Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 86 - At-Tariq
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah At-Tariq 86:1
Betohem në qiellin dhe yllin e natës
Verse 2 — Surah At-Tariq 86:2
E, a e di ti se ç’është ylli i natës
Verse 3 — Surah At-Tariq 86:3
Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet)
Verse 4 — Surah At-Tariq 86:4
Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)
Verse 5 — Surah At-Tariq 86:5
Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar
Verse 6 — Surah At-Tariq 86:6
është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet)
Verse 7 — Surah At-Tariq 86:7
i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori
Verse 8 — Surah At-Tariq 86:8
dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë
Verse 9 — Surah At-Tariq 86:9
në Ditën kur do të zbulohen sekretet
Verse 10 — Surah At-Tariq 86:10
kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës
Verse 11 — Surah At-Tariq 86:11
Betohem në qiellin, shëndrues i (plot) gjendjeve
Verse 12 — Surah At-Tariq 86:12
dhe Tokën që plasaritet për të mbirë bimët
Verse 13 — Surah At-Tariq 86:13
Kur’ani, me të vërtetë, është fjalë që ndanë të vërtetën prej të pavërtetës
Verse 14 — Surah At-Tariq 86:14
ai nuk është kurrfarë burleske (tregim i kotë)
Verse 15 — Surah At-Tariq 86:15
Me të vërtetë, at shërbehen me dinakëri (të mëdha)
Verse 16 — Surah At-Tariq 86:16
e, Unë i ndëshkojë për dinakërinë, e tyre –
Verse 17 — Surah At-Tariq 86:17
andaj, caktoju pak afat jobesimtarëve, lëri në qetësi ata edhe për një çast