Back to Languages

    Albanian - Chapter 41

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Ha Mim

    Verse 2

    Shpallja eshte nga i Gjithmeshirshmi, Meshireploti

    Verse 3

    Libri, ajetet e te cilit jane shkoqitur ne Kur’an, ne gjuhen arabe, eshte per njerezit qe dine

    Verse 4

    Sihariq dhe verejtje, por prapeseprape shumica prej tyre ia kthyen shpinen. Ata nuk degjojne

    Verse 5

    “Zemrat tona – thone ata – jane te izoluara prej asaj qe na therret ti, dhe jemi te shurdher per ate, ndersa ndermjet nesh dhe teje ka nje grile (perde), por ti puno se edhe ne do te punojme”

    Verse 6

    Thuaj: “Une jam nje njeri sikurse edhe ju, qe me shpallet se Zoti juaj eshte vetem nje Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kerkoni falje! Mjere politeistet

    Verse 7

    Ata te cilet nuk japin zeqatin. Te gjithe ata nuk besojne ne boten tjeter

    Verse 8

    Ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, pa dyshim, shperblehen vazhdimisht”

    Verse 9

    Thuaj: “A, me te vertete, ju mohoni Ate i cili ka krijuar token per dy dite, madje i beni edhe shok?! Ai eshte Zot i boterave!”

    Verse 10

    Ai neper te, permbi, ka bere kodra te palevizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bere per kater dite – sqarim per ata qe pyesin

    Verse 11

    Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegulline, dhe i tha atij edhe tokes: “Qasuni me deshire a me dhune!” “Po qasemi me gjithe deshire”, thane ata te dy

    Verse 12

    Dhe i krijoi per dy dite shtate qiej, dhe u shpalli se cka do te gjendet ne secilin qiell. Kurse qiellin me te afert e zbukuruam me yje te shkelqyeshem dhe mbrojtje. Ai eshte ligj i te Fortit te Gjithdijshmit

    Verse 13

    Dhe ne qofte se kthejne shpinen, thuaju! “U terheq verejtjen me nje vetetime, si vetetima e Adit dhe Themudit

    Verse 14

    Kur u vinin profetet nga te gjitha anet “Mos adhuroni aske perpos All-llahut!” “Po te kish dashur Zoti yne – thone ata – ai do t’i dergonte engjujt, ne nuk besojme ne ate qe dergon permes teje”

    Verse 15

    Ad u rrit mendesh ne toke pa te drejte dhe thane: “Kush eshte me i forte se ne?” A nuk e kane pare se All-llahu, i cili i ka krijuar, eshte me i forte se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan

    Verse 16

    Prandaj, ne derguam kunder tyre eren e akullt, ne ditet e fatkeqesise qe ta shijojne vuajtjen e turpshme qysh ne kete bote, kurse vuajtja ne boten tjeter do te jete, me siguri, me e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmoje

    Verse 17

    Edhe Themudin e drejtuam ne rruge te drejte, por ata e deshten me shume verberine, perkunder rruges se drejte, prandaj i perfshiu rremuja e denimit te turpshem, sipas asaj qe e kishin fituar

    Verse 18

    Por i shpetuam ata te cilet kane besuar dhe jane ruajtur

    Verse 19

    Ndersa, ate dite, kur armiqte e All-llahut do te mblidhen ne zjarr, ata do te frenohen

    Verse 20

    Qe te vijne aty e te deshmojne kunder tyre: veshet e tyre, syte e tyre edhe lekuret e tyre per ate se c’kane punuar

    Verse 21

    “Pse deshmuat kunder nesh”? do t’u thone lekureve te veta. Ata do te pergjegjen: “All-llahu i cili i ka dhene aftesi per te folur cdo sendi, edhe neve na ka bere qe te flasim. Ai iu krijoi edhe juve heren e pare dhe te Ai po ktheheni

    Verse 22

    Ju nuk keni mundur te fshiheni qe te mos deshmojne kunder jush veshet e tuaj dhe syte tyaj, si edhe lekuret tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do te dije per shume gjera qe i keni bere

    Verse 23

    Dhe ai mendim i juaji, qe keni menduar per Zotin tuaj, u ka shkaterruar dhe tani jeni nga te humburit”

    Verse 24

    Pra, nese qendrojne, vendbanimi i tyre eshte zjarri por nese kerkojne meshire, kerkesa e tyre nuk merret parasysh

    Verse 25

    (Ne u kemi imponuar shoke qe ua kane zbukuruar te tashmen dhe te pastajshmen, dhe ndaj atyre eshte zbatuar fjala per denim) per popujt, exhinet dhe njerezit, te cilet kane qene para atyre. Me te vertete ata jane te humbur

    Verse 26

    Ata qe nuk besojne, thone: “Mos e degjoni kete Kur’an por beni zhurme, ndoshta e mposhtni!”

    Verse 27

    Prandaj ne gjithsesi do te bejme qe mosbesimtaret te shijojne denim te tmerrshem dhe do t’i shperblejme me me te keqen qe e kane bere

    Verse 28

    Ai eshte shperblim i armiqve te All-llahut, zjarri. Ata do te kene aty shtepine e perhershme, si shperblim qe i kane mohuar argumentet tona

    Verse 29

    Kurse mosbesimtaret do te thone: “O Zoti yne, na i trego ata dy, nga njerezit dhe exhinet qe na kane humbur, t’i veme nen kembet tona, le te jene nga me te poshterit”

    Verse 30

    Atyre qe thone: “Zoti yne eshte All-llahu”, e pastaj qendrojne ne kete, u vijne engjujt: “Mos u frikesoni dhe mos u pikelloni, por gezohuni xhennetit qe u eshte premtuar

    Verse 31

    Ne jemi miqte tuaj ne jeten e kesaj bote edhe ne boten tjeter. Atje do te keni tere ato qe deshirojne shpirterat tuaj dhe cdo send qe te kerkoni

    Verse 32

    Si qerasje nga ai i cili fal dhe eshte meshireplote”

    Verse 33

    Po kush flet me bukur se ai i cili te therret tek All-llahu, ben vepra te mira dhe thote: “Une jam me te vertete musliman”

    Verse 34

    E mira dhe e keqja nuk jane njelloj. Te keqen ktheje me te mie, andaj armiku yt menjehere do te behet mik i sinqerte

    Verse 35

    Ate nuk mund ta arrije tjeter vecse durimtaret, dhe ate nuk mund ta arrije tjeter vecse ai qe ka shume fat

    Verse 36

    Dhe nese djalli fillon te te mashtroje, ti kerko mbeshtetje tek All-llahu, sepse Ai njemend degjon dhe sheh shume

    Verse 37

    Njeri nga argumentet e Tij jane nata dhe dita, edhe dielli dhe hena, mos beni sexhde as para Diellit as para Henes, por bini ne sexhde per All-llahun, i cili i krijoi ata, nese deshironi qe vetem Ate ta adhuroni

    Verse 38

    Por nese bene mendjemadhesi, ani! Ata, te cilet jane te Zoti yt (engjujt), lavderojne naten dhe diten dhe nuk lodhen

    Verse 39

    Nje nga argumentet e Tij shte edhe ai qe ti sheh token e thare, por kur ne te leshojme shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai qe e ngjalle ate do t’i ngjalle me siguri edhe te vdekurit, sepse Ai eshte i gjithfuqishem per cdo gje

    Verse 40

    Ata te cilet i shtremberojne argumentet tona, nuk do te na fshihen. A do te jete me mire ai qe te hudhet ne zjarr apo ai i cili ne Diten e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni cka te doni, Ai pa dyshim sheh se cka punoni

    Verse 41

    Ata qe e mohuan Kur’anin, pasi qe u pat ardhur, e ai eshte me te vertete liber i dashur

    Verse 42

    Qe nuk i vjen genjeshter nga asnje ane, eshte shpallje nga nje i Urte i Lavdishem

    Verse 43

    Ty nuk do te thuhet asgje qe nuk u eshte thene profeteve perpara teje. Zoti yt njemend fal, por edhe ndeshkon keq

    Verse 44

    Dhe sikur ta benim Kur’anin ne gjuhen e huaj, ata me siguri do te thonin: “Te kishin qene ajetet e tij te shpjeguar”. A gjuhe e huaj, e ai vete arab, a?! thuaj: “Ai eshte per besimtaret udhezim dhe bar”. Kurse ata qe nuk besojne – jane te shurdher e te verber, ata sikur thirren nga nje vend i larget

    Verse 45

    Edhe Musaut i patem dhene liber, por e kundershtuan. Po sikur te mos ishte fjala e meparshme e Zotit tend, me keta do te ishte puna e kryer, sepse ata shume dyshojne ne te

    Verse 46

    Kush ben mire, e ben per vete, e nese ben keq, e ben kunder vetes. Mirepo, Zoti yt nuk eshte i padrejte ndaj njerezve

    Verse 47

    Vetem ai e di se kur do te behet shkaterrimi i botes. As frytet nuk dalin nga syza e lules se vet dhe asnje femer nuk mbarset dhe nuk lind e ai te mos e dije. Kurse ne diten kur ai therret e thote: “Ku jane shoket e mi?” – thone: “Te njoftojme se ne kete nuk e deshmojme”

    Verse 48

    Dhe u humben ata te cileve me pare u jane falur, por e dine se askund nuk mund te shmangen

    Verse 49

    Njeriut nuk i vjen veshtire te lutet per mire, por kur e godet e keqja atehere zhgenjehet dhe humb shpresen

    Verse 50

    Kur e bejme te shijoje meshiren Tone, pas fatkeqesise qe e godit, ai e pohon kategorikisht: “Kete e kam merituar edhe nuk mendoj se do te vije momenti i ringjalljes. Por, edhe nese kthehem te Zoti im, te ai kam vepra te mira”. Ndersa Ne do t’i lajmerojme me siguri ata qe kane mohuar se cka kane punuar dhe pa dyshim do t’i bejme te shijojne denim te rende

    Verse 51

    Kur i dhurojme njeriut dhuntine Tone, ai kthen shpinen, mirepo sapo e prek e keqja ai lutet shume gjate

    Verse 52

    Thuaj: “A e shihni? Nese eshte nga All-llahu e ju ate e mohoni, kush eshte ne humbje me te madhe se ai qe eshte ne kundershtim te thelle?”

    Verse 53

    Ne do t’u tregojme argumentet tona ne horizont si edhe ne vete ata, derisa t’u behet krejt e qarte se ai (Kur’ani) eshte i vertete. A nuk mjafton qe Zoti yt te jete per cdo send deshmitar

    Verse 54

    Kujdes! Ata dyshojne ne takimin me Zotin e tyre – ani. Ai ngerthen cdo send