Back to Languages

Albanian - Chapter 49 - Al-Hujurat

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hujurat 49:1

O ju qe keni besuar! Mos nxitoi para urdherit (dispozites) se Perendise dhe Pejgamberit te Tij dhe druani Perendise! Perendia, me te vertete, i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

Verse 2 — Surah Al-Hujurat 49:2

O ju qe keni besuar! Mos ngritni zerin tuaj mbi zerin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me te me ze te larte, ashtu si flitni zeshem njeri me tjetrin, ne mehyre qe mos t’u humbin veprat tuaja – e qe ju te mos i hetoni

Verse 3 — Surah Al-Hujurat 49:3

Me te vertete, ata qe ulin zerin para (ne prezencen e) Pejgamberit te Perendise – e ata jane (ata), zemrat e te cileve Perendia i ka kalitur per besim. Per ta ka falje dhe shperblim te madh

Verse 4 — Surah Al-Hujurat 49:4

Me te vertete, ata qe te therrasin ty pas (mureve) te dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojne

Verse 5 — Surah Al-Hujurat 49:5

E sikur te durojne ata deri sa t’ju dalish ti atyre, do te ishte me mire per ta; e Perendia esht fales dhe meshirues

Verse 6 — Surah Al-Hujurat 49:6

O ju qe keni besuar! Nese ndonje njeri i pandershem ju sjell ndonje lajm, analizoni mire, per te mos i bere dem ndokujt nga mosdijenia, e te pendoheni pastaj per ate qe keni punuar

Verse 7 — Surah Al-Hujurat 49:7

Dhe, dijeni se ne mes jush gjendet Pejgamberi i Perendise; sikur ai t’ju degjonte juve ne shume gjera, ju do te kishit pesuar; por Perendia disave prej jush ua ka bere te kendshem besimin dhe ua ka zbukuruar ate ne zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngaterresat dhe mekatet. Te tillet jane ne rrugen e drejte

Verse 8 — Surah Al-Hujurat 49:8

me miresine dhe dhuntine e Perendise. – E, Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

Verse 9 — Surah Al-Hujurat 49:9

Nese dy grupe muslimanesh luftojne ne mes vete, pajtoni ata, e nese njera prej tyre sulmon ate tjetren, atehere luftoni kunder sulmuesit, perderisa te mos kthehet ne dispozitat e Perendise. E, nese kthehet, atehere pajtoni ata mes tyre, me te drejte dhe behuni te drejte. Perendia, me te vertete, i do te drejtet

Verse 10 — Surah Al-Hujurat 49:10

Me te vertete, muslimanet jane vellezer, andaj pajtoni vellezerit tuaj ne mes vete dhe druajuni Perendise, per t’u meshiruar ju

Verse 11 — Surah Al-Hujurat 49:11

O ju qe keni besuar! Le te mos e perqeshin nje popull ate tjetrin. Ndoshta ata te perqeshurit jane me te mire se ata, e as grate mos te perqeshin te tjerat. Ndoshta ato (te perqeshurat) jane me te mira se ato, dhe mos e nencmoni njeri-tjetrin dhe mos e thirrni njeri-tjetrin me llagape (te keqia)! I shemtuar eshte emri i keq pas besimit! E, ata qe nuk pendohen, ata, me te vertete, jane zullumqare

Verse 12 — Surah Al-Hujurat 49:12

O ju qe keni besuar! Shmanguni prej shume dyshimeve, meqe disa dyshime jane mekat. Mos i hulumtoni te metat (e njeri-tjetrit) dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur, e juve kjo u eshte e neveritshme! Druajuni Perendise! Me te vertete, Perendia eshte pranues i pendimit dhe meshirues

Verse 13 — Surah Al-Hujurat 49:13

O njerez! Ne, me te vertete, u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u beme juve popuj dhe fise, per t’u njohur (ne mes vete). Me i lavderueshem te Perendia eshte ai qe i druan me se shumti Atij. Me te vertete, Perendia eshte i Plotedijshem dhe asgje nuk i eshte e fshehte Atij

Verse 14 — Surah Al-Hujurat 49:14

Beduinet (arabet e shkretetires) thane: “Na besojme”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi perulur!” meqe ne zemrat tuaja ende nuk ka hyre feja si duhet. E, nese i peruleni Perendise dhe Pejgamberit te Tij, nuk do t’ju pakesohet juve asgje prej veprave tuaja. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

Verse 15 — Surah Al-Hujurat 49:15

Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Perendine dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojne dhe luftojne ne rrugen e Perendise me pasurine dhe jeten e tyre. Keta jane besimtare te sinqerte

Verse 16 — Surah Al-Hujurat 49:16

Thuaju (atyre): “Valle, a ju ta lajmeroni Perendine per besimin tuaj, e Perendia i di te gjitha cka ka ne qiej dhe ne Toke! Perendia eshte i dijshem per cdo gje

Verse 17 — Surah Al-Hujurat 49:17

Ata te perkujtojne ty, (miresite), ngase kane pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos me perkutjoni ju per ate qe keni pranuar islamizmin; perkundrazi, Perendia ju ka dhuruar miresi dhe ju ka orientuar ne besim, nese flisni te verteten

Verse 18 — Surah Al-Hujurat 49:18

Perendia, me te vertete; i di fshehtesite e qiejve dhe Tokes. Perendia i sheh te gjitha ato qe punoni ju