Back to Languages

Albanian - Chapter 40 - Ghafir

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Ghafir 40:1

Verse 2 — Surah Ghafir 40:2

Shpallja e këtij Libri është prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm

Verse 3 — Surah Ghafir 40:3

I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe tek Ai është kthimi

Verse 4 — Surah Ghafir 40:4

Nuk bëjnë polemikë për ajetet e Perëndisë (meqë janë të qarta), pos tyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty qarkullimi i tyre nëpër botë

Verse 5 — Surah Ghafir 40:5

Në të vërtetë, edhe para tyre (Kurejshëve), ata (pejgamberët) i përgënjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u përpoq ta mundojë pejgamberin e vet dhe të bënin polemikë të kotë për ta zhdukur të vërtetën, andaj Unë i kam zhdukur ata; e çfarë ka qenë dënimi Im

Verse 6 — Surah Ghafir 40:6

Dhe kështu, për ata që mohuan, u realizua fjala e Zotit tënd. – Ata, me të vërtetë, janë banorë të zjarrit

Verse 7 — Surah Ghafir 40:7

Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit

Verse 8 — Surah Ghafir 40:8

O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtijet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotëfuqishëm dhe Gjithëdijshëm

Verse 9 — Surah Ghafir 40:9

Dhe, ruaj ata nga veprat e këqia, e kë e ruan Ti nga veprat e këqia atë ditë, Ti e ke mëshiruar atë; e ky, me të vërtetë, është shpëtim i madh!”

Verse 10 — Surah Ghafir 40:10

Me të vërtetë, ata që kanë mohuar do të thirrën: “Urrejtja e Perëndisë ndaj jush, është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrë në besim, por keni mohuar”

Verse 11 — Surah Ghafir 40:11

Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?”

Verse 12 — Surah Ghafir 40:12

Kjo është për atë, që kur thirrej Perëndia i Vetëm, mohojshi, e nëse i përshkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i përket vetëm Perëndisë, të lartësuar e të madh

Verse 13 — Surah Ghafir 40:13

Ai është që ju tregon dokumentet e Tij, dhe ju zbret furnizim prej qiellit, e këshillën e pranon vetëm ai që kthehet (te Perëndia)

Verse 14 — Surah Ghafir 40:14

Andaj, lutjuni Perëndisë duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! –

Verse 15 — Surah Ghafir 40:15

(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit)

Verse 16 — Surah Ghafir 40:16

në Ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur për Perëndinë asgjë e tyre nuk është e fshehtë. (Atyre u thuhet): “Kujt i përket pushteti sot? (Jipet përgjigja): “Për Perëndinë e Vetëm dhe Ngadhnjimtar!”

Verse 17 — Surah Ghafir 40:17

Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë

Verse 18 — Surah Ghafir 40:18

Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm

Verse 19 — Surah Ghafir 40:19

(Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra

Verse 20 — Surah Ghafir 40:20

Perëndia gjykon drejt, e ata që u luten atyre përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh (çdo gjë)

Verse 21 — Surah Ghafir 40:21

A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë

Verse 22 — Surah Ghafir 40:22

Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër

Verse 23 — Surah Ghafir 40:23

Me të vërtetë, Ne e kemi dërguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli të qartë –

Verse 24 — Surah Ghafir 40:24

te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”

Verse 25 — Surah Ghafir 40:25

E, kur atyre u erdhi (Musai) me të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!” Por dinakëritë e mohuesve gjithmonë janë në humbje

Verse 26 — Surah Ghafir 40:26

Faraoni tha: “Më lëni ta mbys Musain, e ai le ta thërret në ndihmë Zotin e vet. Unë, me të vërtetë, frikohem se ai do t’ju prishë fenë tuaj, ose do të shkaktojë trazira në Tokë”

Verse 27 — Surah Ghafir 40:27

Musai tha: “Unë i lutem Zotit tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi që nuk beson në Ditën e llogarisë!”

Verse 28 — Surah Ghafir 40:28

Kurse, një njeri besimtar nga paria e popullit të Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, ta mbys njeriun për shkak se thotë: “Perëndia është Zoti im, e ai, me të vërtetë, ju ka ardhur me dokumente të qarta prej Zotit tuaj. Nëse është gënjyes, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së tij, e nëse është i drejtë, juve ka me ju goditë diçka, me të cilën ju kërcënohet ai juve. Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqia dhe është gënjeshtar

Verse 29 — Surah Ghafir 40:29

O populli im, sot juve u përket pushteti në lartësitë e Tokës, por kush do të na mbrojë nga goditja e Perëndisë, nëse na arrinë neve?” E, Faraoni tha: “Unë ju rekomandoj vetëm atë që e konsideroj të drejtë dhe vetëm unë ju udhëzoj në rrugën e drejtë”

Verse 30 — Surah Ghafir 40:30

E, atëherë, ai besimtari tha: “O populli im, unë druaj që do t’ju arrijë dënimi – si popujve të mëparshëm

Verse 31 — Surah Ghafir 40:31

ashtu siç ka qenë (shkatërrimi) i popullit të Nuhut, Adit dhe Themudit dhe breznive pas tyre. E, Perëndia nuk don padrejtësi për robërit e Vet

Verse 32 — Surah Ghafir 40:32

O populli im, unë, me të vërtetë, i druaj dënimit taj në Ditën e ringjalljes

Verse 33 — Surah Ghafir 40:33

në Ditën kur, nga frika – do të ikni prapa, e s’ka për ju mbrojtës nga dënimi i Perëndisë. E, atë që Perëndia e lë në humbje, për të s’ka udhërrëfyes

Verse 34 — Surah Ghafir 40:34

Me të vërtetë, juve më parë u pat ardhur Jusufi, me argumente të qarta, por ju vazhdimisht dushonit në atë ë u kishte sjellë ai. E, kur vdiq ai, ju thatë: “Perëndia, kurrsesi nuk do të dërgojë pejgambe pas tij! Ja, kështu Perëndia e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqia dh dyshon

Verse 35 — Surah Ghafir 40:35

ata që polemizojnë për argumentet e Perëndisë, pa pasur kurrfarë baze për atë, këtë e urren Perëndia dhe ata që besojnë. Kështu, Perëndia, ia vulosë zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”

Verse 36 — Surah Ghafir 40:36

Dhe, Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një rrokaqiell (të lartë) që t’i arrij rrugët

Verse 37 — Surah Ghafir 40:37

rrugët e qiellit – e ta shoh Zotin e Musait. Por, unë, me të vërtetë, e konsideroj atë (Musain) rrenacak”. Kështu, Faraonit i është zbukuruar vepra e tij e shëmtuar, dhe është shmangur nga rruga e drejtë, e dredhia e Faraonit, me siguri, është falimentuar

Verse 38 — Surah Ghafir 40:38

Dhe, ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni (ejani pas meje), unë ju udhëzoj në rrugë të drejtë

Verse 39 — Surah Ghafir 40:39

O populli im, me të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme

Verse 40 — Surah Ghafir 40:40

Kush bën vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas veprës së bërë, e kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër – duke qenë besimtar, - at do të hyjnë në xhennet, në te do të furnizohen, pa hesap (fatyrë)

Verse 41 — Surah Ghafir 40:41

O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni në zjarr

Verse 42 — Surah Ghafir 40:42

Më thërritni që ta mohojë Perëndinë dhe t’i bëj shok Atij – atë, për të cilin unë nuk di, e unë ju thërras te i Plotëfuqishmi, Mëshiruesi i Madh

Verse 43 — Surah Ghafir 40:43

Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit

Verse 44 — Surah Ghafir 40:44

Ju, së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! E, unë – rastin tim ia lë Perëndisë, me të vërtetë, Perëndia i sheh robërit e Vet

Verse 45 — Surah Ghafir 40:45

Dhe, Perëndia e ruajti atë prej të këqiave dhe trillimeve të tyre, e ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë

Verse 46 — Surah Ghafir 40:46

zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë

Verse 47 — Surah Ghafir 40:47

Dhe, kur ata të grinden në zjarr dhe t’u thonë ithtarët e shtypur – eprorëve që madhështoheshin: “Na, me të vërtetë, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund të shmangëni prej nesh një pjesë të zjarrit?”

Verse 48 — Surah Ghafir 40:48

Ata që madhështoheshin, do të thonë (që ishin eprorë): “Të gjithë ne jemi në të (zjarr). Perëndia, me të vërtetë, ka gjykuar mes robërve”

Verse 49 — Surah Ghafir 40:49

Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!”

Verse 50 — Surah Ghafir 40:50

(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”

Verse 51 — Surah Ghafir 40:51

Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit)

Verse 52 — Surah Ghafir 40:52

(atë) Ditë kur zullumqarëve (mohuesve) nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi i tyre dhe ata i pret mallkimi dhe vendbanimi i shëmtuar

Verse 53 — Surah Ghafir 40:53

Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait udhëzimin dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Israelit Librin

Verse 54 — Surah Ghafir 40:54

si udhërrëfyes dhe këshillë për mentarët

Verse 55 — Surah Ghafir 40:55

Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes

Verse 56 — Surah Ghafir 40:56

Ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, pa u ardhur kurrfarë dokumenti (tjetër), në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do ti shpie në qëllimin e tyre, andaj kërko mbrojtje prej Perëndisë! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha

Verse 57 — Surah Ghafir 40:57

Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di

Verse 58 — Surah Ghafir 40:58

Nuk barazohet i verbëti dhe ai që sheh, dhe ai që beson e bën vepra të mira me atë që bën keq. E, pak po këshilloheni

Verse 59 — Surah Ghafir 40:59

Me të vërtetë, do të vije Çasti i ringjalljes, për këtë s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë

Verse 60 — Surah Ghafir 40:60

Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë

Verse 61 — Surah Ghafir 40:61

Perëndia, për ju ka bërë natën për të pushuar, e ditën të ndritshme për të parë (dhe punuar). Me të vërtetë, Perëndia është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falenderohen

Verse 62 — Surah Ghafir 40:62

Ja, ky është Zoti juaj, krijues i çdo gjëje. S’ka zot tjetër përveç Tij. E, kah po shmangeni ju

Verse 63 — Surah Ghafir 40:63

Verse 64 — Surah Ghafir 40:64

Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, ai që ua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën dhe u ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, Zoti i gjithësisë

Verse 65 — Surah Ghafir 40:65

Ai është i Gjallë, s’ka zot tjetër përveç tij, anaj lutjuni vetëm Atij, duke qenë ajo lutje vetëm për Te: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Zotin e Gjithësisë!”

Verse 66 — Surah Ghafir 40:66

Thuaj (o Muhammed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që ju e adhuroni, përpos Perëndisë, pasi që më kanë ardhur argumentet e qarta prej Zotit tim, e më është urdhëruar që t’i përulem Zotit të Gjithësisë”

Verse 67 — Surah Ghafir 40:67

Ai (Perëndia), është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës (spermës), pastaj prej gjakut të droçkuar, pastaj ju bënë që të lindeni si foshnje, pastaj të arrini etapën e pjekurisë, e pastaj të bëheni pleq, - e disa prej jush vdesin më herët, - e që ta arrini çastin e caktuar të jetës, për të kuptuar (menduar)

Verse 68 — Surah Ghafir 40:68

Ai (Perëndia), është Ai që i ngjallë (të vdekurit) dhe i vdes (të gjallët) dhe kur Ai vendos diçka, vetëm thotë pë të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet

Verse 69 — Surah Ghafir 40:69

A i ke parë ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, e vallë kah po ia mbajnë

Verse 70 — Surah Ghafir 40:70

Ata që e kanë përgënjeshtruar Librin (Kur’anin) dhe ato që i kemi dërguar me Pejgamberët Tonë, së shpejti do ta dinë ata

Verse 71 — Surah Ghafir 40:71

kur t’u vihen prangat në qafë dhe të sillen me zinxhirë

Verse 72 — Surah Ghafir 40:72

në ujë të valë, e pastaj të hudhen (digjen) në zjarr

Verse 73 — Surah Ghafir 40:73

e pastaj atyre ju thuhet: “Ku janë ata ë i adhuronit

Verse 74 — Surah Ghafir 40:74

përveç Perëndisë?” Ata përgjigjen: “Na kanë humbur (nuk po i shohim). Jo, por ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë”. Ja kështu, Perëndia i shpie mohuesit në humbje

Verse 75 — Surah Ghafir 40:75

Ky dënim është për shkak të gëzimit tuaj në tokë, pa kurrfarë baze, dhe ngase keni qenë arogantë (fodull) në gëzim

Verse 76 — Surah Ghafir 40:76

Hyni në dyert e skëterrës, duke qëndruar përherë në te! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve

Verse 77 — Surah Ghafir 40:77

Andaj, bëhu i durueshëm, premtimi i Perëndisë, me siguri, do të realizohet, e nëse të tregojmë ty diçka, nga ajo që u kemi premtuar atyre, apo nëse të vdesim ty (para dënimit të tyre), e ata te Ne do të kthehen (për llogari)

Verse 78 — Surah Ghafir 40:78

Na, me të vërtetë, para teje kemi dërguar pejgamberë dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnjë pejgamber nuk mund të tregojë ndonjë argument, pos me lejen e Perëndisë. E, kur të vie urdhëri i Perëndisë, do të gjykohet me saktësi, e atëhrë, të këqinjtë do të shkatërrohen

Verse 79 — Surah Ghafir 40:79

Perëndia është Ai që për ju i ka krijuar shtazët, disa për t’i shalur, e disa për t’i ngrënë

Verse 80 — Surah Ghafir 40:80

Dhe, për ju ka në to dobi, që të arrini realizimin e nevojave të rëndësishme që i keni – dhe me to e me barka transportoheni

Verse 81 — Surah Ghafir 40:81

Dhe Ai ju tregon argumentet e Tij, e cilat argumente të Perëndisë i mohoni ju

Verse 82 — Surah Ghafir 40:82

Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, e të shohin si ka qenë fundi i atyre të mëparshmëve? Ata kanë qenë më të shumtë (numerikisht), më të fortë, e kanë lënë më shumë përmendore në Tokë, e nuk u ka bërë dobi asgjë ajo që kanë fituar

Verse 83 — Surah Ghafir 40:83

E kur ju erdhën pejgamberët e tyre me argumente të qarta, ata u gëzuan me dijeninë që kishin (dijeninë iluzore), e i kaploi ajo (dënimi) për atë që e përqeshnin

Verse 84 — Surah Ghafir 40:84

E, kur ta shohin dënimin Tonë, atëherë thohë: “Ne besojmë në Perëndinë – të vetmin Zot, e i mohojmë ato që ia përshkruanim për shok Atij”

Verse 85 — Surah Ghafir 40:85

Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfarë dobie, pasi e panë dënimin Tonë. Kjo është dispozita e Perëndisë, e cila është zbatuar te robërit e Tij – dhe mohuesit (atëherë) do të humbin