Verse 1 — Surah Al-Imran 3:1
Alif Lam Mim
Verse 2 — Surah Al-Imran 3:2
All-llahu eshte nje, nuk ka Zot pervec Atij, i gjalli dhe i perjetshmi
Verse 3 — Surah Al-Imran 3:3
Te shpalle ty Librin me te verteten qe i verteton te meparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin
Verse 4 — Surah Al-Imran 3:4
Me perpara, si udherrefim njerezve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata qe nuk besojne ajetet e All-llahut kane denim te rende – All-llahu eshte i forte dhe i rrepte
Verse 5 — Surah Al-Imran 3:5
Per All-llahun nuk ka asgje te fshehur as ne toke e as ne qiell
Verse 6 — Surah Al-Imran 3:6
Ai ju formeson ne ameza si deshiron. Nuk ka Zot tjeter pervec Atij te fortit dhe te urtit
Verse 7 — Surah Al-Imran 3:7
Ai eshte, i cili te shpalle Librin ku ka argumente te qarta; Ato jane ajka e Librit, kurse te tjeret jane alegorike. Ata, zemrat e te cileve jane te prishura pasojne ata qe jane me pak te qarte (alegorike), nga prirja per ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetem All-llahu kurse ata qe jane te thelluar mire ne dije thone: “Ne i besojme Atij, e tere kjo eshte nga Zoti yne”. Dhe vetem te pajisurit me mend e kuptojne
Verse 8 — Surah Al-Imran 3:8
O Zoti yne! Mos i lejo zemrat te largohen pasi qe na ke udhezuar, dhe shperblena me meshiren tende! Ti je, me te vertete, shperblyes i madh
Verse 9 — Surah Al-Imran 3:9
O Zoti yne! Ti do t’i tubosh njerezit ne nje dite, per te cilen nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin
Verse 10 — Surah Al-Imran 3:10
Ata te cilet nuk besojne – nuk i mbron dot asgje nga denimi i All-llahut, as pasurite e tyre e as femijet e tyre. Ata jane dru per zjarr
Verse 11 — Surah Al-Imran 3:11
Jane ne poziten e familjes se Faraonit dhe te atyre perpara tyre. Kane pergenjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrembeu dhe i zhduk per shkak te mekateve te tyre. All-llahu eshte ndeshkimrende
Verse 12 — Surah Al-Imran 3:12
Thuaju atyre qe nuk besojne: “Do te jeni te mundur dhe te tubuar bashke ne xhehennem. E sa vend i tmerrshem eshte!”
Verse 13 — Surah Al-Imran 3:13
Keni nje argument per model, dy grupet qe u kacafyten: Njeri grup qe luftonte ne rruge te All-llahut dhe tjetri, mosbesimtare, te cilit iu duk se ka perpara vetes dy here me teper kundershtare. Dhe All-llahu, me ndihmen e vet, perkrah ke do. Ne kete ka me te vertete mesim per ata qe shohin
Verse 14 — Surah Al-Imran 3:14
Njerezve u eshte zbukuruar deshira per epshe dhe dashuri per grate, djemte, grumbujt e arit dhe te argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshet e arat. Ajo eshte kenaqesi e jetes ne kete bote, por vendkthimi me i mire eshte te All-llahu
Verse 15 — Surah Al-Imran 3:15
Thuaj: “A t’ju tregoj cka eshte me mire se ato? Ata te cilet jane te devotshem kane te Zoti i tyre xhennete, ku do te rrjedhin lumenj, e aty do te mbesin pergjithmone, edhe bashkeshorte te pasterta dhe kenaqesine e All-llahut. All-llahu i sheh shume mire roberit e vet
Verse 16 — Surah Al-Imran 3:16
Ata, te cilet thone: “O Zoti yne, ne me te vertete besojme, prandaj na fal mekatet tona dhe mbrona prej denimit me zjarr!”
Verse 17 — Surah Al-Imran 3:17
Te durueshmit dhe te sinqertit, edhe te degjueshmit, edhe ata qe japin lemoshe, dhe te cilet kerkojne falje ne oret e vona te nates
Verse 18 — Surah Al-Imran 3:18
All-llahu e ka deshmuar se nuk ka Zot tjeter pervc Atij, - edhe engjujt dhe te diturit, - me veprim te drejte. Nuk ka Zot pervec Atij, te fortit dhe te urtit
Verse 19 — Surah Al-Imran 3:19
E vetmja fe e drejte te All-llahu eshte feja Islame, kurse ata, t e cileve u qe dhene Libri pasi qe u erdh njoftimi, u larguan per shkak te egoizmit ndermjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu eshte i shpejte ne llogaritje
Verse 20 — Surah Al-Imran 3:20
Nese te kundershtojne, thuaj: “Une, dhe kush me pason mua, vetem lartemadherise se All-llahut i perulem”. Dhe thuaju atyre te cileve u eshte dhene Libri edhe analfabeteve; “A e pranoni fene Islame?” Nese pranojne fene islame jane te perudhur. Po nese refuzojne, e jotja eshte vetem t’i besh me dije, All-llahu i sheh mire roberit e vet
Verse 21 — Surah Al-Imran 3:21
Ata te cilet mohojne argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetet pa fije te fajit, madje i mbysin edhe ata te cilet kerkojne nga njerezit te veprojne drejt, e njoftoj per denimin e dhembshem
Verse 22 — Surah Al-Imran 3:22
Ata jane, veprat e te cileve nuk vlejne as ne kete bote as ne boten tjeter. Ata nuk do te kene asnje ndihmetar
Verse 23 — Surah Al-Imran 3:23
A nuk i sheh ata te cileve u ishte dhene nje pjese e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut qe te gjykoje ndermjet tyre, e nje grup prej tyre kthejne kryet ne anen tjeter dhe refuzojne
Verse 24 — Surah Al-Imran 3:24
Per shkak se thone: “Zjarri nuk na prek neve, me perjashtim te disa diteve te caktuara”. Ata i mashtron ne fene e tyre mu ajo qe e trillojne
Verse 25 — Surah Al-Imran 3:25
E cka do te behet ate dite, ne te cilen nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojme dhe secili te marr ate qe meriton, dhe nuk do t’u behet aspak padrejtesi
Verse 26 — Surah Al-Imran 3:26
Thuaj: “O All-llahu im qe e ke tere pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e larteson ke do dhe poshtron ke do, ne dore tende eshte miresia. Ti, me te vertete ke mundesi per cdo send
Verse 27 — Surah Al-Imran 3:27
Ti e lidh naten me diten edhe diten e lidh me naten. E ben te gjallin nga jo i gjalli, kurse te gjallin e ben te vdekur; Ti furnizon pakufi ke te duash
Verse 28 — Surah Al-Imran 3:28
Besimtaret le te mos marrin per miq mosbesimtaret kur kane besimtare, sepse kush vepron keshtu, nuk ka asgje nga ndihma e All-llahut, pervec nese seriozisht frikesoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu eshte caku
Verse 29 — Surah Al-Imran 3:29
Thuaj: “O e fshehet ju ate cka keni ne kraheroret tuaj, o e shfaqet haptazi, All-llahu ate e di”. Ai e di cka ka ne qiej dhe ne toke, All-llahu ka mundesi per gjithcka
Verse 30 — Surah Al-Imran 3:30
Ate dite kur secili njeri e gjen para vetes se c’ka ka punuar mire edhe c’ka bere keq, do te deshiroje qe ndermjet asaj dhe atij te kete nje largesi te madhe. Ndersa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu eshte i meshirshem ndaj roberve te vet
Verse 31 — Surah Al-Imran 3:31
Thuaj: “Nese e duani All-llahu, pasomeni mua, edhe juve All-llahu do t’ju doje dhe do t’ua fale mekatet!” All-llahu fal dhe eshte meshireplote
Verse 32 — Surah Al-Imran 3:32
Thuaj: “Peruluni All-llahut edhe Profetit!” Por nese ia ketheni shpinen, ani se All-llahu me te vertete nuk i do mosbesimtaret
Verse 33 — Surah Al-Imran 3:33
All-llahu, me te vertete, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej te gjithe te tjereve
Verse 34 — Surah Al-Imran 3:34
Si pasardhes te njeri-tjetrit, - dhe All-llahu degjon dhe di shume
Verse 35 — Surah Al-Imran 3:35
Kur gruaja e Imranit tha: “O Zot, une po ta kushtoj ty me gjithe zemer kete qe eshte ne barkun tim, prandaj pranoje prej meje, se Ti me te vertete, degjon dhe di shume”
Verse 36 — Surah Al-Imran 3:36
E kur e lindi ate, tha: “O Zot, une kam lindur femer! Por All-llahu e di mire se cka ka lindur, - dhe mashkulli nuk eshte sikur femra;” Une ia vura emrin Merjeme. Ate dhe pjellen e saj une po e le ne mbrojtjen tende prej djallit te mallkuar”
Verse 37 — Surah Al-Imran 3:37
Dhe Zoti i saj e pranoi me endje ate dhe e rriti mire dhe ia la ne bese Zekerijjaut. Sa here qe hynte Zekerijja te ajo ne tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i pergjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa mase, ke do”
Verse 38 — Surah Al-Imran 3:38
Aty Zekerrija iu lut Zotit te vet: “O Zot, - tha, - me dhuro pasardhes te mire, me miresine tende, Ti me siguri e degjon lutjen”
Verse 39 — Surah Al-Imran 3:39
Dhe derisa ai lutej ne tempull, ne kembe engjujt e thirren: “All-llahu ty te pergezon me Jahjaun, i cili verteton fjalen e All-llahut, zoteri me fame dhe profet nga te miret
Verse 40 — Surah Al-Imran 3:40
“O Zot, - tha, - si do te kem djale ne kete moshe te shtyre, madje edhe gruaja ime eshte shterpe?” “Ja, ashtu, - tha, - All-llahu ben cka te doje”
Verse 41 — Surah Al-Imran 3:41
“O Zot, - tha ky, - me jep ndonje shenje!” “Shenja jote, - tha, - eshte ajo qe tri dite nuk do te flasish me njerez, vetemse me shenja. Por permende shpesh Zotin tend dhe lartesoje ne mbremje dhe ne mengjes!”
Verse 42 — Surah Al-Imran 3:42
Dhe kur engjujt i thane: “Oj Merjeme, ty te ka zgjedhur All-llahu dhe te ka pastruar, e te ka zgjedhur nga te tera grate e botes
Verse 43 — Surah Al-Imran 3:43
Oj Merjeme, jij e perulur ndaj Zotit tend dhe beni sexhde, edhe falu me ata qe e kryejne te falurit (namazin)
Verse 44 — Surah Al-Imran 3:44
Keto jane informata te fshehta qe po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qene te ata kur i hudhen pendat e tyre (per short) per te pare se cilit prej tyre do t’i lihet ne besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin nder veti
Verse 45 — Surah Al-Imran 3:45
Dhe kur engjujt i thane: “Oj Merjeme, All-llahu te pergezon me fjalen e vet se emrin do ta kete Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhe ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe do te jete njeri nga te afermit
Verse 46 — Surah Al-Imran 3:46
Ai do t’u flase njerezve qysh ne djep, por edhe si i rritur, dhe do te jete nga te mriet
Verse 47 — Surah Al-Imran 3:47
Ajo tha: “O Zot, po si do te kem une femije kur nuk me ka prekur njeri?” “Qe, keshtu, tha, - All-llahu krijon cka te doje. Kur vendos dicka, Ai vetem i thote “Behu!” dhe ajo behet”
Verse 48 — Surah Al-Imran 3:48
Edhe ia meson te shkruarit dhe urtesine, Tevratin dhe Inxhilin
Verse 49 — Surah Al-Imran 3:49
Dhe e ben profet per izraelitet. “Po ju sjell nje argument nga Zoti juaj: do t’ju bej dicka nga argjili ne forme te zogut dhe do t’i fryj, e ai do te behet zog i vertete me vullnetin e All-llahut. Do t’i sheroj edhe te verberit qe kane lindur ashtu, edhe te zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjalle te vdekurit. Do t’ju tregoj cka hani dhe cka fshihni ne shtepite tuaja. Ajo do te jete, me te vertete, argument per ju nese jeni besimtare
Verse 50 — Surah Al-Imran 3:50
Edhe si deshmues i asaj qe eshte shpallur ne Tevrate perpara meje, dhe do t’ju lejoj dicka qe ka qene e ndaluar per ju. Dhe ju sjelli argument nga Zoti jua, prandaj frikesohuni All-llahut dhe nderomeni mua
Verse 51 — Surah Al-Imran 3:51
All-llahu eshte me te vertete Zot i imi edhe i juaji, andaj adhurone! Kjo eshte rruge stabile
Verse 52 — Surah Al-Imran 3:52
Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do te besojne, thirri: “Kush do te jene ndihmetaret e mi ne rruge te All-llahut”? Ne, thane besimtaret. Ne jemi ndihmetaret (tuaj per hire te All-llahut), ne i besojme All-llahut, dhe ti deshmoje se ne jemi njemend muslimane
Verse 53 — Surah Al-Imran 3:53
O Zoti yne, ne i besojme asaj qe e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, te cilet e deshmojne
Verse 54 — Surah Al-Imran 3:54
Dhe bene kurtha, por All-llahu ua kethen njelloj. All-llahu i ben me se miri
Verse 55 — Surah Al-Imran 3:55
Kur All-llahu i tha: “O Isa, une ty do te bej te nderrosh jete dhe do te marr tek une dhe do te shpetoj nga mosbesimtaret dhe do te beje qe ithtaret tu te jene me larte se mosbesimtaret deri ne diten e kijametit. Pastaj te gjithe do te ketheheni tek une dhe do t’ju gjykoj per ate perse jeni konfrontuar
Verse 56 — Surah Al-Imran 3:56
Sa per ata, te cilet nuk besojne, do t’i denoj me nje denim te rende ne kete dhe ne boten tjeter. Per ata nuk ka ndihmetar
Verse 57 — Surah Al-Imran 3:57
Ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Ai do t’ua paguaj shperblimet atyre. All-llahu nuk i don mizoret
Verse 58 — Surah Al-Imran 3:58
Keto qe po t’i recitoj jane nga ajetet dhe Kur’ani i urte
Verse 59 — Surah Al-Imran 3:59
Rasti i Isait, tek All-llahu eshte njelloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Behu” dhe ai u be
Verse 60 — Surah Al-Imran 3:60
E verteta eshte nga Zoti yt, prandaj mos dysho
Verse 61 — Surah Al-Imran 3:61
E kush te kundervihet lidhur me kete, pasi qe te erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i therrasim bijte tane dhe bijte tuaj, edhe grate tona edhe grate tuaja, madje edhe en me gjithe ju bashke do te lutemi me gjithe zemer ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi pergenjeshtaret.”
Verse 62 — Surah Al-Imran 3:62
Ky eshte pa dyshim, rrefim i vertete dhe nuk ka ndonje tjeter Zot pervec All-llahut. All-llahu eshte njemend i forte, i urte
Verse 63 — Surah Al-Imran 3:63
Po nese ata kthejne kryet ne anen tjeter, ani, All-llahu me siguri i di mire ngatrrestaret
Verse 64 — Surah Al-Imran 3:64
Thuaj: “O ithtare te Librit, ejani te biem ne nje fjale te perbashket edhe per ne edhe per ju; qe te mos adhurojme tjeter pervec All-llahut, asnje send te mos ia bejme shok dhe mos trajtojme njeri-tjetrin si zoter ne vend te All-llahut. E nese ata kthejn kryet anash, thuani: “Deshmone se ne njemend jemi muslimane”
Verse 65 — Surah Al-Imran 3:65
O ithtare te Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk jane shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju
Verse 66 — Surah Al-Imran 3:66
Ju jeni ata qe diskutoni per ceshtje per te cilat nuk dini. E pse diskutoni per gjera qe nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini
Verse 67 — Surah Al-Imran 3:67
Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishtere, por vetem musliman, besedrejte, dhe nuk ishte politeist
Verse 68 — Surah Al-Imran 3:68
Me te afert te Ibrahimi jane ata, te cilet ndoqen rrugen e tij, edhe ky Profet dhe ata qe kane besuar. Nderkaq, All-llahu eshte dashamir i besimtareve
Verse 69 — Surah Al-Imran 3:69
Nje grup nga ithtaret e Librit memzi presin qe t’iu shpiejne ne rruge te pakrye, por ata nuk ju humbin dot pervec vetes, por nuk e hetojne
Verse 70 — Surah Al-Imran 3:70
O ithtare te Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut, kur e dini mire se jane te vertete
Verse 71 — Surah Al-Imran 3:71
O ithtare te Librit, pse e maskoni te verteten me te pavertete dhe e fshihni me vetedije realitetin
Verse 72 — Surah Al-Imran 3:72
Nje grup nga ithtaret e Librit thane: “Besone ate cka u eshte shpallur besimtareve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do te kthehen
Verse 73 — Surah Al-Imran 3:73
Dhe mos i besoni tjeterkujt pervec atyre qe pasojne fene tuaj. “Thuaj: “Udhezim eshte udhezimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonje tjetri, ashtu sic u eshte dhene juve, ose ata do t’ju kundervihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntite jane vetem ne dore te All-llahut. Ai i jep kujt te doje. All-llahu eshte i gjithedijshem
Verse 74 — Surah Al-Imran 3:74
Ai vecanerisht shperblen me miresine e vet ke te doje, se All-llahu posedon miresi te madhe
Verse 75 — Surah Al-Imran 3:75
Nga ithtaret e Librit ka te tille qe nese ua beson nje barre pasuri do ta kthejne, por ka edhe te atille qe nese ua jep ne besim qofte edhe nje metelik nuk ta kthejne, ne qoftese nuk e ndjek vazhdimisht. Ashtu eshte, per shkak se ata thone: “Ne nuk kemi obligim ndaj analfabeteve” – dhe flasin genjeshtra per All-llahun me vetedije
Verse 76 — Surah Al-Imran 3:76
Por me siguri kush i permbush obligimet e veta dhe ruhet prej mekateve, ani, se All-llahu i don te devotshmit
Verse 77 — Surah Al-Imran 3:77
Ata te cilet obligimin e vet ndaj All-llahut dhe besatimin e vet e shesin per dicka qe vlen krejt pak – ne boten tjeter nuk kane asgje, atyre All-llahu ne diten e kijametit nuk do t’u flase fare e as do t’i shikoje, dhe nuk i pastron – ata kane per te vuajtur denim te dhembshem
Verse 78 — Surah Al-Imran 3:78
Ka prej atyre nje grup qe perdredhin gjuhet duke lexuar Librin, qe te kujtoni se ajo eshte nga Libri, dhe thone: “Ajo eshte nga All-llahu”, - por ajo nuk eshte nga All-llahu. Ata flasin me vetedije genjeshtra per All-llahun
Verse 79 — Surah Al-Imran 3:79
Nuk i ka hije njeriut te cilit All-llahu i jep Librin dhe urtesi e profetesi, t’u thote njerezve “Adhuromeni mua ne vend te All-llahut”, por jini te sinqerte te Zoti me ate cka e dini librin dhe me ate cka e studioni
Verse 80 — Surah Al-Imran 3:80
E as t’ju urdheroj qe engjujt dhe profetet t’i konsideroni zoter. A po ju urdheron mosbesim, pasi qe jeni bere muslimane
Verse 81 — Surah Al-Imran 3:81
All-llahu u ka marre besen profeteve, kur u ka dhene Liber dhe urtesi. “Pastaj ju vjen nje profet, i cili e verteton se eshte e sakte ajo cka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjeter do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me kete merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojme”! “Atehere, pra, deshmone, - u thote – se edhe une jam me ju, nje prej deshmitareve.”
Verse 82 — Surah Al-Imran 3:82
Por kush kthen kryet ne anen tjeter, edhe pas kesaj, ata jane njemend mbrapshtane
Verse 83 — Surah Al-Imran 3:83
A deshirojne tjeter fe, pervec fese se All-llahut, kurse Atij, dashte e padashte i perulen kush jane ne qiej dhe ne toke dhe te Ai do te kthehen
Verse 84 — Surah Al-Imran 3:84
Thuaj: “Ne i besojme All-llahut edhe asaj qe na shpallet neve, edhe asaj qe i ka ardhur Ibrahimit, dhe Ismailit, dhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe niperve. Edhe asaj qe iu dha Musaut dhe Isaut dhe profeteve – nga Zoti i tyre, ne nuk bejme kurrfare dallimi ne mes tyre, dhe ne vetem atij i dorezohemi
Verse 85 — Surah Al-Imran 3:85
Dhe kush kerkon ndonje fe tjeter pervec asaj islame, atij nuk do t’i pranohet dhe ai do te jete nga te humburit ne boten tjeter
Verse 86 — Surah Al-Imran 3:86
Si do ta udhezoje All-llahu nje popull i cili ben mosbesim, pasi qe ishte besimtar dhe e kane deshmuar se Profeti eshte i vertete, madje jane dhene edhe argumente te qarta? All-llahu nuk perudh popullin mizor
Verse 87 — Surah Al-Imran 3:87
Ata jane, te cilet kane per shperblim mallkimin e All-llahut edhe engjujve, dhe tere njerezve – se bashku
Verse 88 — Surah Al-Imran 3:88
Pergjithmone do te mbesin nen te dhe denimi nuk do t’u lehtesohet e as do t’u vonohet
Verse 89 — Surah Al-Imran 3:89
Pervec atyre, te cilet pas asaj pendohen dhe permiresohen; All-llahu eshte meshireplote dhe fale shume
Verse 90 — Surah Al-Imran 3:90
Ata te cilet behen mosbesimtare, pasi kane qene besimtare, dhe e shtojne mosbesimin, atyre pendimi nuk u pranohet, dhe ata jane me te vertete te humbur
Verse 91 — Surah Al-Imran 3:91
Ata, te cilet mohojne dhe vdesin si mosbesimtare, me siguri nuk do t’i pranohet asnjerit per kompensim qofte edhe e tere pasuria e kesaj bote. Ata i pret denim i dhembshem. Atyre askush nuk do tu ndihmoje
Verse 92 — Surah Al-Imran 3:92
Nuk do te arrini miresine e plote deri sa te mos e ndani nje pjese te asaj qe e keni me te dashur; ju ckado qofte te ndani, ani, All-llahu me siguri e di ate
Verse 93 — Surah Al-Imran 3:93
Te gjitha ushqimet kane qene te lejuara per izraelitet, pervec atyre qe izraelitet ia ndaluan vetvetes para se te shpallej Tevrati. Thuaj: “Ma sillni Tevratin dhe lexone, nese jeni te sinqerte”
Verse 94 — Surah Al-Imran 3:94
Kurse ata te cilet edhe pas asaj shfaqin genjeshtra per All-llahun, ata jane me te vertete mizore
Verse 95 — Surah Al-Imran 3:95
Thuaj: “All-llahu flet te verteten! Prandaj pasone fene e Ibrahimit, besimtarit te vertete, se ai nuk ka qene politeist”
Verse 96 — Surah Al-Imran 3:96
Tempulli i pare i ndertuar per njerez eshte ai qe u ngrit ne Mekke, i bekuar dhe udherrefyes i boterave
Verse 97 — Surah Al-Imran 3:97
Aty ka fakte te qarta, eshte vendqendrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Te vizituarit e tempullit, per hir te All-llahut, per ate qe ka mundesi ta marre kete udhe, eshte obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk eshte i varur prej askujt
Verse 98 — Surah Al-Imran 3:98
Thuaj: “O ithtare te Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut kur All-llahu eshte deshmitar i tere asaj cka punoni”
Verse 99 — Surah Al-Imran 3:99
Thuaj: “O ithtare te Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut ate qe beson, dhe perpiqeni t’ua shtremberoni, kurse ju e dini se eshte e vertete? All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj qe punoni ju!”
Verse 100 — Surah Al-Imran 3:100
O besimtare, nese i peruleni ndokujt prej atyre te cileve u eshte dhene Libri, ata, pasi qe jeni bere besimtare, do t’ju kthejne ne mosbesimtare
Verse 101 — Surah Al-Imran 3:101
E si mund te mohoni kur juve u recitohen ajetet e All-llahut dhe ne mesin tuaj eshte Profeti i Tij? Dhe kush eshte i vendosur me All-llahun, ai eshte i udhezuar ne rruge te drejte
Verse 102 — Surah Al-Imran 3:102
O besimtare, frikesohuni All-llahut me devotshmeri te vertete; Dhe assesi mos vdisni ndryshe, pervec si musliman
Verse 103 — Surah Al-Imran 3:103
Te gjithe se bashku mbahuni fort per litar te All-llahut dhe mos percaheni! Pastaj perkujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush kur ishit te armiqesuar, e ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me meshiren e tij u bete vellezer. Ishit buze gremines se zjarrit e ju shpetoi prej tij. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet e veta, ndoshta merrni te mbaren
Verse 104 — Surah Al-Imran 3:104
Dhe le te kete nga ju te atille qe do te therrasin ne te mira dhe kerkojne te behen pune te mira dhe te pengojne nga veprat ekeqia. Ata do te jene te shpetuar
Verse 105 — Surah Al-Imran 3:105
Dhe mos beheni sikur ata te cilet jane percare dhe konfrontuar pasi qe u kane ardhur argumente te qarta – ata i pret denim i madh
Verse 106 — Surah Al-Imran 3:106
Ate dite kur disa fytyra do te zbardhen e disa do te nxihen. Atyre, fytyrat e te cileve jane te zeza, do t’u thuhet: “A u bete mosbesimtare pasi qe ishit besimtare? Shijone pra denimin pasi nuk besoni!”
Verse 107 — Surah Al-Imran 3:107
Kurse ata, fytyrat e te cileve do te jene te bardha, do te jene ne meshire te All-llahut, ku do te mbesin pergjithmone
Verse 108 — Surah Al-Imran 3:108
Ato jane argumente te All-llahut qe po t’i rrefejme besnikerisht. Dhe All-llahu nuk ia deshiron te keqen botes
Verse 109 — Surah Al-Imran 3:109
Te All-llahut jane te gjitha c’ka ne qiej dhe ne toke, edhe te All-llahu kthehen te gjitha ceshtjet
Verse 110 — Surah Al-Imran 3:110
Ju jeni populli me i mire se te gjithe te tjeret qe jane paraqitur ndonjehere. Kerkoni te behen vepra te mira dhe pengoni nga te pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtaret e Librit te besonin drejt, do te ishte me mire per ata; Ka prej tyre edhe besimtare, por shumica jane mbrapshtane
Verse 111 — Surah Al-Imran 3:111
Ata nuk mund t’ju bejne asnjefare demi, vetem se ju shqetesojne. Nese ju sulmojne shpejt do t’ua shihni shpinen (do te ikin), se nuk do te jene te ndihmuar
Verse 112 — Surah Al-Imran 3:112
Kudo qe te gjenden, do te jene te poshteruar nese nuk kapen per litari te All-llahut dhe te njerezve, dhe do te meritojne hidherimin e All-llahut, dhe do t’i godas mjerimi, per shkak se i mohonin argumentet e All-llahut dhe i vrisnin profetet pa fije te fajit, dhe per shkak se kane gabuar dhe silleshin armiqesisht
Verse 113 — Surah Al-Imran 3:113
Nuk jane te gjithe njelloj. Ka ithtare te denje te Librit te cilet tere naten lexojne ajetet e All-llahut dhe bejne sexhde
Verse 114 — Surah Al-Imran 3:114
I besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe kerkojne te behen vepra te mira dhe pengojne nga veprat e keqia, dhe shpejtojne te bejne miresi, eh, ata pra jane te mire
Verse 115 — Surah Al-Imran 3:115
Cfaredo qe te bejne, ajo nuk do t’u mohohet. All-llahu i di mire te devotshmit
Verse 116 — Surah Al-Imran 3:116
Atyre qe nuk besojne nuk do t’u bejne dobi te All-llahu as pasurite e tyre as femijet e tyre; Ata do te jene banore te zjarrit dhe aty do te mbesin pergjithmone
Verse 117 — Surah Al-Imran 3:117
Shembulli i atyre qe japin sa jane gjalle ne kete ote i ngjan fares se mbjelle nga ata te cilet kane gabuar ndaj vetes, te cilen e godite era e ftohte si akulli dhe e zhduke. Ata nuk i demton All-llahu, por e demtojne vetveten
Verse 118 — Surah Al-Imran 3:118
O besimtare, per miq te sinqert mos merrni te tjere jasht mesit tuaj! Te tjeret ua deshirojne shkaterrimin, mezi presin qe te hidheni ne mundime. Ata me gojet e tyre shprehin urrejtje, por ajo cka e fshehin ne kraheror eshte shume me e madhe. Ne ua kemi sqaruar argumentet nese keni mendjen
Verse 119 — Surah Al-Imran 3:119
Qe, ju jeni ata qe i doni, por ata nuk u duan juve, dhe ju u besoni te tera librave, e ata kur ju takojne thone “besojme”, por sapo gjenden vetem, nga zemrimi me ju, kafshojne gishtrinjte. Thuaju: “Plasni nga hidherimi!” All-llahu me te vertete e di mire cka ka ne kraheror
Verse 120 — Surah Al-Imran 3:120
Nese ju bie ndonje miresi, ata i deshpron ajo, por nese ju godit ndonje e papritur, ajo i gezon ata. Nderkaq, nese duroni dhe ruheni, dredhite e tyre nuk ju demtojne aspak, e All-llahu e di mire se cka punojne ata
Verse 121 — Surah Al-Imran 3:121
Dhe kur ti nxitove para familjes tende, qe t’u caktosh besimtareve pritat per beteje, All-llahu degjon dhe di shume
Verse 122 — Surah Al-Imran 3:122
Kur dy grupe tuajat deshten te terhiqen, All-llahu i forcoi. Prandaj besimtaret le te mbeshteten te All-llahu
Verse 123 — Surah Al-Imran 3:123
All-llahu ju ka ndihmuar edhe ne Beder, kur ishit te pafuqishem – prandaj frikesohuni All-llahut qe te jeni mirenjohes
Verse 124 — Surah Al-Imran 3:124
Kur u pate thene besimtareve: “A nuk u mjaftonte qe Zoti juaj ju dergon ne ndihme tre mije engjuj”
Verse 125 — Surah Al-Imran 3:125
Po, si jo! Nesejeni te qendrueshem dhe te devotshem, dhe nese ata ju sulmojne menjehere, Zoti juaj do t’ju dergoje ne ndihme pese mije engjuj, te gjithe te shenjuar”
Verse 126 — Surah Al-Imran 3:126
Kete All-llahu e beri qe t’ju gezoje dhe me kete t’ju qetesoje zemrat tuaja – por fitorja vjen vetem nga All-llahu, i forti dhe i urti
Verse 127 — Surah Al-Imran 3:127
Qe ta shkepuse nje grup nga mosbesimtaret ose t’i demoralizoje e te kthehen shpresehumbur
Verse 128 — Surah Al-Imran 3:128
Nuk varet nga ti a do ta pranoje Ai pendimin e tyre apo do t’i denoje, sepse ata jane pernjemend kriminele
Verse 129 — Surah Al-Imran 3:129
Dhe te All-llahut jane cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke! Ai fal ke te doje, dhe e denon ke te doje, All-llahu fal dhe eshte meshireplote
Verse 130 — Surah Al-Imran 3:130
O besimtare, mos hani kamaten e shumefishuar dhe frikesohuni All-llahut, ndoshta do te shpetoni
Verse 131 — Surah Al-Imran 3:131
Dhe ruajuni nga zjarri qe eshte pergatitur per mosbesimtaret
Verse 132 — Surah Al-Imran 3:132
Dhe peruluni All-llahut dhe Profetit! Ndoshta do te jeni te meshiruar
Verse 133 — Surah Al-Imran 3:133
Dhe shpejtoni per te kerkuar falje nga Zoti juaj dhe per ne xhennet, gjeresi e te cilit kape qiejt dhe token, e eshte pergatitur per te devotshmit
Verse 134 — Surah Al-Imran 3:134
Te cilet japin lemoshe, edhe kur kane edhe kur jane ne skamje, te cilet e mposhtin hidherimin dhe i falin njerezit. Edhe All-llahu i don punemiret
Verse 135 — Surah Al-Imran 3:135
Edhe ata te cilet, kur bejne paudhesi ose bejne gabim ndaj vetvetes, e kujtojne All-llahun dhe kerkojne falje per mekatet e tyre – kush i fal mekatet pervec All-llahut? – dhe te cilet nuk vazhdojne ne ate cka kane bere (te gabojne) me vetedije
Verse 136 — Surah Al-Imran 3:136
Ata jane qe si shperblim kane faljen nga Zoti i tyre edhe xhennete, neper te cilet do te kalojne lumenj, e aty do te mbesin pergjithmone. Sa shperblim i mire per ata qe punojne
Verse 137 — Surah Al-Imran 3:137
Edhe perpara jush kane kaluar popuj e ligje, por ecni neper bote dhe veneroni cfare perfundimi kane pasur pergenjeshtaret
Verse 138 — Surah Al-Imran 3:138
Ky eshte sqarimi per tere njerezit dhe udherrefim e keshille per te devotshmit
Verse 139 — Surah Al-Imran 3:139
Dhe mos ligshtoheni e as mos u pikelloni. Ju jeni me te lartit nese jeni besimtare
Verse 140 — Surah Al-Imran 3:140
Nese ju behet ndonje varre, ani, se tere popullin e ka goditur varre e tille. Ditet e atilla i nderrojme ndermjet njerezve, per t’i dalluar All-llahu ata qe besojne dhe te zgjedhe prej jush disa heronj. All-llahu nuk i don mizoret
Verse 141 — Surah Al-Imran 3:141
Qe t’i pastroje All-llahu besimtaret dhe t’i shkaterroje mosbesimtaret
Verse 142 — Surah Al-Imran 3:142
A po mendoni se do te hyni ne xhennet e All-llahu te mos e dije se cilet prej jush kane bere lufte dhe jane te durueshem
Verse 143 — Surah Al-Imran 3:143
Por ju patet deshiruar vdekjen perpara se te ballafaqoheni me te, ja, e keni pare me syte tuaj
Verse 144 — Surah Al-Imran 3:144
Muhammedi eshte vetem profet. Edhe perpara tij ka pasur profete. Sikur te vdiste ai apo vritej, a do te ktheheshit gjurmeve te juaja? Kush kthehet gjurmeve te veta nuk i ben asgje dem All-llahut, e All-llahu do t’i shperbleje mirenjohesit
Verse 145 — Surah Al-Imran 3:145
Asnje nuk vdes pa vullnetin e All-llahut ne momentin e caktuar. Kush deshiron shperblim ne kete bote do t’ia japim, por edhe kush deshiron shperblim ne boten tjeter do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirenjohesit do t’i shperblejme
Verse 146 — Surah Al-Imran 3:146
Sa e sa profete ka pasur bashke me te cilet kane luftuar shume besimtare te sinqerte dhe nuk jane fshehur nga te papriturat qe i godisnin ne rruge te All-llahut, dhe nuk jane dobesuar e as qe jane dorezuar. Edhe All-llahu i don durimtaret
Verse 147 — Surah Al-Imran 3:147
Ata nuk kishin tjeter fjale, vetem thoshin: “O Zoti yne, na fal gabimet tona dhe leshimet ne ceshtjet tona, dhe forcona kembet tona, dhe ndihmona kunder popullit mosbesimtar”
Verse 148 — Surah Al-Imran 3:148
Dhe All-llahu ua dha shperblimin ne kete bote, dhe shperblimin me te mire ne boten tjeter. All-llahu i done punemiret
Verse 149 — Surah Al-Imran 3:149
O besimtare, nese u nenshtroheni atyre qe nuk besojne do t’ju kthejne gjurmeve tuaja dhe do te jeni te humbur
Verse 150 — Surah Al-Imran 3:150
Se vetem All-llahu eshte mbrojtes i juaj dhe ai eshte ndihmesi me i mire
Verse 151 — Surah Al-Imran 3:151
Ne do te fusim tmerrin ne zemrat e atyre qe nuk besojne, ngase All-llahut i bejne shok, per cka Ai asgje nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do te jete xhehennemi. Po sa strofull e keqe eshte per mizoret
Verse 152 — Surah Al-Imran 3:152
All-llahu e ka plotesuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqte pa meshire, derisa kur deshtuat dhe filluat te diskutoni rreth pozites tuaj dhe treguat mosdegjueshmeri, pasi qe ua pat treguar ate qe e simpatizoni, disa prej jush deshirojne kete bote e disa te tjere boten tjeter. Atehere, Ai per t’iu sprovuar beri qe te pervidheni para syve te tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka miresi te madhe ndaj besimtareve
Verse 153 — Surah Al-Imran 3:153
Kur u terhoqet pa vu re aske, e Profeti therriste pas jush, dhe All-llahu ua pagoi deshprimin me deshprim, qe te mos ju vije keq per ate cka ju ka kaluar dhe per ate cka ju pat goditur. All-llahu eshte i informuar se cka po punoni
Verse 154 — Surah Al-Imran 3:154
Pastaj, pas deshperimit ju leshoi qetesine absolute, te pergjumshme, ashtu qe disa prej jush i mori gjumi, kurse nje grup tjeter kujdeseshin vetem per vete, duke menduar per All-llahun gjera qe nuk jane te verteta, si mendime te paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne dicka nga ceshtja e premtuar”? Thuaj: “Te gjitha ceshtjet jane ne dore te All-llahut”. Ata fshehin ne vete ate cka nuk ta tregojne ty. Thone: “Sikur te pyeteshin per cfaredo qofte nuk do te ishim vrare ketu”. Thuaj: “Edhe sikur te ishit ne shtepite tuaja, prapeseprae ata te cilet e kane te caktuar te vriten, do te dilnin ne pozitat e tyre, ne menyre qe All-llahu ta provonte ate se cka keni ne kraheroret tuaj dhe per te hulumtuar se c’keni ne zemra, All-llahu e di c’mbajne kraheroret
Verse 155 — Surah Al-Imran 3:155
Ata, nga mesi juaj, te cilet kane kthyer shpinen ate dite kur jane kacafytyr dy grupe, me te vertete djalli i ka shtyre te rreshqasin per shkak te asaj qe e kane bere me pare. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu fale, - eshte i bute
Verse 156 — Surah Al-Imran 3:156
O besimtare, mos beheni sikur mosbesimtaret, te cilet flasin per vellezerit e vet kur shkojne ne rruge te largeta ose jane ne beteje “Po te rrinin me ne, nuk do te ishin vrare”. Le t’ua beje All-llahu ate mjerim ne zemrat e tyre, All-llahu ngjalle dhe i vdes. All-llahu i sheh te tera se c’po beni
Verse 157 — Surah Al-Imran 3:157
Edhe nese ju vriteni ose vdisni per hire te All-llahut, falja dhe meshira e All-llahut jane, me siguri, me te mira se ajo qe mbledhin ata
Verse 158 — Surah Al-Imran 3:158
Qofte te vdisni apo te vriteni, tek All-llahu me siguri do te mblidheni
Verse 159 — Surah Al-Imran 3:159
Ti je i bute ndaj atyre vetem nga meshira e All-llahut, por sikur te ishe i ashper dhe hijerende do te iknin prej rrethit tend. Prandaj faljau dhe lutu te jene te falur dhe konsultohu me ata ne pune. E kur te vendosish, atehere mbeshtetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata te cilet mbeshteten tek Ai
Verse 160 — Surah Al-Imran 3:160
Nese ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhte, por nese Ai ju le pa perkrahje, kush eshte ai i cili mundet te ju ndihmoje, pervec Atij? Andaj besimtaret le te mbeshteten vetem tek All-llahu
Verse 161 — Surah Al-Imran 3:161
Nuk eshte e vertete se tradhton Profeti! E kush tradhton, ne diten e kijametit tradhtine do ta sjelle dhe atehere do t’i jepet secilit ajo qe e ka mereituar, askush nuk do te jete i demtuar
Verse 162 — Surah Al-Imran 3:162
A eshte valle njesoj ai i cili pason simpatine e All-llahut me ate i cili ka ngarkuar mbi vete hidherimin e All-llahut dhe qe ka vendbanimin ne xhehennem? Sa vend i tmerrshem eshte ai
Verse 163 — Surah Al-Imran 3:163
Ata jane te klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mire se c’po bejne
Verse 164 — Surah Al-Imran 3:164
Me te vertete All-llahu u ka afruar miresi besimtareve pasi qe nga mesi i tyre ua dergoi nje profet, per t’ua lexuar ajetet e Tij, qe t’i plotesoje dhe t’ua mesoje Librin dhe urtesine, anipse me pare kane qene krejtesisht te humbur
Verse 165 — Surah Al-Imran 3:165
A kur ju goditi fatkeqesia, e ashtu sikur ajo ju i goditet dyfish, po thuani: “Crej nga tash kjo?” Thuaj: “Ajo eshte nga vete ju”. All-llahu njemend ka mundesi per cdo send
Verse 166 — Surah Al-Imran 3:166
Ajo qe u goditi ate dite kur u kacafyten dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, per t’i njohur besimtaret e vertete
Verse 167 — Surah Al-Imran 3:167
dhe per t’i njohur kush jane dyfytyreshat, dhe u tha: “Ejani, luftoni per hire te All-llahut, sepse me goje te vet kane thene ate cka nuk e kane pasur ne zemrat e tyre, por All-llahu e di me se miri se cka po fshehin
Verse 168 — Surah Al-Imran 3:168
Ata, te cilet kane thene per vellezerit e tyre, duke ndejur anash, “Po te na degjonin nuk do te vriteshin”, thuaju: “Ndalne pra ju vdekjen, nese flisni te verteten”
Verse 169 — Surah Al-Imran 3:169
Kurrsesi mos i llogarit te vdekur ata, t e cilet jane vrare ne rruge te All-llahut! Jo, ata jane te gjalle te Zoti i tyre dhe te furnizuar
Verse 170 — Surah Al-Imran 3:170
Te gezuar per ate cka u ka dhene All-llahu nga miresia e vet dhe gezohen per ate cka kane lene pas, per te cilet nuk ka aspak frike dhe te cilet nuk do te pikellohe
Verse 171 — Surah Al-Imran 3:171
Gezohen per dhuntine e All-llahut dhe miresine edhe asaj qe All-llahu nuk e humb shperblimin e besimtareve
Verse 172 — Surah Al-Imran 3:172
Te cilet iu pergjigjen All-llahut dhe Profetit edhe pasi moren plage, ata nga mesi i tyre, te cilet bene mire dhe u ruajten, i pret shperblim i madh
Verse 173 — Surah Al-Imran 3:173
Atyre te cileve, kur u thane njerezit “po tubohen njerezit per shkak tuajin, kini friken”, kjo ua forcoi besimin dhe thane “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zoteri i mire eshte Ai”
Verse 174 — Surah Al-Imran 3:174
Dhe u kthyen te mbuluar me plot miresi te All-llahut. Nuk i goditi kurrfare e keqe dhe pasuan kenaqesine e All-llahut. All-llahu eshte i mire pa mase
Verse 175 — Surah Al-Imran 3:175
Juve ju ka frikesuar vetem djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikesoni atyre, frikesohmuni mua, nese jeni besimtare
Verse 176 — Surah Al-Imran 3:176
Mos te te bejne merak ata te cilet shpejtojne per ne mosbesim, ata aspak nuk i bejne dem All-llahut. All-llahu nuk deshiron t’u jape atyre kurrfare shperblimi ne ate bote, dhe ata i pret denim i madh
Verse 177 — Surah Al-Imran 3:177
Ata te cilet kane blere mosbesimin per besim, All-llahut nuk i bejne kurrnje dem, por i pret denim i dhembshem
Verse 178 — Surah Al-Imran 3:178
Kurrsesi le te mos mendojne mosbesimtaret se eshte mire per ata ajo qe u japim jete te gjate. Ne ua zgjasim atyre per t’u zhytur sa me shume ne mekate. Ata i pret denim i turpshem
Verse 179 — Surah Al-Imran 3:179
All-llahu nuk do t’i leje te perzier besimtaret me dyftyreshat, por do t’i ndaj te keqen nga e mira. All-llahu nuk do t’ua zbuloje ate cka eshte e fshehur, por ai per kete zgjedh ke te doje nga te deleguarit e vet, prandaj besoni All-llahut dhe profeteve te tij, e nese besoni dhe i frikesoheni All-llahut, ju pret shperblim i madh
Verse 180 — Surah Al-Imran 3:180
Ata qe bejne koprraci me ate cka ua ka dhene All-llahu nga pasurite e veta, kurrsesi le te mos mendojne se ajo eshte mire per ata, jo, ajo eshte e keqe per ata. Ne diten e kijametit do t’u varen ne qafe ajo qe e kane kursyer, dhe All-llahu do te trashegoje qiejt dhe token. All-llahu eshte i informuar per ate cka po beni
Verse 181 — Surah Al-Imran 3:181
All-llahu i degjoi fjalet e atyre qe thane: “All-llahu eshte i varfer e ne jemi te pasur”. Ne do te shenojme ate c’kane thene, edhe mbytjen e profeterve nga ana e tyre pa asnje faj, dhe do t’u themei: “Shijone denimin ne zjarr
Verse 182 — Surah Al-Imran 3:182
Per shkak te veprave te duarve tuaja”! Kurse All-llahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te vet
Verse 183 — Surah Al-Imran 3:183
Te cilet thone: “Zoti na ka urdheruar te mos i besojme asnje profeti para se te sjelle nje kurban, te cilin do ta gelltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe perpara meje profetet ju kane sjelle argumente te qarta, dhe ate cka po flisni, e pse pra i keni vrare, ne qofte se keni qene te sinqerte?”
Verse 184 — Surah Al-Imran 3:184
Por nese edhe ty te injorojne, ani, edhe perpara teje jane injoruar profetet te cilet u kane sjellur argumente te qarta, broshura dhe Librin e shendritshem
Verse 185 — Surah Al-Imran 3:185
Cdo qenie e gjalle do te shijoje vdekjen! Dhe vetem ne diten e kijametit do te fitoni ne teresi pagat tuaja. Kush do te jete i larguar nga zjarri dhe i futur ne xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta ne kete bote nuk eshte asgje tjeter vecse kenaqesi mashtruese
Verse 186 — Surah Al-Imran 3:186
Ju me siguri do te sprovoheni ne pasurite tuaja dhe me vetveten, dhe do te degjoni me te vertete shume ofendime prej atyre te cileve u eshte dhene Libri perpara jush, si edhe nga politeistet. Prandaj nese qendroni dhe i frikesoheni All-llahut, ani, kjo eshte ceshtje vendimtare
Verse 187 — Surah Al-Imran 3:187
Dhe kur All-llahu e mori besen prej atyre te cileve u eshte dhene Libri, me siguri do t’ua sqarojne njerezve dhe nga ai nuk do te fshehin asgje, ata pastaj e lane kete pas shpine (Librin) dhe paten blere me te dicka qe vlen fort pak. Sa e keqe eshte ajo cka kane blere ata
Verse 188 — Surah Al-Imran 3:188
Kurrsesi mos mendo se ata qe po i gezohen asaj qe bejne dhe te cileve u vjen mire te jene te lavderuar dhe per ate cka nuk e kane bere – assesi mos mendo se do te shpetojne nga denimi; ata i pret denim i rende
Verse 189 — Surah Al-Imran 3:189
Vetem All-llahut i takon pushteti ne qiej dhe ne toke dhe vetem All-llahu ka mundesi per cdo send
Verse 190 — Surah Al-Imran 3:190
Ne krijimin e qiejve dhe te tokes, edhe ne nderrimin e nates e te dites ka me te vertete argumente per ata qe kane mend
Verse 191 — Surah Al-Imran 3:191
Per ata te cilet e permendin All-llahun ne kembe, edhe ulur, edhe rate dhe mendojne thelle per krijimin e qiejve dhe te tokes “O Zoti yne, Ti nuk e ke krijuar kete me kot; qofsh lartesuar! Dhe ruana prej denimit te zjarrit”
Verse 192 — Surah Al-Imran 3:192
O Zoti yne, ate te cilin ti do ta fusish ne zjarr, ate e ke turperuar. Per mizoret nuk ka asnje ndihmes
Verse 193 — Surah Al-Imran 3:193
O Zoti yne, ne degjuam nje profet i cili na therriste ne besim, “Besoni Zotit tuaj!” Dhe en besuam. O Zoti yne, na fal mekatet tona, mbuloi veprat tona te keqia dhe bena te vdesim me ata te miret
Verse 194 — Surah Al-Imran 3:194
O Zoti yne, na jep ate qe na ke premtuar me ane te profeteve tu dhe mos na pikello ne diten e kijametit! Ti me siguri e zbaton premtimin tend”
Verse 195 — Surah Al-Imran 3:195
Dhe Zoti i tyre iu pergjegj: “Asnje punetori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qofte mashkull apo femer – ju jeni njeri nga tjetri. Atyre, te cilet shperngulen dhe jane te ndjekur nga shtepite e veta, dhe te cilet perjetojne mundime per hire timin dhe qe do te luftojne e vriten, gjithesesi do t’ua mbuloje veprat e tyre te keqia dhe pa dyshim do t’i fuse ne xhenet ku do te rrjedhin lumenj, si shperblim nga All-llahu”. – Vetem tek All-llahu eshte shperblimi me i mire
Verse 196 — Surah Al-Imran 3:196
Ne asnje menyre le te mos mashtroje bredhja neper bote e atyre te cilet nuk besojne
Verse 197 — Surah Al-Imran 3:197
Nje kenaqesi e shkurter, e pastaj vendbanimi i tyre eshte xhehennemi. Sa vend i keq eshte ai
Verse 198 — Surah Al-Imran 3:198
Kurse ata qe i frikesohen Zotit te vet i presin xhennete ku do te rrjedhin lumenj, e ku do te qendrojne pergjithmone. Ashtu do te jete miresi e All-llahut. Nderkaq ajo qe eshte tek All-llahu me e mire, eshte per besimtaret, per te miret
Verse 199 — Surah Al-Imran 3:199
Ka edhe ithtare te Librit qe i besojne All-llahut edhe asaj qe u eshte shpallur juve edhe asaj qe u eshte shpallur atyre, me bindje te thelle. Nuk i shesin fjalet e All-llahut per kurrgjesend, ata e kane shperblimin te Zoti i tyre. All-llahu eshte njemend llogarishpejte
Verse 200 — Surah Al-Imran 3:200
O besimtare, kini durim dhe jeni te qendrueshem, mbahuni dhe frikesohuni All-llahut qe te jeni te shpetuar