Back to Languages

Albanian - Chapter 21 - Al-Anbiya

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Anbiya 21:1

Ju ka afruar njerëzve llogarie e tyre (e veprave të tyre), e ata, janë të pakujdesshëm e janë shmangur

Verse 2 — Surah Al-Anbiya 21:2

Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfarë paralajmërimi i ri, e që ata të mos e përgjojnë atë, duke u tallur me të

Verse 3 — Surah Al-Anbiya 21:3

e zemrat e tyre janë të hutuara. E, ata që kanë bërë zullum, tinzisht flasin: “A mos ky është diçka tjetër, përpos njeri si ju? Vallë a do të shkoni ju pas magjive, e ju, po i shikoni me sytë tuaj (ata)?”

Verse 4 — Surah Al-Anbiya 21:4

(Pejgamberi) tha: “Zoti im di se ç’flitet – qoftë në qiell, qoftë në Tokë, Ai, të gjitha i dëgjon dhe i di

Verse 5 — Surah Al-Anbiya 21:5

Ata, madje thonë: “Këto janë vetëm ëndërra të turbullta, jo, ai e ka trilluar atë (Kur’anin); jo, ai është poet. Le të na sjellë ai neve një argument, ashtu si i kanë sjellë pejgamberët e parë!”

Verse 6 — Surah Al-Anbiya 21:6

Nuk ka besuar asnjë vendbanim para tyre, të cilët Ne i kemi shkatërruar (duke kërkuar si këta argumente), e vallë, dot ë besojnë këta

Verse 7 — Surah Al-Anbiya 21:7

Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi shpallur (ashtu si ty); andaj, pyetni njerëzit e dijshëm, nëse nuk dini ju

Verse 8 — Surah Al-Anbiya 21:8

Dhe Ne, nuk i kemi bërë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë gjellëra, as ata nuk kanë qenë të pavdekshëm

Verse 9 — Surah Al-Anbiya 21:9

Pastaj, ua kemi realizuar atyre premtimin, e i kemi shpëtuar ata (pejgamberët) dhe ata që kemi dashur Ne; ndërsa i kemi shkatërruar ata që kanë bërë kundërvajtje

Verse 10 — Surah Al-Anbiya 21:10

Na, ua kemi shpallur juve Librin, i cili është këshillë e lavdi për ju. Vallë, a nuk po kuptoni ju

Verse 11 — Surah Al-Anbiya 21:11

Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë mohues; e pas tyre kemi krijuar tjetër popull

Verse 12 — Surah Al-Anbiya 21:12

Kur e shijonin fuqinë (dënimin) Tonë, ata iknin nga ato (vendbanimet) me të shpejtë

Verse 13 — Surah Al-Anbiya 21:13

Mos ikni! Kthehuni atje, në lukset tuaja dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni”

Verse 14 — Surah Al-Anbiya 21:14

Ata do të thonë: “Kuku për ne, me të vërtetë, kemi qenë zullumqarë

Verse 15 — Surah Al-Anbiya 21:15

Këto rrënkime të tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i bëmë ata si drith i korrur – i shuar

Verse 16 — Surah Al-Anbiya 21:16

Na nuk kemi krijuar qiellin dhe Tokën, e ç’gjendet në mes tyre, për argëtim (Tonë)

Verse 17 — Surah Al-Anbiya 21:17

Sikur Na, të donim ta merrnim atë për argëtim, Na do ta merrnim atë prej anës Sonë (ashtu si i përket madhërisë Sonë), por, Ne nuk e bëjmë këtë

Verse 18 — Surah Al-Anbiya 21:18

por Ne, me të vërtetë gjuajmë të keqen, e ajo (e vërteta) e shkatërron atë (gënjeshtrën) dhe kështu ajo zhduket. Dhe, kuku për ju, për atë që i mvishni (Perëndisë)

Verse 19 — Surah Al-Anbiya 21:19

Dhe Atij i përket gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë, e ata që janë tek ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë, duke mos ndier lodhje

Verse 20 — Surah Al-Anbiya 21:20

e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, palodhmërisht

Verse 21 — Surah Al-Anbiya 21:21

Vallë, a mos idhutj (zotërat) që i bëjnë ata prej dheut, do të jenë në gjendje t’i ngjallin të vdekurit

Verse 22 — Surah Al-Anbiya 21:22

Sikur të kishte në to (qiej dhe Tokë) zotëra, përveç Perëndisë, do të shkatërroheshin të dyja. Qoftë i pastër Perëndia – Zot’i Arshit, nga ato që ia përshkruajnë Atij

Verse 23 — Surah Al-Anbiya 21:23

Nuk do të pyetet (Ai) për atë që punon, e ata do të jenë të pyetur

Verse 24 — Surah Al-Anbiya 21:24

Vallë, a marrin ata tjerë zotëra, përpos Tij? Thuaj: “Sillni argumentin tuaj!” Ky (Kur’ani) është një këshillë për ata që janë me mua dhe këshillë për ata që kanë para meje, por, shumica e tyre nuk di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo

Verse 25 — Surah Al-Anbiya 21:25

Na, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur atij: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!”

Verse 26 — Surah Al-Anbiya 21:26

Dhe ata thonë: “Mëshiruesi ka marrë për Vete fëmijë”. – I pastër është Ai – Jo, ata (engjëjt) janë robër të ndershëm

Verse 27 — Surah Al-Anbiya 21:27

Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojnë me urdhërin e Tij

Verse 28 — Surah Al-Anbiya 21:28

Ai di se ç’kishte para tyre dhe çka do të ketë pas tyre, dhe (ata) ndërmjetësojnë vetëm për ata që është i kënaqur (Perëndia), e ata janë të brengosur nga frika prej Tij

Verse 29 — Surah Al-Anbiya 21:29

E kush prej tyre thotë: “Unë jam zot, përpos Atij”, atë, Na e dënojmë me xhehennem. Kështu Na i ndëshkojmë zullumqarët

Verse 30 — Surah Al-Anbiya 21:30

A nuk e dinë mohuesit, se qiejt dhe Toka kanë qenë një tërësi, e Ne i kemi ndarë ato; e nga uji Ne kemi krijuar çdo gjë (të gjitha gjallesat)? Dhe vallë, nuk po besojnë ata

Verse 31 — Surah Al-Anbiya 21:31

Dhe, Ne, kemi vendosur nëpër Tokë male stabile, për të mos u lëkundur ajo bshkë me ta (njerëz), dhe kemi bërë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to

Verse 32 — Surah Al-Anbiya 21:32

Dhe, Ne, e kemi bërë qiellin plafon të mbrojtur, e ata megjithatë, shmangen nga mrekullitë që gjenden në të

Verse 33 — Surah Al-Anbiya 21:33

Dhe, Ai është i cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi

Verse 34 — Surah Al-Anbiya 21:34

Dhe, Na, para teje, askë nuk e kemi bërë të pavdekshëm, e nëse ti vdes; a do të mbesin ata gjallë

Verse 35 — Surah Al-Anbiya 21:35

Çdo person do ta shijojë vdekjen! Na ju vëmë në sprovë juve – me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni

Verse 36 — Surah Al-Anbiya 21:36

E, kur mohuesit të marrin ty vetëm si objekt talljeve (dhe thonë): “A ky është ai që po i përmend zotrat tuaj?” E, ata janë mohues në të përmendurit e Mëshiruesit të Gjithmbarshëm

Verse 37 — Surah Al-Anbiya 21:37

Njeriu është krijuar me cilësi nxituese (është i ngutshëm). Unë do t’jua tregoj argumentet e Mia, prandaj, mos më nxitoni Mua (në dënime)

Verse 38 — Surah Al-Anbiya 21:38

Dhe ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse flitni të vërtetën?”

Verse 39 — Surah Al-Anbiya 21:39

Sikur të dinin mohuesit kohën se kur nuk do të mund ta evitojnë zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinët e tyre, e as nuk do të ndihmohen prej askujt (nuk do të kishin kërkuar nxitimin e dënimit)

Verse 40 — Surah Al-Anbiya 21:40

por, atyre do t’u arrijë Kijameti papritmas, e do t’i trullosë ata dhe nuk do të mund ta kthejnë atë, as nuk do t’u jepet afat atyre

Verse 41 — Surah Al-Anbiya 21:41

Në të vërtetë, ata i kanë përqeshur pejgamberët edhe para teje, e që (dënimi) u ka arritur shpotitësve për shkak se ata talleshin

Verse 42 — Surah Al-Anbiya 21:42

Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i Perëndisë, Mëshirues. Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangën nga të përmendurit Zotin e tyre (Kur’anin)

Verse 43 — Surah Al-Anbiya 21:43

Apo ata kanë zotëra të tjerë, të cilët i mbrojnë prej Nesh. Ata (zotërat e tyre) nuk mund t’i ndihmojnë as vetes, dhe askush nuk mund t’i marrë mohuesit në mbrojtje nga dënimi Ynë

Verse 44 — Surah Al-Anbiya 21:44

Jo, (ata nuk kanë mbrojtës), por Ne, u kemi dhënë atyre (mohuesve) dhe baballarëve të tyre komoditet, e jeta e tyre u zgjat. A nuk shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së mohuesve dhe ia cungojmë skajet e saj? E, si mund të jenë ata fitues

Verse 45 — Surah Al-Anbiya 21:45

Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj juve me shpallje”. Por, të shurdhërit nuk dëgjojnë thirrjen kurparalajmërohen

Verse 46 — Surah Al-Anbiya 21:46

E, sikur t’i prekë një puhi prej dënimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thonin: “Kuku për ne, na kemi qenë zullumqarë”

Verse 47 — Surah Al-Anbiya 21:47

Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokërre hara dalli (lloj mëlmese), Na do ta sjellim atë (për llogari), e Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje

Verse 48 — Surah Al-Anbiya 21:48

Na, me të vërtetë, ia kei dërguar Musait dhe Harunit – Librin, (i cili ndanë të Vërtetën prej të pavërtetës) edhe dritë edhe këshillë për ata që besojnë

Verse 49 — Surah Al-Anbiya 21:49

të cilët i druajnë Zotit të tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen për çastin e Ditës së Kijametit

Verse 50 — Surah Al-Anbiya 21:50

Dhe ky (Kur’ani) është këshillë e uratë, të cilën Ne (Perëndia) e kemi shpallur, e vallë, si ta mohoni ju atë

Verse 51 — Surah Al-Anbiya 21:51

Na ia kemi dhënë Ibrahimit qysh më parë pjekurinë (e profetnisë) dhe Ne e kemi ditur (se ai është i denjë për te)

Verse 52 — Surah Al-Anbiya 21:52

kur ai i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”

Verse 53 — Surah Al-Anbiya 21:53

Ata thanë: “Kemi gjetur se baballarët (të parët) tanë i adhuronin këta”

Verse 54 — Surah Al-Anbiya 21:54

(Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë”

Verse 55 — Surah Al-Anbiya 21:55

Ata thanë: “A na ke sjellë ti të Vërtetën, apo ti je nga ata që tallen?”

Verse 56 — Surah Al-Anbiya 21:56

(Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë

Verse 57 — Surah Al-Anbiya 21:57

Dhe, për Zotin, do t’ju bëjë një dredhi idhujve tuaj, posa të largoheni ju!” –

Verse 58 — Surah Al-Anbiya 21:58

Dhe, i bëri ata copacopa, përpos idhullit të tyre më të madh. Ndoshta ata do t’i drejtohen atij

Verse 59 — Surah Al-Anbiya 21:59

Ata thanë: “Kush veproi kështu me zotërat tanë? Me të vërtetë, ai është zullumqarë!”

Verse 60 — Surah Al-Anbiya 21:60

Ata thanë: “E dëgjuam një djalosh se si i nxiste ata (me fyerje), e ai quhej Ibrahim”

Verse 61 — Surah Al-Anbiya 21:61

Thanë ata: “Silleni atë para botës (njerëzve), që ata të dëshmojnë (kundër tij)

Verse 62 — Surah Al-Anbiya 21:62

E pyetën ata: “A ti veprove kështu me zotërat tanë, o Ibrahim?”

Verse 63 — Surah Al-Anbiya 21:63

(Ibrahimi) tha: “Jo, por këtë e ka bërë ky i madhi (idhulli) i tyre, e pyetni ata, nëse (mund të) flasin”

Verse 64 — Surah Al-Anbiya 21:64

E, u kthyen ata dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Me të vërtetë, ju jeni zullumqarë”

Verse 65 — Surah Al-Anbiya 21:65

Pastaj, u rrotulluan në kokat e tyre (e ndrruan mendimin dhe i thanë Ibrahimit): “Po ti, me të vërtetë, e di që këta nuk flasin”

Verse 66 — Surah Al-Anbiya 21:66

(Ibrahimi) tha: “Mos vallë, ju adhuroni, përpos Perëndisë atë që nuk mund t’ju sjellë kurrfarë dobie as dëmi?”

Verse 67 — Surah Al-Anbiya 21:67

Mjerë ju dhe mjerë ata që i adhuroni ju, përveç Perëndisë! A nuk po mendoni ju

Verse 68 — Surah Al-Anbiya 21:68

(Mohuesit) thanë: “Dijeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotrat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!”

Verse 69 — Surah Al-Anbiya 21:69

Ne, thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe bëhu shpëtim për Ibrahimin

Verse 70 — Surah Al-Anbiya 21:70

Dhe, ata dashtën t’i bëjnë një dredhi atij, por Ne, përpjekjen e tyre, e bëmë krejtësisht të kotë

Verse 71 — Surah Al-Anbiya 21:71

Dhe, e shpëtuam atë dhe Lutin në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit

Verse 72 — Surah Al-Anbiya 21:72

Na, ia kemi dhuruar atij Is’hakun, dhe Jakubin si dhunti, dhe, të gjithë i kemi bërë të mirë

Verse 73 — Surah Al-Anbiya 21:73

Dhe Na, i kemi bërë ata udhëheqës, të cilët udhëzonin sipas urdhërit Tonë dhe u kemi shpallur atyre që të punojnë vepra të mira, të bëjnë namazin dhe të japin zeqatin, e vetëm neve na kanë adhuruar

Verse 74 — Surah Al-Anbiya 21:74

Dhe Lutit ia kemi dhënë profetninë dhe dijeninë, dhe e shpëtuam atë prej banorëve të vendbanimit, të cilët punonin vepra të këqia. Me të vërtetë, ata kanë qenë njerëz të këqinj e të mbrapsht

Verse 75 — Surah Al-Anbiya 21:75

E, atë e kemi shpënë në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve

Verse 76 — Surah Al-Anbiya 21:76

(Kujtoje) Nuhun kur ai thirri – para këtyre (që u përmendën), e iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga pikëllimi i madh

Verse 77 — Surah Al-Anbiya 21:77

Dhe i ndihmuam atij kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata

Verse 78 — Surah Al-Anbiya 21:78

(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre

Verse 79 — Surah Al-Anbiya 21:79

E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë

Verse 80 — Surah Al-Anbiya 21:80

Dhe Na, ia kemi mësuar atij (Dautit) punimin e këmishave të hekurit për ju, për t’ju mbrojtur juve në luftë me armikun, andaj, a jeni ju mirënjohës

Verse 81 — Surah Al-Anbiya 21:81

Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat

Verse 82 — Surah Al-Anbiya 21:82

dhe, (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që u zhytnin në det për të dhe bënin edhe punë të tjera, dhe Na i ruanim ata

Verse 83 — Surah Al-Anbiya 21:83

dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!”

Verse 84 — Surah Al-Anbiya 21:84

E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë

Verse 85 — Surah Al-Anbiya 21:85

Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm

Verse 86 — Surah Al-Anbiya 21:86

Dhe, Na, i kemi kaluar ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata janë njerëz të mirë

Verse 87 — Surah Al-Anbiya 21:87

Dhe, (kujtoje) Dhen-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)

Verse 88 — Surah Al-Anbiya 21:88

Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët

Verse 89 — Surah Al-Anbiya 21:89

Dhe, (kujtoje) Zekerijjan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë”

Verse 90 — Surah Al-Anbiya 21:90

E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh

Verse 91 — Surah Al-Anbiya 21:91

Dhe (kujtoje) atë, e cila ruajti virgjinitetin e saj, e Na, i dhamë asaj frymëzim nga shpirti Ynë, dhe e bëmë atë (Merjemin) dhe djalin e saj – argument për botërat – njerëzit (që Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë)

Verse 92 — Surah Al-Anbiya 21:92

Me të vërtetë, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua

Verse 93 — Surah Al-Anbiya 21:93

E, ata në çështje të besimit u përçanë ndërveti, por të gjithë do të kthehen te Ne (e do t’i gjykojmë)

Verse 94 — Surah Al-Anbiya 21:94

Ai që punon vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe, këtë (përpjekje) Na ia shënojmë atij

Verse 95 — Surah Al-Anbiya 21:95

Dhe e pamundur është, që banorët e një vendi të cilët i kemi zhdukur, Na, të mos kthehen (te Ne, në Ditën e Kijametit)

Verse 96 — Surah Al-Anbiya 21:96

Dhe, kur të hapet ajo (penda), e dalin, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi dhe lëshohen prej çdo lartësie duke shpejtuar

Verse 97 — Surah Al-Anbiya 21:97

dhe të afrohet premtimi i vërtet, në atë çast – shikimet e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Kuku për ne! na kemi qenë të pakujdesshëm ndaj kësaj. Jo, por ne – vetes i kemi bërë zullum”

Verse 98 — Surah Al-Anbiya 21:98

Me të vërtetë, ju dhe ata që i adhuroni, - përpos Perëndisë, jeni lëndë djegëse të xhehennemit. Ju, do të vini në të

Verse 99 — Surah Al-Anbiya 21:99

Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të

Verse 100 — Surah Al-Anbiya 21:100

Ata do të kenë në të (zjarr) gërhamë (frymënxjerrje me zë) dhe ata në të (zjarr) nuk do të dëgjojnë (asgjë)

Verse 101 — Surah Al-Anbiya 21:101

E, ata, të cilëve u kemi premtuar shpërblimin e bukur qysh më parë, ata do të jenë larg nga ajo (skëterra)

Verse 102 — Surah Al-Anbiya 21:102

Ata, nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij (zjarrit) dhe ata do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre

Verse 103 — Surah Al-Anbiya 21:103

ata, nuk do t’i brengosë tmerri më i madh, por engjëjt do t’i presin ata (duke u thënë): “Kjo është (ajo) dita juaj e premtuar”

Verse 104 — Surah Al-Anbiya 21:104

(Kjo do të ngjajë) atë Ditë, kur do të palojmë qiellin – ashtu si palohet letra e shkrimit. Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t’i kthejmë ato (krijesat). Ky është premtimi Ynë. Na, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë

Verse 105 — Surah Al-Anbiya 21:105

Na, me të vërtetë, e kemi shënuar në Zebur, pas Tevratit, që Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë

Verse 106 — Surah Al-Anbiya 21:106

Me të vërtetë, në këtë (Kur’an) ka këshilla të mjaftueshme për ata që e adhurojnë Perëndinë

Verse 107 — Surah Al-Anbiya 21:107

Dhe, Na të kemi dërguar ty (o Muhammed!) vetëm si mëshirë për botërat – njerëzit

Verse 108 — Surah Al-Anbiya 21:108

Thuaj: “Mua më është shpallur vetëm (ajo), që Zoti juaj është vetëm një Zot, pra i jeni të përulur ju kësaj (Shpallje)”

Verse 109 — Surah Al-Anbiya 21:109

E, nëse shmangen ata, ti thuaju: “Unë, ju kam lajmëruar juve, të gjithëve – pa dallim dhe unë nuk di a është afër apo larg ajo, që u është premtuar juve”

Verse 110 — Surah Al-Anbiya 21:110

Ai, me të vërtetë, di të folmën (tuaj) me zë dhe di atë që fshihni ju

Verse 111 — Surah Al-Anbiya 21:111

E, unë nuk di: a mos është ajo (shtyerja e dënimit) sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme

Verse 112 — Surah Al-Anbiya 21:112

(Muhammedi) tha: “O Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar! E, Zoti ynë, Bamirës i Gjithmbarshëm, është Ai, nga i cili kërkohet ndihmë kundër atyre që ju ia mvishni Atij”