Verse 1 — Surah An-Naml 27:1
Ta Sin. Keto jane ajete te Librit te qarte, te Kur’anit
Verse 2 — Surah An-Naml 27:2
Udherrefim e sihariq per besimtaret
Verse 3 — Surah An-Naml 27:3
Te cilet falin namazin, japin zeqatin dhe jane te bindur ne boten tjeter
Verse 4 — Surah An-Naml 27:4
Atyre qe nuk besojne boten e ardhshme ua kemi prezentuar si te bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten
Verse 5 — Surah An-Naml 27:5
Ata i pret e zeze-dita dhe ne boten tjeter do te jene krejt te humbur
Verse 6 — Surah An-Naml 27:6
Kurse ti, vertet, Kur’anin e merr nga nje i urte i gjithedijshem
Verse 7 — Surah An-Naml 27:7
Kur Musa i tha familjes se vet: “Kam pare nje zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonje lajm, ose do t’iu sjell ndonje hu te ndezur zjarri qe te ngroheni”
Verse 8 — Surah An-Naml 27:8
Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata qe ndodhen te zjarri dhe ata perreth tij dhe qofte lavderuar All-llahu Zot i boterave
Verse 9 — Surah An-Naml 27:9
O Musa! Une jam Ai – All-llahu i forte, i urte
Verse 10 — Surah An-Naml 27:10
“Hudhe shkopin tend!” Dhe kur e pa si levizte porsi gjarper, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikeso. Profetet nuk frikesohen te Une
Verse 11 — Surah An-Naml 27:11
Pervec atij qe ka bere mekat, e pastaj te keqen e ka zevendesuar me te mire. Une, me te vertete, do ta fal dhe do te jem i meshirshem
Verse 12 — Surah An-Naml 27:12
Fute doren tende ne gji, do te dale e bardhe, pa asgje te keqe, kjo eshte nje nga nente mrekullite per Faraonin dhe popullin e tij; ata jane, njemend, popull mosbesimtar
Verse 13 — Surah An-Naml 27:13
Sepse kur u erdhen argumentet tona, ata haptazi thane: “Kjo eshte magji e qarte”
Verse 14 — Surah An-Naml 27:14
Dhe i mohuan keta me arrogance e tirani, anipse ne vete besonin bindshem. Pra, shiko si perfunduan ngatrrestaret
Verse 15 — Surah An-Naml 27:15
Davudit dhe Sulejmanit u dhame dituri dhe ata te dy thane: “Lavdi All-llahut, i cili na vecoi mbi shume besimtare, rober te tij
Verse 16 — Surah An-Naml 27:16
Sulejmani trashegoi Davudin dhe tha: “O njerez, nese na eshte mesuar te folurit e shpendeve dhe na eshte dhene gjithcka; hej, kjo eshte me te vertete dhunti e madhe!”
Verse 17 — Surah An-Naml 27:17
Dhe u mblodhen ushtrite e Sueljmanit: xhindet, njerezit dhe shpendet, te gjithe tok ia mesyne
Verse 18 — Surah An-Naml 27:18
Gjersa arriten te Lugina e bubrrecit, nje bubrrec tha: “O bubrreca, hyni ne vrimat tuaja te mos u shkele Sulejmani me ushtrite e tij duke mos u hetuar”
Verse 19 — Surah An-Naml 27:19
Dhe ai qeshi me ze nga fjalet e tij dhe tha: “Zoti im, me ben te falenderoj dhuntite e Tua qe m’i ke dhuruar mua dhe prinderve te mi dhe te bej vepra te mira qe e kenaqin ate, dhe me shtie ne meshiren tende me roberit tuaj te mire!”
Verse 20 — Surah An-Naml 27:20
I kontrolloi shpendet dhe tha: “Perse nuk e shoh pupzen, vall, a nuk eshte ketu
Verse 21 — Surah An-Naml 27:21
Do ta denoj rende ose do ta therre ose do te me sjell arsyetim te forte”
Verse 22 — Surah An-Naml 27:22
Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Une di dicka qe ti nuk e ke ditur dhe te kam sjellur nga Saba nje lajm te sigurt
Verse 23 — Surah An-Naml 27:23
Me te vertete kam gjetur nje grua e cila i sundon ata (ne Saba) dhe asaj i eshte dhene gjithcka, madje ka edhe rezidence madheshtore
Verse 24 — Surah An-Naml 27:24
Kam pare se ajo dhe populli i saj adhurojne diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk jane te udhezuar
Verse 25 — Surah An-Naml 27:25
Dhe nuk i perulen All-llahut i cili nxjerr ate qe eshte e fshehur ne qiej dhe ne toke, dhe e di cka fshihni si edhe ate qe e beni haptazi
Verse 26 — Surah An-Naml 27:26
All-llahu eshte, nuk ka tjeter vec Tij, Zot i gjithesise!”
Verse 27 — Surah An-Naml 27:27
“Do te shohim – tha (Sulejmani), - a flet te verteten apo genjen
Verse 28 — Surah An-Naml 27:28
Shpjere kete leter time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se cka do te thone, c’do te pergjigjen!”
Verse 29 — Surah An-Naml 27:29
“O te medhenj! – u tha ajo, - mua me ka ardhur nje leter e respektuar
Verse 30 — Surah An-Naml 27:30
Ajo eshte nga Sulejmani dhe eshte me te vertete “Ne emer te All-llahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit!”
Verse 31 — Surah An-Naml 27:31
Qe mos te shtiheni me te medhenj se une, por ejani te une muslimane”
Verse 32 — Surah An-Naml 27:32
“O pari! – tha ajo – keshillomeni ne kete ceshtje. Une pa ju kurrgje nuk do te vendos deri sa ju ta deshmoni”
Verse 33 — Surah An-Naml 27:33
“Ne jemi shume te forte dhe te guximshem, - i thane ata, - kjo eshte ceshtje jote, por shih se cka po urdheron”
Verse 34 — Surah An-Naml 27:34
“Kur mbreterit pushtojne ndonje qytet, - tha ajo, - ate e shembin, kurse banoret autoritative te tij i poshterojne; ashtu bejne
Verse 35 — Surah An-Naml 27:35
Une atyre do t’u dergoj nje peshqesh dhe do te shoh se me cka po kthehen te deleguarit”
Verse 36 — Surah An-Naml 27:36
Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua me ofroni peshqeshe per te me perfituar? Ajo qe All-llahu me ka dhene mua eshte me e mire se ajo qe u ka dhene juve. Ju u gezoheni dhuratave tuaja
Verse 37 — Surah An-Naml 27:37
Ktheu te ata se ne do t’u sjellim nje ushtri se ciles nuk do te mund t’i dalin para dhe do t’i perzeme se andejmi te nencmuar dhe te nenshtruar”
Verse 38 — Surah An-Naml 27:38
“O pari, - u tha ai, - cili prej jush do te ma sjelle rezidencen e saj para se te vijne ata te me dorezohen?”
Verse 39 — Surah An-Naml 27:39
Ifriti, nje nga exhinet, tha “Une po ta sjell akoma pa luajtur ti nga ky vend; une pa medyshje jam i forte dhe i sigurt per ate”
Verse 40 — Surah An-Naml 27:40
Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Une po ta sjell para se t’i hapesh e t’i mbyllish syte”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanime para tij, tha: “Kjo eshte dhunti e Zotit tim! Me sprovon a do te falenderoj apo do te mohoj. Pra kush falenderon, falenderon veten e kush mohon, ani, Zoti im eshte i pasur dhe fisnik
Verse 41 — Surah An-Naml 27:41
Nderronia, - tha, - pamjen rezidences se saj, ta shohim a mund ta njoh apo jo!”
Verse 42 — Surah An-Naml 27:42
Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A eshte keshtu rezidenca jote?” “Si te ishte ajo vete” – u pergjegj ajo. Por neve na eshte dhene dijenia me para asaj, dhe ne jemi besimtare”
Verse 43 — Surah An-Naml 27:43
Ate e kane shmangur nga besimi i drejte ata te cileve ajo u eshte falur ne vend te All-llahut, sepse ajo ishte nga nje popull jobesimtar
Verse 44 — Surah An-Naml 27:44
“Hyr ne oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa ate, mendoi se eshte uje i thelle, andaj pervoli fustanin te kembet. “Ky oborr eshte me pllaka te lemuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – une kam bere krim ndaj vetvetes, nderkaq me Sulejmanin i dorezohem All-llahut, Zotit te boterave”
Verse 45 — Surah An-Naml 27:45
Kurse Themudit i kemi derguar vellaun e tyre, Salihun, mbase do ta adhurojne All-llahun, por ata u ndane ne dy grupe qe kundershtohen
Verse 46 — Surah An-Naml 27:46
“O populli im, - u thoshte ai, perse shpejtoni ne vepra te keqia para veprave te mira? Perse nuk kerkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju meshiroje”
Verse 47 — Surah An-Naml 27:47
“Kemi shenja te keqija per ty dhe ata qe jane me ty”, - i thane ata, - Tek All-llahu i keni te tera – tha ai – por ju jeni nje popull ngatrrac”
Verse 48 — Surah An-Naml 27:48
ne qytet ishin nente vete te cilet, ne vend te puneve te mbara, benin crregullime dhe mbrapshti
Verse 49 — Surah An-Naml 27:49
“Betohuni, - thane, - ne All-llahun, t’ia mesyjme atij dhe familjes se tij naten, e pastaj farefisit te tij te afert do t’i thomi: Ne nuk dime asgje per maltretimin e familjes se tij, ne jemi me te vertete te sinqerte”
Verse 50 — Surah An-Naml 27:50
Dhe paten kurdisur nje kurthe, por edhe ne u beme gjithashtu nje gracke dhe ata nuk e hetuan
Verse 51 — Surah An-Naml 27:51
pra, shikoje si perfunduan kurtherimet e tyre? I shfarosem te gjithe, edhe ata edhe popullin e tyre
Verse 52 — Surah An-Naml 27:52
Qe shtepite e tyre te mbetura shkret, per shkak te krimeve qe bene. Ketu, me te vertete, ka argument per popullin qe merr vesh
Verse 53 — Surah An-Naml 27:53
Por ata te cilet besuan dhe iu shmangen mekatit i shpetuam
Verse 54 — Surah An-Naml 27:54
Edhe Lutin, kur i tha popullit te vet: “A beni marrezi haptazi
Verse 55 — Surah An-Naml 27:55
A njemend me me kenaqesi kontaktoni me mashkujt se me femrat? Ju, me te vertete, jeni njerez injorante!”
Verse 56 — Surah An-Naml 27:56
Pergjegje e popullit te tij ishte vetem kjo: “Perzene familjen e Lutit nga qyteti juaj, ata jane njerez te spastruar!”
Verse 57 — Surah An-Naml 27:57
Dhe ne e shpetuam ate dhe familjen e tij, pervec bashkeshortes se tij; ate e caktuam te mbetet me te tjeret
Verse 58 — Surah An-Naml 27:58
Atyre u leshuam nje shi, cfare shiu te tmerrshem, atyre te cilet qene thirur (ne rruge te drejte)
Verse 59 — Surah An-Naml 27:59
Thuaj: “Falenderimi i qofte All-llahut dhe qetesi njerezve te tij, te cilet Ai i ka zgjedhur!” Eshte me mire All-llahu apo ata qe ia konsiderojne shok
Verse 60 — Surah An-Naml 27:60
Apo Ai i cili krijoi qiejte dhe token dhe qe ju leshon shi nga qielli? Me te gjelberojme kopshte te bukura. Nuk eshte ne duart tuaja te mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjeter Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dine
Verse 61 — Surah An-Naml 27:61
Ai i cili Token e ka vene ne drejtpeshim dhe neper te pershkoi lumenj, ne te vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjeter Zot? Jo, por shumica sish nuk e dine
Verse 62 — Surah An-Naml 27:62
Ai i cili i pergjigjet edhe te ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili te keqen e largon dhe juve u ben zevendes ne toke. A ka pos All-llahut tjeter Zot? Fort pak ju perkujtoni
Verse 63 — Surah An-Naml 27:63
Ai i cili juve ne erresira, ne toke e ne det u tregon rrugen dhe i cili ererat i con me meshiren e vet si sihariq. Valle, a ka pos All-llahut tjeter Zot? Sa lart eshte All-llahu permbi ate qe ia bejne shok
Verse 64 — Surah An-Naml 27:64
Apo Ai qe ze fillin e krijimit e pastaj e perserit ate, dhe qe ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjeter Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nese jeni te sinqerte”
Verse 65 — Surah An-Naml 27:65
Thuaj: “Askush pervec All-llahut, as ne qiell as ne toke, nuk e di se cka do te ndodhe. Nuk kane per ta ndie as ringjalljen
Verse 66 — Surah An-Naml 27:66
Fare pak dine per boten tjeter! Por kane edhe dyshim ne te, sepse jane te verber ndaj saj”
Verse 67 — Surah An-Naml 27:67
Ata qe nuk kane besuar thone: “A thua kur te behemi dhe, ne edhe te paret tane, njemend, do te ngjallemi
Verse 68 — Surah An-Naml 27:68
Kjo qysh moti na eshte permendur neve dhe te pareve tane, por keto jane vetem legjenda te popujve te lashte”
Verse 69 — Surah An-Naml 27:69
Thuaj: “Udhetoni neper bote dhe shikoni si kane perfunduar mekataret!”
Verse 70 — Surah An-Naml 27:70
Dhe mos u pikello per ta as mos te vijne rende ngatrresat e tyre
Verse 71 — Surah An-Naml 27:71
Ata pyesin kur do te realizohet ky premtim, nese flisni te verteten
Verse 72 — Surah An-Naml 27:72
Thuaj: “Mbase do t’ju arrije dicka nga ajo per te cilen po u ngutet!”
Verse 73 — Surah An-Naml 27:73
Me te vertete Zoti yt eshte bemires i madh per njerezit, megjithate shumica sish nu jane mirenjohes
Verse 74 — Surah An-Naml 27:74
Zoti yt e di mire cka u fshehin kraheroret e tyre dhe cka shfaqin haptazi
Verse 75 — Surah An-Naml 27:75
Nuk ka kurrgje te fshehur as ne qiell as ne toke e te mos jete ne Librin e qarte
Verse 76 — Surah An-Naml 27:76
pa medyshje ky Kur’an u flet izraeliteve me se shumti per ate me cka ata nuk pajtohen
Verse 77 — Surah An-Naml 27:77
Ai eshte, pa medyshje, udherrefyes dhe meshire per besimtaret
Verse 78 — Surah An-Naml 27:78
Zoti yt do t’i gjykoje me urtesine e Tij: Ai eshte i fuqishem dhe i gjithedijshem
Verse 79 — Surah An-Naml 27:79
Prandaj, kij mbeshtetje te All-llahu, ti pa dyshim je me te drejte haptazi
Verse 80 — Surah An-Naml 27:80
Ti nuk mund te therrasesh te vdekurit e as te sjellish ne mend te shurdhet kur ta kthejne shpinen
Verse 81 — Surah An-Naml 27:81
As mund t’i kthesh nga mashtrimi i tyre te verberit; Ti i therret vetem ata, te cilet, besojne ne argumentet tona, e ata jane muslimane
Verse 82 — Surah An-Naml 27:82
Dhe kur fjala te behet realitet te ata (te vije koha e denimit) Ne do te nxjerrim nga toka nje kafshe qe do t’ju flase atyre se njerezit nuk kane qene te bindur ne faktet tona
Verse 83 — Surah An-Naml 27:83
Kurse ate dite kur te mbledhim prej secilit popull nga nje grumbull, prej atyre qe kane mohuar argumentet tona, ata do te jene te penguar
Verse 84 — Surah An-Naml 27:84
Madje kur te vije Ai do te pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo c’keni bere?”
Verse 85 — Surah An-Naml 27:85
Dhe ndaj tyre do te zbatohet fjala (denimi) ngase kane bere krime, e ata nuk do te flasin asgje
Verse 86 — Surah An-Naml 27:86
A nuk e kane pare se naten e kemi bere qe te pushojne, kurse diten per te pare? Ne kete ka argumente per nje popull qe beson
Verse 87 — Surah An-Naml 27:87
Dhe ne diten kur t’i fryhet bririt e te trishtohen c’ka ka ne qiej dhe ne toke, pervec atyre te cilet All-llahu i kursen, te gjithe do te vijne te nenshtruar
Verse 88 — Surah An-Naml 27:88
Ti i sheh malet dhe mendon se nuk levizin, por ato kalojne sikur rete, - ajo eshte veper e All-llahut, i cili, cdo gje e ka krijuar te persosur; Ai, njemend, eshte i njoftuar c’punoni
Verse 89 — Surah An-Naml 27:89
Kush sjell veper te mire do te fitoje shperblim me te mire per te. Ata do te jene te kursyer nga frika e asaj dite dhe te sigurte
Verse 90 — Surah An-Naml 27:90
Kurse ata qe bejne keq, do te hidhen me krye ne zjarr. A shperbleheni me tjeter pervec me ate cka punoni
Verse 91 — Surah An-Naml 27:91
Une jam i urdheruar t’i falem vetem Zotit te ketij qyteti, te cilin Ai e ka bere te shenjte. Atij i takon cdo gje dhe jam i urdheruar te jem njeri nga muslimanet
Verse 92 — Surah An-Naml 27:92
Edhe te lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugen e drejte, ate e ka per te miren e vet; ndersa atij qe eshte i humbur, thuaj: “Une vetem terheq verejtjen”
Verse 93 — Surah An-Naml 27:93
Dhe thuaj: “Qofte lavderuar All-llahu, Ai do t’ju tregoje argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk eshte indiferent ndaj asaj qe beni ju