Back to Languages

Albanian - Chapter 49 - Al-Hujurat

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hujurat 49:1

O besimtare, mos nxitoni (te vendosni) para All-llahut dhe Profetit te Tij, dhe frikesohuni All-llahut! All-llahu me te vertete degjon dhe eshte shume i dijshem

Verse 2 — Surah Al-Hujurat 49:2

O besimtare, mos ngritni zerin tuaj me lart se zeri i Profetit dhe me te mos bisedoni me ze te larte, sic bisedoni, me ze, njeri me tjetrin, qe te mos zhduken veprat tuaja e ju te mos e hetoni fare

Verse 3 — Surah Al-Hujurat 49:3

Ata qe ulin zerat e tyre para profetit te All-llahut – e ata jane, zemrat e te cileve All-llahu i ka kalitur ne devotshmeri – vertet i pret falja dhe shperblim i madh

Verse 4 — Surah Al-Hujurat 49:4

Ata qe te therrasin prapa dhomave, shumica prej tyre nuk jane te mencur (s’kane mendje per te kuptuar)

Verse 5 — Surah Al-Hujurat 49:5

Sikur ata te duronin deri sa ti te dilje vete, do te ishte me mire; megjithate All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

Verse 6 — Surah Al-Hujurat 49:6

O besimtare, nese ndonje njeri i pandershem u sjell ndonje lajm, sqarone mire, qe te mos e goditni (dike) nga padijenia e pastaj te pendoheni per shkak te asaj qe keni bere

Verse 7 — Surah Al-Hujurat 49:7

Dhe ta dini se ne mesin tuaj eshte Profeti i All-llahut. Po t’u degjonte juve, me te vertete, ne shume cka do t’ju rrezikonte; por All-llahu juve ju shtini simpati ndaj besimit dhe ua zbukuroi ne zemrat tuaja, kurse mosbesimin, mosdegjimin dhe mosmirenjohjen ua beri te urrejtura. Te atille jane ne rruge te drejte

Verse 8 — Surah Al-Hujurat 49:8

Me miresine dhe dhuntine e All-llahut, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

Verse 9 — Surah Al-Hujurat 49:9

Nese dy grupe besimtaresh bien ne kundershtim, pajtoni ata, e ne qofte se njeri nga ata, megjithate i ben dem tjetrit, atehere luftone ate (grup) i cili ka bere krime derisa t’u bindet normave te All-llahut. Nese binden, atehere pajtoni ata pa mbajtur anen e askujt, dhe jini te drejte! All-llahu njemend i do te drejtet

Verse 10 — Surah Al-Hujurat 49:10

Pa dyshim besimtaret jane vellezer, prandaj pajtoni dy vellezer tuaj dhe kini frike e ruajuni All-llahut, ndoshta u meshiron

Verse 11 — Surah Al-Hujurat 49:11

O besimtare, mos te tallen burrat njeri me tjetrin, mbase ata jane me te mire se keta; por as grate njera me tjetren, ndoshta ato jane me te mira se keto. Mos shkagoni vetveten dhe mos i ngjitni njeri-tjetrit llagape (te keqia)! Pas besimit eshte shume keq venia e lagapit te keq. Dhe ata qe nuk pendohen, ata jane mizore

Verse 12 — Surah Al-Hujurat 49:12

O besimtare, shmanguni nje mori parashikimesh! Disa parashikime, me te vertete jane mekat. Dhe mos spiunoni njeri-tjetrin e as mos pergojoni njeri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush te haje mishin e vellaut te vet te vdekur – ju ate e dini se eshte shume keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vertete, pranon pendimet dhe eshte shume i meshirshem

Verse 13 — Surah Al-Hujurat 49:13

O njerez, Ne ju kemi krijuar juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u kemi bere popuj e fise qe ta njihni njeri-tjetrin. Me fisniku tek All-llahu eshte ai i cili me se shumti i ruhet Atij; All-llahu, me te vertete, eshte shume i dijshem dhe i informuar mire

Verse 14 — Surah Al-Hujurat 49:14

Disa beduine thone: “Ne besojme!” thuaj: “Ju nuk besoni, por thuani: “Ne dorezohemi!” sepse akoma ne zemrat tuaja nuk ka hyre besimi. Por nese e degjoni All-llahun dhe Profetin e tij, Ai aspak nuk do t’ua zvogloje shperblimet per veprat tuaja. All-llahu, vertete, fal dhe eshte shume i meshirshem

Verse 15 — Surah Al-Hujurat 49:15

Besimtare jane vetem ata te cilet i besojne All-llahut dhe Profetit te Tij, e pastaj nuk dyshojne dhe luftojne per hire te All-llahut edhe me pasurine dhe me jeten e tyre. Ata jane te sinqerte

Verse 16 — Surah Al-Hujurat 49:16

Thuaj: “Valle a ju t’ia mesoni All-llahut fene tuaj, kurse All-llahu i di c’ka ne qiej dhe ne toke. All-llahu di cdo gje”

Verse 17 — Surah Al-Hujurat 49:17

Ata qe kane pranuar fene islame te shprehin miresi ty. Thuaj: “Mos me shprehni mua falenderim qe keni pranuar fene islame, perkundrazi All-llahu juve ju ka shperblyer me miresi, qe u ka udhezuar ne besim, nese jeni te sinqerte”

Verse 18 — Surah Al-Hujurat 49:18

All-llahu i di me siguri fshehtesite e qiejve dhe te tokes, dhe All-llahu sheh mire se cka punoni