Back to Languages

Albanian - Chapter 20 - Ta-Ha

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Ta-Ha 20:1

Verse 2 — Surah Ta-Ha 20:2

Na, nuk ta kemi shpallur ty Kur’anin për të munduar

Verse 3 — Surah Ta-Ha 20:3

por, që të jetë këshillë për atë që druan

Verse 4 — Surah Ta-Ha 20:4

ai është i shpallur – nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve të lartë

Verse 5 — Surah Ta-Ha 20:5

Bamirësi i Gjithmbarshëm (Perëndia), që sundon Arshin, (si i takon Madhërisë së Tij)

Verse 6 — Surah Ta-Ha 20:6

Atij i përket ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe ç’ka në mes tyre dhe gjithçka gjendet në tokë

Verse 7 — Surah Ta-Ha 20:7

E, nëse ti flet me zë (të lartë), Ai, me të vërtetë, di fshehtësinë dhe atë që ti vetëm mendon

Verse 8 — Surah Ta-Ha 20:8

Perëndia është (Një), s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur”

Verse 9 — Surah Ta-Ha 20:9

Dhe, a të ka arritur ty lajmi për Musain

Verse 10 — Surah Ta-Ha 20:10

kur e pa zjarrin ai i tha familjes së vet: “Rrini ju këtu! Unë, me të vërtetë, e kam parë një zjarr; shpresoj se unë do t’ju sjell juve një gacë, ose që pranë tij do të gjej ndonjë udhërrëfyes”

Verse 11 — Surah Ta-Ha 20:11

E kur arriti ai te zjarri, u thirr: “O Musa

Verse 12 — Surah Ta-Ha 20:12

Unë, me të vërtetë, jam Zoti yt! Andaj, zbathi këpucët tuaja, se ti, me të vërtetë, gjendesh në luginën e shenjtë – të Tuvasë

Verse 13 — Surah Ta-Ha 20:13

Dhe, Unë ty të kam zgjedhur; andaj dëgjo ti atë që të shpallet (ty)

Verse 14 — Surah Ta-Ha 20:14

Me të vërtetë, Unë jam Perëndia; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua

Verse 15 — Surah Ta-Ha 20:15

Çasti i gjykimit do të arrijë me siguri – atë e kam fsheh (nga çdokush) – kur secili do të shpërblehet për atë (përpjekje) që ka bërë

Verse 16 — Surah Ta-Ha 20:16

Le të mos shmangë ty nga ai (çast), ai që nuk beson në të (Kijametin) dhe që jepet pas epsheve të tija, e të humbasësh

Verse 17 — Surah Ta-Ha 20:17

E, ç’ke ti në dorën e djathtë, Musa

Verse 18 — Surah Ta-Ha 20:18

(Musai) u përgjegj: “Ky është shkopi im, në të cilin mbahem dhe me të u shkundi gjethe dhenëve të mia, e me të kam edhe dobi të tjera

Verse 19 — Surah Ta-Ha 20:19

(Perëndia) i tha: “Hudhe atë Musa!”

Verse 20 — Surah Ta-Ha 20:20

Ai e hudhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej

Verse 21 — Surah Ta-Ha 20:21

(Perëndia) i tha: “Merre atë (gjarpërin) dhe mos u frikëso! Na do ta kthejmë atë në gjendjen e mëparshme

Verse 22 — Surah Ta-Ha 20:22

Dhe, fut dorën tënde nën sqetullën tënde, ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, dhe ja kjo – është mrekulli tjetër

Verse 23 — Surah Ta-Ha 20:23

për t’i treguar ty disa nga mrekullitë Tona të mëdha

Verse 24 — Surah Ta-Ha 20:24

Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, është azdisur, nga të këqiat!”

Verse 25 — Surah Ta-Ha 20:25

(Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim

Verse 26 — Surah Ta-Ha 20:26

dhe lehtësoma punën time

Verse 27 — Surah Ta-Ha 20:27

dhe zgjidhma lidhjen prej gjuhës sime

Verse 28 — Surah Ta-Ha 20:28

që të kuptojnë ata fjalën time

Verse 29 — Surah Ta-Ha 20:29

dhe bëne për mua një ndihmës nga familja ime

Verse 30 — Surah Ta-Ha 20:30

Harunin, vëllain tim

Verse 31 — Surah Ta-Ha 20:31

e forcoje me të – fuqinë time

Verse 32 — Surah Ta-Ha 20:32

dhe shoqëro atë në punën time

Verse 33 — Surah Ta-Ha 20:33

për me të falënderuar Ty shumë

Verse 34 — Surah Ta-Ha 20:34

dhe për të përmendur Ty vazhdimisht

Verse 35 — Surah Ta-Ha 20:35

Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë”

Verse 36 — Surah Ta-Ha 20:36

(Perëndia) tha: “Të është dhënë ty ajo që kërkove, o Musa!”

Verse 37 — Surah Ta-Ha 20:37

Dhe Ne, me të vërtetë, të kemi bërë mirë ty edhe tjetër herë (para kësaj)

Verse 38 — Surah Ta-Ha 20:38

kur nënën tënde e frymëzuam me atë, që mund të arrihet vetëm me frymëzim

Verse 39 — Surah Ta-Ha 20:39

“Vendose atë (Musain) në sandëk e hudhe në lum (Nil), lumi e qet atë në breg, e që atë, do ta marr armiku i Im dhe armiku i tij”. Dhe, Unë kam hudhur në ty – dashurinë Time (për me të dashtë ty gjithkush), dhe që të rritesh nën mbikëqyrjen Time

Verse 40 — Surah Ta-Ha 20:40

Kur shkoi motra jote (në pallatin e Faraonit) e tha: “A doni t’ju tregoj unë juve atë që do të kujdeset për të?” Na, të kthyem ty te nëna jote që të gëzohet ajo dhe të mos pikëllohet më. Dhe ti e mbyte një njeri (pa qëllim), e Ne të shpëtuam ty nga brenga (e dënimit) dhe Ne të sprovuam ty me sprova të shumta. Dhe ti qëndrove me vite të tëra në mesin e banorëve të Medjenit, e pastaj, ti, erdhe, sipas dispozitës së caktuar, o Musa

Verse 41 — Surah Ta-Ha 20:41

Dhe, Unë të kam zgjedhur ty për Vete

Verse 42 — Surah Ta-Ha 20:42

Shko ti dhe vëllai yt me argumentet e Mia dhe mos u shkrehni në të kujtuarit Mua

Verse 43 — Surah Ta-Ha 20:43

Shkoni (ju të dy) te Faraoni! Ai, me të vërtetë, është azdisur nga të këqijat

Verse 44 — Surah Ta-Ha 20:44

e flitni atij fjalë të buta, që të këshillohet apo të frikësohet”

Verse 45 — Surah Ta-Ha 20:45

Ata thanë: “O Zoti ynë, na, me të vërtetë, druajmë se do të na dënojë menjëherë ai, ose do të azdiset më tepër”

Verse 46 — Surah Ta-Ha 20:46

(Perëndia) tha: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh”

Verse 47 — Surah Ta-Ha 20:47

Shkoni tek ai dhe i thoni: “Na dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji bijtë e Israelit që të vijnë me ne dhe mos i mundo ata! Na, të kemi sjellë ty argument nga Zoti yt. Qoftë i shpëtuar ai që ndjek rrugën e drejtë

Verse 48 — Surah Ta-Ha 20:48

Me të vërtetë, neve na është shpallur, se dënimi do ta godasë atë që e konsideron për gënjeshtër (shpalljen) dhe shmanget”

Verse 49 — Surah Ta-Ha 20:49

(Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”

Verse 50 — Surah Ta-Ha 20:50

(Musai) tha: “Zoti ynë është ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet e pastaj i ka udhëzuar (në përdorimin e tyre)

Verse 51 — Surah Ta-Ha 20:51

(Faraoni) tha: “Si është gjendja e popujve të mëparshëm?”

Verse 52 — Surah Ta-Ha 20:52

(Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron

Verse 53 — Surah Ta-Ha 20:53

(Perëndia), i cili për ju Tokën e ka bërë shtrat, u ka lehtësuar juve rrugët nëpër të, u ka lëshuar ujë (shi) nga qielli e që Ne – me të, kemi nxjerrë shumë lloj bimësh të ndryshme

Verse 54 — Surah Ta-Ha 20:54

Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj! Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që janë mentarë

Verse 55 — Surah Ta-Ha 20:55

Na ju kemi krijuar juve prej saj (tokës), dhe në të do t’ju kthejmë, dhe nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër

Verse 56 — Surah Ta-Ha 20:56

Na, me të vërtetë, ia kemi treguar atij (Faraonit) të gjitha argumentet Tona, e ai i ka konsideruar gënjeshtra dhe ka refuzuar besimin

Verse 57 — Surah Ta-Ha 20:57

(Faraoni) tha: “A mos ti, o Musa, ke ardhur të na nxjerrësh nga toka jonë – me magjitë tuaja?”

Verse 58 — Surah Ta-Ha 20:58

Dhe ne, do të sjellim ty një magji të ngjashme, e cakto në mes meje e teje takim, të cilit do t’i përmbahemi edhe na edhe ti, në vend të barabartë

Verse 59 — Surah Ta-Ha 20:59

(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia lë të tubohen para mesditës”

Verse 60 — Surah Ta-Ha 20:60

Faraoni u largua, i tuboi ngatërresat e veta, e pastaj erdhi

Verse 61 — Surah Ta-Ha 20:61

Musai u tha atyre: “Mjerë për ju! Mos trilloni gënjeshtra për Perëndinë, e që Ai, t’ju shkatërrojë me dënim. Do të falimentojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”

Verse 62 — Surah Ta-Ha 20:62

Ata (magjistarët), polemizuan – për punën e tyre – në mes vete, duke pëshpëritur dhe tinëzisht u morën vesh

Verse 63 — Surah Ta-Ha 20:63

Ata thanë: “Me të vërtetë, këta janë dy magjistarë; duan t’ju shporrin juve nga toka e juaj – me magjitë e tyre, dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë

Verse 64 — Surah Ta-Ha 20:64

andaj, mblidhni dredhitë tuaja e pastaj – ejani të radhitur. Do të shpëtoj sot – ai që fiton!”

Verse 65 — Surah Ta-Ha 20:65

Ata thanë: “O Musa, ose gjuaj ti, ose të bëhemi ne hedhësit e parë?”

Verse 66 — Surah Ta-Ha 20:66

(Musai) tha: “Jo, hedhni ju!” E, atë – herë, (pasi që i hedhën ata) litarët dhe shkopinjtë e tyre, - prej magjive të tyre – iu dukën atij, se me të vërtetë, po rrëshqasin

Verse 67 — Surah Ta-Ha 20:67

andaj Musai – ndjeu në vete frikë

Verse 68 — Surah Ta-Ha 20:68

Ne i thamë: “Mos u frikëso, se me të vërtetë, ti je fitues

Verse 69 — Surah Ta-Ha 20:69

Dhe hudhe atë që e ke në dorën e djathtë! Do t’i gëlltisë ato që i kanë punuar ata. Atë që kanë punuar ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve. E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet

Verse 70 — Surah Ta-Ha 20:70

E, magjistarët (pastaj), ranë në sexhde dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”

Verse 71 — Surah Ta-Ha 20:71

(Faraoni) tha: “Ju e besuat Atë, para se t’u japë leje unë juve! Ai (Musai), me të vërtetë, është eprori juaj, që u ka mësuar juve magjitë. Dhe, me të vërtetë, unë do t’ju këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi, dhe unë do t’ju varr juve në trungjet e hurmeve. Ju, do ta dini, me siguri, - se dënimi i kujt prej nesh – është më i ashpër dhe më i vazhdueshëm”

Verse 72 — Surah Ta-Ha 20:72

(Magjistarët) u përgjegjën: “Na, ty kurrë nuk do të japim përparësi ndaj argumenteve që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar neve, e gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote

Verse 73 — Surah Ta-Ha 20:73

Na besojmë Zotin tonë, që të na falë gabimet tona dhe magjitë, në të cilat na ke detyruar ti (Faraon). E, Perëndia është më i miri dhe më i vazhdueshmi (në shpërblime dhe dënime)

Verse 74 — Surah Ta-Ha 20:74

Me të vërtetë, ai që para Zotit të vet del si kriminel, atë, me të vërtetë, e pret skëterra; në të – ai, as nuk vdes as nuk jeton

Verse 75 — Surah Ta-Ha 20:75

E, kush vie tek Ai, si besimtarë, e që madje, ka punuar vepra të mira, vetëm ata kanë pozita të larta

Verse 76 — Surah Ta-Ha 20:76

kopshtet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, e, në të cilët, ata do të qëndrojnë përherë. Ky është shpërblimi për atë që është i spastruar nga mohimi

Verse 77 — Surah Ta-Ha 20:77

Na, i kemi shpallur Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe bënju atyre një rrugë të tharë nëpër det; nuk do të frikësohesh ti, se do të të arrijë ai (Faraoni), as nuk do të frikësohesh (nga fundosja)”

Verse 78 — Surah Ta-Ha 20:78

E, Faraoni – me ushtrinë e tij, i ndoqi ata, e deti i mbuloi ata – me një mbulesë të madhe

Verse 79 — Surah Ta-Ha 20:79

Faraoni i solli humbje popullit të vet, e nuk e udhëzoi në rrugë të drejtë

Verse 80 — Surah Ta-Ha 20:80

O bijtë e Israelit, Na ju kemi shpëtuar juve nga armiku juaj, u kemi premtuar juve (shumë dhunti) në anën e djathtë të Turit, dhe u kemi dhënë menn – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe fëllanza

Verse 81 — Surah Ta-Ha 20:81

Hani nga ushqimet e këndshme, me të cilat u kemi furnizuar ne juve, mos u bëni të azdisur në to, e t’ju arrijë zemrimi (dënimi) Im. Atë që e arrinë zemrimi Im, (ai) është i humbur

Verse 82 — Surah Ta-Ha 20:82

Me të vërtetë, Unë jam falës për atë që pendohet dhe beson e punon vepra të mira, e qëndron në rrugë të drejtë

Verse 83 — Surah Ta-Ha 20:83

E, përse nxitove para popullit tënd, Musa

Verse 84 — Surah Ta-Ha 20:84

(Musai) tha: “Ja, ata, shkojnë pas gjurmëve të mia, e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”

Verse 85 — Surah Ta-Ha 20:85

(Perëndia) tha: “Na e kemi vënë në sprovë popullin tënd – pas teje, e i humbi ata Samirija”

Verse 86 — Surah Ta-Ha 20:86

U kthye Musai te populli i vet, i zemruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju premtoi Zoti juaj premtim të mirë? A mos ju zgjat tepër koha (prej se jam ndarë nga ju), ose dëshironi ju, që t’ju godasë zemrimi i Zotit tuaj, e për këtë, nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë mua!”

Verse 87 — Surah Ta-Ha 20:87

Ata u përgjegjën: “Na nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë ty me vullnetin tonë, por ne qemë të ngarkuar me peshë të rëndë – me stoli të popullit, andaj i hodhëm ato (në zjarr)”. Po kështu, i hodhi edhe Samirija

Verse 88 — Surah Ta-Ha 20:88

dhe nga këto (stoli të hedhura në zjarr), ai (Samirija) nxori për popull trup viçi që pëlliste, dhe ata, atëherë, thanë: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait, ai e ka harruar atë (e ka shkuar ta kërkojë në Tur)!”

Verse 89 — Surah Ta-Ha 20:89

Vallë, a nuk shohin ata, se (viçi) nuk u drejtohet atyre me asnjë fjalë dhe, nuk është në gjendje t’u sjellë atyre kurrfarë dëmi e as kurrfarë dobie

Verse 90 — Surah Ta-Ha 20:90

E, atyre – Haruni u ka thënë qysh më parë: “O populli im! Ju, me këtë, vetëm jeni sjellë në sprovë, e Zoti juaj është Mëshirues, andaj pasomëni mu dhe dëgjoni urdhërin tim!”

Verse 91 — Surah Ta-Ha 20:91

Ata u përgjegjën: “Na do t’i lutemi atij (viçit) vazhdimisht, derisa të mos na kthehet Musai”

Verse 92 — Surah Ta-Ha 20:92

(Musai) tha: “O Harun, a të ka penguar ty, - kur i ke parë ata se kanë humbur –

Verse 93 — Surah Ta-Ha 20:93

përse të mos shkosh pas meje? A mos qe ti i padëgjueshëm ndaj urdhërit tim?”

Verse 94 — Surah Ta-Ha 20:94

(Haruni) tha: “O biri nënës sime, mos më kap mua për mjekrën time as për kokën time, unë jam frikësuar që ti do të thuash: “Ke bërë përçarje në mesin e bijve të Israelit e nuk i ke mbajtur fjalët e mia”

Verse 95 — Surah Ta-Ha 20:95

(Musai) tha: “E ç’është puna jote, o Samiri?”

Verse 96 — Surah Ta-Ha 20:96

(Samirija) u përgjegj: “Unë kam parë atë që nuk e kanë parë ata, - e kam marrë një grusht dhe në gjurmët e (kalit të) Pejgamberit, e atë – e kam hedhur (në stolinë e shkrirë), dhe kështu, ajo, më është zbukuruar mua (e keqja ime)”

Verse 97 — Surah Ta-Ha 20:97

(Musai) tha: “E, atëherë shko! – tërë jetën do të flasësh: “S’ka prekje (le të mos më prekë askush) dhe ty të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shiko në zotin tënd, të cilin ti e ke adhuruar vazhdimisht. Na, do ta djegim atë, e pastaj do ta hedhim atë në det – si pluhur

Verse 98 — Surah Ta-Ha 20:98

Zoti juaj është vetëm Perëndia; që s’ka zot tjetër përveç Tij; që dijenia e Tij i përfshinë të gjitha gjërat!”

Verse 99 — Surah Ta-Ha 20:99

Kështu pra, Na ty (o Muhammed) t’i tregojmë disa lajme (për atë) që kanë kaluar, dhe ta kemi, dhënë ty Kur’anin – prej anës Sonë

Verse 100 — Surah Ta-Ha 20:100

Kush shmaget nga ai (Kur’ani), ai në Ditën e Kijametit, do të bartë ngarkesë të rëndë (dënim)

Verse 101 — Surah Ta-Ha 20:101

përherë do të mbetet (duke bartur atë). Sa barë e shëmtuar që është ajo në Ditën e Kijametit

Verse 102 — Surah Ta-Ha 20:102

në Ditën kur do të fryhet në Sur. Atë ditë do t’i tubojmë mëkatarët duke qenë syzgurdulluar

Verse 103 — Surah Ta-Ha 20:103

dhe njëri-tjetrit do t’i pëshpërisin (duke thënë): “Ju keni qëndruar (në të kaluarën) vetëm dhjetë ditë”

Verse 104 — Surah Ta-Ha 20:104

Na dimë më së miri se çka do të thonë ata (në Ditën e Kijametit), kur më i mençuri nga ata, thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë”

Verse 105 — Surah Ta-Ha 20:105

Dhe, të pyesin ty (o Muhammed) për malet (çka do të bëhet me to në Ditën e Kijametit). Thuaj: “Do t’i copëtoj krejtësisht Zoti im

Verse 106 — Surah Ta-Ha 20:106

e toka do të bëhet fushë e rrafshët

Verse 107 — Surah Ta-Ha 20:107

nuk do të shohësh në të (tokë) as lugina as brigje”

Verse 108 — Surah Ta-Ha 20:108

Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, duke mos pasur shmangie në të, e zërat do t’i përulen Mëshiruesit të Gjithmbarshëm, e ti nuk do të dëgjosh tjetër, pos pëshpëritjes

Verse 109 — Surah Ta-Ha 20:109

Atë ditë, nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje Mëshiruesi dhe që është i kënaqur me fjalët e tij

Verse 110 — Surah Ta-Ha 20:110

Ai di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre; e ata, nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Perëndisë – me dijeninë e tyre

Verse 111 — Surah Ta-Ha 20:111

Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë)

Verse 112 — Surah Ta-Ha 20:112

e ai që punon vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia (shtimi i dënimit), as nga të manguarit (e shpërblimit)

Verse 113 — Surah Ta-Ha 20:113

Dhe kështu Ne, e kemi zbritur Kur’anin në gjuhën arabe, dhe në të kemi përsëritur vërejtjet, që ata të ruhen nga mëkatet, ose që t’i orientojë ata në këshillim

Verse 114 — Surah Ta-Ha 20:114

I Lartë është Perëndia – Sundues – i Vërtetë! Dhe, mos nxito në të lexuarit e Kur’anit (o Muhammed!) para se të përfundojë (shpallja e tij), dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë mua!”

Verse 115 — Surah Ta-Ha 20:115

Na, madje – edhe Ademit i kemi shpallur më parë (në xhennet), e ai harroi, por nuk kemi gjetur tek ai vendim (për gabim të qëllimuar)

Verse 116 — Surah Ta-Ha 20:116

(Kujtoje o Muhammed!) kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit; e i bënë sexhde të gjithë, përpos Iblisit; ai refuzoi (atë)

Verse 117 — Surah Ta-Ha 20:117

E, Ne, kemi thënë: “O Adem, me të vërtetë, ky është armik yti dhe i gruas sate, e le të mos u nxjerr juve kurrsesi nga xhenneti, e që të vuash pastaj

Verse 118 — Surah Ta-Ha 20:118

Me të vërtetë, në të nuk do të mbetësh i uritur as i zhveshur, të jesh i ushqyer dhe i veshur

Verse 119 — Surah Ta-Ha 20:119

as nuk do të kesh etje, as vapë

Verse 120 — Surah Ta-Ha 20:120

Por, djalli filloi ta namatis (magjeps) atë e i tha: “O Adem, a don të ta tregoj drurin e pavdekshëm dhe pasurinë që nuk zhduket?”

Verse 121 — Surah Ta-Ha 20:121

Dhe, ata të dy hëngrën nga ajo (pema për t’u bërë të pavekshëm dhe që të arrijnë pasurinë e përhershme), e filluan t’u zbulohen vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. Dhe, Ademi nuk e zbatoi urdhërin e Zotit të vet, ndaj edhe humbi

Verse 122 — Surah Ta-Ha 20:122

Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi atë

Verse 123 — Surah Ta-Ha 20:123

(Perëndia) tha: “Zbritni prej xhennetit të gjithë! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Me të vërtetë, do t’ju arrijë juve udhëzim nga ana Ime, e kush pason udhëzimin Tim, nuk do të humbë (në këtë botë), as që do të jetë fatkeq (në botën tjetër)

Verse 124 — Surah Ta-Ha 20:124

E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Na në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër atë

Verse 125 — Surah Ta-Ha 20:125

Ai do të thtotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë, me të vërtetë, kam pasur të pamurit më parë?”

Verse 126 — Surah Ta-Ha 20:126

(Perëndia) i tha: “Kështu (ke bërë); të kanë ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato. Kështu edhe ti sot do të jesh i harruar

Verse 127 — Surah Ta-Ha 20:127

Kështu Na e ndëshkojmë atë që jepet pas mëkateve dhe nuk beson në argumentet e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i dhembshëm dhe i pandërprerë

Verse 128 — Surah Ta-Ha 20:128

A nuk i udhëzoi ata në rrugë të drejtë (argumenti Ynë) – që sa e sa gjenerata i kemi zhdukur Ne para tyre, të cilët ecin nëpër vendet e tyre. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit mentarë

Verse 129 — Surah Ta-Ha 20:129

Sikur të mos ishte fjala e caktuar më parë – nga Zoti yt (o Muhammed) dënimi i tyre do të ishte i pashmangshëm dhe afati (i dënimit) do të ishte i caktuar (në këtë botë)

Verse 130 — Surah Ta-Ha 20:130

Bëhu i durueshëm për atë që flasin ata, dhe lavdëroje me falenderim Zotin tënd para lindjes së diellit, dhe para perëndimit të tij, dhe lavdëroje (Perëndinë) në orët e natës dhe në kohërat e ditës, për të qenë ti i kënaqur

Verse 131 — Surah Ta-Ha 20:131

Mos lakmo në begatitë e llojllojshme që ua kemi dhuruar Na atyre (mohuesve), duke qenë ato stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë në sprovë ata, e furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i amdhueshëm

Verse 132 — Surah Ta-Ha 20:132

Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet

Verse 133 — Surah Ta-Ha 20:133

Mohuesit thonë: “Përse të mos na sjellë ai ndojë argument të qartë që gjendej në librat e mëparshëm?”

Verse 134 — Surah Ta-Ha 20:134

Sikur Na t’i shkatërronim ata para tij (para shpalljes së Kur’anit) ata, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar pejgamber, e të shkojmë pas argumenteve Tuaja (të Perëndisë), para se të poshtërohemi dhe turpërohemi!”

Verse 135 — Surah Ta-Ha 20:135

Thuaju (o Muhammed): Të gjithë presin, andaj pritni edhe ju, e do të kuptoni ju kush janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush është i udhëzuar”