Back to Languages

Albanian - Chapter 61 - As-Saf

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah As-Saf 61:1

All-llahun e larteson cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke, Ai eshte i forte, i urte

Verse 2 — Surah As-Saf 61:2

O besimtare, perse flisni ate cka nuk e punoni

Verse 3 — Surah As-Saf 61:3

Sa e urrejtur eshte tek All-llahu te flisni ate cka s’e beni

Verse 4 — Surah As-Saf 61:4

All-llahu me siguri i do ata te cilet luftojne per hir te tij ne radhe si mure te fortifikuara

Verse 5 — Surah As-Saf 61:5

Kur i tha Musa popullit te vet: “O populli im, perse me mundoni kur e dini mire se une jam Profeti i All-llahut te ju!” Dhe kur ata ia kthyen shpinen All-llahu i largoi edhe zemrat e tyre se All-llahu nuk drejton ne rruge te drejte popullin e lig

Verse 6 — Surah As-Saf 61:6

Dhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O izraelite, unejam te ju i derguar i All-llahut per te vertetuar Tevratin e shpallur perpara meje dhe t’iu pergezoje per Profetin, i cili do te vije pas meje emrin e ka Ahmed, dhe kur u solli argumente te qarta, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte!”

Verse 7 — Surah As-Saf 61:7

E kush eshte me kriminel se ai i cili per All-llahun shfaq genjeshtra, kurse ai i therret ne fene islame. Hej! All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte popullin qe ben padrejtesi

Verse 8 — Surah As-Saf 61:8

Ata deshirojne qe driten e All-llahut ta fikin me gojet e tyre, kurse All-llahu e persos driten e tij, edhe pse mosbesimtaret e urrejne

Verse 9 — Surah As-Saf 61:9

Ai eshte i cili dergon Profetin e vet me udhezime dhe fe te vertete per ta shquar mbi te gjitha fete, anipse politeisteve nuk u pelqen

Verse 10 — Surah As-Saf 61:10

O besimtare, a doni t’ju udhezoj ne nje tregti qe do t’iu shpetoje nga vuajtja e dhembshme

Verse 11 — Surah As-Saf 61:11

Besoni ne All-llahun dhe Profetin e tij dhe luftoni ne rruge te All-llahut me pasurine tuaj dhe jeten tuaj, kjo eshte me mire per ju, nese e dini

Verse 12 — Surah As-Saf 61:12

Ai do t’ua fale mekatet tuaja dhe do t’iu shpjere ne xhennete, ku rrjedhin lumenj, dhe ne pallate te bukura, ne kopshte te bukura te Adnit; ai eshte sukses i madh

Verse 13 — Surah As-Saf 61:13

Edhe te tjera ndihma qe ju i deshironi nga All-llahu dhe fitore te afert! Prandaj, pergezoni besimtaret

Verse 14 — Surah As-Saf 61:14

O besimtare, jini ndihmetare te All-llahut, sic u pat thene Isai i biri Merjemes dishepujve: “Kush po me ndihmon per hire te All-llahut”? “Ne do te ndihmojme fene e All-llahut” – i thane dishepujt. Dhe nje grup nga izraelitet e besuan, e nje grup tjeter mohuan. Ndersa ne i perkrahem ata qe besuan kunder armiqeve te tyre dhe dolen ngadhnjimtare