kur e pa zjarrin ai i tha familjes së vet: “Rrini ju këtu! Unë, me të vërtetë, e kam parë një zjarr; shpresoj se unë do t’ju sjell juve një gacë, ose që pranë tij do të gjej ndonjë udhërrëfyes”
“Vendose atë (Musain) në sandëk e hudhe në lum (Nil), lumi e qet atë në breg, e që atë, do ta marr armiku i Im dhe armiku i tij”. Dhe, Unë kam hudhur në ty – dashurinë Time (për me të dashtë ty gjithkush), dhe që të rritesh nën mbikëqyrjen Time
Kur shkoi motra jote (në pallatin e Faraonit) e tha: “A doni t’ju tregoj unë juve atë që do të kujdeset për të?” Na, të kthyem ty te nëna jote që të gëzohet ajo dhe të mos pikëllohet më. Dhe ti e mbyte një njeri (pa qëllim), e Ne të shpëtuam ty nga brenga (e dënimit) dhe Ne të sprovuam ty me sprova të shumta. Dhe ti qëndrove me vite të tëra në mesin e banorëve të Medjenit, e pastaj, ti, erdhe, sipas dispozitës së caktuar, o Musa
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Na dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji bijtë e Israelit që të vijnë me ne dhe mos i mundo ata! Na, të kemi sjellë ty argument nga Zoti yt. Qoftë i shpëtuar ai që ndjek rrugën e drejtë
(Perëndia), i cili për ju Tokën e ka bërë shtrat, u ka lehtësuar juve rrugët nëpër të, u ka lëshuar ujë (shi) nga qielli e që Ne – me të, kemi nxjerrë shumë lloj bimësh të ndryshme
Musai u tha atyre: “Mjerë për ju! Mos trilloni gënjeshtra për Perëndinë, e që Ai, t’ju shkatërrojë me dënim. Do të falimentojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”
Ata thanë: “Me të vërtetë, këta janë dy magjistarë; duan t’ju shporrin juve nga toka e juaj – me magjitë e tyre, dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë
(Musai) tha: “Jo, hedhni ju!” E, atë – herë, (pasi që i hedhën ata) litarët dhe shkopinjtë e tyre, - prej magjive të tyre – iu dukën atij, se me të vërtetë, po rrëshqasin
Dhe hudhe atë që e ke në dorën e djathtë! Do t’i gëlltisë ato që i kanë punuar ata. Atë që kanë punuar ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve. E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet
(Faraoni) tha: “Ju e besuat Atë, para se t’u japë leje unë juve! Ai (Musai), me të vërtetë, është eprori juaj, që u ka mësuar juve magjitë. Dhe, me të vërtetë, unë do t’ju këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi, dhe unë do t’ju varr juve në trungjet e hurmeve. Ju, do ta dini, me siguri, - se dënimi i kujt prej nesh – është më i ashpër dhe më i vazhdueshëm”
(Magjistarët) u përgjegjën: “Na, ty kurrë nuk do të japim përparësi ndaj argumenteve që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar neve, e gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote
Na besojmë Zotin tonë, që të na falë gabimet tona dhe magjitë, në të cilat na ke detyruar ti (Faraon). E, Perëndia është më i miri dhe më i vazhdueshmi (në shpërblime dhe dënime)
kopshtet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, e, në të cilët, ata do të qëndrojnë përherë. Ky është shpërblimi për atë që është i spastruar nga mohimi
Na, i kemi shpallur Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe bënju atyre një rrugë të tharë nëpër det; nuk do të frikësohesh ti, se do të të arrijë ai (Faraoni), as nuk do të frikësohesh (nga fundosja)”
O bijtë e Israelit, Na ju kemi shpëtuar juve nga armiku juaj, u kemi premtuar juve (shumë dhunti) në anën e djathtë të Turit, dhe u kemi dhënë menn – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe fëllanza
Hani nga ushqimet e këndshme, me të cilat u kemi furnizuar ne juve, mos u bëni të azdisur në to, e t’ju arrijë zemrimi (dënimi) Im. Atë që e arrinë zemrimi Im, (ai) është i humbur
U kthye Musai te populli i vet, i zemruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju premtoi Zoti juaj premtim të mirë? A mos ju zgjat tepër koha (prej se jam ndarë nga ju), ose dëshironi ju, që t’ju godasë zemrimi i Zotit tuaj, e për këtë, nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë mua!”
Ata u përgjegjën: “Na nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë ty me vullnetin tonë, por ne qemë të ngarkuar me peshë të rëndë – me stoli të popullit, andaj i hodhëm ato (në zjarr)”. Po kështu, i hodhi edhe Samirija
dhe nga këto (stoli të hedhura në zjarr), ai (Samirija) nxori për popull trup viçi që pëlliste, dhe ata, atëherë, thanë: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait, ai e ka harruar atë (e ka shkuar ta kërkojë në Tur)!”
E, atyre – Haruni u ka thënë qysh më parë: “O populli im! Ju, me këtë, vetëm jeni sjellë në sprovë, e Zoti juaj është Mëshirues, andaj pasomëni mu dhe dëgjoni urdhërin tim!”
(Haruni) tha: “O biri nënës sime, mos më kap mua për mjekrën time as për kokën time, unë jam frikësuar që ti do të thuash: “Ke bërë përçarje në mesin e bijve të Israelit e nuk i ke mbajtur fjalët e mia”
(Samirija) u përgjegj: “Unë kam parë atë që nuk e kanë parë ata, - e kam marrë një grusht dhe në gjurmët e (kalit të) Pejgamberit, e atë – e kam hedhur (në stolinë e shkrirë), dhe kështu, ajo, më është zbukuruar mua (e keqja ime)”
(Musai) tha: “E, atëherë shko! – tërë jetën do të flasësh: “S’ka prekje (le të mos më prekë askush) dhe ty të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shiko në zotin tënd, të cilin ti e ke adhuruar vazhdimisht. Na, do ta djegim atë, e pastaj do ta hedhim atë në det – si pluhur
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, duke mos pasur shmangie në të, e zërat do t’i përulen Mëshiruesit të Gjithmbarshëm, e ti nuk do të dëgjosh tjetër, pos pëshpëritjes
Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë)
Dhe kështu Ne, e kemi zbritur Kur’anin në gjuhën arabe, dhe në të kemi përsëritur vërejtjet, që ata të ruhen nga mëkatet, ose që t’i orientojë ata në këshillim
I Lartë është Perëndia – Sundues – i Vërtetë! Dhe, mos nxito në të lexuarit e Kur’anit (o Muhammed!) para se të përfundojë (shpallja e tij), dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë mua!”
Dhe, ata të dy hëngrën nga ajo (pema për t’u bërë të pavekshëm dhe që të arrijnë pasurinë e përhershme), e filluan t’u zbulohen vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. Dhe, Ademi nuk e zbatoi urdhërin e Zotit të vet, ndaj edhe humbi
(Perëndia) tha: “Zbritni prej xhennetit të gjithë! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Me të vërtetë, do t’ju arrijë juve udhëzim nga ana Ime, e kush pason udhëzimin Tim, nuk do të humbë (në këtë botë), as që do të jetë fatkeq (në botën tjetër)
Kështu Na e ndëshkojmë atë që jepet pas mëkateve dhe nuk beson në argumentet e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i dhembshëm dhe i pandërprerë
A nuk i udhëzoi ata në rrugë të drejtë (argumenti Ynë) – që sa e sa gjenerata i kemi zhdukur Ne para tyre, të cilët ecin nëpër vendet e tyre. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit mentarë
Sikur të mos ishte fjala e caktuar më parë – nga Zoti yt (o Muhammed) dënimi i tyre do të ishte i pashmangshëm dhe afati (i dënimit) do të ishte i caktuar (në këtë botë)
Bëhu i durueshëm për atë që flasin ata, dhe lavdëroje me falenderim Zotin tënd para lindjes së diellit, dhe para perëndimit të tij, dhe lavdëroje (Perëndinë) në orët e natës dhe në kohërat e ditës, për të qenë ti i kënaqur
Mos lakmo në begatitë e llojllojshme që ua kemi dhuruar Na atyre (mohuesve), duke qenë ato stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë në sprovë ata, e furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i amdhueshëm
Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet
Sikur Na t’i shkatërronim ata para tij (para shpalljes së Kur’anit) ata, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar pejgamber, e të shkojmë pas argumenteve Tuaja (të Perëndisë), para se të poshtërohemi dhe turpërohemi!”