Back to Languages
Albanian - Chapter 71
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
Ne e kemi derguar Nuhin te populli i vet: “Terhiqja verejtjen popullit tend para se t’i arrije denimi i dhembshem”
Verse 2
“O populli im – u tha ai – une ju terheq verejtjen haptazi
Verse 3
Adhurone All-llahun, edhe frikesohuni prej Atij, edhe me degjoni mua
Verse 4
Do t’ju fale mekatet dhe do t’ju lere ne jete deri ne momentin e caktuar, por kur te vije momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”
Verse 5
“O Zoti im, - tha, - une kame thirrur popullin tim nate e dite
Verse 6
Por thirrja ime edhe me teper i largonte
Verse 7
Dhe sa here qe i kam thirrur per t’i falur Ti, fusnin gishtat ne vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin teper kembengules dhe mendjemedhenj te forte
Verse 8
Pastaj une i kam thirrur haptazi
Verse 9
E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me te madhe
Verse 10
U kame thene: “Kerkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vertete, fal shume
Verse 11
Ai do t’ju dergoje shi te mjaftueshem
Verse 12
Dhe ua shton pasurine e djemte, dhe do t’ju beje kopshte edhe lumenj
Verse 13
C’eshte me ju qe nuk shpresoni ne fuqine e All-llahut
Verse 14
Kurse Ai ju krijon shkalle-shkalle
Verse 15
A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtate qiej ne kate
Verse 16
Dhe ne ta, hanes i ka dhene drite, kurse Diellin e ka bere dritedhenes
Verse 17
All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimet
Verse 18
Pastaj ne te ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr perseri
Verse 19
All-llahu ua ka bere token te rrafshet
Verse 20
Qe te ecni neper te, rrugeve te gjera”
Verse 21
Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk me degjojne dhe pasojne ate, pasuria dhe femijet e te cileve vetem ua rrisin shkaterrimin
Verse 22
Dhe thurin kurtha te medha”
Verse 23
Dhe thone: “Kurrsesi mos i lini zoterat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Juken e as Nesren!”
Verse 24
Dhe humben shume. Prandaj Ti mizoreve mos u jep tjeter send pervec humbjen
Verse 25
Dhe ata, per shkak te gabimeve te veta, u permbyten dhe u hudhen ne zjarre, dhe per ata nuk do te kete, pervec All-llahut, asnje ndihmetare
Verse 26
Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le ne toke asnje banor nga mosbesimtaret
Verse 27
Sepse nese i le ata, roberit tuaj do t’i shpiejne ne humbje dhe do te lindin vetem mekatare dhe mosbesimtare
Verse 28
Zoti im, me fal mua edhe prinderit e mi, edhe kush ka hyre ne shtepine time si besimtar, edhe besimtret e besimtaret, ndersa mosbesimtareve shtojau vetem shkaterrimin!”