Back to Languages

Albanian - Chapter 2

Translation by Feti Mehdiu

Verse 1

Alif Lam Mim

Verse 2

Ky liber, ne te cilin nuk ka dyshim aspak, eshte udhezim per te devotshmit

Verse 3

Te cilet besojne ne te padukshmen, kryejne faljen dhe japin sadake nga ajo qe u kemi dhene ne

Verse 4

Edhe ata qe besojne ne ate cka eshte shpallur perpara teje, si edhe ata qe jane te bindur ne boten tjeter

Verse 5

Ata jane te perudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetem ata, jane te shpetuar

Verse 6

Ata qe nuk besojne, me siguri e kane njelloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojne

Verse 7

All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshet e tyre, kurse para syve te tyre ka nje perde. Ata i pret denimi i madh

Verse 8

Ka njerez, te cilet thone: I kemi besuar All-llahut dhe botes tjeter, por ata nuk jane besimtare

Verse 9

Ata perpiqen ta mashtrojne All-llahun dhe ata qe kane besuar, por ata vetem e mashtrojne veten dhe nuk e hetojne

Verse 10

Zemrat e tyre jane te semura dhe All-llahu edhe me teper ua rrit semundjen. Ata i pret denim i dhembshem per shkak se genjejne

Verse 11

Kur u thuhet: “Mos beni turbullira ne toke”! – thone – Ne vetem mbajme rendin

Verse 12

Kujdes! Se ne fakt ata bejne turbullira por nuk vene re

Verse 13

Kur u thuhet: Besoni si besojne njerezit, ata pergjigjen: “A te besojme ashtu si besojne te marret, naivet”? Por ata jane vete te marre vetem se nuk e dine, apo jo

Verse 14

Kur i takojne ata qe besojne, thone: Kemi besuar, por kur mbesin vetem me djajte e vet, thone: “Ne jemi me ju, ne vetem tallemi”

Verse 15

All-llahu tallet me ata dhe i leshon te deshtojne edhe me teper ne mosbesimin e tyre

Verse 16

Ata jane, te cilet japin fitimin per humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfare dobie dhe ata nuk jane te perudhur

Verse 17

Ata i ngjajne shembullit te atij qe ndez zjarr, por kur ai ndricon rrethin e tyre, All-llahu ua merr driten dhe i le ne terr qe te mos shohin

Verse 18

Jane te shurdher, memece dhe te verber, prandaj nuk kthehen pas

Verse 19

Ose jane sikur ata te cilet vene gishtat ne veshet e tyre kur i perfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullime dhe vetetime, te frikesuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtaret

Verse 20

Dhe vetetima, per pak sa nuk i verberon; sa here qe veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur te donte All-llahu mund t’ua merrte edhe te degjuarit edhe te pamurit, sepse All-llahu, me te vertete, ka mundesi per cdo send

Verse 21

O njerez! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata perpara jush, ndoshta beheni te devotshem

Verse 22

Ai i cili ua ka bere token shtroje, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju leshon shiun dhe me te ben qe te rriten fryte, ushqim per ju. Prandaj mos i beni shok All-llahut me vetedije

Verse 23

Dhe nese dyshoni ne ate cka i kemi shpallur robit tone, bene ju nje kaptine te ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe deshmitaret tuaj, pervec All-llahut, nese flisni te verteten

Verse 24

Po nese nuk e beni, dhe nuk mund ta beni, atehere ruajuni zjarrit te pergatitur per mosbesimtaret, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret

Verse 25

Dhe pergezoji ata qe besojne dhe bejne vepra te mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa here qe do t’u jepet ndonje frut prej atyhit, ata do te thone: “Me kete jemi furnizuar edhe me heret”, por do t’u jepet vetem e ngjashme me te. Aty do te kete femra te pastra dhe ata do te jene pergjithmone aty

Verse 26

All-llahu nuk ngurron te sjelle si shembull mushkonjen ose dicka si kjo, dhe ata qe besojne, ata e dine se ajo eshte e vertete nga Zoti i tyre, kurse ata qe nuk e besojne thone: “Cka ka dashur All-llahu me kete shembull”? Me kete Ai shume i humb, por shume edhe i drejton ne rruge te drejte. Dhe me kete nuk humb askush tjeter pervec mbrapshtaneve

Verse 27

te cilet e thejne besen e dhene All-llahut, pasi qe jane besatuar dhe e shkepusin ate cka ka urdheruar All-llahu te mbahet, dhe bejne turbullira ne toke. Ata njemend jane te shkaterruar

Verse 28

Si mundeni ta mohoni All-llahun ju qe keni qene te vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prape ju ringjalle dhe mandej te Ai do te ktheheni

Verse 29

Ai eshe i cili ka krijuar per ju gjithcka qe ka ne toke, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtate qiej. Ai per cdo send ka dijeni

Verse 30

Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Une ne toke po caktoj nje mekembes”! Ata i thane: - A po ben aty dike qe do te beje turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty te madherojme e te lavderojme dhe te lartesojme? Une di – tha Ai – ate cka ju nuk e dini

Verse 31

Dhe ia mesoi Ademit emertimet e te gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Me informoni per emrat e tyre, nese flisni te verteten!”

Verse 32

Ata i thane: - Qofsh lartesuar! Ne nuk dime pervec asaj qe na ke mesuar Ti. Padyshim ti je i gjithedijshem, i urte

Verse 33

O Adem! – tha Ai, ua trego emrat atyre! Dhe kur ai u tha emrat e tyre, All-llahu tha: “A nuk ju kam thene se vetem Une i di te padukshmet e qiejve dhe te tokes dhe vetem Une di ate cka e shfaqni haptazi dhe ate cka e fshihni?”

Verse 34

Dhe kur u thame engjujve: “Peruluni (bini ne sexhde) Ademit!” Ata iu perulen, me perjashtim te iblisit. Ai refuzoi dhe beri mendjemadhesi dhe u be mosbesimtar

Verse 35

Dhe ne i thame: “O Adem! Vendosuni ti dhe gruaja jote ne xhennet dhe hani aty sa te doni prej ku te deshironi, por kesaj peme mos iu afroni e te beheni punekeqinj!”

Verse 36

Por djalli i mashtroi ne kete pune dhe i nxori prej aty ku ishin, dhe ne u thame: “Hupni se kendejmi si armiq te njeri-tjetrit dhe do te vendoseni e te jetoni ne toke deri ne afatin e caktuar!”

Verse 37

Dhe i pranoi disa fjale te Zotit te vet, andaj Ai ia fali. Ai me te vertete pranon pendimin, eshte meshireplote

Verse 38

Ne u thame: “Shporruni te gjithe prej aty! Nga une do t’u vije nje udherrefim dhe kush pason perudhjen time nuk do te frikesohet e as nuk do te pikellohet.”

Verse 39

Kurse ata, te cilet nuk besuan, por i pergenjeshtruan argumentet tona, ata jane banore te xhehennemit, ata do te mbesin aty pergjithmone

Verse 40

O Izraelite! Kujtone dhuntine time qe ju kam dhuruar dhe plotesoni besen qe ma dhate, t’ju plotesoj edhe une besen time. Frikesohmuni vetem mua

Verse 41

Besoni asaj qe po ua shpalle, e cila ua verteton ate cka e keni ju, dhe mos jini te paret qe nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalet e mia dhe frikesohmuni vetem mua

Verse 42

Dhe mos e mbuloni te verteten me te pavertete qe me vetedije te fshihni te verteten, pasi e dini

Verse 43

Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe perkuluni me ata qe perkulen

Verse 44

A ju po urdheroni te tjeret te bejne vepra te mira e veten e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mendoni pak

Verse 45

Kerkoni ndihme me ane te durimit dhe faljes! Ajo eshte padyshim pune e madhe (e rende) por jo edhe per te degjueshmit e bindur

Verse 46

te cilet shpresojne se do te dalin para Zotit te vet dhe se Atij do t’i kthehen

Verse 47

O Izraelite! Perkujtone dhuntine time qe ju kam dhuruar dhe une ju kam dalluar prej njerezve te tjere

Verse 48

Ruajuni asaj dite kur askush nuk do te mund t’i sherbeje asgje kurrkujt, dhe nuk do te pranohet ndermjetesimi i askujt, nuk do te pranohet kompensimi e nuk do te jene te ndihmuar

Verse 49

Dhe kur ju shpetuam nga njerezit e Faraonit qe ju mundonin me denimin me te rende, duke jua therrur djemte tuaj, kurse vajzat jua linin ne jete. Ne kete ka sprove te madhe nga Zoti i juaj i madh

Verse 50

Dhe kur e ndame detin per ju dhe juve u shpetuam, kurse njerezit e Faraonit i permbytem e ju i shikonit

Verse 51

Dhe kur e thirrem Musaun ne takim per katerdhjete nete, ju pas atij patet marre vicin (per zot). Ju jeni mizore

Verse 52

Pastaj juve, edhe pas kesaj, ua falem, ndoshta beheni mirenjohes

Verse 53

Dhe kur Musaut i dhame Librin dhe Furkanin (qe ndane te verteten nga e paverteta), ndoshta merrni rrugen e mbare

Verse 54

Dhe klur Musa i tha popullit te vet: “O populli im, ju i keni bere keq vetvetes kur e keni marre vicin (per zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetveten! Te Krijuesi juaj, ajo eshte me mire per ju, Ai do t’ua fale. Ai i pranon shume pendimet dhe eshte meshireplote”

Verse 55

Dhe kur i thate: - “O Musa, ne nuk kemi per te besuar deri sa ta shohim All-llahun haptazi! – Dhe vetetima ju perfshiu e ju shikonit

Verse 56

Pastaj juve, pas vdekjes, ju kemi ngjallur qe te jeni mirenjohes

Verse 57

Dhe ju kemi bere hije me rete dhe ju zbritem fellenza dhe menn (leng i embel). Hani ushqime te mira me te cilat ju kemi furnizuar! Ata nuk na bene keq neve, por i bene keq vetvetes

Verse 58

Dhe kur ju thame: “Hyni ne kete qytet dhe hani cka te deshironi dhe sa te deshironi, por ne hyrje hyni kokeulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mekatet tuaja, madje bamiresve do t’u japim edhe me shume

Verse 59

Mirepo, mizoret e nderruan fjalen qe u eshte thene, me fjale te tjera qe nuk u eshte thene, dhe Ne mbi ata qe kane bere mizori ua leshuam nje denim nga qielli, per shkak se ishin te mbrapshte

Verse 60

Dhe kur Musa, per popullin e vet u lut per uje, e Ne i thame: “Bjeri me shkopin tend gurit!” prej tij shperthyen dymbedhjete burime dhe cdo grup dinin burimin e vet. Hani dhe pini nga furnizimet e All-llahut dhe mos beni keq ne toke si mbrapshtane

Verse 61

Dhe ju i thate: “O Musa, ne me nuk mund te qendrojme vetem me nje ushqim, prandaj lutju Zotit tend per ne qe te na jape (beje te rritet) dicka tjeter cka e ben toka: perime, tranguj, edhe tjerreza e barishte, - groshe, qepe e hudhra. – Ai tha: “A doni ta nderroni ate cka eshte e mire me ate cka eshte e pavlereshme? Shkoni, pra, ne qytet se do te gjeni ate qe keni kerkuar!” Ata i mbuloi poshtersia dhe mjerimi, ndaj merituan hidherimin e All-llahut; per shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetet pa pike te fajit. Kjo ata i goditi per shkak se qene te padegjueshem dhe me te keqia i kalonin tere kufinjte

Verse 62

Me siguri ata qe kane besuar ose qe jane ebrej, edhe te krishtere, edhe sabej, qe i kane besuar All-llahut edhe botes tjeter dhe kane bere pune te mira, shperblimi i tyre eshte te Zoti i tyre. Per ata nuk ka as frike e as pikellim

Verse 63

Dhe kur e kemi marre nga ju besen, edhe malin Tur e kemi ngritur permbi ju. Pranone seriozisht, si te juajen, cka u kemi dhene dhe ta keni ndermend cka ka ne te, ndoshta do te ruheni

Verse 64

Ju pastaj ia kthyet shpinen dhe po te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e tij, ju me siguri do te shkaterroheshit

Verse 65

Ju i dini ata, nga mesi juaj, te cilet gabuan te shtunen, prandaj ne u patem thene: “Behuni majmune te percmuar!”

Verse 66

Bashkohanikeve dhe breznive te tyre ua kemi bere kete si verejtje dhe keshille per te devotshmit

Verse 67

Dhe kur i tha Musa popullit te vet: “All-llahu ju urdheron te “therrni nje lope”; ata i thane: “Ti po allesh me ne, a?” “Mos e befte All-llahu, - tha ai, - une te jem nga injorantet!”

Verse 68

I thane: “Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare duhet te jete ajo lope!” Ai u tha: po thote se ajo eshte nje lope as e madhe as e vogel, mesatare, ndermjet atyre moshave, andaj veproni sic po ju urdherohet

Verse 69

I thane, lute Zotin tend per hir tonin le te na sqaroje cfare ngjyre duhet te kete. Po thote, - u pergjegj ai, se ajo eshte nje lope qimeverdhe me ngjyre te theksuar, qe i pelqen gjithkujt

Verse 70

Lute, i thane perseri, Zotin tend, per hir tonin te na sqaroje cfare duhet te jete, sepse neve na duken lopet te ngjashme, dhe ne, ne dashte All-llahu, gjithsesi do te jemi te udhezuar.”

Verse 71

Ai thote, - u tha ky, - se ajo eshte nje lope jo e lodhur duke levruar token dhe duke ujitur arat, duhet te jete pa te meta e pa shenje. “Eh, tash e ke pershkruar si duhet”, i thane, dhe e therren por memzi e bene kete

Verse 72

Dhe kur e patet mbytur nje njeri, dhe filluat te ziheni per ta fshehur, por All-llahu e nxori ne shesh ate cka e fshihnit ju

Verse 73

Prandaj thame qe t’i meshoni atij me nje pjese te saj! E ashtu All-llahu ngjall te vdekurit dhe ju tregon argumentet e veta, mbase do te mblidhni mendjen

Verse 74

Pastaj zemrat tuaja, pas asaj, u bene te forta, sepse ka gure prej te cileve shperthejne burime, e ka, me siguri, edhe guri qe cahet dhe prej tij del uje, por ka, pamedyshje edhe qe pelcasin nga frika e All-llahut. All-llahu nuk eshte indiferent per ate cka beni ju

Verse 75

A deshironi ju qe t’ju besojne ata, qe nje grup prej tyre e degjonin fjalen e All-llahut dhe pasi qe i kane kuptuar, me vetedije i kane falsifikuar

Verse 76

Kur takojne besimtare ata thone: “Kemi besuar”! por sapo mbesin me vete, thone: “A po ju kallzoni per ate qe All-llahu vetem juve ju ka shpaluar, qe t’u sherbeje si argument kunder jush para Zotit tuaj? A hic nuk e merrni me mend?!”

Verse 77

A nuk e dine ata se All-llahu di edhe ate cka fshehin edhe ate cka shfaqin

Verse 78

Prej tyre ka analfabete, nuk dine per Liber, por vetem per fall, dhe ata vetem fantazojne

Verse 79

Te mjeret ata, te cilet me duar te veta shkruajne liber e pastaj thone: “Ja, ky eshte prej All-llahut”, per te nxjerre ndonje fitim te parendesishem. Dhe te mjeret ata per shkak se duarte e atyre e kane shkruar dhe mjere ata me cka po fitojne

Verse 80

Ata thane: “Neve zjarri nuk na prek, vetem se per nje kohe te caktuar”. Thuaj! “A i keni marre besen All-llahut per kete – se All-llahu nuk e then besen e vet – apo thuani per All-llahun dicka qe nuk e dini?”

Verse 81

Po si jo! Ate qe bene keq do ta rrethojne mekatet e veta; ata do te jene banore te zjarrit ku do te mbesin pergjithmone

Verse 82

Dhe ata, te cilet besuan dhe bejne vepra te mira – ata do te jene banore te xhennetit ku do te mbesin pergjithmone

Verse 83

Dhe kur morem fjalen nga Izraelitet: vetem All-llahut t’i faleni dhe tu beni mire prinderve, edhe te afermeve, edhe bonjakeve edhe te varferve, dhe njerezve t’u flisni fjale te mira dhe kryeni faljen dhe zeqatin, por ju pastaj, pervec nje numri te vogel, tradhtuat dhe ia kthyet shpinen

Verse 84

Dhe kur morem prej jush besen se nuk do te derdhni gjakun tuaj dhe se nuk do te perzeni njeri-tjetrin nga shtepite tuaja, ju e pranuat kete dhe po e deshmoni

Verse 85

Mirepo, ju perseri e mbytni njeri-tjetrin e disa nga ju i perzini nga shtepite e tyre – duke ndihmuar njeri-tjetrin, me mekat e armiqesi, kunder atyre; por nese u vijne si te zene rober ju kompenzoheni, a e keni pasur te ndaluar t’i perzini?! Si behet te besoni nje pjese te Librit e tjetren pjese ta mohini?! Cfare shperblimi ka ai nga ju, qe ben ashtu nbe mos poshtersim ne kete bote, kurse ne diten e kijametit do te vehen ne me te rendin denim. Dhe All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj qe beni ju

Verse 86

Ata jane, te cilet jeten e kesaj bote e blejne me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtesohet e as qe do te jene te ndihmuar

Verse 87

Ne i kemi pas dhene Musaut Librinn dhe pas tij kemi derguar profete njerin pas tjetrit. Edhe Isaut, te birit te Merjemes, i kemi dhene argumente te qarta dhe e kemi perkrahur me Xehbrailin (Shpirt i shenjt). Dhe, a nuk beheshit arrogante sa here qe ndonje profet u solli ate cka nuk u pelqente juve, madje disa i shpallnit rrenacake, kurse disa i mbytnit

Verse 88

Po thone: “Zemrat tona jane te ashpra”. Jo, por All-llahu i ka mallkuar ata per shkak te mosbesimit te tyre, prandaj ata fort pak jane qe besojne

Verse 89

Pasi qe u erdhi Libri nga All-llahu, i cili e verteton ate cka e kane, por edhe me heret lypnin ndihme kunder mosbesimtareve, dhe kur u vjen ajo qe eshte e njohur, ate e mohojne, pra, pacin mallkimin e All-llahut ata qe nuk besojne

Verse 90

Eshte e mjerueshme ajo per cka jane shitur. Te mohojne ate cka u ka shpallur All-llahu, vetem nga zilia qe All-llahu nga miresia e tij ia dergon shpalljen kujt do Ai, nga roberit e vet, dhe kane nxitur hidherim pas hidherimi, nderkaq per mosbesimtaret ka denim te turpshem

Verse 91

Dhe kur u thuhet: “Besoni asaj qe ju ka shpallur All-llahu”! thoshin: “Ne besojme ne ate cka na shpallet neve” – por nuk besojne ne ate pas asaj, e ajo eshte e verteta qe po e verteton ate cka e kane. Thuaj! Po perse me perpara i mbytnit profetet e All-llahut pasi qenkeni besimtare?”

Verse 92

Edhe Musa iu ka pase sjelle argumente te qarta, por ju ne mungese te tij perseri moret vicin (t’i besoni) duke bere keshtu mizori e padrejtesi.”

Verse 93

Dhe kur prej jush kemi marre besen tuaj, dhe e ngritem permbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht ate cka a japim dhe degjoni!” Ata thone: “Ne degjuam, por jemi te padegjueshem”. Zemrat e tyre per shkak te mosbesimit te tyre akoma ishin te fryra me vic. Thuaj: “Eshte shume e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nese jeni sadopak besimtare”

Verse 94

Thuaj: “Nese te All-llahu eshte siguruar xhenneti vetem per ju, e jo edhe per njerezit tjere, ju lypne vdekjen nese jeni te siqerte”

Verse 95

Por kurre nuk do ta lypin, per shkak te asaj se cka bejne! Ndersa All-llahu i di mire kriminelet

Verse 96

Ti gjithsesi do t’i shohesh se ata e duan jeten me shume se tere njerezit tjere, edhe se sa ata qe jane politeiste. Dikush do te deshironte te jetoje njemije vjet edhe pse ajo, edhe sikur te jetonte aq, nuk do ta largonte nga vuajtja. All-llahu sheh mire se cka punojne

Verse 97

Thuaj: “Kush eshte armik i Xhebrailit? E ai, me lejen e All-llahut, ty te ve ate (Kur’anin) ne zemer, i cili i verteton ata cka ishin me perpara tij, si udherrefim e pergezim per besimtare”

Verse 98

Kush eshte armik i All-llahut dhe i engjujve te tij edhe profeteve te tij edhe Xhebrailit dhe Mikailit – e All-llahu eshte, hic pa dyshim, armik i atyre qe nuk besojne

Verse 99

Dhe ne ty te kemi shpallur argumente te qarta dhe keta nuk i mohon tjeterkush pervec te mbrapshterve

Verse 100

A cdo here kur marrin ndonje obligim e prishin disa prej tyre? Jo, por shumica sish nuk besojne

Verse 101

Dhe kur u pat ardhur Profeti nga All-llahu, qe ua vertetonte ate cka e kishin, nje grup prej atyre – te cileve u qe dhene Libri – e hudhnin pas shpine Librin e All-llahut, kinse nuk e dinin

Verse 102

Dhe shkonin pas asaj qe u kane folur djajte per mbreterine e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qene mosbesimtar, - porse djajte jane mosbesimtare (paten mohuar) duke i mesuar njerezit magji dhe cka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, ne Babilon. Dhe ata dy nuk ia kane mesuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetem nje sprove, ti mos u ben mosbesimtar!” Dhe njerezit mesonin prej atyre dyve si ta ndajne burrin prej gruas, por me kete nuk mund t’i benin dem kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mesonin ate qe u ben dem atyre e nuk u ben kurrfare dobie edhe pse e kane ditur se ai qe e merrte ate (mjeshtri) nuk do te kete kurrfare fati ne boten tjeter. Po shume e keqe eshte ajo, nese e dine, per cka e kane shitur veten

Verse 103

Dhe sikur ata te besonin dhe te ruheshin, shperblimi nga All-llahu do te ishte gjithsesi me i mire, sikur ta dinin

Verse 104

O besimtare, mos thuani fjalen “raina” po thuani “undhurna” dhe degjoni! E mosbesimtaret i pret denim i dhembshem

Verse 105

Ata, te cilet nuk besojne qofshin ithtare te Librit a politeiste, nuk duan qe juve t’ju shpallet nga Zoti juaj cfaredo e mire qofte. Porse All-llahu e dallon ke te doje me meshiren e vet. All-llahu ka miresi te madhe

Verse 106

Ne nuk pezullojme asnje ajet apo ta harrojme, po sjellim me te mire se ai ose te ngjashem sikur ai. A nuk e ke ditur se All-llahu ka mundesi per cdo send

Verse 107

A nuk e ke ditur se All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe tokes, dhe ju pervec All-llahut nuk keni mbrojtes tjeter as ndihmetar

Verse 108

A doni te kerkoni nga Profeti juaj sic kane kerkuar me pare nga Musa? Dhe kush e nderron besimin me mosbesim ai e ka humbur rrugen e drejte

Verse 109

Shume ithtare te Librit kane deshiruar qe, t’ju kthenin ne mosbesimtare, pasi jeni bere besimtare, nga egoizmi i verberuar i tyre, edhe pasi qe u eshte sqaruar e verteta, por ju falni dhe hiquni atyre derisa All-llahu nuk bjen vendimin e vet. All-llahu, njemend, ka mundesi per cdo gje

Verse 110

Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin! E cka do qe te beni mire per vete, do ta gjeni te All-llahu. Me siguri All-llahu sheh mire se cka punoni

Verse 111

Ata thone, ne xhennet nuk do te hyjne te tjere pervec kush eshte ebrej ose krishtere. Ajo eshte deshire e tyre! Ti thuaju: “Sillni argumentin tuaj nese jeni te sinqerte!”

Verse 112

Perkundrazi: Ai qe i eshte dorezuar All-llahut dhe eshte bamires, ai e ka shperblimin e vet te Zoti i vet dhe ata nuk do te frikesohen as do te pikellohen

Verse 113

Ebrejte thone: “Te krishteret nuk jane ne rruge te drejte, “kurse te krishteret thone: “Ebrejte nuk jane ne rruge te drejte”, e ata te gjithe lexojne Librin. Pikerisht ashtu sic flasin ata, thane edhe ata qe nuk dine. Por All-llahu do t’i gjykoje ne diten e gjykimit per ate ne cka kundershtohen

Verse 114

Kush eshte me mizor se ai, i cili pengon qe ne xhamit e All-llahut te permendet emri i Tij, dhe perpiqet per rrenimin e tyre. Ata nuk kane per te hyre aty, pervec se me frike. Ata ne kete bote kane turpin, kurse ne ate bote denimin e madh

Verse 115

Te All-llahut jane edhe lindja edhe perendimi, kahdo qe te ktheheni atje eshte ane e All-llahut. All-llahu eshte pa dyshim i gjere dhe shume i dijshem

Verse 116

Thone: “All-llahu ka nje femije”. Qofte lartesuar Ai! Jo, po te atij jane krejt cka ka ne qiej dhe ne toke, Atij te gjithe i nenshtrohen

Verse 117

Zanafilles i qiejve dhe i tokes, dhe kur do te zbatoje dicka ai vetem i thote: “Behu!” dhe behet

Verse 118

Kurse ata qe nuk dine te flasin: “Perse te mos na flase neve All-llahu ose te na vije ndonje argument”! Ashtu, mu si fjalet e tyre kane folur edhe ata perpara tyre. Kane zemra te ngjashme, kurse ne i patem sqaruar argumentet per njerezit qe jane te bindur

Verse 119

Ne ty te kemi derguar me te verteten si pergezues dhe qortues dhe nuk do te merresh ne pyetje per banoret e xhehennemit

Verse 120

As ebrejte as te krishteret nuk do te jene te kenaqur me ty derisa te mos pranosh fene e tyre. Thuaj: “Udhezimi i All-llahut eshte udhezim. Dhe nese ti jepesh pas deshirave te tyre, pasi qe te ka ardhur dijenia (shpallja) prej All-llahut askush nuk mund te te mbroje as te ndihmoje

Verse 121

Atyre te cileve u kemi dhene Librin, e lexojne ashtu si eshte – ata i besojne atij. Ai qe nuk i beson atij, ai do te jete i humbur e i shkaterruar

Verse 122

O izraelite! “Kujtoni dhuntine time qe ua kam dhuruar dhe Une ju kam dalluar mbi te gjithe njerezit tjere”

Verse 123

Dhe frikesohuni asaj dite kur askush nuk mund te ndihmoje asgje dhe nuk do te pranohet kompensim prej askujt, dhe ndermjetesimi nuk i bene dobi dhe askush nuk do te jete i ndihmuar.”

Verse 124

Dhe kur Ibrahimin Zoti i tij e provoi me disa urdhera, e ai te gjitha i kreu plotesisht, i tha (All-llahu): “Po te bej te jesh prijatare per njerezit!” “Edhe disa pasardhes te mi” – u lut ai. “Besatimi im, tha Ai, nuk do te perfshije mizoret”

Verse 125

Dhe tempullin e Qabes e beme vendtubim dhe vend te sigurt per njerezit. Vendi ku ka qendruar Ibrahimi konsiderohet si tempull ku kryhet falja! Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi urdheruar: “Pastrone tempullin tim per ata qe do ta vizitojne, te cilet do te qendrojne aty dhe do te bejne namaz, perulen dhe gjunjezohen”

Verse 126

Dhe Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bene kete nje vend te sigurt, dhe banoret e tij furnizoi me frute, ata qe besojne ne All-llahun dhe ne boten tjeter!” Ai tha: “Kush nuk beson do t’ia mundesoj te kenaqet per pak kohe, e pastaj do ta hudhe ne denim me zjarr. Sa vendbanim i tmerrshem eshte ai!”

Verse 127

Dhe derisa Ibrahimi dhe Ismaili ngritnin themelet e tempullit, luteshin: “O Zoti yne, prano prej nesh, sepse Ti, me te vertete degjon dhe di

Verse 128

O Zoti yne, bena ne te dyve besniket Tuaj, edhe pasardhesit tone le te jene besnik Ty, dhe na i trego traditat tona dhe na fal, sepse Ti njemend je meshireplote qe pranon pendimin

Verse 129

O Zoti yne, dergoju atyre nje profet nga mesi i tyre, i cili do t’ua kumtoje ajetet Tuaja dhe do t’ua mesojne Librin dhe urtesine dhe t’i pastroje, sepse Ti je njemend i forte, i urte

Verse 130

Kush i largohet fese se Ibrahimit pervec se ai qe e nencmon vetveten; kurse ne ate e kemi zgjedhur ne kete bote, por edhe ne ate bote ai do te jete gjithsesi nga te mire

Verse 131

Kur Zoti i tij tha: “Dorezohu” – ai u pergjegj: “Une jam dorezuar Zotit te boterave!”

Verse 132

Dhe Ibrahimi ua porositi kete bijve te vet, si edhe Jakubi: “O bijte e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fene dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetem si muslimane!”

Verse 133

A ishit ju deshmitare (te pranishem) kur i erdh jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve te vet: “Cka do te adhuroni pas meje?” Do te adhurojme, - i thane ata, - Zotin tend edhe Zotin e te pareve tu: “Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetem nje Zot. Edhe ne atij i jemi dorezuar.”

Verse 134

Ai eshte nje popull qe eshte zhdukur; Ata kane ate cka e kane fituar, kurse ju ate cka e keni fituar vete, dhe ju nuk do te merreni ne pyetje se cka kane bere ata

Verse 135

Ata thane: “Behuni ebrej ose te krishtere, do te jeni perudhur”! Ti thuaju: Jo, por ne fene e paster te Ibrahimit, ai nuk ishte politeist

Verse 136

Thuani: “Ne i besojme All-llahut dhe cka na eshte shpallur neve edhe cka i eshte shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit, dhe pasardhesve dhe cka i eshte dhene Musaut dhe Isait, edhe ne ate cka u eshte dhene profeteve nga Zoti i tyre”, ne nuk e dallojme asnjerin nga mesi i tyre, ne atij i jemi nenshtruar

Verse 137

Andaj, nese kane besuar ashtu sic i besuat Ju, jane ne rruge te drejte, e nese kthehen nga kjo rruge, atehere jane ne kundershtim, por All-llahu te mjafton kunder atyre. Ai i degjon dhe i di te gjitha

Verse 138

All-llahu na ka udhezuar, kush eshte me i mire se All-llahu per udhezim? Ne ate e adhurojme

Verse 139

Thuaj: “A po polemizoni me ne per All-llahun, e Ai eshte edhe Zoti i juaj edhe Zoti i yne? Ndersa veprat tona jane per ne, e per ju veprat tuaja! Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij.”

Verse 140

A po thuani se njemend Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi edhe pasardhesit kane qene ebreje ose te krishtere? Thuaj! “A e dini ju me mire apo All-llahu? Kush eshte me kriminel se ai, i cili fsheh deshmine duke e ditur se eshte prej All-llahut? All-llahu, pra, nuk eshte indiferent ndaj asaj cka punoni ju.”

Verse 141

Ai eshte nje popull qe eshte zhdukur. Ai ka ate cka e ka fituar, kurse ju keni ate cka e keni fituar vete dhe nuk do te merreni ne pyetje se cka kane punuar ata

Verse 142

Do te thone disa te marre (shkurtpames) nga njerezit: “Cka i ka kthyer ata nga Kibla e tyre drejte se ciles (kane qene) drejtuar?” Thuaj: “Te All-llahut jane edhe lindja edhe perendimi. Ai udhezon ne rruge te drejte ke do vete!”

Verse 143

Dhe ashtu ju kemi bere nje bashkesi te drejte qe te jeni deshmitare kunder njerezve, dhe Profeti do te jete deshmitar kunder jush. Dhe Ne nuk e kemi bere Kiblen drejt se ciles je kthyer (me pare) per asgje tjeter vetem se te shohim se kush do te pasoje Profetin nga ata qe do te kthehen prapa. Kjo ka qene shume pune e madhe, por jo edhe per ata te cilet i ka udhezuar All-llahu, se All-llahu nuk eshte per t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu eshte njemend per njerezit shume i bute dhe meshireplote

Verse 144

E shohim se si po e drejton fytyren kah qielli, dhe ne gjithesesi do te kthejme kah Kibleja me te cilen do te jesh i kenaqur, prandaj ktheje fytyren kah tempulli i shenjte! Dhe kudo qe te jeni drejtohuni kah ajo ane. Ata te cileve u eshte dhene Libri me siguri e dine se ajo eshte e vertete nga Zoti i tyre. Dhe All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj cka punojne

Verse 145

Edhe sikur ti, atyre qe u eshte dhene Libri, t’ua sillje tere argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tende, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre, dhe asnjeri nuk do te pranoje Kiblen e njeri-tjetrit. Po sikur ti te pasosh deshirat e tyre, pasi qe te ka ardhur shpallja, atehere ti, pamedyshje, do te ishe i padrejte

Verse 146

Atyre te cileve u kemi dhene Liber e njohin ate (Profetin) sic i njohin bijte e vet, por nje grup sish me cdo kusht fshehin te verteten edhe pse e dine

Verse 147

E verteta eshte nga Zoti yt, prandaj kurrsesi mos jij prej atyre qe dyshojne

Verse 148

Secili kthehet kah kibleja e vet, por ju beni konkurence me vepra te mira! Kudo qofshi, All-llahu te gjitheve do t’u tuboje – All-llahu me siguri ka mundesi per cdo send

Verse 149

Nga do te dalesh ti, ktheje fytyren tende kah tempulli i shenjte, e verteta njemend vjen nga Zoti yt, - dhe All-llahu nuk eshte i painteresuar se cka punoni

Verse 150

Ngado qe te dalesh, ti ktheje fytyren tende kah tempulli i shenjte, dhe kudo qe gjendeni ketheni fytyrat tuaja kah ajo ane, qe njerezit mos te kene argument kunder jush, pervec nga mesi i atyre qe bejne mizori, por mos iu frikesoni! Frikesohmuni Mua qe t’ua plotesoj dhuntine time ndaj jush dhe qe te jeni te udhezuar

Verse 151

Sic ju kemi derguar nje Profet nga mesi juaj, t’iu lexoje ajetet tona dhe t’ju pastroje e t’iu mesoje Librin dhe urtesine dhe t’iu mesoje ate cka nuk e keni ditur

Verse 152

Me kujtoni ju Mua, t’iu kujtoj edhe une dhe me falenderoni edhe mos mohoni

Verse 153

O besimtare, kerkoni ndihme per vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim eshte me durimtaret

Verse 154

Dhe mos thuani per ata qe jane vrare ne ruge te All-llahut “jane te vdekur”! Perkundrazi, ata jane te gjalle, por ju nuk e dini

Verse 155

Ne gjithsesi do t’ju sprovojme me dicka nga frika dhe uria, edhe me humbje te pasurise dhe te jetes e te fruteve. Dhe ti pergezoji durimtaret

Verse 156

Te cilet kur i godit ndonje e papritur vetem thone: “Nne jemi te All-llahut dhe ne te Ai po kthehemi!”

Verse 157

Ata i pret bekimi dhe meshira e Zotit te tyre, keta jane ata te cilet jane ne rruge te drejte

Verse 158

Safa dhe Merva jane, me te vertete, nga normat e All-llahut, prandaj ai qe e viziton Qaben ose ben umren nuk ben kurrfare gabimi te sillet edhe rreth tyre. Dhe kush ben ndonje veper te mire, vullnetarisht, po All-llahu eshte me te vertete mirenjohes dhe i dijshem

Verse 159

Ata te cilet i fshehin argumentet tona qe i kemi shpallur ne; edhe rrugen e drejte, pasi qe ua kemi sqaruar njerezve me Liber, ata All-llahu i mallkon, madje i mallkojne edhe ata qe mallkojne

Verse 160

Pervec atyre qe pendohen dhe permiresohen edhe ate e shprehin haptazi, atyre une ua pranoj pendimin se une jam meshireplote dhe i pranoj pendimet

Verse 161

Ata te cilet kane mohuar dhe vdesin si mosbesimtare, mbi ata bjen mallkim i All-llahut edhe i engjujve edhe i njerezve, bashkerisht

Verse 162

Aty jane pergjithmone, dhe denimi as u lehtesohet e as afat u lejohet

Verse 163

Dhe Zoti juaj eshte vetem nje Zot! Nuk ka Zot pervec atij, te gjithmeshirshmit, meshireplotit

Verse 164

Padyshim ne krijimin e qiejve dhe te tokes, ne nderrimin e dites dhe te nates, edhe anijes qe lundron neper det me cka u sjell dobi njerezve, edhe shiun te cilin All-llahu e leshon nga qielli, me te cilin ngjalle token pasi qe ka vdekur, neper te ka shperndare qenie te gjalla gjithfaresh, edhe ne nderrimin e ererave, vranesirat e pezulluara ndermjet qiellit dhe tokes – s’do mend, ka argumente per njerezit e mencur

Verse 165

Ka njerez qe ne vend te All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtaret me forte e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata qe kane bere mizori, atehere kur do ta shohin denimin, se e tere forca eshte vetem e All-llahut, All-llahu eshte ndeshkimforte

Verse 166

Kur ata, te cilet jane pasuruar prej te tjereve, heqin dore nga ata dhe ta shohin denimin e t’i kepusin lidhjet me ata

Verse 167

Ata te cilet kane pasuar do te thone: “Ah, sikur edhe njehere te ktheheshim, do te hiqnim dore edhe ne prej tyre, ashtu sic hoqen dore ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregoje atyre veprat e tyre te kobshme per ta, por ata nuk kane per te dale nga zjarri

Verse 168

O njerez, hani nga ajo cka ka ne toke, qe eshte e lejuar dhe e mire, dhe mos shkoni gjurmeve te djallit se ate e keni armik te rrezikshem

Verse 169

Ai ju urdheron te beni keq dhe marrezi edhe te flisni per All-llahun cka nuk dini

Verse 170

Dhe kur u thuhet: “Pasoni ate cka e ka shpallur All-llahu!” thone: “Jo, ngase ne pasojme ate ku i kemi gjetur te paret tone”. A thua edhe atehere kur te paret e tyre nuk kane kuptuar asgje dhe kur kane qene te paudhezuar

Verse 171

Shembulli i atyre qe nuk besojne eshte si shembulli i atij qe paraqitet, mirepo ia degjon vetem zeerin dhe thirrjen. Te shurdher, memece dhe te verber – asgje nuk kuptojne

Verse 172

O besimtare, hani nga ushqimet e mira qe ju kemi dhene dhe i jini mirenjohes All-llahut, nese adhuroni vetem ate

Verse 173

Ai ju ndalon coftinen, gjakun edhe mishin e derrit edhe ate qe eshte prere ne emer te ndonje tjetri, jo ne emer te All-llahut. Kurse ai qe eshte i shtrenguar, por jo nga deshira, vetem sa ka nevoje, ai nuk e ka mekat. All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplote

Verse 174

Ata te cilet fshehin ate qe e ka shpallur All-llahu ne Liber dhe ate e nderrojne per dicka qe vlen fort pak, ata ne barqet e veta nuk fusin asgje tjeter pervec zjarr!; All-llahu nuk u flet atyre ne diten e gjykimit dhe nuk do t’i pastroje. Ata i pret denim i dhembshem

Verse 175

Ata jane, qe kane blere humbjen per rruge te drejte edhe denimin per falje. Po sa te durueshem jane ne zjarr

Verse 176

ajo eshte per shkak se All-llahu ka shpallur Librin, me realitet, kurse ata, te cilet e kane kontestuar jane me te vertete ne humbje te thelle

Verse 177

Nuk eshte bamiresi (devotshmeri) te ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perendimi, po devotshmeri eshte ajo e atij qe i beson All-llahut dhe Dites se Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profeteve, ndersa nga pasuria, perkunder dashurise qe ka, u jep te afermeve dhe bonjakeve, edhe te varferve, edhe udhetareve edhe lypsavet, edhe per lirimin e te roberuarve, edhe qe kryejne faljen dhe japin zeqatin, edhe qe obligimin e vet kur e marrin e zbatojne, si dhe ata qe jane te durueshem ne skamje, edhe ne semundje, edhe ne te papritura. Ata jane qe kane qene te sinqerte dhe vetem ata jane te devotshem

Verse 178

O besimtare! Ju eshte caktuar norma per hakmarrje-vrasje: I liri – per te lire, robi – per rob, femra – per femer. Ndersa atij qe i falet dicka nga vellau i vet, le te pritet me bujari edhe ai le t’ua ktheje me te mire. Kjo eshte lehtesi nga Zoti juaj, dhe meshire. Po kush bene shkelje edhe pas kesaj, ate e pret denim i dhembshem

Verse 179

Ne hakmarrje keni – ekzistencen, o te mencur ndoshta do te ruheni

Verse 180

Juve ju eshte caktuar norma; kur dikush prej jush eshte duke vdekur, nese le ndonje pasuri per prinderit dhe te afermit, eshte obligim i te devotshmeve qe ta percjellin ate porosi me drejtesi

Verse 181

Po kush ndryshon ate pasi qe e ka degjuar, mekati per kete u takon atyre qe e ndryshojne ate. All-llahu me siguri degjon dhe di

Verse 182

Dhe kush frikesohet nga mossaktesia e porositesit ose ka gabuar, por i ka pajtuar, nuk ka mekat. All-llahu me siguri fal dhe eshte meshireplote

Verse 183

O besimtare! Agjerimin e keni obligim te detyrueshem, sic e kishin detyre edhe ata qe qene para jush, ndoshta do te beheni te devotshem

Verse 184

Ne dite te caktuara me numer, por ai nga ju, i cili eshte i semure ose ne udhetim, atehere agjeron tjera dite me te njejtin numer. Ndersa ata qe nuk mund ta mbajne – kompensimi eshte te ushqeje nje varfnjak. Dhe kush jep me teper vullnetarisht, ajo eshte mire per ate. Por te agjeroni eshte me mire, ta dini

Verse 185

Muaji Ramazan eshte ai ne te cilin filloi te shpallet Kur’ani, udhezim per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallimit te mires nga e keqja. Cili prej jush qe do ta arrije ate muaj, ta agjeroj ate, e kush eshte i semure ose ndodhet ne rruge, te njejtin numer ditesh le ta agjeroj me vone! All-llahu ju deshiron lehtesim e nuk ju deshiron veshtiresi. Por ditet e caktuara t’i plotesoni dhe All-llahun ta madheroni, per shkak se u ka udhezuar ne rruge te drejte, mbase do te jeni mirenjohes

Verse 186

Dhe kur te te pyesin roberit e mi per Mua, Une jam me te vertete afer, i pergjigjem lutjes se lutesit kur me lutet. Prandaj le te kerkojne pergjigje prej meje dhe le te me besojne Mua, per te qene ne rruge te drejte

Verse 187

Ju lejohet qe neteve te agjerimit, te bini me grate tuaja. Ato jane mbuloje e juaj e ju jeni mbuloje e tyre. All-llahu e ka ditur se mund te mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kerkone ate cka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa te dalloni vijen e bardhe te agimit nga vija e zeze, pastaj agjerimin plotesone deri ne mbremje. Mos bini me grate derisa sa jeni ne itikafe ne xhamia. Ai eshte kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerezve normat e veta per t’u ruajtur

Verse 188

Mos e hani pasurine e njeri-tjetrit ne menyre te pandershme dhe mos i kontestoni ato ceshtje para gjygjeve per te ngrene me vetedije ne menyre te palejuar pjesen e pasurise se huaj

Verse 189

Te pyesin per henen e re. Thuaj, ajo eshte per njerezit percaktuese e kohes dhe haxhit. Nuk eshte devotshmeria te hyni ne shtepi nga ana e sprapme, por devotshmeri eshte kush i frikesohet All-llahut. Ne shtepia hyni ne dyerte e tyre dhe frikesohuni All-llahut, ndoshta shpetoni

Verse 190

Dhe luftoni per hire te All-llahut kunder atyre, te cilet luftojne kunder jush, por mos e teproni! All-llahu njemend nuk i do ata qe e teprojne

Verse 191

Ata luftoni (mbytni) kudo qe t’i gjeni, perzini prej aty prej nga ju kane perzene ata juve. Dhe shpifja eshte me e rende se vrasja. Por mos i luftoni ata kur jane ne tempullin e shenjte, deri sa ata te mos ju sulmojne aty. Nese ju shpallin lufte, atehere luftoni edhe ju ata! Ashtu eshte shperblimi per mosbesimtaret

Verse 192

Po nese permbahen, ani, All-llahu njemend eshte fales meshireplote

Verse 193

Ata t’i luftoni deri sa te zhduket shpifja dhe te mbese feja e All-llahut. E nese permbahen, atehere nuk ka armiqesi, pervec kunder krimineleve

Verse 194

Muaji i shenjte eshte per muaj te shenjte, por edhe shejtenia ka mase per hakmarrje. Ate qe ju sulmon, sulmone edhe ju me te njejten mase dhe frikesohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu eshte met e devotshmit

Verse 195

Shpenzoni per hire te All-llahut, por vetveten mos e coni ne shkaterrim, dhe beni mire. All-llahu njemend i do punemiret

Verse 196

Kryene haxhin dhe umren per hire te All-llahut! Por nese jeni te penguar, atehere therni kurbanet qe i gjeni me lehte, dhe mos i rruani kokat deri sa te arrijne kurbanet ne vendet e tyre. Dhe kush eshte i semure, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi eshte me agjerim ose lemoshe ose kurban. Kur te jeni te lire kryene umren ne prag te haxhit dhe therni kurban te cilin mund ta fitoni me lehte. Kurse ai i cili nuk gjen dot le te agjeroje tri dite ne ditet e haxhit, dhe shtate dite pas kthimit – pra, plot dhjete dite. Kjo eshte per ata qe nuk e kane familjen ne Qabe. Frikesohuni All-llahut dhe dine se ai eshte ndeshkimrende

Verse 197

Haxhi eshte ne muaj te caktuar. Ai qe eshte i detyruar te kryej haxhin ne ate (muaj) nuk duhet te kete kontakt me gra e as fjale te keqia, dhe nuk ka konteste ne ditet e haxhit. Ckado qe te beni mire, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me cka ju nevoitet per rruge. Devotshmeria eshte furnizimi me i mire, dhe frikesomuni Mua, o te mencur

Verse 198

Nuk e keni mekat nese e lutni Zotin tuaj per mire. Dhe kur te niseni nga Arafati perkujtone All-llahun te vendet e shenjta, permendnie Ate, sepse Ai ju ka drejtuar ne rruge te drejte, ngase me pare keni qene te humbur

Verse 199

Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerezit tjere dhe kerkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe eshte meshireplote

Verse 200

Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prape perkujtone All-llahun, si i perkujtoni baballaret tuaj, madje edhe me teper ta permendni! Ka njerez qe thone: “O Zoti yne, na jep ti neve ne kete bote!” Ata nuk kane asgje ne boten tjeter

Verse 201

Po ka prej tyre edhe qe thone: “O Zoti yne, na jep miresi edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter dhe ruana prej denimit me zjarr!”

Verse 202

Ata jane, te cilet i pret ajo qe e kane fituar, All-llahu eshte i shpejte ne llogari

Verse 203

Dhe perkujtone All-llahun ne dite te caktuara! Por, edhe ai qe ngutet per dy dite nuk ka mekat, por as ai qe vonohet, ai qe eshte i devotshem, nuk ben mekat. Frikesohuni All-llahut dhe dine se te gjithe do te tuboheni tek Ai

Verse 204

Ka njerez, fjalet e te cileve per jeten e kesaj bote te cudisin dhe mendojne se All-llahun e kane deshmitar per ate cka kane ne zemrat e tyre, mirepo, ai eshte kundershtar i perbetuar

Verse 205

Sapo kthehet, dikush prej tyre, shpejton te beje turbullim ne toke, duke asgjesuar ne mbjella e grigje, por All-llahu nuk e do turbulliren

Verse 206

Dhe kur i thuhet: “Frikesohu All-llahut!” Ate e kaplon krenaria me mekat (qe e shpie ne mekat). Atij i mjafton xhehennemi, po sa vendbanim i keq eshte

Verse 207

Ka nga njerezit te tille qe e flijojne veten per te fituar meshiren e All-llahut. All-llahu eshte i meshirshem per roberit e vet

Verse 208

O besimtare, beni paqe pa perjashtim, te gjithe, dhe mos shkoni gjurmeve te djallit, ate e keni, pa dyshim, armik te perbetuar

Verse 209

Po nese devijoni, pasi qe ju kane ardhur argumente te qarta, dine se All-llahu eshte i forte dhe i urte

Verse 210

A presin ata qe t’u vije (denim) i All-llahut dhe engjuj, nga qielli i kthjellet dhe puna te marre fund?! Te All-llahu kthehen te gjitha ceshtjet

Verse 211

Pyeti izraelitet sa argumente te qarta u kemi dhene! Dhe kush i nderron dhuntite e All-llahut, pasi qe i kane ardhur? All-llahu pa dyshim eshte ndeshkimashper

Verse 212

Mosbesimtareve u eshte zbukuruar jeta ne kete bote dhe i perbuzin ata te cilet besojne, por ne diten e gjykimit ata qe i frikesohen All-llahut dhe u shmangen mekateve do te jene me lart se ata. Edhe All-llahu ke te doje e furnizon me shumice

Verse 213

TE gjithe njerezit jane nje bashke, dhe All-llahu ka derguar profetet si pergezues dhe qortues, dhe me ane te tyre ka derguar Librin me te verteta, per te gjykuar nder njerez per ato gjera qe ata kundershtohen. Ne kete nuk jane pajtuar vetem nga zilia ndermjet vet, ata te cileve u eshte dhene (Libri), pasi qe u kane ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhezuar besimtaret tek e verteta lidhur me ate per te cilen nuk jane pajtuar. All-llahu drejton ne rruge te drejte ke te doje

Verse 214

A keni menduar se do te hyni ne xhenet pa u goditur edhe juve sikur qe i goditi ata te cilet jane sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe demet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata qe besonin me te paten thene: “Kur me ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njemend eshte afer

Verse 215

Te pyesin cka te japin. Thuaj: Cdo te mire qe e shperndani le te jete ajo per prinderit dhe te afermit, edhe per bonjaket e varfanjaket dhe udhetaret, dhe cka te beni nga te mirat, All-llahu me siguri e di ate

Verse 216

Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyre) edhe pse e urreni ate. Ju ndoshta e urreni ndonje gje e ajo eshte e mire per ju, ndoshta doni dicka e ajo eshte e keqe per ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini

Verse 217

Te pyesin per muajin e shenjte, per luften ne te. Thuaj, luftimi ne ate muaj eshte mekat i madh, por shmangia nga rruga e All-llahut dhe mohimi i tij dhe tempullit te shenjte dhe perzenia e banoreve te tij prej aty, eshte mekat me i madh te All-llahu. Kurse shpifja eshte mekat me i madh se vrasja! Ata vazhdimisht do t’ju luftojne qe t’ju kthejne prej fese tuaj, nese munden. Dhe cili nga mesi juaj kthehet nga feja e vet dhe vdes si mosbesimtar, ata jane veprat e te cileve do te shkaterrohen edhe ne kete edhe ne boten tjeter, dhe ata jane banore te xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone

Verse 218

Ata qe besojne dhe qe shperngulen dhe luftojne per hire te All-llahut, ata shpresojne ne meshiren e All-llahut, dhe All-llahu fale dhe eshte meshireplote

Verse 219

Te pyesin per alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Qe te dyja jane mekat i madh. Ka edhe ca dobi per njerezit, por demi nga ato eshte me i madh se dobia.” Te pyesin edhe sa te shpenzojne. Thuaj: “Tepricen!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdherat per te menduar ju

Verse 220

Edhe per kete edhe per boten tjeter. Dhe te pyesin per bonjaket. Thuaj: Me mire eshte te silleni mire me ta. E nese jetoni bashke me ta, ata jane vellezerit tuaj, kurse All-llahu di te dalloje ate te prishurin nga mireberesi. Dhe sikur te kish dashur All-llahu, ka mund t’iu rendoje. Ai eshte njemend i forte dhe i urte

Verse 221

Mos u martoni me politeiste derisa te behen besimtare; nuk ka dyshim se roberesha besimtare eshte me e mire se politeistja, edhe sikur t’iu pelqeje ajo. Mos u martoni me politeistet derisa te besojne! Pa dyshim besimtari eshte me i mire se politeisti, anipse juve ju pelqen. Ata ju therrasin per ne xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, therret per xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerezve argumentet e veta, ndoshta ata do te kujtohen

Verse 222

Dhe te pyesin per javet (menstruacionin). Thuaj: “Ajo eshte semundje”. Prandaj mos iu afroni grave ne kohen e javes (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa te pastrohen. Dhe kur te pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdheruar All-llahu. All-llahu me te vertete i do ata qe pendohen dhe i do ata qe pastrohen

Verse 223

Grate tuaja jane arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si te deshironi, por pergatituni per vete dhe frikesohuni prej All-llahut dhe dine se do te dilni para Atij. Pra, pergezoj besimtaret

Verse 224

Dhe mos e beni All-llahun, kur betoheni, pengese qe te beni vepra te mira dhe te jeni ne rruge fisnike e ne perpjekje per t’i pajtuar njerezit, se All-llahu te tera i degjon dhe i di

Verse 225

All-llahu nuk do t’iu denoje nese pa qellim betoheni, por do t’iu denoje per ate cka e meritojne zemrat tuaja. All-llahu eshte i bute dhe fal

Verse 226

Ata te cilet me betim ndahen prej grave te veta, kane afat te presin kater muaj, po nese u kthehen, ani All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplot

Verse 227

Po nese ata vendosin te shkurorezohen, ani, All-llahu njemend degjon dhe di shume

Verse 228

Te shkurorezuarat duhet te presin tre cikle te pastrimit, dhe nuk u lejohet te fshehin ate cka ka krijuar All-llahu ne amzat e tyre, nese i besojne All-llahut dhe botes tjeter. Burrat e tyre kane te drejte, derisa ato presin, t’i kthejne nese deshirojne pajtim. Edhe ato kane po aq te drejte sa edhe obligim, por burrat kane perparesi per nje shkalle ndaj tyre. Vetem All-llahu eshte i forte dhe i urte

Verse 229

Shkurorezimi mund te behet dy here, andaj ose me zemergjeresi mbani ose shkurorezohuni me mirekuptim. Juve nuk ju lejohet te merrni asgje nga ajo qe u keni dhuruar, pervec nese ata dy frikesohen se nuk do te kryejne urdherin e All-llahut. Po nese frikesohen se ata dy nuk zbatojne urdherat e All-llahut, nuk e kane mekat ate me cka ajo eshte kompensuar. Ato jane norma te All-llahut, dhe mos i neperkembeni! Dhe ata qe i kalojne kufijte e All-llahut, mu ata jane kriminele

Verse 230

Por nese prap e leshon, nuk i lejohet me atij pa u martuar per tjeter burre, dhe nese ky e leshon atehere keta dy nuk e kane mekat t’i kthehen njeri-tjetrit, nese mendojne se veprojne brenda kufijve te All-llahut. Ato jane urdhera te All-llahut te cilat ua sqaron njerezve te cilet dine

Verse 231

Kur t’i leshoni grate dhe ato e mbushin afatin e caktuar per pritje, ose mbani si ka hije ose pergatisni e leshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qellim qe t’u beni dem. Ai qe sillet ashtu – i ka bere dem vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe perkujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtesine qe ua ka shpallur, me te cilen ju keshillon. Frikesohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di te gjitha

Verse 232

Dhe kur t’i leshoni grate dhe kur e plotesojne kohen e caktuar per pritje, mos i pengoni te martohen perseri me burrat e vet, mbasi qe pajtohen per te bere jete te rregullt. Me kete keshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson ne All-llahun dhe ne boten tjeter. Ajo eshte me me mend dhe pune me e paster. All-llahu, pra, i di te gjitha, por ju nuk dini

Verse 233

Nenat le t’u japin gji femijeve te vet plot dy vjet, per ata qe deshirojne te jete e plote gjidhenia, kurse babai i femiut ka per detyre ushqimin dhe veshjen e tyre ne menyre te denje. Askush te mos obligohet me teper se sa ka mundesi, nena te mos demtohet per shkak te femiut te vet dhe as baba per shkak te femiut te vet. Edhe trashegimtari gjithashtu. Nese ata dy vendosin me marreveshje e pelqim qe femiun ta ndajne (nga gjiri) ajo nuk eshte mekat. Por nese deshironi qe femijeve tuaj tu gjeni mendesha te tjera, ani, nuk eshte mekat nese e jepni ne menyre te denje ate cka e jepni. Frikesohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mire se c’punoni

Verse 234

Grate qe, mbesin pas vdekjes se burrave duhet te presin kater muaj e dhjete dite. Dhe kur ato e plotesojne afatin e tyre, ju nuk mbani pergjegjesi se c’bejne ato me vetveten, sipas normave. E All-llahu eshte i informuar se c’punoni ju

Verse 235

Dhe nuk e keni mekat nese ua shfaqni grave ose e mbani ne vete te fshehte qellimin se ju do t’i lypni. All-llahu e di se do te mendoni per ato, por asgje mos premtoni fshehtazi, flisni vetem me sinqeritet. Dhe mos vendosni per kurore para se te kaloje afati i caktuar per pritje; dhe dine se All-llahu e di cka ka ne shpirterat tuaj, prandaj, ruajuni dhe dine se All-llahu eshte gafurre-halime

Verse 236

Nuk eshte mekat per ju nese i leshoni grate tuaja para se te hyni ne marredhenie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shperblimin e kurores. Por beni te kenaqura (me shperblimin tuaj) te caktuar me ligj, i pasuri sipas mundesise se tij e i varferi sipas mundesise se vet; eshte e drejte dhe detyre per punemiret

Verse 237

Ne qofte se i leshoni grate pa i prekur, por qe e keni caktuar shperblimin e kurores, atyre u takon gjysma e asaj qe e keni caktuar, pervec nese e falin ato ose ai, i cili e ka ne dore lidhjen e kurores. Dhe nese e fal, ajo eshte me afer devotshmerise. Dhe mos harroni miresine ndaj njeri-tjetrit se All-llahu me siguri sheh se c’punoni

Verse 238

Ruani kohet e faljes si edhe ate te mesmen dhe para All-llahut qendroni me perulje

Verse 239

Nese frikesoheni, atehere duke ecur ose kaluar, por kur te jeni te sigurt permendne All-llahun ashtu sic ju ka mesuar Ai per ate qe nuk e keni ditur

Verse 240

Ata te cilet vdesin nga mesi juaj, por qe lene pas vetes gra – duhet t’i porosisin te jene te kenaqura per nje vjet e jo te dalin. Por nese ato dalin vete, ju nuk mbani pergjegjesi per ate se cka bejne ato me vetveten, nga cka eshte e lejuar, nderkaq All-llahu eshte i forte dhe i urte

Verse 241

Edhe te shkurorezuarave u takon pergatitje e denje, si e drejte dhe detyre e te devotshmeve

Verse 242

All-llahu ashtu ua sqaron normat e veta, ndoshta po mblidhni mendjen

Verse 243

A nuk i ke pare ata te cilet nga frika prej vdekjes, me mijera kane ikur nga shtepite e veta!? All-llahu u ka thene: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu eshte, pamedyshje, i mire ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

Verse 244

Dhe luftoni per hire te All-llahut dhe dine se All-llahu di dhe degjon

Verse 245

Kush eshte ai qe All-llahut i jep hua te mire, vullnetarisht, e Ai t’ia ktheje shumefish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do te ktheheni

Verse 246

A nuk i ke pare se paria e izraeliteve pas Musaut i thane nje profeti te vet: “Dergona nje sundues qe te luftojme ne rruge te All-llahut!” – e ai u tha: “A do te guxoni, nese caktohet lufta, te mos luftoni?” “Pse te mos luftojme ne rruge te All-llahut”, - thane ata, - ne qe jemi ndjekur nga vendlindja jone dhe te ndare nga bijte tane?” Mirepo, kur iu caktua lufta, ata, pervec nje numri te vogel, bishtnuan, por All-llahu i di mire kriminelet

Verse 247

Profeti i tyre u tha: “All-llahu ju caktoi me siguri Talutin per sundues”. “Prej nga, - i thane, - te na behet ai sundues kur ne jemi me te denje se ai per te sunduar? Atij nuk i eshte dhene as ndonje pasuri e madh”. “All-llahu ate e ka zgjedhur t’iu behet sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup te zhvilluar”. – All-llahu ia jep pushtetin kujt te doje Ai. All-llahu eshte i gjithedijshem

Verse 248

Profeti i tyre u tha: Shenje e sundimit te tij do te jete arkivoli qe do t’iu arrije, i cili u sjell qetesi nga Zoti juaj dhe mbeturina te asaj qe kane lene populli i Musaut dhe Harunit, e kete e bartin engjujt. Ajo eshte me te vertete nje argument, nese jeni besimtare

Verse 249

Dhe kur doli Taluti me ushtrine tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu veje ne sprove me nje lum, kush pi prej atij, nuk eshte me mua, e kush nuk e shijon ate eshte me mua, me perjashtim te atij qe merr me grushtin e vet”. Dhe ata pervec nje pakice sish pine prej atij. Por kur e kaloi ate, ai edhe ata te cilet besuan me te, thane: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim ne krye me Xhalutin dhe ushtrine e tij”! Ata, te cilet mendonin se gjithsesi do te dalin para All-llahut, thane: Po sa here grupe te vogla, me vullnetin e All-llahut i kane mundur grupet me te medha”. Dhe All-llahu eshte me durimtaret

Verse 250

Dhe kur dolen kunder Xhalutit dhe ushtrise se tij thane: “O Zoti yne, na mbush me durim dhe forcoi kembet tona dhe na ndihmo kunder mosbesimtareve!”

Verse 251

Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i munden dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetesi dhe e mesoi cka deshi Ai. Sikur All-llahu te mos i zmbrapste njerezit, njeren pale me te tjeret, me te vertete toka do te shkaterrohej, po All-llahu eshte i mire per gjithe boterat

Verse 252

Keto jane ajete te All-llahut qe po t’i lexojme me saktesi. Ti vertete je profet

Verse 253

Ata profete ne i kemi dalluar disa nga te tjeret. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur per disa shkalle. Dhe Isait, te birit te Merjemes, i kemi dhene argumente te qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur te donte All-llahu, ata nuk do te vriteshin nderveti pas tyre, pasi qe u erdhen argumente te qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur te donte All-llahu ata nuk do te vriteshin, por All-llahu punon cka deshiron vete

Verse 254

O besimtare, shperndane nje pjese nga ajo me cka ju furnizojme Ne, para se te vij dita kur nuk do te kete as shitje, as miqesi e as ndermjetesim! Mirepo mosbesimtaret, ata jane mizore

Verse 255

All-llahu eshte – nuk ka zot pervec atij – i gjalle i perjetshem! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij eshte cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke. Kush eshte ai qe angazhohet per dike te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di cka eshte para tyre dhe cka eshte pas tyre, dhe prej asaj qe di Ai – te tjeret dine vetem aq sa deshiron Ai. Kompetenca e Tij ngerthen edhe qiejt dhe token dhe Atij nuk i vjen rende mbajtja e tyre; Ai eshte i Lartemadherishem e i madh

Verse 256

Ne fe nuk ka shtyrje me dhune. Rruga e drejte eshte dalluar shume qarte nga ajo e padrejta. Ai qe nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet per lidhjen me te forte qe nuk ka te keputur, - kurse All-llahu degjon dhe sheh cdo send

Verse 257

All-llahu eshte mbrojtes i atyre, te cilet besojne dhe ata i nxjerr nga terri ne drite, kurse ata qe nuk besojne, kane mbrojtes djajte qe i shpiejne nga drita ne terr; ata jane banore te xhehennem-it, ku do te mbesin pergjithmone

Verse 258

A nuk e ke pare ate i cili eshte kundershtuar me Ibrahimin per Zotin e tij, atehere kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im eshte ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu pergjegj: “Une ngjall (krijoj jete) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njemend ben qe dielli te lind ne lindje, hajde bene ti t’ia shkrepe nga perendimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhezon ne rruge te drejte popullin mizor

Verse 259

Ose ate, i cili, duke kaluar prane nje qyteti te rrenuar me themel, pat bertitur: “Po si do t’i ngjalle All-llahu keta, pasi qe kane vdekur?” Dhe All-llahu e bere kete si te vdekur per njeqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Nje dite ose vetem nje pjese te dites – u pergjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njeqind vjet. Shiko ushqimin tend dhe pijen tende, nuk jane prishur; shikoje edhe gomarin tend – te te bejme argument per njerezit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojme, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu be e qarte tha: “Une e di se All-llahu ka mundesi per cdo send!”

Verse 260

Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, me trego si i ngjalle te vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por qe te me qetesohet zemra. “Merri, - i tha, - kater zogj dhe preji, dhe nga nje cope te tyre veri ne kodra te ndryshme e pastaj thirri, pernjehere kane per te ardhur. Dije se All-llahu eshte i forte dhe i urte”

Verse 261

Ata te cilet pasurine e vet e shpenzojne ne rruge te All-llahut i ngjajne shembullit te nje kokrre prej se ciles mbijne shtate kallinj e ne secilin kalli nga njeqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumefishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont te gjere te dijes

Verse 262

Ata te cilet shpenzojne pasurine e vet ne rruge te All-llahut, e pastaj ate cka e shpenzojne nuk e percjellin me pergojime e shqetesime, shperblimi i atyre eshte te Zoti i tyre, dhe per ata nuk ka frike as pikellim

Verse 263

Fjala e mire dhe falja jane me te mira se nje lemoshe te cilen e percjell shqetesimi. All-llahu eshte i pavarur dhe i bute

Verse 264

O besimtare, mos e prishni lemoshen tuaj me pergojime dhe ofendime sikur ai qe shpenzon pasurine e vet per sy e faqe para njerezve, dhe nuk i beson All-llahut e as botes tjeter; Ai i ngjan atij shkrepit mbi te cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rremuja me shi e le lakuriq; Ata nuk dot e fitojne kurrfare shperblimi per ate cka kane bere. Dhe All-llahu nuk perudhe popullin mosbesimtar

Verse 265

Kurse ata qe shpenzojne pasurite e veta me deshire qe te mberrijne kenaqesine e All-llahut dhe qe ta forcojne vetveten, i shembellejne nje kopshtit ne rrafshlarte ku bie shume shi, andaj edhe jep fryt te dyfisht; Nese nuk ka shi te mjaftueshem, rigon ose ka vese. All-llahu sheh se cka punoni

Verse 266

A deshiron ndokush prej jush te kete nje kopsht plot me peme e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta te ndryshme dhe e gjen pleqeria me femije te vegjel, e pastaj ta godite rremuja me zjarr dhe te digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni per te menduar

Verse 267

O besimtare! Shpenzoni nga ato gjera te bukura qe i fitoni dhe prej atyre qe ua japim nga toka, mos nisni te ndani ate qe nuk vlen te shperndahet, qe ju vete nuk do ta kishit marre. Pervec kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu eshte i pavarur dhe i denje per lavdate

Verse 268

Djalli ju premton varferi dhe ju urdheron te beni paudhesi, por All-llahu ju premton falje dhe miresine e Tij. All-llahu eshte me dijeni te gjere

Verse 269

Ai i jep urtesi kujt do. Atij te cilit i jep urtesi, i eshte dhuruar miresi e pamatur. Kete mund ta kuptojne vetem te mencurit

Verse 270

Per gjithcka qe shpenzoni ose qe e premtoni, All-llahu, me siguri e di ate, dhe per mizoret nuk ka ndihmetare

Verse 271

Bukur eshte kur jepni lemoshe haptazi, por eshte me mire per ju nese ia jepni te varferve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbuloje disa vepra tuaja te keqia. All-llahu eshte i informuar se c’beni

Verse 272

Nuk eshte puna e jote perudhja e tyre, sepse All-llahu perudhe ke te doje Ai. Ckado qe shpenzon nga miresia, e keni per vete dhe ju ckado qe te jepni te tjereve le te jete vetem per hire te All-llahut dhe, ajo qe e shpenzoni per te ire, do t’iu kompenzohet dhe nuk do te jeni te demtuar

Verse 273

Te varferit te cilet jane te angazhuar ne rruge te All-llahut dhe nuk mund te fitojne, i painformuari i konsideron keta si te pasur, per shkak te modestise se tyre; Do t’i njohish sipas pamjes se tyre, ata nuk u merziten njerezve duke lypur. Dhe ckado qe te jepni per te mire, All-llahu me siguri e di

Verse 274

Ata qe shperndajne pasurine e vet naten dhe diten, fshehtazi dhe haptazi, ata e kane shperblimin e vet te Zoti i tyre dhe per ata nuk ka as frike as pikellim

Verse 275

Ata qe hane kamaten do te ngrihen sikur qe do te ngrihet ai te cilin e ka perflakur, me te prekur, djalli, per shkak se kane thene: “Edhe tregtia eshte njelloj sikur kamata”. Mirepo All-llahu e ka lejuar tregtine dhe e ka ndaluar kamaten. Atij qe i vjen nje keshille nga Zoti i tij dhe heq dore, i takon ajo qe e ka fituar me pare. Ceshtja e tij eshte tek All-llahu, por kush e perserit – e ata jane banore te xhehennemi-it, ku do te mbesin pergjithmone

Verse 276

All-llahu e zhduk kamaten dhe e shton lemoshen. All-llahu nuk e do asnje mosbesimtar mekatar

Verse 277

Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira dhe e kryejne namazin, e japin zeqatin, ata i pret shperblimi te Zoti i tyre dhe per ata nuk ka frike as pikellim

Verse 278

O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe, nese jeni besimtare, hiqni dore nga ajo cka mbetet prej kamates

Verse 279

E nese nuk e beni kete, atehere i shpallni lufte All-llahut dhe Profetit te Tij! Por nese pendoheni ju takon ajka e pasurise suaj; aske nuk e demtoni e as jeni te demtuar

Verse 280

E nese eshte ngusht, pritne derisa te clirohet, por, dine, eshte me mire nese e falni

Verse 281

Dhe frikesohuni dites kur do t’i ktheheni All-llahut, kur secilit do t’i paguhet ajo qe e ka merituar, askush nuk do te jete i demtuar

Verse 282

O besimtare! Kur merrni hua njeri nga tjetri per afat te caktuar shkruane! Dhe nje shkrues nga ju le te shkruaje drejt dhe le te mos ngurroje te shkruaj ashtu si e ka mesuar All-llahu. Ai le te shkruaje, kurse ai qe ka obligim (borshin) le t’i diktoje dhe le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te vet, dhe asgje le te mos lere mangut prej asaj. Po ai qe ka obligim nese eshte mendjemanget (i marre) ose i dobet, ose nese nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje kujdestari i tij, por drejt, me besnikeri. Dhe sillni dy deshmitare, dy meshkuj nga ju, e nese nuk ka dy meshkuj, atehere nje mashkulle dy femra me deshmine e te cilave jeni te kenaqur. Nese njera prej atyre harron le ta perkujtoje tjetra. Deshmitaret duhet te pergjegjen ne cdo thirrje. Gjithashtu mos keni droje qe ta detajizoni me shkrim; qofte pak ose shume, me shenim te afatit per kthim. Ajo eshte me e drejte te All-llahu dhe me e forte per te deshmuar, dhe ka me pak mundesi per te dyshuar, pervecse nese eshte tregti e dites – me sende qe i perflitni dore me dore – atehere nuk keni mekat edhe nese nuk i shenoni. Merrni deshmitare kur lidhni kontrata te shitblerjes dhe te mos jete i demtuar as shkruesi as deshmitari. Por nese e beni ate, (e demtoni ndonjerin prej tyre) ajo eshte me siguri gabim nga ana juaj. Frikesohuni All-llahut, All-llahu ju meson, All-llahu per cdo send di

Verse 283

Nese jeni ne rruge e nuk gjeni shkrues, atehere merrni peng (kapar)! Dhe nese njeri te tjetri siguroni dicka, ai le ta arsyetoje besimin e shprehur dhe le t’i frikesohet le ta arsyetoje besimin e shprehur dhe le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te vet. Dhe mos e fshehni deshmine, se kush e fsheh ate, ai ka zemer mekatare, kurse All-llahu e di cka punoni

Verse 284

Te All-llahut jane gjithcka ka ne qiej dhe ne toke! E shprehet ju ate cka mbani ne shpirt apo e fshehet, All-llahu per ate do t’iu kerkoje llogari; kujt te doje ai fal dhe e denon ke te doje. All-llahu ka mundesi per cdo send

Verse 285

Profeti beson ne ate cka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtaret: secili i beson All-llahut, edhe engjujve te tij, edhe librave te tij, edhe profeteve te tij. “Ne nuk dallojme asnje nga profetet e tij”. Dhe thane: “Degjuam dhe iu bindem; Na fal o Zoti yne; Te Ti do te kthehemi.”

Verse 286

All-llahu aske nuk e ngarkon pertej mundesive te veta. Eshte ne dobi te tij e mira qe e ben, kurse e keqja ne dem te tij. O Zoti yne! Mos na deno nese harrojme ose gabojme, pa qellim! Mos na ngarko barren qe ua ke ngarkuar atyre perpara nesh! O Zoti yne mos na ngarko per detyre ate per cka nuk kemi mundesi! Shlyej mekatet tona dhe na fal, dhe kij meshire ndaj nesh! Ti je Zoti yne, andaj na ndihmo kunder popullit mosbesimtar