Back to Languages

    Albanian - Chapter 98

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Ata te cilet mohuan, nga pasues te librit dhe politeistet, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qarte

    Verse 2

    Nje Profet nga All-llahu i cili lexon broshura te pasterta

    Verse 3

    Ku ka norma te drejta e stabile

    Verse 4

    Dhe ata te cileve u qe dhene Libri nuk u ndane dei atehere kur u erdh argumenti i qarte

    Verse 5

    Porse u qe urdheruar te adhurojne vetem All-llahun, qe si besimtare te sinqerte, me sinqeritet t’i rrefejne fene, edhe te kryejne te falurit, edh te japin zeqatin, e ajo eshte fe stabile

    Verse 6

    Ata te cilet nuk besojne nga ithtaret e librit edhe politeistet, do te jene, me siguri ne zjarrin e xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone. Ata jane krijesa me te keqia

    Verse 7

    Kurse ata qe besojne dhe bejne vepra te mira ata jane, njemend, krijesat me te mira

    Verse 8

    Shperblimi i tyre, te Zoti i tyre, jane xhennete te Adenit, neper te cilet do te rrjedhin lumenj, ku do te mbesin te banojne pergjithmone. All-llahu do te jete i kenaqur me ata, por edhe ata do te jene te kenaqur me Te. Ajo eshte per ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet