Back to Languages

Albanian - Chapter 45 - Al-Jathiyah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jathiyah 45:1

Verse 2 — Surah Al-Jathiyah 45:2

Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti e i urti

Verse 3 — Surah Al-Jathiyah 45:3

Ne qiej dhe ne toke, me te vertete, ka argumente per besimtaret

Verse 4 — Surah Al-Jathiyah 45:4

Edhe ne te krijuarit tuaj dhe cka ka shperndare nga shtazet ka argumente per njerezit qe jane te bindur

Verse 5 — Surah Al-Jathiyah 45:5

Edhe ne nderrimin e dites dhe te nates dhe cka leshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve qe me ane te tij e ngjalle token, pasi te kete vdekur, si edhe nderrimi i ererave jane argumente per njerezit e mencur

Verse 6 — Surah Al-Jathiyah 45:6

Ato jane argumentet e All-llahut qe t’i kumtojme saktesisht. Po cilat fjale ata besojne ne mos fjalet e All-llahut dhe argumentet e tij

Verse 7 — Surah Al-Jathiyah 45:7

I mjeri cdo genjeshtar, mekatar

Verse 8 — Surah Al-Jathiyah 45:8

I degjon ajetet e All-llahut qe po i lexohen dhe prap mohon me mendjemadhesi sikur te mos i kete degjuar. Ate pergezoje me vuajtje te turpshme

Verse 9 — Surah Al-Jathiyah 45:9

Sepse kur meson per ndonje ajet tonin ai tallet. Te atillet i pret denimi poshterues

Verse 10 — Surah Al-Jathiyah 45:10

Perpara tyre eshte xhehennemi dhe nuk do t’u beje dobi ajo qe kane fituar e as ndihmesit, qe ata i kane marre ne vend te All-llahut. Ata i pret denim i madh

Verse 11 — Surah Al-Jathiyah 45:11

Ky eshte udhezim kurse ata qe i kane mohuar argumentet e Zotit te vet i pret denim i padurueshem

Verse 12 — Surah Al-Jathiyah 45:12

All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nenshtruar detin ne menyre qe neper te te lundrojne lundrat, te mundeni te kerkoni miresite e tij. Ndoshta jeni mirenjohes

Verse 13 — Surah Al-Jathiyah 45:13

Dhe ua ka nenshtruar cka ka ne qiej dhe ne toke. E tera eshte prej tij. Ne ket ka argumente per njerezit qe mendojne

Verse 14 — Surah Al-Jathiyah 45:14

Thuaj atyre qe besojne t’ua falin atyre te cilet nuk kane shprese ne ditet e All-llahut qe t’i shperbleje njerezit per ate qe kane bere

Verse 15 — Surah Al-Jathiyah 45:15

Kush ka bere mire, ka bere per vete, dhe kush ka bere keq, ka bere kunder vetes, por te Zoti juaj do te ktheheni

Verse 16 — Surah Al-Jathiyah 45:16

Izraeliteve u kemi dhene Liber, pushtet dhe pfoetesi dhe i patem furnizuar me ushqime te bukura, dhe i dalluam prej te gjithe popujve

Verse 17 — Surah Al-Jathiyah 45:17

Dhe u kemi dhene argumente te qarta per fene, mirepo ata u percane tek pasi u informuan, per shkak te zilise ndermjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje ne Diten E kijametit per ate rreth se ciles u konfrontuan

Verse 18 — Surah Al-Jathiyah 45:18

E pastaj te kemi bere ne fe, ne nje drejtim te caktuar, prandaj pasoje ate dhe mos paso epshet e atyre qe nuk dine

Verse 19 — Surah Al-Jathiyah 45:19

Ata assesi nuk munden te te mbrojne aspak te All-llahu. Mizoret jane mbrojtes te njeri-tjetrit, kurse All-llahu eshte mbrojtes i te devotshmeve

Verse 20 — Surah Al-Jathiyah 45:20

Ky eshte udherrefyes per njerezit dhe udhezim e meshire per ata qe jane te bindur

Verse 21 — Surah Al-Jathiyah 45:21

Ata qe bejne vepra te keqia e mendojne se do t’u bejme njelloj, sikur atyre, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, jeten si vdekjen? Po sa keq gjykojne

Verse 22 — Surah Al-Jathiyah 45:22

All-llahu i ka krijuar qiejt dhe token me urtesi dhe secili njeri do te shperblehet sipas asaj qe e ka fituar. Nuk do t’u behet aspak e padrejte

Verse 23 — Surah Al-Jathiyah 45:23

A e ke pare ate i cili e ka marre epshin e vet si zot te vetin, ate All-llahu, me dije, e ka lene te humbur dhe e ka vulosur zemren e tij, edhe veshet e tij, kurse para syve te tij ka vene nje grille. Kush do ta drejtoje ate ne rruge te drejte ne mos All-llahu? A nuk mendoni pak

Verse 24 — Surah Al-Jathiyah 45:24

Ekziston vetem jeta jone ne kete bote, vdesim dhe jetojme. Vetem koha na zhduke, thone ata. Porse ata mu kurrgje nuk dine per kete, ata vetem imagjinojne

Verse 25 — Surah Al-Jathiyah 45:25

Dhe kur u kumtohen ajetet Tona te qarta, e ata nuk kane asnje fakt, por vetem thone: “Sillni baballaret tane nesejeni te sinqerte!”

Verse 26 — Surah Al-Jathiyah 45:26

Thuaj: “All-llahu iu ngjalle juve, pastaj iu vdes, e pastaj ne Diten e gjykimit, do t’iu tuboje. Ne kete nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerezve nuk e dine

Verse 27 — Surah Al-Jathiyah 45:27

Pushteti ne qiej dhe ne toke eshte i All-llahut! Kurse ate dite, kur te vije kijameti genjeshtrat shkaterrohen

Verse 28 — Surah Al-Jathiyah 45:28

Dhe do te shohesh te gjithe popujt si gjunjezohen. Secili popull do te thirret sipas librit te vet: “Sot do te shperbleheni per ate qe keni bere!”

Verse 29 — Surah Al-Jathiyah 45:29

Ky liber yne do t’ua thote te verteten, ngase ne kemi kerkuar te shkruhet se c’keni punuar

Verse 30 — Surah Al-Jathiyah 45:30

Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira Zoti i tyre do t’i shpjer ne meshiren e vet. Ai eshte sukses i dukshem

Verse 31 — Surah Al-Jathiyah 45:31

Kurse ata qe kane mohuar: “A nuk u jane lexuar ajetet e mia, dhe ju te beni mendjemadhesi dhe ishit popull mosbesimtar

Verse 32 — Surah Al-Jathiyah 45:32

Kur eshte thene se premtimi i All-llahut eshte i vertete edhe per Diten e Kijametit, nuk ka dyshim, ju keni thene: “Ne nuk dime se c’eshte momenti i ringjalljes, ne vetem e marrim me mend, por nuk jemi te bindur”

Verse 33 — Surah Al-Jathiyah 45:33

Dhe do t’u tregohen te keqijat qe kane bere dhe do t’i perfshije ajo se ciles i jane tallur

Verse 34 — Surah Al-Jathiyah 45:34

Dhe do tu thuhet: “Sot do t’ju harrojme sic e keni harruar ju ballafaqimin tuaj me kete dite, dhe vendbanimi juaj do te jete zjarri, dhe ju nuk keni ndihmes

Verse 35 — Surah Al-Jathiyah 45:35

Per shkak se ajetet e All-llahut i keni marre per tallje dhe u ka genjyer jeta e kesaj bote”. Prandaj, sot nuk do te nxirren prej aty as do te kerkohet qe prej tyre te jete i kenaqur (All-llahu)

Verse 36 — Surah Al-Jathiyah 45:36

Pra, falenderimi eshte per All-llahun, Zot i qiejve dhe Zot i tokes, Zot i tere boterave

Verse 37 — Surah Al-Jathiyah 45:37

Atij i takon madheshtia ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i forte dhe i urte