Verse 1 — Surah Al-Haqqah 69:1
Momenti i fundit
Verse 2 — Surah Al-Haqqah 69:2
C’eshte momenti i fundit i (pashmangshem)
Verse 3 — Surah Al-Haqqah 69:3
Cka te tregon se c’eshte momenti i fundi
Verse 4 — Surah Al-Haqqah 69:4
Themud dhe Ad e pergenjeshtruan shkaterrimin e botes
Verse 5 — Surah Al-Haqqah 69:5
Prandaj Themud u shfaros me ushtime
Verse 6 — Surah Al-Haqqah 69:6
Kurse Ad eshte shfarosur me furtune vershelluese
Verse 7 — Surah Al-Haqqah 69:7
Qe e leshoi kunder atyre shtate nete e tete dite pa nderprere dhe ke pare ne te njerez te levarur sikur trupa te trashe hurmash
Verse 8 — Surah Al-Haqqah 69:8
A e sheh, ka mbetur kush prej tyre
Verse 9 — Surah Al-Haqqah 69:9
Edhe Faraoni dhe ata para tij, mekatare, kane gabuar
Verse 10 — Surah Al-Haqqah 69:10
Dhe jane ngritur kunder Profetit te Zotit te vet, andaj Ai i denoi me denim te rende
Verse 11 — Surah Al-Haqqah 69:11
Ne juve, kur u permbyti uji, te tereve u kemi barte ne anije
Verse 12 — Surah Al-Haqqah 69:12
Per t’ua bere ate si keshille qe do ta ruaje veshi qe degjon
Verse 13 — Surah Al-Haqqah 69:13
Dhe kur te fryhet ne sur vetem nje here
Verse 14 — Surah Al-Haqqah 69:14
E toka me kodra te ngrihet edhe menjehere te therrmohen
Verse 15 — Surah Al-Haqqah 69:15
Ate dite do te ndodhe momenti i fundit (kijameti)
Verse 16 — Surah Al-Haqqah 69:16
Edhe qielli do te cahet. Atehere ai do te jete i thyeshem
Verse 17 — Surah Al-Haqqah 69:17
Edhe engjujt, ete, ate dite do te qendrojne ne skaje te tij e permbi vete do te bartin fronin e Zotit tend
Verse 18 — Surah Al-Haqqah 69:18
Ate dite do te jeni te eksponuar dhe asnje fshehtesi juaja nuk mbetet e fshehte
Verse 19 — Surah Al-Haqqah 69:19
Ai te cilit do t’i jipet libri ne doren e djathte te tij, do te thote: “Qe, lexomani librin tim
Verse 20 — Surah Al-Haqqah 69:20
Une kam menduar me kohe se do te jap llogari”
Verse 21 — Surah Al-Haqqah 69:21
dhe ai do te jete fatlum
Verse 22 — Surah Al-Haqqah 69:22
Ne nje xhenet te larte
Verse 23 — Surah Al-Haqqah 69:23
Frytet e te cilit varen mbi krye
Verse 24 — Surah Al-Haqqah 69:24
Hani dhe pini, u befte mire, sepse ju ne ditet e kaluara e keni fituar kete
Verse 25 — Surah Al-Haqqah 69:25
Kurse ai te cilit libri i jipet ne dore te majte, do te thote: “Ku shte ai fat te mos m’ishte dhene fare libri
Verse 26 — Surah Al-Haqqah 69:26
Dhe te mos disha cfare eshte llogaria ime
Verse 27 — Surah Al-Haqqah 69:27
Ku eshte ai fat te isha shporrur
Verse 28 — Surah Al-Haqqah 69:28
Pasuria ime kurrgje nuk me ndihmon
Verse 29 — Surah Al-Haqqah 69:29
E forca me ka humbur!”
Verse 30 — Surah Al-Haqqah 69:30
Merrni dhe farkoni
Verse 31 — Surah Al-Haqqah 69:31
Ate, pastaj digjne ne zjarr
Verse 32 — Surah Al-Haqqah 69:32
E pastaj lidhne me zinxhire te gjate shtatedhjete kute
Verse 33 — Surah Al-Haqqah 69:33
Sepse ai nuk besonte ne All-llahun e madh
Verse 34 — Surah Al-Haqqah 69:34
Dhe nuk ka kontribuar per t’u ushqyer varfnjaku
Verse 35 — Surah Al-Haqqah 69:35
prandaj, ai sot ketu nuk ka mi
Verse 36 — Surah Al-Haqqah 69:36
As ushqim tjeter pervec te lanave
Verse 37 — Surah Al-Haqqah 69:37
Qe nuk i han kush pervec mekatareve
Verse 38 — Surah Al-Haqqah 69:38
Po betohem ne ate qe e shihni
Verse 39 — Surah Al-Haqqah 69:39
Ai eshte, njemend, fjale e shpallur e Profetit fisnik
Verse 40 — Surah Al-Haqqah 69:40
Dhe ne ate qe nuk i shihni
Verse 41 — Surah Al-Haqqah 69:41
Dhe nuk eshte fjale e ndonje poeti, por ju pak kush besoni
Verse 42 — Surah Al-Haqqah 69:42
Dhe as fjale te ndonje magjistari, por ju pak mendoni
Verse 43 — Surah Al-Haqqah 69:43
Eshte shpallje nga Zoti i boterave
Verse 44 — Surah Al-Haqqah 69:44
E sikur te shprehte lloj-lloj fjalesh per ne
Verse 45 — Surah Al-Haqqah 69:45
Do ta kishim kapur per doren e djathte
Verse 46 — Surah Al-Haqqah 69:46
E pastaj do t’i pritnim damarin e qafes
Verse 47 — Surah Al-Haqqah 69:47
Dhe askush prej jush nuk do te mund t’i ndihmoje
Verse 48 — Surah Al-Haqqah 69:48
Ai (Kur’ani) eshte mesim per te devotshmit
Verse 49 — Surah Al-Haqqah 69:49
Ndersa ne e dime me siguri se ne mesin tuaj ka pergenjeshtare
Verse 50 — Surah Al-Haqqah 69:50
Dhe ai eshte shkak i vuajtjes se mosbesimtareve
Verse 51 — Surah Al-Haqqah 69:51
Kurse ai eshte e vertete e forte
Verse 52 — Surah Al-Haqqah 69:52
Prandaj, ti larteso emrin e Zotit tend te madherishem