Back to Languages

Albanian - Chapter 62 - Al-Jumuah

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jumuah 62:1

Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm

Verse 2 — Surah Al-Jumuah 62:2

Perëndia është Ai, që ju ka dërguar të pa arsimuarve një Profet nga mesi i tyre, që ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar (nga gjendjet e gabuara), ua ka mësuar Librin (Kur’anin) dhe urtinë (dijeninë e thellë), meqë, ata më parë, në të vërtetë, kanë qenë në humbje të plotë

Verse 3 — Surah Al-Jumuah 62:3

edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar – Ai (Perëndia), është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 4 — Surah Al-Jumuah 62:4

Kjo është dhuntia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e dhuntia e Perëndisë është e madhe

Verse 5 — Surah Al-Jumuah 62:5

Shembulli i atyr që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shembëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi). E, sa të këqinj janë ata, të cilët i mohojnë argumentet e Perëndisë! E, Perëndia, nuk e orienton në rrugën e drejtë atë popull që është dhunues (zullumqar)

Verse 6 — Surah Al-Jumuah 62:6

Thuaj: “O Hebrenj (Çifutë), nëse ju pohoni se jeni të vetmit njerëz të dashur të Perëndisë, atëhrë dëshiroie vdekjen, nëse jeni të sinqertë”

Verse 7 — Surah Al-Jumuah 62:7

Ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të veprave që kanë punuar; e Perëndia i njeh mirë zullumqarët

Verse 8 — Surah Al-Jumuah 62:8

Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”

Verse 9 — Surah Al-Jumuah 62:9

O besimtarë, kur të thirreni për lutje ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Perëndinë (namazi i xhumasë) dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini

Verse 10 — Surah Al-Jumuah 62:10

E kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Perëndisë dhe përmendeni shumë Perëndinë, për të arritur shpëtimin

Verse 11 — Surah Al-Jumuah 62:11

Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty të qëndrosh (vetëm). Thuaj: “Ajo që është te Perëndia – është më e mirë nga ahengu e nga tregtia”. – E Perëndia është furnizuesi më i mirë