Back to Languages

Albanian - Chapter 63 - Al-Munafiqun

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Munafiqun 63:1

Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë

Verse 2 — Surah Al-Munafiqun 63:2

Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar

Verse 3 — Surah Al-Munafiqun 63:3

Kjo është ngase kanë besuar, pastaj kanë mohuar, e u vulosën zemrat e tyre, prandaj ata nuk kuptojnë

Verse 4 — Surah Al-Munafiqun 63:4

Kur i shikon ata, figura e tyre të mahnitë; e nëse flasin, dëgjon fjalët e tyre, - mirëpo, ata u gjasojnë trungjeve të mbështetura dhe mendojnë se çdo fjalë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! – Perëndia i vraftë, si po shmangen prej së vërtetës

Verse 5 — Surah Al-Munafiqun 63:5

E kur ju thuhet atyre: “Ejani, se i dërguari i Perëndisë do të lutet për t’ju falë”, - ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata që pengojnë, e që janë mendjemëdhenj

Verse 6 — Surah Al-Munafiqun 63:6

Njësoj është – u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Perëndia kurrsesi nuk i falë. Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin ngatërrestar

Verse 7 — Surah Al-Munafiqun 63:7

Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë te Profeti i Perëndisë, përderisa të largohen (prej tij)!” Por, Perëndisë i takojnë thesarët në qiej dhe në Tokë, por hipokritët nuk kuptojnë

Verse 8 — Surah Al-Munafiqun 63:8

Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, padyshim të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo (Medina)!” Por, fuqia është e Perëndisë dhe e Profetit të Tij dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë)

Verse 9 — Surah Al-Munafiqun 63:9

O besimtarë, mos t’ju habisin pasuria juaj dhe fëmijët tuaj nga të përmendurit Perëndinë. E ata që bëjnë këtë, do të humbin

Verse 10 — Surah Al-Munafiqun 63:10

Jepni ju prej atyre dhuntive, që u kam dhënë Unë juve, para se t’ju vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”

Verse 11 — Surah Al-Munafiqun 63:11

Perëndia nuk i jep afat askujt, kur t’i vijë momenti i vdekjes; e Perëndia di mirë atë që punoni ju