Back to Languages

Albanian - Chapter 56 - Al-Waqiah

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Waqiah 56:1

Kur të ndodhë Ngjarja (Dita e Kijametit)

Verse 2 — Surah Al-Waqiah 56:2

të ndodhurit e saj askush nuk do ta mohojë

Verse 3 — Surah Al-Waqiah 56:3

e cila i ulë (të këqinjtë), i lartëson (të mirët)

Verse 4 — Surah Al-Waqiah 56:4

kur Toka të dridhet fuqishëm

Verse 5 — Surah Al-Waqiah 56:5

dhe malet të derdhën copë-copë

Verse 6 — Surah Al-Waqiah 56:6

dhe shndërrohen në pluhur të shpërndarë

Verse 7 — Surah Al-Waqiah 56:7

kur ju njerëzit, do të ndaheni në tri grupe

Verse 8 — Surah Al-Waqiah 56:8

ata të lumturit – kush janë të lumturit

Verse 9 — Surah Al-Waqiah 56:9

dhe ata fatkëqinjtë – kush janë fatkëqinjtë

Verse 10 — Surah Al-Waqiah 56:10

Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë (edhe në xhennet)

Verse 11 — Surah Al-Waqiah 56:11

ata janë të afërt

Verse 12 — Surah Al-Waqiah 56:12

në kopshtet e xhennetit e të kënaqësisë

Verse 13 — Surah Al-Waqiah 56:13

(e këta janë) shumë prej të parëve

Verse 14 — Surah Al-Waqiah 56:14

e pak prej të mëvondshmëve

Verse 15 — Surah Al-Waqiah 56:15

në divanet e stolisura (me gurë të çmueshëm)

Verse 16 — Surah Al-Waqiah 56:16

të mbështetur në to dhe të kthyer njëri karshi tjetrit

Verse 17 — Surah Al-Waqiah 56:17

do t’u sillen rreth tyre (për t’ju shërbyer) djelmoshat përherë të rinj

Verse 18 — Surah Al-Waqiah 56:18

me kupa, ibrikë dhe shishe (pijesh) prej burimit rrjedhës

Verse 19 — Surah Al-Waqiah 56:19

prej të cilit nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja

Verse 20 — Surah Al-Waqiah 56:20

dhe pemë të cilat do t’i zgjedhin vetë

Verse 21 — Surah Al-Waqiah 56:21

dhe mish të shpendëve çfarë ju ka ënda

Verse 22 — Surah Al-Waqiah 56:22

Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha

Verse 23 — Surah Al-Waqiah 56:23

të ngjashme margaritarit të ruajtur

Verse 24 — Surah Al-Waqiah 56:24

shpërblim për atë që kanë punuar

Verse 25 — Surah Al-Waqiah 56:25

Në ta nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatësh

Verse 26 — Surah Al-Waqiah 56:26

por vetëm fjalët (përshëndetjet): “Selam, selam!” (Paqë, paqë)

Verse 27 — Surah Al-Waqiah 56:27

E, ata të lumturit – kush janë të lumturit

Verse 28 — Surah Al-Waqiah 56:28

Do të gjenden në mes lotusve (lloj druri) pa gjemba

Verse 29 — Surah Al-Waqiah 56:29

dhe babanave të mbushura me frute

Verse 30 — Surah Al-Waqiah 56:30

dhe në freskinë e gjerë

Verse 31 — Surah Al-Waqiah 56:31

pranë ujit rrjedhës

Verse 32 — Surah Al-Waqiah 56:32

dhe mes pemëve të llojllojshme

Verse 33 — Surah Al-Waqiah 56:33

të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara (për t’i marrë)

Verse 34 — Surah Al-Waqiah 56:34

dhe në shtrojet e ngritura (bashkëshorte virtytesh të larta)

Verse 35 — Surah Al-Waqiah 56:35

Ne i kemi krijuar ato në formë të re

Verse 36 — Surah Al-Waqiah 56:36

dhe i kemi bërë ato virxhëresha

Verse 37 — Surah Al-Waqiah 56:37

të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta –

Verse 38 — Surah Al-Waqiah 56:38

(këto janë) për ata të lumturit

Verse 39 — Surah Al-Waqiah 56:39

(këta – të mirët) janë shumë prej (popujve) të lashtëve

Verse 40 — Surah Al-Waqiah 56:40

e shumë edhe prej të mëvonshmëve

Verse 41 — Surah Al-Waqiah 56:41

E, ata fatkëqinjtë – cilët janë fatkëqinjtë

Verse 42 — Surah Al-Waqiah 56:42

Ata (që) do të jenë në frymën e zjarrit dhe të ujit të vëluar

Verse 43 — Surah Al-Waqiah 56:43

dhe në hijen e tymit të zi

Verse 44 — Surah Al-Waqiah 56:44

në të cilën nuk do të ketë freski as kurrfarë të mire

Verse 45 — Surah Al-Waqiah 56:45

Ata, para kësaj (në këtë botë), kanë jetuar në luks

Verse 46 — Surah Al-Waqiah 56:46

dhe me këmbëngulje bënin mëkate të rënda

Verse 47 — Surah Al-Waqiah 56:47

dhe thonin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi tokë e eshtra, a, me të vërtetë, do të ringjallemi

Verse 48 — Surah Al-Waqiah 56:48

vallë, edhe të parët tonë të lashtë

Verse 49 — Surah Al-Waqiah 56:49

Thuaju (o Muhammed!): “Me të vërtetë, edhe të parët edhe të mbramët

Verse 50 — Surah Al-Waqiah 56:50

do të tubohen në një kohë (të caktuar), të ditës së njohur

Verse 51 — Surah Al-Waqiah 56:51

dhe, atëherë ju, o të humbur, që përgënjeshtroni ringjalljen

Verse 52 — Surah Al-Waqiah 56:52

me siguri do të hani nga druri i zekkumit

Verse 53 — Surah Al-Waqiah 56:53

dhe me te do të mbushni stomakun

Verse 54 — Surah Al-Waqiah 56:54

e pastaj në të, do të pini ujë të vëluar

Verse 55 — Surah Al-Waqiah 56:55

dhe do të pini ashtu siç pin devja e etshme

Verse 56 — Surah Al-Waqiah 56:56

kjo (që u përmend) do të jetë pozita e tyre në Ditën e Kijametit

Verse 57 — Surah Al-Waqiah 56:57

Ne, u krijuam juve – e, sikur të kishit besuar

Verse 58 — Surah Al-Waqiah 56:58

A po shihni ju farën (spermën) që e hedhni (injektoni)

Verse 59 — Surah Al-Waqiah 56:59

a po e krijoni (dhe zhvilloni njeriun ju), apo Ne jemi krijues

Verse 60 — Surah Al-Waqiah 56:60

Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë

Verse 61 — Surah Al-Waqiah 56:61

që t’ju ndryshojmë figurën tuaj dhe t’ju krijojmë në figurën çfarë ju nuk e dini

Verse 62 — Surah Al-Waqiah 56:62

Ju, madje, e dini krijimin e parë, e pse nuk po këshilloheni

Verse 63 — Surah Al-Waqiah 56:63

A shihni atë që po e mbillni

Verse 64 — Surah Al-Waqiah 56:64

A mos ju jepni, që prej saj të mbijë (bima), apo Ne japim që të mbijë ajo

Verse 65 — Surah Al-Waqiah 56:65

Nëse duam Ne, Ne do ta thërrmojmë atë (bimën) dhe ju do të çuditeni

Verse 66 — Surah Al-Waqiah 56:66

(dhe, do të thoni): “Ne, me të vërtetë, jemi të dëmtuar

Verse 67 — Surah Al-Waqiah 56:67

madje – na është penguar (furnizimi)!”

Verse 68 — Surah Al-Waqiah 56:68

A po e shihni (atë) ujë që e pini –

Verse 69 — Surah Al-Waqiah 56:69

a mos e lëshoni ju prej réve apo Ne e lëshojmë

Verse 70 — Surah Al-Waqiah 56:70

Nëse duam Ne, Ne do ta bëjmë atë të njelmët – e përse nuk falenderoheni

Verse 71 — Surah Al-Waqiah 56:71

A po e shihni atë zjarr, që e ndezni –

Verse 72 — Surah Al-Waqiah 56:72

a mos e keni bërë ju drurin e saj, apo Ne e kemi bërë

Verse 73 — Surah Al-Waqiah 56:73

Ne, e kemi bërë zjarrin përkujtues (të zjarrit të skëterrës) dhe që t’u sjellë dobi nevojtarëve

Verse 74 — Surah Al-Waqiah 56:74

andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm

Verse 75 — Surah Al-Waqiah 56:75

Dhe, betohu në çastin e perëndimit të yjeve

Verse 76 — Surah Al-Waqiah 56:76

e ky është, betim i madh, nëse e dini

Verse 77 — Surah Al-Waqiah 56:77

ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kur’ani i nderuar

Verse 78 — Surah Al-Waqiah 56:78

në Librin e ruajtur –

Verse 79 — Surah Al-Waqiah 56:79

le ta prekin atë vetëm të pastërtit –

Verse 80 — Surah Al-Waqiah 56:80

(ai është) Shpallje prej Zotit të Gjithësisë

Verse 81 — Surah Al-Waqiah 56:81

E, vallë, ju këtë fjalë (Kur’anin) nuk e përfillni

Verse 82 — Surah Al-Waqiah 56:82

dhe, në vend të mirënjohjes për furnizimin e dhuruar, që u është dhënë – ju, në të vërtetë, po e përgënjeshtroni atë

Verse 83 — Surah Al-Waqiah 56:83

E, përse kur t’ju vie shpirti në fyt

Verse 84 — Surah Al-Waqiah 56:84

dhe kur ju atëherë e shikoni atë

Verse 85 — Surah Al-Waqiah 56:85

e ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk shihni

Verse 86 — Surah Al-Waqiah 56:86

e sikur të ishit ju të fuqishëm (e nuk sundon tjetërkush)

Verse 87 — Surah Al-Waqiah 56:87

atëherë do t’ia kthenit (shpirtin atij), nëse thoni të vërtetën

Verse 88 — Surah Al-Waqiah 56:88

Dhe, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që janë afër te Perëndia –

Verse 89 — Surah Al-Waqiah 56:89

(për te ka) komoditet, mëshirë dhe furnizim të madh dhe kopshtet e dhuntive

Verse 90 — Surah Al-Waqiah 56:90

E, nëse është (ai që është në agoni) nga të lumturit –

Verse 91 — Surah Al-Waqiah 56:91

e, përshëndetje për ty nga ata që janë të lumtur

Verse 92 — Surah Al-Waqiah 56:92

E, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që kanë përgënjeshtruar – të humburve –

Verse 93 — Surah Al-Waqiah 56:93

ata do të gostiten me ujë të vëluar –

Verse 94 — Surah Al-Waqiah 56:94

dhe përcëllim në zjarr të xhehennemit

Verse 95 — Surah Al-Waqiah 56:95

Në të vërtetë, e gjithë kjo, është e vërtetë e saktë

Verse 96 — Surah Al-Waqiah 56:96

Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm