Back to Languages

Albanian - Chapter 63 - Al-Munafiqun

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Munafiqun 63:1

Kur te vijne hipokritet te thone: “Ne deshmojme se ti je, me te vertete, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njemend Profet i Tij, porse All-llahu deshmon se hipokritet jane me siguri rrenacak

Verse 2 — Surah Al-Munafiqun 63:2

Ata betimin e tyre e shfrytezojne si mbrojtje dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Eshte shume keq, njemend, cka bejne ata

Verse 3 — Surah Al-Munafiqun 63:3

Ajo eshte nga se ata besuan e pastaj mohuan, prandaj u vulosen zemrat e tyre dhe ata me nuk kuptojne

Verse 4 — Surah Al-Munafiqun 63:4

Kur i shikon ata, pamja e tyre te mahnit, por kur flasin, ti i degjon fjalet e tyre, mirepo ata jane sikur shtylla te zbrazeta dhe mendojne se cdo thirrje eshte kunder tyre. Ata jane armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojne, All-llahu i vrafte

Verse 5 — Surah Al-Munafiqun 63:5

Dhe kur u thuhet: “Ejani, Profeti i All-llahut do te kerkoje falje per ju”, ata luajne kokat e tyre dhe ti i sheh se largohen, se ata jane arrogante

Verse 6 — Surah Al-Munafiqun 63:6

Per ata eshte nje lloj, u lute ti per ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhezon ne rruge te drejte popullin e mbrapshte

Verse 7 — Surah Al-Munafiqun 63:7

Ata jane qe thone: “Mos u jepni kurrgje atyre qe jane me Profetin e All-llahut, derisa te largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokes jane te All-llahut, por hipokritet nuk e marrin vesh

Verse 8 — Surah Al-Munafiqun 63:8

Ata thone: “Nese kthehemi ne medine gjithsesi te fortit kane per t’i perzene prej aty me te dobetit!” Por forca eshte e All-llahut dhe Profetit te tij dhe e besimtareve, por hipokritet s’e dine

Verse 9 — Surah Al-Munafiqun 63:9

O besimtare, le te mos u largoje pasuria dhe femijet tuaj vemendjen nga All-llahu. Kush ben ashtu, hej, ata jane te humbur

Verse 10 — Surah Al-Munafiqun 63:10

Dhe shperndani prej asaj qe Ne ju furnizojme para se t’i vije vdekja ndonjerit prej jush, e te thote: “O Zot, sikur te me presesh edhe pak do te jap lemoshe dhe te behem nga te miret”

Verse 11 — Surah Al-Munafiqun 63:11

All-llahu, me siguri, nuk do t’ia vonoje askujt kur t’i vije momenti i vet, dhe All-llahu e di mire se cka punoni