Back to Languages
Albanian - Chapter 67
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
Qofte bekuar Ai i cili ka ne duarte e veta sundimin, dhe Ai ka force per cdo send
Verse 2
I cili ka krijuar vdekjen dhe jeten qe t’iu provoje se cili prej jush ben vepra me te mira. Ai eshte i forte, ai fal
Verse 3
I cili i krijo shtate qiej ne kate dhe nuk sheh kurrfare kontrastesh ne krijimin e te gjithmeshirshmit, pa shiko edhe njehere; sheh ndonje plasaritje
Verse 4
Pastaj, prape shiko, shume here, shikimi do te kthehet i perulur dhe i lodhur
Verse 5
Ne e kemi zbukuruar qiellin e kesaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bere si gure per te goditur djajte. Per ata kemi pergatitur denim ne zjarr
Verse 6
Kurse per ata qe mohojne Zotin e vet, denimi eshte me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshem eshte ai
Verse 7
Kur te hudhen ne te do t’ia degjojne ushtimen e tij, dhe si vlon
Verse 8
Gati sa nuk celcasin nga zemrimi. Sa here qe ndronje grup te hudhet ne te, rojtaret e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?”
Verse 9
Po, si jo – do te thone – na pat ardhur nje Profet, porse ne e pergenjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgje, ju jei ne humbje te madhe!”
Verse 10
Dhe do te thone: “Te kishim degjuar dhe te kishim pasur mend, nuk do te ishim ne mesin e banoreve te flakes”
Verse 11
dhe do t’i pranojne mekatet e veta, prandaj qofshin larg banoret e flakes
Verse 12
Ata qe i frikesohen Zotit te vet edhe fshehurazi, per ata ka falje dhe shperblim te madh
Verse 13
Ju flisni ndo fshehtazi ndo me ze, Ai e di se cka ka ne zemra
Verse 14
A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe qe njeh cdo send ne hollesi
Verse 15
Ai i cili ua ka bere token te pershtatshme, andaj ecni neper te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai
Verse 16
A mos keni garance se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fuse ne toke, kur ajo te filloje te dridhet
Verse 17
Ose, a keni garance se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do te leshoje mbi ju furtune me gure? Atehere do ta mirrni vesh si eshte qortuesi
Verse 18
Paten mohuar edhe perpara atyre, po cfare ishte denimi im se
Verse 19
A nuk i shohin ata zogjte permbi krye ne radhe se si i hapin dhe i palojne krahet! Ata nuk i mban askush pervec i gjithmeshirshmi, Ai njemend e sheh mire cdo send
Verse 20
Ose, kush eshte ai i cili do te jete ushtria juaj qe t’ju ndihmoje, pervec te gjithmeshirshmit? Vetem se mosbesimtaret jane te mashtruar
Verse 21
Ose, kush eshte ai qe do t’iu ushqeje, nese ai e ndal furnizimin e vet? Mirepo, ata jane kembengules ne arrogance e mendjemadhesi
Verse 22
A eshte ne rruge me te drejte ai i cili ece me fytyre rreshqanas apo ai i cili ece drejt (vertikalisht) rruges se drejte
Verse 23
Thuaj: “Ai eshte i cili u ka krijuar ne fillim, u pajise me te degjuar, te pare dhe mendje, por ju jeni pak mirenjohes”
Verse 24
Thuaj: “a eshte i cili ju ka shperndare neper toke dhe te Ai do te mblidheni”
Verse 25
Kurse ata thone: “Kur me njehere, ai premtim, nese flisni te verteten?!”
Verse 26
Thuaj: “Vetem All-llahu e di, kurse une jam vetem qe t’iu terheq verejtjen haptazi”
Verse 27
Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre te cilet kane mohuar do te nxihen dhe do te thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e keni lypur me ngulm”
Verse 28
Thuaj: “A shihni, nese All-llahu me zhduk mua dhe ata qe jane me mua, apo na meshiron, mosbesimtaret kush do t’i mbroje nga vuajtja e padurueshme?”
Verse 29
Thuaj: “Ai eshte i Gjithmeshirshmi, Atij i besojme dhe tek Ai mbeshtetemi, e ju do ta merrni vesh kush eshte ne humbje flagrante”
Verse 30
Thuaj: “Me tregoni nese u shterren ujerat, kush do t’iu jape uje te rrjedhshem?”