Kur te vijne hipokritet te thone: “Ne deshmojme se ti je, me te vertete, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njemend Profet i Tij, porse All-llahu deshmon se hipokritet jane me siguri rrenacak
Kur i shikon ata, pamja e tyre te mahnit, por kur flasin, ti i degjon fjalet e tyre, mirepo ata jane sikur shtylla te zbrazeta dhe mendojne se cdo thirrje eshte kunder tyre. Ata jane armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojne, All-llahu i vrafte
Ata jane qe thone: “Mos u jepni kurrgje atyre qe jane me Profetin e All-llahut, derisa te largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokes jane te All-llahut, por hipokritet nuk e marrin vesh
Ata thone: “Nese kthehemi ne medine gjithsesi te fortit kane per t’i perzene prej aty me te dobetit!” Por forca eshte e All-llahut dhe Profetit te tij dhe e besimtareve, por hipokritet s’e dine
Dhe shperndani prej asaj qe Ne ju furnizojme para se t’i vije vdekja ndonjerit prej jush, e te thote: “O Zot, sikur te me presesh edhe pak do te jap lemoshe dhe te behem nga te miret”