Verse 1 — Surah Al-Anam 6:1
Qofte lartesuar All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe token, dhe ju dha erresire dhe drite. Prape ata qe nuk besojne, - Zotit te tyre i bejne shok
Verse 2 — Surah Al-Anam 6:2
Ai ju krijoi nga dheu dhe ju caktoi momentin e vdekjes. Vetem Ai e di momentin e vdekjes, e ju prape dyshoni
Verse 3 — Surah Al-Anam 6:3
Ai eshte All-llah ne qiej dhe ne toke. E di edhe cka fshihni edhe cka shfaqni, dhe di se cka fitoni (punoni)
Verse 4 — Surah Al-Anam 6:4
Dhe atyre (mosbesimtareve) nuk u ka ardhur asnje argument nga Zoti i tyre e ata te mos kene ikur prej tij
Verse 5 — Surah Al-Anam 6:5
Ata e pergenjeshtronin te verteten qe u vinte, andaj, me siguri, do te marrin lajmet per ate qe i jane tallur
Verse 6 — Surah Al-Anam 6:6
A nuk e kane pare ata sa popuj Ne kemi shfarosur perpara tyre, te cileve u kemi mundesuar ne Toke cka nuk ju kemi mundesuar juve. U kemi derguar shi te mjaftueshem dhe kemi bere lumenj qe rrjedhin prane tyre, prandaj ata, per shkak te mekateve te tyre, i shfarosem dhe pas tyre kemi ngritur brezni tjera
Verse 7 — Surah Al-Anam 6:7
Edhe sikur te ta zbresim Librin ne leter dhe ata me duar te veta te prekin, prape ata qe nuk besojne, me siguri do te thonin: “Kjo eshte vetem se magji e hapet”
Verse 8 — Surah Al-Anam 6:8
dhe thane: “Pse te mos i dergohet nje engjull”? po sikur te dergonim engjull puna e tyre do te kishte marre fund pa pritur asnje moment
Verse 9 — Surah Al-Anam 6:9
Edhe sikur te dergonim engjull, prape do ta benim si njeri dhe prape do ta vishnim perpara atyre ashtu sic vishen ata
Verse 10 — Surah Al-Anam 6:10
profetet edhe perpara teje i kane tallur, prandaj ata qe jane tallur i ka goditur mu ajo me cka jane tallur
Verse 11 — Surah Al-Anam 6:11
Thuaj: “Ecni neper toke e shihni se si kane perfunduar pergenjeshtaret”
Verse 12 — Surah Al-Anam 6:12
Thuaj: “Te kujt jane cka ka ne qiej dhe ne toke?” dhe tregoju: “Te All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes te jete i meshirshem. Ai juve ne diten e kijametit, gjithsesi, do t’iu tuboje, ne kete nuk ka dyshim. Ata qe e kane shkaterruar veten, natyrisht vetem ata nuk besojne
Verse 13 — Surah Al-Anam 6:13
Atij i takon cka do qe pushon (ekziston) ne dite dhe nate. Ai eshte qe degjon dhe di shume
Verse 14 — Surah Al-Anam 6:14
thuaj: “A te mar per mbrojtes dike tjeter pervec All-llahut, krijuesit te qiejve dhe te tokes, e qe Ai ushqen dhe nuk eshte i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua me eshte urdheruar te jem i pari qe perulem. Asesi mos jij nga politeistet!”
Verse 15 — Surah Al-Anam 6:15
Thuaj: “Une i frikesohem denimit te dites se madhe, nese nuk e degjoj Zotin tim”
Verse 16 — Surah Al-Anam 6:16
Kush do te jete i kursyer ate dite, ate e ka meshiruar Ai, dhe ai eshte sukses i madh
Verse 17 — Surah Al-Anam 6:17
Nese te godit All-llahu me ndonje te papritur – dije se askush, pervec Atij, nuk mund ta largoje ate. Po ne qofte se te dhuron ndonje te mire – dije, vetem Ai ka mundesi per cdo send
Verse 18 — Surah Al-Anam 6:18
Dhe Ai eshte i forte ndaj roberve te vet. Ai eshte i urte dhe i informuar
Verse 19 — Surah Al-Anam 6:19
Thuaj: “Cila eshte deshmia me e madhe?” Thuaj: “All-llahu eshte deshmitar ndermjet meje dhe jush. Se mua me shallet ky Kur’an per t’iu terhequr verejtjen juve me te dhe atyre qe po u arrine a njemend, ju po vertetoni se vec All-llahut ka edhe zoter tjere?” Thuaj: “Une nuk e deshmoj”. Thuaj: “Ai eshte vetem nje Zot, dhe une heq dore, jam larg asaj qe ju i beni shok Atij”
Verse 20 — Surah Al-Anam 6:20
Ata, te cileve u kemi dhene Librin, e njohin ate (Profetin) siur i njohin bijt e vet. Ata qe kane humbur veten prape nuk besojne
Verse 21 — Surah Al-Anam 6:21
Kush eshte me mizor se ai qe shpif genjeshtra per All-llahun ose pergenjeshtron argumentet e tij? Ai, me siguri nuk i shpeton mizoret
Verse 22 — Surah Al-Anam 6:22
Dhe ate Dite kur do t’i mbledhim te gjithe se bashku, e t’u themi atyre qe i bejne shok Atij: “Ku i keni shoket (zoterat) tuajt e cilet i keni pas pranuar?”
Verse 23 — Surah Al-Anam 6:23
Nuk do t’u mbetet me se cka te trillojne vecse te thone: “Per All-llahun, qe eshte Zoti yne, ne nuk kemi qene politeiste”
Verse 24 — Surah Al-Anam 6:24
Shiko si po genjejne ne dem te vetin dhe e kane humbur ate qe po e trillonin
Verse 25 — Surah Al-Anam 6:25
Ka prej atyre qe te degjojne ty, por Ne ne zemra e tyre u kemi vene perde, qe ate (Kur’anin) te mos e kuptojne dhe i kemi bere te shurdher. Edhe sikur t’i shohin tere argumentet, prape nuk do te besonin. Madje do te vijne te ti te polemizojne me ty, ata qe nuk besojne thone: “Keto jane vetem legjenda te lashta”
Verse 26 — Surah Al-Anam 6:26
Ata pengojne prej atij (Kur’ani) dhe largohen prej tij, dhe vetem vetveten e shkaterrojne, por nuk e marrin vesh
Verse 27 — Surah Al-Anam 6:27
Po t’i shohesh si thone kur te ndalen te zjarri: “Eh sikur te ktheheshim edhe nje here, nuk do t’i kishim pergenjeshtruar argumentet e Zotit tone, por do te beheshim besimtare”
Verse 28 — Surah Al-Anam 6:28
Jo, por atyre u del per fushe ajo qe e kane fshehur me pare, po edhe sikur te ktheheshin, prape do te perseritnin ate qe eshte e ndaluar, sepse ata vertet jane rrenacake
Verse 29 — Surah Al-Anam 6:29
Dhe thone: “Nuk ka tjeter jete vecse ne kete bote dhe ne nuk do te ringjallemi”
Verse 30 — Surah Al-Anam 6:30
Sikur t’i shohesh kur ndalen para Zotit te vet e t’u thote: “A nuk eshte kjo e vertete?” – thone: “Po, sijo, per Zotin!” E Ai do t’u thote: “Shijone pra denimin per shkak se keni mohuar”
Verse 31 — Surah Al-Anam 6:31
Kane humbur ata te cilet pergenjeshtrojne ballafaqimin me All-llahun e kur t’u vije papritmas momenti i ringjalljes e te thone: “Te mjeret ne qe e kemi humbur qysh ne toke!”, e barret (mekatet) e veta do t’i bartin ne shpine. Po sa e tmerrshme eshte ajo cka po bartin
Verse 32 — Surah Al-Anam 6:32
Jeta e kesaj bote eshte vetem loje dhe defrim, kurse ajo bote eshte, njemend, me e mire per ata qe jane te devotshem. A nuk e mblidhni mendjen
Verse 33 — Surah Al-Anam 6:33
Ne e dime se ty me te vertete te pikellon ajo qe po thone. Ata pa dyshim nuk te pergenjeshtrojne, por mizoret qe mohojne argumentet e All-llahut
Verse 34 — Surah Al-Anam 6:34
Edhe perpara teje profetet kane qene te pergenjeshtruar, por e perballuan me durim ate cka u pergenjeshtruan. Kane qene edhe te munduar deri sa u erdh ndihma jone. Nuk ka kush qe mund t’i nderroje fjalet e All-llahut. Tashme ty te kane arritur disa informata per profetet
Verse 35 — Surah Al-Anam 6:35
Nese ty te vjen rende pse ta kthejne shpinen, atehere nese mund te gjesh ndonje plase ne toke ose shkalle per ne qiell, sillu ndonje mrekulli! Po sikur te donte All-llahu te gjitheve do t’u kishte bashkuar ne rruge te drejte; mos u beni pra kurrsesi nga injorantet
Verse 36 — Surah Al-Anam 6:36
Do t’i pergjigjen vetem ata qe e degjojne. Kurse te vdekurit All-llahu do t’i ringjalle, e pastaj te Ai te gjithe do te kthehen
Verse 37 — Surah Al-Anam 6:37
Ata thone: “Pse nuk i vjen donje mrekulli nga Zoti i tij!” Thuaj: “All-llahu ka mundesi te dergoje mrekulli, por shumica sish nuk e dine”
Verse 38 — Surah Al-Anam 6:38
Te gjitha kafshet qe ecin neper toke dhe te gjitha shpezet qe fluturojne me krah te vet jane bashkesi sikurse ju. Ne Liber nuk kemi lene gje mangut. Pastaj do te tubohen para Zotit te vet
Verse 39 — Surah Al-Anam 6:39
Kurse ata qe i pergenjeshtrojen faktet tona e behen te shurdher dhe memece jane ne terr. Ate qe do – All-llahu e le ne humbje, e ke do e nxjer ne rruge te drejte
Verse 40 — Surah Al-Anam 6:40
Thuaj: “Me tregoni ju mua, nese flisni te verteten, sikur t’iu vinte denimi i All-llahut ose t’iu befasonte shkaterrimi i botes, a do te thirrnit tjeter pervec All-llahut”
Verse 41 — Surah Al-Anam 6:41
Jo, por vetem do te lutnit, e nese Ai do, ua largon ate per cka e keni lutur dhe do te harroni se cka i beni shok
Verse 42 — Surah Al-Anam 6:42
Ne u kemi derguar edhe popujve perpara teje dhe i kemi denuar me skamje dhe semundje, ndoshta behen te degjueshem
Verse 43 — Surah Al-Anam 6:43
Po pse kur u vinte denimi yne nuk beheshin te degjueshem? Zemrat e tyre, pra, kane mbetur te forta dhe djalli ua ka zbukuruar ate cka punoninn
Verse 44 — Surah Al-Anam 6:44
Dhe kur ta harronin ate me cka u eshte terhequr verejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithckafes, ashtu qe kur te gezoheshin per ate qe u eshte dhene, do t’i befasonim me denim e ata do te trishtohen
Verse 45 — Surah Al-Anam 6:45
Dhe popullit qe ka bere mizori do t’i humbin gjurmet, qofte lavderuar All-llahu, Zoti i boterave
Verse 46 — Surah Al-Anam 6:46
Thuaj: “Me tregoni mua, sikur All-llahu t’ju merrte te degjuarit dhe te pamurit e zemrat tuaja t’ua vuloste, cili zot, pos All-llahut, do t’ua kthente ato?” Shiko si ua shkoqisim argumentet e ata prape shtremberojne kryet ne anen tjeter
Verse 47 — Surah Al-Anam 6:47
Thuaj: “Me thuani ju mua, sikur denimi i All-llahut t’ju vinte fshehtas ose haptazi, a po shkaterrohet tjeter kush pervec popullit mizor
Verse 48 — Surah Al-Anam 6:48
Ne profetet i dergojme vetem si pergezues dhe qortues, prandaj kush beson dhe ben vepra te mira per ata nuk ka frike dhe ata le te mos pikellohen
Verse 49 — Surah Al-Anam 6:49
Kurse ata qe pergenjeshtrojne argumentet tona do t’i perflake denimi per shkak se bejne mekate
Verse 50 — Surah Al-Anam 6:50
Thuaj: “Une nuk ju them: te une jane depote e All-llahut, dhe se i di fshehtesite, e as qe ju them: - une jam engjull – une pasoj vetem ate qe me shpallet”. Thuaj: “A jane njesoj i verberi dhe ai qe sheh? A hic nuk mendoni?!”
Verse 51 — Surah Al-Anam 6:51
Dhe Ti terhiqu verejtjen me te (Kur’anin) atyre qe frikesohen se do te tubohen para Zotit te tyre, se pervec atij nuk kane tjeter mbrojtes as ndermjetesues – qe t’i frikesohen All-llahut
Verse 52 — Surah Al-Anam 6:52
Dhe mos i largo ata qe ne mengjes dhe ne mbremje i luten Zotit te tyre duke deshiruar miresine e tij – ti per ata nuk mban pergjegjesi e as ata, pra, japin llogari per ty. Po i perzure do te jesh mekatar
Verse 53 — Surah Al-Anam 6:53
Dhe ashtu ne i sprovojme njerin me tjetrin qe te thone: (mosbesimtaret) “Keta na qenkan ata nga mesi yne te cileve All-llahu u ka shfaq meshire?” A thua All-llahu nuk i njeh me se miri ata qe jane mirenjohes
Verse 54 — Surah Al-Anam 6:54
E kur te vijne ata te cilet besojne ne ajetet tona, ti thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia ka caktuar vetvetes meshiren, nese dikush prej jush nga mosdija ben ndonje te keqe e pas asaj pendohet dhe permiresohet – po, Ai vertet eshte fales e meshireplote”
Verse 55 — Surah Al-Anam 6:55
Ashtu ne ne hollesi i shpjegojme argumentet, qe te jete e qarte rruga se ciles ecin mekataret
Verse 56 — Surah Al-Anam 6:56
Thuaj: “Une e kam te ndaluar t’i adhuroj ata te cilet ju i adhuroni ne vend te All-llahut”. Thuaj: “Une nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atehere do te ksiha deshtuar dhe nuk do te isha i udhezuar”
Verse 57 — Surah Al-Anam 6:57
Thuaj: “Une e kam shume te qarte nga Zoti im, kurse ju e pergenjeshtroni ate. Nuk eshte ne kompetencen time ajo qe ju e kerkoni me shpejtesi prej meje; Vetem All-llahu vendos, Ai e shpjegon te verteten deh Ai eshte me i miri gjykates!”
Verse 58 — Surah Al-Anam 6:58
Thuaj: “Sikur t’ishte ne doren time ajo qe ju e kekroni me te shpejte, do te kishte marre fund puna ndermjet meje dhe jush. All-llahu i di me se miri mizoret”
Verse 59 — Surah Al-Anam 6:59
Ai i ka celesat e te gjitha fshehtesive, ato i di vetem Ai. E di se cka ka ne toke dhe cka ka ne det. Asnje flete nuk bie e Ai te mos e dije per kete. Dhe nuk ka kokerr ne bark te tokes, as dicka te fresket e as te thare qe ajo te mos jete ne Librin e qarte
Verse 60 — Surah Al-Anam 6:60
Dhe Ai eshte i cili naten ju ben si te vdekur (ve ne gjume) dhe e di se cka keni gabuar gjate dites. Pastaj iu ngjall (zgjon), qe te realizohet momenti i vdekjes. Pastaj te Ai do te ktheheni dhe Ai do t’ju informoje se cka keni punuar
Verse 61 — Surah Al-Anam 6:61
Ai i sundon roberit e vet dhe ju dergon rojtare; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij te deleguarit tane ia marrin shpirtin. Ata nuk bejne leshime
Verse 62 — Surah Al-Anam 6:62
Ata pastaj i kthehen All-llahut, Zotit te tyre te vertete. Ai do te vendose dhe Ai eshte i shpejte shume ne llogaritje, apo jo
Verse 63 — Surah Al-Anam 6:63
Thuaj: “Kush ju shpeton juve nga terri, ne toke e ne det kur e lutni edhe haptazi edhe fshehtazi. Nese na shpeton nga kjo, me siguri do te jemi mirenjohes!”
Verse 64 — Surah Al-Anam 6:64
Thuaj: “All-llahu juve ju shpeton prej atyre dhe prej cdo te papriture, e ju prape i beni shok (s’i besoni)”
Verse 65 — Surah Al-Anam 6:65
Thuaj: “Ai ka mundesi te dergoje kunder jush nje denim permbi ju ose nen kembet tuaja, ose t’ju ndaje ne fraksione dhe te shijoni te keqen e njeri-tjetrit”. Shiko si po i shpalojme argumentet, ndoshta e marrin vesh
Verse 66 — Surah Al-Anam 6:66
Populli yt e pergenjeshtron kete (Kur’anin) edhe pse ai eshte i vertete. Thuaj: “Une nuk jam roja juaj”
Verse 67 — Surah Al-Anam 6:67
Cdo informim ka kohen e vet dhe ju do ta dini
Verse 68 — Surah Al-Anam 6:68
Kur t’i shohesh ata qe i nencmojne argumentet tona, ti largohu prej tyre deri sa te kalojne ne bisede tjeter. E nese djalli te ben te harrosh, ti pas perkujtimit mos rri me me mosbesimtaret
Verse 69 — Surah Al-Anam 6:69
Ata qe frikesohen (All-llahut) nuk japin llogari per ata, por kjo eshte qortim mos po frikesohen
Verse 70 — Surah Al-Anam 6:70
Leri ata te cilet e kane marre fene e vet si loje e defrim dhe i mashtron jeta ne kete bote. Ti terhiqu verejtjen me te (Kur’anin) qe njeriu te mos shkaterrohet per shkak te asaj qe ben, sepse pervec All-llahut – nuk do te kete as mbrojtes as ndermjetesues. Sikur te afrojne cfaredo qofte si kompensim nuk do te pranohet. Ata jane te cilet per shkak te asaj qe kane bere e kane pesuar. Per ata ka pije nga uji vale dhe denim te dhembshem, ngase nuk kane besuar
Verse 71 — Surah Al-Anam 6:71
Thuaj: “A ne vend te All-llahut te lusim ate qe nuk mund te na beje as dobi e as dem e te kthehemi gjurmeve tona – pasi na ka udhezuar All-llahu! – sikur ai te cilin ne toke e ka mashtruar djalli dhe eshte shashtrisur. Ka shoke qe therrasin ne rruge te drejte: “Eja tek ne!” Thuaj: “Udhezimi i All-llahut eshte udhezim. Ne jemi te urdheruar t’i dorezohemi Zotit te boterave
Verse 72 — Surah Al-Anam 6:72
Te kryejme namazin dhe frikesohuni Atij. Ai eshte te i cili do te tuboheni
Verse 73 — Surah Al-Anam 6:73
Dhe Ai eshte i cili ka krijuar qiejt dhe token me urtesi. Ai sapo thote per dicka “behu”!, ajo behet. Fjala e tij eshte e vertete dhe Atij i takon pushteti ne Diten kur te fryhet ne sur. Ai e di boten e padukshme dhe te dukshmen, Ai eshte i urte, i informuar mire”
Verse 74 — Surah Al-Anam 6:74
Dhe kur Ibrahimi i tha babait te vet, Azerit: “A idolet i konsideron si zotera?? E sheh se edhe ti edhe populli yt jane ne humbje te qarte”
Verse 75 — Surah Al-Anam 6:75
Dhe keshtu ne i treguam Ibrahimit mbreterine e qiejve dhe te tokes qe te jete i bindur mire
Verse 76 — Surah Al-Anam 6:76
Dhe kur ra nata, ai e pa nje yll dhe tha: “Ky eshte Zoti im”!, por pasi perendoi ai tha: Nuk i dua ata qe perendojne!”
Verse 77 — Surah Al-Anam 6:77
E kur e pa henen qe po del tha: “Kjo eshte Zoti im!” E pasi qe edhe ajo perendoi, ky tha: “Nese Zoti im nuk me drejton ne rruge te drejte, une me siguri do te jem nga ata qe kane deshtuar”
Verse 78 — Surah Al-Anam 6:78
Por kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky eshte Zoti im, ky eshte me i madh”! Mirepo, pasi edhe ai perendoi, tha: “O populli im, une heqe dore nga ato qe ju i beni shoke
Verse 79 — Surah Al-Anam 6:79
Une po e drejtoj fytyren time si besimtar i vertete kah Ai qe ka krijuar qiejt dhe token, dhe une nuk jam nga politeistet”
Verse 80 — Surah Al-Anam 6:80
Dhe populli atij i kundedrshtoi. Ai tha: “A te polemizoni me mua per All-llahun, e mua Ai me udhezoi? Une nuk u frikesohem atyre qe ju i beni shoke atij, me perjashtim nese Zoti im deshiron dicka. Zoti im ngerthen cdo send me dijeni te vet. A nuk mblidhni mendjen
Verse 81 — Surah Al-Anam 6:81
Po si t’iu frikesohem atyre qe ia beni ju shoke, kur ju nuk frikesoheni qe i beni shok All-llahut dicka cka nuk ju ka dhene kurrfare argumenti per te? N’e dishi cili nga keto dy grupe eshte me e denje per te qene e sigurt
Verse 82 — Surah Al-Anam 6:82
Do te jene te sigurte ata te cilet besojne dhe besimin e tyre nuk e veshin me mizori; edhe ata jane te perudhur”
Verse 83 — Surah Al-Anam 6:83
Ato jane argumentet tona qe ia dhame ibrahimit ndaj popullit te vet. Ne u japim shkalle te larte atyre qe duam. Zoti yt eshte me te vertete i urte, i gjithdijshem
Verse 84 — Surah Al-Anam 6:84
Dhe ne i falem Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhezuar – nderkaq Nuhin patem udhezuar qysh me pare – dhe nga pasardhesit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musen, dhe Harunin. Ashtu ne i shperblejme ata te cilet bejne vepra te mira
Verse 85 — Surah Al-Anam 6:85
Edhe Zekerijjane, dhe Jahjane, edhe Isane, e Iljasin – te gjithe kane qene te mire
Verse 86 — Surah Al-Anam 6:86
Edhe Ismaili edhe Eljesau dhe Junusi e Luti – secilin e kemi lavderuar nga te tjeret
Verse 87 — Surah Al-Anam 6:87
Edhe nga baballaret e tyre, edhe pasardhesit e tyre, edhe vellezerit e tyre – ata i kemi zgjedhur dhe i kemi udhezuar ne rruge te drejte
Verse 88 — Surah Al-Anam 6:88
Ai eshte udhezim i All-llahut me te cilin udhezon ke te doje nga roberit e vet. Po nese ata i bejne tjere shoke Atij, me siguri do t’u shkoje kot ajo cka bejne
Verse 89 — Surah Al-Anam 6:89
Ata jane te cileve ne u kemi dhene Librin, urtesine dhe profetesine. E nese keta nuk u besojne, ne kemi mobilizuar njerez te cilet nuk e mohojne
Verse 90 — Surah Al-Anam 6:90
Ata jane te cilet All-llahu i ka udhezuar, prandaj paso rrugen e tyre. Thuaj: “Une prej jush nuk kerkoj shperblim per kete (Kur’anin), ai eshte vetem keshille e qortim boterave”
Verse 91 — Surah Al-Anam 6:91
Ata nuk e njohin All-llahun si duhet, sepse thone: “Asnje njeriu All-llahu nuk i ka shpallur kurrgje”! Thuaj: “Po kush e zbriti Librin te cilin e solli Musa si drite e udherrefyes njerezve, qe e veni neper flete dhe e tregonin – por shume edhe e fshihnin – dhe keni mesuar cka nuk kini ditur as ju as baballaret tuaj”. Thuaj: “All-llahu”; E pastaj leri ata le te zbaviten me genjeshtrat e tyre
Verse 92 — Surah Al-Anam 6:92
Kurse ky eshte nje Liber, qe e shpallem, i bekuar qe e verteton ate perpara tij dhe qe t’u terheqesh verejtjen Mekkes dhe botes perreth. Edhe ata qe i besojne botes tjeter i besojne atij, dhe kujdesen per ta ruajtur kohen e namazeve te tyre
Verse 93 — Surah Al-Anam 6:93
Kueshte eshte me mizor se ai i cili shpif genjeshtra ndaj All-llahut ose thote: “Me shpallet mua”, e kurrgje nuk i eshte shpallur, ose qe thote: “Edhe une do te shpalle njelloj, ashtu sikur ka shpallur All-llahu”. Eh sikur t’i shohesh mosbesimtaret ne mundimet e vdekjes, kur engjujt t’i shtrijne duart: “Dorezoni shpirterat tuaja!” – Sot do te shperbleheni me denim te poshter sepse thoshit per All-llahun cka nuk eshte e vertete dhe jeni sjelle me arrogance ndaj argumenteve te tij”
Verse 94 — Surah Al-Anam 6:94
Por do te na vini nje nga nje ashtu sic ju kemi krijuar heren e pare, duke i lene pas shpine te mirat qe ju kemi pas dhene. “Ne nuk shohim me ju ndermjetesuesit tuaj qe ia keni bere shoke te barabarte Atij, jane keputur lidhjet ndermjet jush dhe u jane humbur syshe ata ne te cilet ju keni shpresuar”
Verse 95 — Surah Al-Anam 6:95
Me te vertete All-llahu bene qe kokrra dhe berthama te mbije. Nga jo e gjalla nxjerr te gjallen, kurse nga e gjalla bene jo te gjallen. Ai eshte All-llahu, e ju, kah po ia mbani
Verse 96 — Surah Al-Anam 6:96
Ai ben te agoje, dhe naten e ka bere per te pushuar kurse Diellin dhe Henen per te llogaritur kohen. Ajo eshte dispozite e te fuqishmit, te dijshmit
Verse 97 — Surah Al-Anam 6:97
Ai eshte i cili ua ka bere yjte qe me ata te orientoheni ne erresire, ne toke dhe ne det. Ne ua kemi shpallur argumentet tona njerezve qe dine
Verse 98 — Surah Al-Anam 6:98
Ai eshte i cili juve ju krijon vetem prej nje brumi, aty (ne toke) jetoni dhe perjete pushoni. Ne u shpalojme argumentet njerezve qe kuptojne
Verse 99 — Surah Al-Anam 6:99
Ai eshte i cili leshon nga qielli ujin e mandej bejme qe me ane te tij te mbine te gjitha llojet e bimeve dhe prej tij rriten gjelberime, qe bejne kallinj me kokrra plot, kurse nga trupat e pemeve, prej majave te tyre, varet fruti qe eshte lehte te vilet, dhe kopshte me hardhije me ullinj edhe kaca, te ngjashme dhe te ndryshme. Shikoni pra frutet e tyre kur formohen dhe kur piqen. Me te vertete ne kete ka argumente per njerezit qe besojne
Verse 100 — Surah Al-Anam 6:100
Ata ia benin All-llahut shoke te barabarte exhinet, e ata i ka krijuar Ai! I pershkruajne se ka djem dhe vajza pa ditur asgje. Qofte lartesuar Ai edhe shume lart mbi ate cka ia pershkruajne
Verse 101 — Surah Al-Anam 6:101
Ai eshte tfillues i qiejve dhe i tokes! Prej nga te kete femije kur nuk ka bashkeshorte?! Ai krijon cdo send, dhe Ai di cdo send
Verse 102 — Surah Al-Anam 6:102
Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, nuk ka tjeter Zot pervec atij, krijues i cdo sendi; prandaj adhurone ate! Ai perkujdeset per cdo send
Verse 103 — Surah Al-Anam 6:103
Ate nuk mund ta arrijne shikimet, e ai i mberrine shikimet. Ai eshte i mire dhe i informuar
Verse 104 — Surah Al-Anam 6:104
“Nga Zoti juaj kane ardhur argumentet e qarta, e kush i merr parasysh e ka per vete, por kush eshte i verber – eshte ne dem te vetin, dhe une nuk jam rojtari juaj”
Verse 105 — Surah Al-Anam 6:105
Dhe ja, ashtu ne sqarojme argumentet e qe ata te thone: “Ti ke mesuar”! dhe per t’ua sqaruar ate njerezve qe dine
Verse 106 — Surah Al-Anam 6:106
Ti paso ate cka te shpallet nga Zoti yt. Tjeter Zot vec atij nuk ka. Largohuni prej politeisteve
Verse 107 — Surah Al-Anam 6:107
Sikur te kishte dashur All-llahu, nuk do t’i kishin bere shok – nuk ishin bere politeiste – por ne ty nuk te kemi bere rojtar te tyre dhe ti nuk je kujdestar i tyre
Verse 108 — Surah Al-Anam 6:108
Mos i shani ata, te cileve u luten ne vend te All-llahut, se ata do te shajne All-llahun nga armiqesia, duke mos e ditur. Gjithashtu cdo populli ua kemi zbukuruar veprat e tyre. Ata pastaj do t’i kthehen Zotit te vet. Ai do t’i informoje se cka kane punuar
Verse 109 — Surah Al-Anam 6:109
Ata betohen ne All-llahun, me betim te rende, qe nese u vjen ndonje argument, pa dyshim do t’i besojne atij. Thuaj: “Mrekullite jane te All-llahut”! Po prej nga e dini ju se ata, kur t’u vije ai argument, nuk do t’i besojne
Verse 110 — Surah Al-Anam 6:110
Dhe Ne do t’i ndryshojme zemrat e tyre dhe syte (pikepamjet) e tyre, edhe nuk do te besojne sic nuk kane besuar as me pare, dhe se do t’i leme qe ne humbjen e vet te bredhin si te shashtrisur
Verse 111 — Surah Al-Anam 6:111
Edhe sikur t’u kishim derguar engjuj atyre, edhe t’u flisnin te vdekurit, dhe sikur para tyre haptazi te mblidhnin cdo send grumbull – ata prape nuk do te besonin, pervec nese All-llahu do, por shumica sish nuk dine
Verse 112 — Surah Al-Anam 6:112
Ashtu ne cdo profeti i kemi bere nje armik, djaj ne forme njerezish dhe exhinesh, qe njeri-tjetrit t’i mbajne fjalime te bukura mashtruese, por te kishte dashur Zoti yt, nuk do ta kishin bere ate. Prandaj, ti leri ata dhe trillimet e tyre
Verse 113 — Surah Al-Anam 6:113
Qe zemrat e atyre te cilet nuk besojne ne boten tjeter, te jene dashamire te asaj dhe te kenaqura me te, dhe le te bejne mekatet qe kane bere
Verse 114 — Surah Al-Anam 6:114
A te kerkoj tjeter gjykates ne vend te All-llahut, kur Ai eshte qe ua ka shpallur Librin me hollesi? Kurse ata te cileve ne u kemi dhene Librin e dine mire se ai (Kur’ani) eshte i shpallur nga Zoti yt i vertete, andaj kurrsesi mos dysho
Verse 115 — Surah Al-Anam 6:115
Fjalet e Zotit tend plotesohen me sinqeritet dhe drejtesi. Nuk i ndryshon dot kush fjalet e tij. Ai degjon dhe di shume
Verse 116 — Surah Al-Anam 6:116
Ne qofte se ti i nenshtrohesh shumices sish qe jetojne ne toke, ata kane per te larguar nga rruga e All-llahut. Ata pasojne vetem supozimet dhe vetem te paverteta flasin
Verse 117 — Surah Al-Anam 6:117
Pa dyshim Zoti yt i di me se miri ata qe jane te larguar nga rruga e tij dhe Ai i di me se miri te udhezuarit
Verse 118 — Surah Al-Anam 6:118
Prandaj hani ate ne prerjen e se ciles eshte permendur emri i All-llahut, nese u besoni ajeteve te atij
Verse 119 — Surah Al-Anam 6:119
Cka keni qe nuk e hani ate ne prerjen e se ciles eshte permendur emri i All-llahut kur Ai ju ka sqaruar se cka ju ka ndaluar, - pervec nese jeni te shtrenguar. Shumica i shpiejne te tjeret ne humbje sipas epsheve te tyre, pa pasur kurrfare argumenti. Me te vertete Zoti yt i di me se miri ata qe e teprojne
Verse 120 — Surah Al-Anam 6:120
Dhe nga mekatet largohuni haptazi dhe fshehurazi! Ata qe fitojne mekat, me siguri do te shperblehen per ate cka e meritojne
Verse 121 — Surah Al-Anam 6:121
Mos hani ate ne prerjen e se ciles nuk eshte permendur emri i All-llahut, ajo eshte me te vertete mekat! Dhe djajte, me te vertete, i shpiejne argatet e vet qe te konfrontohen me ju, dhe nese ju peruleni para atyre, edhe ju me siguri beheni politeiste
Verse 122 — Surah Al-Anam 6:122
A eshte njelloj ai i cili ka qene i vdekur e ne e kemi ngjallur dhe i kemi dhene drite me te cilen ec per njerez, sikur ai qe ka rene ne erresira prej nga nuk ka te dalur? Ashtu u zbukurohen mosbesimtareve punet qe i bejne
Verse 123 — Surah Al-Anam 6:123
Ne gjithashtu bejme qe ne secilin qytet paria te jene mekatare dhe te thurin kurtha, mirepo ata vetem vetes i bejne kurtha dhe aspak nuk e hetojne
Verse 124 — Surah Al-Anam 6:124
Dhe kur u vjen atyre ndonje argument thone: “Ne nuk besojme deri sa te mos na jipet edhe neve dicka e ngjashme me ate cka u eshte dhene profeteve te All-llahut”. Nderkaq All-llahu e di me se miri se kujt i le profetesine. Atyre qe bejne mekate, me siguri do t’u arrije nga All-llahu poshterim dhe denim i madh per shkak se bejne kurtha
Verse 125 — Surah Al-Anam 6:125
Ate qe do All-llahu ta udhezoje, ia hap zemren e tij per fene islame, kurse ke do ta le ne humbje – zemren e tij ia ben te ngushtuar per se tepermi sikur po ngjitet ne qiell. Ja, ashtu All-llahu u ve peshe te rende atyre qe nuk besojne
Verse 126 — Surah Al-Anam 6:126
Dhe kjo eshte rruga e drejte e Zotit tend. Ne ua kemi sqaruar argumentet njerezve qe pranojne keshillen
Verse 127 — Surah Al-Anam 6:127
Ata te Zoti i tyre kane shtepi te paqes; Ai eshte mbrojtes i tyre per ate cka e punojne
Verse 128 — Surah Al-Anam 6:128
Kurse ate dite kur i tubon te gjithe se bashku: “O bashkesi e exhineve, ju jeni shumuar me teper se njerezit”! O Zoti yne, do te thone njerezit, mbikqyresit e tyre – ne i kemi bere dobi njeri-tjetrit dhe kemi arritur deri ne afatin tone qe na e ke caktuar ti”. Do t’u thote: “Zjarri eshte vendbanimi i juaj, ku do te mbeteni pergjithmone”, ne qofte se All-llahu nuk deshiron ndryshe. Zoti yt eshte, njemend, i urte, i dijshem
Verse 129 — Surah Al-Anam 6:129
Dhe ashtu Ne u japim pushtet disa mizoreve kunder te tjereve, ashtu sic e meritojne
Verse 130 — Surah Al-Anam 6:130
“O bashkesi e exhineve dhe njerezve, a nuk ju kane ardhur juve, nga radhet tuaja, profete qe u kane treguar argumentet e mia, dhe ua kane terhequr verejtjen per ballafaqimin tuaj ne kete dite?” Ata do te thone: “Ne kete e deshmojme ne dem tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kesaj bote dhe deshmojne kunder vetvetes nga se kane qene mosbesimtare
Verse 131 — Surah Al-Anam 6:131
Ashtu eshte, nga se Zoti yt nuk i ka shfarosur fshatrat per ndonje krim, e populli i tyre te mos jete i njoftuar
Verse 132 — Surah Al-Anam 6:132
Per secilin shperblim ka shkallezim nga ajo qe kane punuar, sepse Zoti yt nuk eshte i befasuar nga ajo qe punojne
Verse 133 — Surah Al-Anam 6:133
Zoti yt eshte i pasur dhe plote meshire. Ne qofte se do, juve ju shmang dhe pas jush sjell cka te doje Ai, ashtu sic ju ka formuar juve nga pasardhes te popujve tjere
Verse 134 — Surah Al-Anam 6:134
Ajo qe ju eshte premtuar me te vertete do te vije dhe ju nuk keni kah t’ia mbani
Verse 135 — Surah Al-Anam 6:135
Thuaj: “O populli im, veproni sipas mundesise tuaj, edheune po punoj; do ta merrni vesh edhe ju se ke e pret perfundimi fatlum”. Pa dyshim mosbesimtaret nuk shpetojne
Verse 136 — Surah Al-Anam 6:136
Ata i lene All-llahut, prej asaj qe Ai i krijoi vete, nje pjese te drithit dhe nje pjese te kafsheve dhe thone: “Kjo eshte per All-llahun” sipas bindjes se tyre, “e kjo per shoket (zoterat tone)”. Mirepo, ajo qe u dedikohet zoterave te tyre nuk arrin te All-llahu, ndersa ajo qe eshte per All-llahun u arrin zoterve te tyre. Sa keq e gjykojne ata
Verse 137 — Surah Al-Anam 6:137
Ata, gjithashtu, shume politeisteve ua kane paraqitur si te bukur mbytjen e femijeve te tyre, shoket e tyre, per t’i shkaterruar dhe per t’u maskuarne fene e tyre. Sikur te kishte dashur All-llahu nuk do te benin kete. Prandaj, leri ata dhe ate c’trillojne ata
Verse 138 — Surah Al-Anam 6:138
Ata thone: “Kjo e kjo kafshe, dhe keto e keto bime, jane te kufizuara, mund ta hane vetem ata te cileve ne ua lejojme” – konstatojne ata. Kurse ka edhe kafshe qe jane te ndaluara te perdoren per hypje. Ka kafshe me rastin e therrjes se te cilave ata nuk e permendin emrin e All-llahut, duke trilluar per te genjeshtra. Ai do t’i shperbleje ata per trillimet e tyre
Verse 139 — Surah Al-Anam 6:139
Ata thone: “Ajo qe eshte ne barqet e ketyre kafshe u lejohen vetem meshkujve tane, dhe eshte e ndaluar per grate tona. E ne qofte se deshton (lind i ngordhur) atehre ne kete marrin pjese bashkerisht. All-llahu do t’i shperbleje ata per pershkrimin e tyre, Ai eshte njemend i urte e shume i dijshem
Verse 140 — Surah Al-Anam 6:140
E kane pesuar ata te cilet nga naiviteti, duke mos ditur, i kane mbytur femijet e vet dhe e konsiderojne te ndaluar, ate me cka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kunder All-llahut. Ata kane deshtuar keq dhe nuk jane te udhezuar
Verse 141 — Surah Al-Anam 6:141
Ai eshte i cili ngrit (krijon) kopshte ne lartesi dhe ultesi, edhe hurma e mbjellje me shije te ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, te ngjashme apo te ndryshme; hani frutet e tyre kur te japin frute dhe jepne, diten e te korrurave e vjeljeve, ate te drejte cka u takon te tjereve dhe mos perderdhni, sepse Ai nuk i don perderdhesit
Verse 142 — Surah Al-Anam 6:142
Dhe nga kafshet qe jane per ngarkim edhe per t’u veshur, - hani ate me te cilen All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmet e djallit! Ate e keni njemend armik te perbetuar
Verse 143 — Surah Al-Anam 6:143
Tete cifte: cifte dhensh dhe cifte dhishe. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose ate qe gjendet ne barqet e femrave”? Me informoni me argumente, nese eshte e vertete ajo qe thuani
Verse 144 — Surah Al-Anam 6:144
Edhe cifte devesh dhe lopesh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose ate qe gjendet ne barqet e femrave? A keni qene ju prezent kur ua ka lene kete porosi All-llahu?” E kush eshte, pra, me mizor se ai i cili, pa ditur asgje, trillon genjeshtra per All-llahun, per t’i shpiere njerezit ne humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerezit kriminele
Verse 145 — Surah Al-Anam 6:145
Thuaj: “Une nuk shoh ne kete qe me shpallet mua se dikujt i ndalon tehaje dicka, pervec coftines, ose gjakut te derdhur dhe mishit te derrit”, - ajo eshte me te vertete e ndyte e mekat – ose ajo qe eshte prere ne emer te ndonje zoti tjeter, ne vend te emrit te All-llahut”. Por kush eshte i shtrenguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njemend fal dhe eshte meshireplote
Verse 146 — Surah Al-Anam 6:146
Ebrejve ua kemi ndaluar te gjithe kafshet qe kane thundra, kurse nga lopet dhe dhente vjamin e tyre, pervec atij nga shpina ose nga barku ose atij te perzierit me eshtra. Me kete i kemi denuar per shkak te mosdegjueshmerise se tyre; dhe Ne jemi me te vertete te sinqerte
Verse 147 — Surah Al-Anam 6:147
Por ne qofte se te pergenjeshtrojne, ti thuaj: “Zoti juaj eshte i meshirshem pa mase, por edhe denimi i tij nuk do ta harroje popullin kriminel”
Verse 148 — Surah Al-Anam 6:148
Politeistet do te thone: “Sikur te kishte dashur All-llahu, ne nuk do te ishim bere politeiste, e as baballaret tane, dhe nuk do te kishim ndaluar asnje send”. Mu ashtu kane genjyer edhe ata perpara tyre deri sa e shijuan denimin tone. Thuaj: “A keni ju ndonje argument te na e paraqitni”? Ju vetem per supozimesh mbaheni dhe ju vetem genjeni
Verse 149 — Surah Al-Anam 6:149
Thuaj: “All-llahu ka argument shume te forte e kategorik dhe sikur te donte, do t’iu kishte drejtuar te gjitheve
Verse 150 — Surah Al-Anam 6:150
Thuaj: “Sillni ju ata deshmitare tuaj te cilet do te deshmojne, se kete e ka ndaluar All-llahu”! dhe nese ata e deshmojne ti mos e deshmo dhe mos paso epshet e atyre te cilet argumentet tona i pergenjeshtrojne dhe te cilet nuk besojne ne ate bote, se ata i bejne shok Zotit te vet
Verse 151 — Surah Al-Anam 6:151
Thuaj: “Ejani t’iu lexoj ate cka ju ndalon Zoti juaj”: Atij mos i beni shok aske, me prinedr te silleni mire, mos i mbytni femijet tuaj per shkak te skamjes. – Ne ju ushqejme edhe juve edhe ata – mos perqafoni imoralitetin as haptazi e as fshehurazi, mos e mbytni ate qe e ka ndaluar All-llahu – pa e kerkuar e verteta, e drejta. Ja, keto jane urdherat e Atij, ndoshta mblidhni mendjen
Verse 152 — Surah Al-Anam 6:152
Mos pervetesoni pasurine e bonjakut, por vetem per ta mbrojtur deri sa te arrije pjekurine, ndersa kur matni ne peshoje me liter matni me drejtesi! – Ne aske nuk e ngarkojme pertej mundesive te tij, - dhe kur te flisni, thoni te verteten po edhe nese eshte fjala per te afermit, dhe zbatoni obligimet ndaj All-llahut! Ja, Ai per kete ju urdheron, mbase do ta keni ndermend
Verse 153 — Surah Al-Anam 6:153
A kjo, kjo eshte rruga ime e drejte. Prandaj mbane kete dhe mos pasoni rruge tjera, e te ndaheni nga rruga e tij! Ja, Ai keshtu ju porosite, ndoshta do te frikesoheni
Verse 154 — Surah Al-Anam 6:154
Pastaj i dhame Musaut Librin qe ta plotesojme per ate i cili bene vepra te mira dhe si sqarim per cdo send edhe udhezim e meshire per te besuar se do te dalin para Zotit te tyre
Verse 155 — Surah Al-Anam 6:155
Dhe ky eshte Liber i bekuar qe po e shpallim, prandaj pasone dhe ruajuni mekateve qe te jeni te meshiruar
Verse 156 — Surah Al-Anam 6:156
Te mos thuani: “Libri u eshte shpallur dy grupeve perpara nesh, por ne kemi qene te papergatitur per ta studiuar”
Verse 157 — Surah Al-Anam 6:157
Ose te mos thuani: “Sikur libri te na shpallej neve, me mire se ata do te mbanim rrugen e drejte”. Edhe juve u pat ardhur sqarim nga Zoti juaj, edhe udhezim e meshire. A ka pra me mizor se ai i cili pergenjeshtron argumentet e All-llahut dhe ua kthen shpinen atyre? Ne do t’i shperblejme me denim te tmerrshem ata qe ua kthejne shpinen argumenteve tona per shkak se jane shmangur
Verse 158 — Surah Al-Anam 6:158
A mos presin t’u vijne engjujt, apo Zoti yt (denimi i Zotit), apo t’u vije ndonjefare argumenti nga Zoti yt? Ate dite kur vjen ndonje argument nga Zoti yt, atehere besimi askujt me nuk do t’i beje dobi nese me heret nuk ka besuar, ose nese si besimtar, nuk ka bere ndonje veper te mire. Thuaj: “Pritni se edhe ne po presim”
Verse 159 — Surah Al-Anam 6:159
Ti nuk ke asgje te perbashket me ata te cilet fene e tyre e kane copetuar dhe jane percare ne fraksione. Ceshtja e tyre eshte ne duar te All-llahut. Ai do t’i informoje se cka kane punuar
Verse 160 — Surah Al-Anam 6:160
Kush bene nje veper te mire i ka dhjete sikur ajo, por kush bene veper te keqe do te shperblehet vetem aq sa e ka bere, as atyre nuk do t’u behet padrejtesi
Verse 161 — Surah Al-Anam 6:161
Thuaj: “Mua me ka udhezuar Zoti im ne rruge te drejte, ne fe te qendrueshme, ne fene e Ibrahimit besimplote, ai nuk ka qene politeist”
Verse 162 — Surah Al-Anam 6:162
thuaj: “E namazi im dhe tradita ime, jeta ime, dhe vdekja ime jane njemend per All-llahun, Zoti i tere boterave
Verse 163 — Surah Al-Anam 6:163
i cili nuk ka shok. Ashtu jam i urdheruar dhe une jam musliman i pare”
Verse 164 — Surah Al-Anam 6:164
Thuaj: “A te marre tjeter pervec All-llahut per Zot, kur Ai eshte Zot i cdo sendi? Cdo send qe ben dikush ia bene vetit, dhe asnje mekatar nuk do te barte barren e tjeterkujt. Ne fund, Zotit tuaj do t’i ktheheni dhe Ai do t’iu informoje per konfrontimet tuaja
Verse 165 — Surah Al-Anam 6:165
Ai eshte i cili bene qe ne toke te nderroni njeri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga te tjeret, sipas pozitave, per t’iu sprovuar ne ate cka ju jep. Zoti yt, njemend, eshte i shpejte ne denim, por Ai, me te vertete, edhe fal dhe eshte meshireplote