Albanian

Translation: sqi-fetimehdiu-la

Author: Feti Mehdiu

Hapja (El-Fatiha)

Surah 1

[1] Ne emer te All-llahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[2] Lavderimi eshte per All-llahun, Zot i boteravet

[3] Te Gjithmeshirshmin, Meshireplotin

[4] Sunduesin e dites se gjykimit

[5] Vetem Ty te adhurojme, dhe vetem nga Ti ndihme kerkojme

[6] Drejtona ne rrugen e drejte

[7] Ne rrugen e atyre, te cilet i bekove, jo te atyre qe kane merituar hidherimin, e as te atyre qe kane humbur

Lopa (El-Bekare)

Surah 2

[1] Alif Lam Mim

[2] Ky liber, ne te cilin nuk ka dyshim aspak, eshte udhezim per te devotshmit

[3] Te cilet besojne ne te padukshmen, kryejne faljen dhe japin sadake nga ajo qe u kemi dhene ne

[4] Edhe ata qe besojne ne ate cka eshte shpallur perpara teje, si edhe ata qe jane te bindur ne boten tjeter

[5] Ata jane te perudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetem ata, jane te shpetuar

[6] Ata qe nuk besojne, me siguri e kane njelloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojne

[7] All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshet e tyre, kurse para syve te tyre ka nje perde. Ata i pret denimi i madh

[8] Ka njerez, te cilet thone: I kemi besuar All-llahut dhe botes tjeter, por ata nuk jane besimtare

[9] Ata perpiqen ta mashtrojne All-llahun dhe ata qe kane besuar, por ata vetem e mashtrojne veten dhe nuk e hetojne

[10] Zemrat e tyre jane te semura dhe All-llahu edhe me teper ua rrit semundjen. Ata i pret denim i dhembshem per shkak se genjejne

[11] Kur u thuhet: “Mos beni turbullira ne toke”! – thone – Ne vetem mbajme rendin

[12] Kujdes! Se ne fakt ata bejne turbullira por nuk vene re

[13] Kur u thuhet: Besoni si besojne njerezit, ata pergjigjen: “A te besojme ashtu si besojne te marret, naivet”? Por ata jane vete te marre vetem se nuk e dine, apo jo

[14] Kur i takojne ata qe besojne, thone: Kemi besuar, por kur mbesin vetem me djajte e vet, thone: “Ne jemi me ju, ne vetem tallemi”

[15] All-llahu tallet me ata dhe i leshon te deshtojne edhe me teper ne mosbesimin e tyre

[16] Ata jane, te cilet japin fitimin per humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfare dobie dhe ata nuk jane te perudhur

[17] Ata i ngjajne shembullit te atij qe ndez zjarr, por kur ai ndricon rrethin e tyre, All-llahu ua merr driten dhe i le ne terr qe te mos shohin

[18] Jane te shurdher, memece dhe te verber, prandaj nuk kthehen pas

[19] Ose jane sikur ata te cilet vene gishtat ne veshet e tyre kur i perfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullime dhe vetetime, te frikesuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtaret

[20] Dhe vetetima, per pak sa nuk i verberon; sa here qe veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur te donte All-llahu mund t’ua merrte edhe te degjuarit edhe te pamurit, sepse All-llahu, me te vertete, ka mundesi per cdo send

[21] O njerez! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata perpara jush, ndoshta beheni te devotshem

[22] Ai i cili ua ka bere token shtroje, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju leshon shiun dhe me te ben qe te rriten fryte, ushqim per ju. Prandaj mos i beni shok All-llahut me vetedije

[23] Dhe nese dyshoni ne ate cka i kemi shpallur robit tone, bene ju nje kaptine te ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe deshmitaret tuaj, pervec All-llahut, nese flisni te verteten

[24] Po nese nuk e beni, dhe nuk mund ta beni, atehere ruajuni zjarrit te pergatitur per mosbesimtaret, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret

[25] Dhe pergezoji ata qe besojne dhe bejne vepra te mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa here qe do t’u jepet ndonje frut prej atyhit, ata do te thone: “Me kete jemi furnizuar edhe me heret”, por do t’u jepet vetem e ngjashme me te. Aty do te kete femra te pastra dhe ata do te jene pergjithmone aty

[26] All-llahu nuk ngurron te sjelle si shembull mushkonjen ose dicka si kjo, dhe ata qe besojne, ata e dine se ajo eshte e vertete nga Zoti i tyre, kurse ata qe nuk e besojne thone: “Cka ka dashur All-llahu me kete shembull”? Me kete Ai shume i humb, por shume edhe i drejton ne rruge te drejte. Dhe me kete nuk humb askush tjeter pervec mbrapshtaneve

[27] te cilet e thejne besen e dhene All-llahut, pasi qe jane besatuar dhe e shkepusin ate cka ka urdheruar All-llahu te mbahet, dhe bejne turbullira ne toke. Ata njemend jane te shkaterruar

[28] Si mundeni ta mohoni All-llahun ju qe keni qene te vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prape ju ringjalle dhe mandej te Ai do te ktheheni

[29] Ai eshe i cili ka krijuar per ju gjithcka qe ka ne toke, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtate qiej. Ai per cdo send ka dijeni

[30] Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Une ne toke po caktoj nje mekembes”! Ata i thane: - A po ben aty dike qe do te beje turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty te madherojme e te lavderojme dhe te lartesojme? Une di – tha Ai – ate cka ju nuk e dini

[31] Dhe ia mesoi Ademit emertimet e te gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Me informoni per emrat e tyre, nese flisni te verteten!”

[32] Ata i thane: - Qofsh lartesuar! Ne nuk dime pervec asaj qe na ke mesuar Ti. Padyshim ti je i gjithedijshem, i urte

[33] O Adem! – tha Ai, ua trego emrat atyre! Dhe kur ai u tha emrat e tyre, All-llahu tha: “A nuk ju kam thene se vetem Une i di te padukshmet e qiejve dhe te tokes dhe vetem Une di ate cka e shfaqni haptazi dhe ate cka e fshihni?”

[34] Dhe kur u thame engjujve: “Peruluni (bini ne sexhde) Ademit!” Ata iu perulen, me perjashtim te iblisit. Ai refuzoi dhe beri mendjemadhesi dhe u be mosbesimtar

[35] Dhe ne i thame: “O Adem! Vendosuni ti dhe gruaja jote ne xhennet dhe hani aty sa te doni prej ku te deshironi, por kesaj peme mos iu afroni e te beheni punekeqinj!”

[36] Por djalli i mashtroi ne kete pune dhe i nxori prej aty ku ishin, dhe ne u thame: “Hupni se kendejmi si armiq te njeri-tjetrit dhe do te vendoseni e te jetoni ne toke deri ne afatin e caktuar!”

[37] Dhe i pranoi disa fjale te Zotit te vet, andaj Ai ia fali. Ai me te vertete pranon pendimin, eshte meshireplote

[38] Ne u thame: “Shporruni te gjithe prej aty! Nga une do t’u vije nje udherrefim dhe kush pason perudhjen time nuk do te frikesohet e as nuk do te pikellohet.”

[39] Kurse ata, te cilet nuk besuan, por i pergenjeshtruan argumentet tona, ata jane banore te xhehennemit, ata do te mbesin aty pergjithmone

[40] O Izraelite! Kujtone dhuntine time qe ju kam dhuruar dhe plotesoni besen qe ma dhate, t’ju plotesoj edhe une besen time. Frikesohmuni vetem mua

[41] Besoni asaj qe po ua shpalle, e cila ua verteton ate cka e keni ju, dhe mos jini te paret qe nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalet e mia dhe frikesohmuni vetem mua

[42] Dhe mos e mbuloni te verteten me te pavertete qe me vetedije te fshihni te verteten, pasi e dini

[43] Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe perkuluni me ata qe perkulen

[44] A ju po urdheroni te tjeret te bejne vepra te mira e veten e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mendoni pak

[45] Kerkoni ndihme me ane te durimit dhe faljes! Ajo eshte padyshim pune e madhe (e rende) por jo edhe per te degjueshmit e bindur

[46] te cilet shpresojne se do te dalin para Zotit te vet dhe se Atij do t’i kthehen

[47] O Izraelite! Perkujtone dhuntine time qe ju kam dhuruar dhe une ju kam dalluar prej njerezve te tjere

[48] Ruajuni asaj dite kur askush nuk do te mund t’i sherbeje asgje kurrkujt, dhe nuk do te pranohet ndermjetesimi i askujt, nuk do te pranohet kompensimi e nuk do te jene te ndihmuar

[49] Dhe kur ju shpetuam nga njerezit e Faraonit qe ju mundonin me denimin me te rende, duke jua therrur djemte tuaj, kurse vajzat jua linin ne jete. Ne kete ka sprove te madhe nga Zoti i juaj i madh

[50] Dhe kur e ndame detin per ju dhe juve u shpetuam, kurse njerezit e Faraonit i permbytem e ju i shikonit

[51] Dhe kur e thirrem Musaun ne takim per katerdhjete nete, ju pas atij patet marre vicin (per zot). Ju jeni mizore

[52] Pastaj juve, edhe pas kesaj, ua falem, ndoshta beheni mirenjohes

[53] Dhe kur Musaut i dhame Librin dhe Furkanin (qe ndane te verteten nga e paverteta), ndoshta merrni rrugen e mbare

[54] Dhe klur Musa i tha popullit te vet: “O populli im, ju i keni bere keq vetvetes kur e keni marre vicin (per zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetveten! Te Krijuesi juaj, ajo eshte me mire per ju, Ai do t’ua fale. Ai i pranon shume pendimet dhe eshte meshireplote”

[55] Dhe kur i thate: - “O Musa, ne nuk kemi per te besuar deri sa ta shohim All-llahun haptazi! – Dhe vetetima ju perfshiu e ju shikonit

[56] Pastaj juve, pas vdekjes, ju kemi ngjallur qe te jeni mirenjohes

[57] Dhe ju kemi bere hije me rete dhe ju zbritem fellenza dhe menn (leng i embel). Hani ushqime te mira me te cilat ju kemi furnizuar! Ata nuk na bene keq neve, por i bene keq vetvetes

[58] Dhe kur ju thame: “Hyni ne kete qytet dhe hani cka te deshironi dhe sa te deshironi, por ne hyrje hyni kokeulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mekatet tuaja, madje bamiresve do t’u japim edhe me shume

[59] Mirepo, mizoret e nderruan fjalen qe u eshte thene, me fjale te tjera qe nuk u eshte thene, dhe Ne mbi ata qe kane bere mizori ua leshuam nje denim nga qielli, per shkak se ishin te mbrapshte

[60] Dhe kur Musa, per popullin e vet u lut per uje, e Ne i thame: “Bjeri me shkopin tend gurit!” prej tij shperthyen dymbedhjete burime dhe cdo grup dinin burimin e vet. Hani dhe pini nga furnizimet e All-llahut dhe mos beni keq ne toke si mbrapshtane

[61] Dhe ju i thate: “O Musa, ne me nuk mund te qendrojme vetem me nje ushqim, prandaj lutju Zotit tend per ne qe te na jape (beje te rritet) dicka tjeter cka e ben toka: perime, tranguj, edhe tjerreza e barishte, - groshe, qepe e hudhra. – Ai tha: “A doni ta nderroni ate cka eshte e mire me ate cka eshte e pavlereshme? Shkoni, pra, ne qytet se do te gjeni ate qe keni kerkuar!” Ata i mbuloi poshtersia dhe mjerimi, ndaj merituan hidherimin e All-llahut; per shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetet pa pike te fajit. Kjo ata i goditi per shkak se qene te padegjueshem dhe me te keqia i kalonin tere kufinjte

[62] Me siguri ata qe kane besuar ose qe jane ebrej, edhe te krishtere, edhe sabej, qe i kane besuar All-llahut edhe botes tjeter dhe kane bere pune te mira, shperblimi i tyre eshte te Zoti i tyre. Per ata nuk ka as frike e as pikellim

[63] Dhe kur e kemi marre nga ju besen, edhe malin Tur e kemi ngritur permbi ju. Pranone seriozisht, si te juajen, cka u kemi dhene dhe ta keni ndermend cka ka ne te, ndoshta do te ruheni

[64] Ju pastaj ia kthyet shpinen dhe po te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e tij, ju me siguri do te shkaterroheshit

[65] Ju i dini ata, nga mesi juaj, te cilet gabuan te shtunen, prandaj ne u patem thene: “Behuni majmune te percmuar!”

[66] Bashkohanikeve dhe breznive te tyre ua kemi bere kete si verejtje dhe keshille per te devotshmit

[67] Dhe kur i tha Musa popullit te vet: “All-llahu ju urdheron te “therrni nje lope”; ata i thane: “Ti po allesh me ne, a?” “Mos e befte All-llahu, - tha ai, - une te jem nga injorantet!”

[68] I thane: “Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare duhet te jete ajo lope!” Ai u tha: po thote se ajo eshte nje lope as e madhe as e vogel, mesatare, ndermjet atyre moshave, andaj veproni sic po ju urdherohet

[69] I thane, lute Zotin tend per hir tonin le te na sqaroje cfare ngjyre duhet te kete. Po thote, - u pergjegj ai, se ajo eshte nje lope qimeverdhe me ngjyre te theksuar, qe i pelqen gjithkujt

[70] Lute, i thane perseri, Zotin tend, per hir tonin te na sqaroje cfare duhet te jete, sepse neve na duken lopet te ngjashme, dhe ne, ne dashte All-llahu, gjithsesi do te jemi te udhezuar.”

[71] Ai thote, - u tha ky, - se ajo eshte nje lope jo e lodhur duke levruar token dhe duke ujitur arat, duhet te jete pa te meta e pa shenje. “Eh, tash e ke pershkruar si duhet”, i thane, dhe e therren por memzi e bene kete

[72] Dhe kur e patet mbytur nje njeri, dhe filluat te ziheni per ta fshehur, por All-llahu e nxori ne shesh ate cka e fshihnit ju

[73] Prandaj thame qe t’i meshoni atij me nje pjese te saj! E ashtu All-llahu ngjall te vdekurit dhe ju tregon argumentet e veta, mbase do te mblidhni mendjen

[74] Pastaj zemrat tuaja, pas asaj, u bene te forta, sepse ka gure prej te cileve shperthejne burime, e ka, me siguri, edhe guri qe cahet dhe prej tij del uje, por ka, pamedyshje edhe qe pelcasin nga frika e All-llahut. All-llahu nuk eshte indiferent per ate cka beni ju

[75] A deshironi ju qe t’ju besojne ata, qe nje grup prej tyre e degjonin fjalen e All-llahut dhe pasi qe i kane kuptuar, me vetedije i kane falsifikuar

[76] Kur takojne besimtare ata thone: “Kemi besuar”! por sapo mbesin me vete, thone: “A po ju kallzoni per ate qe All-llahu vetem juve ju ka shpaluar, qe t’u sherbeje si argument kunder jush para Zotit tuaj? A hic nuk e merrni me mend?!”

[77] A nuk e dine ata se All-llahu di edhe ate cka fshehin edhe ate cka shfaqin

[78] Prej tyre ka analfabete, nuk dine per Liber, por vetem per fall, dhe ata vetem fantazojne

[79] Te mjeret ata, te cilet me duar te veta shkruajne liber e pastaj thone: “Ja, ky eshte prej All-llahut”, per te nxjerre ndonje fitim te parendesishem. Dhe te mjeret ata per shkak se duarte e atyre e kane shkruar dhe mjere ata me cka po fitojne

[80] Ata thane: “Neve zjarri nuk na prek, vetem se per nje kohe te caktuar”. Thuaj! “A i keni marre besen All-llahut per kete – se All-llahu nuk e then besen e vet – apo thuani per All-llahun dicka qe nuk e dini?”

[81] Po si jo! Ate qe bene keq do ta rrethojne mekatet e veta; ata do te jene banore te zjarrit ku do te mbesin pergjithmone

[82] Dhe ata, te cilet besuan dhe bejne vepra te mira – ata do te jene banore te xhennetit ku do te mbesin pergjithmone

[83] Dhe kur morem fjalen nga Izraelitet: vetem All-llahut t’i faleni dhe tu beni mire prinderve, edhe te afermeve, edhe bonjakeve edhe te varferve, dhe njerezve t’u flisni fjale te mira dhe kryeni faljen dhe zeqatin, por ju pastaj, pervec nje numri te vogel, tradhtuat dhe ia kthyet shpinen

[84] Dhe kur morem prej jush besen se nuk do te derdhni gjakun tuaj dhe se nuk do te perzeni njeri-tjetrin nga shtepite tuaja, ju e pranuat kete dhe po e deshmoni

[85] Mirepo, ju perseri e mbytni njeri-tjetrin e disa nga ju i perzini nga shtepite e tyre – duke ndihmuar njeri-tjetrin, me mekat e armiqesi, kunder atyre; por nese u vijne si te zene rober ju kompenzoheni, a e keni pasur te ndaluar t’i perzini?! Si behet te besoni nje pjese te Librit e tjetren pjese ta mohini?! Cfare shperblimi ka ai nga ju, qe ben ashtu nbe mos poshtersim ne kete bote, kurse ne diten e kijametit do te vehen ne me te rendin denim. Dhe All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj qe beni ju

[86] Ata jane, te cilet jeten e kesaj bote e blejne me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtesohet e as qe do te jene te ndihmuar

[87] Ne i kemi pas dhene Musaut Librinn dhe pas tij kemi derguar profete njerin pas tjetrit. Edhe Isaut, te birit te Merjemes, i kemi dhene argumente te qarta dhe e kemi perkrahur me Xehbrailin (Shpirt i shenjt). Dhe, a nuk beheshit arrogante sa here qe ndonje profet u solli ate cka nuk u pelqente juve, madje disa i shpallnit rrenacake, kurse disa i mbytnit

[88] Po thone: “Zemrat tona jane te ashpra”. Jo, por All-llahu i ka mallkuar ata per shkak te mosbesimit te tyre, prandaj ata fort pak jane qe besojne

[89] Pasi qe u erdhi Libri nga All-llahu, i cili e verteton ate cka e kane, por edhe me heret lypnin ndihme kunder mosbesimtareve, dhe kur u vjen ajo qe eshte e njohur, ate e mohojne, pra, pacin mallkimin e All-llahut ata qe nuk besojne

[90] Eshte e mjerueshme ajo per cka jane shitur. Te mohojne ate cka u ka shpallur All-llahu, vetem nga zilia qe All-llahu nga miresia e tij ia dergon shpalljen kujt do Ai, nga roberit e vet, dhe kane nxitur hidherim pas hidherimi, nderkaq per mosbesimtaret ka denim te turpshem

[91] Dhe kur u thuhet: “Besoni asaj qe ju ka shpallur All-llahu”! thoshin: “Ne besojme ne ate cka na shpallet neve” – por nuk besojne ne ate pas asaj, e ajo eshte e verteta qe po e verteton ate cka e kane. Thuaj! Po perse me perpara i mbytnit profetet e All-llahut pasi qenkeni besimtare?”

[92] Edhe Musa iu ka pase sjelle argumente te qarta, por ju ne mungese te tij perseri moret vicin (t’i besoni) duke bere keshtu mizori e padrejtesi.”

[93] Dhe kur prej jush kemi marre besen tuaj, dhe e ngritem permbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht ate cka a japim dhe degjoni!” Ata thone: “Ne degjuam, por jemi te padegjueshem”. Zemrat e tyre per shkak te mosbesimit te tyre akoma ishin te fryra me vic. Thuaj: “Eshte shume e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nese jeni sadopak besimtare”

[94] Thuaj: “Nese te All-llahu eshte siguruar xhenneti vetem per ju, e jo edhe per njerezit tjere, ju lypne vdekjen nese jeni te siqerte”

[95] Por kurre nuk do ta lypin, per shkak te asaj se cka bejne! Ndersa All-llahu i di mire kriminelet

[96] Ti gjithsesi do t’i shohesh se ata e duan jeten me shume se tere njerezit tjere, edhe se sa ata qe jane politeiste. Dikush do te deshironte te jetoje njemije vjet edhe pse ajo, edhe sikur te jetonte aq, nuk do ta largonte nga vuajtja. All-llahu sheh mire se cka punojne

[97] Thuaj: “Kush eshte armik i Xhebrailit? E ai, me lejen e All-llahut, ty te ve ate (Kur’anin) ne zemer, i cili i verteton ata cka ishin me perpara tij, si udherrefim e pergezim per besimtare”

[98] Kush eshte armik i All-llahut dhe i engjujve te tij edhe profeteve te tij edhe Xhebrailit dhe Mikailit – e All-llahu eshte, hic pa dyshim, armik i atyre qe nuk besojne

[99] Dhe ne ty te kemi shpallur argumente te qarta dhe keta nuk i mohon tjeterkush pervec te mbrapshterve

[100] A cdo here kur marrin ndonje obligim e prishin disa prej tyre? Jo, por shumica sish nuk besojne

[101] Dhe kur u pat ardhur Profeti nga All-llahu, qe ua vertetonte ate cka e kishin, nje grup prej atyre – te cileve u qe dhene Libri – e hudhnin pas shpine Librin e All-llahut, kinse nuk e dinin

[102] Dhe shkonin pas asaj qe u kane folur djajte per mbreterine e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qene mosbesimtar, - porse djajte jane mosbesimtare (paten mohuar) duke i mesuar njerezit magji dhe cka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, ne Babilon. Dhe ata dy nuk ia kane mesuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetem nje sprove, ti mos u ben mosbesimtar!” Dhe njerezit mesonin prej atyre dyve si ta ndajne burrin prej gruas, por me kete nuk mund t’i benin dem kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mesonin ate qe u ben dem atyre e nuk u ben kurrfare dobie edhe pse e kane ditur se ai qe e merrte ate (mjeshtri) nuk do te kete kurrfare fati ne boten tjeter. Po shume e keqe eshte ajo, nese e dine, per cka e kane shitur veten

[103] Dhe sikur ata te besonin dhe te ruheshin, shperblimi nga All-llahu do te ishte gjithsesi me i mire, sikur ta dinin

[104] O besimtare, mos thuani fjalen “raina” po thuani “undhurna” dhe degjoni! E mosbesimtaret i pret denim i dhembshem

[105] Ata, te cilet nuk besojne qofshin ithtare te Librit a politeiste, nuk duan qe juve t’ju shpallet nga Zoti juaj cfaredo e mire qofte. Porse All-llahu e dallon ke te doje me meshiren e vet. All-llahu ka miresi te madhe

[106] Ne nuk pezullojme asnje ajet apo ta harrojme, po sjellim me te mire se ai ose te ngjashem sikur ai. A nuk e ke ditur se All-llahu ka mundesi per cdo send

[107] A nuk e ke ditur se All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe tokes, dhe ju pervec All-llahut nuk keni mbrojtes tjeter as ndihmetar

[108] A doni te kerkoni nga Profeti juaj sic kane kerkuar me pare nga Musa? Dhe kush e nderron besimin me mosbesim ai e ka humbur rrugen e drejte

[109] Shume ithtare te Librit kane deshiruar qe, t’ju kthenin ne mosbesimtare, pasi jeni bere besimtare, nga egoizmi i verberuar i tyre, edhe pasi qe u eshte sqaruar e verteta, por ju falni dhe hiquni atyre derisa All-llahu nuk bjen vendimin e vet. All-llahu, njemend, ka mundesi per cdo gje

[110] Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin! E cka do qe te beni mire per vete, do ta gjeni te All-llahu. Me siguri All-llahu sheh mire se cka punoni

[111] Ata thone, ne xhennet nuk do te hyjne te tjere pervec kush eshte ebrej ose krishtere. Ajo eshte deshire e tyre! Ti thuaju: “Sillni argumentin tuaj nese jeni te sinqerte!”

[112] Perkundrazi: Ai qe i eshte dorezuar All-llahut dhe eshte bamires, ai e ka shperblimin e vet te Zoti i vet dhe ata nuk do te frikesohen as do te pikellohen

[113] Ebrejte thone: “Te krishteret nuk jane ne rruge te drejte, “kurse te krishteret thone: “Ebrejte nuk jane ne rruge te drejte”, e ata te gjithe lexojne Librin. Pikerisht ashtu sic flasin ata, thane edhe ata qe nuk dine. Por All-llahu do t’i gjykoje ne diten e gjykimit per ate ne cka kundershtohen

[114] Kush eshte me mizor se ai, i cili pengon qe ne xhamit e All-llahut te permendet emri i Tij, dhe perpiqet per rrenimin e tyre. Ata nuk kane per te hyre aty, pervec se me frike. Ata ne kete bote kane turpin, kurse ne ate bote denimin e madh

[115] Te All-llahut jane edhe lindja edhe perendimi, kahdo qe te ktheheni atje eshte ane e All-llahut. All-llahu eshte pa dyshim i gjere dhe shume i dijshem

[116] Thone: “All-llahu ka nje femije”. Qofte lartesuar Ai! Jo, po te atij jane krejt cka ka ne qiej dhe ne toke, Atij te gjithe i nenshtrohen

[117] Zanafilles i qiejve dhe i tokes, dhe kur do te zbatoje dicka ai vetem i thote: “Behu!” dhe behet

[118] Kurse ata qe nuk dine te flasin: “Perse te mos na flase neve All-llahu ose te na vije ndonje argument”! Ashtu, mu si fjalet e tyre kane folur edhe ata perpara tyre. Kane zemra te ngjashme, kurse ne i patem sqaruar argumentet per njerezit qe jane te bindur

[119] Ne ty te kemi derguar me te verteten si pergezues dhe qortues dhe nuk do te merresh ne pyetje per banoret e xhehennemit

[120] As ebrejte as te krishteret nuk do te jene te kenaqur me ty derisa te mos pranosh fene e tyre. Thuaj: “Udhezimi i All-llahut eshte udhezim. Dhe nese ti jepesh pas deshirave te tyre, pasi qe te ka ardhur dijenia (shpallja) prej All-llahut askush nuk mund te te mbroje as te ndihmoje

[121] Atyre te cileve u kemi dhene Librin, e lexojne ashtu si eshte – ata i besojne atij. Ai qe nuk i beson atij, ai do te jete i humbur e i shkaterruar

[122] O izraelite! “Kujtoni dhuntine time qe ua kam dhuruar dhe Une ju kam dalluar mbi te gjithe njerezit tjere”

[123] Dhe frikesohuni asaj dite kur askush nuk mund te ndihmoje asgje dhe nuk do te pranohet kompensim prej askujt, dhe ndermjetesimi nuk i bene dobi dhe askush nuk do te jete i ndihmuar.”

[124] Dhe kur Ibrahimin Zoti i tij e provoi me disa urdhera, e ai te gjitha i kreu plotesisht, i tha (All-llahu): “Po te bej te jesh prijatare per njerezit!” “Edhe disa pasardhes te mi” – u lut ai. “Besatimi im, tha Ai, nuk do te perfshije mizoret”

[125] Dhe tempullin e Qabes e beme vendtubim dhe vend te sigurt per njerezit. Vendi ku ka qendruar Ibrahimi konsiderohet si tempull ku kryhet falja! Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi urdheruar: “Pastrone tempullin tim per ata qe do ta vizitojne, te cilet do te qendrojne aty dhe do te bejne namaz, perulen dhe gjunjezohen”

[126] Dhe Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bene kete nje vend te sigurt, dhe banoret e tij furnizoi me frute, ata qe besojne ne All-llahun dhe ne boten tjeter!” Ai tha: “Kush nuk beson do t’ia mundesoj te kenaqet per pak kohe, e pastaj do ta hudhe ne denim me zjarr. Sa vendbanim i tmerrshem eshte ai!”

[127] Dhe derisa Ibrahimi dhe Ismaili ngritnin themelet e tempullit, luteshin: “O Zoti yne, prano prej nesh, sepse Ti, me te vertete degjon dhe di

[128] O Zoti yne, bena ne te dyve besniket Tuaj, edhe pasardhesit tone le te jene besnik Ty, dhe na i trego traditat tona dhe na fal, sepse Ti njemend je meshireplote qe pranon pendimin

[129] O Zoti yne, dergoju atyre nje profet nga mesi i tyre, i cili do t’ua kumtoje ajetet Tuaja dhe do t’ua mesojne Librin dhe urtesine dhe t’i pastroje, sepse Ti je njemend i forte, i urte

[130] Kush i largohet fese se Ibrahimit pervec se ai qe e nencmon vetveten; kurse ne ate e kemi zgjedhur ne kete bote, por edhe ne ate bote ai do te jete gjithsesi nga te mire

[131] Kur Zoti i tij tha: “Dorezohu” – ai u pergjegj: “Une jam dorezuar Zotit te boterave!”

[132] Dhe Ibrahimi ua porositi kete bijve te vet, si edhe Jakubi: “O bijte e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fene dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetem si muslimane!”

[133] A ishit ju deshmitare (te pranishem) kur i erdh jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve te vet: “Cka do te adhuroni pas meje?” Do te adhurojme, - i thane ata, - Zotin tend edhe Zotin e te pareve tu: “Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetem nje Zot. Edhe ne atij i jemi dorezuar.”

[134] Ai eshte nje popull qe eshte zhdukur; Ata kane ate cka e kane fituar, kurse ju ate cka e keni fituar vete, dhe ju nuk do te merreni ne pyetje se cka kane bere ata

[135] Ata thane: “Behuni ebrej ose te krishtere, do te jeni perudhur”! Ti thuaju: Jo, por ne fene e paster te Ibrahimit, ai nuk ishte politeist

[136] Thuani: “Ne i besojme All-llahut dhe cka na eshte shpallur neve edhe cka i eshte shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit, dhe pasardhesve dhe cka i eshte dhene Musaut dhe Isait, edhe ne ate cka u eshte dhene profeteve nga Zoti i tyre”, ne nuk e dallojme asnjerin nga mesi i tyre, ne atij i jemi nenshtruar

[137] Andaj, nese kane besuar ashtu sic i besuat Ju, jane ne rruge te drejte, e nese kthehen nga kjo rruge, atehere jane ne kundershtim, por All-llahu te mjafton kunder atyre. Ai i degjon dhe i di te gjitha

[138] All-llahu na ka udhezuar, kush eshte me i mire se All-llahu per udhezim? Ne ate e adhurojme

[139] Thuaj: “A po polemizoni me ne per All-llahun, e Ai eshte edhe Zoti i juaj edhe Zoti i yne? Ndersa veprat tona jane per ne, e per ju veprat tuaja! Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij.”

[140] A po thuani se njemend Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi edhe pasardhesit kane qene ebreje ose te krishtere? Thuaj! “A e dini ju me mire apo All-llahu? Kush eshte me kriminel se ai, i cili fsheh deshmine duke e ditur se eshte prej All-llahut? All-llahu, pra, nuk eshte indiferent ndaj asaj cka punoni ju.”

[141] Ai eshte nje popull qe eshte zhdukur. Ai ka ate cka e ka fituar, kurse ju keni ate cka e keni fituar vete dhe nuk do te merreni ne pyetje se cka kane punuar ata

[142] Do te thone disa te marre (shkurtpames) nga njerezit: “Cka i ka kthyer ata nga Kibla e tyre drejte se ciles (kane qene) drejtuar?” Thuaj: “Te All-llahut jane edhe lindja edhe perendimi. Ai udhezon ne rruge te drejte ke do vete!”

[143] Dhe ashtu ju kemi bere nje bashkesi te drejte qe te jeni deshmitare kunder njerezve, dhe Profeti do te jete deshmitar kunder jush. Dhe Ne nuk e kemi bere Kiblen drejt se ciles je kthyer (me pare) per asgje tjeter vetem se te shohim se kush do te pasoje Profetin nga ata qe do te kthehen prapa. Kjo ka qene shume pune e madhe, por jo edhe per ata te cilet i ka udhezuar All-llahu, se All-llahu nuk eshte per t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu eshte njemend per njerezit shume i bute dhe meshireplote

[144] E shohim se si po e drejton fytyren kah qielli, dhe ne gjithesesi do te kthejme kah Kibleja me te cilen do te jesh i kenaqur, prandaj ktheje fytyren kah tempulli i shenjte! Dhe kudo qe te jeni drejtohuni kah ajo ane. Ata te cileve u eshte dhene Libri me siguri e dine se ajo eshte e vertete nga Zoti i tyre. Dhe All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj cka punojne

[145] Edhe sikur ti, atyre qe u eshte dhene Libri, t’ua sillje tere argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tende, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre, dhe asnjeri nuk do te pranoje Kiblen e njeri-tjetrit. Po sikur ti te pasosh deshirat e tyre, pasi qe te ka ardhur shpallja, atehere ti, pamedyshje, do te ishe i padrejte

[146] Atyre te cileve u kemi dhene Liber e njohin ate (Profetin) sic i njohin bijte e vet, por nje grup sish me cdo kusht fshehin te verteten edhe pse e dine

[147] E verteta eshte nga Zoti yt, prandaj kurrsesi mos jij prej atyre qe dyshojne

[148] Secili kthehet kah kibleja e vet, por ju beni konkurence me vepra te mira! Kudo qofshi, All-llahu te gjitheve do t’u tuboje – All-llahu me siguri ka mundesi per cdo send

[149] Nga do te dalesh ti, ktheje fytyren tende kah tempulli i shenjte, e verteta njemend vjen nga Zoti yt, - dhe All-llahu nuk eshte i painteresuar se cka punoni

[150] Ngado qe te dalesh, ti ktheje fytyren tende kah tempulli i shenjte, dhe kudo qe gjendeni ketheni fytyrat tuaja kah ajo ane, qe njerezit mos te kene argument kunder jush, pervec nga mesi i atyre qe bejne mizori, por mos iu frikesoni! Frikesohmuni Mua qe t’ua plotesoj dhuntine time ndaj jush dhe qe te jeni te udhezuar

[151] Sic ju kemi derguar nje Profet nga mesi juaj, t’iu lexoje ajetet tona dhe t’ju pastroje e t’iu mesoje Librin dhe urtesine dhe t’iu mesoje ate cka nuk e keni ditur

[152] Me kujtoni ju Mua, t’iu kujtoj edhe une dhe me falenderoni edhe mos mohoni

[153] O besimtare, kerkoni ndihme per vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim eshte me durimtaret

[154] Dhe mos thuani per ata qe jane vrare ne ruge te All-llahut “jane te vdekur”! Perkundrazi, ata jane te gjalle, por ju nuk e dini

[155] Ne gjithsesi do t’ju sprovojme me dicka nga frika dhe uria, edhe me humbje te pasurise dhe te jetes e te fruteve. Dhe ti pergezoji durimtaret

[156] Te cilet kur i godit ndonje e papritur vetem thone: “Nne jemi te All-llahut dhe ne te Ai po kthehemi!”

[157] Ata i pret bekimi dhe meshira e Zotit te tyre, keta jane ata te cilet jane ne rruge te drejte

[158] Safa dhe Merva jane, me te vertete, nga normat e All-llahut, prandaj ai qe e viziton Qaben ose ben umren nuk ben kurrfare gabimi te sillet edhe rreth tyre. Dhe kush ben ndonje veper te mire, vullnetarisht, po All-llahu eshte me te vertete mirenjohes dhe i dijshem

[159] Ata te cilet i fshehin argumentet tona qe i kemi shpallur ne; edhe rrugen e drejte, pasi qe ua kemi sqaruar njerezve me Liber, ata All-llahu i mallkon, madje i mallkojne edhe ata qe mallkojne

[160] Pervec atyre qe pendohen dhe permiresohen edhe ate e shprehin haptazi, atyre une ua pranoj pendimin se une jam meshireplote dhe i pranoj pendimet

[161] Ata te cilet kane mohuar dhe vdesin si mosbesimtare, mbi ata bjen mallkim i All-llahut edhe i engjujve edhe i njerezve, bashkerisht

[162] Aty jane pergjithmone, dhe denimi as u lehtesohet e as afat u lejohet

[163] Dhe Zoti juaj eshte vetem nje Zot! Nuk ka Zot pervec atij, te gjithmeshirshmit, meshireplotit

[164] Padyshim ne krijimin e qiejve dhe te tokes, ne nderrimin e dites dhe te nates, edhe anijes qe lundron neper det me cka u sjell dobi njerezve, edhe shiun te cilin All-llahu e leshon nga qielli, me te cilin ngjalle token pasi qe ka vdekur, neper te ka shperndare qenie te gjalla gjithfaresh, edhe ne nderrimin e ererave, vranesirat e pezulluara ndermjet qiellit dhe tokes – s’do mend, ka argumente per njerezit e mencur

[165] Ka njerez qe ne vend te All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtaret me forte e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata qe kane bere mizori, atehere kur do ta shohin denimin, se e tere forca eshte vetem e All-llahut, All-llahu eshte ndeshkimforte

[166] Kur ata, te cilet jane pasuruar prej te tjereve, heqin dore nga ata dhe ta shohin denimin e t’i kepusin lidhjet me ata

[167] Ata te cilet kane pasuar do te thone: “Ah, sikur edhe njehere te ktheheshim, do te hiqnim dore edhe ne prej tyre, ashtu sic hoqen dore ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregoje atyre veprat e tyre te kobshme per ta, por ata nuk kane per te dale nga zjarri

[168] O njerez, hani nga ajo cka ka ne toke, qe eshte e lejuar dhe e mire, dhe mos shkoni gjurmeve te djallit se ate e keni armik te rrezikshem

[169] Ai ju urdheron te beni keq dhe marrezi edhe te flisni per All-llahun cka nuk dini

[170] Dhe kur u thuhet: “Pasoni ate cka e ka shpallur All-llahu!” thone: “Jo, ngase ne pasojme ate ku i kemi gjetur te paret tone”. A thua edhe atehere kur te paret e tyre nuk kane kuptuar asgje dhe kur kane qene te paudhezuar

[171] Shembulli i atyre qe nuk besojne eshte si shembulli i atij qe paraqitet, mirepo ia degjon vetem zeerin dhe thirrjen. Te shurdher, memece dhe te verber – asgje nuk kuptojne

[172] O besimtare, hani nga ushqimet e mira qe ju kemi dhene dhe i jini mirenjohes All-llahut, nese adhuroni vetem ate

[173] Ai ju ndalon coftinen, gjakun edhe mishin e derrit edhe ate qe eshte prere ne emer te ndonje tjetri, jo ne emer te All-llahut. Kurse ai qe eshte i shtrenguar, por jo nga deshira, vetem sa ka nevoje, ai nuk e ka mekat. All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplote

[174] Ata te cilet fshehin ate qe e ka shpallur All-llahu ne Liber dhe ate e nderrojne per dicka qe vlen fort pak, ata ne barqet e veta nuk fusin asgje tjeter pervec zjarr!; All-llahu nuk u flet atyre ne diten e gjykimit dhe nuk do t’i pastroje. Ata i pret denim i dhembshem

[175] Ata jane, qe kane blere humbjen per rruge te drejte edhe denimin per falje. Po sa te durueshem jane ne zjarr

[176] ajo eshte per shkak se All-llahu ka shpallur Librin, me realitet, kurse ata, te cilet e kane kontestuar jane me te vertete ne humbje te thelle

[177] Nuk eshte bamiresi (devotshmeri) te ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perendimi, po devotshmeri eshte ajo e atij qe i beson All-llahut dhe Dites se Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profeteve, ndersa nga pasuria, perkunder dashurise qe ka, u jep te afermeve dhe bonjakeve, edhe te varferve, edhe udhetareve edhe lypsavet, edhe per lirimin e te roberuarve, edhe qe kryejne faljen dhe japin zeqatin, edhe qe obligimin e vet kur e marrin e zbatojne, si dhe ata qe jane te durueshem ne skamje, edhe ne semundje, edhe ne te papritura. Ata jane qe kane qene te sinqerte dhe vetem ata jane te devotshem

[178] O besimtare! Ju eshte caktuar norma per hakmarrje-vrasje: I liri – per te lire, robi – per rob, femra – per femer. Ndersa atij qe i falet dicka nga vellau i vet, le te pritet me bujari edhe ai le t’ua ktheje me te mire. Kjo eshte lehtesi nga Zoti juaj, dhe meshire. Po kush bene shkelje edhe pas kesaj, ate e pret denim i dhembshem

[179] Ne hakmarrje keni – ekzistencen, o te mencur ndoshta do te ruheni

[180] Juve ju eshte caktuar norma; kur dikush prej jush eshte duke vdekur, nese le ndonje pasuri per prinderit dhe te afermit, eshte obligim i te devotshmeve qe ta percjellin ate porosi me drejtesi

[181] Po kush ndryshon ate pasi qe e ka degjuar, mekati per kete u takon atyre qe e ndryshojne ate. All-llahu me siguri degjon dhe di

[182] Dhe kush frikesohet nga mossaktesia e porositesit ose ka gabuar, por i ka pajtuar, nuk ka mekat. All-llahu me siguri fal dhe eshte meshireplote

[183] O besimtare! Agjerimin e keni obligim te detyrueshem, sic e kishin detyre edhe ata qe qene para jush, ndoshta do te beheni te devotshem

[184] Ne dite te caktuara me numer, por ai nga ju, i cili eshte i semure ose ne udhetim, atehere agjeron tjera dite me te njejtin numer. Ndersa ata qe nuk mund ta mbajne – kompensimi eshte te ushqeje nje varfnjak. Dhe kush jep me teper vullnetarisht, ajo eshte mire per ate. Por te agjeroni eshte me mire, ta dini

[185] Muaji Ramazan eshte ai ne te cilin filloi te shpallet Kur’ani, udhezim per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallimit te mires nga e keqja. Cili prej jush qe do ta arrije ate muaj, ta agjeroj ate, e kush eshte i semure ose ndodhet ne rruge, te njejtin numer ditesh le ta agjeroj me vone! All-llahu ju deshiron lehtesim e nuk ju deshiron veshtiresi. Por ditet e caktuara t’i plotesoni dhe All-llahun ta madheroni, per shkak se u ka udhezuar ne rruge te drejte, mbase do te jeni mirenjohes

[186] Dhe kur te te pyesin roberit e mi per Mua, Une jam me te vertete afer, i pergjigjem lutjes se lutesit kur me lutet. Prandaj le te kerkojne pergjigje prej meje dhe le te me besojne Mua, per te qene ne rruge te drejte

[187] Ju lejohet qe neteve te agjerimit, te bini me grate tuaja. Ato jane mbuloje e juaj e ju jeni mbuloje e tyre. All-llahu e ka ditur se mund te mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kerkone ate cka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa te dalloni vijen e bardhe te agimit nga vija e zeze, pastaj agjerimin plotesone deri ne mbremje. Mos bini me grate derisa sa jeni ne itikafe ne xhamia. Ai eshte kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerezve normat e veta per t’u ruajtur

[188] Mos e hani pasurine e njeri-tjetrit ne menyre te pandershme dhe mos i kontestoni ato ceshtje para gjygjeve per te ngrene me vetedije ne menyre te palejuar pjesen e pasurise se huaj

[189] Te pyesin per henen e re. Thuaj, ajo eshte per njerezit percaktuese e kohes dhe haxhit. Nuk eshte devotshmeria te hyni ne shtepi nga ana e sprapme, por devotshmeri eshte kush i frikesohet All-llahut. Ne shtepia hyni ne dyerte e tyre dhe frikesohuni All-llahut, ndoshta shpetoni

[190] Dhe luftoni per hire te All-llahut kunder atyre, te cilet luftojne kunder jush, por mos e teproni! All-llahu njemend nuk i do ata qe e teprojne

[191] Ata luftoni (mbytni) kudo qe t’i gjeni, perzini prej aty prej nga ju kane perzene ata juve. Dhe shpifja eshte me e rende se vrasja. Por mos i luftoni ata kur jane ne tempullin e shenjte, deri sa ata te mos ju sulmojne aty. Nese ju shpallin lufte, atehere luftoni edhe ju ata! Ashtu eshte shperblimi per mosbesimtaret

[192] Po nese permbahen, ani, All-llahu njemend eshte fales meshireplote

[193] Ata t’i luftoni deri sa te zhduket shpifja dhe te mbese feja e All-llahut. E nese permbahen, atehere nuk ka armiqesi, pervec kunder krimineleve

[194] Muaji i shenjte eshte per muaj te shenjte, por edhe shejtenia ka mase per hakmarrje. Ate qe ju sulmon, sulmone edhe ju me te njejten mase dhe frikesohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu eshte met e devotshmit

[195] Shpenzoni per hire te All-llahut, por vetveten mos e coni ne shkaterrim, dhe beni mire. All-llahu njemend i do punemiret

[196] Kryene haxhin dhe umren per hire te All-llahut! Por nese jeni te penguar, atehere therni kurbanet qe i gjeni me lehte, dhe mos i rruani kokat deri sa te arrijne kurbanet ne vendet e tyre. Dhe kush eshte i semure, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi eshte me agjerim ose lemoshe ose kurban. Kur te jeni te lire kryene umren ne prag te haxhit dhe therni kurban te cilin mund ta fitoni me lehte. Kurse ai i cili nuk gjen dot le te agjeroje tri dite ne ditet e haxhit, dhe shtate dite pas kthimit – pra, plot dhjete dite. Kjo eshte per ata qe nuk e kane familjen ne Qabe. Frikesohuni All-llahut dhe dine se ai eshte ndeshkimrende

[197] Haxhi eshte ne muaj te caktuar. Ai qe eshte i detyruar te kryej haxhin ne ate (muaj) nuk duhet te kete kontakt me gra e as fjale te keqia, dhe nuk ka konteste ne ditet e haxhit. Ckado qe te beni mire, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me cka ju nevoitet per rruge. Devotshmeria eshte furnizimi me i mire, dhe frikesomuni Mua, o te mencur

[198] Nuk e keni mekat nese e lutni Zotin tuaj per mire. Dhe kur te niseni nga Arafati perkujtone All-llahun te vendet e shenjta, permendnie Ate, sepse Ai ju ka drejtuar ne rruge te drejte, ngase me pare keni qene te humbur

[199] Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerezit tjere dhe kerkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe eshte meshireplote

[200] Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prape perkujtone All-llahun, si i perkujtoni baballaret tuaj, madje edhe me teper ta permendni! Ka njerez qe thone: “O Zoti yne, na jep ti neve ne kete bote!” Ata nuk kane asgje ne boten tjeter

[201] Po ka prej tyre edhe qe thone: “O Zoti yne, na jep miresi edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter dhe ruana prej denimit me zjarr!”

[202] Ata jane, te cilet i pret ajo qe e kane fituar, All-llahu eshte i shpejte ne llogari

[203] Dhe perkujtone All-llahun ne dite te caktuara! Por, edhe ai qe ngutet per dy dite nuk ka mekat, por as ai qe vonohet, ai qe eshte i devotshem, nuk ben mekat. Frikesohuni All-llahut dhe dine se te gjithe do te tuboheni tek Ai

[204] Ka njerez, fjalet e te cileve per jeten e kesaj bote te cudisin dhe mendojne se All-llahun e kane deshmitar per ate cka kane ne zemrat e tyre, mirepo, ai eshte kundershtar i perbetuar

[205] Sapo kthehet, dikush prej tyre, shpejton te beje turbullim ne toke, duke asgjesuar ne mbjella e grigje, por All-llahu nuk e do turbulliren

[206] Dhe kur i thuhet: “Frikesohu All-llahut!” Ate e kaplon krenaria me mekat (qe e shpie ne mekat). Atij i mjafton xhehennemi, po sa vendbanim i keq eshte

[207] Ka nga njerezit te tille qe e flijojne veten per te fituar meshiren e All-llahut. All-llahu eshte i meshirshem per roberit e vet

[208] O besimtare, beni paqe pa perjashtim, te gjithe, dhe mos shkoni gjurmeve te djallit, ate e keni, pa dyshim, armik te perbetuar

[209] Po nese devijoni, pasi qe ju kane ardhur argumente te qarta, dine se All-llahu eshte i forte dhe i urte

[210] A presin ata qe t’u vije (denim) i All-llahut dhe engjuj, nga qielli i kthjellet dhe puna te marre fund?! Te All-llahu kthehen te gjitha ceshtjet

[211] Pyeti izraelitet sa argumente te qarta u kemi dhene! Dhe kush i nderron dhuntite e All-llahut, pasi qe i kane ardhur? All-llahu pa dyshim eshte ndeshkimashper

[212] Mosbesimtareve u eshte zbukuruar jeta ne kete bote dhe i perbuzin ata te cilet besojne, por ne diten e gjykimit ata qe i frikesohen All-llahut dhe u shmangen mekateve do te jene me lart se ata. Edhe All-llahu ke te doje e furnizon me shumice

[213] TE gjithe njerezit jane nje bashke, dhe All-llahu ka derguar profetet si pergezues dhe qortues, dhe me ane te tyre ka derguar Librin me te verteta, per te gjykuar nder njerez per ato gjera qe ata kundershtohen. Ne kete nuk jane pajtuar vetem nga zilia ndermjet vet, ata te cileve u eshte dhene (Libri), pasi qe u kane ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhezuar besimtaret tek e verteta lidhur me ate per te cilen nuk jane pajtuar. All-llahu drejton ne rruge te drejte ke te doje

[214] A keni menduar se do te hyni ne xhenet pa u goditur edhe juve sikur qe i goditi ata te cilet jane sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe demet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata qe besonin me te paten thene: “Kur me ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njemend eshte afer

[215] Te pyesin cka te japin. Thuaj: Cdo te mire qe e shperndani le te jete ajo per prinderit dhe te afermit, edhe per bonjaket e varfanjaket dhe udhetaret, dhe cka te beni nga te mirat, All-llahu me siguri e di ate

[216] Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyre) edhe pse e urreni ate. Ju ndoshta e urreni ndonje gje e ajo eshte e mire per ju, ndoshta doni dicka e ajo eshte e keqe per ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini

[217] Te pyesin per muajin e shenjte, per luften ne te. Thuaj, luftimi ne ate muaj eshte mekat i madh, por shmangia nga rruga e All-llahut dhe mohimi i tij dhe tempullit te shenjte dhe perzenia e banoreve te tij prej aty, eshte mekat me i madh te All-llahu. Kurse shpifja eshte mekat me i madh se vrasja! Ata vazhdimisht do t’ju luftojne qe t’ju kthejne prej fese tuaj, nese munden. Dhe cili nga mesi juaj kthehet nga feja e vet dhe vdes si mosbesimtar, ata jane veprat e te cileve do te shkaterrohen edhe ne kete edhe ne boten tjeter, dhe ata jane banore te xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone

[218] Ata qe besojne dhe qe shperngulen dhe luftojne per hire te All-llahut, ata shpresojne ne meshiren e All-llahut, dhe All-llahu fale dhe eshte meshireplote

[219] Te pyesin per alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Qe te dyja jane mekat i madh. Ka edhe ca dobi per njerezit, por demi nga ato eshte me i madh se dobia.” Te pyesin edhe sa te shpenzojne. Thuaj: “Tepricen!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdherat per te menduar ju

[220] Edhe per kete edhe per boten tjeter. Dhe te pyesin per bonjaket. Thuaj: Me mire eshte te silleni mire me ta. E nese jetoni bashke me ta, ata jane vellezerit tuaj, kurse All-llahu di te dalloje ate te prishurin nga mireberesi. Dhe sikur te kish dashur All-llahu, ka mund t’iu rendoje. Ai eshte njemend i forte dhe i urte

[221] Mos u martoni me politeiste derisa te behen besimtare; nuk ka dyshim se roberesha besimtare eshte me e mire se politeistja, edhe sikur t’iu pelqeje ajo. Mos u martoni me politeistet derisa te besojne! Pa dyshim besimtari eshte me i mire se politeisti, anipse juve ju pelqen. Ata ju therrasin per ne xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, therret per xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerezve argumentet e veta, ndoshta ata do te kujtohen

[222] Dhe te pyesin per javet (menstruacionin). Thuaj: “Ajo eshte semundje”. Prandaj mos iu afroni grave ne kohen e javes (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa te pastrohen. Dhe kur te pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdheruar All-llahu. All-llahu me te vertete i do ata qe pendohen dhe i do ata qe pastrohen

[223] Grate tuaja jane arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si te deshironi, por pergatituni per vete dhe frikesohuni prej All-llahut dhe dine se do te dilni para Atij. Pra, pergezoj besimtaret

[224] Dhe mos e beni All-llahun, kur betoheni, pengese qe te beni vepra te mira dhe te jeni ne rruge fisnike e ne perpjekje per t’i pajtuar njerezit, se All-llahu te tera i degjon dhe i di

[225] All-llahu nuk do t’iu denoje nese pa qellim betoheni, por do t’iu denoje per ate cka e meritojne zemrat tuaja. All-llahu eshte i bute dhe fal

[226] Ata te cilet me betim ndahen prej grave te veta, kane afat te presin kater muaj, po nese u kthehen, ani All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplot

[227] Po nese ata vendosin te shkurorezohen, ani, All-llahu njemend degjon dhe di shume

[228] Te shkurorezuarat duhet te presin tre cikle te pastrimit, dhe nuk u lejohet te fshehin ate cka ka krijuar All-llahu ne amzat e tyre, nese i besojne All-llahut dhe botes tjeter. Burrat e tyre kane te drejte, derisa ato presin, t’i kthejne nese deshirojne pajtim. Edhe ato kane po aq te drejte sa edhe obligim, por burrat kane perparesi per nje shkalle ndaj tyre. Vetem All-llahu eshte i forte dhe i urte

[229] Shkurorezimi mund te behet dy here, andaj ose me zemergjeresi mbani ose shkurorezohuni me mirekuptim. Juve nuk ju lejohet te merrni asgje nga ajo qe u keni dhuruar, pervec nese ata dy frikesohen se nuk do te kryejne urdherin e All-llahut. Po nese frikesohen se ata dy nuk zbatojne urdherat e All-llahut, nuk e kane mekat ate me cka ajo eshte kompensuar. Ato jane norma te All-llahut, dhe mos i neperkembeni! Dhe ata qe i kalojne kufijte e All-llahut, mu ata jane kriminele

[230] Por nese prap e leshon, nuk i lejohet me atij pa u martuar per tjeter burre, dhe nese ky e leshon atehere keta dy nuk e kane mekat t’i kthehen njeri-tjetrit, nese mendojne se veprojne brenda kufijve te All-llahut. Ato jane urdhera te All-llahut te cilat ua sqaron njerezve te cilet dine

[231] Kur t’i leshoni grate dhe ato e mbushin afatin e caktuar per pritje, ose mbani si ka hije ose pergatisni e leshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qellim qe t’u beni dem. Ai qe sillet ashtu – i ka bere dem vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe perkujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtesine qe ua ka shpallur, me te cilen ju keshillon. Frikesohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di te gjitha

[232] Dhe kur t’i leshoni grate dhe kur e plotesojne kohen e caktuar per pritje, mos i pengoni te martohen perseri me burrat e vet, mbasi qe pajtohen per te bere jete te rregullt. Me kete keshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson ne All-llahun dhe ne boten tjeter. Ajo eshte me me mend dhe pune me e paster. All-llahu, pra, i di te gjitha, por ju nuk dini

[233] Nenat le t’u japin gji femijeve te vet plot dy vjet, per ata qe deshirojne te jete e plote gjidhenia, kurse babai i femiut ka per detyre ushqimin dhe veshjen e tyre ne menyre te denje. Askush te mos obligohet me teper se sa ka mundesi, nena te mos demtohet per shkak te femiut te vet dhe as baba per shkak te femiut te vet. Edhe trashegimtari gjithashtu. Nese ata dy vendosin me marreveshje e pelqim qe femiun ta ndajne (nga gjiri) ajo nuk eshte mekat. Por nese deshironi qe femijeve tuaj tu gjeni mendesha te tjera, ani, nuk eshte mekat nese e jepni ne menyre te denje ate cka e jepni. Frikesohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mire se c’punoni

[234] Grate qe, mbesin pas vdekjes se burrave duhet te presin kater muaj e dhjete dite. Dhe kur ato e plotesojne afatin e tyre, ju nuk mbani pergjegjesi se c’bejne ato me vetveten, sipas normave. E All-llahu eshte i informuar se c’punoni ju

[235] Dhe nuk e keni mekat nese ua shfaqni grave ose e mbani ne vete te fshehte qellimin se ju do t’i lypni. All-llahu e di se do te mendoni per ato, por asgje mos premtoni fshehtazi, flisni vetem me sinqeritet. Dhe mos vendosni per kurore para se te kaloje afati i caktuar per pritje; dhe dine se All-llahu e di cka ka ne shpirterat tuaj, prandaj, ruajuni dhe dine se All-llahu eshte gafurre-halime

[236] Nuk eshte mekat per ju nese i leshoni grate tuaja para se te hyni ne marredhenie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shperblimin e kurores. Por beni te kenaqura (me shperblimin tuaj) te caktuar me ligj, i pasuri sipas mundesise se tij e i varferi sipas mundesise se vet; eshte e drejte dhe detyre per punemiret

[237] Ne qofte se i leshoni grate pa i prekur, por qe e keni caktuar shperblimin e kurores, atyre u takon gjysma e asaj qe e keni caktuar, pervec nese e falin ato ose ai, i cili e ka ne dore lidhjen e kurores. Dhe nese e fal, ajo eshte me afer devotshmerise. Dhe mos harroni miresine ndaj njeri-tjetrit se All-llahu me siguri sheh se c’punoni

[238] Ruani kohet e faljes si edhe ate te mesmen dhe para All-llahut qendroni me perulje

[239] Nese frikesoheni, atehere duke ecur ose kaluar, por kur te jeni te sigurt permendne All-llahun ashtu sic ju ka mesuar Ai per ate qe nuk e keni ditur

[240] Ata te cilet vdesin nga mesi juaj, por qe lene pas vetes gra – duhet t’i porosisin te jene te kenaqura per nje vjet e jo te dalin. Por nese ato dalin vete, ju nuk mbani pergjegjesi per ate se cka bejne ato me vetveten, nga cka eshte e lejuar, nderkaq All-llahu eshte i forte dhe i urte

[241] Edhe te shkurorezuarave u takon pergatitje e denje, si e drejte dhe detyre e te devotshmeve

[242] All-llahu ashtu ua sqaron normat e veta, ndoshta po mblidhni mendjen

[243] A nuk i ke pare ata te cilet nga frika prej vdekjes, me mijera kane ikur nga shtepite e veta!? All-llahu u ka thene: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu eshte, pamedyshje, i mire ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

[244] Dhe luftoni per hire te All-llahut dhe dine se All-llahu di dhe degjon

[245] Kush eshte ai qe All-llahut i jep hua te mire, vullnetarisht, e Ai t’ia ktheje shumefish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do te ktheheni

[246] A nuk i ke pare se paria e izraeliteve pas Musaut i thane nje profeti te vet: “Dergona nje sundues qe te luftojme ne rruge te All-llahut!” – e ai u tha: “A do te guxoni, nese caktohet lufta, te mos luftoni?” “Pse te mos luftojme ne rruge te All-llahut”, - thane ata, - ne qe jemi ndjekur nga vendlindja jone dhe te ndare nga bijte tane?” Mirepo, kur iu caktua lufta, ata, pervec nje numri te vogel, bishtnuan, por All-llahu i di mire kriminelet

[247] Profeti i tyre u tha: “All-llahu ju caktoi me siguri Talutin per sundues”. “Prej nga, - i thane, - te na behet ai sundues kur ne jemi me te denje se ai per te sunduar? Atij nuk i eshte dhene as ndonje pasuri e madh”. “All-llahu ate e ka zgjedhur t’iu behet sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup te zhvilluar”. – All-llahu ia jep pushtetin kujt te doje Ai. All-llahu eshte i gjithedijshem

[248] Profeti i tyre u tha: Shenje e sundimit te tij do te jete arkivoli qe do t’iu arrije, i cili u sjell qetesi nga Zoti juaj dhe mbeturina te asaj qe kane lene populli i Musaut dhe Harunit, e kete e bartin engjujt. Ajo eshte me te vertete nje argument, nese jeni besimtare

[249] Dhe kur doli Taluti me ushtrine tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu veje ne sprove me nje lum, kush pi prej atij, nuk eshte me mua, e kush nuk e shijon ate eshte me mua, me perjashtim te atij qe merr me grushtin e vet”. Dhe ata pervec nje pakice sish pine prej atij. Por kur e kaloi ate, ai edhe ata te cilet besuan me te, thane: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim ne krye me Xhalutin dhe ushtrine e tij”! Ata, te cilet mendonin se gjithsesi do te dalin para All-llahut, thane: Po sa here grupe te vogla, me vullnetin e All-llahut i kane mundur grupet me te medha”. Dhe All-llahu eshte me durimtaret

[250] Dhe kur dolen kunder Xhalutit dhe ushtrise se tij thane: “O Zoti yne, na mbush me durim dhe forcoi kembet tona dhe na ndihmo kunder mosbesimtareve!”

[251] Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i munden dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetesi dhe e mesoi cka deshi Ai. Sikur All-llahu te mos i zmbrapste njerezit, njeren pale me te tjeret, me te vertete toka do te shkaterrohej, po All-llahu eshte i mire per gjithe boterat

[252] Keto jane ajete te All-llahut qe po t’i lexojme me saktesi. Ti vertete je profet

[253] Ata profete ne i kemi dalluar disa nga te tjeret. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur per disa shkalle. Dhe Isait, te birit te Merjemes, i kemi dhene argumente te qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur te donte All-llahu, ata nuk do te vriteshin nderveti pas tyre, pasi qe u erdhen argumente te qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur te donte All-llahu ata nuk do te vriteshin, por All-llahu punon cka deshiron vete

[254] O besimtare, shperndane nje pjese nga ajo me cka ju furnizojme Ne, para se te vij dita kur nuk do te kete as shitje, as miqesi e as ndermjetesim! Mirepo mosbesimtaret, ata jane mizore

[255] All-llahu eshte – nuk ka zot pervec atij – i gjalle i perjetshem! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij eshte cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke. Kush eshte ai qe angazhohet per dike te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di cka eshte para tyre dhe cka eshte pas tyre, dhe prej asaj qe di Ai – te tjeret dine vetem aq sa deshiron Ai. Kompetenca e Tij ngerthen edhe qiejt dhe token dhe Atij nuk i vjen rende mbajtja e tyre; Ai eshte i Lartemadherishem e i madh

[256] Ne fe nuk ka shtyrje me dhune. Rruga e drejte eshte dalluar shume qarte nga ajo e padrejta. Ai qe nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet per lidhjen me te forte qe nuk ka te keputur, - kurse All-llahu degjon dhe sheh cdo send

[257] All-llahu eshte mbrojtes i atyre, te cilet besojne dhe ata i nxjerr nga terri ne drite, kurse ata qe nuk besojne, kane mbrojtes djajte qe i shpiejne nga drita ne terr; ata jane banore te xhehennem-it, ku do te mbesin pergjithmone

[258] A nuk e ke pare ate i cili eshte kundershtuar me Ibrahimin per Zotin e tij, atehere kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im eshte ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu pergjegj: “Une ngjall (krijoj jete) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njemend ben qe dielli te lind ne lindje, hajde bene ti t’ia shkrepe nga perendimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhezon ne rruge te drejte popullin mizor

[259] Ose ate, i cili, duke kaluar prane nje qyteti te rrenuar me themel, pat bertitur: “Po si do t’i ngjalle All-llahu keta, pasi qe kane vdekur?” Dhe All-llahu e bere kete si te vdekur per njeqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Nje dite ose vetem nje pjese te dites – u pergjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njeqind vjet. Shiko ushqimin tend dhe pijen tende, nuk jane prishur; shikoje edhe gomarin tend – te te bejme argument per njerezit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojme, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu be e qarte tha: “Une e di se All-llahu ka mundesi per cdo send!”

[260] Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, me trego si i ngjalle te vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por qe te me qetesohet zemra. “Merri, - i tha, - kater zogj dhe preji, dhe nga nje cope te tyre veri ne kodra te ndryshme e pastaj thirri, pernjehere kane per te ardhur. Dije se All-llahu eshte i forte dhe i urte”

[261] Ata te cilet pasurine e vet e shpenzojne ne rruge te All-llahut i ngjajne shembullit te nje kokrre prej se ciles mbijne shtate kallinj e ne secilin kalli nga njeqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumefishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont te gjere te dijes

[262] Ata te cilet shpenzojne pasurine e vet ne rruge te All-llahut, e pastaj ate cka e shpenzojne nuk e percjellin me pergojime e shqetesime, shperblimi i atyre eshte te Zoti i tyre, dhe per ata nuk ka frike as pikellim

[263] Fjala e mire dhe falja jane me te mira se nje lemoshe te cilen e percjell shqetesimi. All-llahu eshte i pavarur dhe i bute

[264] O besimtare, mos e prishni lemoshen tuaj me pergojime dhe ofendime sikur ai qe shpenzon pasurine e vet per sy e faqe para njerezve, dhe nuk i beson All-llahut e as botes tjeter; Ai i ngjan atij shkrepit mbi te cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rremuja me shi e le lakuriq; Ata nuk dot e fitojne kurrfare shperblimi per ate cka kane bere. Dhe All-llahu nuk perudhe popullin mosbesimtar

[265] Kurse ata qe shpenzojne pasurite e veta me deshire qe te mberrijne kenaqesine e All-llahut dhe qe ta forcojne vetveten, i shembellejne nje kopshtit ne rrafshlarte ku bie shume shi, andaj edhe jep fryt te dyfisht; Nese nuk ka shi te mjaftueshem, rigon ose ka vese. All-llahu sheh se cka punoni

[266] A deshiron ndokush prej jush te kete nje kopsht plot me peme e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta te ndryshme dhe e gjen pleqeria me femije te vegjel, e pastaj ta godite rremuja me zjarr dhe te digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni per te menduar

[267] O besimtare! Shpenzoni nga ato gjera te bukura qe i fitoni dhe prej atyre qe ua japim nga toka, mos nisni te ndani ate qe nuk vlen te shperndahet, qe ju vete nuk do ta kishit marre. Pervec kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu eshte i pavarur dhe i denje per lavdate

[268] Djalli ju premton varferi dhe ju urdheron te beni paudhesi, por All-llahu ju premton falje dhe miresine e Tij. All-llahu eshte me dijeni te gjere

[269] Ai i jep urtesi kujt do. Atij te cilit i jep urtesi, i eshte dhuruar miresi e pamatur. Kete mund ta kuptojne vetem te mencurit

[270] Per gjithcka qe shpenzoni ose qe e premtoni, All-llahu, me siguri e di ate, dhe per mizoret nuk ka ndihmetare

[271] Bukur eshte kur jepni lemoshe haptazi, por eshte me mire per ju nese ia jepni te varferve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbuloje disa vepra tuaja te keqia. All-llahu eshte i informuar se c’beni

[272] Nuk eshte puna e jote perudhja e tyre, sepse All-llahu perudhe ke te doje Ai. Ckado qe shpenzon nga miresia, e keni per vete dhe ju ckado qe te jepni te tjereve le te jete vetem per hire te All-llahut dhe, ajo qe e shpenzoni per te ire, do t’iu kompenzohet dhe nuk do te jeni te demtuar

[273] Te varferit te cilet jane te angazhuar ne rruge te All-llahut dhe nuk mund te fitojne, i painformuari i konsideron keta si te pasur, per shkak te modestise se tyre; Do t’i njohish sipas pamjes se tyre, ata nuk u merziten njerezve duke lypur. Dhe ckado qe te jepni per te mire, All-llahu me siguri e di

[274] Ata qe shperndajne pasurine e vet naten dhe diten, fshehtazi dhe haptazi, ata e kane shperblimin e vet te Zoti i tyre dhe per ata nuk ka as frike as pikellim

[275] Ata qe hane kamaten do te ngrihen sikur qe do te ngrihet ai te cilin e ka perflakur, me te prekur, djalli, per shkak se kane thene: “Edhe tregtia eshte njelloj sikur kamata”. Mirepo All-llahu e ka lejuar tregtine dhe e ka ndaluar kamaten. Atij qe i vjen nje keshille nga Zoti i tij dhe heq dore, i takon ajo qe e ka fituar me pare. Ceshtja e tij eshte tek All-llahu, por kush e perserit – e ata jane banore te xhehennemi-it, ku do te mbesin pergjithmone

[276] All-llahu e zhduk kamaten dhe e shton lemoshen. All-llahu nuk e do asnje mosbesimtar mekatar

[277] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira dhe e kryejne namazin, e japin zeqatin, ata i pret shperblimi te Zoti i tyre dhe per ata nuk ka frike as pikellim

[278] O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe, nese jeni besimtare, hiqni dore nga ajo cka mbetet prej kamates

[279] E nese nuk e beni kete, atehere i shpallni lufte All-llahut dhe Profetit te Tij! Por nese pendoheni ju takon ajka e pasurise suaj; aske nuk e demtoni e as jeni te demtuar

[280] E nese eshte ngusht, pritne derisa te clirohet, por, dine, eshte me mire nese e falni

[281] Dhe frikesohuni dites kur do t’i ktheheni All-llahut, kur secilit do t’i paguhet ajo qe e ka merituar, askush nuk do te jete i demtuar

[282] O besimtare! Kur merrni hua njeri nga tjetri per afat te caktuar shkruane! Dhe nje shkrues nga ju le te shkruaje drejt dhe le te mos ngurroje te shkruaj ashtu si e ka mesuar All-llahu. Ai le te shkruaje, kurse ai qe ka obligim (borshin) le t’i diktoje dhe le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te vet, dhe asgje le te mos lere mangut prej asaj. Po ai qe ka obligim nese eshte mendjemanget (i marre) ose i dobet, ose nese nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje kujdestari i tij, por drejt, me besnikeri. Dhe sillni dy deshmitare, dy meshkuj nga ju, e nese nuk ka dy meshkuj, atehere nje mashkulle dy femra me deshmine e te cilave jeni te kenaqur. Nese njera prej atyre harron le ta perkujtoje tjetra. Deshmitaret duhet te pergjegjen ne cdo thirrje. Gjithashtu mos keni droje qe ta detajizoni me shkrim; qofte pak ose shume, me shenim te afatit per kthim. Ajo eshte me e drejte te All-llahu dhe me e forte per te deshmuar, dhe ka me pak mundesi per te dyshuar, pervecse nese eshte tregti e dites – me sende qe i perflitni dore me dore – atehere nuk keni mekat edhe nese nuk i shenoni. Merrni deshmitare kur lidhni kontrata te shitblerjes dhe te mos jete i demtuar as shkruesi as deshmitari. Por nese e beni ate, (e demtoni ndonjerin prej tyre) ajo eshte me siguri gabim nga ana juaj. Frikesohuni All-llahut, All-llahu ju meson, All-llahu per cdo send di

[283] Nese jeni ne rruge e nuk gjeni shkrues, atehere merrni peng (kapar)! Dhe nese njeri te tjetri siguroni dicka, ai le ta arsyetoje besimin e shprehur dhe le t’i frikesohet le ta arsyetoje besimin e shprehur dhe le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te vet. Dhe mos e fshehni deshmine, se kush e fsheh ate, ai ka zemer mekatare, kurse All-llahu e di cka punoni

[284] Te All-llahut jane gjithcka ka ne qiej dhe ne toke! E shprehet ju ate cka mbani ne shpirt apo e fshehet, All-llahu per ate do t’iu kerkoje llogari; kujt te doje ai fal dhe e denon ke te doje. All-llahu ka mundesi per cdo send

[285] Profeti beson ne ate cka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtaret: secili i beson All-llahut, edhe engjujve te tij, edhe librave te tij, edhe profeteve te tij. “Ne nuk dallojme asnje nga profetet e tij”. Dhe thane: “Degjuam dhe iu bindem; Na fal o Zoti yne; Te Ti do te kthehemi.”

[286] All-llahu aske nuk e ngarkon pertej mundesive te veta. Eshte ne dobi te tij e mira qe e ben, kurse e keqja ne dem te tij. O Zoti yne! Mos na deno nese harrojme ose gabojme, pa qellim! Mos na ngarko barren qe ua ke ngarkuar atyre perpara nesh! O Zoti yne mos na ngarko per detyre ate per cka nuk kemi mundesi! Shlyej mekatet tona dhe na fal, dhe kij meshire ndaj nesh! Ti je Zoti yne, andaj na ndihmo kunder popullit mosbesimtar

Familja e Imranit (Ali Imran)

Surah 3

[1] Alif Lam Mim

[2] All-llahu eshte nje, nuk ka Zot pervec Atij, i gjalli dhe i perjetshmi

[3] Te shpalle ty Librin me te verteten qe i verteton te meparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin

[4] Me perpara, si udherrefim njerezve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata qe nuk besojne ajetet e All-llahut kane denim te rende – All-llahu eshte i forte dhe i rrepte

[5] Per All-llahun nuk ka asgje te fshehur as ne toke e as ne qiell

[6] Ai ju formeson ne ameza si deshiron. Nuk ka Zot tjeter pervec Atij te fortit dhe te urtit

[7] Ai eshte, i cili te shpalle Librin ku ka argumente te qarta; Ato jane ajka e Librit, kurse te tjeret jane alegorike. Ata, zemrat e te cileve jane te prishura pasojne ata qe jane me pak te qarte (alegorike), nga prirja per ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetem All-llahu kurse ata qe jane te thelluar mire ne dije thone: “Ne i besojme Atij, e tere kjo eshte nga Zoti yne”. Dhe vetem te pajisurit me mend e kuptojne

[8] O Zoti yne! Mos i lejo zemrat te largohen pasi qe na ke udhezuar, dhe shperblena me meshiren tende! Ti je, me te vertete, shperblyes i madh

[9] O Zoti yne! Ti do t’i tubosh njerezit ne nje dite, per te cilen nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin

[10] Ata te cilet nuk besojne – nuk i mbron dot asgje nga denimi i All-llahut, as pasurite e tyre e as femijet e tyre. Ata jane dru per zjarr

[11] Jane ne poziten e familjes se Faraonit dhe te atyre perpara tyre. Kane pergenjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrembeu dhe i zhduk per shkak te mekateve te tyre. All-llahu eshte ndeshkimrende

[12] Thuaju atyre qe nuk besojne: “Do te jeni te mundur dhe te tubuar bashke ne xhehennem. E sa vend i tmerrshem eshte!”

[13] Keni nje argument per model, dy grupet qe u kacafyten: Njeri grup qe luftonte ne rruge te All-llahut dhe tjetri, mosbesimtare, te cilit iu duk se ka perpara vetes dy here me teper kundershtare. Dhe All-llahu, me ndihmen e vet, perkrah ke do. Ne kete ka me te vertete mesim per ata qe shohin

[14] Njerezve u eshte zbukuruar deshira per epshe dhe dashuri per grate, djemte, grumbujt e arit dhe te argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshet e arat. Ajo eshte kenaqesi e jetes ne kete bote, por vendkthimi me i mire eshte te All-llahu

[15] Thuaj: “A t’ju tregoj cka eshte me mire se ato? Ata te cilet jane te devotshem kane te Zoti i tyre xhennete, ku do te rrjedhin lumenj, e aty do te mbesin pergjithmone, edhe bashkeshorte te pasterta dhe kenaqesine e All-llahut. All-llahu i sheh shume mire roberit e vet

[16] Ata, te cilet thone: “O Zoti yne, ne me te vertete besojme, prandaj na fal mekatet tona dhe mbrona prej denimit me zjarr!”

[17] Te durueshmit dhe te sinqertit, edhe te degjueshmit, edhe ata qe japin lemoshe, dhe te cilet kerkojne falje ne oret e vona te nates

[18] All-llahu e ka deshmuar se nuk ka Zot tjeter pervc Atij, - edhe engjujt dhe te diturit, - me veprim te drejte. Nuk ka Zot pervec Atij, te fortit dhe te urtit

[19] E vetmja fe e drejte te All-llahu eshte feja Islame, kurse ata, t e cileve u qe dhene Libri pasi qe u erdh njoftimi, u larguan per shkak te egoizmit ndermjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu eshte i shpejte ne llogaritje

[20] Nese te kundershtojne, thuaj: “Une, dhe kush me pason mua, vetem lartemadherise se All-llahut i perulem”. Dhe thuaju atyre te cileve u eshte dhene Libri edhe analfabeteve; “A e pranoni fene Islame?” Nese pranojne fene islame jane te perudhur. Po nese refuzojne, e jotja eshte vetem t’i besh me dije, All-llahu i sheh mire roberit e vet

[21] Ata te cilet mohojne argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetet pa fije te fajit, madje i mbysin edhe ata te cilet kerkojne nga njerezit te veprojne drejt, e njoftoj per denimin e dhembshem

[22] Ata jane, veprat e te cileve nuk vlejne as ne kete bote as ne boten tjeter. Ata nuk do te kene asnje ndihmetar

[23] A nuk i sheh ata te cileve u ishte dhene nje pjese e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut qe te gjykoje ndermjet tyre, e nje grup prej tyre kthejne kryet ne anen tjeter dhe refuzojne

[24] Per shkak se thone: “Zjarri nuk na prek neve, me perjashtim te disa diteve te caktuara”. Ata i mashtron ne fene e tyre mu ajo qe e trillojne

[25] E cka do te behet ate dite, ne te cilen nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojme dhe secili te marr ate qe meriton, dhe nuk do t’u behet aspak padrejtesi

[26] Thuaj: “O All-llahu im qe e ke tere pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e larteson ke do dhe poshtron ke do, ne dore tende eshte miresia. Ti, me te vertete ke mundesi per cdo send

[27] Ti e lidh naten me diten edhe diten e lidh me naten. E ben te gjallin nga jo i gjalli, kurse te gjallin e ben te vdekur; Ti furnizon pakufi ke te duash

[28] Besimtaret le te mos marrin per miq mosbesimtaret kur kane besimtare, sepse kush vepron keshtu, nuk ka asgje nga ndihma e All-llahut, pervec nese seriozisht frikesoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu eshte caku

[29] Thuaj: “O e fshehet ju ate cka keni ne kraheroret tuaj, o e shfaqet haptazi, All-llahu ate e di”. Ai e di cka ka ne qiej dhe ne toke, All-llahu ka mundesi per gjithcka

[30] Ate dite kur secili njeri e gjen para vetes se c’ka ka punuar mire edhe c’ka bere keq, do te deshiroje qe ndermjet asaj dhe atij te kete nje largesi te madhe. Ndersa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu eshte i meshirshem ndaj roberve te vet

[31] Thuaj: “Nese e duani All-llahu, pasomeni mua, edhe juve All-llahu do t’ju doje dhe do t’ua fale mekatet!” All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[32] Thuaj: “Peruluni All-llahut edhe Profetit!” Por nese ia ketheni shpinen, ani se All-llahu me te vertete nuk i do mosbesimtaret

[33] All-llahu, me te vertete, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej te gjithe te tjereve

[34] Si pasardhes te njeri-tjetrit, - dhe All-llahu degjon dhe di shume

[35] Kur gruaja e Imranit tha: “O Zot, une po ta kushtoj ty me gjithe zemer kete qe eshte ne barkun tim, prandaj pranoje prej meje, se Ti me te vertete, degjon dhe di shume”

[36] E kur e lindi ate, tha: “O Zot, une kam lindur femer! Por All-llahu e di mire se cka ka lindur, - dhe mashkulli nuk eshte sikur femra;” Une ia vura emrin Merjeme. Ate dhe pjellen e saj une po e le ne mbrojtjen tende prej djallit te mallkuar”

[37] Dhe Zoti i saj e pranoi me endje ate dhe e rriti mire dhe ia la ne bese Zekerijjaut. Sa here qe hynte Zekerijja te ajo ne tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i pergjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa mase, ke do”

[38] Aty Zekerrija iu lut Zotit te vet: “O Zot, - tha, - me dhuro pasardhes te mire, me miresine tende, Ti me siguri e degjon lutjen”

[39] Dhe derisa ai lutej ne tempull, ne kembe engjujt e thirren: “All-llahu ty te pergezon me Jahjaun, i cili verteton fjalen e All-llahut, zoteri me fame dhe profet nga te miret

[40] “O Zot, - tha, - si do te kem djale ne kete moshe te shtyre, madje edhe gruaja ime eshte shterpe?” “Ja, ashtu, - tha, - All-llahu ben cka te doje”

[41] “O Zot, - tha ky, - me jep ndonje shenje!” “Shenja jote, - tha, - eshte ajo qe tri dite nuk do te flasish me njerez, vetemse me shenja. Por permende shpesh Zotin tend dhe lartesoje ne mbremje dhe ne mengjes!”

[42] Dhe kur engjujt i thane: “Oj Merjeme, ty te ka zgjedhur All-llahu dhe te ka pastruar, e te ka zgjedhur nga te tera grate e botes

[43] Oj Merjeme, jij e perulur ndaj Zotit tend dhe beni sexhde, edhe falu me ata qe e kryejne te falurit (namazin)

[44] Keto jane informata te fshehta qe po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qene te ata kur i hudhen pendat e tyre (per short) per te pare se cilit prej tyre do t’i lihet ne besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin nder veti

[45] Dhe kur engjujt i thane: “Oj Merjeme, All-llahu te pergezon me fjalen e vet se emrin do ta kete Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhe ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe do te jete njeri nga te afermit

[46] Ai do t’u flase njerezve qysh ne djep, por edhe si i rritur, dhe do te jete nga te mriet

[47] Ajo tha: “O Zot, po si do te kem une femije kur nuk me ka prekur njeri?” “Qe, keshtu, tha, - All-llahu krijon cka te doje. Kur vendos dicka, Ai vetem i thote “Behu!” dhe ajo behet”

[48] Edhe ia meson te shkruarit dhe urtesine, Tevratin dhe Inxhilin

[49] Dhe e ben profet per izraelitet. “Po ju sjell nje argument nga Zoti juaj: do t’ju bej dicka nga argjili ne forme te zogut dhe do t’i fryj, e ai do te behet zog i vertete me vullnetin e All-llahut. Do t’i sheroj edhe te verberit qe kane lindur ashtu, edhe te zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjalle te vdekurit. Do t’ju tregoj cka hani dhe cka fshihni ne shtepite tuaja. Ajo do te jete, me te vertete, argument per ju nese jeni besimtare

[50] Edhe si deshmues i asaj qe eshte shpallur ne Tevrate perpara meje, dhe do t’ju lejoj dicka qe ka qene e ndaluar per ju. Dhe ju sjelli argument nga Zoti jua, prandaj frikesohuni All-llahut dhe nderomeni mua

[51] All-llahu eshte me te vertete Zot i imi edhe i juaji, andaj adhurone! Kjo eshte rruge stabile

[52] Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do te besojne, thirri: “Kush do te jene ndihmetaret e mi ne rruge te All-llahut”? Ne, thane besimtaret. Ne jemi ndihmetaret (tuaj per hire te All-llahut), ne i besojme All-llahut, dhe ti deshmoje se ne jemi njemend muslimane

[53] O Zoti yne, ne i besojme asaj qe e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, te cilet e deshmojne

[54] Dhe bene kurtha, por All-llahu ua kethen njelloj. All-llahu i ben me se miri

[55] Kur All-llahu i tha: “O Isa, une ty do te bej te nderrosh jete dhe do te marr tek une dhe do te shpetoj nga mosbesimtaret dhe do te beje qe ithtaret tu te jene me larte se mosbesimtaret deri ne diten e kijametit. Pastaj te gjithe do te ketheheni tek une dhe do t’ju gjykoj per ate perse jeni konfrontuar

[56] Sa per ata, te cilet nuk besojne, do t’i denoj me nje denim te rende ne kete dhe ne boten tjeter. Per ata nuk ka ndihmetar

[57] Ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Ai do t’ua paguaj shperblimet atyre. All-llahu nuk i don mizoret

[58] Keto qe po t’i recitoj jane nga ajetet dhe Kur’ani i urte

[59] Rasti i Isait, tek All-llahu eshte njelloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Behu” dhe ai u be

[60] E verteta eshte nga Zoti yt, prandaj mos dysho

[61] E kush te kundervihet lidhur me kete, pasi qe te erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i therrasim bijte tane dhe bijte tuaj, edhe grate tona edhe grate tuaja, madje edhe en me gjithe ju bashke do te lutemi me gjithe zemer ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi pergenjeshtaret.”

[62] Ky eshte pa dyshim, rrefim i vertete dhe nuk ka ndonje tjeter Zot pervec All-llahut. All-llahu eshte njemend i forte, i urte

[63] Po nese ata kthejne kryet ne anen tjeter, ani, All-llahu me siguri i di mire ngatrrestaret

[64] Thuaj: “O ithtare te Librit, ejani te biem ne nje fjale te perbashket edhe per ne edhe per ju; qe te mos adhurojme tjeter pervec All-llahut, asnje send te mos ia bejme shok dhe mos trajtojme njeri-tjetrin si zoter ne vend te All-llahut. E nese ata kthejn kryet anash, thuani: “Deshmone se ne njemend jemi muslimane”

[65] O ithtare te Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk jane shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju

[66] Ju jeni ata qe diskutoni per ceshtje per te cilat nuk dini. E pse diskutoni per gjera qe nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini

[67] Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishtere, por vetem musliman, besedrejte, dhe nuk ishte politeist

[68] Me te afert te Ibrahimi jane ata, te cilet ndoqen rrugen e tij, edhe ky Profet dhe ata qe kane besuar. Nderkaq, All-llahu eshte dashamir i besimtareve

[69] Nje grup nga ithtaret e Librit memzi presin qe t’iu shpiejne ne rruge te pakrye, por ata nuk ju humbin dot pervec vetes, por nuk e hetojne

[70] O ithtare te Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut, kur e dini mire se jane te vertete

[71] O ithtare te Librit, pse e maskoni te verteten me te pavertete dhe e fshihni me vetedije realitetin

[72] Nje grup nga ithtaret e Librit thane: “Besone ate cka u eshte shpallur besimtareve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do te kthehen

[73] Dhe mos i besoni tjeterkujt pervec atyre qe pasojne fene tuaj. “Thuaj: “Udhezim eshte udhezimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonje tjetri, ashtu sic u eshte dhene juve, ose ata do t’ju kundervihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntite jane vetem ne dore te All-llahut. Ai i jep kujt te doje. All-llahu eshte i gjithedijshem

[74] Ai vecanerisht shperblen me miresine e vet ke te doje, se All-llahu posedon miresi te madhe

[75] Nga ithtaret e Librit ka te tille qe nese ua beson nje barre pasuri do ta kthejne, por ka edhe te atille qe nese ua jep ne besim qofte edhe nje metelik nuk ta kthejne, ne qoftese nuk e ndjek vazhdimisht. Ashtu eshte, per shkak se ata thone: “Ne nuk kemi obligim ndaj analfabeteve” – dhe flasin genjeshtra per All-llahun me vetedije

[76] Por me siguri kush i permbush obligimet e veta dhe ruhet prej mekateve, ani, se All-llahu i don te devotshmit

[77] Ata te cilet obligimin e vet ndaj All-llahut dhe besatimin e vet e shesin per dicka qe vlen krejt pak – ne boten tjeter nuk kane asgje, atyre All-llahu ne diten e kijametit nuk do t’u flase fare e as do t’i shikoje, dhe nuk i pastron – ata kane per te vuajtur denim te dhembshem

[78] Ka prej atyre nje grup qe perdredhin gjuhet duke lexuar Librin, qe te kujtoni se ajo eshte nga Libri, dhe thone: “Ajo eshte nga All-llahu”, - por ajo nuk eshte nga All-llahu. Ata flasin me vetedije genjeshtra per All-llahun

[79] Nuk i ka hije njeriut te cilit All-llahu i jep Librin dhe urtesi e profetesi, t’u thote njerezve “Adhuromeni mua ne vend te All-llahut”, por jini te sinqerte te Zoti me ate cka e dini librin dhe me ate cka e studioni

[80] E as t’ju urdheroj qe engjujt dhe profetet t’i konsideroni zoter. A po ju urdheron mosbesim, pasi qe jeni bere muslimane

[81] All-llahu u ka marre besen profeteve, kur u ka dhene Liber dhe urtesi. “Pastaj ju vjen nje profet, i cili e verteton se eshte e sakte ajo cka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjeter do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me kete merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojme”! “Atehere, pra, deshmone, - u thote – se edhe une jam me ju, nje prej deshmitareve.”

[82] Por kush kthen kryet ne anen tjeter, edhe pas kesaj, ata jane njemend mbrapshtane

[83] A deshirojne tjeter fe, pervec fese se All-llahut, kurse Atij, dashte e padashte i perulen kush jane ne qiej dhe ne toke dhe te Ai do te kthehen

[84] Thuaj: “Ne i besojme All-llahut edhe asaj qe na shpallet neve, edhe asaj qe i ka ardhur Ibrahimit, dhe Ismailit, dhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe niperve. Edhe asaj qe iu dha Musaut dhe Isaut dhe profeteve – nga Zoti i tyre, ne nuk bejme kurrfare dallimi ne mes tyre, dhe ne vetem atij i dorezohemi

[85] Dhe kush kerkon ndonje fe tjeter pervec asaj islame, atij nuk do t’i pranohet dhe ai do te jete nga te humburit ne boten tjeter

[86] Si do ta udhezoje All-llahu nje popull i cili ben mosbesim, pasi qe ishte besimtar dhe e kane deshmuar se Profeti eshte i vertete, madje jane dhene edhe argumente te qarta? All-llahu nuk perudh popullin mizor

[87] Ata jane, te cilet kane per shperblim mallkimin e All-llahut edhe engjujve, dhe tere njerezve – se bashku

[88] Pergjithmone do te mbesin nen te dhe denimi nuk do t’u lehtesohet e as do t’u vonohet

[89] Pervec atyre, te cilet pas asaj pendohen dhe permiresohen; All-llahu eshte meshireplote dhe fale shume

[90] Ata te cilet behen mosbesimtare, pasi kane qene besimtare, dhe e shtojne mosbesimin, atyre pendimi nuk u pranohet, dhe ata jane me te vertete te humbur

[91] Ata, te cilet mohojne dhe vdesin si mosbesimtare, me siguri nuk do t’i pranohet asnjerit per kompensim qofte edhe e tere pasuria e kesaj bote. Ata i pret denim i dhembshem. Atyre askush nuk do tu ndihmoje

[92] Nuk do te arrini miresine e plote deri sa te mos e ndani nje pjese te asaj qe e keni me te dashur; ju ckado qofte te ndani, ani, All-llahu me siguri e di ate

[93] Te gjitha ushqimet kane qene te lejuara per izraelitet, pervec atyre qe izraelitet ia ndaluan vetvetes para se te shpallej Tevrati. Thuaj: “Ma sillni Tevratin dhe lexone, nese jeni te sinqerte”

[94] Kurse ata te cilet edhe pas asaj shfaqin genjeshtra per All-llahun, ata jane me te vertete mizore

[95] Thuaj: “All-llahu flet te verteten! Prandaj pasone fene e Ibrahimit, besimtarit te vertete, se ai nuk ka qene politeist”

[96] Tempulli i pare i ndertuar per njerez eshte ai qe u ngrit ne Mekke, i bekuar dhe udherrefyes i boterave

[97] Aty ka fakte te qarta, eshte vendqendrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Te vizituarit e tempullit, per hir te All-llahut, per ate qe ka mundesi ta marre kete udhe, eshte obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk eshte i varur prej askujt

[98] Thuaj: “O ithtare te Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut kur All-llahu eshte deshmitar i tere asaj cka punoni”

[99] Thuaj: “O ithtare te Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut ate qe beson, dhe perpiqeni t’ua shtremberoni, kurse ju e dini se eshte e vertete? All-llahu nuk eshte indiferent ndaj asaj qe punoni ju!”

[100] O besimtare, nese i peruleni ndokujt prej atyre te cileve u eshte dhene Libri, ata, pasi qe jeni bere besimtare, do t’ju kthejne ne mosbesimtare

[101] E si mund te mohoni kur juve u recitohen ajetet e All-llahut dhe ne mesin tuaj eshte Profeti i Tij? Dhe kush eshte i vendosur me All-llahun, ai eshte i udhezuar ne rruge te drejte

[102] O besimtare, frikesohuni All-llahut me devotshmeri te vertete; Dhe assesi mos vdisni ndryshe, pervec si musliman

[103] Te gjithe se bashku mbahuni fort per litar te All-llahut dhe mos percaheni! Pastaj perkujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush kur ishit te armiqesuar, e ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me meshiren e tij u bete vellezer. Ishit buze gremines se zjarrit e ju shpetoi prej tij. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet e veta, ndoshta merrni te mbaren

[104] Dhe le te kete nga ju te atille qe do te therrasin ne te mira dhe kerkojne te behen pune te mira dhe te pengojne nga veprat ekeqia. Ata do te jene te shpetuar

[105] Dhe mos beheni sikur ata te cilet jane percare dhe konfrontuar pasi qe u kane ardhur argumente te qarta – ata i pret denim i madh

[106] Ate dite kur disa fytyra do te zbardhen e disa do te nxihen. Atyre, fytyrat e te cileve jane te zeza, do t’u thuhet: “A u bete mosbesimtare pasi qe ishit besimtare? Shijone pra denimin pasi nuk besoni!”

[107] Kurse ata, fytyrat e te cileve do te jene te bardha, do te jene ne meshire te All-llahut, ku do te mbesin pergjithmone

[108] Ato jane argumente te All-llahut qe po t’i rrefejme besnikerisht. Dhe All-llahu nuk ia deshiron te keqen botes

[109] Te All-llahut jane te gjitha c’ka ne qiej dhe ne toke, edhe te All-llahu kthehen te gjitha ceshtjet

[110] Ju jeni populli me i mire se te gjithe te tjeret qe jane paraqitur ndonjehere. Kerkoni te behen vepra te mira dhe pengoni nga te pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtaret e Librit te besonin drejt, do te ishte me mire per ata; Ka prej tyre edhe besimtare, por shumica jane mbrapshtane

[111] Ata nuk mund t’ju bejne asnjefare demi, vetem se ju shqetesojne. Nese ju sulmojne shpejt do t’ua shihni shpinen (do te ikin), se nuk do te jene te ndihmuar

[112] Kudo qe te gjenden, do te jene te poshteruar nese nuk kapen per litari te All-llahut dhe te njerezve, dhe do te meritojne hidherimin e All-llahut, dhe do t’i godas mjerimi, per shkak se i mohonin argumentet e All-llahut dhe i vrisnin profetet pa fije te fajit, dhe per shkak se kane gabuar dhe silleshin armiqesisht

[113] Nuk jane te gjithe njelloj. Ka ithtare te denje te Librit te cilet tere naten lexojne ajetet e All-llahut dhe bejne sexhde

[114] I besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe kerkojne te behen vepra te mira dhe pengojne nga veprat e keqia, dhe shpejtojne te bejne miresi, eh, ata pra jane te mire

[115] Cfaredo qe te bejne, ajo nuk do t’u mohohet. All-llahu i di mire te devotshmit

[116] Atyre qe nuk besojne nuk do t’u bejne dobi te All-llahu as pasurite e tyre as femijet e tyre; Ata do te jene banore te zjarrit dhe aty do te mbesin pergjithmone

[117] Shembulli i atyre qe japin sa jane gjalle ne kete ote i ngjan fares se mbjelle nga ata te cilet kane gabuar ndaj vetes, te cilen e godite era e ftohte si akulli dhe e zhduke. Ata nuk i demton All-llahu, por e demtojne vetveten

[118] O besimtare, per miq te sinqert mos merrni te tjere jasht mesit tuaj! Te tjeret ua deshirojne shkaterrimin, mezi presin qe te hidheni ne mundime. Ata me gojet e tyre shprehin urrejtje, por ajo cka e fshehin ne kraheror eshte shume me e madhe. Ne ua kemi sqaruar argumentet nese keni mendjen

[119] Qe, ju jeni ata qe i doni, por ata nuk u duan juve, dhe ju u besoni te tera librave, e ata kur ju takojne thone “besojme”, por sapo gjenden vetem, nga zemrimi me ju, kafshojne gishtrinjte. Thuaju: “Plasni nga hidherimi!” All-llahu me te vertete e di mire cka ka ne kraheror

[120] Nese ju bie ndonje miresi, ata i deshpron ajo, por nese ju godit ndonje e papritur, ajo i gezon ata. Nderkaq, nese duroni dhe ruheni, dredhite e tyre nuk ju demtojne aspak, e All-llahu e di mire se cka punojne ata

[121] Dhe kur ti nxitove para familjes tende, qe t’u caktosh besimtareve pritat per beteje, All-llahu degjon dhe di shume

[122] Kur dy grupe tuajat deshten te terhiqen, All-llahu i forcoi. Prandaj besimtaret le te mbeshteten te All-llahu

[123] All-llahu ju ka ndihmuar edhe ne Beder, kur ishit te pafuqishem – prandaj frikesohuni All-llahut qe te jeni mirenjohes

[124] Kur u pate thene besimtareve: “A nuk u mjaftonte qe Zoti juaj ju dergon ne ndihme tre mije engjuj”

[125] Po, si jo! Nesejeni te qendrueshem dhe te devotshem, dhe nese ata ju sulmojne menjehere, Zoti juaj do t’ju dergoje ne ndihme pese mije engjuj, te gjithe te shenjuar”

[126] Kete All-llahu e beri qe t’ju gezoje dhe me kete t’ju qetesoje zemrat tuaja – por fitorja vjen vetem nga All-llahu, i forti dhe i urti

[127] Qe ta shkepuse nje grup nga mosbesimtaret ose t’i demoralizoje e te kthehen shpresehumbur

[128] Nuk varet nga ti a do ta pranoje Ai pendimin e tyre apo do t’i denoje, sepse ata jane pernjemend kriminele

[129] Dhe te All-llahut jane cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke! Ai fal ke te doje, dhe e denon ke te doje, All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[130] O besimtare, mos hani kamaten e shumefishuar dhe frikesohuni All-llahut, ndoshta do te shpetoni

[131] Dhe ruajuni nga zjarri qe eshte pergatitur per mosbesimtaret

[132] Dhe peruluni All-llahut dhe Profetit! Ndoshta do te jeni te meshiruar

[133] Dhe shpejtoni per te kerkuar falje nga Zoti juaj dhe per ne xhennet, gjeresi e te cilit kape qiejt dhe token, e eshte pergatitur per te devotshmit

[134] Te cilet japin lemoshe, edhe kur kane edhe kur jane ne skamje, te cilet e mposhtin hidherimin dhe i falin njerezit. Edhe All-llahu i don punemiret

[135] Edhe ata te cilet, kur bejne paudhesi ose bejne gabim ndaj vetvetes, e kujtojne All-llahun dhe kerkojne falje per mekatet e tyre – kush i fal mekatet pervec All-llahut? – dhe te cilet nuk vazhdojne ne ate cka kane bere (te gabojne) me vetedije

[136] Ata jane qe si shperblim kane faljen nga Zoti i tyre edhe xhennete, neper te cilet do te kalojne lumenj, e aty do te mbesin pergjithmone. Sa shperblim i mire per ata qe punojne

[137] Edhe perpara jush kane kaluar popuj e ligje, por ecni neper bote dhe veneroni cfare perfundimi kane pasur pergenjeshtaret

[138] Ky eshte sqarimi per tere njerezit dhe udherrefim e keshille per te devotshmit

[139] Dhe mos ligshtoheni e as mos u pikelloni. Ju jeni me te lartit nese jeni besimtare

[140] Nese ju behet ndonje varre, ani, se tere popullin e ka goditur varre e tille. Ditet e atilla i nderrojme ndermjet njerezve, per t’i dalluar All-llahu ata qe besojne dhe te zgjedhe prej jush disa heronj. All-llahu nuk i don mizoret

[141] Qe t’i pastroje All-llahu besimtaret dhe t’i shkaterroje mosbesimtaret

[142] A po mendoni se do te hyni ne xhennet e All-llahu te mos e dije se cilet prej jush kane bere lufte dhe jane te durueshem

[143] Por ju patet deshiruar vdekjen perpara se te ballafaqoheni me te, ja, e keni pare me syte tuaj

[144] Muhammedi eshte vetem profet. Edhe perpara tij ka pasur profete. Sikur te vdiste ai apo vritej, a do te ktheheshit gjurmeve te juaja? Kush kthehet gjurmeve te veta nuk i ben asgje dem All-llahut, e All-llahu do t’i shperbleje mirenjohesit

[145] Asnje nuk vdes pa vullnetin e All-llahut ne momentin e caktuar. Kush deshiron shperblim ne kete bote do t’ia japim, por edhe kush deshiron shperblim ne boten tjeter do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirenjohesit do t’i shperblejme

[146] Sa e sa profete ka pasur bashke me te cilet kane luftuar shume besimtare te sinqerte dhe nuk jane fshehur nga te papriturat qe i godisnin ne rruge te All-llahut, dhe nuk jane dobesuar e as qe jane dorezuar. Edhe All-llahu i don durimtaret

[147] Ata nuk kishin tjeter fjale, vetem thoshin: “O Zoti yne, na fal gabimet tona dhe leshimet ne ceshtjet tona, dhe forcona kembet tona, dhe ndihmona kunder popullit mosbesimtar”

[148] Dhe All-llahu ua dha shperblimin ne kete bote, dhe shperblimin me te mire ne boten tjeter. All-llahu i done punemiret

[149] O besimtare, nese u nenshtroheni atyre qe nuk besojne do t’ju kthejne gjurmeve tuaja dhe do te jeni te humbur

[150] Se vetem All-llahu eshte mbrojtes i juaj dhe ai eshte ndihmesi me i mire

[151] Ne do te fusim tmerrin ne zemrat e atyre qe nuk besojne, ngase All-llahut i bejne shok, per cka Ai asgje nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do te jete xhehennemi. Po sa strofull e keqe eshte per mizoret

[152] All-llahu e ka plotesuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqte pa meshire, derisa kur deshtuat dhe filluat te diskutoni rreth pozites tuaj dhe treguat mosdegjueshmeri, pasi qe ua pat treguar ate qe e simpatizoni, disa prej jush deshirojne kete bote e disa te tjere boten tjeter. Atehere, Ai per t’iu sprovuar beri qe te pervidheni para syve te tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka miresi te madhe ndaj besimtareve

[153] Kur u terhoqet pa vu re aske, e Profeti therriste pas jush, dhe All-llahu ua pagoi deshprimin me deshprim, qe te mos ju vije keq per ate cka ju ka kaluar dhe per ate cka ju pat goditur. All-llahu eshte i informuar se cka po punoni

[154] Pastaj, pas deshperimit ju leshoi qetesine absolute, te pergjumshme, ashtu qe disa prej jush i mori gjumi, kurse nje grup tjeter kujdeseshin vetem per vete, duke menduar per All-llahun gjera qe nuk jane te verteta, si mendime te paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne dicka nga ceshtja e premtuar”? Thuaj: “Te gjitha ceshtjet jane ne dore te All-llahut”. Ata fshehin ne vete ate cka nuk ta tregojne ty. Thone: “Sikur te pyeteshin per cfaredo qofte nuk do te ishim vrare ketu”. Thuaj: “Edhe sikur te ishit ne shtepite tuaja, prapeseprae ata te cilet e kane te caktuar te vriten, do te dilnin ne pozitat e tyre, ne menyre qe All-llahu ta provonte ate se cka keni ne kraheroret tuaj dhe per te hulumtuar se c’keni ne zemra, All-llahu e di c’mbajne kraheroret

[155] Ata, nga mesi juaj, te cilet kane kthyer shpinen ate dite kur jane kacafytyr dy grupe, me te vertete djalli i ka shtyre te rreshqasin per shkak te asaj qe e kane bere me pare. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu fale, - eshte i bute

[156] O besimtare, mos beheni sikur mosbesimtaret, te cilet flasin per vellezerit e vet kur shkojne ne rruge te largeta ose jane ne beteje “Po te rrinin me ne, nuk do te ishin vrare”. Le t’ua beje All-llahu ate mjerim ne zemrat e tyre, All-llahu ngjalle dhe i vdes. All-llahu i sheh te tera se c’po beni

[157] Edhe nese ju vriteni ose vdisni per hire te All-llahut, falja dhe meshira e All-llahut jane, me siguri, me te mira se ajo qe mbledhin ata

[158] Qofte te vdisni apo te vriteni, tek All-llahu me siguri do te mblidheni

[159] Ti je i bute ndaj atyre vetem nga meshira e All-llahut, por sikur te ishe i ashper dhe hijerende do te iknin prej rrethit tend. Prandaj faljau dhe lutu te jene te falur dhe konsultohu me ata ne pune. E kur te vendosish, atehere mbeshtetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata te cilet mbeshteten tek Ai

[160] Nese ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhte, por nese Ai ju le pa perkrahje, kush eshte ai i cili mundet te ju ndihmoje, pervec Atij? Andaj besimtaret le te mbeshteten vetem tek All-llahu

[161] Nuk eshte e vertete se tradhton Profeti! E kush tradhton, ne diten e kijametit tradhtine do ta sjelle dhe atehere do t’i jepet secilit ajo qe e ka mereituar, askush nuk do te jete i demtuar

[162] A eshte valle njesoj ai i cili pason simpatine e All-llahut me ate i cili ka ngarkuar mbi vete hidherimin e All-llahut dhe qe ka vendbanimin ne xhehennem? Sa vend i tmerrshem eshte ai

[163] Ata jane te klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mire se c’po bejne

[164] Me te vertete All-llahu u ka afruar miresi besimtareve pasi qe nga mesi i tyre ua dergoi nje profet, per t’ua lexuar ajetet e Tij, qe t’i plotesoje dhe t’ua mesoje Librin dhe urtesine, anipse me pare kane qene krejtesisht te humbur

[165] A kur ju goditi fatkeqesia, e ashtu sikur ajo ju i goditet dyfish, po thuani: “Crej nga tash kjo?” Thuaj: “Ajo eshte nga vete ju”. All-llahu njemend ka mundesi per cdo send

[166] Ajo qe u goditi ate dite kur u kacafyten dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, per t’i njohur besimtaret e vertete

[167] dhe per t’i njohur kush jane dyfytyreshat, dhe u tha: “Ejani, luftoni per hire te All-llahut, sepse me goje te vet kane thene ate cka nuk e kane pasur ne zemrat e tyre, por All-llahu e di me se miri se cka po fshehin

[168] Ata, te cilet kane thene per vellezerit e tyre, duke ndejur anash, “Po te na degjonin nuk do te vriteshin”, thuaju: “Ndalne pra ju vdekjen, nese flisni te verteten”

[169] Kurrsesi mos i llogarit te vdekur ata, t e cilet jane vrare ne rruge te All-llahut! Jo, ata jane te gjalle te Zoti i tyre dhe te furnizuar

[170] Te gezuar per ate cka u ka dhene All-llahu nga miresia e vet dhe gezohen per ate cka kane lene pas, per te cilet nuk ka aspak frike dhe te cilet nuk do te pikellohe

[171] Gezohen per dhuntine e All-llahut dhe miresine edhe asaj qe All-llahu nuk e humb shperblimin e besimtareve

[172] Te cilet iu pergjigjen All-llahut dhe Profetit edhe pasi moren plage, ata nga mesi i tyre, te cilet bene mire dhe u ruajten, i pret shperblim i madh

[173] Atyre te cileve, kur u thane njerezit “po tubohen njerezit per shkak tuajin, kini friken”, kjo ua forcoi besimin dhe thane “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zoteri i mire eshte Ai”

[174] Dhe u kthyen te mbuluar me plot miresi te All-llahut. Nuk i goditi kurrfare e keqe dhe pasuan kenaqesine e All-llahut. All-llahu eshte i mire pa mase

[175] Juve ju ka frikesuar vetem djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikesoni atyre, frikesohmuni mua, nese jeni besimtare

[176] Mos te te bejne merak ata te cilet shpejtojne per ne mosbesim, ata aspak nuk i bejne dem All-llahut. All-llahu nuk deshiron t’u jape atyre kurrfare shperblimi ne ate bote, dhe ata i pret denim i madh

[177] Ata te cilet kane blere mosbesimin per besim, All-llahut nuk i bejne kurrnje dem, por i pret denim i dhembshem

[178] Kurrsesi le te mos mendojne mosbesimtaret se eshte mire per ata ajo qe u japim jete te gjate. Ne ua zgjasim atyre per t’u zhytur sa me shume ne mekate. Ata i pret denim i turpshem

[179] All-llahu nuk do t’i leje te perzier besimtaret me dyftyreshat, por do t’i ndaj te keqen nga e mira. All-llahu nuk do t’ua zbuloje ate cka eshte e fshehur, por ai per kete zgjedh ke te doje nga te deleguarit e vet, prandaj besoni All-llahut dhe profeteve te tij, e nese besoni dhe i frikesoheni All-llahut, ju pret shperblim i madh

[180] Ata qe bejne koprraci me ate cka ua ka dhene All-llahu nga pasurite e veta, kurrsesi le te mos mendojne se ajo eshte mire per ata, jo, ajo eshte e keqe per ata. Ne diten e kijametit do t’u varen ne qafe ajo qe e kane kursyer, dhe All-llahu do te trashegoje qiejt dhe token. All-llahu eshte i informuar per ate cka po beni

[181] All-llahu i degjoi fjalet e atyre qe thane: “All-llahu eshte i varfer e ne jemi te pasur”. Ne do te shenojme ate c’kane thene, edhe mbytjen e profeterve nga ana e tyre pa asnje faj, dhe do t’u themei: “Shijone denimin ne zjarr

[182] Per shkak te veprave te duarve tuaja”! Kurse All-llahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te vet

[183] Te cilet thone: “Zoti na ka urdheruar te mos i besojme asnje profeti para se te sjelle nje kurban, te cilin do ta gelltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe perpara meje profetet ju kane sjelle argumente te qarta, dhe ate cka po flisni, e pse pra i keni vrare, ne qofte se keni qene te sinqerte?”

[184] Por nese edhe ty te injorojne, ani, edhe perpara teje jane injoruar profetet te cilet u kane sjellur argumente te qarta, broshura dhe Librin e shendritshem

[185] Cdo qenie e gjalle do te shijoje vdekjen! Dhe vetem ne diten e kijametit do te fitoni ne teresi pagat tuaja. Kush do te jete i larguar nga zjarri dhe i futur ne xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta ne kete bote nuk eshte asgje tjeter vecse kenaqesi mashtruese

[186] Ju me siguri do te sprovoheni ne pasurite tuaja dhe me vetveten, dhe do te degjoni me te vertete shume ofendime prej atyre te cileve u eshte dhene Libri perpara jush, si edhe nga politeistet. Prandaj nese qendroni dhe i frikesoheni All-llahut, ani, kjo eshte ceshtje vendimtare

[187] Dhe kur All-llahu e mori besen prej atyre te cileve u eshte dhene Libri, me siguri do t’ua sqarojne njerezve dhe nga ai nuk do te fshehin asgje, ata pastaj e lane kete pas shpine (Librin) dhe paten blere me te dicka qe vlen fort pak. Sa e keqe eshte ajo cka kane blere ata

[188] Kurrsesi mos mendo se ata qe po i gezohen asaj qe bejne dhe te cileve u vjen mire te jene te lavderuar dhe per ate cka nuk e kane bere – assesi mos mendo se do te shpetojne nga denimi; ata i pret denim i rende

[189] Vetem All-llahut i takon pushteti ne qiej dhe ne toke dhe vetem All-llahu ka mundesi per cdo send

[190] Ne krijimin e qiejve dhe te tokes, edhe ne nderrimin e nates e te dites ka me te vertete argumente per ata qe kane mend

[191] Per ata te cilet e permendin All-llahun ne kembe, edhe ulur, edhe rate dhe mendojne thelle per krijimin e qiejve dhe te tokes “O Zoti yne, Ti nuk e ke krijuar kete me kot; qofsh lartesuar! Dhe ruana prej denimit te zjarrit”

[192] O Zoti yne, ate te cilin ti do ta fusish ne zjarr, ate e ke turperuar. Per mizoret nuk ka asnje ndihmes

[193] O Zoti yne, ne degjuam nje profet i cili na therriste ne besim, “Besoni Zotit tuaj!” Dhe en besuam. O Zoti yne, na fal mekatet tona, mbuloi veprat tona te keqia dhe bena te vdesim me ata te miret

[194] O Zoti yne, na jep ate qe na ke premtuar me ane te profeteve tu dhe mos na pikello ne diten e kijametit! Ti me siguri e zbaton premtimin tend”

[195] Dhe Zoti i tyre iu pergjegj: “Asnje punetori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qofte mashkull apo femer – ju jeni njeri nga tjetri. Atyre, te cilet shperngulen dhe jane te ndjekur nga shtepite e veta, dhe te cilet perjetojne mundime per hire timin dhe qe do te luftojne e vriten, gjithesesi do t’ua mbuloje veprat e tyre te keqia dhe pa dyshim do t’i fuse ne xhenet ku do te rrjedhin lumenj, si shperblim nga All-llahu”. – Vetem tek All-llahu eshte shperblimi me i mire

[196] Ne asnje menyre le te mos mashtroje bredhja neper bote e atyre te cilet nuk besojne

[197] Nje kenaqesi e shkurter, e pastaj vendbanimi i tyre eshte xhehennemi. Sa vend i keq eshte ai

[198] Kurse ata qe i frikesohen Zotit te vet i presin xhennete ku do te rrjedhin lumenj, e ku do te qendrojne pergjithmone. Ashtu do te jete miresi e All-llahut. Nderkaq ajo qe eshte tek All-llahu me e mire, eshte per besimtaret, per te miret

[199] Ka edhe ithtare te Librit qe i besojne All-llahut edhe asaj qe u eshte shpallur juve edhe asaj qe u eshte shpallur atyre, me bindje te thelle. Nuk i shesin fjalet e All-llahut per kurrgjesend, ata e kane shperblimin te Zoti i tyre. All-llahu eshte njemend llogarishpejte

[200] O besimtare, kini durim dhe jeni te qendrueshem, mbahuni dhe frikesohuni All-llahut qe te jeni te shpetuar

Grate (En-Nisa)

Surah 4

[1] O njerez, frikesohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej nje njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij per jete dhe prej atyre dyve beri shume meshkuj dhe femra, frikesohuni All-llahut te cilit i luteni, dhe mbani lidhjet familjare, se All-llahu, vertete, gjithmone mbi ju vigjilon

[2] Kurse bonjakeve dorzonu pasurine e tyre, mos e perzieni te keqen me te miren dhe mos hani pasurite e tyre me pasurite tuaja; ajo, njemend, do te ishte mekat i madh

[3] Nese keni frike se ndaj bonjakeve nuk do te jeni te drejte, atehere martohuni me ato gra qe u lejohen, me nga dy, tri dhe me kater. Por ne qofte se frikesoheni se nuk do te jeni te drejte, atehere vetem me nga nje; Ose, ja, i keni ato me te cilat dispononi. Ashtu eshte me lehte te ruheni nga e padrejta

[4] Dhe jepuni grave, me gjithe zemer, dhuratat e kurores, por nese ato me deshiren e vet ju dhurojne dicka nga ato, merrne dhe, e ngrenshi me shendet

[5] Ndersa te papjekurve intelektualisht (te marreve) mos ua jepni pasurine e tyre, te cilen All-llahu ua ka besuar juve ta drejtoni, por ata t’i furnizoni me ushqim e veshmbathje dhe foluni atyre fjale te mira

[6] Dhe kujdesohuni per bonjaket, derisa te behen ne moshe per martese, edhe kur ta shihni se jane te pjekur dorezonu pasurite e tyre. Dhe mos e shpenzoni pa nevoje derisa ata te rriten. Kush eshte i pasur – le te permbahet, e kush eshte i varfer – le te shpenzoje me mase, legalisht. E kur t’ua jepni pasurine e tyre, jepuni me deshmitare. Nderkaq mjafton qe para All-llahut te jepet llogari

[7] Meshkujve u takon nje pjese nga ajo qe lane prinderit dhe te afermit, por edhe grave u takon nje pjese nga ajo qe lene prinderit dhe te afermit, pavaresisht a eshte pak ajo pjese e caktuar apo shume

[8] Kur ne ndarje prezentojne te afermit, bonjaket dhe te varferit, u jepni edhe atyre dicka nga ajo dhe u thuani ndonje fjale te mire

[9] Dhe le te frikesohe, sikur te lenin edhe ata pas vetes femije te njome per te cilet kane frike; le t’i ruhen All-llahut dhe le te thone fjalen e vertete

[10] Ata te cilet hane pasurine e bonjakeve pa kurrfare te drejte, pa dyshim, hane dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do te digjen ne flake te kendellur

[11] All-llahu ju keshillon per femijet tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nese jane me shume se dy femra, atyre u takon dy te tretat nga ajo qe ka lane, e nese eshte vetem nje, asaj i takon gjysma. Kurse prinderve: cdonjerit prej tyre – nje e gjashta e asaj qe ka lene, nese ka femije. Po nese nuk ka femije dhe e kane trasheguar prinderit, atehere nenes se tij i takon nje e treta. Po ne qofte se ka vellezer, atehere nenes se tij i bie nje e gjashta, pasi te zbatohet porosia qe ka lene, ose te paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni me te afert – prinderit apo djemte tuaj. Ky eshte obligim i All-llahut! – Vertete All-llahu eshte i urte dhe di shume

[12] Juve ju takon gjysma e asaj qe lene grate tuaja, nese nuk kane femije, e nese kane femije, atehere per ju eshte nje e katerta nga ajo qe kane lene, pasi te zbatohet porosia qe ka lene ose te paguhet borxhi. Kurse bashkeshorteve u takon nje e keterta nga ajo qe lini ju, nese nuk keni femije; e ne qofte se keni femije atyre u takon nje e teta nga ajo qe keni lene ju, pasi te zbatohet porosia qe keni lene ose te paguhet borxhi. Po ne rast se mashkulli ose femra qe trashegohen nuk kane prinder as femije, por kane vella ose moter, atehere secilit prej atyre dyve i takon nje e gjashta, e nese jane me shume atehere marrin pjese bashkarisht ne nje te treten, pasi te zbatohet porosia e lene ose te paguhet borxhi pa demtuar aske. Kjo eshte porosi e All-llahut! All-llahu eshte shume i dijshem dhe i bute

[13] Ata jane kufijte e caktuar nga All-llahu. Kush i perulet All-llahut dhe Profetit te Tij, Ai do ta shtjere ate ne xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe aty do te mbesin pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

[14] Kush eshte i padegjueshem ndaj All-llahut dhe Profetit te Tij dhe i kalon kufijte e ligjeve te Tij, Ai do ta hudhe ate ne zjarr, ku do te qendroje pergjithmone. Ate e pret vuajtja e turpshme

[15] Kur bejne amoralitet grate tuaja, kerkoni qe t’ua deshmojne kater vete prej jush. Nese deshmojne, mbani ne shtepi derisa t’i lodhe vdekja, gjegjesisht derisa All-llahu t’u gjeje ndonje rrugedalje tjeter

[16] Qortoni te dy palet qe bejne amoralitet, por nese pendohen dhe permirsohen, atehere lini te qete, sepse All-llahu eshte shume i meshirshem dhe i pranon shume pendimet

[17] Me te vertete All-llahu pranon pendimin vetem prej atyre te cilet bejne ndonje veper te keqe nga mosdija dhe shpejt pendohen; Atyre All-llahu do t’ua pranoje pendimin, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[18] Nuk eshte pendimi per ata te cilet bejne vepra te keqia deri kur u afrohet vdekja. Ndonjeri sish, atehere thote: “Une tash vertete pendohem!”, e as per ata qe vdesin mosbesimtare. Ata jane per te cilet kemi pergatitur vuajtje te dhembshme

[19] O besimtare, juve nuk ju lejohet t’i trashegoni grate pa pelqimin e tyre, dhe mos krijoni veshtires, me qellim qe t’ua pervetesoni ndonje send qe ua keni dhuruar, pervec nese kane bere amoralitet haptazi. Coni jete te mire me to! Po neese ndieni neveri ndaj tyre, ndoshta do te neveriteni nga ajo per te cilen All-llahu jep dobi te shumta

[20] Dhe nese deshironi ta leshoni nje grua dhe ta mbani nje tjeter, por njeres nga ato i keni dhene shume pasuri, mos i merrni asgje nga ajo pasuri! A t’ia merrni me dhune e te beni mekat flagrant

[21] Si mund t’ia merrni ate e njeri-tjetrit ia keni falur zemren dhe ato kane marre prej jush obligime te medha

[22] Edhe me grate me te cilat jane martuar baballaret tuaj mos u martoni! Pavaresisht nga e kaluara, ajo do te ishte, njemend, amoralitet i vrazhde, neveri dhe rruge e keqe

[23] Ju i keni te ndaluara: nenat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja edhe tezet tuaja; edhe bijat e vellaut, bijat e motres, edhe nenat tuaja per nga tembeli, motrat tuaja per nga tembeli, nenat e grave tuaja, edhe bonjaket e grave tuaja me nenat e te cilave keni pasur marredhenie intime, qe jane nen kujdesin tuaj, po nese ju nuk keni pasur marredhenie kurore me ato, atehere nuk eshte mekat per ju. I keni te ndaluara edhe grate e djemeve tuaj, si edhe t’i mbani nen kurore dy motra, pavaresisht nga e kaluara. All-llahu eshte, me siguri, shume i meshirshem dhe fal

[24] Edhe grate e martuara, me perjashtim te atyre qe i zini rob. Ligjet e All-llahut jane per ju, nderkaq te tjerat i keni te lejuara, por qe t’u jepni dhuratat e kurores dhe te martoheni me ato, e jo te beni amoralitet. Ndersa atyre qe keni pasur kurore jepnu dhuratat e kurores se tyre ashtu si e keni detyre. Nuk eshte mekat qe pas dhurates se caktuar te lidhni marreveshje. All-llahu vertete eshte shume i dijshem dhe i urte

[25] E kush nuk ka pasur mundesi te martohet me grua besimtare – ja ku jane ato me te cilat dispononi ju, sherbetoret tuaja besimtare – e All-llahu e di me mire besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri, andaj martohuni me ato, me lejen e familjeve te tyre dhe jepnu dhuratat e tyre te kurores sipas normave per grate e pastra, jo amorale dhe qe cojne dashuri fshehtazi; Po nese bejne kurveri e jane te martuara, le te denohen me gjysmen e denimit te percaktuar per gra te lira. Ajo eshte per ate i cili i frikesohet kurverise, por me mire eshte per ju te permbaheni. Nderkaq All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[26] All-llahu deshiron t’ju sqaroje dhe t’ju udhezoje rrugeve qe kane ecur ata pra jush, dhe t’ju fale, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[27] All-llahu don t’ju fale juve, por ata qe udhehiqen nga epshet e tyre deshirojne qe ju te shmangeni larg rruges se drejte

[28] All-llahu don t’ju lehtesoje, se njeriu eshte krijese e dobet

[29] O besimtare, mos e hani pasurine e njeri-tjetrit ne menyre te palejueshme, vetem ne forme tregtie me pelqim te dyanshem, dhe mos e mbytni vetveten! All-llahu eshte ndaj jush shume i meshirshem

[30] Ai qe e ben kete me perdhune dhe padrejtesisht, Ne do ta hudhim ne zjarr. Kjo eshte lehte per All-llahun

[31] Nese u shmangeni mekateve te medha, nga ato gjera qe u jane ndaluar, Ne do t’i kapercejme sulmet tuaja dhe do t’iu shtime ne vende fisnike

[32] Dhe mos lakmoni ate me cka All-llahu i ka dalluar disa prej jush. Meshkujve u takon dhurata per ate qe punojne, kurse grave dhurata per ate qe ato e kane merituar. Kerkoni miresi prej All-llahut, se All-llahu, pa dyshim, di cdo gje

[33] Ne kemi caktuar trashegimtare per gjithcka qe lene prinderit dhe te afermit. Atyre, me te cilet keni lidhur kontrata, jepnu pjesen e tyre! All-llahu eshte njemend deshmitar i cdo sendi

[34] Burrat jane mbeshtetje e grave me aq sa u ka dhene All-llahu perparesi njeres pale ndaj tjetres dhe per shkak se ata shpenzojne pasurine e vet. Prandaj grate e mira jane te degjueshme dhe ne mosprezencen e burrit kujdesen, per ate qe kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padegjueshmerise se te cilave i frikesoheni, ju keshilloni njehere e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nese behen te degjueshme ndaj jush, atehere mos u beni padrejtesi! All-llahu eshte vertete i madh dhe i lartemadherishem

[35] Nese frikesoheni se lind percarje ne mes atyre dyve, atehere dergoni nje pajtimtar nga familja e tij e nje pajtimtar nga familja e saj. Ne qofte se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtoje, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i informuar

[36] Adhurone All-llahun dhe asnje send mos e trajtoni te barabarte me Te! Jini te mire me prinderit dhe te afermit, edhe bonjaket, edhe te varferit e mjere, edhe me fqinjet e aferm, edhe me fqinjet e larget, edhe me shoket per rreth, edhe udhetaret, edhe ata qe jane nen kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata qe jane mendjemedhenj dhe arrogante

[37] Ata qe jane koprrace dhe i urdherojne te tjeret per koprraci, dhe te cilet fshehin ate qe All-llahu u ka dhene nga begatia e vet – Ne mosbesimtareve u kemi pergatitur denim te turpshem

[38] Edhe atyre te cilet shpenzojne pasurine e tyre per t’u reklamuar para botes, dhe nuk i besojne All-llahut e as botes tjeter. Pra, kush e ka djallin shok, shok te keq ka

[39] cka do ti gjente sikur t’i besonin All-llahut dhe botes tjeter dhe te shpenzonin nga ajo qe u ka dhene All-llahu, sepse All-llahu di cdo gje per ta

[40] All-llahu askujt nuk i bene padrejtesi as sa grima. Vepren e mire Ai do ta shumefishoje dhe Vete do t’i jape shperblim te madh

[41] Po cdo te behet, atehere, kur te sjellim deshmitare nga secili popull, e ty do te sjellim deshmitar kunder tyre

[42] Ate dite, ata te cilet nuk kane besuar dhe qe jane ngritur kunder Profetit, do te deshironin te behen rrafsh me toke; por prej All-llahut s’fshehin dot asnje fjale

[43] O besimtare, mos u falni kur jeni te dehur, deri sa nuk e dini se cka thoni, dhe kur jeni te papaster – vetem nese jeni ne rruge, udhetare – deri sa te laheni. Por nese jeni te semure ose udhetare, apo ne qofte se keni pasur kontakt me femra, e nuk keni gjetur uje, atehere me shuplake prekni truallin e paster dhe lemoni fytyrat tuaja edhe duarte – deri ne berryla. – All-llahu ua fshin mekatet dhe fal

[44] A nuk i sheh ata te cileve u eshte dhene nje pjese e Librit, se si marrin rrugen e gabuar dhe deshirojne qe edhe ju te shmangeni nga rruga e drejte

[45] All-llahu i njeh mire armiqte tuaja, dhe All-llahu eshte i mjaftueshem per prijes dhe per ndihmetare

[46] Ka nder ta ebrej qe shtremberojne kuptimin e fjaleve dhe thone: “Degjuam, por nuk u perulem” dhe “Degjo te padegjuar dhe ruaju nesh”! duke bere lajthitje me gjuhet e tyre dhe duke shpifur ndaj fese. Sikur te kishin thene: “Degjuam dhe u perulem, degjo dhe shikona neve!” do te ishte me mire dhe me drejt per ata, por All-llahu ata i ka mallkuar per mosbesimin e tyre. Ata nuk besojne, me perjashtim te nje numri te vogel

[47] Juve te cileve u eshte shpallur Libri, besoni ne kete qe ju kemi shpallur – per te vertetuar ate qe ju e keni, Tevratin – me pare se t’u fshijme nga fytyrat dhe t’ua kthejme ne forme te mbrapsht, ose t’i mallkojme sic i kemi mallkuar shtunaket. Urdheri i All-llahut doemos do te zbatohet

[48] All-llahu nuk fale t’i beje dikush shok, ndersa mekate tjera ia fal, kujt do Ai. Kush i bene shok All-llahut ka bere shpifje, mekat shume te madh

[49] A nuk i ke pare ata qe e konsiderojne veten te paster nga mekatet? Mirepo All-llahu pastron nga mekatet ate qe do, por e padrejte nuk i behet askujt

[50] Shiko cfare shpifjesh trillojne per All-llahun! Ajo mjafton per nje gabim te rende

[51] A nuk i sheh ata te cileve u eshte dhene nje pjese Libri, besojne ne idole dhe djalle, dhe per ata qe nuk besuan thone: “Ata jane ne rruge me te drejte se besimtaret”

[52] Ata jane qe i ka mallkuar All-llahu, dhe ate qe e mallkon All-llahu nuk gjen dot ndihme per te

[53] Sikur ata te kishin dore ne pushtet, atehere njerezve nuk do t’u jepnin kurrgje

[54] Ose do t’u kishin zili njerezve per ate qe u ka dhene All-llahu nga begatia e tij. Kurse Ne Ibrahimit dhe pasardhesve te tij u kemi dhene Librin dhe urtesine, si edhe pasuri te madhe shume

[55] Edhe nder ata ka pasur qe i besuan, por ka pasur edhe qe u shmangen prej tij. Atyre u mjafton xhehenemi i kendellur

[56] Ata qe kane mohuar argumentet tona, Ne me siguri do t’i hudhim ne zjarr, sa here qe t’u piqet lekura, do t’ua nderrojme me lekure tjeter, ashtu qe te perjetojne vuajtjen e vertete. All-llahu eshte, njemend, i fuqishem dhe i urte

[57] Kurse ata qe besojne dhe bejne vepra te mira do t’i shtiejme, me siguri, ne xhenet, ne te cilin rrjedhin lumenj, ku do te mbesin pergjithmone. Ata do te kene aty gra te pastra dhe do t’i shpiejme ne hije shume te dendura

[58] All-llahu ju urdheron qe gjerat e besuara t’ua jepni atyre qe u takojne, pronareve te vet, dhe kur te gjykoni ndermjet njerezve, te gjykoni drejt. Me te vertete, po sa bukur All-llahu ju keshillon! All-llahu njemend degjon dhe sheh shume

[59] O besimtare, peruluni All-llahut dhe dneroni Profetin, por edhe perfaqsuesit tuaja. Por nese nuk pajtoheni ne ndonje ceshtje, drejtohuni All-llahut dhe Profetit, nese i besoni All-llahut dhe botes tjeter; ajo eshte me i mire dhe me i bukuri shpjegim

[60] A nuk i sheh ata te cilet vertetojne se besojne ate qe te shpallet ty edhe ne ate qe eshte shpallur para teje dhe prape deshirojne te gjykohen para djallit, edhe pse, jane te urdheruar te mos i besojne atij. Nderkaq djalli deshiron t’i shpie ne mashtrim te madh

[61] Kur iu tha atyre: “Pranoni ate qe u shpall All-llahu dhe profeti”! – i pe hipokritet si largoheshin krejtesisht prej teje

[62] E cka do te ndodhe kur, per shkak te veprave qe i kane bere vete, ata t’i godas ndonje fatkeqesi, dhe te vijne ty duke u betuar ne All-llahun: “Ne vetem kemi deshiruar miresi dhe pajtim”

[63] All-llahu e di mire c’ka ne zemrat e tyre, prandaj ti mos u ve veshin fjaleve te tyre, por keshillo dhe folu atyre fjale qe i prekin ne shpirt

[64] Kurse ne kemi derguar profet vetem qe ta nderojne, me leje te All-llahut. Por nese ata qe kane gabuar ndaj vetes vijne te ti dhe lusin All-llahun t’ua fale, edhe Profeti kerkoi falje per ata, do te shohin se All-llahu eshte shume i meshirshem dhe pranon pendimin

[65] Dhe jo, pasha Zotin tend, ata nuk jane besimtare derisa per gjykates ne mosmarreveshjet e tyre nuk te pranojne ty, e pastaj per shkak te gjykimit tend ne shpirterat e tyre nuk ndiejne aspak peshe, dhe derisa te perulen plotesisht

[66] Po sikur t’u kishim urdheruar Ne atyre: “Vritni veten”! – ose “Dilni nga shtepite tuaja”! – pak kush prej tyre do ta bente kete. E sikur ata te vepronin ashtu sipas keshillave, do t’ishte shume me mire dhe do te ishin shume me te vendosur

[67] Dhe Ne, atehere, pa dyshim, do t’u jepnim shperblim te madh

[68] Edhe do t’i drejtonim ne rruge te drejte

[69] Ata qe jane te degjueshem ndaj All-llahut dhe Profetit, do te jene ne shoqeri me ata, te cilet i ka bekuar All-llahu: profetet, te drejtet, martiret dhe me njerezit e mire. Sa shoke te mire do te jene ata

[70] Ajo do te jete dhurate prej All-llahut, dhe mjafton qe All-llahu i di te tera

[71] O ju, te cilet keni besuar, kini kujdes, sigurohuni dhe dilni ne togje te gjithe se bashku pernjehere

[72] Ka nder ju edhe te atille te cilet me siguri do te shpifin dhe qe, nese i godit ndonje e papritur, do te thone: “Vete All-llahu me ka bekuar qe nuk kam qene me ta viktime”

[73] Po ne qofte se All-llahu u jep fitore, ai me siguri do te thote, si mos te kish ekzistuar ndermjet jush dhe atij lidhje miqesie, “Ku eshte ai fat, te kisha qene me ata, do te kisha korrur sukses te madh”

[74] Prandaj le te luftojne ne rruge te All-llahut ata te cilet nuk duan te flijojne jeten ne kete bote per boten tjeter. Dhe kush lufton ne rruge te All-llahut dhe vritet ose fiton, Ne padyshim do t’i japim shperblim te madh

[75] po pse nuk do te luftonit ju ne rruge te All-llahut dhe per te shtypurit, per burra, gra dhe femije, te cilet therrasin: “Zoti yne, nxjerrna neve nga ky qytet, banoret e te cilit jane kriminele dhe Ti na jep ndihme”

[76] Ata qe kane besuar, luftojne ne udhe te All-llahut, kurse jobesimtaret luftojne ne rruge te shejtanit. Andaj luftoni kunder miqeve te djallit, sepse dredhia e djallit njemend eshte shume e dobet

[77] A nuk i ke pare valle ata te cileve u eshte thene “Hiqni dore (nga lufta), kryene faljen dhe jepne sadaken”. Por pasi qe caktuar lufta, menjehere nje grup prej tyre iu frikesua njerezve, ashtu si i frikesohen All-llahut, madje edhe me teper dhe thane: “Zoti yne, pse na caktove luften? Te na kishe kursyer edhe nje kohe prej luftes”! thuaj: “Kenaqesia ne kete bote eshte e shkurter, kurse ajo bote eshte me e mire per ata qe ruhen prej mekateve; dhe askujt nuk do t’i behet e padrejte”

[78] Kudo qe te jeni, vdekja do t’u arrije, qofte edhe ne kulla te larta te fortifikuara. Nese i gjen fare miresie, ata thone: “Kjo eshte nga All-llahu”! Po nese i gjen ndonje e keqe, thone: “Kjo eshte per shkak tendin”! Thuaju: “Krejt eshte prej All-llahut”. Cka eshte me ate popull?! Ata sikur nuk e kuptojne fare se cka u thuhet

[79] Cdo e mire qe te ndodhe eshte prej All-llahut, kurse te paprituren e ke prej vetvetes. Ne te kemi derguar, vetem si Profet, per tere njerezit, dhe All-llahu eshte deshmitar i mjaftueshem

[80] Kush respekton Profetin e ka respektuar edhe All-llahun; kurse ai i cili kthen kryet ne ane tjeter – ani, Ne nuk te kemi derguar ty t’u behesh rojtar

[81] Ata thone: “Perulemi”, por kur largohen prej teje, atehere disa prej tyre naten enderrojne te kunderten me ate qe flet ti, por All-llahu e di cka enderrojne ata. Prandaj, ti hiqu atyre dhe kij mbeshtetje ne All-llahun, sepse All-llahu eshte ndihmes i mjaftueshem

[82] A nuk mendojne ata per Kur’anin? Te ishte ai prej tjeterkujt e jo prej All-llahut, me siguri ne te do te gjenin shume kunderthenie

[83] Kur atyre u vjen dicka qe ka te beje me sigurine ose tmerrin, ata e bejne edhe me te madhe – e perhapin. Sikur ata t’i drejtohen per kete Profetit ose perfaqesuesve te tyre, ata do t’i kishin njoftuar. Po te mos jete miresia e All-llahut dhe meshira e tij ndaj jush, edhe ju, me siguri, pervec nje pakice, do te kishin pasuar djallin

[84] Prandaj, lufto ne rruge te All-llahut, edhe vete ne qofsh, madje nxiti edhe besimtaret; mbase All-llahu ua ndal forcen atyre qe nuk besojne, sepse All-llahu eshte me i forti dhe denimet e tij jane me te rrepta

[85] Kush angazhohet per te mire, ai do te kete pjesemarrje ne shperblim, ai i cili angazhohet per te keq – edhe ai do te kete pjesemarrjen e vet ne denim – kurse All-llahu per te gjitha eshte vigjilent

[86] Kur t’ju pershendes dikush, ua ktheni me pershendetje me te mire, ose me te njejte! All-llahu vertete per te gjitha do te kerkoje llogari

[87] All-llahu, qe nuk ka tjeter pervec Tij, juve do t’ju tuboje ne diten e kijametit, per kete nuk ka dyshim fare. Po fjalet e kujt jane me te verteta se te All-llahut

[88] Te hipokritet nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shperblen me ate qe e kane merituar. Valle a doni t’i drejtoni ne rruge te drejte ata te cilet All-llahu i ka lene te humbur! Nderkaq, ate qe e ka lene All-llahu ne mashtrim, ti kurre nuk do t’i gjesh rruge te drejte

[89] Ata mezi presin qe edhe ju te jeni mosbesimtare dhe te jeni te barabarte. Prandaj mos i pranoni per miq te mire derisa nuk shperngulen per hire te All-llahut. E nese kthejne shpinen, atehere zini dhe vritni kudo qe t’i gjeni, edhe nga ata mos pranoni mik as ndihmetar

[90] Me perjashtim te atyre te cilet i bashkangjiten popullit me te cilin edhe ju keni marreveshje per mossulmim, ose u vijne juve nga se u vjen keq te luftojne kunder jush apo popullit te vet. Te doje All-llahu, do t’i kishte kthyer kunder jush dhe ata, me te vertete do te kishin luftuar kunder jush. Nese ju lene te qete dhe nuk ju sulmojne, dhe ju afrojne paqe, atehere All-llahu nuk ju jep leje kunder tyre

[91] Do te hasni edhe te tjere te cilet deshirojne te jene te besueshem edhe te ju edhe te populli i vet; cdo here kur kthehen ne shpifje, kthehen ne mosbesim. Nese ata nuk ju lene te qete dhe nuk ju afrojne paqe edhe nuk ndalen se luftuari kunder jush, ju zini dhe mbytni kudo qe t’i zini. Ata jane kunder te cileve ju japim te drejte haptazi

[92] Nuk bene qe besimtari te vrase besimtarin, vetem me pahire. Ai qe vret besimtarin me pahire, duhet ta liroje nga roberia nje rob-besimtar, kurse familjes se tij t’ia paguaje gjakun; vetem ne qofte se ata e falin. Ne qofte se ai eshte nga pala armike, por vete eshte besimtar, duhet ta liroje nje rob-besimtar nga roberia; e nese i takon pales me te cilen ju keni marreveshje, duhet t’i paguaje gjakun familjes se tij dhe ta liroje nga roberia nje rob-besimtar. Po nese nuk gjen rob, atehere duhet te agjeroje dy muaj njeri pas tjetrit, per t’u penduar te All-llahu. Nderkaq All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[93] Kush e mbyt qellimisht besimtarin, denim e ka xhehennemin, ku do te mbese pergjithmone, dhe All-llahu do ta leshoje mbi te hidherimin e vete, e ate e ka mallkuar dhe i ka pergatitur mundim shume te madh

[94] O besimtare, kur te sulmoni per hire te All-llahu, shqyrtoni mire cdo gje dhe atij qe ju pershendet me selam mo i thuani: “ti nuk je besimtar!”, ne menyre qe ta pengoni nga miresite e kesaj bote; se te All-llahu ka shume fitime! Edhe ju me pare keni qene si ata, e All-llahu ju dhuroi meshiren e vet, prandaj sqaroni mire cdo gje, sepse All-llahu, njemend, eshte i informuar se c’punoni ju

[95] Besimtaret te cilet nuk luftojne – pervec atyre qe jane te paafte per lufte – nuk jane te barabarte me ata qe luftojne ne rruge te All-llahut me pasurine dhe jeten e vet. Ata qe luftojne, me mish e me shpirte te All-llahu jane nje shkalle me lart. All-llahu do t’u jape luftetareve, jo atyre qe nuk luftojne, shperblim te madh

[96] Shperblime te larta prej Tij edhe falje e meshire, - All-llahu eshte shume i meshirshem dhe fal

[97] Kur engjujt do t’ua marrin shpirtin atyre qe kane gabuar ndaj vetvetes, do t’u thone: “Cu be me ju?” – “Kemi qene te shtypur ne toke”, - do te pergjigjen. “Valle, a nuk eshte toka e All-llahut e gjere qe te emigroni, - levizni neper te?” Prandaj vendi i tyre do te jete ne xhehennem, sa vendbanim i keq eshte ai

[98] Vetem burrat e pafuqishem dhe grate e femijet, te cilet nuk kane pasur mundesi dhe nuk e kane ditur rrugen

[99] All-llahu, mbase do t’ua fale, sepse All-llahu eshte ai qe fshin dhe fal mekatet

[100] Ai qe shperngulet per hire te All-llahut, do te gjeje ne toke shume vendstrehime e liri. Atij qe del nga shtepia e vet dhe emigron per hire te All-llahut dhe te derguarit te Tij dhe i vjen vdekja, i eshte garantuar shperblimi nga All-llahu, sepse All-llahu eshte i meshirshem dhe fal shume

[101] Nuk eshte per ju mekat ta shkurtoni te falurit kur jeni ne udhetim, nese keni frike se u bejne ndonje dem ata qe kane mohuar. Mosbesimtaret i keni, me siguri, armiq te hapur

[102] Kur te jesh ti me ata kur te vendosesh ta kryejsh te falurit bashke me ta, nje grup le ta kryejne te falurit me ty, ndersa ata tjeret le t’i kapin armet e tyre; dhe derisa te jeni ju duke u falur, ata le te qendrojne pas jush, e pastaj le te vije grupi tjeter, te cilet nuk e kane kryer faljen dhe le te falen edhe ata me ty, por le t’i mbajne armet dhe te jene te kujdesshem. Mosbesimtaret mezi presin t’u befasojne juve te armet dhe mjetet tjera te luftes, e t’ju sulmojne te gjithe pernjehere. Nese ju pengon shiu ose ne qofte se jeni te semure, nuk eshte mekat t’i leni armet, por kini kujdes! All-llahu u ka pergatitur mosbesimtareve vuajtje te turpshme

[103] Dhe sa here qe kryeni te falurit, permendeni All-llahun: ne kembe, ulur edhe rate. Por ne kushte te sigurta te falurit kryeni plotesisht, sepse te falurit eshte caktuar per besimtaret ne kohe te caktuar

[104] Mos demoralizoheni nese nuk gjeni njerez (per lufte)! Nese juve ju dhemb, edhe ata ndiejne dhembje sikur ju, vetem se ju shpresoni ne All-llahun ne ate qe ata nuk shpresojne. Nderkaq All-llahu eshte shume i urte dhe i dijshem

[105] Ne ty te shpallem Librin me te verteta qe te gjykosh ndermjet njerezve ashtu sic ta shpalle All-llahu, por mos u ben per genjeshtaret armik

[106] Dhe kerko falje nga All-llahu! All-llahu, njemend, eshte shume i meshirshem dhe fal

[107] Dhe mos u grind per ata qe genjejne veten, sepse All-llahu nuk e do ate qe eshte dinak, mekatar i madh

[108] Ata fshehin nga njerezit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai eshte me ata edeh naten kur trillojne fjale, me te cilat Ai nuk eshte i kenaqur; All-llahu i di mire krejt se c’punojne ata

[109] Ja, ju ata i mbroni ne kete jete, por kush do t’i mbroje ata para All-llahut ne diten e Kijametit, ose kush do t’i perfaqesoje

[110] Ai i cili ben ndonje te keqe ose ben mekat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun qe t’ia fale – do te bindet se All-llahu fal dhe eshte i meshirshem

[111] Ai, i cili meriton mekat, ate e ka fituar ne dem te vet, kurse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[112] E kush ben gabim a mekat dhe me at sulmon dike te pafajshem, i ka ngarkuar vetes haptazi shpifje dhe mekat

[113] Te mos ishte meshira e All-llahut dhe miresia e Tij ndaj teje, nje grup nga ata kane pasur ndermend te te mashtrojne, por s’mashtruan tjeter pos vetveten, kurse ty nuk te demtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtesine dhe te ka mesuar ate qe nuk e ke ditur; miresia e All-llahut eshte e madhe ndaj teje

[114] Ne shume biseda te tyre te fshehta nuk ka ndonje dobi, pervec se kur kerkojne te ndahet sadakaja ose te behen vepra te mira ose te pajtojne njerez ndermjet veti. Dhe kush e ben ate me deshire qe te fitoje simpatine e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shperblim te madh

[115] Kush i kundershton Profetit, pasi qe ai ia sqaron rrugen e drejte, dhe shkon rruges e cila nuk eshte rruge e besimtarit, do ta leshojme te beje cka te doje dhe ta hudhim ne xhehennem. Sa vend i tmerrshem eshte ai

[116] All-llahu nuk fal t’i vihet shok i barabarte, por cka eshte (mekat) me i vogel se ky do t’ia fale kujt te doje. Nderkaq kush i ben All-llahut shok ai keq ka humbur

[117] Ata ne vend te Tij i luten idoleve femra, pra, nuk i luten tjeterkujt pervec djallit te mallkuar

[118] All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Une gjithsesi do te bej per vete nje numer te caktuar nga roberit tuaj”

[119] Edhe do t’i shpie, me siguri, ne rruge te shtrember dhe do t’i terheq, pa dyshim, me shpresa te rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdheroj t’u presin veshet kafsheve, si edhe do t’u urdheroj te ndryshojne krijesat e All-llahut”. Kush e ben mik djallin, e jo All-llahun, ai vertet ka pesuar humbje te medha

[120] Ai u premton dhe i terheq ata me shpresa te rrejshme, e ate qe u premton djalli nuk eshte asgje tjeter vetem genjeshter, iluzion

[121] Te atillet e kane vendin ne xhehennem dhe ata nuk do te gjejne shpetim prej tij

[122] Ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira do t’i shpiem ne xhennete, neper te cilet rrjedhin lumenj, e aty do te jene pergjithmone. Premtimi i All-llahut eshte i vertete, e fjalet e kujt jane me te sinqerta se te All-llahut

[123] Nuk eshte sipas deshires tuaj e as sipas deshires se pasardhesve te Librit: kush ben keq do te denohet per ate dhe nuk do te gjeje, pos All-llahut, as ndihmes as mik

[124] Dhe kush ben ndonje te mire, qofte mashkull apo femer, por qe eshte besimtar, do te hyje ne xhennet dhe nuk do t’i behet as sa grima padrejtesi

[125] Kush eshte me i mire ne fe se ai i cili sinqerisht i eshte dorezuar All-llahut, duke bere edhe vepra te mira, dhe qe pason fene e drejte te Ibrahimit, e Ibrahimin All-llahu e konsideroi mik te mire

[126] Gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke eshte e All-llahut; dhe All-llahu i perfshine ne dijenine e tij te gjitha

[127] Kerkojne prej teje norma per grate. Thuaj: “All-llahu do t’ua sqaroje normat per ato, edhe per ate qe eshte komunikuar ne Liber per femrat bonjake, te cilave nuk u jipet ajo qe u takon me ligj dhe deshironi te martoheni me to, edhe per femijte e pafuqishem, edhe qe me bonjaket te veproni me drejtesi. Nderkaq, All-llahu me siguri di shume mire per te mirat qe beni

[128] Ne qofte se ndonje grua frikesohet nga kryeneqesia e burrit apo se do ta lere pas shpine, atehere nuk eshte mekat nese ata dy bejne marreveshje nderveti, pajtimi eshte me i mire. Njerezit jane krijuar grykesa, e ne qofte se ju silleni mire dhe ruheni, All-llahu eshte i informuar shume mire per veprat tuaja

[129] Ju nuk mund te jeni plotesisht te drejte ndaj grave edhe pse do ta deshironit kete, por mos i lejoni vetes shprehine qe ndonjeren ta lini si te varur. Dhe nese i permiresoni marredheniet dhe ruheni, All-llahu eshte, pa dyshim, shume i meshirshem dhe fal shume

[130] Po ne qofte se ata dy ndahen, All-llahu do t’i pasuroje nga thesari i tij. – All-llahu ka urtesi te pakufishme

[131] Te All-llahut jane gjithcka ka ne qiej dhe ne toke. Ne i kemi keshilluar ata qe u eshte shpallur Libri para jush, por edhe juve, All-llahut t’i ruheni. Dhe nese mohoni, ani, s’ka dyshim se gjithcka ka ne qiej dhe ne toke jane te All-llahut, All-llahu eshte i pasur dhe i denje per cdo lavderim

[132] Cka ka ne qiej dhe ne toke jane te All-llahut, dhe per mbrojtes mjafton All-llahu

[133] Ne qofte se Ai do, juve do t’ju largoje, o njerez dhe do te sjelle te tjere; All-llahu ka force ta beje kete

[134] Kush deshiron shperblim ne kete bote le ta dije se All-llahu i ka shperblimet edhe te kesaj edhe te asaj bote. Nderkaq, All-llahu degjon dhe sheh shume

[135] O besimtare, jini perhere te drejte, deshmoni per All-llahun, qofte edhe ne demin tuaj ose ne dem te prinderve dhe te afermve, qofte i pasur a i varfer, All-llahu eshte te kujdeset per ato! Prandaj qe te jeni te drejte mos pasoni epshet. Po ne qofte se deshmoni padrejtesisht ose i shmangeni deshmise, ani, All-llahu vertet eshte i njoftuar se cka punoni

[136] O besimtare, besoni All-llahut dhe te derguarit te Tij, edhe Librit te cilin Ai ia shpall Profetit te vet, edhe Librit qe e shpalli me apre. Kurse ai qe mohon All-llahun, engjujt e Tij, te derguarit e Tij, librat e Tij edhe boten tjeter, ai ka humbur shume keq

[137] Atyre te cilet besuan, pastaj u bene mosbesimtare, dhe prape u bene besimtare e pastaj perseri kthehen ne mosbesimtare, dhe forcojne mosbesimin, All-llahu, pa dyshim, nuk do t’ua fale dhe nuk ka per t’i shpjere ne rruge te drejte

[138] Merruni sihariq hipokriteve se i pret vuajtje e dhembshme

[139] Ata te cilet miqesohen sinqerisht me mosbesimtaret e jo me besimtaret! Valle a te ata e kerkojne forcen kur e tere forca i takon vetem All-llahut

[140] Ai tanime u ka zbritur Liber: kur te degjoni se fjalet e All-llahut mohohen dhe se tallen me ta, mos rrini me ata deri sa nuk marrin tjeter bisede. Ne te kunderten do te jeni si ata. All-llahu me siguri do t’i bashkoje hipokritet dhe mosbesimtaret, te gjithe, ne xhehennem

[141] Ata qe presin se cka do te behet me ju: dhe nese All-llahu u jep fitore thone: “A nuk ishim edhe ne me ju?”, e nese u prin fati mosbesimtareve, atehere u thone: “A nuk kemi luftuar edhe ne me ju dhe ju kemi mbrojtur prej besimtareve?”. Ne diten e gjykimit All-llahu do t’ju gjykoje te gjitheve! Nderkaq All-llahu nuk do t’u jape mundesi mosbesimtareve kunder besimtareve

[142] Hipokritet shtihen se po e mashtrojne All-llahun, ndersa Ai i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me pertese, dhe, vetem, per t’u ekspozuar para botes, e All-llahun gati nuk e permendin fare

[143] Jane te pavendosur se kujt do t’i mbeshteten, as ketyre as atyre. Ate qe e le All-llahu ne rruge te humbur – ti nuk gjen dot rruge te drejte per te

[144] Ju qe besoni, mos u miqesoni me mosbesimtaret ne vend se me besimtaret! A do t’i tregoni All-llahut argument flagrant kunder vetvetes

[145] Hipokritet do te jene mu ne fund te zjarrit te xhehennemit dhe ti nuk do t’u ofrosh ndihme

[146] Pos atyre te cilet pendohen dhe permiresohen me vendosmeri marrin rrugen e All-llahut dhe fene e vet te All-llahu e shprehin sinqerisht; ata do te jene me besimtaret, kurse All-llahu me siguri besimtareve do t’ju jape shperblim te madh

[147] Perse t’ju denoje All-llahu juve, nese e falenderoni dhe e besoni? All-llahu eshte shume i dijshem dhe mirenjohes

[148] All-llahu nuk deshiron qe per te keqiat te flitet me te madhe, pervec atij te cilit i eshte bere e padrejta. All-llahu degjon dhe eshte shume i dijshem

[149] Qofte t’i keni bere veprat e mira haptazi ose fshehurazi, ose ta folni te padrejten, ani, All-llahu fale shume dhe eshte shume i forte

[150] Ata te cilet mohojne All-llahun dhe te derguarit e Tij dhe ata qe deshirojne te bejne dallim ndermjet All-llahut dhe te derguarve te Tij, duke thene: “Disave u besojme e disa i mohojme”, dhe deshirojne qe ndermjet tyre te marrin fare qendrimi

[151] Ata jane, me te vertete, mosbesimtare te plote, kurse Ne mosbesimtareve u kemi pergatitur vuajtje te turpshme

[152] Nderkaq ata qe i besojne All-llahut dhe te derguarve te Tij, pa e dalluar asnjern prej tyre, atyre me siguri do t’u jipet shperblim, se All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[153] Pasardhesit e Librit kerkojne prej teje qe nga qielli t’u zbresish Librin. Nga Musa, madje, paten kerkuar me shume se kaq, kur i thane: “Na e trego haptazi All-llahun”! Prandaj, per shkak te pashpirtesise se tyre, i shitoi rrufeja. Pastaj, pasi u erdhen argumente te qarta, ata moren vicin (per zot), por edhe ketu ua falem, ndersa Musaut i dhame haptazi pushtet

[154] Dhe permbi ata ngritem malin Tur, per shkak te beses se tyre, dhe Ne u thame: “Hyni ne porte kokeulur!” dhe prape u thame: “Mos gaboni per te shtunen”! dhe nga ata morem premtim te forte

[155] Por per shkak te thyerjes se premtimit te vet dhe mohimit te argumenteve te All-llahut, dhe mbytjes se profeteve pa asnjefare faji, dhe te deklarimit te tyre “Zemrat tona jane te mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetem pak sish besuan

[156] Dhe per shkak te mosbesimit te tyre dhe deklaratave te renda shpifese kunder Merjemes

[157] Si edhe te deklarimit te tyre: “Me te vertete ne e vrame Mesihin, Isaun, te birin e Merjemes, te derguarin e All-llahut” edhe pse as e kane vrare, as e kane gozhduar, por ashtu u eshte dukur. Ata te cilet ndan mendimin lidhur me kete, ishin ne dyshim per kete; per kete nuk kane ditur kurrgje te sigurt, vetem sipas hamendjes (flisnin), nderkaq eshte shume e sigurt se ate nuk e kane vrare

[158] Por All-llahu e ngriti te vetja, se All-llahu eshte shume i urte dhe i fuqishem

[159] Dhe nuk ka asnje pasues Libri, i cili, para se te vdese, nuk do te besoje ne te ashtu si duhet, e ne diten e gjykimit ai do te deshmoje kunder tyre

[160] Dhe per shkak te nje krimi te ebrejve, ne atyre ua kemi ndaluar disa ushqime te mira qe i kane pasur te lejuara, dhe per shkak se shumica jane shmangur nga rruga e All-llahut

[161] Dhe per shkak se kane marre kamaten, e qe e kane pasur te ndaluar, si edhe e kane ngrene pasurine e te tjereve ne menyre te palejuar. Kurse Ne per mosbesimtaret kemi pergatitur denim te dhembshem

[162] Ndersa ka prej tyre te cilet jane thelluar ne shkence, edhe besimtaret, qe besojne ate qe te zbret ty si edhe asaj qe eshte zbritur para teje, posacerisht ata qe kryejne faljen dhe ata qe japin zeqatin dhe i besojne All-llahut dhe botes tjeter, ata jane, te cileve me siguri do t’u japim shperblim te madh

[163] Ne ty te japim shpallje ashtu si i kemi shpallur Nuhit dhe profeteve te tjere pas tij, e i kemi shpallur edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe pasardhesve, Isait dhe Ejubit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit, kurse Davudit i dhame Zeburin

[164] Edhe profeteve per te cilet te kemi rrefyer me pare dhe profeteve per te cilet nuk te kemi rrefyer, se All-llahu, me siguri, ka folur me Musaun

[165] Per profetet te cilet kane predikuar lajme te gezueshme dhe verejtje, qe njerezit pas profeteve te mos kene te All-llahu asnjefare arsyetimi, kurse All-llahu eshte shume i urte dhe i fuqishem

[166] Por All-llahu deshmon se ate qe ta zbret ty, ta zbret qe vetem Ai e di, ndersa engjujt, edhe ata, e deshmojne, megjithese per deshmitar mjafton All-llahu

[167] Ata te cilet mohojne dhe qe i kthejne edhe te tjeret nga rruga e All-llahut kane humbur keq

[168] Atyre qe mohojne dhe bejne krime All-llahu, njemend, atyre nuk ua fal dhe nuk do t’i drejtoje ne rruge (te drejte)

[169] Pervec rruges se xhehennemit, ne te cilen do te mbesin gjithmone e jete. Kjo eshte shume lehte per All-llahun

[170] O njerez, Profeti ua ka sjelle te verteten nga Zoti juaj, prandaj besoni – me mire eshte per ju – e nese nuk e besoni, ani, cka ka ne qiej dhe ne toke eshte e All-llahut, dhe All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[171] O pasardhes te Librit, mos iu shmangeni fese tuaj dhe per All-llahun flitni vetem te verteten! Mesihi, Isa, i biri i Merjemes, eshte vetem i Derguari i All-llahut, si edhe fjala e tij, te cilen ia tha Merjemes dhe i dha jete; prandaj besoni All-llahut dhe te derguarve te Tij dhe mos thuani: “Jane tre!”. Mjaft e ka! Me mire u bie! All-llahu eshte vetem nje Zot, Qofte lavderuar Ai! Valle Ai te kete djale?! E Atij eshte gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke, dhe All-llahu eshte mjaft per ndihmes

[172] mesihit nuk do t’i vije rende te pranoje se eshte njeri i All-llahut, e as engjujve me te afert. E atyre qe u vjen rende (perbuzje) ta adhurojne Ate, dhe qe tregojne arrogance, ani, All-llahu te gjithe do t’i tuboje para vetes

[173] Nderkaq, ata qe besuan dhe kane bere vepra te mira, Ai do t’i shperbleje sipas merites, madje nga miresia e tij i shperblen edhe me teper, kurse ata qe kane shprehur mosbesim dhe arrogance, do t’i hedhe ne mundime te padurueshme, dhe ata pervec All-llahut nuk do te gjejne per vete as mbrojtes as ndihmetar

[174] O njerez, tani me, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj dhe ne u kemi zbritur Drite te qarte

[175] Sa u perket atyre qe besojne All-llahun dhe i permbahen atij besimi, Ai me siguri do t’i shtjere ne meshiren dhe miresine e Tij, dhe do t’i udhezoje rruges se drejte te Tij

[176] Ata kerkojne prej teje sqarim. Thuaj: “All-llahu do t’ju rrefeje juve ligjin per “kelalin” (deremeshelmin), nese dikush vdes qe nuk ka femije, por ka motger, asaj i takon gjysma (e pasurise) qe e le ai; mirepo edhe ai e trashegon ate nese ajo nuk ka femije; E nese jane ato dy, atyre dyjave u takojne dy te tretat nga ajo qe le ai. Po nese ata jane vellezer – burra dhe gra, atehere mashkullit i takon aq sa dy femrave se bashku. Kete All-llahu ua sqaron qe te mos humbni. Nderkaq All-llahu i di te gjitha ceshtjet shume mire

Sofra (El-Maide)

Surah 5

[1] O besimtare, zbatoni marreveshjet! Ju lejohen kafshet, pervec atyre qe po ju numerohen, por nuk ju lejohet (gjuetia) deri sa po beni detyren e haxhit. All-llahu me te vertete cakton cka deshiron

[2] O besimtare! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut ne haxh, as Muajin e shenjte, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerez qe jane nisur drejt tempullit te shenjte, duke deshiruar miresine dhe kenaqesine e Zotit te vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atehere gjahtoni. Dhe urrejtja kunder disa njerezve qe e keni per shkak se ju kane penguar te afroheni te tempulli i shenjte, assesi le te mos u shtyje qe te silleni armiqesisht. Ndihmone njeri-tjetrin ne bamiresi dhe devotshmeri dhe mos ndihmoni ne mekat dhe armiqesi! Dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte ndeshkimforte

[3] Ju ndalohet cofetina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo qe eshte prere ne emer te ndonje tjetri, jo ne emer te All-llahut; edhe ajo qe eshte e mbytur dhe e vrare, dhe qe ka ngordhur pas ndonje rrezimi ose eshte e shkyer me brire ose e ka henger ndonje egersire – pervec nese e keni there ju – dhe qe eshte flijuar per hire te idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato jane mbrapshti. Sot mosbesimtaret i kane humbur te gjitha shpresat se ju do te terhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikesoni atyre, por me frikesoheni mua. Sot jua kam persosur fene tuaj dhe e kam plotesuar dhuntine time ndaj jush, dhe jam i kenaqur qe feja Islame te jete fe e juaj. Kurse ai i cili do te jete i sprovuar me uri, por jo nga prirja per mekat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai eshte Meshireplote

[4] Te pyesin cka u lejohet. Thuaj: ju lejohen ushqimet e mira dhe ajo cka ua gjahtojne kafshet te cilat i keni mesuar per gjahtim, ashtu sic u ka mesuar juve All-llahu. Hani ate qe ua zene ata dhe permendne emrin e All-llahut me ate rast, dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte me te vertete, i shpejte ne llogari

[5] Sot ju lejohen tea ushqimet e mira; dhe ju lejohen ushqimet e ithtareve te Librit; edhe atyre u lejohen ushqimet tuaja. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni te lejuara, por edhe ato qe jane te ndershme prej atyre qe u eshte dhene Liber perpara jush, pasi qe t’ua jepni dhuratat e kurores se tyre me ndere e fisnikeri, e jo te beni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore). Ndersa ai qe e mohon besimin, atij i ka shkuar kot puna e vet dhe ai do te jete i humbur ne boten tjeter

[6] O besimtare, kur te niseni te falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithe berryla – kurse koken tuaj ferkone (beni mes-h), edhe kembet tuaja deri mbi zog te kembes. Dhe nese jeni te papaster (xhunub), atehere-pastrohuni! Po nese jeni te semure ose ne rruge, ose ne qofte se keni kryer nevoje natyrore apo keni pasur marredhenie me grate tuaja e nuk gjeni uje, atehere me duarte tuaja prekni token e paster dhe lemoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju beje veshtiresi, por do t’ju pastroje dhe t’iu plotesoje dhuntine e vet qe te jeni mirenjohes

[7] Dhe kujtone meshiren e All-llahut me te cilen ju ka mbuluar dhe besen me cka u ka futur nen obligime kur thate: “Degjuam dhe u bindem!” Frikohuni pra All-llahut, sepse All-llahu, pa dyshim, di se cka keni ne zemra

[8] O besimtare, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe deshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja qe keni ndaj disa njerezve nuk duhet t’ju shtyje te beheni te padrejte. Behuni te drejte, ajo eshte me se aferti devotshmerise, dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte informuar mire se cka beni

[9] Atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira All-llahu u ka premtuar falje dhe shperblim te madh

[10] Kurse ata qe nuk besojne dhe i mohojne argumentet tona, ata jane banore te xhehenemit

[11] O besimtare, kujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush kur disa njerez deshe t’ju zene (sulmojne), por Ai i pengoi. Dhe frikesohuni All-llahut, dhe besimtaret le te mbeshteten vetem te All-llahu

[12] All-llahu ka marre besen e izraeliteve – dhe ne derguam prej atyre dymbedhjete mbikeqyres, dhe All-llahu u tha: “Une jam me ju! Ne qofte se e kryeni faljen dhe jepni zeqatin, dhe nese u besoni profeteve te mi, u ndihmoni atyre dhe vullnetarisht i jepni hua All-llahut, gjithsesi veprat tuaja te keqija do t’ua mbuloj dhe do t’ju shpiej ne xhennet ku do te rrjedhin lumenj. Kurse ai, nga mesi juaj, i cili edhe pas kesaj nuk beson – ai krejtesisht e ka humbur rrugen e drejte.”

[13] Mirepo, per shkak se e kane thyer besen e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i beme te ashpra. Ata i luajten fjalet nga vendi i tyre, kurse nje pjese te madhe te atyre me cka qene qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, pervec te nje numri te vogel, do te kesh vetem tradhtare, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me te vertete i do ata qe bejne vepra te mira

[14] Edhe prej atyre qe thone: “Ne jemi te krishtere”, Ne kemi marre besen e tyre, por e kane harruar nje pjese te mire te asaj me cka kane qene te qortuar, prandaj u kemi shtene urrejtjen ne mes tyre deri ne diten e kijametit; kurse All-llahu ka per t’i informuar per ate cka kane bere

[15] O ithtare te Librit, ju ka ardhur Profeti yne qe t’ju shkoqise shume gjera nga ato ceshtje te cilat ju i fshihni nga libri dhe shume gjera do t’i fale. E nga All-llahu u pat ardhur nje drite dhe nje Liber i qarte

[16] Me te cilin All-llahu udhezon rrugeve te shpetimit ata qe anojne te fitojne kenaqesine e Tij, dhe i nxjerr, sipas deshires se tij, nga terri ne drite, dhe i drejton ne rruge te drejte

[17] Njemend mosbesimtare jane ata te cilet thone: “Zot eshte ai, Mesihi i biri i Merjemes!” thuaj: “Kush mund t’i beje dicka All-llahut nese do ta zhduke Mesihin, te birin e Merjemes, edhe nenen e tij dhe gjithe cka ka ne toke”? Pushteti i All-llahut eshte ne qiej dhe ne toke edhe ne ate cka eshte ndermjet tyre; Ai krijon cka do dhe All-llahu mund te beje cdo send

[18] Ebrejte dhe te krishteret thone: “Ne jemi femijet e All-llahut dhe te dashurit e tij”! Thuaj: “Po pse pra u denon per gabimet tuaja”? pra, edhe ju jeni si njerezit tjere qe i krijoi Ai: Kujt do ia fal e ke don e denon. Pushteti i All-llahut eshte ne qiej dhe ne toke dhe cka ka ndermjet tyre, dhe te ai do te kthehen

[19] O ithtare te Librit, ju ka ardhur Profeti yne – ne vazhden e profeteve – qe t’ju sqaroje, ne menyre qe te mos thuani “Nuk na ka ardhur as pergezues as qortues”. Pra, ju ka ardhur pergezuesi dhe qortuesi, dhe All-llahu ka mundesi per cdo send

[20] Dhe kur Musa i tha popullit te vet: “O populli im, kujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush qe disa nga ju i beri profete, ju beri te pasur dhe ju ka dhene ate cka nuk ia ka dhene askujt ne bote

[21] O populli im, hyni ne token e shenjte, te cilen ua ka caktuar All-llahu, dhe mos u zbrapsni e te ktheheni te humbur!”

[22] Ata i thane: “O Musa, aty eshte nje popull i forte dhe se nuk hyjme atje deri sa ata te dalin prej aty; e nese dalin ata prej aty, neme siguri atehere do te hyjme”

[23] Dy vete te cilet i jane frikesuar All-llahut dhe qe Ai u dhuroi meshiren e vet, thane: “Hyni ne dyert e atyre, e kur te kaloni neper te, do te jeni me siguri ngadhnjimtare, por kini mbeshtetje te All-llahu, nese besoni!”

[24] “O Musa – thane ata, - deri sa te jene ata ne ate vend ne kurre nuk do te hyjme aty! Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do te rrime ketu”

[25] “O Zoti im”, tha ai (Musa), “Une nuk kam aske pervec vetes dhe vellaut tim, prandaj Ti gjyko ne mes nesh dhe popullit te mbrapshte”

[26] “Ata, - tha ai, - do te bredhin dyzet vjet neper toke, sepse ate (token e shenjte) e kane te ndaluar, e ti mos u pikello per popullin mbrapshtan!”

[27] dhe rrefeju tregimin per dy djemte e Ademit, realisht, kur te dy bene nga nje kurban, por vetem prej njerit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do te mbyt”! E tjetri i tha: “All-llahu pranon prej te devotshmeve”

[28] Dhe sikur ti te shtrishe doren per te me vrare, une nuk e shtri doren time per te vrare ty. Une i frikesohem All-llahut, Zotit te boterave

[29] Une deshiroj qe ti te bartesh mekatin tim dhe tendin dhe te jesh banor i xhehennemit, sepse ai eshte denim per mizoret

[30] Dhe epshi i tij e shpuri qe te mbyse vellane dhe e mbyti, prandaj u be nga te humburit

[31] All-llahu dergoi nje sorre te capurise neper toke per t’i treguar si duhet fshehur trupin e vellaut te vet. “I mjeri une!” tha ai, - “E une as sa kjo sorre nuk mundkam te fsheh trupin e vellaut tim”? Dhe u pendua

[32] Prandaj Ne ua caktuam izraeliteve: Nese dikush mbyt dike, i cili nuk ka mbytur aske, ose nuk ka bere ne toke turbullira – sikur ka mbytur tere njerezine; por kush behet shkaktar per te jetuar dikush, - sikur tere njerezise ua ka ruajtur jeten. Profetet tane u kane sjelle argumente te qarta, por shumica prej tyre, edhe pas asaj e teprojne ne toke

[33] Shperblimi i atyre te cilet bejne lufte kunder All-llahut dhe Profetit te tij dhe qe bejne crregullime ne toke, eshte: te vriten ose te gozhdohen, ose t’u priten duart dhe kembet terthorazi, ose te perzihen prej andej. Ajo eshte poshterim ne kete bote, kurse ne boten tjeter i pret denim i madh

[34] Pervec atyre qe pendohen para se t’u vije fundi. Duhet ta dini, pra, se All-llahu eshte fales meshireplote

[35] O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe perpiquni te jeni te afert dhe luftoni per hire te Tij, qe te shpetoni

[36] Sikur e tere ajo qe eshte ne toke te ishte ne duart e mosbesimtareve, edhe aq me teper, per t’u kompenzuar nga denimi i dites se kijametit, nuk do t’u pranohet. Ata i pret denim i dhembshem

[37] Deshirojne te dalin nga zjarri, por nuk kane shtegdalje prej tij. Ata jane gjykuar me denim te perhershem

[38] Vjedhesit e vjedheses, preniu duarte, si denim per ate cka kane fituar shperblim prej All-llahut. All-llahu eshte i forte dhe i urte

[39] E kush pendohet, pas vepres se vet te keqe dhe permiresohet, All-llahu me siguri e fal. All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplote

[40] A nuk e di se vetem All-llahut i takon pushteti ne qiej dhe ne toke. Ai denon ate qe do dhe ia fal kujt te do. All-llahu ka mundesi per cdo send

[41] O profet, le te mos brengose ty puna e atyre qe shpejtojne per ne mosbesim, te cilet me goje te vete thone: “Besojme!” por zemrat e tyre nuk besojne. Ka nga ata ebrej te cilet me shume degjojne trillimet dhe me endje i pranojne fjalet e huaja, e te Ti nuk vijne. Ata ua nderrojne fjaleve kuptimin edhe pse kane qene me vend, thone: “Nese keshtu ju caktohet, atehere pranoni kete, e nese nuk ju caktohet atehere ruajuni!” Dhe ate qe All-llahu do ta lere ne humbje, ti nuk mund t’i besh kurrgje te All-llahu. Ata jane njerez, zemrat e te cileve All-llahu nuk ka dashur t’i pastroje; ata ne kete bote kane poshtersimin, kurse ne ate bote kane nje denim te madh

[42] Ata shume i degjojne genjeshtrat! Makutet e se ndaluares! Po nese te vijne, ti ose gjykoji ose ktheju shpinen! Dhe nese ua kthen shpinen, ata nuk mund te te bejne asgje. Por nese i gjykon, gjykoi drejt sepse All-llahu i do te drejtet

[43] E perse ata kerkojne prej teje qe t’i gjykosh Ti kur e kane Tevratin, ku gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prape i kthejne shpinen. Ata nuk jane kurrfare besimtaresh

[44] ne e kemi shpallur Tevratin ne te cilin ka udhezime dhe drite. Me kete kane marre vendime profetet, qe ishin te perulurit e All-llahut, ndaj atyre, qe ishin ebrej. Po edhe njerez te urte e te dijshem, prej te cileve eshte kerkuar te ruajne librin e All-llahut, dhe ata e paten deshmuar kete. Prandaj (kur te gjykoni) mos u frikesoni prej njerezve, por te me frikesoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia dicka qe vlen fare pak! Dhe ata, te cilet nuk gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, mu ata jane mosbesimtare

[45] Ne ne te, atyre u kemi caktuar: kryet per krye, syrin per sy, hunden per hunde e veshin per vesh, dhembin per dhemb, edhe varret duhet kthyer. Por ai qe heq dore nga hakmarrja, kjo eshte kompensim per ate. Ata qe nuk gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, si ata jane kriminele

[46] Pas atyre kemi derguar Isane, te birin e Merjemes, i cilivertetonte Tevratin e shpallur perpara tij, kurse atij i dhame Inxhilin, ku kishte udhezim e drite, dhe perforcim per Tevratin e shpallur para tij, si udhezim e keshille per te devotshmit

[47] Edhe apsuesit e Inxhilit le te gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu ne ta. Ata qe nuk gjykuan sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, ata jane njemend mbrapshtane

[48] Edhe ty te shpallem Librin, me realitete, per te vertetuar Librat e meparme dhe perkujdeset per ata. Dhe ti gjyko, ne mesin e atyre, sipas asaj qe shpalle All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e te largohesh nga e verteta qe te ka ardhur; per secilin kemi caktuar nje ligj dhe nje drejtim. Dhe sikur te kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetem nje popull, por Ai don t’ju sprovoje me ate cka u jep, prandaj beni gara per vepra te mira! Te All-llahu do te ktheheni te gjithe dhe Ai do t’ju informoje per ate cka keni kundershtuar

[49] Dhe gjykoji sipas asaj qe te shpalle All-llahu dhe mos bjer nen ndikim te epsheve te tyre, dhe ruaju atyre qe mos te largojne prej asaj qe te shpalli All-llahu! Dhe nese e kthejne shpinen, dije se All-llahu deshiron qe per shkak te disa mekateve te tyre t’i godas me ndeshkim. Pra shume njerez me te vertete jane mbrapshtane

[50] Ata te periudhes pagane kerkojne gjykim? Po kush gjykon me mire se All-llahu per popullin e bindshem

[51] O besimtare, mos merrni per mbrojtes ebrejte dhe te krishteret! Ata jane mbrojtes te njeri-tjetrit! I atyre eshte madje edhe ai nga mesi i juaj i cili i pranon per mbrojtes; All-llahu me siguri nuk i drejton njerezit qe bejne mizori

[52] Do t’i shohesh ata, zemrat e te cileve jane te semura, si shpejtojne ne te (te lidhin miqesi me ata), duke thene: “Kemi frike mos po na godite ndonje e papritur”. Ndoshta All-llahu do t’ju jape nga ana e tij fitore ose dicka tjeter, andaj ata do te pendohen per ate cka kane fshehur ne vetvete

[53] Dhe ata qe besojne do te thone: “A keta qenkan ata qe betoheshin ne All-llahun aq seriozisht se jane njemend me ju?” Veprat e tyre jane te deshtuara dhe ata jane te shkaterruar

[54] O besimtare, nese dikush prej jush i shmanget fese se vet, ani, se All-llahu ne vend te tyre do te sjelle njerez qe i do Ai dhe qe e duan Ate; te perulur ndaj besimtareve dhe kryelarte ndaj mosbesimtareve; ata do te luftojne ne rruge te All-llahut dhe nuk do t’i frikesohen qortimit te kurrfare shpifesi. Ajo eshte miresi e All-llahut, te cilen Ai ia jep kujt te doje – dhe All-llahu ka dije shume te gjere

[55] Mbrojtesi juaj eshte All-llahu dhe Profeti i tij dhe besimtaret te cilet me perulje kryejne faljen dhe japin zeqatin dhe jane te perulur

[56] Kush e merr per mbrojtes All-llahun, Profetin e tij, edhe besimtaret, ta dije se edhe ata qe jane me All-llahun – jane ngadhnjimetare

[57] O besimtare, mos i trajtoni si miq ata, te cilet fene tuaj e marrin per tallje dhe defrim; qofshin ata qe u eshte dhene Liber para jush, qofshin mosbesimtare dhe fikesohuni All-llahut nese jeni besimtare

[58] Edhe kur i thirrni per t’u falur edhe ate e marrin per tallje dhe zbavitje. Keshtu bejne per shkak se jane njerez qe nuk kuptojne

[59] Thuaj: “O ithtare te Librit, a po na hakmerreni vetem pse i besojme All-llahut dhe cka na shpallet neve, dhe cka eshte shpallur me heret”, - shumica prej jush jane mekatare

[60] Thuaj: “A t’ju tregoj kush eshte me i keq se ai te cilin All-llahu e denon rende? Eshte ai te cilin e ka mallkuar All-llahu dhe eshte i hidheruar me te dhe i ka bere majmune e derra, dhe kane adhuruar djallin – ata kane poziten me te keqe dhe jane me te humburit nga rruga e drejte”

[61] Kur ju vijne, ata thone: “Besojme!”, por ata qe u vijne me mosbesim, e ashtu edhe dalin, por All-llahu e di me se miri se cka fshehin ata

[62] Ti sheh shume prej atyre qe po shpejtojne ne mekate e armiqesi dhe qe e hane ate cka eshte e ndaluar; sa e keqe eshte vepra e tyre

[63] Perse te mos i largojne njerezit e ndershem dhe te dijshem nga fjalet mekatare dhe ushqimet e ndaluara? Po shume keq bejne

[64] Ebrejte thone: “Dora e All-llahut eshte e shtrenguar”! U lidhshin duart e atyre dhe qofshin mallkuar se cka po flasin! Jo, duart e tij jane te hapura, Ai jep sa te doje. Nderkaq ajo cka ta shpalle Zoti yt, gjithsesi te shumica e tyre do ta shtoje mosbesimin dhe humbjen. Ne kemi futur ne mesin e tyre armiqesi dhe urrejtje deri ne diten e kijametit. Sa here qe perpiqen te ndezin ndonje zjarr per lufte, ate e shuan All-llahu. Ata mundohen te bejne turbullira ne toke, por All-llahu nuk i do ngatrrestaret

[65] Sikur ithtaret e librit te besonin dhe te ruheshin nga mekatet, Ne patem me ua mbuluar veprat e tyre te keqia dhe patem me i futur ne xhennete te kenaqesive

[66] Sikur t’i permbaheshin Tevratit dhee Inxhilit dhe asaj cka eshte shpallur nga Zoti i tyre, do te kishin pasur se cka te hane, edhe nga cka eshte permbi krye te tyre dhe cka kane nen kembet e tyre. Ka prej tyre edhe njerez qe veprojne me maturi, por shumica sish bejne fort keq

[67] O Profet, kumto ate cka te shpallet nga Zoti yt! Nese nuk e ben, atehere nuk e ke transmetuar porosine e tij – kurse All-llahu do te mbroje prej njerezve. All-llahu me siguri nuk e drejton ne rruge te drejte popullin qe nuk beson

[68] Thuaj: “O ithtare te Librit, ju nuk keni kurrgje deri sa te mos i permbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa qe po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo qe te shpalle Zoti yt me siguri do te forcoje, te shumica prej tyre padegjueshmerine dhe mosbesimin, por ti mos u brengos per shkak te popullit qe nuk beson

[69] Ata te cilet besuan, edhe ata qe ishin ebrej, edhe sabejt, edhe te krishteret – por se kush kane besuar All-llahun dhe boten tjeter dhe kane bere vepra te mira, - per ata nuk ka frike as pikellim

[70] Ne pranuam besen nga izraelitet dhe u derguam profete. Sa here qe ndonje profet u ka sjelle ate cka nuk u pelqente epsheve te tyre, ata disa nga profetet (nje grup sish) i mohonin, ndersa disa i vrisnin

[71] Kane menduar se nuk do te vihen ne sprove, andaj beheshin te verber e te shurdher, dhe pastaj kur e pranoi All-llahu pendimin e tyre prap shumica sish beheshin te verber dhe te shurdher; por All-llahu sheh mire se cka bejne

[72] Mosbesimtaret jane ata te cilet thone: “Zot eshte Mesihi, i biri i Merjemes!”, kurse Mesihi thoshte: “O izraelite adhurone All-llahu, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kush i ben shok All-llahut, All-llahu ia ndalon xhennetin, kurse vendbanimi i tij eshte ne xhehennem. Per mizoret nuk ka ndihmetare

[73] Mosbesimtare jane ata qe thone: “All-llahu eshte nje nga te tre”! Por nuk ka asnje Zot tjeter pervec nje Zoti te vetem. Dhe nese nuk heqim dore prej asaj qe thone, gjithsesi ata te cilet mohojne, do t’i godas denim i padurueshem

[74] Perse nuk shprehen pendim te All-llahu dhe te kerkojne falje prej tij? Se All-llahu fal, ai eshte meshireplote

[75] mesihi, i biri i merjemes, eshte vetem Profet – edhe perpara tij kane ardhur e kane shkuar profete – kurse nena e tij eshte shume e sinqerte, dhe te dy hanin ushqim. Shiko si ua shpalojme ne argumentet e qarta, dhe shih, shih si po largohen

[76] Thuaj: “A po e adhuroni, ne vend te All-llahut, ate qe nuk ka mundesi t’u beje dem as dobi?” Por All-llahu, Ai di dhe degjon shume

[77] Thuaj: “O ithtare te Librit, mos e teproni ne fene tuaj, me pa te drejte, dhe mos pasoni epshet e njerezve qe kane humbur moti dhe qe shumica i kane shpjere ne humbje, ndersa vete e kane leshuar rrugen e drejte!”

[78] Jane mallkuar ata, nga izraelitet, te cilet me gjuhen e Davudit dhe te Isase, te birit te Merjemes, kane mohuar, per shkak se ishin te padegjueshem dhe gjithmone e tepronin

[79] Nuk e pengonin njeri-tjetrin nga te keqiat qe i benin. Vertet vepronin shume keq

[80] I sheh shume sish si miqesohen me ata qe nuk besojne. Eshte me te vertete shume keq cka i pergatisin ata vetvetes: per t’u hidheruar All-llahu ne ata, andaj ata jane ne vuajtje te perhershme

[81] E sikur t’i besonin All-llahut dhe Profetit edhe asaj cka i shpallet atij, ata nuk do te benin miqesi me ata, mirepo shumica sish jane ngaterrestare

[82] Ti me siguri do te shohesh se armiqte me te flakte te besimtareve jane ebrejt dhe politeistet; dhe gjithsesi do te shohish se dashamire me te afert per besimtaret jane ata qe thone: “Ne jemi te krishtere”!, per shkak se ne mesin e tyre ka klerike dhe murge, dhe se ata nuk bejne mendjemadhesi

[83] Kur degjojne ate qe i shpallet Profetit, e sheh si u shperthejne lotet, sepse e dine se ajo eshte e vertete, dhe thone: “O Zoti yne, ne besojme, pra, na shkruaj edhe neve me ata qe deshmojne!”

[84] Perse te mos i besojme All-llahut dhe te vertetes qe na vjen, kur edhe ne lakmojme qe edhe Zoti yne te na shpjere me njerezit e mire

[85] Dhe All-llahu, per shkak te asaj qe flasin, do t’i shperbleje me kopshte te xhennetit ku rrjedhin lumenj dhe aty do te mbesin pergjithmone, e ky eshte shperblim per punemiret

[86] Kurse ata qe mohojne dhe i pergenjeshtrojne argumentet tona, ata jane banore te xhehennemit

[87] O besimtare, mos i ndalni vetes gjerat e mira qe ua ka lejuar All-llahu, dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata qe e teprojne

[88] Dhe hani ate cka u jep All-llahu, cka eshte e mire dhe e lejuar, dhe frikesohuni All-llahut te cilit i besoni

[89] All-llahu nuk ju denon nese betoheni pa qellim, por do t’ju denoje per betimin qe po e beni me qellim. Kompensimi per ate eshte: Te ushqeni dhjete varfenjake me ushqim mesatar, me cka e ushqeni familjen tuaj, ose t’i vishni ose t’i lironi nga roberia. Por kush nuk ka, le te agjeroje tri dite. Ashtu behet kompensimi nga betimi kur betoheni, por kini kujdes ne betimet tuaja! Ja, ashtu All-llahu ju sqaron rregullat e veta qe te jeni mirenjohes

[90] O besimtare, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para edhe idolatria edhe shigjetat per falla jane te ndyra, nga punet e djallit, prandaj largohuni sish qe te jeni te shpetuar

[91] Djalli deshiron qe me ane te alkoolit dhe lojes me fat (bixhozit) te fuse ndermjet jush armiqesi e urrejtje dhe t’ju largoje nga permendja e All-llahut dhe falja e namazit. Ani, a po hiqni dore

[92] Nderone All-llahun dhe nderone Profetin dhe kini kujdes! Por nese i ktheni shpinen, atehere dijeni se detyre e Profetit tone eshte te predikoje vetem haptazi

[93] Ata, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, nuk kane mekat per ate qe hane dhe pine, nese ruhen (nga e ndaluara) dhe besojne edhe bejne vepra te mira, pastaj i frikesohen All-llahut dhe besojne, dhe prape frikesohen dhe bejne pune te mira. All-llahu i do punemiret

[94] O besimtare, All-llahu do t’ju vere gjithsesi ne sprove me dicka nga gjahu qe do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – qe All-llahu t’u tregoje se kush i frikesohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai qe e tepron edhe pas kesaj, ate e pret denim i dhembshem

[95] O besimtare, mos u merrni me gjueti derisa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qellim denohet qe nje kafshe shtepiake si ajo te cilen e caktojne dy vete te drejte nga ju, ta fale ne Qabe, ose do te kompenzohet me vleren e asaj, te ushqyerit e varfenjakeve ose sa eshte kundervlera e saj te agjeroje per ta ndie pasojen e vepres se vet. All-llahu e fal te kaluaren, por kush e perserit All-llahu do ta denoje. All-llahu eshte i forte edhe ne denim

[96] Ju lejohet peshkimi ne det dhe ushqimi i detit me kenaqesi per ju dhe ekipin, por ju ndalohet te gjahtoni ne toke gjate periudhes se haxhit. Dhe frikesohuni All-llahut para te cilit do te tuboheni

[97] All-llahu ka bere Qaben, tempull te shenjte, qe bota te kryej haxhin, si edhe muajin e shenjte dhe kurbanet, edhe ata te shenjuarit me qafore, qe ta dine se All-llahu e di se cka ka ne qiej dhe ne toke, dhe All-llahu, me siguri, di cdo send

[98] TA dini se All-llahu eshte ndeshkimrende, por All-llahu edhe fal dhe eshte meshireplote

[99] Profeti e ka per detyre vetem te shpalle, kurse All-llahu e di edeh ate cka shfaqni haptazi edhe ate cka fshihni

[100] Thuaj: “Nuk eshte njelloj e keqja dhe e mira, edhe pse te habit numri i madh i te keqijave”. Prandaj, frikesohuni All-llahut, o te mencur, qe te shpetoni

[101] O besimtare, mos pyetni per ato gjera qe u shkaktojne pakenaqesi nese u sqarohen; por nese pyetni ato derisa po u shpallet Kur’ani, do t’ju tfillohen. All-llahu ua fal se All-llahu eshte i bute dhe fal shume

[102] Kane pyetur per ata disa njerez edhe perpara jush, e pastaj u bene mosbesimtare

[103] All-llahu nuk u ka caktuar Behiren, as Saiben, as Vasilen, as Hamen, por ata qe nuk besojne shpifin ndaj All-llahut genjeshtra, sepse, shumica prej tyre nuk kane mend

[104] Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo qe u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thone: “Na mjafton ajo qe kemi gjetur nga baballaret tane”. Edhe pse te paret e tyre nuk kane ditur asgje dhe nuk kane qene te udhezuar

[105] O besimtare, kujdesohuni per vete; nese jeni ne rruge te drejte, ai i cili eshte i humbur nuk do te ju beje dot asgje! Te All-llahu te gjithe do te ktheheni dhe do t’ju informoje se cka keni punuar

[106] O besimtare, kur ju afrohet vdekja, e kur leni porosi le te deshmojne dy vete te drejte nga ju, ose dy vete te tjere qe nuk jane nga ju, nese jeni ne rruge dhe u godite momenti i vdekjes. Ndaloni pak ata te dy pasi te kryeni namazin dhe le te bejne be ne All-llahun, nese dyshoni. Me kete nuk blejme asnjefare vlere, edhe kur eshte fjala per ndonje te aferm, dhe nuk i fshehim deshmite e All-llahut, sepse ne atehere do te ishim, me te vertete, mekatare

[107] Dhe nese merret vesh se ata dy kane bere mekat, atehere do t’i zevendesojne dy te tjere nga ata te cilet u eshte bere dem, dhe le te betohen ne All-llahun: “(Se) njemend deshmite tona jane me besnike se deshmia e atyre dyve, ne nuk kemi bere thyerje te betimit, sepse atehere, njemend, do te ishim mizore”

[108] Ata me lehte e kane te sigurojne deshmine besnike ose te frikesohen se betimet e tyre dot e thehen (zhvleftesohen) pas betimeve te tyre. Dhe frikesohuni All-llahut e degjonie! Se All-llahu, njerezit ngatrrestare nuk i drejton ne rruge te drejte

[109] Ate dite kur All-llahu i tubon profetet dhe u thote: “Cka u jane pergjigjur?”, do te thone “Ne nuk e dime, vetem Ti i di te gjitha te fshehtat”

[110] Kur All-llahu tha: “O isa, biri i Merjemes, kujto dhuntite e mia ndaj teje dhe nenes sate, kur te ndihmova me Xhebrailin (shpirtin e shenjte) qe qysh ne djep te bisedosh me njerezit sikur burre i pjekur; dhe kur te mesova Librin dhe urtesine edhe Tevratin edhe Inxhilin; dhe kur me lejen time bere nga balta dicka ne forme te zogut edhe e fryve e ai me vullnetin tim, u be zog; dhe kur me vullnetin tim, te lindurit e verber dhe me neperke i ke sheruar; dhe kur, me vullnetin tim, ke ngritur te vdekurit; dhe kur i largova prej teje izraelitet, kur ti u solle argumente te qarta, ata te cilet nuk i besuan thane: “Kjo nuk eshte asgje vecse magji e hapet”

[111] Dhe kur dishepujve u kumtova: “Besomeni mua dhe Profetit tim!” ata thane: “Ne besojme dhe na u bene deshmitare se jemi muslimane!”

[112] Kur dishepujt thane: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbrese nje tryeze nga qielli? Ai u tha: “Frikesohuni All-llahut, nese jeni besimtare!”

[113] Ata thane: “Ne deshirojme te hame prej asaj dhe te na qetesohen zemrat edhe ta dime se na ke thene te verteten, dhe te jemi deshmitare te asaj”

[114] Isa, i biri i Merjemes, tha: “All-llah! O Zoti yne, na zbrit nga qielli nje tryeze qe do te jete feste per ne, per te paret tane edhe ata qe vine pas nesh, por edhe argument nga ana jote, dhe na furnizo, se Ti je furnizuesi me i mire”

[115] All-llahu tha: “Une do t’ju zbres ate, por ai qe e mohon prej jush, edhe pas asaj une do ta denoj me nje denim me cka aske nuk e denoj ne bote”

[116] Kur All-llahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes, a ti u ke thene njerezve – merrne nenen time dhe mua si dy zoter pervec All-llahut”! – “Qofsh lartesuar”, tha, “Mua nuk me ka mbetur te them ate cka s’eshte e vertete. Po n’e paca thene kete, Ti e di me siguri ate; Ti e di se cka ka ne mua, kurse une nuk e di se cka ka tek Ti. Ti e di shume mire ate cka eshte e padukshme

[117] Une nuk u kam thene asgje tjeter perpos asaj qe me ke urdheruar Ti. Adhurone All-llahun, Zot i imi dhe Zot i juaj! Kam qene deshmitar derisa isha ne mesin e tyre, e pasi qe ma more shpirtin, mbete Ti mbikeqyres i tyre. Dhe Ti je deshmitar i cdo sendi

[118] Nese i denon, denon roberit tu, e nese ua fal, me te vertete Ti je i forte e i urte”

[119] All-llahu tha: “Kjo eshte dite kur te sinqerteve u ndihmon sinqeriteti i tyre; Atyre u takojne xhennete, ku po rrjedhin lumenj, nder te cilet ata do te mbesin pergjithmone e jete. All-llahu eshte i kenaqur me ata, por edhe ata jane te kenaqur me Te. Kjo eshte fitore e madhe”

[120] All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokes, edhe cka ka ne to. Ai eshte i gjithefuqishem

Bagëtia (El-En'am)

Surah 6

[1] Qofte lartesuar All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe token, dhe ju dha erresire dhe drite. Prape ata qe nuk besojne, - Zotit te tyre i bejne shok

[2] Ai ju krijoi nga dheu dhe ju caktoi momentin e vdekjes. Vetem Ai e di momentin e vdekjes, e ju prape dyshoni

[3] Ai eshte All-llah ne qiej dhe ne toke. E di edhe cka fshihni edhe cka shfaqni, dhe di se cka fitoni (punoni)

[4] Dhe atyre (mosbesimtareve) nuk u ka ardhur asnje argument nga Zoti i tyre e ata te mos kene ikur prej tij

[5] Ata e pergenjeshtronin te verteten qe u vinte, andaj, me siguri, do te marrin lajmet per ate qe i jane tallur

[6] A nuk e kane pare ata sa popuj Ne kemi shfarosur perpara tyre, te cileve u kemi mundesuar ne Toke cka nuk ju kemi mundesuar juve. U kemi derguar shi te mjaftueshem dhe kemi bere lumenj qe rrjedhin prane tyre, prandaj ata, per shkak te mekateve te tyre, i shfarosem dhe pas tyre kemi ngritur brezni tjera

[7] Edhe sikur te ta zbresim Librin ne leter dhe ata me duar te veta te prekin, prape ata qe nuk besojne, me siguri do te thonin: “Kjo eshte vetem se magji e hapet”

[8] dhe thane: “Pse te mos i dergohet nje engjull”? po sikur te dergonim engjull puna e tyre do te kishte marre fund pa pritur asnje moment

[9] Edhe sikur te dergonim engjull, prape do ta benim si njeri dhe prape do ta vishnim perpara atyre ashtu sic vishen ata

[10] profetet edhe perpara teje i kane tallur, prandaj ata qe jane tallur i ka goditur mu ajo me cka jane tallur

[11] Thuaj: “Ecni neper toke e shihni se si kane perfunduar pergenjeshtaret”

[12] Thuaj: “Te kujt jane cka ka ne qiej dhe ne toke?” dhe tregoju: “Te All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes te jete i meshirshem. Ai juve ne diten e kijametit, gjithsesi, do t’iu tuboje, ne kete nuk ka dyshim. Ata qe e kane shkaterruar veten, natyrisht vetem ata nuk besojne

[13] Atij i takon cka do qe pushon (ekziston) ne dite dhe nate. Ai eshte qe degjon dhe di shume

[14] thuaj: “A te mar per mbrojtes dike tjeter pervec All-llahut, krijuesit te qiejve dhe te tokes, e qe Ai ushqen dhe nuk eshte i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua me eshte urdheruar te jem i pari qe perulem. Asesi mos jij nga politeistet!”

[15] Thuaj: “Une i frikesohem denimit te dites se madhe, nese nuk e degjoj Zotin tim”

[16] Kush do te jete i kursyer ate dite, ate e ka meshiruar Ai, dhe ai eshte sukses i madh

[17] Nese te godit All-llahu me ndonje te papritur – dije se askush, pervec Atij, nuk mund ta largoje ate. Po ne qofte se te dhuron ndonje te mire – dije, vetem Ai ka mundesi per cdo send

[18] Dhe Ai eshte i forte ndaj roberve te vet. Ai eshte i urte dhe i informuar

[19] Thuaj: “Cila eshte deshmia me e madhe?” Thuaj: “All-llahu eshte deshmitar ndermjet meje dhe jush. Se mua me shallet ky Kur’an per t’iu terhequr verejtjen juve me te dhe atyre qe po u arrine a njemend, ju po vertetoni se vec All-llahut ka edhe zoter tjere?” Thuaj: “Une nuk e deshmoj”. Thuaj: “Ai eshte vetem nje Zot, dhe une heq dore, jam larg asaj qe ju i beni shok Atij”

[20] Ata, te cileve u kemi dhene Librin, e njohin ate (Profetin) siur i njohin bijt e vet. Ata qe kane humbur veten prape nuk besojne

[21] Kush eshte me mizor se ai qe shpif genjeshtra per All-llahun ose pergenjeshtron argumentet e tij? Ai, me siguri nuk i shpeton mizoret

[22] Dhe ate Dite kur do t’i mbledhim te gjithe se bashku, e t’u themi atyre qe i bejne shok Atij: “Ku i keni shoket (zoterat) tuajt e cilet i keni pas pranuar?”

[23] Nuk do t’u mbetet me se cka te trillojne vecse te thone: “Per All-llahun, qe eshte Zoti yne, ne nuk kemi qene politeiste”

[24] Shiko si po genjejne ne dem te vetin dhe e kane humbur ate qe po e trillonin

[25] Ka prej atyre qe te degjojne ty, por Ne ne zemra e tyre u kemi vene perde, qe ate (Kur’anin) te mos e kuptojne dhe i kemi bere te shurdher. Edhe sikur t’i shohin tere argumentet, prape nuk do te besonin. Madje do te vijne te ti te polemizojne me ty, ata qe nuk besojne thone: “Keto jane vetem legjenda te lashta”

[26] Ata pengojne prej atij (Kur’ani) dhe largohen prej tij, dhe vetem vetveten e shkaterrojne, por nuk e marrin vesh

[27] Po t’i shohesh si thone kur te ndalen te zjarri: “Eh sikur te ktheheshim edhe nje here, nuk do t’i kishim pergenjeshtruar argumentet e Zotit tone, por do te beheshim besimtare”

[28] Jo, por atyre u del per fushe ajo qe e kane fshehur me pare, po edhe sikur te ktheheshin, prape do te perseritnin ate qe eshte e ndaluar, sepse ata vertet jane rrenacake

[29] Dhe thone: “Nuk ka tjeter jete vecse ne kete bote dhe ne nuk do te ringjallemi”

[30] Sikur t’i shohesh kur ndalen para Zotit te vet e t’u thote: “A nuk eshte kjo e vertete?” – thone: “Po, sijo, per Zotin!” E Ai do t’u thote: “Shijone pra denimin per shkak se keni mohuar”

[31] Kane humbur ata te cilet pergenjeshtrojne ballafaqimin me All-llahun e kur t’u vije papritmas momenti i ringjalljes e te thone: “Te mjeret ne qe e kemi humbur qysh ne toke!”, e barret (mekatet) e veta do t’i bartin ne shpine. Po sa e tmerrshme eshte ajo cka po bartin

[32] Jeta e kesaj bote eshte vetem loje dhe defrim, kurse ajo bote eshte, njemend, me e mire per ata qe jane te devotshem. A nuk e mblidhni mendjen

[33] Ne e dime se ty me te vertete te pikellon ajo qe po thone. Ata pa dyshim nuk te pergenjeshtrojne, por mizoret qe mohojne argumentet e All-llahut

[34] Edhe perpara teje profetet kane qene te pergenjeshtruar, por e perballuan me durim ate cka u pergenjeshtruan. Kane qene edhe te munduar deri sa u erdh ndihma jone. Nuk ka kush qe mund t’i nderroje fjalet e All-llahut. Tashme ty te kane arritur disa informata per profetet

[35] Nese ty te vjen rende pse ta kthejne shpinen, atehere nese mund te gjesh ndonje plase ne toke ose shkalle per ne qiell, sillu ndonje mrekulli! Po sikur te donte All-llahu te gjitheve do t’u kishte bashkuar ne rruge te drejte; mos u beni pra kurrsesi nga injorantet

[36] Do t’i pergjigjen vetem ata qe e degjojne. Kurse te vdekurit All-llahu do t’i ringjalle, e pastaj te Ai te gjithe do te kthehen

[37] Ata thone: “Pse nuk i vjen donje mrekulli nga Zoti i tij!” Thuaj: “All-llahu ka mundesi te dergoje mrekulli, por shumica sish nuk e dine”

[38] Te gjitha kafshet qe ecin neper toke dhe te gjitha shpezet qe fluturojne me krah te vet jane bashkesi sikurse ju. Ne Liber nuk kemi lene gje mangut. Pastaj do te tubohen para Zotit te vet

[39] Kurse ata qe i pergenjeshtrojen faktet tona e behen te shurdher dhe memece jane ne terr. Ate qe do – All-llahu e le ne humbje, e ke do e nxjer ne rruge te drejte

[40] Thuaj: “Me tregoni ju mua, nese flisni te verteten, sikur t’iu vinte denimi i All-llahut ose t’iu befasonte shkaterrimi i botes, a do te thirrnit tjeter pervec All-llahut”

[41] Jo, por vetem do te lutnit, e nese Ai do, ua largon ate per cka e keni lutur dhe do te harroni se cka i beni shok

[42] Ne u kemi derguar edhe popujve perpara teje dhe i kemi denuar me skamje dhe semundje, ndoshta behen te degjueshem

[43] Po pse kur u vinte denimi yne nuk beheshin te degjueshem? Zemrat e tyre, pra, kane mbetur te forta dhe djalli ua ka zbukuruar ate cka punoninn

[44] Dhe kur ta harronin ate me cka u eshte terhequr verejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithckafes, ashtu qe kur te gezoheshin per ate qe u eshte dhene, do t’i befasonim me denim e ata do te trishtohen

[45] Dhe popullit qe ka bere mizori do t’i humbin gjurmet, qofte lavderuar All-llahu, Zoti i boterave

[46] Thuaj: “Me tregoni mua, sikur All-llahu t’ju merrte te degjuarit dhe te pamurit e zemrat tuaja t’ua vuloste, cili zot, pos All-llahut, do t’ua kthente ato?” Shiko si ua shkoqisim argumentet e ata prape shtremberojne kryet ne anen tjeter

[47] Thuaj: “Me thuani ju mua, sikur denimi i All-llahut t’ju vinte fshehtas ose haptazi, a po shkaterrohet tjeter kush pervec popullit mizor

[48] Ne profetet i dergojme vetem si pergezues dhe qortues, prandaj kush beson dhe ben vepra te mira per ata nuk ka frike dhe ata le te mos pikellohen

[49] Kurse ata qe pergenjeshtrojne argumentet tona do t’i perflake denimi per shkak se bejne mekate

[50] Thuaj: “Une nuk ju them: te une jane depote e All-llahut, dhe se i di fshehtesite, e as qe ju them: - une jam engjull – une pasoj vetem ate qe me shpallet”. Thuaj: “A jane njesoj i verberi dhe ai qe sheh? A hic nuk mendoni?!”

[51] Dhe Ti terhiqu verejtjen me te (Kur’anin) atyre qe frikesohen se do te tubohen para Zotit te tyre, se pervec atij nuk kane tjeter mbrojtes as ndermjetesues – qe t’i frikesohen All-llahut

[52] Dhe mos i largo ata qe ne mengjes dhe ne mbremje i luten Zotit te tyre duke deshiruar miresine e tij – ti per ata nuk mban pergjegjesi e as ata, pra, japin llogari per ty. Po i perzure do te jesh mekatar

[53] Dhe ashtu ne i sprovojme njerin me tjetrin qe te thone: (mosbesimtaret) “Keta na qenkan ata nga mesi yne te cileve All-llahu u ka shfaq meshire?” A thua All-llahu nuk i njeh me se miri ata qe jane mirenjohes

[54] E kur te vijne ata te cilet besojne ne ajetet tona, ti thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia ka caktuar vetvetes meshiren, nese dikush prej jush nga mosdija ben ndonje te keqe e pas asaj pendohet dhe permiresohet – po, Ai vertet eshte fales e meshireplote”

[55] Ashtu ne ne hollesi i shpjegojme argumentet, qe te jete e qarte rruga se ciles ecin mekataret

[56] Thuaj: “Une e kam te ndaluar t’i adhuroj ata te cilet ju i adhuroni ne vend te All-llahut”. Thuaj: “Une nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atehere do te ksiha deshtuar dhe nuk do te isha i udhezuar”

[57] Thuaj: “Une e kam shume te qarte nga Zoti im, kurse ju e pergenjeshtroni ate. Nuk eshte ne kompetencen time ajo qe ju e kerkoni me shpejtesi prej meje; Vetem All-llahu vendos, Ai e shpjegon te verteten deh Ai eshte me i miri gjykates!”

[58] Thuaj: “Sikur t’ishte ne doren time ajo qe ju e kekroni me te shpejte, do te kishte marre fund puna ndermjet meje dhe jush. All-llahu i di me se miri mizoret”

[59] Ai i ka celesat e te gjitha fshehtesive, ato i di vetem Ai. E di se cka ka ne toke dhe cka ka ne det. Asnje flete nuk bie e Ai te mos e dije per kete. Dhe nuk ka kokerr ne bark te tokes, as dicka te fresket e as te thare qe ajo te mos jete ne Librin e qarte

[60] Dhe Ai eshte i cili naten ju ben si te vdekur (ve ne gjume) dhe e di se cka keni gabuar gjate dites. Pastaj iu ngjall (zgjon), qe te realizohet momenti i vdekjes. Pastaj te Ai do te ktheheni dhe Ai do t’ju informoje se cka keni punuar

[61] Ai i sundon roberit e vet dhe ju dergon rojtare; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij te deleguarit tane ia marrin shpirtin. Ata nuk bejne leshime

[62] Ata pastaj i kthehen All-llahut, Zotit te tyre te vertete. Ai do te vendose dhe Ai eshte i shpejte shume ne llogaritje, apo jo

[63] Thuaj: “Kush ju shpeton juve nga terri, ne toke e ne det kur e lutni edhe haptazi edhe fshehtazi. Nese na shpeton nga kjo, me siguri do te jemi mirenjohes!”

[64] Thuaj: “All-llahu juve ju shpeton prej atyre dhe prej cdo te papriture, e ju prape i beni shok (s’i besoni)”

[65] Thuaj: “Ai ka mundesi te dergoje kunder jush nje denim permbi ju ose nen kembet tuaja, ose t’ju ndaje ne fraksione dhe te shijoni te keqen e njeri-tjetrit”. Shiko si po i shpalojme argumentet, ndoshta e marrin vesh

[66] Populli yt e pergenjeshtron kete (Kur’anin) edhe pse ai eshte i vertete. Thuaj: “Une nuk jam roja juaj”

[67] Cdo informim ka kohen e vet dhe ju do ta dini

[68] Kur t’i shohesh ata qe i nencmojne argumentet tona, ti largohu prej tyre deri sa te kalojne ne bisede tjeter. E nese djalli te ben te harrosh, ti pas perkujtimit mos rri me me mosbesimtaret

[69] Ata qe frikesohen (All-llahut) nuk japin llogari per ata, por kjo eshte qortim mos po frikesohen

[70] Leri ata te cilet e kane marre fene e vet si loje e defrim dhe i mashtron jeta ne kete bote. Ti terhiqu verejtjen me te (Kur’anin) qe njeriu te mos shkaterrohet per shkak te asaj qe ben, sepse pervec All-llahut – nuk do te kete as mbrojtes as ndermjetesues. Sikur te afrojne cfaredo qofte si kompensim nuk do te pranohet. Ata jane te cilet per shkak te asaj qe kane bere e kane pesuar. Per ata ka pije nga uji vale dhe denim te dhembshem, ngase nuk kane besuar

[71] Thuaj: “A ne vend te All-llahut te lusim ate qe nuk mund te na beje as dobi e as dem e te kthehemi gjurmeve tona – pasi na ka udhezuar All-llahu! – sikur ai te cilin ne toke e ka mashtruar djalli dhe eshte shashtrisur. Ka shoke qe therrasin ne rruge te drejte: “Eja tek ne!” Thuaj: “Udhezimi i All-llahut eshte udhezim. Ne jemi te urdheruar t’i dorezohemi Zotit te boterave

[72] Te kryejme namazin dhe frikesohuni Atij. Ai eshte te i cili do te tuboheni

[73] Dhe Ai eshte i cili ka krijuar qiejt dhe token me urtesi. Ai sapo thote per dicka “behu”!, ajo behet. Fjala e tij eshte e vertete dhe Atij i takon pushteti ne Diten kur te fryhet ne sur. Ai e di boten e padukshme dhe te dukshmen, Ai eshte i urte, i informuar mire”

[74] Dhe kur Ibrahimi i tha babait te vet, Azerit: “A idolet i konsideron si zotera?? E sheh se edhe ti edhe populli yt jane ne humbje te qarte”

[75] Dhe keshtu ne i treguam Ibrahimit mbreterine e qiejve dhe te tokes qe te jete i bindur mire

[76] Dhe kur ra nata, ai e pa nje yll dhe tha: “Ky eshte Zoti im”!, por pasi perendoi ai tha: Nuk i dua ata qe perendojne!”

[77] E kur e pa henen qe po del tha: “Kjo eshte Zoti im!” E pasi qe edhe ajo perendoi, ky tha: “Nese Zoti im nuk me drejton ne rruge te drejte, une me siguri do te jem nga ata qe kane deshtuar”

[78] Por kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky eshte Zoti im, ky eshte me i madh”! Mirepo, pasi edhe ai perendoi, tha: “O populli im, une heqe dore nga ato qe ju i beni shoke

[79] Une po e drejtoj fytyren time si besimtar i vertete kah Ai qe ka krijuar qiejt dhe token, dhe une nuk jam nga politeistet”

[80] Dhe populli atij i kundedrshtoi. Ai tha: “A te polemizoni me mua per All-llahun, e mua Ai me udhezoi? Une nuk u frikesohem atyre qe ju i beni shoke atij, me perjashtim nese Zoti im deshiron dicka. Zoti im ngerthen cdo send me dijeni te vet. A nuk mblidhni mendjen

[81] Po si t’iu frikesohem atyre qe ia beni ju shoke, kur ju nuk frikesoheni qe i beni shok All-llahut dicka cka nuk ju ka dhene kurrfare argumenti per te? N’e dishi cili nga keto dy grupe eshte me e denje per te qene e sigurt

[82] Do te jene te sigurte ata te cilet besojne dhe besimin e tyre nuk e veshin me mizori; edhe ata jane te perudhur”

[83] Ato jane argumentet tona qe ia dhame ibrahimit ndaj popullit te vet. Ne u japim shkalle te larte atyre qe duam. Zoti yt eshte me te vertete i urte, i gjithdijshem

[84] Dhe ne i falem Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhezuar – nderkaq Nuhin patem udhezuar qysh me pare – dhe nga pasardhesit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musen, dhe Harunin. Ashtu ne i shperblejme ata te cilet bejne vepra te mira

[85] Edhe Zekerijjane, dhe Jahjane, edhe Isane, e Iljasin – te gjithe kane qene te mire

[86] Edhe Ismaili edhe Eljesau dhe Junusi e Luti – secilin e kemi lavderuar nga te tjeret

[87] Edhe nga baballaret e tyre, edhe pasardhesit e tyre, edhe vellezerit e tyre – ata i kemi zgjedhur dhe i kemi udhezuar ne rruge te drejte

[88] Ai eshte udhezim i All-llahut me te cilin udhezon ke te doje nga roberit e vet. Po nese ata i bejne tjere shoke Atij, me siguri do t’u shkoje kot ajo cka bejne

[89] Ata jane te cileve ne u kemi dhene Librin, urtesine dhe profetesine. E nese keta nuk u besojne, ne kemi mobilizuar njerez te cilet nuk e mohojne

[90] Ata jane te cilet All-llahu i ka udhezuar, prandaj paso rrugen e tyre. Thuaj: “Une prej jush nuk kerkoj shperblim per kete (Kur’anin), ai eshte vetem keshille e qortim boterave”

[91] Ata nuk e njohin All-llahun si duhet, sepse thone: “Asnje njeriu All-llahu nuk i ka shpallur kurrgje”! Thuaj: “Po kush e zbriti Librin te cilin e solli Musa si drite e udherrefyes njerezve, qe e veni neper flete dhe e tregonin – por shume edhe e fshihnin – dhe keni mesuar cka nuk kini ditur as ju as baballaret tuaj”. Thuaj: “All-llahu”; E pastaj leri ata le te zbaviten me genjeshtrat e tyre

[92] Kurse ky eshte nje Liber, qe e shpallem, i bekuar qe e verteton ate perpara tij dhe qe t’u terheqesh verejtjen Mekkes dhe botes perreth. Edhe ata qe i besojne botes tjeter i besojne atij, dhe kujdesen per ta ruajtur kohen e namazeve te tyre

[93] Kueshte eshte me mizor se ai i cili shpif genjeshtra ndaj All-llahut ose thote: “Me shpallet mua”, e kurrgje nuk i eshte shpallur, ose qe thote: “Edhe une do te shpalle njelloj, ashtu sikur ka shpallur All-llahu”. Eh sikur t’i shohesh mosbesimtaret ne mundimet e vdekjes, kur engjujt t’i shtrijne duart: “Dorezoni shpirterat tuaja!” – Sot do te shperbleheni me denim te poshter sepse thoshit per All-llahun cka nuk eshte e vertete dhe jeni sjelle me arrogance ndaj argumenteve te tij”

[94] Por do te na vini nje nga nje ashtu sic ju kemi krijuar heren e pare, duke i lene pas shpine te mirat qe ju kemi pas dhene. “Ne nuk shohim me ju ndermjetesuesit tuaj qe ia keni bere shoke te barabarte Atij, jane keputur lidhjet ndermjet jush dhe u jane humbur syshe ata ne te cilet ju keni shpresuar”

[95] Me te vertete All-llahu bene qe kokrra dhe berthama te mbije. Nga jo e gjalla nxjerr te gjallen, kurse nga e gjalla bene jo te gjallen. Ai eshte All-llahu, e ju, kah po ia mbani

[96] Ai ben te agoje, dhe naten e ka bere per te pushuar kurse Diellin dhe Henen per te llogaritur kohen. Ajo eshte dispozite e te fuqishmit, te dijshmit

[97] Ai eshte i cili ua ka bere yjte qe me ata te orientoheni ne erresire, ne toke dhe ne det. Ne ua kemi shpallur argumentet tona njerezve qe dine

[98] Ai eshte i cili juve ju krijon vetem prej nje brumi, aty (ne toke) jetoni dhe perjete pushoni. Ne u shpalojme argumentet njerezve qe kuptojne

[99] Ai eshte i cili leshon nga qielli ujin e mandej bejme qe me ane te tij te mbine te gjitha llojet e bimeve dhe prej tij rriten gjelberime, qe bejne kallinj me kokrra plot, kurse nga trupat e pemeve, prej majave te tyre, varet fruti qe eshte lehte te vilet, dhe kopshte me hardhije me ullinj edhe kaca, te ngjashme dhe te ndryshme. Shikoni pra frutet e tyre kur formohen dhe kur piqen. Me te vertete ne kete ka argumente per njerezit qe besojne

[100] Ata ia benin All-llahut shoke te barabarte exhinet, e ata i ka krijuar Ai! I pershkruajne se ka djem dhe vajza pa ditur asgje. Qofte lartesuar Ai edhe shume lart mbi ate cka ia pershkruajne

[101] Ai eshte tfillues i qiejve dhe i tokes! Prej nga te kete femije kur nuk ka bashkeshorte?! Ai krijon cdo send, dhe Ai di cdo send

[102] Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, nuk ka tjeter Zot pervec atij, krijues i cdo sendi; prandaj adhurone ate! Ai perkujdeset per cdo send

[103] Ate nuk mund ta arrijne shikimet, e ai i mberrine shikimet. Ai eshte i mire dhe i informuar

[104] “Nga Zoti juaj kane ardhur argumentet e qarta, e kush i merr parasysh e ka per vete, por kush eshte i verber – eshte ne dem te vetin, dhe une nuk jam rojtari juaj”

[105] Dhe ja, ashtu ne sqarojme argumentet e qe ata te thone: “Ti ke mesuar”! dhe per t’ua sqaruar ate njerezve qe dine

[106] Ti paso ate cka te shpallet nga Zoti yt. Tjeter Zot vec atij nuk ka. Largohuni prej politeisteve

[107] Sikur te kishte dashur All-llahu, nuk do t’i kishin bere shok – nuk ishin bere politeiste – por ne ty nuk te kemi bere rojtar te tyre dhe ti nuk je kujdestar i tyre

[108] Mos i shani ata, te cileve u luten ne vend te All-llahut, se ata do te shajne All-llahun nga armiqesia, duke mos e ditur. Gjithashtu cdo populli ua kemi zbukuruar veprat e tyre. Ata pastaj do t’i kthehen Zotit te vet. Ai do t’i informoje se cka kane punuar

[109] Ata betohen ne All-llahun, me betim te rende, qe nese u vjen ndonje argument, pa dyshim do t’i besojne atij. Thuaj: “Mrekullite jane te All-llahut”! Po prej nga e dini ju se ata, kur t’u vije ai argument, nuk do t’i besojne

[110] Dhe Ne do t’i ndryshojme zemrat e tyre dhe syte (pikepamjet) e tyre, edhe nuk do te besojne sic nuk kane besuar as me pare, dhe se do t’i leme qe ne humbjen e vet te bredhin si te shashtrisur

[111] Edhe sikur t’u kishim derguar engjuj atyre, edhe t’u flisnin te vdekurit, dhe sikur para tyre haptazi te mblidhnin cdo send grumbull – ata prape nuk do te besonin, pervec nese All-llahu do, por shumica sish nuk dine

[112] Ashtu ne cdo profeti i kemi bere nje armik, djaj ne forme njerezish dhe exhinesh, qe njeri-tjetrit t’i mbajne fjalime te bukura mashtruese, por te kishte dashur Zoti yt, nuk do ta kishin bere ate. Prandaj, ti leri ata dhe trillimet e tyre

[113] Qe zemrat e atyre te cilet nuk besojne ne boten tjeter, te jene dashamire te asaj dhe te kenaqura me te, dhe le te bejne mekatet qe kane bere

[114] A te kerkoj tjeter gjykates ne vend te All-llahut, kur Ai eshte qe ua ka shpallur Librin me hollesi? Kurse ata te cileve ne u kemi dhene Librin e dine mire se ai (Kur’ani) eshte i shpallur nga Zoti yt i vertete, andaj kurrsesi mos dysho

[115] Fjalet e Zotit tend plotesohen me sinqeritet dhe drejtesi. Nuk i ndryshon dot kush fjalet e tij. Ai degjon dhe di shume

[116] Ne qofte se ti i nenshtrohesh shumices sish qe jetojne ne toke, ata kane per te larguar nga rruga e All-llahut. Ata pasojne vetem supozimet dhe vetem te paverteta flasin

[117] Pa dyshim Zoti yt i di me se miri ata qe jane te larguar nga rruga e tij dhe Ai i di me se miri te udhezuarit

[118] Prandaj hani ate ne prerjen e se ciles eshte permendur emri i All-llahut, nese u besoni ajeteve te atij

[119] Cka keni qe nuk e hani ate ne prerjen e se ciles eshte permendur emri i All-llahut kur Ai ju ka sqaruar se cka ju ka ndaluar, - pervec nese jeni te shtrenguar. Shumica i shpiejne te tjeret ne humbje sipas epsheve te tyre, pa pasur kurrfare argumenti. Me te vertete Zoti yt i di me se miri ata qe e teprojne

[120] Dhe nga mekatet largohuni haptazi dhe fshehurazi! Ata qe fitojne mekat, me siguri do te shperblehen per ate cka e meritojne

[121] Mos hani ate ne prerjen e se ciles nuk eshte permendur emri i All-llahut, ajo eshte me te vertete mekat! Dhe djajte, me te vertete, i shpiejne argatet e vet qe te konfrontohen me ju, dhe nese ju peruleni para atyre, edhe ju me siguri beheni politeiste

[122] A eshte njelloj ai i cili ka qene i vdekur e ne e kemi ngjallur dhe i kemi dhene drite me te cilen ec per njerez, sikur ai qe ka rene ne erresira prej nga nuk ka te dalur? Ashtu u zbukurohen mosbesimtareve punet qe i bejne

[123] Ne gjithashtu bejme qe ne secilin qytet paria te jene mekatare dhe te thurin kurtha, mirepo ata vetem vetes i bejne kurtha dhe aspak nuk e hetojne

[124] Dhe kur u vjen atyre ndonje argument thone: “Ne nuk besojme deri sa te mos na jipet edhe neve dicka e ngjashme me ate cka u eshte dhene profeteve te All-llahut”. Nderkaq All-llahu e di me se miri se kujt i le profetesine. Atyre qe bejne mekate, me siguri do t’u arrije nga All-llahu poshterim dhe denim i madh per shkak se bejne kurtha

[125] Ate qe do All-llahu ta udhezoje, ia hap zemren e tij per fene islame, kurse ke do ta le ne humbje – zemren e tij ia ben te ngushtuar per se tepermi sikur po ngjitet ne qiell. Ja, ashtu All-llahu u ve peshe te rende atyre qe nuk besojne

[126] Dhe kjo eshte rruga e drejte e Zotit tend. Ne ua kemi sqaruar argumentet njerezve qe pranojne keshillen

[127] Ata te Zoti i tyre kane shtepi te paqes; Ai eshte mbrojtes i tyre per ate cka e punojne

[128] Kurse ate dite kur i tubon te gjithe se bashku: “O bashkesi e exhineve, ju jeni shumuar me teper se njerezit”! O Zoti yne, do te thone njerezit, mbikqyresit e tyre – ne i kemi bere dobi njeri-tjetrit dhe kemi arritur deri ne afatin tone qe na e ke caktuar ti”. Do t’u thote: “Zjarri eshte vendbanimi i juaj, ku do te mbeteni pergjithmone”, ne qofte se All-llahu nuk deshiron ndryshe. Zoti yt eshte, njemend, i urte, i dijshem

[129] Dhe ashtu Ne u japim pushtet disa mizoreve kunder te tjereve, ashtu sic e meritojne

[130] “O bashkesi e exhineve dhe njerezve, a nuk ju kane ardhur juve, nga radhet tuaja, profete qe u kane treguar argumentet e mia, dhe ua kane terhequr verejtjen per ballafaqimin tuaj ne kete dite?” Ata do te thone: “Ne kete e deshmojme ne dem tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kesaj bote dhe deshmojne kunder vetvetes nga se kane qene mosbesimtare

[131] Ashtu eshte, nga se Zoti yt nuk i ka shfarosur fshatrat per ndonje krim, e populli i tyre te mos jete i njoftuar

[132] Per secilin shperblim ka shkallezim nga ajo qe kane punuar, sepse Zoti yt nuk eshte i befasuar nga ajo qe punojne

[133] Zoti yt eshte i pasur dhe plote meshire. Ne qofte se do, juve ju shmang dhe pas jush sjell cka te doje Ai, ashtu sic ju ka formuar juve nga pasardhes te popujve tjere

[134] Ajo qe ju eshte premtuar me te vertete do te vije dhe ju nuk keni kah t’ia mbani

[135] Thuaj: “O populli im, veproni sipas mundesise tuaj, edheune po punoj; do ta merrni vesh edhe ju se ke e pret perfundimi fatlum”. Pa dyshim mosbesimtaret nuk shpetojne

[136] Ata i lene All-llahut, prej asaj qe Ai i krijoi vete, nje pjese te drithit dhe nje pjese te kafsheve dhe thone: “Kjo eshte per All-llahun” sipas bindjes se tyre, “e kjo per shoket (zoterat tone)”. Mirepo, ajo qe u dedikohet zoterave te tyre nuk arrin te All-llahu, ndersa ajo qe eshte per All-llahun u arrin zoterve te tyre. Sa keq e gjykojne ata

[137] Ata, gjithashtu, shume politeisteve ua kane paraqitur si te bukur mbytjen e femijeve te tyre, shoket e tyre, per t’i shkaterruar dhe per t’u maskuarne fene e tyre. Sikur te kishte dashur All-llahu nuk do te benin kete. Prandaj, leri ata dhe ate c’trillojne ata

[138] Ata thone: “Kjo e kjo kafshe, dhe keto e keto bime, jane te kufizuara, mund ta hane vetem ata te cileve ne ua lejojme” – konstatojne ata. Kurse ka edhe kafshe qe jane te ndaluara te perdoren per hypje. Ka kafshe me rastin e therrjes se te cilave ata nuk e permendin emrin e All-llahut, duke trilluar per te genjeshtra. Ai do t’i shperbleje ata per trillimet e tyre

[139] Ata thone: “Ajo qe eshte ne barqet e ketyre kafshe u lejohen vetem meshkujve tane, dhe eshte e ndaluar per grate tona. E ne qofte se deshton (lind i ngordhur) atehre ne kete marrin pjese bashkerisht. All-llahu do t’i shperbleje ata per pershkrimin e tyre, Ai eshte njemend i urte e shume i dijshem

[140] E kane pesuar ata te cilet nga naiviteti, duke mos ditur, i kane mbytur femijet e vet dhe e konsiderojne te ndaluar, ate me cka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kunder All-llahut. Ata kane deshtuar keq dhe nuk jane te udhezuar

[141] Ai eshte i cili ngrit (krijon) kopshte ne lartesi dhe ultesi, edhe hurma e mbjellje me shije te ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, te ngjashme apo te ndryshme; hani frutet e tyre kur te japin frute dhe jepne, diten e te korrurave e vjeljeve, ate te drejte cka u takon te tjereve dhe mos perderdhni, sepse Ai nuk i don perderdhesit

[142] Dhe nga kafshet qe jane per ngarkim edhe per t’u veshur, - hani ate me te cilen All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmet e djallit! Ate e keni njemend armik te perbetuar

[143] Tete cifte: cifte dhensh dhe cifte dhishe. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose ate qe gjendet ne barqet e femrave”? Me informoni me argumente, nese eshte e vertete ajo qe thuani

[144] Edhe cifte devesh dhe lopesh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose ate qe gjendet ne barqet e femrave? A keni qene ju prezent kur ua ka lene kete porosi All-llahu?” E kush eshte, pra, me mizor se ai i cili, pa ditur asgje, trillon genjeshtra per All-llahun, per t’i shpiere njerezit ne humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerezit kriminele

[145] Thuaj: “Une nuk shoh ne kete qe me shpallet mua se dikujt i ndalon tehaje dicka, pervec coftines, ose gjakut te derdhur dhe mishit te derrit”, - ajo eshte me te vertete e ndyte e mekat – ose ajo qe eshte prere ne emer te ndonje zoti tjeter, ne vend te emrit te All-llahut”. Por kush eshte i shtrenguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njemend fal dhe eshte meshireplote

[146] Ebrejve ua kemi ndaluar te gjithe kafshet qe kane thundra, kurse nga lopet dhe dhente vjamin e tyre, pervec atij nga shpina ose nga barku ose atij te perzierit me eshtra. Me kete i kemi denuar per shkak te mosdegjueshmerise se tyre; dhe Ne jemi me te vertete te sinqerte

[147] Por ne qofte se te pergenjeshtrojne, ti thuaj: “Zoti juaj eshte i meshirshem pa mase, por edhe denimi i tij nuk do ta harroje popullin kriminel”

[148] Politeistet do te thone: “Sikur te kishte dashur All-llahu, ne nuk do te ishim bere politeiste, e as baballaret tane, dhe nuk do te kishim ndaluar asnje send”. Mu ashtu kane genjyer edhe ata perpara tyre deri sa e shijuan denimin tone. Thuaj: “A keni ju ndonje argument te na e paraqitni”? Ju vetem per supozimesh mbaheni dhe ju vetem genjeni

[149] Thuaj: “All-llahu ka argument shume te forte e kategorik dhe sikur te donte, do t’iu kishte drejtuar te gjitheve

[150] Thuaj: “Sillni ju ata deshmitare tuaj te cilet do te deshmojne, se kete e ka ndaluar All-llahu”! dhe nese ata e deshmojne ti mos e deshmo dhe mos paso epshet e atyre te cilet argumentet tona i pergenjeshtrojne dhe te cilet nuk besojne ne ate bote, se ata i bejne shok Zotit te vet

[151] Thuaj: “Ejani t’iu lexoj ate cka ju ndalon Zoti juaj”: Atij mos i beni shok aske, me prinedr te silleni mire, mos i mbytni femijet tuaj per shkak te skamjes. – Ne ju ushqejme edhe juve edhe ata – mos perqafoni imoralitetin as haptazi e as fshehurazi, mos e mbytni ate qe e ka ndaluar All-llahu – pa e kerkuar e verteta, e drejta. Ja, keto jane urdherat e Atij, ndoshta mblidhni mendjen

[152] Mos pervetesoni pasurine e bonjakut, por vetem per ta mbrojtur deri sa te arrije pjekurine, ndersa kur matni ne peshoje me liter matni me drejtesi! – Ne aske nuk e ngarkojme pertej mundesive te tij, - dhe kur te flisni, thoni te verteten po edhe nese eshte fjala per te afermit, dhe zbatoni obligimet ndaj All-llahut! Ja, Ai per kete ju urdheron, mbase do ta keni ndermend

[153] A kjo, kjo eshte rruga ime e drejte. Prandaj mbane kete dhe mos pasoni rruge tjera, e te ndaheni nga rruga e tij! Ja, Ai keshtu ju porosite, ndoshta do te frikesoheni

[154] Pastaj i dhame Musaut Librin qe ta plotesojme per ate i cili bene vepra te mira dhe si sqarim per cdo send edhe udhezim e meshire per te besuar se do te dalin para Zotit te tyre

[155] Dhe ky eshte Liber i bekuar qe po e shpallim, prandaj pasone dhe ruajuni mekateve qe te jeni te meshiruar

[156] Te mos thuani: “Libri u eshte shpallur dy grupeve perpara nesh, por ne kemi qene te papergatitur per ta studiuar”

[157] Ose te mos thuani: “Sikur libri te na shpallej neve, me mire se ata do te mbanim rrugen e drejte”. Edhe juve u pat ardhur sqarim nga Zoti juaj, edhe udhezim e meshire. A ka pra me mizor se ai i cili pergenjeshtron argumentet e All-llahut dhe ua kthen shpinen atyre? Ne do t’i shperblejme me denim te tmerrshem ata qe ua kthejne shpinen argumenteve tona per shkak se jane shmangur

[158] A mos presin t’u vijne engjujt, apo Zoti yt (denimi i Zotit), apo t’u vije ndonjefare argumenti nga Zoti yt? Ate dite kur vjen ndonje argument nga Zoti yt, atehere besimi askujt me nuk do t’i beje dobi nese me heret nuk ka besuar, ose nese si besimtar, nuk ka bere ndonje veper te mire. Thuaj: “Pritni se edhe ne po presim”

[159] Ti nuk ke asgje te perbashket me ata te cilet fene e tyre e kane copetuar dhe jane percare ne fraksione. Ceshtja e tyre eshte ne duar te All-llahut. Ai do t’i informoje se cka kane punuar

[160] Kush bene nje veper te mire i ka dhjete sikur ajo, por kush bene veper te keqe do te shperblehet vetem aq sa e ka bere, as atyre nuk do t’u behet padrejtesi

[161] Thuaj: “Mua me ka udhezuar Zoti im ne rruge te drejte, ne fe te qendrueshme, ne fene e Ibrahimit besimplote, ai nuk ka qene politeist”

[162] thuaj: “E namazi im dhe tradita ime, jeta ime, dhe vdekja ime jane njemend per All-llahun, Zoti i tere boterave

[163] i cili nuk ka shok. Ashtu jam i urdheruar dhe une jam musliman i pare”

[164] Thuaj: “A te marre tjeter pervec All-llahut per Zot, kur Ai eshte Zot i cdo sendi? Cdo send qe ben dikush ia bene vetit, dhe asnje mekatar nuk do te barte barren e tjeterkujt. Ne fund, Zotit tuaj do t’i ktheheni dhe Ai do t’iu informoje per konfrontimet tuaja

[165] Ai eshte i cili bene qe ne toke te nderroni njeri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga te tjeret, sipas pozitave, per t’iu sprovuar ne ate cka ju jep. Zoti yt, njemend, eshte i shpejte ne denim, por Ai, me te vertete, edhe fal dhe eshte meshireplote

Al-A'raf (Vendet e larta)

Surah 7

[1] Alif Lam Mim Sad

[2] Ty te eshte shpallur nje Liber dhe le te mos vije rende ne kraherorin tend qe te qortosh me te se ai eshte mesim per besimtaret

[3] Pasoni ate qe ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, ne vend te tij, ndonje tjeter si mbrojtes! Fare pak merrni vesh

[4] Sa e sa vendbanime i kemi shkaterruar dhe i ka zene denimi yne naten (duke fjetur) ose diten (duke pushuar)

[5] Dhe kur i godiste denimi yne, kelthitja e tyre ishte vetem kjo: “ne me te vertete kemi qene mizore”

[6] Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata te cileve u jane derguar profete, por me siguri do t’i pyesim edhe profetet

[7] Dhe do t’ua rrefejme, hiq pa dyshim, me dije te sigurte, sepse ne nuk kemi qene jasht rrjedhes se ngjarjeve

[8] Ate dite matja do te jete e drejte: Kujt i rendon peshoja, ata jane te shpetuar

[9] Dhe kush e ka te lehte peshojen, ata jane te cilet kane shkaterruar veten ngase ndaj argumenteve tona kane qene mosbesimtare

[10] Ne ju kemi vendosur ne toke dhe aty ju kemi dhene gjithcka eshte e nevojshme per jete. Por ju farepak jeni mirenjohes

[11] Ne ju krijuam e pastaj ju dhame formen, e pastaj u thame engjujve: “Peruluni Ademit”! dhe ata u perulen, pervec Iblisit. Ai nuk ishte nga ata qe iu perulen

[12] C’te pengoi ty qe nuk u perule kur te urdherova? – i tha Ai. “Une jam me i mire se ai” – u pergjegj – “mua me krijove nga zjarri e ate nga balta”

[13] “Atehere pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk te ka hije qe ketu te tregosh mendjemadhesi; dil, ti je, me te vertete, nga te nencmuarit!”

[14] “Me jep afat” – tha, - deri ne diten kur te ringjallen!”

[15] “Ani, po te jap afat”, - i tha Ai

[16] “Per ate qe me ke bere te humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjeter rrugen tende te drejte, do t’u jap teposhtzen

[17] Pastaj do t’u afrohem nga ana e perparme dhe sprapme, nga ana e djathte dhe e majte, dhe shumicen sish nuk do t’i kesh mirenjohes”

[18] “Dil prej atyhit” – i tha, - i poshteruar dhe i urrejtur! Pamedyshje do ta mbush xhehennemin me te tille te cilet vijne pas teje dhe me ju se bashku

[19] Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni ne xhennet dhe hani ku te doni, por ketij druri mos iu afroni e te beheni mekatare”

[20] Dhe djalli filloi t’u beje lajka qe t’ua zbuloje vendet e turpshme, qe i kane pasur te mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj kete per asgje tjeter vetem se qe te mos beheni ju te dy engjuj te pavdekshem”

[21] Dhe iu perbetua: “Une jam, me te vertete, keshilltari juaj”

[22] Dhe me tradheti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemen, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme te tyre, ndaj ata filluan te mbulohen me gjethe te xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar ate peme? Madje ju pata thene: “Ju te dy me te vertete djallin e keni armik te hapet”

[23] “O Zoti yne – thane ata dy – beme mekat ndaj vetes, dhe nese Ti nuk na e fal dhe nuk na meshiron, ne me siguri do te jemi te humbur”

[24] “Humbni”! – u tha Ai, - “do te jeni armik i njeri-tjetrit. Do te vendoseni ne toke dhe do te kenaqeni per nje kohe”

[25] Aty, - u tha, - “do te jetoni, aty do te vdisni dhe prej andej do te ringjalleni”

[26] O bijt e Ademit! Ju kemi dhene rrobe qe te mbuloni vendet tuaja te turpshme edhe veshje per zbukurim, mirepo rrobet e devotshmerise jane me te mirat. Ato jane disa argumente te All-llahut qe ndoshta te mbledhni mend

[27] O bijt e Ademit! Te mos u mashtroje assesi djalli sic i nxori nga xheneti prinderit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet qe t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatet e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bere djajte miq te atyre qe nuk besojne

[28] Dhe kur bejne amoralitet thone: “I kemi gjetur te paret tane ne keso veprash, por edhe All-llahu na ka urdheruar keshtu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdheron amoralitet. A po flisni per All-llahun ate qe nuk dini?”

[29] Thuaj: “Zoti im urdheron drejtesi. Drejtohuni vetem Atij; ne secilen xhami qe jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fene! Ashtu sic ju ka krijuar, ashtu edhe do te ktheheni tek Ai

[30] Nje pale i drejton ne rruge te drejte, kurse nje pale tjeter meritojne humbjen, sepse ata ne vend te All-llahut i merrnin djajte per mbrojtes dhe mendojne se jane te udhezuar ne rruge te drejte

[31] O bijt e Ademit, kur te shkoni ne xhami vishuni bukur dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njemend, nuk i do ata qe e teprojne

[32] Thuaj: “Kush i ka ndaluar stolite e All-llahut dhe ushqimet e mira, te cilat Ai i ka bere per roberit e vet?” Thuaj: Keto jane posacerisht per besimtaret, te cilet ne kete bote e kane besuar diten e kijametit”. Ja, ashtu ne ua shpjegojme argumentet njerezve qe dine

[33] Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, edhe mekatet, edhe shtypjen pa te drejte, dhe qe All-llahut t’i beni shok, per te cilen gje nuk ju ka shpallur kurrfare argumenti, dhe qe per All-llahun te flisni ate cka nuk e dini”

[34] Secili popull ka fundin e vet dhe kur i vjen fundi i tij, nuk do te shtyhet per asnje moment e as nuk do te shpejtohet

[35] O bijt e Ademit! Do t’ju vijne me siguri profete nga mesi i juaj te cilet do t’ju rrefejne argumentet e mia, prandaj, per ata te cilet frikesohen dhe bejne vepra te mira nuk ka frike e as pikellim

[36] Kurse ata qe pergenjeshtrojne argumentet tona dhe sillen me arrogance ndaj tyre, ata jane banore te zjarrit; ata do te mbesin aty pergjithmone

[37] Po kush eshte me mizor se ai i cili shpif genjeshtra ndaj All-llahut ose i pergenjeshtron ajetet e Tij? Ata do te fitojne krejt cka u takon, deri sa qe kur u vijne te deleguarit Tane t’u marrin shpirterat, u thone: “Po ku jane ata te cileve u jeni lutur ne vend te All-llahut”? Do te thone: “U zhduken, iken prej nesh”, dhe vete kunder vetes deshmojne se njemend kane qene mosbesimtare

[38] Hyni, u thote Ai, ne xhehennem me popujt, me exhinet dhe njerezit te cilet kane qene dhe kane shkuar para jush! Sa here qe do te hyje nje popull do ta mallkoje ate tjetrin, derisa te mblidhen te gjithe aty, e atehere do t’u thone atyre te pareve te tyre: “O Zoti yne! Keta neve na kane shpjere ne humbje, prandaj jepu atyre denim te shumfisht ne zjarr”! Per te gjithe eshte i shumfishte, - u thote Ai, - “por ju nuk e dini”

[39] Kurse ata te paret do t’ju thone atyre tjereve: “Po ju nuk keni asnje perparesi ndaj nesh!” Prandaj shijone denimin sic e keni merituar

[40] Ata te cilet pergenjeshtrojne argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogance, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do te hyjne ne xhennet deri sa te pershkohet deveja neper bire te gjilperes. Ja, ashtu ne i shperbljeme mekataret

[41] Ata do te kene shtroje dhe mbuloje te xhehennemit. Ja, ashtu ne i shperblejme mizoret

[42] Kurse ata qe besojne dhe bejne vepra te mira – Ne aske nuk e ngarkojme me shume se sa ka mundesi – ata jane banore te xhennetit. Aty do te rrine pergjithmone

[43] Do t’ua heqim nga kraharoret e tyre cka kane te keqe. Para atyre do te rrjedhin lumenj dhe do te thone: “Qofte lartesuar All-llahu, i cili na ka udhezuar ne kete; ne nuk do te ishim te udhezuar sikur All-llahu te mos na kishte udhezuar. Profetet e Zotit tone me te vertete kane sjelle te verteten, “dhe atyre do t’u therritet: Ai eshte xhenneti qe e keni fituar me vepra qe i keni bere

[44] Dhe banoret e xhennetit do te therrasin banoret e zjarrit: “Ne e gjetem se eshte e vertete ajo qe na ka premtuar Zoti yne, a e keni zbuluar edhe ju se eshte e vertete ajo qe ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do te thone. Por nje lajmetar ndermjet tyre, do te therrase: “Mallkimi i All-llahut eshte mbi mizoret

[45] Te cilet jane larguar nga rruga e All-llahut dhe jane perpjekur ta shtremberojne, se ata nuk i besojne botes tjeter”

[46] Ndermjet atyre dy paleve ka nje perde, kurse ne fortifikate njerez te cilet do ta njohin secilin sipas shenjes se vet, dhe do t’u therrasin banoreve te xhennetit “Selamun alejkum”, ndersa ata akoma nuk kane hyre aty, dhe do te lakmojne

[47] E kur ta kthejne shikimin kah banoret e xhehennemit, do te therrasin: “O Zoti yne, mos na ben neve te jemi bashke me njerezit mizore

[48] Banoret e Fortifikates do t’i therrasin njerezit, te cilet do t’i njohin sipas karakteristikave te tyre, dhe do t’u thone: “Nuk u beri kurrfare dobie tubimi juaj e as mendjemadhesia”

[49] A jane keta per te cilet keni bere be se nuk do t’i mberrije meshire e All-llahut”? Hyni ne xhenet, per ju nuk ka frike dhe ju mos u brengosni fare!”

[50] Kurse banoret e zjarrit do te therrasin banoret e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak uje ose dicka prej asaj me cka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do te thone: “All-llahu i ka ndaluar keta per mosbesimtaret”

[51] Te cilet i pat mashtruar jeta ne toke dhe fene e tyre e kane pasur si loje dhe zbavitje. Sot ne, per shkak se i kane mohuar argumentet tona, do t’i harrojme ata sic e kane pase harruar ata ballafaqimin me kete dite te tyre”

[52] Kurse Ne ketyre u kemi sjelle Liber te cilin e kemi sqaruar me mjeshteri te madhe, qe te jete udherrefyes e meshire per popullin qe beson

[53] A presin ata aplikimin e tij? Ate dite kur te vihet ne zbatim ai, ata te cilet me pare e paten mohuar do te thone: “Te verteten e kane sjelle profetet e Zotit tone! A keni ndonje nedrmjetes te angazhohet per ne ose te kthehemi e te punojme ndryshe nga ajo qe kemi punuar”. Ata e kane shkaterruar vetveten dhe i kane humbur edhe ata qe i kane trilluar

[54] Pa dyshim Zoti juaj eshte All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite e pastaj ka mbizoteruar me gjithesine. Ai me naten e mbulon diten, qe e percjell hap per hap, edhe Dielli dhe Hena, edhe yjte i nenshtrohen urdherit te Tij. Kujdes! Vetem Ai krijon dhe urdheron. Qofte bekuar All-llahu, Zot i boterave

[55] Lutjuni Zotit tuaj me perulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata te cilet e teprojne

[56] Dhe mos beni turbullira ne toke, pasi qe ne te eshte vene rregull, dhe Atij lutjuni me frike dhe deshire te madhe. Meshira e All-llahut eshte me te vertete afer mireberesve

[57] Ai eshte i cili dergon ererat si pergezues te meshire se vete; kurse ata kur i nisin ne levizje rete e renda ne i shpiejme kah ndonje vend i vdekur dhe atje leshojme shiun, e me te bejme qe te rriten frute te llojllojshme. Ashtu do te ngjallim edhe te vdekurit, mbase do te mblidhni mendjen

[58] Ne vende te mira rriten bime me vullnetin e Zotit te vet, kurse ne ato qe s’jane te mira mezi rritet dicka. Ja, ashtu Ne u shpalojme argumentet tona njerezve qe jane mirenjohes

[59] Ne e patem derguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij! Une me te vertete i frikesohem denimit tuaj te Dites se madhe!”

[60] Por kryeparet e popullit te tij i thane: “Ne konsiderojme se ti je ne humbje te qarte”

[61] “O populli im!” – u tha ai, - “une nuk jame ne humbje, por une jam Profet i Zotit te boterave

[62] Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju keshilloj, dhe une nga All-llahu di ate qe ju nuk e dini

[63] A ju vjen cudi qe keshilla nga Zoti juaj ju vjen me ane te nje njeriu nga mesi juaj qe t’ju terheqe verejtjen ne menyre qe te ruheni dhe ndoshta do te jeni te meshiruar?”

[64] Por, ata e pergenjeshtruan, prandaj e shpetuan ate edhe ata te cilet ishin me te ne anije, kurse ata te cilet i pergenjeshtruan argumentet tona, i permbytem. Ata njemend kane qene popull i verber

[65] Kurse Adit – vellaun e tyre Hudin, “O populli im”, - u tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, a nuk keni frike?”

[66] Kryeparet e popullit te tij te cilet nuk besuan i thane: “Ne konsiderojme se ti je me te vertete i marre dhe mendojme se ti je pernjemend rrenacak”

[67] “O populli im!” – tha ai, - nuk jam une i marre, por jam profet i Zotit te boterave

[68] Ju komunikoj traktatet e Zotit tim dhe une per ju jam keshilltar besnik

[69] A ju vjen cudi qe keshilla nga Zoti juaj ju vjen me ane te nje njeriu nga mesi juaj qe t’iu terheqe verejtjen? Kujtohuni se ai juve ju beri mekembes pas popullit te Nuhit dhe ju shtoi forcen fizike. Kujtoni, pra dhuntite e All-llahut per te arritur shpetimin

[70] Ata i thane: “A na ke ardhur qe t’i falemi vetem All-llahut, e t’i leme ata te cileve u jane falur te paret tane?” Hajde le te na godasi ajo me cka po na kercenohesh, nese je i sinqerte!”

[71] “Juve ju ka gjetur denimi dhe hidherimi i Zotit tuaj” – u tha ai. “A me mua po polemizoni me dofare emrash me te cilet i keni emeruar ju vete dhe te paret tuaj, per te cilet All-llahu kurrfare argumenti nuk ka shpallur? Pritni pra, se edhe une po pres me ju!”

[72] Dhe ne me meshiren tone e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te, kurse i shfarosem, deri te i fundit, ata te cilet nuk ishin besimtare dhe i pergenjeshtruan argumentet tona

[73] Ndersa Themudit – vellaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut eshte argument per ju. Leshone le te kullose ne toke te All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas denim i padurueshem

[74] Dhe perkujtone se u ka bere trashegimtare te Adit dhe Ai u ka vendosur ne toke, neper rrafshinat e se ciles beni pallate kurse neper male keni kurdisur shtepi. Mendoni, pra, dhuntite e All-llahut dhe mos beni keq ne toke duke bere crregullime!”

[75] Kryeparet e popullit te tij, ata qe bene mendjemadhesi, u thane atyre te dobteve nga mesi i tyre te cilet besuan: “A e pranoni ju se Salihu eshte i derguar nga Zoti i vet?” Ata thane: “Ne i besojme me te vertete tere asaj qe eshte derguar me ane te tij”

[76] E ata te cilet ishin mendjemedhenj thane: “Ne pra, e mohojme vendosmerisht ate qe besoni ju”

[77] Dhe e therren deven duke mos e perfilluar urdherin e Zotit te tyre, po thane: “O Salih, bere le te na godase ajo me cka po na kercenohesh, nese je ti i derguar!”

[78] I perfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata ne mengjes u gjeten te vdekur ne shtepite e tyre

[79] Kurse ai ishte larguar prej tyre dhe u tha: “O popull! Ju kam pas komunikuar traktatin e Zotit tim dhe ju keshillova, por ju nuk i doni keshilluesit”

[80] Edhe Lutin, qe i tha popullit te vet: “Perse beni amoralitet qe nuk e ka bere askush ne bote para jush

[81] Ju i qaseni meshkujve me epsh, ne vend te femrave. Po ju jeni popull qe e teproni

[82] Kurse pergjegja e popullit te tij ishte: Perzini ata nga qyteti juaj! Ata jane njerez qe ruhen shume

[83] Dhe ne e shpetuam ate dhe familjen e tij, pervec gruas se tij. Ajo ishte nga ata te humburit

[84] Dhe atyre u leshuam nje shi dhe vetem shiko si perfunduan amoralistet mizore

[85] Dhe ne Medjen – vellaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij! Ju ka ardhur argument i qarte nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me liter dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerezve sendet e tyre, dhe mos e crregulloni rendin ne toke pasi qe ne te eshte vene rendi. Ajo eshte me mire per ju nese besoni

[86] Dhe mos veni prita ne secilen rruge, te kercenoheni dhe te shmangni nga rruga e All-llahut, ata te cilet i besojne Atij, dhe te perpiqeni ta shtremberoni. Dhe perkujtone kur ishit pak dhe Ai ju beri shume dhe shikoni si kane perfunduar ngatrrestaret

[87] Nese disa prej jush besojne ne ate qe eshte derguar me anen time, kurse nje grup tjeter nuk besuan, kini durim deri sa te na gjykoje All-llahu, sepse Ai eshte gjykatesi me i mire

[88] Kryeparet e popullit te tij, te cilet ishin mendjemedhenj, thane: “O Shuajb! Ne gjithsesi do te perzeme nga qyteti yne ty edhe ata qe besuan me ty, ose pa tjeter do te ktheheni ne fene tone”, “A edhe perkunder deshires tone?” – tha ai

[89] “Do te kishim shpifur genjeshter ndaj All-llahut sikur te ktheheshim ne fene tuaj, pasi qe na pat shpetuar All-llahut prej asaj. Ne nuk mund te kthehemi ne te, pa dashur All-llahu, Zoti yne, sepse Zoti yne ngerthen me dijeni te Tij cdo send, ne jemi mbeshtetur te All-llahu. O Zoti yne! Ti vendos ndermjet nesh dhe popullit tone me drejtesi. Ti je gjyqtari me i drejte!”

[90] Kurse kryeparet e popullit te tij, ata te cilet nuk kane besuar, thane: “Nese shkoni pas Shuajbit, ju atehere pa dyshim jeni te humbur”

[91] Dhe i goditi dridhje e forte dhe ne mengjes u gjeten kercuj ne shtepite e veta

[92] Ata qe e kane konsideruar Shuajbin rrenacak, sikur asnjehere nuk jetuan me te, - dhe ata qe e pergenjeshtruan Shuajbin, ata kane qene te humbur

[93] Prandaj, ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Ju kam komunikuar traktatet e Zotit tim dhe ju kam keshilluar, e si te vuaj per popullin mosbesimtar?”

[94] Dhe asnje ferrefyes nuk e kemi derguar ne ndonje qytet e banoret e tij te mos i kemi denuar me skamje e semundje ne menyre qe te perulen

[95] Pastaj e zevendesonim te keqen me miresi derisa te perparojne dhe te thone: “Edhe baballaret tane jane sprovuar me pikellime edhe gezime”, - e pastaj ata i grabitem papritmas dhe aspak nuk e hetuan

[96] Dhe sikur te kishin besuar banoret e fshatrave dhe te ishin ruajtur, Ne atyre do t’u kishim derguar bekime nga qielli edhe nga toka, por ata kane pergenjeshtruar andaj i kemi goditur me dicka qe e kane merituar

[97] Ata jane banoret e fshatrave te sigurt se nuk do t’i godite denimi im deri sa ata flejne naten

[98] Ose, a jane banoret e fshatrave te sigurt se nuk do t’i gjeje denimi yne ne diten deri sa ata luajne

[99] A jane ata te sigurt ne kurthen e All-llahut? Kurthen e All-llahut e kane te siguruar vetem njerezit e humbur

[100] Ata te cilet trashegojne token e banoreve te saj te meparshem, a nuk i con ne rruge te drejte fakti se po te duam ata i godisim me gabimet e tyre dhe zemrat e tyre i vulosim, e ata nuk do te degjojne

[101] Lidhur me ato fshatra po t’i rrefejme ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetet e vet u kane sjelle argumente te qarta, por ata nuk kane dashur te besojne ne ate qe e paten pergenjeshtruar me pare. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtareve

[102] Kurse ne e kemi ditur se shumica e tyre nuk e mbajne besen, dhe e kemi ditur se shumica, njemend, jane gabimtare

[103] Pastaj pas atyre, ia kemi derguar Faraonit dhe parise se tij, Musaun me argumentet tona, por ata ketij i bene krime, e ti shikoi si kane perfunduar ngatrrestaret

[104] Dhe Musa tha: “O Faraon, une jam Profet i Zotit te boterave

[105] Kam detyre te them vetem te verteten per All-llahun. Ju kam sjell argumente te qarta nga Zoti juaj, leri pra le te vijne me mua izraelitet!”

[106] “Nese ke sjelle argument”, - i tha (faraoni) – “tregoje nese flet te verteten!”

[107] Dhe ai e leshoi shkopin e vet – kur ai, ja, gjarper i vertete

[108] dhe nxorri doren e vet – e ajo krejt e bardhe per te pranishmit

[109] Kryeparia e popullit te Faraonit thane: “Ky vertete eshte magjitar i zhdervjellte

[110] Deshiron t’ju nxjerre nga toka e juaj. Cka thuani ju

[111] “Vonoje ate dhe velaun e tij, - i thane, - dhe dergo ne qytet ata qe do t’i tubojne

[112] Dhe po t’i sjellin ty tere magjistaret e zhdervjellte”

[113] dhe i erdhen Faraonit magjistaret dhe i thane: “Nese dalim ngadhnjimtare a do te kemi njemend shperblim

[114] “Po”, - u tha ai, - “dhe me te vertete do t’u keme te afert”

[115] “O Musa”, - i thane, - a do t’i leshosh ti apo t’i leshojme ne?”

[116] “Leshoni ju!” – u tha ai. Dhe kur i leshuan i magjepsen syte e njerezve dhe shume i frikesuan, sepse u shfaqen magji te medha

[117] Kurse ne i komunikuam Musaut: “Leshoje shkopin tend!” dhe ai menjehere i perbiu te gjitha ato genjeshtra

[118] Dhe doli ne shesh e verteta kurse ajo qe kishin bere ata u prish

[119] Dhe ata u munden aty dhe mbeten te poshteruar

[120] Kurse magjistaret rane ne sexhde

[121] “Ne i besojme Zotit te boterave, thane

[122] Zotit te Musaut dhe Harunit!”

[123] “A t’i besoni para se t’u jap une leje”, u tha Faraoni. “Kjo eshte me te vertete kurthe qe keni kurdisur ne qytet per te perzene prej andej banoret e tij, por do ta shihni

[124] Do t’ua kepus, pa dyshim, duart dhe kembet terthorazi, e pastaj do t’iu gozhdoj te tereve”

[125] Ata i thane: “Ne me te vertete i drejtohemi Zotit tone

[126] E ti neve na hakmirresh vetem pse i besuam argumenteve te Zotit tone, qe na erdhen. O Zoti yne, na ben te forte dhe te vdesim me durim e si besimtare!”

[127] Kurse kryeparet e popullit te Faraonit thane: “A do ta lesh Musaun dhe popullin e tij te bejne turbullira ne toke dhe te lene ty dhe zoterat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemte e tyre, kurse femrat do t’ua leme te jetojne. Ne me te vertete jemi sundues te atyre”

[128] Musa i tha popullit te vet: “Kerkoni ndihme prej All-llahut dhe jini te durueshem! Toka eshte me siguri e All-llahut. Ai ua le ne trashigim kujt te doje nga roberit e vet; kurse e ardhmja eshte e atyre qe ruhen”

[129] “Kemi qene te maltretuar, - thane ata, - para se te vije ti, por edhe aps ardhjes tende”. Ndersa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkaterroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lere mekembes te tyre ne toke, per te pare se si do te veproni”

[130] Dhe familjen e Faraonit ne e denuam me vite urie dhe joplleshmerie. Ndoshta po mbledhin mend

[131] Dhe kur u vjen mire atyre thone: “Kete e kemi merituar”, por kur i godit ndonje e keqe, fajsonin Musaun dhe ata qe ishin me te. Por jo! E keqja e tyre eshte nga All-llahu, por shumica e tyre nuk e dine

[132] Dhe thone: “Cfaredo argumenti qe te na sjellesh per te na magjepsur me te, ne ty nuk do te besojme!”

[133] Prandaj ne atyre u leshuam permbytjen, edhe karkalecat, edhe rricnen, edhe bretkosat, edhe gja; argumente te qarta, por ata bene mendjemadhesi; kane qene popull mekatare

[134] Dhe kur i goditi i papritura, thane: “O Musa, lute per ne Zotin tend – ashtu sic ta ka dhene besen ty. Nese na liron nga kjo e keqe, ne patjeter do te besojme ty dhe padyshim do t’i dergojme me ty izraelitet”

[135] Por kur i cliruam nga ajo e keqe – per nje afat te caktuar qe do te arrijne – ata nuk e mbajten fjalen

[136] Prandaj ne i denuam dhe i permbytem ne det, sepse i pergenjeshtruan ajetet tona dhe ishin indiferente ndaj tyre

[137] Kurse popullin e shtypur e beme trashigimtar te aneve lindore dhe perendimore, te tokes qe e kemi bekuar, dhe u plotesua fjala e mire e Zotit tend ndaj izraeliteve, per shkak se paten durim, dhe e beme rrafsh me toke ate cka e kishte ndertuar dhe ishte kujdesur Faraoni dhe populli i tij

[138] Dhe ne i transferuam izraelitet pertej detit, dhe erdhen te nje popull qe adhuronte idolet e veta. “O Musa, - i thane, - na e ben edhe ti neve nje Zot sic kane edhe ata zoter!” Ai, u tha: “Ju njemend jeni popull injorant”

[139] Pamedyshje kjo qe adhurojne keta do te shkaterrohet dhe cka po bejne ata nuk ka kurrfare vlere

[140] A ne vend te All-llahut t’u gjej tjeter Zot, e Ai ju ka dalluar nga te tjeret

[141] Dhe pasi qe u shpetuam nga familja e Faraonit, te cilet ju venin ne mundime te renda: ua mbysnin djemte tuaj dhe femrat ua linin ne jete. Ne kete ka qene nje sprove e rende nga ana e Zotit tuaj te madherishem

[142] Ne i kemi caktuar Musaut tridhjete nete dhe kete e plotesuam edhe me dhjete, andaj koha qe caktoi Zoti i tij (per takim qe t’i jape Tevratin) u plotesua, dyzet nete. Dhe Musau i pat thene vellaut te vet Harunit: “Me zevendeso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rruget e ngatrrestareve!”

[143] Dhe kur na erdh Musa ne kohen e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu te te shoh!” “Nuk mundesh te me shohish”, - i tha, - por shikoje kodren, e nese ajo mbetet ne vendin e vet, do te me shohesh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodres, e beri rrafsh me toke, ndersa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi ne vete tha: “Ty te lartesoj! Te pendohem. Une jam besimtari i pare!”

[144] “O Musa, - i tha Ai, - une ty te kam zgjedhur nga njerezit tjere me komunikimin tim dhe me fjalen time. Prandaj merre ate cka ta jap dhe jij mirenjohes!”

[145] Dhe ne atij ia shkruam keshillen per cdo send ne pllaka edhe sqarime per cdo send. Pranoi ato bindshem dhe urdheroje popullin tend te marrin ate qe eshte me e mire!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtareve

[146] Do t’i largoj nga argumentet e mia ata te cilet bejne mendjemadhesi ne toke pa kurrfare arsyeje. Edhe pse i shohin tere argumentet – nuk u besojne, edhe pse e shohin rrugen e drejte – nuk e pranojne si rruge te drejte, po nese shohin rruge pa krye ate e marrin per rruge. Kjo behet per shkak se kane pergenjeshtruar argumentet tona dhe kane qene indiferente ndaj atyre

[147] Kurse ata te cilet i pergenjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin ne boten tjeter, vepra e tyre jane shkaterruar. A po shperblehen ndryshe, pervec se si kane punuar

[148] dhe populli i Musaut, pasi shkoi ai, pranoi nje vic (per idol) nga stolite e tyre, nje figure qe pelliste. A nuk kane pare se ai nuk u flet dhe se nuk i perudh ne rruge te drejte? E pranuan ate dhe bene gabim, mizori

[149] Dhe kur e kuptuan gabimin dhe e pane se kane humbur, thane: “Nese Zoti yne nuk na fal dhe nuk na meshiron, ne me te vertete do te jemi te humbur”

[150] Dhe kur u kthye Musa te populli i vet, i hidheruar dhe i pikelluar, tha: “Po shume keq jeni sjelle pasi shkova une! A deshet ta shpejtoni urdherin e Zotit tuaj?” – dhe i hudhi pllakat, kurse vellaun e vet e kapi per flokesh dhe e terhoqi kah vetja. “O bir i nenes time!, - i tha, (harunit) populli me ka pare te dobet dhe perpak desh me mbyten; mos ben te me hakmirren armiqte dhe mos me konsidero prej atyre qe kane bere mizori”

[151] “O Zoti im!, - u lut Musa, - me fal mua dhe vellaun tim dhe na prano ne emshiren Tende, Ti je me i meshirshmi i te meshirshmeve!”

[152] Ata te ciletpaten pranuar vicin do t’i arrije njemend hidherimi i Zotit te tyre edhe poshterimi i kesaj bote. Ashtu ne i shperblejme shpifsat

[153] Kurse ata te cilet bejne vepra te keqia e pastaj jane penduar dhe besojne, Zoti yt, pas kesaj, me siguri fal dhe eshte meshireplote

[154] Dhe kur i kaloi Musaut hidherimi, ai mori pllakat ne tekstin e te cilave ishte udhezimi dhe meshira per ata te cilet i frikesohen hidherimit te Zotit te tyre

[155] Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjete vete per vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, te kishe dashur ti ke mund t’i zhdukesh ata edhe mua qysh me pare. A te na zhdukesh per shkak te veprimit te disa t marreve nga mesi yne? Ajo eshte vetem sprove jotja me te cilen Ti cilindo e le ne humbje, e cilindo e udhezon ne rruge te drejte. Ti je Zoti yne, andaj na fal dhe na meshiro, sepse ti fal me se shumti

[156] Dhe na jep miresi ne kete bote, edhe ne boten tjeter, - ne, me te vertete jemi kthyer kah ti”. “Me denimin tim une denoj cilin te dua, - tha ai – kurse meshira ime ngerthen cdo send. Do t’ua jap atyre te cilet shmangen prej mekatesh dhe japin zeqate, dhe atyre te cilet besojne ne argumentet tona

[157] Ata qe pasojne Profetin, ferrefyes analfabet, te cilin e gjejne te paralajmeruar ne librat e veta, ne Tevrat dhe Inxhil, qe prej atyre kerkon te bejne vepra te mira dhe i pengon nga te pamirat, i cili u lejon ushqime te mira dhe u ndalon te keqiat, dhe i cliron nga barrat e veshtiresite qe kane pasur. Prandaj ata qe i besojne atij, te cilet do ta perkrahin dhe ndihmojne dhe pasojne driten e derguar me ane te tij, ata, s’ka dyshim, jane te shpetuar

[158] Thuaj: “O njerez, une per te gjithe ju, jam Profet i All-llahut. Pushteti i Tij eshte edhe ne qiej edhe ne toke. Nuk ka tjeter Zot pervec Atij. Ai ju vdes dheju ngjalle, prandaj besoni ne All-llahun dhe Profetin e tij, ferrefyes analfabet, i cili beson ne All-llahun dhe fjalet e tij; pasone ate qe te jeni ne rruge te drejte!”

[159] Nga populli i Musaut ka nje grup njerezish te cilet udhezojne ne rruge te drejte dhe ate e zbatojne me drejtesi

[160] Edhe ne i shperndame ne dymbedhjete fise, dhe Musaut, kur i kerkoi populli i tij uje, i kumtuam: “Meshoi gurit me shkopin tend!” dhe prej aty shperthyen dymbedhjete burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do te pije. Kurse ne i beme hije prej reve dhe u dhame fellenza dhe mena (lloj lengu i embel). Hani gjerat e mira me te cilat ju furnizojme!” Ata nuk na kane bere neve padrejtesi, ata vetvetes i kane bere padrejtesi

[161] Dhe kur iu tha: “Vendosuni ne kete fshat dhe hani prej nga te duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe ne dere hyni me perulje, - do t’ua falim mekatet tuaja. Edhe punemireve do t’ua shtojme”

[162] Pastaj, ata te padrejtet, nder ata, i nderruan fjalet me tjera fjale, nga ata qe u ishin thene. Edhe ne mbi ata kemi zbritur denimin nga qielli per shkak se gjithmone kane qene te padrejte

[163] Dhe pyeti ata per fshatin qe gjendej buze detit kur e thyen dispoziten per te shtunden, kur peshqit, para syve te tyre, u vinin deri sa e festonin te shtunden, dhe kur nuk e festonin me, ata nuk u vinin me. Ja, ashtu i kemi vene ne sprove per shkak se gjithmone kane gabuar

[164] Dhe kur nje grup prej tyre i thane: “Pse keshilloni nje popull te cilin All-llahu do ta shkaterroje ose do ta denoje me mundime te renda”? Ata u pergjigjen: “Per t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do te shmangen pak prej mekateve”

[165] Dhe kur e harruan ate me cka ishn te qortuar, ne i shpetuam ata te cilet pengonin nga veprat e keqia, kurse me denim te rende i perfshime mekataret, per shkak se gjithmone kane qene mbrapshtane

[166] Dhe pasi qe ata me ngulm refuzuan te heqin dore nga ajo qe u ndalohet, Ne u thame: “Behuni majmune te percmuar!”

[167] Dhe Zoti yt njoftoi se deri ne diten e kijametit do te leshojme pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp ne menyre me te keqe. Zoti yt eshte, me te vertete, i shpejte ne denim, por Ai edhe fal shume dhe eshte meshireplote

[168] Dhe ne ata i kemi shperndare neper toke si popuj: ka te mire, por ka edhe qe nuk jane te mire; dhe ne i kemi sprovuar me te mira edhe me te keqia, ndoshta vijne ne veti

[169] dhe pas tyre kane mbetur brezni qe kane trasheguar Librin. Blenin gjera te pavlefshme te kesaj bote te ulte dhe thoshin: “Do te na falet!” Po ne qofte se prape u vjene n’doresh dicka e tille, do ta benin. A nuk eshte marre prej tyre besa ne Liber – se nuk do te thone per All-llahun asgje pervec te vertetes dhe kane lexuar se cka ka aty – mirepo bota e ardhshme eshte me e mire per ata qe ruhen. A nuk mbledhin mendjen

[170] Ndersa ata te cilet bindshem i permbahen Librit dhe qe falin namazin, ne njemend nuk ua humbim shperblimin punemireve

[171] Dhe kur e ngritem kodren sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do te bie mbi ta “Pranone me vendosmeri ate qe ju kemi dhene dhe kini ndermend cka ka aty, qe te jeni te devotshem!”

[172] dhe kur Zoti yt nga kryqet e te bijve te Admeit nxorri pasardhesit e tyre dhe kerkoi prej tyre te deshmojne kunder vetes: “A nuk jam une Zoti juaj?” “Po, si jo, - thane ata, - ne deshmojme” qe te mos thuani ne diten e kijametit “Ne kemi qene indiferente ndaj kesaj”

[173] Apo te thuani: “Me te vertete te paret tone perpara nesh kane qene politeiste, kurse ne jemi brezi pas tyre. A do te na denosh per ate qe kane bere rrenacaket?”

[174] Dhe ashtu, ja, ne gjeresisht shpjegojme argumentet, ndoshta vijne ne veti

[175] Dhe shpaloju atyre lajmin per ate qe i dhame argumentet tona, e ai u largua prej tyre, andaj e ndoqi djalli, sepse ai ishte i humbur

[176] Sikur te kishim dashur kemi mund ta ngrisim me ta, por ai iu mbeshtet kesaj bote dhe eshte nisur pas epshit te vet. Shembulli i tij i perngjet atij te qenit: nese e perzen ai gjuheqitur, dihate, por edhe nese e le ai prape dihat. Ashtu jane njerezit te cilet i pergenjeshtrojne argumentet tona, prandaj rrefe ndodhite, ndoshta do te mendojne

[177] Njerezit te cilet nuk pranojne argumentet tona jane shembull i keq, pra ata bejne krim ndaj vetvetes

[178] Ke perudhe All-llahu – ai eshte ne rruge te drejte, e ke e le te humbur – ata do te jene te humbur

[179] Ne kemi krijuar shume njerez dhe exhin per ferr. Ata kane zemer – por me to nuk kuptojne, ata kane sy – por me ta nuk shohin, ata kane veshe – por me ta nuk degjojne ata jane sikur kafshet, madje edhe me te humbur – ata jane indiferente

[180] All-llahu ka emrat me te mire. Prandaj thirrne me ata dhe hiqnu atyre te cilet keqperdornin emrat e Tij – do te shperblehen ashtu sic veprojne

[181] Mirepo, nder ata qe i krijojme ka njerez qe udhezojne ne te drejte dhe ato i zbatojne me drejtesi

[182] Kurse ata te cilet pergenjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejme ne humbje prej nga nuk e dine fare

[183] Atyre do t’u jap afat. E me te vertete mashtrimi im eshte i forte

[184] A nuk kane menduar ata se ai, shoku i tyre, nuk eshte i marre; ai vetem terheq verejtjen haptazi

[185] A nuk i kane pare ata mbreterite e qiejve dhe te tokes dhe tere ata cka ka krijuar Ai, e ndoshta u eshte afruar fundi? Po cilave fjale, perpos tij, (Kur’anit) do t’i besojne

[186] Ke e le All-llahu ne humbje, per ate nuk ka perudhje. Ai do t’i lere qe ne mosbesimin e vet te humbin

[187] Te pyesin per diten e kijametit kur do te ndodhe. Thuaj: “Ate e di vetem Zoti im, Ai do ta zbuloje kohen e tij, edhe do t’u vije rende qiejve dhe tokes, do t’iu vije pa e pritur fare”. Te pyesin sikur ti di ndonje send per te. Thuaj: “Ate e di vetem All-llahu, ndersa shumica e njerezve nuk dine”

[188] Thuaj: “Une nuk kam mundesi per vete te siguroj ndonje dobi, e as te largoj nga vetja ndonje dem. Behet vetem ashtu si do All-llahu. Sikur te kisha ditur fshehtesite, do te kisha fituar shume te mira dhe nuk do te me prekte gje e keqe. Une jam vetem nje qortues dhe pergezues per njerezit qe besojne”

[189] Ai eshte i cili ju krijoi vetem prej nje frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (ciftin) qe prane tij te gjeje qetesi. Dhe kur ai e pervetesoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barre te lehte dhe e barti, por kur iu be e rende ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit te tyre, “Te na kishe dhene nje pasardhes te mire, me siguri do te ishim mirenjohes!”

[190] Dhe kur ai u dha pasardhes te mire, atij i bene shoke, shok te barabarte me ate cka u dha ai, por All-llahu eshte shume lart mbi ata te cilet i konsiderojme te barabarte

[191] A po i bejne shok dicka qe nuk krijon asgje, dhe vete jane te krijuar

[192] Dhe nuk munden t’u ndihmojne as atyre e as mund t’i ndihmojne vetes

[193] Dhe nese i thirrni ne rruge te drejte, nuk do t’u pergjigjen. E keni njelloj i thirret apo heshtet

[194] Ata te cilet ju, ne vend te All-llahut, i thirrni me te vertete jane njerez sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju pergjegjen nese flisni te verteten

[195] A kane ata kembe qe te ecin me to, ose duar qe me to te kapin; a kane sy qe te shohin me ta, ose veshe qe te degjojne? Thuaj: “Thirrni shoket tuaj dhe thurni kurtha kunder meje, madje mos pritni fare

[196] Mbrojtesi im eshte All-llahu, i cili shpalli Librin dhe ai merr ne mbrojtje te miret”

[197] Kurse ata te cilet ju ne vend te All-llahut, i lutni, nuk munden t’ju ndihmojne as juve as vetes

[198] Dhe kur i thirrni ne rruge te drejte, nuk degjojne, dhe i sheh si po te shikojne, por ata nuk shohin

[199] Ti merri me te mire; Urdhero per vepra te mira dhe hiqu nga injorantet

[200] Por nese djalli te shtyn ne ndonje te keqe, ti kerko strehim te All-llahu. Ai me siguri di dhe degjon shume

[201] Me te vertete ata te cilet i frikesohen All-llahut, porsa i godet ndonje ngatrrese e djallit, u kujtohet dhe atehere shohin

[202] Kurse miqte e tyre (djajte) i perkrahin per ne humbje dhe nuk i largojne

[203] Kur nuk u sjell asnje ajet ata thone: “Pse nuk e ben vete?” Thuaj: “Une pasoj vetem ate cka me shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Keto jane gjera te qarta dhe udhezime e meshire per njerezit qe besojne

[204] Dhe kur lexohet Kur’an, degjone ate dhe heshtni, ndoshta do te jeni te meshiruar”

[205] Dhe ne vete permende Zotin tend, me perulje dhe devotshmeri dhe pa e ngritur zerin lart, ne agim dhe ne muzg, dhe mos jij nga indiferentet

[206] Me siguri ata qe jane te afert te Zoti yt nuk i shmangen per mendjemadhesi adhurimit te tij; ate e lartesojne dhe vetem Atij i bejne sexhde

Plaçka e luftës (El-Enfal)

Surah 8

[1] Te pyesin per prene. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikesohuni All-llahu dhe koordinoni ceshtjet tua nder veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nese jeni besimtare

[2] Besimtare te vertete jane ata zemrat e te cileve kur permendet All-llahu mbushen me frike, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojne besimin dhe qe mbeshteten vetem te Zoti i tyre

[3] Ata te cilet e kryejne faljen dhe nje pjese te asaj qe u japim ne e shperndajne

[4] Ata jane, pa dyshim, besimtare te vertete. Ata kane te Zoti i tyre shkalle te larte respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik

[5] Ashtu si te pat nxjerre Zoti yt nga shtepia jote, me arsye, nje grup besimtaresh me siguri kete nuk e pelqen

[6] Kane polemizuar me ty per te verteten, edhe pse e kane pasur te qarte se do te fitojne, disave prej tyre u eshte dikur sikur i shtynin ne vdekje me sy ne balle

[7] Dhe kur All-llahu ju premtoi se njera nga dy grupet eshte i juaji, - kurse ju me teper deshiruat ta keni ate grupin e pafuqishem, - All-llahu deshi qe me fjalet e veta ta vertetoje realitetin dhe t’i shfarose me temel mosbesimtaret

[8] Te vertetoje realitetin dhe te zhduke te paverteten, anipse mekatareve nuk u pelqen

[9] Kur kerkonit ndihme nga zoti juaj, ai u eshte pergjegjru: “Do t’iu dergoj ne ndihme njemije engjuj qe do te vijne njeri pas tjetrit”

[10] All-llahu keshtu veproi per t’iu gezuar dhe me kete t’ju qetesoje zemrat, kurse fitorja eshte vetem nga All-llahu. All-llahu eshte njemend i forte, i urte

[11] Kur iu vuri ne gjume per shkak te sigurise tuaj dhe nga qielli ju leshoi shiun qe t’iu pastroje me te, dhe ta largoje prej jush shqetesimin e djallit, dhe t’i forcoje zemrat tuaja, dhe me ate t’iu forcoje kembet

[12] Kur Zoti yt u shpalli engjujve: “Une jame me ju, andaj inkurajoni ata qe besojne!” Une do t’i mbush me frike zemrat e mosbesimtareve, andaj ju meshoni krese dhe gishterinjeve

[13] Kjo eshte per shkak se kunedrshtuan All-llahun dhe Profetet e tij, dhe kush kundershton All-llahun dhe Profetin e Tij, me te vertete All-llahu eshte ndeshkimforte

[14] Ai eshte denim, shijone ate, dhe per mosbesimtaret ka denim me zjarr

[15] O besimtare!, kur te kacafyteni me mosbesimtaret, e ata jane shume, mos ua ktheni atyre shpinen

[16] dhe kush ua kthen ate dite atyre shpinen, - pervec atij i cili terhiqet me qellim qe te luftoje perseri ose t’i bashkohet njesitit tjeter, - ai mban hidherimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij eshte xhehennemi. Sa vend i tmerrshem eshte ai

[17] Ata nuk i keni mbytur ju por i ka mbytur All-llahu; dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu per t’i sprovuar besimtaret me nje sprove te mire nga ana e Tij. All-llahu njemend degjon dhe i di te gjitha

[18] Ajo ashtu ka qene dhe All-llahu i dobeson kurthat e mosbesimtareve

[19] Nese keni kerkuar fitore, fitorja ju erdhi, por eshte me mire per ju te hiqni dore. Dhe nese ktheheni, do te kthehemi edhe ne, dhe aspak nuk do t’iu ndihmoje ceta juaj, sado qe te jete e madhe, sepse All-llahu eshte pa dyshim me besimtaret

[20] O besimtare bindjuni All-llahut dhe Profetit te tij, dhe mos hiqni dore prej tij, psei ju po e degjoni

[21] Dhe mos u beni sikur ata te cilet thone: “Degjuam”, por ne te vertete nuk degjonin fare

[22] Krijesa me te keqija te All-llahut jane ata qe shtihen shurdhememece, e as qe done te kuptojne

[23] Sikur te dinte All-llahu se prej atyre mund te dale ndonje veper e mire, do t’i bente te degjojne, dhe sikur t’i bente te degjojne, ata prape do t’ia kthenin shpinen, ata edhe ashtu rrine shtrember

[24] O besimtare!, pergjigjuni All-llahut dhe Profetit kur ju fton te ajo qe do t’ju ngjalle, dhe ta dini se All-llahu eshte ndermjet njeriut dhe zemres se tij, dhe se te Ai te gjithe do te mblidheni

[25] Dhe ruajuni shpifjes shkaterruese qe nuk do t’i godase ne menyre te vecante nga ju, vetem ata qe kane bere mekate, dhe dine se All-llahu ka denim te rrepte

[26] Perkujtone pra njehere kur ishit pakice, kur ishit te dobet ne toke, - kishit frike mos t’ju zene njerezit, e Ai u mori ne mbrojtje dhe me ndihmen e vet ju furnizoi me gjera te mira, ndoshta jeni mirenjohes

[27] O besimtare!, mos tradhtoni All-llahun dhe Profetin dhe me vetedije te veni ne dyshim besueshmerine ndermjet veti

[28] Dhe ta dini se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem sprove, kurse te All-llahu, te Ai ka shperblim te madh

[29] O besimtare!, nese i frikesoheni All-llahut, Ai do t’ju beje te afte ta dalloni te paverteten nga e verteta dhe do t’i mbuloje veprat tuaja te keqia dhe do t’ua fale. All-llahu eshte bamires i madh

[30] Dhe kur mosbesimtaret te benin kurtha qe te te lidhin ose te te vrisnin ose te te perzinin; ata benin kurtha, por edhe All-llahu i kurtheronte, sepse All-llahu eshte njohes me i mire i kurthave

[31] Kur u lexohen ajetet tona, thone: “I kemi degjuar! Sikur te donim edhe ne mund te thonim dicka te tille; keto jane vetem legjenda te popujve te lashte”

[32] Por kur thone: “O Zot!, nese kjo eshte me te vertete prej teje, Ti resh gur mbi ne nga qielli sikur shiu ose leshona nje denim te dhembshem!”

[33] All-llahu ata nuk i denonte, sepse ishe ti ne mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i denon derisa luten per falje

[34] Dhe ata nuk i le pa i denuar All-llahu, se ata pengojne te tjeret t’i afrohen tempullit te shenjte, e ata pra nuk jane roje e tij. Roja e tij jane vetem ata qe i frikesohen All-llahut, por shumcia sish nuk e dine

[35] Lutja e tyre tek tempulli ishte vetem fishkellime e duartrokitje, prandaj shijone denimin e mosbesimit tuaj

[36] Ata qe nuk besojne shpenzojne pasurine e vet per t’i shmangur tjeret nga rruga e All-llahut. Ata me siguri do ta shpenzojne ate e pastaj per te do te permbahen dhe me ne fund do te mposhten. Dhe ata qe nuk besojne do te tubohen ne xhehennem

[37] per t’i dalluar All-llahu te miret nga te pamiret dhe qe t’i radhise te pamiret njerin afer tjetrit e pastaj t’i mbledh te gjithe se bashku dhe t’i hudhe ne xhehennem. Ata me te vertete jane te humbur

[38] Thuaju atyre qe nuk besojne: nese heqin dore, do t’u falet e kaluara, e nese vazhdojne, ani, dihet se cka u be me popujt e lashte

[39] Dhe luftoni kunder atyre deri sa te mos mbetet asnje shpifje dhe te jete e tere feja per All-llahun. Nese ata heqin dore ani, All-llahu e sheh se cka bejne

[40] Por nese ia kthejne shpinen, ta dini se All-llahu eshte mbrojtesi juaj. Sa mbrojtes i mire eshte Ai dhe ndihmes fantastik

[41] Dhe ta dini se nga ajo qe e fitoni, nje e pesta eshte per All-llahun dhe Profetin, edhe te afermit, edhe bonjaket, edhe te varferit, edhe udhetaret, nese i besoni All-llahut dhe asaj qe ia kemi shpallur robit tone diten e dallimit te mires nga e keqja, (ne Beder) diten kur u ballafaquan dy grupe, - All-llahu ka mundesi per cdo send

[42] Kur ju ishit ne luginen e afert e ata ne luginen e larget, kurse karavani me poshte se ju. Per kohen e luftes edhe sikur t’i premtonit njeri-tjetrit nuk do te mirreshit vesh, por ajo ndodhi qe All-llahu te realizoje ate qe ishte e domosdoshme te ndoshe, qe te shkaterrohet kush eshte shkaterruar sipas argumentit dhe te jetoje kush jetoi sipas argumenteve te qarta. All-llahu njemend degjon dhe i di te gjitha

[43] Kur All-llahu, t’i deftoi ne enderr ata si pakice, por sikur t’i paraqiste si shumice, ju do te deshironit dhe do te polemizonit per ceshtjen, por All-llahu ju shpetoi. Ai e di mire cka ka ne kraheror te gjithkujt

[44] Dhe kur u kacafytet, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakice, por edhe juve para syve te tyre gjithashtu u paraqiste ne numer te vogel, qe All-llahu te realizoje ate cka kishte per te ndodhur. Te All-llahu cdo send kthehet

[45] O besimtare, kur te kacafytetin me ndonje grup, behuni te vendosur fort dhe vazhdimisht permendni All-llahun qe te realizoni cka desironi

[46] Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundershtoni qe te mos deshtoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me te vertete All-llahu eshte me durimtaret

[47] Dhe mos u beni si ata te cilet dolen nga shtepite e tyre nga mendjemadhesia dhe per sy e faqe para te tjereve, dhe i largojne tjeret nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mire se cka bejne ata

[48] Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerezit nuk mund t’iu mposhte, e une jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshen dy grupe kundershtare, ai u terhoq prapa dhe u tha: “Une nuk kame pune me ju, une shoh dicka qe ju nuk e shihni, une i frikesohem All-llahut, sepse All-llahu eshte ndeshkimrende”

[49] Kur dyftyrshat dhe ata zemersemuret thone: “Keta i ka genjyer feja e tyre”! Por ai i cili mbeshtetet ne All-llahun, ani, All-llahu eshte me te vertete i forte dhe i urte

[50] Sikur t’i kishe pare engjujt kur ua merrnin shpirterat mosbesimtareve si u meshonin fytyres e krese: “Shijone denimin me djegije

[51] Kjo eshte ajo qe e keni pergatitur me duart tuaja, sepse All-llahu nuk eshte i padrejte ndaj robit!”

[52] Ashtu ngjau edhe me familjen e Faraonit edhe ata perpara tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, prandaj, All-llahu i denoi per shkak te mekateve te tyre. All-llahu eshte, njemend, i forte dhe denon ashper

[53] Ajo eshte nga shkaku se All-llahu nuk ia nderron dhuntite atij qe ia ka dhuruar – derisa ata vete nuk nderrohen, - e All-llahu degjon shume dhe sheh

[54] Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata perpara tyre. I pergenjeshtruan argumentet e Zotit te tyre, prandaj, ne, per shkak te gabimeve te tyre, i shkaterruam dhe familjen e Faraonit e permbytem. Te gjithe kane qene mizore

[55] Krijesa me te keqia te All-llahu jane ata qe mohojne, sepse ata nuk besojne

[56] Ata me te cilet ti lidh marreveshje, e pastaj cdo here, e thejne marreveshjen e vet, dhe hiq nuk frikesohen

[57] Nese kacafytesh ne lufte me ta, ndiqi ne ate menyre qe te mbledhin mend ata te cilet jane pas tyre

[58] Po neqofte se e ke frike tradhetine e ndokujt, edhe ti menjehere gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata qe e thejne besen e dhene

[59] Dhe kurrsesi le te mos mendojne ata te cilet mohojne se po prine; ata nuk po bejne ndonje mrekulli

[60] Dhe kunder tyre pergatitni sa te mundeni force e kuaj per beteje, qe t’i tmerroni me kete armiqet e All-llahut dhe te tuajit edhe te tjeret, pervec atyre – ju nuk i dini ata. I di All-llahu. Gjithcka shpenzoni ne rruge te All-llahut do t’ju kompenzohet dhe juve nuk do t’u behet padrejtesi

[61] Nese anojne kah paqa, edhe ti jij ne anen e tyre dhe kij mbeshtetje ne All-llahun, sepse Ai me siguri degjon dhe di shume

[62] Po nese duan te te mashtrojne, ani, ty njemend te mjafton All-llahu. Ai te perkrah me ndihmen e vet dhe me besimtaret

[63] Dhe ua ka bashkuar zemra e tyre. Sikur ta shpenzosh tere ate cka ekziston ne toke, nuk do t’i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar. Ai eshte njemend i forte dhe i urte

[64] O Profet, All-llahu te mjafton edhe Ty edhe besimtareve qe te pasojne

[65] O Profet, “nxiti besimtaret per lufte! Nese jeni vetem njezet te qendrueshem prej jush, i mundni dyqind; e nese jane njeqind, i mundin njemije nga ata qe nuk besojne, per shkak se ata jane njerez qe nuk kuptojne

[66] Tani All-llahu ua lehtesoi, se Ai e diti se jeni te lodhur. Nese jeni njeqind te qendrueshem, do te ngadhnjeni ndaj dyqindeve; e nese jane njemije nga ju, do te ngadhenjejne, me vullnetin e All-llahut kunder dy mijeve. Kurse All-llahu eshte me ata qe jane te qendrueshem

[67] Asnje Profeti nuk i eshte lejuar te mbaje rober derisa te mos ngadhenjeje ne toke. Ju deshironi pasuri te kalueshme te kesaj bote, kurse All-llahu e don boten tjeter. All-llahu eshte i forte, i urte

[68] Sikur te mos ishte me heret norma e All-llahut, do t’ju godiste nje vuajtje e madhe per shkak te asaj qe keni bere

[69] Hani prej asaj qe e keni fituar si te lejuar dhe te mire, dhe frikesohuni All-llahut. All-llahu me te vertete fal, Ai eshte meshireplote

[70] O Profet, thuaj atyre roberve qe jane ne duart tuaja: “Kur e di All-llahu se ne zemrat tuaja ka dicka te mire, do t’ju jape me mire se ajo qe eshte marre prej jush dhe do t’jua fale”. All-llahu fal, Ai eshte meshireplote

[71] Po nese duan te te tradhetojne, ani, - ata e kane tradhetuar edhe me pare All-llahun, prandaj ata t’i solli ne dore. All-llahu i di te gjitha. Ai eshte shume i dijshem dhe i urte

[72] Ata qe besojne dhe shperngulen, dhe ne lufte per rruge te All-llahut marrin pjese me pasurine dhe jeten e tyre, edhe ata qe afrojne strehim dhe ndihmojne, ata jane miq te njeri-tjetrit. Kurse ata te cilet besojne, por nuk jane shperngulur – ju nuk mund t’u ndihmoni, derisa te shperngulen, me asgje. Po nese kerkojne ndihme prej jush ne fe, jeni te detyruar t’u ndihmoni, pervec kunder popullit me te cilin keni marreveshje. Nderkaq All-llahu e sheh se cka punoni

[73] Kurse mosbesimtaret jane argat te njeri-tjetrit. Nese nuk e beni ate, do te behet nje turbullire ne toke dhe nje skandal i madh

[74] Ndersa ata te cilet besojne dhe shperngulen, edhe luftojne per hire te All-llahut, edhe ata qe japin strehim dhe ndihmojne, - ata jane me siguri besimtare te njemendte – per ata ka falje dhe shperblime fisnike

[75] Kurse ata te cilet besojne me vone dhe shperngulen edhe marrin pjese ne lufte bashke me ju, edhe ata jane te juajt. Por farefisi, sipas Librit te All-llahut, jane me afer njeri-tjetrit. All-llah, pa dyshim, di cdo send

Pendimi (Et-Teube)

Surah 9

[1] Nje komunikate nga All-llahu dhe Profeti i tij drejtuar politeisteve te cilet ju paten dhene besen

[2] “Udhetoni neper tokekater muaj, por ta dini se All-llahut nuk i shpetoni dot, se All-llahu eshte ai qe poshteron mosbesimtaret”

[3] Edhe nje lajmerim nga All-llahu dhe Profeti i tij njerezve per diten e haxhit te madh: “All-llahu dhe Profeti i tij me siguri nuk kane lidhje me politeistet”. Pra nese pendoheni, eshte me mire per ju, e nese ia ktheni shpinen, ta dini se All-llahut s’mund ti shpetoni. Dhe ti pergezoi mosbesimtaret per nje denim te padurueshem

[4] pervec atyre politeisteve me te cilet keni lidhur marreveshje e qe ata nuk i kane neperkembur aspak, e as e kane ndihmuar ndokend kunder jush; pra, permbushni marreveshjen me to ne afat te parapare. All-llahu i do, me siguri te devotshmit

[5] Kur te kalojne muajt e shenjte, atehere luftoni politeistet kudo qe t’i gjeni, zini rob, rrethoni dhe veni prite ne cdo shteg! E nese pendohen dhe e kryejne faljen dhe japin zeqatin, leshoniu rrugen, sepse All-llahu njemend fal, eshte meshireplote

[6] Nese dikush nga politeistet te lut per mbrojtje, ti mbroje qe t’i degjoje fjalet e All-llahut, e pastaj percielle ne nje vend te sigurt. Keshtu duhet per shkak se ata jane nje popull qe nuk dine

[7] Cfare marreveshje do te kene politeistet me All-llahun dhe Profetin e tij?! Pervec atyre me te cilet jeni besatuar te tempulli i shenjte, deri sa t’i permbahen marreveshjes, permbahuni edhe ju. All-llahu, njemend, i do te devotshmit

[8] Cfare! Nese ju mundin ata nuk do te perfillin as farefisni as marreveshje! Ata ju bejne lajka me goje, por zemrat e tyre ju kundershtojne, dhe shumica sish jane mbrapshtane

[9] Ata i kembejne ajetet e All-llahut per dicka qe vlen fare pak, dhe shmangen nga rruga e tij. Po shume keq po veprojne

[10] Nuk perfillin as farefisni as marreveshje te besimtaret, dhe ata jane qe e teprojne

[11] Por nese pendohen dhe kryejne faljen dhe japin zeqatin, i keni vellezer per nga feja. Ne, pra, ua shkoqisim argumentet njerezve te cilet kuptojne

[12] Por nese thejne besen qe kane dhene, pas lidhjes se marreveshjes me ta dhe fyejne fene tuaj, atehere luftoni kunder prijsave te mosbesimit. Per ata, me te vertete, nuk ka betim qe i frenon

[13] A nuk do te luftoni kunder njerezve qe kane shkelur besen qe e kane dhene vet dhe jane angazhuar ta perzene Profetin, dhe ata te parit kane qene kunder jush? E ju a frikesoheni a? Me mire eshte t’i frikesoheni All-llahut, nese jeni besimtare

[14] Luftoni ata! All-llahu do t’i denoje dhe do t’i poshteroje me duarte tuaja, dhe do t’ju ndihmoje kunder atyre, dhe do t’i sheroje kraheroret e njerezve besimtare

[15] dhe do ta flake brengen e zemrave te tyre, se All-llahu kujt do ia fal. All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

[16] A mendoni se do te liheni pas dore e All-llahu te mos i dij ata nga mesi juaj te cilet luftojne dhe te cilet ne vend te All-llahut dhe Profetit te tij edhe besimtareve, nuk kane marre aske per mik te sinqerte? All-llahu eshte i informuar se cka punoni ju

[17] Nuk u ka mbetur politeisteve qe te perkujdesen per faltoret e All-llahut, kur vete e deshmojne se jane mosbesimtare. Ata jane, veprat e te cileve do te zhduken, dhe ata do te mbesin pergjithmone ne zjarr

[18] Faltoret e All-llahut i mirembajne ata te cilet besojne All-llahun dhe boten tjeter dhe qe kryejne faljen dhe japin zeqatin dhe te cilet nuk i jane trembur askujt pervec All-llahut. Ata, mbase do te jene te perudhur ne rruge te drejte

[19] A mendoni se ai qe vetem pse u jep uje haxhinjve dhe kujdeset per tempullin e shenjte, eshte njelloj si ai i cili i beson All-llahut dhe botes tjeter dhe lufton per hire te All-llahut? Ata nuk jane te barabarte te All-llahu. All-llahu nuk i perudhe njerezit mizore

[20] Ata te cilet besojne dhe emigrojne, edhe luftojne per hire te All-llahut me mish e me shpirt, kane pozite me te larte te All-llahu, dhe ata do te arijne sukses

[21] Zoti i tyre i pergezon se do te jete i meshirshem dhe mireberes dhe se do t’i dergoje ne xhenet, ku do te kene kenaqesi te vazhdueshme

[22] Aty do te mbesin pergjithmone. Me te vertete te All-llahu ka shperblim te madh

[23] O besimtare, mos i simpatizoni as prinderit tuaj as vellezerit tuaj nese me shume duan mosbesimin se sa besimin. Kushdo qe prej jush shkon ne anen e tyre, ani, vecse ata jane mekatare

[24] Thuaj: “Nese baballaret tuaj dhe djemte tuaj, dhe vellezerit tuaj, edhe bashkeshortet e farefisi juaj, dhe ndonje pasuri qe e keni fituar, apo tregtine per te cilen frikesoheni se do te jete e manget, edhe shtepite tuaja me te cilat kenaqeni, jane me te mire per ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta per hire te rruges se Tij, atehere pritni derisa te vendose All-llahu me urdher te vet. All-llahu nuk e perudhe popullin mbrapshtan

[25] All-llahu ju ka ndihmuar ne shume beteja, madje edhe ate dite ne Hunejn kur ju pat habitur numri i madh i juaj por ajo nuk u solli kurrfare dobie, dhe sado qe toka eshte e gjere, u ngushtua, prandaj ia dhate kembeve

[26] Pastaj All-llahu leshoi qetesine e vet ne Profetin dhe ne besimtaret e vet dhe ju dergoi nje ushtri te cilen ju nuk e patet pare dhe denoi ata qe nuk besuan. Ai ishte shperblimi per mosbesimtaret

[27] All-llahu pastaj ia fal kujt do, All-llahu eshte meshireplote dhe fal

[28] O besimtare, politeistet jane te pa paster, prandaj le te mos i afrohen tempullit te shenjte pas (haxhit) te ketij viti. E nese i frikesoheni skamjes; po te doje All-llahu ju ben te pasur nga miresia e vet. All-llahu, me te vertete, eshte i gjithdijshem i urte

[29] Luftoni kunder atyre, te cileve, u eshte dhene Libri, por qe nuk i besojne All-llahut as botes tjeter, nuk e pranojne per te ndaluar ate cka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojne fene e vertete, deri sa te mos japin xhizjen (lloj tatimi) me degjueshmeri dhe perulje

[30] Ebrejte thone: Uzeiri eshte djale i All-llahut, kurse te krishteret thone, Mesihi eshte djale i All-llahut. Ato jane fjale te tyre, nga gojet e tyre, imitojne fjalet e mosbesimtareve te meparshem, - All-llahu i vraft! Sa genjejne

[31] Ata konsiderojne si zoter, ne vend te All-llahut, shejtnin e tyre dhe murget edhe Mesihin te birin e Merjemes, kurse u eshte urdheruar t’i falen vetem nje Zoti – nuk ka Zot tjeter pervec atij, Ai eshte shume lart mbi ata qe po ia bashkojne

[32] Ata deshirojne qe me gojet e tyre te shuajne driten e All-llahut, kurse All-llahu do ta persose driten e vet, edhe pse mosbesimtaret e urrejne

[33] Ai eshte i cili ka derguar Profetin e vet me udhezim dhe fe te drejte per ta shquar mbi te gjitha fete, edhe pse politeistet e urrejne

[34] O besimtare, me te vertete shume shenjter dhe murg ne menyre te palejuar e hane pasurine e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata te cilet deponojne ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojne per hire te All-llahut, pergezoi per nje denim te dhembshem

[35] Ate dite kur ajo te shkelqeje ne zjarrin e xhehennemit, e me ate do te vulosen ballerat dhe kryqet (belet) e shpinet e tyre. “Kjo eshte ajo qe e keni deponuar per vete, shijone pra ate cka e kei deponuar!”

[36] Numri i muajve te All-llahut eshte dymbedhejte, ne librin e All-llahut, prej dites qe krijoi qiejte dhe token, e nga keta, kater jane te shenjte. Ajo eshte fe e qendrueshme. Ne keto mos beni mekate dhe luftoni kunder politeisteve, pa perjashtim, sic luftojne ata te gjithe kunder jush, dhe ta dini se All-llahu eshte nen anen e atyre te cilet i frikesohen All-llahut

[37] Zhvendosja e muajve te shenjte vetem se e rrite mosbesimin me cka po zhyten ne humbje mosbesimtaret: disa vite i shpallin te lejuara, kurse disa vite i konsiderojne te shenjte per te plotesuar numrin e atyre muajve qe All-llahu i ka bere te shenjte dhe i mbajne si te zakonshem ata qe All-llahu i ka bere te shenjte. Atyre u jane dukur te bukura veprat e tyre te shemtuara. Dhe All-llahu nuk i perudhe njerezit mosbesimtare

[38] O besimtare, c’u be me ju kur u qe thene: “Nisuni ne lufte per hire te All-llahut!” ju sikur u farkuat per toke? A jeni me te kenaqur me jeten e kesaj bote se sa me ate te botes tjeter? Kenaqesia e kesaj bote, pra, ne krahasim me ate te asaj bote, eshte kurrgjesend

[39] Nese nuk shkoni ne lufte, Ai do t’ju denoje me nje denim te dhembshem dhe do t’ju zevendesoje me popull tjeter, dhe ju nuk mund t’i beni asgje. All-llahu ka mundesi per cdo send

[40] Nese ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atehere kur ata te cilet nuk besojne e perzuane. Atehere me te ishte vetem shoku i tij, kur ishin te dy ne shpelle dhe kur i tha shokut te vet: “Mos u brengos, All-llahu eshte me ne!” Andaj All-llahu e qetesoi ate, kurse kete e perkrahu me nje ushtri te cilen ju nuk e keni pare dhe beri qe fjala e mosbesimtareve te jete me e uleta, kurse fjala e All-llahut, ajo eshte me e larta. All-llahu eshte i forte i urte

[41] Dilni ne lufte, qofshi te dobet a te forte, dhe luftoni per hire te All-llahut me mish e me shpirt! Nese e dini, kjo eshte me mire

[42] Sikur fitorja te ishte afer dhe ekspedita jo fort larg, do te vinin pas, por kjo rruge i eshte dukur e rende. Dhe ata do te betohen ne All-llahun “Te kishim mundur, njemend patem me dale me ju”, dhe ashtu e shkaterrojne vetveten, sepse All-llahu di se ata jane, njemend, rrenacake

[43] All-llahu ta ka falur qe i ke lejuar te mungojne, derisa u binde se cilet prej tyre flasin te verteten dhe i njofte genjeshtaret

[44] Ata qe i besojne All-llahut dhe botes tjeter nuk kerkojne prej teje leje qe te luftojne, me mish e me shpirt. All-llahu i di mire te devotshmit

[45] Prej teje do te kerkojne leje vetem ata qe nuk i besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe zemrat e te cileve dyshojne, andaj edhe ne dyshimin e tyre jane te pavendosur

[46] Sikur te kishin deshiruar te dalin me siguri do te pergatiteshin per kete, por All-llahu nuk ka dashur te shkojne, prandaj i ndali, dhe u pat thene: “Rrini me ata te cilet rrine!”

[47] Po te niseshin me ju, ata vetem do t’ju pengonin dhe shpejt do te shkaktonin percarjen ndermjet jush, sepse edhe ndermjet jush ka te tille qe i degjojne me andje. Mirepo, All-llahu i di mizoret

[48] Ata edhe me perpara kane deshiruar percarje dhe te kane pas bere dredhi, derisa perkunder deshires s etyre, ngadhnjen e verteta dhe mbizoteroi norma e All-llahut

[49] Ka nga mesi i atyre qe thone: “Me lejo dhe mos me ven ne sprove!” Qe, mu ne sprove rane! Kurse xhehennemi eshte me sigur i rrethuar me mosbesimtare

[50] Nese te bie ndonje e mire, ajo i deshpron; por kur te godit ndonje e papritur, ata thone: Ne qysh me heret e kemi pase parasysh punen tone”, dhe shkojne te gezuar

[51] Thuaj: “Nuk do te na godas asgje, pervec asaj qe na ka caktuar All-llahu, Ai eshte Zoti yne. Dhe besimtaret le te mbeshteten vetem te All-llahu

[52] Thuaj: “A pritni dicka tjeter per ne, pervec nje nga dy te mirat! Kurse ne pra, presim qe All-llahu nga ana e tij ose permjet duarve tona t’ju godase me nje denim. Ej, pritni pra, se edhe ne po presim bashke me ju”

[53] Thuaj: “Shpenzuat ju me deshire a pa deshire, prej jush nuk do te pranohet, ju, njemend, keni qene njerez te mbrapshte”

[54] Kurse kontributet e atyre nuk do te pranohen nga se ata nuk i besojne All-llahut dhe Profetit te tij, dhe namazin e kryejn vetem me pritese, edhe lemoshen e japin pa deshiren e tyre

[55] Le te mos entuziazmoje ty pasuria e tyre, e as femijet e tyre! All-llahu deshiron t’i denoje me ata ne kete bote dhe te perfundojne si mosbesimtare

[56] Ata betohen ne All-llahun se jane me te vertete me ju, por ata nuk jane me ju, ata jane popull qe po ndahen

[57] sikur te gjenin ndonje strehim apo ndonje shpelle a tunel, do te drejtoheshin atje te gjithe me vrap

[58] Ka te tille qe per shkak te lemoshes te marrin neper goje. Nese u jepet atyre nga kjo, jane te kenaqur, e nese nuk u jepet, menjehere hidherohen

[59] Edhe pse duhet te kenaqen me ate cka u jep All-llahu dhe Profeti i tij dhe te thone: “Na mjafton All-llahu, All-llahu do te na jep nga miresia e vet, si edhe Profeti i tij, ne duam vetem All-llahun”

[60] Zeqati u takon vetem te varferve dhe te mjereve, edhe atyre qe e tubojne, edhe atyre zemrat e te cileve duhet perfituar, edhe per lirimin e roberve, dhe te ngarkuarve me borxhe, edhe per hire te rruges se All-llahu, edhe udhetareve – musafire, si obligim nga All-llahu. Kurse All-llahu i di te tera dhe eshte i urte

[61] Ka prej tyre te tille qe e ofendojne Profetin dhe thone: “Ai eshte bere krejt veshe – beson cka degjon”. Thuaj: “ai degjon ate cka eshte e mire, i beson All-llahut dhe ka besim ne besimtaret, edhe meshire per ata nga mesi juaj te cilet besojne”. Ndersa ata qe fyejne Profetin e All-llahut i pret denim i dhembshem

[62] Ju betohen ne All-llahun qe te jeni ju te kenaqur, por me drejte eshte te kenaqin All-llahun dhe Profetin e tij, nese jane besimtare

[63] A nuk e dine ata se kush i kundershton All-llahut dhe Profetit te tij e pret zjarri i xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone? Ai eshte perbuzje e madhe

[64] Dyfytyreshat frikesohen mos po u shpallet besimtareve nje kaptine e cila do t’i informonte se cka ka ne zemrat e hipokriteve. Thuaj: “Talluni ju, talluni, All-llahu do ta qese ne shesh ate se ciles ju i frikesoheni”

[65] Sikur t’i pyesnit, ata me siguri dot e thonin: “Ne vetem jemi mahitur dhe kemi luajtur”. Thuaju, a po talleni me All-llahun dhe fjalet e tij dhe Profetin e tij

[66] Hic mos kerkoni falje! Shprehet mosbesim pasi qe ishit besimtare. Edhe nese dikujt prej jush ia falim, te tjeret do t’i denojme per shkak se jane fajtore

[67] Dyfytyreshat dhe dyfytyreshet jane si njeri tjetrit: kerkojne te behen vepra te keqia dhe pengojne nga veprat e mira, dhe i kane shtrenguar duarte e tyre. E kane harruar All-llahun, andaj edhe ai i ka harruar. Dyfytyreshat jane me te vertete prapshtane

[68] Hipokriteve dhe hipokriteve edhe mosbesimtareve All-llahu u ka premtuar zjarrin e xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone; e ai u mjafton atyre! Dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kane denim te vazhdueshem

[69] Sikur ata, perpara jush. Ata kane qene me te forte se ju dhe kane pasur me shume pasuri dhe femije dhe kane cuar jete luksoze mu sikur kane cuar jete luksoze ata perpara jush; Edhe ju devijuat ashtu sic kane devijuar ata. Veprat e tyre do te zhduken edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Mu ata jane te shkaterruarit

[70] A nuk u arriti atyre lajmi per ata perpara tyre: per popullin e Nuhit, edhe per Adin, per Themudin edhe per popullin e Ibrahimit, edhe per banoret e Medjenit, edhe per popullin e Lutit. Profetet e tyre u paten sjelle argumente te qarta dhe All-llahu nuk u ka bere asnje padrejtesi, por ata i kane bere mizori vetes

[71] Kurse besimtaret dhe besimtaret jane miq te njeri-tjetrit: porosisin per vepra te mira dhe pengojne nga veprat e keqia, edhe kryejne namazin dhe japin zeqatin, edhe e nderojne All-llahun dhe Profetin e tij. Ata jane te cilet All-llahu do t’i meshiroje. Pa dyshim All-llahu eshte i forte i urte

[72] All-llahu u premton besimtareve dhe besimtareve xhennete, ku do te rrjedhin lumenj e aty do te mbesin pergjithmone, ne zambake fantastike ne xhennete te Adenit. Kurse nje kenaqesi e All-llahut eshte me e madhe, ajo eshte sukses i madh

[73] O profet, lufto kunder mosbesimtareve dhe hipokriteve dhe jij i rrepte kunder tyre! Vendbanimi i tyre eshte xhehennemi, po sa vend i tmerrshem eshte ai

[74] Hipokritet betohen se nuk kane folur asgje, por me siguri kane folur fjale mosbesimi dhe kane mohuar, pasi qe ishin muslimane, dhe u vjen keq per ate cka nuk e arriten. Dhe bejne verejtje vetem per ate qe All-llahu, nga miresia e vet, dhe Profeti i tij i bene te pasur. Po nese pendohen, eshte me mire per ata, e nese i kthejne shpinen, All-llahu do t’i vere ne numdine te padurueshme ne kete bote dhe ne boten tjeter, e nuk do te kene ne toke as mbrojtes as ndihmes

[75] Ka prej atyre qe i kane dhene besen All-llahut: “Nese na jep nga pasuria e vet, gjithsesi do te japim lemoshe dhe do te jemi me siguri nga te miret”

[76] Por, kur Ai u dha nga miresia e tij, ata u bene koprace per kete dhe u larguan, po ata edhe ashtu ishin te larguar

[77] Dhe ua lidhi Ai atyre ne zemrat e tyre hipokrizine deri ne ate dite kur do te dalin para tij, per shkak se ate cka i premtuan All-llahut nuk e mbajten dheper shkak se genjejne

[78] A nuk e dine ata se All-llahu e di cka fshehin ata dhe cka pershperisin, se All-llahu i di gjitha fshehtesite

[79] Ata te cilet i pengojne besimtaret, ne dhenien vullnetare te kontributeve, madje i perbuzin edhe ata te cilet japin me perpjekje te madhe, - All-llahu do te dallet me ata dhe ata i pret denim i dhembshem

[80] U lute ti per t’i fale ata apo nuk u lute, edhe sikur te lutesh shtatedhjete here, All-llahu nuk do t’ua fale atyre – ngase ata nuk e besojne All-llahun dhe Profetin e tij. All-llahu, pra, nuk perudhe mbrapshtanet

[81] Ata te cilet mbeten pas Profetit te All-llahut, u defryen ne shtepite e veta, u erdhe rende te luftojne per hire te All-llahut me mish e me shpirt, dhe i thonin njeri-tjetrit: “Mos ia mesyni luftes ne kete vape!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit eshte edhe mei nxehte”, n’e marrshin vesh

[82] Le te qeshin pak, e shume le te qajne, per kete shperblim qe po e fitojne

[83] Dhe nese All-llahu te kthen perseri te nje grup prej tyre, e ata te lypin leje te dalin me ty, thuaju: “Kurre nuk do te vini me mua dhe kurr nuk do ta luftoni armikun me mua! Heren e pare keni qene te kenaqur te mungoni, prandaj rrini me ata te mbeturit”

[84] She askujt prej tyre, kur te vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) e as mos i shko ne varrim, sepse ata e mohuan All-llahun dhe Profetin e tij dhe vdiqen e shkuan te dalur feje

[85] Le te mos pelqeje ty pasuria dhe femijet e tyre! All-llahu deshiron e me ato t’i denoje ne kete bote dhe t’u dale shpirti si mosbesimtare

[86] Kurse kur u shpall nje kaptine t’i besoni All-llahut dhe bashke me Profetin e tij te luftoni, me te fortit nga ata kerkuan leje prej teje dhe thane: “Na leni neve te rrime me ata qe nuk po vijne!”

[87] Kenaqen te jene me ata qe nuk shkojne ne lufte. Zemrat e atyre jane te vulosura, prandaj ata nuk kuptojne

[88] Por, profeti dhe ata te cilet besojne me te, luftojne me mish e me shpirt, prandaj atyre u takojne gjithe te mirat dhe ata jane te shpetuar

[89] All-llahu ka pergatitur per ata xhenete ku do te rrjedhin lumenj e aty do te mbesin pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

[90] Kane ardhur edhe disa arab te cilet kerkuan falje qe te lypin leje te mos shkojne, dhe ashtu munguan ata te cilet mashtronin All-llahun dhe Profetin e tij. Ata, nga mesi i tyre, te cilet nuk besuan do t’i godase vuajtje e rende

[91] Nuk u drejtohet kercenimi te semureve e as te dobtevet dhe as atyre qe nuk mund te gjejne mjete per lufte, kur jane te sinqerte ndaj All-llahut dhe Profetit te tij. Nuk ka kurrfare arsyeje te flitet kunder punemireve. All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[92] E as atyre te cileve kur te erdhen t’i transferosh u ke thene: “Nuk mund te gjej me cka t’ju transferoj”, dhe u kthyen te perlotur, te pikelluar qe nuk kane mundesi te kontribojne

[93] Por ka arsye (te flitet) kunder atyre te cilet kerkojne prej teje leje qe te mungojne, a jane te pasur. Kenaqen te mbesin me ata qe nuk shkojne ne lufte. All-llahu i ka vulosur zemrat e atyre, e ata nuk e dine

[94] Kur te ktheheni ne mesin e tyre, ata do t’ju arsyetohen. Thuaj: “Mos kerkoni falje se ne kuk u besojme, neve na ka informuar All-llahu per ju. All-llahu dhe Profeti i tij do ta shohin punen tuaj, pastaj, ju do te ktheheni te Ai qe i di te gjitha fshehtesite, edhe te dukshmen edhe te padukshmen, dhe do t’ju informoje se cka po beni

[95] Kur te ktheheni tek ata, do t’ju perbetojne ne All-llahun qe t’i lini, prandaj lerini, ata jane njemend te ndyte, edhe vendbanimi i tyre do te jete ne xhehennem, si shperblim per ate cka kane bere

[96] Ata u perbetojne qe te jeni te kenaqur me ta. Nese jeni te kenaqur me ta, All-llahu me siguri nuk eshte i kenaqur me popullin e dalur feje

[97] Beduinet jane mosbesimtaret dhe dyfytyreshat me te medhenj dhe me te keqinj, dhe nuk i njohin normat qe i ka shpallur All-llahu Profetit te vet. Kurse All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

[98] Ka beduine, te cilet e trajtojne si denim ate cka japin dhe memzi presin qe t’ju godasin fatkeqesite – ata i gjete belaja! All-llahu degjon dhe di shume

[99] Por ka beduine te cilet i besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe konsiderojne se ajo cka japin eshte rruge per t’u afruar te All-llahu dhe ta meritojne bekimin e Profetit. Shikoni, ajo eshte me te vertete afersi per ata, All-llahu do t’i perfshije ne meshiren e vet, sepse Allau fal dhe eshte meshireplote

[100] All-llahu eshte i kenaqur me muslimanet e pare, emigrantet dhe ensaret dhe me te tere ata te cilet i pasojen keta me vepra te mira, por edhe ata jane te kenaqur me Ate. Ai u ka pergatitur atyre xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do te mbesin pergjithmon. Ai eshte sukses i madh

[101] Nder beduinet, rreth jush, ka hipokrite, por ka edhe ne mesin e banoreve te Medines te cilet jane te rryer ne dyfytyresi – ti nuk i di ata. Ata i dime ne. do t’i denojme dyfish e pastaj do te kthehen ne nje denim shume te madh

[102] por ka edhe te tjere, te cilet i kane pranuar mekatet e veta dhe i kane perzier veprat e mira me tjerat, te keqiat; atyre ndoshta ua fal All-llahu sepse All-llahu fal, Ai eshte i gjithmeshirshem

[103] Merre zeqatin nga pasuria e tyre qe t’i pastrosh me te dhe t’i besh te bekuar, edhe lutu per ata, lutja me te vertete do t’i qetesoje. Nderkaq All-llahu degjon dhe di shume

[104] A nuk e dine ata se vetem All-llahu pranon pendimin nga roberit e vet dhe e pranon lemoshen, dhe se All-llahu eshte me te vertete Ai, i cili pranon pendimin dhe eshte meshireplote

[105] Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punen tuaj, por edhe Profeti i tij edhe besimtaret; edhe ju do te ktheheni te ai i cili e di te padukshmen dhe te dukshmen, prandaj, do te ju informoje se cka po beni

[106] Ka edhe te tjere qe jane ne dilema a do t’i denoje All-llahu apo do t’ua fale. All-llahu eshte i dijshem e i urte

[107] Kurse ata te cilet e ndertuan xhamine, per te demtuar, per mosbesim edhe percarje ndermjet besimtareve duke e pergatitur per ate i cili qysh me heret ka luftuar kunder All-llahut dhe Profetit te tij, me siguri do te bejne be “Ne kemi pas deshiruar vetem cka eshte e mire”, por All-llahu me siguri e deshmon se ata jane rrenacake

[108] Ti kurr mos u fal aty! Xhamia qe qysh prej dites se pare eshte ngritur per devotshmeri, me te vertete meriton me se shumti qe aty te kryesh namazin. Ne te ka njerez qe deshirojne te pastrohen dhe All-llahu i do te pastertit

[109] A eshte me i mire, ai i cili themelin e shtepise s evet e ka vene nga devotshmeria ndaj All-llahut dhe me deshire qe t’i behet i afert, apo ai i cili themelin e shtepise se vet e ka vene ne buze te bregut te brejtur nga uji, i cili eshte shtremberuar te bjere bashke me te ne zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton ne rruge te drejte

[110] Ndertesa qe e kane ngritur ata vazhdimisht do te mbjelle shqetesime ne zemrat e tyre, derisa tu pelcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

[111] All-llahu ka blere nga besimtaret shpirterat dhe pasurite e tyre me xhennet – ata luftojne per hire te All-llahut dhe do te vrasin dhe do te vriten. Ai kete ua ka premtuar me siguri ne Tevrate dhe Inxhil edhe ne Kur’an – pra, kush i ploteson premtimet e veta me mire se All-llahu? Prandaj gezohuni pazarit qe e keni bere me Te, se ai eshte shpetim i madh

[112] Ata qe pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavderojne edhe ecin rruges se mbare, bejne perulje dhe sexhde, dhe urdherojne te behen vepra te mira, dhe pengojne nga veprat e keqia dhe i ruajne normat e All-llahut. Pergezoji, pra, besimtaret

[113] Profetit dhe besimtareve nuk u lejohet te luten per politeistet, edhe n’i pacin te afert, kur e kane te qarte se ata jane banore te zjarrit

[114] E qe Ibrahimi u lut per baben e vet, ajo ishte vetem nga shkaku qe i pat premtuar vetem atij, dhe sapo iu be e qarte se ai eshte armik i All-llahut, hoqi dore prej tij. Ibrahimi me te vertete ishte shume i prekshem dhe i bute

[115] All-llahu nuk e humb nje popull te cilin e ka udhezuar para se t’ia sqaroj se prej cka duhet te ruhet. Nuk ka dyshim All-llahu i di mire te gjitha

[116] Me te vertete All-llahu eshte ai qe mban pushtetin e qiejve dhe te tokes, ngjall dhe vdes, dhe ju pervec All-llahut nuk keni as mbrojtes as ndihmetar

[117] All-llahu ia ka falur Profetit dhe “muhaxhireve” dhe “ensareve”, te cilet e pasuan ne nje moment te veshtire, ne kohen kur zemrat e disave prej tyre gati sa nuk u luhaten; Ai pastaj ua fali edhe atyre, sepse Ai ndaj atyre eshte i bute dhe meshireplote

[118] Edhe atyre te treve te cilet paten mbetur vone, edhe kete mu atehere kur toka u be e ngushte dhe kur iu ngushtua edhe frymemarrja, u erdh shpirti ne fyt dhe e pane se nuk kane shpetim prej All-llahut, por vecse te Ai. Ai pastaj ua pranoi edhe atyre pendimin, qe te pendohen, sepse All-llahu, njemend, pranon pendimin dhe eshte meshireplote

[119] O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe jini me ata qe jane te sinqerte

[120] Nuk eshte dashur qe banoret e Medines, as beduinet per rreth, te mbesin mbrapa Profetit te All-llahut, dhe as qe ta duan jeten e vet sa jeten e atij. Ata nuk do t’i godase as etja as lodhja e uria ne rrugen e All-llahut. Dhe as do te paraqiten ne ndonje vend, i cili do t’i hidheroje mosbesimtaret, e as do te pasojne cfaredo te keqe qofte nga armiku, e ajo te mos u evidentohet e tere si veper e mire. All-llahu me te vertete nuk do te lejoje te humbe shperblimi i punemireve

[121] Dhe nuk japin kurrfare kontributi, as te madh as te vogel, e as qe do te kapercejne ndonje lugine e ajo te mos jete shkruar, qe All-llahu t’i shperbleje per veprat e tyre me shperblim me te mire se sa ajo cka e bejne

[122] Te gjithe besimtaret nuk duhet te shkojne ne lufte. Disa prej tyre, nga secila bashkesi, le te paraqiten te marrin rrugen e shkences fetare dhe le t’i terheqin verejtjen popullit te vet kur te kthehen nga lufta, ndoshta ata do te ruhen

[123] O besimtare, luftoni kunder mosbesimtareve qe i keni afer jush dhe le ta ndiejne ashpersine tuaj! Dhe ta dini se All-llahu eshte ne anen e te devotshmeve

[124] Dhe kur po shpallet ndonje sure, ka prej atyre qe thone: “Kujt nga ju ia ka shtuar besimin kjo?” Sa u perket besimtareve atyre ua ka forcuar besimin dhe ata gezohen

[125] E sa u perket atyre, zemrat e te cileve jane te semura, ajo ua ka shtuar ndytesine mbi ndytesine e tyre qe e kane, dhe ata vdiqen e shkuan si mosbesimtare

[126] A nuk i shohin ata se per cdo vjet njehere, apo dy here, bijne ne sprove, dhe prap as pendohen e as mbledhin mendjen

[127] Ndersa kur po shpallet ndonje sure vetem shikohen nderveti, a ju sheh dikush? E pastaj largohen. All-llahu i lashte pa perkrahje zemrat e tyre! Per shkak se jane nga ata njerez qe nuk marrin vesh

[128] Ju ka ardhur nje Profet nga mesi juaj, i vjen rende qe do ta veni ne mundime, memzi pret te niseni rruges se drejte, sepse eshte i bute dhe meshireplote ndaj besimtareve

[129] Por nese ata kthejne kryet ne anen tjeter, ti thuaju: “Mua me mjafton All-llahu, nukka Zot tjeter pervec Atij, vetem te Ai kam mbeshtetje. Ai eshte Zot i perbotshem”

Junusi (Junus)

Surah 10

[1] Alif Lam Ra. Keto jane ajete te Librit plot urtesi

[2] A u vjen cudi njerezve qe ne i kemi kumtuar nje njeriu nga mesi i tyre: “Terhiqu verejtjen njerezve dhe pergezoi besimtaret per shperblimin e larte te Zoti i tyre!” Mosbesimtaret thone: “Ky eshte, njemend, magjistar i vertete!”

[3] Pa dyshim Zoti i juaj eshte All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite e pastaj mbisundoi gjithesine te rregulloje ceshtjet. Askush nuk mund te ndermjetesoje pa lejen e Atij. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Ate! A nuk po mendoni

[4] Te Ai do te ktheheni te gjithe, - premtimi i All-llahut eshte i vertete – Ai me te vertete zen fill krijimin e pastaj e perserite kete per t’i shperblyer drejt ata qe besojne dhe bejne vepra te mira. Ndersa per ata qe nuk besojne ka pije prej ujit te nxehte dhe vuajtje te padurueshme, per ate qe mohojne

[5] Ai eshte i cili e ka bere diellin burim te drites, kurse Henen te ndritshme dhe ia ka caktuar fazat per te ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu ate e ka krijuar me urtesi. Ai ua shpalon argumentet njerezve qe marrin vesh

[6] Pa dyshim ne nderrimin e nates dhe te dites dhe ne ate cka ka krijuar All-llahu ne qiej dhe ne toke, me te vertete, ka argumente per njerezit qe i drojne All-llahut

[7] Ata te cilet nuk shpresojne ne takimin tone qe jane te kenaqur me jeten ne kete bote, dhe gjejne prehje ne te, edhe ata te cilet jane indiferente ndaj argumenteve tona

[8] Vendbanimi i tyre eshte zjarri, per ate cka bejne

[9] Ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira Zoti i tyre i udhezon ne rruge te drejte, me besimin e tyre, ne xhennet te kenaqesise, ku do te rrjedhin lumenj

[10] Lutja e tyre aty eshte: “Qofsh lartesuar o All-llah!” dhe pershendetja e tyre “shpetim”, ndersa lutja e fundit “Falenderimi eshte per All-llahun, Zot i boterave!”

[11] Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerezve te keqen ashtu sikur kerkojne shpejt te miren, ata, me siguri, do te kishin mbaruar. Por ne prape i leme, ata qe nuk besojne se do te dalin para nesh, te bredhin ne humbjen e vet

[12] Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrime, ose i ulur ose ne kembe, por kur ia largojme te keqen, ai vazhdon, sikur te mos na ishte lutur fare per te keqen qe e kishte goditur. Keshtu mosbesimtareve u zbukurohet ajo qe punojne

[13] Ne perpara jush kemi shfarosur brezni sepse benin mizori, kurse profetet e tyre u sillnin argumente te qarta, mirepo ata nuk u besonin. Ashtu ne shperblejme popullin mekatar

[14] Pastaj juve u kemi bere mekembes ne toke, pas atyre, qe te shohim se si do te veproni

[15] Dhe kur u lexohen ajetet tona te qarta, ata qe nuk besojne se do te dalin para nesh, thone: “Na sjell ndonje tjeter Kur’an ose zevendesoje!” Thuaj: “Nuk eshte puna ime qe une vete ta nderroj, une percjell vetem ate cka me shpallet, une frikesohem, nese jam i padegjueshem ndaj Zotit tim, nga denimi i Dites se madhe

[16] Thuaj: “Sikur te kishte dashur All-llahu, une nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Une edhe perpara kesaj (profetesise) kam jetuar ne mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”

[17] Kush eshte, pra, me mizor se ai, i cili per All-llahun flet genjeshtra ose qe i pergenjeshtron argumentet e tij?! Mekataret njemend nuk do te shpetojne

[18] Sepse adhurojne, ne vend te All-llahut, ate qe nuk mund t’u beje dem as dobi, dhe thone: “Keta jane ndermjetesuesit tane te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun per dicka qe Ai nuk e di se c’ka ne qiej dhe ne toke?! Qofte lavderuar Ai dhe i lartesuar mbi ata qe i bejne shok

[19] Njerezit ishin vetem nje popull por u percane. Dhe sikur te mos ishte fjala e dhene me pare nga Zoti yt, ata me siguri do te ishin ekzekutuar per ate perse jane percare

[20] Dhe thone: “Perse nuk i vjen atij ndonje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetem per All-llahun eshte padukshmeria, andaj pritni, edhe une do te pres me ju”

[21] Dhe kur ua mundesojme njerezve te shijojne meshiren, pas te keqes qe i perflak, ata prap u bejne kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu eshte me i shpejte per t’iu kundervene kesaj”. Pa dyshim te deleguarit tane shkruajne se cka po thurni ju

[22] Ai eshte i cili ju shetit ne toke dhe ne det, dhe kur jeni ne lunder dhe kur ata te lundrojne me ta, me nje ere te lehte me te cilen ata gezohen, ia behe ere e forte dhe terbohen valet nga te gjitha anet, dhe mendojne se jane te rrethuar, me keto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur te na shpetojshe nga kjo me siguri do te ishim mirenjohes!”

[23] Dhe kur ai i shpeton, ata prape menjehere pa kurrfare arsyeje bejne turbullira ne toke! O njerez, turbullirat qe beni per t’u kenaqur ne jeten e kesaj bote, jane kunder vetes tuaj, pastaj do te ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojme c’keni punuar

[24] Pa dyshim jeta ne kete bote i shembellen ujit qe ne e leshojme nga qielli me te cilin ushqehen bimet ne toke, prej te cilave ushqehen njerezit dhe kafshet. Ashtu qe kur toka stoliset me petkun e vet dhe qendiset, dhe kur banoret e saj mendojne se ata jane zoteruesit e saj, vjen urdheri yne, naten ose diten, dhe ne ata i bejme si te korrura, sikur te mos kishte qene dje fare. Ja, ashtu ne ne hollesi shkoqisim argumentet per popullin qe mendon

[25] All-llahu therret ne shtepi te paqes dhe udhezon ne rruge te drejte ke do Ai

[26] Ata qe bejne vepra te mira gjejne miresi edhe me teper se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbuloje terr e as deshprim. Ata jane banore te xhennetit, aty do te mbesin pergjithmone

[27] Kurse ata te cilet bejne vepra te keqia, shperblimi i se keqes eshte aq sa ka qene e keqja, ata do t’i mbuloje poshtersia, nuk do t’i mbroje askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kene te zeza sikur i ka mbuluar ndonje pjese e nates se erret; ata jane banore te zjarrit dhe aty do te qendrojne pergjithmone

[28] Kurse ate dite, kur do t’i tubojme te jgithe e t’u themi atyre te cilet i kane bere shok All-llahut: “Ndalni ne vend ju edhe shoket (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajme, e shoket e tyre do te thone: “Ju nuk na keni adhuruar neve”

[29] All-llahu mjafton per deshmitare edhe per ne edhe per ju, ne, njemend kemi qene indiferent ndaj adhurimit tuaj

[30] Aty secili do ta dije se c’ka punuar me pare dhe do te kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vertete, dhe do te humbasin prej aty ata cka i ishin trilluar (idolet)

[31] Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundeson te degjoni, te shihni dhe kush krijon te gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli ben te vdekurin, kush po i rregullon te tera keto? – All-llahu, do te thone ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?”

[32] Ai eshte All-llahu, Zot i juaj i vertete! Cka ka tjeter pas te vertetes, pervec humbjes? E ku po shkoni pra

[33] Ashtu realizohet fjala e Zotit tend ndaj atyre qe bejne prapshti, se ata nuk besojne

[34] Thuaj, a mundet ndonje nga idolet tuaja ta ze fill krijimin e pastaj te perserise ate? Thuaj, “All-llahu eshte zanafilles e pastaj ate e ben perseri, e ju ku po shkoni pra?”

[35] Thuaj, a eshte kush nga shoket (idhujt) tuaj i cili perudhe kah e verteta? Thuaj, vetem All-llahu udhezon kah e verteta. Po a eshte pra i denje per ta pasuar ai, i cili udhezon kah e verteta, apo ai i cili nuk udhezon pervec nese e drejton dikush. C’eshte me ju, si po gjykoni

[36] Shumica sish pasojne supozimet, por supozimet, njemend, aspak nuk i bejne dobi te vertetes, All-llahu, me siguri, e di mire se c’bejne ata

[37] Ky Kur’an nuk eshte i trilluar, eshte nga All-llahu, por eshte deshmi e saktesise se asaj qe ishte perpara tij dhe sqaron dispozita. Ne ate nuk ka dyshim, eshte nga Zoti i boterave

[38] Ose thone: “E ka trilluar ate!” Thuaj: “po sillne edhe ju nje sure te ngjashme me kete, dhe thirrni ne ndihme cilindo qe te mundeni, pervec All-llahut, nese flisni te verteten”

[39] Por ata e mohojne ate qe nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kane mohuar edhe ata perpara tyre, por shiko si perfunduan mizoret

[40] ka prej atyre qe i besojne atij, por ka edhe qe nuk i besojne. Kurse Zoti yt i di me se miri ngatrrestaret

[41] Dhe ne qoftese ata pergenjeshtrojne, Ti thuaju: “Mua te miat, e juve punet tuaja; ju nuk pergjigjeni cka bej une, por edhe une nuk pergjigjem cka beni ju”

[42] Ka prej tyre te cilet vijne te degjojne. A ti do t’i besh te shurdher qe te degjojne edhe kur ata nuk kuptojne

[43] Nga ata ka qe te percjellin. A po i perudhe ti te verberit, edhe kur ata nuk shohin

[44] All-llahu, njemend, nuk u ben asnje te padrejte njerezve, por ata bejne krim ndaj vetvetes

[45] Kurse ate dite kur t’i tuboje, ata, sikur nuk kane qendruar me teper se vetem nje ore te dites, do te njihen ne mes veti. Kane mbaruar ata qe e konsiderojne si genjeshter ballafaqimin me All-llahun dhe nuk jane te perudhur

[46] Qofte te tregojme dicka nga ajo qe u premtojme qofte te ta marrim shpirtin, ata kthimin e kane te ne dhe atehere All-llahu eshte deshmitar se c’bejne ata

[47] Cdo popull ka pasur nje profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, ne mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtesi, ata nuk maltretoheshin

[48] Dhe ata thone: “Kur me ky premtim, nese flisni te verteten?”

[49] thuaj: “Une nuk kam mundesi te bej as per vete dem as dobi, pervec asaj qe do All-llahu! Secili popull ka nje perfundim, dhe kur i vjen fundi – as per nje moment nuk mund te vonohet e as te shpejtohet”

[50] Thuaj: “Me thuani ju mua nese ju godit denimi i tij diten ose naten, perse e ngusin kriminelet

[51] E pastaj, pasi qe te ndodhe, a do te besoni ne ate? A tani a? e me heret e keni pase lypur me shpejte!”

[52] Pastaj do t’u thuhet atyre qe kane bere krime: “Shijone denimin e perjetshem! A shperbleheni ndryshe perpos si e keni merituar?”

[53] Dhe do te pyesin ty, a eshte ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo eshte me se e vertete dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”

[54] Sikur ta ksihte tere ate cka ekziston ne toke, kushdo qofte nga mosbesimtaret, ai do ta jepte per kompensim. Dhe kur ta shohin denimin, do ta fshehin pendimin, por do te gjykohen sipas drejtesise, nuk do te keqtrajtohen

[55] All-llahut i takon krejt cka ka ne qiej dhe ne toke, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, eshte i vertete, apo jo? Vetem se shumica prej tyre nuk e dine

[56] Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do te ktheheni

[57] O njerez, juve me tani u a ardhur keshilla nga Zoti juaj edhe nje bar per zemrat tuaja, udhezim e meshire per besimtaret

[58] Thuaj: “le t’i gezohen pra miresise dhe meshires se All-llahut, ajo eshte me e mire se ajo c’po grumbullojne”

[59] Thuaj: “Ku keni pare ju, ushqimin qe ua jep All-llahu, njerin e konsideroni te ndaluar e tjetrin te lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu kete (gjykim) apo ju shpifni ne llogari te All-llahut?”

[60] Dhe c’mendojne ata, te cilet kunder All-llahut shpifin genjeshtra, ne diten e kijametit? All-llahu ndaj njerezve eshte me te vertete shume i mire, por shumcia sish nuk jane mirenjohes

[61] Dhe ti nuk mund te besh ndonje pune dhe as nuk do te lexosh prej tij dic nga Kur’ani, dhe nuk do te beni kurrfare pune e ne te mos jemi deshmitare derisa ju te merreni me ate pune. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa nje grime, as ne toke as ne qiell dhe nuk ka asgje, as me shume as me pak se ajo e e, nuk eshte ne Librin e qarte (Kur’an)

[62] Pa dyshim dashamiret e All-llahut nuk frikesohen per kurrgje e as nuk pikellohen, apo jo

[63] Ata te cilet besojne dhe drojne

[64] Per ata ka pergezime edhe ne kete jete edhe ne ahiret, - fjalet e All-llahut nuk kane te ndryshuar – ajo eshte njemend sukses i madh

[65] Le te mos pikellojne ty bisedat e tyre! Me te vertete e tere forca i takon All-llahut, Ai degjon dhe i di shume mire

[66] Te All-llahut jane te gjithe ata, qe jane ne qiej dhe ne toke, apo jo? Kurse ata te cilet ne vend te All-llahut adhurojne idhuj e nuk ndjekin rrugen e drejte, ata pasojne vetem supozimet dhe nuk kane tjeter rruge, vetem se imagjinojne

[67] Ai eshte i cili ua ka bere naten te pushoni, kurse diten qe te shikoni. Ne kete ka argumente per njerezit qe degjojne

[68] Thone: “Ka All-llahu femije!” Qofte lartesuar Ai! Ai eshte i pasur. Ju nuk keni kurrfare argumenti per ate (cka thuani). Gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke eshte e atij. Pse flisni per All-llahun cka nuk dini

[69] Thuaj: “Ata qe shpifin genjeshtra kunder All-llahut nuk do te shpetojne”

[70] Do te kenaqen ne kete bote, por per kohe te shkurter, e pastaj do te kthehen te ne dhe ne do t’u mundesojme te shijojne denimin e rende per shkak se nuk besonin

[71] Lexoju atyre historine per Nuhin! Kur iu drejtua popullit te vet: “O populli im, nese u eshte merzitur qendrimi im ne mesin tuaj, dhe verejtjet e mia me argumente te All-llahu, - e une jam mbeshtetur ne All-llahun, - atehere, bashke me zoterit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgje dhe ekzekutone ate kunder meje, mos pritni!”

[72] Por nese ktheni shpine, ani, une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje All-llahu. Une jam i urdheruar te jem musliman

[73] Dhe ata e quajten rrenacak, por ne ate e shpetuam ne anije dhe ata qe ishin me te i beme mekembes, kurse ata te cilet pergenjeshtruan argumentet tona, i permbytem, andaj shiko si kane perfunduar ata qe nuk i kane perfillur verejtjet

[74] Pastaj u derguam profete, pas atij, popujve te tyre dhe ata kane sjelle argumente te qarta, por ata nuk i besonin asaj qe e kishin pergenjeshtruar me apre. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre te cilet kalojne cdo kufi

[75] Mandej, pas atyre, derguam Musane dhe Harunin me mrekullite tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bene mendjemedhenj sepse ishin popull mekatar

[76] Pasi qe u erdhi e verteta nga ne, thane: “Kjo eshte njemend magji flagrante”

[77] Musa u tha: “E ju pasi qe u ka ardhur e verteta thoni se kjo eshte magji, por magjistaret nuk do te shpetojne!”

[78] Ata i thane: “A ke ardhur te na shmangesh nga ajo ku i kemi gjetur te paret tane, kurse u te dyve t’u mbese madheshtia e pushteti ne toke? Ej, ne, pra, nuk ju besojme juve te dyve!”

[79] Dhe Faraoni tha: “M’i sillni te gjithe magjistaret e shkathet!”

[80] Dhe kur erdhen magjistaret, Musa u tha, “hudhni c’keni per te hudhur!”

[81] dhe kur ata i hudhen, Musa thirri, “ajo qe keni pergatitur eshte magji! All-llahu pamedyshje do ta zhduke, sepse All-llahu nuk miraton vepren e te mbrapshteve

[82] All-llahu e realizon te verteten me fjalen e vet, anipse kete e urrejne mekataret”

[83] dhe musase nuk i besoi tjeter kush, pervec nje pjese te popullit te tij, per shkak te frikes nga Faraoni dhe paria e popullit te tij qe mos t’i maltretojne. Dhe Faraoni, njemend ishte pushtetforte ne toke, ndaj ai me te vertete ishte shkaterrues

[84] Dhe Musa tha: “O populli im, nese i besoni All-llahut, mbeshtetuni te Ai nese jeni muslimane!”

[85] “Te All-llahu mbeshtetemi!” u pergjegjen ata. “O Zoti yne, mos na bene viktime te nje populli mizor

[86] Dhe me meshiren tende shpetona nga populli qe nuk beson!”

[87] Dhe ne i shpallem Musaut dhe vellait te tij qe ne Egjipt te ndrtojne shtepi per popujt e tyre te dyve, dhe shtepite tuaja beni faltore dhe kryeni faljen! Ti pergezoj besimtaret

[88] Dhe Musa tha: “O Zoti yne! Ti me te vertete u ke dhene Faraonit dhe parise se tij pasuri dhe stoli ne jeten e kesaj bote, qe te largohen nga rruga yte, o Zoti yne, shkaterro pasurine e tyre dhe gurezojau zemrat e tyre, le te mos besojne derisa te perjetojne denimin e dhembshem!”

[89] “Eshte pranuar lutja e ju te dyve”, - tha Ai, - prandaj ju te dy qendroni ne rruge te drejte e kurrsesi mos pasoni rrugen e atyre qe nuk dine!”

[90] dhe ne i transferuam izraelitet pertej detit, kurse Faraoni dhe ushtaret e tij i ndoqen pas me urrejtje dhe armiqesi, derisa filloi te permbytet, dhe ta: “Une besoj se nuk ka Zot tjeter pervec atij te cilit i kane besuar izraelitet, edhe une jam nga muslimanet!”

[91] A tash a? Kurse me pare ke qene i padegjueshem dhe ke qene mbrapshtan

[92] Prandaj sot do ta shpetojme vetem trupin tend qe t’u sherbeje atyre qe vijne pas teje si argument. Megjithate, shume njerez jane indiferent ndaj argumenteve tona

[93] Dhe ne i vendosem izraelitet ne nje vend te mire dhe i furnizuam me gjera te mira dhe ata nuk u percane ne mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje ne diten e kijametit lidhur me ate perse jane kundershtuar

[94] Nese dyshon ne ate qe ta shpallim ty, pyeti ata qe lexojne Librin (te shpallur) perpara teje. Ty te vjen e verteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata qe dyshojne

[95] Dhe kurrsesi moj jij prej atyre qe i pergenjeshtrojne argumentet e All-llahut e te behesh nga te humburit

[96] Me siguri ata ndaj te cileve eshte zbatuar fjala e Zotit tend nuk besojne

[97] Po edhe sikur t’u vinte secili argument nje nga nje derisa ta shohin denimin e padurueshem

[98] Sado qe nuk ka pasur asnje qytet i cili ka besuar dhe u ka bere dobi besimi i tyre, pervec popullit te Junusit, kur kane besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme ne jeten e kesaj bote dhe i beme te lumtur per nje kohe te caktuar

[99] Sikur te kishte dashur Zoti yt, dot e kishte besuar gjithkush qe eshte ne toke, pa perjashtim. A ti do t’i shtysh njerezit te behen besimtare

[100] Asnje njeri nuk eshte besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai denon ata qe nuk mendojne

[101] Thuaj: “Shikoni cka ka ne qiej dhe ne toke!” Por prap popullit qe nuk beson nuk do t’u bejne dobi argumentet dhe qortimet

[102] A po presin tjeter send, pervec sikur fati qe i gjeti ata te cilet kane kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe une me ju po pres!”

[103] Pastaj i shpetojme profetet tane dhe ata qe kane besuar. Ja, ashtu eshte e drejta jone t’i shpetojme besimtaret

[104] Thuaj: “O njerez, nese keni dyshim ne fene time, une nuk i adhuroj ata qe ju, ne vend te All-llahut, i adhuroni, por i falem vetem All-llahut, i cili do t’u marre shpirterat. Une jam i urdheruar te jem besimtar

[105] Dhe kthehu kah feja e drejte, dhe kurre mos u bene mohues

[106] Dhe mos iu lut, ne vend te All-llahut, asaj cka nuk te ben as dobi as dem, sepse ne qofte se e ben kete, atehere ti je nga mekataret

[107] Nese All-llahu te perfshine me ndonje te papritur, askush, pervec atij, nuk mundet ta largoje, por nese te do te miren, prap askush nuk mund ta pengoje miresine e Tij. Ai me ate shperbblen ke te doje nga roberit e et dhe fale shume, eshte meshireplote”

[108] Thuaj, “o njerez, e verteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai qe perudhet rruges se drejte e ka per vete, edhe ai qe merr rrugen e shtrember e ben per vete, une nuk jam tutor i juaj”

[109] Ti paso ate cka te shpallet ty dhe jij i durueshem deri sa te gjykoje All-llahu, Ai eshte me i miri gjykates

Hudi (Hud)

Surah 11

[1] Alif Lam Ra. Libri, ajetet e te cilat jane plote urtesi e pastaj jane shkoqitur, eshte nga i urti nga i informuari

[2] Qe te mos adhuroni tjeter, pervec All-llahut – une jam derguar nga ana e Tij qortues dhe pergezues

[3] Dhe qe te kerkoni falje nga Zoti juaj dhe te pendoheni, edhe Ai do t’ju mundesoje te jetoni te lumtur deri ne momentin e caktuar dhe secilit te merituar i jepet miresia e merituar. Po nese ia ktheni shpinen, ani, une me te vertete i frikesohem denimit tuaj ne diten e madhe

[4] Te All-llahu do te ktheheni dhe Ai ka mundesi per gjithcka

[5] Ata perpiqen te fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbeshtillen ne petkun e vet, Ai e di ate cka fshehin dhe ate cka shfaqin, apo jo? Ai, njemend, i di mire mendimet e gjithkujt

[6] Ne toke nuk ka asnje qenie te gjalle e te mos e kete ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do te qendroje dhe ku do te varroset. Tera keto jane ne Librin e qarte

[7] Ai eshte qe ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite dhe mbikqyrja e tij ishte mbi uje, qe t’ju sprovoje se cili nga ju do te jete me i mire ne vepra. Nese ti thua, pas vdekjes me siguri do te ringjalleni, mosbesimtaret do te thone patjeter: “Kjo nuk eshte asgje tjeter pervec mashtrim flagrant!”

[8] Dhe nese ne ua anulojme denimin deri ne afat te caktuar, ata me siguri do te thone: “Pse, per cka po e vonon?” Kurse ne diten kur t’u vije, nuk do t’u largohet atyre dhe nga te gjitha anet do te jene te rrethuar nga ajo qe i jane tallur

[9] Nese i mundesojme njeriut te shijoje meshiren tone e pastaj ia shkurtojme, ai deshprohet dhe behet mohues bukeshkele

[10] Po nese i mundesojme te shijoje dhuntite pas denimit qe e ka gjetur, ai me siguri do te thote: “Me jane larguar te keqiat”! Ai pa dyshim eshte entuziazmuar dhe i sterkrenuar

[11] Pervec atyre qe durojne dhe bejne vepra te mira, ata jane qe meritojne falje dhe shperblim te madh

[12] Ti ndoshta do te kishe lene anash dicka nga ajo qe te shpallet, dhe ta shtrengon kraherorin, per te mos thene ata “Pse nuk i eshte derguar ndonje pasuri ose te kishte ardhur me te ndonje engjull”. Ti vetem terheq verejtjen, kurse All-llahu per te gjitha gjerat perkujdeset

[13] Ose po thone, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjete kaptina te ngjashme me te (Kur’anin), te trilluara, dhe thirrni ne ndihme cilin te doni, ne vend te All-llahut, nese e flisni te verteten!”

[14] Po nese nuk u pergjigjen, atehere ta dini se eshte i shpallur me dijeni te All-llahut dhe nuk ka tjeter Zot pervec Atij, a po beheni muslimane

[15] Kush deshiron jeten ne kete bote dhe bukurite e saj – Ne do t’ua shperblejme punet e tyre dhe ne kete asgje nuk do t’u lihet mangut

[16] Ata jane per te cilet ne boten tjeter ka vetem zjarr, eshte e pavlefshme se cka kane bere ne toke dhe eshte krejt e kote ajo qe punojne

[17] Po kush eshte ne rruge te drejte e me te qarte se ai i cili eshte i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), deshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udherrefyes dhe meshire? Ata i besojne atij, dhe kush e mohon ate, nga grupet, vendbanim i tij eshte zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi ne te, ai padyshim eshte i sakte nga Zoti yt, por shumica e njerezve nuk besojne

[18] A ka me mizor se ai i cili trillon genjeshtra per All-llahun? Ata do te sillen para Zotit te tyre dhe deshmitaret do te thone: “Keta jane te cilet kane thure genjeshtra per Zotin e vet!” A nuk eshte mallkim i All-llahut kunder mizoreve

[19] Te cilet shmangin nga rruga e All-llahut dhe perpiqen ta shtremberojne”, dhe ata, ata nuk besojne ne boten tjeter

[20] Ata ne toke nuk mund ta pengojne, dhe pervec All-llahut nuk kane tjeter mbrojtes. Denimi i atyre shumefishohet dhe nuk munden as te degjojne, as te shohin

[21] Ata kane shkaterruar vetveten, madje i kane humbur edhe ata qe i kane trilluar (idolet)

[22] Ata, pa dyshim, ne ate bote do te jene krejtesisht te humbur

[23] Ata te cilet bejne vepra te mira dhe i qendrojne besnik Zotit te tyre, do te jene banore te xhennetit, aty do te jene pergjithmone

[24] Keta dy grupe shembellejne si i verberi dhe i shurdheri dhe sikur ai i cili sheh dhe degjon. A jane keta te dy te barabarte per krahasim? A nuk mendoni fare

[25] Edhe Nuhin ia derguam populit te vet. “Une jam qe t’ju terheq verejtjen haptazi

[26] Qe te mos adhuroni tjeter pervec All-llahut;, une, njemend, kam frik per denimin kunder jush ne diten e padurueshme!”

[27] Dhe paria e popullit te tij, ata te cilet kane mohuar, thane: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se te pasojne pa kurrfare mendimi vetem ata qe s’jane kurrkushi nder ne; ne nuk shohim se je dic me i mire se ne, aq me teper mendojme se je genjeshtar”

[28] Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nese une e kam te qarte nga Zoti im dhe Ai me ka dhene profetesi, ju jeni te verbuar. A t’ju detyrojme, perkunder vullnetit tuaj, per dicka qe urreni

[29] O populli im! Per kete une nuk kerkoj prej jush pasuri, me shperblen vetem All-llahu. Dhe une nuk po i perze besimtaret, ata do te dalin para Zotit te tyre; por une e shoh se jeni njerez qe nuk dini

[30] O populli im! Kush do te me mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha perzene? A nuk kujtoheni pak

[31] Une nuk ju them se te une jane depot e All-llahut, edhe te padukshmen nuk e di, e as qe ju them: “Une jam engjull, e as qe ju them per ata, te cilet ju i shikoni me nencmim se All-llahu nuk do t’ju jape te mira; All-llahu e di me se miri se cka kane ata ne shpirte – sepse atehere do te isha gabimtar”

[32] “O Nuh, - i thane ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjate. Hajde, nese flet te verteten, le te na godas ajo me cka po na kercenohesh?”

[33] “Ate do ta beje vetem All-llahu, nese do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpetoni”

[34] Keshilla ime nuk ju ben dobi, nese All-llahu do t’ju lere te humbur, kushedi sa te deshiroj une te ju keshilloj. Ai eshte Zoti juaj dhe te ai do te ktheheni”

[35] A po thone se ai e trillon!? Thuaj: “Nese e trilloj eshte mekati im, por une jam larg mekateve qe beni ju”

[36] Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjeter nga populli yt nuk do te besoje, pervec atyre qe jane besimtare, prandaj mos u pikello per ate cka bejne ata

[37] Dhe bere anijen nen mbikqyrjen tone dhe me frymezimin tone, dhe mos fol me per ata qe bejne mizori – ata gjithqysh do te permbyten!”

[38] Dhe ai e beri anijen. Ndersa paria e popullit te tij, sa here qe kalonin prane tij, e tallnin. “Nese ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu sic talleni ju

[39] Dhe keni per te marre vesh se ke po e godet denimi i turpshem dhe kush do te jete ne denim te perjetshem”

[40] Dhe kur u shpall urdheri yne dhe vershoi uji nga siperfaqja e tokes, Ne i thame: “Ngarko ne anije nga nje cift te secilit lloj edhe familjen tende – pervec atyre per te cilet eshte bere fjale – edhe besimtaret!” Po pak ka pasur me te, te cilet besuan

[41] Dhe kur u tha: “Hipni ne te, ajo ne emer te All-llahut lundron dhe ndalet! Zoti im, njemend fal, eshte meshireplote”

[42] Dhe ajo lundroi me ata ne valet e medha si kodra dhe Nuhi e thirri djalin e vet i cili ishte me larg: “O biri im, hip me ne dhe mos u bene me mosbesimtaret!”

[43] “Do te shmangem te nje mal qe do te me shpetoje nga uji, - iu pergjigj ai. “Sot – i tha – askush nuk do te kursehet nga denimi i All-llahut, pervec atij te cilin Ai e meshiron. Dhe vala i ndau ata dy dhe ai u mbyt

[44] “Oj toke! – i tha, - thithe ujin tend, e ti o qiell ndal!” Dhe uji u terhoq edhe urdheri u zbatua, ndersa anija u ndal ne malin al-Xhudij, dhe u tha “Qofte larg populli mizor!”

[45] Dhe Nuhi e luti Zotin e vet e i tha: “O Zoti im, djali im eshte, femije e kam, kurse premtimi yt eshte i vertete dhe Ti je me i urti i te urteve!”

[46] “O Nuh – i tha Ai, - me te vertete ai nuk eshte nga familja jote. Ai ka bere pune te pamire, prandaj mos me lut per ate cka nuk e di! Une te keshilloj qe te mos behesh injorant”

[47] Zoti im – tha ai – Une mbeshtetem te ti dhe besatohem se me nuk do te lutem per ate cka nuk kam njohuri! Nese nuk ma fal dhe nuk me meshiron do te jem i humbur”

[48] Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me pershendetjen tone dhe me bekime per ty dhe popujt qe jane me ty! Edhe popujt te cileve do t’u mundesojme te kenaqen, por pastaj do t’i gjeje denim i dhembshem”

[49] Ato jane lajme te panjohura qe t’i shpallim ty, as ti as populli yt perpara kesaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, perfundimi, njemend, eshte ne dobi te devotshmeve

[50] Edhe Adit – vellaun e tyre Hudin: “O populli im, - u tha, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, ju vetem po kurdisni trillime

[51] O populli im, une nuk kerkoj prej jush shperblime per kete; mua me shperblen vetem Ai i cili me ka krijuar! Pse nuk mblidhni mendjen

[52] O populli im, kerkoni qe t’ju fale Zoti juaj dhe pendohuni! Ai do t’ju dergoje shi te mjaftueshem dhe do t’jua shtoje forcen me force te re, dhe mos shmangeni e te beheni mekatare!”

[53] Ata i thane, “O Hud, nuk na ke sjelle kurrfare sqarimi dhe ne nuk i leme zoterat tane vetem per fjalet tua, ne ty nuk te besojme

[54] Ne te themi se ty te ka goditur me te keqe ndonje zot i yne. Une – tha ai – kam deshmitar All-llahun, por edhe ju deshmoni se une jame larg asaj qe ia beni ju shok

[55] Pervec atij; Te gjithe ju, pra, ngriheni (beni kurtha) kunder meje dhe hiq mos pritni

[56] Une kam mbeshtetje te All-llahu, te Zoti im dhe i juaj! Nuk ka asnje krijese te gjalle qe nuk eshte nen sundimin e tij; Zoti im, me te vertete, vepron drejte

[57] Dhe nese ia ktheni shpinen – e une ua kam kumtuar ate perse jam derguar te ju – Zoti im do te mekembe, ne vend tuajin nje popull dhe ju nuk mund t’i beni kurrfar demi; Zoti im, pa dyshim, eshte roje mbi cdo send”

[58] Dhe kur ia arriti denimi yne, ne me meshiren tone, shpetuam Hudin dhe ata qe kishin besuar me te, i shpetuam ata nga nje denim shume i rende

[59] Dhe ai eshte Ad; i mohuan argumentet e Zotit te vet dhe nuk e degjuan Profetin e vet, por pasuan urdherin e dofare kriminelesh kokeforte

[60] Dhe ata i ka ndjekur mallkimi ne kete bote dhe ne diten e gjykimit. Ad, njemend nuk i besuan Zotit te vet, apo jo? Qofte i larguar Adi, populli i Hudit

[61] Kurse Themudit – vellaun e tyre Salihun, dhe u tha, “O populli im, adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij! Ai ju krijoi nga dheu dhe ju vendosi te jetoni ne te. Prandaj kerkoni falje dhe shprehni pendimin atij, sepse Zoti im eshte me siguri afer dhe pergjigjet”

[62] “O Salih, - i thane ata, ti nder ne ke qene i nderuar perpara kesaj. A ti po na pengon t’i falemi atij qe i jane falur baballaret tane? Ne shume dyshojme ne ate qe na therret ti”

[63] O populli im, - u tha ai – a e shihni, nese une e kam te sqaruar nga Zoti im dhe Ai vete me ka dhene meshire; kush do te me mbroje nga All-llahu nese une nuk e ndegjoj, ndersa ju vetem ma shtoni shkaterrimin

[64] O populli im, kjo deve e All-llahut eshte nje argument per ju. Lereni le te kullose ne token e All-llahut dhe mos i beni dem se do t’ju gjeje denimi menjehere”

[65] Mirepo, ata e mbyten e ai tha: “Do te jetoni ne shtepite tuaja vetem tri dite, ai eshte premtim i sigurt”

[66] Dhe kur erdhi denimi yne, Ne, nga meshira jone, e shpetuam Salihun dhe besimtaret qe ishin me te nga turpi i asaj dite. Zoti yt eshte pa medyshje i forte, i gjithfuqishem

[67] Kurse ata te cilet kane bere mizori i perfshiu ushtima dhe u gjeten te vdekur, kufoma, ne shtepiat e veta

[68] Sikur te mos kishin jetuar fare ne to. Themudi, njemend, e mohoi Zotin e vet, apo jo?! Qofte larguar Themudi

[69] Edhe Ibrahimit i paten ardhur te deleguarit tane dhe i thane: “Pac paqe!” “Edhe per ju qofte paqa!”, u pergjegj ai, dhe shpejt u solli nje vic te pjekur

[70] Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk jane musafire te zakonshem dhe e kaploi njefare frike prej tyre. “Ti mos u frikeso, - i thane ata, ne jemi derguar te populli i Lutit”

[71] Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e pergezuam me Is-hakun, e pas Is-hakut me Jakubin; Ajo qeshi

[72] “Qyqja une!, tha, a kaq e vjeter te bej femije, madje edhe me kete burrin tim plak! Kjo me te vertete eshte dicka e cuditshme!”

[73] A po cuditesh nga puna e All-llahut? I thane ata – meshira e All-llahut dhe bekimet e tij jane me ju, familje e profetit. Ai eshte i denje per falenderim dhe lartesim”

[74] Dhe pasi i kaoi frika Ibrahimit dhe i erdh lajmi i gezueshem, filloi te diskutoje me te deleguarit tane perpopullin e Lutit

[75] Ibrahimi, vertete ishte shume i bute, i dhembshem dhe besnik

[76] “O Ibrahim, hiqju kesaj, ka ardhur urdheri i Zotit tend qe ata patjeter t’i arrije denimi i pashmangshem”

[77] Dhe kur te deleguarit tane erdhen te Luti, ai u ngushtua dhe i erdh keq prej tyre dhe tha “Kjo eshte dite e rende!”

[78] Dhe populli i tij u versul tek ai, - te cilet edhe me pare punonin vepra te turpshme. “O populli im, - tha ai, - qe vajzat e mia, keto jane te pasterta per ju! Frikesohuni All-llahut dhe mos me turperoni me musafiret e mi! valle a nuk paska prej jush asnje njeri te marre vesh

[79] “Ti e ke ditur, - i thane ata, - se ne nuk kemi asnjefare te drejte ne vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se cka deshirojme”

[80] “Eh! Sikur te kisha pasur force per ju, - tha ai, - ose te kisha mbeshtetje ne ndonje krah te forte!”

[81] “O Lut, - i thane, - ne jemi te deleguarit e Zotit tend, as qe kane per te arritur te ti. Ti me familjen tende nisu naten dhe le te mos mbese askush, pervec gruas tende. Ate do ta gjeje ajo qe po i gjen ata. Fundi i tyre eshte agimi; a nuk eshte afer agimi?”

[82] Dhe kur erdhi urdheri yne, Ne i permbysem te gjitha, ajo qe kishte qene larte ra poshte, dhe mbi ta leshuam guraleca sikur copa te argjilit, qe reshen pa ia nda

[83] Te caktuar nga Zoti yt, e ajo nuk eshte larg nga mizoret

[84] Dhe Medjenit - vellaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, dhe mos beni padrejtesi ne peshoje, qofte me liter a me terezi. Une e shoh se ju keni mjaft dhe frikesohem se nje dite do t’ju godase denimi

[85] “O populli im! Matni drejt si me liter ashtu edhe me terezi dhe mos ua mungoni njerezve gjerat e tyre dhe mos beni ne toke keq dhe turbullime

[86] Me mire eshte ajo qe ua le All-llahu, nese jeni besimtare, kurse une nuk jam roja juaj!”

[87] “O Shuajb, - i thane, - kjo e falmja jote ate urdheron qe t’i leme ata qe i kane adhuruar baballaret tane ose te mos veprojme me pasurite tona shtu sic deshirojme vete? Ti njemend qenke i bute dhe i udhezuar!”

[88] “O populli im, - tha ai, - nese une e kam te qarte nga Zoti im dhe se Ai me ka furnizuar vete me te mira. Une deshiroj te kontestoj ate qe ua ndaloj; por vetem se deshiroj te bej mire aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetem nga All-llahu. Te Ai jam mbeshtetur dhe atij i drejtohem

[89] O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le te mos ju shpjer atje ku do te iu godise ajo qe e goditi popullin e Nuhit, ose te Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk eshte fort larg jush

[90] dhe kerkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me te vertete, eshte meshireplote dhe plot dashuri”

[91] Ata i thane, “O Shuajb, shume sende cka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njemend i dobet ne mesin tone; sikur te mos ishte familja jote ne do te kishim mbytur me gure, ti nuk ke kurrfar force per ne”

[92] “O populli im, - tha ai, - a fisi im eshte me i dashur se All-llahu per ju, e ju, ate e keni lene krejtesisht pas dore?! Zoti im e di mire se cka beni ju

[93] O populli im, beni sa te keni mundesi, por edhe une do te bej. Do ta merrni vesh cilin do ta zere denimi qe ta turperoje dhe kush eshte genjeshtar. Pra, pritni, edhe une do te pres me ju!”

[94] Dhe kur erdh urdheri yne, Ne nga meshira jone, e shpetuam Shuajbin dhe ata qe besuan me te, kurse ata qe bene keq i goditi ushtima, dhe ata u gjeten kufoma, te vdekur ne shtepit e tyre

[95] Sikur te mos kishin ekzistuar fare ne te (toke). Qofte i larguar Medjeni sic eshte edhe Themudi

[96] Edhe Musaun e derguam me argumentet tona dhe autorizime te qarta

[97] Te Faraoni dhe paria e tij, por ata pasuan urdherat e Faraonit, kurse urdheri i Faraonit nuk te shpie drejt

[98] Do t’i prije ne diten e Kijametit popullit te vet dhe ta shpjere ne zjarr, po vend i tmerrshem eshte ai ku do te shpien

[99] Ne kete bote i ka percjelle mallkimi, si edhe ne diten e kijametit. Sa “dhurate” e keqe po u dhurohet

[100] Ato jane disa lajme per qytetet qe po ti tregojme; disa prej tyre ende ekzistojne e disa jane zhdukur

[101] Ne nuk i kemi demtuar ata, por ata kane demtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdheri i Zotit tend, kurgje nuk u kane ndihmuar zoterat e tyre, te cileve u jane falur, ne vend te All-llahut, vetemse ua shtojne shkaterrimin

[102] Ja, ashtu denon Zoti yt kur denon qytete qe kane bere mizori. Denimi i tij eshte, njemend, fort i dhembshem

[103] Ne kete ka, pa dyshim, argumente per ate qe i frikesohet denimit ne boten tjeter; e ajo eshte dite kur te gjithe njerezit do te tubohen dhe ajo eshte dite e deshmuar

[104] Dhe ne e shtyejme vetem deri ne nje kohe te caktuar

[105] Kur te vije ajo dite, asnje nuk do te flas pa lejen e tij. Prej atyre do te kete te mjere dhe fatlume

[106] Sa u perket te mjereve, ata do te jene ne zjarr, ku rende merret fryme

[107] Aty do te mbesin pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, pervec se cka do Zoti yt. Zoti yt, njemend, punon cka deshiron

[108] Sa u perket fatlumeve, ata do te jene ne xhenet, aty do te qendrojne pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, vetem se cka do Zoti yt, si shperblim i vazhdueshem

[109] Prandaj mos jij ne dyshim per ate cka po adhurojne keta. Keta nuk adhurojne tjeter pervecse cka adhuronin baballaret e tyre edhe me pare. Dhe me siguri ate cka kane merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar

[110] Edhe Musaut i dhame Librin, por u kontestua, dhe sikur te mos ishte fjala e Zotit tend e dhene me heret, ata do te ishin ekzekutuar, porse ata jane ne dyshim te madh per kete

[111] Dhe te tereve atyre Zoti yt do t’ua paguaj veprat e tyre, sepse Ai eshte i informuar se cka po bejne

[112] Ti vazhdo rruges se drejte sic je urdheruar, dhe ashtu kush pendohet le te veprojne me ty, dhe mos jini te hutuar, sepse Ai sheh mire se cka punoni

[113] Dhe mos iu bashkohuni atyre qe kane bere padrejtesi e t’ju djege zjarri, ju nuk keni tjeter mbrojtes pervec All-llahut, pastaj nuk jeni te ndihmuar

[114] dhe kryej faljen ne te dy skajet e dites, edhe ne oret e para te nates! Veprat e mira, njemend, i zhdukin te keqiat. Ajo eshte nje perkujtim per ata qe kujtohen

[115] Dhe jij i durueshem, se All-llahu me siguri nuk ua le mangut shperblimin bemiresave

[116] Meqe nder breznite perpara jush nuk ka pasur te ndershem, te cilet do te pengonin turbullirat ne toke, pervec nje pakice te cilet ne i kemi shpetuar, kurse ata qe kane bere mizori kane ndjekur rrugen e kenaqesise dhe kane qene gabimtare

[117] Zoti yt nuk i ka shfarosur mizorisht qytetet e banoret e tyre te kene qene te mire

[118] Sikur te kish dashur Zoti yt, te tere njerezit do t’i bente nje popull. Mirepo ata gjithmone do te kundershtohen

[119] Pervec ke e meshiron Zoti yt. Per kete edhe i ka krijuar. Dhe fjala e Zotit tend do te plotesohet: “Do ta mbush, njemend, xhehennemin me exhin dhe njerez se bashku”

[120] Kurse cdo lajm qe t’a rrefejme per ndonje nga profetet, me cka te forcojme zemren tende. Dhe ne kete te ka ardhur e verteta e hapet dhe keshille si edhe mesim per besimtaret

[121] Dhe thuaju atyre qe nuk besojne: “Beni cka te mundeni, edhe ne me siguri po punojme

[122] Dhe pritni! Edhe ne do te presim”

[123] All-llahut i takon dija per fshehtesite e qiejve dhe te tokes dhe Atij i kthehen te gjitha ceshtjet, prandaj vetem ate adhuro dhe te Ai mbeshtetu, se Zoti yt nuk eshte i befasuar nga ajo cka punoni

Jusufi (Jusuf)

Surah 12

[1] Alif Lam Ra. Ato jane ajete te librit te qarte

[2] E shpallim Kur’an ne gjuhen arabe qe ta kuptoni

[3] Ne ty te rrefejme, duke te shpallur kete Kur’an, me te bukurin rrefim, edhe pse perpara tij ke qene indiferent

[4] Kur i tha Jusufi babes se vet: “O babai im, kam pare ne enderr njembedhjete yje, edhe Diellin edhe Henen e kam pare, si me benin sexhde mua”

[5] Ai tha: “O biri im, mos ua rrefe endrren tende vellezerve tu, sepse do te bejne ndonje kurthe; djalli, s’ka dyshim, eshte armik i hapet i njeriut

[6] Dhe ja, ashtu Zoti yt ty te zgjodh dhe po ta meson komentimin e enderrave, dhe ty edhe familjes se Jakubit u jep dhuntine e vet, sic ua ka dhene me pare te pareve te tu: Ibrahimit dhe Is-hakut. Zoti yt, njemend, eshte i dijshem, i urte”

[7] Te Jusufi dhe vellezerit e tij ka argumente per ata qe pyesin

[8] Kur ata thane: “Jusufi dhe vellau i tij jane me te dashur per baben tone se sa ne, kurse ne jemi grup i forte. Babai yne, me te vertete, po gabon haptazi

[9] Mbyteni Jusufin ose shpjerne dikung larg e babai juaj do t’u kthehet juve, e pastaj ju do te beheni njerez te mire”

[10] Njeri nga ata tha: “Nese keni vendosur qe ta beni kete, atehere mos e mbytni Jusufin, por leshojeni ne fund te ndonje bunari qe ta marre ndonje karavan”

[11] “O baba yne, - thane ata, - c’eshte me ty qe nuk ke besim te ne per Jusufin? Ne me siguri e keshillojme

[12] Dergoje neser le te vije me ne te zbavitet e te luaj, ne me siguri do ta ruajme”

[13] Do te me vij, keq tha ai, nese e merrni, dhe frikesohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj”

[14] “Si behet ta haje ujku, shih ne se cfare grupi jemi?! – i thane ata, ne atehere me mire mos qofshim

[15] Pasi qe e moren dhe e vendosen ta hudhin ne fund te bunarit, ne i shpallem: “Ti do t’i informosh per kete veper te tyre, e ata nuk do ta hetojne”

[16] Dhe ne mbremje erdhe te babai i vet duke qare

[17] “O baba yne, - thane, - patem shkuar te vrapojme ne gara dhe Jusufin e lam te rrobat tona, por ate e henger ujku. Ti nuk do te besosh, edhe pse ne te themi te verteten”

[18] Dhe ia sollen kemishen e tij me gjak te rrejshem. “Jo, - tha ai, - ne kete pune u kane shtyre epshet tuaja. Une kam durim te mire. Prej All-llahut kerkohet ndihme ndaj asaj si po e pershkruani”

[19] Dhe erdh nje karavan, dhe e derguan ujebartesin e tyre dhe e leshoi koven e vet. “Sihariq”, bertiti ai, “ky eshte nje djalosh!” dhe ata e fshehen ne rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mire se cka benin

[20] Dhe e shiten krejt lire, per disa grosh, mezi pritnin ta shmangin

[21] Ai i cili e pat blere, ishte nga Egjipti, i tha gruas se vet: “Beni qendrim te kendshem ketu se ndoshta na behet i dobishem, ose do ta bejme si djale”. Dhe ja, ashtu ne e vendosem Jusufin mire ne toke, per t’ia mesuar komentimin e enderrave. All-llahu eshte ngadhnjimtar ne punen e vet, por shumica e njerezve nuk e dine

[22] Dhe kur arriti pjekurine, ne e pajisem me urtesi e dituri, ashtu ne shperblejme ata te cilet bejne vepra te mira

[23] Dhe ajo, ne shtepine e se ciles ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: “Eja!” “Ruaj o Zot”, - tha ai, “zoteriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri te padrejtet nuk do te shpetojne”

[24] Ajo e pat deshiruar ate, edhe ai ate sikur te mos e kishte pare argumentin e Zotit te vet. Ashtu u be qe nga ai te largojme te keqen dhe amoralitetin, sepse ai me te vertete eshte nga roberit tane te sinqerte

[25] Dhe ata te dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi kemishen nga shpina – dhe afer deres e hasi burrin e vet: “Cfare denimi meriton ai i cili deshiron t’i beje keq familjes tende”, - tha ajo, - “ne mos burgosje a denim te dhembshem”

[26] Ai tha: “Ajo provoi te me hedhe ne mekat”. Nje deshmitar nga te afermit e saj shtoi: “Nese kemisha e tij, eshte e shkyer prej anes se parme atehere ajo flet te verteten, kurse ai te paverteten

[27] Po ne qofte se kemisha e tij eshte e shkyer nga prapa, atehere ajo genjen kurse ai eshte i drejte”

[28] Dhe kur ai e pa se kemisha e tij eshte e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo eshte nje dredhi e jotja, dredhia jote eshte me te vertete e madhe!”

[29] “Ti, o Jusuf, lere kete, kurse ti, i tha asaj, kerko falje per mekatin tend se me te vertete ti ke qene gabimtare

[30] Edhe grate e qytetit filluan te flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtroje ate djaloshin sherbetor, eshte dashuruar marrezisht! Ne mendojme se ajo eshte ne humbje flagrante”

[31] Dhe ajo kur degjoi pergojimet e tyre, dergoi e i thirri dhe u pergatiti nje gosti (ndeje) dhe seciles prej tyre i dha nga nje thike dhe tha: “Dil perpara tyre!” dhe kur ato e pane kete (Jusufin) u shashtrisen dhe i prene e coptuan duart e veta, dhe thane: “O Zot! O Zot! Ky nuk qenka njeri, ky qenka nje engjull fisnik!”

[32] “Ja, kjo eshte per cka me keni qortuar – tha ajo. Pernjemend desha ta mashtroj, por ai kundershtoi. Nese nuk e bene ate cka i urdheroj une atij, pa dyshim, do te burgoset dhe do te jete i poshteruar”

[33] “O Zoti im, - tha ai, - me teper e deshiroj burgun se sa ate ku me shpiejne ato! Dhe nese ti nuk me largon dredhine e tyre une mund te ndiej simpati ndaj tyre e te behem injorant”

[34] Dhe Zoti i tij e pranoi lutjen e tij dhe e shpetoi nga kurthat e tyre. Ai, me te vertete, degjon dhe di shume

[35] Pastaj u ra ndermjend, edhe pse i pane argumentet, qe per nje kohe te caktuar ta burgosin me cdo kusht

[36] Bashke me te, ne burg rane edhe dy djelmosha. Njeri prej tyre dyve i tha: “Kam pare nje enderr sikur po shtrydhja rrushin”, kurse tjetri tha: “Une kam pare nje enderr se isha duke bartur mbi krye nje buke nga e cila hanin zogjte. Na e komento kete, ne e shohim se ti njemend je njeri i mire”

[37] “Asnje shujte e ushqimit nuk do t’u sillet e une te mos di t’ju them, me pare, se cka do te merrni, u tha Jusufi. Kjo eshte vetem nje pjese nga ajo qe ma ka mesuar Zoti im, une e kam leshuar rrugen e nje populli, i cili nuk i beson All-llahut, ata edhe boten tjeter e mohojne

[38] Dhe kam pasur fene e te pareve te mi, Ibrahimit dhe Is-hakut edhe Jakubit; neve nuk na ka hije t’i bejme shok All-llahut. Cka do qofte ajo, shte miresi e All-llahut ndaj nesh dhe njerezve te tjere, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

[39] O shoket e mi te burgut! A jane zoterat e llojllojshem me te mire apo All-llahu, i vetmi ngadhnjimtar

[40] Ata qe i adhuroni ne vend te All-llahut jane vetem emra me cka i keni emertuar ju dhe baballaret tuaj, All-llahu nuk u ka shpallur kurrfare argumenti. Gjykimi i takon vetem Alllahut, Ai ka urdheruar te mos adhuroni aske pervec Atij. Ajo eshte e vetmja fe e qendrueshme, por shumica e njerezve nuk e dine

[41] O shoket e mi te burgut! Njeri prej jush do t’i jape te pije vere zoteriut te vet, kurse tjetri do te jete i gozhduar dhe shpendet do te hane nga koka e tij. Tani eshte e qarte ceshtja per te cilen ju te dy kerkuat interpretim”

[42] Dhe atij nga ata te dy, per te cilin mendonte se do te shpetoje, i tha, lajmeroje zoteriun tend per mua. Mirepo djalli ia mori mendjen dhe ky harroi ta permend tek zoteriu i vet dhe ai (Jusufi) mbeti ne burg disa vjet

[43] Dhe kur mbreti i tha: “Kam pare enderr se shtate lope te dobeta i hanin shtate lope te majme, dhe shtate kallinj te njome dhe po aq te tjere te thare (te pjekur); “O pari, nese dini te komentoni enderrat, ma komentoni enderren time!”

[44] Endrra te nderlikuara, i thane ata. Ne nuk dime te komentojme endrra

[45] dhe atehere, pas aq vjetesh, njeri qe shpetoi nga ata dy, u kujtua dhe tha: “Une do t’u komentoj endrren, vetem se te me lejoni te shkoj (te Jusufi)”

[46] “O miku Jusuf, shpjegona c’do te thote shtate lope te dobeta i hanin shtate te majme; dhe shtate kallinj te njome dhe shtate te tjere te thare, - dhe te kthehem te njerezit qe edhe ata ta dine kete”

[47] Ai i tha: “Do te mbillni shtate vjet me radhe, dhe ate cka e korrni e lini ne kallinj (ne depo), pervec asaj pakice qe e hani

[48] Sepse pas asaj do te vijne shtate vjet te veshtira qe do ta hane ate cka keni pergatitur per te, pervec asaj pakice qe do ta ruani

[49] Pastaj, pas asaj, do te vijne vite kur njerezit do te jene te ngime me shi dhe do te marrin lengje”

[50] Dhe mbreti tha: “Ma sillni ate”! Dhe kur i erdh ketij (Jusufit) i deleguari, ai i tha: “Kthehu te zotriu yt dhe pyete: cka u be me ato grate qe i paten pre duart e veta. Zoti im i di mire kurthat e atyre”

[51] U tha: “Cka po thuani ju qe deshet ta shpjerni Jusufin ne mekat?” Ruana Zot, - thane ato – ne nuk dime kurrgje te keqe per te! “Tani do te dale ne shesh e verteta, - tha gruaja e funksionarit (Azizit). Une kam pas dashur ta mashtroj, kurse ai njemend eshte i sinqerte

[52] Ashtu ai le ta dije se une nuk e kam tradhtuar, ne mosprezence, dhe All-llahu nuk u hap udhe kurthave te qellimkeqijve

[53] Unenuk e arsyetoj veten sepse epshi anon ne te keqe, pervec asaj cka meshiron Zoti im. Zoti im njemend fal dhe eshte meshireplote”

[54] Dhe sunduesi tha: “Ma sillni, do ta liroj e ta marr ne suiten time”, dhe pasi bisedoi me te i tha: “Prej sot ti do te jesh te ne njeri me pozite te besueshme”

[55] “Me ben, - tha, - pergjegjes te depove ne vend, une jam me te vertete roje e stervitur”

[56] Dhe ashtu ne i mundesuam Jusufit te qendroje ne vend, kudo qe te deshiroje. Me meshiren tone mbulojme ke duam dhe nuk lejojme te humbe shperblimi per bemiresit

[57] Kurse shperblimi i botes tjeter eshte me i mire per ata qe kane besuar dhe ruhen e frikesohen

[58] Dhe vellezerit e Jusufit erdhen dhe hyne tek ai, e ai i njofti, por ata nuk e njohen fare kete

[59] Dhe pasi i furnizoi me ushqim te nevojshem, u tha: “Te ma sillni njerin prej vellezerve tuaj qe e keni prej babe! A nuk e shihni se ia jap tere shuajten dhe jam nikoqiri me i mire

[60] Ne qofte se nuk ma sillni ate, te une nuk keni me shujte ushqimi dhe mos eni!”

[61] “Do te bejme cmos, - thane ata, - qe ta largojme disi nga babai i tij dhe do ta bejme kete”

[62] Kurse Jusufi u tha sherbetoreve te vet: “Ngarkoni barret e tyre ne kafshet e tyre, ata kur do te kthehen te familja e vet do t’i njohin dhe ndoshta do te kthehen perseri”

[63] Dhe kur u kthyen te baba i vet thane, “O baba i yne, nuk na jep me ushqim, andaj dergoje me ne vellaun tone qe te marrim ushqim, dhe ne me siguri do ta ruajme”

[64] “A t’u besoj, - tha ai, - sic ua besova me pare vellaun e tij? Dhe All-llahu eshte ruajtesi me i mire dhe Ai eshte me i meshirshmi i meshireploteve!”

[65] Dhe kur i hapen barret e veta i gjeten sendet e tyre qe u ishin kthyer, thane: “O baba i yne c’te bejme? Ja, keto jane rrobet tona, na jane kthyer prapa. Edhe me ushqim do te furnizojme familjen tone edhe vellaun tone do ta ruajme, aq me mire do te shtojme me teper nje barre deveje ushqim, ajo eshte krejt lehte”

[66] “Une, - tha, - nuk do ta dergoj me ju deri sa te me jepni besen e All-llahut seriozisht se me te vertete do te ma sillni prape, gjithsesi nese nuk pesoni ndonje te papritur. “dhe pasi qe ata iu besatuan, tha: “All-llahu eshte dorezane per kete cka themi!”

[67] O bijte e mi, - u tha, - mos hyni vetem per nje dere, por hyni ne dyer te ndryshme! Une nuk mund t’ju shpetoj prej All-llahut aspak. Gjykimi i takon vetem All-llahut! Une jam mbeshtetur te Ai dhe te Ai le te mbeshteten ata qeduan te mbeshteten!”

[68] Dher kur hyne ashtu sic u kishte urdheruar babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak nga ajo qe kishte caktuar All-llahu, pervec nevojes personale te Jakubit, qe e realizoi, sepse ai me te vertete ka qene dijetar i madh, ne ate cka e kemi mesuar, mirepo shumica e njerezve nuk e dine

[69] Dhe kur hyne te Jusufi, ai e uli afer vetes vellaun e vet dhe i tha: “Une jam me te vertete vellau yt, dhe mos u pikello per ate cka kane bere!”

[70] Dhe pasi qe i furnizoi me ushqim te nevojshem, ne barren e vellaut te vet futi nje gote e pastaj nje lajmetar filloi te bertiste: “O karavan, ju, njemend, paskeshit vjedhur!”

[71] I thane, dhe iu qasen. “Cka keni humbur

[72] Thane, “Kemi humbur goten e mbretit, dhe kush e sjell ate do te fitoje nje barre deveje me ushqim. Per kete une garantoj”

[73] Per All-llahun! – thane ata, - ju e dini se ne nuk kemi ardhe te bejme turbullira ne vend, dhe ne nuk jemi vjedhes”

[74] Ata u thane: “Po cfare denimi ka nese genjeni?”

[75] “Denimi i atij ne barren e te cilit gjendet – u pergjigjen – eshte vete ai. Ja, ashtu i denojme mizoret!”

[76] Dhe ua filloi thaseve te tyre, se pari thesin e vellaut te vet dhe e nxori goten nga thesii vellaut te vet. Keshtu ne e mesuam Jusufin te veproje. Ai sipas ligjit te mbretit te vet nuk mund ta ndalte vellaun e vet, pervec me deshire te All-llahut. Ne lartesojme ate qe duam dhe mbi cdo dijetar ka edhe nje dijetar (me te dijshem)

[77] “Nese ka vjedhur, thane ata, po edhe vellau i tij, me heret, pat vjedhur!” Mirepo Jusufi edhe kete e fshehu, nuk e hetuan”. Ju, - u tha, - jeni ne pozite me te keqe, dhe All-llahu e di mire ate cka e shfaqni dhe pershkruani ju”

[78] I thane: “O i nderuar (Aziz), ai ka nje babe shume plak, prandaj merre njerin nga ne ne vend te atij! Ne e shohim si ti je njeri bamires”

[79] “Zoti na ruajte! – tha ai, - si te marrim tjeter ne vend te atij ku e gjetem goten tone?! Atehere ne jemi mizore!”

[80] pasi qe i humben tera shpresat, u konsulltuan ne nje ane, dhe me i vjetri nder ata tha: “A nuk e dini se babes tuaj ia keni dhene besen e All-llahut, e me heret cka bete me Jusufin? Une nuk e leshoj dot kete vend derisa te ma lejoje kete babai im ose All-llahu te me gjykoje, dhe ai eshte me i miri gjykates”

[81] Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba i yne, yt bir ka vjedhur; dhe ne nuk deshmojme tjeter pervec asaj cka e dime dhe ne nuk kemi mundur t’i ruhemi te padukshmes

[82] Pyete qytetin ku kemi qendruar dhe karavanin me te cilin kemi ardhur! Ne, pa dyshim, flasim te verteten”

[83] “Jo, - tha (Jakubi), - po juve ne kete veper u ka shty epshi, andaj durim te mire! Ndoshta All-llahu te gjitha do te m’i ktheje. Me te vertete Ai eshte shume i dijshem, i urte!”

[84] U kthye prej atyre dhe tha: “O mjeri une per Jusufin!” dhe syte iu paten zbardhur nga pikellimi, ka qene shume i pikelluar

[85] “Per All-llahun! Thane ata, - ti aq e permend Jusufin sa qe eshte dro se do te semuresh rend dhe do te shkaterrohesh”

[86] “Une, - tha ai, - dhembjen dhe pikellimin tim i shpreh te All-llahu dhe nga All-llahu di dicka qe ju nuk e dini”

[87] “O bijt e mi, shkoni dhe interesohuni per Jusufin dhe vellaun e tij, dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e All-llahut. Vetem mosbesimtaret e humbin shpresen ne meshiren e All-llahut”

[88] Dhe kur hyne tek ai thane: “O i denji funksionar (Aziz), neve dhe familjen tone na ka goditur e keqja e madhe, kemi sjelle ca gjera, e ti na ploteson shujten tone dhe jepna lemoshe, sepse All-llahu, njemend, i shperblen ata qe japin lemoshe”

[89] “A e dini, - u tha, - cka keni pas bere me Jusufin dhe vellaun e tij, kur ishit injorante?”

[90] “A ti je, njemend, Jusufi?” – thirren ata. “Une jam Jusufi, - tha, - dhe ky eshte vellau im! Neve na ka meshiruar All-llahu. Kush i frikesohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon te humbe shperblimi i bemiresave”

[91] “Per All-llahun! – thane ata, - All-llahu te ka lartesuar mbi ne, kurse ne me te vertete kemi gabuar”

[92] “Une, - tha ai, - sot nuk kame qortim per ju, All-llahu do t’ju fale, Ai eshte i meshirshmi meshireplote

[93] Cojeni kete kemishe timen dhe venia babes tim ne fytyre, atij do t’i vijne syte (i kthehet te pamurit), dhe ma sillni tere familjen tuaj!”

[94] dhe kur karavani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha, “Une, njemend, po ndiej eren e Jusufit, ne mos me konsiderofshi tematufosur ose te rralluar (nga pleqeria).”

[95] “Per All-llahun! – thane ata, - ti je njemend ne humbjen e vjeter”

[96] Por kur arriti pergezuesi (sihariqdhenesi) ia vuri ate (kemishen) ne fytyren e tij dhe ai filloi te shohe. “A nuk ju thash – tha – se une e di nga All-llahu ate cka ju nuk e dini?”

[97] “O baba i yne, - thane ata, - lutu te na falen mekatet tona, ne, me te vertete, jemi mekatare”

[98] “Do ta lus, - tha, - Zotin tim t’jua fale. Ai fal dhe eshte meshireplote”

[99] Dhe kur hyne te Jusufi, ai u hodh ne perqafim te prinderve te vet dhe tha: “Hyni ne Egjipt, ne dashte All-llahu, te sigurt, pa dro!”

[100] Dhe ai i vendosi prinderit e vet ne rezidence dhe ata te gjithe iu perulen (bene sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky eshte komentimi i endrres time te dikurshme, qe Zoti im e beri realitet dhe me plot bamiresi kur me nxorri nga burgu dhe juve u ka sjelle ketu nga shkretetira, pasi qe djalli pat kurdisur kurtha ndermjet meje dhe vellezerve te mi; Zoti im eshte, me te vertete, mireberes ndaj atij qe do, Ai me siguri eshte i dijshem, i urte!”

[101] “O Zoti im, ti me ke dhene pushtet dhe me ke mesuar te komentoj endrra. Krijues i qiejve dhe i tokes, ti jembrojtes imi edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Merrma shpirtin si musliman dhe me shoqero me punemiret!”

[102] Ja, keto jane nga lajmet e panjohura qe ne po t’i shpalojme ty, dhe ti nuk ke qene me ata kur kane vendosur per punen e tyre, sepse ata benin kurtha

[103] Kurse shumica e njerezve, edhe pse ti deshiron, nuk jane besimtare

[104] Ti nuk kerkon prej ketyre shperblim per ate (Kur’anin) ai eshte keshille per te gjitha boterat

[105] Po sa argumente ka ne qiej dhe ne toke prane te cileve kalojne, e ata u kthejne shpinen atyre

[106] Shumica prej tyre nuk i besojne All-llahut, ata jane politeiste

[107] A jane te sigurt se nuk do t’i mbuloje denimi i All-llahut ose se momenti i fundit nuk do t’iu vije papritur, e ata hiq nuk do te hetojne

[108] Thuaj: “Kjo eshte rruga ime, une therras te All-llahu, haptazi, une dhe kush me pason mua. Pra, qofte lavderuar All-llahu, se une nuk jam politeist!”

[109] Ne as perpara teje nuk kemi derguar tjeter, pervec njerez nga qytetaret, te cileve u kemi derguar shpallje. A nuk ecin ata neper bote e te shohin si kane perfunduar ata perpara tyre, ndersa ajo bote eshte njemend me e mire per ata, te cilet po i drojne (All-llahut), a nuk do te mblidhni mend

[110] Derisa kur profetet gati e humbenin shpresen dhe mendonin se do t’i shpallnin rrenacake, u arrinte ndihma jone dhe shpetonim ke donim, dhe denimi yne nuk zmbrapset nga populli mekatar

[111] Ne tregimet e tyre ka mesime per ata qe kane mendjen! Dhe nuk eshete bisede e trilluar (Kur’ani), por perforcim i asaj qe ishte para kesaj si edhe sqarim i cdo sendi, udherrefim e meshire per popullin qe beson

Bubullima (Er-Ra'd)

Surah 13

[1] Alif Lam Mim Ra. Keto jane fakte te Librit! Edhe ajo qe te shpallet nga Zoti yt eshte e vertete, por shumica e njerezve nuk besojne

[2] All-llahu eshte ai i cili ka ngritur qiejt pa asnje shtylle, i shihni, pastaj, mbisundoi me gjithesine. Edhe Diellin edhe Henen ua ka nenshtruar; secili leviz deri ne afat te caktuar, Ai rregullon tera ceshtjet dhe ne hollesi shpalon argumentet, ndoshta bindeni se keni per te dale para Zotit tuaj

[3] Dhe Ai ka bere token te rrafshet dhe ne te ka bere male edhe lumenj, dhe nga secili fryt ka krijuar dy cifte (te gjinise se kundert). Naten e mbulon me diten. Ne kete, pa dyshim, ka argumente per njerezit qe mendojne

[4] Ne toke ka vende qe kufizohen njeri me tjetrin dhe ka kopshte me hardhi, edhe ara, peme me shume filiza, ujiten nga i njejti uje, por frutin e disave e pelqejme me shume per te ngrene se te disa tjerave. Ne kete ka, me te vertete, argumente per njerezit qe kane mend

[5] Dhe nese cuditesh, ani, jane per cudi fjalet e tyre: “A thua, njemend kur te behemi toke, do te jemi serish te krijuar”? Ata jane, te cilet nuk besojne Zotin e tyre, dhe ata jane ne qafat e te cileve do te kete zinxhire dhe jane banore te xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone

[6] Ata prej teje me pare kerkojne te keqen se sa te mire, por asi shembujsh ka pasur edhe perpara atyre. Zoti yt ua fale njerezve, perkunder mizorive te tyre, por Zoti yt, njemend, edhe denon ashper

[7] Dhe ata qe nuk besojne, thone: “Pse nuk i dergohet nga Zoti i tij nje mrekulli”? Ti je vetem qortues dhe cdo popull ka nje udherrefyes

[8] All-llahu e di se cka barte cdo femer dhe se cka zvogelohet e cka shtohet ne mitrat e tyre, te Ai cdo send ka mase

[9] Ai di boten e padukshme dhe te dukshmen, i madhi, i lartemadherishmi

[10] Te Ai jeni njelloj: si ai qe flet ngadale si ai qe flet me ze; edhe kush fshihet naten dhe kush ec diten

[11] Ai (njeriu) ka percjellje, perpara atij dhe pas, ate e ruajne me urdher te All-llahut. All-llahu nuk e nderron nje popull deri sa ata vetveten nuk e nderrojne. Dhe kur All-llahu do, ta denoje nje popull, ate s’ka kush qe e zmbraps; nuk kane ata asnje mbrojtes pervec Atij

[12] Ai eshte i cili ju shfaq vetetimen per frikesim dhe kersheri dhe krijon vranesira te medha (te dentura)

[13] Edhe murmurima e larteson me lavdaten e vet Ate, edhe engjujt nga frika ndaj atij. Dhe dergon rrufete dhe me te godit ke te doje, e ata prape diskutojne per All-llahun, por Ai eshte i forte per cdo send

[14] Vetem Ai eshte i denje per lutje! Kurse atyre, qe ne vend te Tij, u luten tjeterkujt, nuk do t’u pergjigjen fare, ashtu sic nuk do t’u arrije as uji ne gojen e tyre, te cilet vetem shtrijne duarte. Lutja e mosbesimtareve eshte vetem humbje

[15] All-llahut i bejne sexhde te gjithe qe jane ne qiej dhene toke, dashte e pa dashte, madje edhe hijet e tyre, ne mengjez dhe ne mbremje

[16] Thuaj: “Kush eshte Zot i qiejve dhe i tokes?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “Apo merrni, pra, ne vend te Atij tjeter mbrojtes qe nuk munden t’i bejne vetvetes dobi e as dem?” Thuaj: “A jane njelloj i verberi dhe ai qe sheh, ose: a jane njelloj terri dhe drita, apo i kane bereAll-llahut shoke ato qe i krijojne si krijesa te tij dhe krijimi u perngjan”. Thuaj: “All-llahu eshte krijues i cdo sendi dhe Ai eshte i vetmi ngadhnjimtar”

[17] Ai leshon shiun nga qielli dhe lumenjte me mase qe rrjedhin shtreterve te tyre, kurse vershimi barte nje shkume qe noton mbi siperfaqe. Edhe ne ato cka shkrijne ata ne zjarr, per te perfituar stoli ose mjete pune, ka gjithashtu shume te ngjashme. Ashtu All-llahu i ballafaqon te verteten me te paverteten: shkuma hidhet, ndersa ajo qe eshte e dobishme per njerezit mbetet ne toke. Ja, ashtu All-llahu u sjell shembujt

[18] Per ata qe i pergjigjen Zotit te vet, ka shperblim te mire, kurse ata qe nuk i pergjigjen – sikur te ishte e tyre gjithe cka ka ne toke, edhe aq me teper, paten me e dhene per kompensim. Ata i pret llogari e rende; vendbanim i tyre eshte xhehennemi, sa shtroje e tmerrshme eshte

[19] A mos eshte njelloj ai qe e di se ajo qe te shpallet nga Zoti yt eshte e vertete sikur ai qe eshte i verber? Nderkaq keshillen e pranojne vetem te mencurit

[20] Ata te cilet e zbatojne besen e All-llahut dhe nuk e thejne marreveshjen

[21] Edhe ata te cilet respektojne ate cka ka urdheruar All-llahu, qe te respektohet edhe i drojne Zotit te tyre dhe i frikesohen llogarise se rende

[22] Edhe ata te cilet durojne per te arritur simpatine e Zotit te tyre, dhe qe kryejne faljen, edhe nga ajo qe u japim, shperndajne fshehtazi dhe haptazi, dhe te cilet te keqen e kthejne me te mire – ata do t’i prese perfundim i mire

[23] Kopshte te Adenit ku do tehyjne ata edhe kush ka bere mire nga prinderit e tyre, edhe grate e tyre, edhe farefisi i tyre; kurse nga te jgitha dyerte engjujt do te hyjne te ata

[24] “Paqa qofte me ju, per ate qe keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”

[25] kurse ate te cilet e thejne besen e All-llahut, edhe pasi qe seriozisht e kane dhene fjalen, dhe ate qe ka urdheruar All-llahu te respektohet e menjanojne dhe bejne trubullira ne toke; ata jane qe i pret mallkimi dhe vendbanimi me i keq

[26] All-llahu ke te doje e furnizon me shumice ose ia shkurton. Atai gezohen jetes ne kete bote, kurse jeta ne kete bote, krahasuar me boten tjeter, eshte vetem nje kenaqesi kalimtare

[27] Mosbesimtaret thone: “Perse atij nuk i ka ardhur nga Zoti i tij ndonje mrekulli?” Thuaj: “All-llahu e len te humbur ke te doje dhe e perudhe ne te drejte ate qe vazhdimisht i drejtohet”

[28] Ata te cilet besojne dhe zemrat e te cileve, me permendjen e All-llahut, qetesohen – kur permendet All-llahu i qetesohen zemrat, apo jo

[29] Ata qe besojne dh bejne vepra te mira, te lumte ata, se i pret perfundim i bukur

[30] Dhe ashtu te kemi derguar te nje popull para te cilit ka pase edhe tjere popuj, t’ua lexosh se cka te shpallim, kurse ata mohojne te gjithmeshirshmin. Thuaj, Ai eshte Zoti im, nuk ka Zot tjeter, pervec atij, te ti jam mbeshtetur dhe atij i drejtohem!”

[31] Sikur te ishte nje Kur’an me te cilin malet do te ishin dundur ose toka te ishte coptuar, ose te flisnin te vdekurit?! Jo, se te gjitha ceshtjet i takojne All-llahut. A nuk e dine besimtaret se All-llahu, sikur te kisht dashur, te gjithe njerezit do t’i drejtonte ne rruge te drejte. Kurse mosbesimtaret vazhdimisht do t’i godase sulmi, fatkeqesia, ose do te ndodhe ne afersi te shtepise se tyre, per ate cka kane bere, deri sa te mberrije premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin

[32] Edhe perpara teje profetet i kane tallur, prandaj une atyre qe nuk kane besuar u kam lene kohe, pastaj i gjykova me denim, ani cfare denime se

[33] Po kush eshte ai i cili vigjilon mbi secilin, se c’ben? All-llahut i bejne shok: “Thuaj, “emertoni ata!” A ju po e lajmeroni Ate, per ate cka nuk e di se c’ka ka ne toke, apo vetem flisni sa per sy e faqe? Atyre qe nuk besojne dredhite e veta, u duken te mira, andaj e kane devijuar rrugen. Dhe ate qe All-llahu e le ne humbje, ate nuk e drejton dot kush

[34] Ata ne jeten e kesaj bote kane denim, por denimi ne boten tjeter, me siguri, eshte edhe me i rende. Ata nuk ka kush i mbron nga All-llahu

[35] Atyre qe frikesohen (nga All-llahu) u eshte premtuar asi parajsi me fryte dhe hije te perhershme ku do te rrjedhin edhe lumenj. Ai eshte shperblim i atyre qe frikesohen, ndersa perfundim i mosbesimtareve eshte zjarri

[36] Dhe ata te cileve u kemi dhene Librin, gezohen per ate qe te shpallet ty, por ka disa nga aleatet qe pjeserisht e mohojne. Thuaj, “Une jam i urdheruar qe te adhuroj All-llahun dhe mos t’i bej shok, une tek Ai ju therras dhe tek Ai do te kthehem”

[37] Dhe ne ashtu e kemi shpallur ate (Kur’anin) urtesi ne gjuhen arabe. Por nese ti pason deshirat e tyre, pasi qe te ket ardhur dijenia (informata) nuk do te kesh mbrojtes e as ndihmes nga All-llahu

[38] Edhe perpara teje kemi derguar profete dhe u kemi dhene gra edhe familje. Dhe asnje profet nuk ka sjelle ndonje mrekulli pa lejen e All-llahut. Cdo brez ka nje liber

[39] All-llahu fshine cka te doje dhe ngulit (perforcon) cka te doje, te Ai eshte Libri ame (ameza)

[40] Qofte te te tregojme ty dicka nga ajo qe po u premtojme qofte te te marrim jeten, detyrajote eshte te kumtosh, kurse jona te kerkojme llogari

[41] A nuk shohin ata se ne e ngushtojme token nga te gjitha anet? All-llahu gjykon! Askush nuk mund t’ia theje gjykimin, dhe ai eshte llogarishpejte

[42] Kane thurrur kurtha edhe ata para tyre, porse te tera kurthat jane ne doret te All-llahut; Ai e di se cka meriton secili. Edhe mosbesimtaret do ta dine se vendbanimi i kujt eshte me i mire

[43] Ata qe nuk besojne thone: “Ti nuk je Profet!” Thuaj: “Per deshmitaret ndermjet nesh mjafton All-llahu dhe ai te i cili eshte dija e librit – kush ka liber”

Ibrahimi (Ibrahim)

Surah 14

[1] Alif Lam Ra. Librin ta kemi shpallur qe me lejen e Zotit te tyre t’i nxjerresh njerezit nga terri ne drite; ne rrugen e te fortit dhe te lavderuarit

[2] All-llahut, te cilit i takon gjithcka eshte ne qiej dhe gjithcka ka ne toke. Mjerr mosbesimtaret nga denimi i rende

[3] Ata te cilet jeten ne kete bote e duan me shume se te asaj bote dhe shmangen nga rruga e All-llahut dhe kane tendenca ta shtremberojne, ata jane ne devijim te plote

[4] Ne nuk kemi derguar asnje profet qe ai, per t’ia shpjeguar te mos kete folur me gjuhen e popullit te vet. Por All-llahu le ne humbje ke te doje dhe ia tregon rrugen e drejte kujt te doje; Ai eshte i forte e i urte

[5] Edhe Musane e derguam me argumentet tona: “Nxirre popullin tend nga terri ne drite dhe terhiqu verejtjen per ditet e All-llahut!” Ne kete ka, me te vertete, argumente per secilin durimtar mirenjohes

[6] Dhe atehere Musa i tha popullit te vet: “Kujtoni dhuntine e All-llahut kur ju ka shpetuar nga familja e Faraonit qe iu maltretonin me denimin me te keq, ua therrnin djemte dhe ua linin ne jete vajzat. Ajo ka qene sprove e madhe nga Zoti juaj

[7] Dhe kur Zoti juaj kumtoi: “Nese jeni mirenjohes, Une gjithsesi do t’ua shtoj edhe me teper, po nese mohoni edhe denimi im eshte i tmerrshem”

[8] Dhe Musa tha: “Ne mohofshi ju edhe te gjithe se bashku kush eshte ne toke, ani, All-llahu njemend eshte i pavarur dhe i denje per lavdate”

[9] A nuk ju ka arritur juve informata per ata, para jush, per popullin e Nuhit, edhe per Adin, edhe Themudin, edhe ata pas tyre? Vetem All-llahu i di! Profetet e tyre u kane sjelle argumente, kurse ata i venin duart e veta ne goje te veta dhe thoshin: “Ne e mohojme ate qe te shpallet ty dhe ne shume dyshojme ne ate ne cka na therrisni”

[10] <Profetet e tyre u thonin: “A ne All-llahun keni dyshim, Krijuesin e qiejve dhe te tokes> ai iu therret qe t’iu fale juve disa mekate dhe qe t’ua anuloje deri ne afatin e caktuar. Ata i thane: “Ju jeni vetem njerez sikurse edhe ne qe doni te na shmangni prej atyre te cileve u jane falur te paret tane, po hajde na sillni nje mrekulli te qarte!”

[11] Ne jemi njerez sikur edhe ju, - u thoshin profetet e tyre, - por All-llahu u jep miresi kujt te doje nga roberit e vet. Ne nuk sjellim asnje mrekulli pa lejen e All-llahut – dhe besimtaret vetem te All-llahu le te mbeshteten

[12] Dhe pse te mos mbeshtetemi te All-llahu kur Ai na ka trasuar rruget tona. Ne, njemend, me durim do te perballojme mundimet qe na bani – dhe ata qe dine ku te mbeshteten, vetem te All-llahu le te mbeshteten!”

[13] Mosbesimtaret u thoshin profeteve te tyre: “Do t’iu perzeme nga vendi yne ose do te ktheheni ne fene tone”. Kurse atyre Zoti i tyre u ka kumtuar: “Ne patjeter do t’i shkaterrojme mizoret

[14] Dhe pas tyre do t’ju vendosim ne toke. Ajo eshte per ata qe i tremben daljes para meje dhe kercenimit tim”

[15] Dhe ata kerkuan ndihme, kurse cdo mendjemadh e ka pesuar

[16] Sepse e pret xhehennemi, ku do te pije uje te qelbosur e te vale

[17] Do ta perbijne, por assesi nuk do te mund ta gelltisin dhe vdekja do t’i vije nga te gjitha anet e nuk do te vdes. Ate e pret prapa denim i rende

[18] Shembulli i atyre qe nuk besojne Zotin e tyre, veprat e tyre jane sikur hiri, te cilin e derdh puhia ne ndonje dite me furtune, nuk fitojne asgje per veprat qe kane bere, ajo pra eshte humbje e madhe

[19] A nuk e sheh se All-llahu ka krijuar qiejt dhe token me urtesi? Nese do, juve ju heq dhe sjell popull te ri

[20] Ajo nuk eshte e rende per All-llahun

[21] dhe te gjithe do te paraqiten para All-llahut, dhe ata qe kane qene te shtypur do t’u thone kryelarteve: “Nne kemi qene ithtaret tuaj, a mundeni ndopak te na lehtesoni denimin e All-llahut”? “Te na kishte udhezuar All-llahu neve, - thone ata, - edhe ne do t’iu udhezonim. Krejt njelloj eshte, qofte te ankohemi ne apo te durojme, per ne me nuk ka rruge shpetimi”

[22] dhe pasi te zbatohet urdheri, djalli thote: “All-llahu u ka dhene premtim te vertete, kurse une ju kam premtuar dhe u kam tradhtuar. Une nuk kam pasur kurrfare pushteti mbi ju, vetem se ju kam thirrur dhe ju me jeni pergjegjur, prandaj mos me qortoni mua, por vetveten se as une nuk mund t’iu shpetoj e as ju nuk mund te me shpetoni mua. Une e mohoj ate, qe ju me pare me keni konsideruar te barabarte me Te”. Mosbesimtaret, pa dyshim, i pret denim i dhembshem

[23] Kurse ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, me lejen e Zotit te tyre, do te dergohen ne xhennete, ku rrjedhin lumenj dhe aty do te vendosen pergjithmone. Pershendetja e tyre aty, eshte “Paqe”

[24] A nuk e sheh se All-llahu sjell shembull fjalen e mire sikur pemen e mire, rrenja e se ciles eshte e ngulitur fort, kurse deget i ka kah qielli

[25] Me leje te Zotit te vet i jep frytet e veta ne cdo kohe – dhe All-llahu u sjell shembuj njerezve, ndoshta do te mendojne

[26] Kurse shembulli i fjales se keqe eshte si pema e keqe qe eshte e nxjerre nga siperfaqja e tokes dhe nuk ekziston me

[27] All-llahu do t’i forcoje besimtaret me fjale te forta edhe ne kete edhe ne ate bote, kurse mizoret do t’i lere ne humbje. All-llahu ben c’te doje

[28] A nuk i sheh ata te cilet dhuntine All-llahut ia kthyen me mosbesim dhe popullin e vet e sollen ne shtepine e shkaterrimit

[29] Ne xhehennem, ku do te digjen – sa vendbanim i tmerrshem eshte ai

[30] Dhe All-llahut i kane bere idole per t’u shmangur nga rruga e tij. Thuaj: “Kenaquni, se me siguri do te perfundoni ne zjarr!”

[31] Thuaju roberve te mij qe kane besuar, le te kryejne namazin, te japin (sadake) fshehtazi dhe haptazi nga ajo qe u japim Ne, para se t’ju vjen dita ne te cilen nuk do te kete as tregti as miqesi

[32] All-llahu eshte ai i cili ka krijuar qiejt dhe token. Ai leshon nga qielli uje dhe me te nga frutet nxjerr ushqim per ju; dhe jua ve ne sherbim anijet qe me urdher te tij te lundroni neper det, dhe ju nenshtrohen edhe lumenjt

[33] Dhe ju ka vene ne sherbim Diellin dhe Henen, per gjithcka, dhe ju ka nenshtruar naten dhe diten

[34] Dhe nga tere ajo cka lypni prej tij ua jep, dhe sikur t’i numronit dhuntite e All-llahut s’do t’arrinit t’i dilni ne fund. Njeriu eshte, me te vertete, mosperfilles, mohues

[35] Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bene kete qytet te sigurt dhe me ruaj mua edhe bijt e mi qe te mos adhurojme idolet

[36] O Zoti im, ata me siguri i kane futur shume njerez ne rruge pa krye. Pra, kush me pason mua – eshte ne anen time, kurse ai qe eshte ngritur kunder meje, ani, - Ti njemend fal dhe je meshireplote

[37] O Zoti yne! “Une disa pasardhes te mij i kam vendosur ne nje lugine, ku nuk mbillet asgje, te tempulli i shenjte i yti, per te kryer faljen! O Zoti yne, prandaj ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata dhe per te qene mirenjohes furnizoj ata me frute

[38] O Zoti yne! Ti me siguri e di se cka fshehim ne dhe cka shfaqim haptazi. Per All-llahun nuk ka gje te fshehte, as ne toke as ne qiell

[39] Qofte lavderuar All-llahu i cili ne pleqeri me fali Ismailin dhe Is-hakun! Zoti im, njemend, i degjon dhe u pergjigjet lutjeve

[40] O Zoti im, me ben mua dhe ata nga pasardhesit e mij te kryejme faljen, dhe prano o Zoti yne lutjen time

[41] O Zoti yne, me fal mua, edhe prinderit e mij, edhe tere besimtaret – ate dite kur te jepet llogari”

[42] Dhe ti kurrsesi mos mendo se All-llahu eshte indiferent ndaj asaj se cka bejne mosbesimtaret. Ai i leshon ata vetem deri ne ate dite, kur do t’u mbesin syte hapur

[43] Dhe kur te vrapojne me kryet lart, pa i shikuar kush, e duke u ngutur, zemrat e tyre do te jene te zbrazeta

[44] Ti terhiqu verejtjen njerezve per diten kur do t’u vije denimi, e te thone, ata te cilet kane bere mizori: “O zoti yne, na le vetem edhe pak kohe, do t’i pergjigjemi thirrjes tende dhe do te pasojme profetet”. “A nuk patet bere be pak me pare se nuk ka per ju shkaterrim

[45] Dhe u vendoset ne shtepite e atyre te cilet kishin bere krim ndaj vetvetes, dhe u eshte sqaruar se si kemi vepruar me ata, madje ju kemi sjelle edhe shembuj”

[46] Dhe ata kurdisin kurthat e tyre. Edhe te All-llahu i gjejne kurthat e tyre, qofshin ato edhe per te shkaterruar kodrat

[47] Dhe kurr mos llogarit se All-llahu do ta mohoje premtimin e vet per profetet e vet. All-llahu eshte, me te vertete, i forte dhe i ashper

[48] Ate dite kur toka te zevendesohet me jotoken, si edhe qiejt, dhe te dalin te gjithe para All-llahut te vetmit fuqiplote

[49] Ate dite do t’i shohesh mekataret te lidhur ne pranga bashkarisht

[50] Rrobet e tyre do te jene prej rreshire kurse fytyrat e tyre do t’i mbuloje zjarri

[51] Se All-llahu shperblen secilin sipas asaj qe ka fituar. All-llahu eshte, pa dyshim, i shpejte ne llogari

[52] Ky (Kur’ani) eshte kumtim per njerezit qe t’u terhiqet verejtja dhe ta dine se vetem Ai eshte nje Zot, dhe keshillon ata qe kane mend

Al-Hixhr (Vend shkëmbor)

Surah 15

[1] Alif Lam Ra. Keto jane ajete te Librit, Kur’anit te qarte

[2] Shpeshhere mosbesimtaret do te deshironin te ishin muslimane

[3] Leri le te hane e te kenaqen dhe le t’i mashtroje shpresa, - kane per ta ditur ata

[4] Dhe nuk kemi zhdukur asnje qytet pa i ardhur koha e caktuar

[5] Asnje popull nuk mundet ta shpejtoje as ta vonoje perfundimin e vet

[6] Dhe thone, “Ore ti qe po te shpallet qortimi (Kur’ani), njemend je i marre

[7] Pse nuk na sjell engjuj, nese je i sinqerte?”

[8] Ne engjujt i dergojme vetem me merite dhe atehere nuk do te kene kohe te presin

[9] Ne, me te vertete, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtesit e tij

[10] Ne edhe perpara teje kemi derguar profete popujve te meparshem

[11] Por atyre nuk u ka ardhur asnje profet, e ata te mos jene tallur

[12] Ja, ashtu ne e fusim ate (Kur’anin) ne zemrat e mekatareve

[13] A nuk i besojne atij, por dihet se cka u be me popujt e hershem

[14] Edhe sikur te kishin hapur ne qiell ndonje dere per ata dhe ata te kalonin neper te duke u ngjitur

[15] Prape do te thoninn: “Sigurisht neve na kane lene syte; ne jemi njerez te magjepsur!”

[16] Dhe ne kemi bere ne qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar per shikuesit

[17] Dhe e ruajme ate prej cdo djalli te mallkuar

[18] Pervec kush veshtron tinezisht dhe e godit nje yll i dukshem

[19] Ndersa token e kemi shtruar dhe neper te kemi shperndare male te palevizshem dhe kemi bere qe ne te te mbine cdo send me mase

[20] Dhe kemi bere per ju ne te burim jetese, si edhe per ataqe nuk i ushqeni ju

[21] Dhe nuk ka asgje qe te mos e kete burimin te na, por ne nga ajo japim vetem aqsa eshte e nevojshme

[22] Ne dergojme ererat te mbaresojme dhe nga qielli leshojme shiun me te cilin ju ngime – dhe ju nuk dispononi me ate

[23] Dhe vetem ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetem ne mbesim trashegimtar

[24] Dhe ne e dime ate cka ka kaluar para jush dhe e dime edhe ate cka vjen pas

[25] Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, te gjithe do t’i tuboje. Ai eshte i urte dhe shume i dijshem

[26] Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formesuar

[27] Kurse exhinet, qysh me pare i kemi krijuar nga zjarri semum (i kendellur)

[28] Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Une jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e thare

[29] Dhe pasi qe i kam dhene fizionomi dhe i kam dhene edhe shpirt, ju peruluni!”

[30] Dhe te gjithe engjujt, se bashku, iu perulen

[31] Por Iblisi, jo. Ai refuzoi te jete me ata qe iu perulen

[32] “O Iblis, - i tha Ai, - C’eshte me ty qe nuk u perule?”

[33] Nuk me ka hije, - tha, - t’i perulem nje njeriu te cilin e krijove nga balta, nba balta e thare”

[34] “Atehere, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me te vertete je i mallkuar

[35] Dhe mallkimi te ndjekte deri ne diten e kijametit!”

[36] “O Zoti im, - tha, - me jep afat deri ne diten kur do te ringjallen!”

[37] “Te qofte dhene afati, - i tha Ai. –

[38] Deri ne ate diten e caktuar”

[39] “O Zoti im, - tha, - per ate qe me ke shpjere ne humbje, une atyre ne toke do t’ua zbukuroj punet e tyre, do t’i shpiej gjithsesi ne humbje

[40] Pervec atyre roberve te tu te sinqerte”

[41] “Kjo, - tha Ai, - eshte rruga e drejte imja

[42] Ti nuk ke kurrfare kompetence ndaj roberve te mi, pervec atyre te devijuarve, te cilet te kane pasuar ty”

[43] Per tere ata vendtakimi eshte ne xhehennem

[44] Qe i ka shtate dyer. Neper secilen dere do te kaloje nje numer i caktuar

[45] Pa dyshim te devotshmit do te jene ne kopshte dhe burime

[46] “Hyni aty te sigurte, te liruar nga frika!”

[47] Dhe nga kraheroret e tyre do t’ua heqim smiren, ata do te qendrojne te gezuar sikur vellezer njeri perball tjetrit

[48] Aty nuk i pret kurrfare lodhje, dhe nuk do te nxirren prej tyre

[49] Lajmeroi roberit e mi se Une, njemend, jam ai qe fal dhe meshireplote

[50] Por edhe denimi im eshte, pa dyshim i dhembshem

[51] Edhe lajmeroi ata per musafiret e Ibrahimit

[52] Kur hyne dhe i thane: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikesohemi prej jush”

[53] “Mos u frikeso, - i thane, - ne te pergezojme ty se do te keshe nje djale te mesuar”

[54] “A me pergezoni tani kur me ka zene pleqeria? - tha ai. – Me cka po me pergezoni?”

[55] I thane: “Te pergezojme me nje realitet dhe per kete mos e humb shpresen!”

[56] Po kush e humb shpresen ne meshiren e Zotit te vet, pervec atyre te devijuareve e te humbureve

[57] “Po c’pune keni ju, o te derguare! – u tha

[58] “Ne jemi derguar te nje popull mekatar, - i thane ata

[59] Pervec familjes se Lutit qe do ta shpetojme te tere

[60] Me perjashtim te gruas se tij, e kemi vendosur, ajo do te jete e denuar me te tjeret”

[61] Dhe kur erdhen te derguarit te familja e Lutit

[62] Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerez te panjohur”

[63] “Jo, - i thane ata, - por po te sjellim ate ne cka dyshojne keta

[64] Dhe te sjellim realitetin qe do te ndodhe, dhe ne, sigurisht, jemi te sinqerte

[65] Transfero familjen tende naten vone, kurse ti rri ne prapavije te tyre, dhe asnje prej jush le te mos kthehet, por shkoni atje per ku ju urdherohet!”

[66] Dhe ne ia shpallem ate qe do te ndodhe. Se ata te gjithe, do te zhduken mu ne agim

[67] Dhe erdhen bashkeqytetaret, te gezuar

[68] “Keta jane musafiret e mi, - u tha ai, - mos me turperoni

[69] Dhe frikesohuni All-llahut, e mos me poshteroni!”

[70] A nuk ta kemi ndaluar, - i thane, - te pranosh njerez si musafire?”

[71] “Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nese deshironi te beni dicka

[72] “Pasha ty, ata jane humbur ne dehjen e tyre

[73] Dhe ata i perfshiu, me te lindur te diellit, nje ushtime e madhe

[74] Dhe ne e permbysem, ajo qe ishte larte e vume poshte, dhe mbi ta leshuam nje rrebesh dhe te gurezuar, sikur shiu

[75] Ne kete ka, njemend, argumente per ata qe i hetojne

[76] Dhe ai qytet eshteprane rruges edhe tash

[77] Ne kete ka mesime per ata qe besojne

[78] Por edhe banoret e Ejkes kane qene kriminele

[79] Prandaj u jemi hakmarre dhe qe te dy jane prane rruges dhe shihen haptazi

[80] Edhe banoret e Hixhrit i kane pergenjeshtruar profetet

[81] Dhe ne u patem dhene argumentet tona, por ata ua kthenin shpinen

[82] Dhe skalitnin shtepiat ne shkrepa, te qete e te sigurte

[83] Por edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, ne agim

[84] Dhe nuk u beri dobi ajo qe kishin fituar

[85] Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe token edhe cka ka ndermjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do te vije, prandaj ti sillu me shpirtegjeresi

[86] Zoti yt eshte gjithkrijues dhe i gjithdijshem

[87] Ne te kemi shpallur shtate ajete qe perseriten, edhe Kur’anin e madherueshem

[88] Mos te ike assesi syri ne ate qe ne u japim per kenaqesi disave, dhe mos u merzit per ata, kurse ndaj besimtareve jij i bute

[89] Dhe thuaj: “Une jam vetem qortues i hapet!”

[90] Sic u kemi shpallur qortim klasifikuesve

[91] Te cilet e kane identifikuar Kur’anin me gjini (letrare)

[92] Qe pasha Zotin tend, ata te gjithe do t’i marrim ne pergjegjesi

[93] Per ate cka kane bere

[94] Ti prediko ate qe te urdherohet dhe hiqu politeisteve

[95] Ne te mjaftojme ty kunder atyre te cilet tallen

[96] Me All-llahu dhe bejne edhe tjeter Zot. Do te shohin ata

[97] Ne mire e dime se te vjen rend ajo qe flasin ata

[98] Por madhero Zotin tend dhe falenderoje, edhe behu nga ata qe perulen

[99] Dhe adhuro Zotin tend, sa te jesh gjalle

Bleta (En-Nahl)

Surah 16

[1] Erdh ajo qe e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qofte lavderuar Ai dhe qofte shume lart mbi ata te cilet ia konsiderojne te barabarte

[2] U dergon engjujt me shpallje, sipas urdherit te Tij, atyre njerezve te vet qe do ai t’ua terheqin verejtjen se nuk ka Zot tjeter pervec Meje, pra frikesohmuni!”

[3] Ka krijuar, me arsye, qiejt dhe token; eshte shume i larte mbi ata qe ia bejne shok

[4] E ka krijuar njeriunnn prej nej pike fare, e ai menjehere behet kundershtar flagrant

[5] Ai i krijon edhe kafshet. Ju me ato mbroheni nga te ftohtit, e keni edhe dobi te tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni

[6] Ato i keni edhe zbukurim, kur i coni te kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa

[7] Ua bartin edhe barret ne vende ne te cilat nuk do te arrinit pa veshtiresi te medha – Zoti juaj eshte me te vertete i bute dhe i meshirshem. –

[8] Edhe kuajt dhe mushkat, edhe gomaret – qe t’u hipni, por edhe si zbukurim – dhe krijon cka nuk e dini ju

[9] Eshte pune e All-llahut t’u tregoje rrugen e drejte, por ka edhe te shtrembeta; po te kishte dashur Ai, te gjitheve do t’u kishte udhezuar

[10] Ai u leshon nga qielli uje, prej te cilit pini, edhe pyje ju kullotni bagetite

[11] Ai ben qe me ndihmen e tij t’u rritet drithi, edhe ullinjt, edhe panjat, rrushi dhe te jgitha frutet; kjo eshte me te vertete argument per njerezit te cilet mendojne

[12] Juve ua ka nenshtruar naten edhe diten, Edhe Diellin edhe Henen, kurse yjt i jane nenshtruar vullnetit te Tij; ne keto, vertete, ka argumente per njerezit qe kane mend

[13] Dhe ne toke u krijon gjithfare llojesh te ndryshme; ajo eshte njemend argument per njerezit qe kujtohen

[14] Dhe Ai eshte i cili u ve ne sherbim edhe detin, prej te cilit hani mish te fresket dhe te nxirrni stoli, te cilat i bani. Dhe i sheh anijet si e trupojne qe te fitoni dicka nga begatite e tij, ndoshta do te jeni mirenjohes

[15] Ai ka shperndare neper toke male te palevizshme qe te mos u tundin, si edhe lumenj e rruge mbase do te merrni te mbaren

[16] Edhe udhetregues, kurse ata orientohen edhe me ane te yllit

[17] Po a eshte pra njelloj ai i cili krijon sikur ai qe nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen

[18] Ne qofte se ju numroni dhuntite e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot ne fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe eshte shume i meshirshem

[19] All-llahu e di cka fshihni e cka e shfaqni haptazi

[20] Kurse ata te cileve u falen, pervec All-llahut, kurrgja nuk krijojne; ata jane vete te krijuar

[21] Te vdekur jane, nuk jane te gjalle dhe as nuk do te ndine se kur do te ngjallen

[22] Zoti i juaj eshte nje Zot! Zemrat e atyre qe mohojne nuk besojne ne boten tjeter, ata sillen me arrogance, mendjemadhesi

[23] S’ka dyshim se All-llahu e di ate cka fshehin ata, edhe ate qe shfaqin haptazi. Ai, me te vertete, nuk i do arrogantet

[24] E kur i pyet dikush: “Cka ka shpallur Zoti juaj?” – ata thone: “Trillime te popujve te lashte!”

[25] Ne menyre qe diten e gjykimit te bartin tere barren e vet, por edhe nje pjese te barres se atyre te cilet i kane mashtruar me pa dije. Eshte e tmerrshme ajo qe do ta bartin ata

[26] Edhe te tjeret para tyre kane thurur genjeshtra, prandaj All-llahu shembi nga themelet ndertesat e tyre, kurse kulmi u shemb mbi ta – se denimi u erdh prej nga nuk e pritnin

[27] Kurse ne diten e gjykimit Ai do t’i turperoje dhe t’u thote: “Ku jane ata te cilet i keni konsideruar si shoke te mi, per te cilet jeni grindur?” Ata qe kuptojne do te thone: “Sot turpi e denimi do t’i arrije mosbesimtaret

[28] Te cileve engjujt ua marrin shpirtin si kriminele ndaj vetvetes. Dhe ata do te dorezohen e do te thone: “Ne nuk kemi bere asnje te keqe”! Ama All-llahu e di me siguri shume mire se cka punoni

[29] Prandaj, hyni ne dyert e xhehennemit, aty do te mbeteni per sa te jete jeta! O sa vendbanim i tmerrshem do te jete per mendjemedhenjte

[30] Ndersa atyre qe i drojne All-llahut, do t’u thuhet: “Cka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mire”! pergjigjen. Ata qe bejne vepra te mira ne kete bote, do te kene shperblime te mira, por ajo bote eshte, me siguri, edhe me e mire. Sa vendbanim i bukur do te jete per ata qe i jane frikesuar All-llahut

[31] Do te hyjne neper xhennete te Adnit ku rrjedhin lumenj. Aty ata do te kene cdo send qe deshirojne. Ashtu All-llahu i shperblen ata te cilet i drojne atij

[32] Ata te cileve engjujt ua marrin shpirtin duke qene te paster, do t’u thone: “Paqa qofte me ju! Hyni ne xhennet me veprat qe i keni punuar”

[33] Valle c’presin tjeter vec se t’u vijne engjujt, ose t’u vije urdheri i Zotit tend per denim? Ashtu kane vepruar edhe ata perpara tyre. All-llahu atyre nuk u ka bere padrejtesi, por ata vetvetes i benin padrejtesi

[34] Dhe denimi i ka goditur per veprat e keqia qe kane bere, dhe nga te gjitha anet i perfshiu ajo me te cilen talleshin

[35] Politeistet thone: “Po te kishte dashur All-llahu, as ne as te paret tane, nuk do t’i faleshim askujt, pervec Atij dhe pa ate (vullnetin e tij) asgje nuk do te konsideronim te ndaluar”. Ashtu kane vepruar ata para tyre. Po mos kane qene profetet te detyruar per tjeter send, pervec te njoftojne haptazi

[36] Ne me siguri i kemi derguar cdo populli nje profet: “Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve”! Nder ata ka pasur edhe te atille te cileve All-llahu u ka treguar rrugen e drejte, por edhe te atille, te cilet i ka mbuluar mashtrimi; prandaj udhetoni neper bote dhe shihni si e kane pasuar genjeshtaret

[37] Kushedi sa te deshirosh qe ata te jene ne rruge te drejte, All-llahu nuk e drejton ne rruge te drejte ate qe e ka lene te humbur, per ata nuk ka ndihmetare

[38] Ata betohen ne All-llahun me bindje te forte se “All-llahu nuk do ta ngjalle ate qe vdes”! Po si jo, premtimi i Tij eshte i vertete – vetem se shumica e njerezve nuk e dine

[39] Per t’ua sqaruar ate rreth ckahit jane percare dhe per t’i mesuar (drejtuar) ata qe kane mohuar se me te vertete jane, genjeshtare

[40] Kur deshirojme ndonjesend, mjafton fjala jone, t’i themi: “Behu”! dhe ai behet

[41] Ata te cilet emigrojne per hire te All-llahut, pasi qe u jane bere padrejtesi, Ne do t’i vendosim, qysh ne kete bote, ne vende te mira; por shperblimi ne boten tjeter eshte edhe me i madh, sikur vetem ta dinin

[42] Ata qe durojne dhe jane te mbeshtetur ne Zotin e tyre

[43] Ne edhe para teje per profete kemi derguar vetem njerez, et cileve u kemi dhene shpallje – pyetni pasuesit e Librit nese nuk e dini

[44] Argumente te qarta dhe Libra. Ndersa ty te shpallem Kur’anin t’ua sqarosh njerezve ate qe u shpallet, mbase edhe ata do te mendojne

[45] A jane te sigurte ata qe enderrojne dinakeri te ndyta – se All-llahu nuk do t’i shtije ne dhe, ose nuk do t’u vije denimi prej kah as nuk e paramendojne

[46] Ose se nuk do t’i rrembeje ne luhatshmerine e tyre – se ata nuk jane mrekulliberes

[47] Apo se nuk do t’i perfshije me tmerr? Ndrekaq Zoti juaj eshte, njemend, i bute dhe i meshirshem

[48] Po a nuk shohin ata hic se c’ka krijuar All-llahu; here djathtas here majtas zgjat hijen e vet; si perulje ndaj All-llahut, edhe ajo, madje, eshte perulje

[49] All-llahut i falet (ben sexhde) cdo krijese e gjalle ne qiej dhe ne toke, si edhe engjujt, dhe ata nuk bejne mendjemadhesi

[50] I frikesohen Zotit te vet, i cili sundon me ata, dhe veprojne ashtu si u urdherohet

[51] All-llahu thote: “Mos u besoni dy zoterave! – vetem nje eshte Zot, - dhe frikesohmuni vetem mua”

[52] E tij eshte gjithcka eshte ne qiej dhe ne toke dhe feja e tij eshte e qendrueshme. A t’i frikesoheni tjeterkujt pervec All-llahut

[53] Nga All-llahu eshte cdo dhunt qe e shijoni, e sapo u godite ndonje rrezik, prape atij i luteni per ndihme

[54] Dhe pastaj kur Ai ua largon rrezikun, nje grup prej jush i bejne shok Zotit te tyre

[55] Per ta mohuar ate qe Ne u kemi dhene. Ani, kenaquni por do t’a shihni

[56] Atyre qe nuk dine asgje u japin nje pjese nga ajo qe ua japim Ne. Pasha All-llahun, do te merreni ne pyetje per ate qe po trilloni genjeshtra gjithmone

[57] All-llahut i pershkruajne vajza – qofte lavderuar! – kurse vetes ate cka deshirojne vete

[58] Ndersa kur ndonjerit i lajmerojne se i ka lindur vajze, i terrohet fetyra dhe behet si i mjere

[59] Fshihet prej njerezve per fatkeqesine qe i kane lajmeruar: a ta ruaj keshtu i nencmuar apo ta shtjer ne dhe (varrose)? Po sa keq qe gjykojne

[60] Ata qe nuk besojne ne boten tjeter jane shembull i keq, kurse All-llahu eshte shembull i amshueshem; Ai eshte i fuqishem dhe i urte

[61] Sikur All-llahu t’i denonte njerezit per krimet e tyre, nuk do te linte asgje te gjalle ne toke, por Ai i le deri ne nje afat te caktuar, e kur vjen afati, per asnje moment nuk munden as ta vonojne e as ta shpejtojne

[62] Ata i pershkruajne All-llahut ate ndaj te ciles vete ndiejne neveri dhe gjuhet e tyre flasin genjeshtra, (thone) atyre u takon miresia; mirepo ata padyshim i pret zjarri, ata do te futen te paret ne te

[63] Pasha All-llahun, Ne edhe perpara teje, popujve u kemi derguar profete, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai eshte shok i tyre, ata i pret denim i dhembshem

[64] Ne ty te shpallem Librin vetem se t’ua sqarosh atyre ceshtjen rreth se ciles u percane, dhe te jete udhezim e meshire per ata qe besojne

[65] All-llahuleshon uje nga qielli dhe me te, tokes, pasi qe ka vdekur, ia kthen jeten. Ajo eshte, vertete, argument per njerezit qe duan te degjojne

[66] Ju keni shembull edhe te kafshet: “Ne bejme qe nga barku i tyre te pini tambel te kulluar, qe behet nga pertypja ne stomak dhe na gjaku – te shijshem per ata qe e pine

[67] Kurse nga frytet e panjes dhe pjergulles merrni pije dhe ushqim te shijshem. Ajo eshte, njemend, argument per ata te cilet kane mend

[68] Zoti i tyre e ka frymezuar bleten dhe i tha: “Beni vetes shtepia neper male dhe lisa edhe ne ate qe ata mbulojne

[69] Pastaj ha fryte te llojllojshme, mandej me urtesi ec rrugeve te Zotit tend”! Nga brendia e tyre dalin pije me ngjyra te ndryshme qe eshte sherim per njerezit. Ajo eshte, njemend, argument per ata qe mendojne

[70] All-llahu u ka krijuar, e pastaj ua merr shpirtin; Ka nga ju, te cilet perjetojne pleqeri te thelle, ne menyre qe te mos dine asgje nga ajo qe kane ditur. All-llahu eshte, vertete, i gjithedijshem dhe i gjithefuqishem

[71] All-llahu u jep disave me shume se sa te tjereve. Por ata, te cileve u eshte dhene me shume, nuk u japin atyre qe i kane ne posedimin e tyre, edhe pse kane nevoja te barabarta. A e mohojne edhe dhuntine e All-llahut

[72] All-llahu krijon per ju femra te llojit tuaj, kurse prej grave tuaja u jep djem e niper, u furnizon me sende te bukura. Mirepo ato genjeshtres i besojne, kurse dhuntine e All-llahut e mohojne

[73] Dhe i falen, pervec All-llahut, atyre qe nuk jane ne gjendje t’u japin asnjefare ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe nuk munden asgje

[74] Po mos i sillni All-llahut shembuj! All-llahu me te vertete di por ju nuk dini

[75] All-llahu u sjell si shembull rrobin ne posedim, te huajin i cili nuk ka asgje dhe ate, te cilin Ne e kemi furnizuar mire dhe qe jep nga ajo fshehurazi dhe haptazi, - a jane ata te barabarte? Lavderuar qofte All-llahu!, por shumica sish nuk dine

[76] All-llahu u sjell si shembull dy burra nga te cilet njeri eshte shurdhememec, i cili nuk ka asgje dhe eshte barre e zoteriut te tij – kudo qe e dergon ai nuk i sjell kurrfare dobie. A eshte ai i barabarte me ate i cili kerkon te veprohet drejte, por qe edhe vete eshte ne rruge te drejte

[77] Te All-llahut jane fshehtesite e qiejve dhe te tokes! Kurse dita e kijametit do te vije sa hape e mbylle syte, ose edhe me shpejt, sepse All-llahu, vertete, eshte i gjithfuqishem

[78] All-llahu juve ju nxjerr nga barqet e nenave tuaja e ju nuk dini asgje. U pajis edhe me shqisa per te degjuar, per te pare edhe me zemer, mbase do te jeni mirenjohes

[79] A nuk i shohin ata shpendet si fluturojne ne hapsiren qiellore, ata vetem All-llahu i mban. Keto jane, me te vertete, argumente per njerezit qe besojne

[80] All-llahu juve u ka mundesuar te keni shtepite tuaja ku banoni dhe u ben te mundshem qe nga lekura e kafsheve te keni shtepia, te cilat i bartni lehte kur merrni rruge dhe kur beni nate (buni), kurse prej leshit e fijeve te tyre (beni) gezofe, shtroje dhe gjera te dobishme, derisa te shpenzohen

[81] Nga ajo qe ka krijuar All-llahu ju jep hijen dhe strehime ne male, u jep edhe veshje qe mbron nga te nxehtit, ju jep parzmore per t’u mbrojtur ne lufte; dhe ashtu ua ploteson dhuntite e veta ne menyre qe te jeni te degjueshem

[82] Po nese ata bishtnojne, ani, ti ke per detyre vetem te kumtosh haptazi

[83] Ata e dine dhuntine e All-llahut, por pastaj e mohojne, - shumica sish jane mosbesimtare

[84] Ndersa ne diten kur prej secilit popull te sjellim nga nje deshmitar, atehere mosbesimtareve nuk u jepet leje te arsyetohen tek All-llahu

[85] Ata qe kane bere krime kur ta perjetojne denimin, ai nuk do t’u lehtesohet e as do t’u anulohet

[86] Kurse ata te cilet Atij i kane konsideruar shok te barabarte (politeistet) kur t’i shohin shoket (hyjnite) e veta, thone: “Zoti yne, keto jane hyjnite tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnite do t’ua kthejne me ironi: “Ju me te vertete jeni genjeshtare!”

[87] Edhe ata, ate dite, do t’i perulen All-llahut dhe do te humbasin ate qe kane trilluar

[88] Ata, te cilet, nuk kane besuar dhe kane kontribuar t’i shmangin te tjeret nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojme denimin permbi denim per shkak se bejne crregullime

[89] Kurse, ate dite, kur te sjellim kunder cdo populli nga nje deshmitar, nga vet ai (popull), ndersa ty te sjellim deshmitare kunder tyre! Ne ty te shpallem Librin si sqarim per cdo send dhe udhezim e meshire si dhe lajm te gezueshem (sihariq) per ata qe jane muslimane

[90] All-llahu urdheron drejtesi dhe miresi, ndihme dhe respekt ndaj te afermeve dhe ndalon amoralitetin, neverine dhe gjithcka eshte krim dhe urrejtje. Ai u keshillon te pranoni mesimin

[91] Dhe zbatoni obligimet e All-llahut per te cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi qe e keni dhene me vendosmeri, e per garant keni marre All-llahun, sepse All-llahu e di se cka punoni

[92] Dhe mos u beni si ajo e cila e keputi pelhuren e vet pas nje qendrese te forte, dhe mos i perdorni betimet tuaja si mbrojtje nderveti, vetem sa per te dominuar njera familje ndaj tjetres. All-llahu me kete vetem ju provon, kurse ne diten e gjykimit, me te vertete, do t’ua sqaroje ate rreth se ciles jeni konfrontuar

[93] Po te kishte dashur All-llahu do t’u kishte bere nje popull, por Ai e le ne humbje ke do; dhe ju, me te vertete, do te pergjigjeni per ate cka keni punuar

[94] Dhe mos i perdorni betimet tuaja per t’u mbrojtur nder veti, e t’u rreshqas kemba pas perqendrimit te forte, e te shijoni rrezikun per shkak se keni larguar (te tjere) nga rruga e All-llahut; e te fitoni vuajtje te madhe

[95] Dhe besen qe i keni dhene All-llahut mos e nderroni per dicka qe nuk vlen, - ajo qe eshte te All-llahu, ta dini, se per ju eshte me mire

[96] Ajo qe keni ju – eshte kalimtare, e ajo qe eshte e All-llahut eshte e perhershme. Ata qe kane duruar Ne me siguri do t’i shperblejme me shperblime shume me te mira se sa qe kane punuar

[97] Atij qe ben mire, qofte mashkull apo femer, e qe eshte besimtar, ne do t’i mundesojme te coje jete te mire, dhe vertete, do t’i shperblejme me dhurate me te mire se sa kane punuar

[98] Kurdo qe te kendosh Kur’an, kerko te All-llahu mbrojtjen prej djallit te mallkuar

[99] Me te vertete ai nuk ka asnje fare pushteti mbi ata te cilet besojne dhe jane te bindur ne Zotin e tyre

[100] Pushteti i tij eshte mbi ata te cilet e marrin ate si mbrojtes dhe qe i bejne All-llahut shok te barabarte

[101] Kur ne e zevendesojme nje ajet me nje tjeter – sepse All-llahu e di me se miri se cka po shpalle – ata thone: “Ti vetem trillon!” Mirepo shumica sish nuk dine

[102] Thuaj: “Ate e shpalli me te vertete shpirti i shenjte nga Zoti yt, per t’i forcuar edhe me teper ata qe kane besuar, si edhe te ejte udherrefyes e sihariq per te gjithe muslimanet”

[103] Ne e dime mire se ata thone: “E meson ate ndonje njeri”! Gjuha per te cilen mendojne t’ia mveshin atij eshte e huaj, kurse kjo (e Kur’anit) eshte gjuhe e qarte arabe

[104] Ata te cilet nuk besojne ne argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtoje ne rruge te drejte; ata i pret vuajtje e padurueshme

[105] pamedyshje trillojne genjeshtra vetem ata qe nuk u besojne argumenteve te All-llahut, e ata jane genjeshtare

[106] Ate i cili mohon All-llahun, pasi qe i ka besuar – vetem nese eshte i shtrenguar te beje gje te tille, por qe zemra e tij eshte e bindur ne besim – si edhe ate qe ia ka hapur zemren mosbesimit, e pret hidherimi i All-llahut dhe ata kane denim shume te madh

[107] Ngase me teper e duan jeten ne kete bote se sa ne boten tjeter, kurse All-llahu nuk drejton ne rruge te drejte popullin qe nuk beson

[108] Ata jane te atille zemrat e te cileve edhe veshet edhe syte All-llahu i ka vulos, dhe ata jane te pakujdesshem

[109] Nuk ka dyshim se ata ne boten tjeter do te jene te humbur

[110] Pastaj Zoti yt, atyre te cilet u shperngulen, pasi qe kane qene te maltretuar, e mandej luftojne dhe cdo gje me durim e perballojne – Zoti yt, pas tere asaj, do t’i fale dhe do te jete shume i meshirshem

[111] Diten kur secili njeri do te kujdeset vetem per vete, dhe ne te cilen dite secilit njeri do t’i jepet shperblimi per cka ka punuar, dhe nuk do t’u behet padrejtesi

[112] All-llahu sjell si shembull nje qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qete, qe i vinte ushqimi me shumice nga cdo ane, por (qyteti) i mohoi dhuntite e All-llahut, prandaj All-llahu per shkak te veprimit te tille i beri te shijojne urine dhe tmerrin

[113] Edhe atyre u erdh nje profet, nga mesi i tyre, por ata e quajten rrenacak, andaj i perfshiu denimi se ishin te padrejte

[114] Hani nga ushqime te mira e te lejuara qe ua dhuron All-llahu dhe jini mirenjohes All-llahut per dhuntite e tij, ne qofte se i faleni vetem Atij

[115] Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe ate qe eshte prere, jo ne emer te All-llahut, (por te ndonje zoti tjeter). Por, atij i cili eshte i detyruar, jo nga deshira por vetem sa ta shuaje urine – ani, All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[116] Dhe me gjuhet tuaja mos flisni te paverteta: “Kjo eshte e lejuar, kjo eshte e ndaluar” me qellim qe te perhapni te paverteta per All-llahun. Ata te cilet shpifin genjeshtra ndaj All-llahut nuk do te shpetojne

[117] Pak do te kenaqen, por i pret denim i dhembshem

[118] Ebrejve ua kemi ndaluar ate per cka te kemi treguar me heret; Ne atyre nuk u kemi bere padrejtesi, por ata i kane bere padrejtesi vetvetes

[119] Pastaj atyre qe bejne ndonje veper te keqe nga mosdija e mandej pendohen dhe permiresohen, Zoti yt pas asaj, me siguri, do t’ua fale, eshte shume i meshirshem

[120] Ibrahimi ka qene, njemend, i perulur ndaj All-llahut, besimtar i vertete, nuk ka qene prej mosbesimtareve

[121] Mirenjohes per dhuntine e tij; Ai e ka zgjedhe ate dhe e ka nxjerre ne rruge te drejte

[122] Dhe ne i kemi dhene te mira ne kete bote, kurse ai edhe ne boten tjeter, pa dyshim, do te jete nder te miret

[123] Pastaj ty te kemi shpallur: “Paso fene e Ibrahimit, fene e drejte, se ai nuk ka qene nga politeistet”

[124] Festimi i te shtunes u eshte caktuar atyre te cilet kane pasur mendime te kunderta perkitazi me ate, dhe Zoti yt ne diten e gjykimit ata do t’i gjykoje per shkak te percarjes

[125] Thirr ne rrugen e Zotit tend me urtesi dhe keshillime te mira dhe diskuto me ata ne menyre me te mire! Zoti yt i di me mire ata qe kane humbur rrugen e tij, dhe Ai di me mire ata qe jane ne rruge te drejte

[126] Nese duani te merrni hak, atehere bene ate vetem aq sa u eshte bere juve; po nese duroni, kjo eshte me te vertete me mire per durimtaret

[127] Jij i durueshem! Por, i durueshem do te jesh vetem me ndihme te All-llahut. Dhe mos te vije keq per ata, as mos te vije rende nga kurthat e tyre

[128] All-llahu eshte me te vertete ne anen e atyre te cilet frikesohen dhe largohen prej mekateve, dhe ne anen e atyre qe bejne vepra te mira, jane bemires

Udhëtimi i natës (El-Isra)

Surah 17

[1] Qofte lartesuar ai i cili e shetiti robin e vet naten prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinen e te cilit e kemi bekuar ne menyre qe t’i tregojme disa argumente tona Ai, me te vertete, degjon dhe sheh shume

[2] Kurse Musaut i dhame Librin dhe e beme udherrefim per izraelitet, ashtu qe te mos marrin tjeter ke per Zot ne vend timin

[3] Ju pasardhes qe ju kemi bartur me Nuhin. Ai pernjemend ishte njeri mirenjohes

[4] Dhe ne ua kemi normezuar (percaktuar) ne Liber izraeliteve “Ju me siguri do te beni dy here turbullira ne toke dhe do te beheni mendjemedhenj pertej mase”

[5] Dhe kur arriti koha e premtimit te pare, prej dy sish, ne derguam kunder jush njerez tane, shume te forte, dhe u shkelen neper shtepia dhe ashtu premtimi u be realitet

[6] Pastaj ju kthyem per se dyti kunder atyre dhe ju perforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u beme shume ne numer

[7] Nese veproni mire e beni per vete, e nese beni keq perseri e keni kunder vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit te dyte atehere le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le te hyjne ne xhami sikurse heren e pare dhe le te shembin me themel gjithcka kane ngritur

[8] Ndoshta Zoti juaj do t’ju meshiroje, nese ju prape filloni, do t’ia fillojme edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bere burg per mosbesimtaret

[9] Ky Kur’an pamedyshje con rruges se drejte dhe me te pershtatshme dhe pergezon besimtaret, te cilet bejne vepra te mira se i pret shperblim i madh

[10] Kurse per ata, te cilet nuk i besojne botes tjeter kemi pergatitur denim te dhembshem

[11] Njeriu edhe me ane te lutjes per mire, lyp keq; njeriu eshte shume i vrullshem, gjaknxehte

[12] Dhe naten edhe diten i kemi bere dy argumente, shenjen per nate e kemi fshehur, kurse shenjen per dite e kemi bere te dukshme ne menyre qe te mund t’i kerkoni miresite nga Zoti juaj dhe qe ta mesoni numrin e viteve dhe te llogariturit. Ne cdo send e kemi sqaruar ne hollesi

[13] Dhe secilit njeri ate cka e ka bere do t’ia varim ne qafe dhe ne Diten e gjykimit, do t’ia tregojme nje liber te hapur

[14] “Lexo librin tend, sot te mjafton vetvetja kunder teje qe te japish llogari”

[15] Kush shkon rruges se drejte ai shkon drejt per vete, kurse kush e humb, e humb ne dem te vetin, dhe asnje mekatar nuk do te barte mekatet e tjetrit. Ndersa ne nuk kemi denuar asnje popull pa u derguar pejgamber

[16] Kur deshirojme qe ta zhdukim nje qytet, atyre qe jane aty, dhe jane dhene pas luksit dhe bejne mbrapshti, i leshojme qe te humbin ne theqafje – zbatohet fjala e dhene kunder tyre – dhe e shkaterrojme me themel

[17] Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton qe Zoti i di dhe sheh mekatet e roberve te vet

[18] Kush e deshiron kete bote, Ne kujt te duam i japim shpejt cka te deshiroje, por pastaj i pergatisim xhehennemin, ne te cilin do te digjen te turperuar e te perulur

[19] Ndersa, kush e do ate bote, dhe eshte besimtar, perpiqet ta meritoje, prandaj, perpjekja e tyre do te jet e mirenjohur

[20] Te tereve, edhe njeres pale edhe tjetres, i japim dhuratat e Zotit tend; se dhuratat e Zotit tend nuk jane te ndaluara per aske

[21] Shiko si i kemi dalluar disa prej te tjereve, por ne ate bote, me te vertete, do te kete shkallezim edhe me te madh por, edhe perparesi me te theksuar

[22] Mos ben me All-llahun Zot tjeter e te mbesish pa perkrahje dhe i nencmuar

[23] Zoti yt ka percaktuar qe te mos adhuroni tjeter pervec Atij dhe te silleni mire me prinderit. Nese njeri prej tyre, ose te dy, perjetojne pleqeri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me ze te larte, por t’u drejtohesh me fjale respekti te plote

[24] Shtrij perpara tyre krahet e perulshmerise dhe thuaj: “O Zoti im, ki meshire ndaj tyre, sic kane pasur kujdes ata ndaj meje ne vegjeli!”

[25] Zoti juaj e di me se miri se c’ka ne shpirtin tuaj. Nese jeni te mire – ani. All-llahu njemend ua fal atyre qe pendohe

[26] jepja te drejten e vet te afermit te tend, edhe te varferit – musafir, por mos shpenzo shume

[27] Sepse, shpenzuesit jane shoke te djallit, kurse djalli eshte mohues i Zotit te vet

[28] Dhe nese gjithsesi do t’u kthesh shpinen, sepse edhe nga vete Zoti yt kerkon meshire dhe shpreson per te, atehere thuaju ndonje fjale te mire

[29] Mos e rrudh doren fort, por as mos e lesho krejtesisht, e te mbesish i qorutar dhe pa asgje

[30] Zoti yt kujt te doje i afron furnizim te majme, por edhe e kufizon. Ai me te vertete eshte i informuar dhe i sheh roberit e vet

[31] Ju mos i mbytni femijet tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejme edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me te vertete eshte mekat i madh

[32] Dhe mos iu afroni amoralitetit, eshte pune e felliqur dhe sa rruge e shemtuar eshte

[33] Dhe mos mbytni aske qe e ka ndaluar All-llahu, pervec kur e kerkon e drejta. Por nese dikush, pa pike te fajit, vritet, atehere trashegimtarit te tij i japim kompetence, por as ai le te mos e teproje ne vrasje! Ai eshte me te vertete i ndihmuar

[34] EDHe pasurise se bonjakut mos iu qasni fare! Pervecse me qellim te mire, derisa te behet madhor. Dhe permbushni obligimet, sepse obligimet kane me siguri pergjegjesi

[35] Edhe masen plotesone kur te peshoni ne liter, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo eshte me mire dhe perfundimi me i bukur

[36] Mos paso ate per cka nuk e di! Edhe te pamurit edhe te degjuarit edhe te kuptuarit, per te gjitha keto me siguri ka pergjegjesi

[37] Mos ec mendjemadh neper toke, sepse, ti token nuk mund ta cash e as t’i arrish malet e larta

[38] E keqja e tere ketyre eshte urrejtur te Zoti yt

[39] Ajo eshte nje urtesi qe ty po ta shpalle Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjeter Zot, e te hidhesh ne xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga meshira e Tij

[40] A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e per vete i ka bere engjujt si vajza? Ju njemend flisni fjale te medha

[41] Ne, ne kete Kur’an, japim sqarime qe ata te nxjerrin mesime, por, ai edhe me teper ua shton tehuajsimin atyre

[42] Thuaj: “Po te ekzistonte ndonje tjeter Zot pervec Atij, sic po thone ata, atehere ata do te kerkonin rruge per te poseduesi i lartemadherishem”

[43] Qofte lavderuar Ai dhe shume lart mbi ate cka flasin ata

[44] Ate e madherojne shtate qiej dhe toka, edhe gjithecka ekziston ne to, dhe nuk ka asgje qe nuk e madheron me levdata, por ju nuk e kuptoni madherimin e tyre. Ai eshte me te vertete i bute dhe fale shume

[45] Kur lexon Kur’an, ndermjet teje dhe atyre qe nuk i besojne botes tjeter, Ne vejme nje perde te fshehte

[46] Kurse ne zemrat e tyre nje mbuloje qe i pengon per ta kuptuar dhe i bejme te shurdhet. Dhe ti kur e permend Zotin tend ne Kur’an, Ate te vetmin, ata te frikesuar ia japin kembeve

[47] Ne dime mire se c’duan mizoret te degjojne kur vijne te te pergjojne, dhe kur pershperisin “Ju vetem pasoni nje njeri te magjepsur”

[48] Shih me cka po te krahasojne ty, prandaj bredhin dhe nuk mund te gjejne rruge te drejte

[49] Thone: “A kur te shnderrohemi ne eshtra e pluhur, ne sikur krijesa te reja paskemi per t’u ringjallur?!”

[50] Thuaj: “A doni te jeni gur ose hekur

[51] Ose cfaredo krijese qofte per te cilat mendoni se nuk mund te ringjallen”. “Po kush do te na kthej neve ne jete?” Do te thone, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur per te paren here”, e ata do te tundin koken ndaj teje dhe do te thone: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta se shpejti”

[52] Ate dite kur t’iu therase dhe ju do t’i pergjigjeni, duke i falenderuar dhe do te mendoni se keni mbetur vetem nje kohe te shkurter

[53] Dhe thuaju roberve te mij le te flasin vetem fjale te mira – sepse djalli ka ngaterruar dicka ndermjet tyre, djalli eshte me te vertete armik i hapet i njeriut

[54] Zoti juaj u njeh shume mire. Nese do ai, ju meshiron, e nese do, ju denon. E ty nuk te kemi derguar perfaqesues te tyre

[55] Zoti yt e di me se miri se kush jane ne qiej dhe kush ne toke. Ne i kemi dalluar disa profete nga disa te tjere, kurse Davudit i kemi dhene Zeburin

[56] Thuaj: “Lutiuni atyre te cilet i keni trajtuar si zoter, ne vend te atij, por ata nuk do te mund t’iu lirojne nga ngushtesite e as t’ua shmangin”

[57] Ata te cileve u luten keta, vete kerkojne menyre se si t’i aafrohen zotit te vet dhe shpresojne ne meshiren e Tij dhe i frikesohen denimit te Tij. Denimi i Zotit tend eshte njemend per t’ia pasur friken

[58] Dhe nuk ka asnje vendbanim te cilin Ne para dites se gjykimit nuk do ta shkaterrojme ose ta ndeshkojme me denim te ashper. Kjo eshte e evidentuar ne Liber

[59] Neve nuk na pengon asgje qe te dergojme mrekulli, pervec faktit se popujt e lashte nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia derguam deven, por ata bene krim me te. Nderkaq ne mrekullit i dergojme vetem per te frikesuar

[60] Dhe kur te patem thene: “Zoti yt i perfshine te gjithe njerezit”, kurse endrren qe ta paraqitem edhe drurin e mallkuar ne Kur’an, jane vetem prova per njerezit. Ne i tmerrojme ata, por kjo ua rrite atyre me teper, edhe ashtu, mosbesimin e madh

[61] Dhe kur u thame engjujve: “Beni sexhde Ademit”, ata te gjithe i bene sexhde atij, pervec Iblisit. “si t’i bej sexhde – tha ai – atij te cilin Ti e krijove nba balta

[62] Shikoje kete te cilin e ke ngritur me larte se mua, - tha. Nese me jep afat deri ne diten e kijametit, me siguri, pervec nje numri te vogel, te gjithe pasardhesit e tij do t’i shkaterroje”

[63] “Shko, - i tha Ai, - dhe ata te cilet te pasojne ty – ani; xhehennemi eshte shperblim i mjaftueshem per ju

[64] Dhe pervehteso me zerin tend cilin te mundesh dhe perzini kaloresit tu edhe kembesorine tende, dhe behu pjesetar ne pasuri dhe femije me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetem rrena

[65] Kurse ti, me te vertete nuk ke kurrfare pushteti ndaj roberve te mij”. Dhe si perfaqesues mjafton Zoti yt

[66] Zoti i juaj eshte, ai i cili vetem per hire tuajin i levize lundrat neper det qe te kerkoni dhuntine e Tij, sepse Ai ndaj jush eshte meshireplote

[67] Kur ju godet e papritura ne det, atehere i humbni ata te cileve u jeni falur, pervec Atij (All-llahut). Mirepo kur Ai ju shpeton ne toke j ia ktheni shpinen; njeriu gjithmone eshte bukeshkele

[68] A jeni te sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do te leshoje kunder jush ferfellaze me rere, e atehere nuk do t’i gjeni vetes shpetim fare

[69] Ose a jeni te sigurte se Ai nuk do t’ju ktheje prape ne det dhe t’iu leshoje furtunen dhe t’iu permbyse per shkak se keni mohuar? Atehere nuk keni per te gjetur se kush do te na marre ne pergjegjesi per ju

[70] Ne me te vertete i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur neper toke e neper det dhe i kemi furnizuar me ushqime te mira e me shije, dhe u kemi dhene perparesi te medha ndaj shumices qe i kemi krijuar

[71] Ate dite kur te therrasim tere njerezit me gjithe prijesit e tyre, atyre te cileve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojne librin e vet dhe nuk do t’u behet padrejtesi as sa te zite e thonit

[72] E kush ka qene i verber ne kete bote do te jete i verber edhe ne ate bote dhe ai e ka humbur rrugen keq

[73] Dhe perpak desh te larguan edhe ty prej asaj cka te shpallem Ne, qe kunder nesh te shpifesh dicka tjeter, e pastaj ata do te konsideronin si mik

[74] Dhe sikur te te mos kishim perforcuar ty, gati u leshove pe, sadopake qofte

[75] Dhe atehere me siguri do te kishim bere te shijosh mundim te dyfishte ne jete dhe pas vdekjes; atehere nuk ke per te gjetur aske i cili do te ndihmonte kunder nesh

[76] Ata qe kane shqetesuar ne toke, sa qe gati te perzene prej aty, por, atehere as ata nuk do te qendronin aty shume pas teje

[77] Sipas tradites qe ka qene, me tere ata te cilet i kemi derguar perpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh tradites

[78] Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri ne terrin e nates, edhe lutjen e agimit. Me te vertete Kur’anin ne saban e deshmojne shume (shumica e degjojne)

[79] Dhe nje pjese te nates kaloje i zgjuar! Kjo eshte vetem detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do te ringjalle ne nje vend te lavderuar

[80] Dhe thuaj: “O Zoti im me shpjer neper ate hyrje te sinqerte, dhe me nxirr asaj daljes se sinqerte, dhe me jep force nga ana jote qe te me sherbeje si ndihme”

[81] Dhe thuaj: “Erdh e verteta dhe u zhduk genjeshtra. Me te vertete genjeshtra eshte e paqendrueshme”

[82] Ne shpallim nga Kur’ani ate cka eshte bar dhe meshire per besimtaret, kurse mosbesimtareve vetem ua rrite shkaterrimin

[83] Kur i japim njeriut ndonje dhunti, ai kthen shpinen dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atehere pikellohet

[84] Thuaj: “Secili po vepron sipas menyres se vet, mirepo Zoti juaj e di me se miri kush eshte ne rruge te drejte”

[85] Te pyesin per shpirtin, thuaju: “Ceshtja e shpirtit eshte pune vetem e Zotit tim, kurse juve u eshte dhene fare pak dije

[86] Dhe po te deshironim ne, me siguri do te kishim bere te zhduket ajo cka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do te gjesh aske qe do te ndihmonte kunder nesh

[87] Pervec se me meshiren e zotit tend, sepse miresia e Tij ndaj teje eshte me te vertete e madhe”

[88] Thuaj: “Sikur te bashkoheshin tere xhindet dhe njerezit te benin nje Kur’an, sikur ky, nuk do te mund te benim sikur ky, edhe pse i ndihmojne njeri-tjetrit”

[89] Ne, ne kete Kur’an, u shpjegojme njerezve shembuj te ndryshem, por shumica e njerezve refuzojne, ata vetem mohojne

[90] Dhe thone: “Nuk te besojme ty deri sa te na nxjerresh kroje nga toka

[91] Ose ti te kesh nje kopsht me lisa e hardhi dhe neper te te kalojne nje varg lumenjsh

[92] Ose ta coptosh qiellin cope-cope mbi ne, si po e verteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellesh para nesh

[93] Apo: te kesh per vete shtepi prej ari, ose derisa te ngjitsh ne qiell. Por nuk do te besojme edhe sikur te ngjitesh deri sa te na sjellish nje Liber qe ta lexojme”. Thuaj: “Qofte lartesuar Zoti im! A jam une dicka tjeter pervec se nje njeri-pejgamber?!”

[94] Kurse njerezit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojne vetem ajo qe thonin: “A na paska derguar All-llahu nje njeri si profet”

[95] Thuaj: “Sikur engjujt ne toke te ecnin qete, Ne do t’u kishim derguar nga qielli nje engjull si profet”

[96] thuaj: “All-llahu me mjafton per deshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe eshte i informuar per roberit e vet”

[97] Ate qe All-llahu e drejton ne rruge te drejte, ai eshte ne rruge te drejte, kurse ate te cilin Ai e le te humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtes pervec Atij. Ne do t’i tubojme ata ne diten e gjykimit, me fytyre per toke, te verber, memece e te shurdher, vendbanim i tyre eshte xhehennemi, sa here qe te dobesohet flaka, do t’ua shtojme zjarrin

[98] Ai eshte shperblim i atyre, se ata nuk u kane besuar argumenteve tona, dhe kane thene: “A kur te behemi eshtra e pluhur ne do te ringjallemi sikur krijesa te reja?”

[99] Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe token, ka mundesi te krijoje te ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, per cka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtaret refuzojne dhe vetem mohojne

[100] Thuaj: “Edhe sikur ju te posedoni thesarin e meshires se Zotit tim, ju edhe atehere do te rrudheshit (benit koprraci) nga frika se mos do te varferoheni”. Njeriu gjithmone eshte koprrac

[101] Ne Musaut i kemi dhene nente mrekulli te qarta. Pyeti pra izraelitet kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thene “Une mendoj se ti je me te vertete i magjepsur”

[102] E ai i tha: “Ti e di se kete nuk e ka zbritur askush tjeter pervec Zotit te qiejve dhe tokes, si argument te hapet, dhe une me te vertete, o Faraon, te konsideroj te shkaterruar”

[103] Dhe ai deshti t’i perzeje nga vendi, por Ne e permbytem ate, edhe ata qe kane qene me kete, te gjithe se bashku

[104] Dhe pas asaj u thame izraeliteve: “Vendosuni ne kete toke, e kur te vije koha, premtimi i botes tjeter, do t’iu sjellim te perzier

[105] Ne shpallem ate me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty te kemi derguar vetem pergezues dhe qortues

[106] Ndersa Kur’anin, e shpallem krejt pjese-pjese, ne menyre qe ti njerezve t’ua lexosh pak nga pak, dhe ate ua shpallim te perforcuar

[107] Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata te cileve u eshte bere me dije qysh me pare (para shpalljes se tij) kur u lexohet bejne sexhde

[108] Dhe thone: “Qofte lartesuar Zoti yne, premtimi i Zotit tone njemend plotesohet”

[109] Dhe duke qare bejne sexhde dhe ai lexim ua rrite respekt-friken

[110] Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido qe ta therrisni, emrat e Tij jane me te bukurit. Mos jij zelarte kur fale namazin, por as mos e freno shume zerin! Lype nje rruge mesatare”

[111] Dhe thuaj: “Lavderuar qofte All-llahu, i cili nuk ka femije per vete dhe ne pushtet nuk ka bashkepunetore dhe te cilit nuk i duhet mbrojtes per shkak te pafuqise, dhe ate madheroje me madherime te njemendeta!”

Shpella (El-Kehf)

Surah 18

[1] Falenderimi qofte per All-llahun i cili i shpalli Librin robit te vet, dhe nuk e ka bere te shtremberuar

[2] Te drejte e stabil, qe te terheq verejtjen per denim te rende nga ana e tij, kurse besimtaret te cilet bejne vepra te mira, t’i pergezoje se i pret dhurate e bukur

[3] Ku do te kenaqen pergjithmone

[4] Dhe t’i qortoje ata qe thone se All-llahu ka femije

[5] Ata nuk dine asgje per kete, e as baballaret e tyre. Sa fjale e madhe po del nga gojet e tyre! Nuk flasin gje tjeter pervec te pavertetes

[6] Epo, ti mos do te pelcasish nga brengosja, nese ata nuk i besojne kesaj fjale

[7] Gjithe cka ka ne toke Ne e kemi krijuar si zbukurim per te, qe t’i sprovojme cili prej tyre ben vepra mete mira

[8] Dhe Ne do ta bejme edhe ate cka gjendet aty, te zhveshur

[9] A ke menduar ti se banoret e shpelles edhe “rekimi” (emrat e te cileve jane te shkruar ne pllake) kane qene nga mrekullite tona te rralla

[10] Kur djelmoshat u strehuan ne shpelle dhe thane: “O Zoti yne, na dhuro meshiren tende dhe afrona ne kete veprim tonin ne perudhje”

[11] Prandaj, ne ua mbyllem veshet (i vumene gjume te gjate) ne shpelle per shume vite

[12] Pastaj i zgjuam per te mesuar cili nga dy grupet do ta vleresoje me mire sa kohe

[13] Ty po ta rrefejme historine e tyre besnikerisht. Ata ishin djelmosha qe besonin ne Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe me teper bindjen

[14] I patem forcuar zemrat e tyre kur u ngriten dhe i thane: “Zoti yne eshte Zot i qiejve dhe i tokes, ne nuk i lutemi asnje zoti tjeter pervec Atij, sepse atehere do te flisnim gjepura

[15] Ky populli yne ne vend te Atij, ka pranuar zot tjeter, perse nuk u solli argument te qarte atyre. A ka me kriminel se ai i cili shpif te paverteta per All-llahun?”

[16] Kur i patet lenen ata edhe ato, te cileve u falen ata, ne vend te All-llahut, strehonu pra ne shpelle. Zoti juaj do t’iu mbuloje me meshiren e vet dhe do t’iu pergatise ate cka eshte e dobishme per ju

[17] Dhe ke mund ta shohesh se si dielli, kur lind, i kalon shpelles se tyre nga ana e djathte, e kur perendon, i kalon kah ana e majte, ndersa ata kane qendruar ne mjedis te saj. Ai eshte nga argumentet e All-llahut! Ate qe e perudhe All-llahu, ai eshte i perudhur, e cilin e le ne humbje, ti nuk mund t’i gjeshe mbrojtes qe dirigjon

[18] Dhe do te mendoje se jane te zgjuar, por ata jane ne gjume dhe ne i rrotullojme ne te djathte dhe ne ate te majte, ndersa qeni i tyre qendronte i shtrire, si ne prite me kembet e para te shtrira perpara. Sikur t’i kishe pare do te kishe ikur prej tyre e do te kish kapluar frika

[19] Dhe ashtu ne i zgjuam qe ta pyesin njeri-tjetrin: “Sa keni ndejur ketu?” pyeti njeri prej tyre. – “Kemi ndejur nje dite ose nje pjese te dites”, u pergjigjen. Zoti juaj e di me se miri sa keni ndejur, thane, por dergone njerin nga ju me keta metelike tuaj deri ne qytet, e le te shoh ku eshte ushqimi me i paster dhe prej aty le t’iu sjelle ushqim dhe le te kete miresine, dhe kurrsesi le te mos i flas askujt per ju

[20] Sepse, nese ata marrin vesh per ju, do te ju vrasin me gur ose me dhune do te ju kthejne ne fene e tyre; e atehere kurre nuk do te shpetoni

[21] Ne, gjithashtu, beme qe ata te marrin vesh per keta, per te marre vesh se premtimi i All-llahut eshte i vertete dhe se per momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndermjet veti per ta, dhe thonin: “Ndertonu atyre perpara nje ndertese, Zoti i tyre i di me se miri ata”. E pastaj ata, fjala e te cileve ishte me me ndikim, thane: “Do te ejme ne hyrje te saj nje xhami!”

[22] Disa do te thone: “Ishin tre, i katerti ishte qeni i tyre” e disa do te thone: “Kane qene pese, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u perzie keshtu ne fshehtesi; kurse disa do te thone: “Kane qene shtate, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di me se miri numrin e tyre, pak kush e di kete. Prandaj, mos polemizo per keto, pervec se siperfaqesisht, dhe mos pyet per kete aske prej tyre”

[23] Dhe kurrsesi, perckado qofte mos thuaj: “Do ta beje kete neser!”

[24] E te mos shtosh, “Nese do All-llahu!” Dhe kur te harrosh, perkujtoje Zotin tend dhe thuaj: “Zoti im do te me udhezoje kah ajo qe eshte me mire dhe me e dobishme nga kjo”

[25] E ata kane mbetur ne shpellen e vet treqind e nente vjet

[26] Thuaj: “All-llahu e di me se miri sa kane ndejtur. Atij i takojne fshehtesite e qiejve dhe te tokes. Sa mire i sheh Ai dhe i degjon te gjitha! Ata nuk kane tjeter mbrojtes pervec Atij, dhe Ai nuk ka nevoje per asnje bashkepunetor per vendimet e veta

[27] Lexo nga Libri i Zotit tend ate cka te shpallet. Askush nukmundet t’i zevendesoje fjalet e Tij, e as ti, nk do te gjesh strehim tjeter pervec se tek Ai

[28] Jij vendosmerisht ne anen e tyre te cilet i luten Zotit te vet, ne mengjes dhe ne mbremje, me deshire qe te meritojne simpatine e Tij, dhe mos hiq syte tuaj prej atyre, duke deshiruar bukurine e jetes se kesaj bote, dhe mos iu nenshtro atij zemren e te cilit e kemi lene te papergatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar

[29] Dhe thuaj: “E verteta eshte nga Zoti juaj, prandaj, kush te doje – le te besoje, kush te doje le te mos besoje”. Ne kemi pergatitur permosbesimtaret nje zjarr, tymi i te cilit do t’i perfshije nga te gjitha anet; nese luten per ndihme do t’u jepet ndihme me nje fare uji sikur lend rreshire qe ua djeg fytyren. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshem qe eshte

[30] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira – Ne me te vertete nuk lejojme t’i shkaterrohet shperblimi atij qe bene vepra te mira

[31] Ata i presin, pa dyshim, kopshte te Adenit ku do te rrjedhin lumenj, aty do te stolisen me rradhe te arte dore dhe do te vishen me rrobe te gjelberta nga mendafshi i llojllojshem, mbeshtetur ne kanape. Sa vendbanim dhe shperblim i bukur eshte

[32] Dhe sillu si ate shembullin e dy njerezve, njerit prej te cileve i dhame dy kopshte te mbjellur me hardhi dhe te veshura me lisa e ndermjet tyre beme ara

[33] Te dy kopshtet dhane frutin e vet, kurrfare demi nuk iu be dhe permes tyre shpiem nje lum

[34] Ai kishte edhe tjeter pasuri. Dhe i tha shokut te vet, derisa po bisedonte me te, “Kam me shume pasuri se ti, a edhe fis me te forte!”

[35] Dhe hyri ne kopshtin e vet, i rrembyer nga mendjemadhesia, duke thene: “Nuk mendoj se kjo do te shkaterrohet ndonjehere”

[36] dhe nuk ma merr mendja se ka per te ardhur ndonjehere dita e kijametit, por edhe nese kthehem te Zoti, me siguri per kompensim do te gjeje dicka me mire se kjo”

[37] shoku i tij, deri sa po flisnin, i tha: “A e mohon ate i cili te ka krijuar nga dheu, e pastaj nga pika e fares, e me ne fund te beri njeri te plote?”

[38] Sa per mua, Ai eshte All-llahu, Zoti im dhe une nuk i bej shok aske Zotit tim

[39] E pse nuk the, kur hyre ne kopshtin tend, “MashAll-llah”! Nuk ka force pervec asaj te All-llahut? Nese me shikon mua, une kam me pak pasuri dhe femije

[40] Por – Zoti im, ndoshta me jep kopsht me te mire se yti, e ne ate (tendin) te dergoje rremuje nga qielli, e te gedhije krejt rrafsh, pa asgje

[41] Ose t’i thahet uji e te mos mundesh ta lypish kurre

[42] Dhe u shkaterruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke renkuar se c’kishte shpenzuar ne te – dhe hardhia ishte shtruar per drunj te vet – dhe thoshte: “Ku eshte ai fat te mos i kisha bere shok Zotit tim”

[43] Dhe nuk pati kush t’i ndihmoje, pervec All-llahut; dhe nuk ishte aspak fitimtar

[44] Aty mund t’i ndihmoje vetem All-llahu, i verteti, Ai jep shperblimin me te mire dhe cdo send e perfundon si eshte me mire

[45] Sillja si shembull jeten e kesaj bote qe eshte sikur uji qe e leshojme ne nga qielli, me te cilin ushqehen bimet ne toke, e perseri thahet e teret dhe e derdhin ererat. E All-llahu ka mundesi per cdo send

[46] Pasuria dhe djemte jane stoli e jetes se kesaj bote, por veprat e mira te vazhdueshme jane me te mira si shperblim nga Zoti yt dhe jane shpresa me e mire

[47] Kurse ate dite kur t’i levizim malet, dhe te shohesh token e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, aske prej tyre nuk e kemi lene anash

[48] Para Zotit tend do te ekspozohen te radhitur. “Na keni ardhur ashtu sic ju kemi krijuar heren e pare, kurse ju keni deklaruar se nuk do t’ua caktojme diten e ringjalljes”

[49] Edhe libri u hapet dhe do te shohesh mekataret te frikesuar per shkak te asaj qe gjenden ne te. Dhe do te thone: “Te mjeret ne, cfare eshte ky liber? Nuk i ka shpetuar as mekati i madh as mekati i vogel, te tera jane evidentuar”, dhe do ta gjejne te shkruar ate cka e kane bere. Zoti yt askujt nuk do t’i beje padrejtesi

[50] Dhe kur u thame engjujve “Peruluni Ademit!” Te gjithe iu perulen, pervec Iblisit, ai ishte nga xhindet, andaj i ra ndesh urdherit te Zotit te vet. Po ju ate dhe kotillen e tij, duke qene Une, do ta merrni si mik e ata jane armiq tuaja? Cfare kembimi i keq eshte per mosbesimtaret

[51] Une nuk i kam marre ata per deshmitare me rastin e krijimit te qiejve dhe te tokes e as per krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevoje per mbeshytetje ne mbrapshtane

[52] Dhe ne diten kur Ai u thote: “Thirrni ata per te cilet keni pas deklaruar se jane bashkepunetoret e mij!”, dhe ata i thirren, por ata nuk iu pergjigjen sepse Ne ua shkaterruam lidhjet ndermjet veti

[53] Dhe mekataret e shohin zjarrin dhe do te binden se kane per te rene ne te, dhe prej aty nuk kane shperblim

[54] Ne kete Kur’an ne ua sqarojme ne menyre te ndryshme njerezve shembujt e llojllojshem, porse njeriu, per shume sende, kundervihet

[55] Ndersa, njerezit, kur u vjen udhezimi, nuk i pengon tjeter send nga besimi dhe qe nga Zoti i tyre te kerkojne falje, pervecse ajo qe ata presin fatin e popujve te lashte ose t’i godase denimi ne sy te tere botes

[56] Ne nuk i dergojme profetet per tjeter send, pervec se si pergezues dhe qortues. Ndersa mosbesimtaret polemizojne, duke u sherbyer me te paverteta, per ta mposhtur me te, te verteten, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia

[57] Po a ka me kriminel se ai, i cili, kur i terhiqet verejtja me argumente te Zotit te vet, ia kthen shpinen dhe harron ate cka e ka bere vete? Ne ne zemrat e tyre vejme perde qe te mos e kuptojne ate (Kur’anin), dhe i bejme te shurdher. Dhe nese ti i therret ne rruge te drejte, ata kurre nuk do te nisen rruges se drejte

[58] Zoti yt fal shume dhe ka shume meshire. Sikur Ai t’i denonte per ate cka e meritojne, do t’ua shpejtonte denimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej te cilit nuk kane ku te shtrehohen

[59] Kurse ato fshatra qe i kemi shkaterruar per shkak se kane bere krime dhe e kemi caktuar afatin per shkaterrimin e tyre

[60] Dhe kur i tha Musa djaloshit te vet: “Do te shkoj deri sa te arij aty ku bashkohen dy dete, ose do te ec dhe vetem do te ec

[61] Dhe kur ata dy arriten deri ne vendin ku ata dy duhet te bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rruges se vet neper det

[62] Po kur u largua, (Musa) i tha djaloshit te vet: “Na jep te hame mengjesin sepse, nga kjo rruge e jona jemi lodhur

[63] A e sheh? i tha ky. Kur u patem ndalur ne ate breg e une e harrova peshkun, kete s’e ka bere tjeter kush perpos vete djallit, qe ta permendi ate. Ai pa tjeter do te jete zhytur ne det, per cudi

[64] Tha: “Kjo eshte ajo qe na duhet”, dhe u kthyen te dy rruges prej nga kishin ardhur

[65] Dhe e gjeten nje njeri nga roberit tane, te cilit i patem dhene meshire nga ana jone dhe i mesuam ate qe e dime vetem Ne

[66] “A mundem te te bej shoqeri?” – i tha Musa. “Por te ma mesosh tere ate drejtesi qe e ke mesuar ti”

[67] “Ti me siguri nuk do te mund te durosh me mua”, i tha ai

[68] “Si do te durosh ate per cka nuk je i informuar?”

[69] “Ke me pare se do te jem, ne dashte All-llahu, i durueshem, - i tha, - dhe nuk do te kundershtoj per asgje”

[70] “Po nese me ben shoqeri, pra, tha ai, atehere te mos me pyesish per kurrgje derisa une vete te rrefej per ate”

[71] Dhe ata dy u nisen, mirepo kur hipen ne anije, ai e zhbiroi ate. “A e zhbirove t’i mbysish ata qe po lundrojne me te? Ke bere, njemend, dicka per cudi!”

[72] “A nuk te thash une – iu drejtua ai – se per njemend nuk mund te durosh te ecesh me mua?”

[73] “Mos merr masa kunder meje per kete qe harrova, - tha, - dhe mos me ben pengese ne kete pune timen!”

[74] dhe ata te dy vazhduan. Kur e takuan nje djalosh, ky ate e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte kete djale te pafajshem me kot? Pernjemend ke bere dicka shume te keqe”

[75] “A nuk te thash une ty –i tha ai, - se ti njemend nuk mundesh te durosh me mua?”

[76] “Nese te pyes edhe pas kesaj per dicka, i tha ky, atehere mos u shoqero me mua. Qe, pranoma arsyetimin”

[77] Dhe te dy shkuan deri kur hasen ne disa fshatare dhe i luten banoret e ketij fshati qe t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojne si musafire. Aty gjeten nje mur i cili ishte gati te rrezohet, por ai e rindertoi. Sikur te doje – i tha – (Musa) pate me marre shperblim per kete

[78] “Tash une dhe ti po ndahemi! –tha ai – por te ta sqaroj perse nuk munde te me durosh

[79] Sa i perket asaj anijes, ajo ishte prone e disa te varferve qe punojne ne det, dhe une ate desha ta demtoj, sepse prapa tyre ishte nje mbret i cili grabiste cdo anije te re

[80] Sa i perket atij djaloshit, prinderit e tij jane besimtare, prandaj kishim frike mos me dhune po i kthen ne mosbesim

[81] Dhe ne deshiruam qe Zoti i tyre, ne vend te tij, t’u jape nje me te mire dhe me afer meshires

[82] E sa i perket ketij muri, ai eshte i dy femijeve bonjake nga qyteti, e nen te eshte thesari i atyre te dyve. Babai i tyre ka qene njeri i mire dhe Zoti yt deshiron, nga meshira e vet, qe ata te rriten dhe ta nxjerrin pasurine vet. Te tera keto nuk ka kam bere sipas mendjes sime. Ja, ky eshte shpjegimi per mosdurimin tend!”

[83] Dhe te pyesin per Dhulkarnejnin, thuaj: “Per kete do t’iu rrefej disa lajme”

[84] ne e kemi vendosur ate ne toke dhe i kemi dhene shkase per cdo send

[85] Dhe ai i shfrytezoi keto

[86] Derisa ariti ne vendin ku perendon dielli, kur iu duk se po perendon ne nje burim te turbullt dhe aty gjeti nje popull. O Dhulkarnejn, - i thame Ne, - ose do t’i denosh ose do te sillesh mire me ata?”

[87] “Ai qe ben krim – tha – do ta denojme, e pastaj do t’i kethehet Zotit te vet, andaj edhe ai do ta denoje me denim te rende

[88] Kurse ai i cili beson dhe ben vepra te mira – ka shperblimin e miresise, dhe atij do t’i afrojme lehtesi”

[89] Dhe ai prape shkoi

[90] Derisa arriti atje ku lind dielli, dhe e pa se po lindte te nje popull, te cilit ne nuk i kemi dhene mundesi te mbulohet prej tij (diellit)

[91] dhe ai u soll me ata ashtu sic u pat sjelle me ata perpara

[92] Dhe ai prape vazhdoi

[93] Derisa arriti ndermjet dy pendave, e ndermjet atyre gjeti nje popull, i cili gati nuk kuptonte asnje fjale

[94] “O Dhulkarnejn – i thane ata, - Jexhuxh e maxhuxhet bejne turbullira ne toke, prandaj a po ngreh nje mur ndermjet nesh dhe atyre, apo, do te te shperblejme?”

[95] “Me mire eshte ajo cka me ka dhene Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomeni mua sa me teper, qe te bej nje mur ndermjet jush dhe atyre

[96] Me sillni copa te hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anet e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bene zjarrin tha: “Me sillni baker te shkrire ta lyej!”

[97] Dhe ata nuk munden as t’i afrohen e lere me ta kapercejne

[98] “Kjo eshte meshire e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshoje me toke, premtimi i Zotit tim eshte i vertete”

[99] Dhe atehere do t’i leshojme qe ata sikur valet te perzihen njeri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe te gjithe ata do t’i tubojme

[100] Dhe atehere do t’ua shfaqim haptazi mosbesimtareve xhehennemin

[101] Atyre, syte e te cileve kane qene te mbuluar me perde, te mendojne per argumentet e mia, dhe qe nuk kane mund te degjojne asgje

[102] A mendojne mosbesimtaret se munden te marrin per zoter, ne vend timin, roberit e mi? ne u kemi pergatitur, me siguri, mosbesimtareve xhehennemin si vendbanim

[103] Thuaj: “A t’iu tregojme se veprat e kujt jane te shkaterruara

[104] Mundim i kujt eshte i deshtuar, ne kete bote e ata mendojne se eshte mire ajo se cka punojne

[105] Keta jane, ata te cilet nuk besojne ne argumentet e Zotit te vet dhe se do te dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do te jete i kote dhe ne diten e kijametit nuk do t’u japim kurrfare rendesie

[106] Ata jane shperblim i te cileve, per shkak te mosbesimit, eshte xhehennemi, deh jane tallur me argumentet dhe me profetet e mij”

[107] Ata, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira vendbanim do te kene parajsen Firdevs

[108] Aty do te qendrojne pergjithmone dhe nuk lypin ta nderrojne me asgje tjeter

[109] Thuaj: “Edhe sikur deti te ishte ngjyre per t’i shkruar fjalet e Zotit tim, me pare do te shterrej deti se sa fjalet e Zotit tim, madje edhe sikur te sillnim edhe nje det tjeter sikur ai”

[110] Thuaj: “Une jam nje njeri sikur ju, qe po me shpallet se Zoti juaj eshte – Nje Zot. Kush mban shprese ne takimin me Zotin e vet, le te beje vepra te mira, pa i bere ne adhurim asnje shok Zotit te vet!”

Merjemja (Merjem)

Surah 19

[1] Kaf Ha Ja A’jn Sad

[2] Rrefimi per meshiren e Zotit tend ndaj robit te vet Zekerijjait

[3] Kur e luti Zotin e vet me lutje te fshehte

[4] I tha: “O Zoti im, eshtrat me jane shkaterruar e kryet me eshte thinjur, por kurrnjehere kur te jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qene i pafat

[5] Une frikesohem per te afermit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronje, prandaj me fal nje trashegimtar

[6] Te me trashegoje mua dhe familjen e Jakubit, dhe bere, o Zoti im te mirepritur”

[7] “O Zekerijja, po te pergezojme me nje djale, i cili do te quhet Jahja. Askujt me perpara nuk deshem t’ia leme kete emer”

[8] “O Zoti im, - tha ai, - si do te kem une djale kur gruan e kam shterpe, por edhe une jam shume i moshuar?!”

[9] “Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thene: “Ajo eshte e lehte per mua, edhe ty te kam pas krijuar me pare kur nuk ke qene kurrge”

[10] “O Zoti im, - tha, - me jep ndonje shenje!” “Shenja jote do te jet ajo se ti nuk do te flasish tri net me njerezit, perkunder faktit se do te jesh i shendoshe”

[11] dhe doli nga tempulli para popullit te vet dhe ua beri me shenje ta lavderojne All-llahun ne mengjes dhe ne mbremje

[12] O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhame urtesi qysh kur ishte si femij

[13] Butesi dhe sinqeritet dhe ishte i cilter

[14] Edhe ndaj prinderve te vet ishte i mire, nuk ka qene i ashper dhe i pasjellshem

[15] Dhe paqa qofte me te ne ate dite kur u lind edhe kur do te vdese, edhe ne diten kur do te ngjallet perseri

[16] Dhe permende Merjemen ne Liber, kur u shmang nga shtepiaret e vet ne anen lindore

[17] Dhe u fsheh prej tyre, por Ne derguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i persosur

[18] “Une mbeshtetem te i Gjithmeshirshmi prej teje, - tha ajo, - nese i frkesohesh atij”

[19] “E une jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tend, te te dhuroje nje djalosh intelegjent”

[20] “Si do te kem une femije – tha ajo – kur nuk me ka prekur asnje mashkull dhe une kam qene e shfrenuar”

[21] “Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thene: “Ajo eshte e lehte per mua, dhe ta bejme ate argument per njerezit dhe meshire nga ana jone. Kjo eshte pune e kryer”

[22] Ajo, pra mbeti me barre dhe u shmang ne nje vend te larget

[23] Dhe dhembjet e lindjes e shtrenguan te shkoje te nje trup hurme. “Ku ta kisha ate fat, - tha ajo, - e te kisha vdekur qysh moti dhe te isha harrua krejtesisht!”

[24] Dhe ai (engjulli) me poshte se ajo: e thirri” Mos u pikello, Zoti yt ka bere qe nen ty te rrjedh nje prrocke

[25] Shkunde trupin e hurmes se per ty kane per te rene hurme te fresketa

[26] Andaj ha, pi dhe qetesohu! E nese sheh ndonje njeri, ti thuaj: “Une i kame dhene bese te Gjithmeshirshmit se do te agjeroj (hesht) dhe sot me asnje nuk po flas”

[27] dhe e solli ate te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thane, - ke bere nje pune te urrejtur

[28] Ori ti, motra e Harunit, babane nuk e ke pasur te mbrapsht e as nena jote nuk ka qene e shfrenuar”

[29] Por ajo ua tregoi ate me shenje. “Si te flasim me femije ne djep – i thane ata”

[30] Une jam rob i All-llahut, tha ai, mua me ka dhen Librin dhe me ka bere profet

[31] Dhe me ka bere te bekuar dhe me ka porositur qe sa te jem gjalle te kryej faljen kudo qofte dhe te jape zeqatin

[32] Edhe te jem i mire ndaj nenes sime, e nuk do te me lejoje te jem i ashper dhe i pasjellshem

[33] Paqa e shpetimi jane me mua diten kur kam le dhe dietn kur do te vdes, por edhe ate dite kur do te ringjallem rishtas”

[34] Ai eshte Isa, i biri i Merjemes – fjale e vertete ne te cilen ata dyshojne

[35] Nuk i ka mbetur All-llahut te kete femije, qofte lartesuar Ai! Kur vendos per ndonje pune Ai vetem i thote asaj: “Behu”! dhe ajo behet

[36] All-llahu eshte, pamedyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone Ate! Kjo eshte rruge e drejte

[37] Dhe palet u konfrontuan nderveti. Te mjeret ata qe nuk besojne ne diten e madhe e te deshmuar

[38] Sa mire do te degjojne dhe sa mire do te shohin ate Dite, kur do te qendrojne para nesh! Por, mosbesimtaret sot haptazi kane deshtuar plotesisht

[39] Dhe terhiqu verejtjen per Diten e mjerimeve kur te zbatohen urdherat, e ata jane indiferente dhe nuk besojne

[40] Token dhe cdo gje qe gjendet ne te do t’i trashigojme Ne dhe ata do te kthehen te ne

[41] Permende, ne Liber, Ibrahimin! Ai ka qene shume i sinqerte si profet

[42] Kur i tha babes se vet: “O babai im, pse e adhuron ate qe as degjon, as sheh, e as qe mundet te sjelle fare dobie

[43] O babai im, mua me shpallet dituri qe nuk te ka ardhur ty, prandaj me paso mua, une do te udhezoj ne rruge te drejte

[44] O babai im, mos adhuro djallin, djalli eshte me siguri i padegjueshem nda te Gjithmeshirshmit

[45] O babai im, kam frike se po te godet ndonje denim nga i Gjithmeshirshmi dhe do te jesh shok i djallit”

[46] E ai i tha: “A i refuzon ti hyjnite e mia o Ibrahim? Nese nuk heq dore kam per te rrahur, pernjemend, me gur, prandaj hiqmu syshe per nje kohe te gjate

[47] Qofsh ne paqe, tha Ibrahimi. Do ta lus Zotin tim te te fale, sepse Ai eshte shume i mire ndaj meje

[48] Dhe do t’ju lere juve dhe tere ata qe po i adhuroni, ne vend te All-llahut, dhe do ta adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do te jem fatkeq ne adhurimin e Zotit tim

[49] Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre te cilet e adhuronin, ne vend te All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe te dy i kemi bere profete

[50] dhe i shperblyem me meshiren tone dhe i beme te jene te lavderuar dhe te permenden per te mire

[51] dhe pemende, ne Liber, Musane! Ai ka qene i sinqerte dhe ishte profet, ferrefyes

[52] Dhe ne e thirrem nga ana e djathte e Turit dhe e sollem afer shpetimit

[53] Dhe ia dhame, me meshiren tone, vellaun e vet Harunin si profet

[54] Dhe permende, ne Liber, Ismailin! Ai ka qene i sinqerte ne premtim dhe ishte profet ferrefyes

[55] Dhe e urdheronte familjen e vet te kryejne namazin, te japin zeqatin dhe ishte i kenaqur te Zoti i tij

[56] Dhe permende, ne Liber, Idrisin! Ai ishte shume i sinqerte si profet

[57] Dhe ne e kemi ngritur ne pozite te larte

[58] Ata jane profete te cilet All-llahu i ka mbuluar me meshire te vet, pasardhes te Ademit dhe te atyre qe i bartem me Nuhin, dhe prej pasardhesve te Ibrahimit dhe izraeliteve, edhe te atyre qe i kemi perudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e te Gjithmeshirshmit, ata binin ne sexhde dhe qanin

[59] Por, pas atyre mbeten pasardhes te keqinj, te cilet e lane namazin dhe u dhane pas epsheve. Ata, mbase do ta pesojne

[60] Pervec atyre qe jane penduar dhe kane besuar edhe kane bere vepra te mira. Atyre nuk do t’u behet kurrfare e padrejte, ata do te hyjne ne xhennet

[61] Ne kopshte te Adenit, te cilet i meshirshmi fshehurazi ua ka premtuar roberve te vet. Premtimi i tij, me siguri, do te realizohet

[62] Aty nuk do te degjojne fjale te kota, por vetem “Paqe!” dhe aty do te furnizohen ne mengjes dhe mbremje

[63] Ate xhenet do ta trashegojne, nga roberit tane, kush ruhet nga mekatet

[64] “Ne kemi hyre ne xhennet vetem me leje te Zotit tend, Ai eshte sundues i cdo sendi, Ai e di te tashmen tone dhe te kaluaren tone dhe cka ka ndermjet atyre” – thone ata. Zoti yt nuk harron

[65] Ai eshte Zot i qiejve dhe i tokes dhe i asaj cka eshte ndermjet tyre, prandaj, vetem Ate adhuro dhe vazhdo me kete! A e di, a ka ndokush emrin e Tij

[66] Njeriu thote: “A pernjemend kur te vdes do te ringjallem?”

[67] A nuk kujtohet njeriu se e kemi krijuar, ne nisme kur ai nuk ishte kurrgje

[68] Dhe pasha Zotin tend, Ne do t’i mbledhim edhe ata edhe djajte, pastaj do t’i shpiejme patjeter te gjunezohen perreth xhehenemit

[69] E pastaj nga secili grup do t’i ndajme ata, te cilet kane qene me brutale ndaj te meshirshmit

[70] Ngase Ne i dime mire ata te cilet e kane merituar me se forti te digjen ne te

[71] Dhe secili prej jush do te arrije aty! Zoti yt me siguri ashtu eshte besatuar

[72] Pastaj, ata te cilet jane shmangur prej mekateve do t’i shpetojme, kurse mizoret do t’i leme qe te zvarrisen aty gjunjazi

[73] Sepse, kur u jane lexuar ajetet tona te qarta, atehere ata qe nuk besonin u thonin atyre qe besonin: “Cili nga keto dy grupe eshte ne pozite me te mire dhe kush ka shoqeri me te mire?”

[74] Po sa e sa i kemi shfarosur perpara tyre, te cilet me pasuri dhe dukje te nxisnin kurreshtje

[75] Thuaj: “Kush eshte ne humbje, i Gjithmeshirshmi i dhente jete te gjate!” Derisa te atillet e perjetojne ate cka u eshte premtuar, qofte denimi, qofte dita e kijametit, me siguri do te marrin vesh se kush ka pozite me te keqe dhe ushtri me te dobet

[76] dhe All-llahu ua rrite udhezimin atyre te cilet jane ne rruge te drejte. Kurse veprat e mira te vazhdueshme – nga Zoti yt do te jene te shperblyera me mire dhe me bukur te kompensuara

[77] A e ke pare ate i cili ka pergenjeshtruar argumentet tona dhe ka thene: “Gjithsesi do te me jepet pasuri dhe femije!”

[78] Ai ose eshte thelluar ne fshehtesi ose ka marre premtimin nga i Gjithmeshirshmi

[79] Po si jo! Ne do ta shenojme se cka po flet dhe vuajtjen do t’ia zgjasim shume

[80] Dhe ne e trashegojme edhe ate cka thote, dhe do te na vije i vetmuar

[81] Ata marrin, ne vend te All-llahut, do fare hyjnish, te cilat duhet te jene ndermjetesues te tyre

[82] Po si jo! Ata do te mohojne adhurimin e atyre dhe do te jene kundershtare te atyre

[83] A nuk e sheh se ne ua kemi leshuar mosbesimtareve djajte qe t’i shpiejne sa me shume ne vepra te keqia

[84] Prandaj, mos shpejto kunder tyre! Atyre Ne ua numerojme ditet si duhet

[85] Ate dite kur do t’i tubojme te devotshmit te i Gjithmeshirshmi si te deleguar

[86] Kurse mekataret do t’i shpiejme ne xhehennem sikur te eturit per uje

[87] Askush nuk do te mundet te angazhohet, pervec atij, i cili ka pelqimin e te Gjithmeshirshmit

[88] Kane thene: “I Gjithmeshirshmi ka femije!”

[89] Ju, me te vertete, po flisni dicka te shemtuar

[90] Nga ajo qiejt gati u coptuan dhe toka gati u shemb dhe malet gati rane si germadha

[91] Qe i pershkruajne te Gjithmeshirshmit femije

[92] Nuk i duhet te Gjithmeshirshmit te kete femije

[93] Prandaj, te gjithe ata, kush jane ne qiej edhe ne toke, do t’i vijne te Gjithmeshirshmit si rober

[94] Ai i ka parasysh te tere dhe i ka numeruar me perpikeri

[95] Dhe te gjithe ne diten e kijametit do t’i vijne nje nga nje

[96] Atyre te cilet kane besuar dhe kane bere vepra te mira, i Gjithmeshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati

[97] Ne ate, (Kur’anin) e kemi bere te lehte, ne gjuhen tende, per t’i pergezuar me kete te devotshmit dhe t’i qortosh ata qe jane kokeforte dhe mohojne

[98] Sa e sa brezni para tyre i kemi zhdukur! A e sheh dike prej tyre dhe a degjon ndonje ze sado te vogel te tyre

Ta-Ha (Ta-Ha)

Surah 20

[1] Ta Ha

[2] Nuk ta shpallem Kur’anin per te te munduar

[3] Por vetem si verejtje per ate qe frikesohet

[4] Si shpallje nga ai i cili ka krijuar token dhe qiejt e larte

[5] I Gjithmeshirshmi i cili mbisundon gjithesine

[6] Te Atij jane cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke, dhe c’ka ndermjet tyre, edhe cka ka nen toke

[7] Edhe ne qofte se flet haptazi – ani, Ai e di fshehtesine dhe cka mendon ne vete

[8] All-llahu, nuk ka tjeter Zot pervec Atij, ka emrat me te mire

[9] A te ka arritur ty rrefimi per Musaun

[10] Kur pa nje zjarr dhe i tha familjes se vet: “Pritni ketu, une e kam pare nje zjarr, ndoshta ju sjell ndonje ure ose gjej te zjarri ndonje udherrefyes

[11] Dhe kur erdhi aty, dikush i thirri, “O Musa

[12] Me te vertete Une jam Zoti yt! Zbathi pra kepucat tuaja, se ti je, pamedyshje, ne luginen e bekuar – Tuva

[13] Ty Une te kam zgjedhur, prandaj degjo cka po te shpallet

[14] Une, pa dyshim, Une jam All-llahu, qe nuk ka tjeter Zot pervec meje, prandaj vetem mua me adhuro dhe kryej faljen per te me perkujtuar

[15] Momenti i kijametit do te vije me siguri, e mbaj gati ne fshehtesi per t’u shperblyer secili per ate qe e ka fituar

[16] Dhe nga kjo askush le te mos shmange as ai qe nuk i beson kesaj dhe qe pason epshin e vet, dhe te jesh i humbur

[17] Po c’e ke ate ne dore te djathte o Musa?”

[18] “Ky eshte shkopi im, - tha, - me te cilin mbahem dhe me te u grahu dhenve te mia, por me sherben edhe per pune tjera”

[19] “Hidhe o Musa! – i tha Ai

[20] Dhe ai e hodhi, kur qe, - ai gjarper i cili po zvarriset

[21] I tha: “Merre ate dhe mos u frikeso! Ne do ta kthejme ne gjendjen e meparshme

[22] Dhe fute doren ne nensjetullen tende, dora do te dale e bardhe, pa asgje te keqe, si mrekulli e dyte

[23] Per te treguar ty nga mrekullite tona te medha

[24] shko te Faraoni! Ai njemend e tepron!”

[25] “O Zoti i, - tha, - zgjeroma kraherorin tim

[26] Dhe ma lehteso punen time

[27] Zgjidhma nyjen ne gjuhen time

[28] Ta kuptojne fjalen time

[29] dhe me jep nje ndihmes nga familja ime

[30] Harunin, vellaun tim

[31] Forcoma, me ate, fuqine time

[32] Dhe bema shok ne punen time

[33] Qe te te lartesojme shume

[34] Dhe qe te te permendim shpesh

[35] Ti, me siguri, na sheh neve”

[36] “Te qofte dhene cka lype o Musa, i tha

[37] dhe Ne edhe nje here tjeter te afruam meshiren tone

[38] Atehere kur nenes tende i shpallem cka shpallet

[39] Vendose ne sandek dhe hudhe ne lum, e lumi do ta qes ne breg, qe ta marre armiku im dhe i atij. Une te kam bere te dashur nga gjithkush dhe te rritesh nen mbikqyrjen time

[40] Kur shkoi motra jote dhe tha: “A doni qe une t’ua tregoj ate e cila do te kujdeset per te. Dhe ne te kthyem te nena jote qe te gezohet, te mos pikellohet. Dhe ti pate mbytur nje njeri, por ne te liruam nga ajo brenge dhe te shpetuam nga peripeci te ndryshme. Ti i kalove disa vjet ne mesin e banoreve te Medjenit, pastaj, o Musa, erdhe mu ne kohen e caktuar

[41] Dhe Une te zgjodha per vete

[42] Shkoni ti dhe vllai yt, me argumentet e mia, por Mua mos me hiqni nga kujtesa

[43] Shkoni te Faraoni, se ai njemend e ka tepruar

[44] Dhe folni atij me fjale te buta, mos po mendon ose frikesohet!”

[45] “O Zoti yne, - thane ata dy, - kemi frike mos po na ndeshkon menjehere dhe po e kalon cdo kufi”

[46] “Mos kini frike! – tha Ai. Jam une me ju te dy. Degjoj dhe shoh

[47] Shkoni te ai e thuani: “Ne jemi profete te Zotit tend, leri izraelitet te vijne me ne dhe mos i mundo! Te kemi sjelle argument nga Zoti yt, e le te jete ne paqe ai, i cili shkon rruges se drejte

[48] Neve na shpallet se denimi pa dyshim do ta godite ate qe genjen dhe shmanget (nga e verteta)”

[49] “Po kush eshte Zoti juaj, o Musa?” – u tha ai

[50] “Zoti yne, - tha, - eshte ai i cili u ka dhene krijesave te veta gjthcka ka nevoje, pastaj e ka udhezuar”

[51] “E cka eshte, - u tha ai, - me breznite e meparshme?”

[52] “Per kete ka informata ne nje liber te Zotit tim. Zoti im nuk devijon e as harron

[53] I cili e ka bere per ju token djep dhe neper te ju ka hapur shtigje dhe ju leshon nga qielli shiun. Ne me ate bejme qe te mbijne cifte bimesh te llojllojshme

[54] Ushehuni dhe kullotni kafshet tuaja! Ne kete ka, njemend, argumente per ata qe kane mend

[55] Nga ajo (toka) ju kemi krijuar dhe ne te do t’iu kthejme edhe prap nga ajo do t’ju nxjerrim edhe nje here

[56] Dhe Ne atij ia kemi treguar te tera argumentet tona, por ai i pergenjeshtroi dhe i refuzoi

[57] E i tha “A na ke ardhur qe me magjite tua te na nxjerrish nga vendi yne o Musa

[58] Edhe ne ty, patjeter, do te pergatisim nje magji sikurse ajo. Caktone afatin, te cilit, do t’i permbahemi edhe ne edhe ti, ne nje vend te pershtatshem!”

[59] “Takimi le te jete diten e festes, - tha, - dhe populli le te tubohet ne mengjes”

[60] Dhe Faraoni shkoi dhe mblodhi magjistaret e vet dhe erdhi

[61] “Te mjeret ju! – u tha Musa. Mos shpifni genjeshtra per All-llahun e t’u shfaros me denim. Pamedyshje kush shpif-deshton”

[62] Dhe ata filluan te polemizojne per punen e tyre nderveti por fshehurazi

[63] Thoshin: “Keta dy jane magjistare qe me magjite e tyre duan t’iu largojne nga vendi juaj dhe ta crrenjosin fene tuaj shembullore

[64] Prandaj, bashkoni dredhite tuaja dhe dilni si ne front. Sot ka sukses ai qe ngadhenjen”

[65] O Musa, - i thane ata, - a po do ti, apo ne, t’i leshojme te paret?”

[66] “Leshoni ju”, - tha ai, - dhe njehere iu duk se litaret me shkopinjte, mjete te magjive te tyre leviznin

[67] Dhe Musa ndjeu ne vete nje frike

[68] “Mos u frikeso! – i thame Ne. ti je superior

[69] Vetem se leshoje ate cka ke ne doren e djathte e t’i perbije cka kane bere ata, sepse ata kane bere vetem mashtrim magjistaresh, dhe magjistari kudo qe te vije nuk do te kete sukses”

[70] magjistaret u hodhen ne sexhde dhe thane: “Ne i besuam Zotit te Harunit dhe te Musase!”

[71] “A ju i besuat, - u tha, - (Faraoni) pa u lejuar une? Ai eshte mesuesi juaj, ai ju ka mesuar magjine, dhe une, gjithsesi, do t’iu pres duart e kembet terthorazi; do t’iu vare ne trupat e panjave dhe sigurisht do ta dini se kush prej nesh e ka denimin me te tmerrshem dhe me te gjate

[72] “Ne ty, - i thane, - pasha ate qe na ka krijuar, nuk do te japim perparesi para argumenteve qe na kane ardhur, e ti ben cka te besh, ate mund ta besh vetem ne jeten e kesaj bote

[73] ne i besojme Zotit tone per te na falur gabimet tona dhe magjite per te cilat ti na ke detyruar. Dhe All-llahu eshte me i mire dhe i pafund”

[74] Ate, i cili para Zotit te vet del si mekatar, e pret xhehennemi, ku as vdes as jeton

[75] Dhe kush vjen te Ai, si besimtar, dhe ka bere vepra te mira, ata te tere i presin merita te larta

[76] Kopshte te Adenit, ku do te rrjedhin lumenj. Aty do te mbesin pergjithmone, dhe ajo eshte shperblim per ata qe po pastrohen nga mekatet

[77] Dhe Ne i patem kumtuar Musaut “Transferoi roberit e mij dhe nisu me ta naten rruges se thate, permes detit, pa u frikesuar se po te arrin kush dhe mos i druaj permbytjes”

[78] Dhe Faraoni me ushtrine e tij i ndoqi pas, por ata i mbuloi deti si i pat mbuluar

[79] dhe Faraoni e coi popullin e vet ne humbje dhe nuk e drejtoi ne rruge te drejte

[80] O Izraelite, Ne ju shpetuam nga armiku juaj, dhe ju premtuam anen e djathte te Turit dhe ju derguam “man” dhe “selva” (fellenza)

[81] Hani ushqime me shije me te cilet ju furnizojme dhe mos zemeroheni ne kete, e t’iu qelloj hidherimi im, sepse ke e godet hidherimi im, ai e ka pesuar

[82] Une, me siguri, jam fales i madh per ate, i cili, pendohet dhe beson e ben vepra te mira, mandej e vazhdon rrugen e drejte

[83] “Po cka t’u ngut ty para popullit tend, o Musa?”

[84] Tha: “Ata po me ndjekin per gjurmesh dhe jam ngutur te Ti, o Zot qe te jesh i kenaqur,”

[85] “Ne popullin tend, pas teje, e vume ne sprove, tha Ai. Ate e coi ne humbje Samiriu.”

[86] Dhe Musa u kthye i hidheruar dhe i demoralizuar te populli i vet. “O populli im, - u tha, - a nuk ju dha Zoti juaj premtim te bukur, a u be kohe e gjate per ju apo ndoshta doni t’ju gjeje hidherim i Zotit tuaj, prandaj nuk e keni mbajtur premtimin qe ma dhate!”

[87] “Nuk e kemi thyer premtimin qe ta dhame nga vullneti yne, - thane ata. Kemi qene te ngarkuar me barra nga stolite e popullit dhe ate e shkrime. Ashtu veproi edhe Samiriu,”

[88] Dhe ai beri nje vic qe jepte ze sikur pelliste e ata i thane: Ky eshte Zoti juaj dhe Zoti i Musase, ai e ka harruar”

[89] “A nuk e shihnin ata se ai asnje fjale nuk u pergjigjet dhe nuk ka mundesi t’u beje dem as dobi?”

[90] U pat thene atyre Haruni, qysh me pare: “O populli im! Ju me ate vetem jeni vene ne sprove; Zoti juaj eshte i Gjithmeshirshem, prandaj me pasoni mua dhe degjoni urdherin tim!”

[91] “Ne, - i thane ata, - do te vazhdojme kete derisa te na kthehet Musa”

[92] “O harun, - i tha, - (Musa) cka te ka penguar ty, kur i ke pare se kane devijuar

[93] Qe te mos vish pas meje? A e kundreshtove urdherin tim?”

[94] “O bir i nenes time, - i tha ky, - mos me kap per mjekre e per flokesh! Une kam pasur frike mos thuash ti se ke mbjelle percarje ndermjet izraeliteve dhe nuk je kujdesur per jflane time”

[95] “Po cka thua ti o Samiri? – tha (Musa)

[96] “Une, - tha ky, - kam pare ate cka nuk e kane pare ata, andaj mora nje grusht dhe prej gjurmes se profetit dhe e hodha ate, dhe ja, me pelqeu vetvetja, bera cka bera”

[97] “Shporru pra! – i tha Musa. Ti tere jeten tende do ta thuash: “Mos me prekni askush!” Por te pret nje perfundim qe nuk ndryshohet dot. Shikoje vetem Zotin tend te cilit i je bindur! Ne me siguri do ta djegim e hirin do t’ia derdhim neper det

[98] Zoti juaj eshte All-llahu, tjeter Zot pervec Atij nuk ka! Ai di cdo send”

[99] Dhe ashtu ne te rrefejme disa lajme per ate cka ka kaluar dhe te shpallim nga ana jone Kur’anin

[100] Kush e refuzon kete, ne Diten e kijametit, me siguri do te barte nje barre

[101] Ne kete barre jane pergjithmone. Po barre te shemtuar kane ne Diten e kijametit

[102] Ate dite kur te fryhet ne bri e t’i mbledhim mekataret

[103] Do te pershperisin ndermjet veti: “Kemi qendruar vetem dhjete dite”

[104] Ne dime mire se per cka flasin ata kur ai me i informuari nder ata thote: “Keni qendruar vetem nje dite”

[105] Dhe do te pyesin per malet, por ti thuaju: “Zoti im ata do t’i beje hi e pluhur”

[106] Andaj do t’i lere shkret dhe thate

[107] Nuk do te shohesh ne te as thellesi as lartesi

[108] Ate dite ata do ta pasojne thirresin. Nuk ka shmangie prej ketij dhe para te Gjithmeshirshmit do te ulen zerat, e ti s’do te degjosh tjeter vetemse pershperitje

[109] Ate dite nuk do t’i vleje ndermjetsimi askujt pervec atij te cilit i lejon i Gjithmeshirshmi dhe eshte i kenaqur me fjalen e tij

[110] Ai e di se cka gjendet perpara tyre dhe cka i pret pas asaj, kurse ata nuk mund ta dine kete

[111] Njerezit do t’i perulen te gjallit dhe te perjetshmit. E humben shpresen ata qe ben krime

[112] Ndersa, kush ben vepra te mira dhe eshte besimtar, nuk do te kete frike prej ndonje mizorie e as humbjeje

[113] Dhe ja, keshtu Ne e shpallim Kur’anin ne gjuhen arabe dhe aty perserisim qortimet ne menyre qe ata te ruhen ose te nxisin tek ata rikujtimin

[114] Qofte lartesuar All-llahu, Sundues i vertete! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se te perfundoje shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturine!”

[115] Edhe Ademin e porisitem ne fillim, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur

[116] Dhe kur u tham engjujve, peruluni Ademit, ata u perulen pervec Iblisit. Ai refuzoi

[117] Prandaj i thame: “O Adem! Ky eshte me te vertete armik edhe i yti, edhe i gruas tende, prandaj kurrsesi le te mos iu nxjerre nga parajsa e te perjetosh ngushtesi

[118] Aty ke te tera, qe te mos jesh i uritur as i zhveshur

[119] Dhe ti aty as ke etje as vape”

[120] Por djalli filloi t’i sillet duke i thene: “O Adem, a do te ta tregoj pemen e pavdekshmerise dhe mbreterise se perhershme

[121] Dhe ata dy hengren nga ajo dhe filloi t’u shfaqen vendet e turpshme, andaj filluan t’i mbulojne me gjethe te xhennetit. Ashtu Ademi beri gabim ndaj Zotit te vet dhe devijoi

[122] Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi dhe ia fali, edhe e perudhi

[123] “Dilni prej aty te dy bashke – tha Ai, - si armiq te njeri tjetrit.” Nga une do te vije gjithsesi udhezimi dhe kush e pason udhezimin tim nuk devijon dhe nuk do te jete i pafat

[124] Por kush i kthen shpinen udhezimit (Librit) tim, ai do te coje jete te rende dhe ne diten e kijametit do te ngjallim te verber

[125] Do te thote: “O Zoti im, pse me ke ngjallur te verber kur une i kam pasur syte?”

[126] Ai do te thote, ashtu si i ke harruar argumentet tona qe te kane ardhur ty, sot do te jesh i harruar

[127] Ne ashtu e shperblejme ate qe e tepron ne mekate dhe nuk u beson argumenteve te Zotit te vet. Kurse denimi i botes tjeter do te jete, pa dyshim, me i rende dhe i pafund

[128] A nuk jane te njoftuar se sa popuj para atyre i kemi shfarosur? Ata mbi vendbanimet e tyre ecin! Ne kete ka, njemend, argumente per njerezit e mencur

[129] Dhe sikur te mos ishte fjala e dhene, me heret, e Zotit tend, denimi do te ishte i pashmangshem

[130] Prandaj, duro fjalet e tyre dhe larteso me falenderim Zotin tend, para se te dale dielli dhe para se te perendoje. Lartesoje edhe ne oret e nates edhe ne skajet e dites, ndoshta do te jesh i kenaqur

[131] Dhe kurrsesi mos te ike syri ne ato bukuri te kesaj bote me te cilat ne i kenaqim grupe te ndryshme prej tyre, per t’i vene ne sprove me te, sepse shperblimi i Zotit tend eshte me i mire dhe i pafund

[132] urdheroje familjen tende te kryeje namazin dhe insisto ne kete! Ne nuk kerkojme prej teje furnizim. Ne ty do te furnizojme! Ardhmeria eshte e atyre qe jane ruajtur

[133] Ata thone: “Te na kishte sjelle ndonje mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonje sqarim lidhur me ate se cka ka ne broshurat e meparshme

[134] Po sikur t’i kishim shfarosur me heret me ndonje denim, me siguri do te thonin: “O Zoti yne, pse nuk na dergove ndonje profet, e ne fjalet tua, do t’i kishim pasuar para se te poshterohemi e te turperohemi”

[135] Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni per te ditur kush kane qene ithtaret e fese se vertete dhe kush ka qene i udhezuar drejt”

Profetët (El-Enbija)

Surah 21

[1] Po u afrohet njerezve momenti per te dhene llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejne vesh

[2] Atyre nuk u ka ardhur asnje qortim nga Zoti i tyre e te mos jene tallur kur e kane degjuar

[3] Me zemrat e tyre te llastuara (shashtisura). Ata qe kane bere krime pershperisin: A mos eshte ky dicka tjeter pervec se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjite, e ju vete i shihni

[4] “Zoti im e di – tha ai – se cka po flitet ne qiej dhe ne toke; Ai i degjon dhe i di te gjitha”

[5] Kurse ata thone: “Ato jane vetem marri qe i trillon ai; ai eshte poet; le te na sjelle ndonje mrekulli si profetet e meparshem”

[6] Nuk pat besuar asnje qytet, te cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojne ata a

[7] Edhe para teje kemi derguar vetem njerez te cileve u kemi shpallur revelaten, pa pyetni njerezit e dijshem nese ju nuk dini

[8] Ne nuk i kemi krijuar si qenie qe nuk hane ushqim, as qe kane qene te pavdekshem

[9] Pastaj ua kemi plotesuar premtimin dhe ata me gjithe te tjeret te cilet kemi deshiruar, i kemi shpetuar, kurse ata qe nuk degjuan i shfarosem

[10] Ne ju kemi shpallur nje Liber ne te cilin eshte qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen

[11] Po sa shume qytete kane qene kriminele i kemi rrenuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjeter

[12] Dhe sa po e perjetoni forcen tone iknin kah kembet syte

[13] “Mos ikni, por kthehuni ne shtepite tuaja dhe ne ate qe u eshte dhene ta gezoni, mbase do te pyeteni”

[14] “Te mjeret ne, - do te thone ata – ne me te vertete kemi qene kriminele”

[15] Dhe ashtu do te vazhdoje lutja e tyre deri sa te mos i bejme sikur gruri i korrur

[16] Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe token, dhe cka ka ndermjet tyre, per te luajtur

[17] Te kishim dashur te zbavitemi, do te zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam keshtu

[18] Por me fakte te verteta e demantojme rrenen, e verteta e mbyte ate dhe genjeshtra zhduket; ndaj te mjeret ju nga ajo qe po e shfaqni (pershkruani)

[19] Te Atij jane kush eshte ne qiej dhe ne toke! Por ata qe jane te ai nuk ngurrojne te adhurojne, dhe nuk lodhen

[20] E falenderojne nate e dite, pa u dobesuar

[21] A i marrin per Zot idhujt qe ata i bejne prej dheut

[22] Sikur ne ata dy (qiell dhe toke) te kishte ndonje tjeter Zot, pervec All-llahut, te dy do te shkaterroheshin. Pra, qofte lavderuar All-llahu, Zot i gjithesise nga ajo qe i pershkruajne

[23] Ai nuk do te pyet se cka punon, kurse ata do te merren ne pyetje

[24] A pervec Atij ata po marrin tjeter si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky eshte mesim per ata qe jane me mua dhe per ata qe kane qene para meje, mirepo shumica prej tyre nuk e dine te verteten, prandaj kthejne kryet ne ane tjeter

[25] Para teje nuk kemi derguar asnje profet e te mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjeter pervec meje, prandaj falmuni Mua”

[26] Ata thane: “I meshirshmi ka femije!” Qofte lartesuar Ai! Jo, por jane vetem rober te nderuar

[27] Qe nuk nxitojne t’ia marrin fjalen dhe ata veprojne sipas urdherit te Atij

[28] Ai e di cka ka perpara tyre dhe cka ka pas tyre, dhe ata do te angazhohen vetem per ate me te cilen Ai eshte i kenaqur, kurse ata edhe vete jane te kujdesshem ndaj Tij nga respekti dhe frika

[29] Kurse, cili nga mesi i tyre do te thote: “Une jam, vertete Zot pervec Atij” do ta denojme me xhehennem; sepse ne ashtu i denojme kriminelet

[30] A nuk e shohin mosbesimtaret se qiejt dhe toka kane qene nje teresi, porse ne i kemi ndare ne pjese-pjese, dhe Ne nga uji krijojme cdo gje te gjalle? A nuk do te besojne

[31] Ne ne toke kemi vendosur male te paluhatshme qe ajo (toka) te mos i dridhe dhe neper to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin te mbaren

[32] Kurse qiellin e kemi bere kulm te sigurt, por ata prapeseprape largohen nga argumentet tona

[33] Ai eshte i cili ka krijuar naten edhe diten, Diellin dhe Henen. Te tera notojne nen kupen e qiellit

[34] Edhe perpara teje asnje njeriu nuk e kemi te pavdekshem, e nese ti vdes, a thua ata do te jetojne pergjithmone

[35] Cdo gjallese do ta shijoje vdekjen. Ne u veme ne sprova edhe ne te mire edhe ne te keqe dhe tek Ne do te ktheheni

[36] Kur te shohin mosbesimtaret, ata do ta marrin vetem per tallje: “A ky eshte ai qe merr per goje (shane) zoterat tuaja”? Sepse vete ata nuk i besojne permendjes se te Meshirshmit

[37] Njeriu eshte i krijuar ne shpejtesi. Do t’ju tregoj une juve argumentet e mia, po mos u ngutni

[38] Ata thone: “Po kur me ai premtim, nese e flisni te verteten?”

[39] Sikur ta dine mosbesimtaret se atehere nuk do te munden ta largojne zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet

[40] Por do t’u vije e papritur dhe do t’i trishtoje e nuk do te mund ta kthejne prape se nuk do t’u jipet afat

[41] Edhe perpara teje profetet jane tallur, prandaj ata qe i kane tallur i ka gjetur mu ajo me te cilen jane tallur

[42] Thuaj: “Kush u mbron juve naten dhe diten nga i meshirshmi”? (Askush) por megjithate ata nga Kur’ani kthejne kryet ne anen tjeter

[43] A thua ata do t’i mbrojne hyjnite e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojne vetvetes dhe ato nuk jane pranuar nga ana jone ne shoqeri

[44] Ketyre, edhe te pareve te tyre, Ne u kemi dhene kenaqesi sa kane qene gjalle. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokes nga te gjitha anet e asaj dhe e cungojme, e ata do te jene fitues

[45] Thuaj: “Une juve u terheq verejtjen me shpallje”, por te shurdhet nuk e degjojne thirrjen kur u terhiqet verejtja

[46] Sikur ata t’i prekte vetem puhia e denimit te Zotit tend, me siguri do te therrisnin: “Te mjeret ne, me te vertete ne vetvetes i kemi bere padrejtesi”

[47] Ne ne diten e gjykimit do te vendosim peshoje te drejte dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi; nese dicka peshon vetem sa grima, Ne ate do ta shperblejme, dhe mjafton qe ta llogarisim vetem Ne

[48] Ne i kemi dhene Musaut dhe Harunit Furkanin drite dhe mesim per ata qe i shmangen mekatit

[49] Per ata qe i perkulen Zotit te tyre edhe atehere kur nuk i sheh askush, dhe qe frikesohen nga momenti i ringjalljes

[50] Por edhe ky eshte mesim i bekuar qe e kemi shpallur, a ju ta mohoni

[51] Ne qysh me hert Ibrahimit i kemi dhene urtesi dhe e kemi njohur shume mire

[52] Kur i tha babes se vet dhe popullit te vet: “C’jane keta idhuj te cileve u faleni?”

[53] Ata iu pergjigjen: “Edhe te paret tane, i kemi mberri, u faleshin ketyre”

[54] “Edhe ju si edhe te paret tuaj keni qene haptazi te humbur” – u tha

[55] “Jo, - tha, - Zoti i juaj eshte Zot i qiejve dhe i tokes, ata Ai i ka krijuar; kete une do t’ua deshmoj

[56] (Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj eshte Zot’i qiejve dhe i Tokes, qe Ai i krijoi ndersa une jam njeri prej atyre qe e deshmojne kete

[57] Per All-llahun, une, sapo te largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”

[58] Dhe i beri ata cope-cope, pervec atij me te madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij

[59] “Kush e beri kete me zoterat tane” – thirren ata – me te vertete eshte kriminel”

[60] “Kemi degjuar nje djalosh qe po i merr per goje, shane – thane – e ka emrin Ibrahim”

[61] “Sillne ta shohin njerezit, - thane ata – le te deshmojne”

[62] “A ti e bere kete me zoterat tane, o Ibrahim” – e pyeten

[63] “Ate e ka bere ky, me i madhi i tyre, pyetni ata nese flasin” – u tha (Ibrahimi)

[64] Dhe ata u ndalen, menduan me vete dhe thane: “Ju me te vertete jeni kriminel”

[65] Pastaj ulen kryet: “Po ti e di se keta nuk flasin”

[66] “Po pse pra, ne vend te All-llahut, u faleni atyre te cilet as mund t’u bejne fare dobie e as t’u bejne dem”? – u tha ai

[67] “Of te mjeret ju dhe ata te cileve ju, pervec All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”

[68] ndizne kete, thane, dhe ndihmonu zoterave tuaj, nese doni te beni dicka! – thirren

[69] ne i tham zjarrit “O zjarr behu i ftohte, shpetim per Ibrahimin”

[70] Dhe ata deshten t’i bejne njefare kurthe, por ne i beme ata te deshtojne

[71] Dhe e shpetuam ate edhe Lutin ne truallin te cilin e kemi bekuar per njerez

[72] Dhe ia falem Is-hakun edhe Jakubin si plotesim, dhe te gjithe i beme te mire

[73] Edhe ata i beme udherrefyes qe te udhezojne sipas urdherave tona dhe i kemi inspiruar te bejne vepra te mira, te kryejne faljen, te ndajne sadake, dhe Neve na kane adhuruar

[74] Edhe Lutit i kemi dhene urtesi e dituri, dhe e shpetuam nga qyteti (banoret e tij) qe bente vepra te keqia; ata me te vertete ishin njerez te keqij

[75] E futem nen meshiren tone; ai eshte me te vertete nga te miret

[76] Edhe Nuhit kur na u lut, me perpara, iu pergjigjem dhe ate me familjen e tij e shpetuam nga mjerimi i madh

[77] Dhe i ndihmuam kunder njerezve te cilet i konsideronin argumentet tona te paverteta. Ata ishin njerez te keqij, prandaj te gjithe i mbytem ne uje

[78] Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me aren qe e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim deshmitare te gjykimit te tyre

[79] Dhe ia sqaruam (e beme) qe Sulejmani ta kuptonte ate dhe te dyve u kemi dhene dije e urtesi. Kurse malet edhe zogjte ia nenshtruam qe me Davudin te madherojne (All-llahun), Ne e beme kete

[80] Dhe e mesuam te beje parzma hekuri per ju qe t’ju mbroje ne lufte me armikun, - po a jeni mirenjohes

[81] Kurse Sulejmanit ia beme eren qe si rerfellaze te fryeje sipas urdherit te tij kah toka qe e kemi bekuar; Ne shume mire i dime te gjitha

[82] Edhe nga djajt kishte qe zhyteshin per te dhe benin pune te tjera, ndersa Ne i kemi mbrojtur

[83] Edhe Ejubit, kur e thirri ne ndihme Zotin e vet: “Me gjeti fatkeqesia, kurse Ti je me i meshirshmi nga te meshirshmit!”

[84] Iu pergjigjem dhe ia hoqem fatkeqesine qe e mundonte dhe i dhame femije dhe familje nga meshira jone, qe te jete mesim per adhuruesit

[85] Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; te gjiteh ishin durimtare

[86] Edhe i shtiem ne meshiren tone, ata me te vertete ishin te mire

[87] Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemeruar dhe mendoi se atij nuk kemi c’ti bejme – po pastaj ne erresire kelthiti (nga frika): “Nuk ka Zot pervec Teje, Ti qofsh lavderuar! Une me te vertete jam kriminel”

[88] Iu pergjigjem dhe e shpetuam nga ajo qe e shtrengonte. Keshtu ne i shpetojme besimtaret

[89] Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosme le te vetmuar, e ti je trashegimtari me i mire!”

[90] Iu pergjigjem edhe atij dhe ia falem Jahjan dhe bashkeshorte te mire. Ata benin gara qe te bejne sa me shume vepra te mira dhe na lutnin me shprese dhe frike, dhe ndaj nesh kane qene te perulur

[91] Edhe asaj qe ka ruajtur virgjerine e vet, te ajo kemi shtene nga jeta jone dhe ate me djalin e saj ua beme argument botes

[92] Kjo feja e juaj eshte fe e vetme (e drejte), kurse une jam Zoti juaj, prandaj vetem mua te me adhuroni

[93] Edhe ata ndermjet veti jane percare, por te gjithe te Ne do te kthehen

[94] Kush bene vepra te mira dhe eshte besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shperblyer. Atij ne ia shenojme

[95] Por eshte e pamundur qe banoret e ndonje vendbanimi qe ne e kemi zhdukur te mos kthehen

[96] Derisa te lirohen Jexhuxhet e Maxhuxhet te vershojne nga cdo humnere

[97] dhe te afrohet premtimi i sigurt, atehere shikimet e mosbesimtareve do te shtangen. “Te mjeret ne, ne kemi qene indiferente ndaj kesaj, edhe keshtu kemi qene te padrejte!”

[98] Edhe ju, edhe ata te cileve u luteni, pervec All-llahut, do te jeni lende djegese ne xhehennem, aty me siguri do te hyni

[99] Te ishin ata zoter, nuk do te futeshin aty dhe pergjithmone te mbesin te gjithe aty

[100] Aty do te perpeliten dhe aty nuk do te degjojne asgje ata

[101] E ata te cileve u ka prire miresia jone, ata do te jene larg ketij (mundimi)

[102] Nuk do te degjojne shushurimen e tij dhe pergjithmone do te kenaqen me ate qe u deshirojne shpirterat

[103] Nuk do t’i shqetesoje as tmerri me i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo eshte dita e juaj qe u eshte premtuar juve!”

[104] Ate Dite kur t’i mbeshtjellim qiejt sikur qe mbeshtillet fleta e letres. Ashtu sic u kemi krijuar heren e pare do ta perserisim ate (krijim). Ky eshte premtimi yne, Ne me te vertete mund ta bejme kete

[105] Ne ne Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se token do ta trashegojne roberit e mi te mire

[106] Ne kete, vertete, ka mesim per njerezit e devotshem

[107] Kurse ty te kemi derguar vetem nga meshira ndaj boterave

[108] Thuaj: “Mua me shpallet se Zoti juaj eshte Nje Zot, e ju a jeni muslimane?”

[109] Por nese ata bishterojne ti thuaj: “Une, ju te gjitheve, pa perjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a eshte afer apo larg ajo qe u premtohet

[110] Ai i di fjalet e folura me ze, por e di edhe ate cka e fshihni

[111] Kurse une nuk e di, mos eshte ajo sprove per ju, dhe afrim i kenaqesive deri ne njefare kohe”

[112] “Zoti im, gjyko ashtu si e kane merituar!” – tha ai. Dhe Zoti yne eshte i meshirshem, nga i cili dueht kerkuar ndihme kunder asaj qe e shfaqni ju

Haxhi (El-Haxhxh)

Surah 22

[1] O njerez, frikesohuni Zotit tuaj! Me te vertete dridhja e fundit (e Dites se kijametit) eshte ngjarje e madhe

[2] Ate dite kur shihni qe secila femer me femije per gjiri do ta le ate, dhe secila shtatzene do ta hedhe frytin e vet (deshtoje) do te shohesh njerez te dehur; e ata nuk jane te dehur por denimi i All-llahut eshte i tmerrshem

[3] Ka njerez te cilet kundershtojne All-llahun pa pasur asnjefare dijenie dhe pasojne cfaredo djalli te mbrapshte

[4] Atij i eshte caktuar, kujt i prine ai, ta humbe dhe ta udhezoje ne denim me flake

[5] O njerez, nese dyshoni ne ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikes se fares, mandej prej gjakut te trashur, pastaj nga nje cope mishi me pjese te dukshme e te padukshme, qe juve t’jua sqarojme. Ndersa ne miter vendojme cka duam, deri ne afatin e caktuar, pastaj bejme qe te dilni si femije, pastaj te arrini ne moshen e pjekurise. Disa prej jush vdesin, te tjeret perjetojne pleqeri te thelle sa qe nuk dine asgje nga ajo qe kane ditur. Ti e sheh token si te vdekur, por kur ne te leshojme shiun, ajo lekundet e merr hov, dhe prej saj mbijne lloj-lloj cifte (bime e gjallesa) te bukura

[6] Kjo, per shkak se All-llahu, eshte i vertete dhe se Ai eshte qe i ngjalle te vdekurit, dhe se Ai eshte i plotfuqishem per gjithcka

[7] Dhe se do te vije momenti i ringjalljes – ne kete nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjalle ata qe jane ne varr

[8] Ka njerez qe kundershtojne All-llahun pa pasur asnjefare dijenie, asnjefare udhezimi, dhe pa Liber te shnderitshem (per drite)

[9] Ngrijne krahet me qellim qe t’i largojne nga rruga e All-llahut; ate ne kete bote e pret turperim, kurse ne boten tjeter do t’i bejme t’i shijojne vuajtjet me te djegur

[10] Qe, kjo eshte per shkak te veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te vet

[11] Ka njerez qe adhurojne All-llahun formalisht: Nese u del mire jane te kenaqur me te, po nese i godit ndonje sprove, ngrihen kunder Tij dhe ashtu e humb kete dhe ate bote. E kjo, vertet eshte humbje flagrante

[12] Ai, pervec All-llahut, i lutet atij qe as mundet t’i largoje ndonje dem ketij, e as t’i beje ndonje dobi. Ky eshte zhgenjim i madh

[13] I lutet atij nga i cili me afer e ka demin se sa ndonje dobi. I atilli eshte mik dhe shok i keq

[14] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjere ne xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon cka te doje

[15] Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmoje atij (Profetit) as ne kete e as boten tjeter, le ta leshoje litarin ne qiell dhe le ta kepus dhe te shohe a do t’ia largoje mjeshtria e tij ate qe e zemeron

[16] Dhe ashtu Ne shpallim argumente te qarta, dhe All-llahu udhezon ke te doje

[17] All-llahu do t’i ndaje ne diten e Gjykimit ata qe besojne, ebrenjt, sabejt, krishteret, mazdeistet dhe politeistet. All-llahu, me te vertete, eshte deshmitare per cdo send

[18] A nuk e sheh se All-llahut i perulen ata ne qiej edhe ne toke; edhe Dielli dhe Hena; edhe yjte edhe malet, edhe drunjte, edhe shtazet si edhe shume njerez, por shumica meritojne edhe denimin. Ate qe e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta beje te ndershem, All-llahu ben cka te doje

[19] Keto dy grupe kundershtaresh zihen rreth Zotit te tyre; atyre qe nuk besojne u jane prere tesha te zjarrta, kurse ujte e vale do t’u derdhet mbi koke

[20] Prej tij do t’u shkrihet ajo cka kane ne barqet e tyre, edhe lekura

[21] Dhe ata kane shkopinj te hekurt

[22] Sa here qe te provojne per te dale prej aty, per shkak te mjerimit te madh, do te kthehen prape aty: “Shijoni vuajtjen ne zjarr te tmershem”

[23] Kurse ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, All-llahu me siguri do t’i shtjere ne xhenete neper te cilet rrjedhin lumenj; Aty do te stolisen me rrathe te arte dhe xhevahire, ndersa teshat e atyre jane te mendafshta

[24] Ata kane qene te frymezuar te flasin fjale te bukura dhe kane qene te udhezuar rruges se Atij, i cili eshte i denje per lavdate

[25] Mosbesimtareve dhe atyre qe pengojne nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami te cilin ne e kemi dedikuar per tere njerezimin te jene te barabarte si ai vendesi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bene cfardo krimi qofte, do te bejme te shijoje vuajtje te dhembshme

[26] Dhe kur ia pergatitem Ibrahimit vendin e shtepise (tempullin per strehim), (i thame) Mua mos ma trajtoj aske te barabarte dhe pastroje kete tempull timin per ata qe do ta vizitojne, dhe ata, te cilet aty ne afersi te tij do te banojne, dhe ata qe do te perkulen dhe falen

[27] Dhe shpallu njerezve haxhin! – do te vijne ne kembe edhe me deve te rraskapitura; do te vijne nga largesi te thella

[28] Qe te kene dobi dhe qe ne dite te caktuara, do te permendin emrin e All-llahut per ate qe i ka furnizuar me kafshe (per kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni te varferit e mjere

[29] Pastaj, le te heqin nga vetja ndyresiren, le t’i pltoesojne premtimet e veta, le ta vizitojne tempullin e vjeter

[30] Vetem kaq! E kush i madheron shejtnite e All-llahut eshte mire per te ndaj Zotit te vet. Juve ju jane lejuar kafshet, me perjashtim te atyre te cilat ju jane lexuar (ne Kur’an), pra largohuni prej idhujve te ndyre dhe fjaleve te paverteta

[31] Jini sinqerisht besnike te All-llahut! Mos i beni atij shok! Kush i ben shok All-llahut eshte sikur ai qe ka rene nga qielli dhe e ka rrembyer shpendi ose e ka shpjer era ne ndonje vend te larget

[32] Ja, vetem kaq! E kush madheron fene e All-llahut, ajo eshte shenje e zemres fisnike

[33] Aty ju keni dobi deri nje moment te caktuar, e pastaj vendi i tyre eshte prane tempullit te lashte

[34] Cdo bashkesie i kemi bere zakon te pres kurban, per ta permend emrin e All-llahut me rastin e prerjes se kafshes te cilen Ai ua jep. Zoti juaj eshte nje Zot, prandaj dorezoni! Dhe jepu sihariq te degjueshmeve

[35] Zemrat e te cileve kur permendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata te cilet me durim perballojne veshtiresit qe u ndodhin, edhe ata qe kryejne faljne dhe prej asaj qe Ne u kemi dhene ndajne (japin sadake)

[36] Kurse Devet, ate ua kemi bere nje nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, permendeni emrin e All-llahut, mbi ta ne radhe, por kur te bijne ne toke hani nga ato dhe usheni si ata qe jane mirenjohes si ata qe nuk jane. Ashtu ua kemi vene ne sherbim tuajin (kurbanet) ndoshta do te jeni mirenjohes

[37] Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do te arrije vepra e mire dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nenshtruar per ta madheruar All-llahun per shkak se u ka udhezuar. Dhe meru sihariq bamiresve

[38] All-llahu me te vertete i mbron besimtaret. Ai pamedyshje nuk e do asnje tradhetar, mosbesimtar

[39] U lejohet (mbrojtja) atyre qe jane te sulmuar, ngase u behet perdhunim – kurse All-llahu eshte me te vertete fuqiplote per t’i mbrojtur

[40] Ata te cilet pa asnjefare faji jane perzene nga shtepite e tyre, vetem pse kane thene: “Zoti yne eshte All-llahu!” Sikur All-llahu te mos i zbrapste disa njerez me disa te tjere, do te ishin shembur dei ne themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat ne te cilat me te madhe permendet emri i All-llahut. Ndersa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmoje ata te cilet e ndihmojne ate (besimin e tij), sepse All-llahu eshte, njemend, i forte e i gjithfuqishem

[41] Ata te cilet, nese u japim pushtet ne toke, do te kryejne faljen edhe do te japin sadake, dhe dot e urdherojne te behen vepra te mira dhe te largojne nga veprat e keqia. Nderkaq perfundimi i cdo sendi i takon All-llahut

[42] Nese te konsiderojne genjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetet i kane konsideruar genjeshtare

[43] Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit

[44] Edhe banoret e Medjenit. Madje edhe Musa ka qene trajtuar si genjeshtar, ndersa Une mosbesimtareve u kam dhene kohe, afat, pastaj i kam denuar; dhe me cfare denimi se

[45] dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banoret e te cileve) qe kane qene mekatare, dhe ata jane shkreteruar, kane mbetur vetem germadhat! Sa e sa pusa jane lene pas dore e sa pallate te shembura

[46] A nuk kane udhetuar neper bote me qellim qe zemrat e tyre te kuptojne ate cka duhet ta kuptojne kurse veshet e tyre te degjojne ate cka duhet te degjojne. Pra nuk jane syte te verber, por zemrat qe i kane ne kraheror

[47] Ata kerkojne prej teje qe denimi t’u arrije sa me pare, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetem nje dite te Zoti eshte sa njemije vjet sipas llogarise suaj

[48] Dhe sa vendbanime ka qe ua kam zgjatur jeten (vonuar denimin) duke qene te padrejte, pastaj i perfshiva (ne denim). Tek une e kane kthimin (piken e fundit)

[49] Thuaj: “O njerez, une jam vetem per t’ua terhequr verejtjen haptazi”

[50] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira i pret falje dhe furnizim fisnik

[51] Kurse ata te cilet perpiqen qe argumentet tona t’i cfuqizojne, ata jane banore te xhehennemit

[52] Perpara teje Ne nuk kemi derguar asnje profet e ferrefyes qe djalli te mos jete perzier edhe ai, kurdo qe ai, (Profeti) deshironte ndonje send. All-llahu e shmangte ate qe fuste djalli, e pastaj i perforconte fjalet e veta, All-llahu eshte i urte dhe shume i dijshem

[53] Per te bere sprove ate qe hedhte djalli, per ata zemrat e te cileve jane te semura dhe mizore, kurse mosbesimtaret jane, me te vertete, ne mospajtim te pafund

[54] Dhe qe ata, te cilet jane te pajisur me dije, ta njohin se ai eshte (Kur’an) i vertete nga Zoti yt, pra le t’i besojne dhe zemrat e tyre te jene te perulura! Nderkaq All-llahu me te vertete ata qe kane besuar i drejton ne rruge te drejte

[55] Kurse mosbesimtaret nuk do te pushojne se dyshuari deri sa t’u vije vdekja, papritur, ose t’u vije vuajtja e dites se tmerrshme

[56] Ate dite, pushteti do te jete i All-llahut, Ai do te gjykoje ndermjet tyre: Besimtaret te cilet kane bere vepra te mira do te kenaqen ne xhennete te kendshme

[57] Kurse, mosbesimtaret dhe ata qe kane pergenjeshtruar argumentet tona, ata do te qendrojne ne vuajtje te turpshme

[58] All-llahu, njemend, do t’i shperbleje mire ata te cilet e kane lene vendlindjen e vet per hire te All-llahut, pastaj jane vrare ose kane vdekur sepse All-llahu me se miri shperblen

[59] Ai do t’i shpjere, vertet, ne vend ku ata do te jene te kenaqur. Ndaj All-llahu eshte shume i dijshem dhe i bute

[60] Ja keshtu! Kurse atij i cili me te njejten mase e kthen te keqen e bere (nxjerr hak), dhe te cilit prape i behet padrejtesi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmoje. All-llahu, njemend, shlyen mekatet dhe fal

[61] Ja keshtu! Se All-llahu e ben naten dite, kurse diten nate; Dhe All-llahu eshte ai i cili degjon dhe i sheh te tera

[62] Kjo eshte per shkak se All-llahu, vetem Ai eshte i vertete, kurse ato te cilave u falen ata, pervec All-llahut, nuk ekzistojne, dhe se All-llahu eshte i madh dhe i lartemadherishem

[63] A nuk e ke pare si e leshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelberon? All-llahu eshte me te vertete i mire dhe i informuar

[64] E atij eshte cka ka ne qiej dhe ne toke! All-llahu, me te vertete, eshte i pasur dhe i denje per lavdate

[65] A nuk e sheh se All-llahu ua ka nenshtruar juve cka ka ne toke, madje edhe lundrat, qe me vullnetin e Tij lundrojne neper det? Ai mban ate cka eshte ne qiell te mos bjere ne toke, vetem me lejen e Tij, All-llahu eshte, pa dyshim, i bute dhe i meshirshem ndaj njerezve

[66] Ai eshte i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prape do t’ju ringjalle; megjithate njeriu eshe jomirenjohes

[67] Cdo populli i kemi ccaktuar nje ligj ta zbatojne ate, dhe assesi mos lejo qe te diskutojne me ty lidhur me kete. Ti thirr Zotin tend, sepse, ti, me te vertete, je ne rruge te drejte

[68] Po ne qofte se ata polemizojne me ty, thuaj: “All-llahu e di mire se cka punoni ju!”

[69] All-llahu do t’ju gjykoje ne Diten e kijametit per ate ne cka po kundershtoheni

[70] A nuk e di se All-llahut i eshte e njohur e tere cka eshte ne qiej dhe ne toke? Ajo eshte krejt nen nje Liber; Ajo eshte krejtesisht e lehte per All-llahun

[71] Politeistet, ne vend te All-llahut, adhurojne ato te cileve Ai nuk u ka derguar asfare argumenti, dhe qe as vete nuk dine asgje. Nderkaq politeistet askush nuk i ndihmon

[72] Dhe kur u lexon ajetet tona te qarta, ti, ne fytyrat e atyre, qe nuk besojne, verene pakenaqesi te madhe, gati sa nuk versulen kunder atyre te cilet u lexojne ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmeroj dic me te neveritshme se kjo? Zjarr! Ate All-llahu ua ka premtuar mosbesimtareve, sa vendbanim i tmerrshem eshte!”

[73] O njerez, qe nje shembull, ama ta degjoni: “Ata te cileve ju, ne vend te All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi te krijojne as mushkonjen po edhe sikur te mblidhen te gjithe per ate. Dhe nese mushkonja u rremben dicka ata nuk munden ta shpetojne prej saj. Eshte i dobet ai qe lyp, por edhe ajo qe lypet”

[74] Ata nuk e cmojne All-llahun me vleren e vertete, se All-llahu eshte, njemend, i forte e i plotefuqishem

[75] All-llahu i zgjedh profetet nga mesi i engjujve edhe njerezve. All-llahu degjon krejt dhe i sheh te tera

[76] Ai e di se cka ka para tyre dhe cka ka pas tyre, dhe te gjitha ceshtjet i kthehen All-llahut

[77] O besimtare, kryene faljen dhe peruluni e adhuroni Zotin tuaj dhe beni vepra te mira, ndoshta do te shpetoni

[78] Dhe luftoni per hire te All-llahut ashtu si duhet te luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe ne fe nuk ju ka caktuar asgje te rende, ne fene e te parit tuaj Ibrahimit. Juve qe moti ju ka quajtur muslimane por edhe ne kete (Kur’an). Profeti le te jete deshmitar i juaj e ju t’u beheni deshmitare njerezve te tjere. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshem te All-llahu; ai eshte zoteri i juaj, dhe sa zoteri e ndihmes i mire eshte

Besimtarët (El-Mu'minun)

Surah 23

[1] Besimtaret kane shpetuar

[2] Ata te cilet namazin e tyre e bejne me respekt-frike

[3] Ata te cilet u shmangen fjaleve te kota

[4] Ata te cilet e japin zeqatin

[5] Ata te cilet e ruajne nderin e tyre

[6] Vetem per grate e veta ose per qolet e tyre. Ata me siguri jane et paqortueshem

[7] Kush kerkon pertej asaj, po ata jane qe e teprojne

[8] Edhe ata te cilet kane kujdes ne sendet qe u jane besuar dhe ne fjalen e dhene

[9] Edhe ata te cilet i ruajne kohet e namazit

[10] Ata jane trashegimtare te denje

[11] Te cilet do te trashegojne Firdevsin, e aty do te qendrojne gjithmone

[12] Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokes

[13] Pastaj e bejme pike fare ne nje vend te sigurt

[14] Pastaj ate pike fare e bejme cope gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bejme mish, nga copa e mishit krijojme eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si nje qenie tjeter – pra, qofte lavderuar All-llahu, krijuesi me i mire

[15] Ju, pas kesaj, me siguri do te vdisni

[16] Mandej ne diten e kijametit, pa dyshim, do te ringjalleni

[17] Ne kemi krijuar permbi ju shtate rruge dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj asaj qe kemi krijuar

[18] ne leshojme nga qielli, me mase, ujin dhe e mbajme ne toke. Por Ne kemi mundesi edhe ta marrim

[19] Dhe me ndihmen e tij ngrisim per ju kopshte panjash dhe hardhishe. Ne te keni shume peme dhe ju prej tyre hani

[20] Edhe lisat qe rriten ne malin Sinaj, qe japin vaj e leng te yndyrshem per ata qe e hane

[21] Edhe tek kafshet keni mesime: Ne u japim (bejme) te pini nga ajo qe gjendet ne barqet e tyre dhe ju keni shume dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni

[22] Me to dhe me lundra bartni barret

[23] Ne ia kemi derguar Nuhin popullit te tij, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetem All-llahun! Ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, a nuk i frikesoheni”

[24] Por paresia e popullit te tij, te cilet nuk besonin, thane: “Ky nuk eshte asgje, pos njeri sikur edhe ju, dhe vetem do te jete me autoritativ te ju. Te kish dashur All-llahu do te kishte derguar engjujt; keshtu dicka nuk kemi degjuar prej te pareve tane

[25] Ai eshte vetem njeri i xhindosur prandaj leshone deri dikur”

[26] “Zoti im – tha ai – me ndihmo, se ata me pergenjeshtrojne”

[27] Dhe ne ia shpallem: “Nderto anijen nen kujdesin tone, dhe sipas frymzimit tone, e kur te vije urdheri yne te vershoje uji mbi siperfaqen e tokes, ti ngarko ne te nga secili lloj nga nje cift, edhe familjen tende dhe mos m’u drejto mua per ata qe bene krime. Ata, pa dyshim, do te permbyten

[28] Dhe kur te vendosesh ne anije ti dhe ata qe jane me ty, thuaj: “Qofte lavderuar All-llahu i cili na shpetoi nga populli kriminel”

[29] Dhe thuaj: “O Zoti im, me zbarko ne vend te bekuar! Ti je me i miri zbarkues!”

[30] Ne keto, vertete, ka argumente dhe Ne njemend i kemi vene ne sprove

[31] Ps tyre kemi krijuar brezni te tjera

[32] dhe si profet ua kemi derguar nje nga mesi i tyre! “Adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, a nuk i frikesoheni”

[33] Kurse paresia e popullit te tij, te cilet nuk kane besuar, dhe te cilet kane pergenjeshtruar ballafaqimin ne boten tjeter, dhe te cileve u kemi dhene qe ne kete bote te cojne jete luksoze, thoshin: “Ky nuk eshte tjeter pervec njeri sikur ju, ha ate qe hani edhe ju, edhe pi ate qe pini edhe ju

[34] Dhe ne qofte se i peruleni nje njeriu sikur ju, ju me siguri atehere do te humbni

[35] E ai u premton se pasi qe te vdisni e te beheni truall dhe eshtra do te ngjalleni

[36] Eshte larg, shume larg ajo qe po u premtohet

[37] Ekziston vetem jeta ne kete bote. Ne jetojme dhe vdesim, por nuk do te ringjallemi

[38] Ai eshte njeri, i cili perhap genjeshtra per All-llahun, por ne atij nuk i besojme

[39] “O Zot, - tha ai, - me ndihmo se me pergenjeshtrojne!”

[40] “Ata se shpejti do te pendohen!” – iu pergjegj Ai

[41] Dhe me te drejte i goditi nje ze i tmerrshem dhe i beme sikur flasin me hunde. Keshtu shkaterrohet populli kriminel

[42] E pastaj krijuam, pas atyre, brezni tjera

[43] Asnje popull nuk mund ta shpejtoje e as ta vonoje shkaterrimin e vet

[44] Mandej ua kemi derguar profetet, njerin pas tjetrit. Sa here qe nje populli i ka ardhur profeti i vet e kane pergenjeshtruar, prandaj Ne i kemi nderruar njerin pas tjetrit, ndersa jeten e tyre e shnderruam ne tregime. Qofte shporrur nje popull qe nuk beson

[45] Pastaj e derguam Musaun dhe vellain e tij Harunin me argumentet dhe autorizimet tona te qarta

[46] Faraonit dhe parise se tij, por ata bene mendjemadhesi, ishin njerez kryelarte

[47] Dhe thane: “T’u besojme dy veteve qe jane sikur ne, kurse populli i tyre eshte ne sherbim tonin?”

[48] Edhe ata dy i shpallem genjeshtare, prandaj qene shfarosur

[49] Musaut, atehere, i dhame Librin, ndoshta ata do te nisen mbare

[50] Edhe te birin e Merjemes edhe nenen e tij i kemi bere si argument. Ne ata i vendosem ne nje rrafshlarte plot uje e freski

[51] “O profet! Hani nga ushqimet e mira dhe beni vepra te mira, sepse une e di mire c’punoni ju

[52] Feja juaj – eshte e vetmja fe e drejte, kurse Une jam Zoti juaj, prandaj frikesohuni!”

[53] Mirepo ata u ndane ne grupe perkitazi me ceshtjet fetare, secila pale e entuziazmuar me ate cka kishte (predikonte)

[54] Prandaj lini ata ne mashtrimin e vet deri dikur

[55] A mendojne ata se kur i ndihmojme me pasuri dhe femije

[56] Se po ngutemi t’u bejme ndonje te mire? Assesi, por ata nuk e ndiejne

[57] Ata te cilet nga respekti i frikesohen Zotit te tyre

[58] Edhe ata qe besojne ne argumentet e Zotit te tyre

[59] Ata te cilet Zotit te tyre nuk i bejne tjeter shok

[60] (Edhe ata te cilet nga ajo pasuri) qe u jepet japin dhe u dridhen zemrat per shkak se do te kthehen te Zoti i tyre

[61] Ata shpejtojne te bejne vepra te mira dhe ne ate prijne

[62] Ne nuk ngarkojme aske pertej mundesive te tij; Ne kemi librin qe flet te verteten dhe ata nuk do te demtohen

[63] Por zemrat e tyre ne kete jane krejtesisht te mashtruara, e pervec asaj bejne edhe vepra te keqia pa ia nda

[64] Nderkaq, kur ata qe kane bere jete kulsoze i perfshijme ne denim, atehere luten

[65] “tani mos u lutni! Nga ana jone, vertet, nuk do te keni ndihme

[66] Juve u jane lexuar ajetet e mia, kurse ju jeni zbrapsur

[67] me arrogance dhe duke i fyer, largoheni”

[68] A nuk kane menduar ata fjalen (Kur’anin)? A u vjen dicka qe nuk u ka ardhur te pareve te tyre te hershem

[69] Apo nuk e njohin Profetin e vet, prandaj edhe e mohojne

[70] Ose thone: “Ai eshte me xhind”! Jo, por ai u sjell te verteten, ndersa shumica sish e urrejne te verteten

[71] Sikur All-llahu te merrej me epshet e tyre, me siguri do te zhdukeshin qiejt dhe toka dhe cdo kush qe gjendet ne te, mirepo, Ne u kemi bere verejtje, kurse ata nuk duan te dine fare per verejtjen e tyre

[72] Apo u kerkon ti atyre ndonje shperblim? Shperblimi i Zotit tend eshte me i mire se Ai eshte shperblyesi me i mire

[73] Ti me te vertete i fton ata ne rruge te drejte

[74] Dhe ata te cilet nuk besojne ne boten tjeter i shmangen padyshim rruges (se drejte)

[75] Dhe sikur t’i kishim meshiruar dhe t’i kishim liruar nga fatkeqesite, ata do te zhyteshin perseri ne zhgenjimin e tyre

[76] Ne ata i kemi perfshire ne denim, por ata prapeseprape nuk i jane perulur dhe lutur Zotit te vet

[77] Derisa t’u hapim nje dere denimi shume te rende, ata atehere do te mbesin aty shpresehumbur

[78] Ai eshte i cili juve ju jep te degjuarit, te pamurit edhe mendjen; po sa pak falenderoni

[79] Ai eshte i cili ju krijon ne toke dhe para Tij do te mblidheni

[80] dhe Ai eshte i cili ben vdekje dhe ngjallje, prej tij varet nderrimi i nates e dites; po a nuk e kuptoni

[81] Mirepo ata flasin si paten folur ata perpara tyre

[82] Thone: “A kur te vdesim e te behemi dhe e eshtra do te ringjallemi a”

[83] Edhe neve, por edhe te pareve tane qe me pare na eshte premtuar kjo, por keto jane vetem trillime te popujve te lashte”

[84] thuaju: “E kujt eshte toka dhe gjithe c’ka ne te, e dini?”

[85] “E All-llahut!” – do te pergjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini ne vete?”

[86] Pyeti: “Kush eshte Zoti i shtate qiejve dhe Zot i gjithesise se gjithembarshme?”

[87] “All-llahu” – do te thone ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikesoheni?”

[88] Thuaj: “Kush eshte Ai ne duart e te cilit eshte pushteti mbi te gjitha, e qe merr ne mbrojtje dhe nuk ka nevoje per t’u marre ne mbrojtje, e dini?”

[89] “All-llahu!” – do te pergjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni te magjepsur?”

[90] Po Ne atyre u sjellim te verteten, kurse ata me te vertete jane genjeshtare

[91] All-llahu nuk ka djale dhe me te nuk ka ndonje tjeter Zot! Sepse, cdo zot, do te merrte me vete ate qe e ka krijuar dhe do te dominonin njeri ndaj tjetrit. Qofte lavderuar All-llahu nga ajo qe ata thone per Te

[92] Din ate qe nuk shihet dhe ate qe shihet dhe eshte shume larte mbi ata qe i konsiderojne te barabarte

[93] Thuaj: “Zoti im, a po ma tregon ate qe u premtohet atyre

[94] O Zot, mos me fut nder njerez kriminele!”

[95] dhe Ne, me te vertet, mundemi te tregojme ate qe u premtojme atyre

[96] Ti ktheju te keqen me te mire, se Ne e dime mire se cka pershkruajne ata

[97] Dhe thuaj: “O Zot, une Ty te drejtohem per mbrojtje nga vegimet e djallit!”

[98] Dhe Ty, o Zot, te drejtohem te mos i kem prane meje

[99] Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai therret, “O Zoti im, me kthe

[100] Mbase do te beje ndonje veper te mire ne ate qe e kam leshuar! Kurre! Kjo eshte fjale qe do te flase Ai se prapa tyre do te kete nje pengese deri ne diten kur do te ringjallen

[101] E kur te fryhet ne sur, atehere nuk do te kete lidhje familjare ndermjet atyre as qe do te pyesin njeri per tjetrin

[102] Kujt i peshojne me rende (veprat e mira) ata do te jene te shpetuar

[103] Kurse ata, veprat e te cileve nuk peshojne, ata e kane humbur vetveten ne xhehennem, ku do te mbesin pergjithmone

[104] Zjarri do t’ua djege atyre fytyrat dhe do te mbesin aty dhembe zgerdhire

[105] Po a nuk u jane lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit

[106] “O Zoti yne” – do te thone, - na ka munduar mjerimi yne prandaj jemi bere popull i humbur

[107] Zoti yne, na shpeto prej tij (mjerimit), e nese prape bejme keq, atehere, me te vertete, ne jemi kriminele”

[108] “Rrini aty dhe asgje mos me folni!” – u thote Ai

[109] Ka pasur nje grup nga roberit e mi qe thone: O Zoti yne! Ne besuam, prandaj na fal dhe na meshiro se Ti je me i miri i meshiruesve!”

[110] Ju i keni marre per tallje, si te magjepsur, sa qe patet harruar verejtjen time dhe i keni perqeshur

[111] Sot Une i kam shperblyer per ate qe kane duruar, ata me te vertete kane arritur cka kane deshiruar

[112] “Po sa vjet keni kaluar ne toke?” – do te pyes Ai

[113] Kemi kaluar nje dite ose nje pjese te dites – do te pergjigjen. Pyeti ata qe kane numeruar

[114] “Po si! – do te thote Ai, - kohe te shkurter keni kaluar, sikur vetem ta dinit

[115] A keni menduar se u kemi krijuar kot dhe se nuk do te ktheheni te ne?”

[116] Pra le te jete lavderuar All-llahu, sundues i vertete, nuk ka tjeter Zot vec atij, Zot i gjithesise fisnike

[117] Kurse ai i cili pervec All-llahut lut tjeter Zot, pa asnje argument per te, para Zotit te vet do te jape llogari dhe me te vertete mosbesimtaret nuk do te shpetojne

[118] Dhe thuaj: “O Zoti im, me fal dhe me meshiro, Tij je meshiruesi me i mire!”

Drita (En-Nur)

Surah 24

[1] Suren qe e shpallim, ligjet e saj i bejme te detyrueshme sepse aty shpallim fakte te qarta, ndoshta ju do te mblidhni mend

[2] Laviren dhe lavirin, cdonjerin, rrihne me njeqind te rena me kamxhik dhe le te mos u preokupoje asnjefare sentimentalizmi kur po zbatoni fene e All-llahut, nese i besoni All-llahut dhe botes tjeter. Denimin e te dyve le ta shikojne nje grup besimtaresh

[3] Laviri nuk duhet te martohet me tjeter, pervec me lavire ose me politeiste, kurse lavirja te mos martohet me tjeter, pervec me lavir ose ndonje politeist. Ajo eshte ndaluar per besimtaret

[4] Ata te cilet fajesojne grate e ndershme e pastaj nuk e argumentojne kete me kater deshmitare, t’i rrihni tetedhjete here me kamxhik dhe kurre me mos e pranoni deshmine e tyre. Ata jane njerez te prishur

[5] Me perjashtim te atyre qe, pastaj, pendohen dhe permiresohen, sepse edhe All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[6] Ndersa ata te cilet fajesojne bashkeshortet e veta, por qe nuk kane deshmitare tjeter, pervec vetes, deshmine e vet, se me te vertete jane te drejte, do te vertetojne duke u betuar kater here ne All-llahun

[7] Kurse heren e peste le te betohen, nese genjejne, le t’i godase mallkimi i All-llahut

[8] Ajo do te kursehet nga denimi nese kater here betohet ne All-llahun, se me te vertete, ai genjen

[9] E heren e peste, qe ta godise hidherimi i All-llahut, nese ai eshte nga te sinqertit (e flet te verteten)

[10] Sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij, se All-llahu pranon pendimin dhe eshte shume i urte

[11] Ata qe kane trilluar shpifje ju mos e konsideroni ate si ndonje krim ndaj jush. Jo, ajo eshte mire per ju. Secili prej tyre do te jete i denuar sipas mekatit qe e ka merituar; ate, te cilin e udheheq arroganca e vet, e pret vuajtja e madhe

[12] sikur mos ta degjonit ate (shpifje), besimtaret dhe besimtaret do te mendonin mire per vete dhe do te thonin: “kjo eshte genjeshter e qarte”

[13] Pse nuk i sollen kater deshmitare? Pra, pasi nuk sollen deshmitare, tek All-llahu ata jane genjeshtare

[14] Sikur te mos jete miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij ne kete bote, dhe ne boten tjeter, per shkak te mekateve qe keni bere, do t’u kisht goditur denim i rende

[15] Kur keni filluar qe me gjuhen tuaj ta tregoni ate dhe me plot gojen keni folur ate per cka nuk keni ditur asgje, e keni konsideruar imtesi, por ajo tek All-llahu eshte e madhe

[16] Sikur, sapo e degjuat ate, te kishit thene: “Neve nuk na ka hije te flasim per kete, Ti qofsh lavderuar! Kjo eshte shpifje e madhe”

[17] All-llahu ju keshillon qe, nje gje te tile, nese jeni besimtare, kurre te mos e perseritni

[18] E All-llahu ua sqaron ajetet, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[19] Ata te cilet deshirojne qe te besimtaret te perhapet amoraliteti, i pret denim i dhembshem ne kete dhe ne boten tjeter. All-llahu e di, por ju nuk e dini

[20] Sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira eTij, mirepo, All-llahu me te vertete eshte shume i bute e i meshirshem

[21] O besimtare, mos ndiqni gjurmet e djallit! Ate, qe shkon gjurmeve te djallit ai e shpie ne theqafje dhe ne amoralitet; po sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij, asnjeri prej jush kurre nuk do te pastrohej (nga mekatet), mirepo, All-llahu pastron ate qe do Ai. All-llahu shume di dhe degjon

[22] Mos ta leshojne rastin ata te cilet kane pasuri e mjete nga ju, t’u japin te afermeve dhe te ngrateve, edhe atyre qe per hire te All-llahut kane lene vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zene per gabim! A deshironi qe edhe juve All-llahu t’ua fale? All-llahu fale dhe eshte shume i meshirshem

[23] Ata qe fajesojne grate e ndershme, besimtaret e pa te keq, jane te mallkuar ne kete dhe ne boten tjeter; ata i pret mundim i madh

[24] Ate dite, kur te deshmojne kunder tyre, gjuhet e tyre, edhe duart e tyre, edhe kembet e tyre per ate qe e kane bere

[25] Ate dite All-llahu do t’ua shperbleje fene e tyre te vertete dhe ata do te kuptojne se All-llahu, vertete, eshte vertetesi e hapet

[26] Te pandershmet jane per te pandershmit, kurse te pandershmit jane per te pandershmet; te mirat jane per te miret, kurse te miret jane per te mirat. Ata nuk kane faj pse flitet per ta; ata i pret falje dhe furnizim fisnik

[27] O besimtare, mos hyni ne shtepi te huaj pa marre leje dhe pa pershendetur njerezit e asaj (shtepie). Kjo eshte me mire per ju. Ndoshta do ta kuptoni

[28] Po nese nuk gjeni aty aske, mos hyni ne te deri sa te mos u jepet leje; e nese ju thuhet “kthehuni”! po ju kthehuni, kjo eshte pune me e paster per ju. Nderkaq All-llahu e di se si veproni

[29] Nuk eshte mekat per ju te hyni ne shtepia te pabanuara, ne te cilat keni ndonje pune; kurse All-llahu e di ate qe e shprehni haptazi edhe ate qe e fshihni

[30] Por thuaju besimtareve te ulin kryet (shikimet e tyre) dhe te kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet. Ajo eshte pune me e paster per ata, kurse All-llahu eshte, me siguri, i informuar se c’bejne ata

[31] Thuaju edhe besimtareve le te ulin kryet dhe te kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet, dhe le te mos i ekspozojne stolite e tyre, pervec asaj qe edhe ashtu eshte e jashtme (duket). Le t’i mbulojne kraheroret e tyre me mbulesa dhe te mos ua tregojne zbukurimet e tyre askujt, pervec bashkeshorteve te tyre ose baballareve te tyre; baballareve te burrave te tyre, djemve te tyre ose djemve te burrave te tyre; vellezerve te tyre ose djemve te vellezerve apo djemve te motrave te tyre; ose grave (shoqeve) te tyre, robereshave te tyre, sherbetoreve, te cilet nuk ndiejne nevoje per femra, ose femijeve, te cilet akoma nuk dine se cka jane pjeset e turpshme te trupit te femres; le te mos rrapllojne me kembet e tyre per te shfaqur fshehtesine e stolive te tyre. Dhe te gjithe pendohuni te All-llahu, o besimtare, ndoshta do te shpetoni

[32] Martoni te pamartuarit prej jush, edhe roberit e sherbetoret tuaj te mire, nese jane te varfer. All-llahu do t’i pasuroje nga miresia e Tij, sepse All-llahu eshte i gjithedijshem

[33] Le te permbahen ata qe nuk kane mundesi te martohen, derisa All-llahu t’i pasuroje me miresi te vet! Ata te cilet nga ju kekrojne aktlirimin, shkruani atyre me marreveshje, nese i dini se jane te mire. Jepuni nga pasuria qe u ka dhene juve All-llahu. Mos i detyroni sherbetoret tuaja te bejne kurveri – e ato deshirojne te jene te pasterta – ne menyre qe ta shijoni kenaqesine e kesaj bote. Nese dikush i detyron ato, po All-llahu ato do t’i fale, sepse kane qene te detyruara, dhe do te kete meshire ndaj tyre

[34] Ne juve ju kemi zbritur argumente te qarta dhe shembuj nga jeta e atyre qe kane qene para jush edhe keshille per ata te cilet i ruhen i druajne All-llahut

[35] All-llahu eshte drite e qiejve dhe e tokes! Shembull i drites se Tij eshte si nje grope e thelle ne te cilen eshte nje kandil; Kandili eshte nje qelq, e qelqi eshte sikur nje yll i fildisht i ndezur me drurin e bekuar te ullirit, as i lindjes as i perendimit, vaji i te cileve ben drite pothuajse edhe pa e prek zjarri; drite permbi drite! All-llahu udhezon kah drita e vet ate qe Ai do. All-llahu u sjell shembuj njerezve, All-llahu di shume mire cdo send

[36] Neper shtepi qe jane ngritur me lejen e All-llahut, aty permendet edhe emri i Tij, aty e lavderojne ate ne mengjes dhe ne mbremje

[37] Ka burra te cilet puna dhe shitblerja nuk i pengon ta permendin All-llahun dhe qe e kryejne namazin; japin zeqatin dhe i frikesohen dites kur zemrat dhe shikimet do te shqetesohen

[38] All-llahu do t’i shperbleje me mire se c’kane vepruar dhe do t’ua shtoje edhe me teper nga miresia e Tij; All-llahu e furnizon ke te doje pa e matur

[39] Veprat e atyre qe nuk besojne jane si nje brrake ne rrafshire ne te cilen i etshmi kujton se ka uje, derisa te vije aty ku nuk gjen asgje, por do te gjeje atje All-llahun dhe Ai do t’ia paguaj plotesisht llogarine e tij, sepse All-llahu eshte shume i shpejte ne llogaritje

[40] Ose jane si nje erresire mbi detin e thelle, te cilen e mbulojne valet njera pas tjetres, kurse mbi te jane rete krejt te erreta njera mbi tjetren, gisht ne sy nuk shihet; Atij te cilit All-llahu nuk i jep drite, per ate nuk ka drite

[41] A nuk e sheh se All-llahun e lavderon cdo krijese qe eshte ne qiej dhe ne toke, madje edhe shnpendet ne tufa; Te gjithe e dine si t’i luten dhe si ta madherojne, kurse All-llahu e di mire se cka bejne ata

[42] I All-llahut eshte pushteti i qiejve dhe tokes dhe tek All-llahu perfundojne

[43] A nuk e sheh se All-llahu i shperndan rete, pastaj i bashkon dhe i grumbullon njeren mbi tjetren, dhe ti sheh shiun sikur del nga mesi i tyre; Ai leshon nga qielli, nga rete e medha sikur male, bresher dhe me ate godit ke te doje dhe ke te doje e kursen. Shkelqimi i vetetimes gati sa s’ta merr te pamurit

[44] All-llahu nderron naten dhe diten, dhe ne kete, me te vertete, ka mesim per ata qe shohin

[45] All-llahu i krijon te gjitha kafshet nga uji; disa sish ecin barkaz, disa shkojne me dy kembe, e disa pra shkojne me kater kembe; All-llahu krijon cka te doje, sepse All-llahu ka munjdesi per gjithcka

[46] Ne kemi shpallur argumente te qarta, dhe All-llahu ke te doje e drejton ne rruge te drejte

[47] Dhe thone: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe Profetit dhe u perulemi” – pastaj nje grup sish, pas kesaj, kthejne kryet ne anen tjeter. Ata nuk jane besimtare

[48] Kur te thirren te All-llahu dhe Profeti i tij qe ai t’i gjykoje, nje grup prej tyre menjehere i kthejne shpinen

[49] Dhe nese jane me te drejte, i vijne si te nenshtruar

[50] A i kane zemrat te semuara apo dyshojne, ose kane frike se All-llahu dhe Profeti i Tij do te sillen padrejtesisht ndaj tyre? Asnjera, por ata jane mizore

[51] Kur te thirren besimtaret tek All-llahu dhe Profeti i Tij, qe ai t’i gjykoje, fjala e tyre qe do te thone eshte: “Degjojme dhe perulemi!” Ata jane te shpetuar

[52] Dhe kush i perulet All-llahut dhe Profetit te Tij, dhe i frikesohet All-llahut dhe i ruhet atij, ata do te arrijne cka te deshirojne

[53] Betohen ne All-llahun me betimin me te rende, se ne qofte se ti u urdheron, me siguri, do te dalin (ne lufte). Thuaju: “Mos beni be”, dihet se cka kerkohet prej jush; All-llahu eshte i informuar se cka punoni ju

[54] Thuaj: “Peruluni All-llahut dhe nderoni Profetin”! E nese ju ia ktheni shpinen, ai eshte i obliguar te veproje ashtu si i eshte ngarkuar atij; e ju jeni te detyruar te veproni si jeni ju te ngarkuar; po nese degjoni, do te jeni ne rruge te drejte, kurse Profeti eshte i detyruar vetem te informoje haptazi

[55] All-llahu u premton se ata qe kane besuar dhe bejne vepra te mira, nga mesi juaj, pa dyshim do t’i beje mekembes ne toke, ashtu sic i ka bere mekembes ata para tyre, dhe se do t’ua forcoje, me siguri, fene e tyre, ate fe te cilen ua pelqen Ai, dhe pa dyshim firken do t’ua zevendesoje me sigurim. Ata do te me perulen mua dhe nuk do te me bejne tjeter shok. Nedrsa ata qe edhe me, pas kesaj, mohojne – ata jane, vertete, mskarenj

[56] Falne namazin, jepne zeqatin dhe respektoni Profetin, ne menyre qe te jeni te meshiruar

[57] Assesi mos i konsidero mosbesimtaret si mrekulliberes ne toke; vendi i tyre eshte zjarri, e ai eshte, me te vertete, cerdhe e tmerrshme

[58] O besimtare, juve duhet t’u kerkojne leje tri here ata qe jane ne posedimin tuaj dhe ata te cilet akoma nuk kane arritur moshen e pjekurise; para faljes se sabahut edhe ne dreke kur i hiqni rrobat tuaja (nga te nxehtit), edhe pas faljes se jacise. Keto jane tri kohe kur nuk jeni te veshur; ne kohen tjeter nuk eshte mekat as per ju as per ata. Ata u vizitojne juve, vizitone njeri-tjetrin! Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet! All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[59] Edhe kur femijet tuaj arrijne moshen e pjekurise le te lypin leje (per te hy) ashtu sic kane lypur leje ata perpara tyre. Ashtu All-llahu ua shpjegon ligjet e veta. All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[60] Kurse femrat e vjetra (te mbetura) te cilat nuk shpresojne me per martese, nuk e kane mekat te heqin mbulesen e tyre, por duke mos treguar ato pjese te trupit ku vihen stolite; por eshte me mire te permbahen. Nderkaq All-llahu di dhe degjon shume

[61] Nuk eshte mekat per te verberin, as eshte mekat per te calin, e as per te semurin, po as per ju vete, te hani ne shtepite tuaja, ose ne shtepite e baballareve tuaj, ose ne shtepite e nenave tuaja, ose ne shtepite e vellezerve tuaj, ose ne shtepite e motrave tuaja, ose ne shtepite e xhaxhallareve tuaj, ose ne shtepite e hallave tuaja, ose ne shtepite e dajve tuaj, ose ne shtepite e tezeve tuaja, ose ne ato, celesat e te cilave posedoni ju ose miku i juaj; Nuk eshte mekat te hani bashke apo vec e vec. Por kur te hyni ne shtepi, ju te pershendetni me pershendetje te caktuar nga All-llahu, te uruar e te bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta beheni te mencur

[62] Me te vertete besimtare jane vetem ata te cilet besojne All-llahun dhe Profetin e tij, dhe te cilet kur jane me ate per ndonje ceshtje te perbashket, nuk largohen pa marre pelqimin e tij. Ata qe kerkojne prej teje leje, njemend, besojne ne All-llahun dhe Profetin e tij. Dhe kur ata kerkojne prej teje leje per ndonje pune te tyre, lejo ke te duash, por lute All-llahun t’i fale, sepse All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[63] Ftesen e Profetit nder ju mos e trajtoni si ftese te cilen ia drejtoni ju njeri-tjetrit; All-llahu me siguri i di ata nga mesi i juaj te cilet terhiqen fshehtazi. Le te ruhen ata te cilet veprojne ne kundershtim me urdherin e tij, mos t’i godas ndonje ngatrrese apo mos t’i godase ndonje denim i dhembshem

[64] Kujdes! Se gjithe cka eshte ne qiej dhe ne toke i takon All-llahut. Ai e di mire se cka i keni ju Atij, dhe Ai do t’i informojne ata per te gjitha cka kane punuar diten kur t’i kthehen Atij. All-llahu e di shume mire cdo send

Dalluesi (El-Furkan)

Surah 25

[1] Qofte lartesuar Ai i cili i shpalli robit te vet Furkanin qe te jete qortim (verejtje) per boterat

[2] Ai te cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokes dhe nuk ka fare femije as bashkepunetore ne pushtet, ka krijuar cdo gje dhe e ka rregulluar si duhet

[3] Disa marrin, pervec Atij, ndonje hyjni qe nuk krijon asgje, por vete jane te krijuar dhe nuk jane ne gjendje t’i bejne vetes ndonje dem e as dobi; dhe as kane mundesi t’ia marrin jeten, t’i japin jete apo te ngjallin

[4] Ata te cilet nuk kane besuar, thone: “Kjo nuk eshte gje tjeter pos genjeshter e madhe qe e shpif ai, madje i ndihmojne edhe njerez te tjere” dhe bejne padrejtesi dhe shpifje

[5] Dhe thone: “Ato jane legjenda te popujve te lashte, ai kerkon qe te pershkruhen dhe t’i lexohen ne mengjes dhe ne mbremje”

[6] Thuaj: “Ate e shpall Ai i cili i di fshehtesite e qiejve dhe te tokes; Ai eshte shume i meshirshem dhe fal shume”

[7] E ata thone: “C’eshte me kete Profet, ai ha ushqim dhe ec neper tregje; eshte dashur t’i dergohet nje engjull qe te jete bashke me te qortues (t’i terheq verejtjen popullit)

[8] Ose t’i leshohet ndonje fare depoje apo te kete kopsht prej ku do te ushqehej”. Dhe mizoret, madje thone: “Ju pasoni vetem nje njeri te magjepsur”

[9] Shih se cka flasin per ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejne rrugen (e drejte)

[10] Qofte i madheruar Ai i cili, nese do, mund te te jape edhe me mire se keta, xhennete neper te cilat rrjedhin lumenj e te ben edhe pallate

[11] Mirepo ata e mohojne edhe momentin e ringjalljes, e Ne, per ata qe e pergenjeshtrojne Diten e ringjalljes, kemi pergatitur zjarr te kendellur

[12] Qe kur t’u tregohet prej se largu, do ta degjojne si ushton dhe terbueshem vlon

[13] E kur te hidhen ne te, ne gryke, duarlidhur, atje do te therrasin “shkaterrim, ku je!”

[14] Sot mos kerkoni nje shkaterrim por kerkoni shume shkaterrime

[15] Thuaj: “A eshte me mire ajo apo xhenneti i perjetshem i cili u eshte premtuar atyre qe i frikesohen All-llahut”. Per ata ka (xhennet) shperblim dhe vendqendrim

[16] Aty do te kene gjithnje gjithcka deshirojne; ajo eshte premtim i deshiruar (i kerkuar) nga Zoti yt

[17] Kurse ne diten kur ata t’i tuboje Ai, si edhe ata te cilet kane adhuruar (tjeterkend) pervec All-llahut, dhe t’u thohte: “A ju i keni mashtruar roberit e mi, ata, apo ata e kane humbur vete rrugen e drejte?”

[18] Ata do te thone: “Ti qofsh lavderuar, per ne nuk eshte e nevojshme te marrim, perpos Teje, fare prijesisht tjere, por ti i ke leshuar ata dhe te paret e tyre te kenaqen deri sa e harruan verejtjen dhe u bene nje popull i shkaterruar!”

[19] Ata e kane pergenjeshtruar ate qe thuani ju, kurse ju nuk do te keni mundesi as te nderroni dicka e as te ndihmoni. Ndersa secilin prej jush qe eshte mizor do ta bejme te shijoje denim te madh

[20] Ne nuk kemi derguar para teje asnje profet i cili nuk ka ngrene e nuk ka ecur neper tregje. Ne bejme qe njeri-tjetrin ta veni ne sprove, a po qendroni? Kurse Zoti yt sheh shume

[21] Ata qe nuk shpresojne se do te takohen me ne, thone: “Pse nuk na dergohen engjujt ose ta shihnim Zotin tone”? Ata, me te vertete, jane ne shpirte arrogante dhe teper mendjemedhenj

[22] Kur t’i shohin engjujt nuk ka gezim ate dite, per mekataret, dhe do te thone (kategorikisht) eshte ndaluar

[23] Dhe Ne do t’i prezentojme veprat e tyre qe ata i kane bere dhe do ti bejme hi e pluhur

[24] Ate dite banoret e xhennetit do te kene pushimoren dhe fjalet me te mira

[25] Kurse diten kur te cahet qielli dhe te paraqitet vetem nje re e holle edhe engjujt do te leshohen, me siguri, poshte

[26] Atehere sundimi i vertete dot e jete vetem te i Gjithmeshirshmi; Do te jete nje dite e mundimshme per mosbesimtaret

[27] Ate dite kur keqberesi do te haje gishterinjt duke thene: “Ku eshte ai fat te kisha mbajtur rrugen e drejte prane Profetit

[28] Ku eshte fati, i mjeri une, te mos kisha pasur shok filan fistekun

[29] Ai me ka larguar nga Kur’ani, pasi qe me ishte kumtuar, e djalli gjithmone e le njeriun ne kurthe

[30] Profeti ka thene: “Zoti im, populli im, vertet, e ka marre kete Kur’an per tallje”

[31] Gjithashtu Ne i kemi bere cdo lajmetari te fese nga nje armik prej mekatareve. Por ty te mjafton Zoti yt per udherrefyes dhe ndihmes

[32] Ata qe nuk besojne thone: “Pse nuk iu shpall Kur’ani pernjehere, me nje rast”? Ashtu shpallet per ta forcuar zemren tende me te, dhe ne ate e shpallim ajet pas ajeti

[33] Ata nuk do te sjellin ty asnje shembull (verejtje) e Ne te mos sjellim te verteten dhe shpjegimin me te bukur

[34] Ata te cilet do te tubohen ne ferr e te ecin mbi fytyra, ata jane ne vendin me te keq dhe ne rrugen me te gabuar

[35] Ne Musaut i dhame Liber, kurse vllaun e tij Harunin ia beme ndihmes

[36] Dhe u thame: “Shikoni ju te dy te populli i cili pergenjeshtron argumentet tona”, pastaj ate e shfarosem krejtesisht

[37] Edhe popullin e Nuhit, qe i trajtonte profetet si genjeshtare, e kemi mbytur ne uje dhe me kete u kemi dhene njerezve shembull, kurse tiraneve u kemi pergatitur denim te dhembshem

[38] Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banoreve te Res-it, dhe shume gjeneratave ndermjet tyre

[39] te gjitheve u kemi sjelle shembuj per mesim, e (pastaj) te gjithe i kemi shfarosur krejtesisht

[40] Dhe kalojne, me siguri, prane qytetit qe e vershoi shiu i kobshem – valle a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojne per ringjallje

[41] Dhe ur te shohin ty te marrin vetem per tallje: “A ky eshte ai te cilin All-llahu e ka derguar Profet

[42] Perpak te na ktheje nga hyjnite tona, por te mos kishim qendruar”. E kur te perjetojne denimin do ta dine (marrin vesh) se kush eshte shmangur me teper nga rruga e drejte

[43] E sheh kush e merr epshin e vet per zot te vetin? A ti do te behesh perfaqesues i tij

[44] A mendon ti se shumica prej tyre te degjojne ose perpiqen te kuptojne? Ata jane sikur kafshet, madje nga rruga e drejte kane humbur edhe me larg

[45] Valle a nuk e sheh Zotin tend se si zgjeron hijen, sikur te donte do ta linte ne ne vend; kurse Diellin ia kemi bere faktor udherrefyes

[46] Pastaj pak nga pak e terheqin nga vetja

[47] Ai eshte i cili naten ua ka bere mbulese, gjumin pushim, kurse diten e ka bere per gjallerim (te punoni)

[48] dhe Ai eshte i cili dergon ererat si lajm i gezueshem para meshires se vet, dhe Ne leshojme nga qielli uje te paster

[49] Per te ngjallur me te truallin e vdekur dhe i ngopim me uje shume kafshe dhe njerez te cilet i kemi krijuar

[50] Ne u kemi shpjeguar shpeshhere per keto, ne menyre qe te mendojne mire; por shumica e njerezve refuzuan e mbeten ne mosbesim

[51] Te kish dashur, ne cdo qytet do te kishim derguar nga nje qortues

[52] Prandaj mos iu perul mosbesimtareve por lufto kunder tyre me te gjitha forcat

[53] Ai eshte i cili ka bashkuar dy dete njerin prane tjetrit – njeri nga ata eshte i pijshem dhe i shijshem, kurse tjetri i njelmet dhe i hidhet, e ndermjet tyre ka vene pende, pengese

[54] Ai eshte i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bere te kete fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt eshte i fuqishem

[55] Ne vend te All-llahut adhurojne ata qe nuk jane ne gjendje t’u bejne atyre asnje dobi e as dem. Mosbesimtari eshte haptazi kunder Zotit te vet

[56] Kurse Ne ty te kemi derguar vetem te sjellesh lajme te gezueshme dhe si qortues

[57] Thuaj: “Per kete nuk kerkoj nga ju shperblime tjera pervec se kush do le te marre rrugen e cila con kah Zoti i tij”

[58] Ti kij bindje ne ate qe eshte i gjalle, i cili nuk vdes, dhe madheroje me levdata! Mjafton qe Ai eshte i informuar per mekatet e njerezve te vet

[59] I cili per gjashte dite krijoi qiejt, token dhe gjithe cka ka ndermjet tyre, e pastaj vuri nen sundim tere gjithesine; Ai eshte i Gjithmeshirshmi, per kete pyete ate qe di

[60] E kur iu tha atyre: “bini ne sexhde per te Meshirshmin!”, ata pyeten; perse, kush eshte i Gjithmeshirshmi? A te biem ne xeshde vetem pse na urdheron ti?” Edhe me teper e shtuan refuzimin

[61] Qofte lavderuar ai i cili krijoi ne qiell sisteme yjesh qe shkelqejne dhe Henen qe shnderit

[62] Ai eshte i cili beri naten dhe diten shembull per ate qe do te marre mend ose deshiron te falenderoj (te jete mirenjohes)

[63] Kurse roberit e te Meshirshmit jane ata te cilet neper toke ecin qete, ndersa kur u drejtohen injorantet, thone: “Paqe e qetesi!”

[64] Dhe ata qe kalojne netet duke rene ne sexhde dhe duke qendruar ne kembe, per hire te Zotit te tyre

[65] Edhe ata te ciletthone: “Zoti yne, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi ne te eshte – me te vertete – i tmerrshem

[66] Ai eshte cerdhe shume e keqe”

[67] Edhe ata te cilet, kur shpenzojne nuk shperderdhin e as nuk jane teper doreshtrenguar, por ne kete mbajne mesataren

[68] Ata te cilet nuk i luten tjeter Zoti, pervec All-llahut, dhe qe nuk mbysin ate qe e ka ndaluar All-llahu, vetem ne rast se e kerkon drejtesia, dhe qe nuk bejne amoralitet, se kush e ben kete ballafaqohet me mekate

[69] I shumfishohet denimi ne diten e kijametit dhe aty mbetet pergjithmone i nencmuar

[70] Pervec atyre, te cilet jane penduar dhe kane besuar edhe bejne vepra te ira, All-llahu do t’i zevendesoje veprat e tyre te keqia me vepra te mira, se All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[71] Dhe kush pendohet e ben vepra te mira, ai, vertete, eshte penduar sinqerisht tek All-llahu

[72] Edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem, te cilet edhe kur transmetojne llomotitjen e transmetojne me dinjitet e fisnikeri

[73] Edhe ata te cilet pasi te kene marre ne dijeni argumentet e Zotit te tyre, nuk versulen si te verber e te shurdher

[74] Edhe ata qe thone: “O Zoti yne, na dhuro gezim ne grate dhe femijet tane, dhe na ben neve shembull per te devotshmit

[75] Ata do te jene, per ate qe kane duruar, te shperblyer me dhome (shkalle te xhennetit) dhe aty do te priten me pershendetje dhe selam

[76] Ne te do te jene pergjithmone, sa vendbanime e cerdhe te bukura jane

[77] Thuaj: “Cka te bej me ju, nese ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni pergenjeshtruar, dhe me siguri ju pret denimi”

Poetët (Esh-Shu'ara)

Surah 26

[1] Ta sin Mim

[2] Ata jane ajete te Librit te qarte

[3] Ti mbase do ta shkaterrosh veten perse ata nuk jane besimtare

[4] TE kishim dashur do t’u kishim zbritur atyre nje argument nga qielli para te cilit do t’i ulnin kokat

[5] Atyre nuk u ka ardhur asnje verejtje e re nga i Gjithmeshirshmi e te mos ia kthejne shpinen

[6] Ata genjyen, pra do tu vine pasojat e asaj me cka ata tallen

[7] A nuk e shohin token prej se ciles bejme te mugullojne gjithe llojet e bimeve fisnike

[8] Ne keto, vertet, ka argumente. Megjithate shumica prej tyre nuk besojne

[9] Kurse Zoti yt eshte, me te vertete, i dashur dhe i meshirshem

[10] Kur Zoti yt thirri Musaun te shkoje te populli mizor

[11] Popullit te Faraonit, ndoshta e permban veten

[12] Ai tha: “O Zot, kam frike mos me trajtojne si genjeshtar

[13] Se do te me ngushtohet kraherori dhe gjuha do te me lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet

[14] Se une atyre u kaj nje faj dhe frikohem se po me mbysin”

[15] “Po si jo, - tha Ai, - shkoni te dy me argumentet tona. Ne jemi me ju, ju degjojme

[16] Ejani te Faraoni dhe thuani: “Ne jemi Profete te Zotit te boterave

[17] Leri Izraelitet te vijne me ne!”

[18] “A nuk te kemi rritur, - tha, - ne mesin tone sa ishe femije, dhe, a s’i kalove aq vjet te jetes sate nder ne

[19] Dhe ti bere vepren qe e bere dhe perseri e mohon”

[20] “Ate e bera atehere, - u pergjegj,- kur isha i humbur

[21] Prandaj, ika prej jush sepse u frikesova prej jush, kurse Zoti im me dhuroi urtesi e me beri nje nga profetet

[22] Ndersa, miresia qe po ma permend, mos eshte ajo qe roberove izraelitet?”

[23] “E kush eshte Zoti i boterave?” – tha Faraoni

[24] “Zoti i qiejve dhe i tokes dhe gjithe cka ka ne mesin e tyre, nese besoni, - i tha (ky)

[25] “A po degjoni”, - u tha atyre perreth

[26] “Zot i juaj dhe Zoti i prinderve, te pareve tuaj”, (tha Musa)

[27] “Me te vertete, - tha Faraoni, - Profeti qe u eshte derguar eshte i marre.”

[28] “Zoti i lindjes dhe perendimit dhe gjithe c’ka ne mes tyre, nese jeni te mencur”, tha (Musa)

[29] “Nese pranon tjeter Zot, pervec meje, - tha (Faraoni) – do te jesh vertete nje i burgosur”

[30] “A edhe nese te sjell argumente te qarta”, - e pyeti (Musa)

[31] Ai tha: “Hajde, sille nese flet te verteten!”

[32] Dhe Musa e hodhi shkopin e vet, kur qe, ai – gjarper i vertete

[33] E luajti doren, e ajo, per ata qe e shikonin, ishte e bardhe

[34] “Ky vertet qenka magjistar i ditshem – i tha parise qe e rrethonte (Faraoni)

[35] Me magjite e tij deshiron t’iu perze nga toka juaj, cka po urdheroni ju?”

[36] “Lere ate me gjithe vella dhe dergo neper qytete, te mbledhin

[37] Tere magjistaret e dijshem, t’i sjellin ketu”

[38] Dhe magjistaret u mblodhen ne diten dhe vendin e caktuar

[39] Popullit iu tha: “A jeni te nje mendimi, te bashkuar

[40] Qe te jemi me magjistaret, nese dalin fitimtare!”

[41] Kur erdhen magjistaret i thane Faraonit: “A do te kemi shperblime nese dalim ngadhnjimtare”

[42] “Po, - tha ai, - dhe atehere do te me jeni me te afert”

[43] Musa u tha: “Leshone ate qe deshironi ta leshoni”

[44] Dhe ata i leshuan litaret dhe shkopinjte e tyre duke thene: “me madherine e Faraonit, ne vertete do te jemi fitimtare”

[45] Edhe Musa e leshoi shkopin e tij, i cili menjehere perbiu gjithe cka kishin improvizuar ata

[46] Magjistaret rane ne sexhde, iu perulen

[47] “Ne i besuam Zotit te gjithperbotshem, thane ata

[48] Zotit te Musaut dhe te Harunit”

[49] “I besuat atij, - tha (Faraoni) para se t’u jap une leje. Ai eshte mesues juaj i vjeter qe u ka mesuar magjine, por ta dini mire, do t’ua preje duart dhe kembet perkryq, dhe te tereve do t’iu gozhdoj (do t’u vere ne kryq)”

[50] “S’ka rendesi – i thane, - ne do t’i drejtohemi Zotit tone

[51] Ne shpresojme se do te na fale Zoti yne mekatet tona, se ne jemi besimtaret e pare”

[52] Ne i shpallem Musaut te dale naten me njerezit e mi. Do t’ju pasojne

[53] Kurse Faraoni dergoi neper qytete kasnecet

[54] Ata, me te vertete, jane shume pak

[55] dhe jane te zemeruar ne ne

[56] por ne per cdo gje jei te kujdesshem

[57] dhe ne, i perzume nga kopshtet dhe krojet

[58] prej pallateve dhe depove te bukura

[59] Ashtu ishte, dhe Ne ato ua leme trashegim izraeliteve

[60] Dhe i arritem ata me te lindur te diellit

[61] Pasi qe e pane njeri-tjetrin, shoket e Musase thirren: “na zune”

[62] “Assesi, - tha (Musa), me mua eshte Zoti im qe do te me udhezoje”

[63] Ne e frymezuam Musane t’i bjere me shkopin e tij detit, ai u shpernda dhe cdo ane u be si mal i madh

[64] Atje pastaj i afruam te tjeret

[65] Shpetuam Musane dhe te gjiteh ata qe ishin me te

[66] Kurse te tjeret i mbytem ne uje

[67] Per keto, ka argumente, por shumica nuk besuan

[68] E Zoti yt eshte i plotefuqishem dhe i meshirshem

[69] Lexoju historine e Ibrahimit

[70] Kur i tha babait te vet dhe popullit te vet: “Cka adhuroni ju”

[71] Ata iu pergjigjen: “Adhurojme idolin dhe gjithmone i lutemi”

[72] Ai u tha: “A ju degjojne kur u drejtoheni atyre

[73] A keni prej tyre dobi ose dem”

[74] “Jo”, - thane, - por keshtu e dijme se kane vepruar te paret tane”

[75] “A i keni pare, - tha, - ata qe i adhuroni ju

[76] Ju dhe te paret tuaj te vjeter”

[77] Ata, vertet, jane armiqte e mi, pervec Zotit te boterave

[78] I cili me krijoi mua dhe me udhezoi

[79] I cili me ushqen dhe per uje s’me permallon

[80] I cili kur semurem me sheron

[81] I cili me ben te vdes dhe pastaj me ngjall

[82] I cili, shpresoj, se do t’me fale mekatet e mia ne diten e gjykimit

[83] O Zot, me shperble me urtesi dhe me shtjer ne udhen e te mireve

[84] Me ben te permendem per te mire te te tjeret

[85] Me ben nje nga ata qe do ta shperblesh me xhenete

[86] Me fal edhe baben tim, ai me te vertete ishte nje nga te humburit

[87] Mos me ben merak diten kur njerezit ringjallen

[88] Ate dite kur s’te ben dobi as pasuria e as femiu

[89] Vetem ai qe vjen te All-llahu me zemer te shendoshe

[90] Dhe te devotshmeve do t’u afrohet xhenneti

[91] Kurse xhehennemi do t’u deftohet te humburve

[92] Dhe, do t’u thuhet: “Ku jane ata qe i adhuronit

[93] A mund t’iu ndihmojne juve ose vetes ne vend te All-llahut?”

[94] Pra, ata me bashkmendimtaret e tyre qe jane ne rruge te gabuar, do te hidhen ne xhehennem

[95] Edhe tere ushtria e djallit

[96] Ata ne xhehennem duke u grindur thone

[97] “Per All-llahun! Ne vertete kemi qene ne humbje te sigurt

[98] Kur u kemi barazuar me Zotin e gjithperbotshem

[99] Neve na humben kriminelet

[100] Andaj, s’kemi as ndermjetes

[101] As mik te sinqerte

[102] Te ishim kthyer edhe nje here do te beheshim besimtare!”

[103] Ne keto ka argumente, por shumica sish s’besuan

[104] E zoti yt eshte i vertete i plotefuqishemdhe meshireplote

[105] Populli i Nuhit profetet i konsideroi genjeshtare

[106] Kur u tha vellau i tyre, Nuhi, “Kujdes! Frikesohuni (All-llahut)”

[107] Une jam per ju, vertet, Profet i sigurt

[108] Frikesohuni All-llahut dhe me degjoni mua

[109] per kete nuk kerkoj prej jush ndonje shperblim, se shperblimin mund te ma jape vetem Zoti i gjithperbotshem

[110] Frikesohuni All-llahut me degjoni mua!” –

[111] I thane: “A te besojme ty qe te pasojne te ndytet, te mjeret”

[112] “Une s’di, - tha, - se c’bejne ata”

[113] “Ta dini se te gjithe, vetem para Zotit tim, do te japin llogari

[114] Unenuk i perze besimtaret

[115] Une jam vetem nje, i cili ju terheq verejtjen haptaz!”

[116] “Nese nuk heq dore, o Nuh, - i thane, - me siguri do te shtypesh me gure”

[117] “O Zot, - tha, - populli im me quan genjeshtar

[118] Andaj Ti gjykona mua dhe ata, dhe me shpeto, mua me besimtaret qe jane me mua!”

[119] Dhe Ne e shpetuam ate dhe kush ishte me te ngarkuar ne anije

[120] Pastaj i mbytem ne uje ata qe mbeten

[121] Per kete ka argumente, por shumica prej tyre nuk besuan

[122] Kurse Zoti yt eshte, vertet i fuqishem dhe meshireplote

[123] Edhe Ad-i profetet i quajti genjeshtare

[124] Kur Hudi, vellau i tyre, u tha: “A s’i frikesoheni (All-llahut)?”

[125] Une jam, me sigur, Profeti juaj

[126] Prandaj, frikesohuni All-llahut dhe degjomeni

[127] Per kete nuk kerkoj prej jush kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje Zotii boterave

[128] E ju ngritni cudira ne cdo maje kodre, e te tjeret i perqeshni

[129] Dhe ngritni pallate sikur dot e jetoni perjete

[130] Por kur denoni, denoni si mizor

[131] Frikesohuni All-llahut dhe degjomeni mua

[132] Frikesohuni atij, i cili u pajis me cka e dini vet

[133] U jep gje te gjalle dhe djem

[134] Edhe kopshte e kroje

[135] Une, seriozisht, i frikesohem denimit tuaj ne Diten e madhe”. –

[136] Ata i thane: “Ne njelloj e kemi, keshillove ti apo jo”

[137] Keshtu ishte edhe me popujt e lashte

[138] Dhe ne nuk do te jemi te denuar

[139] Ata vazhduan te trajtojne si genjeshtar, andaj ne i shfarosem. Ky eshte nje mesim, por shumica prej tyre nuk ishin besimtare

[140] Kurse Zoti yt eshte, vertet, i fuqishem dhe i meshirshem

[141] Edhe Themudi profetet i ka konsideruar rrenacake

[142] Kur vellau i tyre, Salihu, u tha: “A nuk i frikesoheni (All-llahut)

[143] Une jam per ju, pa dyshim, Profet i vertete

[144] Prandaj frikesohuni All-llahut dhe degjomeni mua

[145] per kete nuk kerkoj prej jush kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje Zoti i perbotshem

[146] A do te mbeteni ketu te sigurte

[147] Ne kopshte dhe nder kroje e burime

[148] Ne toka te mbjellura, pemishte me fryte te pjekura

[149] Ju me mjeshteri te rralle latoni shtepi ne kodra

[150] Pra, frikesohuni All-llahut dhe me degjoni mua

[151] E mos degjoni urdherat e atyre qe i teprojne te keqiat

[152] Te cilet ne toke nuk bejne mire, por, sjellin shkaterrim”

[153] Ata i thane: “Ti je vetem nje i magjepsur

[154] Ti je njeri, si edhe ne; prandaj sillna nje mrekulli nese je i sinqerte”

[155] “Qe, kjo eshte deveja, - tha ai, - ne dite te caktuar do te pije ajo edhe ju

[156] Dhe mos i beni asnje te keqe qe t’iu perfshije edhe juve vuajtja e Dites se madhe!”

[157] Mirepo, ata e therren ate e pastaj u penduan

[158] Por denimi i perfshiu. Kjo, vertet, eshte mesim, por shumica prej tyre nuk besuan

[159] Kurse Zoti yt eshte, me te vertete, i forte dhe i meshirshem

[160] Edeh populli i Lutit profetet i quante genjeshtare

[161] Kur u tha vellau i tyre, Luti: “A s’i frikesoheni All-llahut”

[162] Une jam me siguri Profeti juaj

[163] Prandaj frikesouni All-llahut dhe degjomeni mua

[164] per kete nuk kerkoj prej jush kurrfare shperblimi. Mua do te me shperbleje Zoti i boterave

[165] A ju, vec tere botes, coni dashur me meshkuj

[166] E grate tuaja, qe Zoti juaj i krijoi per ju, i lini anash? Ju jeni popull qe kaloni cdo kufi”

[167] Ata i thane: “Nese nuk heq dore, o Lut, me siguri do te jesh i perzene”

[168] “Une, - tha, - jam prej urrejtesve te veprimeve tuaja

[169] “O Zot, me shpeto mua dhe familjen time nga ajo qe bejne ata!”

[170] Dhe ne e shpetuam ate dhe tere familjen e tij

[171] Pervec plakes e cila mbet me ata

[172] E pastaj te tjeret i shfarosem

[173] U leshuam nje shi, shi i tmerrshem per ata te cileve u eshte terhequr verejtja

[174] Ky eshte mesim, por shumica prej tyre nuk besuan

[175] Nderkaq Zoti yt eshte i meshirshem dhe fuqiplote

[176] Edhe banoret e Ejkes profetet i trajtonin genjeshtare

[177] Kur u tha Shuajbi: “Si nuk frikesoheni

[178] Une jam, pa medyshje, Profet i vertete

[179] Prandaj, frikesohuni All-llahut dhe degjomeni mua

[180] Une jam me siguri profet i juaj

[181] Peshoni drejt dhe mos e lini mangut

[182] Edhe ne peshoje matni me drejtesi

[183] As njerezve mos ua cenoni te drejtat e tyre dhe mos beni krime e shkaterrime ne toke

[184] Frikesohuni atij, i cili, u ka krijuar juve dhe popujt e lashte!”

[185] Ata i thane: “Ti je vetem nje njeri i magjepsur”

[186] Edhe ti je njeri si ne; dhe per ne ti je, vertet, genjeshtar

[187] Por ti nese flet te verteten leshona nga qielli nje denim!”

[188] Zoti im tha, - e di mire se c’beni ju

[189] Dhe ata vazhduan ta trajtojne si genjeshtar, prandaj i perfshiu denimi nga rete; ai denim ishte nje dite e tmerrshme

[190] Ky eshte mesim, por shumica prej tyre nuk besuan

[191] Kurse Zoti yt eshte, vertete, i Gjithfuqishem dhe Meshireplote

[192] Kur’ani eshte, pa dyshim, shpallje e Zotit te gjithe boterave

[193] E solli i besuari Xhebrail

[194] Ne zemren tende, te behesh thirres, lajmetar

[195] Ne nje gjuhe te qarte arabe

[196] Ai eshte permendur ne librat e profeteve te meparshem

[197] Valle! A nuk iu mjafton atyre fakti se per kete dine dijetaret izraelite

[198] Po t’ia shpallim edhe ndonje tjetri joarab

[199] E ai t’ua lexoje, atyre, prape ata nuk do t’i besonin

[200] Ja, ashtu ne e fuqim ne zemrat e mekatareve

[201] Ata nuk do te besojne ne te derisa nuk perjetojne denimin e padurueshem

[202] Qe do t’u vije papritmas, atehere kur ata nuk e presin

[203] Dhe do te thone: “A do te kemi pak afat”

[204] A e shpejtojme denimin tone

[205] A e pe, po nese i leme edhe ca vite te tera

[206] E pastaj t’i gjeje ajo me cka u kercenohet

[207] Cka do te kene dobi nga ato kenaqesi te jetes

[208] Ne nuk kemi shembur asnje fshat para se t’u vijne ata te cilet u kane terhequr verejtjen

[209] T’ua perkujtojme; Ne nuk kemi qene mizore

[210] Kur’anin nuk e sjellin djajte

[211] Nuk ta merr mednja qe ta bejne ata kete. Ata s’kane mundesi

[212] Ata nuk munden assesi as ta degjojne

[213] Pervec All-llahut, prandaj, mos iu lut tjeter Zoti e te jesh nga ata qe do te jene te maltretuar

[214] Terheqi verejtjen familjes sate me te afert

[215] Dhe jij me i afert ndaj besimtareve qe te pasojne

[216] Po nese nuk te degjojne, ti thuaju: “Une s’kam asgje me ato cka veproni ju”

[217] dhe ki mbeshtetje ne te Fuqishmin, te Gjithmeshirshmin

[218] I cili te sheh kur ngrihesh

[219] Te kryesh faljne, namazin, me te tjeret

[220] Sepse, Ai, vertet, sheh dhe degjon cdo gje

[221] A t’iu tregoj une se kujt i vijne djajte

[222] Ata i vijne cdo genjeshtari, mekatari

[223] Ata pergjojne dhe me se shumti genjejne

[224] Kurse poetet, ata kane ithtare te mbyturit ne mekate

[225] A nuk sheh se ata bredhin luginave

[226] Flasin ate cka s’e bejne

[227] Me perjashtim te atyre qe besojne dhe vepra te mira punojne, dhe qe e permendin All-llahun shpesh, dhe dalin ngadhnjimtar pas padrejtesise qe u behet. Mizoret do te marrin vesh se ne cfare humnere po hyjne

Bleta (En-Neml)

Surah 27

[1] Ta Sin. Keto jane ajete te Librit te qarte, te Kur’anit

[2] Udherrefim e sihariq per besimtaret

[3] Te cilet falin namazin, japin zeqatin dhe jane te bindur ne boten tjeter

[4] Atyre qe nuk besojne boten e ardhshme ua kemi prezentuar si te bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten

[5] Ata i pret e zeze-dita dhe ne boten tjeter do te jene krejt te humbur

[6] Kurse ti, vertet, Kur’anin e merr nga nje i urte i gjithedijshem

[7] Kur Musa i tha familjes se vet: “Kam pare nje zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonje lajm, ose do t’iu sjell ndonje hu te ndezur zjarri qe te ngroheni”

[8] Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata qe ndodhen te zjarri dhe ata perreth tij dhe qofte lavderuar All-llahu Zot i boterave

[9] O Musa! Une jam Ai – All-llahu i forte, i urte

[10] “Hudhe shkopin tend!” Dhe kur e pa si levizte porsi gjarper, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikeso. Profetet nuk frikesohen te Une

[11] Pervec atij qe ka bere mekat, e pastaj te keqen e ka zevendesuar me te mire. Une, me te vertete, do ta fal dhe do te jem i meshirshem

[12] Fute doren tende ne gji, do te dale e bardhe, pa asgje te keqe, kjo eshte nje nga nente mrekullite per Faraonin dhe popullin e tij; ata jane, njemend, popull mosbesimtar

[13] Sepse kur u erdhen argumentet tona, ata haptazi thane: “Kjo eshte magji e qarte”

[14] Dhe i mohuan keta me arrogance e tirani, anipse ne vete besonin bindshem. Pra, shiko si perfunduan ngatrrestaret

[15] Davudit dhe Sulejmanit u dhame dituri dhe ata te dy thane: “Lavdi All-llahut, i cili na vecoi mbi shume besimtare, rober te tij

[16] Sulejmani trashegoi Davudin dhe tha: “O njerez, nese na eshte mesuar te folurit e shpendeve dhe na eshte dhene gjithcka; hej, kjo eshte me te vertete dhunti e madhe!”

[17] Dhe u mblodhen ushtrite e Sueljmanit: xhindet, njerezit dhe shpendet, te gjithe tok ia mesyne

[18] Gjersa arriten te Lugina e bubrrecit, nje bubrrec tha: “O bubrreca, hyni ne vrimat tuaja te mos u shkele Sulejmani me ushtrite e tij duke mos u hetuar”

[19] Dhe ai qeshi me ze nga fjalet e tij dhe tha: “Zoti im, me ben te falenderoj dhuntite e Tua qe m’i ke dhuruar mua dhe prinderve te mi dhe te bej vepra te mira qe e kenaqin ate, dhe me shtie ne meshiren tende me roberit tuaj te mire!”

[20] I kontrolloi shpendet dhe tha: “Perse nuk e shoh pupzen, vall, a nuk eshte ketu

[21] Do ta denoj rende ose do ta therre ose do te me sjell arsyetim te forte”

[22] Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Une di dicka qe ti nuk e ke ditur dhe te kam sjellur nga Saba nje lajm te sigurt

[23] Me te vertete kam gjetur nje grua e cila i sundon ata (ne Saba) dhe asaj i eshte dhene gjithcka, madje ka edhe rezidence madheshtore

[24] Kam pare se ajo dhe populli i saj adhurojne diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk jane te udhezuar

[25] Dhe nuk i perulen All-llahut i cili nxjerr ate qe eshte e fshehur ne qiej dhe ne toke, dhe e di cka fshihni si edhe ate qe e beni haptazi

[26] All-llahu eshte, nuk ka tjeter vec Tij, Zot i gjithesise!”

[27] “Do te shohim – tha (Sulejmani), - a flet te verteten apo genjen

[28] Shpjere kete leter time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se cka do te thone, c’do te pergjigjen!”

[29] “O te medhenj! – u tha ajo, - mua me ka ardhur nje leter e respektuar

[30] Ajo eshte nga Sulejmani dhe eshte me te vertete “Ne emer te All-llahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit!”

[31] Qe mos te shtiheni me te medhenj se une, por ejani te une muslimane”

[32] “O pari! – tha ajo – keshillomeni ne kete ceshtje. Une pa ju kurrgje nuk do te vendos deri sa ju ta deshmoni”

[33] “Ne jemi shume te forte dhe te guximshem, - i thane ata, - kjo eshte ceshtje jote, por shih se cka po urdheron”

[34] “Kur mbreterit pushtojne ndonje qytet, - tha ajo, - ate e shembin, kurse banoret autoritative te tij i poshterojne; ashtu bejne

[35] Une atyre do t’u dergoj nje peshqesh dhe do te shoh se me cka po kthehen te deleguarit”

[36] Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua me ofroni peshqeshe per te me perfituar? Ajo qe All-llahu me ka dhene mua eshte me e mire se ajo qe u ka dhene juve. Ju u gezoheni dhuratave tuaja

[37] Ktheu te ata se ne do t’u sjellim nje ushtri se ciles nuk do te mund t’i dalin para dhe do t’i perzeme se andejmi te nencmuar dhe te nenshtruar”

[38] “O pari, - u tha ai, - cili prej jush do te ma sjelle rezidencen e saj para se te vijne ata te me dorezohen?”

[39] Ifriti, nje nga exhinet, tha “Une po ta sjell akoma pa luajtur ti nga ky vend; une pa medyshje jam i forte dhe i sigurt per ate”

[40] Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Une po ta sjell para se t’i hapesh e t’i mbyllish syte”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanime para tij, tha: “Kjo eshte dhunti e Zotit tim! Me sprovon a do te falenderoj apo do te mohoj. Pra kush falenderon, falenderon veten e kush mohon, ani, Zoti im eshte i pasur dhe fisnik

[41] Nderronia, - tha, - pamjen rezidences se saj, ta shohim a mund ta njoh apo jo!”

[42] Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A eshte keshtu rezidenca jote?” “Si te ishte ajo vete” – u pergjegj ajo. Por neve na eshte dhene dijenia me para asaj, dhe ne jemi besimtare”

[43] Ate e kane shmangur nga besimi i drejte ata te cileve ajo u eshte falur ne vend te All-llahut, sepse ajo ishte nga nje popull jobesimtar

[44] “Hyr ne oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa ate, mendoi se eshte uje i thelle, andaj pervoli fustanin te kembet. “Ky oborr eshte me pllaka te lemuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – une kam bere krim ndaj vetvetes, nderkaq me Sulejmanin i dorezohem All-llahut, Zotit te boterave”

[45] Kurse Themudit i kemi derguar vellaun e tyre, Salihun, mbase do ta adhurojne All-llahun, por ata u ndane ne dy grupe qe kundershtohen

[46] “O populli im, - u thoshte ai, perse shpejtoni ne vepra te keqia para veprave te mira? Perse nuk kerkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju meshiroje”

[47] “Kemi shenja te keqija per ty dhe ata qe jane me ty”, - i thane ata, - Tek All-llahu i keni te tera – tha ai – por ju jeni nje popull ngatrrac”

[48] ne qytet ishin nente vete te cilet, ne vend te puneve te mbara, benin crregullime dhe mbrapshti

[49] “Betohuni, - thane, - ne All-llahun, t’ia mesyjme atij dhe familjes se tij naten, e pastaj farefisit te tij te afert do t’i thomi: Ne nuk dime asgje per maltretimin e familjes se tij, ne jemi me te vertete te sinqerte”

[50] Dhe paten kurdisur nje kurthe, por edhe ne u beme gjithashtu nje gracke dhe ata nuk e hetuan

[51] pra, shikoje si perfunduan kurtherimet e tyre? I shfarosem te gjithe, edhe ata edhe popullin e tyre

[52] Qe shtepite e tyre te mbetura shkret, per shkak te krimeve qe bene. Ketu, me te vertete, ka argument per popullin qe merr vesh

[53] Por ata te cilet besuan dhe iu shmangen mekatit i shpetuam

[54] Edhe Lutin, kur i tha popullit te vet: “A beni marrezi haptazi

[55] A njemend me me kenaqesi kontaktoni me mashkujt se me femrat? Ju, me te vertete, jeni njerez injorante!”

[56] Pergjegje e popullit te tij ishte vetem kjo: “Perzene familjen e Lutit nga qyteti juaj, ata jane njerez te spastruar!”

[57] Dhe ne e shpetuam ate dhe familjen e tij, pervec bashkeshortes se tij; ate e caktuam te mbetet me te tjeret

[58] Atyre u leshuam nje shi, cfare shiu te tmerrshem, atyre te cilet qene thirur (ne rruge te drejte)

[59] Thuaj: “Falenderimi i qofte All-llahut dhe qetesi njerezve te tij, te cilet Ai i ka zgjedhur!” Eshte me mire All-llahu apo ata qe ia konsiderojne shok

[60] Apo Ai i cili krijoi qiejte dhe token dhe qe ju leshon shi nga qielli? Me te gjelberojme kopshte te bukura. Nuk eshte ne duart tuaja te mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjeter Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dine

[61] Ai i cili Token e ka vene ne drejtpeshim dhe neper te pershkoi lumenj, ne te vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjeter Zot? Jo, por shumica sish nuk e dine

[62] Ai i cili i pergjigjet edhe te ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili te keqen e largon dhe juve u ben zevendes ne toke. A ka pos All-llahut tjeter Zot? Fort pak ju perkujtoni

[63] Ai i cili juve ne erresira, ne toke e ne det u tregon rrugen dhe i cili ererat i con me meshiren e vet si sihariq. Valle, a ka pos All-llahut tjeter Zot? Sa lart eshte All-llahu permbi ate qe ia bejne shok

[64] Apo Ai qe ze fillin e krijimit e pastaj e perserit ate, dhe qe ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjeter Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nese jeni te sinqerte”

[65] Thuaj: “Askush pervec All-llahut, as ne qiell as ne toke, nuk e di se cka do te ndodhe. Nuk kane per ta ndie as ringjalljen

[66] Fare pak dine per boten tjeter! Por kane edhe dyshim ne te, sepse jane te verber ndaj saj”

[67] Ata qe nuk kane besuar thone: “A thua kur te behemi dhe, ne edhe te paret tane, njemend, do te ngjallemi

[68] Kjo qysh moti na eshte permendur neve dhe te pareve tane, por keto jane vetem legjenda te popujve te lashte”

[69] Thuaj: “Udhetoni neper bote dhe shikoni si kane perfunduar mekataret!”

[70] Dhe mos u pikello per ta as mos te vijne rende ngatrresat e tyre

[71] Ata pyesin kur do te realizohet ky premtim, nese flisni te verteten

[72] Thuaj: “Mbase do t’ju arrije dicka nga ajo per te cilen po u ngutet!”

[73] Me te vertete Zoti yt eshte bemires i madh per njerezit, megjithate shumica sish nu jane mirenjohes

[74] Zoti yt e di mire cka u fshehin kraheroret e tyre dhe cka shfaqin haptazi

[75] Nuk ka kurrgje te fshehur as ne qiell as ne toke e te mos jete ne Librin e qarte

[76] pa medyshje ky Kur’an u flet izraeliteve me se shumti per ate me cka ata nuk pajtohen

[77] Ai eshte, pa medyshje, udherrefyes dhe meshire per besimtaret

[78] Zoti yt do t’i gjykoje me urtesine e Tij: Ai eshte i fuqishem dhe i gjithedijshem

[79] Prandaj, kij mbeshtetje te All-llahu, ti pa dyshim je me te drejte haptazi

[80] Ti nuk mund te therrasesh te vdekurit e as te sjellish ne mend te shurdhet kur ta kthejne shpinen

[81] As mund t’i kthesh nga mashtrimi i tyre te verberit; Ti i therret vetem ata, te cilet, besojne ne argumentet tona, e ata jane muslimane

[82] Dhe kur fjala te behet realitet te ata (te vije koha e denimit) Ne do te nxjerrim nga toka nje kafshe qe do t’ju flase atyre se njerezit nuk kane qene te bindur ne faktet tona

[83] Kurse ate dite kur te mbledhim prej secilit popull nga nje grumbull, prej atyre qe kane mohuar argumentet tona, ata do te jene te penguar

[84] Madje kur te vije Ai do te pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo c’keni bere?”

[85] Dhe ndaj tyre do te zbatohet fjala (denimi) ngase kane bere krime, e ata nuk do te flasin asgje

[86] A nuk e kane pare se naten e kemi bere qe te pushojne, kurse diten per te pare? Ne kete ka argumente per nje popull qe beson

[87] Dhe ne diten kur t’i fryhet bririt e te trishtohen c’ka ka ne qiej dhe ne toke, pervec atyre te cilet All-llahu i kursen, te gjithe do te vijne te nenshtruar

[88] Ti i sheh malet dhe mendon se nuk levizin, por ato kalojne sikur rete, - ajo eshte veper e All-llahut, i cili, cdo gje e ka krijuar te persosur; Ai, njemend, eshte i njoftuar c’punoni

[89] Kush sjell veper te mire do te fitoje shperblim me te mire per te. Ata do te jene te kursyer nga frika e asaj dite dhe te sigurte

[90] Kurse ata qe bejne keq, do te hidhen me krye ne zjarr. A shperbleheni me tjeter pervec me ate cka punoni

[91] Une jam i urdheruar t’i falem vetem Zotit te ketij qyteti, te cilin Ai e ka bere te shenjte. Atij i takon cdo gje dhe jam i urdheruar te jem njeri nga muslimanet

[92] Edhe te lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugen e drejte, ate e ka per te miren e vet; ndersa atij qe eshte i humbur, thuaj: “Une vetem terheq verejtjen”

[93] Dhe thuaj: “Qofte lavderuar All-llahu, Ai do t’ju tregoje argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk eshte indiferent ndaj asaj qe beni ju

Rrëfenjat (El-Kasas)

Surah 28

[1] Ta Sin Mim

[2] Keto jane ajete te Librit te qarte

[3] Ne do t’i shfletojme disa lajme te verteta per Musaun dhe Faraonin; kete e bejme per popullin qe beson

[4] Faraoni ishte ngritur shume lart ne toke dhe banroet e saj i percau ne grupe, njeri nga ata e shtypte, ua therrte femijet (meshkujt), kurse femrat i linte te jetojne. Ai njemend ishte shkaterrues

[5] Mirepo, ne deshirojme qe ata te cilet jane te shtypur ne toke, t’i mbulojme me meshire dhe t’i bejme prisa dhe trashegimtare

[6] Edhe t’u japim pushtet ne toke, kurse Faraonit e Hamanit me ushtrite e tyre t’ua tregojme ate prej se ciles jane ruajtur (frikesuar) aq shume

[7] Ne e frymezuam nenen e Musaut: “Jepi gji, por kur te frikesohesh per te, hudhe ne lum dhe mos ki frike as mos u pikello! Ne, me siguri, do ta kthejme dhe ate do ta bejme profet”

[8] Dhe e hasi familja e Faraonit, t’u behet armik e mjerim! Pa dyshim Faraoni dhe Hamani me ushtrite e tyre kane gabuar gjithmone

[9] Gruaja e Faraonit tha: “Ai do te jete gezim edhe per ty edhe per mua! Mos e mbytni, ndoshta na behet i dobishem, e madje mund ta bejme edhe si djale”, sepse ata nuk hetuan asgje

[10] Dhe zemra e nenes se Musaut mbeti e zbrazet, perpak sa nuk e shfaqi, sikur te mos ia kishim forcuar zemren dhe bere besimtare

[11] Dhe ajo i tha motres se tij, “shko pas tij!” – dhe ajo e percolli anash (prej se largu) kurse ata nuk e hetuan

[12] Ne me heret ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj nje familje e cila do t’ju garantonte dhe do te kujdesej per te”

[13] Dhe ia kthyem nenes se vet qe ta bejme te lumtur dhe te mos vuaje, si edhe te bindet se premtimi i All-llahut eshte i vertete. Mirepo shumica sish nuk e dine

[14] Ndersa kur u rrit e u forcua, i dhame urtesi e dituri; Ashtu ne i shperblejme bemiresit

[15] Ai hyri ne qytet ne nje kohe kur banoret e tij nuk e hetuan dhe aty hasi ne dy vete te cilet rriheshin. Njeri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anes (popullit) te tij e thirri ne ndihme kunder atij qe ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la te vdekur. “Kjo eshte pune djalli” – tha, - ai eshte me te vertete nje armik i hapte qe te shpie ne humbje te sigurt

[16] “O Zot, - tha pastaj, - une i bera krim vetvetes, me fal!” Dhe ia fali se Ai me te vertete fal dhe eshte i gjithmeshirshem

[17] “O Zot, tha, - Pasha dhuntine qe me ke dhene kurre me nuk do te dal ne ndihme mekatareve”

[18] Dhe Musa gedhiu i frikesuar ne qytet, dukepritur se cdo te behet, kur mu ai i djeshmi e thirri perseri ne ndihme, Musa i tha: “Ti je, me te vertete, ngucakeq i hapet”

[19] Dhe kur deshti ta sulmoje ate qe ishte armik i te dyve, ai i tha: “O Musa, a do te me mbysesh edhe mua sic e mbyte dje njeriun?” Ti do te zbatosh forcen ne toke, e nuk do te jesh nga pajtimtaret”

[20] Dhe nga skaji i qytetit erdhi vrap nje njeri dhe i tha: “O Musa, kryeparet bejne marreveshje te te vrasin, prandaj ik! Une, sinqerisht, te keshilloj”

[21] Dhe Musa doli nga qyteti i frikesuar, duke pritur me kurreshtje se cdo te ndodhe. “O Zot, tha – me shpeto nga mizoret!”

[22] Dhe kur u nis kah Medjeni, tha: “Mbase Zoti im do te me udhezoje rruges se drejte”

[23] Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shume njerez te cilet u jepnin uje kafsheve, e pak me larg pa dy femra, te cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju te dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim uje derisa te shkojne barinjte, - iu pergjegjen ato dyja – kurse baben e kemi shume te vjeter!”

[24] Ai u dha uje (kafsheve te tyre) e pastaj shkoi nen hije duke thene: “O Zoti im, une me te vertete kam nevoje per cfaredo qe te me japesh”

[25] Prandaj, i erdhi njera nga ato dyja, iu qas e turperueshme dhe i tha: “Te therret babai im qe te shperbleje per ate qe u dhe uje (kafsheve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi cka kishte perjetuar, i tha: “Mos kij frike, ke shpetuar nga njerezit kriminele”

[26] “O im at, tha njera prej tyre, - merre kete ne sherbim me page. Eshte me i miri prej atyre qe ke pas marre ne sherbim, i forte i besueshem”

[27] “Une deshiroj te te martoj me njeren nga keto dy vajzat e mia, - tha ai, - por qe te me sherbesh tete vjet; nese i ben dhjete, ajo eshte pune e vullnetit tend, une nuk deshiroj te te ngarkoj per kete. Ti do te shohesh, ne dashte All-llahu, se une jam i mire

[28] Ajo le te jete ndermjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat te plotesoj nga keta, nuk ka gje kunder meje, ndersa All-llahu garanton per kete qe themi ne”

[29] Dhe kur Musa e plotesoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa nje zjarr ne nje ane te Turit. “Pritni! – i tha familjes se vet, - kam verejtur nje zjarr, ndoshta do t’ju sjelle fare lajmi prej atje ose ndonje ure te ndezur qe te ngroheni”

[30] E kur erdhi te zjarri, dikush i thirri nga ana e djathte e lugines se bekuar me lisa: “O Musa, Une jam All-llahu, Zot i boterave

[31] Hudhe shkopin tend!” Dhe kur e pa se leviz si gjarper i shpejte, ai u kthye te ik, pa shikuar pas “O Musa, afrohu dhe mos u frikeso! Ti je me te vertete i siguruar

[32] Fute doren tende nen sjetullen tende, e te dale e bardhe pa asgje te keqe, dhe ashtu permbaju nga frika! Ato jane dy argumente nga Zoti yt per Faraonin dhe parine e tij; Ata jane, me te vertete, njerez te llahtarshem”

[33] “Zoti im, - tha, - une kam vrare nje njeri te tyre, andaj kam frike mos me vrasin edhe ata mua

[34] Me qe vellau im Haruni eshte me gojetar se une, nga gjuha; dergoje me mua edhe ate si mbeshtetje timen, te vertetoje fjalet e mia, sepse frikesohem mos te me quajne genjeshtar”

[35] Do te forcojme ty me vellaun tend, - tha Ai, - dhe te dyve do t’ju japim pushtet ashtu qe ata nuk do te guxojne t’iu afrohen juve. Ju te dy me argumentet tona, dhe ata qe do t’ju pasojne, jeni ngadhnjimtare”

[36] Dhe kur Musa ua solli argumentet tona te qarta, ata thirren: “Kjo eshte vetem nje magji e trilluar. Ne nuk kemi degjuar se ka ndodhur dicka e tille ne kohet e te pareve tane”

[37] Dhe Musa tha: “Zoti im e di mire ate, i cili sjell udhezime nga ana e tij dhe kush do te fitoje ne fund; tiranet me siguri nuk do te kene sukses”

[38] “O te medhenj, (pari) – u tha Faraoni, une uk di te keni ju zot tjeter pervec meje, e ti o Haman, mi piq tullat ne truall dhe ma nderto kullen te hip te Zoti i Musaut, sepse une mendoj se ai eshte me te vertete rrenacak!”

[39] Ai me ushtrine e tij ishin habitur kot, pa te drejte, ne kete dhe kane menduar se nuk do te kthehen te ne

[40] Prandaj, Ne e kapem ate dhe ushtrite e tij e i hudhem ne det; Dhe shiko se cfare ishte perfundimi i tiraneve

[41] I patem bere prijesa qe ftojne per ne zjarr, kurse ne diten e gjykimit atyre nuk do t’u ndihmohet

[42] Edhe ne kete bote i kemi percjelle me mallkim, ndersa ne boten tjeter do te hudhen ne zjarr

[43] Dhe Musaut Ne i dhame Liber, pasi qe i shfarosem breznite e meparme, te jete drite per njerezit dhe udhezim dhe meshire, ndoshta kujtohen mire

[44] Ti nuk ke qene ne anen perendimore, kur ia besuam Musaut profetesine, e nuk ke qene as deshmitar

[45] Mirepo ne kemi ngritur shume popuj qe kane jetuar gjate; dhe ti nuk ke qendruar midis popullit te Medjenit, t’u shpalosh fjalet Tona, por ne kemi qene ata qe dergojme profete si ty

[46] Ti nuk ke qene prane malit Tur kur thirrem, por kjo eshte meshire e Zotit tend t’i terheqesh vemendjen nje populli te cilit perpara teje nuk i ka ardhur ndonje qortues; ndoshta do te mbledhin mendjen

[47] Dhe te mos thone, kur t’i godite ndonje e papritur, te cilen e kane pergatitur (merituar) vete, “Zoti yne, pse nuk na ke derguar ndonje profet qe te pasojme argumentet tua dhe te jemi besitmare?”

[48] E kur prej nesh u deshmua e verteta, ata thane: “Pse nuk i eshte dhene ashtu njelloj sic iu dha Musaut?” Valle, a nuk e paten mohuar ata qysh me heret ate qe i qe dhene Musaut? Ata thone: “Dy magji te cilat permbajne njera-tjetren”, dhe shtojne – “Ne ne asnjeren nuk besojme”

[49] Thuaj: “Sillne ju nga All-llahu nje liber qe drejton ne rruge te drejte me mire se keta dy, do te kisha pranuar nese jeni te sinqerte”

[50] Po nese nuk te pergjigjen, dije se ata udheheqen vetem nga epshet e tyre. Valle, a kka humbur kush me keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhezimin e All-llahut? All-llahu, njemend, nuk do ta udhezoje drejt popullin tiran

[51] Kurse ne ua shpallim fjale per fjale, te tere, mbase do te mendojne

[52] Ata te cileve u kemi dhene Liber perpara ketij, i besojne

[53] Dhe kur u lexohet thone: “Ne i besojme atij, ai eshte, me te vertete, nga Zoti yne, ne edhe me heret kemi qene muslimane”

[54] Atyre do t’u jipet shperblim i dyfisht, per ate qe durojne dhe te keqen me te mire e kthejne, dhe shperndajne nga ajo (pasuri) qe u kemi dhene

[55] Dhe kur degjojne ndonje marrezi, i kthejne shpinen dhe thone: “Nnne veprat tona, e ju veprat tuaja. Paqa qofte mbi ju! Neve nuk na duhen injorantet”

[56] Ti s’ka dyshim se, nuk mund ta udhezosh drejt ate qe do ti, por All-llahu e udhezon drejte ate qe do Ai, dhe Ai i di mire ata te cilet do te shkojne rruges se drejte

[57] Ata thone: “Nese pasojme rrugen e drejte me ty do te jemi te perzene nga vendlindja jone”. Po ne a nuk u afrojme rastin te qendrojne ne vendin e shenjt te sigurt, ku si dhurate jona, derdhen fryte te ndryshme, por shumica sish nuk e dine

[58] Po sa vendbanime ne i kemi shkaterruar, banoret e te cileve kane qene te paarsyeshem ne jete!? Ja, ato jane shtepite e tyre! Pas tyre pak kush eshte vendosur ne to, te tjerat i trasheguam ne

[59] Dhe Zoti yt kurre nuk ka shkaterruar vendbanime deri sa ne kryeqytetin e tyre te mos dergonte nje profet, i cili ua tregonte argumentet tona. Dhe ne kemi shkaterruar vendbanime vetem atehere kur banoret e tyre ishin mizore

[60] Cdo send qe u eshte dhene jane vetem shije e stoli te jetes ne kete bote; kurse ajo qe eshte tek All-llahu, eshte me e mire dhe me e qendrueshme. Pse nuk mblidhni mendjen

[61] A eshte njelloj ai te cilit i kemi premtuar shperblim te mire dhe qe do ta marre, dhe ai, te cilit i kemi mundesuar te kenaqet ne kete jete, kurse ne Diten e gjykimit, do te hudhet ne zjarr

[62] Dhe ate dite kur i therret dhe thote: “Ku jane ata qe i konsideronit shoke te mi?”

[63] Ata, tek te cilet do te vertetohet fjala (zbatohet denimi) do te thone: “Zoti yne, keta jane qe i shpiem ne rruge te shtrember; i kemi shpjere ne rruge te shtrember se edhe vete kemi qene ne rruge te shtrember. Ne para teje e heqim ate barre. Ata nuk na kane adhuruar vetem neve”

[64] Do t’u thuhet: “Thirrni hyjnite tuaja!” Ata do t’i therrasin, por ato nuk do tu pergjigjen dhe do te perjetojne vuajtjen. Sikur t’ishin ne rruge te drejte

[65] dhe ate dite kur i therret dhe u thote: “C’ju keni pergjegjur profeteve?”

[66] Atehere ata nuk do te dine cka te pergjigjen, andaj as qe do ta pyesin njeri-tjetrin

[67] Nderkaq, kush pendohet dhe beson e ben vepra te mira, ai ndoshta eshte nga te shpetuarit

[68] Zoti yt krijon cka te doje deh Ai zgjedh. Ata nuk kane te drejte te zgjedhin. Qofte lavderuar All-llahu dhe qofte shume larte prej atyre qe i behen shok

[69] Zoti yt e di ate cka fshehin ne zemrat e tyre dhe ate qe ata e shfaqin haptazi

[70] Se Ai eshte All-llah, nuk ka tjeter Zot pervec Atij; Atij lavdi i qofte ne kete dhe ne boten tjeter! Vetem Ai vendos dhe tek Ai do te kthehemi

[71] Thuaj: “A keni pare (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bere naten te pambarim, deri ne Diten e gjykimit, cili Zot, pervec All-llahut, do t’ju jepte drite? A nuk merrni vesh?”

[72] Thuaj: A keni menduar se sikur All-llahu t’ua bente diten te perjetshme deri ne Diten e gjykimit, cili Zot, pervec All-llahut, do t’iu jepte nate kur do te pushoni? A nuk e shihni

[73] Nga meshira e tij ju ka bere naten dhe diten qe te pushoni ne te, dhe nga miresia e tij te perfitoni dhe te jeni mirenjohes”

[74] Dhe ate dite kur ai i therret dhe u thote: “Ku jane shoket e mi qe m’i shpifni ju”

[75] Nga secili popull do te sjellim deshmitare dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atehere, do te kuptojne se e verteta eshte per All-llahu, kurse ajo qe trillojne larg tyre

[76] Karuni ka qene nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (ate popull), dhe ne i patem dhene aq pasuri sa celesat e tij me veshtiresi i kane bartur disa vete te forte; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata qe jane shume te gezuar

[77] Dhe perpiqu me sa te ka dhene All-llahu te fitosh boten tjeter, por mos e harro as pjesen tende (pergjegjesine tende) ne kete bote dhe ben mire, si te ka be ty mire All-llahu, e mos ben crregullime ne Toke, sepse All-llahu nuk i do ata qe bejne crregullime”

[78] Ai tha: “Ajo qe me eshte dhene, me eshte dhene me dijen time”. A nuk e ka digur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popujt te cilet kane qene me te forte se ai (Karuni) a edhe me te pasur. Prandaj mekataret as qe do te merren ne pyetje per mekatet e veta

[79] dhe doli para popullit te vet me stolite e tij, e ata te cilet adhuronin jeten e kesaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne te kishim ate qe iu dha Karunit! Ai eshte, njemend, fatlum”

[80] “Te mjeret ju – thoshin te diturit. Per ate qe beson dhe ben vepra te mira, me i mire eshte shperblimi i All-llahut, por do t’u jipet vetem durimtareve”

[81] Dhe ne, ate dhe pallatin e tij, e shafitem ne dhe dhe askush nuk ka mundur t’i ndihmoje pervec All-llahut, e as vet s’ka mund t’i ndihmoje vetvetes

[82] Ndersa, ata te cilet, dje, deshironin te jene ne vend te tij, filluan te thone: “A nuk shihni se All-llahu i jep pasuri dhe ia mungon atij qe do Ai nga roberit e vet. Sikur All-llahu te mos na kishte dhuruar meshiren e vet, edhe nese do te na kishte shafitur ne toke. A nuk e shihni se mohuesit kurre nuk do te kene suksese?”

[83] Ate, boten tjeter, do t’ia japim atyre te cilet nuk lakmojne madheshtine ne kete bote as duan crregullime, se ardhmeria eshte e atyre qe i frikesohen All-llahut

[84] Kush ben mire, do te kete shperblim edhe me te mire per ate, kurse ai qe ben keq – natyrisht, ata qe bejne keq do te denohen vetem sipas asaj qe kane punuar

[85] Ai i cili ta shpalle Kur’anin, me siguri do te ktheje ty ne boten tjeter. Thuaj: Zoti im e di me mire kush eshte ne rruge te drejte e kush eshte ne humbje te qarte”

[86] Ti nuk ke shpresuar se do te shpallet Libri, por, ai te eshte shpallur si meshire e Zotit tend; andaj mos jij assesi mbeshtetje per mosbesimtaret

[87] Dhe mos te shmangin ata ne asnje menyre nga fjalet e All-llahut, pasi qe te jene shpallur, dhe lute Zotin tend e mos jij kurrsesi nga politeistet

[88] Dhe mos lut (adhuro), pervec All-llahut, tjeter Zot! Nuk ka Zot pervec Atij! Te gjithe, pervec Atij, do te zhduken. Ai vendos dhe tek Ai do te ktheheni

Merimanga (El-Ankebut)

Surah 29

[1] Alif Lam Mim

[2] A mendojne njerezit se do te lejohen te thone “ne besojme” e te mos vihen ne sprove

[3] Ne i kemi vene ne sprove edhe perpara tyre, se All-llahu me te vertete i di ata qe flasin te verteten dhe ata qe genjejne

[4] A mendojne, ata, te cilet, bejne vepra te keqija, se do te na shpetojne (fshihen)? Sa keq po gjykojne

[5] Kush shpreson te takohet me All-llahun – me siguri Dita e premtuar do te vije; Ai i degjon te gjitha dhe di shume

[6] Ai qe lufton, ben lufte per vete, sepse All-llahu, pa dyshim, eshte i pasur edhe pa te tjeret

[7] Atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, pa dyshim do t’ua mbulojne sjelljet e tyre te keqija, kurse per veprat qe i kane bere, me siguri, do t’i shperblejne me shperblim me te mire

[8] Ne e kemi porositur njeriun te sillet mire ndaj prinderve te vet, por, nese ata te shtrengojne qe Mua te me besh ndonje shok, per cka ti nuk di asgje, atehere mos i degjo! Te une do te ktheheni dhe Une do t’ju informoj se cka keni punuar

[9] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, pa dyshim do t’i radhisim nder te miret

[10] Ka njerez qe thone: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e peson per hire te All-llahut, ngatrresen e njerezve e trajton si denim te All-llahut. Po nese vjen ndonje fitore nga Zoti yt, me siguri ata do te thone: “Ne kemi qene me ju!” Valle, a nuk e di All-llahu se c’ka ne kraheroret e njerezve

[11] All-llahu gjithsesi i njeh ata qe kane besuar, por i di me siguri edhe hipokritet

[12] Mosbesimtaret u thone atyre qe kane besuar: “Pasoni ju rrugen tone se mekatet tuaja do t’i bartim ne!” Mirepo, ata s’do t’ua bartin asnje mekat te tyre, ata vetem genjejne

[13] Ata me siguri do te bartin barren e vet, por bashke me te edhe shume te tjera, dhe pa dyshim per ate qe shpifin ne diten e gjykimit, do te merren ne pyetje

[14] Ne ia derguam Nuhin popullit te vet ku ai kaloi me ta njemije pa pesdhjete vjet, e pastaj i mbuloi vershima e ujit si mizore

[15] Por ne e shpetuam ate dhe ata qe ishin ne anije, dhe kete e beme argument per tere boten

[16] Edhe Ibrahimi i thoshte popullit te vet: “Faluni vetem All-llahut dhe vetem Atij frikesohuni, ajo eshte me se miri, ta dini”

[17] Ju adhuroni, ne vend te All-llahut, idole dhe trilloni genjeshtra. Ata te cilet ju, ne vend te All-llahut, i adhuroni, nuk kane mundesi t’ju furnizojne; Pra kerkoni furnizim prej All-llahut, adhurone dhe falenderoni Atij! Tek Ai do te ktheheni

[18] E ne qofte se ju pergenjeshtroni, po edhe para jush popujt kane pergenjeshtruar, kurse Profeti s’ka tjeter (detyre) perpos te predikoje haptazi

[19] A nuk e shohin ata se All-llahu ze fillin e krijimit, pastaj e perserit ate; per All-llahun kjo eshte, vertet, lehte

[20] Thuaj: “Udhetoni neper bote dhe shikoni se si e ka filluar te krijuarit, qe pastaj, ate, All-llahu e rikrijon. Me te vertete All-llahu eshte i forte per cdo gje

[21] Denon ate qe do dhe meshiron ke te doje, dhe Atij do t’i dorezoheni

[22] Ju nuk jeni mrekulli as ne toke as ne qiell, dhe ju nuk keni, pervec All-llahut, mbrojtes as ndihmes

[23] Kurse ata qe mohuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Te, ata i kane cuar duart nga meshira ime – dhe ja, ata i pret denim i dhembshem

[24] Kurse pergjigja e popullit ishte vetem: “Vrajeni ose digjeni!” Por All-llahu e shpetoi nga zjarri. Ketu ka, njemend, argumente per popullin qe beson

[25] “Ju, tha ai, ne vend te All-llahut, nga dashuria juaj ndaj kesaj bote, keni perqafuar idolet, e pastaj, ne Diten e gjykimit nuk do t’i besojne njeri-tjetrit dhe do ta mallkojne njeri-tjetrin. Vendbanimi juaj do te jete zjarri dhe askush nuk do t’iu ndihmoje”

[26] Atij (Ibrahimit) i besoi vetem Luti dhe tha: “Une po shperngulem atje ku me urdheron Zoti im, sepse Ai eshte, me te vertete, i fuqishem, i urte”

[27] Dhe ne i falem atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhesve te tij u dhame profetesi dhe Liber; dhe atij i kemi dhene shperblim ne kete bote, kurse ne boten tjeter, me siguri, do te jete nga te miret

[28] Edhe Lutin qe i tha popullit te vet: “Ju beni amoralitet qe perpara jush askush ne bote nuk e ka bere

[29] A me meshkujt keni kontakt seksual duke i sulmuar ne rruge? Dhe ne tubimet tuaja beni mbrapshti?” pergjigja e popullit te tij eshte: “Le te na godase denimi i All-llahut nese flet te verteten”

[30] “Zoti im! – tha ai, - me ndihmo kunder popullit shkatrrimtar!”

[31] Dhe kur te derguarit tone i sollen Ibrahimit lajmin e gezueshem, i thane: “Ne do t’i shfarosim banoret e ketij qyteti, sepse banoret e tij jane kriminele

[32] “Aty eshte Luti, tha (Ibrahimi). “Ne e dime shume mire kush eshte aty, i thane ata. Ne ate, dhe familjen e tij, do ta shpetojme, pervec gruas se tij. Ajo do te mbes me ta”

[33] Dhe kur i erdhen Lutit te derguarit tane, ai per shkak te tyre u shqetesua dhe u ngushtua. “Mos ke frike as mos u ben merak, i thane ata – ne ty dhe familjen tende do ta shpetojme, pervec gruas tende; ajo do te mbese me ta

[34] Kurse mbi banoret e ketij qyteti, per shkak se jane mbrapshtane, do te leshojme denim te tmerrshem nga qielli”

[35] Dhe prej tij kemi lene gjurme te qarta per ata qe kane mendjennnn

[36] Kurse ne medjen vellaun e tyre Shuajbin, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetem All-llahun dhe shpresoni per Diten e fundit, ndersa ne toke mos beni ngaterresa!”

[37] E pergenjeshtruan, prandaj i perfshiu dridhja dhe gdhine te ngrire ne shtepite e tyre

[38] Kurse Adit dhe Themudit – mbeturinat e shtepive te tyre duken qarte – djalli ua zbukuronte veprat e tyre, - andaj edhe pse i shihnin, i largoi prej rruges se drejte

[39] Edhe Karunit, Faraonit dhe Hamanit, Musa u solli argumente te qarta, por ata treguan mendjemadhesi ne toke, mirepo nuk shpetuan (prej denimit)

[40] Dhe te gjithe i kemi denuar sipas mekateve te tyre: disa i shfarosem me furtune perplote rere, disave u leshuam nje ze te tmerrshem, disa i shafitem ne toke, kurse disa i permbytem. Atyre nuk u ka bere All-llahu padrejtesi, por ata i bene krim vetvetes

[41] Shembulli i atyre te cilet, pervec All-llahut, marrin mbrojtes i ngjajne shembullit te marimanges; Ajo i thure vetvetes shtepi, por ne te vertete shtepia me e dobet eshte shtepia e marimanges, ta dini

[42] All-llahu e di mire se kujt, ne vend te tij, i falen ata, por Ai eshte i forte, i urte

[43] Ata shembuj ne ua paraqesim tere njerezve, or i kuptojne vetem ata qe dine

[44] All-llahu me arsye i ka krijuar qiejt dhe token; Ne ta, me te vertete ka argument per besimtaret

[45] Prediko ckado qe te shpallet nga Libri dhe kryeje faljen! Falja me te vertete te pengon nga amorali dhe nga cdo gje e keqe; te permendurit (falja) e All-llahut eshte me e madhe, nderkaq All-llahu e di se cka beni

[46] Dhe me ithtaret e Librit diskutoni ne menyre me te mire, pervec atyre te cilet jane tirane, dhe thuani: “Ne besojme ne ate qe na shpallet neve dhe ne ate qe u eshte shpallur juve, se Zoti yne dhe Zoti juaj eshte – Nje, dhe ne atij i dorezohemi”

[47] Gjithashtu ne ty te shpallem Librin, por disa prej tyre te cileve u kemi dhene Liber, i besojne ketij, por edhe prej ketyre ka qe i besojne. Keshtu pra argumentet tona i kontestojne vetem mosbesimtaret

[48] Ti nuk e ke lexuar asnje liber para ketij, as qe e ke shkruar me doren tende te djathte, sepse do te dyshonin ata qe flasin genjeshtra

[49] Keto jane argumente te qarta ne zemrat e atyre te cileve u eshte dhene dituria; sepse argumentet tona vetem tiranet i kontestojne

[50] Dhe thone: “Pse nuk i eshte derguar nga Zoti i tij ndonje mrekulli?” Thuaj: “Mrekullite jane vetem te All-llahut, kurse une jam vetem predikues i hapte”

[51] A nuk u mjafton atyre qe Ne te kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Ne ate ka, me siguri, meshire e mesim per popullin i cili beson

[52] Thuaj: “All-llahu mjafton per deshmitare njdermjet meje dhe juve. Ai e di cka ka ne qiej dhe ne toke; ndersa ata qe besojne ne genjeshtra e nuk i besojne All-llahut, - ata jane te humbur

[53] Ata kerkojne prej teje qe sa me pare t’u arrije denimi. Po te mos ishte afati i caktuar per ate, denimi do t’u kishte arritur – dhe do t’i arrije me siguri, befasisht, qe ata te mos e hetojne fare

[54] Ata kerkojne prej teje shpejtimin e denimit, por xhehennemi do t’i perfshije, me siguri, te gjithe mosbesimtaret

[55] Ate dite kur ata t’i perfshije vuajtja prej lart dhe prej nen kembe, ai do t’u thote: “Shijone ate qe keni punuar”

[56] O njerez te mi, qe besoni, toka ime eshte e gjere, prandaj, me adhuroni vetem mua

[57] Cdo gjallese do ta shijoje vdekjen, pastaj do te ktheheni tek une

[58] Ata qe besojne dhe kryejn vepra te mira, do t’i vendosim ne kende te xhennetit ku rrjedhin lumenj. Aty do te qendrojne pergjithmone. Sa shperblim i mire i pret ata qe punojne

[59] Ata qe kane duruar dhe kane pasur mbeshtetje ne Zotin e tyre

[60] Sa gjallesa ka qe nuk grumbullojne ushqim per vete! All-llahu i ushqen ata edhe juve! Ai degjon dhe di cdo gje

[61] E nese i pyet “Kush i ka krijuar qiejt dhe token, kush i ka nen urdher diellin dhe Henen?” me siguri do te thone “All-llahu”. Po ku shkojne pra

[62] All-llahu u jep ushqim (furnizon) kujt te doje, nga roberit e vet, e dikuj ia shkurton; All-llahu, vertete, eshte i gjithedijshem

[63] Po nese i pyet “Kush e leshon shiun nga qielli, me cka e ringjalle token e vdekur?” Me siguri do te thone: “All-llahu”, ti thuaj: “Lavdi All-llahut! Por shumica prej tyre nuk mendojne”

[64] Jeta ne kete bote s’eshte kurrgje tjeter pervec zbavitje dhe loje, vetem bota tjeter eshte jete e vertete, sikur ta dinin

[65] Kur hipin ne anije i luten All-llahut me sinqeritet, por kur i shpie (shpeton) ne toke, menjehere, behen politeiste

[66] Le te mos besojne ne ate qe u kemi dhene dhe le te kenaqen! Do ta marrin vesh

[67] A nuk e kane pare se Haremin e kemi bere te sigurt, ndersa gjithkund perreth grabitet dhe plackitet? Kurse besojne ne genjeshtra dhe mohojne dhuntine e All-llahut

[68] Kush eshte me tiran se ai i cili per All-llahun trillon genjeshtra ose pergenjeshtron te verteten pasi t’i vije? A nuk eshte vendbanimi i pabesimtareve ne xhehennnem

[69] Ata te cilet bejne lufte per ne, Ne do t’i drejtojme me siguri rrugeve tona; nderkaq All-llahu eshte me te vertete ne anen e bamiresave

Rumët (Er-Rum)

Surah 30

[1] Alif Lam Mim

[2] Bizantinet u muden

[3] Ne token me te afert, por ata, pas humbjes se tyre, do te ngadhnjejne

[4] Per disa vjet, eshte vendim i All-llahut, me heret a me vone, dhe atehere besimtaret do te gezohen

[5] Per ndihmen e All-llahut, Ai ndihmon ke te doje, Ai eshte i fuqishem dhe i gjithmeshirshem

[6] Eshte premtim i All-llahut, kurse All-llahu nuk e mohon premtimin e vet, por shumica e njerezve nuk e dine

[7] Ata dine vetem anen e jashtme te jetes ne kete bote, ndersa per boten tjeter jane indiferente

[8] E nuk mendojne per vetveten. All-llahu me plot arsye krijoi qiejt dhe token dhe cka ka ndermjet tyre ne kohe te caktuar; por humica nga njerezit nuk besojne ne takimin me Zotin e tyre

[9] A nuk kane udhetuar neper bote e te shohin si kane perfunduar ata para tyre? Ishin me te forte se keta, kurse token e kane leruar dhe punuar me teper se sa e punojne keta, ndersa profetet e tyre u akne sjelle argumente te qarta; All-llahu nuk u ka bere padrejtesi, vetvetes i kane bere mizori

[10] Ata qe kane bere keq perfundojne me denimin me te tmerrshem, per shkak se jane tallur dhe i kane mohuar fjalet e All-llahut

[11] All-llahu ze fillin e krijimit. Ai kete e perserit dhe ne fund tek Ai do te ktheheni

[12] Ate dite kur te vije momenti i fundit mekataret do te humbin cdo shprese

[13] Shoket e tyre nuk do te ndermjetesojne, kurse ata per shkak te tyre mbeten mosbesimtare

[14] Ate dite, kur te vije momenti i fundit, njerezit do te ndahen

[15] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, do te gezohen ne nje xhennet

[16] Ndersa ata te cilet i kane mohuar dhe i kane pergenjeshtruar ajetet tona dhe kane injoruar ballafaqimin me boten tjeter, ata do te hudhen ne mundime

[17] Pra qofte lavderuar All-llahu sa here qe ju ze nata dhe sa here qe ju gedhije dita

[18] Qofte lavderuar ne qiej dhe ne toke, dhe ne mbremje e ne dreke

[19] Ai krijon te gjallen nga e vdekura dhe te gjallen e kthen ne jo te gjalle; Ai ringjalle token pas vdekjes se saj. Ashtu do te jeni edhe ju

[20] Nje nga argumentet e tij eshte ajo qe ju krijon nga dheu, e kur beheni njerez shperndaheni gjithkund

[21] Edhe nje argument tjeter i tij eshte se ai, nga lloji juaj, krijon bashkeshorte qe te gjeni prehje prane tyre dhe ndermjet jush mbjell dashuri dhe meshire. Ky, me te vertete, eshte argument per njerezit qe meditojne

[22] Nga argumentet e tij eshte edhe krijimi i qiejve dhe tokes, llojllojshmeria e gjuheve tuaja edhe e ngjyrave tuaja; keto jane, njemend, mesime per ata qe dine

[23] Edhe nje tjeter argument i tij eshte gjumi juaj naten dhe diten, edhe insistimi juaj te fitoni dicka nga miresia e tij; keto jane njemend mesime per njerezit qe degjojne

[24] Eshte edhe nje tjeter argument i tij, ai qe u tregon vetetimen edhe per frike edhe per shprese; leshon edhe shiun nga qielli dhe me te e ngjalle token pas vdekjes se saj. Keto jane, pa dyshim, mesime per njerezit qe kuptojne

[25] Edhe nje argument tjeter i tij eshte, ekzistimi i qiellit dhe tokes me vullnetin e tij. Pastaj sapo t’ju therrase, vetem me nje te thirrur, ju do te dilni menjehere nga toka

[26] Te atij jane krejt c’ka ne qiej dhe ne toke? Atij i perulet cdo gje

[27] Ai eshte i cili ze fillin e krijimit e pastaj ate e perserit dhe per ate kjo eshte e lehte. Ai eshte shembulli me i lartemadherishem ne qiej dhe ne toke; Ai eshte i forte dhe i urte

[28] Ai ju jep shembull nga vet ju; a jane ata, qe i keni ju ne disponim, te barabarte me ju ne ate qe ne ju japim, e ne kete jeni te njejte; ju u frikesoheni atyre si frikesoheni per njeri-tjetrin. Ja, ne ashtu njerezve te cilet mendojne hollesisht ia shpjegojme argumentet tona

[29] Por mosbesimtaret e pavetedijshem pasojen epshet e veta, po kush do te udhezoje ate qe All-llahu e ka humbur? Atyre nuk mund t’u ndihmoje askush

[30] Ti drejtohu me fytyre kah feja jote si besimtar i vertete, fese se All-llahut, ndaj se ciles ai ka krijuar edhe njerezit. Nuk ka zevendesim per krijesen e All-llahut, sepse ajo eshte fe e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine

[31] Duke iu drejtuar Atij frikesohuni dhe faleni namazin dhe mos u beni politeiste

[32] Nga ata te cilet kane percare fene e tyre dhe jane ndare ne fraksione; secila pale eshte e kenaqur me ate te veten

[33] Por kur njerezit i prek ndonje e keqe, ata me perulje i drejtohen Zotit te tyre, e pastaj kur ai u mundeson te shijojne meshiren e tij, menjehere nje grup Zotit te tyre i konsiderojne shok tjeter (te barabarte)

[34] Per ta mohuar ate qe ne u kemi dhene. Ani, kenaquni se do ta merrni vesh

[35] A u kemi shpallur ndonje argument qe flet lidhur me ate qe ma bejne shok

[36] Kur u mundesojme njerezve te shijojne meshiren ata i gezohen asaj, e kur i godit ndonje e keqe, te cilen e kane bere me duart e tyre, menjehere demoralizohen

[37] Valle, a nuk e shohin se All-llahu i jep ushqim me shumice atij qe do Ai dhe ia shkurton. Ne kete, vertet ka argumente per njerezit qe besojne

[38] Prandaj, jepja te afermit te drejten e vet dhe te varferit e udhetarit! Kjo eshte me mire per ata qe deshirojne te jene te afert tek All-llahu. Ata do te jene te shpetuar

[39] Kurse ate qe e jepni te rritet me (kamate) te hollat e te tjereve, tek All-llahu nuk do te rriten, e cka e jepni per zeqate me deshire qe t’i afroheni All-llahut, e po ata jane qe i shumefishojne veprat e tyre

[40] All-llahu eshte i cili ju krijon dhe ju furnizon; mandej ua merr jeten dhe prape ju ringjalle. A keni ndonje hyjni tuajen qe mund te beje dicka si kjo? Qofte lartesuar Ai dhe shume lart mbi ata qe ia konsiderojne si shoke

[41] Per shkak te asaj qe punojne njerezit u be tollovi edhe ne toke edhe ne det, qe t’u beje te mundshme te shijojne dicka nga ajo qe kane punuar; ndoshta kthehen (permiresohen)

[42] Thuaj: “Udhetoni neper bote dhe shikoni se cfare pasojash paten ata para jush. Shumica sish kane qene politeiste”

[43] Prandaj, para se te vije dita kur prej All-llahut nuk ka kthim prapa, ti kthehu kah feja e vertete. Atehere ata do te ndahen

[44] Kush ka mohuar, - mohimin e ka kunder vetes, ndersa kush ka bere vepra te mira – ka pergatitur djep (xhennet) per vete

[45] Ashtu qe Ai do t’i shperbleje nga miresia e vet ata te cilet kane besuar dhe kane bere vepra te mira; Nuk ka dyshim se Ai nuk i do mosbesimtaret

[46] Nga argumentet e tij eshte edhe dergimi i ererave si bartes te lajmeve te mira qe t’ju mundesoje te shijoni meshiren e tij; Edhe anijet lundrojne me vullnetin e tij, dhe qe te fitoni nga miresia e tij, mbase do te jeni mirenjohes

[47] Edhe para teje popujve i kemi derguar profete te tyre, dhe ata u kane sjelle fakte te qarta, andaj ata qe bene krime i denuam; Se e drejta jone ishte t’i ndihmojme besimtaret

[48] All-llahu eshte ai i cili dergon ererat, kurse keto cojne rete dhe Ai i shperndan neper qiell si te doje vete, dhe i ndan ne pjese; nderkaq ti sheh shiun si bjen prej tyre; dhe kur Ai ua con roberve te vet, kujt te doje, ata mbushen plot gezim

[49] Kurse para se te binte te ata kane qene shpresehumbur

[50] Prandaj, shiko gjurmet e meshires se All-llahut si e ringjall token pasi te kete vdekur! Ai, me te vertete, edhe te vdekurit i ngjalle. Ai, ka fuqi per cdo gje

[51] Dhe po te dergojme nje ere e ta shohin ata se gjithcka eshte zbehur, ata, sigurisht, edhe pas kesaj do t’i mohojne

[52] Ti nuk mund t’i therrasesh te vdekurit, e as te shurdhet t’i lusish pasi qe ta kthejne shpinen

[53] Dhe ti nuk je udherrefyes i te verberve nga mashtrimi i tyre. Ti je vetem per ata te cilet u besojne fakteve tona. E ata jane muslimane

[54] All-llahu eshte ai i cili u ka krijuar nga nje qenie e dobet e pastaj, pas pafuqishmerise, u ben te forte, dhe pas forces u ben te lodhur dhe te plakur. Ai krijon cka te doje; Ai eshte i gjithedijshem i gjithfuqishem

[55] Dhe ate dite kur te vije momenti (i ringjalljes), mekataret do te betohen se ne varre kane qendruar vetem nje moment te shkurter. Keshtu ata bejne trillime

[56] E ata te cileve u eshte dhene dijeni e besim, do te thone: “Ju keni qendruar sipas caktimit te All-llahut deri ne diten e ringjalljes – dhe ja, kjo eshte dita e ringjalljes, vetem se ju nuk e keni ditur”

[57] Ate dite atyre te cilet kane bere krime ndaj vetes s’u ben dobi arsyetimi dhe prej tyre nuk kerkohet te pendohen

[58] Ne kete Kur’an ne u afrojme njerezve shembuj te llojllojshem, kurse ti sikur t’u sillesh atyre ndonje mrekulli, ata qe nuk besojne, prape do te thone: “Ju vetem genjeshtra keni!”

[59] Ja, keshtu All-llahu, vulos zemrat e tyre qe nuk dine

[60] Por ti jij i durueshem! Premtimi i All-llahut eshte me te vertete i sakte dhe ne asnje menyre mos te dobesojne ata te cilet nuk jane te bindur

Llukmani (Llukman)

Surah 31

[1] Alif Lam Mim

[2] Keto jane ajete te Librit me urtesi

[3] Udherrefim e meshire per mireberesit

[4] Te cilet kryejne namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojne me bindje ne boten tjeter

[5] Ata jane te udhezuar ne rruge te drejte nga Zoti i tyre dhe vetem ata do te shpetojne

[6] Ka njerez te cilet blejne gjepura per zbavitje, pa e ditur, qe ta largojne nga rruga e All-llahut dhe ta marre (Kur’anin) si objekt per tallje. Ata me siguri i pret denim i turpshem

[7] Kur ndonjerit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogance kthen kryet ne anen tjeter, sikur nuk i ka degjuar; si te jete i shurdher, prandaj pergezoje per mundim te padurueshem

[8] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, me te vertete, i presin kopshte te kenaqesise

[9] Aty do te jene pergjithmone. Premtimi i All-llahut eshte i vertete se Ai eshte i forte e i urte

[10] Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse neper toke ka vendosur male te palevizshme qe te jete stabile dhe ka shperndare neper te gjallesa te te gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi leshuar nje uje (shiun) dhe me te kemi bere te mugullojne neper toke cifte fisnike

[11] Kjo eshte veper e All-llahut. Pa me tregoni se cka kane krijuar te tjeret pervec Tij? Asgje! Porse mizoret jane ne humbje te qarte

[12] Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtesine; “Jij mirenjohes All-llahut! Kush falenderon ate, e ben per vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu eshte njemend i pasur dhe i denje per falenderim”

[13] Kur Llukmani i tha birit te vet duke e keshilluar: “Biri im, mos i ben shok All-llahut! Politeizmi eshte, me te vertete, krim i madh

[14] Ne e kemi porositur njeriun per prinderit e vet – se nena e vet e ka bartur ne dem te shendetit te saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjeteve. – Te jesh mirenjohes ndaj meje dhe prinderve tu! Tek une do te ktheheni

[15] Po nese te nxisin qe tjeterkend ta konsiderosh te barabarte me mua, ate qe ti nuk e di, ti mos i degjo, por ndaj tyre sillu me zemergjeresi ne kete bote dhe paso rrugen e atij i cili me drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek une do te ktheheni dhe do t’ju informoj se cka keni punuar

[16] “O biri im! Mire e keq, qofte ajo sa kokrra e unthit, qofte ne qiej, ne shkrepa a ne toke, All-llahu do ta nxjerre ne drite, se All-llahu eshte i bute dhe i informuar

[17] O biri im! Fale namazin dhe urdhero te behen vepra te mira e ndalo nga veprat e keqia; Perballo me durim ckado qe te gjen! Kjo eshte me te vertete detyre themelore

[18] Dhe mos ua kthe njerezve fytyren tende dhe rruges mos ec kryelarte e me arrogance, se All-llahu nuk e do arrogancen e lavderacin

[19] Jij i matur ne ecje dhe ule zerin, se me te vertete zeri me i pakendshem eshte zeri i gomarit!”

[20] Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundesuar te shfrytezoni gjithcka ka ne qiej dhe ne toke dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Nderkaq, ka njerez te cilet polemizojne per All-llahun, pa pasur dijeni as udherrefim e as liber te ndritshem

[21] Por kur u thuhet: “Pasoni ate qe ua ka shpallur All-llahu”, thone: “Jo, ne pasojme ate ne cka i kemi gjetur prinderit tane”. Madje edhe atehere kur djalli i fton per denim me flake

[22] Ai i cili i dorezohet krejtesisht All-llahut, por qe eshte edhe bemires, eshte kapur per lidhje me te forte. Perfundimi i te gjitha ceshtjeve i takon All-llahut

[23] Ndersa, ai qe nuk beson, ani, ty mos te pikelloje mosbesimi i tij. Te ne do te kthehen te jgithe dhe ne do t’i informojme se c’kane punuar. Me te vertete All-llahu e di se cka fshihet ne kraheror

[24] Ne atyre u japimpak kenaqesi e pastaj i fusim ne denim te rende

[25] Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe token?! Me siguri do te thoshin: “All-llahu!” Ndersa, ti thuaju: “Qofte lavderuar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dine

[26] Te All-llahut jane gjithe c’ka ne qiej dhe ne toke! All-llahu eshte me te vertete me begati te lavderueshme

[27] Sikur gjithe lisat ne toke te jene lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtate dete, nuk do te permblidheshin dot fjalet e All-llahut, All-llahu eshte, pa dyshim, i fuqishem dhe i urte

[28] Krijimi juaj dhe ringjallja juaj eshte si e nje krijese te vetme. Me te vertete All-llahu degjon dhe sheh shume

[29] A nuk e sheh se All-llahu e ben naten dite dhe diten anate; ka nenshtruar Diellin dhe Henen – secili leviz ne afat te caktuar. All-llahu eshte i informuar mire se cka punoni

[30] Kjo per shkak se All-llahu eshte e verteta, kurse ata te cileve u luten ne vend te atij, jane genjeshtra dhe se All-llahu eshte i madh dhe i madherishem

[31] A nuk sheh se anijet lundrojne detit me dhunti te All-llahut per t’iu treguar juve argumentet e veta? Me te vertete ne kete ka argumente per te gjithe ata qe durojne dhe jane mirenjohes

[32] Por kur ndonje vale i mbulon si hije, i luten All-llahut me sinqeritet e besim te plote, ndersa sapo i shpeton ne toke, vetem disa i mbesin mirenjohes. Pra, argumentet tona i mohon vetem tradhtari, jomirenjohesi

[33] O njerez, ruajuni Zotit tuaj dhe frikesohuni Dites kur prindi nuk do te kete dobi prej femijes se vet aspak, por as femija nga prindi i vet. Premtimi i All-llahut eshte i vertete, andaj le te mos u mashtroje jeta ne kete bote dhe le te mos u mashtroje djalli ne besimin ne All-llahun

[34] Pa dyshim vetem All-llahu e di kur do te jete kijameti. Ai leshon shiun dhe vetem Ai di se cka ka ne barqe te nenave, kurse njeriu nuk e di se cka do te beje neser dhe askush nuk e di se ne cfare vendi dot e vdese. All-llahu me siguri e di dhe eshte i informuar per gjithcka

Sexhdeja (Es-Sexhde)

Surah 32

[1] Alif La mim

[2] Shpallja e Librit, nuk ka aspak dyshim ne te, eshte nga Zoti i te gjitha boterave

[3] Anipse ata thone: “Ai e trillon ate”. Jo, ai eshte vertete prej Zotit tend qe te therrasesh nje popull, te cilit para teje nuk i ka ardhur askush ta therrase, mbase do te shkoje rruges se drejte

[4] All-llahu eshte Ai i cili ka krijuar qiejt dhe token dhe cka ka ndermjet tyre, per gjashte dite, e pastaj mbizoteroi kozmosin. Ju, pervec atij, nuk keni mbrojtes as ndermjetes. A nuk po kujtoheni

[5] Ai i koordinon te gjitha ceshtjet prej qielli deri ne toke, e pastaj te gjithe Atij do t’i shkojne ne diten e cila, sipas llogaritjes tuaj, zgjate nje mije vjet

[6] Ai eshte i cili di te padukshmen dhe te dukshmen; i forti dhe i gjithmeshirshmi

[7] I cili krijon cdo send ne menyre te persosur dhe zuri fillin e krijimit te njeriut nga balta

[8] Kurse pasardhesit e tij i beri prej nje pike uji

[9] Pastaj e formeson dhe i jep nga forca e vet jete. Ai ju pajis me te degjuarit, te pamurit dhe me zemer, porse ju fare pak e falenderoni

[10] Ata thone: “Valle, a kur te zhdukemi nen toke, perseri do te krijohemi?” Pra ata nuk besojne se do te dalin para Zotit te tyre

[11] Thuaju: “Engjelli i vdekjes, i cili eshte i autorizuar per ate, do t’ju marre shpirtin e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj”

[12] T’i kishe pare mekataret se si ulin kokat para Zotit te tyre, “O Zoti yne, pame dhe degjuam, andaj na kthe te bejme vepra te mira. Ne me te vertete jemi te bindur”

[13] Te kishim dashur, secilin njeri do ta kishim udhezuar ne rruge te drejte, porse une kam thene te verteten, e gjithsesi do ta mbush xhehennemin me xhind dhe njerez

[14] Andaj shijone ate qe e kishit harruar se keni per t’u ballafaquar me kete dite. Edhe Ne ju kemi harruar, prandaj ju shijone denimin e perjetshem, ashtu si e keni bere

[15] Fakteve tona u besojne vetem ata te cilet kur u terhiqet verejtja atyre bien ne sexhde dhe e madherojne Zotin e tyre, e lavderojne dhe nuk jane arrogante

[16] Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit te tyre me frike e respekt, shperndajne nga ajo me cka i furnizojme ne

[17] Dhe askush nuk e di se cfare gezimesh te fshehta i presin si shperblim per ate qe kane punuar

[18] Valle, a te jene njelloj besimtari e mekatari? Jo! Nuk jane te barabart

[19] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira i presin xhennete, ku do te vendosen, si shperblm per ate qe kane punuar

[20] Kurse, ata qe kane bere mekate e kane vendin ne zjarr. Sa here qe provojne te dalin prej tij, do te kthehen prape ne te dhe do t’u thuhet: “Shijone denimin e zjarrit, te cilin nuk e keni besuar”

[21] Dhe ne do te bejme gjithsesi qe te shijojne denimin me te vogel para atij me te madhit, ndoshta do te pendohen

[22] Kush eshte me tiran se ai i cili pasi t’i permenden ajetet e Zotit te vet, ua kthen shpinen?! Ne do t’u hakmerremi mekatareve

[23] Musaut ne i dhame liber, dhe mos dysho aspak ne takimin e tij, dhe izraeliteve ua beme udherrefyes

[24] Dhe nga mesi i tyre ne kemi caktuar prijesa, qe me urdherin tone kane udhezuar ne rruge te drejte; kane qene te durueshem, kurse ndaj argumenteve tona kane qene te bindur

[25] Pa dyshim Zoti yt ne diten e gjykimit para tyre do te shkoqise ato ceshtje ku nuk jane pajtuar

[26] A nuk u eshte udherrefim ajo qe sa popuj kemi shfarosur para tyre, vendet e te cileve i shetisin? Ne kete ka, vertete, argumente. A nuk e degjojne

[27] A nuk e shohin se Ne ngopim me uje token e zhveshur, te thate, dhe me te bejme qe te rriten bime prej te cilave ushqehen kafshet e tyre, por edhe ata vete. Po si nuk e shohin

[28] Kurse ata thone: “Po kur me ajo fitore, nese flisni te verteten?”

[29] Thuaju: “Ne diten e fitores atyre nuk u ben dot dobi aspak besimi qe (me kohe) nuk kane besuar, dhe nuk do te priten”

[30] Prandaj ti largohu prej tyre dhe prit. Edhe ata, me siguri, presin

Ushtritë aleate (El-Ahzab)

Surah 33

[1] O Profet, frikesohu All-llahut dhe mos i perfill mosbesimtaret e hipokritet, All-llahu me te vertete i di te gjitha dhe eshte i urte

[2] Dhe paso ate qe te shpallet nga Zoti yt! All-llahu, pa dyshim, eshte i informuar se cka punoni

[3] Dhe mbeshtetu ne All-llahun. All-llahu te mjafton per mbeshtetje

[4] All-llahu asnje njeriu nuk i ka dhene dy zemra ne kraherorin e tij dhe as grate tuaja, prej te cilave ju shkurorezoheni me dhihar, nuk ua ka bere nena, as djemte e adaptuar (bir me shpirte) nuk i ka bere djem tuaj. Ato jane fjale tuaja; vetem nga gojet tuaja. Te verteten e flet All-llahu dhe Ai udhezon ne rruge te drejte

[5] Thirrni ata sipas eterve te tyre! Kjo eshte me drejt te All-llahu. Po nese nuk i dini emrat e eterve te tyre; ata jane vellezerit tuaj nga feja dhe pasardhesit tuaj, dhe nuk eshte mekat nese gaboni ne kete, por nese e beni kete me qellim! Nderkaq All-llahu fal dhe eshte i meshirshem

[6] Profeti duhet te jete me i kujdesshem ndaj besimtareve se sa ata ndaj vetes, kurse grate e tij jane si nenat e tyre. Kurse farefisi (barku), ne baze te Librit te All-llahut kane me shume perparesi te njeri-tjetrit se besimtaret tjere dhe emigrantet, vetem nese miqve tuaj u lini dicka me testament. Kjo eshte e shkruar ne Liber

[7] ne nga profetet kemi marre besen. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, te birit te Merjemes, kemi marre prej tyre bese te forte

[8] Qe t’i marre ne pergjegjesi te sinqertit per sinqeritetin e tyre, kurse mosbesimtareve u ka pergatitur vuajtje te dhembshme

[9] O besimtare, kujtone dhuraten e All-llahut ndaj jush, kur u erdhen ushtrite, e ne leshuam kunder tyre nje fryme dhe nje ushtri qe ju nuk e keni pare, por All-llahu sheh c’punoni ju

[10] Kur ju erdhen edhe nga lart edhe nga poshte, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur ne fyt, ne momentin kur mendonit gjithcka per All-llahun

[11] Atehere besimtaret u paten vene ne sprove dhe u lekunden fort

[12] Kur dyfytyrshat dhe zemersemuret thane: “All-llahu dhe Profeti i tij kur na premtuan vetem na kane mashtruar”

[13] Dhe kur nje grup nga mesi i tyre tha: “O banoret te Jathribit, ketu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndersa nje tjeter grup nga mesi i tyre kerkuan leje nga Profeti dhe folen: “Shtepiat tona kane mbetur te pambrojtura”. Nuk ishin te pambrojtura, por ata vetem deshten te terhiqen

[14] Po sikur t’u kishin hyre nga ane te ndryshme dhe pastaj te kishin kerkuar ngaterrese, ata do ta kishin bere kete pa u hamendur shume

[15] Ndersa All-llahut, qe i paten dhene besen qysh me pare se nuk do t’ia kthejne shpinen, si edhe per obligimin ndaj All-llahut, do te pergjigjen

[16] Thuaj: “Nese ikni nga vdekja apo vrasja, ikja nuk do t’iu beje dobi; prape vetem pak do te kenaqeni”

[17] Thuaj: “Kush do t’ju mbroje juve prej All-llahut nese Ai u deshiron te keqen, ose deshiron t’ju meshiroje?” Pervec All-llahut ata nuk do te gjejne per vete as mbrojtes as ndihmetar

[18] All-llahu i di mire ata nga mesi juaj te cilet u pershperisin te tjereve dhe miqve te vet u kane thene: “Ejani me ne!” por vetem pak erdhen ne lufte

[19] Pa dashur t’ju ndihmojne. Por kur i kaplon frika, i sheh si te shkojne duke rrotulluar syte ne kllapine e para vdekjes, sapo te kaloje frika, ata ju shajneme gjuhet e tyre te mbrehta, koprrace perbemiresi. Ata nuk besojne, prandaj All-llahu do t’i zhduke veprat e tyre. Kjo eshte lehte per All-llahun

[20] Ata mendojne se aleatet akoma nuk kane shkuar, dhe sikur aleatet te vinin perseri, do te deshironin te ndodheshin ne mesin e beduineve dhe te pyesin per ju; po edhe sikur te jene me ju pak do te luftonin

[21] Ju keni shembull te mrekullueshem ne Profetin e All-llahut, kush shpreson ne meshiren e All-llahut dhe shperblimin ne boten tjeter e permendnin All-llahun shpesh

[22] Dhe kur besimtaret i pane aleatet, thane: “Kjo eshte ajo qe na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kane folur te verteten, dhe kjo atyre vetem ua ka forcuar besimin dhe bindshmerine

[23] Ka nga besimtaret burra qe e zbatojne fjalen e dhene All-llahut, ka qe e kane zbatuar besen, por ka edhe qe presin rastin dhe nuk kane nderruar asgje

[24] Qe All-llahu t’i shperbleje fisniket per fisnikesine e tyre, kurse hipokritet nese do i ve ne mundime ose ua fal; All-llahu, njemend, fal dhe eshte i gjithmeshirshem

[25] All-llahu i refuzoi mosbesimtaret me hidherimin e tyre te madh qe nuk arriten asnje te mire, kurse besimtaret e kane mjaft All-llahun per ne lufte. All-llahu eshte, pa medyshje, i forte dhe i gjithfuqishem

[26] Kurse ithtaret e Librit, qe ua kthyen shpine atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe ne zemra ua ka shteene tmerrin, andaj, nje grup i luftuat, kurse te tjeret i keni marre si rober

[27] Dhe ju ka mundesuar te trashegoni token e tyre, shtepite e tyre, pasurite e tyre dhe token qe akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundesi per gjithcka

[28] O Profet, thuaju grave tua: “Nese deshironi jeten ne kete bote dhe stolite e saj, atehere ejani t’ju pergatis dhe t’ju leshoj si eshte me mire

[29] Po ne qofte se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe boten tjeter, ani, All-llahu me te vertete atyre, bemiresave nga mesi juaj u ka pergatitur shperblim te madh”

[30] O, gra te Profetit, nese dikush prej jush ben amoralitet, do t’i shtohet denimi dyfish. Kjo eshte pune e lehte per All-llahun

[31] Kurse asaj, e cila do t’i perulet All-llahut dhe Profetit te tij, dhe ben pune te mira, do t’ia japim shperblimin e dyfisht; asaj i kemi pergatitur furnizim fisnik

[32] O, gra te Profetit! Ju nuk jeni si te gjitha grate tjera nese ruheni, prandaj, mos terhiqni vemendjen me te folur, e te lakmoje ai, zemra e te cilit eshte e semure, por folni fjale te denja serioze

[33] Te rrini ne shtepite tuaja dhe mos ekspozoni bukurine tuaj si dikur ne kohen e injorances; falni namazin dhe jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu, me te vertete, deshiron qe nga ju – o, familja e Profetit – te largoje mekatet dhe t’iu pastroje plotesisht

[34] Dhe perkujtoni ajetet edhe urtesite e All-llahut te cilat lexohen ne shtepite tuaja. All-llahu, me te vertete, eshte i mire dhe i informuar

[35] Muslimaneve dhe muslimaneve, edhe besimtareve e besimtareve, edhe te degjueshmeve e te degjueshmeve, edhe te sinqerteve e te sinqertave, edhe durimtareve e durimtareve, edhe te perulureve e te perulurave, edhe mashkujve qe japin sadake, edhe femrave qe japin sadake, edhe meshkujve te cilet agjerojne edhe femrave qe agjerojne, edhe meshkujve qe kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet, edhe femrat qe kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet, edhe meshkujve te cilet e permendin shpesh All-llahun, si edhe femrave, All-llahu, me te vertete u ka pergatitur falje dhe shperblim te madh

[36] Kur All-llahu dh Profeti i tij caktojne dicka, atehere as besimtari as besimtarja nuk kane te drejte te sillen sipas menyres se vet. Dhe kush nuk e degjon All-llahun dhe Profetin e tij ai me siguri ka humbur keq

[37] Ndersa kur i thua atij, te cilit All-llahu i dhuroi te mira, edhe ti i ke bere mire: “Mbaje gruan tende dhe frikesohu All-llahut!”, ne vete ke fshehur ate qe do ta sqaroje All-llahu, dhe, je frikesuar nga njerezit, por All-llahu eshte me i denje t’i frikesohesh. Dhe, meqe Zejdi kishte jetuar me te dhe ishte shkurorezuar, ne e martuam me ty, ne menyre qe per besimtaret te mos jete mekat te martohen me grate e te adaptuareve te tyre pasi qe ata te jene ndare; si e cakton All-llahu ashtu duhet te behet

[38] Profeti nuk e ka mekt te veproje ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qene ligji i All-llahut edhe me heret, dhe urdheri i All-llahut eshte i caktuar plotesisht

[39] Per ata qe kane sjelle traktatet e All-llahut dhe i jane frikesuar atij dhe qe askujt pervec All-llahut nuk i jane frikesuar. Nderkaq mjafton qe para All-llahut te jepet llogari

[40] Muhammedi nuk eshte baba i askujt nga burrat tuaj, por eshte Profet i All-llahut dhe vule e Profeteve. Pra All-llahu e di mire cdo gje

[41] O besimtare, kujtone shpesh All-llahun

[42] Dhe ate madherone ne mengjes dhe ne mbremje

[43] Ai ju bekon juve edhe engjujt e tij per t’ju nxjerre nga terri ne drite. Ai eshte ndaj besimtareve shume i meshirshem

[44] Pershendetja e tyre, ate dite kur do ta takojne, eshte: “Paqe”, kurse Ai atyre u ka pergatitur shperblim fisnik

[45] O Profet, ne te kemi derguar si deshmitar dhe per te sjelle lajme te gezueshme edhe si qortues

[46] Dhe thirres te All-llahu – me urdherin e tij – si kandil qe shkelqen

[47] pergezoji besimtaret se prej All-llahut do te kene te mira te medha

[48] Mos perfill as mosbesimtaret as hipokritet; leri shqetesimet e tyre, por kij mbeshtetje ne All-llahun. All-llahu eshte i mjaftueshem per mbrojtes

[49] O besimtare, kur te martoheni me besimtare, e pastaj ato akoma pa i prekur i leshoni, ato nuk jane te detyruara te presin kohen e caktuar – iddetin, por shperbleni dhe percillni si eshte me mire

[50] O Profet, Ne te kemi lejuar qe gra tuat te jene ato te cilave u ke dhene dhuratat e tyre te kurores, edhe ato qe i ke nen mbikqyrjen tende, qe t’i ka dhene All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallareve te tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajeve, edhe vajzat e tezeve tua, te cilat jane shperngulur me ty, - vetem ty e jo edhe besimtareve te tjere – gruan besimtare e cila veten ia dhuron Profetit, nese Profeti don te martohet me te, ashtu qe ti nuk e ke mekat. Ne e dime se cka u kemi bere obligim atyre perkitazi me grate e tyre dhe lidhur me ato qe jane ne posedimin e tyre, kurse All-llahu fal dhe eshte i meshirshem

[51] Mund t’i refuzosh cilat te duash prej tyre dhe mund ta afrosh tek ti ate qe do ti; dhe mundesh te kerkosh ate qe e ke larguar, nuk bene mekat. Keshtu me se lehti do te jene te gezueshme dhe nuk do te jene te pikelluara; dhe keshtu do te jene te kenaqura te gjitha me ate qe ti u jep – kurse All-llahu e di se cka ka ne zemrat tuaja. All-llahu eshte i dijshem dhe eshte i bute

[52] Prej tani nuk i ke te lejuara grate tjera, e as ne vend te tyre te marresh ndonje tjeter, po edhe sikur bukuria e tyre te te mahnise, pervec atyre qe jane roberesha tua. Nderkaq All-llahu mbi gjithcka vigjilon

[53] O besimtare! Mos hyni ne shtepiat e profeteve, pervec kur t’iu lejohet per te ngrene, mirepo ju te pritni derisa te pergatitet; tek atehere kur te thirreni – atehere hyni, e pasi te hani shperndahuni pa u leshuar ne bisede me njeri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turperohet se vertetes. Po nese kerkoni ndonje send prej tyre, kerkone ate pas ndonje perdeje. Kjo eshte me e paster edhe per ju edhe per zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetesoni Profetin e All-llahut e as qe te martoheni kurre me grate e tij, pas vdekjes se tij! Ajo, me te vertete, te All-llahu do te ishte mekat i madh

[54] E shprehni ju ate haptazi apo e mbani fsheht ne vete, njelloj, All-llahu i di te gjitha

[55] Ato nuk bejne mekate (te jene te zbuluara) para eterve te tyre, edhe djemve te tyre, edhe vellezerve te tyre, djemve te vellezerve te tyre, djemve te motrave te tyre, edhe para grave, edhe para robereshave te tyre. Dhe frikesohuni All-llahut sepse All-llahu me te vertete eshte deshmitar i cdo sendi

[56] All-llahu dhe engjujt e tij e bekojne Profetin. O besimtare, bekojeni dhe dorezohuni plotesisht

[57] Ata te cilet po e fyejne All-llahun dhe Profetin e tij, All-llahu do t’i mallkoje ne kete dhe ne boten tjeter; atyre u ka pergatitur vuajtje te turpshme

[58] Kurse ata, te cilet, i ofendojne besimtaret dhe besimtaret per dicka qe nuk e meritojne, ngarkohen vetem me shpifje dhe mekate haptazi

[59] O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave te besimtareve le t’i leshojne mbulesat e veta. Ashtu do te dallohen me mire dhe nuk do te jene objekt ofendimi. Nderkaq All-llahu fal dhe eshte i gjithmeshirshem

[60] Ne qofte se hipokritet dhe ata, zemrat e te cileve jane te semura, edhe ata qe perhapin genjeshtra neper qytet – nuk heqin dore, ne ty do te disponojme kunder tyre dhe ata vetem pak do te jene si fqinje tu

[61] Te mallkuar! Kudo qe gjenden le te zihen dhe te vriten e te mbyten

[62] Sipas ligjit te All-llahut, i cili ka qene i vlefshem edhe me pare! Pra, ti nuk mund t’i gjesh ndryshime ligjit te All-llahut

[63] Njerezit te pyesin per diten e gjykimit! Thuaju: “Ate vetem All-llahu e di”. Ku ta dish, ndoshta eshte afer dita e kijametit

[64] Me te vertete All-llahu i ka mallkuar mosbesimtaret dhe u ka pergatitur zjarr te forte e te kendellur

[65] Aty do te mbesin pergjithmone; nuk do te gjejne as ndihmetare e as mbrojtes

[66] Ate dite kur fytyrat e tyre do te perdridhen ne zjarr, do te thone: “Oh sikur t’i ishim perulur All-llahut dhe ta kishim respektuar Profetin!”

[67] Dhe do te thone: “O Zoti yne, u jemi perulur zoterive dhe kujdestareve tane, andaj ata na kane humbur rrugen

[68] Zoti yne, jepu atyre vuajtje te dyfisht dhe mallkoj me nje mallkim te madh!”

[69] O besimtare, mos u beni sikur ata te cilet e kane shqetesuar Musane, por ate All-llahu e liroi nga ajo qe ata flisnin, dhe ai te All-llahu eshte faqebardhe – ka autoritet

[70] O besimtare, frikesohuni prej All-llahut dhe flisni vetem te verteten

[71] Ai juve do t’ju shperbleje per veprat tuaja te mira dhe do t’ua fale mekatet, kurse ai i cili i perulet All-llahut dhe Profetit te tij, ai arrin fitore te madhe

[72] Ne u kemi dhene obligim qiejve, tokes dhe maleve, por ato refuzuan te pranojne kete se u frikesuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me te vertete eshte i pa drejte dhe injroant

[73] Ne menyre qe All-llahu t’i ndeshkoje hipokritet dhe hipokritet, politeistet dhe politeistet, kurse besimtaret dhe besimtaret t’i fale. All-llahu fal dhe eshte i gjithmeshirshem

Seba (Seba')

Surah 34

[1] Falenderimi qofte per All-llahun, te cilit itakon gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke, per Ate eshte falenderimi edhe ne boten tjeter! Ai eshte i urte dhe i informuar

[2] E di se cka futet ne toke dhe cka del prej saj, dhe cka bie nga qielli e cka ngjitet ne qiell. Ai eshte i meshirshem dhe mekatfales

[3] Po mosbesimtaret thone: “Neve nuk do te na vije momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe ate qe eshte e fshehur, do t’ju vije me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgje, as sa grima, as ne qiej, as ne toke, dhe nuk ka kurrgje, as me e madhe se ajo as me e vogel e te mos jete ne Librin e qarte

[4] Do t’i shperbleje ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira. Ata jane qe i pret falja dhe furnizimi fisnik

[5] Kurse, ata te cilet perpiqen t’i shfyqizojne argumentet tona, ata i pret nje denim prej me te rendeve

[6] Dhe ata te cileve u eshte dhene dijeni e shohin se ajo qe te shpallet ty nga Zoti yt eshte e vertete dhe con ne rrugen e te Fortit te denje per levdate

[7] Ndersa, ata te cilet nuk besojne, thone: “A doni t’iu udhezojme te nje njeri i cili do t’iu informoje se pasi krejtesisht te shkaterroheni me te vertete do te krijoheni perseri

[8] Ai ose flet genjeshtra ndaj All-llahut ose eshte i xhindosur. “Jo (asnjera), por ata te cilet nuk besojne boten e ardhshme, jane ne vuajtje dhe humbje te madhe

[9] A nuk e shohin qiellin dhe token edhe ate cka ka perpara dhe pas tyre? Po te duam do t’i kishim shafitur ne toke, ose permbi ta do te kishim shembur copa qielli. Kjo eshte me te vertete mesim per cdo njeri te sinqerte

[10] Ne i dhame Davudit miresine tone. “O male lartesomeni bashke me te dhe me shpendet! Madje ia beme te bute edhe hekurin

[11] Ben parzmore te gjera dhe thurri me fisnikeri! Beni edhe vepra te mira, sepse Une shoh se c’beni

[12] Kurse Sulejmanit eren, mengjezi i se ciles eshe sa nje muaj. Edhe mbremja e saj eshte nje muaj. Dhe kemi bere qe t’i rrjedhe burim bakri; si edhe exhinet, te cilet, me vullnetin e Zotit te tij, veprojne perpara tij. Dhe cili sish refuzon urdherin tone e bejme te shijoj denimin me zjarr

[13] I bejme atij cka te deshiroje: Faltore e permendore; edhe ene te medha e kazane te palevizshem. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirenjohes!” Mirepo pak ka mirenjohes nder roberit e mi

[14] Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, per vdekjen e tij nuk i njoftoi askush pervec “Dabbetul erdit” qe hante shkopin e tij dhe kur ai u rrezua, exhinet e kuptuan se sikur ta dinin fshehtesine nuk do t’i ekspozoheshin denimit te turpshem

[15] Banoret e Sabes kishin nje argument ne vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majte dhe e djathte. “Hani prej ushqimeve te Zotit tuaj dhe falenderone! Sa vend i mire dhe Zot qe fal!”

[16] Por ata refuzuan, prandaj ua leshuam vershimin, duke leshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zevendesuam me dy kopshte te tjera me frute te hidhura; trupa pemesh te pafrutshme dhe me ca lotose te egra

[17] I denuam ashtu per shkak se kane qene mosbesimtare. A denojme ne dike tjeter pervec mosbesimtaret

[18] Kurse ndermjet tyre dhe fshatrave qe i kemi bekuar patem bere vendbanime afer njeri-tjetrit dhe u caktuam largesine e nevojshme. Udhetoni te sigurt neper to naten dhe diten

[19] Por ata thane: “O Zoti yne, largona rruget tona!” Dhe i bene dem vetes, kurse ne i beme ata objekt diskutimi dhe i shperndame krejtesisht. Keto jane, njemend, mesime per secilin durimtar dhe mirenjohes

[20] Dhe Iblisi e vertetoi mendimin e vet kunder tyre, kurse ata u dhane pas tij, me perjashtim te nje grupi besimtaresh

[21] Te te cilet nuk pati kurrfare pushteti, ne menyre qe te mesojme se kush beson ne boten e ardhshme e kush dyshon ne te. Kurse Zoti yt eshte mbrojtes i cdo sendi

[22] Thuaj: “Thirri ata te cilet i njihni per zoter ne vend te All-llahut. Ata nuk kane kurrgje, as sa grima, as ne qiej as ne toke. Ata s’kane aty kurrfare pjesemarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfare perkrahje”

[23] Tek Ai do te mund te ndermjetesoje vetem ai, te cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do te thone: “Cka tha Zoti juaj”? – “Te verteten” – do te pergjigjen, se Ai eshte i madh dhe i lartemadherishem

[24] Thuaj! “Kush ju furnizon juve nga qiejt edhe nga toka”?; Thuaj! “All-llahu” Por, me te vertete, ose ne ose ju jeni ne rruge te drejte ose ne humbje te qarte

[25] Thuaj! “Ju nuk do te merreni ne pyetje per mekatet qe i bejme ne, por as ne nuk japim llogari per ate c’beni ju”

[26] Thuaj! “Zoti yne do te na tuboje dhe atehere do te na gjykoje drejt. Ai eshte gjykates i drejte i gjithedijshem”

[27] Thuaj! “M’i tregoni ata qe i konsideroni te barabarte me Ate!” Kurrsesi nuk ka, por Ai eshte All-llahu, i forti dhe i urti

[28] Ne te kemi derguar per tere njerezit qe t’u sjellesh lajme te gezueshme dhe t’u terheqesh verejtjen, por shumica e njerezve nuk e dine

[29] Dhe thone: “Kur me ai premtim, nese e flisni te verteten”

[30] Thuaju atyre: “Nje dite po, nuk mund ta vononi asnje moment e as ta shpejtoni”

[31] Dhe ata qe nuk besuan thone: “Ne nuk do te besojme ne kete Kur’an e as librave perpara ketij!” dhe sikur ti shihje kriminelet kur qendrojne para Zotit te tyre dhe bisedojne njeri me tjetrin: “Po te mos ishit ju, u thone ata, te cilet jane te dobet, atyre qe jane arrogante, me siguri do te ishim besimtare”

[32] Kurse, ata te cilet kane qene arrogante, do t’u thone atyre qe kane qene te dobet: “A ne ju kemi shmangur nga rruga e drejte pasi qe u pat ardhur? Jo! Por kemi qene mekatare”

[33] “Nuk ka qene ashtu, - do t’u pergjigjen ata te dobetit atyre arroganteve – jo, por nate e dite keni bere kurtha duke na urdheruar qe te mohojme All-llahun dhe t’i bejme atij shok”. Dhe kur te shohin denimin do ta fshehin pikellimin. Kurse Ne u kemi bere hallka ne qafat e mosbesimtareve. Si te denohen ndryshe, pervec se ashtu si kane punuar

[34] Ne ne asnje vendbanim nuk kemi derguar profet e te mos thone, ata qe jane mesuar te cojne jete luksoze, neme te vertete e mohojme ate qe eshte derguar permes jush

[35] Dhe kane thene: “Ne kemi me se shumti pasuri e femije, dhe nuk do te jemi te denuar”

[36] Thuaj! “Zoti im furnizon ke te doje, por edhe ia mungon, porse shumica sish nuk e dine”

[37] As pasuria e juaj, as femijet tuaj, nuk do t’ju bejne te afert me ne, pervec atyre qe kane besuar dhe vepra te mira kane punuar: ata shperblehen shumfish per ate qe kane punuar, dhe ata jane te sigurte ne pallate te larta

[38] Kurse ata qe do te perpiqen t’i shfuqizojne argumentet tona, ata do t’i nenshtrohen denimit

[39] Thuaj: “Zoti im furnizon nga roberit e vet ke te doje dhe ia ngushton, cka do qe ju te jepni (dhuroni) Ai ate e kompenzon. Ai eshte furnizuesi me i mire”

[40] Ndersa ate dite kur i tubon te gjithe dhe u thote engjujve: “Valle, keta vetem juve ju kane adhuruar”

[41] Ata do te thone: “Qofsh lartesuar! Zoti yne je ti e jo ata, ata adhuronin exhinet, shumica sish atyre u kane besuar”

[42] Ate dite, kur njeri-tjetrit nuk do te mund t’i beni as dobi as dem, e atyre, te cilet kane bere krime, do t’u thomi: “Shijoni denimin me zjarr qe e keni pas mohuar!”

[43] Kur u lexohen ajetet tona te qarta, ata thone: “Ky eshte vetem njeri i cili deshiron t’iu shmang nga ajo qe adhuronin prinderit tuaj” – dhe thone: - “Kjo s’eshte asgje tjeter pervec genjeshter e trilluar”. Dhe ata qe nuk besojne, kur u vjen e verteta thone: “Kjo nuk eshte kurrgje tjeter pos nje magji e hapet”

[44] Dhe ne nuk u kemi dhene kurrfare librash qe t’i studiojne, dhe para teje, nuk u kemi derguar ndonje qe t’ua terheq verejtjen

[45] Por edhe ata para tyre kane pergenjeshtruar dhe nuk kane arritur as te dhjeten pjese nga ajo qe u kemi dhene atyre. Edhe profetet e mij i kane pergenjeshtruar. Dhe cfare denimi se

[46] Thuaj: “Une ju keshilloj vetem nje gje. Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose nje nga nje, e mandej mendone se shoku juaj nuk eshte i marre. Ai juve vetem ju terheq verejtjen para nje denimi te rende”

[47] Thuaj: “Kurrfare shperblimi nuk kam kerkuar prej jush, le t’iu mbetet juve!; Shperblimi im eshte vetem prej All-llahut. Ai eshte deshmitar i cdo sendi”

[48] Thuaj: “Zoti im ngadhnjen me te verteten, njohes i fshehtesive”

[49] Thuaj: “E verteta erdhi, ndersa genjeshtra as mund te filloje e as te perseritet”

[50] Thuaj: “Ne qofte se une humbi, humbi ne demin tim. Po nese jam i udhezuar drejt, ajo eshte cka ma shpalle Zoti im. Ai me te vertete degjon shume dhe eshte afer”

[51] Sikur t’i shohesh kur t’i kap trishtimi e s’kane kah t’ia mbajne! Edhe prej se afermi do te rrembehen

[52] Dhe te thone: “Ne i kemi besuar atij!” Po si do t’i besojme prej aq larg

[53] Kur ata me pare nuk i paten besuar atij dhe prej se largu e gjuanin me gjera te papara

[54] Dhe ndermjet tyre e asaj qe deshirojne ata eshte vene pengesa, sic eshte vepruar me pare me fraksionet e tyre; Me te vertete ata te gjithe kane pasur dyshim te madh

Krijuesi (El-Fatir)

Surah 35

[1] Lavderimi eshte per All-llahun, krijues i qiejve dhe i tokes, i cili i ka bere engjujt profete me nga dy, tre e kater krahe. Ai u shton krijesave c’te doje. All-llahu, pa dyshim, ka mundesi per gjithcka

[2] Meshiren qe All-llahu ua dhuron njerezve askush nuk mund ta pengoje, kurse ate qe e ndal Ai, askush nuk mundet pervec atij, t’a leshoje. Ai eshte i forte i urte

[3] O njerez, kujtone meshiren e All-llahut ndaj jush, a ekziston, pervec All-llahut, ndonje tjeter, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? Pervec Atij, nuk ka tjeter Zot, e prej ku po ikni

[4] Nese te pergenjeshtrojne ty, ani – edhe perpara teje profetet kane qene pergenjeshtruar, mirepo te gjitha ceshtjet kthehen te All-llahu

[5] O njerez, premtimi i All-llahut eshte, pa dyshim, i vertete dhe kurrsesi mos t’iu mashtroje jeta ne kete bote dhe le te mos ju genjeje djalli ne besimin tuaj ne All-llahun

[6] Djalli eshte, me te vertete, armiku juaj dhe si armik ta konsideroni! Ai ithtaret e vet i therret te jene ne flake

[7] Ata qe nuk besojne i pret denim i rende, kurse ata qe besojne dhe bejne pune te mira, jane te falur dhe kane shperblim te madh

[8] Edhe ate, te cilit, veprat e veta te keqia i jane dukur te mira, ai ashtu i konsideron. All-llahu e le te humbur ke te doje dhe e drejton ne rruge te drejte ke te doje, prandaj mos shkaterro veten per ata! All-llahu, njemend, e di krejt cka punojne

[9] All-llahu eshte ai i cili dergon ererat, qe leviz rete, kurse Ne pastaj i drejtojme kah vende te vdekura dhe me to ngjallim token qe ka qene e vdekur. Ashtu eshte edhe ringjallja

[10] Kush deshiron madheshti, e gjithe madheshtia i takon All-llahut. Te Ai shkojne fjalet e mira dhe veprat e mira i pranon. Ndersa ata qe kane qellime te keqia i pret denim shume i rende, sepse dredhite e tyre jane te deshtuara

[11] All-llahu ju ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e fares dhe me ne fund ju bene cift. Asnje femer nuk mbarset e as nuk lind e te mos dije Ai. Dhe jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet e ajo te mos jete e shenuar ne Liber. Kjo me te vertete eshte leht per All-llahun

[12] Edhe dy dete nuk jane te njejta. Ky eshte i embel e i kendshem; uji i tij pihet me shije, kurse ky tjetri eshte i njelmet dhe i hidhet, por ju nga te dy hani mish te fresket dhe nxirrni stoli te cilat i mbani. Ti sheh edhe lundrat si e cajne ujin neper te me qellim qe te fitoni nga pasuria e tij per te qene mirenjohes

[13] Ai e shnderron naten ne dite dhe diten e ben nate; Ai ka mposhtur Diell dhe Hene – secila leviz deri ne afatin e caktuar; Ai eshte All-llahu, Zoti juaj; Ai e ka pushtetin, ndersa ata, te cileve ju u faleni ne vend te tij, nuk posedojne asgje, as sa cipa e hurmes

[14] Kur i lutni nuk e degjojne lutjen tuaj, po edhe ne degjofshin, nuk iu pergjigjen, e ne diten e kijametit do ta mohojne politeizmin tuaj, dhe askush nuk do te informoje si Ai i cili di

[15] O njerez; ju jeni te varfer te All-llahu, kurse All-llahu eshte i pasur dhe i denje per levdate

[16] Ne qofte se do ju shpor juve dhe sjell krijesa te reja

[17] Ajo nuk eshte rende per All-llahun

[18] Dhe asnje fajtor nuk do ta barte fajin e tjetrit, nese te ngarkuarit me mekate therrasin qe t’u barten, nuk do t’u bartet asgje, edhe ne paste te aferm. Ti terhiqu verejtjen atyre te cilet i frikesohen Zotit te tyre edhe kur nuk i sheh kush, dhe falin namazin. Kush pastrohet, pastrohet per vete, kurse ne fund kthehen tek All-llahu

[19] Nuk jane te njejte i verberi dhe ai qe sheh

[20] Dhe as terri e drita

[21] As hija me vapen

[22] Dhe nuk jane te njejte te gjallet dhe te vdekurit. All-llahu ben te degjoje ke te doje, por ti nuk do t’i therrasesh ata qe jane ne varre

[23] Ti je vetem per t’u terhequr verejtjen

[24] Ne te kemi derguar me nje te vertete qe te sjellesh sihariqe dhe te qortosh, se nuk ka asnje popull, te cilit, nuk i ka ardhur profet

[25] Ne qofte se te pergenjeshtrojne, ani – edh ata perpara tyre i kane pergenjeshtruar, kurse profetet e tyre u sjellnin argumente te qarta; edhe broshura edhe Librin e ndritur

[26] Pastaj i rrembeva ata te cilet nuk besuan dhe me cfare denimi se

[27] A nuk e sheh se All-llahu nga qielli leshon ujin dhe ne me te krijojme frute ngjyrash te ndryshme, kurse ne male ka rrugica te bardha a te kuqe, me ngjyra te ndyrshme, por edhe krejtesisht te zeza

[28] Ka gjithashtu edhe njerez edhe gjallesa e kafshe ngjyrash te ndryshme. Por All-llahut, nga roberit e tij, i frikesohen te dijshmit. All-llahu eshte, njemend i forte dhe fal

[29] Ata qe lexojne Librin e All-llahut, kryejne namazin dhe japin fshehtazi dhe haptazi, nga ajo qe i kemi furnizuar ne, mund te shpresojne ne tregti qe nuk humbet

[30] Se Ai do t’ua plotesoje shperblimet, madje nga miresia e tij u jep edhe me teper, Ai, vertet, fal shume dhe eshte mirenjohes

[31] Kurse ajo qe te shpallim prej Librit, ajo eshte e vertete e kulluar, qe verteton saktesine edhe te atyre para tij. Me te vertete All-llahu per roberit e vet eshte i informuar dhe sheh shume

[32] Pastaj u leme trashegim Librin atyre njerezve tane, te cilet i kemi zgjedhur; ka prej atyre qe i bejne krim vetes, ka prej atyre qe jane mesatar, por ka edhe te atille, te cilet me vullnetin e All-llahut tejkalojne me vepra te mira. Ajo eshte miresi e madhe

[33] Kopshte te Adnit, ne te cilat do te hyne dhe do te stolisen me rrathe te arit dhe diamante kurse teshat do t’i kene prej mendafshi

[34] “Falenderimi eshte per All-llahun, - do te thone – i cili ka larguar prej nesh hidherimin. Zoti yne fal shume dhe eshte mirenjohes

[35] I cili neve, nga miresia e vet, na ka dhuruar vendbanimin ku nuk do te na prek lodhja e as raskapitja”

[36] Kurse mosbesimtaret i pret zjarri i xhehennemit. Ata nuk do te gjykohen e te vdesin, dhe as do t’u lehtesohet denimi i tij. Ja, keshtu ne e shperblejme cdo mosbesimtar

[37] Ata do te klithin aty: “O Zoti yne, nxirrna se do te bejme vepra te mira, jo si ato qe kemi bere”. “A nuk ju kemi lene te jetoni mjaft, e ai qe ka dashur te mendoje ka pasur mjaft kohe, madje u erdh edhe Profeti! Pra, shijone se per mosbesimtaret nuk ka ndihmetar”

[38] All-llahu me siguri i di te paparat e qiejve dhe te tokes. Ai e di mire se cka ka ne kraherore

[39] Ai eshte, i cili u nderron ne toke; kush nuk beson, mosbesimi i tij eshte kunedr tij, dhe mosbesimtareve nuk u shtohet mosbesimi i tyre te Zoti, vetem se u rrite neverine, dhe nuk u shtohet mosbesimtareve mosbesimi i tyre, por vetem denimi

[40] Thuaj: “I pate shoket tuaj te cileve u faleni ne vend te All-llahut! Pa me tregoni cka kane krijuar nga toka dhe a kane pjesemarrje ne krijimin e qiejve? Ose u kemi dhene atyre nje liber dhe aty kane argumente per te”. Asgje, por kriminelet premtojne njeri-tjetrin genjeshtra

[41] Me te vertete All-llahu ruan qiejt dhe token qe te mos shkaterrohen – crregullohen. Po nese crregullohen, askush tjeter pervec atij nuk do t’i ndalte. Ai eshte, pa medyshje, i bute dhe fal mekatet

[42] Ata jane betuar ne All-llahun me betim te forte se, ne qofte se u vjen ai, i cili do tu terheqe verejtjen, me mire se cdo popull do te mbajne rrugen e drejte, mirepo kur u erdh atyre, ai qe u terhoq verejtjen nuk u shtoi asgje pervec largimit

[43] Duke bere arrogance ne toke dhe kurtha te keqia por kurthat do te godasin mu ata, te cilet shperblehen me ato. Valle, po a mund te presin ata tjeter gje pervec asaj qe i ka goditur popujt e vjeter! Ne ligjet e All-llahut kurre nuk do te gjesh ndryshim; ne ligjet e All-llahut s’ke per te gjetur lajthitje

[44] A nuk kane ecur neper toke qe te shohin si kane perfunduar ata para tyre, te cilet kane qene me te forte se ata? Allaut nuk mund t’i shpetoje asgje, as ne qiej as ne toke. Ai me te vertete i di te gjitha dhe eshte i forte

[45] Sikur All-llahu t’i denoje njerezit sipas asaj qe e meritojne, nuk do te linte asgje te gjalle ne siperfaqe te tokes, por Ai i le ata deri ne nje afat te caktuar dhe kur t’u vije koha e tyre, po All-llahu i sheh mire roberit e vet

Ja-Sin (Ja-Sin)

Surah 36

[1] Ja sin

[2] Pasha Kur’anin plote urtesi

[3] Ti je, me te vertete, Profet

[4] Ne rruge te drejte

[5] Me shpalljen e te Gjithfuqishmit dhe te Gjithmeshirshmit

[6] Te therrasesh nje popull, te paret e te cilit nuk kane qene te thirrur, e ata jane indiferente

[7] Ndaj shumices sish eshte vertetuar Fjala, por ata nuk besojne

[8] Ne ne qafat e atyre kemi vene vargoj qe u vijne deri ne gushe, prandaj ata jane kokelarte

[9] Edhe perpara edhe pas atyre u kemi vendosur nga nje pende dhe u kemi vene perde, prandaj ata nuk shohin

[10] Dhe per ata eshte krejt njelloj, i qortove ti apo jo, ata nuk besojne

[11] Ti do t’i therrasesh (qortosh) vetem ata qe pasojne Kur’anin dhe i frikesohen te meshirshmit, pa e pare. Ate pergezoje me falje dhe shperblim fisnik

[12] Ne me te vertete i ringjallim te vdekurit dhe shkruajme ate se c’kane punuar, edhe gjurmet e tyre; Ne cdo send e kemi evidentuar ne nje udherrefyes te qarte

[13] Sillu atyre shembullin e banoreve te fshatit qe i kane ardhur te derguarit

[14] Kur ne u derguam atyre dy, e ata i pergenjeshtruan te dy, i perforcuam edhe me te tretin dhe thane: “Ne jemi te derguar te ju”

[15] Ata u thane: “Ju jeni vetem njerez sikurse edhe ne, dhe i meshirshmi nuk ka shpallur kurrgje, por ju vetem genjeni”

[16] “Zoti yne e di se ne jemi, me siguri, te derguar te ju, - thane ata

[17] Dhe nuk kemi tjeter (obligim) pervec shpalljes haptazi”

[18] Ata thane: “Ne parandiejme rrezik prej jush dhe ne qofte se nuk terhiqeni do t’ju mbysim me gure dhe njemend do te perjetoni denim te dhembshem nga ana jone”

[19] “Fatkeqesia juaj eshte me ju! – thane ata. – A edhe nese u terhiqet verejtja? Po ju jeni popull qe e teproni”

[20] Dhe erdhi nje njeri me vrap nga skaji i qytetit dhe tha: “O populli im, pasoni te derguarit

[21] Pasoni ata, te cilet nuk kerkojne prej jush asnjefare shperblimi! Ata jane ne rruge te drejte”

[22] Perse une te mos adhuroj Ate, i cili me krijoi dhe te i cili do te ktheheni

[23] A te pranoj tjere zotera ne vend te Atij? Kur i meshirshmi deshiron te me gjeje ndonje e keqe, ndermjetesimi i tyre nuk me bene fare dobie dhe ata me nuk me shpetojne

[24] Une atehre jam, pa dyshim, ne humbje te qarte

[25] Une e besoj Zotin tuaj, prandaj degjomeni mua

[26] Do te thuhet: “Hyr ne xhenet!”, kurse ai do te thote: “Ku eshte ai fat qe ta dije populli im

[27] Perse me ka falur Zoti im dhe me ka bere te respektuar”

[28] Dhe nuk kemi derguar kunder popullit te tij, pas atij, ushtri nga qielli as qe kemi dashur te dergojme

[29] Nuk ka pasur tjeter vecse nje ze te tmerrshem dhe ata te gjithe vdesin

[30] O sa te mjere jane njerezit; nuk u ka ardhur asnje profet e te mos jete tallur me te

[31] A nuk e kane pare ata sa popuj kemi shfarosur para tyre te cilet nuk kthehen me ne mesin e tyre

[32] Dhe ata, te gjiteh se bashku, do te sillen para nesh

[33] Argument, per ata, eshte toka e vdekur te ciles i japim jete dhe nga ajo nxjerrim drith prej te cilit hane ata

[34] Ne neper te krijojme kopshte panjash, vreshta dhe bejme qe nga ajo te shperthejne burime

[35] Qe te hane frytet e tyre si edhe ate qe prodhojne duart e tyre. A nuk jane mirenjohes

[36] Qofte lartesuar Ai i cili ka krijuar cifte nga e tere ajo qe mbin prej toke, edhe nga vete ata, edhe nga ajo qe nuk e dine

[37] Argument eshte edhe nata: Heqim prej saj diten dhe ata mbesin ne terr

[38] Edhe dielli ec rruges se vet. Ai eshte caktimi i te Fuqishmit dhe te Gjithedijshmit

[39] Edhe Henes i kemi caktuar faza derisa ajo te kthehet sikur thuper e vjeter

[40] As Dielli nuk duhet te arrije Henen as nata ta kaperceje diten. Te gjitha notojne ne nje gjithesi

[41] E kane argument edhe ate qe pasardhesit e tyre i kemi bartur ne anije te ngarkuar

[42] Dhe per ata kemi krijuar dicka te ngjashme me te, qe po u hipin

[43] Dhe nese deshirojme Ne, i permbytim dhe nuk mund as te bertasin as te shpetojne

[44] Vetem se me meshiren tone te kenaqen dei ne nje kohe te caktuar

[45] Por, kur t’u thuhet: “Frikesohuni asaj qe ndodhi para jush, edhe asaj pas jush, qe te jeni te meshiruar!”

[46] Dhe nuk u ka ardhur asnje argument nga argumentet e Zotit te tyre e qe ata te mos e kene refuzuar

[47] Dhe kur u eshte thene: “Shpenzoni nga ajo qe u ka dhene All-llahu”, - atehere mosbesimtaret u thane besimtareve: “A te ushqejme ate te cilin do ta ushqente All-llahu, te kishte dashur? Ju jeni me te vertete ne humbje te hapet”

[48] Dhe thone: “Kur me nje here ai premtim nese jeni te sinqerte”

[49] Nuk presin tjeter pervec nje ze trishtues, i cili do t’i rrembeje deri sa ata zihen nder veti

[50] Dhe nuk mund te porosisin asgje e as te kthehen te familjet e tyre

[51] Dhe fryhet ne sur e ata prej varreve te tyre do te vershtojne kah Zoti i tyre

[52] Duke thene: “Te mjeret ne! kush na ngjalli nga varret tona?” Ky eshte ai qe u premtoi i Meshirshmi dhe e verteta qe ua thane profetet

[53] Ai do te jete vetem nje ze dhe ata te gjiteh do te mblidhen para nesh

[54] Sot nuk do t’i behet padrejtesi askujt dh as qe do te shperbleheni ndryshe pervec si e keni bere

[55] Banoret e xhennnetit, ate dite, me te vertete, do te jene te angazhuar me dhunti, te gezuar

[56] Ata edhe grate e tyre do te rrine mbeshtetur ne vende te stolisura nen hije

[57] Aty do te kete peme dhe gjithcka qe deshirojne

[58] “Paqe!” Do te jete fjala e Zotit te Gjithmeshirshmit –

[59] Kurse ju, o mekatare, sot ndahuni!”

[60] O, bijt e Ademit, a nuk ju kame urdheruar te mos e adhuroni djallin se ai eshte armiku juaj i hapet

[61] Dhe me adhuroni vetem mua! Kjo eshte rruge e drejte

[62] Ai shume prej jush i ka shpene ne humbje. A nuk e keni menduar

[63] Ky eshte xhehennemi qe u eshte premtuar

[64] Digjuni tash ne te, per shkak se nuk keni besuar

[65] Sot ua vulosim gojet e tyre, e duart e tyre do te na tregojne, kurse kembet e tyre do te deshmojne se c’kane punuar

[66] Po te kishim dashur do t’ua merrnim te pamurit dhe do te vraponin rruges, por si do te shihnin

[67] Dhe sikur te kishim dashur, do t’i kishim deformuar ashtu qe nuk do te mund te shkonin as perpara as prapa

[68] Atij qe i japim jete te gjate, e bejme edhe krijese te dobet. A nuk e kuptojne ata

[69] ne atij nuk i kemi mesuar poezi, se ajo nuk i duhet atij. Ky eshte mesim dhe Kur’an i qarte

[70] Te therras ate qe eshte i gjalle, e ndaj mosbesimtareve te zbatohet fjala

[71] A nuk e shohin se Ne nga ajo qe bejme vete kemi krijuar per ata kafshe me te cilat disponojne ata

[72] Dhe ua kemi vene ne sherbim, disave u hipin e me disa udhqehen

[73] Prej tyre kane edhe dobi te tjera, edhe pije, perse nuk jane mirenjohes

[74] Por ne vend te All-llahut pranojne tjere zotera, me shprese se po u ndihmohet

[75] E atyre nuk mund t’u ndihmojne, per ata ajo eshte nje ushtri e verber

[76] Dhe mos te pikellojne fjalet e tyre. Ne me te vertete e dime se cka fshehin dhe cka shfaqin

[77] A nuk e sheh njeriu se e kemi krijuar nga nje pike fare, kurse ai prap behet kundershtar flagrant

[78] Dhe na solli nje shembull ku e kishte harruar krijimin e vet, dhe tha: “Kush do t’i ngjalle eshtrat kur te kalben”

[79] Thuaj: “Do t’i ngjalle ai i cili i ka krijuar edhe heren e pare; Ai e njeh mire cdo krijese

[80] Ai i cili nga druri i njome u bene te mundshem qe ju ta ndizni zjarrinn”

[81] Po a nuk ka mundesi, ai i cili ka krijuar qiejt dhe token, te krijoj te ngjashem si ata? Po, si jo! Ai eshte Gjithkrijues i Gjithdijshem

[82] Mjafton urdheri i tij, vetem t’i thote: “Behu”! dhe ajo behet

[83] Prandaj, qofte lartesuar Ai, ne duart e te cilit eshte pushteti mbi te gjitha, dhe te Ai do te ktheheni

Radhitësit (Es-Safat)

Surah 37

[1] Pasha te radhiturat qe ne radhe qendrojne

[2] Edhe ato qe me ngulm pengojne

[3] Edhe ato qe Kur’an lexojne

[4] Zoti juaj eshte, me te vertete, vetem Nje

[5] Zoti i qiejve dhe i tokes dhe i asaj qe gjendet ndermjet tyre, dhe Zoti i lindjeve

[6] Ne me te vertete e kemi stolisur qiellin me te afert per ju me nje qendijes yjesh

[7] Duke e mbrojtur prej cfaredo djalli prapshtan

[8] Nuk do t’i pergjojne engjujt e bekuar dhe do te hidhen nga te gjitha anet

[9] Te perzene, ata i pret denim i panderpreere

[10] Pervec aij i cili rremben dicka dhe e percjelle nje yll i shkelqyer

[11] Pyeti ata, a eshte me rende t’i krijosh ata apo ate qe e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga nje balte ngjitese

[12] Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen

[13] Dhe kur u drejtohet keshilla, ata nuk kujtohen

[14] Edhe kur e shohin ndonje argument, e nxisin njeri-tjetrin ne perqeshje

[15] Dhe thone: “Kjo nuk eshte asgje tjeter pervec magjie hapet”

[16] A kur te vdesim e te behemi eshtra e dhe, a pernjemend ne do te ngjallemi

[17] A edhe te paret tane te lashte

[18] Thuaj: “Po, dhe ju do te jeni te nencmuar!”

[19] Ai do te jete vetem nje ze trishtues, e ata do te pergjojne

[20] dhe do te thone: “Te mjeret ne, kjo eshte dite e gjykimit!”

[21] Kjo eshte dita e ekzekutimit te cilen ju e keni pergenjeshtruar

[22] Mblidhni ata te cilet kane bere krime edhe ata qe u jane bashkuar, edhe ata te cilet i adhuronin

[23] Ne vend te All-llahut, dhe drejtoni rruges se xhehennnnnemit

[24] Por ndalni se ata, me siguri, do te merren ne pyetje

[25] C’keni qe nuk ndihmoheni

[26] Sepse ata sot jane dorezuar krejtesisht

[27] Dhe do te fillojne t’i thone njeri-tjetrit

[28] “Ju na mashtruat”; Na erdhet nga e djathta

[29] “Jo, por ju – do te pergjigjen ata – nuk ishit besimtare

[30] Se ne nuk kemi pasur kurrfare pushteti mbi ju, por ju keni qene nje popull i shfrenuar

[31] Dhe kunder nesh u realizua fjala e Zotit tone. Ne, njemend, do ta shijojme

[32] Ju kemi ftuar ne mashtrim, sepse edhe vete kemi qene te humbur”

[33] Dhe ata ate dite do te jene se bashku ne mundim

[34] Sepse Ne ashtu veprojme me mekataret

[35] Kur iu tha atyre se nuk ka tjeter Zot pervec All-llahut, ata benin arrogance

[36] Dhe thonin: “A t’i leme ne zoterat tone per nje poet te marre”

[37] Por jo, ai u sjell te verteten dhe verteton te derguarit e tjere

[38] E ju, me siguri, do te shijoni vuajtje te dhimbshme

[39] dhe nuk do te shperbleheni, perpos sic keni punuar

[40] Kurse roberit e sinqerte te All-llahut

[41] Ata do te kene furnizim te vecante

[42] Peme te ndryshme, do te jene te nderuar

[43] Ne xhenete te mrekullueshme

[44] Ne shtreter njeri perball tjetrit

[45] Do te sherbehen me nje gote qe nuk shterret kurre

[46] Te bardhe dhe te shishem per ata qe e pine

[47] Prej saj nuk dhemb kryet dhe nga ajo as mendja nuk te humb

[48] E prane tyre symedhate e reja, me shikime te perulura

[49] Si veze te mbuluara

[50] Dhe do t’i qasen njeri-tjetrit duke biseduar

[51] Njeri prej tyre i thote: “Kam pasur nje shok

[52] I cili thoshte: A edhe ti je prej atyre qe besojne

[53] Se, pasi te vdsim e te behemi eshtra e pluhur do te japim llogari!”

[54] “A doni te shihni?”

[55] Dhe ai do te shikoje, do te shohe ate ne mes te xhehennemit

[56] “Pasha All-llahun” – do te thote, - “perpak desh me shkaterrove”

[57] Po te mos ishte meshira e Zotit tim, tani edhe une do te isha aty

[58] Ne me nuk do te vdesim, apo jo

[59] Pervec vdekjes tone te pare dhe s’do te denohemi me

[60] Kjo do te jete, me siguri, sukses i madh

[61] per dicka si kjo le te punojne punetoret

[62] A eshte ky vend me i mire apo druri zekkum

[63] ne ate ua kemi bere per denim mosbesimtareve

[64] Ai eshte nje dru qe do te dale e rritet nga fundi i xhehennemit

[65] Fruti i tij eshte si koka djajsh

[66] Ata prej tij do te ushqehen dhe me te do t’i mbushin barqet

[67] E pastaj ai do te perzihet me uje te nxehte

[68] Pastaj, me siguri, perseri do te kthehen ne xhehenem

[69] Ata i gjeten prinderit e tyrene mashtrim

[70] Prandaj edhe ata shkelen gjurmeve te tyre

[71] Por edhe perpara tyre shumica e popujve te lashte kane qene te humbur

[72] Edhe pse ne u kemi derguar atyre qortues

[73] Prandaj shih si e pesuan ata te cileve u eshte terhequr verejtja

[74] Me perjashtim te roberve te sinqerte te All-llahut

[75] Por kur na thirri Nuhi, Ne iu pergjegje

[76] Ate dhe familjen e tij e shpetuam prej nje mundimi te rende

[77] Dhe pasardhesit e tiji lame te jetojne

[78] Edhe kujtimin per te ua lame breznive te ardhshme

[79] Paqa qofte mbi Nuhin, ne te tera boterat

[80] Ja, keshtu Ne i shperblejme bemiresat

[81] Ai ishte nga roberit tane besimtare

[82] E pastaj te tjeret i permbytem

[83] I drejtimit te tij ishte edhe Ibrahimi

[84] Kur i erdh Zotit te vet me zemer te shendoshe

[85] Kur i tha babes se vet dhe popullit te vet: “Cka adhuroni

[86] A ne vend te All-llahut doni zoter te rrejshem

[87] E c’mendoni per Zotin e perbotshem?”

[88] U leshoi nje shikim yjeve

[89] Dhe tha: “Une jam i semure”

[90] Dhe ata iu larguan duke ikur

[91] Kurse ai iu qas fshehtazi zoterave te tyre dhe tha: “A nuk po hani ju

[92] C’eshte me ju qe nuk flisni?”

[93] Dhe, si kalimthi, iu qas me nje te rene me te djathten

[94] Dhe ata (populli) ia behen me te shpejte

[95] “Apo i adhuroni ata qe i gdhendni vete, - i pyeti

[96] E All-llahu u krijon juve dhe ate cka beni ju”

[97] “Pergatitne, - thane, - nje turre dru dhe hudhne ne zjarr!”

[98] Dhe deshten ta denojne, por ne i beme ata me te poshteruarit

[99] “Po shkoj, - tha, - atje te Zoti im. Do te me udhezoje

[100] O Zot, me dhuro (pasardhes) prej te mireve!”

[101] Dh ne e gezuam me nje djalosh te mire

[102] Dhe kur ai u rrit aq sa filloi te eci me te ne pune (Ibrahimi) i tha: “O biri im, kam pare ne enderr se duhet te te there! Pa shiko c’mendon ti?” “O im at – i tha ai – ti vepro ashtu si te urdherohet. Do te jem, ne dashte All-llahu, prej durimtareve”

[103] Dhe kur ata te dy u dorezuan edhe e shtriu ate me fytyre per toke

[104] Ne e thirrem: “O Ibrahim

[105] Ti e realizove endren. Ne keshtu i shperblejme ata qe bejne vepra te mira

[106] Ajo ishte, njemend, sprove e vertete, e qarte”

[107] Dhe e kembyem me nje kurban te madh

[108] Kurse kujtimin e tij ua lam breznive te mevonshme

[109] Shpetimi qofte me Ibrahimin

[110] Ja, keshtu ne i shperblyem bemiresat

[111] Dhe ai me te vertete ishte rob yni besimtar

[112] Dhe e gezuam me Is-hakun, si lajmetar nga te miret

[113] Dhe e bekuam ate edhe Is-hakun, kurse nder pasardhesit e atyre te dyve ka bamires, por edhekeqberes haptazi kunder vetes

[114] Ne e shperblyem mire Musane dhe Harunin

[115] Edhe ata te dy, edhe popujt e tyre, i shpetuam nga nje mundim i madh

[116] Dhe u ndihmuam, andaj edhe ata ngadhnjyen

[117] Dhe te dyve u dhame Librin e qarte

[118] Dhe te dy i drejtuam ne rruge te drejte

[119] dhe kujtimin e te dyve ua ruajtem breznive te ardhshme

[120] Qofshin shpetuar Musa dhe Haruni

[121] Ja, ne, me te vertete, keshtu i shperblejme bemiresit

[122] Ata dy njemend ishin nga roberit tane besimtare

[123] Edhe Iljasi eshte, pa dyshim, nga profetet

[124] Kur i tha popullit te vet: “A nuk frikesoheni

[125] A Ba’len e adhuroni, e krijuesin me te mire e leni pas shpine

[126] All-llahun, Zotin tuaj dhe Zotin e te pareve te lashte”

[127] Ata e pergenjeshtruan prandaj, me siguri, do te prezentojne (ne denim)

[128] Pervec atyre roberve besnike te All-llahut

[129] Dhe ia ruajtem kumtimin ne breznite e mevonshme

[130] paste shpetim Iljasi

[131] Ja, ne keshtu i shperblejme bamiresit

[132] Edhe ai eshte, me siguri, nga roberit tane besimtare

[133] Edhe Luti eshte, pa medyshje, prej profeteve

[134] Prandaj ne ate dhe tere familjen e tij e shpetuam

[135] Pervec gruas, qe mbet me te denuarit

[136] Kurse te tjeret i shfarosem

[137] Dhe ju me siguri ne agim kaloni kah ata

[138] Edhe kur bie muzgu. A nuk do te mblidhni mendjen

[139] Edhe Junusi eshte, me siguri, profet

[140] Kur iku me nje lundr te mbushur plot

[141] Terhoqi shortin dhe shorti i ra atij

[142] Dhe e gelltiti peshku, sepse ai e meritonte kete

[143] Dhe sikur ai te mos ishte prej atyre qe e lartesonte (All-llahun)

[144] Do te mbetej me siguri ne barkun e tij deri ne diten kur do te ringjallen

[145] Por Ne e nxorrem ne nje vend te shkrete, ndersa ai ishte i semure

[146] Dhe mbi te mbeltuam nje loze kungulli

[147] Dhe ate e derguam per njeqind mije e me teper njerez

[148] Dhe ata i besuan, ndersa Ne ata i kenaqem deri ne nje afat te caktuar

[149] Por ti pyeti! “A per Zotin tend jane vajzat – e per ata – djemte”

[150] Apo jane deshmitare se engjujt i kemi krijuar femra?”

[151] Ja, veni re se c’thone ata me shpifjet e tyre

[152] “All-llahu ka lind” dhe ata jane, pa fije dyshimi rrenacak

[153] Valle, a vajzat i ka zgjedhur ne vend te djemve

[154] C’eshte me ju, si gjykoni

[155] A nuk mendoni

[156] Apo keni ndonje argument te qarte

[157] silleni librin tuaj, nese flisni te verteten

[158] Marrin e vejne lidhje familjare ndermjet Atij dhe engjujve, porse exhinet e dine kahere se ata do te hudhen ne zjarr

[159] Qofte lartesuar All-llahu mbi ate qe i pershkruajne

[160] Prvec roberve te sinqerte te All-llahut

[161] As ju e as ata, te cilet i adhuroni

[162] Nuk mund te shtini aske kunder Atij

[163] Pervec atij i cili edhe ashtu eshte per nje zjarr

[164] Nuk eshte askush prej nesh qe nuk e ka vendin e caktuar

[165] Ne gjithsesi jemi te radhitur

[166] Dhe ne jemi ata qe lavderojme

[167] Edhe ne qofte se ata thone

[168] “Sikur te kishim nje liber si ata te meparmit

[169] M siguri do te ishim rober besnike te All-llahut!”

[170] Papeseprape e mohuan, por kane per ta ditur

[171] Por fjalet tona, tani me u jane thene roberve tane te derguarve

[172] Ata me te vertete do te jene te ndihmuar

[173] Edhe ushtria jone me siguri do te ngadhnjeje

[174] Prandaj per nje kohe largohu prej tyre

[175] Dhe mundesojau te shohin e ata do te shikojne

[176] A thua ata ta shpejtojne denimin tone

[177] E kur t’u afrohet, dite e zeze ka per te krisur per ata qe kane qene te thirrur

[178] Prandaj, largohu prej tyre per nje kohe

[179] Dhe mundesojau, e ata do te shohin

[180] I lartesuar eshte Zoti yt, Zoti i madheshtise prej asaj qe i pershkruajne ata

[181] Shpetimi qofte mbi te derguarit

[182] Kurse falenderimi eshte per All-llahun, Zoti i te gjitha boterave

Sad (Sad)

Surah 38

[1] Sad. Pasha Kur’anin e nderuar

[2] Ata qe mohojne jane arrogante e mendjemedhenj

[3] Sa popuj perpara atyre i kemi shfarorus! Ata u luten per ndihme, por ishte vone

[4] Ata habiteshin qe u erdh nje njeri nga mesi i tyre t’u terheqe verejtjen dhe thane mosbesimtaret: “Ky shte magjistar rrenacak”

[5] A t’i beje zoterat nje zot te vetem? Kjo eshte, njemend, pune shume e cuditshme

[6] dhe paria e tyre u nisen: “Shkoni dhe me durim vazhdoni adhurimin e zoterve tuaj. Kjo eshte pune qe na duhet”

[7] Ne per kete nuk kemi degjuar as te popujt tjere, kjo s’eshte gje tjeter pervecse genjeshter e kurdisur

[8] “Mu atij, nga mesi yne, t’i dergohet Kur’ani!?” Ata dyshojne ne verejtjen time pasiqe nuk e kane shijuar denimin tim

[9] Mos i kane ata depote e meshires se Zotit tend, te Gjithfuqishmit dhe Bujarit

[10] A mos kane pushtetin ne qiej dhe ne toke dhe ne cka ka ndermjet tyre? Pra le te rreken me shkaqet

[11] Nje ushtri komplotiste e cila atje do te jete e munduar

[12] Edhe para tyre, populli i Nuhit dhe Ad edhe Faraoni, pronar i ndertesave te medha, pergenjeshtruan

[13] Edhe Themud, edhe populli i Lutit, edhe banoret e Ejkes; ata jane aleate (kunder profeteve)

[14] Te gjithe ata i kane pergenjeshtruar profetet dhe i goditi denimi im

[15] Prandaj edhe keta nuk presin tjeter vecse nje ze qe nuk ka nevoje te perseritet

[16] Dhe te thone: “O Zoti yne, shpejtona denimin para dites kur do te jepet llogari”

[17] Ti duro ata ckado qe thone dhe perkujtoje robin tone Davudin, te bindur ne fe, i cili perhere i drejtohej All-llahut

[18] Ne i kemi nenshtruar malet qe bashke me te te lartesojne All-llahun ne muzg dhe ne agim

[19] Edhe shpendet e tubuar, te gjithe, atij i drejtohen

[20] Dhe ia perforcuam mbreterine dhe i dhame mencuri e aftesi te gjykoje

[21] A te arriti lajmi per te akuzuarit qe e paten kaluar murin e faltores

[22] Kur hyne te Davudi dhe ai u frikesua prej tyre: “Mos u frikeso, i thane. Ne jemi dy pale ne konflikt. I kemi bere dem njeri-tjetrit, andaj ti na gjyko me drejtesi, mos iu shmang, dhe drejtona ne rruge te drejte

[23] Ky miku im, i ka, me siguri nentedhjete e nente dhen, kurse une vetem nje, edhe per kete me tha “ma je mua”! dhe ne kete me mundi

[24] “Njemend ta ka bere me te padrejte me qe ka kerkuar delen tende t’ua bashkoje dhenve te veta. Shume bashkepunetore i bejne padrejtesi njeri-tjetrit, pervec atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, por te atille ka pak”. Mirepo Davudi e kuptoi se e kemi vene ne sprove andaj kerkoi falje nga Zoti i vet, ra me fytyre ne toke dhe u pendua

[25] Dhe ne ate ia falem dhe ai njemend eshte i afert te Ne dhe ka pozite shume te mire

[26] O Davud! Ne te kemi bere mekembes ne toke, prandaj gjyko me drejtesi te njerezit dhe mos u jep pas ndjenjes se te shmange nga rruga e All-llahut. Ata qe shmangin prej rruges se All-llahut, me siguri, i pret denim i rende per shkak se kane harruar diten kur jepet llogaria

[27] Ne nuk i kemi krijura me pahir qiellin dhe token edhe cka ka ndermjet tyre; ashtu mendojne mosbesimtaret, por mosbesimtaret jane te mjere ne zjarr

[28] A mos do te veprojme me ata, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, njelloj si me ata qe bejne ngaterresa ne toke, apo do te sillemi njelloj me ata qe i largohen mekatit si me mekataret

[29] Librin qe ta kemi shpallur eshte i bekuar qe ata te mendojne per argumentet e tij kurse ata qe kane mend, te nxjerrin mesim

[30] Ndersa, Davudit i falem Sulejmanin, njeri fantastik, dhe shume eshte penduar

[31] Kur nje mbremje iu paraqiten atij atllare qe rrinin ne tri kembe

[32] Ai th: “Une shfaqa dashuri ndaj pasurise sipas verejtjes se zoteriut tim”; derisa humben sysh

[33] “M’i ktheni ata!” dhe filloi t’i lemoje kah qafa dhe kembet

[34] Ne e vume n sprove Sulejmanin dhe e mbajtem ne post vetem si figure (te palevizshme) e pastaj u sherua

[35] “O Zoti im, - tha: me fal dhe me dhuro pushtet qe nuk do ta kete askush pervec meje! Ti, me te vertete, shperblen shume!”

[36] Dhe ne ia nenshtruam eren qe te leviste leht sipas urdherit te tij dhe kah deshironte ai

[37] Edhe djajte, gjithfare ndertuesish dhe zhytesish

[38] Edhe te tjere, mberthyer ne pranga

[39] Ky eshte shperblimi yne, e ti ose liroj ose mbaj, per kete nuk jep llogari

[40] Ai eshte, njemend, i afert te Ne dhe ka pozite shume te mire

[41] Dhe perkujtoje robin tone Ejjubin, kur iu lut Zotit te vet: “Djalli me ka mberthyer me mundime e lodhje!”

[42] “Silli tokes me kembe – ja uje te ftohte per larje e pije!”

[43] Dhe nga meshira jone ia shperblyem familjen e tij dhe te tjeret me ata, si mesim per te kuptueshmit

[44] Ti merre me doren tende nje tufe thuprash dhe bjeri me te e betimin mos e prish! Ne e kemi ditur se ai eshte i durueshem. Ka qene njeri shume i mire, eshte penduar

[45] Perkujtoi edhe roberit tane: Ibrahimin, Is-hakun e Jakubin. Te gjithe te bindur ne fe dhe largpames

[46] Ne ata i kemi pajisur me nje virtyt, gjithmone e kishin ndermjent boten tjeter

[47] Dhe ata, njemend, te Ne jane te zgjedhur nga njerezit me te mire

[48] Dhe kujtoje Ismailin dhe Eljesin edhe Dhulkiflin. Te gjithe jane nga me te miret

[49] Ky eshte perkujtim, ndersa ata qe ruhen prej mekateve kane pozite te mire

[50] Kopshte te Adnit, me dyer te hapura per ata

[51] Aty do te pushojne dhe do te disponojne me peme e pije te llojllojshme

[52] prane tyre hyrite kokeulura, me moshe te njejte

[53] Kjo u premtohet per diten kur jepet llogari

[54] Me te vertete ajo eshte dhunti e jona e pafund

[55] Ja, kaq! Kurse ata qe bejne keq i pret pozite edhe me e keqe

[56] Xhehennemi, ku do te digjen. Sa shtroje e tmerrshme

[57] Ja, kaq! Pra, le te shijojne ujin e vale dhe te qelbur

[58] Dhe mundime te tjera te ngjashme si keto te shumfishta

[59] Ky grumbull bashke me ju do te hyje ne zjarr pa komoditet, me siguri do te digjen

[60] “Ju, - do t’u thone ata – mos paci qetesi! Ju na e keni pergatitur kete. Sa vendbanime te tmerrshme!”

[61] “O Zoti yne, - do te thone: - Kush na e beri kete, shufishoja vuajtjen ne zjarr”

[62] Dhe do te thone: “Cka u be me njerezit te cilet i konsideronim te keqinj qe nuk i shohim

[63] dhe qe i kemi perqeshur. Mos na kane humbur sysh?”

[64] Eshte e vertete e madhe se banuesit e xhehennemit do te polemizojne ndermjet vet

[65] Thuaj: “Une vetem terheq verejtjen, nuk ka Zot tjeter pervec All-llahut, te vetmit dhe te fortit

[66] Zot i qiejve dhe i tokes dhe i asaj qe gjendet ndermjet tyre, te fortit qe fale shume”

[67] Thuaj: “Ky eshte lajm i madh

[68] Kurse ju ia ktheni shpinen

[69] Une nuk kam ditur kurrgje per kundershtimet e engjujve te madherishem

[70] Mua me shpallet vetem qe jam qortues i hapet”

[71] Kur Zoti yt u tha engjujve: “Une jam krijues i njeriut nga balta

[72] E pasi e kam persosur dhe i kam dhene nga jeta ime, ju peruluni (bini ne sexhde)!”

[73] Engjujt, te gjithe se bashku, rane ne sexhde

[74] Pervec Iblisit; ai shfaqi mendjemadhesi dheu be mosbesimtar

[75] “O Iblis, - i tha ai, - cka te pengoi qe mos t’i perulesh atij te cilin e krijova vete une? A po ben mendjemadhesi apo tregon madheri?”

[76] “Jam me i mire se ai – iu pergjigj ky – mua me krijove nga zjarri, kurse ate prej balte”

[77] “Atehere, pra, largohu sish! – i tha Ai – ti je i mallkuar

[78] Mallkimi im do te percjelle deri ne diten e gjykimit!”

[79] “Zoti im – tha ai, - me jep afat deri ate dite kur te ringjallen”

[80] “Po, gjithsesi te jap afat, - i tha Ai

[81] Deri ne diten e caktuar”

[82] “Pasha madherine tende – tha ai – me siguri te gjithe do t’i shpjere ne rruge pa krye

[83] Pervec roberve te Tu te sinqerte nga mesi i tyre”

[84] “Eshte e vertete, - tha, - dhe te verteten e flas

[85] Gjithsesi do ta mbush ferrin me ty dhe gjithe ata qe do te pasojne ty se bashku”

[86] Thuaj: “Une per kete nuk kerkoj prej jush shperblim dhe une nuk jam artificial

[87] Ai eshte, pa dyshim, keshille per tera boterat

[88] Dhe ju me siguri se shpejti do ta merrni vesh porosine e tij”

Grupet (Ez-Zumer)

Surah 39

[1] Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti, i urti

[2] ne me te vertete ta shpallem ty Librin me te verteta, prandaj adhuro vetem All-llahun me sinqeritet ne fe te tij

[3] A nuk eshte feja e All-llahut e sinqerte? Nderkaq ata te cilet, ne vend te Atij, marrin mbrojtes: “Ne i adhurojme ata vetem te na afrojne sa me shume te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykoje per ate qe kane kundershtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton ne rruge te drejte ate qe eshte rrenacak dhe mosbesimtar

[4] Te kish dashur All-llahu te kete femije, do te zgjidhte sipas deshires se vet ate qe e ka krijuar vete. Qofte lartesuar Ai! Ai eshte All-llahu, i vetmi fuqiplote

[5] Ka krijuar realisht qiej dhe token; Ai me naten mbeshtjell diten dhe me diten mbeshtjell naten. I ka nenshtruar diellin dhe henen. Secili leviz ne afat te caktuar. A nuk eshte Ai i forte dhe qe fal shume

[6] Ju krijoi prej nje njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij per jete, dhe Ai juve ju ka dhene tete cifte kafshesh. Edhe juve ju krijon ne barqet e nenave tuaja, krijese pas krijese, njera pas tjetres, ne tre mbeshtjelles. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj. Pushteti eshte i tij; nuk ka Zot pervec Atij. E ku po shkoni pra

[7] Ne qofte se ju mohoni, ani! All-llahu eshte i pasur edhe pa ju, por nuk eshte i kenaqur me mosbesimin e roberve te vet. E nese i jeni mirenjohes eshte i kenaqur me ju. Nderkaq asnje mekatar nuk do te barte barren e tjeterkujt. Mandej te Zoti juaj do te ktheheni, andaj do t’ju informoje se cka keni bere. Me siguri Ai di shume mire c’keni ne kraheror

[8] Kur e godit njeriun ndonje e papritur drejtohet Zotit te vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e meshiron ai e harron ate te cilit me pare i eshte lutur dhe i ben shok All-llahut per t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaqu per pak kohe me mosbesimin tend se pa dyshim je nga banoret e zjarrit”

[9] Apo eshte ai i cili oret e nates i kalon me fytyre ne toke, (ne lutje) duke u frikesuar nga bota tjeter dhe duke shpresuar ne meshiren e Zotit te vet? Thuaj: “A jane njelloj ata qe dine dhe ata qe nuk dine? Mesim marrin vetem te mencurit”

[10] Thuaj: “O njerez qe besoni, frikesohuni Zotit tuaj! Ata qe bejne mire ne kete bote, mire (gjejne), toka e All-llahut eshte e gjere; vetem ata qe jane te durueshem kane shperblim te pakufizuar”

[11] Thuaj: “une jam i urdheruar ta adhuroj All-llahun, te jem besnik i tij ne fe

[12] Dhe jam i urdheruar te jem musliman i pare”

[13] Thuaj: “Une i frikesohem denimit ne diten e madhe, nese jam i padegjueshem ndaj Zotit tim”

[14] Thuaj: “Vetem All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikerisht fene time

[15] Kurse ju, ne vend te tij, adhuroni ke te doni!” Thuaj: “Te humbur jane ata qe ne diten e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo eshte humbje e qarte”

[16] Ata do te kene shtresa te zjarrit edhe permbi edhe perfundi. Me kete All-llahu i frikeson roberit e vet! “Ruajmuni mua, o roberit e mi!”

[17] Ata qe i largohen adhurimit te idhujve dhe i drejtohen All-llahut, per ata ka lajme te gezueshme, prandaj pergezoi roberit e mi

[18] Te cilet degjojne fjalet dhe pasojne ate me te bukuren prej tyre. Ata jane qe All-llahu i ka drejtuar ne rruge te drejte dhe ata jane te mencur

[19] A ti ta shpetosh ate qe eshte ne zjarr dhe qe e ka merituar fjalen denim

[20] Nderkaq ata qe i ruhen Zotit te tyre do te kene dhoma te ndertuara, njera mbi tjetren, para te cilave do te rrjedhin lumenj, eshte premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin

[21] A nuk e sheh se All-llahu leshon ujin nga qielli dhe e shperndan ne toke neper burime, pastaj me te mbine bime ngjyrash te ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh te zbehte, e me ne fund e ben te thyeshme. Me te vertete ne kete ka mesim per ata qe kane mend

[22] Pra atij qe ia ka hapur All-llahu kraherorin per islam, ai eshtene driten e Zotit te vet. Te mjeret ata zemerguret kur permendet All-llahu, ata jane ne humbje te sigurt

[23] All-llahu ka shpallur tregimin me te bukur, nje Liber te ngjashem, mesimet e te cilit perseriten, u rrenqethet lekura atyre qe i frikesohen Zotit te tyre, e kur u kujtohet meshira e All-llahut, lekura dhe zemrat e tyre qetesohen. Ajo eshte rruge e drejte e All-llahut ne te cilen drejton ate qe do Ai; Ke e humb All-llahu, ate nuk e drejton dot kush

[24] A mos eshte njelloj ai i cili ne Diten e Gjykimit do te mbrohet me fytyre nga denimi i tmerrshem?” Shijone ate qe e keni merituar”! Do t’u thuhet krimineleve

[25] Pergenjeshtruan ata perpara atyre, por, u erdh denimi prej nga nuk e pritnin

[26] All-llahu ka bere qe te perjetojne poshtersimin ne kete jete, por mundimet e botes tjeter, me siguri, jane edhe me te medha. Sikur ta dinin

[27] Ne ne kete Kur’an u sjellim njerezve gjithfare shembujsh, ndoshta marrin mesim

[28] Ne Kur’an ne gjuhen arabe, ne te cilin nuk ka kontradikta, qe t’i frikesohen Zotit

[29] All-llahu sjell si shembull njeriun rreth te cilit zihen bashkepushtuesit dhe njeriun i cili eshte nen sundim te vetem nje njeriu – a jane keta njelloj? Lavderimi eshte per All-llahun, por shumica sish nuk e dine

[30] Ti, me siguri, do te vdesesh, ama edhe ata kane per te vdekur

[31] Dhe pastaj, ne Diten e Gjykimit, para Zotit tuaj do te ziheni njeri me tjetrin

[32] Kush eshte me kriminel se ai i cili per All-llahun flet te paverteten dhe e pergenjeshtron te verteten kur i vjen atij? A nuk ka ne xhehennem vendstrehim per mosbesimtaret

[33] Kurse ai qe sjell te verteten dhe ai, i cili e verteton, ata jane, gjithesi, te ruajtur

[34] Ata kane cdo gje qe deshirojne te Zoti i tyre; ai eshte shperblim per mireberesit

[35] Per t’ua mbuluar All-llahu veprat e keqija atyre dhe t’i shperbleje veprat e mira te tyre edhe me mire se qe kane punuar

[36] A nuk mjafton All-llahu per robin e vet? Ata te frikesojne ty me te tjeret, ne vend te Atij (All-llahut). Ke e le All-llahu ne humbje, nuk ka kush e drejton ne rruge te drejte

[37] Kurse ate qe e drejton All-llahu, nuk e humb dot kush. A nuk eshte All-llahu i forte dhe i rrepte

[38] Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe token, me siguri do te thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata qe ju i thirrni (adhuroni) ne vend te All-llahut, nese All-llahu do t’u beje ndonje dem, a mund ta largojne demin, ose nese ai do te na meshiroje, a do te munden ta pengojne meshiren e tij?” Thuaj: “Mua me mjafton All-llahu, tek ai kane mbeshtetje ata qe kerkojne mbeshtetje”

[39] Thuaj: “O populli im, veproni sipas vendit (mundesise) tuaj, por edhe une do te veproj, e ju do ta dini

[40] Cilin do ta godite denimi qe do ta pikelloje dhe cilin do ta gjeje vuajtja e perjetshme

[41] Ne ty te shpallem Librin me argumente per njerezit. Kush merr rrugen e mbare per vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je perfaqesues i tyre

[42] All-llahu merr shpirterat ne momentin e vdekjes se tyre si edhe ata qe nuk kane vdekur ne gjume, dhe ia pengon atij q eia ka caktuar te vdes, dhe dergon te tjere deri ne afat te caktuar. Keto jane, me te vertete, argumente per ata qe mendojne

[43] A marrin ndermjetes, ne vend te All-llahut? Thuaju: “A edhe atehere kur jane krejtesisht te pafuqishem dhe nuk kuptojne”

[44] Thuaj: “Ndermjetesimi eshte i gjithmbarshem per All-llahun. I Tij eshte pushteti ne qiej dhe ne toke, Tek ai edhe do te ktheheni

[45] Vetem kur permendet All-llahu, zemrat e atyre qe nuk i besojne, botes tjeter, sterkeqen, e kur permenden te tjere (qe u falen), pervec atij, menjehere i kaplon gezimi”

[46] Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokes, qe di te dukshmen dhe te padukshmen, ti do t’i gjykosh roberit tu per gjera qe nuk jane pajtuar”

[47] Ata qe kane bere krime, sikur te kishin tera cka ka ne toke edhe aq me teper, ne Diten e Gjykimit, ata do ta jepnin tere ate vetem per t’u liruar nga denimi i tmerrshem. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu cka nuk mund ta marrin me mend

[48] Do t’u afrohen veprat e tyre te keqia qe i kane bere dhe do t’i godase mu ajo per te cilen jane tallur

[49] Kur e godit njeriun ndonje dem, na lutet Neve; mirepo kur Ne i afrojme dhuntine tone, thote: “Kjo me eshte dhene me dije, (merite)”. Porse ajo eshte vetem sprove, mirepo shumica sish nuk e dine

[50] Ashtu kane pas thene edhe ata perpara tyre, por nuk u beri dobi ajo qe kishin fituar

[51] Dhe i goditen te keqiat qe i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, te cilet kane bere padrejtesi do t’i godasin te keqiat qe kane bere; ata jane te pafuqishem ndaj saj

[52] A nuk e dine se All-llahu u jep furnizim me shumice kujt do dhe ua shkurton. Keto jane, me te vertete, argument per nje popull qe beson

[53] Thuaj: “O njerezit e mi, te cilet keni bere gabim ndaj vetes, mos e keputni shpresen te meshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua fale tera mekatet; Ai, njemend, fale shume dhe eshte i meshirshem

[54] Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe dorezohuni Atij para se t’u vjen denimi, se pastaj nuk do t’u ndihmohet

[55] Dhe pasoni me te bukuren qe ua ka shpallur Zoti juaj, para se t’u befasoje denimi, sepse ju nuk do te hetoni

[56] Qe te mos thote shpirti: “I mjeri une, sa obligime me kane mbetur vetem ndaj All-llahut, madje edhe jam tallur”

[57] Ose te mos thot: “Po te me kishte udhezuar All-llahu ne rruge te drejte, pa dyshim do t’isha i ruajtur”

[58] Ose te mos thot, kur te perjetoje denimin “Sikur te kthehem edhe njehere do t’isha nga mireberesit”

[59] “Jo, kurr! Te erdhen ty argumentet e mia por ti i pergenjeshtrove ata, u bere mendjemadh dhe ke qene mosbesimtar”

[60] Ne Diten e Kijametit, do ti shohesh fytyrenxire, ata te cilet kane folur genjeshtra per All-llahu, a thua nuk do te kete vend ne xhehennem per mendjemedhenjte

[61] All-llahu do t’i shpetoje ata te cilet jane ruajtur me vepra te mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikellim per ata

[62] All-llahu eshte krijues i cdo sendi dhe Ai eshte mbikeqyres i Gjithesise

[63] Ne duar te Tij jane celesat e qiejve e te Tokes. Kurse ata te cilet mohojne faktet e All-llahut, ata jane plotesisht te humbur

[64] Thuaj: “O te paditur, o injorante, a mua me urdheroni te adhuroj tjeter ne vend te All-llahut

[65] Ty te eshte shpallur si edhe atyre perpara teje: “Nese i ben shok All-llahut, veprat tua gjithesesi jane te kota dhe ti do te jesh i humbur krejtesisht

[66] Prandaj, vetem All-llahun adhuro dhe jij mirenjohes

[67] Ata nuk e cmojne All-llahun ashtu si duhet cmuar ate; Kurse tere toka, ne Diten e Gjykimit, do te jete ne duart e tij, ndersa qiejt do te jene te mbeshtjellur ne forcen e tij. Ai qofte lartesuar shume lart mbi ata qe i bejne shok

[68] Dhe do t’i fryhet surit dhe do te mbesin ne vend gjithcka ka ne qiej edhe ne toke, pervec atyre qe do All-llahu; pastaj se dyti do te fryhet ne sur dhe ata menjehere do te ngrihen dhe te presin

[69] Edhe Toka do te shkelqeje me driten e Zotit te vet, do te vihet Libri, do te sillen profetet dhe deshmitaret dhe te tere do te gjykohen me drejtesi, atyre nuk u behet padrejtesi

[70] Dhe secilit do t’i jipet cka ka punuar, sepse Ai e di se cka punojne

[71] Ata qe kane mohuar do te hudhen ne xhehenem ne grupe, e kur te arrijne aty, dyert e tij do te hapen, kurse mbikeqyresit e tij do te thone: “A nuk ju kane ardhur, nga mesi juaj, profetet e t’u lexojne ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu terheqin verejtjen per ballafaqimin tuaj me kete dite?” “Po, si jo, - do te thone ata, - mirepo fjala e dhene per denim, qe moti, zbatohet ndaj mosbesimtareve”

[72] Do t’u thuhet: “Hyni ne dyart e xhehenemit, aty do te jeni gjithmone!” Sa vendbanim i tmerrshem per mendjemedhenjte

[73] Kurse ata te cilet i jane frikesuar Zotit te vet, do te shtihen ne xhennet ne grupe, e kur te arrijne aty, dyert e tij do t’u hapen ndersa mbikqyresit e tij do t’u thone: “Selamun alejkum (Paqa me ju qofte), keni qene te mire prandaj hyni aty ku do te jeni pergjithmone!”

[74] Dhe ata do te thone: “Lavderojme All-llahun, i cili e ka plotesuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la ne disponim, ne parajse, vendin, te vendosemi ku te duam! Sa shperblim i bukur per punetoret e mire

[75] Dhe do te shohesh engjujt se si rrethojne rezidencen, duke lartesuar me lavdata Zotin e vet; secili do te gjykohet me drejtesi dhe do te thuhet: “LAVDERIMI ESHTE PER ALL-LLAHUN, ZOT I BOTERAVE!”

Falësi (El-Gafir)

Surah 40

[1] Ha Mim

[2] Shpallje e Librit eshte nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi

[3] I cili fal mekatin dhe pranon pendimin, i cili denon rend dhe posedon miresi; nuk ka tjeter Zot pervec Atij. Te Ai eshte kthimi

[4] Mbi argumentet e All-llahut diskutojne vetem ata qe i mohojne, pra aty assesi mos te mashtrojne bredhjet e tyre neper bote

[5] Pergenjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatet pas tyre. Secili popull eshte perpjekur qe ta rrembeje profetin e vet dhe eshte munduar qe me genjeshtra te heshtin te verteten, prandaj une e kam denuar, ani me cfare denimi se

[6] Dhe ashtu do te zbatohet fjala e Zotit tend kunder atyre qe mohojne, se ata jane banore te zjarrit

[7] Ata (engjujt) te cilet mbajne arshin edhe ata qe jane rreth tij lartesojne dhe lavderojne Zotin e vet, i besojne Atij dhe e lusin t’i fale besimtaret. “O, Zoti yne, Ti perthekon cdo gje me meshiren dhe dijenin tende; prandaj fali ata, te cilet jane penduar dhe shkojne rruges tende, dhe ruaji nga denimi i zjarrit”

[8] O, Zoti yne, shpiej ata ne kopshte te Adnit qe ua ke premtuar edhe kush ka qene i mire nga prinderit e tyre, grate e tyre edhe pasardhesit e tyre. Ti je, me te vertete, i forte i urte

[9] Dhe ruaji prej veprave te keqia, sepse, ate qe ate dite Ti e ke ruajtur nga veprat e keqia, Ti e ke meshiruar, e ajo eshte njemend sukses i madh!”

[10] Atyre qe mohojne, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut eshte, vertete, me e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirret ne besim, por ju mohuat”

[11] “O, Zoti yne, - do te thone ata: - dy here na ke vdekur e dy here na ke ngjallur, ne pranojme mekatet tona, por a ka ndonje rrugedalje?”

[12] “Ajo eshte per shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetem, ju keni mohuar, e nese i behej atij shok, i keni besuar, por vendimi eshte ne duar te All-llahut te lartmadherishmit”

[13] Ai eshte i cili tregon argumentet e veta dhe ju leshon furnizim nga qielli, por mesim merr vetem ai qe i drejtohet atij

[14] Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet ne fene e tij, edhe pse mosbesimtareve nuk u pelqen

[15] Ne shkalle te larte, sundues i gjithesise, shpalle fjalet e veta kujt te doje nga njerezit e vet t’u terheqe verejtjen per Diten e Takimit

[16] Ne diten kur ata do te paraqiten, kur per All-llahun nuk ka asgje sekrete lidhur me ata; i kujt eshte pushteti sot? I All-llahut, te vetmit fuqiplote

[17] Sot do te shperblehet secili sipas merites. Sot nuk ka padrejtesi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt

[18] Dhe terhiqjau verejtjen per diten e aferme kur t’u vijne zemrat ne fyt per mosbesimtaret nuk ka mik as ndermjetesues qe perfillet

[19] Ai e di c’fshehin syte mashtrues dhe c’fshehin kraheroret

[20] All-llahu gjykon me drejtesi, kurse ata te cileve u falen, ne vend te All-llahut, nuk gjykojne me asgje. Pa dyshim All-llahu eshte ai qe degjon dhe sheh cdo gje

[21] A nuk ecin neper toke e te shohin si kane perfunduar ata perpara atyre? Ata kane qene me te forte se keta dhe kane lene permendore ne toke, por All-llahu i denoi ata per shkak te mekateve te tyre dhe nuk pat kush t’i mbroje nga denimi i All-llahut

[22] Ajo (i gjet) per shkak se mohuan argumentet e qarta, te cilat te derguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i perfshiu me denim. Ai eshte, me te vertete, i forte, denimkeq

[23] Ne Musaun e kemi derguar me mrekullite tona dhe argumente te qarta

[24] Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thane: “Eshte magjistar dhe rrenacak”

[25] Por kur ua solli ai te verteten nga ana jone, thane: “Vrisni djemte atyre te cilet besojne atij dhe lini te jetojne femrat e tyre!” Por dredhite e mosbesimtareve shpiejne vetem ne humbje

[26] Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le te therras Zotin e vet: Une kam frike se po ua nderron fene tuaj ose po shkakton turbullira ne toke”

[27] Kurse Musa tha: “Une lus Zotin tim dhe Zotin tuaj te me mbroje prej cfaredo mendjemadhi qe nuk beson ne diten kur jepet llogari!”

[28] Por nje njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehte besimin e vet, tha: “A vetem perse po thote Zoti im eshte All-llahu, ta mbytni njeriun! Ate qe u ka sjelle argumente te qarta nga Zoti juaj? Nese eshte rrenacak, rrena e tij eshte kunder atij, por nese flet te verteten, atehere do t’u godis, te pakten dicka prej asaj qe premton. All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte ate qe e tepron me genjeshtra

[29] O populli im, sot juve ju takon pushteti ne toke, haptazi por kush do te na mbroje prej denimit te All-llahut, nese na perfshine? Ndersa Faraoni tha: “Ju tregoj vetem ate qe shoh dhe nuk ju shpie ne tjeter rruge vecse ne rruge te drejte”

[30] Ndersa ai besimtari tha: “O populli im, une, njemend, frikesohem per ju mos ju ndodhi edhe juve dicka si popujt e meparshem

[31] Sikur rasti me popullin e Nuhit, me Ad dhe Themud edhe me ata pas tyre. Porse All-llahu nuk ua deshiron te keqen njerezve

[32] O populli im, frikesohem per ju ne diten kur thirrni njeri-tjetrin

[33] Ate dite, kur do te zmbrapseni, nuk do te keni mbrojtes prej All-llahut. Ke e le All-llahu ne humbje s’e drejton kush dot”

[34] Edhe Jusufi, qysh me heret, u ka sjelle ajete te qarta, porse ju vazhdimisht keni dyshuar ne ate qe u ka sjelle. Por kur vdiq ai, thate: “All-llahu me nuk do te dergoje pas atij profet”. Ja, ashtu All-llahu e le te humbur ate qe e tepron dhe dyshon

[35] Ata, te cilet polemizojne per argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnje argument. Kjo eshte nencmim i madh te All-llahu dhe te ata qe besojne. Ashtu All-llahu vulos zemrat e cdo arroganti perbuzes”

[36] “O Haman, - tha Faraoni, - ndertoma nje pyrg, ndoshta po arrije te gjeje rruget

[37] Rruget e qiellit, dhe te ngjitem te Zoti i Musaut, sepse une, njemend, konsideoj se eshte rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i jane dukur te mira veprat e veta te keqia dhe i eshte shmangur rruges, dhe dredhia e Faraonit eshte vetem shkaterrim

[38] Kurse ai besimtari tha: “O populli im, me pasoni mua t’iu drejtoj ne rruge te drejte

[39] O populli im, me te vertete kjo jete eshte vetem nje kenaqesi, kurse bota tjeter, ajo eshte shtepi e perhershme

[40] Kush ben keq do te denohet vetem sipas asaj qe ka bere, e kush bene mire – qofte mashkull apo femer dhe eshte besimtar, ata hyjne ne xhennet, dhe aty do te furnizohen pa kufizim

[41] O populli im, c’eshte me mua, iu therras t’iu shpetoje e ju me thirni ne zjarr

[42] Me therrisni te mohoj All-llahun dhe t’i bej shok, per cka une kurrgje nuk di, kurse une ju ftoj te i forti qe fal shume

[43] Nuk ka fare dyshim se ai, per ku me therrisni mua, nuk u pergjigjet as ne kete bote e as ne boten tjeter; dhe ne do te kthehemi tek All-llahu, kurse ata qe e teprojne jane banore te zjarrit

[44] Juve do t’iu kujtohet se cka ju them, kurse une ceshtjen time ia le All-llahut. All-llahu, me te vertete, i sheh njerezit”

[45] Dhe All-llahu e ruajti nga te keqiat dhe kurthat e tyre, kurse familjen e Faraonit e goditi kob i zi

[46] Zjarri qe i ekspozohet ne mengjes dhe ne mbremje, e kur te vije momenti: “Shtine familjen e Faraonit ne vuajtje me te renda”

[47] Dhe ne zjarr do te zihen. Ata qe kane qene te dobet, do t’u thone mendjemedhenjve: “Ne kemi ardhur pas jush, a mendoni vetem pak te na clironi nga zjarri?”

[48] Ata qe kane bere mendjemadhesi thone: “Ne te gjithe jemi ne te, se All-llahu i ka gjykuar me te vertete roberit e vet”

[49] Edhe ata te cilet jane ne zjarr, do t’u thone rojtareve te xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj te pakten nje dite te na e lehtesoje denimin”

[50] Ata do t’u thone: “A nuk ju kane sjelle juve profetet tuaj argumente te qarta?” “Po”, do te pergjigjen. “utni, pra ju!” do te thone. Por lutja e mosbesimtareve eshte e kote

[51] Ne gjithsesi do t’i ndihmojme profetet tane dhe ata qe kane besuar edhe ne kete jete edhe ate dite kur te ngrihen deshmitaret

[52] Ate dite kur perdhunuesve nuk u ben dobi arsyetimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe vendbanimi me i keq

[53] Ne Musaut i patem dhene udherrefimin, kurse izraeliteve u kemi lene trashegim Librin

[54] Si udherrefyes dhe perkujtues per ata qe kane mend

[55] Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut eshte i vertete, dhe kerko falje permekatet tua! Ndersa Zotin tend madheroje dhe lavderoje ne mbremje dhe ne mengjes

[56] Ata te cilet polemizojne lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kane asnjefare kompetence, ne zemrat e tyre s’ka tjeter vecse arrogance qe nuk do t’i sjelle te qellimi, prandaj lute All-llahun per mbrojtje; Ai, me te vertete, degjon dhe sheh shume

[57] Krijimi i qiejve dhe i tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por shumica e njerezve nuk e dine

[58] Nuk jane njelloj i verbersi dhe ai qe sheh si dhe ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, dhe keqberesit. Ju fort pak merrni mesim

[59] Kijameti gjithsesi do te vije, ne kete nuk ka dyshim, por prapeseprape shumica e njerezve nuk besojne

[60] Zoti juaj ka thene: “Me therrisni t’iu pergjigjem! Ata, te cilet nga mendjemadhesia nukme adhurojne – do te hyjne ne xhehennem te poshteruar”

[61] All-llahu eshte Ai, i cili ua ka bere naten qe te pushoni, kurse diten te shihni. All-llahu eshte shume i mire ndaj njerezve, por shumica sish nuk jane mirenjohes

[62] Qe, Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, krijuesi i cdo sendi. Zot tjeter pervec Atij nuk ka, e pra ku po largoheni

[63] Ashtu jane larguar ata te cilet kane mohuar ajetet e All-llahut

[64] All-llahu eshte Ai qe ua ka bere token vendbanim, kurse qiellin kulm. Ju ka dhene formen, dhe formen tuaj e bene te mire dhe ju furnizon me te mira. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, dhe qofte bekuar All-llahu, Zot i boterave

[65] Ai eshte i Gjalli, nuk ka Zot pervec atij, prandaj vetem atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fene. Qofte lavderuar All-llahu, Zot i boterave

[66] Thuaj: “Me eshte e ndaluar te adhuroj ata qe ju u luteni ne vend te All-llahut. Per ate me kane ardhur argumente te qarta prej Zotit tim dhe me eshte urdheruar t’i dorezohem Zotit te boterave”

[67] Ai eshte, i cili ju krijoi juve prej dheut, pastaj prej pikes se fares, mandej prej gjakut te trashur, pastaj lindni si foshnje dhe arrini kohen e pjekurise dhe arrini te plakeni. Disa prej jush vdesin me heret dhe te mberrini momentin e caktuar, ndoshta beheni te mencur

[68] Ai eshte, i cili ngjall dhe vdes. Dhe, kur vendos dicka, vetem thote: “Behu”! dhe ajo behet

[69] A nuk sheh si shmangen ata te cilet diskutojne per argumentet e All-llahut

[70] Ata qe kane pergenjeshtruar Librin dhe ate me cka i kemi derguar profetet tane. Ata do ta dine

[71] Kur t’u vihen atyre vargoj ne qafe dhe te terhiqen

[72] Neper uje vale, e pastaj te digjen ne zjarr

[73] Pastaj do t’u thuhet: “Ku jane ata qe u jeni falur

[74] Ne vend te All-llahut?” “Na u humben syshe, - do te pergjigjen – por ne, me pare, nuk i jemi lutur kurkujt”. Ja, keshtu All-llahu i humb mosbesimtaret

[75] Ajo eshte per shkak se ne toke gezoheshit pa asnjefare arsyeje dhe ishit te vrazhde

[76] Hyni ne dyert e xhehenemit, aty do te mbeteni pergjithmone. Sa vendbanim i tmerrshem eshte per mendjemedhenjte

[77] Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut eshte i vertete. Ty ne dash te tregojme dicka prej asaj qe u premtojme, ne dash ta marim me pare jeten, ata do te kthehen te Ne

[78] Edhe para teje kemi derguar profete; per disa prej tyre kemi rrefyer e per disa nuk te kemi rrefyer. Dhe asnje profet nuk ka sjelle asnjefare mrekulli pa lejen e All-llahut. E kur t’u vije urdheri i All-llahut do te gjykohet me drejtesi dhe aty atehere do ta pesojne te keqinjte

[79] All-llahu eshte ai i cili per ju ka krijuar kafshe, ne disa te hipni, kurse nga disa te hani

[80] Ju prej tyre keni dobi dhe me ato realizoni nevoja te rendesishme per ju edhe me ata, por ju edhe me lundra udhetoni

[81] Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve te All-llahut ju e mohoni

[82] A nuk udhetojne neper toke e te shohin si kane perfunduar ata perpara atyre? Ata kane qene me shume se ata, edhe me te forte dhe me me ndikim ne toke, por kurrgje nuk u ndihmoi ajo qe paten fituar

[83] Kur profetet e tyre u sollen argumente te qarta, ata iu gezuan dijenise se vet, dhe i goditi ajo me cka talleshin

[84] Por kur ta perjetojne denimin tone atehere thone: “I kemi besuar All-llahut, te vetmit dhe heqim dore nga ajo qe kishim qene politeiste”

[85] Porse besimi i tyre, kur te perjetojne denimin tone, nuk do t’u beje aspak dobi, sipas ligjit te All-llahut qe eshte aplikuar per roberit e tij, dhe atehere e pesojne mosbesimtaret

Të shpjeguara (Fussilet)

Surah 41

[1] Ha Mim

[2] Shpallja eshte nga i Gjithmeshirshmi, Meshireploti

[3] Libri, ajetet e te cilit jane shkoqitur ne Kur’an, ne gjuhen arabe, eshte per njerezit qe dine

[4] Sihariq dhe verejtje, por prapeseprape shumica prej tyre ia kthyen shpinen. Ata nuk degjojne

[5] “Zemrat tona – thone ata – jane te izoluara prej asaj qe na therret ti, dhe jemi te shurdher per ate, ndersa ndermjet nesh dhe teje ka nje grile (perde), por ti puno se edhe ne do te punojme”

[6] Thuaj: “Une jam nje njeri sikurse edhe ju, qe me shpallet se Zoti juaj eshte vetem nje Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kerkoni falje! Mjere politeistet

[7] Ata te cilet nuk japin zeqatin. Te gjithe ata nuk besojne ne boten tjeter

[8] Ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, pa dyshim, shperblehen vazhdimisht”

[9] Thuaj: “A, me te vertete, ju mohoni Ate i cili ka krijuar token per dy dite, madje i beni edhe shok?! Ai eshte Zot i boterave!”

[10] Ai neper te, permbi, ka bere kodra te palevizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bere per kater dite – sqarim per ata qe pyesin

[11] Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegulline, dhe i tha atij edhe tokes: “Qasuni me deshire a me dhune!” “Po qasemi me gjithe deshire”, thane ata te dy

[12] Dhe i krijoi per dy dite shtate qiej, dhe u shpalli se cka do te gjendet ne secilin qiell. Kurse qiellin me te afert e zbukuruam me yje te shkelqyeshem dhe mbrojtje. Ai eshte ligj i te Fortit te Gjithdijshmit

[13] Dhe ne qofte se kthejne shpinen, thuaju! “U terheq verejtjen me nje vetetime, si vetetima e Adit dhe Themudit

[14] Kur u vinin profetet nga te gjitha anet “Mos adhuroni aske perpos All-llahut!” “Po te kish dashur Zoti yne – thone ata – ai do t’i dergonte engjujt, ne nuk besojme ne ate qe dergon permes teje”

[15] Ad u rrit mendesh ne toke pa te drejte dhe thane: “Kush eshte me i forte se ne?” A nuk e kane pare se All-llahu, i cili i ka krijuar, eshte me i forte se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan

[16] Prandaj, ne derguam kunder tyre eren e akullt, ne ditet e fatkeqesise qe ta shijojne vuajtjen e turpshme qysh ne kete bote, kurse vuajtja ne boten tjeter do te jete, me siguri, me e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmoje

[17] Edhe Themudin e drejtuam ne rruge te drejte, por ata e deshten me shume verberine, perkunder rruges se drejte, prandaj i perfshiu rremuja e denimit te turpshem, sipas asaj qe e kishin fituar

[18] Por i shpetuam ata te cilet kane besuar dhe jane ruajtur

[19] Ndersa, ate dite, kur armiqte e All-llahut do te mblidhen ne zjarr, ata do te frenohen

[20] Qe te vijne aty e te deshmojne kunder tyre: veshet e tyre, syte e tyre edhe lekuret e tyre per ate se c’kane punuar

[21] “Pse deshmuat kunder nesh”? do t’u thone lekureve te veta. Ata do te pergjegjen: “All-llahu i cili i ka dhene aftesi per te folur cdo sendi, edhe neve na ka bere qe te flasim. Ai iu krijoi edhe juve heren e pare dhe te Ai po ktheheni

[22] Ju nuk keni mundur te fshiheni qe te mos deshmojne kunder jush veshet e tuaj dhe syte tyaj, si edhe lekuret tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do te dije per shume gjera qe i keni bere

[23] Dhe ai mendim i juaji, qe keni menduar per Zotin tuaj, u ka shkaterruar dhe tani jeni nga te humburit”

[24] Pra, nese qendrojne, vendbanimi i tyre eshte zjarri por nese kerkojne meshire, kerkesa e tyre nuk merret parasysh

[25] (Ne u kemi imponuar shoke qe ua kane zbukuruar te tashmen dhe te pastajshmen, dhe ndaj atyre eshte zbatuar fjala per denim) per popujt, exhinet dhe njerezit, te cilet kane qene para atyre. Me te vertete ata jane te humbur

[26] Ata qe nuk besojne, thone: “Mos e degjoni kete Kur’an por beni zhurme, ndoshta e mposhtni!”

[27] Prandaj ne gjithsesi do te bejme qe mosbesimtaret te shijojne denim te tmerrshem dhe do t’i shperblejme me me te keqen qe e kane bere

[28] Ai eshte shperblim i armiqve te All-llahut, zjarri. Ata do te kene aty shtepine e perhershme, si shperblim qe i kane mohuar argumentet tona

[29] Kurse mosbesimtaret do te thone: “O Zoti yne, na i trego ata dy, nga njerezit dhe exhinet qe na kane humbur, t’i veme nen kembet tona, le te jene nga me te poshterit”

[30] Atyre qe thone: “Zoti yne eshte All-llahu”, e pastaj qendrojne ne kete, u vijne engjujt: “Mos u frikesoni dhe mos u pikelloni, por gezohuni xhennetit qe u eshte premtuar

[31] Ne jemi miqte tuaj ne jeten e kesaj bote edhe ne boten tjeter. Atje do te keni tere ato qe deshirojne shpirterat tuaj dhe cdo send qe te kerkoni

[32] Si qerasje nga ai i cili fal dhe eshte meshireplote”

[33] Po kush flet me bukur se ai i cili te therret tek All-llahu, ben vepra te mira dhe thote: “Une jam me te vertete musliman”

[34] E mira dhe e keqja nuk jane njelloj. Te keqen ktheje me te mie, andaj armiku yt menjehere do te behet mik i sinqerte

[35] Ate nuk mund ta arrije tjeter vecse durimtaret, dhe ate nuk mund ta arrije tjeter vecse ai qe ka shume fat

[36] Dhe nese djalli fillon te te mashtroje, ti kerko mbeshtetje tek All-llahu, sepse Ai njemend degjon dhe sheh shume

[37] Njeri nga argumentet e Tij jane nata dhe dita, edhe dielli dhe hena, mos beni sexhde as para Diellit as para Henes, por bini ne sexhde per All-llahun, i cili i krijoi ata, nese deshironi qe vetem Ate ta adhuroni

[38] Por nese bene mendjemadhesi, ani! Ata, te cilet jane te Zoti yt (engjujt), lavderojne naten dhe diten dhe nuk lodhen

[39] Nje nga argumentet e Tij shte edhe ai qe ti sheh token e thare, por kur ne te leshojme shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai qe e ngjalle ate do t’i ngjalle me siguri edhe te vdekurit, sepse Ai eshte i gjithfuqishem per cdo gje

[40] Ata te cilet i shtremberojne argumentet tona, nuk do te na fshihen. A do te jete me mire ai qe te hudhet ne zjarr apo ai i cili ne Diten e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni cka te doni, Ai pa dyshim sheh se cka punoni

[41] Ata qe e mohuan Kur’anin, pasi qe u pat ardhur, e ai eshte me te vertete liber i dashur

[42] Qe nuk i vjen genjeshter nga asnje ane, eshte shpallje nga nje i Urte i Lavdishem

[43] Ty nuk do te thuhet asgje qe nuk u eshte thene profeteve perpara teje. Zoti yt njemend fal, por edhe ndeshkon keq

[44] Dhe sikur ta benim Kur’anin ne gjuhen e huaj, ata me siguri do te thonin: “Te kishin qene ajetet e tij te shpjeguar”. A gjuhe e huaj, e ai vete arab, a?! thuaj: “Ai eshte per besimtaret udhezim dhe bar”. Kurse ata qe nuk besojne – jane te shurdher e te verber, ata sikur thirren nga nje vend i larget

[45] Edhe Musaut i patem dhene liber, por e kundershtuan. Po sikur te mos ishte fjala e meparshme e Zotit tend, me keta do te ishte puna e kryer, sepse ata shume dyshojne ne te

[46] Kush ben mire, e ben per vete, e nese ben keq, e ben kunder vetes. Mirepo, Zoti yt nuk eshte i padrejte ndaj njerezve

[47] Vetem ai e di se kur do te behet shkaterrimi i botes. As frytet nuk dalin nga syza e lules se vet dhe asnje femer nuk mbarset dhe nuk lind e ai te mos e dije. Kurse ne diten kur ai therret e thote: “Ku jane shoket e mi?” – thone: “Te njoftojme se ne kete nuk e deshmojme”

[48] Dhe u humben ata te cileve me pare u jane falur, por e dine se askund nuk mund te shmangen

[49] Njeriut nuk i vjen veshtire te lutet per mire, por kur e godet e keqja atehere zhgenjehet dhe humb shpresen

[50] Kur e bejme te shijoje meshiren Tone, pas fatkeqesise qe e godit, ai e pohon kategorikisht: “Kete e kam merituar edhe nuk mendoj se do te vije momenti i ringjalljes. Por, edhe nese kthehem te Zoti im, te ai kam vepra te mira”. Ndersa Ne do t’i lajmerojme me siguri ata qe kane mohuar se cka kane punuar dhe pa dyshim do t’i bejme te shijojne denim te rende

[51] Kur i dhurojme njeriut dhuntine Tone, ai kthen shpinen, mirepo sapo e prek e keqja ai lutet shume gjate

[52] Thuaj: “A e shihni? Nese eshte nga All-llahu e ju ate e mohoni, kush eshte ne humbje me te madhe se ai qe eshte ne kundershtim te thelle?”

[53] Ne do t’u tregojme argumentet tona ne horizont si edhe ne vete ata, derisa t’u behet krejt e qarte se ai (Kur’ani) eshte i vertete. A nuk mjafton qe Zoti yt te jete per cdo send deshmitar

[54] Kujdes! Ata dyshojne ne takimin me Zotin e tyre – ani. Ai ngerthen cdo send

Konsultimi (Esh-Shura)

Surah 42

[1] Ha Mim

[2] Ajn Sin Kaf

[3] Ja, keshtu te jep shpallje ty dhe atyre para teje All-llahu i forte dhe i urte

[4] TE atij jane cka nka ne qiej dhe ne toke, dhe Ai eshte i madh dhe i lartmadherishem

[5] Gati te shkaterrohen qiejt njeri permbi tjetrin! Ndersa engjujt madherojne dhe lavderojne Zotin e tyre dhe kerkojne falje per ata qe jane ne toke. Kujdes! All-llahu eshteme te vertete qe fal dhe eshte meshireplote

[6] All-llahu i mbikqyre edhe ata te cilet ata i marrin si mbrojtes ne vend te Atij. Ti nuk je perfaqesues i tyre

[7] Ja, keshtu ne ty te shpallim Kur’anin, ne gjuhen arabe, te qortosh Mekken dhe rrethinen e saj dhe t’u terheqesh verejtjen per diten kur do te mblidhen – per te cilen nuk ka dyshim. Nje grup do te hyje ne xhennet e nje grup ne flake

[8] Por te kish dashur All-llahu, do t’i kishte bere te gjithe nje popull te vetem, por Ai shtie ne meshiren e vet ke te doje Ai, kurse mosbesimtaret nuk kane as mbrojtes as ndihmes

[9] A te marrin per mbrojtes tjeter kend ne vend te tij? Nderkaq All-llahu eshte ai mbrojtesi, dhe ai i ngjalle te vdekurit, dhe ai ka mundesi per cdo gje

[10] Per cfaredo qe nuk pajtoheni gjykimin do ta jepe All-llahu. Ai eshte All-llahu, Zoti im, une atij i dorezohem dhe atij i drejtohem

[11] Krijuesi i qiejve dhe i tokes! Ai juve ju ben, nga lloji juaj, cifte – por cifte krijon edhe te kafshet – qe ashtu t’iu shumoje. Askush nuk eshte sikur ai. Ai degjon dhe i sheh te gjitha

[12] Ai i ka celesat e qiejve dhe te tokes, Ai furnizon me te madhe ke te doje, por edhe shkurton. Ai me te vertete eshte i gjithedijshem

[13] ai ju rekomandon nga feja ate qe ia ka urdheruar Nuhit edhe ate qe te shpallim ty, edhe ate qe i urdheruam Ibrahimit, Musaut dhe Isait. “Predikone fene e drejte dhe mos percaheni ne kete!” Eshte shume gje e madhe per politeistet kjo ne cka i therret ti. All-llahu zgjedh per vete ke te doje ai dhe e udhezon atje ate qe te shpreh pendim

[14] Kurse ata u percane ndermjet veti nga zilia mu atehere kur u erdhen informata. Dhe po te mos ishte fjala e meparshme e Zotit tend – deri ne afatin e caktuar – ata do te ishin gjykuar. Kurse ata te cilet trasheguan librin pas tyre me siguri kane shume dyshim

[15] Prandaj, ti thirr dhe benu i qendrueshem, ashtu si te eshte urdheruar! Mos paso deshirat e tyre dhe thuaj: “Une besoj ne ate qe ka shpallur All-llahu nga libri dhe jam i urdheruar te gjykoj me drejtesi ndermjet jush. All-llahu eshte Zoti yne dhe Zoti juaj, ne kemi veprat tona, ju veprat tuaja. Nuk ka nevoje per argumente ndermjet nesh dhe jush. All-llahu te tereve do te na bashkoje edhe tek Ai eshte perfundimi”

[16] Ndersa argumentet e atyre, te cilet polemizojne per fene e All-llahut, pasi qe i jane pergjegjur asaj, jane te pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ata do te jete hidherimi dhe denimi i rende

[17] All-llahu eshte Ai i cili shpall Librin me te verteta dhe drejtesi. Ku e di ti, ndoshta eshte afer momenti i fundit

[18] Ata qe nuk i besojne e shpejtojne, kurse ata te cilet besojne dridhen prej tij dhe e dine se eshte e vertete. Kujdes! Me te vertete ata qe jane te luhatshem per momentin e ringjalljes kane humbur shume larg

[19] All-llahu eshte i mire ndaj roberve te vet, Ai i jep furnizim kujt te doje dhe ai eshte i fort i fuqishem

[20] Kush deshiron shperblimin e ahiretit, do t’ia shtojme ate rezultat, por kush deshiron shperblimin e kesaj bote, do t’ia japim, por ne boten tjeter nuk ka pjese (ne shperblim)

[21] A mos kane shoke qe ua caktojne per fe ate qe nuk e lejon All-llahu. Po te mos ishte fjala e thene me pare, ata do te ishin gjykuar. Per kriminelet, njemend, ka denim te tmerrshem

[22] Do te shohesh mosbesimtaret si dridhen per ate qe kane bere, ajo do t’i gjeje kurse ata qe kane besuar dhe pune te mira kane punuar, do te jene ne kopshte te bukura te xhennetit. Ata te Zoti i tyre kane gjithcka qe deshirojne, ajo eshte dhunti e madhe

[23] Ashtu All-llahu i pergezon roberit e vet te cilet kane besuar dhe kane bere vepra te mira. Thuaj: “Nuk ju kerkoj per kete kurrfare shperblimi, pervec se dashurise ndaj te afermeve”. Kush ben vepra te mira, do t’ia shumefishojme te mirat. All-llahu, me te vertete, fal shume dhe eshte mirenjohes

[24] Ose thone: “Ai trilloi genjeshtra per All-llahun”, por nese All-llahu do, e vulos zemren tende. All-llahu e fshine te paverteten dhe e verteton te verteten me fjalet e veta. Ai di cka ka ne kraheror

[25] Dhe ai eshte i cili pranon pendimin nga roberit e vet dhe fal te keqiat, dhe e di se cka punoni

[26] Ai u pergjigjet atyre te cilet besojne dhe vepra te mira punojne, dhe ua shumefishon nga miresite e veta, kurse per mosbesimtaret ka denime te ashpra

[27] Sikur ta kish hapur All-llahu furnizimin tek te gjithe roberit e vet, ata ne toke do te ishin bere te ashper, por ai i jep me mase, sa te doje, sepse, Ai eshte i drejte, i mire dhe i sheh roberit e vet

[28] Ai eshte i cili leshon shiun kur ata i humbin shpresat, dhe shtrine meshiren e vet. Ai eshte mbrojtes i lavderuar

[29] Nga shenjat e tij eshte krijimi i qiejve dhe i tokes, edhe i gjallesave qe i ka shperndar neper ta. Ai ka fuqi t’i mbledh kur te doje

[30] Cfaredo fatkeqesie qe t’iu gjeje, eshte ajo qe e keni bere vete, por ai fal shume

[31] Dhe ju nuk do te mund te beni mrekulli ne toke dhe nuk keni pervec All-llahut mbrojtes as ndihmes

[32] Nje nga argumentet e tij jane anijet sikur kodrat qe notojne neper dete

[33] Nese deshiron e qeteson eren dhe ato mbesin te palevizshme ne siperfaqe te tij. Ne keto ka fakte per secilin durimtar dhe mirenjohes

[34] Ose i shkaterron sipas asaj qe kane fituar, por shume edhe i fal

[35] Dhe le ta dine ata qe kontestojne argumentet tona se nuk kane ku te ikin

[36] Gjithe cka u eshte dhene, eshte vetem kenaqesi ne jeten e kesaj bote, kurse ajo qe eshte tek All-llahu, eshte me e mire dhe e qendrueshme per ata qe besojne dhe mbeshteten te Zoti i tyre

[37] Ata qe shmangen prej mekateve te medha dhe amoralitetit dhe kur i hidheron dikush falin

[38] Edhe ata qe i pergjigjen Zotit te tyre dhe kryejne faljen edhe qe konsultohen per punet e veta dhe nje pjese nga ajo qe ua japim e shperndajne

[39] Edhe ata te cilet kur i godet padrejtesia i rezistojne

[40] Shperblim i se keqes eshte e keqja ne te njejten mase, por kush fal dhe pajtohet, shperblimi i tij eshte tek All-llahu. Ai, me te vertete, nuk i do kriminelet

[41] Nuk do te pergjigjet ai i cili e kthen me te njejten mase demin e pesuar

[42] Por ka rruge (per denim) ndaj atyre qe dhunojne njerezit dhe pa te drejte bejne crregullime ne toke. Per ata ka denim te dhembshem

[43] Por kush duron dhe fale ajo eshte nga punet e mencura

[44] Ai, te cilin All-llahu e le ne humbje, ai nuk ka ndihmes pos atij. Dhe ti do te shohesh perdhunuesit kur ta perjetojne vuajtjen se si do te therrasin: “A ka rruge per kthim!?”

[45] Dhe do t’i shohesh si i eksponohen (zjarrit) te perkulur nga poshterimi dhe shikojne me bisht te syrit. Ata qe kane besuar do te thone: “Te shkaterruar plotesisht jane ata, te cilet, ne Diten e Kijametit, e shkaterrojne edhe veten edhe familjen e vet!” Kujdes! Mizoret do te jene ne vuajtje te perhershme

[46] Ata nuk kane mbrojtes qe do t’i ndihmoje, pervec All-llahu, dhe ai te cilin All-llahu e ka lene ne humbje, per ate nuk ka rruge

[47] Pergjigjuni Zotit tuaj para se te vije dita te cilen All-llahu nuk do ta ndale. Ate dite nuk do te keni strehim as do te mund te mohoni

[48] E ne qofte se kthejne shpinen – ani. Ne ty nuk te kemi derguar per rojtar te tyre, ti e ke detyre vetem te njoftosh. Kur njeriun e bejme te shijoje dhuntine tone, ai gezohet per ate, por kur e godet ndonje e keqe qe e ka bere vete, njeriu me te vertete shume mohon

[49] All-llahu ka pushtetin ne qiej dhe ne toke. Krijon cka te doje. Ai kujt do, i fale femije femra, e kujt te doje i fale femije mashkull

[50] Ose i ben cift edhe mashkuj edhe femra e ke te doje e le shterpe. Ai me te vertete ka fuqi dhe di

[51] Nuk ka asnje njeri me te cilin ka folur All-llahu, pervecse me frymezim ose pas ndonje grile (perdeje) ose te dergoje ndonje te deleguar dhe i shpall me lejen e Tij cka deshiron Ai. Me te vertete Ai eshte i urte

[52] Ashtu Ne te kemi shpallur ty shpallje nga ana jone. Ti nuk ke ditur cka eshte libri as c’eshte besimi, por ne e kemi bere ate te ndrishem me te cilin udhezojme ata rober tane qe deshirojme. Urse edhe ti, pa dyshim, udhezon ne rruge te drejte

[53] Ne rruge te All-llahu, te cilit i takon cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne toke. Dhe ja, te gjithe do te kthehen tek All-llahu

Stolitë (Ez-Zuhruf)

Surah 43

[1] Ha Mim

[2] Pasha Librin e qarte

[3] Ne e kemi bere ate Kur’an ne gjuhen arabe, ndoshta e kuptoni

[4] Dhe ai eshte te Ne, shume i cmueshem, plot urtesi ne Librin kryesor

[5] A thua te heqim dore e te mos ua shpallim vetem perse e teproni ne vepra te keqija

[6] Po sa profeter u kemi derguar popujve te meparshem

[7] Dhe asnje profet nuk u ka ardhur e ata te mos jene tallur

[8] Prandaj, i kemi shfarorus ata qe kane qene me te forte se keta, e jane permendur shembujt e popujve te meparshem

[9] Ne qofte se i pyet kush i krijoi qiejt dhe token, ata me siguri do te thone: “Ata i ka krijuar i forti, i gjithefuqishmi”

[10] I cili ua ka bere token djep dhe neper te u ka bere rruge, ndoshta do te merrni te mbaren

[11] Ai, i cili leshon nga qielli ujin me mase, dhe, me te kthejme ne jete vendin e vdekur. Ashtu do te dilni edhe ju (nga varri)

[12] I cili krijon cifte te cdo lloji dhe ju ben te mundshme te udhetoni me lundra dhe kafshe

[13] Qe te vendoseni mbi ta dhe qe te kujtoni dhuntite e Zotit tuaj e te thuani: “Qofte lavderuar ai i cili na i ka nenshtruar keta. Ne kete nuk do te mund ta benim

[14] Dhe en me siguri do te kthehemi te Zoti yne”

[15] Kurse ata, nga roberit e Tij i shpifin Atij femije. Njeriu eshte, njemend, mohues i hapet

[16] Vall, te marre prej atyre qe i krijon vete vajza, kurse juve t’iu shperbleje me djem

[17] Dhe kur ndonjerit prej tyre i japin lajmin e gezuar per ate (se i ka lindur vajze) qe ia ka shpifur te meshirshmit, fytyra e tij mrrolet, nxihet dhe shtanget

[18] A thua ata qe rriten ne stoli dhe qe jane te pavendosur ne kunedrshtim (luftim)

[19] Ata, engjujt, te cilet jane rober te gjithmeshirshmit, i trajtojne si femra. A kane prezentuar ne krijimin e tyre? Deshmite e tyre do te shkruhen, kurse ata do te merren ne pyetje

[20] “Sikur te kish dashru i Meshirshmi – thone ata – ne nuk do t’i adhuronim!” Ata nuk dine kurrgje per kete, vetem genjejne

[21] A mos u kemi dhene atyre ndonje liber para tij (Kur’anit) dhe i permbahen atij

[22] Jo, por thone: “Ne i kemi gjetur te paret tane ne kete fe dhe ne jemi drejtuar gjurmeve te tyre”

[23] Dhe ja keshtu, Ne perpara teje ne asnje vendbanim nuk kemi derguar profet, e ata, te cilet kane cuar jete luksoze, te mos thone: “Kemi gjetur te paret tane ne kete fe dhe ne ecim gjurmeve te tyre”

[24] “A edhe atehere – do te thote ai – kur une ju sjell dicka me te mire se ajo ku i keni gjetur te paret tuaj?” “Ne, do te thone ata, nuk besojme ne ate qe dergohet me anen tuaj”

[25] Dhe ne ata i kemi denuar, andaj shih si kane perfunduar pergenjeshtaret

[26] Por kur Ibrahimi i tha babait te vet, edhe popullit te vet: “Une heq dore prej atyre qe i adhuroni ju

[27] Pervec atij, i cili me krijoi, sepse Ai edhe do te me drejtoje ne rruge te drejte”

[28] Dhe ai e ben ate fjale te perjetshme per pasardhes te vet. Ndoshta do te kthehen

[29] Kurse une u kam lejuar ketyre si edhe te pareve te tyre te kenaqen derisa nuk u ka ardhur haptas e verteta dhe Profeti

[30] Por kur u erdhi atyre e verteta thane: “Kjo eshte magji dhe ne kete e mohojme”

[31] Madje edhe thone: “Eshte dashur qe ky Kur’an t’i shpallet ndonje njeriu te madh nga keto dy qytete”

[32] A mos e ndajne ata meshiren e Zotit tend? Ne atyre u japim edhe mjete te nevojshme per jete ne kete bote dhe Ne i ngrisim njeri ndaj tjetrit nga disa shkalle, qe disa t’u sherbejne te tjereve. Porse meshira e Zotit tend eshte me e mire se ajo qe ata tubojne

[33] Po te mos ishin njerezit nje bashkesi, Ne do t’ua kishim bere atyre, qe nuk besojne te Meshirshmin, kulmet e shtepive nga argjendi si edhe shkallet ku ngjiten

[34] Edhe dyert e shtepive te tyre edhe divanet ku pushojne

[35] Edhe stoli, sepse e tere ajo eshte vetem kenaqesi jetesore ne kete bote, kurse bota tjeter te Zoti yt eshte per te devotshmit

[36] Kush behet sylesh ndaj qortimeve te meshirshmit, atij ia caktojme nje djalle, e ai do te jete shok i tij i afert

[37] Ai do t’i shmange ata nga rruga e drejte, kurse ata do te mendojne se jane ne rruge te drejte

[38] Dhe kur vjen para nesh, do te thote: “Ku eshte fati te kishim qene larg nderveti sa lindja e perendimi! Sa shok i keq paske qene!”

[39] Sot nuk ju bene dobi ajo qe keni bere krime se bashku, sepse ju jeni ne denim

[40] Mos valle ti te therrasesh te shurdherit e t’i udhezosh te verberit dhe ata qe sheshazi jane ne humbje

[41] Edhe sikur te te kishim marre ty, atyre do t’u hakmirreshin

[42] Ose, sikur te tregojme ty ate me cka u kercenohemi, Ne kemi mundesi per ate

[43] Prandaj mbaje fort ate qe te shpallet se ti je, njemend, ne rruge te drejte

[44] Ai, me te vertete, eshte qortim per ty dhe per popullin tend dhe dot e merreni ne pyetje

[45] Pyeti ata, te cilet, i kemi derguar para teje nga profetet tane, a kemi urdheruar qe ne vend te Meshirshmit te adhuroni ndonje zot (tjeter)

[46] Musain me argumentet tona ia kemi pas derguar Faraonit dhe parise se tij, por ai tha: “Une jam Profet i Zotit te boterave”

[47] Dhe kur ai u solli argumentet Tona, ata filluan te tallen

[48] Dhe ne u treguam argumente, secilin me te forte se tjetrin, dhe i perfshime ne denim mos po kthehen

[49] Ndersa ata thone: “O magjistar, lute Zotin tend per ne sipas besatimit te tij me ty, ne me siguri do te nisemi rruges se drejte!”

[50] E sapo t’i clirojme nga denimi ata menjehere e thejne premtimin

[51] Dhe Faraoni i therret popullit te vet: “O populli im – u thote – a nuk me takon mua pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin para meje, a nuk i shihni?”

[52] A nuk jame une me i mire se ky i gjore qe mezi po flet

[53] Perse nuk i jane vene bylyzykat prej ari ose perse nuk kane ardhur bashke me te engjujt qe te vertetojne?”

[54] Dhe ai e frikesoi popullin e vet dhe iu perulen. Ai ishte me te vertete popull mekatar

[55] Por kur e nxiti zemerimin tone, Ne iu hakmorem dhe i permbytem qe te gjithe

[56] Dhe i beme shembull e mesim per te tjeret

[57] Ndersa popullit tend, kur iu permend si shembull biri i Merjemes, ata menjehere bertiten

[58] Dhe thane: “A jane me te mire zoterat tane apo ai?” E moren si shembull vetem qe te nxisin ngatrresa, sepse ata jane njerez ngatrrestare

[59] Ai ka qene vetem rob ne te cilin Ne e beme Profet dhe ne e beme shembull per izraelitet

[60] Sikur te donim do te kishim bere prej jush engjuj qe ata t’ju trashegojne ne toke

[61] Ajo eshte, me te vertete, parashenje per momentin e fundit, prandaj assesi mos dyshoni ne te dhe pasoni rrugen time. Kjo eshte rruge e drjte

[62] Dhe kurrsesi te mos ju largoje djalli! Ai eshte per ju, njemend, armik i hapet

[63] Por kur Isa erdhi me argumente te qarta u tha: “Ju sjell urtesi dhe po vij qe t’iu sqaroj ate gje te cilen e kundershtoni. Prandaj, friksohuni All-llahut dhe me respektoni mua”

[64] All-llahu eshte, pamedyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone. Kjo eshte rruge e drejte

[65] Nderkaq, aleatet jane percare ndermjet veti dhe mjere ata qe kane bere rime, nga denimi i dites se zeze

[66] A e presin qe t’i befasoje shkaterrimi i botes e ata mos te hetojne

[67] Ate dite miqte do te behen armiq te njeri-tjetrit, pervec te devotshmeve

[68] “O njerez te mi, ju sot mos u frikesoni dhe mos u pikelloni

[69] Ata te cilet kane besuar argumentet Tona dhe kane qene muslimane

[70] Hyni ne xhennet, ju edhe bashkeshortet tuaja, te gezuar!”

[71] Ata do te jene te sherbyer me ene e gota prej ari. Aty do te kene gjithcka u deshiron shpirti dhe cka ia kenda syri. Ju aty jeni pergjithmone

[72] Dhe ai eshte xhenneti qe u jipet ne trashegim per ata qe keni punuar

[73] Aty do te keni shume peme prej te cilave do te hani

[74] Kurse mizoret do te mbesin pergjithmone ne vuajtjet e xhehenemit

[75] Nuk do t’u lehtesohet dhe do te mbesin shpresehumbur

[76] Ne nuk kemi bere padrejtesi ndaj tyre, por ata vete kane qene mizore

[77] Ata do te therrasin: “O Malik, le te na vdes Zoti yt!” e Ai do te thote: “Ju aty do te mbeteni pergjithmone”

[78] Ne ju kemi sjelle te verteten, por shumices nga ju e verteta nuk i pelqen

[79] Ose thurrin kurtha, por edhe ne bejme kurtha

[80] Ose mendojne se Ne nuk degjojme fshehtesine dhe pershperitjet e tyre. Po, si jo! Kurse te deleguarit tane qe jane prane tyre shkruajne

[81] thuaj: “Sikur i meshirshmi te kishte femije une do te isha adhuruesi i pare”

[82] Qofte lavderuar zoti i qiejve dhe i tokes, Zoti i gjithesise, permbi ate qe ia pershkruajne

[83] Andej leri le te zhyten dhe te zbaviten deri sa te ballafaqohen me diten e premtuar

[84] Ai eshte i cili ne qiell eshte Zot edhe ne toke eshte Zot. Dhe ai eshte i urte dhe i gjithdijshem

[85] Qofte bekuar ai te cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokes, edhe cka ka ndermjet tyre. Ai e di kur do te behet shkaterrimi i botes dhe te ai te gjithe do te riktheheni

[86] Nuk mund te ndermjetesojne ata, te cilet i therrasin ne vend te Atij, me perjashtim te atyre te cilet deshmojne te verteten dhe ate qe dine

[87] Por nese i pyet kush i ka krijuar, me siguri do te thone: “All-llahu”. Po ku shkojne pra

[88] Pasha fjalen e tij (Profetit) “O Zoti im, keta jane njemend njerez, te cilet nuk besojne”

[89] Ti pershendetu prej tyre dhe thuaj: Paqe! (Mbeci te mire) Do ta marrin vesh ata

Tymi (Ed-Duhan)

Surah 44

[1] Ha Mim

[2] Pasha Librin e qarte

[3] Ne ate e zbritem ne nje nate te bekuar. Ne me siguri terheqim verejtjen

[4] Kur zgjidhet cdo ceshtje e urte

[5] Sipas urdheit Tone! Ne me te vertete kemi derguar profete

[6] Nga meshira e Zotit tend, Ai me te vertete degjon dhe i di te gjitha

[7] Zotit te qiejve dhe te tokes dhe asaj qe eshte ndermjet tyre, nese jeni te bindur

[8] Nuk ka tjeter Zot pervec Atij, ngjall dhe vdes. Zot i juaj dhe Zot i te pareve tuaj te hershem

[9] Por ata dyshojne dhe luajne

[10] prandaj prite diten kur t’iu sjelle qielli nje tym haptazi

[11] Qe do t’i mbuloje njerezit. “Ky eshte denim i dhembshem

[12] O Zoti yne, hiqna denimin, ne me siguri jemi besimtare!”

[13] Ku e gjeten ata keshillen! Atyre u ka ardhur profet haptazi

[14] E prap se prape ia kthejne shpinen dhe thone: “I mesuar, i prishur mendesh”

[15] Ne do t’iu largojme pak denimin e ju me siguri dot e ktheheni prap

[16] Por ate dite kur do t’i rrembejme me tere forcen, njemend do t’u hakmerremi

[17] Perpara tyre Ne e kemi vene ne sprove popullin e Faraonit. Atyre u erdh Profet fisnik

[18] “Pergjigjuni o roberit e All-llahut, sepse une jam per ju Profet i sigurt

[19] Dhe mos beheni me te larte se All-llahu, une ju sjell argument te qarte

[20] Dhe une kerkoj mbeshtetje te Zoti im dhe Zoti juaj qe te mos me vritni me gur

[21] Por nese nuk me besoni, atehere hiquni prej meje

[22] Dhe e thirri Zotin e vt, sepse ata jane, me te vertete, popull mizor”

[23] Terhiqu me roberit e Mi naten, se do te jeni te ndjekur

[24] Dhe lere detin te qete! Ata jane nje ushtir e permbytur

[25] Sa kopshte e burime kane lene

[26] Edhe sa ara te mbjellura e vende fisnike

[27] dhe dhuntite qe i kane gezuar

[28] Dhe ashtu, ia leme ate ne trashegim nje populli tjeter

[29] Per ata nuk qane as qielli as toka dhe nuk iu dha afat

[30] Kurse izraelitet i paten shpetuar nga vuajtja e poshteruar

[31] Nga Faraoni. Ai ishte, me te vertete, nje teprues i madh

[32] Dhe i patem zgjedhur me dije nder bashkekohesit

[33] Dhe u dhame argumentet perplot pervoja te qarta

[34] Ata me siguri do te thone

[35] “Ajo eshte vetem se vdekja jone e pare, ne nuk do te ringjallemi

[36] Sillna baballaret, nese jeni te sinqerte!”

[37] A jane ata me te mire apo populli Tubba dhe ata perpara atyre? Ata i zhdukem. Ishin me te vertete mizore

[38] Nuk i kemi krijuar qiejt dhe token dhe c’ka ndermjet tyre per te luajtur

[39] Ne ata dy i kemi krijuar me urtesi por shumcia prej tyre nuk e dine

[40] Dita e Kijametit per te gjithe eshte caktuar

[41] Dita kur miku mikut aspak nuk i ben dobi dhe as do t’u ndihmohet

[42] Pervec atyre qe i meshiron All-llahu. Ai eshte me te vertete i forte dhe meshireplote

[43] Druri zekkum

[44] Do te jete ushqim permekatarin

[45] Do te vloje ne barqe si rreshire

[46] Si vlon uji vale

[47] Rrembene dhe futne ne mes te zjarrit

[48] E pastaj, si denim, derdhnju mbi krye ujin e vale

[49] Shijoe! Ti je fisnik i forte

[50] Ky eshte ne te cilin jy dyshonit

[51] Te devotshmit, pa medyshje, kane vend te sigurt

[52] Ne kopshte me burime

[53] Te veshur ne mendafsh e kadife, perballe njeri-tjetrit

[54] Gjithashtu do t’i kurorezojme me hyri symedha

[55] Aty mund te kerkojne, te sigurt, cfaredo lloj pemesh qe te deshirojne

[56] Aty nuk do te shijojne vdekjen pervec vdekjes se pare dhe Ai do t’i ruaje nga denimi me zjarr

[57] Miresi nga Zoti yt, ai eshte sukses i madh

[58] Dhe Ne e kemi bere te lehte ate (Kur’anin) ne gjuhen tende, ashtu qe ata te marrin mesim

[59] Prandaj prit, edhe ata presin

Gjunjëzimi (El-Xhathije)

Surah 45

[1] Ha Mim

[2] Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti e i urti

[3] Ne qiej dhe ne toke, me te vertete, ka argumente per besimtaret

[4] Edhe ne te krijuarit tuaj dhe cka ka shperndare nga shtazet ka argumente per njerezit qe jane te bindur

[5] Edhe ne nderrimin e dites dhe te nates dhe cka leshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve qe me ane te tij e ngjalle token, pasi te kete vdekur, si edhe nderrimi i ererave jane argumente per njerezit e mencur

[6] Ato jane argumentet e All-llahut qe t’i kumtojme saktesisht. Po cilat fjale ata besojne ne mos fjalet e All-llahut dhe argumentet e tij

[7] I mjeri cdo genjeshtar, mekatar

[8] I degjon ajetet e All-llahut qe po i lexohen dhe prap mohon me mendjemadhesi sikur te mos i kete degjuar. Ate pergezoje me vuajtje te turpshme

[9] Sepse kur meson per ndonje ajet tonin ai tallet. Te atillet i pret denimi poshterues

[10] Perpara tyre eshte xhehennemi dhe nuk do t’u beje dobi ajo qe kane fituar e as ndihmesit, qe ata i kane marre ne vend te All-llahut. Ata i pret denim i madh

[11] Ky eshte udhezim kurse ata qe i kane mohuar argumentet e Zotit te vet i pret denim i padurueshem

[12] All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nenshtruar detin ne menyre qe neper te te lundrojne lundrat, te mundeni te kerkoni miresite e tij. Ndoshta jeni mirenjohes

[13] Dhe ua ka nenshtruar cka ka ne qiej dhe ne toke. E tera eshte prej tij. Ne ket ka argumente per njerezit qe mendojne

[14] Thuaj atyre qe besojne t’ua falin atyre te cilet nuk kane shprese ne ditet e All-llahut qe t’i shperbleje njerezit per ate qe kane bere

[15] Kush ka bere mire, ka bere per vete, dhe kush ka bere keq, ka bere kunder vetes, por te Zoti juaj do te ktheheni

[16] Izraeliteve u kemi dhene Liber, pushtet dhe pfoetesi dhe i patem furnizuar me ushqime te bukura, dhe i dalluam prej te gjithe popujve

[17] Dhe u kemi dhene argumente te qarta per fene, mirepo ata u percane tek pasi u informuan, per shkak te zilise ndermjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje ne Diten E kijametit per ate rreth se ciles u konfrontuan

[18] E pastaj te kemi bere ne fe, ne nje drejtim te caktuar, prandaj pasoje ate dhe mos paso epshet e atyre qe nuk dine

[19] Ata assesi nuk munden te te mbrojne aspak te All-llahu. Mizoret jane mbrojtes te njeri-tjetrit, kurse All-llahu eshte mbrojtes i te devotshmeve

[20] Ky eshte udherrefyes per njerezit dhe udhezim e meshire per ata qe jane te bindur

[21] Ata qe bejne vepra te keqia e mendojne se do t’u bejme njelloj, sikur atyre, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, jeten si vdekjen? Po sa keq gjykojne

[22] All-llahu i ka krijuar qiejt dhe token me urtesi dhe secili njeri do te shperblehet sipas asaj qe e ka fituar. Nuk do t’u behet aspak e padrejte

[23] A e ke pare ate i cili e ka marre epshin e vet si zot te vetin, ate All-llahu, me dije, e ka lene te humbur dhe e ka vulosur zemren e tij, edhe veshet e tij, kurse para syve te tij ka vene nje grille. Kush do ta drejtoje ate ne rruge te drejte ne mos All-llahu? A nuk mendoni pak

[24] Ekziston vetem jeta jone ne kete bote, vdesim dhe jetojme. Vetem koha na zhduke, thone ata. Porse ata mu kurrgje nuk dine per kete, ata vetem imagjinojne

[25] Dhe kur u kumtohen ajetet Tona te qarta, e ata nuk kane asnje fakt, por vetem thone: “Sillni baballaret tane nesejeni te sinqerte!”

[26] Thuaj: “All-llahu iu ngjalle juve, pastaj iu vdes, e pastaj ne Diten e gjykimit, do t’iu tuboje. Ne kete nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerezve nuk e dine

[27] Pushteti ne qiej dhe ne toke eshte i All-llahut! Kurse ate dite, kur te vije kijameti genjeshtrat shkaterrohen

[28] Dhe do te shohesh te gjithe popujt si gjunjezohen. Secili popull do te thirret sipas librit te vet: “Sot do te shperbleheni per ate qe keni bere!”

[29] Ky liber yne do t’ua thote te verteten, ngase ne kemi kerkuar te shkruhet se c’keni punuar

[30] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira Zoti i tyre do t’i shpjer ne meshiren e vet. Ai eshte sukses i dukshem

[31] Kurse ata qe kane mohuar: “A nuk u jane lexuar ajetet e mia, dhe ju te beni mendjemadhesi dhe ishit popull mosbesimtar

[32] Kur eshte thene se premtimi i All-llahut eshte i vertete edhe per Diten e Kijametit, nuk ka dyshim, ju keni thene: “Ne nuk dime se c’eshte momenti i ringjalljes, ne vetem e marrim me mend, por nuk jemi te bindur”

[33] Dhe do t’u tregohen te keqijat qe kane bere dhe do t’i perfshije ajo se ciles i jane tallur

[34] Dhe do tu thuhet: “Sot do t’ju harrojme sic e keni harruar ju ballafaqimin tuaj me kete dite, dhe vendbanimi juaj do te jete zjarri, dhe ju nuk keni ndihmes

[35] Per shkak se ajetet e All-llahut i keni marre per tallje dhe u ka genjyer jeta e kesaj bote”. Prandaj, sot nuk do te nxirren prej aty as do te kerkohet qe prej tyre te jete i kenaqur (All-llahu)

[36] Pra, falenderimi eshte per All-llahun, Zot i qiejve dhe Zot i tokes, Zot i tere boterave

[37] Atij i takon madheshtia ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i forte dhe i urte

Rërat (El-Ahkaf)

Surah 46

[1] Ha Mim

[2] Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti, i urti

[3] Ne i krijuam qiejt dhe token edhe cka ka ndermjet tyre me qellim dhe afat te caktuar, kurse mosbesimtaret i kthejne shpine asaj me cka u terhiqet verejtja

[4] Thuaj: “Me tregoni mua cka kane krijuar ne toke dhe cfare pjesemarrje kane ata ne qiej, te cileve ju ne vend te All-llahut u luteni? Ma sillni nje liber me te hershem se kete, ose ndonje gjurme te dijes, nese flisni te verteten”

[5] Kush eshte me i humbur se ai i cili, ne vend te All-llahut, e lute ate qe nuk do t’i pergjigjet deri ne Diten e kijametit dhe ata jane indiferente ndaj lutjeve te tyre

[6] Kur te tubohen njerezit ata (idhujt) do te jene armiq te ketyre dhe do ta mohojne adhurimin e tyre

[7] Por kur t’u lexohen ajetet Tona te qarta, atehere ata qe nuk besojne, thone per te verteten, sapo u vjen, “Kjo eshte magji flagrante”

[8] E ata te thone: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nese e kam trilluar, ju nuk do te mund te me mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mire se c’flisni ju per te. Ai mjafton per deshmitar ndermjet meje dhe jush. Ai fal dhe eshte i gjithmeshirshem”

[9] Thuaj: “Une nuk jam profet i pare dhe nuk e di se cdo te behet me mua dhe me ju. Une pasoj vetem ate qe me shpallet dhe jam vetem nje qortues i hapet”

[10] Thuaj: “Me tregoni c’\mendoni ju nese eshte (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse nje nga izraelitet e ka deshmuar se eshte nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bete arrogante”. All-llahu, me te vertete, nuk udhezon ne rruge te drejte popullin mizor

[11] Dhe mosbesimtaret u thone besimtareve: “Te ish dicka e mire kete nuk do te na e kalonin ata”, por meqe nuk drejtohen ne rruge te drejte do te thone: “Ky eshte trillim i vjeter”

[12] Perpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe meshire, kurse ky eshte Liber ne gjuhen arabe qe e verteton ate per t’i qortuar ata te cilet bejne keq dhe per t’i gezuar ata qe bejne mire

[13] Ata qe thone: “Zoti yne eshte All-llahu”, dhe qendrojne ne kete, le te mos frikesohen as te mos pikellohen

[14] Ata jane banore te xhenetit. Aty do te mbesin pergjithmone si shperblim per ate cka kane punuar

[15] Njerijn e kemi porositur t’u beje mire prinderve te vet. Nena e tij e barti me mundime dhe me mundime e lindi. E bart dhe e ushqen tridhjete muaj, dhe kur arrin moshen e burrerise dhe behet dyzet vjecar, thote: “Zoti im, me lejo te te falenderoj per dhuntite qe m’i ke dhene mua dhe prinderve te mi, dhe me ndihmo te bej vepra te mira me te cilat ti do te jesh i kenaqur, dhe beri te mire pasardhesit e mi. yne me te vertete pendohem dhe jam musliman”

[16] Atyre ua pranojme veprat e mira qe i kane bere, kurse te keqiat e tyre do t’i kapercejme. Ata do te jene nga banoret e xhennetit. Premtim i sinqerte qe u eshte premtuar

[17] Ndersa ai cili u thote prinderve te vet: “Ih, dhe ju! Me kercenoheni se do te ringjallem kur perpara meje aq popuj jane zhdukur!” Kurse ata dy lusin All-llahun: “I mjeri ti, beso, premtimi i All-llahut eshte i vertete”. E ai thote: “Keto jane vetem legjenda te popujve te lashte!”

[18] Ndaj te atilleve eshte zbatuar fjala (denimi), per exhinet dhe njerezit qe kane qene para atyre dhe jane zhdukur. Ata, me te vertete, e kane pesuar

[19] Per secilin ka shkalle te posacme sipas asaj qe kane punuar. Veprat e tyre do t’i shperbleje dhe ata nuk do te demtohen

[20] Kurse ate dite, kur ata te cilet nuk kane besuar, do t’i ekspozohen zjarrit: “Ju ne jeten tuaj ne toke i keni shfrytezuar te gjitha te mirat dhe i keni perjetuar me kenaqesi, ndaj sot do te shperbleheni me denim te turpshem, per ate se ne toke, pa arsye, keni bere mendjemadhesi dhe keni qene mbrapshtane”

[21] Dhe perkujtoje vellaun e Adit (Hudin) kur popullit te vet ia terhoqi verejtjen ne Ahkaf, por ka pasur edeh para tij edhe pas tij profete. “Mos adhuroni tjeter vecse All-llahun, une i frikesohem denimit tuaj ne Diten e madhe!”

[22] Ata i thane: “A ke ardhur te na shmangesh prej zoterave tane? Na e sjell ate qe na premton, nese je i sinqerte”

[23] “Vetem All-llahu e di ate, u tha ai, kurse une kumtoj ate me cka jam derguar, por une e shoh se ju jeni popull i zhytur ne injorance”

[24] Dhe kur e pane ate (mjegullen) ne horizont qe levizte kah lugina e tyre, thirren: “Kjo re na sjell shi”! Jo, kjo eshte ajo qe e kerkonit shpejt: Nje ere me vuajtje te dhimbshme

[25] Qe zhduk cdo send, me vullnetin e Zotit te vet. Dhe kur i gdhini drita nuk kishte mbetur gje, vecse banesat e tyre. Ashtu Ne e shperblejme popullin mizor

[26] Ata i patem vendosur ne asi vendi ku nuk u vendosem juve. U dhame te degjuarit, te pamurit dhe mendjen, por as te degjuarit e tyre, as te pamurit e tyre e as te kuptuarit nuk u beri asnjefare dobie, sepse i mohuan argumentet e All-llahut dhe i permblodhi ajo se ciles i jane tallur

[27] Disa qytete perreth jush i patem shfarosur dhe ua kemi sqaruar argumentet, mos po kthehenn

[28] Perse nuk ndihmojne ata te cilet ne vend te All-llahut i marrin si zoter te afert, por u humben. Keto jane shpifjet dhe trillimet e tyre

[29] Kur t’i derguam disa exhin te degjojne Kur’an, kur erdhen ta degjojne, ata thane: “Heshtni!” Dhe kur mbaroi, u kthyen te populli i tyre t’u terheqin verejtjen

[30] “O populli yne, - thane, - ne kemi degjuar nje Liber, i cili shpallet pas Musaut, qe i verteton ata perpara tij dhe i cili udhezon drejt te vertetes dhe ne rruge te drejte

[31] O populli yne, pergjigjuni thirresit te All-llahut dhe besoni atij, t’iu fale mekatet dhe mbroje nga denimi i dhembshem!”

[32] Kush nuk i pergjigjet thirresit te All-llahut, ai nuk do t’i shpetoje denimit ne toke, dhe pervec atij nuk ka per ate mbrojtes. Ata jane ne humbje flagrante

[33] A nuk e shohin se All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe token dhe nuk eshte lodhur me krijimin e tyre, eshte i fuqishem te ngjalle te vdekurit? Po, Ai, sigurisht, eshte i forte per cdo send

[34] Kurse ate dite kur ata te cilet kane mohuar do t’i ekspozohen zjarrit: “A nuk eshte kjo e vertete”? Do te thone, “Po, pasha Zotin tone!” “Pra, shijoni vuajtjen – do te thote Ai – ashtu sic e keni mohuar”

[35] Ti kij durim sic kane duruar profetet me te vendosur, dhe mos insisto ne denimin e tyre. Dhe ate dite kur te perjetojne ate qe u premtohet, do t’u duket se kane jetuar vetem nje ore (pjese) te dites. Keshille e mjaftueshme! A mos po zhduket tjeter pervecse popullit te mbrapsht

Muhammedi (Muhammed)

Surah 47

[1] Atyre te cilet nuk besuan dhe iu larguan rruges se All-llahut, ua zhduke veprat e tyre

[2] Kurse atyre te cilet besuan dhe punuan pune te mira, dhe ne ate qe iu shpall Muhammedit besuan e ajo eshte e vertete nga Zoti i tyre, Ai ua mbulon punet e keqia te tyre dhe i permireson kushtet e tyre

[3] Nga se mosbesimtaret ndoqen rrugen e te pavertetes, kurse besimtaret pasuan te verteten nga Zoti i tyre. Ashtu All-llahu u sjell njerezve shembujt e tyre

[4] Kur te ballafaqoheni ne lufte me pabesimtaret, sulmoni deri sa t’i dobesoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemergjeresi nga te lidhurit ose kerkoni demshperblim. Ashtu veproni derisa te mos ndalet lufta! Sikur te donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai deshiron t’u sprovoje njerin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishe veprat e atyre te cilet flijohen ne rruge te All-llahut

[5] Ai do t’i udhezoje dhe permiresoje gjendjen e tyre

[6] Edhe do t’i shpier ne xhennetin qe ua ka bere me dije atyre

[7] O abesimtare, nese ndihmoni All-llahun, (Ai) do tu ndihmoje juve dhe do t’ua forcoje kembet tuaja

[8] Ndersa ata qe nuk besojne – qofshin shkaterruar – Ai do t’i trete veprat e tyre

[9] Per shkak se nuk e pelqyen ate qe All-llahu e shpalli, prandaj do t’i zhduke veprat e tyre

[10] Pse ata nuk shkojne neper bote te shohin si perfunduan te paret e tyre? Ata All-llahu i shfarosi, edhe mosbesimtaret i pret shembulli i tyre

[11] Per shkak se All-llahu eshte mbrojtes i atyre qe besojne, ndersa mosbesimtaret, ata nuk kane mbrojtes

[12] All-llahu ata qe besojne dhe bejne vepra te mira do ti shtije ne xhennet neper te cilet rrjedhin lumenj, e ata te cilet nuk besojne, zbaviten dhe ngopen sikur kafshet, vendi i tyre eshte ne zjarr

[13] Sa e sa qytete kemi shkaterruar, shume me te forte se qyteti yt prej nga te perzune, dhe s’pati kush t’u ndihmoje

[14] Valle, a eshte ai i cili ka pasqyre te qarte per Zotin e vet si ai, te cilit, i duken te mira veprat e veta te keqia, dhe te cilet jepen pas epsheve te veta

[15] Valle, a thua xhenneti qe u eshte premtuar atyre qe jane te devotshem, ku ka lumenj me uje te pashtershem dhe ka lumenj te ebel e me shije te pandryshueshme; lumenj me lenge rrushi te shijshme per ata qe e pine, edhe lumenj me mjalte te shtrydhur, kane peme te llojllojshme dhe i fal Zoti i tyre, eshte njelloj sikur vuajtja qe i pret ata te cilet do te jene gjithmone ne zjarr e do te shuajne etjen me uje qe vlon, i cili do t’ua grise zorret

[16] Ka te atille qe vijne te degjojne, por sapo largohen prej teje i pyesin ata e cilet kane dijeni: “Cka tha ai pak me pare”? Ata jane, zemrat e te cileve All-llahu i ka mbyllur dhe te cilet jepen pas epsheve te veta

[17] Ata qe jane ne rruge te drejte edhe me tej do t’i udhezoje dhe do t’i pajise me devotshmeri

[18] C’presin tjeter vecse kijametin t’i befasoje, parashenjat e tij kane ardhur. C’u duhet atyre (verejtja) kur te vije kijameti

[19] Dije se nuk ka tjeter Zot pervec All-llahut! Kerko falje per mekatet tua dhe per besimtaret e besimtaret! All-llahu e di luhatshmerine tuaj dhe vendqendrimin tuaj

[20] Ata qe besojne thone: “Sikur te shpallet nje sure. Kur iu shpalle sureja, ku qarte permendej lufta, ke mund t’i shohesh ata, zemrat e te cileve jane te semura, se si te shikojne me shikim si ne agoni. Pra, per ata me mire do te ishte

[21] Degjueshmeria dhe nje fjale e arsyeshme! Me qe ceshtja eshte e vendosur, do te ishte me mire per ata te jene besnike ndaj All-llahut

[22] A mos edhe ju, po te kishit marre pushtet, do te benit shqetesime ne toke dhe do te shthurnit lidhjet tuaja familjare

[23] Ata jane te cilet All-llahu i mallkoi dhe i beri te shurdher edhe te verber

[24] A nuk e mendojne ata Kur’anin fare, apo ne zemra kane drynj

[25] Ata qe i aken kthyer shpinen fese se tyre, pas qe u eshte sqaruar rruga e drejte, djalli i shtyri ne mekat dhe u shtiu shprese te rrejshme

[26] Ate e beri nga se ata u thane atyre te cilet nuk e pelqejne shpalljen e All-llahut: “Ne do t’iu perulemi ne disa gjera”, por All-llahu i di fshehtesite e tyre

[27] E si do te jete atehere kur engjujt tua marrin shpirterat duke i rrahur fytyres dhe shpines se tyre

[28] Ajo do te behet per shkak se ata kane pasur ate qe nxit zemerimin e All-llahut, e kane nencmuar pelqimin e Tij; Ai i zhduku veprat e tyre

[29] Mos po llogarisin zemersemuret se All-llahu nuk do t’i qese ne shesh krimet e tyre

[30] Te kishim dashur Ne, vertete, do t’i kishim treguar ty ata, dhe me siguri do t’i njihshe sipas shenjave. Ti do t’i njohesh edhe sipas menyres se te folurit te tyre, nderkaq, All-llahu i di veprat tuaja

[31] Ne do t’iu sprovojme derisa te mos e dime t’i dallojme luftetaret nga mesi juaj dhe durimtaret, madje do t’i vejme ne sprove edhe lajmet e juaja

[32] Ata qe mohojne dhe largohen nga rruga e All-llahut e qe jane kundershtare te Profetit, pasi qe u eshte sqaruar rruga e drejte, me te vertete All-llahut nuk do t’i behet aspak dem; Ai do t’i shpore veprat e tyre

[33] Ju te cilet besoni, peruluni All-llahut, nderone edhe Profetin edhe mos i shkaterroni veprat tuaja

[34] Ata qe mohojne dhe largohen nga rruga e All-llahut, e pastaj vdesin jobsimtare, All-llahu ata nuk do t’i fale

[35] prandaj mos u beni qyqare e te kerkoni paqe kur ju jeni me lart, nga se All-llahu eshte me ju, Ai s’do t’i le pa shperblim veprat tuaja

[36] Me te vertete jeta e kesaj bote eshte vetem loje dhe zbavitje. Ne qofte se besoni dhe ruheni prej mekateve, Ai do t’ju shperbleje dhe nuk ju merr ne pyetje per pasurine tuaj

[37] Nese e kerkon ate prej jush dhe insiston, ju do te benit koprraci, kurse Ai do te nxirrte ne shesh zilin tuaj

[38] Ju jeni ata te cilet ftoheni te shpenzoni ne rruge te All-llahut, por disa prej jush jane koprrace, e kush ben koprraci, ben koprraci per vete, sepse All-llahu eshte i pasur, kurse ju jeni te varfer. Dhe nese ia ktheni shpinen, Ai do t’iu zevendesoje me nje popull tjeter, ata pastaj nuk do te jene si jeni ju

Fitorja (El-Fet'h)

Surah 48

[1] Ne te dhame ty fitore te qarte (haptazi)

[2] Qe All-llahu te t’i fale gabimet e mehershme dhe te mevonshme, te ploteson ty miresine e Tij dhe te udhezon ne rruge te drejte

[3] Ty All-llahu edhe te ndihmon me ndihme te sinqerte

[4] Ai i cili u leshon qetesi zemrave te besimtareve per t’ua forcuar besimin me vetbesim, sepse ushtrite e qiejve dhe te tokes jane te All-llahut; All-llahu eshte i gjithdijshem e i urte

[5] Per t’i shtene besimtaret dhe besimtaret ne xhennet neper te cilet rrjedhin lumenj, ku do te vendosen pergjithmone, dhe ua mbulon sjelljet e keqia te tyre, Ai te All-llahu eshte sukses i madh

[6] Per t’i ndeshkuar hipokritet dhe hipokritet edhe politeistet dhe politeistet, te cilet mendojne keq per All-llahun – ata le ti gjeje e keqja! All-llahu eshte hidheruar ne ta dhe i ka mallkuar e u ka pergatitur xhehennemin; sa vendbanim i tmerrshem eshte

[7] Te All-llahut jane ushtrite e qiejve dhe te tokes; All-llahu eshte i fuqishem dhe i urte

[8] Ne ty te dergojme si deshmitare dhe sihariqdhenes edhe qortues

[9] Qe t’i besoni All-llahut dhe Profetit te Tij, ta nderoni dhe ta cmoni si edhe ta madheroni ne mengjes e ne mbremje

[10] Ata qe te zotohen ty, i zotohen, me te vertete, All-llahut. Dora e All-llahut eshte mbi doren e tyre! Ai i cili then (zotimin) e then ne dem te vetin; e kush e zbaton ate qe i eshte zotuar All-llahut, Ai do t’i jape shperblim te madh

[11] Beduinet, te cilet kane mbetur pas, ty do te thone: “Na kane penguar tufat, grigjat, dhe familjet tona, kerko falje per ne!” Ata me gjuhet e tyre flasin ate qe nuk e kane ne zemra. Thuaj: “Po kush mundet ta ndryshoje vendimin e All-llahut, nese ai do t’ju demtoje apo do t’ju beje ndonje te mire?” All-llahu eshte i informuar per punet tuaja

[12] Ju keni menduar se Profeti dhe besimtaret kurre nuk do te kthehen ne familjet e veta; dhe kjo ka qene e kendshme per zemrat tuaja, prandaj edhe keni menduar cka eshte me zi, ju jeni njerez te prishur (shpirtkeqinj)

[13] Ai qe nuk beson ne All-llahun dhe Profetin e tij, ani, Ne per mosbesimtaret kemi pergatitur zjarr te kendellur

[14] Sundimi i All-llahut eshte ne qiej dhe ne toke, Ai ia fal kujt te doje, dhe denon ke te doje. All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[15] Ata tjeret do te thone, kur te filloni te merrni plackat: “Na lejoni edhe neve t’ju pasojme!” deshirojne t’i nderrojne fjalet e All-llahut. Thuaj: “Ju nuk do te na pasoni, ate e ka thene edhe me heret All-llahu!” ndersa ata do te thone prape: “Nuk eshte ashtu, por ju na keni zili”. As ashtu nuk eshte, por ata pak send kuptojne

[16] Thuaj beduineve qe kane mbetur pas: “Do te ftoheni te luftoni kunder nje populli shume te guximshem e te forte, ose do te dorezoheni. Pra, nese degjoni, All-llahu do t’jujape shperblim te mire, e nese bishtroni, sic keni bishtruar edhe deri tani, do t’iu vere ne mundime te padurueshme

[17] Nuk eshte mekat per te verberin, as te calin e as te semurin! Kush i perulet All-llahut dhe Profetit te Tij, Ai do tea shpjere ne xhennete ku rrjedhin lumenj, e ate i cili i kthen shpinen, do ta denoje me vuajtje te padurueshme

[18] All-llahu eshte i kenaqur me besimtaret qe te jane zotuar nen lis se Ai e ka ditur c’kane ne zemrat e tyre, andaj ka leshuar qetesi mbi ta dhe se shpejti do t’i shperbleje me fitore

[19] Edhe me placke te majme qe do te marrin, sepse All-llahu eshte i fuqishem dhe i urte

[20] All-llahu ju ka premtuar pre te majme qe do te merrni, dhe kete ua ka shpejtuar dhe ka penguar duart e njerezve prej jush, qe kjo te jete nje shembull (argument) per besimtaret dhe qe t’iu drejtoje juve ne rruge te drejte

[21] Edhe tjetren te cilen nuk eni qene ne gjendje ta merrni, All-llahu ua ka dhene, sepse All-llahu ka force te beje cdo gje

[22] Sikur mosbesimtaret t’u kishin luftuar juve, me siguri do t’u kishin dhene kembeve (ikur), e pastaj nuk do te kishin gjetur as mbrojtes e as ndihmes

[23] Ligjet e All-llahut qe kane vlere perhere, jane keto, dhe ti nuk do t’i gjesh ligjit te All-llahut zevendesim

[24] Ai eshte i cili ka penguar duart e tyre prej jush dhe te tuajat prej tyre ne mes Mekkes, pasi qe u beri fitimtar kunder tyre, se All-llahu sheh mire cka punoni ju

[25] Ata jane te atille qe nuk besojne dhe ju pengojne ti afroheni Qabes, dhe kurbanat e dedikuar (i pengojne) te arrijne ne vendet e tyre. Sikur te mos kishte burra besimtare dhe gra besimtare, te cilet nuk i dini, do t’i maltretoni dhe ashtu per shkak te tyre, pa e ditur, do te turperoheni. All-llahu le ta shtjere ne meshiren e vet ke te doje. E sikur te kishin qene te ndare, me te vertete do t’i kishim denuar me denim te rende ata te cilet nuk besojne

[26] Kur ata qe nuk besuan mbushen zemrat e veta me arrogance, arrogance te paganizmit, pra All-llahu leshoi qetesine e vet ne Profetin e vet dhe ne besimtaret, edhe i obligoi te behen besimtare te vertete – se ata edhe jane me te denje dhe me te rendesishmit si edhe familja e tyre, ndersa All-llahu i di te gjitha

[27] All-llahu ia vertetoi Profetit te vet endrren me realitetin. Me siguri do te hyni ne Qabe te siguruar, nese deshiron All-llahu, me koke te rruar ose floke te shkurtuara, mos kini frike! Ai e ka ditur edhe ate qe ju nuk e dini, prandaj para saj realizoi fitoren

[28] Ai eshte i cili ka derguar Profetin e vet me udhezim dhe fe te vertete per te ngritur ate mbi te gjitha fete. E All-llahu mjafton per deshmitare

[29] Muhammedi eshte profet i All-llahut, kurse ata qe jane me te jane te ashper ndaj mosbesimtareve, por te meshirshem ndermjet veti; i sheh si perkulen dhe bien ne sexhde, duke deshiruar miresine e All-llahut dhe kenaqesine e Tij. Ne fytyre kane shenjat, gjurmet nga te renat ne sexhde. Ai eshte pershkrimi i tyre ne Tevrat, dhe pershkrimi i tyre ne Inxhil. Ata jane si bima kur leshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazem tek mbjellesit e per t’i zemeruar me te mosbesimtaret. All-llahu u ka premtuar atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira falje dhe shperblim te madh

Dhomat (El-Huxhurat)

Surah 49

[1] O besimtare, mos nxitoni (te vendosni) para All-llahut dhe Profetit te Tij, dhe frikesohuni All-llahut! All-llahu me te vertete degjon dhe eshte shume i dijshem

[2] O besimtare, mos ngritni zerin tuaj me lart se zeri i Profetit dhe me te mos bisedoni me ze te larte, sic bisedoni, me ze, njeri me tjetrin, qe te mos zhduken veprat tuaja e ju te mos e hetoni fare

[3] Ata qe ulin zerat e tyre para profetit te All-llahut – e ata jane, zemrat e te cileve All-llahu i ka kalitur ne devotshmeri – vertet i pret falja dhe shperblim i madh

[4] Ata qe te therrasin prapa dhomave, shumica prej tyre nuk jane te mencur (s’kane mendje per te kuptuar)

[5] Sikur ata te duronin deri sa ti te dilje vete, do te ishte me mire; megjithate All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

[6] O besimtare, nese ndonje njeri i pandershem u sjell ndonje lajm, sqarone mire, qe te mos e goditni (dike) nga padijenia e pastaj te pendoheni per shkak te asaj qe keni bere

[7] Dhe ta dini se ne mesin tuaj eshte Profeti i All-llahut. Po t’u degjonte juve, me te vertete, ne shume cka do t’ju rrezikonte; por All-llahu juve ju shtini simpati ndaj besimit dhe ua zbukuroi ne zemrat tuaja, kurse mosbesimin, mosdegjimin dhe mosmirenjohjen ua beri te urrejtura. Te atille jane ne rruge te drejte

[8] Me miresine dhe dhuntine e All-llahut, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

[9] Nese dy grupe besimtaresh bien ne kundershtim, pajtoni ata, e ne qofte se njeri nga ata, megjithate i ben dem tjetrit, atehere luftone ate (grup) i cili ka bere krime derisa t’u bindet normave te All-llahut. Nese binden, atehere pajtoni ata pa mbajtur anen e askujt, dhe jini te drejte! All-llahu njemend i do te drejtet

[10] Pa dyshim besimtaret jane vellezer, prandaj pajtoni dy vellezer tuaj dhe kini frike e ruajuni All-llahut, ndoshta u meshiron

[11] O besimtare, mos te tallen burrat njeri me tjetrin, mbase ata jane me te mire se keta; por as grate njera me tjetren, ndoshta ato jane me te mira se keto. Mos shkagoni vetveten dhe mos i ngjitni njeri-tjetrit llagape (te keqia)! Pas besimit eshte shume keq venia e lagapit te keq. Dhe ata qe nuk pendohen, ata jane mizore

[12] O besimtare, shmanguni nje mori parashikimesh! Disa parashikime, me te vertete jane mekat. Dhe mos spiunoni njeri-tjetrin e as mos pergojoni njeri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush te haje mishin e vellaut te vet te vdekur – ju ate e dini se eshte shume keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vertete, pranon pendimet dhe eshte shume i meshirshem

[13] O njerez, Ne ju kemi krijuar juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u kemi bere popuj e fise qe ta njihni njeri-tjetrin. Me fisniku tek All-llahu eshte ai i cili me se shumti i ruhet Atij; All-llahu, me te vertete, eshte shume i dijshem dhe i informuar mire

[14] Disa beduine thone: “Ne besojme!” thuaj: “Ju nuk besoni, por thuani: “Ne dorezohemi!” sepse akoma ne zemrat tuaja nuk ka hyre besimi. Por nese e degjoni All-llahun dhe Profetin e tij, Ai aspak nuk do t’ua zvogloje shperblimet per veprat tuaja. All-llahu, vertete, fal dhe eshte shume i meshirshem

[15] Besimtare jane vetem ata te cilet i besojne All-llahut dhe Profetit te Tij, e pastaj nuk dyshojne dhe luftojne per hire te All-llahut edhe me pasurine dhe me jeten e tyre. Ata jane te sinqerte

[16] Thuaj: “Valle a ju t’ia mesoni All-llahut fene tuaj, kurse All-llahu i di c’ka ne qiej dhe ne toke. All-llahu di cdo gje”

[17] Ata qe kane pranuar fene islame te shprehin miresi ty. Thuaj: “Mos me shprehni mua falenderim qe keni pranuar fene islame, perkundrazi All-llahu juve ju ka shperblyer me miresi, qe u ka udhezuar ne besim, nese jeni te sinqerte”

[18] All-llahu i di me siguri fshehtesite e qiejve dhe te tokes, dhe All-llahu sheh mire se cka punoni

Kaf (Kaf)

Surah 50

[1] Kaf. Pasha Kur’anin e madherishem

[2] Ata u habiten qe u erdhi nje qortues nga mesi i tyre t’u terhee verejtjen, prandaj mosbesimtaret thone: “Kjo eshte dicka shume e cuditshme

[3] A thua kur te vdesim e te behemi dhe? Ai eshte kthim i larget”

[4] Ne e dime se tokes nuk i mbet gje mangut per ata. Te Ne eshte Libri ne te cilin ruhet cdo gje

[5] Mirepo ata mohojne te verteten e u ka ardhur dhe ne kete ceshtje jane te habitur

[6] A nuk e shohin qiellin permbi vete! Se e kemi ngritur dhe stolisur, dhe aty nuk ka asnje plasaritje

[7] Kurse token e kemi shtruar dhe neper te kemi shperndare kodrat, dhe beme qe ne te te mbijne cifte bimesh te bukura

[8] Per t’i pare me sy dhe te mendoje secili qe i drejtohet Zotit te vet

[9] Ne leshojme uje nga qielli si bekim dhe me te bejme te kultivohen kopshte dhe drithera per te korrur

[10] Edhe lisa te larte me fryte te grumbulluara njerin mbi tjetrin

[11] Per ushqim njerezve dhe Ne me te ngjallim truallin e vdekur; ashtu do te jete edhe (ri) ngjallja

[12] Para tyre pergenjeshtruan populli i Nuhit dhe banroet e Resit e Themudit

[13] Edhe A, edhe Faraoni, edhe njerezit e Lutit

[14] Edhe banoret e Ejkes dhe populli Tubba; te gjithe ata pergenjeshtruan profetet dhe merituan denimin tim

[15] Valle, a u lodhem me rastin e krijimit te pare? Jo, por ata dyshojne (pa arsye) ne krijimin e serishem

[16] Ne e krijuam njeriun dhe e dime se cka i deshiron shpirti i tij, sepse Ne te ai jemi me i afert se damari i qafes

[17] Kur takohen dy pale dhe ulen njeri nga e djathta e tjetri nga e majta

[18] Ai nuk belbezon asnje fjale e te mos jete afer tij vigjilenti i gatshem

[19] Dhe vjen tronditja e vdekjes, me te vertete, ajo eshte dic qe nuk mund t’i ikesh

[20] Dhe i fryhet surit – ajo eshte dite kercenimi

[21] Dhe secili do te vije e bashke me te edhe deshmitari dhe ai qe i sjell (cobani)

[22] Ti nuk i vure vesh kesaj, prandaj ta hoqem mbulesen, e sot e ke shikimin te shtangur

[23] Kurse shoku i tij do te thote: “Ky qe eshte prane meje, eshte gati”

[24] Ju te dy hudhni ne xhehennem, cdo bukeshkele e kokeforte

[25] I cili ka penguar te behen vepra te mira dhe qe ka qene mizor dhe i dyshimte

[26] I cili pervec All-llahut ka pranuar tjeter zot – andaj hudhne ne mundimin me te rende!”

[27] Shoku i tij do te thote: “Zoti yne, une nuk e kam terhequr me dhune, por vete ka pas humbur keq”

[28] “Mos ngrindeni para Meje”! – do t’u thote Ai, - “u jam kercenuar me heret

[29] Tek une nuk nderrohet fjala dhe Une nuk jam mizor ndaj krijesave te mia”

[30] Ate dite kur ta pyesim xhehennemin, “A je mbushur?”, ai do te pergjigjet: “A ka akoma?”

[31] Kurse xhenneti u afrohet te devotshmeve, shume afer

[32] Kjo eshte ajo qe i eshte premtuar secilit qe eshte penduar dhe eshte ruajtur (prej mekatesh)

[33] I cili i eshte frikesuar te Meshirshmit ne mosprezence (pa e pare) dhe ka ardhur zemerbardhe

[34] Hyni ne te te qete! Kjo eshte Dita e amshueshme

[35] Aty do te kene cka deshirojne – se tek Ne ka edhe me teper

[36] Sa brezni para tyre kemi shfarosur, dhe ata kane qene me te forte se keta, andaj kerkuan strehim neper bote, por a ka tjeter rrugedalje

[37] ketu ka, njemend, argumente per ata qe kane zemer dhe ia kap veshi (kupton) edhe eshte deshmitar

[38] Ne kemi krijuar qiejt dhe token edhe gjithcka ka ndermjet tyre, per gjashte dite, dhe as qe na preku lodhja

[39] Prandaj, perballoi me durim asaj qe flasin ata dhe madhero Zotin tend, dhe falenderoju para se te lind dielli edhe para se te perendoje

[40] Madheroje naten edhe pas namazit

[41] Dhe hap veshet e degjo! Atehere kur thirresi te therrase nga vendi i afert

[42] Diten kur ata do te degjojne me arsye kelithitjen – ajo do te jete Dita e ringjalljes

[43] Ne, me te vertete, i ngjallim dhe i vdesim, por edhe te Ne do te kthehen

[44] Ate dite kur te plase toka prej tyre me shpejtesi, ai tubim per Ne eshte krejt i lehte

[45] Ne e dime me mire se c’flasin ata; Ti ata nuk mund t’i detyrosh, por perkujtoje me Kur’an ate qe i frikesohet (dhe i ruhet) kercenimit

Erërat që shpërndajnë (Edh-Dharijat)

Surah 51

[1] Pasha ererat qe ngrejne shume pluhur

[2] Dhe ata qe bartin peshe

[3] Dhe ata te cilet notojne lehte

[4] Dhe perndajne urdhera

[5] Ajo qe u premtohet, njemend eshte e vertete

[6] Shperblimi e denimi do te ndodhin me siguri

[7] pasha qiellin me rruge yjesh

[8] Ju nuk i keni fjalet me nje

[9] Nga ai (besimi) eshte larguar kush eshte larguar

[10] U shkaterrofshin (lakmuesit)

[11] Te cilet jane mbytur ne injorance

[12] Pyesin: “Kur do te vije dita e gjykimit?”

[13] Ate dite kur do te digjen ne zjarr

[14] Shijone deniminnnn tuaj – kjo eshte ajo qe e keni kerkuar me shpejt

[15] Te devotshmit, me siguri, do te vendosen ne kopshte dhe burime

[16] Do te marrin ate cka do t’u dhuroje Zoti i tyre, sepse ata me pare kane qene mireberes

[17] Vetem pak, naten, kane fjetur

[18] Kurse ne agim jane lutur per falje te mekateve

[19] Kurse ne pasurine e tyre kane pjese edhe ata qe lypin edhe ata qe nuk lypin

[20] Argumentet ne toke jane per te bindurit

[21] Si edhe ne vet ju, a nuk e shihni

[22] Kurse ne qiell keni furnizimin dhe ate qe u premtohet

[23] Pasha Zotin e qiellit dhe te tokes, kjo eshte e vertete, ashtu sic eshte e vertete se ju flisni

[24] A te ka arritur rrefimi per musafiret e nderuar te Ibrahimit

[25] Kur hyne dhe thane: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerez te panjohur!”

[26] Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli nje vic te majme

[27] Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?”

[28] Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikeso!”, i thane, dhe e pergezuan me nje djalosh te dijshem

[29] Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gervishur fytyren, “Valle, a une – tha nje plake shterpe!”

[30] “Ashtu ka thene Zoti yt, ithane ata, Ai eshte i urte dhe i gjithedijshem”

[31] “Po cka thuani ju o te deleguar?” – u tha (Ibrahimi)

[32] “Ne jemi derguar te nje popull mizor” i thane ata

[33] T’i mbulojme ata me gure – topa dheu

[34] I shenjuar te Zoti yt si teprues ne te keqia”

[35] Dhe Ne, kush qe aty nga besimtaret, i nxorrem

[36] Por aty gjetem vetem nje shtepi muslimane

[37] Dhe aty kemi lene shenj per ata qe frikesohen nga denimi i padurueshem

[38] Edhe te Musa, kur e derguam te Faraoni me argumente te qarta

[39] E ai, duke shpresuar ne forcen e vet, i ktheu shpinen dhe tha: “Eshte magjistar ose i marre”

[40] Dhe e kapem ate dhe ushtrine e tij dhe i hudhem ne det. Ai e pat merituar

[41] Edhe te Ad-i, kur mbi ta leshuam eren shkaterruese

[42] Prane cfaredo sendi qe kaloi, asgje nuk kurseu, te gjithe i shnderroi ne kalbesire

[43] Edhe te Themudi, kur iu tha: “kenaquni edhe nje kohe!”

[44] Dhe u treguan kryelarte ndaj urdherit te Zotit te vet, prandaj i perfshiu vetetima qe e pane me syte e tyre

[45] Dhe nuk munden as te ngrihen e as te mbrohen

[46] Edhe populli i Nuhit, shume kohe me pare, ai, njemend ishte nje popull i mbrapsht

[47] Ne kemi ngritur qiellin me forcen tone, por me te vertete mundemi edhe me teper

[48] Edhe token e kemi shtruar – cfare shtruesi i mire

[49] Dhe prej cdo sendi kemi krijuar nga nje cift, ndoshta do te mendoni

[50] “Prandaj, shpejtoni te All-llahu, une nga ai jam (i derguar) t’iu terheq verejtjen haptazi

[51] Dhe mos beni tjeter Zot me All-llahun, une jam nga ana e Tij t’iu terheq verejtjen haptazi!”

[52] Dhe ashtu, as atyre me perpara nuk u ka ardhur asnje profet e te mos thone: “Eshte magjistar ose i marre!”

[53] Ose ia linin njeri-tjetrit me porosi. Jo, por ata jane njerez qe e kane tepruar

[54] Prandaj hiqu sish se nuk do te qortohesh

[55] Dhe vazhdo e keshillo, se keshillimi, me te vertete, u ben dobi besimtareve

[56] Kurse exhinet dhe njerezit nuk i kam krijuar per tjeter vetem se te me adhurojne

[57] Nuk kerkoj prej tyre furnizim as qe deshiroj te me ushqejne

[58] All-llahu eshte me te vertete furnizuesi me i madh, i forte i pathyeshem

[59] Ata te cilet kane bere mizori e kane denimin sic u takon shokeve te tyre, andaj le te mos me ngutin

[60] Te mjeret ata mosbesimtare per ate dite qe u premtohet

Mali (Et-Tur)

Surah 52

[1] Pasha Turin

[2] Pasha Librin ne rreshta te shkruar

[3] Ne lekure te perpunuar

[4] Pasha haremin perplot te banuar

[5] Pasha kulmin (qiellin) e ngritur

[6] Dhe pasha detin e mbushur

[7] Denimi i Zotit tend, me siguri, do te ndodh

[8] Ate nuk e ndal dot kush

[9] Ate dite kur qielli te shqetesohet keq

[10] Dhe malet te lekunden nga vendi

[11] Ate dite mjere per genjeshtaret

[12] Te cilet jane zhytur (ne genjeshtra) e luajne

[13] Ate dite kur me rrembim te hudhen ne zjarr te xhehennemit

[14] “Ky eshte zjarri qe nuk e keni besuar

[15] Po a eshte kjo magji apo ju nuk shihni

[16] Digjuni ne te, per ju eshte njelloj, duruat apo nuk duruat. Po shperbleheni per ate cka keni punuar”

[17] Kurse te devotshmit do te jene ne xhenete, ne lumturi

[18] Te kenaqur me ate qe u ka dhene Zoti i tyre. Ata Zoti i tyre do t’i ruaje nga vuajtjet ne zjarr

[19] “Hani dhe pini, u befte mire! Per ate qe keni punuar!”

[20] Te mbeshtetur ne kanape te rradhitura dhe do t’i martojme me hyri symedha

[21] Ata te cilet kane besuar dhe te cilet pasardhesit e vet i pasojne ne besim, edhe femijet e tyre do t’ua bashkangjesim, kurse veprat e tyre kurrgje nuk ua zvogelojme cdo kush eshte pergjegjes per ate qe e bene vet

[22] Do t’u afrojme peme e mish, sipas deshires se tyre

[23] Aty njeri-tjetrin do ta sherbejne me gota plot, pa fjale te kota dhe pa mekate

[24] Do te sillen rreth tyre djelmosha si margaritare te fshehur

[25] Do t’i qasen njeri-tjetrit, duke e pyetur

[26] Dhe duke thene: “Me heret kemi pasur frike ne familjen tone

[27] E All-llahu Na dhuroi meshire dhe na ruajti nga vuajtja ne zjarr

[28] Ne i jemi falur edhe me pare, Ai eshte me te vertete bamires dhe i meshirshem”

[29] Prandaj, ti qortoi, sepse ti, me meshiren e Zotit tend, nuk je as magjistar as i marre

[30] Kurse ata thone: “Ai eshte poet, te presim vdekjen (fundin e tij)

[31] Ti thuaj: “Pritni! Edhe une me ju do te pres!”

[32] A u vjen ajo nga enderrat e tyre apo jane kokeforte qe e teprojne

[33] A thua ata te flasin: “E trillon!” Jo, por ata nuk besojne

[34] Po le te sjellin nje fjalim te ngjashem si ai (Kur’ani), nese flasin te verteten

[35] A jane te krijuar par kurrgje apo ata jane krijues

[36] A thua ata i krijuan qiejt dhe token? Jo, por ata nuk jane te bindur

[37] A mos e kane ata pasurine e Zotit tend, apo mos jane ata valle dirigjues

[38] A mos kane ata shkalle, me te cilat pergjojne?! Le te sjelle ndonje pergjues i tyre nje argument te qarte

[39] A per Ate (All-llahun) jane vajzat e per ju djemt

[40] A mos kerkon ti prej tyre shperblim dhe jane te renduar me tatim

[41] A mos po disponojne me te padukshmen dhe mos po shkruajne

[42] Apo deshirojne ndonje kurthe? Por ne kurthe do te zihen mua ta qe nuk besojne

[43] A kane ata tjeter Zot vec All-llahut? Qofte lartesuar All-llahu nga ata qe ia bejne shok

[44] Dhe sikur te shihnin se po bjen nje cope qielli, do te thonin: “Re te dendura”

[45] Prandaj leshoi deri sa te ballafaqohen me Diten kur do te shtangen

[46] Me diten kur dredhite e tyre aspak nuk do t’u bejne dobi dhe nuk do te ndihmohen

[47] Pa dyshim ata te cilet kane bere mizori, kane denim pervec atij (te kesaj bote), por shumcia sish nuk e dine

[48] Andaj duro e prit gjykimin e Zotit tend, Ne te kemi parasysh dhe lavdero e madhero Zotin tend kur te ngrihesh

[49] Edhe naten. Por ta madherosh edhe kur humbin yjte

Ylli (En-Nexhm)

Surah 53

[1] Pasha yllin kur perendon

[2] Shoku juaj nuk eshte larguar nga rruga e drejte dhe nuk eshte i humbur

[3] Ai nuk flet me hamendje

[4] Ajo nuk eshte tjeter vetem se shpallje qe shpallet

[5] E meson nje engjull me force te madhe

[6] Mendjelarte, qe eshte paraqitur ne forcen e vet

[7] Ne horizontin me te lartin

[8] Pastaj iu afrua dhe iu afrua shume

[9] Afer sa dy harqe apo me afer

[10] Dhe i shpalli cka i shpalli robit te vet

[11] Zemra nuk e mohoi ate cka e ka pare

[12] A po ziheni me te per ata qe i ka para

[13] Ai e ka pare edhe heren tjeter

[14] Ne Sidre-i Munteha

[15] Aty eshte xhenneti Ma’va

[16] Kur Sidren e mbuoi cka e mbuloi

[17] Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi

[18] Pa mrekullite me madheshtore te Zotit te vet

[19] A i pate Laten dhe Uzzan

[20] Edhe Menatin, te tretin, te fundit

[21] A djemte jane per ju e per Ate – vajzat

[22] Ajo eshte, pra, ndarje e padrejte

[23] Keta jane vetem emra me te cilat i keni emeruar ju dhe te paret tuaj. All-llahu per ata nuk u ka derguar kurrfare argumenti. Ata pasojne vetem paragjykimet dhe c’deshirojne epshet e tyre, por nga Zoti i tyre u pat ardhur udhezim

[24] A i takon njeriut gjithcka deshiron

[25] All-llahut i takon kjo bote edhe bota tjeter

[26] Sa e sa engjuj ka ne qiej ndermjetesimi i te cileve nuk do t’iu beje dobi derisa All-llahu t’i lejoje atij qe do Ai dhe qe eshte i kenaqur

[27] Ata qe nuk besojne ne boten tjeter i emertojne engjujt me emra femrash

[28] E per ate nuk dine kurrgje, pasojne vetem me hamendje, kurse hamendja aspak nuk e pasuron te verteten

[29] Prandaj ti lragohu prej atyre qe i kthejne shpinen Kur’anit dhe qe nuk deshirojne tjeter vetem jeten ne kete bote

[30] Ajo eshte kulminacioni i dijenise se tyre. Zoti yt, pa dyshim, e di me se miri ata qe jane larguar nga rruga e tij dhe ai e di mire ata qe jane ne rruge te drejte

[31] Te All-llahut jane gjithcka ka ne qiej dhe cka ka ne toke – per t’i shperblyer ata qe kane punuar keq sipas asaj qe kane punuar, kurse ata qe bejne mire me shperblim edhe me te mire

[32] Ata qe largohen prej mekateve te medha e posacerisht prej amoralitetit, pervec te voglave. Zoti yt me te vertete shume fale, Ai iu njeh shume mire juve prej se ju ka krijuar prej dheut dhe qysh kur ishit embrion ne barqet e nenave tuaja. Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di me mire ate qe ruhet

[33] A e pe ti ate qe ktheu shpinen

[34] Dhe jep pak lemoshe

[35] A e di ai ate te padukshmen dhe e sheh

[36] A nuk u njoftua me ate qe eshte ne suhufet e Musaut

[37] Dhe te Ibrahimit, i cili zbatonte cdo detyrim

[38] Se asnje mekatar nuk do t’i barte mekatet e tjetrit

[39] Dhe se njeriu ka vetem ate qe e punon vete

[40] Dhe se mundi i tij do te shihet

[41] Pastaj do te shperblehet me shperblim te merituar

[42] Dhe se te Zoti yt do te kthehen

[43] Dhe Ai eshte qe te ben te qeshesh dhe te qashe

[44] Dhe se Ai eshte qe te vdes dhe te ngjalle

[45] Dhe se Ai ka krijuar cift, mashkull e femer

[46] Nga pika e fares se hedhur

[47] Dhe ata perseri do t’i ngjalle

[48] Dhe se Ai i pasuon dhe zbukuron

[49] Dhe se Ai eshte Zot i Sirijusit

[50] Dhe se Ai e shkaterroi Ad-in e lashte

[51] Dhe Themudin, dhe nuk ka lene aske

[52] Kurse popullin e Nuhit, me heret, i cili ka qene me mizori dhe me i humburi

[53] Edhe vendbanimet e shkaterruara i permbysi

[54] Dhe i gjeti cka i gjeti

[55] E ne cilen dhunti te Zotit tend ti po dyshon

[56] Ky (Kur’an) eshte verejtje si verejtjet e meparshme

[57] Kijameti po afrohet

[58] Pervec All-llahut ate nuk ka kush e zbulon

[59] A ketij fjalimi i cuditen

[60] Dhe qesheni e nuk qani (ne vend se te qani)

[61] Madje edhe me mendjemadhesi

[62] Bini ne sexhde per All-llahun dhe adhurone

Hëna (El-Kamer)

Surah 54

[1] Momenti afrohet e hena po coptohet

[2] E ata, kur shohin mrekulli, i kthejne shpinen dhe thone: “Nje magji ne vazhdimesi!”

[3] Dhe pergenjeshtrojne e pasojne deshirat e tyre, por cdo send eshte e caktuar

[4] U paten ardhur atyre lajme se cka eshte e ndaluar

[5] Urtesi e persosur, por qortim i padobishem

[6] Prandaj largohu prej tyre. Ate dite kur lajmetari i therret ne dicka te tmerrshme

[7] Do te dalin prej varreve kryeulur sikur karkalece te shperndare

[8] Duke vrapuar drejte lajmetarit. Mosbesimtaret do te thone: “Kjo eshte dite e rende”

[9] Populli i Nuhit, perpara tyre, pat pergenejshtruar edhe robin tone e quajten rrenacak duke i thene: “I marre”! dhe ka qene i penguar

[10] Dhe ai e luti Zotin e vet: “Une jame i munduar, andaj me ndihmo”

[11] Dhe i hapem dyert e qiellit krah me krah per ujin qe rrodhi pa u ndalur

[12] Dhe e came token, shperthyen burimet dhe uji u bashkua, sic kishte qene caktuar

[13] Kurse ate e kemi bartu ne ate (anije) prej derrasash dhe hunjsh

[14] Qe notonte nen mbikqyrjen tone – ajo ishte shperblim i atij i cili qe mohuar

[15] Dhe kete e lame si mesim, por a ka kush merr mesim

[16] Dhe cfare ishte denimi dhe vuajtja ime se

[17] Kurse Kur’anin e beme te lehte per keshille, por a e pranon kush keshillen

[18] Adi pergenjeshtroi, por cfare ishte denimi dhe verejtja ime se

[19] Ne atyre u derguam, diten e kobshme, nje ere te ftohte qe fryente pa u ndalur

[20] Dhe i ngriste njerezit sikur trupa te shkulur hurmash

[21] Dhe cfare ishte denimi dhe qortimi im se

[22] Kurse Ne Kur’anin e kemi bere te lehte per keshille, por a eshte kush qe ka marre mend

[23] I pergenjeshtroi edhe Themudi verejtjet

[24] “A te pasojme dike prej nesh?! – thoshte. Po ne atehere, me siguri, do te ishim te humbur dhe te marre

[25] A mu atij, nga mesi yne, i eshte derguar shpallja? Jo, por ai eshte rrenacak arrogant”

[26] “Neser do te marrin vesh se kush eshte rrenacak arrogant

[27] Ne ua derguam deven qe t’i provojme, andaj shikoji dhe jij i durueshem

[28] Dhe lajmeroi se uji eshte i ndare ndermjet tyre per cdo kohe pije do te prezentojne me rend”

[29] Kurse ata thirren shokun e tyre dhe ai u pergatit dhe e therri

[30] Por cfare ishte denimi dhe qortimi im se

[31] Ne u leshuam atyre nje ushtime te vetme, dhe ata u bene sikur gjethe te thara qe i mbledh kostari

[32] Ne Kur’anin e beme te lehte per keshilla, por a ka kush qe merr keshille

[33] Edhe populli i Lutit i pergenjeshtroi verejtjet

[34] Atyre u leshuam uraganin, pervec familjes se Lutit te cilin e shpetuam ne agim

[35] Nga meshira jone. Ja, keshtu Ne shperblejme ata qe falenderojne

[36] Ai u terhoqi verejtjen ne forcen tone, por ata e refuzuan kete

[37] Ata ia kerkuan (per cnderim) musafiret e tij, por ne ua verberuam syte. Shijone denimin tim dhe kercenimet e mia

[38] Dhe te nesermen e gedhiu nje denim i perhershem

[39] Shijone denimin dhe qortimin tim

[40] Ne Kur’anin e kemi bere te lehte per keshille, por a ka kush e merr kete keshille

[41] Edhe familjes se Faraonit u kane ardhur verejtje

[42] Ata i mohuan te gjitah argumentet tona, andaj ne i denuam ashtu si denon i Forti, i Fuqishmi

[43] A jane mosbesimtaret tuaj me te forte se ata apo ju keni ndonje garance ne librat e qiellit

[44] E keta te thone: “Ne jemi grup ngadhnjimtare”

[45] Grupi se shpejti do te jete i mundur dhe ata do te ikin

[46] Nderkaq afati i tyre eshte Dita e kijametit, por Dita e kijametit eshte e rende dhe e hidhur

[47] Mizoret, pa dyshim, jane ne humbje dhe ne zjarr

[48] Ate dite kur te jene futur ne zjarr me fytyra teposhte, “Shijone zjarrin e xhehenemit!”

[49] Ne cdo send e kemi krijuar me mase

[50] Dhe urdheri yne eshte vetem nje sa cele e mbyll syte

[51] Ne ata qe u ngjajne juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr keshille

[52] Dhe gjithe cka kane punuar eshte ne letra

[53] Dhe cdo send, i madh e i vogel, eshte ne radhe

[54] Me te vertete te devotshmit do te jene ne kopshte te xhennetit dhe lumenj

[55] Ne vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishem

I Gjithëmëshirshmi (Er-Rahman)

Surah 55

[1] I Gjithmeshirshmi

[2] Te meson Kur’anin

[3] E krijon insanin

[4] E meson te flase

[5] Dielli dhe hena levizin sipas nje llogarie

[6] Edhe bari e lisat perulen

[7] Kurse qiellin ate e ka ngritur dhe ne te ka vendosur peshojen

[8] Qe te mos e kaloni kufirin ne peshim

[9] Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut ne peshoje

[10] Kurse token e ka shtuar per krijesat

[11] E ne te ka peme, hurma ne frute dhe lule

[12] Edhe drith me kallinj me lule eremira

[13] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[14] Ai e ka krijuar njeriun nga balta e thare sikur vorben

[15] Kurse exhinet nga flaka e zjarrit

[16] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[17] Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve

[18] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[19] Dy dete i ka lene te perpiqen

[20] Ndermjet atyre dyve ka nje rryme qe nuk e kapercejne

[21] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[22] Prej atyre dyve nxirret xhevahir e diamant

[23] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[24] Te atij jane edhe anijet qe sikur kodra ngrihen lart ne det

[25] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[26] Cdo send qe eshte ne te eshte e kalueshme

[27] dhe mbetet vetem Zoti yt, i madherishmi dhe i Nderuari

[28] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[29] Atij i luten ata qe jane ne qiej dhe ne toke, ne cdo kohe Ai eshte i angazhuar me dicka

[30] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[31] Do te kemi pune me ju per llogari, o te rende

[32] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[33] O grupe te exhineve dhe njerezve, nese mundeni te depertoni neper kufijt e qiejve dhe te tokes, depertoni, por nuk mundeni, vetem se me force te madhe

[34] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[35] mbi ju do te derdhet flake e zjarrit dhe baker i shkrire, dhe nuk do te mund te mbroheni

[36] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[37] Po kur te cahet qielli e kur te behet si ngjyre vjollce

[38] Cilen dhunti te Zotit e mohoni

[39] Ate dite nuk merren ne pyetje per mekatet e veta njerez as xhind

[40] Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[41] Mekataret do te njihen sipas karakteristikave te tyre andaj do te rrembehen per flokesh e per kembesh

[42] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[43] Ja, ky eshte xhehennemi te cilin mekataret e mohuan

[44] Dhe do te sillen verdalle ndermjet zjarrit e ujit vale

[45] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[46] Kurse ai i cili eshte frikesuar forces se Zotit te vet, do te kete dy kopshte

[47] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[48] Te dy plot me lisa me dege

[49] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[50] Ku do te rrjedhin dy burime

[51] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[52] Aty nga secila peme do te kete cifte

[53] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[54] Te mbeshtetur ne nje shtroje me mbulesa kadifeje, kurse frytet ne te dy kopshtet mund te kapen me dore

[55] E cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[56] Aty ka kryeulura te cilat perpara atyre nuk i ka prekur as njeri as exhin

[57] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[58] Do te jene si xhevahire e dijamante

[59] E ju cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[60] A ka tjeter shperblim miresia, pervec miresise

[61] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[62] E nen ata dy (xhenete) ka edhe dy xhennete

[63] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[64] Te dy shume te gjelbert

[65] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[66] Aty jane dy burime qe gulojne pa ia da

[67] E cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[68] Aty ka peme, hurma e kaca

[69] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[70] Aty ka te mira fantastike

[71] Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[72] Hyri sybukura ne shatore mbuluar

[73] Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

[74] Te cilat nuk i ka prekur para tyre as njeri as exhin

[75] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[76] Mbeshtetur ne shtroje te gjelberta dhe mbulesa fantastike

[77] Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

[78] Qofte lartesuar emri i Zotit tend, te Madherishmit dhe Fisnikut

Ngjarja (El-Vakia)

Surah 56

[1] Kur te ngjaje ndodhia

[2] Ndodhine e saj nuk mund ta mohoje kush

[3] Disa i poshteron e disa i larteson

[4] Kur toka te dridhet forte

[5] E malet te behen cope e grime

[6] Te behen mu si pluhur i derdhu

[7] Kurse ju te beheni tre grupe

[8] Ata te lumturit – c’jane te lumturit

[9] Dhe fatzinjte – c’jane fatzinjte

[10] Te paret jane – te parit

[11] Ata jane te afertit

[12] Ne kopshte e xhenente te kenaqesise

[13] Shume nga te hershmit

[14] E me pak nga te mevonshmit

[15] Ne shtreter te qendisur

[16] Te mbeshtetur njeri kundruall tjetrit

[17] Do t’u sherbejne per gjithmone djelmosha

[18] Me gota dhe ibrige e bardake plot, nga burime te pashterrshme

[19] Prej te cileve as s’u dhemb kryet as s’humbin mendjen

[20] Dhe peme sipas zgjedhjes se tyre

[21] Dhe mish shpezesh – sipas deshires

[22] Si edhe hyri symedha

[23] Sikur diamante te fshehur

[24] Si shperblim per ate cka kane punuar

[25] Aty nuk do te degjojne biseda te kota as fjale mekatesh

[26] Por vetem fjalet: “Paqe, qetesi”

[27] Ndersa ata te djathtet, cka jane te djathtet

[28] Midis lisave lotos te pagjemba

[29] Dhe bananeve perplot frute

[30] Dhe hijesh te gjera

[31] Dhe ujet rrjedhes

[32] Dhe midis pemeve te shumta

[33] Te pamunguara dhe te pandaluara

[34] Edhe shtroje te larta

[35] Ato i kemi krijuar ne menyre te vecanta

[36] Dhe i kemi bere virgjeresha

[37] Terheqese per ata, dhe te nje moshe

[38] Per ata te djathtet

[39] Shume nga popujt e lashte

[40] Por shume edhe nga te mevonshmit

[41] E ata te majtit. – Kush jane te majtet

[42] Ata jane ne fryme te nxehte dhe uje te vale

[43] Edhe ne hije tymi –

[44] As te fresketa as fisnike

[45] Ata perpara kesaj kane cuar jete luksoze

[46] Dhe prandaj kane bere mekat te madh

[47] Dhe thonin: “A kur te vdesim e te behemi eshtra e truall njemend do te ringjallemi

[48] A edhe baballaret tane te lashte?”

[49] Thuaj: “Me te vertete edhe te lashtit edhe te vonshmit”

[50] Do te tubohen ne nje kohe, ne nje dite te caktuar

[51] Pastaj ju, te humbur, pergenjeshtrues

[52] Do te hani, nga druri zekkum

[53] Prej tyre do te mbushni barqet

[54] E pastaj do te pini nga uji vale

[55] Do te pini sikur deveja e etshme

[56] Kjo eshte gostia e tyre ne Diten e Kijametit

[57] Ne ju kemi krijuar edhe pse ju nuk e vertetoni

[58] A e keni pare faren qe e hidhni

[59] A e krijoni ju ate apo e krijojme Ne

[60] Ne ua caktojme vdekjen dhe Neve nuk mund te na konkuroje kush

[61] Qe t’iu nderrojme pamjen dhe t’iu krijojme ashtu sic nuk dini

[62] Ju e dini zanafillen e pare edhe pse nuk mblidhni mend

[63] A e shihni cka mbillni

[64] A e beni ju te mbije ajo, apo e mbime ne

[65] Sikur te deshironim mund ta benim te pafrytshme dhe do t’ishit habitur

[66] “Ne me te vertete jemi te demtuar

[67] Jo, por jemi te varferuar”

[68] A e shihni ujin qe e pini

[69] A e leshoni ju nga rete apo ne

[70] Nese deshirojme mund ta bejme te njelmet, edhe pse ju nuk falenderoni

[71] A e keni pare zjarrin qe e ndizni

[72] Drute per te a i keni krijuar ju apo i krijojme Ne

[73] Ne u kemi bere ate si shembull (te xhehennemit) dhe te dobishem per ata qe kalojne naten jasht

[74] Andaj larteso emrin e Zotit tend te madherishem

[75] Dhe pernjemend po betohem ne perendimin e yjeve

[76] E ajo eshte, ta dini, betim i madh

[77] Ai eshte, pa dyshim, Kur’an fisnik

[78] Ne nje liber te ruajtur

[79] Ate nuk e prek kush pervec te pastruarit

[80] Eshte i shpallur nga Zoti i boterave

[81] A kete fjale (Kur’ani) ju e nencmoni

[82] Dhe per kete furnizim ju, ne vend te mirenjohjes, pergenjeshtroni

[83] Edhe pse kur ju vjen shpirti ne fyt

[84] E ju atehere vetem shikoni

[85] Ndersa Ne jemi te ai (shpirti) me te afert se ju, por nuk shihni

[86] Pse pra, kur ju nuk jeni te denuar

[87] Nuk e ktheni ate, nese flisni te verteten

[88] Dhe nese eshte nga te afermit (e All-llahut)

[89] Edhe gezim e komoditet edhe dhunti te parajsit

[90] E ne qofte se eshte nga te djathtet –

[91] Ke te fala nga ata te djathtet

[92] Po nese eshte nga pergenjeshtaret e humbur

[93] Pra, ata do te gostiten me uje te vale

[94] Dhe me zjarr percellues

[95] Kjo eshte pa dyshim e vertete e forte

[96] Prandaj larteso emrin e Zotit tend te madherishem

Hekuri (El-Hadid)

Surah 57

[1] All-llahun e larteson cka ka ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i forti, i urti

[2] Pushteti ne qiej dhe ne toke eshte i Tij. Ai ngjall dhe vdes dhe ai ka force per cdo send

[3] Ai eshte i pari dhe i fundit. I dukshmi dhe i padukshmi. Ai eshte i gjithedijshem per cdo send

[4] Ai eshte i cili ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite, pastaj mbisundoi gjithesine. Ai e di se cka futet ne toke dhe cka del prej saj edhe cka zbret nga qielli dhe cka ngjitet atje. Ai eshte me ju kudo qofshi. All-llahu sheh gjithe cka punoni

[5] Pushteti i Tij eshte ne qiej dhe ne toke, dhe te All-llahu kthehen tera ceshtjet

[6] Naten e ben dite dhe diten e bene nate, dhe Ai i di se cka ka ne kraherore

[7] Besoni All-llahun dhe Profetin e tij, dhe shperndani (jepni falas) nga ajo qe u ka dhene ne disponim, sepse ata, nga ju, te cilet besojne dhe japin falas kane shperblim te madh

[8] Cka eshte me ju qe nuk i besoni All-llahut? Profeti ju therret t’i besoni Zotit tuaj dhe nga ju pat marre bese – nese ju jeni besimtare

[9] Ai eshte i cili robit te vet i shpall argumente te qarta per t’iu nxjerre juve nga terri ne drite. Dhe All-llahu eshte, me te vertete, ndaj jush i bute dhe meshireplote

[10] E cka eshte me ju qe nuk shpenzoni per hire te All-llahut, kurse per All-llahun eshte trashegim i qiejve dhe i tokes. Nuk jane, ndermjet jush, te barabarte, ata te cilet, kane dhene falas para fitores dhe kane luftuar. Ata kane shkalle me te larte se ata te cilet kane dhene falas dhe kane luftuar me vone. Kurse All-llahu te gjitheve u premton miresi. All-llahu eshte i njoftuar se cka beni

[11] Ai i cili u jep hua te mire All-llahut, Ai ia kthen shumefish dhe per te ka shperblim fisnik

[12] Ate dite kur ti shohesh besimtaret dhe besimtaret se si shpejton drita e tyre para tyre dhe nga ana e djathte e tyre. Pergezimi juaj sot jane xhennetet neper te cilet rrjedhin lumenj, ku do te qendroni pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

[13] Ate dite kur hipokritet dhe hipokritet do t’u thone besimtareve: “Nna pritni edhe ne te marrim nga drita e juaj”! Do t’u thuhet: “Kthehuni prap dhe kerkoni tjeter drite”! Dhe do te vihet ndermjet tyre nje mur qe do te kete dere. Permbrenda tij eshte meshira, kurse nga jashte do te jete denimi

[14] Atyre do t’u thuhet: “A nuk kemi qene bshke me ju?” Po – do te pergjegjen, - por keni shkaterruar veten me hipokrizi se keni pritur dhe keni dyshuar dhe u kane mashtruar shpresat derisa u erdh urdheri i All-llahut, kurse mashtruesi (djalli) ju ka mashtruar te All-llahu”

[15] sot nuk pranohet prej jush kurrfare kompenzimi, e as prej atyre te cilet kane mohuar. Vendbanimi juaj eshte zjarri, ate ju e meritoni. Sa vendbanim i tmerrshem

[16] A nuk eshte koha qe besimtareve t’u zbutet zemra kur permendet All-llahu dhe cka ka zbritur nga e verteta (Kur’ani), e te mos jene sikur ata te cilet qysh me heret u eshte dhene libri. Atyre u eshte zgjatur koha, andaj zemrat e tyre jane bere te ashpra, dhe shumica prej tyre jane te mbrapshte

[17] Dijeni se All-llahu e ngjall token pasi te kete vdekur! Ne ua kemi shpjeguar argumentet, ndoshta mblidhni mend

[18] Ata dhe ato te cilet japin sadake dhe vullnetarisht japin per hire te All-llahut, do t’u shumefishohet dhe ata i pret shperblim fisnik

[19] Ata te cilet i besojne All-llahut dhe profeteve te tij, ata jane te sinqerte si edhe heronjte per hire te Zotit te tyre. Ata kane shperblimin e tyre dhe driten e tyre, kurse ata te cilet kane mohuar dhe pergenjeshtruar argumentet tona, ata jane banore te zjarrit

[20] Ta dini se jeta ne kete bote eshte nje loje dhe zbavitje edhe stoli edhe gara ndermjet jush ne shtimin e pasurise dhe te femijeve si shembull i shiut pas te cilit bima rritet qe i mahnit bujqit; ajo mugullon, por pastaj e sheh te zbehte e pastaj behet e thare. Ndersa ne ate bote ka denim te rende edhe falje e kenaqesi te All-llahut. Jeta ne kete bote eshte vetem nje kenaqesi e rrejshme

[21] Shpejtoni te meritoni te Zoti juaj falje dhe xhenet te gjere si gjeresia e qiellit dhe tokes qe eshte pergatitur per ata te cilet i besojne All-llahut dhe profeteve te tij. Ajo eshte miresi e All-llahut qe ia jep kujt te doje Ai. All-llahu ka miresi te madhe

[22] Asnje fatkeqesi nuk e godit token e as juve e te mos jete, me pare se ta zbatojme, ne liber (e shkruar). Ajo eshte, njemend, lehte per All-llahun

[23] Qe ju te mos merziteni per ate cka ju ka kaluar, por as te mos gezoheni shume per ate cka ju jep. All-llahu nuk e do asnje arrogant e mendjemadh

[24] Ata te cilet bejne koprraci dhe rekomandojne njerezve koprracine. E kush ua kthen shpinen, ani, All-llahu eshte me te vertete, i pasur dhe i denje per lavdate

[25] Ne i kemi derguar profetet tane me argumente te qarta dhe me ata kemi shpallur librin dhe peshojen qe njerezit te sillen me drejtesi. Kemi zbritur hekurin ku ka foce te madhe edhe dobi te madhe per njerezit, per ta ditur All-llahu se kush e ndihmon ate dhe profetet e tij edhe kur nuk i sheh. All-llahu eshte pa dyshim shume i forte

[26] Ne e kemi derguar Nuhin edhe Ibrahimin dhe disave nga pasardhesit e tyre u kemi dhene profetesi dhe liber, disa prej tyre jane te udhezuar, porse shume sish jane te mbrapshte

[27] Pastaj, vazhduam gjurmet e tyre me profetet tane, pasuam me Isane, te birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhene Inxhilin, kurse ne zemrat e pasardhesve te tij kemi derdhur butesi dhe meshire, kurse murgesine e kane shpifur vete, nuk ua kemi caktuar Ne, vetem per te arritur kenaqesine e All-llahut. Mirepo ata nuk kujdesen per kete si duhet, prandaj atyre, nga mesi i atyre qe kane besuar, u kemi dhene shperblimin e tyre, kurse shumica prej tyre jane mosbesimtare

[28] O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe besoni Profetit te tij! Do t’iu dhuroje meshire te dyfisht dhe do t’iu beje drite me te cilen do te ecni, dhe do t’iu fale, sepse All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[29] Qe ta dini ithtaret e Librit se ata nuk mund te fitojne asgje nga meshira e dhuntia e All-llahut, sepse miresia eshte vetem ne duar te All-llahut, ia jep kujt te doje. All-llahu eshte bamires i madh

Ajo që diskuton (El-Muxhadele)

Surah 58

[1] All-llahu i degjoi fjalet e asaj, e cila diskuton me ty lidhur me burrin e saj dhe ankohet tek All-llahu. All-llahu degjon biseden tuaj. Me te vertete All-llahu degjon dhe sheh shume

[2] Ata, na ju, te cilet i krahasojne grate e veta (me nenat) ato nuk jane nenat e tyre. Nenat e atyre jane vetem ato qe i kane lindur, porse ata flasin fjale te pahije dhe genjeshtra. Me te vertete All-llahu fal shume

[3] Kurse ata qe i krahasojne grate e veta (me nenat) e pastaj zmbrapsen nga ajo qe e kane thene, para se te kene kontakt me to, duhet ta lirojne nje rob. Kjo eshte ajo qe u porositet juve, e All-llahu eshte i informuar se c’beni ju

[4] Por kush nuk gjen (rob) le te agjeroje dy muaj njeri pas tjetrit, para se te kene kontakt. E ai qe nuk mundet le te ushqeje gjashtedhjete varfenjake. Kete, per ta besuar All-llahun dhe Profetin e tij. Ja, keta jane kufijt e All-llahut, kurse per mosbesimtaret eshte denimi i dhembshem

[5] Me te vertete ata qe i kundervihen All-llahut dhe Profetit te tij do ta pesojne sic e kane pesuar ata perpara tyre. A nuk u kemi derguar argumente te qarta? Nderkaq per mosbesimtaret ka denim te turpshem

[6] Ate dite kur All-llahu i ringjalle te gjithe ata dhe i informon se cka kane punuar, All-llahu e ka shenuar ate, por ata e kane harruar. All-llahu eshte deshmitar i cdo sendi

[7] A nuk e sheh se All-llahu di cka ka ne qiej dhe ne toke? Nuk mund te kete pershperitje midis treve, e ai te mos jete i katerti, e as ne mes te pesteve e ai te mos jete i gjashti; as me pak se kaq e as me shume, e Ai te mos jete me ta kudoqofshin. Pastaj, ata, ne Diten e gjykimit, i informon se cka kane punuar. All-llahu, pa dyshim, i di te gjitha

[8] A nuk i sheh ata te cileve u eshte e ndaluar pershperitja e ata perseri kthehen ne ate qe u eshte ndaluar dhe merren vesh fshehtas per mekatin dhe armiqesine dhe kundershtimin ndaj Profetit. Dhe kur vijne tek ti, te pershendesin ashtu sic nuk te pershendet All-llahu, dhe thone me vete: “Perse nuk na denon All-llahu, per kete qe po flasim”? Atyre u mjafton xhehennemi! Aty do te digjen, sa vendbanim i keq eshte ai

[9] O besimtare, kur te pershperitni mos beni marreveshje per mekat e per armiqesi dhe kundershtim ndaj Profetit, por beni marreveshje per bamiresi e devotshmeri; frikesohuni All-llahut te i cili do te tuboheni

[10] Marreveshja e fshehte eshte nga djalli per t’i dekurajuar besimtaret, por kurrgje nuk mund t’i demtoje pervec me leje te All-llahut. Le te mbeshteten besimtaret tek All-llahu

[11] O besimtare, kur ju thuhet: “Beni vend ne tubim, ju zgjeroni vendin qe edhe All-llahu t’iu zgjeroje!”, por kur ju thuhet: “Kundershtoni” – ju kundershtoni! All-llahu, ata nga mesi i juaj, qe besojne dhe ata te cileve u eshte dhene dijenia, do t’i ngrite ne shkalle te larte. All-llahu eshte i informuar se cka punoni

[12] O besimtare, kur te takoheni me Profetin, jepni lemoshe para takimit tuaj, kjo eshteme mire dhe me e paster per ju. E nese nuk gjeni – ani, All-llahu eshte meshireplote qe fal

[13] A mos frikesoheni te pergatitni lemoshe ne prag te takimit tuaj? Po edhe ne mos e befshi All-llahu ua fal, por falni namazin dhe jepni zeqatin dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu eshte i informuar se cka punoni

[14] A nuk i sheh ti ata qe kane marre si miq njerezit ne te cilet All-llahu eshte hidheruar. Ata nuk jane as me ju as me ata dhe me vetedije bejne be rrejshem

[15] All-llahu u ka pergatitur atyre denim te rende. Ajo qe bejne ata eshte njemend keq

[16] Betimin e kane mare si mbrojtje dhe i largojne nga rruga e All-llahut, ata do te kene denim poshterues

[17] Atyre tek All-llahu kurrgje nuk do t’u beje dobi as pasuria e as femijet e tyre. Ata jane banore te zjarrit dhe aty do te mbesin pergjithmone

[18] Ate dite kur All-llahu t’i ringjalle te gjithe dhe kur t’i betohen sic u betohen juve dhe mendojne se arrijne dicka. Ruaju se ata njemend jane rrenacak

[19] Ata i ka mposhtur djalli dhe e kane harruar permendjen e All-llahut. Ata jane parti e djallit, ruaju nga partia e djallit, ata jane ne humbje

[20] Me te vertete ata qe i kundervihen All-llahut dhe Profetit te tij, ata jane nder me te poshtrit

[21] All-llahu e ka shkruar: “Pa dyshim do te ngadhnjeje une dhe Profeti im”. All-llahu eshte, me siguri shume i forte

[22] Nuk do te gjesh asnje popull qe i beson All-llahut dhe Dites se gjykimit e qe ka miqesi me ata qe i kundervihen All-llahut dhe Profetit te Tij, edhe sikur te jene baballaret e tyre, ose djemte e tyre, ose vellezerit e tyre, ose te afermit e tyre. Ata jane ne zemrat e te cileve e ka shkruar besimin dhe i ka perkrahur me forcen e tij. Dhe ai do t’i shpjere ne xhennete ku rrjedhin lumenj dhe aty do te mbesin pergjithmone. All-llahu eshte i kenaqur me ata, por edhe ata jane te kenaqur me Te. Ata jane aleate te All-llahut. Kujdes! Aleance e All-llahut, ata jane njemend te shpetuar

Dëbimi (El-Hashr)

Surah 59

[1] All-llahun e larteson gjithcka ka ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i forti, i urti

[2] Ai eshte i cili me rastin e shpernguljes se pare i nxorri nga shtepite e veta ithtaret e Librit te cilet kishin mohuar. Ju nuk keni menduar se ata do te dalin, kurse ata kane menduar se fortifikata e tyre do t’i mbroje prej All-llahut, mirepo All-llahu ia behu prej nga nuk e kishin menduar dhe i futi friken ne zemrat e tyre dhe me duar te veta edhe me duar te muslimaneve i shemben shtepite e tyre. Prandaj mblidhni mendjen ju qe shikoni

[3] Sikur te mos ua kishte caktuar All-llahu debimin, do t’i kisht denuar ne kete bote. Kurse ata ne boten tjeter i pret denim me zjarr

[4] Ajo eshte per shkak se ata kane kundershtuar All-llahun dhe Profetin e tij, e kush kundershton All-llahun, All-llahu eshte njemend ndeshkimforte

[5] ckado qe keni prere nga hurmat ose i keni lene ne dege, ajo eshte me leje te All-llahut qe t’i poshteroje te mbrapshtit

[6] Kurse, ate, nga mesi i tyre, qe All-llahu ia kthen Profetit te vet, po ju nuk keni luftuar kunder tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetet e vet kunder kujt te doje dhe All-llahu ka mundesi per cdo send

[7] Ate qe ia ka dhene All-llahu si placke Profetit te vet nga fshatrat, ajo eshte e All-llahut, e Profetit, te afermeve, dhe bonjakeve e varfenjakeve, dhe udhetarit qe ajo te mos qarkulloje ndermjet pasanikeve tuaj. Ckado qe u jep Profeti, ate merrne, e cka t’ju ndaloj permbahuni prej asaj dhe frikesohuni All-llahut! All-llahu, njemend, eshte ndeshkimforte

[8] Emigranteve te varfer, te cilet jane perzene nga shtepite e tyre dhe pasurite e tyre, per te kerkuar miresine dhe kenaqesine e All-llahut dhe ndihmojne All-llahun dhe Profetin e tij, ja, keta jane te sinqerte

[9] Edhe ata te cilet e kane pergatitur shtepine dhe besimin, perpara atyre i duan ata qe kane ardhur te keta dhe nuk ndiejne ngushti ne zemrat e tyre ndaj asaj qe u eshte dhene atyre, dhe u japin perparesi, madje edhe kur kane nevoje per vete. Nderkaq ata qe i ruhen lakmise se vet, e ata jane qe do te shpetojne

[10] Kurse ata qe kane ardhur pas atyre, thone: “O Zoti yne, na e fal neve dhe vellezerve tane qe na kane pri ne besim dhe mos fut urrejtje ne zemrat tona dnaj atyre qe besojne. O Zoti yne! Ti je me te vertete i bute e meshireplote!”

[11] A nuk i ke pare ata te cilet hipokrizojne, u thone vellezerve te vet mosbesimtare nga ithtaret e librit “Nese ju perziheni edhe ne gjithsesi do te dalim me ju dhe te ju kurre askujt nuk i perulemi, e nese luftohet kunedr jush ne me siguri do t’ju ndihmojme! Porse All-llahu deshmon se ata jane me te vertete genjeshtare

[12] Sikur te jene te perzene, keta nuk do te dilnin me ata, edhe nese luftohet kunder tyre, ata nuk u ndihmojne, por edhe sikur do t’u ndihmonin, ata me siguri do te iknin dhe nuk do t’u ndihmohet

[13] Me shume u frikesohen juve se All-llahut. Ajo per shkak se ata jane nje popull qe nuk kuptojne

[14] Ata nuk do te luftojne kunder jush te gjithe, pervec ne qytetet e fortifikuara ose pas mureve. Forca e tyre eshte e madhe nder veti. Ti kujton se jane te bashkuar, por ne zemer jane te percare. Kjo eshte per shkak se ata jane nje popull qe s’marrin vesh

[15] Sikur ata perpara atyre, jo fort moti, shijuan pasojat e punes se tyre dhe ata kane denim te dhembshem

[16] Sikur djalli kur i tha njeriut: “Moho”! por kur ai mohoi, atehere i thote: “Une heq dore prej teje, une i frikesohem All-llahut, Zotit te boterave”

[17] Kurse perfundimi i te dyve eshte: te dy pergjithmone jane ne zjarr. Ai eshte shperblim i mizoreve

[18] O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe secili le te shikoje se cka ka bere per neser. Frikesohuni All-llahut! Me te vertete All-llahu eshte i informuar se cka punoni

[19] Mos u beni si ata qe e harruan All-llahun dhe Ai i beri te harrojne vetveten. Ata jane te mbrapshte

[20] Nuk jane te barabarte banoret e xhehennemit dhe banoret e xhennetit. Banoret e xhennetit jane ata qe kane arritur sukses

[21] Sikur kete Kur’an t’ia kishim zbritur ndonje mali do ta kishe pare si perulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata jane shembuj qe ua sjellim njerezve, ndoshta mendojne

[22] Ai eshte All-llahu i cili, nuk ka tjeter Zot pervec atij, di te padukshmen dhe te dukshmen. Ai eshte i gjithmeshirshem, meshireplote

[23] Ai eshte All-llahu i cili, s’ka tjeter Zot vec atij, sunduesi absolut, i paster, paqedashes, garanton siguri, nen kujdesin e te cilit eshte cdo send; i Forti, i Madherishmi, krnar. Qofte lartesuar All-llahu nga ata qe i bejne shok

[24] Ai eshte All-llahu krijues, shpikesi, formesuesi. Ai ka emrat me te bukur. Ate e larteson cdo send qe eshte ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i Forti, i Urti

Ajo që provohet (El-Mumtehine)

Surah 60

[1] O besimtare, mos e merrni permik armikun tim dhe tuajin duke u shprehur dashuri e ata mohojne te vertetenn qe ju ka ardhur juve. Ata e perzene Profetin edhe juve qe i besoni All-llahut, Zotit tuaj. E nese dilni per te luftuar ne rrugen time dhe per te lypur kenaqesine time, atyre ju shprehni dashuri fshehtazi kurse une e di se cka fshihni dhe cka shpallni haptazi. Dhe kushdo prej jush qe vepron ashtu, ai ka humbur rrugen e drejte

[2] Nese ju befasojne, ata do te behen armiq tuaj, do te shtrijne duart dh gjuhet e tyre kah ju plot smire, sepse kane deshiruar qe te beheni mosbesimtare

[3] Nuk do t’iu beje dobi as farefisi as femijet tuaj. Diten e Kijametit, All-llahu do t’iu ndaj ndermjet veti. All-llahu sheh se cka punoni

[4] Tek Ibrahimi dhe ata qe ishin bashke me te keni pasur, njemend, shembull te bukur, kur i thane popullit te vet: “Ne heqim dore nga ju dhe ata qe i adhuroni ju, ne vend te All-llahut. Juve nuk ju besojme dhe ndermjet nesh dhe jush filloi armiqesi dhe urrejtje e perhershme, derisa te mos i besoni All-llahut, vetem Atij”. Pervec fjales se Ibrahimit, babait te vet: “Gjithsesi do te kerkoj falje per ty, por une nuk kam mundesi per kurrgje te All-llahu. O Zoti yne! Tek Ti jemi mbeshtetur, Ty te drejtohemi dhe te Ti eshte kthimi

[5] O Zoti yne! Mos na ve ne sprove me mosbesimtaret dhe falna, o Zoti yne, se ti je me te vertete i fuqishem i urte”

[6] Pa dyshim tek ata keni pasur shembull te mire kush shpreson ne takimin me All-llahun dhe Diten e gjykimit, por kush ia kthen shpinen, ani, All-llahu, Ai eshte me te vertete i pasur, i denje per lavdate

[7] Ndoshta All-llahu do te veje dashuri ndermjet jush dhe atyre, nga ata, me te cilet keni armiqesi. All-llahu eshte i gjithefuqishem, All-llahu fal, eshte meshireplote

[8] All-llahu nuk ju ndalon te silleni mire dhe me drejtesi ndaj atyre qe nuk ju luftojne per shkak te fese dhe nuk ju perzene nga shtepite tuaja. Me te vertete All-llahu i do te drejtet

[9] Vetem se All-llahu ju ndalon t’i konsideroni miq ata qe luftojne kunder jush per shkak te fese dhe u perzene nga shtepite tuaja dhe ndihmojne te jeni te perzene. Pra ata qe i konsiderojne keta per miq, ata jane kriminele

[10] O besimtare! Kur t’iu vijne besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di me se miri besimin e tyre. Nese i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtareve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen ketyre. Jepnu ate qe kane shpenzuar dhe nuk e keni mekat te kurorezoheni me ato pasi qe t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nen kurore! Kerkoni ate cka e keni dhene, por edhe ata le te kerkojne cka kane shpenzuar. Ai eshte gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndermjet jush. All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

[11] Nese ndoje prej grave tuaja shkon te mosbesimtaret, dhe u vjen rasti juve, atehere atyre qe u kane shkuar grate jepnu aq sa kane shpenzuar ato per mehr. Frikesohuni All-llahut te cilit ju i besoni

[12] O Profet, kur te vijen besimtaret qe te obligohen para teje se nuk do t’i bejne shok All-llahut asnjesend, dhe se nuk do te vjedhin, nuk do te bejne amoralitet, se nuk do t’i mbysin femijet e vet dhe se nuk do te genjejne duke shpifur me cka kane ne duar dhe kembet e tyre dhe se nuk do te kundershtojne ne cka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i fale. Me te vertete All-llahu fal, eshte meshireplote

[13] O besimtare! Mos merrni per miq nje popull tek i cili All-llahu eshte i hidheruar. Ata e kane humbu shpresen per boten e ardhshme, sic e kane humbur mosbesimtaret (per ringjallje) ne ata, te cilet kane vdekur me perpara

Rreshti (Es-Saf)

Surah 61

[1] All-llahun e larteson cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke, Ai eshte i forte, i urte

[2] O besimtare, perse flisni ate cka nuk e punoni

[3] Sa e urrejtur eshte tek All-llahu te flisni ate cka s’e beni

[4] All-llahu me siguri i do ata te cilet luftojne per hir te tij ne radhe si mure te fortifikuara

[5] Kur i tha Musa popullit te vet: “O populli im, perse me mundoni kur e dini mire se une jam Profeti i All-llahut te ju!” Dhe kur ata ia kthyen shpinen All-llahu i largoi edhe zemrat e tyre se All-llahu nuk drejton ne rruge te drejte popullin e lig

[6] Dhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O izraelite, unejam te ju i derguar i All-llahut per te vertetuar Tevratin e shpallur perpara meje dhe t’iu pergezoje per Profetin, i cili do te vije pas meje emrin e ka Ahmed, dhe kur u solli argumente te qarta, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte!”

[7] E kush eshte me kriminel se ai i cili per All-llahun shfaq genjeshtra, kurse ai i therret ne fene islame. Hej! All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte popullin qe ben padrejtesi

[8] Ata deshirojne qe driten e All-llahut ta fikin me gojet e tyre, kurse All-llahu e persos driten e tij, edhe pse mosbesimtaret e urrejne

[9] Ai eshte i cili dergon Profetin e vet me udhezime dhe fe te vertete per ta shquar mbi te gjitha fete, anipse politeisteve nuk u pelqen

[10] O besimtare, a doni t’ju udhezoj ne nje tregti qe do t’iu shpetoje nga vuajtja e dhembshme

[11] Besoni ne All-llahun dhe Profetin e tij dhe luftoni ne rruge te All-llahut me pasurine tuaj dhe jeten tuaj, kjo eshte me mire per ju, nese e dini

[12] Ai do t’ua fale mekatet tuaja dhe do t’iu shpjere ne xhennete, ku rrjedhin lumenj, dhe ne pallate te bukura, ne kopshte te bukura te Adnit; ai eshte sukses i madh

[13] Edhe te tjera ndihma qe ju i deshironi nga All-llahu dhe fitore te afert! Prandaj, pergezoni besimtaret

[14] O besimtare, jini ndihmetare te All-llahut, sic u pat thene Isai i biri Merjemes dishepujve: “Kush po me ndihmon per hire te All-llahut”? “Ne do te ndihmojme fene e All-llahut” – i thane dishepujt. Dhe nje grup nga izraelitet e besuan, e nje grup tjeter mohuan. Ndersa ne i perkrahem ata qe besuan kunder armiqeve te tyre dhe dolen ngadhnjimtare

Dita e premte (El-Xhumua)

Surah 62

[1] Cka ka ne qiej dhe ne toke e larteson All-llahun, sunduesin, te shenjtin, te fortin, te urtin

[2] Ai eshte i cili u dergoi analfabeteve nje Profet nga mesi i tyre, t’ua lexoje ajetet e tij, t’i pasuroje dhe t’ua mesoje librin dhe urtesine, anipse me heet kane qene ne humbje te hapet

[3] Edhe te tjeret nga mesi i tyre te cilet ende nuk kane arritur, Ai eshte i forte i urte

[4] Ajo eshte miresi e All-llahut qe Ai ia jep kujt te doje, dhe All-llahu ka miresi te madhe

[5] Shembulli i atyre qe jane ngarkuar te veprojne me Tevrat dhe nuk kane vepruar ashtu eshte si shembulli i gomarit qe bart libra. Po sa shembull i keq eshte ai i popullit qe mohon argumentet e All-llahut! All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte popullin kriminel

[6] Thuaj: “O ebrej, nese konstatoni se ju jeni te dashur te All-llahut nga tere njerezit tjere, atehere deshironie vdekjen nese jeni te sinqerte”

[7] Por nuk do ta deshirojne kurre per shkak te asaj qe kane pergatitur duarte e tyre. All-llahu i di mire mizoret

[8] thuaj: “Vdekja prej se ciles ikni, me te vertete do t’iu arrije. Pastaj do te ktheheni tek Ai i cili e di te padukshmen edhe te dukshmen, dhe do t’iu informoje se cka keni punuar”

[9] O besimtare, kur te thirret per namazin e dites se xhumase, lini shitblerjen dhe shpejtoni te falni namazin ajo eshte me mire per ju, ne qofte se e dini

[10] Dhe kur te kryhet namazi atehere shperndahuni neper toka dhe kerkoni miresine e All-llahut dhe permendne All-llahun shpesh, ndoshta do te shpetoni

[11] Por kur ata shohin ndonje tregti apo defrim versulen atje dhe ty te lene te qendrosh ne kembe. Thuaj: “Ajo cka eshte tek All-llahu eshte me e mire se zbavitja dhe tregtia”, sepse All-llahu eshte furnizues me i mire

Hipokritët (El-Munafikun)

Surah 63

[1] Kur te vijne hipokritet te thone: “Ne deshmojme se ti je, me te vertete, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njemend Profet i Tij, porse All-llahu deshmon se hipokritet jane me siguri rrenacak

[2] Ata betimin e tyre e shfrytezojne si mbrojtje dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Eshte shume keq, njemend, cka bejne ata

[3] Ajo eshte nga se ata besuan e pastaj mohuan, prandaj u vulosen zemrat e tyre dhe ata me nuk kuptojne

[4] Kur i shikon ata, pamja e tyre te mahnit, por kur flasin, ti i degjon fjalet e tyre, mirepo ata jane sikur shtylla te zbrazeta dhe mendojne se cdo thirrje eshte kunder tyre. Ata jane armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojne, All-llahu i vrafte

[5] Dhe kur u thuhet: “Ejani, Profeti i All-llahut do te kerkoje falje per ju”, ata luajne kokat e tyre dhe ti i sheh se largohen, se ata jane arrogante

[6] Per ata eshte nje lloj, u lute ti per ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhezon ne rruge te drejte popullin e mbrapshte

[7] Ata jane qe thone: “Mos u jepni kurrgje atyre qe jane me Profetin e All-llahut, derisa te largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokes jane te All-llahut, por hipokritet nuk e marrin vesh

[8] Ata thone: “Nese kthehemi ne medine gjithsesi te fortit kane per t’i perzene prej aty me te dobetit!” Por forca eshte e All-llahut dhe Profetit te tij dhe e besimtareve, por hipokritet s’e dine

[9] O besimtare, le te mos u largoje pasuria dhe femijet tuaj vemendjen nga All-llahu. Kush ben ashtu, hej, ata jane te humbur

[10] Dhe shperndani prej asaj qe Ne ju furnizojme para se t’i vije vdekja ndonjerit prej jush, e te thote: “O Zot, sikur te me presesh edhe pak do te jap lemoshe dhe te behem nga te miret”

[11] All-llahu, me siguri, nuk do t’ia vonoje askujt kur t’i vije momenti i vet, dhe All-llahu e di mire se cka punoni

Vënja në provë (Et-Tegabun)

Surah 64

[1] All-llahun e lartesojne cka ka ne qiej dhe ne toke, te Atij jane sundimi dhe falenderimi. Ai ka mundesi per cdo send

[2] Ai eshte i cili ju ka krijuar dhe nga ju ka besimtare dhe mosbesimtare. Kurse All-llahu sheh mire se cka punoni

[3] Ka kriuar qiejt dhe token me urtesi, u jep juve formen dhe ju ben me fizionomi te bukur, te Ai te gjithe do te kthehen

[4] E di se cka ka ne qiej dhe ne toke, dhe di cka fshihni edhe se cka shfaqni. All-llahu i di cka ka ne kraheror

[5] A nuk ju erdhi lajmerimi per ata qe kishin mohuar me heret dhe shijuan pasojat e sjelljeve te veta, kurse i pret edhe denimi i dhembshem

[6] Per shkak se kur profetet e tyre u sillnin fakte te qarta ata thonin: “A neve te na udhezoj njeriu i thjeshte”? Prandaj, mohuan dhe ia kthyen shpinen, por All-llahu s’ka nevoje per aske. All-llahu eshte i pasur dhe i denje per lavdate

[7] Mosbesimtaret konstatojne se nuk do te ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa dyshim do te ringjallen, dhe per ate se cka keni punuar, gjithsesi do te informoheni!” Ajo eshte leht per All-llahun

[8] Prandaj, besoni All-llahut dhe Profetit te tij dhe ne driten qe e kemi zbritur. All-llahu eshte i informuar se cka beni

[9] Ate dite kur Ai t’iu tuboje ne diten e tubimit, do te jete ajo dite e vetemashtrimit. Ai do t’i mbuloje veprat e keqia te atyre qe i kane besuar All-llahut dhe kane bere vepra te mira; dhe do ta shpjer ne kopshte ku do te rrjedhin lumenj. Aty do te jene pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

[10] Kurse ata qe kane mohuar dhe i kane pergenjeshtruar argumentet Tona, ata jane banore te zjarrit, ku do te mbesin pergjithmone – po vendbanim i tmerrshem eshte ai

[11] Asnje fatkeqesi nuk ndodh pa lejen e All-llahut dhe kush i beson All-llahut, Ai do ta udhezoje zemren e atij, All-llahu e di mire cdo send

[12] Dhe peruluni All-llahut edhe nderoni Profetin, por nese ia ktheni shpinen, ani, detyre e Profetit tone eshte vetem shpallja haptazi

[13] All-llahu eshte qe nuk ka Zot tjeter vec atij, dhe besimtaret le t’i mbeshteten vetem All-llahut

[14] O besimtare, s’ka dyshim se edhe ne mesin e grave tuaja dhe femijeve tuaj keni armiq, prandaj ruajuni prej tyre! Po nese ju i arsyetoni ua mbuloni dhe i falni ani edhe All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[15] Pasuria dhe femijet tuaj jane vetem sprove kurse tek All-llahu ka shperblim te madh

[16] Prandaj, shprehni devotshmeri All-llahut sa te mundeni; degjoni dhe perkuluni edhe shperndani lemoshe per te miren tuaj. Kush i ruhet lakmise (grykesise) se vet, ata jane qe po shpetojne

[17] Nese i jepni hua All-llahut, hua te mire, Ai do t’ua ktheje shumfish dhe do t’iu fale, se All-llahu eshte mirenjohes dhe i bute

[18] Ai di te padukshmen dhe te dukshmen. I forti dhe i urti

Shkurorëzimi (Et-Talak)

Surah 65

[1] O Profet, kur t’i leshoni grate, leshoni ne kohen e “iddetit”, llogaritne ate dhe frikesohuni All-llahut, Zotit tuaj, mos i perzini nga banesat e tyre, por edhe ato le te mos dalin, vetm ne qofte se bejne haptazi amoralitet. Keto jane dispozita te All-llahut. Kush i kapercen kufijt e All-llahut i ka bere dem vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta All-llahu pas kesaj afron ndonje tjeter mundesi

[2] Dhe kur arrine koha e pritjes se tyre, ose mbani si ka hije ose ndahuni prej tyre si ka hije, dhe si deshmitare merrni dy vete te drejte nga mesi juaj dhe deshmine bene per All-llahun! Keshtu keshillohet, ai qe i beson All-llahut dhe Dites se Kijametit, e ai qe i ruhet All-llahut, per ate ka rrugedalje

[3] Dhe do ta furnizoje prej nga nuk e kujton fare. Kush mbeshtetet tek All-llahu, Ai i mjafton. Ai pa dyshim e zbaton urdherin e vet, All-llahu cdo sendi ia ka caktuar afatin

[4] Kurse, ata, grate e te cileve, qe nuk e kane ne rregull pastrimin mujor (menstruacionet), ne mos e paci ditur, “iddeti” i tyre eshte tre muaj, sikurse edhe ato qe nuk kane pasur menstruacion. Shtatzenat presin deri sa te lindin. Kush i ruhet All-llahut, Ai do t’ia lehtesoje punen e tij

[5] Ja, keto jane dispozitat e All-llahut qe ua shpalle juve, kush i ruhet All-llahut, Ai do t’ia neutralizoje veprat e keqia te tij dhe to t’ia rrite shperblimin

[6] Le te banojne ku banoni edhe ju, sipas mundesive tuaja, dhe mos u beni dem me qellim qe t’i ngushtoni. Nese jane me barre furnizoni deri sa te lindin; e nese u japin gji femijeve tuaj, atehere atyre jepuni shperblimin e vet dhe merruni vesh ne mes veti. E ne qofte se keni veshtiresi, atehere le t’u jep gji tjetra

[7] Ai qe ka, le te shpenzoje sipas pasurise se vet, por edhe si qe eshte ne skamje le te shpenzoje nga ajo qe i ka dhene All-llahu, sepse All-llahu nuk ngarkon aske me teper se sa i ka dhene. All-llahu me siguri pas nje veshtiresie ben lehtesimin

[8] Po sa katunde kane fut veshte ne lesh nga urdherat e Zotit te vet dhe profeteve te Tij, Ne do te kerkojme prej tyre, rreptesisht, qe te japin llogari dhe do t’i denojme me denim te tmerrshem

[9] Aat shijojne denimin per sjelljet e veta dhe perfundim i saj eshte shkaterrimi

[10] All-llahu ka pergatitur per ata denim te rende, prandaj frikesohuni All-llahut, ju qe keni mendjen dhe qe besoni! All-llahu juve u ka derguar shpallje

[11] Nje Profet i cili iu shpalon argumentet e qarta te All-llahut per t’i nxjerre, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, nga terri ne drite. Dhe kush i beson All-llahut dhe ben vepra te mira do ta shpjere ne xhenete kur rrjedhin lumenj dhe aty do te mbesin pergjithmone e jete, All-llahu atij ia ben furnizimin shume te mire

[12] All-llahu eshte Ai i cili ka krijuar shtate qiej dhe ne toke te ngjashem me ata (qiejt), urdheri u referohet tegjithe atyre per ta ditur se All-llahu ka force per cdo send dhe All-llahu me te vertete ngerthen dituri per cdo send

Ndalimi (Et-Tahrim)

Surah 66

[1] O Profet, perse ia ndalon vetvetes ate qe ta ka lejuar All-llahu, ate qe te eshte lejuar per te kenaqur grate tuaja? All-llahu fal dhe eshte meshireplote

[2] All-llahu ua ka percaktuar kompensimin per betimet tuaja. All-llahu eshte Zoti juaj, Ai eshte shume i dijshem e i urte

[3] Kur Profeti njeres nga grate e veta i kumtoi nje fshehtesi porse ajo e shpalli ate, mirepo A, llahu kete ia tregoi ketij. Ai nje pjese ia kumtoi, kurse tjetren e heshti, dhe kur e njoftoi ate (gruan) lidhur me kete lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha kete”? Ai i tha: “Me lajmeroi mua i gjithdijshmi, i informuari”

[4] Nese ju te dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja jane perulur, e nese paraqiteni te dyja kunder tij, ani, All-llahu eshte mbrojtes i tij, edhe Xhibrili edhe besimtaret e ndershem; e pas kesaj paraqiten edhe te tere engjujt (si ndihmetare)

[5] Nese ai ju leshon, ndoshta atij, Zoti i tij, do t’i jape, ne vend tuajin, gra me te mira se ju: besnike All-llahut, besimtare, te degjueshme, qe pendohen e qe adhurojne All-llahun, agjerojne, te veja dhe beqaresha

[6] O besimtare, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret, te cilin do ta ruajne engjujt te rrepte dhe te forte. Nuk u kundervihen asaj qe i urdheron All-llahu dhe veprojne si jane te urdheruar

[7] O ju qe nuk keni besuar, sot mos kerkoni arsyetim. Ju shperbleheni vetem me ate cka keni punuar

[8] O besimtare! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet te thelle, ndoshta Zoti juaj i neutralizon veprat tuaja te keqia dhe do t’iu shtie ne xhenete, ku do te rrjedhin lumenj, ate dite kur All-llahu nuk do ta turperoje Profetin dhe ata te cilet kane besuar bashke me te. Drita e tyre shetit perpara tyre dhe nga ana e djathte. “Zoti yne, - do te thone, - persose driten tone dhe na e fal se Ti, me te vertete, ke mundesi per cdo send!”

[9] O Profet, lufto mosbesimtaret dhe hipokritet dhe qendro i ashper ndaj tyre! Vendbanimi i tyre eshte xhehennemi, po sa vendbanim i tmerrshem eshte ai

[10] Atyre qe kane mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe te Lutit; ishin nen kurore me dy robe te mire nga roberit Tane, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgje nuk mund tu ndihmojne, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja ne zjarr me te tjeet qe po hyjne”

[11] Kurse per ata qe besojne, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndertoma nje shtepi, te Ti, ne xhennet dhe shpetom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe me shpeto nga populli mizor!”

[12] Dhe Merjemen, te bijen e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndersa ne aty krijuam jete (mbeti shtatezane), u besoi fjaleve dhe librave te Zotit te vet dhe ishte nga ato te perulurat

Sundimi (El-Mulk)

Surah 67

[1] Qofte bekuar Ai i cili ka ne duarte e veta sundimin, dhe Ai ka force per cdo send

[2] I cili ka krijuar vdekjen dhe jeten qe t’iu provoje se cili prej jush ben vepra me te mira. Ai eshte i forte, ai fal

[3] I cili i krijo shtate qiej ne kate dhe nuk sheh kurrfare kontrastesh ne krijimin e te gjithmeshirshmit, pa shiko edhe njehere; sheh ndonje plasaritje

[4] Pastaj, prape shiko, shume here, shikimi do te kthehet i perulur dhe i lodhur

[5] Ne e kemi zbukuruar qiellin e kesaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bere si gure per te goditur djajte. Per ata kemi pergatitur denim ne zjarr

[6] Kurse per ata qe mohojne Zotin e vet, denimi eshte me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshem eshte ai

[7] Kur te hudhen ne te do t’ia degjojne ushtimen e tij, dhe si vlon

[8] Gati sa nuk celcasin nga zemrimi. Sa here qe ndronje grup te hudhet ne te, rojtaret e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?”

[9] Po, si jo – do te thone – na pat ardhur nje Profet, porse ne e pergenjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgje, ju jei ne humbje te madhe!”

[10] Dhe do te thone: “Te kishim degjuar dhe te kishim pasur mend, nuk do te ishim ne mesin e banoreve te flakes”

[11] dhe do t’i pranojne mekatet e veta, prandaj qofshin larg banoret e flakes

[12] Ata qe i frikesohen Zotit te vet edhe fshehurazi, per ata ka falje dhe shperblim te madh

[13] Ju flisni ndo fshehtazi ndo me ze, Ai e di se cka ka ne zemra

[14] A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe qe njeh cdo send ne hollesi

[15] Ai i cili ua ka bere token te pershtatshme, andaj ecni neper te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai

[16] A mos keni garance se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fuse ne toke, kur ajo te filloje te dridhet

[17] Ose, a keni garance se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do te leshoje mbi ju furtune me gure? Atehere do ta mirrni vesh si eshte qortuesi

[18] Paten mohuar edhe perpara atyre, po cfare ishte denimi im se

[19] A nuk i shohin ata zogjte permbi krye ne radhe se si i hapin dhe i palojne krahet! Ata nuk i mban askush pervec i gjithmeshirshmi, Ai njemend e sheh mire cdo send

[20] Ose, kush eshte ai i cili do te jete ushtria juaj qe t’ju ndihmoje, pervec te gjithmeshirshmit? Vetem se mosbesimtaret jane te mashtruar

[21] Ose, kush eshte ai qe do t’iu ushqeje, nese ai e ndal furnizimin e vet? Mirepo, ata jane kembengules ne arrogance e mendjemadhesi

[22] A eshte ne rruge me te drejte ai i cili ece me fytyre rreshqanas apo ai i cili ece drejt (vertikalisht) rruges se drejte

[23] Thuaj: “Ai eshte i cili u ka krijuar ne fillim, u pajise me te degjuar, te pare dhe mendje, por ju jeni pak mirenjohes”

[24] Thuaj: “a eshte i cili ju ka shperndare neper toke dhe te Ai do te mblidheni”

[25] Kurse ata thone: “Kur me njehere, ai premtim, nese flisni te verteten?!”

[26] Thuaj: “Vetem All-llahu e di, kurse une jam vetem qe t’iu terheq verejtjen haptazi”

[27] Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre te cilet kane mohuar do te nxihen dhe do te thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e keni lypur me ngulm”

[28] Thuaj: “A shihni, nese All-llahu me zhduk mua dhe ata qe jane me mua, apo na meshiron, mosbesimtaret kush do t’i mbroje nga vuajtja e padurueshme?”

[29] Thuaj: “Ai eshte i Gjithmeshirshmi, Atij i besojme dhe tek Ai mbeshtetemi, e ju do ta merrni vesh kush eshte ne humbje flagrante”

[30] Thuaj: “Me tregoni nese u shterren ujerat, kush do t’iu jape uje te rrjedhshem?”

Penda (El-Kalem)

Surah 68

[1] Nun. Pasha lapsin dhe ate cka shkruajne

[2] Ti, me meshiren e Zotit tend, nuk je i marre

[3] Ti me siguri do te kesh shperblim te vazhdueshem

[4] Sepse ti je, me te vertete, me moral; te larte

[5] Do ta shohesh edhe ti, a edhe ata do ta shohin

[6] Cili prej jush eshte i marre

[7] Zoti yt e di me se miri se kush ka devijur nga rruga e tij dhe Ai i di mire te udhezuarit

[8] Prandaj mos i perfill pergenjeshtaret

[9] Ata deshirojne qe ti te genjesh e te genjejne edhe ata

[10] Prandaj, mos degjo asnje betues te nencmuar

[11] Shpifes, qe vetem bart fjalet e huaja

[12] Penguesin per vepra te mira, mekatmadhin

[13] Zemerprishurin madje edhe kopil

[14] Vetem se ka pasuri dhe shume djem

[15] E kur i kumtohen ajeet tona, thote: “Keto jane legjenda te lashta!”

[16] Ate do ta shenojme ne hunde

[17] Ata i kemi vene ne sprove, sic patem vene ne sprove pronaret e kopshtit kur u betuan se me siguri heret ne agim do ta vjelin

[18] Por nuk thane: “Ne dashte Zoti!”

[19] Dher deri sa ata flinin, ate (kopshtin) e vizitoi nje grup vizitoresh nga Zoti yt

[20] Dhe gdhini i vjelur

[21] Ndersa ata ne agim e therrisnin njeri-tjetrin

[22] “hpejtoni te arat tuaja, nese doni t’i vilni”

[23] Dheu nisen duke pershperitur ne mes veti

[24] Sot kurrsesi mos t’iu hyje aty ndonje i varfer

[25] Dhe shkuan, te vendosur perzbatimin (e asaj qe thane)

[26] Por kur e pane, thane: “Ne paskeshim deshtuar!”

[27] per me teper edhe jemi demtuar (rjepur)

[28] Njeri, si mei miri i tyre, tha: “A nuk ju kam thene, perse nuk falenderoni?”

[29] “Qofte lartesuar Zoti yne – thane, - ne pa dyshim kemi qene mizore”

[30] Dhe pastaj filluan te qortojne njeri-tjetrin

[31] “Te mjeret ne! – thonin – Ne me te vertete kemi qene te shfrenuar

[32] Zoti yne mund te na jap me mire se ajo, ne vetem te Zoti yne shpresojme!”

[33] Ashtu ka qene denimi, kurse denimi i botes tjeter eshte edhe me i madh, ta dine

[34] Nuk ka dyshim se te devotshmit do te kene te Zoti i tyre kenaqesi te xhennetit

[35] “A mos sillemi njelloj me musimanet si me mekataret

[36] Cka eshte me ju, si po gjykoni?”

[37] A keni, ndoshta, liber prej nga mesoni

[38] Se do te keni ate cka e pelqeni ju

[39] Ose ju kemi dhene besen me asi betimi qe vlen deri ne diten e kijametit, se do te keni cka ju e caktoni

[40] Pyeti ata: “kush ua garanton kete?”

[41] Ose, mos ata kane shoke? Po le t’i sjellin shoket e vet nese flasin te verteten

[42] Ate die kur te shpallet cdo send dhe te thirren per te bere sexhde e ata nuk do te munden

[43] Me shikime te varura dhe me poshtersi mbuluar, se kane qene te thirrur te bijne ne sexhde deri sa kane qene te shendoshe

[44] Prandaj, me le mua edhe ata, te cilet e mohojne kete Fjale (Kur’an). Ne dalengadal, do t’i afrojme te denimi prej nga nuk presin

[45] Edhe afat do t’u japim, sepse denimi im eshte shume i forte

[46] A lyp ti prej tyre shperblim, e jane te ngarkuar me ndonje borxh

[47] Apo ata posedojne ndonje fshehtesi qe ata e shkruajne

[48] Ti duro deri ne caktimin e Zotit tend dhe mos u ben si ai i peshkut (Junusi) qe u lut i zemeruar

[49] Dhe sikur te mos i mberrinte meshire e Zotit te tij do te isht ehudhur ne vend te shkrete dhe i urrejtur

[50] Por Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bere nje nga ata te miret

[51] Mosbesimtaret gati sa nuk te shafisin me shikimet e tyre, kur degjojne qortimin (Kur’anin) dhe thone: “Ai me siguri eshte i marre”

[52] Ai nuk eshte tjeter vetem se verejtje per tere boterat

E vërteta (El-Hakka)

Surah 69

[1] Momenti i fundit

[2] C’eshte momenti i fundit i (pashmangshem)

[3] Cka te tregon se c’eshte momenti i fundi

[4] Themud dhe Ad e pergenjeshtruan shkaterrimin e botes

[5] Prandaj Themud u shfaros me ushtime

[6] Kurse Ad eshte shfarosur me furtune vershelluese

[7] Qe e leshoi kunder atyre shtate nete e tete dite pa nderprere dhe ke pare ne te njerez te levarur sikur trupa te trashe hurmash

[8] A e sheh, ka mbetur kush prej tyre

[9] Edhe Faraoni dhe ata para tij, mekatare, kane gabuar

[10] Dhe jane ngritur kunder Profetit te Zotit te vet, andaj Ai i denoi me denim te rende

[11] Ne juve, kur u permbyti uji, te tereve u kemi barte ne anije

[12] Per t’ua bere ate si keshille qe do ta ruaje veshi qe degjon

[13] Dhe kur te fryhet ne sur vetem nje here

[14] E toka me kodra te ngrihet edhe menjehere te therrmohen

[15] Ate dite do te ndodhe momenti i fundit (kijameti)

[16] Edhe qielli do te cahet. Atehere ai do te jete i thyeshem

[17] Edhe engjujt, ete, ate dite do te qendrojne ne skaje te tij e permbi vete do te bartin fronin e Zotit tend

[18] Ate dite do te jeni te eksponuar dhe asnje fshehtesi juaja nuk mbetet e fshehte

[19] Ai te cilit do t’i jipet libri ne doren e djathte te tij, do te thote: “Qe, lexomani librin tim

[20] Une kam menduar me kohe se do te jap llogari”

[21] dhe ai do te jete fatlum

[22] Ne nje xhenet te larte

[23] Frytet e te cilit varen mbi krye

[24] Hani dhe pini, u befte mire, sepse ju ne ditet e kaluara e keni fituar kete

[25] Kurse ai te cilit libri i jipet ne dore te majte, do te thote: “Ku shte ai fat te mos m’ishte dhene fare libri

[26] Dhe te mos disha cfare eshte llogaria ime

[27] Ku eshte ai fat te isha shporrur

[28] Pasuria ime kurrgje nuk me ndihmon

[29] E forca me ka humbur!”

[30] Merrni dhe farkoni

[31] Ate, pastaj digjne ne zjarr

[32] E pastaj lidhne me zinxhire te gjate shtatedhjete kute

[33] Sepse ai nuk besonte ne All-llahun e madh

[34] Dhe nuk ka kontribuar per t’u ushqyer varfnjaku

[35] prandaj, ai sot ketu nuk ka mi

[36] As ushqim tjeter pervec te lanave

[37] Qe nuk i han kush pervec mekatareve

[38] Po betohem ne ate qe e shihni

[39] Ai eshte, njemend, fjale e shpallur e Profetit fisnik

[40] Dhe ne ate qe nuk i shihni

[41] Dhe nuk eshte fjale e ndonje poeti, por ju pak kush besoni

[42] Dhe as fjale te ndonje magjistari, por ju pak mendoni

[43] Eshte shpallje nga Zoti i boterave

[44] E sikur te shprehte lloj-lloj fjalesh per ne

[45] Do ta kishim kapur per doren e djathte

[46] E pastaj do t’i pritnim damarin e qafes

[47] Dhe askush prej jush nuk do te mund t’i ndihmoje

[48] Ai (Kur’ani) eshte mesim per te devotshmit

[49] Ndersa ne e dime me siguri se ne mesin tuaj ka pergenjeshtare

[50] Dhe ai eshte shkak i vuajtjes se mosbesimtareve

[51] Kurse ai eshte e vertete e forte

[52] Prandaj, ti larteso emrin e Zotit tend te madherishem

Shkallët (El-Mearixh)

Surah 70

[1] Dikush ka pyetur per denimin qe zbatohet

[2] Ndaj mosbesimtareve – ate s’e mbron dot kush

[3] Nga All-llahu, Zoti i qiejve

[4] Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) ne nje dite qe zgjate pesedhjete mije vjet

[5] Prandaj duro si ka hije, pa ankime

[6] Atyre u duket se eshte larg

[7] Kurse Ne e shohim se eshte afer

[8] Ate dite kur qielli te behet si fundrrine rreshire

[9] Kurse malet te behen si lesh i lenuar

[10] Dhe nuk pyet miku per mik

[11] Do t’u mundesohet te shihen. Mekatari deshiron qe ate dite ta kompenzoje veten (liroje) nga denimi i asaj dite me femijet e vet

[12] Edhe me bashkeshorten e vet, dhe vella te vet

[13] Edhe me familje te vet qe e ka strehuar

[14] Dhe kush eshte ne toke, te gjithe se bashku, e ta shpetoje

[15] Kurrsesi! Ajo eshte kendellje

[16] Qe rremben cdo pjese

[17] E therret ate qe ka kthyer shpinen dhe ka ikur

[18] Edhe ka tubuar e ka fshehur

[19] Njeriu, me te vertete, eshte krijuar i pangopur

[20] Kur e godit e keqja – eshte i pikelluar –

[21] E kur e godit e mira – eshte refuzues

[22] Me perjashtim te atyre qe falen

[23] Te cilet ne namazet e tyre jane korrekte

[24] Edhe ata qe ne pasurine e tyre kane nje pjese te caktuar

[25] per lypsin dhe per (nevojtarin) qe nuk lyp

[26] Edhe ata qe e vertetojne Diten e kijametit

[27] Dhe ata te cilet frikesohen nga dehimi i Zotit te tyre

[28] Se nga denimi i Zotit te vet, njemend, askush nuk eshte i sigurt

[29] Edhe ata te cilet ruajne vendet e turpshme –

[30] Vetem per grate e veta ose per ata qe i kane pasur nen mbikqyrjen e tyre. Ata, me te vertete, nuk qortohen

[31] Dhe kush kerkon pertej kesaj, ata jane njemend ligjshkeles

[32] Dhe ata te cilet i ruajne e kujdesen per gjerat qe u jane besuar dhe marreveshjet e tyre

[33] Dhe ata te cilet qendrojne pas deshmive te veta

[34] Edhe ata te cilet ne namazin e tyre jane pedante

[35] Ata do te jene tenderuar ne xhennet

[36] C\’eshte me mosbesimtaret qe po te versulen ty

[37] Nga e djathta dhe e majta, ne grupe

[38] A lakmon secili prejt yre per te hyre ne xhenet te dhuntive

[39] Kurre! Ne ata i kemi krijuar prej asaj qe e dine

[40] Dhe une betohem ne Zotin e lindjes dhe te perendimit se Ne kemi mundesi

[41] T’i zevendesojme me me te mire se ata dhe askush nuk mund te na konkuroje ne kete

[42] Prandaj leri ata le te llafosen e te zbaviten deri sa te ballafaqohen me diten qe u premtohet atyre

[43] Diten ne te cilen do te dalin nga varret me te shpejte sikur vrapojne kah idolet

[44] Me shikime te frikesuara me poshtersi mbuluar, ajo eshte dita e cila u premtohej

Nuhu (Nuh)

Surah 71

[1] Ne e kemi derguar Nuhin te populli i vet: “Terhiqja verejtjen popullit tend para se t’i arrije denimi i dhembshem”

[2] “O populli im – u tha ai – une ju terheq verejtjen haptazi

[3] Adhurone All-llahun, edhe frikesohuni prej Atij, edhe me degjoni mua

[4] Do t’ju fale mekatet dhe do t’ju lere ne jete deri ne momentin e caktuar, por kur te vije momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”

[5] “O Zoti im, - tha, - une kame thirrur popullin tim nate e dite

[6] Por thirrja ime edhe me teper i largonte

[7] Dhe sa here qe i kam thirrur per t’i falur Ti, fusnin gishtat ne vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin teper kembengules dhe mendjemedhenj te forte

[8] Pastaj une i kam thirrur haptazi

[9] E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me te madhe

[10] U kame thene: “Kerkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vertete, fal shume

[11] Ai do t’ju dergoje shi te mjaftueshem

[12] Dhe ua shton pasurine e djemte, dhe do t’ju beje kopshte edhe lumenj

[13] C’eshte me ju qe nuk shpresoni ne fuqine e All-llahut

[14] Kurse Ai ju krijon shkalle-shkalle

[15] A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtate qiej ne kate

[16] Dhe ne ta, hanes i ka dhene drite, kurse Diellin e ka bere dritedhenes

[17] All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimet

[18] Pastaj ne te ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr perseri

[19] All-llahu ua ka bere token te rrafshet

[20] Qe te ecni neper te, rrugeve te gjera”

[21] Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk me degjojne dhe pasojne ate, pasuria dhe femijet e te cileve vetem ua rrisin shkaterrimin

[22] Dhe thurin kurtha te medha”

[23] Dhe thone: “Kurrsesi mos i lini zoterat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Juken e as Nesren!”

[24] Dhe humben shume. Prandaj Ti mizoreve mos u jep tjeter send pervec humbjen

[25] Dhe ata, per shkak te gabimeve te veta, u permbyten dhe u hudhen ne zjarre, dhe per ata nuk do te kete, pervec All-llahut, asnje ndihmetare

[26] Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le ne toke asnje banor nga mosbesimtaret

[27] Sepse nese i le ata, roberit tuaj do t’i shpiejne ne humbje dhe do te lindin vetem mekatare dhe mosbesimtare

[28] Zoti im, me fal mua edhe prinderit e mi, edhe kush ka hyre ne shtepine time si besimtar, edhe besimtret e besimtaret, ndersa mosbesimtareve shtojau vetem shkaterrimin!”

Xhindet (El-Xhinn)

Surah 72

[1] Thuaj: Mua me eshte shpallur se disa xhinde kane degjuar dhe kane thene: - Ne me te vertete kei degjuar nje Kur’an fantastik

[2] Qe udhezon ne rruge te drejte, andaj ne i besuam dhe me Zotit tone nuk do t’i bejme shok aske

[3] Kurse Ai –qofte lartesuar madheri e Zotit tone! – nuk ka marre per vete as shoqe as femije

[4] Por nje i cmendur yni fliste genjeshtra ndaj All-llahut

[5] Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do te flase genjeshtra per All-llahun

[6] Dhe se ka pasur njerez, te cilet kane kerkuar mbrojtje prej exhineve tek njerezit, dhe ashtu ua kane shtuar terbimin

[7] Dhe ata kane menduar, sic keni menduar edhe ju, se All-llahu aske nuk do ta ngjalle

[8] dhe ne jemi perpjekur te prekim qiellin, por ate e kemi gjetur perplote me rojtare te forte dhe yje sulmues – meteore

[9] Dhe kemi ndejtur aty, ne vendveshtrim (veshtrimore), dhe kush degjon tani, do te hase ne priten e meteorit

[10] Dhe en nuk dime, a u deshirohet keq atyre qe jane ne toke, apo Zoti i tyre deshiron t’i drejtoje

[11] Dhe me siguri ne mesin tone ka te mire, por ka edhe te tjere qe nuk jane keshtu, kemi qene drejtimesh te ndryshme

[12] Dhe ne e dime se nuk mund ta pengojme All-llahun ne toke dhe as do ta pengojme me te ikur

[13] Dhe ne, sapo e degjuam udhezimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit te vet, nuk i frikesohet as demit as padrejtesise

[14] Dhe prej nesh ka muslimane, edhe te padrejte ka, prandaj kush e perqafon islamizmin, ata kane zgjedhur rrugen e vertete

[15] Kurse te larguarit do te jene lende djegese te xhehennemit

[16] E sikur t’i permbaheshin rruges se drejte, Ne do t’i kishim ngopur me uje te mjaftueshem

[17] Per t’i vene ne sprove, dhe kush ia kthen shpinen verejtjes se Zotit te vet, Ai do ta shtyje ne denim te rende

[18] Me te vertete xhamiat jane per All-llahun, dhe mos i luteni askjt pervec All-llahut

[19] Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrezuan (grupe exhinesh)

[20] Thuaj: “Une i falem vetem Zotit tim dhe atij aske nuk ia bej shok”

[21] Thuaj: “Une nuk kam mundesi as per dem as per dobi”

[22] Thuaj: “Mua askush nuk do te me mbroje nga All-llahu dhe nuk do te gjeje mbeshtetje askund pervec tek Ai”

[23] pervec kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush eshte i padegjueshem ndaj All-llahut dhe Profetit te tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone

[24] Derisa te perjetojne ate qe u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush eshte me i dobet dhe me i vogel ne numer

[25] Thuaj: “Nuk e di a do te ndodh se shpejti ajo qe u premtohet apo Zoti im do ta vonoje ate”

[26] Ai e di te padukshmen dhe fshehtesit e veta nuk ia zbulon askujt

[27] Pervec atij me te cilin eshte i kenaqur nga te derguarit. Prandaj, ai edhe perpara edhe pas tij ve rojen

[28] Qe ta dije se kane kumtuar traktatet e Zotit te vet. Ai e di ne hollesi se cka ka tek ata; Ai e di numrin e cdo sendi qe ekziston

I mbështjellë (El-Muzzemmil)

Surah 73

[1] O i mbeshtjellur

[2] Ngritu naten, pervec nje pjese te vogel

[3] Gjysmes e saj ose dicka me pak se kjo

[4] Ose, pak me shume se ajo, dhe Kur’anin shqiptoje qarte e me kujdes

[5] Ne do te dergojme, njemend, fjale te renda

[6] Qetesia e nates, me siguri, eshte me efektive dhe me qarte theksohet

[7] Ti, njemend, diten ke shume angazhime

[8] Por permende emrin e Zotit tend dhe Atij perkushtoju plotesisht

[9] Eshte Zot i lindjes dhe i perendimt. Nuk ka Zot pervec Atij, dhe vetem tek Ai kij mbeshtetje

[10] Duro ate cka thone dhe largohu ne menyre te denje

[11] Me le mua edhe ata qe te shtyjne ne genjeshtra, te pasurit, dhe jepu pak afat

[12] Me te vertete tek Ne do te kete zjarr dhe vargoj

[13] Dhe ushqimqe te mbetet ne fyt, dhe denim te dhembshem

[14] Ate dite kur toka dhe malet te dridhen, e malet te shnderrohen ne kodrina rere

[15] ne ju kemi derguar, njemend, nje Profet si deshmitar kunder jush, mu ashtu sic patem derguar Profet edhe Faraonit

[16] Por Faraoni nuk degjoi Profetin, andaj e perfshime me denim te rende

[17] Po si do te ruheni nese mohoni diten e cila femijet do t’i beje pleq te thinjur

[18] Ate dite qielli do te copetohet e premtimi i Tij do te realizohet

[19] Kjo eshte, me te vertete, mesim dhe kush do e zgjedh rrugen kah Zoti i vet

[20] Me te vertete Zoti yt e di se ti ne adhurim kalon me pak se dy te tretat e nates, gjysmen e saj ose nje te treten e asaj, si edhe nje grup prej tyre qe jane me ty. All-llahu cakton gjatesine e nates dhe te dites. Ai e di se ju ate nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni ate qe eshte e lehte. Ai e di se ne mesin tuaj do te kete te semure dhe te tjere qe te udhetojne neper bote dhe do te kerkojne dhuntite e All-llahut, dhe te tjere qe do te luftojne ne rruge te Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani cka u vjen me lehte edhe faljen kryene, edhe lemoshe jipni dhe All-llahut me gjithe zemer jipni hua! Ndersa te mirat qe tek All-llahu i siguroni per vete qysh me pare, do t’i gjeni edhe me te medha tek All-llahu dhe do te fitoni shperblim edhe me te madh. Por lutne All-llahun t’ua fale se All-llahu fal dhe eshte i meshirshem

I mbuluar (El-Mudeththir)

Surah 74

[1] O i mbuluar

[2] Ngritu dhe qorto (thirr)

[3] dhe Zotin tend madhero

[4] Dhe rrobet tua pastro

[5] Dhe nga te keqiat u largo

[6] Dhe mos u kenaq as me shume, por keshillo

[7] Dhe per hire te Zotit tend duro

[8] E kur te fryhet ne sure

[9] Ajo atehere do te jete dite e rende

[10] Per mosbesimtaret, pa lehtesi

[11] M’i le mua dhe ate qe i kam krijuar vete

[12] Dhe i kam dhene pasuri te madhe

[13] Edhe djem qe jane me ta

[14] Edhe shume te mira kam dhuruar

[15] Pastaj lakmon t’ia shtoje edhe me teper

[16] Kurrsesi! Ai, me te vertete, u kundedrvihet fakteve tona

[17] Do ta ngarkoj shume rende

[18] Sepse ai ka menduar dhe planifikuar

[19] Qofte i mallkuar si e ka planifikuar

[20] Prape qofte i mallkuar si e ka planifikuar

[21] Pastaj ka shikuar

[22] E mandej u ngrys e u mrrol

[23] E pastaj ktheu shpinen me mendjemadhesi

[24] Dhe tha: “Kjo nuk eshte kurrgje pervec nje magji q transmetohet

[25] Keto jane vetem fjale njeriu”

[26] Ate do ta hudhe ne Sekar

[27] A e di c’eshte Sekar

[28] Aio asgje nuk kursen

[29] Lekuret njerezve ua nxine

[30] Mbi te vigjelon nentembedhjete

[31] Dhe nuk kemi bere rojtar te zjarrit tjeter kend, vec engjujve dhe numrin e tyre e kemi caktuar si sprove per ata qe nuk besojne, per t’i bindur ata qe u eshte dhene Libri, kurse ata qe besojne t’u forcohet besimi, ndersa ata te cileve u eshte dhene Libri dhe besimtaret, te mos dyshojne, dhe qe ata zemrat e te cileve jane te semura, dhe ata qe jane mosbesimtare te thone: “Cka ka dashur All-llahu me kete shembull?” Ashtu All-llahu e le te humbur ke te doje dhe udhezon ke te doje, dhe askush nuk i di ushtrite e Zotit tend pervec Atij. Kurse ai (Sekari) eshte vetem qortim per njerezimin

[32] Po, si jo! Pasha Henen

[33] Edhenaten kur kalon

[34] E agimi kur agon

[35] Ajo eshte, njemend, nje nga (fatkeqesi) te medhate

[36] Qortim per njerezit

[37] Per ate nga mesi juaj i cili do te shpetoje ose te vonoje

[38] Secili eshte pergjegjes per ate cka ka fituar (c’ka bere)

[39] Pervec te djathteve

[40] Ata ne xhennete do te bisedojne

[41] Per mizoret – mekataret

[42] “Cka ju solli ne Sekar”

[43] Do te thone: “Nuk kemi pas kryer namazin

[44] Dhe te varferit nuk i kemi ushqyer

[45] Dhe kemi llomotitur me llomotitesit

[46] Edhe e kemi pas mohuar diten e kijametit

[47] Derisa nuk na erdhi vdekja”

[48] Atyre nuk u ben dobi ndermjetesimi i ndermjetesuesve

[49] E pse ata largohen nga keshilla

[50] Sikur gomare te terhuzur

[51] Qe ikin nga ndjekesi

[52] Po! Secili njeri prej tyre deshiron t’i jepen broshura te shpallura qarte

[53] Kurre! Sepse ata nuk i frikesohen asaj bote

[54] S’ka dyshim, ai eshte keshille

[55] Dhe kush do te mund, ta kete ne mend

[56] Por ne mend mund ta kete vetem nese do All-llahu. Ai eshte i denje per t’iu frieksuar dhe kompetente per te falur

Ringjallja (El-Kijame)

Surah 75

[1] Betohem, seriozisht, ne Diten e Kijametit

[2] Dhe betohem, seriozisht, ne shpirtin qe veten e qorton

[3] A mendon njeriu se nuk do t’i tubojme eshtrat e tij

[4] Po, si jo! Ne kemi mundesi te rikrijojme eedhe majet e thonjve te gishterinjve te tij

[5] Por njeriu deshiron te gaboje ne jete

[6] Ai pyet: “Kur do te behet kijameti”

[7] Por kur t’i shtanget shikimi

[8] Edhe hena te erresohet

[9] Dhe Dielli me hene te bashkohet

[10] Ate dite njeriu do te thote: “Kah te iket?!”

[11] Askund! Nuk ka strehim

[12] Ate dite cakur eshte te Zoti yt

[13] Ate dite njeriu do te informohet per ate qe e ka shpejtuar ose e ka vonuar

[14] Por njeriu eshte deshmitare kunder vetes

[15] Edhe pse perpiqet te sjelle arsyetimet e tij

[16] Ate (Kur’anin) mos e shqipto me gjuhe per ta shpejtuar

[17] Ne kemi detyre tubimin dhe leximin e tij

[18] E kur e lexojme, ti percille leximin e tij

[19] E pastaj, eshte detyre e jona ta shkoqisim

[20] Por ani! Ju e dashuroni kete jete te kalueshme

[21] Dhe e leni pas shpine ate tjetren

[22] Ate dite disa fytyra do te shkelqejne

[23] E disa fytyra ate dite do te jene te ngrysura

[24] Zotin e vet do ta shikojne

[25] Duke menduar se do t’i godit fatkeqesi

[26] Po, si jo! Kur (shpirti) deperton ne eshtrat kyqe

[27] dhe te thuhet, “Kush eshte sherues”

[28] Dhe mendoi se eshte momenti i ndarjes

[29] Dhe kemba me kembe nderlidhet

[30] Te Zoti yt do te sillen ate dite

[31] “Dhe nuk ka besuar as e ka kryer faljen

[32] por ka kthyer shpinen dhe ka pergenjeshtruar

[33] E pastaj shkon tek te vetet, mendjemadh”

[34] I mjeri ti! I mjeri ti

[35] Dhe prape, i mjeri ti! I mjeri ti

[36] A mendon njeriu se do te lihet ne vullnet te vetin, pa pergjegjesi

[37] A nuk ka qene nje pike fare qe hudhet

[38] Pastaj ka qene gjak i trashur dhe e ka krijuar ne formen e persosur, te fundit

[39] Dhe prej atij beri dy qifte, mashkull dhe femer

[40] Po a nuk ka Ai mundesi te ngjalle te vdekurin

Koha (El-Insan)

Surah 76

[1] A mos i ka kaluar njeriut ndonje pjese e kohes kur nuk i eshte shpallur kurrgje

[2] Ne e kemi krijuar njeriun nga perzirja e fares per ta sprovuar dhe e kemi bere qe ai te degjoje dhe te shohe

[3] Ne e kemi udhezuar njeriun ne rruge te drejte, qofte ai mirenjohes apo mohues

[4] Ne per mosbesimtaret kemi pergatitur pranga dhe zingjire e zjarr te kendellur

[5] Me te vertete te sinqertit do te pijne nga gota qe eshte e bere prej kafuri

[6] Nga burimi, ku do te pijne roberit e All-llahut, te cilin do ta shperndajme shume lehte

[7] Ata e zbatojne premtimin dhe i frikesohen dites, demi i se ciles eshte gjithperfshires

[8] Dhe ushqejne me buke per hire te Tij te varferit, bonjakun dhe te roberuarin

[9] “Ne ju ushqejme vetem per hire te All-llahut, nuk deshirojme prej jush shperblim as falenderim

[10] Ne frikesohemi nga zoti yne, ate dite kur do te ngrysen dhe te erresohen fytyrat”

[11] Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u leshon atyre butesi e gezim

[12] Dhe per ate qe kane duruar i shperblen me xhennet e rrobe te mendafshta

[13] Mbeshtetur ne kanape, ku nuk do te ndiejne as te nxehte e as te ftohte

[14] Dhe afer kane hijen e tyre me fryte qe do t’i mberrin me dore

[15] Do te jene te sherbyer me ene te argjenta dhe gota te kristalta

[16] Kristale nga argjendi, me madhesi sipas deshires

[17] Ku do te pine, nga gotat plot me pije me zengjebile

[18] Aty ka nje burim qe quhet selsebil

[19] Dhe do t’i sherbeje rini e perjetshme qe kur e shikon, mendon se jane xhevahire te derdhur

[20] Dhe kur te shikosh atje, do te shohesh dhunti e mbreteri te medha

[21] Mbuluar me rrobe nga mendafshi i holle, i gjelbert, dhe nga mendafshi i rende, stolisurme rrathe te argjendet, dhe Zoti i tyre do t’ju jape te pijne pije te paster

[22] “Ky eshte, me te vertete, shperblim i juaj. Mundi juaj eshte per mirenjohje!”

[23] Ne ty, kohe pas kohe, ta shpallim Kur’anin

[24] Prandaj qendro deri ne gjykimin e Zotit tend dhe mos perfill as mekatarin e as mosbesimtaret

[25] Dhe permende emrin e Zotit tend ne agim dhe pas dreke

[26] Dhe ne nje kohe te nates beni sexhde per Ate dhe lartesoje tere naten

[27] Kurse, ja, ata e duan jeten e kesaj bote dhe e zene asgje diten e rende qe i pret

[28] Ata ne i kemi krijuar dhe e kemi forcuar lidhjen e tyre, nese duam i zevendesojme me tjere te ngjashem si ata

[29] Ky eshte mesim, andaj kush do merr te mbaje rrugen e mbare qe con te Zoti i tij

[30] Dhe ju nuk doni tjeter pervecse cka do All-llahu. All-llahu njemend eshte shume i dijshem e i urte

[31] Ai ke te doje e shtje ne meshire te veten, kurse per kriminelet ka denim te dhembshem

Të dërguarit (El-Murselat)

Surah 77

[1] Pasha ata qe dergohen njeri pas tjetrit

[2] Dhe ata qe shpejtojne fortunen

[3] Dhe ata qe shperndajne

[4] Dhe ata qe dallojne

[5] Dhe ata qe japin keshilla

[6] Arsyetim ose verejtje

[7] Ajo qe u premtohet me siguri do te zbatohet

[8] Kur yjte te zhduken

[9] Dhe kur qielli te qahet

[10] Dhe kur malet te dermohen

[11] Dhe kur profetet te tubohen

[12] Ne diten qe eshte anuluar

[13] Per Diten e Kijametit

[14] E, a e di ti se c’eshte Dita e vendimit

[15] Mjere pergenjeshtaret ate dite

[16] A nuk i kemi zhdukur popujt e lashte

[17] E pastaj i kemi pasuar me te tjere

[18] Mu ashtu do te veprojme me te gjithe mekataret

[19] Ate dite mjere mosbesimtaret

[20] A nuk ju kemi krijuar juve nga nje kurrgje leng

[21] Te cilin e vejme ne vend te sigurt

[22] Per nje kohe te caktuar

[23] Ashtu ne mundemi. Po sa te forte jemi ne

[24] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[25] A nuk kemi bere token vendtubim

[26] Te gjallesh e te vdekurish

[27] Dhe aty kemi bere male te larta te palvizshme dhe ju mundesojme te pini uje te pijshem

[28] Por ate dite mjere pergenjeshtaret

[29] Shkoni pas asaj qe e keni konsideruar te pavertete

[30] Shkoni pas asaj hijes ndare ne tri hije

[31] Qe nuk ben as hije as mbron nga flaka

[32] Ajo hedh shkendija sikur kalaja

[33] Sikur te jene deve te murrme

[34] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[35] Kjo eshte dite kur ata nuk flasin

[36] Dhe nuk u lejohet te kerkojne falje

[37] Ate dite mjere pergenejshtaret

[38] Kjo eshte dite e shkoqitjes, ju kemi tubuar juve edhe popujt e vjeter

[39] Dhe nese keni fare dredhie, urdheroni

[40] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[41] Te devotshmit do te jene, pa dyshim, ne mes te burimeve e hijeve

[42] Edhe pemeve te deshiruara

[43] “Hani dhe pini, u befte mire, sepse ashtu i keni merituar”

[44] Ashtu ne i shperblejme mireberesit

[45] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[46] Hani dhe kenaquni por, pak kohe, se ju jeni, me te vertete, mekatare

[47] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[48] Dhe kur u thuhet: “Peruluni!”, ata nuk perulen

[49] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[50] Po ciles fjale, perpos asaj (te Kur’anit) do t’i besojne

Lajmi (En-Nebe')

Surah 78

[1] Per cka e pyesin ata njeri-tjetrin

[2] Per lajmin madheshtor

[3] Per te cilin jane ne kundershtim

[4] Ani, do ta marrin vesh

[5] Dhe prape ani, ata do ta dine me siguri

[6] A nuk e kemi bere token shtroje

[7] Kurse malet shtylla

[8] Ndersa juve ju kemi krijuar cift

[9] dhe gjumin ua kemi bere per pushim

[10] E naten ua kemi bere per mbulim

[11] Kurse diten per gjallerim (fitim)

[12] dhe mbi ju kemi krijuar nje shtatesh te forte

[13] Dhe e kemi bere nje kandil flakrues

[14] Dhe nga rete leshojme uje te mjaftueshem

[15] Per te rritur me te drithera e bime

[16] Edhe kopshte te dendura

[17] Dita e shkoqitjes, njemend, eshte caktuar

[18] Dita kur do te fryhet ne sur, dhe ju do te vini grupe-grupe

[19] Edhe qielli do te hapet dhe do te kete dyer

[20] Edhe malet do te rrotullohen si ne vegim

[21] E xhehennemi, me siguri, do tejete vendstrehim

[22] Vendstrehim per kriminelet

[23] Ku do te mbesin pergjithmone

[24] Aty nuk do te shijojne as freskim as pije

[25] Pervec qelb e uje te vluar

[26] Si shperblim te merituar

[27] Ata, me te vertete, nuk pritnin te japin llogari

[28] Dhe argumentet tona i pergenjeshtruan kategorikisht

[29] Por ne cdo send e kemi regjistruar me shkrim

[30] Prandaj shijone! Ne nuk do t’u shtojme tjeter pervec denimit

[31] Ndersa per te devotshmit ka shpetim

[32] Kopshte e vreshta

[33] Dhe vasha moshenjejta

[34] Edhe goten plot

[35] Atje nuk do te degjojen fjale te kota e genjeshtra

[36] Si shperblim e dhurata te shumta nga Zoti yt

[37] Zoti i qiejve dhe i tokes, dhe i asaj qe gjendet nderjet tyre, i Meshirshmi te cilit nuk mund t’i behet verejtje

[38] Ate dite, kur Ruhi (Xhebraili) dhe engjujt do te radhiten ne rrjeshta, nuk do te flase askush pervec atij te cilit ia lejon i Gjithmeshirshmi dhe do te thote te verteten

[39] Ajo eshte dite e pamohueshme dhe kush deshiron do te shkoje ne strehim te Zoti i vet

[40] Ne ua terheqim verejtjen per denimin e afert, ate dite kur njeriu do te shohe cka ia kane bere duart e veta, dhe mosbesimtari do te thote: “Ku eshte ai fat te kisha qene dhe!”

Shkulësit (En-Naziat)

Surah 79

[1] Pasha ata qe me force rrembejne

[2] Dhe pasha ata qe ngadale pranojne

[3] Edhe ata qe shpejt notojne

[4] Edhe ata qe fort konkurojne

[5] Dhe pasha ata qe te gjitha ceshtjet i rregullojne

[6] Ate dite kur dridhja te ushtoje

[7] Edhe tjetra te pasoje

[8] Ate dite zemrat do te jene te shqetesuara

[9] Shikimet te frikesuara

[10] Thone: “A thua, njemend, duhet te behemi prape keshtu si jemi

[11] E kur te behemi eshtra te kalbura?”

[12] Thone: “E ajo eshte perseritje shkatrrimtare”

[13] Ajo do te jete vetem nje bertime

[14] Dhe ja, ata – te gjithe, do te vine

[15] A te ka ardhur rrefimi per Musaun

[16] Kur Zoti i tij e thirri ne luginen e shenjte Tuva

[17] Shko te Faraoni se ai, njemend, e ka tepruar

[18] Dhe thuaj: “A do te pastrohesh

[19] Dhe te te drejtoje te Zoti yt. Edhe t’i frikesohesh?”

[20] Dhe apstaj i tregoi mrekulline me te madhe

[21] Por ai pergenjeshtroi dhe nuk e degjoi

[22] Pastaj ia ktheu shpinen dhe iku

[23] I mblodhi (magjistaret), i thirri

[24] Dhe u tha: “Une jam zoti juaj me i madhi”

[25] Dhe All-llahu e perfshiu me denim edhe per kete, edhe te parat

[26] Ne kete ka mesim per ata qe frikesohet

[27] A eshte me rende t’ju krijoje juve apo qiellin qe e ka ngritur

[28] Ngriti kupen e tij dhe e persosi

[29] Naten ia beri te erret dhe nxori diten

[30] E pastaj e rrafshoi token

[31] Prej saj nxorri uje dhe kullosat e saj

[32] Kurse malet i perforcoi

[33] Per t’u kenaqur ju edhe kafshet tuaja

[34] Por kur t’u vije fatkeqesia me e madhe

[35] Dita kur njeriu do t’i kujtohet cka ka punuar

[36] Dhe kur t’i shfaqet, atij qe sheh, xhehennemi (Xhehim)

[37] Edhe atij qe e ka tepruar

[38] E ka zgjedhur dhe kete bote me shume e ka dashur

[39] Pa dyshim xhehennemi do te jete strehimore

[40] Ndersa ai qe eshte frikesuar te dale para Zotit te vet dhe e ka permbajtur veten nga lakmia

[41] Me siguri xhennetin do ta kete strehimore

[42] Te pyesin per Diten e Kijametit: “Kur do te behet”

[43] Ti nuk di cka te flasesh per te

[44] perfundimi i tij eshte te Zoti yt

[45] Pa dyshim ti do ta qortosh vetem ate i cili frikesohet atij

[46] Ate dite kur ta perjetojne ate do t’u duket sikur kane jetuar vetem nje mbremje ose vetem nje mengjes

Ai u vrenjt (Abese)

Surah 80

[1] U vrenjt dhe ktheu shpinen

[2] Se i pat ardhur i verberi

[3] Ku e di ti, ndoshta do te pastrohet

[4] Ose te keshillohet dhe keshilla te jete me dobi

[5] E kush eshte i pasur

[6] Ti ate e pranon

[7] Dhe nese ai nuk pastrohet, c’ke ti

[8] Kurse ai qe te vjen me vrap

[9] Ngase ai frikesohet

[10] E ti nuk ia ve veshin atij

[11] Kurrsesi! (ashtu mos ben) Ajo eshte mesim

[12] Andaj kush do e merr ate mesim (Kur’anin)

[13] Eshte ne flete te respektuara

[14] Te lartesuara, te pastruara

[15] Ne duar te ambasadoreve (engjujve)

[16] Fisnike e te pagabueshem

[17] Qofte shkaterruar njeriu! Po sa mohues i madh eshte

[18] Prej cka e ka krijuar Ai

[19] Nga pika e fares e ka krijuar dhe e ka aftesuar

[20] Pastaj rrugen ia ka lehtesuar

[21] Pastaj e vdes dhe e varros

[22] Dhe kur do e ringjalle

[23] Jo! Ende nuk e ka zbatuar ckai ka urdheruar Ai

[24] Le te shikoje njeriu ushqimin e vet

[25] Ne e kemi njome me shi te mjaftueshem

[26] Pastaj e plasarisim token dhe e cajme

[27] Dhe ne te rrisim drith

[28] Edhe rrush e terfoje

[29] Edhe ullinj dhe peme

[30] Edhe kopshte te dendura

[31] Edhe peme dhe kullosa

[32] Per nevoja tuaja dhe kafsheve tuaja

[33] E kur te vije ushtima shurdhuese

[34] Ate dite kur njeriu ik nga vellai i vet

[35] Edhe nga nena edhe nga babai i vet

[36] Edhe nga shoqja e vet dhe djemt e vet

[37] Ate dite secilit njeri do t’i mjaftoje ceshtja e vet

[38] Ate dite disa fytyra do te jene te ndritura

[39] Te qeshura, te gezuara

[40] Kurse disa fytyra ate dite do te jene te pluhrosura

[41] Do t’i mbuloje terri i forte

[42] E ata jane mosbesimtaret e mbrapshte

Shkatërrimi (Et-Tekvir)

Surah 81

[1] Kur dielli ngjeshet dhe humb shkelqimin

[2] Dhe kur yjte bijne dhe erresohen

[3] Dhe kur malet dynden

[4] Dhe kur devet mbarsa lihen

[5] Dhe kur mblidhen egersirat

[6] Dhe kur detrat si ne zjarr vlojne

[7] Dhe kur shpirterat kurorezohen (bashkohen) me trup

[8] Dhe kur te pyetet e varrosura per se gjalli

[9] Qe eshte mbytur cka ishte faji

[10] dhe kur te shperndahen broshurat

[11] Dhe kur qielli te shmanget

[12] Dhe kur xhehennemi te kendellet

[13] Dhe xheneti te afrohet

[14] Njeriu do ta dije se c’ka pergatitur

[15] Dhe betohem ne yjte qe prarojne

[16] Te cilet levizin dhe te humben syshe

[17] Pasha naten kur erresohet

[18] Dhe agimin kur zbardhohet

[19] Ai (Kur’ani) eshte, me te vertete, fjale e te derguarit fisnik

[20] Te fortit, nga Zoti i gjithesise se cmuar

[21] Te degjueshmit dhe te besueshmit

[22] Shoku i juaj nuk eshte i marre

[23] Ne horizont te qarte ate e ka pare

[24] Dhe ai nuk e le mangut shpalljen

[25] Ai (Kur’ani) nuk eshte fjale e djallit te mallkuar

[26] E ju ku po shkoni pra

[27] Ai eshte vetem keshille boterave

[28] Per secilin nga ju qe don te jete ne rruge te drejte

[29] Dhe ju nuk deshironi asgje, pervec asaj cka deshiron All-llahu, Zoti i boterave

Copëtimi (El-Infitar)

Surah 82

[1] Kur te cahet qielli

[2] Dhe kur yjte te derdhen

[3] Dhe kur detet te perzihen

[4] Dhe kur varret te rrotullohen (trazohen)

[5] Secili do ta dije se c’ka pergatitur dhe cka ka lene

[6] O njeri, c’te mashtron dhe c’te shmang nga Zoti yt fisnik

[7] I cili te ka krijuar, te ka pajisur dhe te ka bere me organe te barabarta

[8] Te ka bere ne formen e deshiruar

[9] Po jo! Ju prapeseprape e pergenjeshtroni Diten e Kijametit

[10] Dhe mbi ju, me siguri, vigjilojne

[11] Shkrues fisnike

[12] Te cilet dine se cka punoni

[13] Pa dyshim te miret jane ne xhennet

[14] Kurse mekataret me siguri ne xhehennem

[15] Ku do te digjen ne diten e gjykimit

[16] Dhe nuk do te nxirren me prej aty

[17] C’send te tregon ty se cka eshte dita e Gjykimit

[18] Edhe njehere: c’eshte ajo qe te tregon ty se cka eshte Dita e Gjykimit

[19] Dita kur askush askujt nuk do te mund t’i ndihmoje aspak, ate dite vetem All-llahu do te kete pushtet

Mashtruesit (El-Mutaffifin)

Surah 83

[1] Te mjere ata qe drejte nuk peshojne

[2] Te cilet kur blejne e marrin masen e plote prej tjereve

[3] Por kur u masin te tjereve me liter e kandar ua mungojne

[4] A nuk mendojne ata se do te ringjallen

[5] Ne nje Dite te madhe

[6] Ne diten kur njerezit do te ngriten me urdher te Zotit te boterave

[7] Gjithsesi! Libri i mekatareve eshte me siguri ne sixhin

[8] A e di ti c’eshte sixhini

[9] Nje liber i shkruar

[10] Ate dite mjere pergenjeshtaret

[11] Te cilet e pergenjeshtrojne Diten e Gjykimit

[12] Ate e mohon vetem mekatari i madh

[13] Qe kur i lexohen ajetet tona thone: “Legjenda te popujve te lashte”

[14] Kurre! Por zemrat e atyre i ka mbuluar ajo qe kane punuar

[15] Gjithsesi ata, ate dite, do te jene larg meshires se Zotit te vet

[16] Pastaj me siguri do t’hyjne ne xhehenem

[17] Pastaj do t’u thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e keni pergenjeshtruar”

[18] Pa dyshim libri i te mireve eshte ne Il-lij-jun

[19] A e di ti c’eshte Il-lij-juni

[20] Nje liber i shkruar

[21] Qe e prezentojne te aferti (tek All-llahu)

[22] Te miret, njemend do te jene ne kenaqesi te xhennetit

[23] Do te shikojne nga divane

[24] ne fytyrat e atyre verehet gezimi e lumturia

[25] Do t’u jepet te pijne nga pije te vulosura

[26] Vula e se ciles eshte misk dhe per kete le te bejne gara konkurentet

[27] Do te jete e perzier me uje Tesnimi

[28] Burimesh, prej ku pijne te afermit

[29] Mekataret, njemend, i tallin ata qe kishin besuar

[30] Kur kalonin prane tyre ata ia bejne me sy njeri-tjetrit

[31] Dhe kur ktheheshin ne familjet e veta kthehen duke bere shaka

[32] Dhe kur i shihnin ata atehere thoshin: “Keta jane me siguri te humbur”

[33] Dhe ata nuk jane te derguar per t’i mbrojtur keta

[34] Andaj sot ata qe kane besuar do t’i tallin mosbesimtaret

[35] Do t’i shikojne nga divane

[36] Si po shperblehen mosbesimtaret per ate qe kane bere

Çarja (El-Inshikak)

Surah 84

[1] Kur te cahet qielli

[2] Dhe t’i nenshtrohet Zotit te vet ashtu si e ka detyre

[3] Dhe kur toka te shtrihet

[4] Edhe te hjedh gjithe c’ka ne te e te zbrazet

[5] Dhe t’i perulet Zotit te vet, ashtu si e ka detyre

[6] Ti, o njeri, vertete shume mundohesh dhe ate mund ta gjesh te Zoti i yt

[7] Ai, te cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta

[8] Do ta kete te lehte llogarine

[9] Dhe do te kthehet te familja e vet i gezuar

[10] Kurse, ai, te cilit do t’i jepet libri i et prej pas shpine

[11] Do te lutet per shkaterrim

[12] Dhe do te digjet ne zjarr

[13] Ai njemend ka qene i gezuar me femijet e vet

[14] Dhe ka menduar se nuk do te kthehet

[15] Nuk ka dyshim se Zoti i tij e sheh mire ate

[16] Betohem ne kuqrrimin e Diellit pas perendimit

[17] Pasha naten dhe ate cka ajo peshtjell

[18] Pasha henen pesembedhjete

[19] Ju gjithsesi do te hudheni ne peripeti pas peripetish

[20] C’eshte me ata qe nuk besojne

[21] Dhe kur u kendohet Kur’ani sexhde nuk bejne

[22] Madje ata qe kane mohuar – pergenjeshtrojne

[23] Kurse All-llahu e di me se miri cka fshehin

[24] Prandaj, pergezoji per vuajtje te dhembshme

[25] Pervec atyre qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, ata kane shperblim te perhershem

Yjet (El-Buruxh)

Surah 85

[1] Pasha qiellin me pyrgje per yje

[2] Pasha Diten e premtuar

[3] Pasha deshmitarin dhe cka eshte deshmuar

[4] Qofshin mallkuar hapesit e hendeqeve

[5] Nxitesit e zjarrit me plot lende djegese

[6] Dhe qe rrijne ulur rreth tij

[7] Dhe qe jane deshmitare se c’kane bere me besimtaret

[8] Dhe nuk i urrejne per tjeter pervec perse i besojne All-llahu, te fortit, te merituarit per respekt

[9] Pushtet i te cilit shte ne qiej dhe ne toke dhe All-llahu eshte deshmitar per cdo send

[10] Ata te cilet maltretojne besimtaret dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret denim i xhehennemit dhe denim me djegije

[11] Kurse ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, i presin kopshte te xhennetit ku do te rrjedhin lumenj – ai eshte sukses i madh

[12] Njemend hakmarrja e Zotit tend eshte shume e forte

[13] Pa dyshim vetem Ai eshte qe e fillon dhe e rifillon

[14] Dhe fal shume dhe ka plot dashuri

[15] Zot i gjithesise i Lartemadherishem

[16] Qe punon cka deshiron vet

[17] A te ka ardhur ty lajmi per ushtrite

[18] E Faraonit dhe Themudit

[19] Por ata te cilet mohojne – pergenjeshtrojne

[20] Por All-llahu do t’i perthekoje nga te gjitha anet

[21] Po, ai eshte Kur’an madheshtor

[22] Ne nje pllakate te ruajtur mire

Ylli i natës (Et-Tarik)

Surah 86

[1] Pasha qiellin dhe Yllin e drites

[2] A e di ti cka eshte Ylli i drites

[3] Ylli i shkelqyer

[4] Nuk ka njeri i cii nuk ka nje mbrojtes

[5] Le te shikoje njeriu prej cka eshte krijuar

[6] Eshte krijuar nga nje uje i hedhur

[7] Qe del nga meskryqet dhe kraherori

[8] Dhe ai, me te vertete, ka force te perserise kete

[9] Ate dite kur do te shpalohen fshehtesite

[10] Kur njeriu nuk do te kete as force e as ndihmes

[11] Pasha qiellin plot me shi

[12] Edhe token qe cahet e plasaritet (per te mbi)

[13] Ai (Kur’ani) eshte njemend fjale qe vendosmerisht shkoqit, dallon

[14] Nuk eshte fjalamani e kote

[15] Ata njemend thurin kurtha

[16] Por une u kundervihem me kurtha

[17] Prandaj priti mosbesimtaret, jepu edhe pak afat

Më i Larti (El-A'la)

Surah 87

[1] Larteso emrin e Zotit tend te lartemadherishem

[2] I cili krijon dhe nivelizon cdo send

[3] Dhe qe cakton e udhezon

[4] Dhe i cili kultivon kullosa

[5] E pastaj i ben te thara, te nxira

[6] Ty do te mesojme te lexosh dhe nuk do te harrosh

[7] pervec asaj qe All-llahu deshiron. Ai me siguri di ate qe shprehin haptazi edhe cka fshehin

[8] Dhe ty do ta lehtesojme cdo gje

[9] Prandaj ti keshillo se keshilla ben dobi

[10] Do t’i beje dobi atij qe frikesohet

[11] Kurse do t’i shmanget ai me i keqi

[12] I cili do te digjet ne zjarr te madh

[13] Dhe aty as do te vdes, as do te jetoje

[14] Ka shpetuar kush eshte pastruar

[15] Dhe e permend emrin e Zotit te vet dhe falet

[16] Por ju me teper duani jeten ne kete bote

[17] Kurse ajo bote eshte me e mire dhe me e qendrueshme

[18] Kete e keni me siguri edhe ne broshurat e meparshme

[19] Ne broshurat e Ibrahimit dhe Musait

Mbuluesja (El-Gashije)

Surah 88

[1] A te ka ardhur ty lajmi per Diten e Kijametit

[2] Kur disa fytyra do te jene te perulura

[3] Te rraskapitura, te sterlodhura

[4] Do te digjenne zjarr te kendellur

[5] Do t’u jepet uje nga burimet qe vlojne

[6] Nuk do te kene ushqim tjeter pervec nga therrat

[7] Qe nuk te shuan etjen as urine

[8] Disa fytyra at dite do te jene te gezuara

[9] Te kenaqura per shperblimin e punes se vet

[10] Ne xhenet te shkalles se larte

[11] Aty nuk do te degjojne fjale te kota

[12] Aty ka burim qe rrjedh pa ndal

[13] Aty ka edhe shtreter te vendosur lart

[14] Edhe gota te vendosura

[15] E nenkrese te renduar

[16] Edhe qilima te shtruar

[17] A nuk i shikojne devet si jane krijuar

[18] Edhe qiellin – sa larte eshte ngritur

[19] Edhe malet – si jane venduar

[20] Edhe token si eshte zgjeruar

[21] Ti keshillo – ti je vetem keshillues

[22] Ti nuk je ndaj atyre detyrues

[23] Por kush kthen shpinen dhe mohon

[24] All-llahu ate me mundimin me te madh e mundon

[25] Me siguri kthimin tek ne e kane

[26] Dhe para nesh, pa dyshim, llogari per te dhene kane

Agimi (El-Fexhr)

Surah 89

[1] Pasha agimin

[2] Pasha dhjete netet

[3] Pasha ciftin edhe teket

[4] Pasha naten kur kalon

[5] A eshte ky betim per te mencurin

[6] A nuk e di se c’beri Zoti yt me Ad-in

[7] Banoret e Irem-it, me shtylla (pallatet)

[8] Qe nuk ka pasur shoq askund

[9] Edhe Themud-in te cilet skaliten shkrepat ne lugine

[10] Edhe me Faraonin qe kishte tenda

[11] Te cilet bene krime ne toke

[12] Dhe ne te e shtuan shkaterrimin

[13] Andaj Zoti yt i goditi me shufren e denimit

[14] Sepse Zoti yt eshte njemend ne prite

[15] Ndersa njeriu, kur do Zoti i tij ta sprovoje, e nderon dhe e shperblen me dhunti, thot: “Zoti im me ka respektuar”

[16] Por kur, per te sprovuar, ia mungon furnizmin e tij, thot: “Zoti im me ka lene anash (necmuar)”

[17] Assesi! Por ju nuk e respektoni bonjakun

[18] Dhe nuk nxiteni qe ta ushqeni varfnjakun

[19] Dhe me grykesi e hani trashegimin

[20] Dhe per se tepermi e doni pasurimin

[21] Por, ani! Se kur te dermohet toka cope e grime

[22] Dhe te vije Zoti yt edhe engjujt radhe-radhe

[23] Dhe atehere kur te sillet xhehennemi – ate dite njeriu do te kujtohet, por c’i duhet kujtimi

[24] Do te thote: “Ku eshte ai fat te isha pergatitur nejeten time!”

[25] Ate dite askush nuk denon sikur Ai

[26] Dhe askush sikur ai nuk farkon ne pranga

[27] O shpirt i qetesuar

[28] Kthehu te Zoti yt si kenaqes e i kenaqur

[29] Hyr ne gjiun e robeve te mi

[30] Dhe hyr ne xhennetin tim

Qyteti (El-Beled)

Surah 90

[1] Po betohem ne kete qytet

[2] A ti je i lire ne kete qytet

[3] dhe betohem ne ata qe lindin dhe linden

[4] E kemi krijuar njeriun qe te perpiqet

[5] A mendon ai se kurrkush nuk mundet t’ia mungoje

[6] Thot: “Kam shpenzuar pasuri te madhe!”

[7] A mendon se askush nuk e ka pare

[8] A nuk e kemi bere ate me dy sy

[9] Me nje gjuhe dhe dy buze

[10] Dhe i kemi trasuar dy rruge

[11] E ai nuk undi ta kaperceje kete pengese

[12] C’mendon ti: “C’eshte kapercimi i pengeses?”

[13] Eshte lirim i nje te roberuari

[14] Ose ushqene atehere kur mbreteron uria

[15] ndonje bonjak te afert

[16] Apo varfnjakun qe eshte shume i nevojshem

[17] Por qe eshte prej atyre te cilet besojne dhe per durim porosisin, dhe per meshire keshillojne

[18] Ata do te jene te lumtur

[19] Kurse ata qe i mohojne argumentet tona, ata jane fatzi –

[20] Te mbyllur ne zjarr

Dielli (Esh-Shems)

Surah 91

[1] Pasha diellin dhe shkelqimin e tij

[2] Pasha henen kur ate e ndjek

[3] Pasha diten kur ai shendrit

[4] Pasha naten kur e kaplon

[5] Pasha qiellin dhe gjithcka e nderton

[6] Pasha token dhe ate cka e zgjeron

[7] Pasha shpirtin dhe ate cka e larteson

[8] Ia beri te ditur mosperuljen dhe devotshmerine

[9] Ka shpetuar vetem ai qe ate e pastron

[10] Ka mbaruar ai, i cili e deformon

[11] Themud pergenjeshtroi per shkak te terbimt te tij

[12] Kur u ngrit nje fatzi

[13] U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lereni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”

[14] Por ata nuk i besuan por e prene ate (deven), e Zoti i tyre, per shkak te mekatit te tyre, i rrafshoi ata

[15] Pa iu frikesuar pasojave te tij

Nata (El-Lejl)

Surah 92

[1] Pasha naten kur mbulon

[2] Pasha diten kur agon

[3] Dhe cka e ka krijuar mashkullin dhe femren

[4] Mundi juaj, njemend, eshte shumefaresh

[5] Sa i perket atij qe jep edhe ruhet

[6] Edhe e deshmon me te bukuren

[7] Atij do t’ia lehtesojme (rrugen) per lehtesim

[8] Kurse ai qe koprracon dhe kerkon te pasurohet

[9] Dhe e pergenjeshtron te bukuren

[10] Atij do t’ia lehtesojme (rrrugen) ne veshtersi

[11] Dhe pasuri e tij, kur te shkaterrohet, nuk do t’i beje dobi

[12] Eshte detyre jona te perudhim

[13] Dhe vetem neve na takon ajo edhe kjo bote

[14] Prandaj u kam terhequr verejtjen me zjarr te kendellur

[15] Aty nuk digjet tjeterkush pervec fatziut

[16] Ai i cili mohon dhe kthen shpinenn

[17] Do te jete larg tij ai i cili ruhet

[18] Ai i cili jep (sadake) nga pasuria e vet, e pasurohet

[19] Dhe jo atij prej te cilit do te shperblehet me ndonje dhunti

[20] Por vetem qe te perfitoje afersine e Zotit te vet te lartmadherishem

[21] Dhe ai, pa medyshje, do te kenaqet

Mëngjesi (Ed-Duha)

Surah 93

[1] Pasha dreken

[2] Edhe naten kur mbulon

[3] Zoti yt nuk te ka lene pas dore dhe nuk te ka urrejtur

[4] Bota e ardhshme eshte, njemend, me e mire per ty se kjo bote

[5] Dhe Zoti yt me siguri do te jape ty, e do te jesh i kenaqur

[6] A nuk ishe bonjak, e ai te ofroi strehim

[7] Dhe ishe i humbur, e ai pra, te perudhi

[8] Ke qene edhe i varfer, e te beri te pasur

[9] Prandaj bonjakun mos e nencmo

[10] dhe lypsin mos e refuzo

[11] Por per dhuntite e Zotit tend prediko

Zgjidhja (El-Inshirah)

Surah 94

[1] A nuk ta hapem kraherorin tend

[2] Dhe ta hoqem ty barren

[3] E cila te rendonte shpinen tend

[4] Dhe kujtimin per ty lart e ngritem

[5] Nne veshtiresi me te vertete ka lehtesi

[6] Me siguri ne veshtiresi ka lehtesi

[7] E kur te jesh i lire angazhohu me namaz

[8] Dhe vetem Zotit tend drejtoju

Fiku (Et-Tin)

Surah 95

[1] Pasha fikun dhe ullirin

[2] Edhe Turi Sinane

[3] Edhe kete vend te siguruar

[4] Ne e kemi krijuar njeriun ne formen me te bukur

[5] Pastaj e shtyjme ne fund te fundit

[6] Pervec atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira. Ata i pret shperblim i vazhdueshem

[7] E cka po te shtyn pra te pergenjeshtrosh boten tjeter

[8] A nuk eshte All-llahu me i drejti gjykates

Gjaku i ngjizur (El-Alek)

Surah 96

[1] Lexo, ne emer te Zotit tend i cili te ka krijuar

[2] Krijoi njeriun prej nje rrecke

[3] Lexo! Se eshte fisnik Zoti yt

[4] I cili e mesoi me pende

[5] E mesoi njeirun cka nuk e kishte ditur

[6] Me te vertete njeriu eshte bukeshkele

[7] Sapo e ndien veten te pasur

[8] Por do te kthehen tek Zoti yt

[9] A e pe ate qe pengonte

[10] Nje njeri deri sa po falej

[11] Me trego: a eshte ai ne rruge te drejte

[12] Apo kerkon devotshmeri

[13] Tregom, nese ai pergenjeshtron dhe kthen kryet anash

[14] A nuk e di se All-llahu sheh

[15] Po, si jo?! Nese nuk heq dore do ta zeme per bishtaleci

[16] Bishtalece te rrejshem dhe te gabuar

[17] Dhe ai le t’i therret shoket e vet

[18] E Ne do te therrasim zebanite

[19] Kurrsesi, ti mos iu nenshtro atij, por bene sexhde dhe afroju Zotit tend

Nata e Kadrit (El-Kadr)

Surah 97

[1] Ne e shpallem ate (Kur’anin) ne Naten e kaderit

[2] Cka po ta shpjegon ty se cka eshte Nata e Kaderit

[3] Nata e Kaderit eshte me e mire se njemije muaj

[4] Ne te cilen, me lejen e Zotit te tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili per te gjitha ceshtjet

[5] Paqe! Ashtu eshte deri kur te agoje mengjesi

Faktori i qartë (El-Bejjine)

Surah 98

[1] Ata te cilet mohuan, nga pasues te librit dhe politeistet, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qarte

[2] Nje Profet nga All-llahu i cili lexon broshura te pasterta

[3] Ku ka norma te drejta e stabile

[4] Dhe ata te cileve u qe dhene Libri nuk u ndane dei atehere kur u erdh argumenti i qarte

[5] Porse u qe urdheruar te adhurojne vetem All-llahun, qe si besimtare te sinqerte, me sinqeritet t’i rrefejne fene, edhe te kryejne te falurit, edh te japin zeqatin, e ajo eshte fe stabile

[6] Ata te cilet nuk besojne nga ithtaret e librit edhe politeistet, do te jene, me siguri ne zjarrin e xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone. Ata jane krijesa me te keqia

[7] Kurse ata qe besojne dhe bejne vepra te mira ata jane, njemend, krijesat me te mira

[8] Shperblimi i tyre, te Zoti i tyre, jane xhennete te Adenit, neper te cilet do te rrjedhin lumenj, ku do te mbesin te banojne pergjithmone. All-llahu do te jete i kenaqur me ata, por edhe ata do te jene te kenaqur me Te. Ajo eshte per ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet

Tërmeti (Ez-Zelzele)

Surah 99

[1] Kur te dridhet toka me nje te dridhur te forte

[2] Dhe toka ta hedhe barret e veta

[3] E njeriu “c’eshte kjo” kur te therret

[4] Ate dite ajo dot e rrefeje fshehtesite e veta

[5] Sepse e inspiron Zoti yt

[6] Ate dite njerezit do te paraqiten vec e vec, qe t’u tregohen veprat e tyre

[7] Ai cili punon mire sa grima, e sheh ate

[8] Por edhe kush ben keq, qofte sa grima, do ta shohe

Vrapuesit (El-Adijat)

Surah 100

[1] Pasha kaloresine qe po terfellon

[2] Edhe flakerimen e zjarrit qe po veton

[3] Dhe qe ne agim sulmon

[4] Dhe atehere ngreh pluhur

[5] Dhe versulen se bashku ne te

[6] Njeriu eshte, me te vertete, bukeshkele ndaj Zotit te vet

[7] Edhe vete ai, pa dyshim, e deshmon kete

[8] Edhe ai eshte i shtrenguar ngase e do pasurine

[9] Po a nuk e di se kur te ngjallen gjithe cka jane ne varre

[10] Dhe te dale ne shesh cka ka ne zemra

[11] Zoti i tyre, ate dite, gjithsesi, do te jete i informuar per ata

Goditja (El-Karia)

Surah 101

[1] Kijameti

[2] C’eshte Kijameti

[3] Dhe cka eshte ajo qe te njofton se c’eshte kijameti

[4] Ate dite njerezit do te jene sikur fluturat e shperndara

[5] E malet te behen sikur lesh i shprishur

[6] Sa per ate, veprat e te cilit cojne peshe

[7] Ai eshte i kenaqur ne jete

[8] Kurse ai, veprat e te cilit vijne te lehta ne terezi

[9] Vendbanim do te kene zjarrin

[10] C’eshte ajo qe ta sqaron se c’eshte ky

[11] Zjarr i kendellur

Shumimi (Et-Tekathur)

Surah 102

[1] Ju preokupon shumimi i pasurise

[2] Derisa te shkoni ne varre

[3] Ani, do ta merrni vesh

[4] Edhe njehere ani! Me siguri do ta dini

[5] Po, si jo! Sikur ta dinit, me siguri dhe me bindje

[6] Gjithsesi do ta shihni xhehennemin

[7] Edhe nje here, me siguri do shihni me te dy syte

[8] Pastaj, ate dite, do te pyetni patjeter per kenaqesite

Koha (El-Asr)

Surah 103

[1] Pasha kohen

[2] Njeriu me siguri eshte ne humbje

[3] Pervec atyre te cilet besojne dhe bejne vepra te mira dhe te cilet porosisin per drejtesi dhe i rekomandojne njeri-tjetrit durim

Përgojuesi (El-Humeze)

Surah 104

[1] Vaj halli per secilin shpifes – talles

[2] I cili grumbullon pasuri dhe e numron

[3] Dhe mendon se pasuria e tij do ta beje te pavdekshem

[4] Po, si jo! Ai me siguri do te jete i hudhur ne xhehennem

[5] Por a e di ti c’eshte xhehennemi

[6] Zjarr i kendellur i All-llahut

[7] I cili do te futet thelle dei ne zemer

[8] Ai mbi ta do te jete i ngujuar

[9] Ne nje shtylle te zgjatur

Elefanti (El-Fil)

Surah 105

[1] A nuk e ke pare se c’beri Zoti yt me poseduesit e elefantit

[2] A nuk e shnderroi dredhine e tyre ne deshtim

[3] Dhe dergoi kunder tyre tufa zogjesh

[4] Qe i gjuani ata me njefare guri nga balta e pjekur

[5] Dhe i beri sikur nje gjeth i brejtur

Kurejshët (Kurejsh)

Surah 106

[1] Per shkak te shprehise se kurejshiteve

[2] Prirjes se tyre qe te udhetojne dimer e vere

[3] Le te adhurojne Zotin e ketij tempulli

[4] I cili i ushqen te uriturit dhe i mbron nga frika

Ndihma (El-Maun)

Surah 107

[1] A e pe ate i cili pergenjeshtron ate bote

[2] Po ai eshte i cili e refuzon ashper bonjakun

[3] Dhe nuk e ndihmon te varferin ne ushqim

[4] Pra, te mjeret ata qe kryejne namazin

[5] Por te cilet jane indiferente ne namazin e tyre

[6] Dhe te cilet vetem eksponohen

[7] Dhe pengojne dhenien e lemoshes

Begatia (El-Keuther)

Surah 108

[1] Ne te dhame ty, me te vertete, te mira shume te medha

[2] Prandaj falu dhe preje kurbanin per Zotin tend

[3] Ai qe te urren ty, me siguri, ai eshte fatprere

Mohuesit (El-Kafirun)

Surah 109

[1] Thuaj: “O mosbesimtare

[2] Une nuk adhuroj ate cka adhuroni ju

[3] Por as ju nuk adhuroni ate qe adhuroj une

[4] Une nuk jam adhurues i atyre qe ju i adhuroni

[5] Por edhe ju nuk jeni adhurues te asaj qe adhuroj une

[6] Ju keni fene tuaj, kurse une kame fene time”

Ndihma (En-Nasr)

Surah 110

[1] Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut

[2] Dhe i sheh njerezit qe po hyjne ne fene e All-llahut grupe-grupe

[3] Ti madheroje Zotin tend me lavderata dhe kerko falje nga Ai! Ai me te vertete e pranon pendimin

Flaka (El-Leheb)

Surah 111

[1] Ju thafshin dy duart Abu Lehebit, sic iu kane thare

[2] Nuk e beri pasanik pasuria e tij, e as ajo cka e ka fituar

[3] Ai do te hyje ne zjarr te kendellur

[4] Edhe gruaja e tij, drubartesja

[5] Ne qafen e saj ka nje litar te perdredhur

Sinceriteti (El-Ihlas)

Surah 112

[1] Thuaj: “Ai eshte All-llahu, Nje, i vetmi

[2] All-llahu eshte mbrojtes i gjithkujt

[3] Nuk ka lind as eshte lindur

[4] Dhe askush Atij nuk i perngjet

Agimi (El-Felek)

Surah 113

[1] Thuaj: “Kerkoj mbeshtetje te Zoti i agimeve

[2] Nga e keqja qe e krijon

[3] Dhe prej se keqes se nates se erret, kur terri mbulon

[4] Edhe prej se keqes se ngaterrimtarit qe ngatrresa trillon

[5] Edhe prej se keqes se egoistit, kur egoizmi e kaplon”

Njerëzit (En-Nas)

Surah 114

[1] Thuaj: “Mbeshtetem te Zoti i njerezve

[2] Sundues i njerezve

[3] Zoti i njerezve

[4] Nga e keqja e djallit – mbrapshtanit

[5] I cili fut huti ne zemrat e njerezve

[6] Nga exhinet dhe njerezit