Back to Languages

Albanian - Chapter 57 - Al-Hadid

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hadid 57:1

Perëndinë e falenderon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 2 — Surah Al-Hadid 57:2

Pushteti i Tij është në qiej dhe në Tokë; jeta dhe vdekja janë vepër e Tij, dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë

Verse 3 — Surah Al-Hadid 57:3

Ai është i Pari dhe i Mbrami, edhe i Dukshmi edhe i Padukshmi, dhe Ai është i dijshëm për çdo gjë

Verse 4 — Surah Al-Hadid 57:4

Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe pastaj mbisundoi Arshin (Gjithësinë); Ai di se çka hyn në Tokë dhe çka del prej saj, çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet kah ai. Ai është me ju (u sheh) kudo që gjendeni, dhe çkado që punoni, Perëndia i sheh (të gjitha) çka punoni

Verse 5 — Surah Al-Hadid 57:5

Pushteti i Tij ësht ënë qiej dhe në Tokë, dhe te Perndia do të kthehen të gjitha

Verse 6 — Surah Al-Hadid 57:6

Ai e shtie natën në ditë dhe ditën në natë, dhe ai e di mendimin e çdokujt

Verse 7 — Surah Al-Hadid 57:7

Besoni Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato çka Ai ju ka lënë në dispozicion juve, se ata që kanë besuar nga ju dhe kanë shpenzuar (për të mirë), për ta ka shpërblim të madh

Verse 8 — Surah Al-Hadid 57:8

Çka keni që nuk besoni në Perëndinë? E i Dërguari i Tij ju fton që ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marrë obligimin – nëse dëshroni të jeni besimtarë

Verse 9 — Surah Al-Hadid 57:9

Ai, robit të Vet i ka zbritur fakte të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë – e Perëndia ndaj jush, me të vërtetë, është i mirë dhe i mëshirshëm

Verse 10 — Surah Al-Hadid 57:10

Dhe, ç’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Perëndisë, pasi që qiejt dhe Toka i mbetën trashëgim Perëndisë? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Perëndia të gjithëve u premton dhuntinë. – Perëndia di mirë atë që punoni ju

Verse 11 — Surah Al-Hadid 57:11

Kush do t’i jap vullnetarisht Perëndisë hua – të mirë – që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish, e madje, për të ka shpërblim fisnik

Verse 12 — Surah Al-Hadid 57:12

në Ditën që do të shohish besimtarët dhe besimtaret, që para tyre dhe në të djahtë ecë dritë e tyre (e ju thuhet): “Gëzim (ka) sot për ju: kopshtet e xhennetit nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, në të cilët do të banoni përgjithmonë. Ky është sukses i madh

Verse 13 — Surah Al-Hadid 57:13

Në Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t’u flasin besimtarëve: “Pritna neve, që të shpërblehemi me dritën tuaj!” – u përgjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre do të vendose barriera (pengesa) që ka derë; brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka vuajtje

Verse 14 — Surah Al-Hadid 57:14

A nuk kemi qenë me ju? – thërrasin ata. – “Po” – përgjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe dëshirat e kota ju kanë mashtruar, përderisa ka arritur urdhëri i Perëndisë, e djalli u ka mashtruar ndaj Perëndisë

Verse 15 — Surah Al-Hadid 57:15

Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”

Verse 16 — Surah Al-Hadid 57:16

A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Perëndia dhe e Vërteta (Kur’ani) që është reveluar (shpallur), dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), dhe shumë prej tyre janë mëkatarë

Verse 17 — Surah Al-Hadid 57:17

Dijeni, se Perëndia, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju

Verse 18 — Surah Al-Hadid 57:18

At dhe ato që japin lëmoshë dhe vullnetarisht i japin hua Perëndisë, do t’u kthehet shumëfish dhe për ta ka shpërblim fisnik

Verse 19 — Surah Al-Hadid 57:19

Ata që besojnë Perëndinë dhe profetët e Tij, ata janë njerëz të drejtë dhe dëshmitarë te Zoti i tyre dhe do të shpërblehen dhe do të kenë dritë. Kurse, ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të zjarrit

Verse 20 — Surah Al-Hadid 57:20

Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar

Verse 21 — Surah Al-Hadid 57:21

Bëni gara që te Perëndia i juaj të meritoni amnestinë parajsën e gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Perëndisë dhe profetëve të Tij. Ajo është dhurata e Perëndisë që ia jep Ai kujt të dojë; e Perëndia është pronar i dhuntisë së madhe

Verse 22 — Surah Al-Hadid 57:22

S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, - kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë

Verse 23 — Surah Al-Hadid 57:23

Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit

Verse 24 — Surah Al-Hadid 57:24

ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm

Verse 25 — Surah Al-Hadid 57:25

Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm

Verse 26 — Surah Al-Hadid 57:26

Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë

Verse 27 — Surah Al-Hadid 57:27

Pastaj pas gjurmëve të tyre – ju kemi dërguar profetët Tonë, dhe pastaj kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemës, të cilit ia dhamë Inxhilin, kurse në zemrat e ithtarëve të tij kemi mbjellë (frymëzuar) butësi dhe mëshirë, ndërsa, ata vetë e kanë trilluar jetën (lutëse – të tërhequr prej shoqërisë dhe jetës normale), për të arritur kënaqësinë e Perëndisë. Ne nuk i kemi obliguar ata për këtë, por ata nuk u kujdesën për atë si duhet. Ata të cilët kanë besuar si duhet – i shpërblejmë, e shumë prej tyre janë ngatërrestarë

Verse 28 — Surah Al-Hadid 57:28

O ju besimtarë, - ruajuni Perëndisë dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhurojë mëshirë të dyfishtë, dhe do t’u japë dritë me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë (gabimet); Perëndia është falës dhe mëshirues –

Verse 29 — Surah Al-Hadid 57:29

dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata, kurrfarë dhuntie të Perëndisë nuk do të fitojnë (marrin), pasi që dhuntia është vetëm në dorën e Perëndisë – Ai ia dhuron kujt të dojë. E Perëndia është pronar i mirësisë së madhe