Verse 1 — Surah At-Tahrim 66:1
O Profet, perse ia ndalon vetvetes ate qe ta ka lejuar All-llahu, ate qe te eshte lejuar per te kenaqur grate tuaja? All-llahu fal dhe eshte meshireplote
Verse 2 — Surah At-Tahrim 66:2
All-llahu ua ka percaktuar kompensimin per betimet tuaja. All-llahu eshte Zoti juaj, Ai eshte shume i dijshem e i urte
Verse 3 — Surah At-Tahrim 66:3
Kur Profeti njeres nga grate e veta i kumtoi nje fshehtesi porse ajo e shpalli ate, mirepo A, llahu kete ia tregoi ketij. Ai nje pjese ia kumtoi, kurse tjetren e heshti, dhe kur e njoftoi ate (gruan) lidhur me kete lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha kete”? Ai i tha: “Me lajmeroi mua i gjithdijshmi, i informuari”
Verse 4 — Surah At-Tahrim 66:4
Nese ju te dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja jane perulur, e nese paraqiteni te dyja kunder tij, ani, All-llahu eshte mbrojtes i tij, edhe Xhibrili edhe besimtaret e ndershem; e pas kesaj paraqiten edhe te tere engjujt (si ndihmetare)
Verse 5 — Surah At-Tahrim 66:5
Nese ai ju leshon, ndoshta atij, Zoti i tij, do t’i jape, ne vend tuajin, gra me te mira se ju: besnike All-llahut, besimtare, te degjueshme, qe pendohen e qe adhurojne All-llahun, agjerojne, te veja dhe beqaresha
Verse 6 — Surah At-Tahrim 66:6
O besimtare, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret, te cilin do ta ruajne engjujt te rrepte dhe te forte. Nuk u kundervihen asaj qe i urdheron All-llahu dhe veprojne si jane te urdheruar
Verse 7 — Surah At-Tahrim 66:7
O ju qe nuk keni besuar, sot mos kerkoni arsyetim. Ju shperbleheni vetem me ate cka keni punuar
Verse 8 — Surah At-Tahrim 66:8
O besimtare! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet te thelle, ndoshta Zoti juaj i neutralizon veprat tuaja te keqia dhe do t’iu shtie ne xhenete, ku do te rrjedhin lumenj, ate dite kur All-llahu nuk do ta turperoje Profetin dhe ata te cilet kane besuar bashke me te. Drita e tyre shetit perpara tyre dhe nga ana e djathte. “Zoti yne, - do te thone, - persose driten tone dhe na e fal se Ti, me te vertete, ke mundesi per cdo send!”
Verse 9 — Surah At-Tahrim 66:9
O Profet, lufto mosbesimtaret dhe hipokritet dhe qendro i ashper ndaj tyre! Vendbanimi i tyre eshte xhehennemi, po sa vendbanim i tmerrshem eshte ai
Verse 10 — Surah At-Tahrim 66:10
Atyre qe kane mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe te Lutit; ishin nen kurore me dy robe te mire nga roberit Tane, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgje nuk mund tu ndihmojne, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja ne zjarr me te tjeet qe po hyjne”
Verse 11 — Surah At-Tahrim 66:11
Kurse per ata qe besojne, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndertoma nje shtepi, te Ti, ne xhennet dhe shpetom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe me shpeto nga populli mizor!”
Verse 12 — Surah At-Tahrim 66:12
Dhe Merjemen, te bijen e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndersa ne aty krijuam jete (mbeti shtatezane), u besoi fjaleve dhe librave te Zotit te vet dhe ishte nga ato te perulurat