O besimtare, mos e merrni permik armikun tim dhe tuajin duke u shprehur dashuri e ata mohojne te vertetenn qe ju ka ardhur juve. Ata e perzene Profetin edhe juve qe i besoni All-llahut, Zotit tuaj. E nese dilni per te luftuar ne rrugen time dhe per te lypur kenaqesine time, atyre ju shprehni dashuri fshehtazi kurse une e di se cka fshihni dhe cka shpallni haptazi. Dhe kushdo prej jush qe vepron ashtu, ai ka humbur rrugen e drejte
Tek Ibrahimi dhe ata qe ishin bashke me te keni pasur, njemend, shembull te bukur, kur i thane popullit te vet: “Ne heqim dore nga ju dhe ata qe i adhuroni ju, ne vend te All-llahut. Juve nuk ju besojme dhe ndermjet nesh dhe jush filloi armiqesi dhe urrejtje e perhershme, derisa te mos i besoni All-llahut, vetem Atij”. Pervec fjales se Ibrahimit, babait te vet: “Gjithsesi do te kerkoj falje per ty, por une nuk kam mundesi per kurrgje te All-llahu. O Zoti yne! Tek Ti jemi mbeshtetur, Ty te drejtohemi dhe te Ti eshte kthimi
Pa dyshim tek ata keni pasur shembull te mire kush shpreson ne takimin me All-llahun dhe Diten e gjykimit, por kush ia kthen shpinen, ani, All-llahu, Ai eshte me te vertete i pasur, i denje per lavdate
Ndoshta All-llahu do te veje dashuri ndermjet jush dhe atyre, nga ata, me te cilet keni armiqesi. All-llahu eshte i gjithefuqishem, All-llahu fal, eshte meshireplote
All-llahu nuk ju ndalon te silleni mire dhe me drejtesi ndaj atyre qe nuk ju luftojne per shkak te fese dhe nuk ju perzene nga shtepite tuaja. Me te vertete All-llahu i do te drejtet
Vetem se All-llahu ju ndalon t’i konsideroni miq ata qe luftojne kunder jush per shkak te fese dhe u perzene nga shtepite tuaja dhe ndihmojne te jeni te perzene. Pra ata qe i konsiderojne keta per miq, ata jane kriminele
O besimtare! Kur t’iu vijne besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di me se miri besimin e tyre. Nese i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtareve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen ketyre. Jepnu ate qe kane shpenzuar dhe nuk e keni mekat te kurorezoheni me ato pasi qe t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nen kurore! Kerkoni ate cka e keni dhene, por edhe ata le te kerkojne cka kane shpenzuar. Ai eshte gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndermjet jush. All-llahu eshte shume i dijshem e i urte
Nese ndoje prej grave tuaja shkon te mosbesimtaret, dhe u vjen rasti juve, atehere atyre qe u kane shkuar grate jepnu aq sa kane shpenzuar ato per mehr. Frikesohuni All-llahut te cilit ju i besoni
O Profet, kur te vijen besimtaret qe te obligohen para teje se nuk do t’i bejne shok All-llahut asnjesend, dhe se nuk do te vjedhin, nuk do te bejne amoralitet, se nuk do t’i mbysin femijet e vet dhe se nuk do te genjejne duke shpifur me cka kane ne duar dhe kembet e tyre dhe se nuk do te kundershtojne ne cka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i fale. Me te vertete All-llahu fal, eshte meshireplote
O besimtare! Mos merrni per miq nje popull tek i cili All-llahu eshte i hidheruar. Ata e kane humbu shpresen per boten e ardhshme, sic e kane humbur mosbesimtaret (per ringjallje) ne ata, te cilet kane vdekur me perpara