O ju qe keni besuar! Mos nxitoi para urdherit (dispozites) se Perendise dhe Pejgamberit te Tij dhe druani Perendise! Perendia, me te vertete, i degjon te gjitha dhe i di te gjitha
O ju qe keni besuar! Mos ngritni zerin tuaj mbi zerin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me te me ze te larte, ashtu si flitni zeshem njeri me tjetrin, ne mehyre qe mos t’u humbin veprat tuaja – e qe ju te mos i hetoni
Me te vertete, ata qe ulin zerin para (ne prezencen e) Pejgamberit te Perendise – e ata jane (ata), zemrat e te cileve Perendia i ka kalitur per besim. Per ta ka falje dhe shperblim te madh
O ju qe keni besuar! Nese ndonje njeri i pandershem ju sjell ndonje lajm, analizoni mire, per te mos i bere dem ndokujt nga mosdijenia, e te pendoheni pastaj per ate qe keni punuar
Dhe, dijeni se ne mes jush gjendet Pejgamberi i Perendise; sikur ai t’ju degjonte juve ne shume gjera, ju do te kishit pesuar; por Perendia disave prej jush ua ka bere te kendshem besimin dhe ua ka zbukuruar ate ne zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngaterresat dhe mekatet. Te tillet jane ne rrugen e drejte
Nese dy grupe muslimanesh luftojne ne mes vete, pajtoni ata, e nese njera prej tyre sulmon ate tjetren, atehere luftoni kunder sulmuesit, perderisa te mos kthehet ne dispozitat e Perendise. E, nese kthehet, atehere pajtoni ata mes tyre, me te drejte dhe behuni te drejte. Perendia, me te vertete, i do te drejtet
O ju qe keni besuar! Le te mos e perqeshin nje popull ate tjetrin. Ndoshta ata te perqeshurit jane me te mire se ata, e as grate mos te perqeshin te tjerat. Ndoshta ato (te perqeshurat) jane me te mira se ato, dhe mos e nencmoni njeri-tjetrin dhe mos e thirrni njeri-tjetrin me llagape (te keqia)! I shemtuar eshte emri i keq pas besimit! E, ata qe nuk pendohen, ata, me te vertete, jane zullumqare
O ju qe keni besuar! Shmanguni prej shume dyshimeve, meqe disa dyshime jane mekat. Mos i hulumtoni te metat (e njeri-tjetrit) dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur, e juve kjo u eshte e neveritshme! Druajuni Perendise! Me te vertete, Perendia eshte pranues i pendimit dhe meshirues
O njerez! Ne, me te vertete, u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u beme juve popuj dhe fise, per t’u njohur (ne mes vete). Me i lavderueshem te Perendia eshte ai qe i druan me se shumti Atij. Me te vertete, Perendia eshte i Plotedijshem dhe asgje nuk i eshte e fshehte Atij
Beduinet (arabet e shkretetires) thane: “Na besojme”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi perulur!” meqe ne zemrat tuaja ende nuk ka hyre feja si duhet. E, nese i peruleni Perendise dhe Pejgamberit te Tij, nuk do t’ju pakesohet juve asgje prej veprave tuaja. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues
Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Perendine dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojne dhe luftojne ne rrugen e Perendise me pasurine dhe jeten e tyre. Keta jane besimtare te sinqerte
Thuaju (atyre): “Valle, a ju ta lajmeroni Perendine per besimin tuaj, e Perendia i di te gjitha cka ka ne qiej dhe ne Toke! Perendia eshte i dijshem per cdo gje
Ata te perkujtojne ty, (miresite), ngase kane pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos me perkutjoni ju per ate qe keni pranuar islamizmin; perkundrazi, Perendia ju ka dhuruar miresi dhe ju ka orientuar ne besim, nese flisni te verteten