit te vet dhe se do te dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do te jete i kote dhe ne diten e kijametit nuk do t’u japim kurrfare rendesie

Verse 106

Ata jane shperblim i te cileve, per shkak te mosbesimit, eshte xhehennemi, deh jane tallur me argumentet dhe me profetet e mij”

Verse 107

Ata, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira vendbanim do te kene parajsen Firdevs

Verse 108

Aty do te qendrojne pergjithmone dhe nuk lypin ta nderrojne me asgje tjeter

Verse 109

Thuaj: “Edhe sikur deti te ishte ngjyre per t’i shkruar fjalet e Zotit tim, me pare do te shterrej deti se sa fjalet e Zotit tim, madje edhe sikur te sillnim edhe nje det tjeter sikur ai”

Verse 110

Thuaj: “Une jam nje njeri sikur ju, qe po me shpallet se Zoti juaj eshte – Nje Zot. Kush mban shprese ne takimin me Zotin e vet, le te beje vepra te mira, pa i bere ne adhurim asnje shok Zotit te vet!”