Back to Languages
Albanian - Chapter 65
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
O Profet, kur t’i leshoni grate, leshoni ne kohen e “iddetit”, llogaritne ate dhe frikesohuni All-llahut, Zotit tuaj, mos i perzini nga banesat e tyre, por edhe ato le te mos dalin, vetm ne qofte se bejne haptazi amoralitet. Keto jane dispozita te All-llahut. Kush i kapercen kufijt e All-llahut i ka bere dem vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta All-llahu pas kesaj afron ndonje tjeter mundesi
Verse 2
Dhe kur arrine koha e pritjes se tyre, ose mbani si ka hije ose ndahuni prej tyre si ka hije, dhe si deshmitare merrni dy vete te drejte nga mesi juaj dhe deshmine bene per All-llahun! Keshtu keshillohet, ai qe i beson All-llahut dhe Dites se Kijametit, e ai qe i ruhet All-llahut, per ate ka rrugedalje
Verse 3
Dhe do ta furnizoje prej nga nuk e kujton fare. Kush mbeshtetet tek All-llahu, Ai i mjafton. Ai pa dyshim e zbaton urdherin e vet, All-llahu cdo sendi ia ka caktuar afatin
Verse 4
Kurse, ata, grate e te cileve, qe nuk e kane ne rregull pastrimin mujor (menstruacionet), ne mos e paci ditur, “iddeti” i tyre eshte tre muaj, sikurse edhe ato qe nuk kane pasur menstruacion. Shtatzenat presin deri sa te lindin. Kush i ruhet All-llahut, Ai do t’ia lehtesoje punen e tij
Verse 5
Ja, keto jane dispozitat e All-llahut qe ua shpalle juve, kush i ruhet All-llahut, Ai do t’ia neutralizoje veprat e keqia te tij dhe to t’ia rrite shperblimin
Verse 6
Le te banojne ku banoni edhe ju, sipas mundesive tuaja, dhe mos u beni dem me qellim qe t’i ngushtoni. Nese jane me barre furnizoni deri sa te lindin; e nese u japin gji femijeve tuaj, atehere atyre jepuni shperblimin e vet dhe merruni vesh ne mes veti. E ne qofte se keni veshtiresi, atehere le t’u jep gji tjetra
Verse 7
Ai qe ka, le te shpenzoje sipas pasurise se vet, por edhe si qe eshte ne skamje le te shpenzoje nga ajo qe i ka dhene All-llahu, sepse All-llahu nuk ngarkon aske me teper se sa i ka dhene. All-llahu me siguri pas nje veshtiresie ben lehtesimin
Verse 8
Po sa katunde kane fut veshte ne lesh nga urdherat e Zotit te vet dhe profeteve te Tij, Ne do te kerkojme prej tyre, rreptesisht, qe te japin llogari dhe do t’i denojme me denim te tmerrshem
Verse 9
Aat shijojne denimin per sjelljet e veta dhe perfundim i saj eshte shkaterrimi
Verse 10
All-llahu ka pergatitur per ata denim te rende, prandaj frikesohuni All-llahut, ju qe keni mendjen dhe qe besoni! All-llahu juve u ka derguar shpallje
Verse 11
Nje Profet i cili iu shpalon argumentet e qarta te All-llahut per t’i nxjerre, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, nga terri ne drite. Dhe kush i beson All-llahut dhe ben vepra te mira do ta shpjere ne xhenete kur rrjedhin lumenj dhe aty do te mbesin pergjithmone e jete, All-llahu atij ia ben furnizimin shume te mire
Verse 12
All-llahu eshte Ai i cili ka krijuar shtate qiej dhe ne toke te ngjashem me ata (qiejt), urdheri u referohet tegjithe atyre per ta ditur se All-llahu ka force per cdo send dhe All-llahu me te vertete ngerthen dituri per cdo send