Back to Languages
Albanian - Chapter 22
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
O njerez, frikesohuni Zotit tuaj! Me te vertete dridhja e fundit (e Dites se kijametit) eshte ngjarje e madhe
Verse 2
Ate dite kur shihni qe secila femer me femije per gjiri do ta le ate, dhe secila shtatzene do ta hedhe frytin e vet (deshtoje) do te shohesh njerez te dehur; e ata nuk jane te dehur por denimi i All-llahut eshte i tmerrshem
Verse 3
Ka njerez te cilet kundershtojne All-llahun pa pasur asnjefare dijenie dhe pasojne cfaredo djalli te mbrapshte
Verse 4
Atij i eshte caktuar, kujt i prine ai, ta humbe dhe ta udhezoje ne denim me flake
Verse 5
O njerez, nese dyshoni ne ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikes se fares, mandej prej gjakut te trashur, pastaj nga nje cope mishi me pjese te dukshme e te padukshme, qe juve t’jua sqarojme. Ndersa ne miter vendojme cka duam, deri ne afatin e caktuar, pastaj bejme qe te dilni si femije, pastaj te arrini ne moshen e pjekurise. Disa prej jush vdesin, te tjeret perjetojne pleqeri te thelle sa qe nuk dine asgje nga ajo qe kane ditur. Ti e sheh token si te vdekur, por kur ne te leshojme shiun, ajo lekundet e merr hov, dhe prej saj mbijne lloj-lloj cifte (bime e gjallesa) te bukura
Verse 6
Kjo, per shkak se All-llahu, eshte i vertete dhe se Ai eshte qe i ngjalle te vdekurit, dhe se Ai eshte i plotfuqishem per gjithcka
Verse 7
Dhe se do te vije momenti i ringjalljes – ne kete nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjalle ata qe jane ne varr
Verse 8
Ka njerez qe kundershtojne All-llahun pa pasur asnjefare dijenie, asnjefare udhezimi, dhe pa Liber te shnderitshem (per drite)
Verse 9
Ngrijne krahet me qellim qe t’i largojne nga rruga e All-llahut; ate ne kete bote e pret turperim, kurse ne boten tjeter do t’i bejme t’i shijojne vuajtjet me te djegur
Verse 10
Qe, kjo eshte per shkak te veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te vet
Verse 11
Ka njerez qe adhurojne All-llahun formalisht: Nese u del mire jane te kenaqur me te, po nese i godit ndonje sprove, ngrihen kunder Tij dhe ashtu e humb kete dhe ate bote. E kjo, vertet eshte humbje flagrante
Verse 12
Ai, pervec All-llahut, i lutet atij qe as mundet t’i largoje ndonje dem ketij, e as t’i beje ndonje dobi. Ky eshte zhgenjim i madh
Verse 13
I lutet atij nga i cili me afer e ka demin se sa ndonje dobi. I atilli eshte mik dhe shok i keq
Verse 14
Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjere ne xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon cka te doje
Verse 15
Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmoje atij (Profetit) as ne kete e as boten tjeter, le ta leshoje litarin ne qiell dhe le ta kepus dhe te shohe a do t’ia largoje mjeshtria e tij ate qe e zemeron
Verse 16
Dhe ashtu Ne shpallim argumente te qarta, dhe All-llahu udhezon ke te doje
Verse 17
All-llahu do t’i ndaje ne diten e Gjykimit ata qe besojne, ebrenjt, sabejt, krishteret, mazdeistet dhe politeistet. All-llahu, me te vertete, eshte deshmitare per cdo send
Verse 18
A nuk e sheh se All-llahut i perulen ata ne qiej edhe ne toke; edhe Dielli dhe Hena; edhe yjte edhe malet, edhe drunjte, edhe shtazet si edhe shume njerez, por shumica meritojne edhe denimin. Ate qe e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta beje te ndershem, All-llahu ben cka te doje
Verse 19
Keto dy grupe kundershtaresh zihen rreth Zotit te tyre; atyre qe nuk besojne u jane prere tesha te zjarrta, kurse ujte e vale do t’u derdhet mbi koke
Verse 20
Prej tij do t’u shkrihet ajo cka kane ne barqet e tyre, edhe lekura
Verse 21
Dhe ata kane shkopinj te hekurt
Verse 22
Sa here qe te provojne per te dale prej aty, per shkak te mjerimit te madh, do te kthehen prape aty: “Shijoni vuajtjen ne zjarr te tmershem”
Verse 23
Kurse ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, All-llahu me siguri do t’i shtjere ne xhenete neper te cilet rrjedhin lumenj; Aty do te stolisen me rrathe te arte dhe xhevahire, ndersa teshat e atyre jane te mendafshta
Verse 24
Ata kane qene te frymezuar te flasin fjale te bukura dhe kane qene te udhezuar rruges se Atij, i cili eshte i denje per lavdate
Verse 25
Mosbesimtareve dhe atyre qe pengojne nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami te cilin ne e kemi dedikuar per tere njerezimin te jene te barabarte si ai vendesi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bene cfardo krimi qofte, do te bejme te shijoje vuajtje te dhembshme
Verse 26
Dhe kur ia pergatitem Ibrahimit vendin e shtepise (tempullin per strehim), (i thame) Mua mos ma trajtoj aske te barabarte dhe pastroje kete tempull timin per ata qe do ta vizitojne, dhe ata, te cilet aty ne afersi te tij do te banojne, dhe ata qe do te perkulen dhe falen
Verse 27
Dhe shpallu njerezve haxhin! – do te vijne ne kembe edhe me deve te rraskapitura; do te vijne nga largesi te thella
Verse 28
Qe te kene dobi dhe qe ne dite te caktuara, do te permendin emrin e All-llahut per ate qe i ka furnizuar me kafshe (per kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni te varferit e mjere
Verse 29
Pastaj, le te heqin nga vetja ndyresiren, le t’i pltoesojne premtimet e veta, le ta vizitojne tempullin e vjeter
Verse 30
Vetem kaq! E kush i madheron shejtnite e All-llahut eshte mire per te ndaj Zotit te vet. Juve ju jane lejuar kafshet, me perjashtim te atyre te cilat ju jane lexuar (ne Kur’an), pra largohuni prej idhujve te ndyre dhe fjaleve te paverteta
Verse 31
Jini sinqerisht besnike te All-llahut! Mos i beni atij shok! Kush i ben shok All-llahut eshte sikur ai qe ka rene nga qielli dhe e ka rrembyer shpendi ose e ka shpjer era ne ndonje vend te larget
Verse 32
Ja, vetem kaq! E kush madheron fene e All-llahut, ajo eshte shenje e zemres fisnike
Verse 33
Aty ju keni dobi deri nje moment te caktuar, e pastaj vendi i tyre eshte prane tempullit te lashte
Verse 34
Cdo bashkesie i kemi bere zakon te pres kurban, per ta permend emrin e All-llahut me rastin e prerjes se kafshes te cilen Ai ua jep. Zoti juaj eshte nje Zot, prandaj dorezoni! Dhe jepu sihariq te degjueshmeve
Verse 35
Zemrat e te cileve kur permendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata te cilet me durim perballojne veshtiresit qe u ndodhin, edhe ata qe kryejne faljne dhe prej asaj qe Ne u kemi dhene ndajne (japin sadake)
Verse 36
Kurse Devet, ate ua kemi bere nje nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, permendeni emrin e All-llahut, mbi ta ne radhe, por kur te bijne ne toke hani nga ato dhe usheni si ata qe jane mirenjohes si ata qe nuk jane. Ashtu ua kemi vene ne sherbim tuajin (kurbanet) ndoshta do te jeni mirenjohes
Verse 37
Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do te arrije vepra e mire dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nenshtruar per ta madheruar All-llahun per shkak se u ka udhezuar. Dhe meru sihariq bamiresve
Verse 38
All-llahu me te vertete i mbron besimtaret. Ai pamedyshje nuk e do asnje tradhetar, mosbesimtar
Verse 39
U lejohet (mbrojtja) atyre qe jane te sulmuar, ngase u behet perdhunim – kurse All-llahu eshte me te vertete fuqiplote per t’i mbrojtur
Verse 40
Ata te cilet pa asnjefare faji jane perzene nga shtepite e tyre, vetem pse kane thene: “Zoti yne eshte All-llahu!” Sikur All-llahu te mos i zbrapste disa njerez me disa te tjere, do te ishin shembur dei ne themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat ne te cilat me te madhe permendet emri i All-llahut. Ndersa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmoje ata te cilet e ndihmojne ate (besimin e tij), sepse All-llahu eshte, njemend, i forte e i gjithfuqishem
Verse 41
Ata te cilet, nese u japim pushtet ne toke, do te kryejne faljen edhe do te japin sadake, dhe dot e urdherojne te behen vepra te mira dhe te largojne nga veprat e keqia. Nderkaq perfundimi i cdo sendi i takon All-llahut
Verse 42
Nese te konsiderojne genjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetet i kane konsideruar genjeshtare
Verse 43
Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit
Verse 44
Edhe banoret e Medjenit. Madje edhe Musa ka qene trajtuar si genjeshtar, ndersa Une mosbesimtareve u kam dhene kohe, afat, pastaj i kam denuar; dhe me cfare denimi se
Verse 45
dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banoret e te cileve) qe kane qene mekatare, dhe ata jane shkreteruar, kane mbetur vetem germadhat! Sa e sa pusa jane lene pas dore e sa pallate te shembura
Verse 46
A nuk kane udhetuar neper bote me qellim qe zemrat e tyre te kuptojne ate cka duhet ta kuptojne kurse veshet e tyre te degjojne ate cka duhet te degjojne. Pra nuk jane syte te verber, por zemrat qe i kane ne kraheror
Verse 47
Ata kerkojne prej teje qe denimi t’u arrije sa me pare, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetem nje dite te Zoti eshte sa njemije vjet sipas llogarise suaj
Verse 48
Dhe sa vendbanime ka qe ua kam zgjatur jeten (vonuar denimin) duke qene te padrejte, pastaj i perfshiva (ne denim). Tek une e kane kthimin (piken e fundit)
Verse 49
Thuaj: “O njerez, une jam vetem per t’ua terhequr verejtjen haptazi”
Verse 50
Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira i pret falje dhe furnizim fisnik
Verse 51
Kurse ata te cilet perpiqen qe argumentet tona t’i cfuqizojne, ata jane banore te xhehennemit
Verse 52
Perpara teje Ne nuk kemi derguar asnje profet e ferrefyes qe djalli te mos jete perzier edhe ai, kurdo qe ai, (Profeti) deshironte ndonje send. All-llahu e shmangte ate qe fuste djalli, e pastaj i perforconte fjalet e veta, All-llahu eshte i urte dhe shume i dijshem
Verse 53
Per te bere sprove ate qe hedhte djalli, per ata zemrat e te cileve jane te semura dhe mizore, kurse mosbesimtaret jane, me te vertete, ne mospajtim te pafund
Verse 54
Dhe qe ata, te cilet jane te pajisur me dije, ta njohin se ai eshte (Kur’an) i vertete nga Zoti yt, pra le t’i besojne dhe zemrat e tyre te jene te perulura! Nderkaq All-llahu me te vertete ata qe kane besuar i drejton ne rruge te drejte
Verse 55
Kurse mosbesimtaret nuk do te pushojne se dyshuari deri sa t’u vije vdekja, papritur, ose t’u vije vuajtja e dites se tmerrshme
Verse 56
Ate dite, pushteti do te jete i All-llahut, Ai do te gjykoje ndermjet tyre: Besimtaret te cilet kane bere vepra te mira do te kenaqen ne xhennete te kendshme
Verse 57
Kurse, mosbesimtaret dhe ata qe kane pergenjeshtruar argumentet tona, ata do te qendrojne ne vuajtje te turpshme
Verse 58
All-llahu, njemend, do t’i shperbleje mire ata te cilet e kane lene vendlindjen e vet per hire te All-llahut, pastaj jane vrare ose kane vdekur sepse All-llahu me se miri shperblen
Verse 59
Ai do t’i shpjere, vertet, ne vend ku ata do te jene te kenaqur. Ndaj All-llahu eshte shume i dijshem dhe i bute
Verse 60
Ja keshtu! Kurse atij i cili me te njejten mase e kthen te keqen e bere (nxjerr hak), dhe te cilit prape i behet padrejtesi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmoje. All-llahu, njemend, shlyen mekatet dhe fal
Verse 61
Ja keshtu! Se All-llahu e ben naten dite, kurse diten nate; Dhe All-llahu eshte ai i cili degjon dhe i sheh te tera
Verse 62
Kjo eshte per shkak se All-llahu, vetem Ai eshte i vertete, kurse ato te cilave u falen ata, pervec All-llahut, nuk ekzistojne, dhe se All-llahu eshte i madh dhe i lartemadherishem
Verse 63
A nuk e ke pare si e leshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelberon? All-llahu eshte me te vertete i mire dhe i informuar
Verse 64
E atij eshte cka ka ne qiej dhe ne toke! All-llahu, me te vertete, eshte i pasur dhe i denje per lavdate
Verse 65
A nuk e sheh se All-llahu ua ka nenshtruar juve cka ka ne toke, madje edhe lundrat, qe me vullnetin e Tij lundrojne neper det? Ai mban ate cka eshte ne qiell te mos bjere ne toke, vetem me lejen e Tij, All-llahu eshte, pa dyshim, i bute dhe i meshirshem ndaj njerezve
Verse 66
Ai eshte i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prape do t’ju ringjalle; megjithate njeriu eshe jomirenjohes
Verse 67
Cdo populli i kemi ccaktuar nje ligj ta zbatojne ate, dhe assesi mos lejo qe te diskutojne me ty lidhur me kete. Ti thirr Zotin tend, sepse, ti, me te vertete, je ne rruge te drejte
Verse 68
Po ne qofte se ata polemizojne me ty, thuaj: “All-llahu e di mire se cka punoni ju!”
Verse 69
All-llahu do t’ju gjykoje ne Diten e kijametit per ate ne cka po kundershtoheni
Verse 70
A nuk e di se All-llahut i eshte e njohur e tere cka eshte ne qiej dhe ne toke? Ajo eshte krejt nen nje Liber; Ajo eshte krejtesisht e lehte per All-llahun
Verse 71
Politeistet, ne vend te All-llahut, adhurojne ato te cileve Ai nuk u ka derguar asfare argumenti, dhe qe as vete nuk dine asgje. Nderkaq politeistet askush nuk i ndihmon
Verse 72
Dhe kur u lexon ajetet tona te qarta, ti, ne fytyrat e atyre, qe nuk besojne, verene pakenaqesi te madhe, gati sa nuk versulen kunder atyre te cilet u lexojne ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmeroj dic me te neveritshme se kjo? Zjarr! Ate All-llahu ua ka premtuar mosbesimtareve, sa vendbanim i tmerrshem eshte!”
Verse 73
O njerez, qe nje shembull, ama ta degjoni: “Ata te cileve ju, ne vend te All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi te krijojne as mushkonjen po edhe sikur te mblidhen te gjithe per ate. Dhe nese mushkonja u rremben dicka ata nuk munden ta shpetojne prej saj. Eshte i dobet ai qe lyp, por edhe ajo qe lypet”
Verse 74
Ata nuk e cmojne All-llahun me vleren e vertete, se All-llahu eshte, njemend, i forte e i plotefuqishem
Verse 75
All-llahu i zgjedh profetet nga mesi i engjujve edhe njerezve. All-llahu degjon krejt dhe i sheh te tera
Verse 76
Ai e di se cka ka para tyre dhe cka ka pas tyre, dhe te gjitha ceshtjet i kthehen All-llahut
Verse 77
O besimtare, kryene faljen dhe peruluni e adhuroni Zotin tuaj dhe beni vepra te mira, ndoshta do te shpetoni
Verse 78
Dhe luftoni per hire te All-llahut ashtu si duhet te luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe ne fe nuk ju ka caktuar asgje te rende, ne fene e te parit tuaj Ibrahimit. Juve qe moti ju ka quajtur muslimane por edhe ne kete (Kur’an). Profeti le te jete deshmitar i juaj e ju t’u beheni deshmitare njerezve te tjere. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshem te All-llahu; ai eshte zoteri i juaj, dhe sa zoteri e ndihmes i mire eshte