Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 19 - Maryam
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah Maryam 19:1
Kâf, Hâ, Jâ, Ajín, Sád
Verse 2 — Surah Maryam 19:2
(Ky është) tregimi mbi mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij – Zekerijjas
Verse 3 — Surah Maryam 19:3
Kur ai e thirri (e luti) Zotin e vet me lutje të fshehtë
Verse 4 — Surah Maryam 19:4
dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar
Verse 5 — Surah Maryam 19:5
I frikësohem të afërmve të mi – pas meje (ngase do të bëjnë keq), e bashkëshortja ime është sterile, andaj, më dhuro nga Ti – një të afërm (djalë)
Verse 6 — Surah Maryam 19:6
që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bënë Zoti im që të jesh i kënaqur me të!”
Verse 7 — Surah Maryam 19:7
“O Zekerijja, Na, do të sihariqojmë ty me një djalë emri i të cilit është Jahja, të cilit, Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”
Verse 8 — Surah Maryam 19:8
(Zekerijjai) tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkëshortja ime është sterile? Dhe, unë kam arritur pleqërinë e thellë?”
Verse 9 — Surah Maryam 19:9
Tha: “Ashtu, ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë. Unë të kam krijuar ty më parë, e ti nuk ke qenë fare”
Verse 10 — Surah Maryam 19:10
(Zekerijjai) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” – (Perëndia) tha: “Shenjë do të jetë ajo që nuk do të mundesh të flasësh me njerëz tri netë (e tri ditë), duke qenë madje i shëndoshë”
Verse 11 — Surah Maryam 19:11
Dhe, ai doli nga faltorja në popullin e tij dhe u dha shenjë atyre: “Madhëronie (Perëndinë), në mëngjes dhe në mbrëmje!”
Verse 12 — Surah Maryam 19:12
(Pasi që u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmëri”. Dhe, Ne, ia kemi dhënë mençurinë (profetninë) duke qenë fëmijë
Verse 13 — Surah Maryam 19:13
dhe butësi prej Nesh dhe pastërti, dhe ishte besimtar
Verse 14 — Surah Maryam 19:14
dhe ishte bamirës ndaj prindërve të vet, e nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm
Verse 15 — Surah Maryam 19:15
Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij, në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet
Verse 16 — Surah Maryam 19:16
Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje
Verse 17 — Surah Maryam 19:17
dhe mori një perde që të skajohet nga ata; Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë
Verse 18 — Surah Maryam 19:18
Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i druan Perëndisë
Verse 19 — Surah Maryam 19:19
Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”
Verse 20 — Surah Maryam 19:20
(Merjemi) tha: “Si mund të kam unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur, e unë nuk jam e korruptuar!”
Verse 21 — Surah Maryam 19:21
Tha (Xhebraili): “Kjo është kështu!” – ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë (të krijojë njeriun pa babë). Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Dhe, kjo është punë e kryer”
Verse 22 — Surah Maryam 19:22
Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët
Verse 23 — Surah Maryam 19:23
E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”
Verse 24 — Surah Maryam 19:24
Dhe thërriti (zëri) nën të: “Mos u pikëllo, se ty, të ka dhuruar Zoti yt një krijesë dinjitoze
Verse 25 — Surah Maryam 19:25
Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmet e freshkëta
Verse 26 — Surah Maryam 19:26
e ha, e pi, dhe bëhu e gëzueshme! E, nëse vëren ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë jam betuar në Mëshiruesin se do të agjërojë (përmbahem), e sot nuk do të flas me askë”
Verse 27 — Surah Maryam 19:27
Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me të (fëmijën) te populli i vet, duke e bartë. Ata, i thanë (asaj): “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme
Verse 28 — Surah Maryam 19:28
O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e korruptuar”
Verse 29 — Surah Maryam 19:29
Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”
Verse 30 — Surah Maryam 19:30
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber
Verse 31 — Surah Maryam 19:31
Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës
Verse 32 — Surah Maryam 19:32
(Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm
Verse 33 — Surah Maryam 19:33
Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem
Verse 34 — Surah Maryam 19:34
Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë
Verse 35 — Surah Maryam 19:35
Për Perëndinë nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë. Qoftë lavdëruar Ai! Kur të vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” Dhe, ajo bëhet
Verse 36 — Surah Maryam 19:36
(Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë
Verse 37 — Surah Maryam 19:37
Ithtarët u përçanë në mes vete (në këtë). Mjer për ata që mohojnë, në të prezentuarit në Ditën e madhe
Verse 38 — Surah Maryam 19:38
E, çka do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë kur do të vijnë te Ne! Por, sot, zullumqarët janë në humbje të madhe
Verse 39 — Surah Maryam 19:39
(O Muhammed), paralajmëroji ata me Ditën e pikëllimit, kur merr fund dhënia e llogarive, e ata janë të pakujdesshëm dhe nuk besojnë
Verse 40 — Surah Maryam 19:40
Na, me të vërtetë, e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet në të dhe ata do të kthehen te Ne
Verse 41 — Surah Maryam 19:41
(O Muhammed!) përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, (dhe) pejgamber
Verse 42 — Surah Maryam 19:42
kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi
Verse 43 — Surah Maryam 19:43
O babai im, mua më ka ardhur një pjesë e dijenisë, që të ka munguar ty; andaj më paso mua dhe unë do të udhëzoj në rrugën e drejtë
Verse 44 — Surah Maryam 19:44
O babai im, mos adhuro djallin; me të vërtetë, djalli është i padëgjueshëm nda Mëshiruesit (Perëndisë)
Verse 45 — Surah Maryam 19:45
O babai im, unë druaj se mos do të të vijë dënimi nga Mëshiruesi, e do të bëhesh shok i djallit”
Verse 46 — Surah Maryam 19:46
(Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti vallë po shmangesh nga zotrat e mi? nëse nuk frenohesh nga kjo, unë do të të mbys ty me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!”
Verse 47 — Surah Maryam 19:47
(Ibrahimi) tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të falë ty. Me të vërtetë, Ai (Perëndia), është i mirë ndaj meje (pa masë)
Verse 48 — Surah Maryam 19:48
Dhe, u lë juve dhe të gjithë ata që adhurojnë (tjerë zotra), pos Perëndisë; e, unë do të adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jetë i papranueshëm të adhuruarit e Zotit tim”
Verse 49 — Surah Maryam 19:49
E, kur i la ata që adhuronin (zotra tjerë), përpos Perëndisë, Na ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe që të dy i bëmë pejgamberë
Verse 50 — Surah Maryam 19:50
Dhe, Na, ata i dhuruam nga mëshira Jonë dhe bëmë që ata, me të vërtetë, të lavdërohen me mirësi
Verse 51 — Surah Maryam 19:51
Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Musain! Me të vërtetë, ai ishte i sinqertë dhe ishte pejgamber, lajmëtar
Verse 52 — Surah Maryam 19:52
Dhe, Na, e kemi thirrë atë (Musain), në anën e djathtë të Turit, dhe e kemi afruar atë në bisedë (pa ndërmjetësim)
Verse 53 — Surah Maryam 19:53
dhe, i dhuruam atij, nga mëshira Jonë, që vëllai i tij – Haruni të jetë pejgamber
Verse 54 — Surah Maryam 19:54
Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar
Verse 55 — Surah Maryam 19:55
dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet
Verse 56 — Surah Maryam 19:56
Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an) Idrizin; ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe lajmëtar
Verse 57 — Surah Maryam 19:57
dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë
Verse 58 — Surah Maryam 19:58
Këta janë ata pejgamberë, të cilëve Perëndia u dhuroi dhuntitë, nga pasardhësit e Ademit, dhe të atyre që Ne i patëm ngarkuar në anije me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Israelit, që Ne i patëm udhëzuar dhe i patëm zgjedhur. Kur t’ju lexohen ajetet e Perëndisë – Mëshiruesit, bien (me fytyrë për tokë), duke bërë sexhde dhe qajnë
Verse 59 — Surah Maryam 19:59
E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës)
Verse 60 — Surah Maryam 19:60
përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi
Verse 61 — Surah Maryam 19:61
(do të hyjnë) në xhennetin e Adnit, të cilin Mëshiruesi ua ka premtuar robërve të vet, edhe pse ende nuk e kanë parë atë (xhennetin). Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurtë
Verse 62 — Surah Maryam 19:62
Ata, në xhennet nuk do të dëgjojnë llomotitje. Do të dëgjojnë vetëm fjalët përshëndetëse. Ata, aty do të furnizohen, në mëngjes dhe në mbrëmje
Verse 63 — Surah Maryam 19:63
Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët janë ruajtur nga mohimi
Verse 64 — Surah Maryam 19:64
(Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (në Tokë), vetëm me urdhërin e Zotin tënd. Atij i përket ajo që është para nesh, dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm”
Verse 65 — Surah Maryam 19:65
Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe asaj që është në mes tyre, prandaj, vetëm Ate adhuroje dhe bëhu i durueshëm në vazhdimin e lutjes së Atij. A di ti për Te ndonjë emnak
Verse 66 — Surah Maryam 19:66
Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të kthehem përsëri në jetë?”
Verse 67 — Surah Maryam 19:67
A nuk e kujton njeriu se Na e kemi krijuar atë qysh më parë, e që nuk ka qenë asgjë
Verse 68 — Surah Maryam 19:68
Pasha Zotin tënd, Na do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata që të gjunjëzohen rreth xhehennemit
Verse 69 — Surah Maryam 19:69
Pastaj, do të ndajmë prej çdo grupi atë, që ka qenë më mendjemadh ndaj Perëndisë Mëshirues
Verse 70 — Surah Maryam 19:70
E, Ne pastaj më së miri e dimë se kush prej tyre ka përparësi që të fërgohet në te (xhehennem)
Verse 71 — Surah Maryam 19:71
Dhe, nuk ka asnjë prej jush e që të mos arrijë tek ai (zjarri). Kjo është dispozitë e caktuar nga Zoti yt
Verse 72 — Surah Maryam 19:72
Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar
Verse 73 — Surah Maryam 19:73
E, kur t’ju lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk kanë besuar u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup është më i mirë për nga jeta dhe më i mirë për nga shoqëria?”
Verse 74 — Surah Maryam 19:74
E sa e sa brezni, Ne i kemi shkatërruar para tyre, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm
Verse 75 — Surah Maryam 19:75
Thuaj (o Muhammed!): “Kush është i humbur, le t’ia zgjasë (jetën) sa të dojë Mëshiruesi”. E, kur të shohin ata atë që u është premtuar atyre: ose dënimin ose Ditën e Kijametit, ata do të dinë se kush është më keq për nga pozita he më i dobët për nga shoqëria
Verse 76 — Surah Maryam 19:76
Perëndia ua shton udhëzimin atyre që janë në rrugën e drejtë, e veprat e mira – të qëndrueshme, janë më mirë të shpërblyera te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë
Verse 77 — Surah Maryam 19:77
Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”
Verse 78 — Surah Maryam 19:78
A, mos ai ka mësuar për atë që nuk është parë, ose ka marrë obligim te Perëndia – Mëshirues
Verse 79 — Surah Maryam 19:79
Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin
Verse 80 — Surah Maryam 19:80
Na do t’ia marrim atij ate për të cilën flet (mallin dhe fëmijët), e ai ke Ne do të vijë vetëm
Verse 81 — Surah Maryam 19:81
Dhe, ata merrnin zotëra, përpos Perëndisë, për t’ju bërë atyre ndihmës
Verse 82 — Surah Maryam 19:82
Kurrsesi; do të mohojnë ata (zotërat e tyre) se mohuesit i kanë adhuruar ata dhe do t’u bëhen atyre kundërshtarë
Verse 83 — Surah Maryam 19:83
Vallë, a nuk ke parë ti, se Ne, kemi dërguar te mohuesit djajtë, që t’i nxisin ata në të keqe të madhe
Verse 84 — Surah Maryam 19:84
Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numrojmë ditët e tyre të caktuara
Verse 85 — Surah Maryam 19:85
(Kujtoju atyre) kur do t’i tubojmë besimtarët te Mëshiruesi, si të ftuar
Verse 86 — Surah Maryam 19:86
e i shtyejmë mëkatarët në skëterrë (si grixhën e shtazëve kah burimi)
Verse 87 — Surah Maryam 19:87
e askush – për askë, nuk do të mund të angazhohet, përveç atij që ka marrë premtim nga Mëshiruesi
Verse 88 — Surah Maryam 19:88
Ata thonë: “Bamirësi i Gjithmbarshëm ka marrë (për Veti) fëmijë”
Verse 89 — Surah Maryam 19:89
Ju, me të vërtetë, flisni diçka të shëmtuar
Verse 90 — Surah Maryam 19:90
Gati janë copëtuar qiejt (prej kësaj thënie), dhe Toka të shëmbet, dhe të rrëzohen malet – duke u thërrmuar
Verse 91 — Surah Maryam 19:91
meqë ata i përshkruajnë fëmijë Bamirësit të Gjithmbarshëm
Verse 92 — Surah Maryam 19:92
E, për Bamirësin e Gjithmbarshëm, është e pakuptueshme, që të ketë fëmijë
Verse 93 — Surah Maryam 19:93
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm
Verse 94 — Surah Maryam 19:94
Ai, i ka përfshirë të gjithë ata dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht
Verse 95 — Surah Maryam 19:95
Dhe, çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kijametit, do të vijë fill i vetëm tek Ai
Verse 96 — Surah Maryam 19:96
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Perëndia dhe që t’i duan njerëzit)
Verse 97 — Surah Maryam 19:97
Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar
Verse 98 — Surah Maryam 19:98
Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre