Back to Languages

Albanian - Chapter 69 - Al-Haqqah

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Haqqah 69:1

Çasti i të vërtetës

Verse 2 — Surah Al-Haqqah 69:2

Çka është Çasti i të vërtetës

Verse 3 — Surah Al-Haqqah 69:3

Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)

Verse 4 — Surah Al-Haqqah 69:4

Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin

Verse 5 — Surah Al-Haqqah 69:5

e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese

Verse 6 — Surah Al-Haqqah 69:6

e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme

Verse 7 — Surah Al-Haqqah 69:7

të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura

Verse 8 — Surah Al-Haqqah 69:8

e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre

Verse 9 — Surah Al-Haqqah 69:9

E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha

Verse 10 — Surah Al-Haqqah 69:10

dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër

Verse 11 — Surah Al-Haqqah 69:11

Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije

Verse 12 — Surah Al-Haqqah 69:12

për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm)

Verse 13 — Surah Al-Haqqah 69:13

e kur të fryejë njëherë buria

Verse 14 — Surah Al-Haqqah 69:14

e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)

Verse 15 — Surah Al-Haqqah 69:15

atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit

Verse 16 — Surah Al-Haqqah 69:16

dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm

Verse 17 — Surah Al-Haqqah 69:17

dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd

Verse 18 — Surah Al-Haqqah 69:18

Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar

Verse 19 — Surah Al-Haqqah 69:19

atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim

Verse 20 — Surah Al-Haqqah 69:20

unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari

Verse 21 — Surah Al-Haqqah 69:21

E, ai është në një jetë të këndshme

Verse 22 — Surah Al-Haqqah 69:22

në një kopsht të mrekullueshëm

Verse 23 — Surah Al-Haqqah 69:23

frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve)

Verse 24 — Surah Al-Haqqah 69:24

(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”

Verse 25 — Surah Al-Haqqah 69:25

Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im

Verse 26 — Surah Al-Haqqah 69:26

dhe mos të kisha ditur për llogarinë time

Verse 27 — Surah Al-Haqqah 69:27

Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)

Verse 28 — Surah Al-Haqqah 69:28

Pasuria ime nuk më solli dobi

Verse 29 — Surah Al-Haqqah 69:29

dhe falimentoi fuqia ime

Verse 30 — Surah Al-Haqqah 69:30

(e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga

Verse 31 — Surah Al-Haqqah 69:31

pastaj në skëterrë fërgoni

Verse 32 — Surah Al-Haqqah 69:32

e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh

Verse 33 — Surah Al-Haqqah 69:33

sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm

Verse 34 — Surah Al-Haqqah 69:34

dhe nuk ka nxitur të ushqejë të varfërit e shkretë

Verse 35 — Surah Al-Haqqah 69:35

Prandaj, ai, sot këtu, nuk ka mik të dashur

Verse 36 — Surah Al-Haqqah 69:36

as ushim tjetër, përpos qelbësirës

Verse 37 — Surah Al-Haqqah 69:37

të cilin e hanë vetëm fajtorët (jobesimtarët)

Verse 38 — Surah Al-Haqqah 69:38

E, Unë betohem me atë çka shihni ju

Verse 39 — Surah Al-Haqqah 69:39

dhe me atë që nuk shihni

Verse 40 — Surah Al-Haqqah 69:40

me të vërtetë, ajo (Kur’ani) është fjala e shpallur Profetit të shenjtë

Verse 41 — Surah Al-Haqqah 69:41

e nuk është fjalë e poetit. Pak ju besoni

Verse 42 — Surah Al-Haqqah 69:42

e as nuk është fjalë e ndonjë magjistari (falltori), pak po mendoni ju

Verse 43 — Surah Al-Haqqah 69:43

(Kur’ani) është i zbritur nga Zotii gjithësisë

Verse 44 — Surah Al-Haqqah 69:44

Sikur të kishte trilluar (Muhammedi) diçka prej fjalëve në llogari Tonë

Verse 45 — Surah Al-Haqqah 69:45

Ne do ta kapnim atë ëpr dorën e djathtë

Verse 46 — Surah Al-Haqqah 69:46

dhe do t’ia prenim arterien e zemrës

Verse 47 — Surah Al-Haqqah 69:47

dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi)

Verse 48 — Surah Al-Haqqah 69:48

Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave

Verse 49 — Surah Al-Haqqah 69:49

por, Ne, me siguri, e dimë, që ka prej jush përgënjeshtrues

Verse 50 — Surah Al-Haqqah 69:50

Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, fatkeqësi për mohuesit

Verse 51 — Surah Al-Haqqah 69:51

por, ai (Kur’ani), padyshim, është e vërtetë e pamohueshme

Verse 52 — Surah Al-Haqqah 69:52

Prandaj, falenderohu me emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm