Back to Languages
Albanian - Chapter 40
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
Ha Mim
Verse 2
Shpallje e Librit eshte nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi
Verse 3
I cili fal mekatin dhe pranon pendimin, i cili denon rend dhe posedon miresi; nuk ka tjeter Zot pervec Atij. Te Ai eshte kthimi
Verse 4
Mbi argumentet e All-llahut diskutojne vetem ata qe i mohojne, pra aty assesi mos te mashtrojne bredhjet e tyre neper bote
Verse 5
Pergenjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatet pas tyre. Secili popull eshte perpjekur qe ta rrembeje profetin e vet dhe eshte munduar qe me genjeshtra te heshtin te verteten, prandaj une e kam denuar, ani me cfare denimi se
Verse 6
Dhe ashtu do te zbatohet fjala e Zotit tend kunder atyre qe mohojne, se ata jane banore te zjarrit
Verse 7
Ata (engjujt) te cilet mbajne arshin edhe ata qe jane rreth tij lartesojne dhe lavderojne Zotin e vet, i besojne Atij dhe e lusin t’i fale besimtaret. “O, Zoti yne, Ti perthekon cdo gje me meshiren dhe dijenin tende; prandaj fali ata, te cilet jane penduar dhe shkojne rruges tende, dhe ruaji nga denimi i zjarrit”
Verse 8
O, Zoti yne, shpiej ata ne kopshte te Adnit qe ua ke premtuar edhe kush ka qene i mire nga prinderit e tyre, grate e tyre edhe pasardhesit e tyre. Ti je, me te vertete, i forte i urte
Verse 9
Dhe ruaji prej veprave te keqia, sepse, ate qe ate dite Ti e ke ruajtur nga veprat e keqia, Ti e ke meshiruar, e ajo eshte njemend sukses i madh!”
Verse 10
Atyre qe mohojne, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut eshte, vertete, me e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirret ne besim, por ju mohuat”
Verse 11
“O, Zoti yne, - do te thone ata: - dy here na ke vdekur e dy here na ke ngjallur, ne pranojme mekatet tona, por a ka ndonje rrugedalje?”
Verse 12
“Ajo eshte per shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetem, ju keni mohuar, e nese i behej atij shok, i keni besuar, por vendimi eshte ne duar te All-llahut te lartmadherishmit”
Verse 13
Ai eshte i cili tregon argumentet e veta dhe ju leshon furnizim nga qielli, por mesim merr vetem ai qe i drejtohet atij
Verse 14
Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet ne fene e tij, edhe pse mosbesimtareve nuk u pelqen
Verse 15
Ne shkalle te larte, sundues i gjithesise, shpalle fjalet e veta kujt te doje nga njerezit e vet t’u terheqe verejtjen per Diten e Takimit
Verse 16
Ne diten kur ata do te paraqiten, kur per All-llahun nuk ka asgje sekrete lidhur me ata; i kujt eshte pushteti sot? I All-llahut, te vetmit fuqiplote
Verse 17
Sot do te shperblehet secili sipas merites. Sot nuk ka padrejtesi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt
Verse 18
Dhe terhiqjau verejtjen per diten e aferme kur t’u vijne zemrat ne fyt per mosbesimtaret nuk ka mik as ndermjetesues qe perfillet
Verse 19
Ai e di c’fshehin syte mashtrues dhe c’fshehin kraheroret
Verse 20
All-llahu gjykon me drejtesi, kurse ata te cileve u falen, ne vend te All-llahut, nuk gjykojne me asgje. Pa dyshim All-llahu eshte ai qe degjon dhe sheh cdo gje
Verse 21
A nuk ecin neper toke e te shohin si kane perfunduar ata perpara atyre? Ata kane qene me te forte se keta dhe kane lene permendore ne toke, por All-llahu i denoi ata per shkak te mekateve te tyre dhe nuk pat kush t’i mbroje nga denimi i All-llahut
Verse 22
Ajo (i gjet) per shkak se mohuan argumentet e qarta, te cilat te derguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i perfshiu me denim. Ai eshte, me te vertete, i forte, denimkeq
Verse 23
Ne Musaun e kemi derguar me mrekullite tona dhe argumente te qarta
Verse 24
Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thane: “Eshte magjistar dhe rrenacak”
Verse 25
Por kur ua solli ai te verteten nga ana jone, thane: “Vrisni djemte atyre te cilet besojne atij dhe lini te jetojne femrat e tyre!” Por dredhite e mosbesimtareve shpiejne vetem ne humbje
Verse 26
Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le te therras Zotin e vet: Une kam frike se po ua nderron fene tuaj ose po shkakton turbullira ne toke”
Verse 27
Kurse Musa tha: “Une lus Zotin tim dhe Zotin tuaj te me mbroje prej cfaredo mendjemadhi qe nuk beson ne diten kur jepet llogari!”
Verse 28
Por nje njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehte besimin e vet, tha: “A vetem perse po thote Zoti im eshte All-llahu, ta mbytni njeriun! Ate qe u ka sjelle argumente te qarta nga Zoti juaj? Nese eshte rrenacak, rrena e tij eshte kunder atij, por nese flet te verteten, atehere do t’u godis, te pakten dicka prej asaj qe premton. All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte ate qe e tepron me genjeshtra
Verse 29
O populli im, sot juve ju takon pushteti ne toke, haptazi por kush do te na mbroje prej denimit te All-llahut, nese na perfshine? Ndersa Faraoni tha: “Ju tregoj vetem ate qe shoh dhe nuk ju shpie ne tjeter rruge vecse ne rruge te drejte”
Verse 30
Ndersa ai besimtari tha: “O populli im, une, njemend, frikesohem per ju mos ju ndodhi edhe juve dicka si popujt e meparshem
Verse 31
Sikur rasti me popullin e Nuhit, me Ad dhe Themud edhe me ata pas tyre. Porse All-llahu nuk ua deshiron te keqen njerezve
Verse 32
O populli im, frikesohem per ju ne diten kur thirrni njeri-tjetrin
Verse 33
Ate dite, kur do te zmbrapseni, nuk do te keni mbrojtes prej All-llahut. Ke e le All-llahu ne humbje s’e drejton kush dot”
Verse 34
Edhe Jusufi, qysh me heret, u ka sjelle ajete te qarta, porse ju vazhdimisht keni dyshuar ne ate qe u ka sjelle. Por kur vdiq ai, thate: “All-llahu me nuk do te dergoje pas atij profet”. Ja, ashtu All-llahu e le te humbur ate qe e tepron dhe dyshon
Verse 35
Ata, te cilet polemizojne per argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnje argument. Kjo eshte nencmim i madh te All-llahu dhe te ata qe besojne. Ashtu All-llahu vulos zemrat e cdo arroganti perbuzes”
Verse 36
“O Haman, - tha Faraoni, - ndertoma nje pyrg, ndoshta po arrije te gjeje rruget
Verse 37
Rruget e qiellit, dhe te ngjitem te Zoti i Musaut, sepse une, njemend, konsideoj se eshte rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i jane dukur te mira veprat e veta te keqia dhe i eshte shmangur rruges, dhe dredhia e Faraonit eshte vetem shkaterrim
Verse 38
Kurse ai besimtari tha: “O populli im, me pasoni mua t’iu drejtoj ne rruge te drejte
Verse 39
O populli im, me te vertete kjo jete eshte vetem nje kenaqesi, kurse bota tjeter, ajo eshte shtepi e perhershme
Verse 40
Kush ben keq do te denohet vetem sipas asaj qe ka bere, e kush bene mire – qofte mashkull apo femer dhe eshte besimtar, ata hyjne ne xhennet, dhe aty do te furnizohen pa kufizim
Verse 41
O populli im, c’eshte me mua, iu therras t’iu shpetoje e ju me thirni ne zjarr
Verse 42
Me therrisni te mohoj All-llahun dhe t’i bej shok, per cka une kurrgje nuk di, kurse une ju ftoj te i forti qe fal shume
Verse 43
Nuk ka fare dyshim se ai, per ku me therrisni mua, nuk u pergjigjet as ne kete bote e as ne boten tjeter; dhe ne do te kthehemi tek All-llahu, kurse ata qe e teprojne jane banore te zjarrit
Verse 44
Juve do t’iu kujtohet se cka ju them, kurse une ceshtjen time ia le All-llahut. All-llahu, me te vertete, i sheh njerezit”
Verse 45
Dhe All-llahu e ruajti nga te keqiat dhe kurthat e tyre, kurse familjen e Faraonit e goditi kob i zi
Verse 46
Zjarri qe i ekspozohet ne mengjes dhe ne mbremje, e kur te vije momenti: “Shtine familjen e Faraonit ne vuajtje me te renda”
Verse 47
Dhe ne zjarr do te zihen. Ata qe kane qene te dobet, do t’u thone mendjemedhenjve: “Ne kemi ardhur pas jush, a mendoni vetem pak te na clironi nga zjarri?”
Verse 48
Ata qe kane bere mendjemadhesi thone: “Ne te gjithe jemi ne te, se All-llahu i ka gjykuar me te vertete roberit e vet”
Verse 49
Edhe ata te cilet jane ne zjarr, do t’u thone rojtareve te xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj te pakten nje dite te na e lehtesoje denimin”
Verse 50
Ata do t’u thone: “A nuk ju kane sjelle juve profetet tuaj argumente te qarta?” “Po”, do te pergjigjen. “utni, pra ju!” do te thone. Por lutja e mosbesimtareve eshte e kote
Verse 51
Ne gjithsesi do t’i ndihmojme profetet tane dhe ata qe kane besuar edhe ne kete jete edhe ate dite kur te ngrihen deshmitaret
Verse 52
Ate dite kur perdhunuesve nuk u ben dobi arsyetimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe vendbanimi me i keq
Verse 53
Ne Musaut i patem dhene udherrefimin, kurse izraeliteve u kemi lene trashegim Librin
Verse 54
Si udherrefyes dhe perkujtues per ata qe kane mend
Verse 55
Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut eshte i vertete, dhe kerko falje permekatet tua! Ndersa Zotin tend madheroje dhe lavderoje ne mbremje dhe ne mengjes
Verse 56
Ata te cilet polemizojne lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kane asnjefare kompetence, ne zemrat e tyre s’ka tjeter vecse arrogance qe nuk do t’i sjelle te qellimi, prandaj lute All-llahun per mbrojtje; Ai, me te vertete, degjon dhe sheh shume
Verse 57
Krijimi i qiejve dhe i tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por shumica e njerezve nuk e dine
Verse 58
Nuk jane njelloj i verbersi dhe ai qe sheh si dhe ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, dhe keqberesit. Ju fort pak merrni mesim
Verse 59
Kijameti gjithsesi do te vije, ne kete nuk ka dyshim, por prapeseprape shumica e njerezve nuk besojne
Verse 60
Zoti juaj ka thene: “Me therrisni t’iu pergjigjem! Ata, te cilet nga mendjemadhesia nukme adhurojne – do te hyjne ne xhehennem te poshteruar”
Verse 61
All-llahu eshte Ai, i cili ua ka bere naten qe te pushoni, kurse diten te shihni. All-llahu eshte shume i mire ndaj njerezve, por shumica sish nuk jane mirenjohes
Verse 62
Qe, Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, krijuesi i cdo sendi. Zot tjeter pervec Atij nuk ka, e pra ku po largoheni
Verse 63
Ashtu jane larguar ata te cilet kane mohuar ajetet e All-llahut
Verse 64
All-llahu eshte Ai qe ua ka bere token vendbanim, kurse qiellin kulm. Ju ka dhene formen, dhe formen tuaj e bene te mire dhe ju furnizon me te mira. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, dhe qofte bekuar All-llahu, Zot i boterave
Verse 65
Ai eshte i Gjalli, nuk ka Zot pervec atij, prandaj vetem atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fene. Qofte lavderuar All-llahu, Zot i boterave
Verse 66
Thuaj: “Me eshte e ndaluar te adhuroj ata qe ju u luteni ne vend te All-llahut. Per ate me kane ardhur argumente te qarta prej Zotit tim dhe me eshte urdheruar t’i dorezohem Zotit te boterave”
Verse 67
Ai eshte, i cili ju krijoi juve prej dheut, pastaj prej pikes se fares, mandej prej gjakut te trashur, pastaj lindni si foshnje dhe arrini kohen e pjekurise dhe arrini te plakeni. Disa prej jush vdesin me heret dhe te mberrini momentin e caktuar, ndoshta beheni te mencur
Verse 68
Ai eshte, i cili ngjall dhe vdes. Dhe, kur vendos dicka, vetem thote: “Behu”! dhe ajo behet
Verse 69
A nuk sheh si shmangen ata te cilet diskutojne per argumentet e All-llahut
Verse 70
Ata qe kane pergenjeshtruar Librin dhe ate me cka i kemi derguar profetet tane. Ata do ta dine
Verse 71
Kur t’u vihen atyre vargoj ne qafe dhe te terhiqen
Verse 72
Neper uje vale, e pastaj te digjen ne zjarr
Verse 73
Pastaj do t’u thuhet: “Ku jane ata qe u jeni falur
Verse 74
Ne vend te All-llahut?” “Na u humben syshe, - do te pergjigjen – por ne, me pare, nuk i jemi lutur kurkujt”. Ja, keshtu All-llahu i humb mosbesimtaret
Verse 75
Ajo eshte per shkak se ne toke gezoheshit pa asnjefare arsyeje dhe ishit te vrazhde
Verse 76
Hyni ne dyert e xhehenemit, aty do te mbeteni pergjithmone. Sa vendbanim i tmerrshem eshte per mendjemedhenjte
Verse 77
Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut eshte i vertete. Ty ne dash te tregojme dicka prej asaj qe u premtojme, ne dash ta marim me pare jeten, ata do te kthehen te Ne
Verse 78
Edhe para teje kemi derguar profete; per disa prej tyre kemi rrefyer e per disa nuk te kemi rrefyer. Dhe asnje profet nuk ka sjelle asnjefare mrekulli pa lejen e All-llahut. E kur t’u vije urdheri i All-llahut do te gjykohet me drejtesi dhe aty atehere do ta pesojne te keqinjte
Verse 79
All-llahu eshte ai i cili per ju ka krijuar kafshe, ne disa te hipni, kurse nga disa te hani
Verse 80
Ju prej tyre keni dobi dhe me ato realizoni nevoja te rendesishme per ju edhe me ata, por ju edhe me lundra udhetoni
Verse 81
Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve te All-llahut ju e mohoni
Verse 82
A nuk udhetojne neper toke e te shohin si kane perfunduar ata perpara atyre? Ata kane qene me shume se ata, edhe me te forte dhe me me ndikim ne toke, por kurrgje nuk u ndihmoi ajo qe paten fituar
Verse 83
Kur profetet e tyre u sollen argumente te qarta, ata iu gezuan dijenise se vet, dhe i goditi ajo me cka talleshin
Verse 84
Por kur ta perjetojne denimin tone atehere thone: “I kemi besuar All-llahut, te vetmit dhe heqim dore nga ajo qe kishim qene politeiste”
Verse 85
Porse besimi i tyre, kur te perjetojne denimin tone, nuk do t’u beje aspak dobi, sipas ligjit te All-llahut qe eshte aplikuar per roberit e tij, dhe atehere e pesojne mosbesimtaret