Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 87 - Al-Ala
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Ala 87:1
Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar
Verse 2 — Surah Al-Ala 87:2
që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar
Verse 3 — Surah Al-Ala 87:3
dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim
Verse 4 — Surah Al-Ala 87:4
dhe që bënë të rriten kullosat
Verse 5 — Surah Al-Ala 87:5
dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken
Verse 6 — Surah Al-Ala 87:6
Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh
Verse 7 — Surah Al-Ala 87:7
përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
Verse 8 — Surah Al-Ala 87:8
dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë
Verse 9 — Surah Al-Ala 87:9
prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi
Verse 10 — Surah Al-Ala 87:10
ai që i druan Perëndisë, këshillohet
Verse 11 — Surah Al-Ala 87:11
e shmanget nga këshillat, ai më i keqi
Verse 12 — Surah Al-Ala 87:12
i cili do të digjet në zjarrin e madh
Verse 13 — Surah Al-Ala 87:13
e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale)
Verse 14 — Surah Al-Ala 87:14
Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
Verse 15 — Surah Al-Ala 87:15
dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz
Verse 16 — Surah Al-Ala 87:16
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote
Verse 17 — Surah Al-Ala 87:17
por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar)
Verse 18 — Surah Al-Ala 87:18
Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta
Verse 19 — Surah Al-Ala 87:19
librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait