O besimtare, mos nxitoni (te vendosni) para All-llahut dhe Profetit te Tij, dhe frikesohuni All-llahut! All-llahu me te vertete degjon dhe eshte shume i dijshem
O besimtare, mos ngritni zerin tuaj me lart se zeri i Profetit dhe me te mos bisedoni me ze te larte, sic bisedoni, me ze, njeri me tjetrin, qe te mos zhduken veprat tuaja e ju te mos e hetoni fare
Ata qe ulin zerat e tyre para profetit te All-llahut – e ata jane, zemrat e te cileve All-llahu i ka kalitur ne devotshmeri – vertet i pret falja dhe shperblim i madh
O besimtare, nese ndonje njeri i pandershem u sjell ndonje lajm, sqarone mire, qe te mos e goditni (dike) nga padijenia e pastaj te pendoheni per shkak te asaj qe keni bere
Dhe ta dini se ne mesin tuaj eshte Profeti i All-llahut. Po t’u degjonte juve, me te vertete, ne shume cka do t’ju rrezikonte; por All-llahu juve ju shtini simpati ndaj besimit dhe ua zbukuroi ne zemrat tuaja, kurse mosbesimin, mosdegjimin dhe mosmirenjohjen ua beri te urrejtura. Te atille jane ne rruge te drejte
Nese dy grupe besimtaresh bien ne kundershtim, pajtoni ata, e ne qofte se njeri nga ata, megjithate i ben dem tjetrit, atehere luftone ate (grup) i cili ka bere krime derisa t’u bindet normave te All-llahut. Nese binden, atehere pajtoni ata pa mbajtur anen e askujt, dhe jini te drejte! All-llahu njemend i do te drejtet
O besimtare, mos te tallen burrat njeri me tjetrin, mbase ata jane me te mire se keta; por as grate njera me tjetren, ndoshta ato jane me te mira se keto. Mos shkagoni vetveten dhe mos i ngjitni njeri-tjetrit llagape (te keqia)! Pas besimit eshte shume keq venia e lagapit te keq. Dhe ata qe nuk pendohen, ata jane mizore
O besimtare, shmanguni nje mori parashikimesh! Disa parashikime, me te vertete jane mekat. Dhe mos spiunoni njeri-tjetrin e as mos pergojoni njeri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush te haje mishin e vellaut te vet te vdekur – ju ate e dini se eshte shume keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vertete, pranon pendimet dhe eshte shume i meshirshem
O njerez, Ne ju kemi krijuar juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u kemi bere popuj e fise qe ta njihni njeri-tjetrin. Me fisniku tek All-llahu eshte ai i cili me se shumti i ruhet Atij; All-llahu, me te vertete, eshte shume i dijshem dhe i informuar mire
Disa beduine thone: “Ne besojme!” thuaj: “Ju nuk besoni, por thuani: “Ne dorezohemi!” sepse akoma ne zemrat tuaja nuk ka hyre besimi. Por nese e degjoni All-llahun dhe Profetin e tij, Ai aspak nuk do t’ua zvogloje shperblimet per veprat tuaja. All-llahu, vertete, fal dhe eshte shume i meshirshem
Besimtare jane vetem ata te cilet i besojne All-llahut dhe Profetit te Tij, e pastaj nuk dyshojne dhe luftojne per hire te All-llahut edhe me pasurine dhe me jeten e tyre. Ata jane te sinqerte
Ata qe kane pranuar fene islame te shprehin miresi ty. Thuaj: “Mos me shprehni mua falenderim qe keni pranuar fene islame, perkundrazi All-llahu juve ju ka shperblyer me miresi, qe u ka udhezuar ne besim, nese jeni te sinqerte”