Albanian

Translation: sqi-hassannahi-la

Author: Hassan Nahi

Hapja (El-Fatiha)

Surah 1

[1] Me emrin e Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[2] Cdo lavderim i perket Allahut, Zotit te boteve

[3] te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[4] Sunduesit te Dites se Gjykimit

[5] Vetem Ty te adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme

[6] Udhezona ne rrugen e drejte

[7] Ne rrugen e atyre qe u ke dhuruar miresi[4] e jo ne te atyre qe kane shkaktuar zemerimin Tend,[5] as ne te atyre qe jane te humbur

Lopa (El-Bekare)

Surah 2

[1] Elif, Lam, Mim

[2] Ky eshte Libri ne te cilin nuk ka dyshim[8]. Ai eshte udherrefyes[9] per te devotshmit,[10] historie apo shkencash fizike. Edhe pse ai eshte shkruar ne stilin me te larte letrar ne gjuhen arabe edhe pse permban te dhena te sakta historike apo shkencore por eshte nje frike e perzier me ndjenjen e dashurise adhurimit

[3] te cilet besojne ne te fshehten,[11] falin namazin[12] dhe japin[13] nga ajo qe u kemi dhene Ne

[4] dhe te cilet besojne ne ate qe te eshte shpallur ty (o Muhamed), ne ate qe eshte shpallur perpara teje dhe qe me bindje i besojne jetes tjeter

[5] Ata jane udhezuar ne rruge te drejte nga Zoti i tyre dhe pikerisht ata jane te shpetuarit

[6] Sa per ata qe mohojne, njesoj eshte, i paralajmerove apo nuk i paralajmerove - ata nuk besojne

[7] Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndersa ne veshet dhe syte e tyre kane mbulese; ata i pret nje denim i madh

[8] Ka disa njerez qe thone: “Besojme ne Allahun dhe ne Diten e Gjykimit!”, por ne te vertete ata nuk jane besimtare

[9] Ata perpiqen te mashtrojne Allahun dhe besimtaret, por ne te vertete mashtrojne vetem vetveten, megjithese nuk e ndiejne

[10] Ne zemrat e tyre ka nje semundje, te cilen Allahu ua shton. Ata i pret nje denim i dhembshem, per shkak te hipokrizise se tyre

[11] Kur u thuhet: “Mos beni crregullime ne toke!” - ata thone: “Ne bejme vetem permiresime ne toke!”

[12] Por jo! Ne te vertete, pikerisht ata jane shkaktaret e crregullimeve, ndonese nuk e ndiejne

[13] Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu sic kane besuar njerezit e tjere!” - ata thone: “Valle, a te besojme edhe ne ashtu sic besojne mendjelehtet?!” Por jo! Ne te vertete, pikerisht ata jane mendjelehtet, por nuk e dine kete

[14] Kur takohen me besimtaret, ata thone “Besojme” – por, kur mbesin vetem me djajte e tyre, thone: “Ne te vertete, ne jemi me ju; ne vetem po talleshim”

[15] Allahu do te tallet me ata dhe do t’i lere nje kohe te gjate qe te bredhin verberisht ne mendjemadhesine e tyre

[16] Pikerisht keta jane ata qe kane kembyer udhezimin me humbjen, keshtu qe tregtia atyre nuk u solli kurrfare dobie dhe as nuk ishin te udhezuar ne rrugen e drejte

[17] Rasti i tyre shembellen me rastin e atyre qe ndezin nje zjarr dhe, kur ai ua ndricon c’kane rreth vetes, Allahu ua merr driten, i le ne erresire dhe ata nuk shohin asgje

[18] Ata jane te shurdher, memece e te verber, prandaj nuk kthehen ne rruge te drejte

[19] Ose shembellen me ata qe, gjate shtrengates nga qielli, shoqeruar me erresire, bubullime dhe shkreptime, i mbyllin veshet me gishtat e tyre, per te mos degjuar ushtimen nga frika e vdekjes. Keshtu, Allahu i ka nen kontroll mohuesit

[20] Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa here qe ajo ua ndricon rrugen, ata ecin dhe, kur i kaplon erresira, ndalen. Sikur te donte Allahu, do t’ua merrte degjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[21] O njerez! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata qe ishin para jush, qe te mund te ruheni (nga te keqijat)

[22] i Cili e ka bere per ju token shtrese dhe qiellin ndertese; i Cili prej se larti zbret uje dhe nepermjet tij ben qe te rriten fruta si ushqim per ju. Prandaj mos sajoni me vetedije zota te barabarte me Allahun

[23] Nese ju dyshoni ne ate qe ia kemi zbritur robit tone (Muhamedit a.s.), atehere hartoni nje sure te ngjashme me ate qe ia kemi shpallur atij! Thirrni ne ndihme edhe deshmitaret tuaj (qe i adhuroni) ne vend te Allahut, nese jeni te sinqerte

[24] Nese nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do te mundeni, atehere ruajuni zjarrit, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret dhe qe eshte pergatitur per te ndeshkuar mohuesit

[25] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, pergezoji me kopshte te Xhenetit, neper te cilat rrjedhin lumenj. Sa here qe atyre t’u jepet si ushqim ndonje frute e kopshteve, ata do te thone: “Kete e kemi ngrene edhe perpara”. Por atyre do t’u jepen vetem fruta te ngjashme me ato te Tokes. Ne Xhenet ata do te kene bashkeshorte te pastra dhe atje do te jetojne pergjithmone

[26] Allahu nuk ngurron te jape shembull mushkonjen ose dicka me te madhe se ajo. Ata qe besojne, e dine se kjo eshte e verteta nga Zoti i tyre, kurse ata qe nuk besojne, thone: “Cfare kerkon te tregoje Allahu me kete shembull?” Nepermjet tij, Ai shumekend e le ne humbje e shumekujt ia ndricon rrugen e drejte. Ai i le ne humbje vetem gjynahqaret e medhenj

[27] te cilet shkelin besen e Allahut, pasi e paten dhene, nderpresin ate qe ka urdheruar Allahu per ta mbajtur lidhur[16] dhe bejne ngaterresa ne Toke; ata jane njemend te shkaterruar

[28] Si mund ta mohoni Allahun, nderkohe qe keni qene te pajete e Ai ju dha jeten?! Pastaj Ai do t’ju beje te vdisni, me pas do t’ju ringjalle e, ne fund, do te ktheheni tek Ai

[29] Eshte Ai qe per ju ka krijuar cdo gje qe ka ne Toke. Pastaj, i eshte drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bere ate shtate qiej. Ai eshte i Dijshem per cdo gje

[30] Kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do te krijoj nje mekembes (qe do te zbatoje ligjet e Zotit) ne toke”, ata thane: “A do te vesh atje dike qe do te beje crregullime e do te derdhe gjak ne te, nderkohe qe Ne te madherojme, te lavderojme dhe te lartesojme ashtu si te takon Ty?!” Ai tha: “Une di ate qe ju nuk e dini”

[31] Allahu ia mesoi Ademit emrat e cdo gjeje, pastaj ua paraqiti engjejve dhe u tha: “Me tregoni emrat e tyre, nese ajo qe thoni eshte e vertete!”

[32] “Qofsh i lavderuar! - thane ata - Ne dime vetem ate qe na ke mesuar Ti. Ne te vertete, Ti je i Gjithedituri, i Urti.”

[33] “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjerave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thene se vetem Une i di fshehtesite e qiellit e te Tokes dhe vetem Une e di cfare tregoni haptazi dhe cfare fshihni?!”

[34] Kur u thame engjejve: “Peruluni ne sexhde para Ademit”, ata u perulen, pervec Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u be jobesimtar

[35] Ne thame: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote ne Xhenet dhe aty hani sa te doni e kur te doni, por mos iu afroni kesaj peme, se ndryshe do te beheni te padrejte”

[36] Shejtani i shtyu te gabojne e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thame Ne - do te jeni armiq te njeri-tjetrit. Ne Toke do te qendroni, do te keni furnizim e do te jetoni deri ne nje kohe te caktuar”

[37] Ademi mesoi disa fjale (se si te kerkonte falje) nga Zoti i tij, keshtu qe Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shume pendimet, Ai eshte Meshireploti

[38] Ne u thame: “Zbritni te gjithe prej Xhenetit! Kur t’ju vije udherrefimi Yne, ata qe do t’i permbahen atij, nuk do te kene frike dhe nuk do te deshperohen

[39] Kurse ata qe i mohojne dhe i pergenjeshtrojne shpalljet Tona, do te jene banore te Zjarrit, ku do te mbesin gjithmone.”

[40] O bijte e Israilit, kujtoni te mirat qe ju kam falur! Permbushni premtimin qe Me keni dhene, qe edhe Une te permbush premtimin qe ju kam bere (per t’ju futur ne Xhenet). Vetem prej Meje duhet te frikesoheni

[41] Besoni ne ate (Kuran) qe kam zbritur si vertetues te Shkrimeve tuaja, e mos u beni mohuesit e pare te tij! Mos i kembeni shpalljet e Mia me nje vlere te vogel dhe ruhuni vetem prej Meje

[42] Mos e perzieni te verteten me te paverteten, dhe te verteten mos e fshihni me vetedije

[43] Faleni namazin, jepeni zekatin dhe perkuluni ne ruku bashke me ata qe perkulen (ne namaz)

[44] Valle, a i urdheroni njerezit qe te bejne te mira e veten po e harroni, ju qe lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni

[45] Kerkoni ndihmen e Allahut me durim e me namaz! Kjo eshte njemend e veshtire, pervecse per te devotshmit

[46] qe jane te bindur se do te takojne Zotin e tyre dhe se do te kthehen tek Ai

[47] O bijte e Israilit! Kujtoni te mirat qe ju kam dhene dhe qe ju kam ngritur mbi njerezit e tjere (te asaj kohe)

[48] Frikesojuni Dites kur askush nuk do te mund te beje asgje per askend dhe, kur prej askujt nuk do te pranohet as ndermjetesim, as shperblese e as qe do te ndihmoheni

[49] Kujtoni se si ju shpetuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemte e jua linte te gjalla femrat. Kjo ka qene nje sprove e madhe per ju - nga Zoti juaj

[50] Kujtoni se si e came detin e ju shpetuam, ndersa ne pranine tuaj i fundosem njerezit e Faraonit

[51] Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (per takimin me te), e pastaj ju adhuruat vicin, duke vepruar si keqberes

[52] Pastaj Ne ju falem, qe te beheni mirenjohes

[53] Kujtoni kur Musait i dhame Librin dhe Dalluesin[17], qe te udhezoheni (ne rrugen e drejte)

[54] dhe, kur ai i tha popullit te vet: “O populli im, ju vetem vetes i bete keq, kur e adhuruat vicin si zot! Prandaj kthehuni te penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njeri-tjetrin! Kjo eshte me mire per ju ne sy te Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shume pendimet dhe eshte Meshireploti”

[55] Kujtoni kur i thate Musait: “O Musa! Ne nuk do te te besojme ty, derisa te shohim Allahun haptazi!”. Atehere nje rrufe ju goditi, ndersa ishit duke pare

[56] Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallem, qe te beheni falenderues

[57] Pastaj beme qe rete t’ju benin hije dhe ju zbritem manen[19] dhe thelleza, duke thene: “Hani nga ushqimet e mira, qe ju kemi dhene!” (Ata nuk ishin mirenjohes dhe keshtu) nuk na bene keq Neve, por i bene keq vetes

[58] Kujtoni kur thame: “Hyni ne kete qytet dhe hani c’te doni dhe sa te deshironi, por, duke hyre ne qytet, peruluni ne sexhde dhe thoni: “Falna!” qe Ne t’jua falim gabimet. Atyre qe bejne vepra te mira, Ne ua shtojme shperblimin”

[59] Por keqberesit e ndryshuan fjalen qe iu tha me nje fjale tjeter, prandaj Ne u sollem atyre qe bene (kete) padrejtesi nje denim nga qielli per mosbindjen e tyre

[60] Kur Musai kerkoi uje per popullin e tij, Ne i thame: “Bjeri gurit me shkopin tend!” Atehere, nga ai shperthyen dymbedhjete burime, dhe cdo fis e dinte burimin e vet. Ne thame: “Hani e pini prej begative te Allahut dhe mos beni te keqija e mbrapshti ne Toke!”

[61] Kujtoni kur i thate: “O Musa! Ne nuk mund te kenaqemi vetem me nje lloj ushqimi, prandaj lutju per ne Zotit tend te na dhuroje nga ato qe jep toka: perime, tranguj, thjerreza, qepe dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vertet doni te nderroni ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e dobet?! Shkoni ne qytet, atje do te gjeni ate qe kerkoni!” Ata i kaploi poshterimi dhe perulja dhe merituan zemerimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin te derguarit pa asnje te drejte. Kjo ndodhi, sepse ata kundershtonin dhe kalonin cdo kufi

[62] Ata qe besojne (ne Kuran), hebrenjte, te krishteret dhe sabi’inet[20] - kushdo prej tyre qe beson Allahun dhe jeten tjeter (sipas Kuranit), dhe ben vepra te mira (sipas Islamit), do te shperblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do te kene pse te frikesohen apo te pikellohen

[63] Kujtoni (o hebrenj) kur morem besen tuaj dhe ngritem mbi ju malin Tur, duke thene: “Merreni seriozisht ate qe ju dhame dhe mbani ne mendje rregullat e saj, ne menyre qe te ruheni nga gjynahet!”

[64] Por me pas, ju i kthyet shpinen (beselidhjes) dhe, sikur te mos ishte miresia e Allahut ndaj jush dhe meshira e Tij, do te ishit te humbur

[65] Sigurisht qe ju keni degjuar per ata prej jush qe shkelen Sabatin[21] dhe te cileve Ne u thame: “Behuni majmune te percmuar e te urryer!”

[66] Kete denim e beme paralajmerim per bashkekohesit dhe per brezat e tyre pasardhes, si dhe keshille per ata qe i frikesohen Allahut

[67] Kujto kur Musai i tha kombit te vet: “Allahu ju urdheron te therni nje lope!” Ata thane: “A do te tallesh me ne?” - “Zoti me ruajtte!” - tha Musai - “te behem une nga te paditurit!”

[68] Ata thane: “Lutju Zotit tend, qe te na shpjegoje si duhet te jete ajo!” Musai tha: “Ajo te jete nje lope as plake, as e re, por e mesme; pra, beni ate qe ju eshte urdheruar!”

[69] Ata thane: “Lutju Zotit tend qe te na shpjegoje cfare ngjyre te kete ajo!” Musai tha: “Ai thote se ajo duhet te jete lope me ngjyre te verdhe te ndezur, te cilen e pelqejne shikuesit”

[70] Ata thane: “Lutju Zotit tend, qe te na shpjegoje cfare lloji te jete, sepse lopet te gjitha na duken njesoj e ne, ne dashte Zoti, do te udhezohemi ne rrugen e drejte”

[71] Musai tha: “Ai thote se lopa s’duhet te jete e lodhur nga lerimi apo nga ujitja e tokes, por te jete e shendoshe dhe pa asnje te mete”. Ata thane: “Tani na the te verteten”. Keshtu, ata e theren lopen, por desh e lane pa flijuar

[72] Dhe, pasi vrate nje njeri e u grindet me njeri-tjetrin ne lidhje me te, Allahu e nxori ne shesh ate qe fshihnit ju

[73] Ne ju thame: “Prekeni te vrarin me nje cope te lopes se flijuar!”[22] Dhe keshtu, Allahu do t’i ngjalle te vdekurit dhe do t’ju tregoje mrekullite e veta, qe ju te kuptoni

[74] Por, pas kesaj, zemrat tuaja u forcuan e u bene si guri, madje edhe me te forta. Ne te vertete, ka gure nga te cilet burojne lumenj, ka te atille qe cahen e nga te cilet rrjedh uji, madje ka edhe syresh qe rrezohen nga frika e Allahut. Allahu nuk eshte i pavemendshem ndaj veprimeve tuaja

[75] Vertet shpresoni ju (besimtare) se ata (hebrenjte) do t’ju besonin juve, nderkohe qe disa prej tyre i degjonin fjalet e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetedije i shtremberonin ato

[76] Kur takohen me besimtaret, ata thone: “Ne besojme”, e kur ngelin vetem me njeri-tjetrin, ata thone: “A u tregoni atyre, ate qe jua ka shpallur Allahu (ne Teurat), per ta perdorur si argument kunder jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”

[77] A nuk e dine ata se Allahu di cfare fshehin dhe cfare shpallin

[78] Disa prej atyre jane analfabete, nuk e njohin Librin, pervec disa trillimeve dhe flasin vetem me hamendje

[79] Mjere ata qe me duart e tyre shkruajne Librin, e pastaj thone: “Kjo eshte prej Allahut” qe per kete te kene ndonje dobi te vogel (materiale). Mjere ata per cfare kane shkruar me duart e tyre dhe mjere ata per cfare kane fituar

[80] Ata thone: “Zjarri do te na preke vetem ca dite te numeruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marre per kete ndonje zotim prej Allahut, keshtu qe Ai nuk do ta shkele kurre zotimin e vet (dhe do t’ju denoje pak) apo po shpifni kunder Allahut gjera qe nuk i dini?”

[81] Nuk eshte keshtu si thoni ju! Ata qe bejne vepra te keqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do te jene banore te Zjarrit (te Xhehenemit), ku do te qendrojne pergjithmone

[82] Kurse ata qe besojne e bejne vepra te mira, do te jene banore te Xhenetit, ku do te qendrojne pergjithmone

[83] Kujtoni kur Ne morem besen tuaj, o bijte e Israilit, se do te adhuroni vetem Allahun, do te silleni mire me prinderit, te afermit, jetimet dhe te varfrit, do t’u thoni fjale te mira njerezve, do te falni namazin e do te jepni zekatin. Mirepo, me pas, ju ia kthyet shpinen (beselidhjes), pervec nje pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani)

[84] Dhe kujtoni kur nga ju morem besen qe te mos derdhni gjakun e njeri-tjetrit dhe qe te mos e deboni njeri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat kete dhe dolet deshmitare

[85] Mirepo ja tek jeni, duke vrare farefisin tuaj, duke i debuar disa syresh nga shtepite e veta dhe duke ndihmuar njeri-tjetrin kunder tyre, fajesisht dhe armiqesisht. Dhe, kur ju vijne te roberuar, ju i shpetoni nga roberia me te holla, nderkohe qe me marreveshje e keni te ndaluar t’i deboni. Mos valle, nje pjese te Librit (Teuratit) e besoni, kurse pjesen tjeter e mohoni?! Cilido prej jush qe vepron keshtu, do te ndeshkohet me poshterim ne kete jete, ndersa ne Diten e Kiametit do te dergohet ne denimin me te ashper. Allahu nuk eshte i pavemendshem ndaj veprimeve tuaja

[86] Keta jane ata qe jeten e kesaj bote e kane blere me jeten e ardhshme. Atyre nuk do t’u lehtesohet denimi dhe askush nuk do t’u vije ne ndihme

[87] Ne i dhame Musait Librin dhe pas tij cuam te derguarit njerin pas tjetrit. Ne i dhame Isait, te birit te Merjemes, mrekulli te qarta dhe e mbeshtetem ate me Shpirtin e Shenjterise (Xhebrailin a.s.). Sa here qe ndonje i derguar ju sillte ate qe nuk ju pelqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtet genjeshtare e disa i vrate

[88] Ata thone: “Zemrat tona jane te vulosura”. Jo, s’eshte ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu per shkak te mohimit te tyre, prandaj shume pak prej tyre besojne

[89] Dhe, kur nje Liber qe vertetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonese perpara luteshin per ndihme kunder jobesimtareve, pra, kur u erdhi ajo qe e dinin se eshte e vertete, ata e mohuan ate![24] Prandaj mallkimi i Allahut qofte mbi mohuesit

[90] Ata e shiten veten keq, kur nuk besuan ne ate qe shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt te deshiroje nga robte e Vet. Dhe keshtu terhoqen mbi vete zemerim permbi zemerim! Sigurisht qe mohuesit i pret nje denim poshterues

[91] Kur atyre u thuhet: “Besoni ne ate qe ka shpallur Allahu!” ata pergjigjen: “Ne besojme ne ate qe na eshte shpallur neve”, duke mos besuar ne ate qe eshte zbritur me pas, ndonese ajo eshte e Verteta qe pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nese ishit besimtare, perse i vrate profetet e Allahut, atehere kur ju erdhen?!”

[92] Musai ju solli shenja te qarta, por gjate mungeses se tij, ju adhuruat vicin si zot, prandaj u bete fajtore te medhenj

[93] Kur morem besen tuaj dhe ngritem mbi ju malin e Turit, thame: “Merreni seriozisht ate qe ju kemi dhene dhe degjoni!” Ju thate: “Ne degjuam, por kundershtojme!” Per shkak te mohimit, atyre u ishte rrenjosur ne zemra dashuria (dhe adhurimi) per vicin. Thuaju: “Nese jeni vertet besimtare, sa gje te keqe po ju urdheruaka besimi juaj!”

[94] Thuaju: “Nese Shtepia e jetes se pertejme (Xheneti) tek Allahu eshte vetem per ju e jo per njerezit e tjere, atehere kerkoni vdekjen, nese ajo qe thoni eshte e vertete”

[95] Por ata kurrsesi nuk e deshirojne vdekjen per shkak te te keqijave qe kane bere! Allahu i njeh mire keqberesit

[96] Dhe, vertet, do t’i gjesh ata me lakmues per te jetuar sesa njerezit e tjere, madje, edhe se paganet. Secili nga ata deshiron te jetoje nje mije vjet; por edhe nese jeton aq, nuk do te mund t’i ike denimit! Allahu i sheh punet e tyre te keqija

[97] Thuaju (o Muhamed) atyre qe jane armiq te Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin ne zemren tende me lejen e Allahut, si vertetues te librave te shenjte te meparshem dhe si udherrefyes e lajm te mire per besimtaret

[98] Kush eshte armik i Allahut, i engjejve te Tij, i te derguarve te Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dije se Allahu eshte armik i jobesimtareve

[99] Ne te kemi zbritur ty shpallje e shenja te qarta, te cilave vetem njerezit e keqij nuk duan t’u besojne

[100] A thua cdohere qe japin ndonje premtim, disa prej tyre e flakin tej ate? Jo, por shumica e tyre nuk besojne

[101] Tani qe atyre u erdhi nje i Derguar nga Allahu, vertetues i Shkrimeve qe kane me vete, nje grup prej atyre, te cileve iu dhane Shkrimet, e hodhen pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gje per ate

[102] dhe shkuan pas shpifjeve qe benin djajte kunder mbreterise se Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajte ishin mohues. Ata u mesonin njerezve magjine dhe dijenine qe u ishte derguar dy engjejve ne Babiloni - Harutit e Marutit. Keta engjej nuk i mesonin ndokujt magji, pa i thene: “Ne jemi derguar per t’ju vene ne prove, andaj ti mos u bej mohues (duke mesuar apo ushtruar magjine)!” Dhe njerezit mesuan nga keta te dy se si t’i ndajne bashkeshortet. Por magjistaret nuk mund t’i bejne dem askujt pa lejen e Allahut. E megjithate, njerezit mesojne ato gjera qe i demtojne e nuk u bejne dobi. Ne te vertete, ata e dinin se ai qe e pervetesonte kete mjeshteri, nuk do te kishte kurrfare te mire ne jeten tjeter. Eh, sa e keqe eshte ajo per te cilen shiten shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata

[103] Sikur ata te besonin dhe te ruheshin (nga gjynahet), shperblimi i Allahut do te ishte me i mire. Ah, sikur ta dinin ata

[104] O besimtare! Mos thoni: “Ra‘ina”[25], por thoni: “Undhurna! - “Na shiko!” dhe degjoni! Per mohuesit ka denim pikellues

[105] Ata qe mohojne, si ithtaret e Librit[26], ashtu edhe paganet, nuk deshirojne qe t’ju zbrese ndonje e mire nga Zoti juaj. Por Allahu ia dhuron meshiren e Vet kujt te doje. Allahu zoteron miresi te madhe

[106] Per cdo varg (Kurani) qe Ne e shfuqizojme apo qe e bejme te harrohet, Ne sjellim ndonje tjeter me te mire ose te ngjashem me te. A nuk e di ti se Allahu eshte i Fuqishem per (te bere) cdo gje

[107] A nuk e di ti se vetem Allahut i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes? Pervec Allahut ju nuk keni tjeter mbrojtes e as ndihmes

[108] A mos doni te pyesni te Derguarin tuaj, ashtu sic u pyet Musai me pare? Cilido qe e nderron besimin me mohim, pa dyshim qe e ka humbur rrugen e drejte

[109] Shume nga ithtaret e Librit,[27] prej zilise qe kane ne vete, deshirojne qe t’ju kthejne nga besimi ne mosbesim, tani qe e verteta eshte e qarte per ata. Por ju falini ata dhe lerini, derisa te arrije urdhri i Allahut. Vertet, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[110] Faleni namazin dhe jepeni zekatin! Cfaredo te mire qe te beni per shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Ne te vertete, Ai sheh mire gjithcka qe beni

[111] Ata thone: “Askush nuk do te hyje ne Xhenet, pervec hebrenjve ose te krishtereve”. Keto jane deshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): “Nese eshte e vertete ajo qe thoni, atehere sillni proven tuaj!”

[112] Vertet, ata qe i perulen Allahut dhe bejne vepra te mira, do ta kene shperblimin te Zoti i tyre, nuk do te frikesohen e as do te pikellohen

[113] Hebrenjte thone: “Te krishteret nuk kane kurrfare udherrefimi ku te mbeshteten!” Edhe te krishteret thone: “Hebrenjte nuk kane kurrfare urdherrefimi ku te mbeshteten!” Nderkohe, te dyja palet lexojne te njejtin Liber. Po keshtu, edhe ata qe nuk dine, thone te njejtat fjale. Allahu do t’i gjykoje kundershtite e tyre ne Diten e Kiametit

[114] Kush eshte me fajtor se ai qe pengon te permendet neper xhamite e Allahut Emri i Tij dhe perpiqet per shkaterrimin e tyre?! Ata nuk duhet te hyjne ne to, pervecse te frikesuar. Per ata, ne kete jete ka poshterim, kurse ne jeten tjeter denim te madh

[115] Te Allahut jane Lindja dhe Perendimi, pra, ngado qe te ktheheni eshte Fytyra (ana) e Allahut. Vertet, Allahu eshte Gjitheperfshires dhe i Gjithedijshem

[116] Ata thone: “Allahu ka bere nje femije”. I Lavdishem dhe i Lartesuar qofte Ai! Perkundrazi, Atij i perket cdo gje qe gjendet ne qiej e ne Toke dhe Atij i nenshtrohet gjithcka

[117] Ai eshte Krijuesi i qiejve dhe i Tokes, pa shembull te meparshem dhe, kur vendos per dicka, vetem thote per te: “Behu!” - dhe ajo behet

[118] Kurse te paditurit thone: “Perse Allahu nuk flet me ne ose se paku te na sillte ndonje shenje!” Njesoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i perngjajne njera-tjetres! Nderkohe, Ne ua kemi treguar qarte shenjat Tona atyre qe besojne bindshem

[119] Njemend, Ne te kemi derguar ty (Muhamed) si sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues; ti nuk do te pyetesh per banoret e Zjarrit flakerues

[120] As hebrenjte, as te krishteret nuk do te jene te kenaqur me ty, derisa te pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetem udherrefimi i Allahut eshte i drejte!” E, ne qofte se pas diturise qe te ka zbritur, ti ndjek deshiren e atyre, atehere askush nuk do te te ndihmonte apo mbronte nga denimi i Allahut

[121] Ata qe u kemi dhene Librin dhe e lexojne ashtu sic eshte shpallur, ata besojne vertet ne te. Kurse ata qe nuk besojne ne te, pa dyshim, jane te humbur

[122] O bijte e Israilit, kujtoni te mirat qe ju dhashe dhe qe ju ngrita mbi gjithe njerezit e tjere (te asaj kohe)

[123] Frikesojuni Dites kur askush nuk do te mund te beje asgje per askend dhe, kur prej askujt, nuk do te pranohet as ndermjetesim, as shperblese dhe as qe do te ndihmoheni

[124] Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdherime, te cilat ai i plotesoi, Allahu i tha: “Une do te te bej ty imam (prijes) te njerezve!” - “Po pasardhesit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i perfshin te padrejtet.”

[125] Kujtoni kur Ne e beme Qabene vend grumbullimi dhe sigurie per njerezit, duke thene “Bejeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje!” Ne i urdheruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtepine Time (Qabene) per ata qe e vizitojne, qe rrine aty per adhurim dhe qe falen duke u perkulur dhe perulur”

[126] Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, beje kete vend qytet te sigurt dhe furnizoji me prodhime banoret e tij, ata qe besojne ne Allahun dhe ne jeten tjeter!” - Allahu tha: “Ate qe nuk beson, per pak kohe do ta bej qe te kenaqet e pastaj do ta hedh ne denimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq qe eshte ai

[127] Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngriten themelet e Qabes, u luten: “O Zoti yne! Pranoje prej nesh (kete veper)! Me te vertete, Ti je Ai qe degjon dhe di gjithcka

[128] O Zoti yne! Na bej te perulur ndaj Teje! Bej qe edhe pasardhesit tane te jene te perulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tone, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Meshireploti

[129] O Zoti yne! Dergo tek ata nje te derguar nga gjiri i tyre, qe t’u lexoje shpalljet e Tua, t’ua mesoje Librin dhe Urtesine (rregullat e fese) e t’i pastroje (nga gjynahet)! Vertet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”

[130] Fese se Ibrahimit i shmanget vetem ai qe e nencmon vetveten. Ne e zgjodhem ate ne kete bote, kurse ne boten tjeter ai do te jete nder te miret

[131] Kur Zoti i tij i tha: “Perulu!” - ai u pergjigj: “Iu perula Zotit te gjithesise!”

[132] Ibrahimi ua dha kete porosi femijeve te tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijte e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur per ju fene e vertete, prandaj mos vdisni ndryshe vecse duke qene myslimane te nenshtruar ndaj Atij!”

[133] A ishit ju te pranishem kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti te bijte: “Cfare do te adhuroni pas meje?” - Ata u pergjigjen: “Ne do te adhurojme Zotin tend, qe eshte edhe Zoti i eterve te tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, nje Zot te vetem. Ne Atij i nenshtrohemi!”

[134] Ata njerez tashme kane kaluar. Ata do te kene cfare kane merituar dhe ju do te keni ate qe meritoni e nuk do te pyeteni per veprat e tyre

[135] Ata thone: “Behuni hebrenj ose te krishtere, qe te jeni ne rruge te drejte!” Thuaju: “Ne asnje menyre. Ne jemi te fese se paster te Ibrahimit, i cili nuk ka qene idhujtar”

[136] Thoni: “Ne besojme ne Allahun, ne ate qe na eshte shpallur neve (Kuranin), ne ate qe i eshte shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbateve (bijve te Jakubit), ne ate qe i eshte dhene Musait e Isait dhe ne ate qe u eshte dhene profeteve nga Zoti i tyre. Ne nuk bejme kurrfare dallimi midis tyre dhe vetem Allahut i perulemi”

[137] Nese ata besojne ne ate qe besoni edhe ju, atehere jane ne rrugen e drejte. E, nese ia kthejne shpinen asaj, atehere sigurisht qe do te percahen. Por Allahu te mjafton ty (Muhamed si mbrojtes) kunder atyre. Ai i degjon dhe i di te gjitha

[138] Thoni: “Kjo fe eshte “ngjyra” qe na ka dhene Allahu! S’ka “ngjyre” me te bukur se ajo qe jep Allahu! Ne vetem Ate adhurojme!”

[139] Thuaj: “A mos doni te haheni me ne per Allahun, kur Ai eshte Zoti yne dhe Zoti juaj?! Ne jemi pergjegjes per veprat tona, kurse ju per tuajat. Ne vetem Atij i perkushtohemi.”

[140] A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatet kane qene cifute (me fe), ose te krishtere? Thuaju: “A e dini me mire ju apo Allahu? Kush eshte me keqberes se ai qe fsheh te verteten e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk eshte i pavemendshem ndaj veprave qe punoni ju”

[141] Ata njerez tashme kane kaluar. Ata do te kene cfare kane merituar dhe ju do te keni ate qe meritoni e nuk do te pyeteni per veprat e tyre

[142] Disa mendjelehte (nga ithtaret e Librit) do te thone: “C’i ktheu ata prej kibles se tyre?”[29] Thuaju: “Te Allahut jane Lindja dhe Perendimi. Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte”

[143] Keshtu, Ne ju kemi bere nje bashkesi te drejte, qe te beheni deshmitare permbi njerezit dhe qe i Derguari te jete deshmitar permbi ju. Ne nuk e kemi bere kthimin tend nga Qabeja (o Muhamed) per tjeter arsye, por vetem per t’i dalluar ata qe i shkojne pas te Derguarit, nga ata qe kthehen nga thembrat (qe terhiqen nga besimi tek ai). Kjo prove ka qene e rende (per njerezit), por jo per ata qe Allahu i ka udhezuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin qe keni falur nga Kudsi). Ne te vertete, Allahu eshte Perdellimtar dhe i Meshirshem me njerezit

[144] Ne te pame ty (Muhamed) qe vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mire pra, Ne do te te kthejme ty nga kibla qe te kenaq ty. Prandaj, ktheje fytyren tende nga Xhamia e Shenjte (Qabeja)! Dhe kudo qe te gjendeni, kthejeni fytyren tuaj nga ajo ane! Pa dyshim, ata qe u eshte dhene Libri (Teurati), e dine se drejtimi nga Qabeja eshte e verteta prej Zotit te tyre. Allahu nuk eshte i pakujdesshem ndaj puneve qe ata bejne

[145] Edhe sikur t’u sillje te gjitha provat atyre qe u eshte dhene Libri, ata prapeseprape nuk do ta pranonin kiblen tende, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblen e tyre dhe askush nga ata nuk do te pranonte kiblen e njeri-tjetrit. E, nese ti, pasi te eshte zbritur dituria, do te ndiqje deshirat e tyre, atehere pa dyshim qe do te ishe nje nga keqberesit

[146] Ata qe u kemi dhene Librin, e njohin ate (Profetin a.s.), ashtu sic i njohin bijte e tyre, por disa prej tyre e fshehin te verteten, duke e ditur mire

[147] E verteta eshte prej Zotit Tend; pra, kurrsesi mos u bej nga ata qe dyshojne

[148] Cdokush ka nje drejtim nga i cili kthehet. Pra, beni gare me njeri-tjetrin per pune te mira. Kudo qe te gjendeni, Allahu do t’ju mbledhe te gjitheve; Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

[149] Nga cilido vend qe te dalesh, ktheje fytyren nga Xhamia e Shenjte. Kjo eshte e verteta qe vjen nga Zoti yt. Allahu nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe ju beni

[150] Nga cilido vend qe te dalesh, ktheje fytyren nga Xhamia e Shenjte. Kudo qe te ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo ane, qe njerezia te mos kete c’te thote kunder jush, pervec keqberesve - por atyre mos iu frikesoni, frikesohuni vetem prej Meje -, qe te plotesoj miresine Time ndaj jush dhe qe ju te shkoni ne udhe te drejte

[151] Po keshtu, (per te plotesuar miresine Time ndaj jush) ju kam sjelle nje te Derguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju meson Librin (Kuranin) e Urtesine (rregullat e fese) dhe ju meson ato gjera qe nuk i keni ditur

[152] Prandaj, me kujtoni Mua (me namaz e lutje) qe Une t’ju kujtoj (me shperblime) dhe falenderomeni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni dhuntite e Mia (me mosbindje)

[153] O besimtare! Kerkoni ndihme per veten nepermjet durimit dhe namazit! Ne te vertete, Allahu eshte me te duruarit

[154] Dhe mos thoni per ata qe vriten ne rrugen e Allahut[30] se jane te vdekur! Jo! Ata jane te gjalle, ndonese ju nuk e ndieni

[155] Sigurisht qe Ne do t’ju provojme me frike dhe uri, me demtim te pasurise, te njerezve dhe te te lashtave! Prandaj, pergezoji te duruarit

[156] te cilet, kur i godet ndonje fatkeqesi thone: “Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi!”

[157] Ata do te shperblehen me bekim dhe meshire nga Zoti i tyre; ata jane ne rrugen e drejte

[158] Kodrinat Safa dhe Merva (ne Meke) jane pjese e Simboleve te Allahut, prandaj ai qe viziton Qaben per haxh ose per umre[31], s’ka kurrfare gjynahu nese sillet mes tyre. Kush ben vepra te mira vullnetare, ta dije se Allahu eshte njemend Falenderues dhe i Gjithedijshem

[159] Me te vertete, ata qe fshehin shpalljet Tona te qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerezve ne Liber (Teurat), do te mallkohen nga Allahu dhe do te mallkohen nga ata (engjej e njerez) qe jane ngarkuar te mallkojne

[160] Mirepo atyre qe pendohen, permiresohen dhe tregojne ate qe kishin fshehur, Une ua pranoj pendimin, sepse Une jam Pranuesi i pendimeve dhe Meshireploti

[161] Ata qe nuk besojne dhe vdesin duke qene jobesimtare, do te mallkohen nga Allahu, engjejt dhe te gjithe njerezit

[162] Ata do te jene gjithmone te mallkuar, nuk do t’u lehtesohet denimi dhe nuk do t’u jepet afat

[163] Zoti juaj eshte nje Zot i vetem! S’ka zot tjeter (te denje per adhurim), pervec Atij, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[164] Me te vertete, ne krijimin e qiejve dhe te Tokes, ne kembimin e nates me diten, ne anijet qe lundrojne neper det per t’u sjelle dobi njerezve, ne ujin qe Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur permes tij token e vdekur dhe duke shperndare gjithfare gjallesash, ne levizjen e ererave dhe ne rete qe qendrojne midis qiellit e Tokes, pra, ne te gjitha keto, sigurisht qe ka shenja per njerezit me intelekt

[165] E megjithate, disa njerez zgjedhin (per te adhuruar) ne vend te Allahut (zota) te tjere, (duke i konsideruar) si te barabarte me Ate dhe duke i dashur sic duhet Allahu. Por ata qe besojne, e duan shume me teper Allahun (se sa c’i duan idhujtaret idhujt e tyre). Sikur keqberesit te shihnin qe tani castin kur te perballen me ndeshkimin, do ta kuptonin se e tere fuqia i perket Allahut dhe se denimi i Tij eshte fort i ashper

[166] Ah, sikur ta shihnin castin kur te adhuruarit do t’i braktisin adhuruesit e tyre, kur te gjithe do te shohin denimin e midis tyre do te keputet cdo lidhje

[167] Atehere adhuruesit do te thone: “Ah, sikur te ktheheshim edhe nje here (ne jeten e Tokes) e t’i braktisnim ata[32], ashtu sic na braktisen ne!” Keshtu, Allahu do t’ua tregoje veprat e tyre si burim hidherimi per ta dhe ata s’kane per te dale kurre nga zjarri

[168] O njerez! Ushqehuni me te gjitha ato gjera te lejuara e te mira qe gjenden ne Toke dhe mos ndiqni gjurmet e djallit, sepse ai eshte njemend armiku juaj i hapur

[169] Ai ju nxit vetem ne te keqija, ne vepra te turpshme dhe te flisni per Allahun gjera qe nuk i dini

[170] Kur atyre[33] u thuhet: “Ndiqni ate qe ka shpallur Allahu!” ata pergjigjen: “Jo! Ne do te ndjekim ate udhe ne te cilen i kemi gjetur te paret tane” - Valle, edhe atehere kur te paret e tyre nuk kuptonin gje e nuk ishin te udhezuar

[171] Mohuesit i shembellejne kafsheve, te cilat, kur i therret dikush, degjojne vetem thirrje e ze, por s’kuptojne asgje. Ata jane te shurdher, memece dhe te verber e nuk kuptojne asgje

[172] O besimtare! Hani nga ushqimet e lejuara qe ju kemi dhene dhe, nese jeni adhurues te Allahut, falenderojeni Ate

[173] Me te vertete, Allahu ju ka ndaluar te hani kafshen e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin qe nuk eshte therur ne emer te Allahut. Por kushdo qe detyrohet nga nevoja te haje ndonje gje prej ketyre, pa dashur te beje gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do te fajesohet. Vertet, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[174] Pa dyshim, ata qe fshehin cfare ka shpallur Allahu ne Liber dhe e kembejne ate me dicka tjeter te pavlere, do te gelltisin ne barkun e tyre vetem zjarr. Ne diten e Kiametit, Allahu nuk do t’u flase atyre, nuk do t’i pastroje (nga gjynahet) dhe do t’u jape denim te dhembshem

[175] Ata e kane kembyer rrugen e drejte me humbjen dhe faljen e Zotit me denimin e Tij. Po sa te durueshem do te jene ne zjarr

[176] Kjo eshte keshtu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me te verteten. Sigurisht, ata qe nuk pajtohen rreth tij, jane te percare dhe larg se vertetes

[177] Miresia nuk eshte te kthyerit e fytyres suaj nga lindja dhe perendimi, por miresia eshte (cilesi) e atij qe beson Allahun, Diten e Fundit, engjejt, Librin dhe profetet; e atij qe me vullnet jep nga pasuria e vet per te afermit, jetimet, te varfrit, udhetaret e mbetur rruges, lypesit dhe per lirimin e te roberuarve; e atij qe fal namazin dhe e jep zekatin; dhe e atyre qe i plotesojne premtimet, kur marrin persiper dicka; e atyre qe durojne ne kohe skamjeje, semundjeje dhe lufte. Keta jane besimtaret e vertete dhe keta jane ata qe e kane frike Allahun

[178] O besimtare! Eshte caktuar per ju kisasi[34] per vrasje: I liri per te lirin, skllavi per skllavin dhe femra per femren. Ai (vrases) qe falet nga farefisi i te vrarit, duhet te sillet njerezishem dhe le te zbatoje demshperblimin me te mire. Kjo (falje) eshte nje lehtesi dhe meshire nga ana e Zotit. E kushdo qe pas kesaj (faljes), e kapercen kufirin, do te marre nje denim te dhembshem

[179] Ne ligjin e barazise ne ndeshkim ka siguri per jeten tuaj, o mendare, ne menyre qe ju te permbaheni

[180] Ju eshte urdheruar qe, nese ndonjerit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri per te lene pas, atehere te lere testamentin ne menyre te drejte per prinderit dhe farefisin; ky eshte detyrim per besimtaret e devotshem

[181] Kush e ndryshon testamentin pasi e ka degjuar, ta dije se gjynahu eshte i rende per ata qe e ndryshojne! Sigurisht qe Allahu i degjon dhe i di te gjitha

[182] Kush i trembet ndonje gabimi apo padrejtesie nga ana e lenesit te testamentit dhe e ndreq ate, ta dije se nuk ben gjynah. Vertet, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[183] O besimtare! Ju eshte urdheruar agjerimi, ashtu si u ishte urdheruar atyre para jush, qe te mund te ruheni nga te keqijat

[184] Agjerimi zgjat disa dite, por, nese ndonjeri prej jush eshte i semure ose duke udhetuar, le te agjeroje aq dite sa i ka prishur ne ditet e tjera pas. Ata qe kane veshtiresi per te agjeruar, duhet te ushqejne si shpagim nga nje te varfer per cdo dite agjerimi. E, nese ndonjeri jep me shume se kaq, kjo eshte edhe me mire per te. Por, agjerimi juaj eshte me i dobishem, ne qofte se e dini

[185] Muaji i Ramazanit eshte ai, ne te cilin ka zbritur Kurani, qe eshte udherrefyes per njerezit, plot me shenja te qarta per rrugen e drejte dhe dallues (i se mires nga e keqja). Pra, kushdo nga ju qe deshmon kete muaj, le te agjeroje! Sa i perket atij qe eshte i semure ose gjendet ne udhetim e siper (le te agjeroje me vone) aq dite sa nuk i ka agjeruar. Allahu deshiron qe t’jua lehtesoje dhe jo qe t’jua veshtiresoje. Ai deshiron qe te plotesoni numrin e diteve te agjerimit dhe qe ta madheroni Allahun (ne fund te agjerimit), per shkak se ju ka drejtuar ne rruge te drejte e qe ta falenderoni Ate

[186] Kur roberit e Mi (besimtare) te pyesin per Mua, (thuaju se) Une jam afer, i pergjigjem lutjeve te lutesit, kur ai me lutet Mua. Prandaj, le t’i pergjigjen thirrjes Sime dhe le te me besojne Mua, per te qene ne rruge te drejte

[187] Tani eshte e lejuar per ju qe, gjate neteve te agjerimit, te shkoni me bashkeshortet tuaja. Ato jane petk per ju e ju jeni petk per ato. Allahu e di mire se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me grate para se te zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkeshortet tuaja dhe tani kerkoni ate qe ka caktuar Allahu per ju. Dhe hani e pini derisa te dallohet fija e bardhe (bardhesia) e agimit nga fija e zeze (erresira e nates), pastaj plotesojeni agjerimin derisa te bjere mbremja. Mos iu afroni atyre (bashkeshorteve) gjate kohes kur mbylleni per adhurim ne xhami! Keta jane kufijte e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Keshtu, pra, Allahu ua shpjegon njerezve urdheresat e veta, qe ata te ruhen nga te keqijat

[188] Mos ia merrni pasurine njeri-tjetrit padrejtesisht! Dhe mos u beni mitedhenes te gjykatesit per t’ua pervetesuar ne menyre te paligjshme dhe me vetedije njerezve nje pjese te mallit

[189] Te pyesin ty (o Muhamed) per henat e reja; thuaju: “Ato jane per njerezit shenja percaktuese te kohes dhe te haxhillekut”. Nuk eshte miresi te hysh ne shtepi nga dera e pasme (sic benin paganet para Islamit), por miresia qendron ne te ruajturit nga te keqijat. Hyni ne shtepi nga dyert e tyre dhe kijeni frike Allahun, ne menyre qe te shpetoni

[190] Luftoni ne rrugen e Allahut ndaj atyre qe luftojne kunder jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata qe e kalojne kufirin

[191] Vritini ata kudo qe t’i gjeni dhe debojini prej vendeve, ashtu sic ju debuan ata ju. Mosbesimi eshte me i rende se vrasja. Mos luftoni me ata prane Xhamise se Shenjte (Qabese), pervec rastit kur ata ju sulmojne aty brenda! E, nese ata luftojne me ju aty, atehere vritini ata! I ketille duhet te jete ndeshkimi per jobesimtaret

[192] Por, ne qofte se ata heqin dore, atehere Allahu eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[193] Luftojini ata derisa te zhduket mosbesimi dhe derisa te mbreteroje besimi vetem per Allahun! Por, ne qofte se ata heqin dore nga lufta kunder jush, atehere s’ka armiqesi, pervecse kunder keqberesve

[194] Shkelja e muajit te shenjte do te shpaguhet me shkelje te muajit te shenjte, por dhe shkelja e te shenjtave do te ndeshkohet ne te njejten menyre. Pra, kushdo qe ju sulmon, edhe ju keni te drejte ta sulmoni ate, ashtu sic ju sulmoi ju! Frikesojuni Allahut dhe dijeni se Allahu eshte me ata qe ruhen nga te keqijat

[195] Shpenzojeni pasurine ne rrugen e Allahut dhe mos e coni veten tuaj ne shkaterrim, por beni te mira; Allahu me te vertete i do bamiresit

[196] Kryeni haxhin dhe umren per hir te Allahut! Nese ne kete rruge pengoheni, atehere therni kurban, sipas mundesise, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa te arrije kurbani ne vend! Cilido prej jush qe eshte i semure ose qe ka ndonje plage ne koke (dhe si i tille, nuk mund ta rruaje koken), le ta zevendesoje me agjerim, lemoshe ose kurban. Kur te jeni te sigurt (nga armiqte), ai qe prej jush kryen umren deri ne haxh, le te there kurban, sipas mundesise. Ndersa ai qe nuk ka mundesi, eshte i detyruar te agjeroje tri dite ne haxh dhe shtate dite pas kthimit nga haxhi; keto jane dhjete dite te plota. Kjo eshte per ata qe nuk banojne ne Meke. Ta keni frike Allahun dhe dijeni se Ai denon ashper

[197] Koha e haxhillekut eshte ne muaj te caktuar.[35] Kush vendos te kryeje haxhillekun, le te largohet nga marredheniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Nderkaq, cdo veper te mire qe beni, Allahu e di. Pajisuni me gjerat qe ju nevojiten per rruge dhe dijeni se pajisja me e mire eshte devotshmeria. Prandaj, kini frike prej Meje, o njerez te mencur

[198] Nuk eshte gjynah te kerkoni nga Zoti juaj ndonje te mire. E, kur te ktheheni nga Arafati, permendni Allahun ne vendet e shenjta! Permendni Ate qe ju ka udhezuar ne rrugen e drejte, sepse ju me pare ishit te humbur

[199] Mandej, kthehuni, sic kthehen te gjithe te tjeret dhe kerkoni ndjese prej Allahut! Se Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[200] Pasi t’i kryeni ritet e haxhillekut, permendni Allahun ashtu sic i kujtoni prinderit tuaj, madje edhe me teper! Disa njerez thone: “Zoti yne, jepna te mira ne kete bote!” Por, per keta, s’ka asnje te mire ne boten tjeter

[201] Por ka dhe te tjere qe thone: “Zoti yne, na jep te mira ne kete bote, na jep te mira ne boten tjeter dhe na ruaj nga denimi i Zjarrit (te Xhehenemit)!”

[202] Ketyre do t’u jepet shperblim per ate qe kane bere. Allahu eshte i shpejte ne llogari

[203] Dhe madheroni Allahun ne (tri) ditet e caktuara (te Teshrikut). Por, edhe ata qe nguten dhe rrine vetem dy dite (ne Mina), nuk bejne gjynah; nuk ben gjynah as ai qe rri me shume, nese i frikesohet vertet Allahut. Ta keni frike Allahun e ta dini mire se vetem tek Ai do te tuboheni

[204] Ka ndonje njeri (hipokrit), fjalet e te cilit ne jeten e kesaj bote ta bejne qejfin dhe qe betohet ne Allahun per ate qe mban ne zemer, por qe, ne te vertete, eshte kundershtari (yt) me i betuar

[205] E, kur largohet, perpiqet te beje te keqija ne toke, duke shkaterruar te mbjellat dhe bagetine. Por Allahu nuk e do shkaterrimin

[206] Kur atij i thuhet “Kije frike Allahun!”, ai mburret dhe ben me shume te keqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq eshte ai vend

[207] Ka njerez qe e flijojne veten, per te fituar pelqimin e Allahut. Allahu eshte shume i meshirshem me robte e Vet

[208] O besimtare! Pranojeni Islamin me te gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmeve te djallit, se ai eshte armiku juaj i perbetuar

[209] E, nese i shmangeni se drejtes, pasi ju kane ardhur prova te qarta, atehere dijeni se Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[210] E c’presin tjeter ata, qe t’u vije Allahu permes hijeve te reve bashke me engjejt?! Atehere merr fund puna! Tek Allahu kthehen te gjitha punet

[211] Pyeti bijte e Israilit: sa shenja te qarta u kemi derguar Ne atyre? Ata qe mohojne te mirat e Allahut, pasi u jane derguar, do te denohen. Vertet, Allahu eshte i rrepte ne ndeshkim

[212] Ata qe nuk besojne, jane te joshur nga jeta e kesaj bote, prandaj tallen me besimtaret. Por njerezit qe i frikesohen Allahut, do te jene mbi ata - ne Diten e Kiametit. Allahu begaton pa kufi ke te doje

[213] Dikur, te gjithe njerezit perbenin nje bashkesi te vetme. Pastaj Allahu u dergoi profetet me lajme te mira dhe paralajmerime. Bashke me ata, Ai zbriti edhe Librin me te verteten, per t’i gjykuar njerezit ne ceshtjet per te cilat nuk pajtoheshin. Mirepo, njerezit u grinden midis tyre, pasi u erdhen shenjat e qarta, nga zilia qe kishin per njeri-tjetrin. Atehere, me vullnetin e Vet, Allahu i udhezoi besimtaret qe ta kuptonin te verteten, lidhur me ceshtjet per te cilat te tjeret nuk pajtoheshin. Allahu shpie ne udhe te drejte ke te doje

[214] Vertet mendoni te hyni ne Xhenet, pa provuar ate qe kane provuar te tjeret para jush? Ata i goditi mjerimi dhe semundjet dhe, aq shume u tronditen, saqe cdo i derguar dhe ndjekesit e tij, thirren: “Kur do te arrije ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut eshte afer

[215] Te pyesin ty cfare te japin si lemoshe. Thuaju: “Cfaredo bamiresie qe beni, ajo le t’u takoje prinderve, farefisit, jetimeve, te varferve dhe udhetareve. Cfaredo te mire qe beni, Allahu e di ate”

[216] Lufta eshte bere detyrim per ju, ndonese e urreni. Por mund ta urreni nje gje, nderkohe qe ajo eshte e mire per ju e mund ta doni nje gje, nderkohe qe ajo eshte e demshme per ju. Allahu di, kurse ju nuk dini

[217] Te pyesin ty per muajin e shenjte, per luften ne te. Thuaju: “Luftimi ne ate kohe eshte gjynah i madh, por pengimi i njerezve prej udhes se Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerezve nga vizita e Xhamise se Shenjte dhe debimi i banoreve te saj nga ajo, jane gjynah me i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve eshte gjynah me i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do te luftojne kunder jush, qe te mund t’ju kthejne nga besimi juaj. Ata qe e mohojne fene dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (te mira) do te humbasin ne kete bote dhe ne tjetren. Ata do te jene banore te Zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone

[218] Vertet, ata qe besuan dhe ata qe merguan e luftuan ne rruge te Allahut, pikerisht ata shpresojne ne meshiren e Allahut. Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[219] Te pyesin ty per veren[36] dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin deme te medha (gjynahe), por edhe dobi per njerezit. Megjithate, demi i tyre eshte me i madh se dobia”. Te pyesin se cfare duhet te japin si lemoshe. Thuaju: “Tepricen!” Ja, keshtu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, qe te mund te mendoni

[220] per kete jete dhe per jeten tjeter. Te pyesin ty per jetimet, thuaju: “T’u beni mire atyre eshte veper e bukur. Nese jetoni bashke me ata, dijeni se jane vellezerit tuaj. Allahu di ta dalloje keqberesin prej mireberesit. Sikur te donte Allahu, do t’ju detyronte me pune te veshtira. Vertet, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[221] Mos u martoni me paganet, gjersa te behen besimtare. Skllavja besimtare eshte me e mire se pagania, edhe nese kjo e fundit mund t’ju pelqeje. Mos i martoni myslimanet me pagane, gjersa ata te behen besimtare. Skllavi besimtar eshte me i mire se pagani, edhe nese ky i fundit mund t’ju pelqeje. Ata ju therrasin ne zjarr, kurse Allahu, me miresine e Tij, ju therret ne Xhenet e falje (te gjynaheve). Ai ua shpjegon njerezve shpalljet e Veta, qe te mendojne ata

[222] Te pyesin ty (Muhamed) per te permuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo eshte gjendje e demshme.” Prandaj, gjate kesaj kohe, mos iu afroni atyre (per marredhenie) derisa te pastrohen. Pasi te pastrohen, atehere afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdheruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata qe pendohen fort (per gjynahet) dhe ata qe pastrohen

[223] Grate tuaja jane “ara” per ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si te doni. Por beni dicka (te mire) per veten tuaj (duke permendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frike Allahun dhe dijeni se do te takoheni me Ate. Jepu lajm te mire besimtareve (se do fitojne Xhenetin)

[224] Mos e beni pengese betimin ne Allahun per kryerjen e veprave te mira, largimin prej te ligave dhe per pajtimin e njerezve! Allahu i degjon dhe i di te gjitha

[225] Allahu nuk ju denon nese betoheni pa qellim, por ju denon per ate qe vendosni ne zemrat tuaja. Allahu eshte Fales i madh e i Bute

[226] Ata qe betohen se nuk do t’u afrohen grave te veta, duhet te presin kater muaj; nese pendohen nga betimi, ta dine se Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[227] E, nese vendosin te ndahen, vertet, Allahu degjon dhe di cdo gje

[228] Grate e ndara duhet te presin tri cikle mujore dhe nuk eshte e lejueshme ta fshehin ate qe ka krijuar Allahu ne mitren e tyre, nese besojne Allahun dhe Diten e Kiametit. Burrat e tyre, nese deshirojne miresi dhe qetesi, kane te drejte t’i kthejne gjate ketij afati. Grate kane aq te drejta sa kane edhe detyra, sipas arsyes se shendoshe, ndonese burrat kane nje shkalle (me shume pergjegjesie) mbi ato.[37] Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[229] Ndarja mund te behet dy here. Me pas, gruaja ose te mbahet me te mire, ose te lejohet te ike me te mire. Burrave nuk u lejohet te marrin gje nga ajo qe iu kane dhene atyre, vetem nese te dyja palet frikesohen se nuk do t’i zbatojne kufijte e Allahut.[38] Pra, nese te dy frikesohen se nuk do te mund t’u permbahen kufijve te Allahut, atehere nuk eshte gjynah per asnjerin, nese gruaja i jep dicka burrit (per t’u ndare nga ai). Keta jane kufijte e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata qe shkelin kufijte e Allahut, pikerisht ata jane keqberesit

[230] Me pas, nese burri e ndan serish gruan (per te treten here), nuk mund te martohet me me te, pa u martuar ajo me nje burre tjeter. Por, ne qofte se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dyte, atehere nuk kane gjynah as ajo e as burri i pare qe te martohen serish me njeri-tjetrin, nese mendojne se do t’i respektojne kufijte e Allahut; keto jane urdhrat e Allahut, qe Ai ua shpjegon njerezve qe kuptojne

[231] Kur t’i ndani grate dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhes se pritjes, ose mbajini me te mire, ose lerini te ikin me te mire. Dhe mos i mbani ato me qellim lendimi, se ne kete menyre i beni padrejtesi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatite qe ju ka dhene Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturine e hollesishme, qe jua ka zbritur per t’ju keshilluar. Kini frike Allahun dhe ta dini se Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

[232] Kur t’i lini grate te lira dhe ato te kene plotesuar kohen e pritjes, mos i pengoni ato qe te martohen perseri me burrat e tyre, nese merren vesh me te mire. Keshtu keshillohet cdokush prej jush qe beson Allahun dhe Diten e Kiametit. Kjo eshte me e ndershme dhe me e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini

[233] Nenat le t’u japin gji femijeve te tyre dy vjet, per ata qe duan t’ia plotesojne dhenien e gjirit. Babai i femijes ka per detyre, sipas mundesise se tij, qe t’i siguroje si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush pertej mundesise qe ka: nena le te mos demtohet per shkak te femijes se saj e as babai te mos demtohet per shkak te tij. Edhe trashegimtari ka te njejtat detyrime per te gjitha keto. Por, nese pas keshillimit, ata vendosin me pelqim te ndersjelle qe ta ndajne femijen nga gjiri, kjo nuk eshte gjynah per ata. Po ashtu, nuk eshte gjynah per ju nese doni t’i gjeni femijes suaj ndonje mendeshe, me kusht qe t’ia jepni ate qe e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frike Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mire te gjitha punet qe beni ju

[234] Grate te cilave iu vdes burri, duhet te presin kater muaj e dhjete dite (pas vdekjes se tij). Pas kalimit te ketij afati, ju nuk jeni pergjegjes per cfare bejne ato me jeten e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mire cdo veper qe ju beni

[235] Nuk eshte gjynah per ju nese grave te tilla u jepni shenje se do t’i kerkoni apo nese kete qellim e fshihni ne shpirtin tuaj. Allahu e di se do te mendoni per ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetem nese bisedoni me to ndershmerisht. Dhe mos vendosni per martese para se te kaloje afati i parapare i pritjes. Ta dini se Allahu e di c’ka ne zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu eshte Fales i madh dhe i Bute

[236] Nuk eshte gjynah per ju nese i ndani grate para se te keni marredhenie me to ose para se te caktoni shumen e dhurates martesore (qe do t’u jepni). Por u jepni dhurate te pelqyeshme: i pasuri sipas gjendjes se tij dhe i vobekti sipas gjendjes se vet. Kjo eshte detyre e atyre qe deshirojne te bejne vepra te mira

[237] Ne qofte se i ndani grate para se te keni marredhenie me to, por ia keni caktuar shumen e dhurates martesore, atehere atyre u perket gjysma e dhurates, vec nese ua falin ato ose ua falin ata qe kane ne dore lidhjen e marteses[39]. Por qe te falni eshte me prane devotshmerise. Mos harroni qe te beheni bamires midis jush! Vertet, Allahu e sheh mire se cfare beni

[238] Faleni rregullisht namazin, sidomos ate te mesmin dhe qendroni me devotshmeri para Allahut, duke iu lutur Atij

[239] Nese keni frike, faluni duke qene ne kembe ose hipur (mbi kale)! Kur te jeni te sigurt, atehere t’i kryeni faljet per Allahun, ashtu si ju ka mesuar Ai ate qe nuk e keni ditur

[240] Ata prej jush, te cileve iu eshte afruar vdekja dhe kane gra per te lene pas, duhet t’u lene atyre ne testament mjetet per te jetuar nje vit, pa i bere qe te dalin nga shtepia. Por, nese ato vete e braktisin shtepine, ju nuk jeni pergjegjes per cfare bejne me jeten e tyre sipas rregullave. Allahu eshte i Plotfuqishem e i Urte

[241] Grave te ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve te jeteses. Kjo eshte detyre e besimtareve

[242] Keshtu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, ne menyre qe te kuptoni

[243] Mendo (o Muhamed) per ata qe me mijera iken nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes.[41] Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vertet, Allahu zoteron miresi te medha per njerezit, por shumica e tyre nuk e falenderojne

[244] Luftoni ne rrugen e Allahut dhe ta dini se Allahu i degjon te gjitha dhe di cdo gje

[245] Kush do t’i jape Allahut nje hua te bukur, qe Ai t’ia ktheje shperblimin shumefish? Allahu e shtrengon (riskun) dhe e liron; tek Ai do te ktheheni

[246] A nuk e ke degjuar ti (o Muhamed) se cfare i tha paria e bijve te Israilit, pas Musait, nje profeti te tyre? I tha: “Na dergo nje mbret, qe te luftojme ne rrugen e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur te mos luftoni kur te shpallet lufta?” Ata thane: “E perse te mos luftojme ne rrugen e Allahut, ne qe jemi debuar nga atdheu yne dhe jemi ndare nga femijet tane?!” Mirepo, kur u urdheruan te luftojne, ata nuk luftuan, me perjashtim te nje pakice. Allahu i njeh mire keqberesit

[247] Profeti i tyre u tha: “Allahu ka derguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thane: “Si mund te behet ai mbreti yne, kur ne kemi me teper merita se ai per te sunduar?! Pervec kesaj, ai nuk ka ndonje pasuri te madhe.” Ai u pergjigj: “Allahu e ka zgjedhur ate per mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni te gjere dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt te doje; Allahu eshte Mireberes i madh dhe i Gjithedijshem.”

[248] Profeti u tha atyre: “Shenje e sundimit te tij eshte ardhja e Arkes. Aty ka qetesi[42] per ju nga Zoti juaj dhe relikte te lena nga familja e Musait dhe Harunit. Ate e bartin engjejt. Sigurisht qe kjo eshte nje shenje per ju, nese jeni besimtare!”

[249] Kur Taluti u nis per lufte bashke me ushtrine, u tha atyre: “Allahu do t’ju provoje me nje lume. Kush pi uje ne te, nuk eshte ushtari im. Ndersa kush nuk pi uje ne te ose kenaqet vetem me nje grusht uje, eshte ushtari im”[43]. Por te gjithe pine, pervec nje pakice. Pasi ai me ata (ushtare) qe ishin besimtare kaluan lumin, shume prej tyre thane: “Ne sot nuk kemi fuqi te luftojme me Xhalutin dhe ushtrine e tij”. Por ata qe ishin te bindur se do te takoheshin me Allahun, thane: “Sa here, me ndihmen e Allahut, nje ushtri e vogel ka ngadhenjyer mbi nje ushtri te madhe! Allahu eshte me te durueshmit”

[250] Dhe kur u perballen me Xhalutin dhe ushtrine e tij, thane: “Zoti yne! Na pajis me durim, na forco kembet tona dhe na ndihmo kunder ketij populli jobesimtar!”

[251] Me ndihmen e Allahut, ata i thyen armiqte dhe Davudi e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecine dhe i mesoi diturite qe deshi. Sikur Allahu te mos i ndihmonte njerezit e mire kunder te keqijve, bota do te ishte shkaterruar. Por Allahu eshte shume Bujar me krijesat e Veta

[252] Keto jane shpalljet e Allahut. Ne t’i lexojme ty (Muhamed) ato me te verteten, sepse, pa dyshim, ti je nje prej te derguarve Tane

[253] Nga keta te derguar, disa syresh i ngritem mbi te tjeret. Disave Allahu u foli drejtperdrejt, kurse te tjere i ngriti ne shkalle te larta. Ne i dhame Isait, birit te Merjemes, prova (mrekulli) te qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjterise (Xhebrailin a.s.). Sikur te donte Allahu, njerezit qe erdhen pas te derguarve nuk do te vriteshin me njeri-tjetrin pas ardhjes se provave te qarta, por ata u percane: disa besuan, kurse te tjeret mohuan. Sikur te donte Allahu, ata nuk do te vriteshin me njeri-tjetrin, por Allahu ben si te doje Vete

[254] O besimtare! Jepni pa u kursyer nga te mirat qe ju kemi dhene Ne, para se te vije Dita (e Gjykimit) ne te cilen nuk ka shit-blerje, as miqesi, as ndermjetesi! Jobesimtaret jane keqberesit e vertete

[255] Allahu! Nuk ka zot tjeter (qe meriton adhurimin) pervec Tij, te Gjallit, te Perjetshmit, Mbajtesit te gjithckaje! Ate nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke. Kush mund te nderhyje tek Ai per ndokend pa lejen e Tij? Ai di cdo gje qe ka ndodhur perpara dhe cdo gje qe do te ndodhe pas njerezve, kurse ata nuk mund te pervetesojne asgje nga Dituria e Tij, pervecse aq sa Ai deshiron. Kursi-u[44] i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Token dhe Ai nuk e ka te rende t’i ruaje ato. Ai eshte i Larti, Madheshtori

[256] S’ka detyrim ne fe, sepse tashme eshte dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai qe mohon idhujt (dhe gjithcka qe adhurohet ne vend te Allahut) dhe beson ne Allahun, ka siguruar lidhjen me te forte, e cila nuk keputet kurre. Allahu degjon dhe di gjithcka

[257] Allahu eshte Mbrojtesi i atyre qe besojne. Ai i nxjerr ata nga erresira ne drite. Sa per ata qe nuk besojne, mbrojtesi i tyre eshte djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie ne erresire. Keta jane banoret e Zjarrit (te Xhehenemit), ku do te qendrojne pergjithmone

[258] A nuk ke degjuar ti (Muhamed) per ate qe beri fjale me Ibrahimin per Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhene pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe shkakton vdekje” - ai u pergjigj: “Edhe une mund te jap jete e te shkaktoj vdekje”. Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perendimi”! Atehere, ai (mohuesi) mbeti me gojen hapur. Allahu nuk i udhezon ata qe jane keqberes

[259] Po per ate i cili, kur kaloi prane nje qyteti te rrenuar pertoke, tha: “Si mund ta ktheje ne jete Allahu kete qytet tani qe ai eshte i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq ate per njeqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohe ke ndenjur ketu?” - Ai u pergjigj: “Nje dite ose gjysme dite”. - “Jo” - i tha Allahu, “por ke ndenjur njeqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tende qe nuk jane prishur! Shikoje gomarin tend (si do ta ringjallim) qe te te bejme ty deshmi mrekullie per njerezit; veshtroji eshtrat se si i bashkojme e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu be e qarte, ai tha: “Tashme e di se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje!”

[260] Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregome si i ngjall te vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu pergjigj Ibrahimi, “por deshiroj te me qetesohet zemra.” Allahu i tha: “Merr kater zogj dhe copetoji. Shperndaj ne cdo koder nga nje cope prej tyre pastaj thirri! Ata do te te vijne me te shpejte. Dhe ta dish se Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte.”

[261] Ata qe shpenzojne pasurine e vet ne rruge te Allahut, i shembellejne atij qe mbjell nje kokerr nga e cila dalin shtate kallinj, ku secili kalli ka nga njeqind kokrra. Allahu ia shton (shperblimin) edhe me teper kujt te deshiroje; Allahu eshte Mireberes i madh dhe i Gjithedijshem

[262] Ata qe shpenzojne pasurine e vet ne rruge te Allahut, pa e percjelle ate me pergojim apo fyerje, do te kene shperblim te Zoti i tyre dhe nuk do te kene pse te frikesohen apo pikellohen

[263] Fjala e mire dhe falja e gabimit jane me te vlefshme se lemosha qe percillet me fyerje. Allahu eshte i Vetemjaftueshem dhe i Bute (nuk nxiton ne denime)

[264] O besimtare! Mos i coni dem lemoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre qe ua keni dhene) dhe duke fyer, sic vepron ai qe e shpenzon pasurine e vet per sy e faqe te botes dhe nuk beson ne Allahun dhe Diten e Fundit. Ai shembellen me nje gur te lemuar te mbuluar me dhe, mbi te cilin bie shiu me rrebesh, duke e lene te zhveshur. Ata nuk kane kurrfare dobie nga veprat qe kane bere, se Allahu nuk e udhezon ne rruge te drejte popullin mohues

[265] Ata qe shpenzojne pasurine e vet, per te kerkuar kenaqesine e Allahut dhe qe e forcojne veten me pune te mira, shembellejne me nje kopsht te mbjelle ne rrafshnalte, ne te cilin bie shi i bollshem, andaj jep fruta dyfish. Nese nuk i bie shi i bollshem, i bie shi i imet qe i mjafton. Allahu i sheh mire punet qe beni ju

[266] A deshiron ndonjeri nga ju qe, duke qene i moshuar e me femije te mitur e te pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfare lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhes, te digjet nga nje stuhi zjarri?! Ja, keshtu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qellim qe te mendoni

[267] O besimtare! Jepni pa u kursyer nga te mirat qe keni fituar dhe nga ato qe jua kemi nxjerre Ne nga frytet e tokes. Mos dhuroni nga ato gjera te pavlefshme te pasurise suaj e te cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe vecse symbyllur. Ta dini se Allahu eshte i Vetemjaftueshem dhe i Denje per cdo levdate

[268] Djalli ju frikeson me skamje e varferi dhe ju urdheron te beni vepra te pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe miresine e Tij. Allahu eshte Mireberes i madh dhe i Gjithedijshem

[269] Ai ia jep urtesine (te kuptuarit e Kuranit) kujt te doje. Cilitdo qe i eshte dhene urtesia, vertet qe i eshte dhene nje miresi e madhe. Por kete nuk e kupton tjeterkush, pervec njerezve te mencur

[270] Cfaredo gjeje qe te jepni dhe cdo betim qe te beni, me siguri qe Allahu ka dijeni per ate! Keqberesit nuk do te kene askend qe t’i ndihmoje

[271] T’i jepni lemoshat haptazi, eshte gje e mire, por t’ua jepni ato te varferve fshehurazi, eshte edhe me mire dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mire cdo veper qe ju beni

[272] Ti (Muhamed) nuk e ke per detyre t’i udhezosh ata ne rruge te drejte, por eshte Allahu Ai qe udhezon ke te doje ne rrugen e drejte. Cfaredo te mire qe te jepni, eshte ne dobine tuaj, nese ju kete e beni vetem per hir te Allahut! Cfaredo qe te jepni nga te mirat, do t’ju rikthehet e plote dhe nuk do t’ju behet padrejtesi

[273] (Lemosha) u takon te varferve, te cilet kane hyre ne rrugen e Zotit e nuk jane ne gjendje te udhetojne (per te fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se jane te kamur, per shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohesh nga pamja e tyre. Ata nuk i merzisin njerezit duke lypur.[45] E cdo gje qe shpenzoni prej te mirave, Allahu i di ato

[274] Ata qe japin nga pasuria e tyre naten dhe diten, fshehurazi dhe haptazi, do te kene shperblim te Zoti i tyre; ata nuk do te kene pse te frikesohen apo pikellohen

[275] Ata qe marrin fajde, do te ringjallen (ne Diten e Gjykimit) si ai qe djalli e ka cmendur me prekjen e vet, sepse ata thone se tregtia eshte njelloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtine, kurse kamatarine e ka ndaluar. Ai te cilit i vjen keshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamates, le ta mbaje ate qe tashme ka fituar dhe fati i tij eshte ne duart e Allahut. Ndersa ata qe i kthehen kamates serish, do te jene banore te Zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone

[276] Allahu ia heq cdo perfitim kamates, kurse e rrit perfitimin e bamiresise. Allahu nuk i do ata qe jane mohues - gjynahqare

[277] Ata qe besojne dhe kryejne vepra te mira, falin namazin dhe japin zekatin, do te kene shperblim te Zoti i tyre dhe nuk do te kene pse te frikesohen apo pikellohen

[278] O ju qe keni besuar! Ta keni frike Allahun dhe hiqni dore nga kamata, nese jeni besimtare te vertete

[279] Nese nuk e beni kete, atehere iu eshte shpallur lufte nga Allahu dhe i Derguari i Tij. Nese pendoheni, atehere ju takon kapitali fillestar. Ne kete menyre, nuk demtoni askend e as nuk demtoheni vete

[280] Nese e dini se borxhliu eshte ngushte, shtyjani afatin (e shlyerjes se borxhit) derisa ta permiresoje gjendjen. Por eshte me mire per ju qe t’ia falni borxhin, vec sikur ta dinit

[281] Dhe ruajuni asaj Dite qe do te ktheheni tek Allahu, kur cdokujt do t’i jepet ajo qe ka fituar dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[282] O besimtare! Shkruajeni huan qe ia jepni njeri-tjetrit per nje afat te caktuar. Le ta shenoje ate me drejtesi nje shkrues ndermjet jush; asnje shkrues te mos ngurroje qe ta shenoje ashtu sic e ka mesuar Allahu. Ai le te shenoje, kurse borxhliu le te diktoje dhe le t’i frikesohet Allahut, Zotit te vet, duke mos lene manget asgje nga borxhi! Ne qofte se borxhliu eshte mendjelehte ose i mitur, ose i tille qe nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje saktesisht kujdestari i tij. Thirrni dy deshmitare prej njerezve tuaj e, nese nuk gjeni dy deshmitare burra, atehere thirrni per deshmitare nje burre dhe dy gra, nga ata qe i quani te pershtatshem; ne menyre qe, nese njera grua harron, t’ia kujtoje tjetra. Deshmitaret nuk duhet te kundershtojne kurdo qe te thirren. Mos e lini pa e shenuar borxhin, qofte i vogel apo i madh, duke shenuar edhe afatin e pagimit. Kjo menyre eshte me e drejte para Allahut, me e sakte per deshmi dhe me e pershtatshme per te mos dyshuar. Por, nese eshte fjala per mallin qe qarkullon nga dora ne dore, atehere nuk do te keni gjynah nese nuk e shenoni ate. Thirrni deshmitare edhe kur te lidhni kontrata per shitblerje dhe te mos demtohet as shkruesi, as deshmitari. Nese beni te kunderten, atehere keni bere gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju meson ju; Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

[283] Nese jeni ne udhetim e nuk gjeni shkrues, atehere merrni peng. Dhe, nese njeri prej jush ka besim tek tjetri, atehere borxhliu le ta ktheje ate qe i eshte besuar dhe le t’i frikesohet Allahut, Zotit te vet. Mos e fshihni deshmine, se, kush e fsheh ate, zemra e tij eshte gjynahqare. Allahu di cdo gje qe punoni ju

[284] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke. Edhe nese e tregoni apo e fshihni cfare keni ne shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kerkoje llogari per te. Keshtu, Ai do te fale ke te doje dhe do te denoje ke te doje. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[285] I Derguari beson ne ate (Kuranin) qe i eshte shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtaret: te gjithe besojne ne Allahun, engjejt e Tij, librat e Tij dhe te derguarit e Tij (duke thene): “Ne nuk bejme dallim mes asnjerit prej te derguarve te Tij”. Ata thone: “Ne degjojme dhe bindemi. Faljen Tende kerkojme, o Zoti Yne dhe te Ti do te kthehemi!”

[286] Allahu nuk e ngarkon askend pertej fuqise qe ka: ne dobi te tij eshte e mira qe ben, kurse ne dem te tij eshte e keqja qe punon. Zoti yne, mos na ndeshko per ate qe harrojme ose veprojme pa qellim! Zoti yne, mos na ngarko barre te rende, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti yne, mos na ngarko me dicka qe nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na meshiro! Ti je Zoti Yne! Prandaj na jep fitore kunder atyre qe nuk besojne!”

Familja e Imranit (Ali Imran)

Surah 3

[1] Elif Lam Mim

[2] Allahu! Nuk ka zot tjeter (qe meriton adhurimin) pervec Tij, te Gjallit, te Perjetshmit, Mbajtesit te gjithckaje

[3] Ai te ka shpallur ty Librin, me te verteten e sakte, duke vertetuar shpalljet e meparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin

[4] me pare si udherrefyes per njerezit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e se vertetes nga e paverteta). Ata qe nuk besojne shpalljet e Allahut, i pret denim i ashper; Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Zoti per shpagim

[5] Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgje ne Toke dhe as ne qiell

[6] Ai ju formon ne miter, ashtu sic deshiron Vete; s’ka zot tjeter qe meriton te adhurohet pervec Tij, te Plotfuqishmit, te Urtit

[7] Eshte Ai qe te ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje te te cilit jane te qarta e me kuptim te drejtperdrejte. Ato jane themelet e Librit. Kurse disa (vargje) te tjera jane jo krejtesisht te qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e te cileve priren nga e paverteta, ndjekin vargjet me pak te qarta, duke kerkuar te krijojne peshtjellim dhe duke kerkuar t’i komentojne sipas deshires se vet. Por, kuptimin e tyre te vertete e di vetem Allahu. Ndersa ata qe jane thelluar ne dijeni, thone: “Ne i besojme (Kuranit). Te gjitha keto (vargje te qarta e alegorike) jane nga Zoti yne!” Kete e kuptojne vetem mendaret

[8] (Ata thone:) “O Zoti yne! Mos lejo qe zemrat tona te shmangen (nga e verteta), pasi na ke udhezuar ne rrugen e drejte, dhe jepna meshire prej Teje; vertet, Ti je Dhuruesi i Madh

[9] O Zoti yne! Ti do t’i mbledhesh njerezit ne nje Dite per te cilen nuk ka dyshim. Me te vertete, Allahu nuk e shkel premtimin”

[10] Ne te vertete, atyre qe nuk besojne, nuk do t’u vlejne aspak (kur te dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as femijet e tyre. Ata do te jene lende djegese e zjarrit

[11] ashtu sic ishin ithtaret e Faraonit dhe ata qe ishin para tyre. Ata i quajten genjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i perlau ata per gjynahet qe bene. Allahu eshte i rrepte ne ndeshkim

[12] Thuaju (o Muhamed) atyre qe mohuan: “Ju do te mposhteni dhe do te tuboheni ne Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq eshte ai vend!”

[13] Sigurisht qe kishte shenje per ju ne dy ushtrite qe u ndeshen: njera qe luftonte ne rrugen e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, se ciles i dukej se para vetes kishte dy here me shume kundershtare.[47] Allahu me ndihmen e Vet forcon ke te deshiroje. Kjo, me te vertete, eshte mesim per largpamesit

[14] Burrave u eshte hijeshuar dashuria per gjerat e deshiruara: per grate, femijet, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagetite dhe arat e leruara. Keto jane kenaqesite e kesaj jete, por shume me i mire eshte kthimi tek Allahu

[15] Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj per gjera me te mira se ato? Per ata qe jane te devotshem, te Zoti i tyre do te kete kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone. Aty do te kene bashkeshorte te pastra dhe kenaqesi nga Allahu”. Allahu i vrojton roberit e Vet

[16] qe thone: “Zoti yne! Me te vertete kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga denimi i zjarrit!”

[17] qe jane te durueshem, te sinqerte, te devotshem ne adhurimin e Allahut; qe japin lemoshe dhe qe kerkojne faljen e gjynaheve para agimit

[18] Allahu deshmon, e po ashtu edhe engjejt, edhe njerezit e dijes, se nuk ka zot tjeter qe meriton te adhurohet pervec Tij, duke mbajtur drejtesine. S’ka zot tjeter pervec Atij, te Plotfuqishmit, te Urtit

[19] Feja e vertete tek Allahu eshte vetem Islami. Ata qe u eshte dhene Libri[48], paten mospajtime nga zilia qe kishin midis tyre, vetem pasi u erdhi dituria. Por kushdo qe i mohon udhezimet e Allahut, ta dije se Allahu eshte i shpejte ne llogari

[20] Nese ata te kundershtojne ty (o Muhamed) thuaju: “Une i perulem vetem Allahut, e po ashtu edhe ata qe me pasojne mua”. Dhe thuaju atyre qe u eshte dhene Libri si dhe analfabeteve[49]: “A i peruleni Allahut?” Nese e pranojne Islamin, atehere kane gjetur udhen e drejte. Por, nese refuzojne, detyra jote eshte vetem qe t’ua percjellesh dijen. Allahu i vrojton roberit e Vet

[21] Lajmeroi ata qe mohojne shpalljet e Allahut, vrasin profetet padrejtesisht dhe vrasin edhe ata qe urdherojne te veprohet me drejtesi, per denimin e dhembshem qe i pret

[22] Keta jane ata, veprat e te cileve nuk do te kene vlere ne kete bote dhe ne tjetren. Per ata nuk do te kete asnje ndihmues

[23] A nuk i sheh ata (hebrenj) qe u eshte dhene nje pjese e Librit?! Atyre iu behet thirrje te vijne te Libri i Allahut per t’i gjykuar, por nje pjese e tyre kthejne shpinen, duke mos ia vene veshin

[24] Kjo, sepse ata thone: “Ne nuk do te na preke zjarri i Xhehenemit, pervecse disa dite”. Shpifjet qe benin i kane mashtruar ata ne besimin e vet

[25] Cfare do te ndodhe me ata, kur t’i tubojme ne Diten (e Gjykimit), per te cilen s’ka pike dyshimi, kur cdokujt do t’i jepet shperblimi i veprave te veta e askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[26] Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zoteruesi i gjithe Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt te duash dhe ia heq kujt te duash; Ti larteson ke te duash dhe poshteron ke te duash. Cdo e mire eshte ne Doren Tende! Ti je vertet i Plotfuqishem per cdo gje

[27] Ti ben qe nata te hyje tek dita dhe qe dita te hyje tek nata. Ti e nxjerr te gjallen prej se vdekures dhe te vdekuren e nxjerr prej se gjalles. Ti i jep kujt te duash pa kufij.”

[28] Besimtaret te mos i marrin per miq e mbrojtes mohuesit, ne vend te besimtareve. Ata qe veprojne keshtu, nuk kane cfare te shpresojne tek Allahu, vetem nese kete e bejne (me goje e jo me zemer) per t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmeron qe t’i ruheni Vetes se Tij, sepse te gjithe do te ktheheni tek Allahu

[29] Thuaju: “Edhe nese e fshihni ate qe keni ne zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di ate. Ai di cfare gjendet ne qiej dhe cfare gjendet ne Toke. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje.”

[30] (Kini frike) diten, kur cdokush do ta gjeje perpara ate qe ka punuar mire dhe ate qe ka punuar keq, duke deshiruar qe midis tij dhe se keqes se tij, te kete largesi te madhe. Allahu ju paralajmeron qe t’i ruheni Vetes se Tij. Allahu eshte i Bute e i Meshirshem me roberit e Vet

[31] Thuaju (o Muhamed): “Nese ju e doni Allahun, atehere me ndiqni mua, qe Allahu t’ju doje dhe t’jua fale gjynahet! Allahu eshte Fales i Madh dhe Meshireplote”

[32] Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe te Derguarit!” Ne qofte se kthejne shpinen, (dijeni se) Allahu, me te vertete, nuk i do jobesimtaret

[33] Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi te gjithe njerezit (e kohes se tyre)

[34] (Ata ishin) pasardhes te njeri - tjetrit. Allahu degjon dhe di cdo gje

[35] Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, une Ty ta kam kushtuar ate qe eshte ne barkun tim, qe te te sherbeje vetem Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me te vertete, degjon dhe di cdo gje.”

[36] E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Une linda femer, - Allahu e di me mire se cfare lindi ajo, - e mashkulli nuk eshte si femra. Une ia vura emrin Merjeme dhe i kam lene ate me pasardhesit e saj nen mbrojtjen Tende nga djalli i mallkuar”

[37] Zoti e pranoi ate (Merjemen) me endje, e beri qe te rritet mire dhe e la nen kujdestarine e Zekerias. Sa here qe hynte Zekeria ne dhomen e saj, gjente prane saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga te vjen ky ushqim?” Ajo pergjigjej: “Ky eshte nga Allahu, se Allahu e furnizon ke te doje, pa kufi”

[38] Atehere Zekerija iu lut Zotit te vet e tha: “Zoti im! Dhurome nga ana Jote nje pasardhes te mire! Se Ti, me te vertete, je Degjues i lutjes!”

[39] E ndersa lutej ne kembe, ne faltore, engjejt e thirren (Zekerijan): “Allahu te jep lajmin e mire per Jahjain, i cili do te vertetoje Fjalen e Allahut (Isain a.s.), do te jete nje fisnik, i delire dhe profet, nje prej te mireve”

[40] (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do te kem djale, kur mua me ka zene pleqeria, e gruaja ime eshte shterpe?! (Engjelli i) tha: “Keshtu! Allahu ben cfare te doje”

[41] Ai tha: “O Zot! Me jep nje shenje!” (Zoti) i tha: “Shenje per ty eshte se tri dite nuk do t’u flasesh njerezve, vecse me gjeste. Por, Zotin tend permende shume dhe adhuroje Ate ne mbremje dhe ne mengjes”

[42] (Kujto) kur engjejt thane: “O Merjeme! Allahu te ka zgjedhur, te ka pastruar dhe te ka parapelqyer ty mbi te gjitha grate e botes

[43] O Merjeme! Bindju Zotit tend! Bej sexhde dhe perkulu ne ruku bashke me ata qe perkulen (duke adhuruar Allahun)!”

[44] Keto jane lajme te fshehta, qe po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishem kur ata hodhen short se kush prej tyre do te merrte nen kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishem kur ata diskutonin

[45] (Kujto) kur engjejt thane: “O Merjeme! Allahu te jep lajmin e mire per nje (djale qe do te linde me nje) Fjale prej Tij: emrin do ta kete Mesih - Isa i biri i Merjemes, do te jete i nderuar ne kete bote dhe ne tjetren dhe nje nga te afermit e Allahut

[46] Ai do t’u flase njerezve qysh i vogel ne djep edhe si njeri i rritur dhe do te jete nga me te miret”

[47] Ajo tha: “Zoti im! Qysh do te kem une femije, kur nuk me ka prekur askush?!” – “Keshtu – tha (engjelli) - Allahu krijon c’te doje Vete. Kur vendos dicka, Ai vetem thote per te: “Behu!” dhe ajo behet.”

[48] (Allahu) do t’ia mesoje atij shkrimin, diturine, Teuratin dhe Ungjillin

[49] dhe do ta caktoje ate te Derguar te bijte e Israilit (te cileve do t’u thote): “Ju kam sjelle prova nga Zoti juaj (qe vertetojne Profecine time): bej per ju dicka prej balte ne forme shpendi, fryj ne te e me urdhrin e Allahut ajo behet shpend i gjalle; sheroj te verbrit e lindur dhe te lebrosurit dhe i ngjall te vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj cfare hani dhe cfare ruani ne shtepite tuaja. Sigurisht qe te te gjitha keto ka prova per ju, nese jeni besimtare te vertete

[50] Dhe (kam ardhur te ju) per t’ju vertetuar Teuratin, qe eshte para meje dhe qe t’ju lejoj disa gjera qe i keni pasur te ndaluara. Ju kam sjelle nje prove nga Zoti juaj, prandaj kijeni frike Allahun dhe bindmuni

[51] Me te vertete, Allahu eshte Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Ate. Kjo eshte rruga e drejte!”

[52] Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush jane ndihmuesit e mi ne rrugen e Allahut?” nxenesit (e tij) u pergjigjen: “Ne jemi ndihmuesit e (fese se) Allahut. Ne e besojme Allahun e ti (Isa) deshmo se ne (i) jemi nenshtruar (Atij)

[53] Zoti yne! Ne besojme ate qe na ke shpallur dhe pasojme te Derguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashke me deshmitaret!”

[54] Dhe ata[50] i pergatiten nje kurth, por edhe Allahu u pergatiti kurth (denim), se Allahu eshte strategu me i mire

[55] (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Une do te te marr, do te te ngre prane Meje dhe do te te shpetoj ty nga ata qe nuk besojne, si dhe do t’i vendos ata qe te ndjekin ty, permbi ata qe te mohojne, deri ne Diten e Kiametit. Pastaj, te gjithe do te ktheheni tek Une dhe do te gjykoj midis jush per ceshtjet qe jeni grindur

[56] Sa per ata qe nuk besojne, do t’i denoj me denim te ashper ne kete bote dhe ne tjetren. Dhe nuk do te kene askend qe t’u vije ne ndihme

[57] Ndersa atyre qe besojne dhe punojne vepra te mira, Zoti do t’u jape shperblimin e merituar. Allahu nuk i do punembrapshtet.”

[58] Keto qe po t’i tregojme ty (o Muhamed) jane vargje dhe keshilla te larta (nga Kurani)

[59] Rasti i Isait per Allahun eshte si rasti i Ademit qe e krijoi prej baltes e pastaj i tha: “Behu!” - dhe ai u be

[60] E verteta eshte nga Zoti yt, andaj mos u bej nga ata qe dyshojne

[61] Atyre qe te kundershtojne ty per ceshtjen e Isait, pasi te ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i therrasim bijte tane dhe bijte tuaj, grate tona dhe grate tuaja, veten tone dhe ju vete, pastaj, te lutemi qe mallkimi i Allahut t’i godase genjeshtaret!”

[62] Pa dyshim, te gjitha keto jane rrefime te verteta. S’ka zot tjeter (qe meriton te adhurohet) pervec Allahut. Vertet, Allahu eshte i Plotfuqishmi, i Urti

[63] Ne qofte se ata ia kthejne shpinen te drejtes, (dije se) Allahu i njeh mire ngaterrestaret

[64] Thuaj: “O ithtaret e Librit, ejani te biem ne nje fjale te perbashket mes nesh dhe jush: se do te adhurojme vetem Allahun, se nuk do t’i shoqerojme Atij asgje (ne adhurim) dhe se nuk do ta mbajme per zot njeri-tjetrin, ne vend te Allahut!” Nese ata nuk pranojne, atehere thuaju: “Deshmoni se ne i jemi nenshtruar Allahut!”

[65] O ithtaret e Librit! Pse polemizoni per Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli jane zbritur vetem pas tij? A nuk kuptoni

[66] Mire ju polemizoni per gjera qe keni njefare dijenie (per ceshtje qe lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni per ate, per te cilen s’dini asgje (per Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollesisht, ndersa ju nuk dini asgje per kete

[67] Ibrahimi nuk ka qene as hebre, as i krishtere, por ka qene besimtar i vertete (monoteist) i perulur ndaj Allahut dhe nuk ka qene nga politeistet

[68] Pa dyshim, njerezit me te afert me Ibrahimin jane ata qe e pasuan ate dhe ky Profet[51] me besimtaret (e tij). Allahu eshte mbrojtes i besimtareve

[69] Nje grup ithtaresh te Librit deshirojne qe t’ju shpien ne rruge te gabuar. Ne te vertete ata cojne ne humbje vetem vetveten, por kete nuk e ndiejne

[70] O ithtare te Librit! Perse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni deshmitare se ato jane te verteta

[71] O ithtaret e Librit! Perse e peshtjelloni te verteten me te paverteten dhe perse e fshihni te verteten me qellim

[72] Nje grup ithtaresh te Librit thane: “Besojeni ne mengjes ate qe u eshte zbritur besimtareve, por ne mbremje mohojeni ate, se ndoshta edhe ata do ta braktisin

[73] dhe besojuni vetem atyre qe ndjekin fene tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhezimi i Allahut eshte udhezimi i vertete”. (Hebrenjte i thane njeri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo qe ju eshte dhene juve (vetem nese ndjekin fene tuaj), perndryshe ata do te polemizojne kunder jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri eshte ne Dore te Allahut, Ai ia jep ate kujt te doje. Allahu eshte Mireberes i madh dhe i Gjithedijshem.”

[74] Meshiren e Vet, Ai ia dhuron kujt te doje. Allahu eshte zoterues i miresise se pakufishme

[75] Ka nga ata ithtare te Librit, qe sikur t’u besosh nje barre te tere ari, do t’jua kthejne, por ka edhe te atille qe, nese u jep ne besim, qofte edhe nje dinar, nuk ta kthejne, vecse nese nuk u ndahesh. Kjo eshte keshtu, ngase ata thone: “Ne nuk kemi ndonje detyrim ndaj analfabeteve (arabe)”. Ata flasin genjeshtra per Allahun me vetedije

[76] Jo! Por kushdo qe ploteson premtimin e tij dhe ruhet nga te keqijat, (ta dije se) Allahu, me te vertete, i do ata qe jane te devotshem

[77] Vertet, ata qe e shkembejne premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me nje vlere te vogel, nuk do te kene asnje te mire ne jeten e ardhshme. Allahu nuk do t’u flase atyre, as nuk do t’i shikoje ne Diten e Kiametit dhe as nuk do t’i pastroje prej gjynaheve e per ta do te kete denim te dhembshem

[78] Me te vertete, nje grup ithtaresh te Librit e shtremberojne Librin me gjuhet e tyre (ndersa e lexojne ate), qe ju te mendoni se ai lloj leximi eshte prej Librit (qe ka zbritur Allahu), kurse ne te vertete, nuk eshte prej Librit. Ata thone: “Kjo qe lexojme eshte nga Allahu”, por ajo nuk eshte nga Allahu. Ata flasin genjeshtra per Allahun, duke qene te vetedijshem per kete

[79] Nuk eshte (e mundur per) nje njeri te cilit Allahu i ka dhene Librin, dijenine e gjere dhe Profecine, qe t’u thote njerezve: “Behuni roberit e mi dhe jo te Allahut”. Perkundrazi, ai thote: “Behuni rober te ditur te Zotit (qe i zbatojne porosite e Tij), sepse ua keni mesuar Librin te tjereve dhe e mesoni edhe vete!”

[80] Ai njeri nuk do t’ju urdheroje qe engjejt dhe profetet t’i merrni per zota. Valle, si mund t’ju urdheroje ai te beheni mohues, pasi i jeni nenshtruar Allahut

[81] Kujto kur Allahu mori beselidhjen nga profetet (dhe u tha): “Cfaredo qe t’ju jap prej Librit dhe urtesise, kur t’ju vije nje i Derguar, vertetues i asaj qe ju eshte dhene, pa dyshim qe duhet ta besoni dhe ta ndihmoni ate! A e pranoni kete dhe barren qe po ju ngarkoj?” Ata u pergjigjen: “E pranojme”. (Allahu) u tha: “Behuni deshmitare, se edhe Une bashke me ju jam deshmitar

[82] Kurse ata qe i shmangen detyres pas kesaj, me te vertete jane te keqij.”

[83] A mos kerkojne ata dicka tjeter pervec fese se Allahut, nderkohe qe Atij i perulen te gjithe ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, me hir a me pahir dhe tek Ai do te kthehen te gjithe

[84] Thuaj (o Muhamed): “Ne besojme Allahun, ate qe na eshte shpallur neve, ate qe i eshte shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbateve (bijve te tij) dhe ne ate qe i eshte dhene Musait, Isait dhe profeteve nga Zoti i tyre. Ne nuk bejme asnje dallim midis tyre dhe Ne vetem Atij (Allahut) i perulemi.”

[85] Kush kerkon tjeter fe pervec Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai ne boten tjeter do te jete i humbur

[86] E si t’i udhezoje Allahu ne rruge te drejte njerezit qe u bene mohues, pasi me pare paten besuar e deshmuar se i Derguari eshte i vertete dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte ata qe jane keqberes

[87] Mallkimi i Allahut, i engjejve dhe i mbare njerezve eshte shperblimi i tyre

[88] Ata do te jene perhere nen peshen e (denimit e te mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtesohen dhe nuk do t’u jepet afat (pushim)

[89] pervec atyre qe pas kesaj pendohen e permiresohen, se Allahu eshte Fales i madh, Meshireplote

[90] Vertet, atyre qe mohojne pasi paten besuar dhe pastaj e shtojne mohimin e tyre, nuk do t’u pranohet pendimi (kur jane me shpirtin ne gryke). Pikerisht keta jane ata qe kane humbur

[91] Nuk ka dyshim se atyre qe e mohojne besimin dhe vdesin mosbesimtare, nuk do t’u pranohet asnje shperblese, edhe sikur ajo te ishte sa e tere toka e mbuluar me ar. Ata i pret nje denim i dhembshem dhe askush nuk do t’i ndihmoje

[92] Nuk keni per ta arritur perkushtimin e vertete, derisa te ndani (lemoshe) nga ajo (pasuri) qe e doni. Cfaredo qe te ndani, Allahu e di mire ate

[93] Te gjitha ushqimet kane qene te lejuara per bijte e Israilit, pervec asaj qe Israili ia ndaloi vetes para shpalljes se Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni ate, nese thoni te verteten!”

[94] E kushdo qe shpif genjeshtra per Allahun, pas kesaj ai ka kaluar nga e drejta ne te shtrembren

[95] Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thote te verteten, prandaj ndiqeni fene e paster te Ibrahimit[53], i cili nuk ishte idhujtar”

[96] Me te vertete, Faltorja e pare e ngritur per njerezit, eshte ajo ne Bekke (Meke), e bekuar dhe udherrefyese per popujt

[97] Ne te ka shenja te qarta (qe jane): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti qe) kush hyn ne te eshte i sigurt; dhe vizita (per haxh) e kesaj Faltoreje (e cila eshte detyre) per kedo qe ka mundesi ta perballoje rrugen. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevoje per askend

[98] Thuaj (o Muhamed): “O ithtaret e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, nderkohe qe Allahu eshte deshmitar i cdo gjeje qe beni?!”

[99] Thuaj: “O ithtaret e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut ate qe beson e perpiqeni ta shtremberoni (ate rruge), nderkohe qe jeni deshmitare (se kjo eshte rruga e vertete)? (Dijeni se) Allahu nuk eshte i pavemendshem ndaj veprave qe ju beni!”

[100] O besimtare! Nese i bindeni nje grupi nga ata qe u eshte dhene Libri, ata do t’ju kthejne ne jobesimtare, pasi patet besuar

[101] E si mund te mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Derguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fese se) Allahut, sigurisht qe eshte i drejtuar ne udhe te mbare

[102] O besimtare! Kijeni frike Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetem duke qene myslimane

[103] Te gjithe mbahuni fort per litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u percani! Kujtoni dhuntine e Allahut per ju, sepse, kur ishit ne armiqesi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, ne saje te dhuntise se Tij, u bete vellezer. Dhe ju ishit buze gremines se zjarrit, ndersa Ai ju shpetoi prej saj. Keshtu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, qe ju te drejtoheni ne udhen e drejte

[104] Le te dale prej jush nje grup qe te therrase per ne miresi[54], te urdheroje per vepra te mira e te ndaloje prej veprave te shemtuara! Keta njerez do te jene te shpetuarit

[105] Mos u beni si ata qe, pasi u erdhen provat e qarta, u percane dhe u grinden. Per keta do te kete denim te madh

[106] diten (e Kiametit) kur disa fytyra do te zbardhen e disa te tjera do te nxihen. Atyre qe do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Valle, ju mohuat pas besimit?! Atehere shijoni denimin per shkak se nuk besuat!”

[107] Kurse ato fytyra qe do te zbardhen e do te shkelqejne, do te jene ne meshiren e Allahut (ne Xhenet), ku do te qendrojne pergjithmone

[108] Keto jane vargjet e Allahut, qe t’i lexojme ty me te verteten dhe Allahu nuk i deshiron askujt padrejtesi

[109] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke dhe tek Allahu do te kthehen te gjitha ceshtjet

[110] Ju jeni populli me i mire i dale per njerezimin: (sepse) ju urdheroni qe te behen vepra te mira, i ndaloni te keqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtaret e Librit te besonin, do te ishte me mire per ata; ka prej tyre besimtare te vertete, por shumica e tyre jane larg udhes se drejte

[111] Ata, pervec lendimit, nuk mund t’ju demtojne ju. Nese ju luftojne, ata do te kthejne thembrat (te mundur) dhe pastaj nuk do te ndihmohen

[112] Kudo qe gjenden, ata jane te kapluar nga poshterimi, vetem nese kane ndonje mbrojtje prej Allahut apo prej njerezve. Ata merituan zemerimin e Allahut dhe do t’i kaploje mjerimi. Kjo ishte per shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfare te drejte, i vrisnin profetet. Kjo ishte per shkak se ata nuk u binden dhe i kaluan kufijte (ne te keqija)

[113] (Megjithate) ata nuk jane te gjithe njelloj. Disa nga ithtaret e Librit jane ne te drejten: ne oret e nates lexojne vargjet e Librit te Allahut dhe falin namaz

[114] Ata besojne Allahun dhe Diten e Kiametit, e urdherojne te miren, e ndalojne te keqen dhe nxitojne per te bere pune te mira. Keta jane nder te drejtet

[115] Cfaredo te mire qe te bejne, nuk do t’iu mohohet shperblimi. Allahu i di mire te devotshmit

[116] Ata qe nuk besojne, nuk do t’i mbroje asgje nga denimi i Allahut, as pasuria e tyre e as femijet e tyre. Ata do te jene banoret e zjarrit (te Xhehenemit), ku do te qendrojne pergjithmone

[117] Gjithcka qe jobesimtaret shpenzojne ne jeten e kesaj bote, i perngjan eres se akullt, e cila godet te lashtat e ndonje populli qe i ka bere dem vetes dhe ua zhduk te lashtat. Allahu nuk u ka bere padrejtesi atyre, por ata i kane bere padrejtesi vetvetes

[118] O besimtare! Mos zgjidhni per miq dhe keshilltare te afert njerez te tjere jashte gjirit tuaj; ata nuk ngurrojne qe t’ju bejne dem. Ata deshirojne qe te vuani. Urrejtja shfaqet ne gjithcka qe del prej gojes se tyre, kurse ajo qe fshehin ne zemren e tyre, eshte edhe me e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nese jeni njerez qe kuptoni

[119] Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni te gjithe librave (ndersa ata jo). Kur ata ju takojne, thone: “Edhe ne besojme” e, kur mbeten vetem, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojne majat e gishtave me dhembe. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vertet, Allahu e di mire c’kane ne gjokset e tyre

[120] Nese ju vjen ndonje e mire, ata i brengos e, nese ju gjen ndonje e keqe, ata gezohen, por nese ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakerite e tyre nuk mund t’ju demtojne aspak. Vertet Allahu ka dijeni per cdo gje qe punojne ata

[121] Ate mengjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtepia jote per t’u caktuar besimtareve vendet e luftes[55] - e Allahu degjon dhe di cdo gje

[122] dy grupe nga ju menduan te ktheheshin prej frikes, ndonese Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtaret le te mbeshteten vetem te Allahu

[123] Allahu ju ndihmoi ne Beder, kur qete te pafuqishem, andaj frikesojuni Allahut, per te qene falenderues

[124] Atehere ti (Muhamed) u thoshe besimtareve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mije engjej te derguar?”

[125] Po! Por, nese ata ju sulmojne, behuni te durueshem dhe te degjueshem dhe Zoti juaj menjehere do t’ju dergoje ne ndihme pese mije engjej, me shenje te dalluar

[126] Allahu e beri kete qe t’ju sjelle lajmin e gezuar dhe qe t’jua qetesoje zemrat. Vertet, fitorja eshte vetem nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti

[127] (Gjithashtu Allahu e beri kete edhe) qe te shkaterroje nje pjese prej atyre qe nuk besuan apo t’i turperoje, e keshtu te kthehen te humbur

[128] Ti nuk ke asgje ne dore, nese do t’ua pranoje Ai pendimin apo do t’i denoje, se ata jane vertet keqberes

[129] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke! Ai fal ke te doje dhe denon ke te doje. Allahu eshte Fales i madh e Meshireplote

[130] O besimtare! Mos pranoni kamate te shumefishte mbi kamate! Kijeni frike Allahun, qe te shpetoni

[131] dhe ruajuni zjarrit, i cili eshte pergatitur per jobesimtaret

[132] Bindjuni Allahut dhe te Derguarit, per te shpresuar meshiren (e Allahut)

[133] Nxitoni drejt faljes se gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapesira e te cilit eshte sa qiejt e Toka dhe qe eshte pergatitur per te devotshmit

[134] te cilet japin lemoshe edhe kur jane ne mireqenie, edhe kur jane ne veshtiresi, e mposhtin zemerimin dhe ua falin fajet njerezve. Allahu i do bamiresit

[135] Per ata qe, kur bejne vepra te turpshme ose i bejne dem vetes, e kujtojne Allahun, i kerkojne falje per gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet pervec Allahut? - dhe nuk ngulmojne me vetedije ne gabimet qe kane bere

[136] pra, per keta do te kete si shperblim falje madheshtore (te gjynaheve) nga ana e Zotit te tyre dhe kopshte, neper te cilet rrjedhin lumenj dhe ku do te qendrojne perhere. Sa shperblim i bukur eshte ky per ata qe punojne (vepra te bukura)

[137] Para jush kane kaluar shume shembuj (popujsh nga ndjekesit e profeteve qe iu ndodhi ajo qe po ju ndodh edhe juve). Prandaj udhetoni neper bote dhe shihni si ishte fundi i atyre qe i pergenjeshtruan profetet

[138] Keto jane lajme te qarta dhe udherrefyese per te devotshmit

[139] Mos u ligeshtoni dhe mos u pikelloni, sepse ju, gjithsesi jeni me te lartet, nese jeni besimtare te vertete

[140] Nese ju ka goditur ndonje plage, edhe popullin (armik) e kane goditur te tilla plage. Ato dite (fitoreje dhe humbjeje) Ne i nderrojme midis njerezve, qe Allahu t’i dalloje besimtaret dhe per t’i bere disa nga ju deshmore. Allahu nuk i do keqberesit

[141] E keshtu, Allahu i delir besimtaret e i shuan jobesimtaret

[142] A mendoni se do te hyni ne Xhenet, pa i provuar Allahu ata qe kane luftuar prej jush dhe pa i provuar ata qe kane duruar

[143] Ju e deshironit vdekjen para se te ballafaqoheshit me te dhe ja pra, ju e pate ate me syte tuaj

[144] Muhamedi eshte vetem i Derguar, para te cilit ka pasur edhe te derguar te tjere. Nese ai vdes ose vritet, a mos do te ktheheni ju prapa? Kushdo qe kthehet prapa, nuk i ben kurrfare demi Allahut. Dhe Allahu do t’i shperbleje falenderuesit

[145] Cdo shpirt vdes vetem me vendimin e Allahut, ne kohe te caktuar. Kush deshiron miresite e kesaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndersa kush deshiron shperblimin e botes tjeter, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shperblejme mirenjohesit

[146] Sa e sa profete bashke me shume besimtare te vertete luftuan e megjithate nuk u perkulen para goditjeve qe moren ne rrugen e Allahut, as nuk u dobesuan e as nuk u nenshtruan. Allahu i do te duruarit

[147] Ata vetem thoshin: “O Zoti yne! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin ne punen tone, na i forco kembet (ne istikam) dhe na ndihmo kunder popullit jobesimtar!”

[148] Dhe Allahu u dhuroi atyre shperblimin e kesaj bote dhe shperblimin me te mire te jetes tjeter. Allahu i do punemiret

[149] O besimtare! Nese u bindeni jobesimtareve, ata do t’ju kthejne prapa (ne te pafe) e ju do te jeni te humbur

[150] Por, Allahu eshte Mbrojtesi juaj dhe Ai eshte Ndihmuesi me i mire

[151] Ne do te mbjellim frike ne zemrat e jobesimtareve, sepse ata adhurojne vec Allahut gjera, per te cilat Ai nuk ka sjelle kurrfare prove. Vendbanimi i tyre eshte zjarri e sa vendstrehim i shemtuar eshte ky per keqberesit

[152] Vertet Allahu e plotesoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikesuat, u grindet midis jush dhe kundershtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi ate qe pelqenit[56], (Allahu e terhoqi ndihmen e Vet). Disa nga ju deshirojne kete bote, ndersa te tjere nga ju deshirojne boten tjeter. Pastaj Ai, per t’ju provuar, beri qe te zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht qe jua fali ate gabim. Allahu ka miresi te madhe per besimtaret

[153] Kur ju moret malin dhe nuk i vinit vesh askujt, te Derguarin e kishit prapa e ju therriste, Allahu ju denoi me deshperim pas deshperimit, qe te mos pikelloheni as per ate qe ju doli duarsh, as per ate qe ju goditi. Allahu di gjithcka qe punoni ju

[154] Pastaj, pas deshperimit tuaj, (Allahu) ju dergoi qetesine - nje gjume, qe kaploi nje grup prej jush. Kurse grupi tjeter (hipokritet) kujdesej vetem per veten, duke menduar per Allahun te paverteten, ashtu si mendonin paganet. Ata thoshin: “Ku eshte fitorja qe na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Te gjitha jane ne dore te Allahut!” Ata fshehin ne vete ate qe nuk duan te ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur te pyeteshim ne per kete gje, nuk do te vriteshim ketu”. Thuaju: “Edhe sikur te kishit qene neper shtepite tuaja, prapeseprape atyre qe u eshte shkruar te vriten, do te dilnin ne vendin e vrasjes.” Allahu e beri kete per te provuar ate qe keni ne kraharoret tuaj dhe per t’ju pastruar ate qe keni ne zemrat tuaja. Vertet, Allahu e di mire se c’keni ne zemer

[155] Ata prej jush qe kthyen shpinen diten kur u ndeshen dy ushtrite, ne te vertete, djalli i shtyu ne gabim, per shkak te disa gjynaheve qe kishin bere. Por, ne te vertete, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu eshte Fales i madh dhe i Bute

[156] O besimtare! Mos beni si ata jobesimtare (hipokritet) qe u thonin vellezerve, kur keta niseshin ne udhetim ose ne luftim: “Sikur te rrinit me ne, as nuk do te vdisnit, as nuk do te vriteshit” - qe kete Allahu ta ktheje si pikellim ne zemrat e tyre. Allahu eshte Ai qe jep jeten dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh te gjitha punet qe beni ju

[157] Edhe nese ju vriteni ose vdisni ne udhe te Allahut, falja dhe meshira e Allahut, me te vertete, jane me te mira nga ato qe kane grumbulluar ata

[158] Edhe po vdiqet apo u vrate, me siguri do te tuboheni tek Allahu

[159] Ne saje te meshires se Allahut, u solle butesisht me ta (o Muhamed). Sikur te ishe i ashper dhe i vrazhde, ata do te largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kerkoi falje Allahut per ata dhe keshillohu me ata per ceshtje te ndryshme. Kur te vendosesh per dicka, mbeshtetu tek Allahu. Vertet, Allahu i do ata qe mbeshteten tek Ai

[160] Nese ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhte e, nese ju le pa ndihmen e Tij, kush eshte ai qe do t’ju ndihmoje, pervec Tij?! Pra, vetem tek Allahu le te mbeshteten besimtaret

[161] Eshte e pamundur per ndonje profet qe te pervetesoje ne menyre te pandershme prene e luftes. Kushdo qe ben nje gje te tille, do te vije (i ngarkuar me te) ne Diten e Kiametit e pastaj do t’i jepet cdokujt ajo qe ka merituar dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[162] Valle, a mund te krahasohet ai qe kerkon kenaqesine e Allahut me ate qe ka merituar zemerimin e Allahut dhe strehimi i tij eshte Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq eshte ai

[163] Tek Allahu ata kane shkalle te ndryshme; Allahu i sheh te gjitha veprat qe ata bejne

[164] Allahu u ka dhene besimtareve dhurate te madhe, kur u solli nje te derguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u meson Librin (Kuranin) e urtesine (diturine e thelle fetare), edhe pse me pare, me te vertete, ata ishin ne rruge krejt te gabuar

[165] Kur ju goditi fatkeqesia, nderkohe ju i kishit goditur me pare armiqte tuaj dyfish, ju thate: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vertet, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[166] Ajo qe ju gjeti ate dite, kur u ndeshen dy ushtrite, ishte me vullnetin e Allahut - per te zbuluar se cilet jane besimtaret e vertete

[167] dhe per te zbuluar se cilet jane me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani te luftoni ne rrugen e Allahut ose te pakten, mbrohuni!” Ata u pergjigjen: “Sikur ta dinim qe do te behej lufte e vertete, me siguri, do t’ju pasonim.” Ate dite ata ishin me afer mohimit sesa besimit, sepse me gojen e tyre flisnin ate qe nuk e kishin ne zemrat e tyre; Allahu e di mire cfare fshehin ata

[168] Atyre qe nuk luftuan dhe thane per vellezerit e vet: “Sikur te na kishin degjuar ne, nuk do te ishin vrare”, thuaju: “Prapesojeni vdekjen nga vetja, nese flisni te verteten!”

[169] Kurrsesi mos i quani te vdekur ata qe jane vrare ne rrugen e Allahut. Jo, jane te gjalle, duke u ushqyer te Zoti i tyre

[170] Jane te gezuar per cfare u ka dhene Allahu nga dhuntite e Tij dhe gezohen edhe per ata qe ende nuk u jane bashkuar e qe kane ngelur pas tyre (dhe ende nuk kane rene martire), sepse nuk do te frikesohen (per cfare i pret) dhe nuk do te pikellohen (per cfare kane lene pas)

[171] Ata gezohen me dhuntite dhe miresine e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shperblimin besimtareve

[172] Per ata qe moren plage te renda, pasi iu pergjigjen thirrjes se Allahut dhe te te Derguarit dhe per ata qe kane bere te mira e qe i frikesohen Allahut, ka shperblim te madh

[173] (Shperblim kane edhe ata) te cileve njerezit (hipokrite) u thane: “Shume njerez po mblidhen kunder jush, prandaj frikesohuni!” e kjo gje ua shtoi atyre besimin dhe thane: “Neve na mjafton Allahu, Ai eshte mbrojtes i mrekullueshem!”

[174] Ata u kthyen me dhuntite dhe miresite e Allahut, nuk i gjeti asgje e keqe dhe fituan kenaqesine e Allahut. Allahu eshte Zoterues i miresive te medha

[175] Vetem djalli i frikeson ithtaret e vet. Ju mos iu frikesoni atyre, por frikesohuni prej Meje, nese jeni besimtare

[176] Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata qe nxitojne ne mohim, sepse, ne te vertete ata nuk mund ta demtojne Allahun aspak. Allahu deshiron qe te mos i shperbleje me kurrfare dhurate ne boten tjeter; dhe per ata ka ndeshkim te madh

[177] Ata qe e nderrojne besimin e vertete me mohim, nuk mund t’i bejne kurrfare demi Allahut e per ta ka ndeshkim te dhembshem

[178] Le te mos mendojne kurrsesi jobesimtaret se per ata eshte mire qe ua zgjasim jeten. Ne ua zgjasim jeten vetem per t’i shtuar gjynahet; per ata ka ndeshkim poshterues

[179] Allahu nuk i le besimtaret ne gjendjen qe ndodheni ju, por do ta ndaje te keqin prej te mirit. Allahu nuk do t’ua zbuloje te fshehten (qe vetem Ai e di), por Allahu zgjedh ke te doje nga te derguarit e Tij. Besoni ne Allahun dhe ne te derguarit e Tij! Nese besoni dhe i frikesoheni Allahut, ju do te keni shperblim te madh

[180] Ata qe behen koprrace me te mirat qe ua ka dhene Allahu, kurrsesi te mos mendojne se keshtu eshte me mire per ta! Jo, kjo eshte me keq per ata! Ajo qe kane grumbulluar do t’u ngarkohet atyre ne qafe Diten e Kiametit. E Allahut eshte trashegimia e qiejve dhe e Tokes dhe Allahu e di mire c’punoni ju

[181] Sigurisht qe Allahu i ka degjuar fjalet e atyre (cifuteve) qe thane: “Allahu eshte i varfer, kurse ne jemi te pasur”. Ne do ta shenojme ate qe thane, si dhe vrasjen e profeteve nga ana e tyre pa kurrfare te drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni denimin ne zjarr!”

[182] Ky eshte ndeshkimi i veprave te duarve tuaja, se Allahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te Vet

[183] Atyre qe thone: “Allahu na ka urdheruar qe te mos i besojme asnje te derguari, derisa te na sjelle nje kurban qe ta perpije zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Te derguarit para meje ju kane sjelle juve prova te qarta si dhe ate qe thoni ju, atehere, pse i vrate ata, nese thoni te verteten?”

[184] Nese ata ty (o Muhamed) te quajne per genjeshtar, edhe te derguar te tjere qe kane ardhur para teje jane pergenjeshtruar, ndonese kane sjelle shenja te qarta, shkrime dhe Librin e ndritur

[185] Cdo shpirt do ta shijoje vdekjen. Shperblimet do t’u plotesohen vetem ne Diten e Kiametit; kushdo qe shpeton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn ne Xhenet, ai ka fituar (gjithcka qe mund te deshirohet). Ndersa jeta e kesaj bote eshte vetem kenaqesi mashtruese

[186] Ju, me siguri, do te sprovoheni ne pasurine e ne jeten tuaj dhe do te degjoni shume fyerje nga popujt qe iu eshte dhene Libri para jush, si dhe nga paganet. Por, nese ju duroni dhe ruheni (nga te keqijat), atehere kjo eshte vertet percaktuese e ceshtjeve

[187] Kujtoje (o Muhamed) kohen kur Allahu mori premtimin nga ata qe u eshte dhene Libri se do t’ua shpjegojne ate njerezve dhe nuk do te fshehin asgje nga ai. Pastaj ata e hodhen pas shpine (premtimin) dhe e nderruan ate me nje vlere te vogel. Eh, sa kembim te shemtuar qe bene ata

[188] Mos mendo se ata qe gezohen per cfare kane punuar dhe deshirojne te lavderohen per cfare nuk kane punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpetojne ndeshkimit; per ata ka ndeshkim te dhembshem

[189] Allahut i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes dhe (vetem) Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[190] Me te vertete, ne krijimin e qiejve dhe te Tokes dhe ne nderrimin e nates e te dites, ka shenja per mendaret

[191] per ata qe e permendin Allahun duke qendruar ne kembe, ndenjur ose shtrire dhe qe meditojne per krijimin e qiejve dhe te Tokes (duke thene:) “O Zoti Yne! Ti nuk i ke krijuar kot keto, lartesuar qofsh (nga cdo e mete)! Prandaj na ruaj nga ndeshkimi i zjarrit

[192] O Zoti Yne, cilindo qe Ti e fut ne zjarr, Ti e ke poshteruar ate. Dhe per mohuesit nuk do te kete kurrfare ndihmuesi

[193] O Zoti Yne! Ne degjuam nje thirres qe na ftonte ne besim: “Besoni Zotin tuaj!” dhe keshtu besuam. O Zoti Yne! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bena qe te vdesim me te miret

[194] O Zoti Yne! Na e jep shperblimin qe na ke premtuar nepermjet te derguarve te Tu dhe mos na poshtero ne Diten e Kiametit! Se Ti, me te vertete, nuk e shkel premtimin e dhene!”

[195] Dhe Zoti iu pergjigj lutjes se tyre: “Une nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju qe ka bere vepra, qofte mashkull apo femer. Ju jeni njelloj (ne shperblim). Atyre qe u shperngulen, u debuan nga vatrat e tyre, u munduan ne rrugen Time, luftuan dhe u vrane, Une do t’ua mbuloj veprat e keqija dhe do t’i shpie ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj, si shperblim nga Allahu. Shperblimi me i mire eshte tek Allahu.”

[196] Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtareve neper bote

[197] Kjo mireqenie eshte e shkurter; pastaj, strehimi i tyre eshte Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq eshte ai vend

[198] Por, ata qe i frikesohen Zotit te tyre do te kene kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne perjetesisht, si dhurate prej Allahut. Dhe ajo qe eshte tek Allahu, eshte dhurata me e mire per besimtaret e vertete

[199] Midis ithtareve te Librit, me siguri ka te atille qe e besojne Allahun dhe ate qe ju eshte shpallur juve, si dhe ate qe u eshte shpallur atyre, duke qene te perulur para Allahut dhe pa i kembyer shpalljet e Tij me ndonje vlere te pakte. Ata do te kene shperblimin e tyre te Zoti i tyre. Vertet, Allahu eshte i shpejte ne llogari

[200] O besimtare! Behuni te durueshem dhe nxiteni njeri-tjetrin te jeni te tille; behuni te vendosur dhe vigjilente (ne vepra te mira dhe ne ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frike Allahun, qe te shpetoni

Grate (En-Nisa)

Surah 4

[1] O njerez! Frikesojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej nje njeriu, ndersa prej atij krijoi bashkeshorten e tij, kurse prej ketyre te dyve krijoi shume meshkuj e femra. Dhe frikesojuni Allahut, me emrin e te Cilit ju kerkoni te drejtat e ndersjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vertet, Allahu eshte perhere Mbikeqyres mbi ju

[2] Jepuni pasurine jetimeve, mos ua nderroni sendet e tyre te mira me tuajat te keqija. Mos e harxhoni pasurine e tyre duke e perzier me pasurine tuaj. Se kjo, me te vertete, eshte gjynah i madh

[3] Nese keni frike se nuk beni drejtesi ndaj jetimeve, atehere, martohuni me ato gra qe ju pelqejne: me dy, me tri apo me kater; e, nese frikesoheni se nuk do te jeni te drejte ndaj te gjithave njesoj, atehere mjaftohuni me nje grua ose me ate qe e keni ne pushtetin tuaj. Ne kete menyre do t’i ruheni padrejtesise me lehte

[4] Dhe jepuni me gjithe zemer grave tuaja dhuraten e kurorezimit. Ne qofte se ato ju falin me deshiren e vet dicka prej asaj (dhurate), pranojeni ate pa frike dhe me kenaqesi

[5] Mos e lini ne dore te te paafteve menderisht pasurine tuaj qe Allahu jua ka dhene si mjet jetese per ju; ushqejini dhe vishini ata prej saj dhe u thoni atyre fjale te mira

[6] Verini ne prove jetimet, derisa te behen per martese! Nese vereni se jane pjekur, atehere jepuani pasurine e tyre! Mos nxitoni ne shpenzimin e pasurise se tyre ne menyre te panevojshme dhe para se ata te rriten! Kush eshte pasanik, le te permbahet ne marrjen e pasurise se tyre e, ne qofte se eshte i varfer, le te harxhoje prej saj aq sa eshte e arsyeshme dhe e drejte. Kur t’ua dorezoni pasurine e tyre, bejeni kete ne prani te deshmitareve. Allahu eshte i mjaftueshem si llogarites

[7] Meshkujve u takon pjese nga ajo qe ua kane lene prinderit dhe te afermit, por, edhe femrave u takon pjese nga ajo qe ua kane lene prinderit dhe te afermit qofte ajo pak apo shume, si pjese e caktuar dhe e detyruar

[8] E kur ne ndarjen e trashegimise te jene te pranishem farefisi i larget, jetimet dhe te varfrit, u dhuroni edhe atyre dicka dhe thuajuni fjale te embla

[9] Le te druajne nese ata lene pas vetes femije te mitur, duke u brengosur per ta, le te kene frike Allahun dhe le te flasin drejt

[10] Vertet, ata qe shpenzojne pasurine e jetimit pa te drejte, vetem mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do te digjen ne zjarrin flakerues

[11] Allahu ju urdheron per trashegimine tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nese trashegimtare jane dy e me teper femra, atyre u takojne dy te tretat nga trashegimia; nese eshte nje femer - i takon gjysma e pasurise; e per cdonjerin prind te te vdekurit - u perket nje e gjashta nga pasuria e trasheguar, nese i vdekuri ka lene femije; e nese nuk ka femije, e trashegojne prinderit dhe nenes i bie nje e treta; nese i vdekuri ka vellezer, nenes se tij i bie nje e gjashta, pas kryerjes se testamentit te lene dhe larjes se borxhit. Ju nuk e dini se cili eshte me i afert per ju nga dobia: prinderit tuaj apo femijet tuaj. Ky caktim eshte nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[12] Juve ju takon gjysma e pasurise nga ajo qe kane lene bashkeshortet tuaja, nese ato nuk kane femije. Por, nese kane femije, ju takon nje e katerta e asaj qe kane lene ato, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi. Ne qofte se nuk keni femije, atyre (grave) u takon nje e katerta e pasurise qe keni lene e, nese keni femije, atyre u takon nje e teta nga ajo qe keni lene, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi. Nese i vdekuri, qofte burre ose grua, eshte pa prinder dhe femije, por ka vella ose moter (prej nenes), atehere cdonjerit prej tyre i takon nje e gjashta; e nese ka me shume nga ata, atehere marrin pjese bashkerisht ne nje te treten e pasurise, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi, duke mos e demtuar askend. Kjo eshte porosia e Allahut! Allahu eshte i Gjithedijshem dhe shume Durues

[13] Keta jane kufijte e caktuar prej Allahut. Ate qe i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, Ai e shpie ne kopshte, neper te cilet rrjedhin lumenj dhe ku do te qendroje perhere. Kjo eshte fitorja e madhe

[14] Ndersa ate qe nuk i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe shkel kufijte e vene prej Tij, Allahu e shpie ne zjarr, ku do te qendroje perhere dhe per te ka ndeshkim poshterues

[15] Per ato gra tuaja qe bejne kurveri, kerkoni qe te deshmojne per kete gje kater veta prej jush; nese deshmojne per kete gje, i mbani ato ne shtepi derisa t’u vije vdekja ose derisa Allahu t’u jape atyre rrugedalje tjeter

[16] Dhe ata te dy prej jush qe kane bere kete pune te turpshme, i ndeshkoni qe te dy; e nese pendohen dhe permiresohen, ua hiqni denimin. Se Allahu e pranon pendimin dhe eshte Meshirues

[17] Allahu eshte pranues i pendimit vetem per ata qe bejne ndonje te keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, ketyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[18] Nuk pranohet pendimi i atyre qe vazhdimisht bejne te keqija e, kur u afrohet vdekja, atehere thone: “Une tani me te vertete po pendohem”. As per ata qe vdesin duke qene jobesimtare. Per keta, Ne kemi pergatitur denim te dhembshem

[19] O besimtare! - nuk ju lejohet qe t'i merrni ne trashegim grate me force. Mos i trajtoni ato ashper me qellimin qe t’u merrni nje pjese te dhurates martesore qe u keni dhene. (Nje gje e tille ju lejohet) vetem atehere kur ato bejne imoralitet te hapur. Jetoni e silluni mire me to! Ne qofte se ato nuk ju pelqejne (atehere duroni sepse), eshte e mundur qe juve te mos ju pelqeje dicka, por qe Allahu t’ju sjelle nepermjet saj shume te mira

[20] Ne qofte se deshironi te nderroni grua, duke e leshuar njeren per te marre nje tjeter, asaj qe i keni dhene pasuri[58], mos i merrni nga ajo (pasuri) asgje. A do ta merrnit ate padrejtesisht, duke bere gjynah te qarte

[21] Si do t’ia merrnit ate dhurate, kur ju i jeni dhene njeri-tjetrit dhe kur ato kane marre nga ju bese te forte

[22] Mos i merrni ato gra qe kane qene grate e baballareve tuaj, pervec rasteve qe tashme kane kaluar. Vertet, kjo eshte veper e keqe dhe rruge e shemtuar

[23] Ju ndalohet martesa me nenat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vellezerve dhe bijat e motrave, me nenat (grate) qe ju kane dhene gji, me motrat tuaja, qe kane thithur prej nje gjiri, me nenat e grave tuaja, me vajzen e gruas suaj qe gjendet nen kujdestarine tuaj, nese me ate grua keni pasur marredhenie bashkeshortore; e, nese nuk keni pasur marredhenie bashkeshortore, atehere nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me grate e bijve tuaj dhe t’i bashkoni dy motra, pervec rasteve qe tashme kane kaluar. Pa dyshim, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[24] (Ju ndalohet martesa) edhe me grate qe gjenden nen kurore, pervec atyre qe i zini roberesha. Ky eshte urdhri i Allahut. Ju jane lejuar te tjerat, me kusht qe t’i kerkoni me pasurine tuaj per martese e jo per jete te perkohshme. Grave, me te cilat kaloni jete bashkeshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (per jetese). S’ka gjynah per ju, me pelqimin e te dyja paleve, qe ta shtoni apo ta pakesoni sasine e dhurates se premtuar. Se, Allahu, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[25] Cilido nga ju qe nuk mund te martohet me gra te lira besimtare, per shkaqe te veshtira materiale, le te martohet me nje vajze besimtare qe gjendet nen pushtetin tuaj (robereshe) - e Allahu e di me se miri besimin tuaj -, se jeni nga njeri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronareve te tyre. Jepuni dhuratat si eshte e zakonshme per gra te ndershme e jo imorale te hapura apo te fshehta, qe jetojne me dashnore. Nese ato, pasi te martohen, bejne kurveri, denimi i tyre eshte pergjysme me denimin e grave te lira (te pamartuara). Kjo eshte per ata nga ju, qe kane frike se do te bejne gabim (kurveri). Nese permbaheni, kjo eshte edhe me mire! Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[26] Allahu deshiron qe t’ju sqaroje, t’ju udhezoje ne rrugen e te derguarve te meparshem dhe t’jua pranoje pendimet tuaja. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[27] Allahu deshiron qe t’jua pranoje pendimet tuaja, por ata qe jepen pas epsheve, deshirojne qe te largoheni krejtesisht nga udha e drejte

[28] Allahu deshiron qe t’jua lehtesoje (barret), pasi njeriu eshte krijuar si nje qenie e pafuqishme

[29] O besimtare, mos e pervetesoni pasurine e njeri-tjetrit ne menyre te palejueshme, pervec rastit kur ajo eshte tregti me pelqim te dyanshem dhe mos e vritni veten (dhe njeri-tjetrin)! Vertet, Allahu eshte i Meshirshem me ju

[30] Kedo prej jush qe e ben kete perdhunisht dhe padrejtesisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim ne zjarr. Kjo eshte shume e lehte per Allahun

[31] Ne qofte se ju u shmangeni gjynaheve te medha, qe ju jane ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja te vogla dhe do t’ju shpiem ne nje vend te nderuar

[32] Mos i lakmoni ato gjera, me ane te te cilave Allahu i ka bere disa nga ju te dallohen mbi te tjeret: meshkujt do te kene pjese prej asaj qe kane punuar e po ashtu edhe femrat do te kene pjese prej asaj qe kane punuar. Kerkoni prej Allahut nga miresite e Tij. Vertet, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

[33] Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashegimtaret per cdo gje qe lene prinderit ose te afermit, ndersa atyre me te cilet keni bere marreveshje, jepuni pjesen e vet. Sigurisht qe Allahu eshte deshmitar per cdo gje

[34] Meshkujt kane autoritet mbi grate, meqe Allahu u ka dhene disa cilesi mbi ato dhe, meqe ata shpenzojne per mbajtjen e tyre. Gra te mira jane ato te degjueshmet, qe ruajne fshehtesite qe ka urdheruar Allahu. Sa i perket grave qe ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes se keqe nga ana e tyre, keshillojini, (e, nese kjo s’ben dobi) mos i pranoni ne shtrat dhe (ne fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nese ato ju binden, atehere mos i ndeshkoni me. Allahu, me te vertete, eshte i Lartesuar dhe i Madheruar

[35] Nese i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atehere caktoni nje ndermjetes nga ana e burrit dhe nje nga ana e gruas. Ne qofte se ata deshirojne paqesim, Allahu sjell marreveshje midis tyre. Allahu, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i di te gjitha qellimet

[36] Adhuroni Allahun dhe mos i shoqeroni Atij asgje (ne adhurim); silluni mire me prinderit, te afermit, jetimet, te varfrit, fqinjet e afert dhe te larget, me ate qe keni prane, me udhetarin (qe ka mbetur ngushte) dhe me ata qe jane rober nen pushtetin tuaj. Ne te vertete, Allahu nuk i do njerezit arrogante e mburravece

[37] (e as) ata qe jane koprrace, te cilet kerkojne qe edhe te tjeret te behen koprrace dhe fshehin ate qe ua ka dhuruar Allahu nga miresite e Tij. Ne kemi pergatitur per mohuesit ndeshkim poshterues

[38] (Ai nuk i do) as ata qe ndajne nga pasuria e tyre sa per sy e faqe te botes dhe qe nuk e besojne Allahun e as Diten e Kiametit. Ai qe ka per shok djallin, dihet sa shok i keq eshte

[39] E c’dem do te kishin ata sikur te besonin Allahun dhe Diten e Kiametit dhe te ndanin nga pasuria qe u ka dhene Allahu?! Allahu di cdo gje per ta

[40] Vertet, Allahu nuk demton askend asnje grime, por, nese (dikush) ben miresi, Allahu ia shumefishon ate dhe i jep shperblim te madh

[41] Si do te behet kur prej cdo populli te sjellin deshmitare dhe te te sjellin ty (o Muhamed!) per deshmitar mbi te gjithe ata

[42] Ate dite, ata qe nuk kane besuar dhe qe nuk i jane bindur te Derguarit, do te deshironin te rrafshoheshin me token, por Allahut nuk mund t’i fshehin asnje fjale

[43] O besimtare! Mos u falni kur jeni te dehur, prisni te kthjelloheni e te dini se c’flisni; as kur jeni te papaster[62] (xhunub) - pervecse nese jeni duke udhetuar, derisa te laheni. Dhe, nese jeni te semure ose gjendeni ne rruge ose keni kryer nevojen natyrore, ose keni bere marredhenie me gra dhe nuk gjeni uje, atehere ferkoni fytyren dhe duart tuaja me dhe te paster. Allahu, me te vertete, eshte Shlyes dhe Fales i gjynaheve

[44] A nuk i sheh ti (o Muhamed!) ata qe iu eshte dhene nje pjese prej Librit? Ata e nderrojne te miren me te keqen dhe deshirojne qe edhe ju te humbisni rrugen e drejte

[45] Allahu i di me se miri armiqte tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtes per ju. Allahu mjafton si Ndihmes per ju

[46] Ne mesin e hebrenjve ka nga ata qe i nxjerrin fjalet nga konteksti i tyre dhe i thone Profetit: “Degjuam, por nuk te bindemi”! dhe “Degjo, mos degjofsh!” dhe “Ra’ina!”[63], duke shtremberuar (shprehjet) me gjuhen e tyre dhe duke shpifur per fene. Po sikur ata te kishin thene: “Degjuam dhe u bindem!” dhe “Degjo!” e “Shikona ne!”, kjo do te ishte me e mire dhe me e drejte per ata. Allahu i mallkoi ata per shkak te mohimit te tyre, prandaj ata nuk besojne, pervec nje numri te vogel

[47] O ju, te cileve ju eshte dhene Libri! Besoni ate qe kemi zbritur si vertetues te asaj qe keni ne duar para se t’jua fshijme fytyrat e t’jua kthejme prapa ose t’ju mallkojme ashtu sic i mallkuam shkelesit e Sabatit. Urdhri i Allahut do te zbatohet doemos

[48] Vertet, Allahu nuk fal qe te adhurohet dikush apo dicka tjeter vec Atij, por gjynahet e tjera me te vogla ia fal kujt te doje. Kushdo qe i ben shok Allahut (ne adhurim), ka bere gjynah te tmerrshem

[49] A nuk i ke pare ata qe e kujtojne veten te delire?[64] Jo, Allahu delir ke te doje dhe askush nuk do te pesoje as padrejtesine me te vogel

[50] Shiko si shpifin ata genjeshtra kunder Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qarte

[51] A nuk i ke pare ata qe u eshte dhene nje pjese e Librit? Besojne ne idhuj dhe hyjni te rreme dhe thone per jobesimtaret: “Keta jane ne rruge me te drejte se ata qe besojne[65]”

[52] Keta jane ata qe i ka mallkuar Allahu dhe, atij qe e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues

[53] A do te kene ata ndonje pjese te pushtetit? Nese eshte keshtu, ata nuk do t’u jepnin njerezve as sa pucerrza e berthames

[54] A mos i kane zili njerezit per cfare u ka dhuruar Allahu nga te mirat e Veta? Ne u dhame pasardhesve te Ibrahimit Librin e urtesine, si dhe nje pushtet te madh

[55] Disa prej tyre e besuan ate[66] e disa iu shmangen atij. Per ata mjafton Xhehenemi percellues

[56] Ata qe s’besojne ne shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim ne zjarr. Sapo t’u digjet lekura, Ne do t’ua nderrojme ate me lekure tjeter, per te perjetuar denimin. Me te vertete, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[57] Sa per ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Ne do t’i shpiem ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone. Ata do te kene bashkeshorte te pastra dhe Ne do t’i shpiem ne hije te dendura

[58] Allahu ju urdheron qe amanetet t’ua ktheni atyre qe u perkasin dhe, kur te gjykoni midis njerezve, te gjykoni drejt. Vertet, Allahu ju keshillon mrekullueshem dhe vertet, Allahu degjon cdo gje dhe veshtron te gjitha punet

[59] O besimtare! Bindjuni Allahut, bindjuni te Derguarit dhe atyre qe drejtojne punet tuaja. Nese nuk pajtoheni ne ndonje gje, drejtojuni Allahut dhe te Derguarit[68], nese besoni Allahun dhe Diten e Kiametit. Kjo per ju eshte me e mira dhe shpjegimi me i bukur

[60] A nuk i ke pare ti (o Muhamed!) ata (hipokrite) qe pohojne se kane besuar ne ate qe te eshte shpallur ty dhe profeteve te tjere para teje? Ata kerkojne gjykimin e zotave te rreme, nderkohe qe jane urdheruar t’i mohojne ata. Djalli deshiron qe t’i nxjerre ata krejtesisht nga udha e drejte

[61] Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo qe ka shpallur Allahu dhe tek i Derguari”, i sheh hipokritet se si largohen prej teje me neveri

[62] Si do te jete gjendja e tyre kur t’i godase fatkeqesia, per shkak te asaj qe vete kane punuar e te vijne te ti, duke u betuar ne Allahun e duke thene: “Ne kemi dashur vetem te bejme miresi dhe pajtim”

[63] Keta jane ata per te cilet Allahu e di se c’kane ne zemrat e tyre. Largohu prej tyre, keshilloji dhe thuaju fjale qe i prekin ne zemer

[64] Ne i kemi nisur te derguarit vetem me qellimin qe njerezit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. Dhe ne qofte se ata[69], kurdo qe ta ngarkonin veten (me gjynahe), te vinin te ti per t’i kerkuar falje Allahut dhe i Derguari t’i lutej Allahut per shfajesimin e tyre, do ta verenin, se Allahu, me te vertete, eshte Pranues i pendimit dhe Meshireplote

[65] Jo, per Zotin tend, ata nuk do te jene besimtare te vertete, derisa te te marrin ty per gjyqtar per kundershtite mes tyre; e pastaj, te mos ndiejne kurrfare dyshimi ndaj gjykimit tend dhe te te binden ty plotesisht

[66] Sikur Ne t’i urdheronim ata: “Vritni veten!” ose: “Lini shtepite tuaja!”, pak prej tyre do ta benin kete. E sikur te vepronin ata sic keshilloheshin, kjo per ata do te ishte me mire dhe do te ishin me te forte ne besim

[67] Atehere, Ne, pa dyshim, do t’u jepnim shperblim te madh nga ana Jone

[68] dhe me siguri do t’i udhezonim ne rruge te drejte

[69] Kushdo qe i bindet Allahut dhe te Derguarit, do te jete me ata te cileve Allahu u ka dhene shume dhunti: me profetet, me te sinqertet[70], me deshmoret dhe me te drejtet! Eh sa shoke te mrekullueshem jane keta

[70] Kjo dhunti eshte nga Allahu, e mjafton qe Allahu e di cdo gje

[71] O besimtare! Behuni sycele (kunder armikut) e luftojeni ate, qofte grupe-grupe ose te gjithe se bashku

[72] Ne te vertete, disa prej jush ngurrojne per te shkuar ne lufte. Nese ju ndodh ndonje fatkeqesi, ndonjeri thote: “Vete Allahu me ka shperblyer mua per te mos u gjendur i pranishem me ta”

[73] E nese ju arrin ndonje e mire nga Allahu, ai atehere, me siguri thote – a thua se nuk ka midis tij dhe jush dashamiresi -: “Ah, sikur te kisha qene me ata e te arrija sukses te madh!”

[74] Le te luftojne ne rrugen e Allahut ata qe nuk e kursejne jeten e kesaj bote per jeten e ardhshme. Atij qe lufton ne rrugen e Allahut, e vritet ose fiton, Ne, me siguri, do t’i japim shperblim te madh

[75] C’keni ju qe nuk luftoni ne udhe te Allahut dhe per shpetimin e te shtypurve: per meshkujt e pafuqishem, grate dhe femijet, te cilet therrasin: “O Zoti yne! Nxirrna nga ky qytet, banoret e te cilit jane keqberes! Na cakto nje mbrojtes dhe na dergo nga ana Jote dike qe te na ndihmoje!”

[76] Ata qe besojne, luftojne ne rrugen e Allahut, kurse ata qe nuk besojne, luftojne ne rrugen e djallit. Luftoni kunder ithtareve te djallit, sepse vertet, dinakeria e djallit eshte e dobet

[77] A nuk i ke pare (o Muhamed) ata qe jane porositur: “Terhiqni duart tuaja nga lufta, falni namazin dhe jepni zekatin!”?! Por kur, pas kesaj, u urdheruan qe te luftojne, nje grup prej tyre u frikesua nga njerezit, ashtu si i frikesohen Allahut, madje edhe me teper dhe thirren: “O Zoti yne! Pse na caktove te luftojme? Ah, sikur te na kishe kursyer nga lufta edhe per nje kohe te shkurter!” Thuaju: “Kenaqesite e kesaj jete jane te vogla. Jeta tjeter eshte me e mire per ata qe e kane frike Allahun e s’bejne gjynahe. Juve nuk do t’ju behet asnje fije padrejtesi

[78] Kudo qe te gjendeni, do t’ju arrije vdekja, madje, qofshi edhe ne keshtjellat me te forta!” Sa here qe u vjen ndonje e mire, ata thone: “Kjo eshte nga ana e Allahut”. Por, nese i godet ndonje e lige, ata[71] thone: “Kjo eshte prej teje (o Muhamed)!” Thuaju: “Te gjitha jane prej Allahut”. C’eshte keshtu me kete popull, qe nuk kupton asgje

[79] Cdo e mire qe te gjen ty o njeri, prej Allahut eshte, kurse e keqja qe te godet, eshte prej vetes sate. Ne te kemi sjelle ty (o Muhamed) si te Derguar per te gjithe njerezimin. Allahu mjafton per deshmitar

[80] Kush i bindet te Derguarit, i eshte bindur Allahut. Sa per ata qe kthejne koken menjane, Ne nuk te kemi derguar qe te jesh rojtar i tyre

[81] Dhe ata thone: “Te jemi bindur”, por, kur largohen prej teje, nje grup nga ata naten shtjellojne dicka tjeter nga ato qe u the ti. Por Allahu i shenon shtjellimet e tyre. Prandaj largohu prej tyre dhe mbeshtetu tek Allahu! Se Allahu te mjafton ty per mbrojtes

[82] A nuk persiatin ata per Kuranin! Sikur ai te mos ishte prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie

[83] Kur atyre[72] u vjen ndonje lajm i rendesishem qe ka te beje me sigurine ose friken, ata e perhapin (pa e vertetuar mire). Por, ne qofte se kete lajm do t’ia percillnin (per shqyrtim) te Derguarit dhe parise, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se cfare lajmi duhet perhapur e cfare jo). Sikur te mos ishte miresia e Allahut dhe meshira e Tij, ju te gjithe do te ndiqnit djallin, pervec nje numri te vogel

[84] Prandaj, lufto ne rrugen e Allahut! Ti je pergjegjes vetem per veten tende. Nxiti edhe besimtaret, se mbase Allahu e pengon fuqine e jobesimtareve! Allahu eshte me i fuqishmi dhe me i ashpri ne denime

[85] Kush ndermjeteson per nje ceshtje te mire, do te kete pjese ne shperblimin e saj, kurse kush ndermjeteson per nje ceshtje te keqe, do te kete pjese ne ndeshkimin e saj. Allahu eshte i Gjithepushtetshem

[86] Kur ju pershendet dikush me respekt, kthejani me nje pershendetje me te mire ose ne te njejten menyre! Pa dyshim, Allahu llogarit cdo gje

[87] Allahu! Nuk ka zot tjeter (te denje per adhurim) pervec Atij. Ai do t’ju mbledhe ne Diten e Kiametit, per te cilen nuk ka dyshim aspak! E kush eshte ne fjale me i vertete se Allahu

[88] Perse jeni ndare ne dy grupe per ceshtjen e hipokriteve, kur Allahu i ka flakur ata ne mosbesim per shkak te veprave te tyre?! A mos valle, deshironi t’i ktheni ne rruge te drejte ata qe Allahu i ka lene ne humbje? Per ate qe Allahu e le ne humbje, ti nuk mund te gjesh rruge te drejte

[89] Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni, ashtu sic nuk besojne vete dhe te beheni te njejte me ata. Kurrsesi mos u beni shoke me ata, derisa te mergojne per hir te Allahut. Nese ata shmangen, ndiqini e i vrisni, kudo qe t’i gjeni! Dhe mos zgjidhni nga ata as miq, as mbeshtetes

[90] pervec atyre qe jane strehuar te nje popull me te cilin ju keni marreveshje ose atyre qe kane ardhur te ju, e u vjen rende qe te luftojne kunder jush ose te luftojne kunder popullit te vet. Sikur te kishte dashur Allahu, do t’u kishte dhene pushtet mbi ju dhe ata do te luftonin kunder jush. Ne qofte se ata terhiqen prej jush, nuk hyjne ne lufte kunder jush dhe ju ofrojne paqe, atehere per ju Allahu nuk le shteg qe te luftoni kunder tyre

[91] Ju do te hasni ne njerez te tjere, te cilet deshirojne te sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa here qe thirren ne idhujtari, menjehere bien ne te. Nese nuk shmangen prej jush, nese nuk ju ofrojne paqen dhe nese nuk heqin dore nga luftimi kunder jush, atehere i kapni e i vrisni kudo qe t’i gjeni! Kunder tyre ju kemi dhene te drejte te qarte

[92] Nuk ben qe besimtari te vrase besimtarin, pervecse gabimisht. Kush vret nje besimtar gabimisht, duhet te liroje nje besimtar te roberuar dhe t’u paguaje gjakun trashegimtareve te te vrarit, perpos rastit kur familja e te vrarit ia fal gjakun. Nese i vrari eshte nga nje popull qe e keni armik e njekohesisht eshte besimtar, duhet te lirohet nje besimtar i roberuar. Nese i vrari eshte nga nje popull me te cilin ju keni lidhur marreveshje, i duhet paguar gjaku familjes se tij, duke liruar edhe nje besimtar te roberuar. Ai qe s’mund te gjeje rob, duhet te agjeroje dy muaj rresht. (Kjo eshte bere) ne shenje pendimi para Allahut. Se Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[93] Kushdo qe vret nje besimtar me qellim, ndeshkimi i tij eshte Xhehenemi, ne te cilin do te qendroje pergjithmone.[74] Allahu eshte zemeruar me ate, e ka mallkuar dhe i ka pergatitur nje denim te madh

[94] O besimtare! Kur te shkoni ne lufte, ne rruge te Allahut, shqyrtoni gjithcka me kujdes! Mos i thoni atij qe ju pershendet me selam: “Nuk je besimtar”, me qellim qe te fitoni kenaqesi te kesaj jete, nderkohe qe tek Allahu ka fitime te shumta. Te tille keni qene edhe ju me pare e Allahu ju dha miresi; prandaj gjithmone sqarojini mire te gjitha punet! Se Allahu eshte Njohes i veprave tuaja

[95] Nuk jane te njejte ata besimtare qe rrine ne shtepite e tyre, pervec te paafteve, me ata qe luftojne ne rrugen e Allahut me pasurine dhe jeten e tyre. Allahu i ngre nje shkalle me lart ata qe kane luftuar me pasurine dhe jeten e tyre kundrejt atyre qe kane ndenjur ne shtepite e veta. Ai u ka premtuar te gjitheve miresi, por i ka dalluar ata qe luftojne mbi ata qe nuk luftojne me shperblim te madh

[96] me shkalle te vecanta, me falje dhe meshire. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[97] Kur engjejt ua marrin shpirtrat atyre qe e kane ngarkuar veten me faje, u thone: “Ku ishit?” Ata pergjigjen: “Ishim te pafuqishem ne Toke”. (Engjejt)u thone: “A nuk qe Toka e Allahut e gjere qe te mergonit ne te?” Keta jane ata (njerez), vendbanimi i te cileve eshte Xhehenemi; eh, sa i keq eshte ai vendbanim

[98] Me perjashtim te meshkujve te pafuqishem, grave dhe femijeve, te cilet nuk kane as fuqine e as mundesine te drejtohen ne rruge

[99] mbase Allahu i fal, se Allahu, me te vertete, eshte Shlyes dhe Fales i gjynaheve

[100] Kush mergon per ceshtjen e Allahut, ai gjen shume vendbanime dhe begati ne toke. Kush le shtepine e vet, duke u shperngulur per tek Allahu dhe i Derguari i Tij dhe ndodh qe t’i vije vdekja, Allahu me siguri do ta shperbleje. Se Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[101] Kur te udhetoni, nuk eshte gjynah qe ta shkurtoni namazin, nese druheni qe jobesimtaret do t’ju bejne ndonje dem. Me te vertete, jobesimtaret jane armiqte tuaj te hapur

[102] Kur te jesh ti (Muhamed) ne mes te besimtareve dhe te drejtosh faljen e namazit (ne lufte), atehere njeri grup prej tyre le te falet me ty dhe le t’i mbajne prane edhe armet e veta! Pastaj keta, le te rrine pas jush dhe le te vije grupi tjeter, i cili nuk eshte falur dhe, le te falet me ty! Le te jene sycele dhe t’i mbajne armet e veta! Jobesimtaret deshirojne qe te jeni te pakujdesshem ndaj armeve dhe pajimeve tuaja, qe t’ju sulmojne me tere fuqine. Nuk ka gjynah per ju nese hasni ne ndonje shqetesim prej shiut ose semundjes e i lini armet, por edhe atehere, behuni sycele. Allahu, me te vertete, ka pergatitur denim poshterues per jobesimtaret

[103] Pasi te kryeni namazin, permendeni Allahun duke qendruar ne kembe, ulur ose te shtrire. Kur te jeni jashte rrezikut, atehere faleni namazin te plote, sepse namazi eshte detyre per besimtaret ne kohe te caktuar

[104] Mos u tregoni te dobet ne perndjekjen e armikut! Nese ndieni dhembje prej luftes, edhe ata ndiejne dhimbje ashtu si edhe ju. Mirepo ju shpresoni prej Allahut ate qe ata nuk e shpresojne. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[105] Vertet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me te drejten, ne menyre qe ti te gjykosh ndermjet njerezve sipas asaj qe te ka shpallur Allahu. Dhe mos u bej mbrojtes i tradhtareve

[106] Kerko ndjese prej Allahut! Se Allahu eshte Fales e Meshireplote

[107] Dhe mos i mbroj ata qe mashtrojne vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtaret dhe gjynahqaret

[108] Ata fshihen nga njerezit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai eshte prane tyre edhe naten, kur trillojne gjera me te cilat Ai nuk eshte i kenaqur. Se Allahu perfshin (me dijen e Tij) gjithcka qe ata bejne

[109] Ja, ju i mbrojtet ata ne kete bote, por kush do t’i mbroje tek Allahu ne Diten e Kiametit ose kush do te behet perfaqesues i tyre

[110] Kush punon veper te keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kerkon falje prej Allahut, do te gjeje se Allahu eshte Fales e Meshireplote

[111] Kush ben gjynah, ai ia ka bere shpirtit te vet. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[112] Kush ben ndonje gjynah ose te keqe, pastaj ia vesh ate nje te pafajshmi, atehere ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me nje gjynah te qarte

[113] Sikur te mos e kishe miresine e Allahut dhe meshiren e Tij, nje grup i atyre do te perpiqej qe te te nxirrte nga udha e drejte.[76] Ata me kete e humbin vetem vetveten, kurse ty nuk te bejne kurrfare demi. Allahu te shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtesine e plote, si dhe te mesoi ate qe nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut per ty eshte shume e madhe

[114] S’ka kurrfare te mire ne shume prej bisedave te tyre te fshehta, pervec rastit kur ndokush kerkon qe te jepet sadaka ose te kryhet nje veper e mire apo paqesim ndermjet njerezve. Atij qe e ben kete per te fituar kenaqesine e Allahut, Ne do t’i japim nje shperblim te madh

[115] Kedo qe e kundershton te Derguarin, pasi i eshte dhene udhezimi dhe ndjek rruge tjeter nga ajo e besimtareve, Ne e leme te ece andej nga eshte nisur dhe do ta percellojme ne zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq qe eshte ai

[116] Vertet, Allahu nuk fal qe te adhurohet dikush apo dicka tjeter vec Atij, por gjynahet e tjera me te vogla ia fal kujt te doje. Kushdo qe i ben shok Allahut (ne adhurim), ai me te vertete, ka humbur dhe eshte larguar shume prej udhes se drejte

[117] Ata[77] nuk adhurojne tjeter vecse idhuj femerore dhe nuk therrasin tjeter pervec djallit kryengrites

[118] Ate e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thene: “Une do te marr medoemos nje pjese te caktuar te roberve te Tu

[119] Me cdo kusht do t’i shpie ata ne rruge te shtrember, do t’i josh me shpresa te kota dhe, me siguri, do t’i urdheroj qe t’u presin veshet bagetive, e pastaj do t’i urdheroj qe te ndryshojne krijesen e Allahut. “Kush merr djallin per mbrojtes ne vend te Allahut, ai ka pesuar humbje te qarte

[120] Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato qe premton djalli, jane vetem mashtrime

[121] Per ata, vendbanim eshte Xhehenemi dhe nuk mund te gjejne shpetim prej tij

[122] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Ne do t’i shpiem ne kopshte te Xhenetit, neper te cilat rrjedhin lumenj. Aty do te qendrojne vazhdimisht e pergjithmone. Ky eshte premtimi i vertete i Allahut. E kush eshte me i vertete se Allahu ne fjale

[123] (Shpetimi ne jeten tjeter) nuk do te jete as sipas deshires suaj (o myslimane), as sipas deshires se ithtareve te Librit. Por kushdo qe ben nje te keqe, do te ndeshkohet per ate dhe nuk do te gjeje as mbrojtes, as mbeshtetes tjeter ne vend te Allahut

[124] Dhe kushdo qe ben vepra te mira, qofte ai mashkull ose femer, duke qene besimtar, do te hyje ne Xhenet dhe nuk do t’i behet asnje padrejtesi

[125] Kush eshte besimtar me i mire se ai qe i dorezohet sinqerisht Allahut, duke qene bamires dhe zbatues i fese se paster te Ibrahimit, te cilin Allahu e ka marre per mik te ngushte

[126] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke dhe Allahu i perfshin te gjitha (ne dijen e Tij)

[127] Ata[78] kerkojne prej teje (o Muhamed) qe t’i sqarosh lidhur me ceshtjet e grave. Thuaju: “Per ceshtjet e tyre ju sqarojne Allahu dhe Libri qe ju lexohet[79], si per femrat jetime, te cilave nuk u jepni dhuraten e caktuar per ato edhe pse deshironi te martoheni me to, ashtu edhe per femijet e mitur. Allahu ju udhezon qe te silleni drejt me jetimet. Allahu eshte ne dijeni te cdo te mire qe beni.”

[128] Nese gruaja druan nga burri i saj se do te sillet keq ose nuk do ta perfille, atehere nuk ka gjynah per ata, nese pajtohen ndermjet tyre. Pajtimi eshte me i mire. Njerezit jane te prire nga koprracia. Por ne qofte se ju silleni mire dhe ruheni prej te keqijave, Allahu e di mire cfare veproni

[129] Ju nuk do te mund te silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur te deshironi. Andaj, mos anoni krejtesisht vetem nga njera, duke e lene tjetren si te varur. Nese ju i permiresoni marredheniet dhe ruheni nga padrejtesia, ta dini se Allahu eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[130] E nese ata ndahen, Allahu me begatine e Tij, cdonjerin prej tyre e ben te pavarur. Se Allahu eshte Doregjere dhe i Urte

[131] E Allahut eshte gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ne i kemi porositur ata qe u eshte shpallur Libri para jush dhe ju: “Frikesojuni Allahut! Nese mohoni, dijeni se Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Allahu eshte i Vetemjaftueshem dhe i Denje per cdo lavderim.”

[132] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Allahu eshte Mbrojtesi juaj i mjaftueshem

[133] Nese do, Ai ju debon ju o njerez dhe sjell te tjere. Allahu ka fuqi ta beje kete

[134] Kush deshiron shperblimin e kesaj bote, (le ta dije se) tek Allahu jane shperblimi i kesaj dhe i botes tjeter. Allahu degjon dhe veshtron cdo gje

[135] O besimtare! Behuni zbatues te palekundur te drejtesise, duke deshmuar ne emer te Allahut, qofte edhe kunder jush ose kunder prinderve dhe te afermve tuaj. Qofte i pasur ose i varfer ai (per te cilin deshmoni), Allahu eshte per ata vleresuesi me i drejte. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e te shtremberoni drejtesine! Nese ju ngaterroni deshmine ose i shmangeni asaj, vertet qe Allahu e di se cfare beni ju

[136] O besimtare! Besoni Allahun, te Derguarin e Tij, Librin, qe ia ka zbritur te Derguarit te Tij dhe Librin qe e ka zbritur me pare. Kushdo qe mohon Allahun, engjejt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij dhe Diten e Kiametit, ai, me te vertete, ka humbur larg prej udhes se drejte

[137] Ata qe ne fillim besojne dhe pastaj e mohojne besimin, me pas serish besojne dhe serish e mohojne besimin dhe thellohen ne mosbesim, Allahu, me te vertete, nuk do t’i fale dhe nuk do t’i shpjere ne rruge te drejte

[138] Paralajmeroji hipokritet (o Muhamed) per denimin e mjerueshem qe i pret

[139] ata qe miqesohen me mohuesit e jo me besimtaret! Valle, tek ata kerkojne fuqi, kur, ne te vertete, e gjithe fuqia i perket vetem Allahut

[140] Ai jua ka shpallur ne Liber[80]: Kur te degjoni se mohohen fjalet e Allahut dhe behet tallje me to, atehere mos rrini me ata (njerez qe veprojne keshtu), derisa te nderrojne bisede, perndryshe do te ishit si ata. Allahu do t’i tuboje ne Xhehenem te gjithe hipokritet dhe mohuesit

[141] Ata pergjojne se cfare do te behet me ju. Keshtu, nese ju vjen fitorja nga Allahu, ata thone: “A nuk ishim valle ne me ju?” E, nese mohuesit arrijne fitore, hipokritet u thone: “A thua nuk ju ndihmuam deri ne fitore dhe ju mbrojtem prej besimtareve te vertete?” Allahu do te gjykoje ndermjet jush ne Diten e Kiametit. Allahu nuk do t’iu jape kurre rast mohuesve qe t’i shkaterrojne besimtaret

[142] Ne te vertete, hipokritet perpiqen te mashtrojne Allahun, por eshte Ai qe i mashtron ata. Kur ata ngrihen per namaz, ngrihen me pertese, vetem sa per t’u dukur para botes dhe Allahun e permendin fare pak

[143] Luhaten ne medyshje, - nuk jane as me keta, as me ata. Kedo qe Allahu shpie ne humbje, ti (Muhamed!) nuk do te mund t’ia gjesh rrugen

[144] O besimtare! Mos i zgjidhni mohuesit per miq - ne vend te besimtareve! A mos valle doni t’i jepni Allahut deshmi te qarte kunder vetvetes

[145] Pa dyshim qe hipokritet do te jene ne thellesine me te madhe te Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmes

[146] Por ata qe pendohen, permiresohen, mbeshteten fort tek Allahu dhe qe besimin e tyre e kane sinqerisht vetem per Allahun, do te jene me besimtaret e vertete. Allahu do t’u jape shperblim te madh besimtareve

[147] Perse t’ju ndeshkoje Allahu, nese ju e falenderoni dhe e besoni?! Allahu eshte Mirenjohes dhe i Gjithedijshem

[148] Allahu nuk do qe te thuhen hapur fjale te keqija, pervecse nga te demtuarit. Allahu degjon dhe di gjithcka

[149] Ne qofte se ju beni ndonje veper te mire haptazi ose fshehurazi ose falni ndonje veper te keqe, Allahu eshte Fales i madh dhe i Plotfuqishem

[150] Vertet, ata qe mohojne Allahun dhe te derguarit e Tij dhe deshirojne te ndajne Allahun nga te derguarit e Tij, duke thene: “Ne disa i besojme e disa nuk i besojme” dhe duke dashur qe keshtu te zgjedhin nje rruge te ndermjetme

[151] pikerisht ata jane mohuesit e vertete. Ne kemi pergatitur denim poshterues per mohuesit

[152] Ndersa atyre qe besojne Allahun dhe te derguarit e Tij dhe nuk bejne dallim mes asnjerit prej tyre, Ai do t’u jape shperblimin (e premtuar). Se Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[153] Ithtaret e Librit[81] kerkojne prej teje (o Muhamed) qe t’u zbresesh nje liber prej qiellit. Ne fakt, ata i kerkuan Musait dicka edhe me te madhe (duke i thene): “Na e trego Allahun haptazi!” Atehere i shkaterroi rrufeja, per shkak te poshtersise qe bene. Pastaj zgjodhen vicin (per adhurim) pas shenjave te qarta qe iu paten ardhur. Ne ua falem ate dhe i dhame Musait pushtet te dukshem

[154] Ne ngritem mbi ata malin Tur, sipas beselidhjes me ta. Pastaj u thame: “Hyni ne porte duke u perulur” dhe “Mos e shkelni sabatin!” dhe morem nga ata nje bese te forte

[155] (Ne i mallkuam ata) per shkak te shkeljes se beselidhjes nga ana e tyre, per shkak te mohimit qe i bene shpalljeve te Allahut, per shkak te vrasjes se profeteve pa kurrfare te drejte dhe per thenien e tyre: “Zemrat tona jane te mbyllura ne kellef (prandaj s’i kuptojme fjalet e profeteve)”. Nuk eshte keshtu, por Allahu ua ka vulosur ato per shkak te mohimit te tyre, prandaj pak prej tyre besojne

[156] (I mallkuam ata) per shkak te mosbesimit te tyre (ndaj Isait a.s.), per shkak te shpifjeve te medha qe thane kunder Merjemes

[157] dhe per fjalet e tyre: “Ne e vrame Mesihun – Isain, te birin e Merjemes, te derguarin e Allahut”. Por, ata as e vrane, as e kryqezuan, por ashtu u eshte dukur. Ata qe nuk u pajtuan per ceshtjen e tij, me siguri qe gjenden ne dyshim per te. Ata nuk kane ditur kurrgje per te, por vetem kane hamendesuar. Ata, ne te vertete, nuk e kane vrare

[158] por, Allahu e ka ngritur prane Vetes. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Gjithedijshem

[159] Te gjithe ithtaret e Librit do t’i besojne Isait para se ai te vdese dhe, ne Diten e Kiametit, ai do te jete deshmitar kunder tyre

[160] Ne ua ndaluam atyre disa ushqime te mira, te cilat ishin te lejuara per ta, per shkak te prapesive qe bene, per shkak se ata pengonin shume njerez nga udha e Allahut

[161] per shkak se merrnin kamate, megjithese kjo ishte e ndaluar per ta dhe per shkak se pervetesonin padrejtesisht pasurine e njerezve. Jobesimtareve midis tyre, Ne u kemi pergatitur nje denim te dhembshem

[162] Mirepo te thelluarit ne dituri prej tyre (hebrenjve) dhe besimtaret besojne ne ate qe te eshte shpallur ty (o Muhamed) dhe ne ate qe eshte shpallur para teje. Posacerisht atyre qe falin namazin, atyre qe ndajne zekatin dhe atyre qe besojne ne Allahun dhe ne Diten e Kiametit, me siguri do t’u japim shperblim te madh

[163] Ne te frymezuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu sic frymezuam me shpallje Nuhun dhe profetet pas tij; sic frymezuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijte e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Davudin, te cilit i dhame Zeburin

[164] Per disa te derguar te kemi treguar me pare dhe per disa te tjere nuk te kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtperdrejt

[165] (Keta jane) te derguar qe kane sjelle lajme te mira e kane paralajmeruar, ne menyre qe njerezit te mos kene ndonje justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes se te derguarve. Se, Allahu, eshte i Plotfuqishem dhe i Gjithedijshem

[166] Por Allahu deshmon per ate qe te ka shpallur ty (o Muhamed), se Ai ta ka shpallur ate me dijenine e Tij; po ashtu edhe engjejt deshmojne per kete. Allahu eshte i mjaftueshem si deshmitar

[167] Me te vertete, ata qe kane mohuar dhe kane larguar njerezit nga rruga e Allahut, ata kane humbur larg prej udhes se drejte

[168] Ata qe nuk besojne dhe bejne padrejtesi, Allahu nuk i fal, as nuk do t’i udhezoje ne kurrfare rruge

[169] pervecse drejt rruges se Xhehenemit, ku do te qendrojne pergjithmone. Dhe kjo per Allahun eshte e lehte

[170] O njerez! I Derguari ju ka sjelle te verteten nga Zoti juaj, prandaj besoni, se per ju eshte me mire! E ne qofte se nuk besoni, ta dini se Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[171] O ithtaret e Librit! Mos e kaloni kufirin ne besimin tuaj dhe per Allahun thoni vetem te verteten! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, eshte vetem i Derguar i Allahut dhe Fjala e Tij, te cilen ia ka derguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe te derguarve te Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dore, se eshte me mire per ju! Allahu eshte vetem nje Zot - qofte lavderuar Ai! Ai eshte teper i lartesuar per te pasur femije. E Tij eshte gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Allahu mjafton per rregullimin e gjithesise

[172] Mesihu nuk do ta perbuzte kurre qe te ishte rob i Allahut, as edhe engjejt me te aferm. Ata qe e shperfillin dhe e nencmojne me arrogance adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjelle te gjithe para Vetes

[173] Sa per ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Ai do t’ua plotesoje shperblimin dhe do t’ua shtoje ate nga miresite e Tij. Por, ata qe shperfillin dhe mburren, do te denohen me ndeshkim pikellues. Ata nuk do te gjejne per vete as mbrojtes dhe as ndihmes tjeter ne vend te Allahut

[174] O njerez! Me te vertete, juve ju ka ardhur nje prove bindese (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju eshte zbritur nje Drite e dukshme (Kurani)

[175] Keshtu, ata qe besojne Allahun dhe mbeshteten fort tek Ai, (ta dine se) Ai do t’i fuse ne meshiren dhe miresine e Vet[83] dhe do t’i udhezoje drejt Vetes permes rruges se drejte

[176] Ata kerkojne nga ti (Muhamed) gjykim (per dike qe vdes pa pasur trashegimtare). Thuaju: “Allahu ju udhezon ju per nje njeri te tille. Nese nje burre vdes pa pasur femije (dhe prinder), nderkohe qe ka nje moter, atehere asaj i takon gjysma e trashegimise. Ne qofte se nje grua vdes pa pasur femije (dhe prinder), atehere vellai i saj eshte i vetmi qe do ta trashegoje. Ne qofte se nje burre pa femije (dhe prinder) ka dy motra, atehere ato do te trashegojne dy te tretat e pasurise; por, nese ai ka edhe vellezer edhe motra, atehere mashkullit i takon trashegim sa pjesa e dy femrave. Keshtu Allahu ju sqaron juve, ne menyre qe te mos humbisni. Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

Sofra (El-Maide)

Surah 5

[1] O besimtare! Plotesoni detyrimet! Ju eshte lejuar ngrenia e kafsheve, pervec atyre qe do t’ju njoftohen. Derisa te gjendeni ne ihram[85] gjate haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vertet, Allahu vendos cfare te deshiroje

[2] O besimtare! Mos e cenoni shenjterine e simboleve te Allahut, as te muajve te medhenj, as te kurbanit te Qabese, as te kurbaneve te shenuara me gjerdan, as (mos i pengoni) ata qe jane nisur te vizitojne Shtepine e Shenjte, duke kerkuar miresine dhe kenaqesine e Zotit te vet. Pas heqjes se Ihramit, gjuani. Dhe, te mos ju nxise urrejtja ndaj disa njerezve, qe ju penguan te vizitoni Qabene, pra, kurrsesi te mos ju nxise qe t’i sulmoni! Ndihmojeni njeri-tjetrin ne pune te mira dhe ne te ruajturit nga te keqijat dhe jo ne gjynahe dhe armiqesi! Frikesojuni Allahut, sepse Ai denon ashper

[3] Eshte e ndaluar per ju ngrenia e cofetines, e gjakut, e mishit te derrit, e mishit te kafshes qe eshte therur jo ne emer te Allahut, e mishit te kafshes se mbytur lidhur ne fyt, e mishit te kafshes qe eshte rrahur dhe ka ngordhur, e mishit te kafshes qe eshte vrare nga rrezimi apo nga briret e kafsheve te tjera, e mishit te asaj qe eshte kafshuar nga egersirat - pervec atyre qe i therni ju para se te ngordhin. Gjithashtu, eshte e ndaluar per ju edhe ngrenia e mishit te kafsheve qe jane therur per nder te idhujve apo per te kerkuar fatin ne fall. Te gjitha keto qe u permenden, jane gjynah. Sot, deshperohen ata qe nuk besojne dhe kane humbur cdo shprese, qe t’ju largojne prej fese suaj. Mos u frikesoni prej tyre, por kini frike prej Meje! Sot jua persosa fene tuaj, e plotesova dhuntine Time ndaj jush dhe zgjodha qe Islami te jete feja juaj.[86] Por kushdo qe eshte i shtrenguar nga uria (dhe ha cfare eshte e ndaluar), pa pasur qellim te beje gjynah, do ta shohe se Allahu eshte Fales e Meshireplote

[4] Te pyesin ty c’eshte e lejueshme qe te hane. Thuaju (o Muhamed): “Ju lejohet juve cdo gje qe eshte e delire dhe ate qe jua gjuajne shtazet qe i keni stervitur e i perdorni ne gjueti, ashtu sic ju ka mesuar Allahu. Pra, hani ate qe jua sjellin, e permendni emrin e Allahut! Frikesojuni Allahut! Allahu eshte i shpejte ne llogari

[5] Sot ju jane lejuar gjerat e mira e te pastra. Ju jane lejuar edhe ushqimet e ithtareve te Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja jane te lejuara per ata. Te lejuara per ju jane femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme te atyre qe u eshte dhene Libri para jush, nese ju u jepni pajen e kurorezimit, duke u martuar me ato, e jo duke bere kurveri, as duke i marre per dashnore. Kushdo qe mohon besimin, veprat e tij do te zhvleresohen dhe ne jeten tjeter ai do te jete i deshtuar

[6] O besimtare! Kur doni te falni namaz, lani fytyren dhe duart deri ne berryla, kurse koken fshijeni me dore te laget; lani edhe kembet deri ne nyje. Nese jeni te papaster (si pasoje e marredhenieve bashkeshortore apo e derdhjes se fares), pastrohuni (duke u lare krejtesisht)! Por, ne qofte se jeni te semure (qe mund t’ju demtoje uji) ose gjendeni ne udhetim, ose ndonjeri nga ju vjen pas kryerjes se nevojes natyrore, ose nese keni pasur marredhenie me bashkeshortet e nuk gjeni uje, atehere gjeni dhe te paster dhe fshini fytyrat e duart me te. Allahu nuk deshiron t’ju krijoje ndonje veshtiresi, por deshiron t’ju pastroje dhe t’i plotesoje dhuntite e Tij ndaj jush, qe te jeni falenderues

[7] Kujtoni dhuntine e Allahut dhe beselidhjen me te cilen ju ka vene detyrimet, kur thate: “Degjuam dhe u bindem!” Frikesojuni Allahut! Vertet, Allahu di c’keni ne zemrat tuaja

[8] O besimtare! Behuni te qendrueshem ne urdhrat e Allahut dhe behuni deshmues me drejtesi! Le te mos ju nxise urrejtja ndaj njerezve per te bere padrejtesi. Behuni te drejte, se kjo eshte me afer devotshmerise dhe frikesojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje qe punoni ju

[9] Allahu u ka premtuar falje (te gjynaheve) dhe shperblim te madh atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira

[10] Sa per ata qe nuk besojne dhe mohojne shpalljet Tona - ata do te jene banore te zjarrit

[11] O besimtare! Kujtoni miresine qe ju dha Allahu diten kur Ai pengoi duart e nje grupi njerezish qe i kishin zgjatur ato per t’ju demtuar ju. Frikesojuni Allahut! Besimtaret le te mbeshteten vetem tek Allahu

[12] Me te vertete, Allahu mori beselidhjen e bijve te Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbedhjete mbikeqyres dhe u tha: “Une jam me ju! Ne qofte se do te kryeni namazin, do te jepni zekatin, do te besoni te derguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atehere, patjeter qe Une do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju qe mohon pas kesaj, me te vertete, e ka humbur rrugen e drejte

[13] Per shkak se ata e thyen beselidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua beme zemrat te ashpra. Ata i kane shtremberuar fjalet e Shkrimeve te shenjta dhe kane harruar nje pjese te mire nga ato keshilla[88]. Ti (Muhamed) perhere do ta veresh tradhtine e tyre, pervec nje pakice te tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamiresit

[14] Ne kemi marre beselidhje edhe prej atyre qe thane: “Jemi te krishtere”, por edhe ata kane harruar nje pjese te mire nga ato qe jane keshilluar[89], prandaj ua shtiem armiqesine dhe urrejtjen midis tyre deri ne Diten e Kiametit. Allahu do t’i lajmeroje ata per veprat qe kane bere

[15] O ithtaret e Librit! Juve ju erdhi i Derguari Yne, i cili ju shpjegon gjera nga ato qe i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shume. Juve ju erdhi prej Allahut drite (i Derguari) dhe Liber i qarte (Kurani)

[16] me te cilin Allahu i drejton ata qe ndjekin pelqimin e Tij, ne rrugen e shpetimit, i nxjerr nga erresira ne drite me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie ne rrugen e drejte

[17] Pa dyshim, jane jobesimtare ata qe thone: “Allahu eshte Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengoje Allahun, nese Ai deshiron ta zhduke Mesihun, te birin e Merjemes dhe nenen e tij, si dhe gjithcka qe gjendet ne Toke?” Vetem Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokes dhe i cdo gjeje qe gjendet midis tyre. Ai krijon cfare te doje dhe eshte i Plotfuqishem per cdo gje

[18] Hebrenjte dhe te krishteret thone: “Ne jemi bijte e Allahut dhe te dashurit e Tij”. Thuaj: “Atehere, perse Ai ju denon per shkak te gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerez nga ata qe Ai ka krijuar. Ai fal ke te doje dhe denon ke te doje. Vetem Allahut i perket sundimi i qiejve, i Tokes dhe i cdo gjeje qe gjendet midis tyre. Dhe vetem tek Ai kthehen te gjithe

[19] O ithtare te Librit! Ju ka ardhur i Derguari Yne, qe jua qarteson gjerat pas nderprerjes se (vargut te) te derguarve, per te mos thene ju (kur te denoheni), se nuk na ka ardhur asnje qe sjell lajme te mira e as ndonje paralajmerues. Ja, ju erdhi ai qe sjell lajme te mira dhe paralajmerime. Allahu eshte i Plotfuqishem per cdo gje

[20] Kujto kur Musai i tha popullit te vet: “O populli im! Kujtoni miresine e Allahut ndaj jush, kur prej jush beri profete, beri sundimtare dhe ju dha ate qe nuk ia kishte dhene asnje populli para jush

[21] O populli im! Hyni ne Token e shenjte qe Allahu e ka caktuar per ju dhe mos u ktheni prapa, se atehere do te ktheheni te humbur!”

[22] Ata thane: “O Musa! Ne ate toke gjendet nje popull i forte dhe ne nuk do te hyjme pa dale ata e, nese ata dalin, ne atehere, me siguri do te hyjme ne te”

[23] Dy burra nga ata qe i frikesoheshin Allahut dhe qe Ai i kishte pajisur me miresi, thane: “Hyni ne porten e qytetit! Kur te kaloni neper te, me siguri do te jeni fitues. Ne qofte se jeni besimtare, atehere mbeshtetuni tek Allahu!”

[24] Ata thane: “O Musa! Kurrsesi nuk do te hyjme atje, derisa aty te gjenden ata. Keshtu qe shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do te rrime ketu”

[25] Musai tha: “O Zoti im! Une nuk kam fuqi per askend tjeter vec vetes dhe vellait, prandaj na veco ne prej ketij populli te pabindur!”

[26] Allahu tha: “Ajo (toka e shenjte) u eshte ndaluar atyre per dyzet vjet. Ata do te bredhin te coroditur neper toke, por ty mos te te vije keq per ate popull te pabindur”

[27] Lexoju (o Muhamed) saktesisht ngjarjen e dy bijve te Ademit, kur ata bene nga nje kurban, njerit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njeri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do te te vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetem prej te devotshmit

[28] Nese ti ngre dore te me vrasesh mua, une nuk do ta ngre doren qe te te vras, sepse, ne te vertete, une i frikesohem Allahut, Zotit te gjithesise

[29] Une parapelqej te marresh barren e gjynahut tim dhe te gjynahut tend e keshtu te behesh nder banoret e zjarrit. Ky eshte ndeshkimi i keqberesve”

[30] Vetja e tij e nxiti ne vrasjen e te vellait dhe e vrau. Keshtu, ai u be nga te humburit

[31] Allahu dergoi nje sorre qe rremihte ne toke, per t’i treguar se si ta mbulonte kufomen e te vellait. (Kabili) tha: “I mjeri une, a nuk qenkam i zoti te behem si kjo sorre e ta mbuloj trupin e tim vellai?!” E u be nga te penduarit

[32] Prandaj Ne i urdheruam bijte e Israilit se kush vret ndokend, qe s’ka vrare njeri ose qe nuk ka bere crregullime ne Toke, eshte sikur te kete vrare te gjithe njerezit. Dhe, nese dikush shpeton nje jete, eshte sikur te kete shpetuar jeten e krejt njerezve. Te derguarit Tane u sollen shenja te qarta, por shume nga ata, edhe pas kesaj, i kaluan tere kufijte me te keqija ne Toke

[33] Pa dyshim se ndeshkimi i atyre qe luftojne kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe qe bejne shkaterrime ne Toke, eshte te vriten ose te gozhdohen, ose t’u keputen duart dhe kembet terthorazi, ose te debohen nga vendi. Ky ndeshkim eshte poshterim per ata ne kete jete, ndersa ne jeten tjeter, per ata do te kete denim shume te madh

[34] Perjashtim bejne ata qe pendohen pa i zene ju. Ta dini se Allahu eshte Fales e Meshireplote

[35] O besimtare! Kini frike Allahun, perpiquni qe t’i afroheni Atij me vepra te mira dhe luftoni ne rrugen e Tij per te shpetuar

[36] Me te vertete, sikur te kene jobesimtaret tere pasurine qe gjendet ne toke, madje edhe nje here aq, e ta sakrifikojne per te shpetuar nga denimi i Dites se Kiametit, nuk do te pranohet prej tyre dhe per ata do te kete denim pikellues

[37] Ata do te deshirojne te dalin nga zjarri, por s’do te mund te dalin dot. Ata i pret denimi i perhershem

[38] Vjedhesit dhe vjedheses ua pritni duart, si ndeshkim per ate qe kane bere dhe si denim nga ana e Allahut. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[39] Ndersa atij qe pendohet pas te keqijave te tij dhe permiresohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[40] A nuk e di ti se vetem Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokes?! Ai denon ke te doje dhe fal ke te doje. Allahu eshte i Plotfuqishem per cdo gje

[41] O i Derguari i Allahut! Mos u brengos per ata qe zhyten shpejt ne mosbesim, qofshin nga ata qe me gojen e tyre thone: “Besojme”, nderkohe qe zemrat e tyre nuk besojne apo prej hebrenjve, te cilet trillimet i degjojne shume, (madje) degjojne edhe ata qe s’kane ardhur te ti. Ata i ndryshojne vendet e fjaleve (ne tekstet e shenjta) dhe thone: “Nese (shpallja) ju eshte dhene keshtu, pranojeni e, nese nuk ju eshte dhene keshtu, atehere, ruhuni e mos e pranoni”. Kur Allahu deshiron ta lere dike ne humbje, ti nuk mund te besh asgje per ta penguar Ate. Keta jane te asaj dore te cilet Allahu nuk deshiron t’ua pastroje zemrat. Per ata, ne kete jete ka poshterim, kurse ne jeten tjeter ka ndeshkim te rende

[42] Ata jane degjues te genjeshtres dhe e hane me kenaqesi te madhe ate qe eshte e ndaluar. Nese vijne tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nese shmangesh nga ata, nuk mund te te demtojne aspak. E, nese i gjykon, gjykoji me drejtesi! Vertet, Allahu i do te drejtet

[43] E qysh te drejtohen ata ty per t’i gjykuar, ndersa e kane Teuratin, ne te cilin eshte gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kesaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk jane besimtare

[44] Ne kemi derguar Teuratin, ne te cilin jane udhezimet dhe drita. Sipas tij, profetet qe ia kishin dorezuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjte; por edhe te diturit dhe rabinet keshtu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit te Allahut, per te cilin ata deshmonin. Prandaj, mos kini frike nga njerezit, por kini frike vetem prej Meje! Dhe mos i nderroni Fjalet e Mia me ndonje vlere te vogel! Kushdo qe nuk gjykon sipas asaj qe ka shpallur Allahu, ai eshte mohues i vertete

[45] Ne u caktuam atyre ne Teurat: jeta me jete, syri me sy, hunda me hunde, veshi me vesh, dhembi me dhemb dhe plaga me plage (te njejte me te). Por kushdo qe fal shpagimin si lemoshe, ka bere nje veper qe eshte shlyerje per gjynahet e veta. Kushdo qe nuk gjykon sipas asaj qe ka zbritur Allahu, ai eshte shkeles i vertete

[46] Pas atyre profeteve, Ne derguam Isain, te birin e Merjemes, si vertetues te Teuratit qe kishte ardhur para tij. Dhe i dhame atij Ungjillin, ne te cilin ka udhezim dhe drite, si permbushje te asaj qe ishte shpallur para tij ne Teurat dhe si udherrefim e keshille per ata qe i frikesohen Allahut

[47] Le te gjykojne ithtaret e Ungjillit ashtu sic ka shpallur Allahu ne te. Kushdo qe nuk gjykon sipas asaj qe ka shpallur Allahu, ai eshte keqberes i vertete

[48] Ne te kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me te verteten, si permbushes te shkrimeve te meparshme dhe mbrojtes te tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj qe te ka zbritur Allahu dhe mos ndiq deshirat e tyre, duke u shmangur keshtu nga e Verteta qe te eshte shpallur. Ne per secilin nga ju kemi sjelle nje ligj dhe nje rruge te qarte. Sikur te donte Allahu, do t’ju kishte bere nje popull te vetem, por Ai kerkon qe t’ju provoje ne ate qe ju ka dhene, andaj beni gara per pune te mira! Te gjithe do te ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmeroje per ceshtjet, rreth te cilave kishit kundershti

[49] Prandaj gjykoji sipas asaj qe te ka shpallur Allahu e mos ndiq deshirat e tyre te kota! Ki kujdes qe ata mos te te nxisin te largohesh nga nje pjese e asaj qe te ka shpallur Allahu! Nese ata te kthejne kurrizin e nuk degjojne gjykimin tend, atehere ta dish se Allahu do vetem qe t’i denoje per disa gjynahe te tyre. Ne te vertete, shume njerez jane te pabindur

[50] A mos kerkojne ata gjykimin (me ligjin) e (kohes se) injorances (paganizmit paraislamik)?! E kush eshte gjykates me i mire se Allahu per njerezit qe besojne bindshem

[51] O besimtare! Mos i beni miq e mbrojtes hebrenjte dhe te krishteret! Ata jane mbrojtes te njeri-tjetrit. Kushdo prej jush qe i ben ata miq, eshte me ata. Vertet, Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte keqberesit

[52] Ti i sheh ata me zemra te semura, sesi vrapojne per t’u lidhur me ata (hebrenjte) duke thene: “Druajme se mos po na godet ndonje fatkeqesi”. Mbase Allahu do te sjelle fitore ose dicka tjeter nga ana e Tij, keshtu qe ata do te pendohen per ate qe kane fshehur ne veten e tyre

[53] Atehere besimtaret do te thone: “Valle, keta jane ata qe betoheshin solemnisht per Allahun, se me te vertete ishin me ju?!” Veprat e tyre do te fshihen dhe ata do te jene humbesit

[54] O besimtare! Nese ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do te sjelle njerez, qe i do dhe qe e duan; te perulur me besimtaret dhe te ashper me femohuesit; qe luftojne ne rrugen e Allahut dhe nuk i tremben qortimit te asnje qortuesi. Kjo eshte miresia e Allahut, te cilen Ai ia jep kujt te doje. Allahu eshte Bujar i madh dhe i Gjitheditur

[55] Miqte dhe mbrojtesit tuaj jane vetem Allahu, i Derguari i Tij dhe besimtaret qe falin namazin dhe japin zekatin, duke qene te perulur (ne adhurim) ndaj Allahut

[56] Ata qe marrin per mik e mbrojtes Allahun, te Derguarin e Tij dhe besimtaret, (ta dine se) pa dyshim, pala e Allahut do te jete fituese

[57] O besimtare! Mos i beni miq ata qe fene tuaj e marrin per tallje dhe loje, qofshin ata prej atyre qe u eshte dhene Libri para jush apo prej mohuesve; frikesojuni Allahut, nese jeni besimtare

[58] Kur therrisni per namaz, ata tallen dhe luajne, sepse jane njerez qe nuk kuptojne

[59] Thuaj: “O ithtaret e Librit! A na urreni per ndonje arsye tjeter, pervec asaj se besojme ne Allahun dhe ne shpalljet qe na jane zbritur neve dhe se shumica prej jush jane te pabindur ndaj Allahut?”

[60] Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do te marre denimin me te rende nga Allahu? Ata qe Allahu i ka mallkuar dhe me te cilet eshte zemeruar, duke i shnderruar ne majmune dhe derra, si dhe ata qe adhurojne djallin. Ata jane ne vendin me te mjerueshem dhe jane me larg rruges se vertete”

[61] Kur vijne te ju, thone: “Besojme”. Ne te vertete, ata jobesimtare hyne e jobesimtare dolen! Allahu e di mire cfare fshehin ata

[62] Ti i sheh shume nga ata qe nxitojne drejt gjynaheve, armiqesise dhe ngrenies se fryteve te fitimit te paligjshem. Njemend, sa te keqija jane ato vepra

[63] Perse rabinet dhe dijetaret nuk i ndalojne ata te thone fjale te uleta (per Zotin) dhe te hane fitimet e paligjshme? Sa keq veprojne ata

[64] Hebrenjte thone: “Dora e Allahut eshte e shtrenguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin te mallkuar per ate qe thone! Perkundrazi, te dyja Duart e Tij jane te hapura. Ai dhuron dhe jep si te doje. Ajo qe te eshte shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri qe shumices prej tyre do t’ua shtoje mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndermjet tyre armiqesi dhe urrejtje deri ne Diten e Kiametit. Kurdo qe ata ndezin zjarrin e luftes, Allahu e shuan ate. Ata perpiqen te shkaktojne ngaterresa ne Toke, por Allahu nuk i do ngaterrestaret

[65] Sikur ithtaret e Librit te besonin dhe te ruheshin nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim veprat e keqija dhe do t’i shpinim ne kopshtet e kenaqesise

[66] Sikur ata t’i permbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj qe u eshte shpallur nga Zoti i tyre, ata do te kenaqeshin me frutat (qe rriten) siper dhe poshte tyre. Disa prej tyre jane te matur, por shume prej tyre bejne vepra te keqija

[67] O i Derguar! Trego ate qe te eshte shpallur nga Zoti yt! Ne qofte se nuk e ben kete, atehere nuk e ke percjelle Mesazhin e Tij; Allahu te ruan ty prej njerezve. Natyrisht qe Allahu nuk i udhezon njerezit qe nuk besojne

[68] Thuaj (o Muhamed): “O ithtaret e Librit! Nuk do te keni asgje ne vije, derisa t’i permbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj qe ju eshte shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo qe te eshte shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtoje shumices se tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhero per mohuesit

[69] Ata qe besojne (ne Kuran), hebrenjte, te krishteret dhe sabinet - kushdo prej tyre qe beson Allahun dhe Diten e Fundit (sipas Kuranit) dhe ben vepra te mira (sipas Islamit), nuk do te frikesohet dhe as qe do te deshperohet

[70] Ne beme beselidhje me bijte e Israilit dhe u cuam te derguar. Por, sa here qe u vinte ndonje i derguar me porosi qe s’ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin

[71] Ata mendonin se nuk do t’i gjente kurrfare denimi, prandaj ngelen te verber dhe te shurdhet. Pastaj, Allahu ua pranoi pendimin, por perseri shume nga ata u bene te verber dhe te shurdher (ndaj se vertetes); Allahu e sheh mire se cfare bejne ata

[72] Pa dyshim, jane jobesimtare ata qe thone: “Allahu eshte Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vete Mesihu ka thene: “O bijte e Israilit, adhuroni Allahun, qe eshte Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij qe adhuron tjeterkend pervec Allahut, Allahu do t’ia ndaloje Xhenetin dhe strehim i tij do te jete Zjarri. Per keqberesit nuk ka ndihmes

[73] Pa dyshim, jane jobesimtare ata qe thone: “Allahu eshte njeri prej Trinise!” Nuk ka vecse nje Zot te Vetem te vertete! Nese nuk heqin dore nga ato qe thone, patjeter qe jobesimtaret nga mesi i tyre do t’i godase nje denim i dhembshem

[74] Perse ata nuk kthehen me pendese tek Allahu e t’i kerkojne falje Atij?! Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[75] Mesihu, i biri i Merjemes, eshte vetem nje i derguar. Edhe para tij kane kaluar te derguar. Nena e tij perhere ka qene e drejte. Qe te dy hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojme atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Verteta

[76] Thuaju (o Muhamed): “Si mundet valle, qe ju adhuroni ne vend te Allahut, ate qe nuk eshte ne gjendje t’ju sjelle as dem e as dobi, nderkohe qe Allahu degjon dhe di cdo gje?!”

[77] Thuaj: “O ithtaret e Librit! Mos i shkelni kufijte e se vertetes ne besimin tuaj dhe mos ndiqni deshirat e nje populli, qe gaboi me pare, nxori prej udhes se drejte shume njerez dhe vete u shmang nga udha e drejte”

[78] Ata qe ishin mohues nga bijte e Israilit, u mallkuan me gjuhen e Davudit dhe te Isait, te birit te Merjemes, per shkak se kundershtonin, shkelnin cdo kufi

[79] dhe nuk e ndalonin njeri-tjetrin te benin vepra te keqija. Eh, sa te shemtuara ishin veprat qe benin ata

[80] Ti e sheh se shume prej tyre[90] miqesohen me jobesimtaret. Me te vertete, e keqe eshte ajo qe i pergatisin ata vetes: qe Allahu te zemerohet me ta dhe te mbesin ne denim perjetesisht

[81] Sikur ata t’i besonin Allahut, te Derguarit dhe asaj qe i eshte shpallur atij, nuk do t’i merrnin jobesimtaret per miq. Por, shumica prej tyre jane te pabindur

[82] Me siguri do te veresh se armiqte me te ashper te besimtareve jane hebrenjte dhe idhujtaret dhe se miqte me te afert te tyre jane ata qe thone: “Ne jemi te krishtere”. Kjo per shkak se nder ta ka prifterinj (te dhene mbas dijes) e murgj (te perkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk jane kryelarte (ndaj se vertetes)

[83] Kur degjojne per ate (Kuranin) qe i eshte zbritur te Derguarit, i sheh se si u rrjedhin lotet nga syte, per shkak te se vertetes qe kuptuan. Ata thone: “O Zoti yne! Ne besojme, prandaj na llogarit nder deshmitaret e Tu

[84] E perse te mos besojme Allahun dhe te Verteten, qe na ka ardhur, kur shpresojme se edhe ne Zoti Yne do te na coje me njerezit e mire?!”

[85] Per fjalet e tyre, Allahu do t’i shperbleje me kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do te qendrojne pergjithmone. Ky eshte shperblimi i punemireve

[86] Ndersa ata qe mohuan dhe i pergenjeshtruan shpalljet Tona, do te jene banore te Zjarrit

[87] O besimtare! Mos ia ndaloni vetes gjerat e mira, te cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vertet, Allahu nuk i do ata qe e kapercejne kufirin

[88] Hani nga ato gjera te lejuara e te mira qe ju ka dhene Allahu! Frikesojuni Allahut, te Cilit ju i keni besuar

[89] Allahu nuk ju ndeshkon per betimin qe e beni pa qellim, por ju ndeshkon per betimin e bere me qellim. Larja e gjynahut per thyerjen e betimit eshte: ushqyerja e dhjete te varferve me mesataren e ushqimit te familjes suaj ose t’i vishni ata, ose te lironi nje skllav. Ai qe nuk gjen mundesi per keto, le te agjeroje tri dite. Kjo eshte shlyerja per thyerjen e betimeve tuaja, nese betoheni. Mbani betimet tuaja! Keshtu jua shpjegon Allahu Fjalet dhe ligjet e Veta, qe te jeni mirenjohes

[90] O besimtare! Me te vertete, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit jane vepra te ndyta nga punet e djallit. Prandaj, largohuni nga keto, me qellim qe te shpetoni

[91] Vertet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kerkon qe te fuse midis jush armiqesi e urrejtje dhe t’ju shmange nga te kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dore

[92] Bindjuni Allahut dhe bindjuni te Derguarit! Kujdes! Nese nuk ia vini veshin, ta dini se i Derguari ka per detyre vetem te percoje shpalljen e qarte

[93] Nuk ka gjynah per ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira per ate qe kane ngrene, per sa kohe qe ata ruhen (nga te ndaluarat), besojne dhe bejne vepra te mira, e serish ruhen dhe besojne e vazhdimisht ruhen dhe bejne vepra te mira. Allahu i do punemiret

[94] O besimtare! Allahu do t’ju provoje me ndalim nga nje gjueti qe e arrijne duart dhe shigjetat tuaja, qe Allahu ta njohe ate qe i frikesohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo qe ta kaloje kufirin, per te ka denim pikellues

[95] O besimtare! Mos gjuani, duke qene ne ihram! Kushdo qe e vret gjahun me paramendim, per denim duhet te there si kurban ne Qabe nje kafshe shtepiake te ngjashme me kafshen e gjuajtur, sipas vleresimit te dy njerezve te drejte midis jush; ose te ushqeje disa te varfer per te lare gjynahun; ose te agjeroje ne ate mase, qe ta ndieje ndeshkimin per gjynahun e bere. Allahu e fal ate qe ka kaluar (para ndalimit). Ndersa ate qe vepron pas ndalimit, Allahu do ta ndeshkoje. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Zoti per shpagim

[96] Ju eshte lejuar gjuetia e detit dhe cdo ushqim nga deti eshte per t’u kenaqur ju dhe udhetaret, por ju eshte ndaluar gjuetia e tokes, derisa gjendeni ne ihram. Kijeni frike Allahun, para te Cilit do te tuboheni

[97] Allahu ka bere Shtepine e Shenjte te Qabese, muajin e shenjte, kurbanin dhe shenjat e tyre vlera te perhershme per njerezimin, ne menyre qe ju ta dini se Allahu di gjithcka qe gjendet ne qiej e ne Toke dhe se Ai eshte i Gjithedijshem per cdo gje

[98] Ta dini se Allahu eshte i Ashper ne ndeshkim, por njekohesisht eshte edhe Fales e Meshireplote

[99] I Derguari ka per detyre vetem t’ju kumtoje Shpalljen. Por Allahu e di cfare beni haptazi e cfare fshehurazi

[100] Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me te miren, edhe sikur te te habise bolleku i se keqes. Prandaj kijeni frike Allahun, o njerez me intelekt, me qellim qe te shpetoni”

[101] O besimtare! Mos pyesni per gjera, qe, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pelqenin e, nese do te pyesnit per to kur ju shpallet Kurani, do t’ju beheshin te qarta. Allahu jua ka falur kersherine. Se Allahu eshte Fales dhe i Bute

[102] Disa njerez i kane bere pyetje te tilla para jush e pastaj u bene jobesimtare

[103] Allahu nuk e perligj as Behiren, as Saiben, as Vesilen, as Hamin[91]. Por femohuesit trillojne genjeshtra per Allahun! Shumica syresh nuk kane mend

[104] Kur u thuhet: “Ejani ne ate qe ka zbritur Allahu dhe ejani te i Derguari”! ata thone: “Neve na mjafton rruga qe kemi gjetur nga eterit tane”. Edhe pse eterit e tyre nuk kane ditur asgje e as nuk kane qene ne udhen e vertete

[105] O besimtare! Ju keni pergjegjesi vetem per veten tuaj! Ai qe eshte i humbur nuk mund t’ju demtoje, nese jeni ne rruge te drejte. Tek Allahu do te ktheheni te gjithe e do t’ju lajmeroje per ate qe keni punuar

[106] O besimtare! Kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e lenies se testamentit, le te deshmojne dy te ndershem prej jush ose dy te tjere qe nuk jane prej jush, nese fatkeqesia e vdekjes ju ze ndersa jeni duke udhetuar neper bote. Mbajini ata pas namazit dhe, nese dyshoni ne ndershmerine e tyre, le te betohen ne Allahun (duke thene): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfare cmimi edhe nese eshte fjala per cfaredo te afermi dhe deshmine qe na urdheron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atehere do te ishim vertet keqberes”

[107] Nese me pas zbulohet se keta dy deshmues kane bere gjynah, atehere le te zevendesohen nga dy te tjere prej atyre qe keta u kane bere padrejtesi! Pastaj, dy deshmitaret e fundit le te betohen ne Allahun (duke thene): “Pa dyshim, deshmia jone eshte me e drejte se deshmia e tyre. Ne nuk genjejme, sepse perndryshe do te ishim keqberes”

[108] Keshtu eshte me e lehte qe ata te bejne deshmine e tyre te sakte ose te frikesohen nese betimet e tyre do te dalin ne kundershtim me betime te tjera. Frikesojuni Allahut dhe degjojeni! Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit ngaterrestare

[109] Nje dite Allahu do t’i tuboje te derguarit e do t’u thote: “Si ju jane pergjigjur?” Ata do te thone: “Ne s’kemi dijeni; vetem Ti i di te gjitha fshehtesite”

[110] se si me vullnetin Tim krijoje nje figure shpendi prej balte, pastaj fryje ne te dhe ajo behej zog me vullnetin Tim se si me vullnetin Tim i sheroje te lindurit te verber e te lebrosurit

[111] dhe se si kur i urdherova dishepujt: “Besomeni Mua dhe te Derguarit Tim!” - ata u pergjigjen: “Ne besojme, prandaj deshmo se Ty te jemi dorezuar!”

[112] Kujto kur dishepujt thane: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbrese nje sofer prej qielli?” Ai tha: “Kini frike Allahun, nese jeni besimtare te vertete!”

[113] “Ne deshirojme te hame nga ajo – thane ata –, me qellim qe te na qetesohen zemrat dhe ta dime se na ke thene te verteten dhe per ate te jemi deshmitare”

[114] “O Allah, o Zoti yne! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna nje sofer nga qielli, qe te jete feste per ne, per te parin dhe te fundmin tone dhe te jete mrekulli prej Teje dhe na jep miresi, se Ti je Dhuruesi me i mire!”

[115] Allahu u pergjigj: “Une do t’jua zbres sofren. Por cilindo nga ju qe nuk beson pas kesaj, do ta denoj ashtu sic nuk kam denuar askend ne bote”

[116] Pastaj Allahu do te thote (ne Diten e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai qe u the njerezve: “Adhuromeni mua dhe nenen time si zota krahas Allahut”?! Isai do te thote: “Qofsh i lartesuar dhe i lavderuar! Mua nuk me takon te them dicka, per te cilen nuk kam aspak te drejte! Po ta kisha thene ndonjehere, Ti me siguri do ta dije. Ti e di cfare ka ne shpirtin tim, po une nuk e di cfare ka ne Veten Tende. Vetem Ti i di te gjitha te fshehtat

[117] Une nuk u kam thene asgje tjeter, pervec asaj qe me ke urdheruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qene deshmitar, per sa kohe qe kam jetuar midis tyre dhe, qekurse me more mua, vetem Ti ishe mbikeqyres i tyre. Ti je Deshmitar per cdo gje

[118] Nese Ti i denon ata - roberit e Tu jane, e nese i fal ata, me te vertete, vetem Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti

[119] Allahu thote: “Kjo eshte Dita ne te cilen te sinqerteve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojne kopshtet, neper te cilat rrjedhin lumenjte e ku do te qendrojne pergjithmone. Allahu eshte i kenaqur me ata dhe ata jane te kenaqur me Ate. Kjo eshte fitorja e madhe!”

[120] Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokes dhe gjithcka qe ato permbajne. Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

Bagëtia (El-En'am)

Surah 6

[1] Qofte lavderuar Allahu qe krijoi qiejt dhe Token dhe beri erresiren dhe driten. E megjithate, ata qe nuk besojne, sajojne zota te tjere si te barabarte me Zotin e tyre

[2] Eshte Ai qe ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi nje afat ne kete bote (vdekjen) dhe nje tjeter ne boten e pertejme (Diten e Kiametit). Por perseri ju dyshoni

[3] Ai eshte Allahu (i vetmi Zot i Vertete) ne qiej dhe ne Toke; Ai di cfare fshihni dhe cfare tregoni, si dhe ate qe arrini te fitoni

[4] Sa here qe atyre (jobesimtareve) u vjen ndonje varg nga shpallja e Zotit te tyre, ata ia kthejne shpinen

[5] Keshtu, ata e mohojne te verteten, posa u shpallet, por se shpejti do t’u vijne lajmet e asaj me te cilen talleshin

[6] A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerez qe i kishim dhene me shume pushtet ne toke sesa ju kemi dhene juve (mekasve)? Ne u sollem atyre shira te bollshem dhe beme qe te rrjedhin lumenj neper viset e tyre; por, per shkak te gjynaheve te veta, i shfarosem dhe, me pas, krijuam brezni te tjera

[7] Sikur Ne te te zbritnim ty nje Liber te shkruar ne leter e ata ta preknin me duart e tyre, mosbesimtaret me siguri qe do te thoshin: “Kjo s’eshte gje tjeter, vecse nje magji e hapur.”

[8] Ata thone: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) nje engjell?! Por po te dergonim Ne engjellin, puna do te merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnje afat

[9] Edhe sikur Ne ta benim ate (Muhamedin) engjell, me siguri qe do t’i jepnim atij pamje njeriu dhe, keshtu, do te benim qe te ngaterroheshin ne lidhje me mesazhin, per te cilin tashme ata jane te ngaterruar

[10] Me te vertete, jane perqeshur shume te derguar para teje, por ata qe perqeshnin i perfshiu ajo me te cilen ata talleshin

[11] Thuaj: “Udhetoni neper bote e shihni cfare denimi kane marre ata qe pergenjeshtronin (te derguarit)

[12] Thuaj: “Kujt i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke?” Pergjigju: “Allahut!” Ai ia ka bere detyrim Vetes meshiren dhe, me siguri, do t’ju tuboje ne Diten e Kiametit, per te cilen nuk ka pike dyshimi. Ata qe kane humbur shpirtrat e tyre, ne te vertete nuk do te besojne asnjehere

[13] E Tij eshte cdo gje qe pushon naten dhe diten. Ai degjon dhe di cdo gje

[14] Thuaj: “A te marr mbrojtes tjeter, pervec Allahut, Krijuesit te qiejve dhe Tokes? Ai e ushqen (boten), ndersa Vete nuk ushqehet”. Thuaj: “Une jam urdheruar qe te jem i pari qe t’i nenshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bej idhujtar

[15] Thuaj: “Une kurre nuk e kundershtoj Zotin tim, sepse i frikesohem denimit te nje Dite te Madhe”

[16] Ate qe shpetohet nga denimi i kesaj dite, vertet Zoti e ka meshiruar. Ky eshte shpetimi i vertete

[17] Nese nga Allahu te godet ndonje fatkeqesi, atehere askush pervec Tij nuk mund te te shpetoje. E, nese te dhuron ndonje miresi, dije se vetem Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

[18] Ai eshte Sunduesi mbi roberit e Vet; Ai eshte i Urti dhe ka dijeni per gjithcka

[19] Thuaj: “Cila eshte deshmia me e madhe (qe ti je profet)?” dhe pergjigju: “Allahu eshte deshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran me eshte shpallur, ne menyre qe nepermjet tij t’ju terheq verejtjen juve dhe kujtdo qe i percillet. A mos valle ju deshmoni se, pervec Allahut ka edhe zota tjere? Thuaj: “Une nuk deshmoj”. Thuaj: “Vertet, Ai eshte vetem Nje Zot dhe une jam larg nga ato qe ju ia shoqeroni Allahut (ne adhurim)”

[20] Ata qe ua kemi dhene Librin[92], e njohin (Muhamedin), ashtu si i njohin femijet e tyre. Por ata qe kane humbur shpirtrat e tyre, nuk do te besojne kurre

[21] Kush eshte me keqberes se ai qe trillon genjeshtra per Allahun ose i pergenjeshtron shpalljet e Tij? Vertet, keqberesit nuk do te shpetojne

[22] Ate dite kur do t’i tubojme te gjithe, Ne do t’u themi idhujtareve: “Ku jane idhujt tuaj, per te cilet thoshit se ishin ortake te Allahut!”

[23] Ata nuk do te mund te shfajesohen ndryshe, vecse duke thene: “Betohemi ne Allahun, Zotin tone, nuk kemi qene idhujtare!”

[24] Shiko se si genjejne kunder vetes, por zotat qe ata i trilluan, do t’i lene ne balte

[25] Disa prej tyre[93] duket sikur te degjojne, por Ne kemi vene perde ne zemrat e tyre dhe ua kemi renduar degjimin, ne menyre qe ata te mos kuptojne. Edhe nese do te shihnin ndonje prej shenjave Tona, ata serish nuk do te besonin. Kur vijne tek ti per te te kundershtuar, jobesimtaret thone: “Keto jane vetem trillime te popujve te lashte”

[26] Ata i ndalojne te tjeret te besojne ne Kuran, edhe vete largohen nga ai. Por vetem veten e demtojne, ndonese nuk e vene re

[27] Sikur t’i shohesh ata kur te vihen para zjarrit, duke thene: “Ah! Sikur te ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tone dhe do te beheshim besimtare!”

[28] Po, atyre iu doli sheshit ajo qe me pare e fshihnin, por edhe sikur te ktheheshin, prape do te benin ato qe u ishin ndaluar. Vertet, ata jane genjeshtare

[29] Ata thoshin: “S’ka tjeter, pervec jetes ne kete bote dhe ne nuk do te ringjallemi”

[30] Ah, sikur t’i shohesh ata kur te dalin para Zotit! Ai do t’ju thote: “A nuk eshte e vertete kjo?” Ata do te pergjigjen: “Po, eshte e vertete, per Zotin tone!” Allahu do t’u thote: “E pra, tani shijoni denimin, sepse nuk besuat!”

[31] Sigurisht qe jane te humbur ata qe mohojne takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t’u vije papritur, ata do te therrasin: “Te mjeret ne, sa shume qe e kemi neglizhuar (Kiametin) ne jeten e Tokes!” dhe do te bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shemtuar eshte ajo barre

[32] Jeta e kesaj bote eshte vetem loje e argetim, kurse bota tjeter, pa dyshim qe eshte me e mire per ata qe i frikesohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni

[33] Ne e dime se ty te zemeron ajo qe thone ata. Ne te vertete, nuk je ti ai qe po mohojne ata, por keqberesit po mohojne shpalljet e Allahut

[34] Edhe para teje (o Muhamed!), shume te derguar jane mohuar, por ata e kane duruar mohimin dhe lendimin (qe kane pesuar), derisa u ka ardhur ndihma Jone, sepse askush nuk mund t’i ndryshoje vendimet e Allahut. Ti tashme ke degjuar per ata te derguar

[35] Nese ty te duket e rende per t’u mbajtur perbuzja e tyre, atehere kerko – nese mundesh – nje zgaver ne toke ose shkalle ne qiell, qe t’u sjellesh atyre nje mrekulli! Sikur Allahu te donte, do t’i kishte mbledhur ata ne rruge te mbare, prandaj mos u bej nga ata qe nuk e dine kete

[36] Do te te pergjigjen vetem ata qe degjojne. Sa per te vdekurit, Allahu do t’i ngjalle ata, pastaj te gjithe do te kthehen tek Ai

[37] Ata thone: “Ah! Pse nuk ia zbret atij ndonje mrekulli Zoti i tij?” Thuaj: “Allahu eshte i Fuqishem te dergoje mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”

[38] Te gjitha kafshet ne Toke e te gjithe shpendet qe fluturojne me krahet e veta, jane ne bashkesi te ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgje ne Librin Tone. Pastaj te gjithe do te tubohen para Zotit te tyre

[39] Ata qe i mohojne shpalljet Tona jane shurdhe e memece, jane ne erresire. Allahu shpie ne humbje ke te doje dhe udhezon ne rruge te drejte ke te doje

[40] Thuaj: “Mendoni: nese ju godet denimi i Allahut apo ju vjen Ora e Kiametit, a do te therrisnit per ndihme dike tjeter, pervec Allahut?! Me tregoni, nese thoni te verteten!”

[41] Perkundrazi! Ju do te therrisnit vetem Ate! Nese do te doje, Ai do t’ju shpetoje nga ajo per te cilen e therrisnit dhe ju do t’i harronit idhujt qe ia shoqeronit Atij (ne adhurim)

[42] Ne iu kemi derguar shume popujve profete para teje dhe i kemi denuar ata me skamje dhe fatkeqesi, per t’u bere te degjueshem

[43] Vetem sikur te peruleshin kur u erdhi ndeshkimi Yne! Por zemrat e tyre u bene gur, ndersa djalli ua paraqiste si te bukura veprat e tyre te keqija

[44] Kur ata i harruan paralajmerimet Tona, Ne ua hapem dyert e cdo miresie. Por, sapo po gezoheshin me ate qe u dhame, Ne i denuam befasisht dhe atehere ata u zhyten ne deshperim

[45] Keshtu humbi gjurma e atij populli keqberes. Lavderimi qofte i Allahut, Zotit te gjithesise

[46] Thuaj: “Me thoni: Sikur Allahu t’jua merrte degjimin dhe shikimin e t’jua vuloste zemrat, cili zot, pervec Allahut, do t’jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojme shpalljet Tona, por ata perseri largohen nga e verteta

[47] Thuaj: “Me thoni, nese ju vjen denimi i Allahut papritmas ose sheshazi, a do te zhdukej kush pervec popullit keqberes?”

[48] Ne i cojme te derguarit vetem si sjelles te lajmeve te mira dhe qortues. Pra kushdo qe i beson ata dhe ben mire, nuk do te frikesohet e as nuk do te pikellohet

[49] Kurse ata qe mohojne shpalljet tona, do t’i godase denimi per shkak te mohimit

[50] Thuaj: “Une nuk ju them se zoteroj thesaret e Allahut apo se e di te padukshmen dhe as nuk them se jam engjell. Une ndjek vetem ate qe me shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me ate qe sheh? A s’po mendoni?”

[51] Paralajmeroji (me Kuran) ata qe i frikesohen daljes para Zotit te tyre, se atehere nuk do te kene as mbrojtes, as ndihmes tjeter pervec Tij, me qellim qe te ruhen nga gjynahet

[52] Mos i debo ata qe i luten Zotit te vet ne mengjes e mbremje, duke e deshiruar Fytyren (miresine) e Tij! Ti nuk je aspak pergjegjes per ata e as ata nuk jane pergjegjes per ty. Nese ti i debon ata, atehere do te jesh keqberes

[53] Keshtu, Ne i kemi bere disa prej tyre si sprove per te tjeret, qe te thone: “Valle, keta jane ata prej nesh, qe Allahu u ka dhuruar miresi?!” - A mos valle, Allahu nuk i njeh me mire ata qe i jane mirenjohes

[54] Kur te vijne te ti ata qe besojne ne shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qofte mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bere detyrim Vetes meshiren. Nese dikush nga ju ben ndonje veper te keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e permiresohet, ai do ta gjeje Allahun Fales dhe Meshirues

[55] Ne keshtu i shpjegojme hollesisht shpalljet, ne menyre qe te qartesohet rruga e njerezve te keqij

[56] Thuaj: “Mua me eshte ndaluar t’i adhuroj ata, te cileve ju u luteni ne vend te Allahut “. Thuaj: “Une nuk i ndjek deshirat tuaja te kota, sepse atehere do te isha i humbur dhe nuk do te isha nga ata qe jane ne rruge te drejte”

[57] Thuaj: “Une kam prove te qarte nga Zoti im, por ju e pergenjeshtroni ate. Ajo qe ju kerkoni me nxitim, nuk eshte ne pushtetin tim. Vendimi i takon vetem Allahut. Ai e shpall te verteten dhe Ai eshte Gjykatesi me i mire”

[58] Thuaj: “Sikur ta kisha ne dore ate qe kerkoni ju, shpejt e shpejt do te sqarohej puna midis meje dhe jush." Allahu i di me se miri keqberesit

[59] Ai i ka celesat e se padukshmes dhe vetem Ai i njeh ato. Ai e di c’ka ne toke dhe ne det; asnje gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnje kokerr ne erresiren e tokes, as e njome, as e thate, qe te mos jete shenuar ne Librin e qarte (Leuhi Mahfudh)

[60] Ai jua merr shpirtrat (ju ve ne gjume) naten, duke e ditur c’keni bere diten, pastaj ju zgjon qe te plotesoni kohen tuaj te caktuar per te jetuar. Ne fund, tek Ai do te ktheheni dhe Ai do t’ju tregoje gjithcka qe keni bere

[61] Ai eshte Sunduesi mbi roberit e Vet. Ai ju dergon rojtare (engjej) te cilet, kur ndonjerit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bere kurrfare leshimi

[62] Pastaj te gjithe do te kthehen tek Allahu, Zoti tyre i vertete. Vetem Atij i takon te gjykoje dhe Ai eshte me i shpejte ne llogari

[63] Thuaju: “Kush ju shpeton nga erresira e tokes dhe e detit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thene): “Nese Ai na shpeton prej ketyre (rreziqeve), vertet do te behemi mirenjohes”

[64] Thuaj: “Allahu ju shpeton nga ato dhe nga cdo e keqe tjeter, por prapeseprape ju adhuroni te tjere vec Tij”

[65] Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndeshkoje prej se larti ose nga poshte kembeve tuaja, ose t’ju percaje ne grupe e te vuani nga duart e njeri tjetrit." Shih si ua shpjegojme shpalljet, qe ata te mund te kuptojne

[66] Por populli yt e quan te genjeshtert ate (Kuranin), ndonese ai eshte i vertete. Thuaj: “Une nuk jam rojtari juaj

[67] Do te vije koha, kur cdo profeci do te permbushet dhe ju do ta merrni vesh.”

[68] Kur t’i shohesh ata te nencmojne shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa te kalojne ne bisede tjeter! E, nese djalli te ben te harrosh, sapo te permendesh, mos rri me keqberesit

[69] Ata qe i frikesohen Allahut, s’kane kurrfare pergjegjesie per gjynahet e mohuesve, por ua kujtojme vetem qe te ruhen nga e keqja

[70] Largohuni nga ata qe fene e tyre e marrin si loje dhe defrim e qe jane mashtruar nga jeta e kesaj bote. Keshilloji ata me Kuranin, me qellim qe te mos i humbasin shpirtrat e tyre per shkak te veprave te veta. Pervec Allahut, ata nuk do te kene as ndihmes, as ndermjetes. Edhe sikur te ofrojne cdo lloj shpagimi, nuk do t’u pranohet. Keta jane ata qe do te lihen ne humbje per shkak te veprave qe kane bere. Ata do te pine uje te valuar dhe do te kene denim te dhembshem per shkak te mosbesimit te tyre

[71] Thuaj: “A te adhurojme ne vend te Allahut cfare nuk na sjell as dobi, as dem?! A te kthehemi mbrapsht, pasi Allahu na udhezoi, duke u bere si i magjepsuri nga djajte, qe sillet i coroditur neper toke, ndonese shoket e therrasin ne rruge te drejte: “Eja tek ne”?! Thuaj: “Udhezimi i Allahut eshte i vetmi udhezim i drejte! Ne jemi te urdheruar t’i nenshtrohemi Zotit te boteve

[72] te falim namazin dhe ta kemi frike Ate.” Dhe eshte Ai, para te Cilit do te tuboheni

[73] Eshte Ai qe i ka krijuar qiejt dhe Token per nje qellim. Diten kur Ai thote “Behu”, ajo behet. Fjala e Tij eshte e Verteta dhe Atij i perket pushteti Diten kur fryhet ne Sur[94]. Ai e di te padukshmen dhe te dukshmen dhe Ai eshte i Urti dhe i Gjithedijshmi”

[74] Trego per Ibrahimin, kur ai i tha te atit, Azerit: “A do t’i adhurosh idhujt si zotat e tu?! Une vertet po shoh se ti dhe populli yt jeni ne humbje te madhe”

[75] Dhe keshtu, Ne ia treguam Ibrahimit mbreterine e qiejve dhe te Tokes, qe ai te behej nga ata qe besojne vendosmerisht

[76] Kur ra nata, ai pa nje yll dhe tha: “Ky eshte Zoti im!” Por, kur perendoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata qe perendojne”

[77] Kur pa Henen duke lindur, tha: “Ky eshte Zoti im!” Por, pasi ajo perendoi, ai tha: “Nese Zoti im nuk me udhezon ne rrugen e mbare, me siguri do te behem njeri nga te humburit”

[78] Kur verejti Diellin duke lindur, ai therriti: “Ky eshte Zoti im, ky eshte me i madhi!” Por, pasi dielli perendoi, ai tha: “O populli im, une jam larg nga idhujt qe ju ia shoqeroni Allahut ne adhurim

[79] Une e kthej fytyren time nga Ai qe i ka krijuar qiejt dhe Token, duke qene besimtar i vertete, dhe nuk jam nga idhujtaret”

[80] Dhe, kur populli i tij polemizoi me te, ai tha: “Doni te polemizoni me mua per Allahun, nderkohe qe Ai me ka udhezuar ne rrugen e drejte?! Une nuk i kam frike idhujt tuaj, sepse vetem po te doje Zoti im, ata mund te me lendojne. Zoti im, me dijenine e vet ka perfshire cdo gje. A nuk po mendoni

[81] E si te frikesohem nga zotat tuaj te rreme, nderkohe qe ju nuk keni frike t’i shoqeroni Allahut idhuj, per te cilet Ai nuk ju ka zbritur kurrfare argumenti?! Cili nga ne e meriton te jete i sigurt? Me thoni, nese njihni te verteten

[82] Sa per ata qe besojne dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtesi (idhujtari), pikerisht atyre u takon siguria dhe ata jane te udhezuar.”

[83] Ky eshte argumenti Yne, te cilin Ne ia dhame Ibrahimit kunder popullit te tij. Ne ngreme ke te duam ne shkalle te larte. Vertet, Zoti yt eshte i Urte e i Gjithedijshem

[84] Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin. Qe te dy keta i udhezuam ne rruge te drejte, ashtu sic patem udhezuar me pare Nuhun. Nder pasardhesit e tij Ne udhezuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Keshtu i shperblejme punemiret

[85] Ne udhezuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljasin - te gjithe keta kane qene nga njerezit e mire

[86] Po ashtu, udhezuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritem mbi te gjithe njerezit

[87] Ne zgjodhem dhe udhezuam ne rruge te drejte edhe disa nga paraardhesit, pasardhesit dhe vellezerit e tyre

[88] Ky eshte udhezimi i Allahut, te cilin Ai ia jep kujt te doje nga roberit e Vet. Por, nese ata adhurojne zota te tjere, do t’u humbe cdo gje nga ajo qe kane bere

[89] Keta jane ata qe u kemi dhene Librin, Urtesine dhe Profecine. E, nese ata (banoret e Mekes) i mohojne keto, Ne do t’ia besojme nje populli tjeter qe nuk do t’i mohoje

[90] Keta jane ata, te cilet Allahu i ka udhezuar ne rrugen e drejte, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugen e tyre. Thuaj: “Une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi per ate. Ai eshte vetem keshille per te gjithe botet (njerezit dhe xhindet)”

[91] Ata nuk e vleresojne sic duhet Allahun, kur thone: “Allahu nuk i ka zbritur asgje njeriut”[95]. Thuaj: “Atehere, kush e shpalli Librin qe solli Musai si drite dhe udherrefyes per njerezit?! Librin qe ju e keni shperndare ne flete, ca prej te cilave i tregoni, ndersa shumicen e fshihni, ndonese tani keni mesuar dicka qe as ju, as eterit tuaj nuk e keni ditur me pare?! Thuaj: “Allahu e ka shpallur (ate Liber)!” Pastaj leri ata qe te argetohen me genjeshtrat e tyre

[92] Ky (Kuran) eshte nje Liber i bekuar, te cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vertetues te atij (Teuratit) qe gjendet para tij dhe qe te paralajmerosh popullin e nenes se qyteteve (Mekes) dhe ata qe banojne rreth saj. Ata qe besojne ne jeten e ardhshme, besojne edhe ne te (Kuran) dhe kujdesen per kryerjen e namazit te tyre

[93] Kush eshte keqberes me i madh se ai qe trillon genjeshtra per Allahun ose qe thote: “Kjo me eshte shpallur mua”, nderkohe qe asgje nuk i eshte shpallur atij? Ose qe thote: “Une mund te shpall dicka si ajo qe ka shpallur Allahu.” Ah sikur t’i shihje keqberesit gjate agonise se vdekjes, kur engjejt zgjasin duart (duke thene): “Dorezoni shpirtrat tuaj! Sot ju do te ndeshkoheni me denim poshterues per shkak te te pavertetave qe keni thene per Allahun dhe qe keni shperfillur shpalljet e Tij”

[94] (Allahu do t’u thote): “Tashme na vini vec e vec, ashtu sic ju krijuam heren e pare, duke lene pas vetes ato qe ju patem dhuruar. Ne nuk po i shohim me ju ndermjetesuesit tuaj, per te cilet pretendonit se ishin ortaket e Allahut. Midis jush jane shkeputur te gjitha lidhjet dhe ajo tek e cila shpresonit, ju ka lene ne balte”

[95] Me te vertete, Allahu eshte Ai qe faren dhe berthamen e ben te mugulloje. Ai e nxjerr te gjallen prej te vdekures dhe te vdekuren prej te gjalles. Ky eshte Allahu. Atehere, perse i largoheni Atij

[96] Ai ben te fekse drita e agimit. Ai e ka bere naten per pushim, ndersa Diellin dhe Henen per te njehsuar kohen. Kjo eshte urdheresa e Allahut, te Plotfuqishmit dhe te Gjithedijshmit

[97] Eshte Ai qe i ka krijuar yjet, per t’ju rrefyer rrugen ne erresirat e tokes dhe te detit. Ne ua kemi shpjeguar qarte shpalljet Tona njerezve qe dine

[98] Eshte Ai qe ju ka krijuar prej nje njeriu te vetem, qe te jetoni dhe te preheni ne toke. Ne ua kemi shpjeguar qarte shpalljet Tona njerezve qe kuptojne

[99] Eshte Ai qe leshon nga qielli uje, nepermjet te cilit Ai nxjerr sythat e cdo bime. Prej kesaj Ne nxjerrim gjelberim, kokrra gruri ne kallinj, palma hurme te ngarkuara me kalaveshe te ulet, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, qe ngjajne, por qe jane te ndryshem nga njeri-tjetri. Veshtroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht qe ne keto ka shenja per njerezit qe besojne

[100] Idhujtaret i shohin xhindet si ortake te Allahut, nderkohe qe Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kane veshur Atij djem e vajza. I lavderuar qofte Ai dhe i lartesuar mbi gjithcka qe ia veshin ata

[101] Ai eshte Krijuesi i qiejve dhe i Tokes! E si mund te kete Ai femije, nderkohe qe nuk ka bashkeshorte?! Ai ka krijuar cdo gje dhe eshte i Dijshem per cdo gje

[102] Ky eshte Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjeter te vertete pervec Tij, Krijuesit te cdo gjeje, andaj adhuroni vetem Ate! Ai eshte Mbikeqyres i cdo gjeje

[103] Shikimet njerezore nuk mund ta arrijne Ate, nderkohe qe Ai i arrin shikimet e te gjitheve. Ai eshte Bamires i pakufi dhe di cdo gje

[104] (Thuaju o Muhamed): “Tashme ju kane ardhur nga Zoti juaj prova te qarta. Ai qe i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndersa ai qe i mbyll syte para tyre, i ben dem vetes. Une nuk jam rojtari juaj

[105] Keshtu, Ne i shpjegojme shpalljet Tona ne menyra te ndryshme, qe ata te thone: “Ti i ke mesuar keto!” dhe qe t’ua bejme te qarta njerezve qe dine (te drejten)

[106] Prandaj ndiq ate qe te ka shpallur Zoti yt. S’ka zot te vertete vec Tij. Shmangu prej idhujtareve

[107] Sikur te donte Allahu, ata nuk do te ishin idhujtare. Ne nuk te kemi bere ty rojtar te tyre e as qe je pergjegjes per ta

[108] Mos i shani idhujt qe ata i adhurojne ne vend te Allahut, ne menyre qe ata te mos e shajne Allahun armiqesisht nga padija. Keshtu, Ne ia paraqesim te bukura cdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do te kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmeroje per gjithcka qe kane bere

[109] Ata betohen solemnisht ne Allahun se, nese iu vjen nje mrekulli, ata me siguri do te besojne. Thuaj: “Mrekullite jane vetem te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t’u vije nje mrekulli, do te besojne

[110] Ne do t’ua largojme zemrat dhe shikimet e tyre nga e verteta, sepse ata nuk e besuan ate (Kuranin) heren e pare. Ne do t’i leme ata qe te bredhin te verber ne humbje e mosbesim

[111] Edhe sikur t’u dergonim atyre engjejt, t’i benim te vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonin te gjitha gjerat para tyre, ata perseri nuk do te besonin, nese Allahu nuk do te donte; por shumica e tyre jane te paditur

[112] Keshtu, cdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajte e njerezve dhe te xhindeve, te cilet e frymezojne njeri-tjetrin me fjale boshe te zbukuruara per mashtrim. Por, sikur te donte Zoti yt, ata nuk do te benin keshtu, prandaj leri ata dhe trillimet e tyre

[113] Leri zemrat e atyre qe nuk besojne ne Diten e Kiametit, qe te priren nga mashtrimi dhe te kenaqen me te e le te bejne gjynahet qe kane bere

[114] Thuaj: “Valle, a te kerkoj tjeter gjykates pervec Allahut, kur eshte Ai qe ju ka zbritur kete Liber te hollesishem?!” Ata qe Ne u kemi dhene Shkrimet e shenjta, e dine se Kurani eshte me te vertete i zbritur nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bej nga ata qe dyshojne

[115] Te perkryera jane fjalet e Zotit tend ne vertetesi dhe drejtesi; fjalet e Tij askush nuk mund t’i ndryshoje. Ai degjon cdo gje dhe di cdo gje

[116] Nese i bindesh shumices se njerezve qe gjenden ne toke, ata do te te shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetem hamendjet. Ata vetem genjejne

[117] Ne te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe i shmangen rruges se Tij dhe i di me se miri ata qe jane ne rruge te drejte

[118] Hani vetem ate mish, gjate therjes se te cilit eshte permendur emri i Allahut, nese vertet besoni ne shpalljet e Tij

[119] E perse te mos e hani ate qe eshte therur me emrin e Allahut, kur Ai tashme jua ka shpjeguar c’eshte e ndaluar, pervecse kur jeni ne shtrengese?! Shume njerez i largojne te tjeret nga rruga e drejte nga padija dhe nga deshirat e tyre te kota. Ne te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe e kane kaluar kufirin

[120] Largohuni nga gjynahet e hapeta dhe te fshehta, sepse, ata qe kane bere gjynahe, patjeter qe do te ndeshkohen per ate qe kane vepruar

[121] Mos hani asnje mish qe nuk eshte therur me emrin e Allahut, sepse kjo eshte gjynah! Ne te vertete, djajte i nxisin miqte e vet qe t’ju kundershtojne ju. E nese ju u bindeni atyre, me siguri qe edhe ju do te ishit idhujtare

[122] A barazohet i vdekuri qe Ne e ngjallem dhe i dhame drite me te cilen ecen midis njerezve, me ate qe eshte ne erresire e nuk mund te dale prej saj?! Kesisoj, jobesimtareve u duken te bukura veprat qe bejne

[123] Keshtu, Ne kemi bere ne cdo qytet qe keqberesit me te medhenj te ngrene kurthe. Mirepo, kurthet ia ngrene vetem vetvetes e nuk e ndiejne

[124] Kur atyre u vjen ndonje mrekulli, thone: “Ne nuk do te besojme derisa te mos na jepet dicka, si ajo qe u eshte dhene te derguarve te Allahut.” Allahu e di me mire se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre qe kane bere gjynahe, do t’u vije nje poshterim nga ana e Allahut dhe ndeshkim i ashper per shkak te kurtheve qe ngrinin

[125] Allahu ia hap zemren per (te pranuar) Islamin atij qe deshiron ta udhezoje, ndersa atij qe deshiron ta lere ne humbje, (ia mbyll zemren e) ia shtrengon gjoksin si te jete duke u ngjitur ne qiell. Keshtu, Allahu, i ndeshkon ata qe nuk besojne

[126] Kjo eshte rruga e drejte e Zotit tend. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerezve qe ua vene veshin

[127] Ata do te kene Shtepine e shpetimit te Zoti i tyre. Ai do te jete Mbrojtesi i tyre, si shperblim per veprat qe kane bere

[128] Diten kur Ai do t’i tuboje te gjithe, do te thote: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shume njerez!” - Ithtaret e tyre midis njerezve do te thone: “O Zoti yne! Ne u kenaqem me njeri tjetrin dhe arritem ne afatin tone, te cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do te thote: “Zjarri eshte vendbanimi juaj. Atje do te qendroni perhere, vec nese Allahu deshiron ndryshe. Zoti yt eshte vertet i Urte e i Gjithedijshem

[129] E keshtu, Ne u japim pushtet disa keqberesve mbi te tjeret, si denim per veprat e tyre te keqija

[130] “O tog i xhindeve dhe i njerezve, a nuk ju paten ardhur te derguar nga mesi juaj, per t’ju treguar shpalljet Tona dhe per t’ju paralajmeruar takimin me kete dite?” Ata do te thone: “Ne deshmojme kunder vetes sone”. Vertet, jeta e kesaj bote i mashtroi ata, keshtu qe ata do te deshmojne kunder vetes se kane qene mohues

[131] Kjo ndodh sepse Zoti yt nuk e shkaterron asnje vend per veprat e tyre te gabuara, pa i paralajmeruar banoret e tij

[132] Secili do te kete shkallen e tij, sipas veprave qe ka bere. Zoti yt nuk eshte i paditur per veprat e tyre

[133] Zoti yt eshte i Vetemjaftueshmi dhe Zoteruesi i meshires. Nese do, ju zhduk dhe sjell pas jush cfare te doje, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhesit e popujve te tjere

[134] Ajo qe ju eshte premtuar, me te vertete do t’ju arrije e ju nuk mund t’i ikni asaj

[135] Thuaj: “O populli im, punoni ne drejtimin tuaj, nderkohe qe edhe une bej timen. Se shpejti do ta merrni vesh se per ke do te jete fundi i mire. Njemend, keqberesit nuk do te shpetojne

[136] Ata[96] kane caktuar per Allahun pjese nga drithi dhe kafshet shtepiake, te cilat i ka krijuar Ai dhe thone sipas hamendjes se tyre: “Kjo eshte per Allahun, ndersa kjo eshte per idhujt tane”. Mirepo ajo pjese qe eshte per idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo qe ata e kane caktuar per Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim te shemtuar bejne ata

[137] Shume paganeve, idhujt e tyre ua kane bere t’u duket e bukur vrasja e femijeve te tyre, per t’i shkaterruar dhe per t’ua peshtjelluar besimin. Sikur te donte Allahu, ata nuk do ta benin ate. Lerini ata dhe trillimet e tyre

[138] Ata thone sipas hamendjes se tyre: “Keto bageti shtepiake dhe keto e keto bime jane te ndaluara, nuk mund t’i haje askush, pervec atyre qe ua lejojme ne”. Disa kafshe shtepiake ata i kane bere te ndaluara per ngarkim, ndersa disa bageti i therin pa e permendur emrin e Allahut, duke trilluar genjeshtra per Te. Ai do t’i ndeshkoje ata per genjeshtrat e trilluara

[139] Ata thone gjithashtu: “Ajo qe gjendet ne barkun e ketyre bagetive, u perket vetem meshkujve tane, kurse per grate tona jane te ndaluara”. Por, nese lindin te ngordhura, ata te gjithe (burra e gra) jane pjesemarres ne te”. Allahu do t’i ndeshkoje ata per cfare i veshin Atij. Ai eshte vertet i Urte dhe i Gjithedijshem

[140] Te humbur jane ata qe i vrasin femijet e tyre nga mendjelehtesia dhe padija dhe i bejne te ndaluara ato qe ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar keshtu genjeshtra rreth Allahut. Ata jane te devijuar dhe aspak te udhezuar

[141] Eshte Ai qe ka krijuar kopshte vreshtash te larta dhe te shtruara, hurma dhe bime, me shije te ndryshme, ullinj e shege, te ngjashme dhe te ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo qe te prodhojne dhe jepni ate qe eshte detyre ne diten e vjeljes se tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata qe e teprojne

[142] Ai ka krijuar disa bageti per ngarkim dhe per ushqim. Hani nga ato qe jua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmet e djallit. Ai eshte per ju armik i hapur

[143] Ai ju ka dhene tete lloje bagetish ne cifte. Merr dy llojet[97] per dhente dhe dy per dhite. Thuaju[98]: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose ate qe mbajne ne bark dy femrat?” Lajmeromeni mua me dije te sakte, nese ajo qe thoni eshte e vertete

[144] Merr dy llojet per devete edhe dy per lopet. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose ate qe e mbajne ne bark dy femrat? Apo mos keni qene te pranishem kur Allahu ju ka urdheruar per kete? Atehere, kush eshte me keqberes se ai qe shpif genjeshtra rreth Allahut, per t’i shpene njerezit ne humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i con ne rruge te drejte keqberesit

[145] Thuaj: “Une nuk gjej ne ate qe me eshte shpallur mua asgje qe e ndalon njeriun te haje cfare te doje, pervec kafsheve te ngordhura, gjakut te derdhur, mishit te derrit – se keto jane te ndyta – dhe mishit qe eshte therur ne emer te dikujt tjeter ne vend te Allahut. Por kushdo qe detyrohet nga nevoja te haje ndonje gje prej ketyre, pa dashur te beje gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do te fajesohet. Vertet, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[146] Ne ua ndaluam hebrenjve (te hanin) te gjitha kafshet qe kane kthetra (ose njethundraket), ndersa nga lopet e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshem te tyre, me perjashtim te dhjamit te shpines ose te zorreve, ose ate qe eshte i lidhur me eshtra. Me kete, Ne i ndeshkuam ata per shkak te mosbindjes se tyre. Ne, pa dyshim, themi te verteten

[147] Prandaj, nese ata te quajne genjeshtar, thuaju: “Zoti juaj eshte zoterues i meshires se gjere, por ndeshkimi i Tij nuk do te prapesohet nga populli keqberes”

[148] Idhujtaret do te thone: “Sikur te donte Allahu, nuk do te adhuronim tjeter vec Tij as ne, as baballaret tane dhe ne nuk do te kishim bere te ndaluar asgje”. Keshtu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan denimin tone. Thuaju: “A keni ndonje prove te na paraqitni? Ju mbeshteteni vetem ne hamendje dhe jeni vetem genjeshtare”

[149] Thuaju: “Allahu ka argumentin me bindes dhe, po te donte Ai, te gjitheve do t’ju perudhte ne rruge te drejte!”

[150] Thuaj: “Sillni deshmitaret tuaj qe deshmojne se Allahu e ka ndaluar kete!” E, nese deshmojne (duke genjyer), ti mos deshmo me ata. Mos i ndiq deshirat e kota te atyre qe hedhin poshte shpalljet Tona, nuk besojne ne Boten e pertejme dhe sajojne zota te tjere te barabarte me Zotin e tyre

[151] Thuaju: “Ejani t’ju lexoj cfare ju ka urdheruar Allahu: qe te mos i shoqeroni Atij asgje (ne adhurim); qe te silleni mire me prinderit; qe te mos vrisni femijet tuaj per shkak te varferise, sepse Ne ju ushqejme ju dhe ata; qe te mos i afroheni veprave te turpshme, qofshin ato te hapeta apo te fshehta dhe qe te mos ia merrni tjetrit jeten, te cilen Allahu e ka shenjteruar, pervecse kur e kerkon drejtesia (e ligji). Keto ju porosit Ai, me qellim qe te kuptoni.”

[152] Dhe mos iu qasni pasurise se jetimit, pervecse per ta rregulluar, derisa te mberrije pjekurine! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojme askend pertej mundesise se tij! Kur te flisni, thoni te verteten, qofte edhe per te afermit tuaj! Plotesojani besen e dhene Allahut! Keto ju porosit Ai qe te mos harroni

[153] Kjo eshte rruga Ime e drejte; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugeve te tjera qe t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo eshte ajo qe ju porosit Ai per t’u ruajtur nga te keqijat

[154] Ne i dhame Musait Librin si plotesim (te miresise Sone) per ate qe vepron mire, si shpjegim per cdo gje dhe si udherrefyes e meshire, qe ata (hebrenjte) te mund te besonin ne takimin me Zotin e tyre

[155] Ky Liber qe kemi shpallur, eshte i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundershtimit, ne menyre qe te meshiroheni

[156] dhe qe te mos thoni: “Shkrimet e shenjta u jane shpallur vetem dy sekteve[99] para nesh, ndersa Ne nuk kemi ditur gje cfare mesonin ata”

[157] Ose qe te mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta te na ishin shpallur neve, ne do te ishim me te udhezuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj prove e qarte, udherrefim dhe meshire! Atehere, kush eshte me keqberes se ai qe i pergenjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndeshkojme me denim te rende ata qe shmangen nga shpalljet Tona, per shkak se u larguan

[158] A mos valle presin ata t’u vijne engjejt ose te vije Zotit yt, ose te vijne disa shenja te Zotit tend? Diten kur te vijne disa shenja te Zotit tend, atehere nuk do t’i beje dobi askujt besimi i tij, nese nuk ka besuar me pare ose nuk ka bere ndonje te mire me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!”

[159] Me te vertete, ti s’ke te besh fare me ata qe e percajne fene e tyre dhe shnderrohen ne sekte. Te Allahu eshte puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregoje cfare paten punuar

[160] Kush ben nje veper te mire, do te shperblehet dhjetefish. Kush ben nje veper te keqe, do te denohet vetem sipas gjynahut qe ka bere dhe nuk do t’i behet kurrfare padrejtesie

[161] Thuaj: “Me te vertete, Zoti im me ka udhezuar ne rruge te drejte, ne fene e vertete, fene e paster te Ibrahimit besimplote, i cili nuk ka qene adhurues i idhujve”

[162] Thuaj: “Ne te vertete, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i perkasin vetem Allahut, Zotit te boteve

[163] Ai nuk ka asnje ortak. Keshtu jam urdheruar dhe une jam i pari qe i nenshtrohem Atij”

[164] Thuaj: “A mos valle do te kerkoj une tjeter zot, pervec Allahut, kur Ai eshte Zoti i gjithckaje? Kushdo qe ben dicka, punon per vete dhe askush nuk ngarkohet me barren e tjetrit. Pastaj te gjithe do te ktheheni te Zoti juaj dhe Ai do t’ju tregoje per kundershtite qe kishit mes jush

[165] Ai ju ka bere pasardhes te njeri-tjetrit ne Toke dhe ka ngritur ne shkalle disa nga ju mbi te tjeret, per t’ju provuar ne ate qe ju ka dhene. Sigurisht qe Zoti yt eshte i shpejte ne denim, por, ne te vertete, Ai eshte edhe Fales e Meshireplote

Al-A'raf (Vendet e larta)

Surah 7

[1] Elif Lam Mim Sad

[2] Ky Liber te eshte shpallur ty; le te mos kete kurrfare shtrengimi ne zemren tende per shkak te tij! Ai te eshte shpallur, qe nepermjet tij te paralajmerosh jobesimtaret dhe te keshillosh besimtaret

[3] Ndiqni ate qe ju eshte zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtes te tjere, pervec Tij. Sa pak qe i pranoni keshillat

[4] Sa shume qytete kemi rrenuar Ne! Denimi Yne u erdhi naten ose diten kur ata pushonin

[5] Kur iu erdhi denimi, thirrja e tyre e vetme ishte: “Ne kemi qene vertet keqberes!”

[6] Pa dyshim, Ne do te kerkojme llogari prej popujve qe u kemi cuar te derguar, e patjeter qe do t’i pyesim edhe te derguarit

[7] Dhe do t’jua paraqesim gjithcka qe kane bere, sepse i dime plotesisht dhe kemi qene te pranishem

[8] Peshimi (i veprave) ate dite do te jete i drejte. Ata qe u rendon peshorja me vepra te mira, do te jene te shpetuar

[9] kurse ata qe e kane te lehte peshoren me vepra te mira, do te humbin veten e tyre, per shkak se mohuan shpalljet Tona

[10] Ne ju kemi vendosur ne toke dhe aty ju kemi dhene cfare ju nevojitet per jetese. Eh, sa pak mirenjohes qe jeni

[11] Ne ju krijuam e pastaj ju dhame formen; e u thame engjejve: “Peruljuni ne sexhde Ademit!” – Te gjithe iu perulen, pervec Iblisit. Ai nuk ishte nga ata qe u perulen

[12] Allahu tha: “Cfare te pengoi ty te mos peruleshe, kur te urdherova?” Ai u pergjigj: “Une jam me i mire se ai. Mua me krijove nga zjarri, kurse ate e krijove nga balta”

[13] Allahu i tha: “Atehere, zbrit prej andej (Xhenetit)! Ti nuk ke te drejte qe te krenohesh ne te! Shporru, me te vertete, ti je prej te poshteruarve”

[14] Iblisi tha: “Me jep afat deri ne diten kur ringjallen njerezit!”

[15] Allahu i tha: “Ti je nga ata qe u eshte dhene afati”

[16] Ai tha: “Per shkak se Ti me flake tej, une do t’u ze prite njerezve ne rrugen Tende te drejte

[17] e do t’u qasem atyre nga perpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e keshtu Ti do te veresh se shumica prej tyre nuk te jane mirenjohes!”

[18] Allahu i tha: “Dil prej andej i perbuzur dhe i perjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me te gjithe ata qe shkojne pas teje!”

[19] Ndersa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkeshortja jote ne Xhenet dhe hani c’te deshironi, por mos iu afroni kesaj peme, se beheni keqberes!”

[20] Djalli u peshperiti, per t’ua zbuluar pjeset e turpshme te mbuluara te trupit te tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemen, vetem qe te mos beheni engjej ose te pavdekshem.”

[21] Dhe iu betua atyre (duke thene): “Vertet, Une jam per ju keshillues i sinqerte!”

[22] Dhe i mashtroi me dinakerine e tij. Pasi e shijuan fruten, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisen te mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar ate peme? A nuk ju pata thene se djalli eshte vertet armiku juaj i hapet?”

[23] Ata thane: “O Zoti yne! Ne e kemi futur veten ne gjynah, prandaj, nese Ti nuk na fal dhe nuk na meshiron, ne vertet qe do te jemi nga te humburit”

[24] Allahu tha: “Zbritni! Ju do te jeni armiq me njeri-tjetrin. Ne Toke do te banoni dhe do te jetoni deri ne nje kohe te caktuar

[25] Aty do te jetoni, aty do te vdisni dhe prej saj do te ringjalleni.”

[26] O bijte e Ademit, Ne ju derguam rroba qe te mbuloni vendet e turpshme, si edhe per zbukurim; por, petku i devotshmerise eshte me i miri. Keto jane disa shenja te Allahut, qe ju te merrni keshille

[27] O bijte e Ademit, le te mos ju mashtroje kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prinderit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat per t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bere djajte roje te atyre qe nuk besojne

[28] Kur ata[100] bejne nje veper te shemtuar, thone: “Ne i kemi gjetur prinderit tane qe i benin, por edhe Allahu na ka urdheruar keshtu”. Thuaj: “Allahu nuk urdheron te behen vepra te pahijshme! Perse thoni per Allahun ate qe nuk e dini?”

[29] Thuaj: “Zoti im urdheron drejtesi. Drejtohuni vetem nga Ai ne cdo xhami e lutjuni Atij sinqerisht, me besim te paster e te vertete! Sic ju ka krijuar se pari, ashtu do t’ju ringjalle

[30] Disa Ai i ka udhezuar ne rruge te drejte, kurse disa te tjere e kane merituar humbjen. Ata kane zgjedhur djajte per mbrojtes ne vend te Allahut dhe mendojne se jane ne rruge te drejte

[31] O bijte e Ademit, vishuni pershtatshem kudo dhe kurdo qe te faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata qe e teprojne

[32] Thuaj: “Kush i ka penguar stolite dhe ushqimet e kendshme, te cilat Ai i ka krijuar per roberit e Vet?” Thuaj: “Ato jane per besimtare (dhe te tjeret) ne kete bote, ndersa ne boten tjeter do te jene vetem per besimtaret. Keshtu ua shpjegojme shpalljet njerezve qe dine

[33] Thuaj: “Me te vertete, Zoti im ka ndaluar vetem punet e pahijshme, qofshin te hapeta ose te fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa te drejte, t’i shoqerohet Allahut (ne adhurim) dicka, per te cilen nuk ju ka dhene kurrfare te drejte dhe te thoni per Allahun ate qe nuk e dini

[34] Cdo popull ka afatin e vet. Kur t’i vije koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjne, qofte edhe per nje cast dhe as nuk mund ta shpejtojne

[35] O bijte e Ademit, kur nga gjiri juaj te vijne te derguar qe ju shpjegojne shpalljet e Mia, atehere ata qe ruhen nga te keqijat dhe kryejne vepra te mira, nuk do te frikesohen e as do te pikellohen

[36] Kurse ata qe i mohojne shpalljet e Mia dhe sillen me mendjemadhesi ndaj tyre, do te jene banore te zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone

[37] Kush eshte me keqberes se ai qe trillon genjeshtra kunder Allahut ose qe mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet cfare u eshte caktuar (ne Leuhi Mahfudh). E, kur t’u vijne te derguarit Tane (engjej), per t’ua marre shpirtin, do t’u thone: “Ku jane idhujt qe i adhuronit ne vend te Allahut?” Ata do te thone: “Na braktisen.” Keshtu ata deshmojne kunder vetes qe kane qene mohues

[38] Allahu do t’u thote: “Hyni ne zjarr me popujt - xhindet dhe njerezit - qe kane qene para jush”. Kurdo qe nje popull do te hyje ne zjarr, do te mallkoje te tjeret qe kane hyre para tij. Dhe, kur te tubohen te gjithe atje, atehere i fundmi i tyre do t’u thote te pareve: “O Zoti yne, keta na kane sjelle ne humbje, prandaj jepu atyre nje denim te dyfishte zjarri!” Allahu do t’u thote: “Per secilin (nga ju) ka denim te dyfishte, por ju nuk e dini.”

[39] Te paret do t’u thone te fundmeve: “Ju nuk keni qene me te mire se ne, prandaj shijoni denimin per ate qe keni punuar”

[40] Me te vertete, atyre qe i mohuan shenjat Tona me mendjemadhesi, nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as qe do te hyjne ne Xhenet, derisa te kaloje deveja neper vrime te gjilperes. Keshtu i ndeshkojme gjynahqaret

[41] Per ata jane pergatitur shtreter zjarri dhe siper tyre do te kete mbulesa zjarri. Keshtu i ndeshkojme Ne keqberesit

[42] Kurse ata qe besojne dhe kryejne vepra te mira - Ne nuk ngarkojme askend me teper nga sa ka mundesi - ata jane banore te Xhenetit, ne te cilin do te qendrojne pergjithmone

[43] Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te kembet e tyre do te rrjedhin lumenj dhe ata do te thone: “Qofte lavderuar Allahu qe na udhezoi ne kete. Ne nuk do te ishim udhezuar, sikur te mos na udhezonte Allahu. Pa dyshim, te derguarit e Zotit tone kane sjelle te verteten”. Dhe nje ze do t’i therrase: “Ky eshte Xheneti qe ju e keni merituar per ate qe keni punuar”

[44] Dhe banoret e Xhenetit do t’u thone banoreve te zjarrit: “Ne e gjetem te vertete ate qe na premtoi Zoti yne. Po ju, a e gjetet te vertete ate qe ju premtoi Zoti juaj?” Ata do te thone: “Po!” Atehere, nje lajmetar midis tyre do te therrase: “Mallkimi i Allahut eshte mbi keqberesit

[45] te cilet i kane penguar te tjeret nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtremberojne ate dhe nuk kane besuar ne jeten tjeter!”

[46] Nje mur do t’i ndaje ata[101], ndersa ne lartesite e tij do te ndodhen njerez, te cilet i njohin te dyja palet sipas tipareve. Ata do t’u therrasin banoreve te Xhenetit: “Paqja qofte mbi ju!” Ata nuk do te kene hyre ende ne Xhenet, ndonese shpresojne

[47] E kur t’i kthejne syte nga banoret e zjarrit, do te thone: “O Zoti yne! Mos na hidh midis ketyre njerezve te keqij!”

[48] Pastaj, njerezit e Murit (A‘raf) do t’u therrasin disa njerezve qe i njohin nga pamja, duke u thene: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurise suaj, as kryelartesia juaj (ndaj te Vertetes)

[49] A jane keta per te cilet u betuat se nuk do t’i arrije meshira e Allahut?” Ndersa atyre do t’u thone serish: “Hyni ne Xhenet! Per ju s’ka frike e as pikellim!”

[50] Banoret e zjarrit do t’u therrasin banoreve te Xhenetit: “Derdhni pak uje te ne ose dicka nga ajo qe ju ka dhuruar Allahu!” Ata thone: “Ne te vertete, Allahu keto i ka ndaluar per mohuesit

[51] te cilet e moren fene per loje dhe argetim dhe u mashtruan nga jeta e kesaj bote”. Ne sot do t’i harrojme ata, ashtu sic e paten harruar ata takimin e kesaj Dite dhe sic mohuan shpalljet Tona

[52] Ne u kemi zbritur atyre nje Liber, te cilin e kemi shpjeguar gjeresisht, qe te jete udherrefyes dhe meshire per njerezit qe besojne

[53] A mos valle ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vije dita e zbatimit, do te thone per ate qe e paten mohuar me pare: “Te derguarit e Zotit tone na kane sjelle te verteten! A ka ndonje ndermjetesues qe te nderhyje per ne? A mund te kthehemi serish ne jeten e tokes, qe te veprojme ndryshe nga c’kemi punuar”. Me siguri qe ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo qe trillonin do t’i braktise

[54] Ne te vertete, Zoti juaj eshte Allahu, qe krijoi qiejt dhe Token per gjashte dite e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (qe mbisundon gjithesine). Ai me erresiren e nates e mbulon diten, e cila e ndjek ate; Dielli, Hena dhe yjet i perulen urdhrit te Tij. Vetem Atij i perket Krijimi dhe Urdherimi. Qofte bekuar Allahu, Zoti i boteve

[55] Lutjuni Zotit tuaj perulesisht dhe ngadale! Njemend, Ai nuk i do ata qe e kalojne kufirin

[56] Dhe mos beni crregullime ne Toke, pasi eshte vene rregulli, ndersa Atij lutjuni me frike dhe shprese. Vertet, meshira e Allahut eshte afer punemireve

[57] Ai i dergon ererat si lajmetare te meshires se Tij. Kur ererat levizin rete e renda me shi, Ai i con ato tek ndonje vend i vdekur, ku leshon shi dhe me ane te tij nxjerr lloj-lloj frutash; po keshtu do t’i ringjalle edhe te vdekurit. Keta jane shembuj qe t’ua vini veshin

[58] Toka e mire i jep frutat me lejen e Zotit te saj, ndersa toka e keqe, zor se jep gje. Keshtu, ne menyra te ndryshme, Ne ua shpjegojme shpalljet Tona njerezve mirenjohes

[59] Ne ia derguam Nuhun popullit te tij e ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij! Une kam frike se do te bjere mbi ju denimi i nje Dite te madhe!”

[60] Paria e popullit te tij tha: “Ne te shohim ty ne humbje te qarte”

[61] Ai tha: “O populli im! Une nuk jam ne kurrfare humbjeje, por jam i derguar nga ana e Zotit te gjithesise

[62] Une ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju keshilloj dhe di nga Allahu ate qe ju nuk e dini

[63] A po cuditeni qe keshilla e Zotit tuaj t’ju vije nepermjet nje njeriu prej jush, i cili ju terheq verejtjen, qe te kini frike (Allahun), ne menyre qe te meshiroheni (prej Tij)

[64] Ata e quajten genjeshtar Nuhun. Keshtu qe Ne shpetuam me ane te barkes ate dhe te gjithe njerezit qe ishin me te, ndersa ata qe i mohuan shpalljet Tona, i fundosem. Ata qene vertet nje popull i verber

[65] Fisit Ad[102] i derguam vellane e tyre - Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. A nuk po i ruheni denimit?”

[66] Paria e popullit te tij qe nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtesi dhe mendojme se je genjeshtar”

[67] Ai tha: “O populli im! Une nuk jam mendjelehte, por jam i derguar nga Zoti i boteve

[68] Une ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam keshilltar besnik

[69] A po cuditeni qe keshilla e Zotit tuaj t’ju vije nepermjet nje njeriu prej jush, i cili ju terheq verejtjen? Kujtoni qe Ai ju beri zevendes pas popullit te Nuhut dhe ju dha trup e fuqi te madhe. Kujtoni dhuntite e Allahut, ne menyre qe te keni sukses!”

[70] Ata thane: “A mos na ke ardhur qe te adhurojme vetem Allahun e t’i leme zotat qe kane adhuruar prinderit tane?! Atehere na sill ate me te cilen na kercenon, nese je i sinqerte!”

[71] Ai tha: “Tashme, ju ka rene denimi dhe zemerimi i Zotit tuaj. A me kundershtoni mua per emrat (e idhujve), te cilet ua keni vene ju dhe prinderit tuaj e per te cilet Allahu nuk ju ka sjelle kurrfare diturie? Pra, pritni, se edhe une po pres me ju!”

[72] Me meshiren Tone, Ne e shpetuam Hudin dhe te gjithe besimtaret qe ishin me te dhe i asgjesuam ata qe i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin te gjithe jobesimtare

[73] Ndersa fisit Themud[103] Ne i derguam vellane e tyre, Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. Ne te vertete, juve ju eshte dhene nje shenje e qarte nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut per ju eshte nje mrekulli. Lereni te kullose ne token e Allahut dhe mos i beni ndonje te keqe, se ju pret ndeshkimi i ashper

[74] Dhe sillni ne mend, kur Ai ju beri zevendes pas fisit Ad dhe ju dhuroi vendbanime ne Toke; ne rrafshinat e saj po ngrini pallate e ne kodrina po gdhendni shtepi. Kujtoni te mirat e Allahut dhe mos beni crregullime ne toke!”

[75] Por paria arrogante e popullit te tij u tha te shtypurve ne radhet atyre qe kishin besuar: “A e pranoni qe Salihu eshte i derguar nga Zoti i tij?” Ata thane: “Sigurisht qe ne besojme ne gjithcka qe i eshte shpallur atij”

[76] Ata qe ishin kryelarte, thane: “Ne nuk besojme ne ate qe besoni ju”

[77] Keshtu, ata e theren devene pa e perfillur urdhrin e Zotit te tyre dhe thane: “O Salih, sillna ate qe na ke premtuar, nese je vertet i derguar!”

[78] Per kete arsye ata i goditi nje termet i rende ne mengjes dhe mbeten te vdekur ne shtepite e tyre

[79] Ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Une ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju keshillova, por ju nuk i donit ata qe keshillojne”

[80] Kujtoni fjalet e Lutit, i cili i tha popullit te vet: “Perse beni paturpesi te tilla qe askush nuk i ka bere ne bote?”

[81] Ju u qaseni meshkujve me epsh - ne vend te femrave. Me te vertete, ju jeni popull qe e teproni me te keqija!”

[82] Pergjigjja e popullit te tij ishte: “Debojini ata nga vendbanimi juaj! Ata jane njerez qe duan te mbahen te delire.”

[83] Keshtu, Ne e shpetuam ate me gjithe familje, pervec gruas se tij. Ajo ishte nga ata qe mbeten pas (dhe u ndeshkuan)

[84] Dhe mbi ta leshuam rrebesh (guresh), pra, shiko si perfunduan njerezit e zvetenuar

[85] Popullit te Medjenit Ne i derguam vellane e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. Me te vertete, ju ka ardhur prove e qarte nga Zoti juaj, prandaj matni dhe peshoni sakte, mos u hani hakun njerezve dhe mos beni ngaterresa ne toke, pasi te jete vene rregulli ne te. Kjo eshte me mire per ju, nese jeni besimtare

[86] Mos zini pusi ne cdo rruge, duke frikesuar dhe penguar nga rruga e Allahut ata qe besojne tek Ai dhe duke kerkuar shtremberimin e saj! Kujtoni atehere kur ishit te pakte ne numer e Ai ju shumoi. Shikoni si perfundojne ngaterrestaret

[87] Nese nje grup mes jush beson ne mesazhin me te cilin jam derguar, ndersa grupi tjeter nuk beson, duroni derisa Allahu te gjykoje midis nesh! Ai eshte gjykatesi me i mire”

[88] Paria arrogante e popullit te tij tha: “O Shuajb! Kthehuni ne fene tone ose do t’ju debojme nga qyteti yne ty me gjithe ndjekesit e tu”. Shuajbi tha: “Edhe pse e urrejme ate

[89] Nese do te ktheheshim ne fene tuaj, pasi Allahu na shpetoi nga ajo, atehere do te shpifnim genjeshtra kunder Allahut. Ne nuk mund te kthehemi ne te, pervecse po te doje Allahu, Zoti yne. Ai perfshin cdo gje me dijenine e Vet dhe tek Ai ne mbeshtetemi. O Zoti yne, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tone! Ti je Gjykatesi me i mire”

[90] Por paria e pafe i tha popullit te tij: “Nese shkoni pas Shuajbit, atehere, me siguri, do te jeni te humbur.”

[91] E keshtu, ata i goditi nje termet i rende dhe u gdhine te shtrire permbys ne shtepite e tyre

[92] Ata qe e quajten Shuajbin genjeshtar, sikur nuk kishin banuar kurre ne ate vend; ata qe e quajten Shuajbin genjeshtar, qene te humbur

[93] Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, une ju solla shpalljet e Zotit tim e ju keshillova, prandaj pse te hidherohem per popullin e pafe?!”

[94] Sa here qe conim te derguar ne ndonje vendbanim, Ne i denonim banoret e tij me skamje dhe semundje, ne menyre qe te peruleshin

[95] Pastaj ua shnderronim fatkeqesine ne lulezim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe eterit tane i paten goditur hidherimet e gezimet”. Keshtu qe Ne i denonim papritmas, pa e marre vesh ata

[96] Sikur banoret e atyre qyteteve te besonin dhe te ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dergonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i denuam per ate qe bene

[97] A jane te sigurt banoret e ketyre qyteteve[104] se nuk do t’iu vije denimi Yne naten, nderkohe qe flene

[98] A jane te sigurt ata se nuk do t’iu vije denimi Yne diten, nderkohe qe argetohen

[99] A jane te sigurt ata nga te papriturat e Allahut? Vetem ata qe jane te humbur nuk u frikesohen te papriturave te Allahut

[100] A nuk e eshte e qarte per ata qe trasheguan token e banoreve te meparshem te saj, se, nese Ne deshirojme, i denojme per gjynahet e tyre dhe ua vulosim zemrat, qe te mos degjojne

[101] Ne te kemi treguar ty disa nga ngjarjet e atyre popujve. Te derguarit e tyre u erdhen me prova te qarta, por sigurisht qe ata nuk do te besonin dicka qe edhe me pare e mohonin. Keshtu ua vulos Allahu zemrat mohuesve

[102] Ne pame se shumica e tyre nuk i permbaheshin beselidhjes; vertet, Ne gjetem se shumica e tyre ishin te pabindur

[103] Pas tyre, Ne derguam Musain me shenjat Tona, te Faraoni dhe paria e tij, por edhe ata i mohuan ato. Pra, shiko si ishte perfundimi i ngaterrestareve

[104] Musai tha: “O Faraon! Ne te vertete, une jam i derguari i Zotit te boteve

[105] E kam detyre qe per Allahun te them vetem te verteten dhe tashme ju kam sjelle prove te qarte nga Zoti juaj; andaj, leri te vijne me mua bijte e Israilit!”

[106] Faraoni tha: “Nese ke sjelle ndonje shenje, tregoje, nese ajo qe thua eshte e vertete”

[107] Musai leshoi shkopin e vet dhe ai u be gjarper i madh

[108] Pastaj nxori doren e tij e ajo iu duk krejt e bardhe te pranishmeve

[109] Paria e popullit te Faraonit tha: “Ky qenka vertet nje magjistar i shkathet

[110] i cili kerkon t’ju nxjerre nga toka juaj! Atehere, cfare na keshilloni

[111] Te tjeret thane: “Mbani pak menjane ate dhe vellane e tij dhe dergoni neper qytete lajmetare qe te tubojne

[112] e te te sjellin ty (Faraon) cdo magjistar te shkathet”

[113] Dhe kur erdhen magjistaret e Faraonit, thane: “A do te shperblehemi, nese fitojme?”

[114] Faraoni tha: “Po, dhe do te jeni nga me te afermit e mi”

[115] Ata thane: “O Musa! Ose hidh ti, ose te hedhim ne te paret shkopinjte tane!”

[116] “Hidhni ju!” – u pergjigj ai. Kur magjistaret hodhen shkopinjte e tyre, i magjepsen syte e njerezve, i frikesuan ata dhe shfaqen nje magji te madhe

[117] Atehere Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tend!” dhe ai filloi te gelltiste gjithcka qe trilluan ata

[118] Ne kete menyre, doli ne shesh e verteta dhe deshtoi ajo qe kishin bere ata

[119] Keshtu, Faraoni dhe njerezit e tij u munden dhe u kthyen te poshteruar

[120] kurse magjistaret u perulen ne sexhde

[121] duke thene: “Ne besojme ne Zotin e boteve –

[122] Zotin e Musait dhe te Harunit”

[123] Faraoni tha: “Ju guxoni ta besoni ate pa lejen time?! Ne te vertete, ky eshte nje komplot qe keni pergatitur, me qellim qe te nxirrni nga qyteti banoret e tij! Keni per ta pare

[124] Do t’jua kepus duart dhe kembet kembyerazi e pastaj do t’ju kryqezoj te gjitheve”

[125] Ata thane: “Ne, me siguri, do te kthehemi tek Zoti yne

[126] Ti po hakmerresh ndaj nesh vetem pse besuam shenjat e Zotit tone, posa na erdhen. O Zoti yne, na jep durim te madh dhe bena te vdesim myslimane!”

[127] Paria e popullit te Faraonit tha: “A mos valle do ta lesh Musain dhe popullin e tij qe te bejne ngaterresa ne toke dhe qe te braktisin ty dhe zotat e tu?” Faraoni u pergjigj: “Meqenese jemi sundues mbi ata, Ne do t’i vrasim djemte e tyre dhe do t’i leme gjalle grate e tyre”

[128] Musai i tha popullit te vet: “Kerkoni ndihme nga Allahu dhe duroni, sepse toka eshte e Allahut. Ai ia jep ate trashegim cilit te doje prej roberve te Vet. Fundi i lumtur u takon atyre qe i frikesohen Allahut”

[129] Ata i thane: “Ne kemi vuajtur para se te vish ti dhe ende po vuajme”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhduke armikun tuaj dhe do t’ju beje sundimtare ne Toke, per t’ju pare se si do te veproni”

[130] Dhe Ne e goditem popullin e Faraonit me thatesi, me vite zie, qe te zinin mend

[131] Por sa here qe u vinte ndonje e mire, ata thonin: “Kete e kemi merituar!” E kur i godiste ndonje e keqe, ate merrnin si ogur te zi qe vinte prej Musait dhe popullit te tij. Por jo! Allahu ishte Ai qe ua ndillte fatin e zi, ndonese shumica e tyre nuk e dinin

[132] Ata i thoshin (Musait): “Cfaredo prove qe te na sjellesh per te na magjepsur me te, ne nuk do te te besojme.”

[133] Prandaj, Ne u derguam atyre permbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja te qarta, por ata madheshtoheshin dhe ishin popull keqberes

[134] E kur i godiste denimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tend per ne, meqe ka beselidhje me ty! Nese na liron nga kjo vuajtje, patjeter qe do te te besojme ty dhe do t’i leme bijte e Israilit te ikin me ty”

[135] Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelen menjehere premtimin

[136] Keshtu, Ne u hakmorem dhe i fundosem ne det, ngaqe ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vune veshin

[137] Ndersa popullit te perndjekur Ne i dhame ne zoterim viset lindore dhe perendimore te tokes qe kishim bekuar. Keshtu u permbush premtimi i bukur i Zotit tend ndaj bijve te Israilit, per shkak te durimit qe treguan. Ndersa ndertesat dhe kullat e Faraonit dhe te popullit te tij Ne i shkaterruam

[138] Ne i kaluam bijte e Israilit pertej detit, ku ndeshen nje popull qe adhuronin idhujt e vet. Ata i thane Musait: “Na bej edhe neve nje zot, ashtu si kane ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vertet nje popull i paditur

[139] Fene qe ndjekin keta idhujtare, e pret shkaterrimi dhe ajo qe bejne eshte krejt pa vlere

[140] A mos valle doni te kerkoj per ju zot tjeter pervec Allahut, qe ju ka ngritur mbi te tjeret?!”

[141] Kujtoni kur Ne ju shpetuam nga populli i Faraonit, i cili ju mundonte pa mase: femijet meshkuj jua vriste, kurse femrat tuaja jua linin gjalle. Kjo ka qene sprove e madhe per ju nga Zoti juaj

[142] Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjete netesh, te cilat ia shtuam edhe me dhjete te tjera, keshtu qe takimi me Zotin e tij u be pas dyzet netesh. Musai i tha vellait te vet, Harunit: “Me zevendeso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugen e ngaterrestareve!”

[143] Kur Musai erdhi ne kohen e caktuar dhe Zoti foli me te, ai tha: “O Zoti im, shfaqu qe te te shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund te me shohesh! Por shiko ne ate mal: nese ai mbetet ne vendin e vet, atehere ti do te me shohesh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e therrmoi ate dhe e beri pluhur, ndersa Musait i ra te fiket. Kur erdhi ne vete, ai tha: “I lavderuar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Une jam i pari i besimtareve!”

[144] Zoti tha: “O Musa! Une te kam zgjedhur ty mbi te tjeret me kumtet e Mia dhe te Folurin Tim (pa ndermjetes, por te drejtperdrejte). Merre ate qe ta kam dhene dhe behu mirenjohes!”

[145] Ne i shkruam ne Pllaka udhezime dhe shpjegime per gjithcka: “Merri keto me bindje dhe urdheroje popullin tend qe t’i pervetesoje ne menyren me te mire. Une do t’ju tregoj shtepine e te pabindurve

[146] Do t’i largoj prej shenjave te Mia ata qe sillen me arrogance ne Toke, keshtu qe edhe kur te shohin cfaredo shenje, nuk do ta besojne ate. Kur te shohin rrugen e drejte, ata nuk do ta ndjekin ate dhe, kur te shohin rrugen e gabuar, do ta marrin ate, sepse ata nuk i besuan shpalljet Tona dhe nuk u kushtonin vemendje atyre

[147] Atyre qe mohojne shpalljet Tona dhe takimin ne boten tjeter, do t’u zhvleresohen veprat. A do te denohen ndryshe, vecse sipas puneve qe kane bere

[148] Populli i Musait, pas largimit te tij, filloi te adhuroje nje vic te bere nga stolisjet e tyre te arta. Ai kishte nje ze si te lopes. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhezonte ne rruge te drejte?! Ata e zgjodhen kete vic per adhurim dhe u bene keqberes

[149] Por, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyre ne rruge te gabuar, ata thane: “Nese Zoti yne nuk na meshiron dhe nuk na fal, me te vertete, do te jemi te humbur!”

[150] Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemeruar dhe i pikelluar, thirri: “Shume e keqe eshte ajo qe keni bere pas ikjes sime! A mos valle donit te shpejtonit ndeshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vellane per koke, e terhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nenes sime! Ne te vertete, keta njerez me quajten per te dobet dhe gati me mbyten. Mos me turpero para armiqve dhe mos me llogarit nder keqberesit!”

[151] Musai u lut: “O Zot! Me fal mua dhe vellane tim dhe na prano ne meshiren Tende! Ti je me i Meshirshmi i meshiruesve”

[152] Ata qe zgjodhen vicin per zot te tyre, do t’i zere zemerimi i Zotit te tyre dhe poshterimi ne kete jete. Keshtu i ndeshkojme Ne ata qe shpifin

[153] Ndersa ata qe kryejne vepra te keqija e pastaj pendohen dhe behen besimtare, ta dine se pas kesaj, Zoti yt eshte vertet Fales e Meshireplote

[154] Dhe, kur Musait i kaloi zemerimi, i mori Pllakat, ne te cilat ishin shenuar udhezimet per rrugen e drejte dhe meshira per ata qe i frikesohen Zotit te tyre

[155] Me pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatedhjete burra, per takimin Tone. Kur i goditi termeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur te doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua qe me perpara. Por, a do te na shkaterroje per ate qe bene disa mendjelehte mes nesh?! Ajo ishte vec nje sprove e urdheruar prej Teje, per te shpene ne humbje ate qe Ti do dhe per te udhezuar ate qe Ti deshiron. Ti je Mbrojtesi yne, andaj falna dhe meshirona! Ti je me i miri i meshiruesve

[156] Na cakto te mira ne kete bote dhe ne tjetren, sepse vec tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Une godas me denimin Tim ke te dua, ndersa meshira Ime perfshin cdo gje. Ate do t’ua jap atyre qe ruhen nga gjynahet e japin zekatin, atyre qe u besojne shpalljeve Tona

[157] dhe qe ndjekin te Derguarin Tone, Profetin[105] qe nuk di shkrim e lexim, te cilin ata do ta gjejne te shenuar ne shkrimet e tyre, ne Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdheroje ata te bejne vepra te mira dhe do t’i ndaloje nga te keqijat; do t’ua lejoje te mirat e do t’ua ndaloje te keqijat, duke i liruar nga barret e renda dhe veshtiresite qe kane pasur. Prandaj, ata qe do ta besojne, perkrahin dhe nderojne ate, duke ndjekur driten qe eshte zbritur me te, pikerisht ata jane te fituarit.”

[158] Thuaj (o Muhamed): “O njerez, une jam i Derguari i Allahut per te gjithe ju, i Atij qe i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes. Nuk ka zot tjeter te vertete vec Atij; Ai jep jete dhe vdekje, prandaj besoni ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij, Profetin qe nuk di shkrim e lexim e qe beson ne Allahun dhe Fjalet e Tij! Shkoni pas tij, qe te jeni ne rrugen e drejte!”

[159] Te populli i Musait ka pasur disa njerez qe udhehiqnin dhe zbatonin drejtesine nen driten e se vertetes

[160] Ne i ndame hebrenjte ne dymbedhjete fise, secili komb me vete. Kur populli i tij i kerkoi uje, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tend shkembit!” dhe prej tij shperthyen dymbedhjete burime. Cdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u beme hije me rete dhe u zbritem manen[106] dhe thelleza, duke iu thene: “Hani ushqimet e mira qe jua kemi dhene!” Ata nuk na demtuan Ne, por i bene dem vetvetes

[161] Kur atyre iu tha: “Vendosuni ne kete vendbanim dhe hani cfare te doni; kerkoni falje dhe hyni ne portat e tij duke u perulur, qe t’jua falim gabimet dhe t’ua shtojme shperblimin punemireve”

[162] keqberesit nga radhet e tyre, i nderruan fjalet me te tjera qe nuk u ishin thene. Prandaj Ne u derguam denim nga qielli, sepse bene prapesi

[163] Pyeti ata per qytetin qe gjendej ne bregdet dhe per cfare i gjeti banoret e tij kur thyen urdheresen e Sabatit (se shtunes)! Ate dite u vinin peshqit me shumice, ndersa diteve tjera qe nuk i kremtonin, nuk u vinin. Keshtu, Ne i vume ne prove, sepse benin pune te mbrapshta

[164] Kur disa prej tyre thane[108]: “Perse keshilloni, kur e dini se Allahu do t’na zhduke ose do te na ndeshkoje ashper?!” Keshilltaret u pergjigjen: “Per t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe qe ju te mund te ruheni nga gjynahet”

[165] Por, kur e harruan ate per te cilen ishin paralajmeruar, Ne i shpetuam ata qe keshillonin, kurse i ndeshkuam ashper keqberesit, per shkak te mosbindjes se tyre

[166] Kur ata ngulmuan me mendjemadhesi te benin ate qe u ishte ndaluar, Ne u thame: “Behuni majmune te perbuzur!”

[167] Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dergonte atyre te tjere qe do t’i mundonin, ne menyren me te keqe, deri ne Diten e Kiametit. Me te vertete, Zoti yt denon shpejt, por Ai eshte edhe Fales e Meshireplote

[168] Dhe Ne i shperndame ata ne Toke grupe-grupe. Disa prej tyre ishin te mire e disa jo. Ne i vume ne prove ata me miresi dhe fatkeqesi, me qellim qe te ktheheshin (ne rruge te drejte)

[169] Pas tyre, erdhi nje brezni e cila e trashegoi Librin (Teuratin), por duke marre gjerat e pavlefshme te kesaj bote[109] dhe duke thene: “Do te na falet cdo gje!” Edhe nese u binin ne dore gjera te ngjashme, prape i merrnin ato. Valle, a nuk e kishin pranuar beselidhjen ne Liber – qe per Allahun te thoshin vetem te verteten?! Pikerisht ata, qe e kishin studiuar c’permbante ai? Bota tjeter eshte me e mire per besimtaret qe i frikesohen Allahut; akoma nuk e kuptoni kete

[170] Ata qe u permbahen thenieve te Librit dhe qe e kryejne namazin, ta dine se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shperblimin punemireve

[171] Ne ngritem siper tyre malin, qe dukej si hije e ata besonin se do te binte mbi ta, dhe u thame: “Mbajeni fort ate[110] qe ju dhame dhe kujtoni cfare permban ajo, qe te ruheni nga gjynahet.”

[172] Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve te Ademit pasardhesit e tyre dhe i beri te deshmojne kunder vetes se tyre, u tha: “A nuk jam Une Zoti juaj?” Ata u pergjigjen: “Po, deshmojme se Ti je.” Keshtu beri Ai, ne menyre qe ju (o njerez) te mos thoni ne Diten e Kiametit: “Kete nuk e kishim ditur.”

[173] Ose qe te mos thoni: “Me te vertete, eterit tane ishin idhujtare para nesh, keshtu qe edhe ne jemi pasardhesit e tyre. A mos valle do te na shkaterrosh per veprat e atyre qe ndoqen mashtrimin?”

[174] Keshtu, Ne i shpjegojme hollesisht shpalljet, qe ata te kthehen (ne rrugen e drejte)

[175] Tregoju atyre (hebrenjve) per njeriun, te cilit Ne i mesuam shpalljet Tona, por u largua prej tyre. Keshtu, djalli e pushtoi ate dhe ai u be nga te humburit

[176] Sikur te donim, do ta ngrinim ate (me shpalljet Tona), por ai u mberthye pas jetes tokesore dhe u dha pas deshirave te veta. Shembulli i tij eshte si shembulli i qenit: nese e ndjek, ai te nxjerr gjuhen, nese largohesh, ai perseri te nxjerr gjuhen. Ky eshte shembull i njerezve, qe mohojne shpalljet Tona. Tregojua atyre keto ngjarje, ne menyre qe ata te mendojne

[177] I shemtuar eshte shembulli i njerezve qe i mohojne shpalljet Tona dhe i bejne keq vetvetes

[178] Ai te cilin Allahu e udhezon, eshte ne rruge te drejte, ndersa ai te cilin Allahu e shpie ne humbje, eshte vertet i humbur

[179] Ne kemi paracaktuar per Xhehenemin shume xhinde dhe njerez, sepse ata kane zemra, por nuk kuptojne, kane sy, por nuk shohin dhe kane veshe, por nuk degjojne. Ata jane si bagetite, madje edhe me zi. Pikerisht keta jane te shkujdesurit

[180] Allahut i perkasin emrat me te bukur, andaj thirreni Ate (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata qe i shtremberojne emrat e Tij. Ata do te ndeshkohen per cfare kane vepruar

[181] Ndermjet atyre qe kemi krijuar, ka njerez qe i udhezojne te tjeret ne rrugen e vertete dhe gjykojne drejt

[182] Ndersa ata qe i mohojne shpalljet Tona, dalengadale Ne do t’i shpiem drejt shkaterrimit, pa e kuptuar

[183] e do t’u japim afat. Me te vertete, plani Yne eshte i forte

[184] A nuk u ka vajtur ndonjehere ne mendje atyre[112] se shoku i tyre[113] nuk ka kurrfare marrezie?! Ai eshte vetem paralajmerues i hapet

[185] A nuk e shohin ata mbreterine e qiejve e te Tokes dhe gjithcka qe ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jete afruar fundi?! Ne cfare Shpallje tjeter do te besojne pas kesaj

[186] Ata qe Allahu i shpie ne humbje, askush nuk mund t’i udhezoje ne rruge te drejte! Ai i le ata te enden ne mosbesimin dhe humbjen e tyre

[187] Ata te pyesin ty (Muhamed) rreth Ores (se Kiametit). Thuaju: “Ate e di vetem Zoti im. Kohen kur do te ndodhe ajo, do ta tregoje vetem Ai. Do te jete e rende per qiejt dhe Token, do t’u vije krejtesisht papritmas”. Ata te pyesin, a thua se ti di dicka per te. Thuaj: “Kete e di vetem Allahu, ndersa shumica e njerezve nuk e dine (pse kjo gje eshte e fshehte).”

[188] Thuaj: “Une nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dem, pervecse aq sa deshiron Allahu. Sikur ta dija te padukshmen, do t’i shumoja te mirat dhe nuk do te me prekte asnje e keqe. Une jam vetem paralajmerues dhe sjelles i lajmeve te mira per njerezit qe besojne”

[189] Eshte Ai qe ju krijoi nga nje njeri i vetem (Ademi), prej te cilit krijoi edhe bashkeshorten e tij (Havane), qe te gjente qetesi tek ajo. Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon ate me nje barre te lehte, qe ajo e kalon pa e ndier per ca kohe. Dhe, kur ajo rendohet, ata te dy i luten Allahut, Zotit te tyre: “Nese na dhuron pasardhes te shendoshe, do te te jemi vertet mirenjohes!”

[190] Por, pasi Ai u dhuron pasardhes te shendoshe e te mire, ata te dy i veshin Allahut ortake ne lidhje me ate qe u kishte dhene. Por Allahu eshte shume lart nga ato qe ia veshin Atij si ortake

[191] A mos valle ata i veshin Atij si ortake idhuj qe nuk mund te krijojne asgje, nderkohe qe vete jane te krijuar

[192] Idhuj, qe nuk mund t’u japin ndonje ndihme atyre e as veten nuk mund ta ndihmojne

[193] Edhe nese i thirrni ne rrugen e drejte, ata nuk do t’ju ndjekin. Prandaj njesoj eshte - i thirret apo nuk i thirret

[194] Ne te vertete, ata qe iu luteni ju, ne vend te Allahut, jane rober si ju. Thirrini ata dhe le t’ju pergjigjen, nese thoni te verteten

[195] A kane ata kembe per te ecur ose duar per te kapur? A kane sy per te pare ose veshe per te degjuar? Thuaj: “Thirrni zotat tuaj te rreme dhe kurdisni kurthe kunder meje, pa me lene kohe

[196] Ne te vertete, Mbrojtesi im eshte Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset per te miret

[197] Kurse ata qe i adhuroni ne vend te Tij, nuk mund t’ju ndihmojne as ju e as veten

[198] Edhe sikur t’i therrasesh ne rruge te drejte, ata nuk do te degjojne! Ty te duket sikur te veshtrojne, por ata nuk shohin

[199] Trego meshire, urdhero vepra te mira dhe shmangu nga te paditurit

[200] Nese djalli perpiqet te te shtyje drejt se keqes, kerko strehim tek Allahu, se vertet, Ai degjon dhe di gjithcka

[201] Ata qe i frikesohen Allahut, kur u vjen ndonje mendim i lig nga djalli, i kujtojne (urdhrat e Tij), e atehere e shohin rrugen e drejte

[202] Ndersa vellezerit e vet (prej njerezve), ata[114] i shpien edhe me tej ne humbje pa pushuar

[203] Kur ti (Muhamed) nuk u lexon atyre[115] ndonje varg nga Shpallja, ata thone: “Ah! Sikur ta beje ti vete”! Thuaju: “Une ndjek vetem ate qe me ka shpallur Zoti im. Ky (Kuran) eshte vetem deshmi ndricuese nga Zoti juaj, udherrefim dhe meshire per njerezit qe besojne.”

[204] Kur te lexohet Kurani, degjoni dhe heshtni, ne menyre qe te meshiroheni

[205] Permende Zotin tend me vete, i perulur dhe me frike - jo me ze te larte, ne mengjes dhe mbremje, dhe mos u bej nga ata qe nuk i kushtojne vemendje

[206] Ne te vertete, ata qe jane afer Zotit tend, nuk refuzojne ta adhurojne Ate, por e lavderojne dhe perulen ne sexhde para Tij

Plaçka e luftës (El-Enfal)

Surah 8

[1] Te pyesin ty (o Muhamed) per placken e luftes. Thuaj: “Placka e luftes i perket Allahut dhe te Derguarit”. Prandaj, frikesojuni Allahut, rregulloni marredheniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij, nese jeni besimtare te vertete”

[2] Besimtare te vertete jane vetem ata, zemrat e te cileve, kur permendet Allahu, fergellojne dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetem te Zoti i tyre mbeshteten

[3] ata qe falin namazin dhe japin prej asaj qe Ne ua kemi dhene

[4] Njemend, ata jane besimtare te vertete. Ata do te kene shkalle pernderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (ne Xhenet)

[5] Zoti yt te nxori nga shtepia jote (per te luftuar) per te Verteten edhe pse kjo nuk i pelqeu nje grupi prej besimtareve

[6] Ata polemizojne me ty per te verteten (luften), e cila u ishte bere e qarte, sikur te ishin duke u cuar drejt vdekjes se sigurt

[7] Allahu ju premtoi fitoren mbi njerin prej dy grupeve, qe ai te ishte juaji. Ju deshironit qe grupi i paarmatosur te ishte juaji, ndersa Allahu deshironte te permbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrenjet mohuesve

[8] per ta bere te Verteten (Islamin) ngadhenjyese dhe per ta zhdukur te paverteten edhe pse keqberesit e pafe e urrejne kete

[9] Ju kerkuat ndihme nga Zoti juaj e Ai ju pergjigj: “Une do t’ju ndihmoj me nje mije engjej te cilet do te vijne njeri pas tjetrit”

[10] Allahu e beri kete fitore si lajm te mire, qe te qetesohen zemrat tuaja me te. Fitorja vjen vetem nga Allahu. Me te vertete, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[11] Ai beri qe ju te koteni ne gjume te lehte si shenje sigurie nga ana e Tij dhe leshoi nga qielli shi, per t’ju pastruar nepermjet atij, per te larguar nga ju ndyresine e djallit dhe per t’i forcuar zemrat tuaja dhe kembet

[12] (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymezoi engjejt: “Une jam me ju, andaj forcojini ata qe besojne. Une do te shtie frike ne zemrat e mohuesve, andaj goditini ne qafe dhe ne te gjithe gishterinjte”

[13] Ne i denuam keshtu, sepse ata dolen kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij. Kushdo qe del kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij, ta dije se Allahu eshte ndeshkues i ashper

[14] (Ne u thame atyre:) “Ky eshte ndeshkimi, provojeni ate. Denimi i zjarrit i pret mohuesit”

[15] O besimtare, kur te ndeshni ushtrite e jobesimtareve ne beteje, mos ua ktheni shpinen

[16] Cilido qe ua kthen shpinen ate dite, pervec atij qe terhiqet me qellim qe te sulmoje perseri ose per t’u bashkuar me nje grup tjeter, do te shkaktoje zemerimin e Allahut dhe do te kete si strehe Xhehenemin. Eh, sa fund i keq eshte ky

[17] Sigurisht, nuk ishit ju qe i vrate ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) qe gjuaje, por ishte Allahu Ai qe gjuante, me qellim qe t’u bente besimtareve nje dhurate te bukur. Vertet, Allahu degjon dhe di cdo gje

[18] Keshtu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobeson dredhite e mohuesve

[19] Nese ju (jobesimtare mekas) kerkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kunder jush). Por, nese terhiqeni (nga mohimi dhe lufta kunder te Derguarit), kjo do te jete per ju shume me e dobishme. Nese ktheheni (ne lufte), edhe Ne do te kthehemi (ne ndihme te besimtareve). Forcat tuaja nuk do t’ju bejne asnje dobi, sado te jene te shumta ne numer, sepse Allahu eshte me besimtaret

[20] O besimtare! Bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe mos ia ktheni shpinen, nderkohe qe e degjoni (te verteten)

[21] Mos u beni si ata qe thone “Degjojme”, por nuk ia vene veshin

[22] Krijesat me te keqija para Allahut jane ato qe jane shurdhe dhe memece (ndaj se vertetes) e qe nuk hane arsye

[23] Sikur Allahu te dinte ndonje te mire tek ata, Ai do t’ua jepte degjimin. Por, edhe sikur t’i bente te degjonin, ata do te shmangeshin dhe do te largoheshin nga besimi

[24] O besimtare! Bindjuni Allahut dhe te Derguarit kur ju therret drejt asaj qe ju jep jete[117]! Dhe ta dini se Allahu nderhyn midis njeriut dhe zemres se tij dhe se tek Ai do te mblidheni te gjithe

[25] Ruajuni ngaterresave, te cilat nuk i godasin vetem ata qe bejne keq; dhe ta dini se Allahu denon ashper

[26] Dhe kujtohuni kur ishit pak ne numer, ishit te dobet ne toke e kishit frike se njerezit (jobesimtaret) do t’ju gllaberonin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmen e Tij e ju dha shume te mira, qe ju ta falenderoni

[27] O besimtare! Mos e tradhtoni Allahun dhe te Derguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetedije

[28] Ta dini se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem sprove dhe se vetem tek Allahu eshte shperblimi i madh

[29] O besimtare! Nese i frikesoheni Allahut, Ai do t’ju jape aftesine e te gjykuarit drejt, do t’ju liroje nga gjynahet tuaja dhe do t’ju fale. Allahu zoteron miresi te madhe

[30] Kujto kur mohuesit komplotonin kunder teje: per te te burgosur, vrare ose debuar. Ata benin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kunder tyre). Allahu eshte planifikuesi me i mire

[31] Kur atyre u lexohen shpalljet Tona, ata thone: “Ne i kemi degjuar; po te duam, edhe ne do te thoshim dicka te ngjashme. Keto nuk jane kurrgje, pervecse perralla te te lashteve.”

[32] (Kujtoje, gjithashtu) kur ata thane: “Zoti yne, nese ky (Kuran) eshte e Verteta (e zbritur prej Teje), atehere lesho mbi ne shi guresh nga qielli ose dergona nje ndeshkim te dhembshem!”

[33] Por Allahu nuk do t’i ndeshkonte ata, perderisa ti ishe ne mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndeshkoje ata, perderisa ata i kerkojne falje Atij

[34] E perse te mos i denoje Allahu, kur ata e pengojne viziten ne Shtepine e Shenjte (Qabe) edhe pse ata nuk jane kujdestare te saj?! Kujdestare te saj jane vetem ata qe i frikesohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dine

[35] Lutja e tyre ne Shtepine e Shenjte ishte vetem me fershellima dhe rrahje duarsh. Prandaj (atyre do t’u thuhet:) “Provojeni ndeshkimin, pasi kurre nuk besuat”

[36] Ne te vertete, jobesimtaret e shpenzojne pasurine e tyre per t’i penguar njerezit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojne ate, por ne fund ajo do jete vetem deshperim per ta, sepse do te jene te mundur. Ata qe nuk besojne, ne Xhehenem do te tubohen

[37] qe Allahu te vecoje te keqin nga i miri; te keqijte t’i palose njerin mbi tjetrin, e te gjithe t’i hedhe ne Xhehenem. Keta, me te vertete, jane te humbur

[38] Thuaju atyre qe nuk besojne: nese largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nese kthehen (ne mosbesim), atehere denimi i popujve te meparshem eshte paralajmerim per ta

[39] Luftoni kunder tyre, derisa te zhduket idhujtaria dhe derisa te mbetet vetem feja e Allahut. Nese ata heqin dore (prej mohimit), Allahu i sheh punet e tyre

[40] Por, nese ata kthejne shpinen, dijeni se Allahu eshte mbrojtesi juaj. Ai eshte mbrojtes dhe mbeshtetes i mrekullueshem

[41] Ta dini se cfaredo qe te fitoni si placke lufte, nje e pesta i takon Allahut, te Derguarit dhe farefisit te tij, jetimeve, te varferve dhe udhetarit (qe ka ngelur ne rruge), nese besoni ne Allahun dhe ne ate qe ia kemi shpallur robit Tone ne diten e fitores (luften e Bedrit), ate dite kur u ndeshen dy ushtrite. Vertet, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[42] Kur ju ishit ne bregun e afert te lugines, ata ndodheshin ne bregun e larget, ndersa karvani poshte jush. Edhe sikur t’i kishit lene takim njeri-tjetrit, nuk do te ishit pajtuar per kohen e ndeshjes. Por Allahu e permbushi ate ngjarje qe ishte e caktuar, me qellim qe kush duhej te vdiste, te vdiste me prova te qarta dhe, kush duhej te mbetej gjalle, te jetonte me prova te qarta. Vertet, Allahu i degjon te gjitha dhe di cdo gje

[43] (Kujto) kur Allahu te tregoi ne enderr se ata jane pak. Sikur te te tregonte se ishin shume, ju do te humbisnit guximin dhe do te grindeshit per ate ceshtje, por Allahu ju shpetoi. Ai e di se cfare keni ne zemrat tuaja

[44] Kur u perballet (me armikun), Ai jua shfaqi ata ne syte tuaj sikur ishin pak, ndersa ju ju beri te dukeshit pak ne syte e atyre, per te permbushur ate qe ishte caktuar. Tek Allahu kthehen te gjitha ceshtjet

[45] O besimtare, kur te ndesheni me ndonje force armike, qendroni te patundur dhe permendni shume Allahun qe te fitoni

[46] Bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe mos u grindni ndermjet jush, sepse do te humbni guximin e do t’ju lere fuqia. Behuni te durueshem, se Allahu, me te vertete, eshte me te durueshmit

[47] Mos u beni si ata (jobesimtaret e Mekes) qe dolen nga shtepite e tyre me mendjemadhesi e per sy e faqe te botes, duke dashur t’i pengojne njerezit nga rruga e Allahut. Allahu e di mire cfare punojne ata

[48] Djalli ua zbukuroi atyre veprat e keqija dhe u tha: “Askush ne bote nuk do t’ju munde sot dhe une jam mbrojtesi juaj”. Mirepo, kur u ndeshen dy ushtrite (me engjejt perkrah besimtareve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtareve): “Une nuk kam te bej me ju; une shoh ate qe ju nuk e shihni dhe i frikesohem Allahut, sepse Allahu ndeshkon ashper”

[49] Hipokritet dhe ata qe kishin semundje (dyshim) ne zemrat e veta, thoshin: “Keta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai qe mbeshtetet tek Allahu, me te vertete, do ta gjeje Ate te Plotfuqishem dhe te Urte

[50] Eh,sikur te shihje se si engjejt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata ne fytyre dhe shpine (duke u thene): “Shijoni denimin e zjarrit

[51] Kjo eshte per shkak te asaj qe keni bere me duart tuaja, sepse Allahu nuk eshte i padrejte me roberit e Vet!”

[52] Keshtu u ndodhi edhe ithtareve te Faraonit dhe atyre qe kane qene para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i denoi per shkak te gjynaheve te tyre. Me te vertete, Allahu eshte i Fuqishem dhe ndeshkon ashper

[53] Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurre nje miresi qe ia ka dhene nje populli, derisa ata te ndryshojne ate qe kane ne veten e tyre. Vertet, Allahu degjon dhe di gjithcka

[54] (Sjelljet e jobesimtareve te Mekes) ngjajne me sjelljet e ithtareve te Faraonit dhe te te tjereve qe jetuan para tyre. Ata i pergenjeshtruan shpalljet e Zotit te tyre dhe keshtu Ne i shkaterruam per shkak te gjynaheve te tyre, ndersa ithtaret e Faraonit i fundosem. Te gjithe ata ishin keqberes

[55] Krijesat me te keqija tek Allahu jane ata qe mohojne dhe qe nuk do te besojne

[56] jane ata me te cilet ke bere marreveshje, por qe cdo here e shkelin ate dhe nuk i frikesohen Allahut

[57] Nese ti i ndesh ata ne lufte, shpartalloji, qe te vene mend ata qe vijne pas tyre

[58] Nese ke frike se ndonje fis e thyen besen, edhe ti prishja marreveshjen me te njejten menyre, sepse Allahu nuk i do ata qe tradhtojne

[59] Le te mos mendojne kurrsesi ata qe nuk besojne se do te fitojne, sepse nuk mund te Na pengojne

[60] Pergatisni kunder tyre kuaj dhe force per lufte sa te mundni, qe te tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe te tjere, pervec tyre, te cilet ju nuk i njihni, por qe Allahu i njeh. Cfaredo qe te shpenzoni ne rrugen e Allahut, do t’ju shperblehet dhe nuk do t’ju behet padrejtesi

[61] Nese ata shfaqin prirje per paqe, atehere edhe ti ano nga ajo dhe mbeshtetu tek Allahu, sepse, vertet, Ai degjon dhe di gjithcka

[62] Por, nese ata synojne te te mashtrojne, te mjafton Allahu (si mbrojtes). Ai te ka forcuar me ndihmen e Tij dhe me besimtaret

[63] duke i bashkuar zemrat e tyre (si nje zemer e vetme). Sikur te shpenzoje tere pasurine qe gjendet ne Toke, nuk do te mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai eshte vertet i Plotfuqishem dhe i Urte

[64] O Profet! Allahu te mjafton ty dhe besimtareve qe te pasojne

[65] O Profet! Jepu zemer e nxiti besimtaret per lufte! Nese mes jush gjenden njezet te qendrueshem, ata do te mundin dyqind (mohues) e, nese nga ju jane njeqind te qendrueshem, ata do te mundin nje mije mohues, sepse ata jane njerez qe nuk kuptojne

[66] Tani, Allahu ju ka lehtesuar ju, ngaqe Ai e di se keni dobesi. Keshtu, nese ka prej jush njeqind te qendrueshem, ata do te mundin dyqind (mohues) dhe, nese nga ju jane nje mije (te qendrueshem), me vullnetin e Allahut, ata do te mundin dy mije (mohues). Allahu eshte me te qendrueshmit

[67] Asnje profet s’ka te drejte te kete rober per vete, derisa te arrije fitore te plote ne Toke. Ju[118] deshironi te mirat kalimtare te kesaj bote, kurse Allahu deshiron boten tjeter. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[68] Sikur te mos ishin urdherimet e meparshme te Allahut (per lejimin e plackes se luftes), do t’ju godiste nje denim i madh per ate qe keni marre

[69] Gezojeni placken e luftes qe keni fituar si gje te lejueshme dhe te mire dhe frikesojuni Allahut! Vertet, Allahu eshte Fales e Meshireplote

[70] O Profet! Thuaju roberve qe gjenden ne duart tuaja: “Nese Allahu gjen miresi ne zemrat tuaja, do t’ju jape dicka edhe me te mire nga ajo qe ju eshte marre dhe do t’ju fale”. Se Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[71] E, nese ata duan te te tradhtojne, dije se me pare kane tradhtuar Allahun dhe prandaj Ai ta mundesoi ty fitoren ndaj tyre. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[72] Vertet, ata qe besuan dhe merguan (per hir te besimit), e me pas luftuan me pasurine dhe jeten e tyre ne rrugen e Allahut dhe ata qe u dhane strehim e i ndihmuan, jane miq e mbrojtes per njeri-tjetrin. Por, ata qe besojne e qe nuk kane merguar, nuk te kerkohet t’i mbrosh, derisa te mergojne. E, nese ju luten qe t’i ndihmoni per ceshtjen e fese, atehere jeni te detyruar t’u dilni ne ndihme, pervecse (kur ju duhet te luftoni) kunder nje populli me te cilin keni marreveshje. Allahu e sheh mire ate qe veproni

[73] Kurse jobesimtaret jane miq e mbrojtes te njeri-tjetrit. Nese nuk veproni ashtu sic jeni urdheruar[119], do te behet ngaterrese dhe shkaterrim i madh ne Toke

[74] Ata qe besojne, mergojne e luftojne per ceshtjen e Allahut dhe ata qe u japin strehim atyre e i ndihmojne, pa dyshim, jane besimtare te vertete; per ta ka falje dhe shperblim bujar

[75] Edhe ata qe u bene besimtare me vone, qe merguan dhe luftuan bashke me ju, jane vellezerit tuaj; ndonese, sipas Librit te Allahut, besimtaret qe kane lidhje farefisnore, jane me te afert per njeri-tjetrin (ne ndarjen e trashegimise). Me te vertete, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

Pendimi (Et-Teube)

Surah 9

[1] Lirim (i deklaruar) nga ana e Allahut dhe te Derguarit te Tij prej cdo detyrimi ndaj idhujtareve me te cilet kishit bere marreveshje

[2] “Udhetoni neper bote ju (idhujtare) edhe kater muaj (te sigurt), por ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Allahut dhe se Allahu do t’i poshteroje mohuesit”

[3] Ja shpallja e Allahut dhe e te Derguarit te Tij drejtuar njerezve ne diten e haxhit te madh: “Allahu dhe i Derguari i Tij shkepusin cdo detyrim ndaj idhujtareve”. Nese ju (idhujtare) pendoheni, eshte me mire per ju; por, nese largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Allahut! Njoftoji mohuesit per denimin e dhembshem (qe i pret)

[4] Perjashtim bejne ata idhujtare, me te cilet keni lidhur marreveshje e qe nuk ju kane shkelur asgje prej saj dhe qe nuk kane ndihmuar askend kunder jush. Respektojeni marreveshjen me ta deri ne fund. Me te vertete, Allahu i do ata qe (i) frikesohen (Atij)

[5] Kur te kalojne muajt e shenjte (ne te cilet ndalohet lufta), atehere i vritni idhujtaret kudo qe t’i ndeshni, i zini rober, i rrethoni dhe u beni pusi kudo! Por, nese pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atehere i lini te qete! Vertet, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[6] Nese ndonje nga idhujtaret kerkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, ne menyre qe te degjoje fjalen e Allahut, e pastaj percille ne vendin e tij te sigurt. Keshtu duhet, sepse ata jane njerez qe nuk dine

[7] Si mund te kene idhujtaret beselidhje me Allahun dhe te Derguarin e Tij, me perjashtim te atyre me te cilet keni lidhur ju marreveshje te Xhamia e Shenjte?! Sa kohe qe ata t’i permbahen marreveshjes - permbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata qe (i) frikesohen (Atij)

[8] Si (mund t’u besoni) kur, nese ju mundin, ata nuk e respektojne as farefisnine, as marreveshjen? Ata ju kenaqin me fjale, ndersa zemrat e tyre ju kundershtojne; shumica e tyre jane te ligj

[9] Ata i shesin fjalet e Allahut per nje vlere te vogel dhe i pengojne njerezit nga Rruga e Tij. Vertet te shemtuara jane veprat e tyre

[10] Ndaj besimtareve, ata nuk respektojne as farefisni, as beselidhje; keta jane tejkaluesit e kufirit (ne te keqija)

[11] Megjithate, nese ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atehere jane vellezerit tuaj ne fe. Keshtu ua shpjegojme shpalljet njerezve qe dine

[12] Por, nese ata e prishin betimin pas lidhjes se marreveshjes dhe sulmojne fene tuaj, atehere luftoni kunder krereve te mosbesimit - sepse ata nuk kane bese - qe te mund te frenohen (nga te keqijat)

[13] Valle, a nuk do te luftoni kunder atyre qe e kane shkelur beselidhjen, jane perpjekur ta debojne te Derguarin dhe kane filluar te paret t’ju sulmojne?! Valle, nga ata keni frike? Allahu e meriton me shume se ata qe t’i frikesoheni, nese jeni besimtare

[14] Luftoni kunder tyre, qe Allahu t’i denoje ata me duart tuaja, t’i poshteroje, t’ju ndihmoje juve kunder tyre, t’i sheroje shpirtrat e besimtareve

[15] dhe ta largoje hidherimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin kujt te doje. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[16] Vertet mendoni se do te liheni te qete para se Allahu t’i kete njohur ata midis jush qe kane luftuar dhe qe nuk kane kerkuar aleate te tjere, pervec Allahut, te Derguarit te Tij dhe besimtareve?! Allahu e di mire se cfare beni

[17] Nuk u takon idhujtareve te perkujdesen per faltoret e Allahut, perderisa edhe ata vete deshmojne se jane jobesimtare. Te kota do te jene vepra e tyre dhe ne zjarrin e Xhehenemit do te qendrojne pergjithmone

[18] Faltoret e Allahut i vizitojne dhe i mirembajne vetem ata qe besojne Allahun dhe Diten e Fundit, qe falin namazin dhe japin zekatin e qe nuk i frikesohen askujt, pervec Allahut. Sigurisht qe keta jane ne rruge te drejte

[19] Vertet mendoni se ai qe u jep uje haxhilereve dhe miremban Xhamine e Shenjte eshte njesoj me ate qe beson ne Allahun dhe Diten e Fundit dhe qe lufton ne rrugen e Allahut?! Keta nuk jane te njejte para Allahut. Ai nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit keqberes

[20] Ata qe besojne, mergojne dhe luftojne ne rrugen e Allahut me pasurine e tyre dhe jeten e tyre, jane ne shkalle me te larte tek Allahu. Pikerisht keta jane te fituarit

[21] Zoti i tyre u jep lajmin e mire per meshiren dhe miratimin e Tij, si dhe per kopshtet ku do te kete kenaqesi te perhershme per ta

[22] dhe ku do te qendrojne pergjithmone. Me te vertete, vetem tek Allahu eshte shperblimi i madh

[23] O besimtare! Mos i pranoni per mbrojtes baballaret dhe vellezerit tuaj, nese ata e duan mosbesimin me shume sesa besimin. Kushdo prej jush qe i merr ata per mbrojtes, eshte keqberes

[24] Thuaj: “Nese eterit tuaj, bijte tuaj, vellezerit tuaj, grate tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj qe e keni fituar, tregtia per te cilen keni frike se nuk do te shkoje mire dhe shtepite ku e ndieni veten rehat, jane me te dashura per ju sesa Allahu, i Derguari i Tij dhe lufta ne rrugen e Tij, atehere pritni derisa Allahu te sjelle vendimin (denimin) e Tij. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin e pabindur.”

[25] Ne te vertete, Allahu ju ka ndihmuar ne shume beteja, si dhe ne diten e (luftes se) Hunejnit, kur ju ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numer nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushte, edhe pse eshte e gjere dhe kthyet shpinen duke ia mbathur

[26] Pastaj, Allahu zbriti qetesine[120] e Tij mbi te Derguarin e Vet dhe mbi besimtaret, si dhe zbriti luftetare (engjej), te cilet ju nuk i pate dot e i denoi jobesimtaret. Keshtu u “shperblyen” mohuesit

[27] Pas kesaj, Allahu e pranon pendimin per ke te doje. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[28] O besimtare! Ne te vertete, idhujtaret jane te papaster (per shkak te besimit te kote), prandaj te mos i afrohen me Xhamise se Shenjte pas ketij viti. Dhe mos kini frike nga varferia, sepse, po deshi, Allahu ju ben te pasur me dhuntite e veta.[121] Vertet, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[29] Luftojini ata qe nuk besojne ne Allahun e as ne Diten e Kiametit, qe nuk e marrin per te ndaluar ate qe e ka ndaluar Allahu dhe i Derguari i Tij, dhe ata, midis atyre qe u eshte dhene Libri, qe nuk e pranojne fene e vertete, derisa te japin xhizjen (taksen)[122] me doren e tyre, duke qene te perulur

[30] Hebrenjte thone: “Uzejri eshte i biri i Allahut”, te krishteret thone: “Mesihu eshte i biri i Allahut”. Keto jane fjalet e tyre, nga goja e tyre, i imitojne fjalet e jobesimtareve te meparshem. I vrafte Allahu! Si po shmangen (nga e verteta)

[31] Ne vend te Allahut, ata kane zgjedhur per zot rabinet dhe murgjit e tyre, si dhe Mesine, te birin e Merjemes, nderkohe qe jane urdheruar te adhurojne vetem nje Zot, pervec te Cilit nuk ka tjeter qe meriton te adhurohet. I lartesuar qofte Ai mbi gjithcka qe ia shoqerojne (ne adhurim)

[32] Ata deshirojne ta fikin driten (fene) e Allahut me gojen e tyre, por Allahu ka vendosur vetem qe ta persose driten e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejne kete gje

[33] (Allahu) Eshte Ai qe e ka derguar te Derguarin e Tij me udherrefimin (Kuranin) dhe fene e se vertetes, per ta lartesuar ate mbi te gjitha fete[123], edhe sikur idhujtaret ta urrejne kete gje

[34] O besimtare! Ne te vertete, shume prifterinj dhe murgj perlajne pasurine e njerezve pa te drejte dhe i largojne ata nga rruga e Allahut. Ata qe grumbullojne ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojne per hir te Allahut, paralajmeroji me denim te dhembshem

[35] Do te vije dita, kur (thesaret e mbledhura) do te digjen ne zjarrin e Xhehenemit dhe me to do te damkoset balli, anet dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo eshte ajo qe keni grumbulluar per veten; pra, shijoni ate qe grumbulluat!”

[36] Vertet, numri i muajve tek Allahu eshte dymbedhjete, sipas Librit te Allahut, qe prej dites kur krijoi qiejt dhe Token. Kater prej tyre jane te shenjte, sipas besimit te drejte. Prandaj, mos i beni vetes dem, duke i shkelur keta muaj! Megjithate, luftoni te gjithe kunder idhujtareve, ashtu si luftojne ata te gjithe kunder jush. Ta dini se Allahu eshte me ata qe ruhen nga gjynahet

[37] Vertet, muaji shtese eshte vetem shtese ne mosbesim. Per shkak te tij jobesimtaret shkojne ne humbje: nje vit e quajne te lejueshem e vitin tjeter, te ndaluar, per te plotesuar numrin e muajve qe i ka ndaluar Allahu.[124] Keshtu, ata lejojne ate qe ka ndaluar Allahu. Atyre u duken te bukura veprat e tyre te shemtuara. Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit jobesimtare

[38] O besimtare! Cfare keni qe ngurroni e mbertheheni fort per toke kur ju thuhet: “Dilni ne lufte, ne rrugen e Allahut?! A jeni te kenaqur me jeten e kesaj bote, ne vend te se amshueshmes?! Kenaqesia e kesaj bote, ne krahasim me ate te botes tjeter, eshte shume e vogel

[39] Nese nuk shkoni ne lufte, Ai do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem dhe do t’ju zevendesoje me nje popull tjeter; Atij ju nuk do te mund t’i beni dem aspak, se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[40] Nese ju nuk e ndihmoni ate (Muhamedin a.s.), Allahu tashme e ka ndihmuar diten kur ate e debuan mohuesit vete te dytin, kur ishin ne shpelle e ai i thoshte shokut te vet (Ebu Bekrit): “Mos u merzit, se Allahu eshte vertet me ne!” Atehere, Allahu zbriti qetesine e Vet mbi te, e ndihmoi me nje ushtri te padukshme (engjejsh) dhe beri qe fjala e mosbesimtareve te jete me e poshteruara, kurse Fjala e Allahut te jete me e lartesuara. Vertet, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[41] Dilni ne lufte, qofshi te shendoshe ose te semure dhe luftoni me pasurine e jeten tuaj ne rrugen e Allahut! Kjo eshte me mire per ju, vec sikur ta dinit

[42] Po te ishte perfitimi afer dhe rruga jo aq e gjate, ata do te vinin pas teje. Por iu duk rruge e larget. Dhe ata do te betohen ne Allahun: “Sikur te kishim mundur, me siguri do te dilnim bashke me ju;” dhe keshtu ata e shkaterrojne vetveten; Allahu e di se ata jane genjeshtare

[43] Allahu te fal ty qe u lejove atyre te mungojne, para se ta kuptoje se kush te flet te verteten dhe derisa t’i njihje genjeshtaret

[44] Nuk do te te kerkojne leje per te mos luftuar me pasurine dhe jeten e tyre, ata qe besojne ne Allahun dhe Diten e Kiametit. E Allahu i di mire ata qe ruhen nga gjynahet

[45] Ty do te kerkojne leje vetem ata qe nuk besojne ne Allahun dhe Diten e Kiametit dhe qe zemrat e tyre dyshojne. Ata luhaten ne dyshimin e vet

[46] Sikur ata te kishin dashur te dilnin me ty, do te ishin pergatitur; por Allahu nuk e pelqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (te paafte per lufte) qe do te ulen (ne shtepi)!”

[47] Sikur te kishin dale me ju, ata do t’ju shtonin juve vetem te keqe, do te shtinin ngaterresa midis jush dhe do te ngjallnin percarje, sepse edhe nder ju ka nga ata qe ua vene veshin. Por Allahu i njeh mire keqberesit

[48] Ata edhe me pare perpiqeshin te te nxirrnin ngaterresa dhe t’i peshtjellonin punet e tua, deri sa erdhi e Verteta (fitorja) dhe u tregua e qarte feja e Allahut, gje qe ata e urrenin

[49] Disa prej atyre (hipokriteve) thone: “Me lejo (te mungoj ne lufte) dhe mos me ver ne sprove!” Ja, ata rane pikerisht ne sprove. Me te vertete, Xhehenemi i perfshin mohuesit

[50] Nese ty te vjen ndonje e mire, ata hidherohen; nese te godet ndonje e keqe, ata thone: “Sa mire qe i morem masat qe me pare” dhe largohen te gezuar

[51] Thuaj: “Do te na godase vetem ajo qe na ka caktuar Allahu; Ai eshte Mbrojtesi yne dhe vetem tek Allahu le te mbeshteten besimtaret!”

[52] Thuaj: “Cfare prisni per ne, pervecse njeres prej dy te mirave (fitores ose martirizimit)? Ndersa ne po presim qe Allahu t’ju godase me denim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni se edhe ne me ju do te presim”

[53] Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do te pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vertet nje popull i mbrapshte.”

[54] Ndihmesat e tyre nuk do te pranohen, ngase ata jane njerez qe nuk besojne ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, namazit i afrohen vetem ne menyre te ngathet dhe nuk shpenzojne (nga pasuria), vecse ne menyre perbuzese

[55] Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe femijet e tyre, sepse nepermjet tyre Allahu kerkon t’i ndeshkoje ata ne kete jete, keshtu qe t’u dale shpirti duke qene jobesimtare

[56] Ata betohen per Allahun se jane ne fene tuaj, nderkohe qe nuk jane prej jush, por jane njerez frikacake (per te treguar si jane ne te vertete)

[57] Sikur ata te gjenin ndonje strehim, shpelle apo vend mbrojtjeje, do te niseshin atje me nxitim

[58] Ka edhe te tille qe te qortojne per shkak te ndarjes se lemoshes. Nese atyre u jepet ndonje pjese, ata kenaqen, por, nese nuk u jepet, pernjehere zemerohen

[59] Sikur ata te kenaqeshin me ate qe u ka dhene Allahu dhe i Derguari i Tij, do te thoshin: “Na mjafton Allahu! Allahu do te na jape nga miresite e Veta; edhe i Derguari i Tij. Ne vetem tek Allahu i varim shpresat”

[60] Lemosha e zekatit eshte vetem per te varfrit, per nevojtaret, per ata qe jane ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, per ata te cileve u duhet fituar zemra (ne Islam), per lirimin e sklleverve, per te renduarit nga borxhet, per (luftetaret ne) rrugen e Allahut dhe per udhetaret e mbetur rrugeve. Keto jane detyrat e vena prej Allahut. Vertet, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[61] Ka te atille qe e shqetesojne te Derguarin dhe thone: “Ai degjon cdo gje qe i thuhet”. Thuaj (o Muhamed): “Ai degjon ate qe eshte e mire per ju, beson ne Allahun dhe u beson besimtareve. Ai eshte meshire per ata midis jush qe besojne. Kurse ata qe e lendojne te Derguarin e Allahut, i pret nje ndeshkim i dhembshem.”

[62] Ata ju betohen per Allahun per t’ju kenaqur, por eshte me e drejte te kenaqin Allahun dhe te Derguarin e Tij, nese jane besimtare

[63] Valle, a nuk e dine ata, se per ate qe e kundershton Allahun dhe te Derguarit e Tij, eshte pergatitur zjarri i Xhehenemit, ne te cilin do te qendroje perhere? Ky eshte poshterimi me i madh

[64] Hipokritet druajne se do te shpallet ndonje sure e cila do t’i lajmeroje se c’ka ne zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshet! Allahu sigurisht qe do ta nxjerre ne pah ate se ciles ju i druheni”

[65] Nese i pyet, ata do te te pergjigjen: “Ne vetem po benim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos valle me Allahun, shpalljet dhe te Derguarin e Tij po talleni?”

[66] Mos u shfajesoni! Ju e mohuat fene, pasi patet besuar. Nese Ne i falim disa prej jush (per shkak se u penduan), do t’i ndeshkojme te tjeret, ngase jane fajtore (nuk u penduan per talljen qe bene)

[67] Hipokritet dhe hipokritet jane te ngjashem me njeri - tjetrin: kerkojne qe te behen vepra te keqija e pengojne te mirat dhe jane doreshtrenguar. Ata e kane harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me te vertete, hipokritet jane keqberes

[68] Allahu u ka premtuar hipokriteve, hipokriteve dhe jobesimtareve zjarrin e Xhehenemit, ku do te qendrojne pergjithmone; ai do t’iu mjaftoje atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do te kene denim te vazhdueshem

[69] (Ju hipokrite jeni) si ata qe kane qene para jush! Ata kane qene me te forte se ju, kane pasur me shume pasuri dhe femije. Ata jane kenaqur me pjesen e vet te kesaj bote, por edhe ju po kenaqeni me pjesen tuaj sic jane kenaqur edhe ata; edhe ju jeni dhene pas te keqijave, ashtu sic ishin dhene ata. Veprat e tyre do te zhduken ne kete bote dhe ne tjetren; ata jane te shkaterruar

[70] A nuk kane degjuar ata per popujt qe kane qene me perpara: per popullin e Nuhut, per fiset Ad dhe Themud, per popullin e Ibrahimit, per banoret e Medjenit dhe per qytetet e permbysura (te popullit te Lutit)? Te derguarit e tyre u sollen shenja te qarta. Allahu nuk u beri padrejtesi, por ata i bene padrejtesi vetvetes

[71] Besimtaret dhe besimtaret jane miq per njeri-tjetrin. Ata urdherojne qe te behen vepra te mira dhe i ndalojne te keqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe te Derguarit te Tij. Keta jane ata qe do t’i meshiroje Allahu. Se, Allahu me te vertete, eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[72] Allahu u ka premtuar besimtareve dhe besimtareve kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone, si dhe pallate te mrekullueshme ne Xhenetin e Adnit. Por kenaqesia prej Allahut eshte shperblimi me i madh.[125] Kjo eshte fitorja madheshtore

[73] O i Derguar! Lufto kunder mohuesve dhe hipokriteve dhe behu i ashper ndaj tyre! Strehimi i tyre eshte Xhehenemi; sa vendbanim i shemtuar

[74] Hipokritet betohen per Allahun se nuk thane asgje (te keqe). Por, ne te vertete, ata thane fjalen e mosbesimit, mohuan pas (pranimit te) Islamit dhe synuan te benin gjera te paarritshme. Ata u bene keqdashes, vetem sepse Allahu dhe i Derguari i Tij u kishin dhene (besimtareve) nga te mirat e Tij. Nese pendohen, do te jete me mire per ta; por, nese kthejne shpinen, Allahu do t’i ndeshkoje me denim te rende ne kete jete dhe ne tjetren dhe ata nuk do te kene kurrfare mbrojtesi apo ndihmesi ne Toke

[75] Ka nga ata (hipokrite) qe kane bere beselidhjen me Allahun, duke thene: “Nese Ai na jep nga dhuntite e Tij, sigurisht qe do te japim lemoshe dhe sigurisht qe do te behemi njerez te mire”

[76] Por kur Ai u dha atyre nga dhuntite e Veta, ata u bene koprrace dhe kthyen shpinen, duke u larguar

[77] Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizine ne zemrat e tyre, deri ne diten kur do te dalin para Tij, sepse e shkelen premtimin dhene Allahut. Ata e kishin zakon genjeshtren

[78] Valle, a nuk e dine ata se Allahu i di te fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Ne te vertete, Allahu eshte Ai qe i di te gjitha fshehtesite

[79] Sa per ata (hipokrite) qe perqeshin besimtaret qe japin lemoshe me vullnet dhe tallen me ata qe nuk jane ne gjendje te japin gje pervec (fryteve te) punes se tyre, Allahu do te tallet me ta. Ata do te kene denim te dhembshem

[80] U lute per ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i fale, edhe sikur ti te kerkosh falje per ta shtatedhjete here! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe te Derguarin e Tij. Allahu nuk i udhezon ne rruge te mbare njerezit e pabindur

[81] Ata qe mbeten ne shtepite e tyre, pas (daljes per lufte te) te Derguarit te Allahut, u gezuan; nuk u pelqente te luftonin ne rrugen e Allahut me pasurine dhe jeten e tyre dhe thane: “Mos shkoni ne lufte, neper vape!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit eshte edhe me i nxehte!” Vec sikur te kuptonin

[82] Le te qeshin pak (ne kete bote) e te qajne shume (ne boten tjeter) si denim per ate qe kane bere

[83] Dhe, nese te kthen Allahu (pas betejes) te nje grup i hipokriteve e ata kerkojne leje nga ti qe te shkojne me ty ne lufte, thuaju (o Muhamed): “Kurre nuk do te vini me mua ne lufte dhe kurre nuk do te luftoni me mua kunder armikut! Ju ishit te kenaqur kur nuk erdhet heren e pare, prandaj rrini me ata qe ngelin pas”

[84] Askujt prej hipokriteve, kur te vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afer varrit te hipokritit, sepse ata e kane mohuar Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe qendruan te pabindur deri ne vdekje

[85] Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe femijet e tyre, sepse nepermjet tyre Allahu kerkon t’i ndeshkoje ata ne kete jete, ne menyre qe t’u dale shpirti duke qene jobesimtare

[86] Dhe kur shpallet nje sure qe thote: “Besoni Allahun dhe luftoni se bashku me te Derguarin e Tij!” pasaniket e tyre (hipokriteve) kerkojne leje, duke thene: “Na lini te rrime me ata qe nuk shkojne ne lufte!”

[87] Kenaqen te jene me ata qe nuk shkojne ne lufte, zemrat e tyre jane te vulosura e ata nuk kuptojne

[88] Por, i Derguari dhe ata qe besojne ne te, luftojne me pasurine e tyre dhe jeten e tyre. Per ata do te kete cdo te mire dhe pikerisht ata do te jene te shpetuarit

[89] Allahu u ka pergatitur atyre kopshtet e Xhenetit, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone. Kjo eshte fitorja madheshtore

[90] Disa beduine erdhen me shfajesime, duke te te kerkuar leje, qe te mos shkonin ne lufte. Dhe munguan ata qe e genjyen Allahun dhe te Derguarin e Tij. Ata prej atyre qe mohuan, me te vertete, do t’i godase nje denim i dhembshem

[91] Nuk eshte gjynah te mos shkojne ne lufte te dobetit, as te semuret, as ata qe nuk mund te sigurojne shpenzimet, nese jane te sinqerte me Allahun dhe te Derguarin e Tij. Nuk ka vend per verejtje ndaj punemireve. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[92] (Nuk ka gjynah) as per ata te cilet, kur vijne te ti per te kerkuar kafshe shalimi e ti u thua: “Une nuk mund t’ju siguroj kafshe shalimi”, kthehen me syte e tyre qe u rrjedhin lot, ngaqe nuk munden te gjenin gje per te dhene (ne rruge te Allahut)

[93] Por ka vend per t’u qortuar ata, qe kerkojne leje nga ti, duke qene te pasur. Ata kenaqen te rrine me ata qe nuk shkojne ne lufte. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dine

[94] Kur te ktheheni tek ata, do t’ju vijne duke u shfajesuar. Thuaju: “Mos kerkoni falje! Sido qe te jete, ne nuk ju besojme, sepse Allahu na ka lajmeruar per qellimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Derguari i Tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do te ktheheni tek Ai, qe i di gjerat e padukshme dhe te dukshme e do t’ju lajmeroje per ate qe keni bere

[95] Kur te ktheheni tek ata, do t’ju betohen per Allahun qe t’i lini. Largohuni prej tyre! Ata jane te ndyre dhe strehimi i tyre eshte Xhehenemi. Ky eshte denimi per veprat e tyre

[96] Ata do t’ju betohen qe te jeni te kenaqur me ata. Nese ju do te jeni te kenaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht qe nuk eshte i kenaqur me popullin e pabindur

[97] Beduinet jane mohuesit dhe hipokritet me te medhenj dhe me te priret per te mos njohur kufijte qe Allahu ia ka shpallur te Derguarit te Tij. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[98] Nder beduinet, ka te atille, qe shpenzimin ne rruge te Allahut, e quajne si gjobe dhe presin qe ju t’ju godase ndonje fatkeqesi. Le t’i godase ata radha e fatkeqesise! Allahu degjon dhe di gjithcka

[99] Po ka nga beduinet te atille qe besojne Allahun dhe Diten e Kiametit dhe shpenzimin (ne rruge te Allahut) e quajne si mjet per t’iu afruar Allahut dhe per te merituar bekimin e te Derguarit. Dhe vertet qe kjo do t’u sjelle afrimin: Allahu do t’i pranoje ata ne meshiren e Vet. Njemend, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[100] Sa u perket besimtareve te pare, prej muhaxhireve[126] dhe ensareve[127], Allahu eshte i kenaqur me ata dhe me te gjithe te tjeret qe i pasuan me vendosmeri e perkushtim ne besim; edhe ata jane te kenaqur me Ate. Allahu ka pergatitur per ata kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te jetojne pergjithmone. Kjo eshte fitorja madheshtore

[101] Ka beduine ne mjedisin tuaj, qe jane hipokrite, por ka edhe nder banoret e Medines te atille qe jane kembengules ne hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dime. Ne do t’i denojme dy here[128] e pastaj, do te kthehen ne denimin e madh (ne Xhehenem)

[102] Nderkaq, disa te tjere i pranojne gjynahet e veta, se i kane perzier veprat e mira me te keqijat. Ka gjase qe Allahu t’ua pranoje pendimin. Vertet, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[103] Merr nga pasuria e tyre lemoshe me te cilen t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisesh veprat e mira! Lutu per ta, sepse lutja jote eshte vertet qetesim per ata. Allahu degjon dhe di gjithcka

[104] A nuk e dine ata se Allahu eshte Ai qe pranon pendimin dhe bamiresine nga roberit e Vet dhe se Ai eshte Pranuesi i pendimeve dhe Meshireploti

[105] Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Derguari i Tij dhe besimtaret do te shohin punen tuaj. Se shpejti do te ktheheni tek Ai qe di te dukshmen dhe te padukshmen e Ai do t’ju njoftoje per ate qe keni bere.”

[106] Ka edhe te tjere qe jane lene ne pritje te vendimit te Allahut, a do t’i denoje apo do t’ua pranoje pendimin. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[107] (Hipokrite) jane edhe ata qe ndertuan nje xhami per t’u shkaktuar dem (besimtareve), per ta forcuar mohimin dhe per te krijuar percarje ne mesin e besimtareve, duke iu sherbyer ajo si pusi atyre qe qysh me pare luftonin kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij. Dhe, vertet ata betohen: “Ne kishim per qellim qe te benim vetem nje veper te mire”! Por Allahu deshmon se ne te vertete ata jane genjeshtare

[108] Ti ne ate xhami kurre mos fal namaz. Ndersa xhamia e themeluar ne perkushtim (ndaj Allahut) qe ne diten e pare, pa dyshim qe eshte me e denje per te falur namaz ne te. Aty ka njerez qe duan te pastrohen. Allahu i do ata qe pastrohen shpesh

[109] Cili eshte me i mire, ai qe themelet e godines se vet i ve ne perkushtimin ndaj Allahut dhe ne kenaqesine e Tij apo ai qe themelet e godines se tij i ve ne bregun e gerryer dhe qe rrokulliset me te ne zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhezon ne rruge te drejte popullin keqberes

[110] Godina qe ata ndertuan, mbjell gjithnje dyshim ne zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t’u copetohen. Allahu eshte i Gjithedijshem, i Urte

[111] Ne te vertete, Allahu ka blere nga besimtaret jeten dhe pasurine e tyre, ne kembim te Xhenetit. Ata luftojne ne rrugen e Allahut, vrasin dhe vriten. (Ky eshte) premtimi i Tij i vertete ne Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i permbahet beselidhjes me fort se Allahu? Andaj, gezojuni kesaj shitjeje! Kjo eshte fitorja madheshtore

[112] (Keta jane) ata qe pendohen, e adhurojne Allahun, e falenderojne Ate, agjerojne, perkulen (ne namaz), bien ne sexhde (gjate namazit), urdherojne vepra te mira, pengojne te keqijat dhe u permbahen kufijve te caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mire besimtareve

[113] Nuk i takon te Derguarit dhe besimtareve qe te kerkojne falje per idhujtaret, qofshin keta edhe te afermit e tyre, pasi u eshte bere e qarte se ata jane banore te Xhehenemit

[114] Ndersa lutja e Ibrahimit per faljen e babait te tij, ka qene vetem per shkak te nje premtimi, qe i kishte bere. Por, kur iu be e qarte se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithate, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i bute

[115] Allahu kurre nuk e con ne humbje nje popull qe me pare e ka udhezuar ne rruge te drejte, pa ia bere te njohur se prej cfare duhet te ruhet. Me te vertete, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

[116] Njemend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokes; Ai e jep jeten dhe vdekjen. Pervec Allahut, ju nuk keni tjeter mbrojtes apo perkrahes

[117] Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e te Derguarit, te muhaxhireve dhe te ensareve, te cilet shkuan pas atij ne castin e veshtire, pasi zemrat e disave prej tyre per nje fije qene afer shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre[129]. Vertet, Ai eshte i Bute dhe i Meshirshem me ta

[118] Ai ua pranoi pendimin edhe atyre te treve[130], qe mbeten prapa atehere, kur toka, sado e gjere, iu duk e ngushte dhe iu shtrenguan shpirtrat, aq sa u binden se nuk ka strehim tjeter pervec Allahut e pastaj Allahu u dha meshire qe te pendohen. Me te vertete, Allahu pranon pendimin dhe eshte Meshireplote

[119] O besimtare! Frikesojuni Allahut dhe behuni me ata qe jane te sinqerte (ne fjale dhe ne vepra)

[120] Banoreve te Medines dhe beduineve qe jane rreth saj, nuk u lejohet te mos ndjekin te Derguarin e Allahut, as te kursejne jeten e tyre para jetes se tij. Kjo eshte keshtu, sepse ata qe jane ne rrugen e Allahut, sa here qe t’i godase etja, lodhja e uria dhe sa here qe te shkelin ne ndonje vend ku do t’i zemerojne mohuesit apo t’i gjeje gje nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si veper e mire. Me te vertete, Allahu nuk do t’ua humbe shperblimin punemireve

[121] (Gjithashtu) sa here qe ata te shpenzojne dicka te vogel a te madhe apo te kapercejne cfaredo lugine (ne rruge te Allahut), kjo do t’u shenohet, ne menyre qe Allahu t’i shperbleje sipas veprave me te mira qe kane bere

[122] Nuk eshte mire qe besimtaret te shkojne ne lufte te gjithe njeheresh, por prej cdo bashkesie, nje grup te mbetet mbrapa, qe te thellohet ne mesimin e fese dhe keshtu te keshilloje popullin e vet, mbasi te kthehet nga lufta, qe t’i frikesohet Allahut

[123] O besimtare! Luftoni kunder mohuesve qe gjenden afer jush dhe le ta ndiejne ata ashpersine tuaj. Dhe, ta dini se Allahu eshte me ata qe ruhen nga gjynahet

[124] Kur shpallet ndonje sure, disa prej atyre (qe kane dyshim dhe hipokrizi) thone: “Kujt prej jush do t’ia shtoje besimin kjo sure?” Per sa u perket besimtareve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gezohen

[125] E sa u perket atyre qe kane semundje ne zemrat e veta, ajo ua shton edhe me dyshimin qe kane dhe ata vdesin si mohues

[126] Valle, a nuk e shohin ata se cdo vit vihen ne prove nje ose dy here e prapeseprape as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen

[127] Kur shpallet ndonje sure (qe u terheq verejtje), ata shikojne njeri-tjetrin (duke thene): “A po ju sheh ndokush?”[131], pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata jane njerez qe nuk kuptojne

[128] Tashme ju ka ardhur nje i Derguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rende per gjynahet qe beni ju, jua deshiron te miren me gjithe zemer qe ju te shkoni rruges se drejte dhe eshte i bute e i meshirshem me besimtaret

[129] Nese ata largohen (nga e verteta), thuaj: “Me mjafton Allahu, s’ka zot tjeter pervec Tij. Une mbeshtetem tek Ai qe eshte Zot i Fronit te Madh

Junusi (Junus)

Surah 10

[1] Elif Lam Ra. Keto jane vargjet e Librit plot urtesi

[2] Valle, pse cuditen njerezit qe Ne i shpallem njerit prej tyre (duke i thene): “Paralajmeroji njerezit dhe jepu lajmin e mire atyre qe besojne se, me te vertete, per ata ka shperblim te mrekullueshem te Zoti i tyre!” Mohuesit thane: “Ky eshte njemend magjistar i madh!”

[3] Vertet qe Zoti juaj eshte Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Token per gjashte dite, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar cdo gje. S’ka ndermjetes tek Ai, pervecse me lejen e Tij. Ky eshte Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Ate! Valle, a nuk po mendoni

[4] Tek Ai do te ktheheni te gjithe. Premtimi i Allahut eshte i vertete. Ai e ze fill krijimin e pastaj e perserit ate, qe t’i shperbleje me te drejte ata qe besojne dhe bejne vepra te mira. Sa i perket atyre qe nuk besojne, ata do te kene pije nga uji i vluar dhe denim te madh, per shkak se kane mohuar

[5] Ai e ka bere Diellin burim drite, kurse Henen e ka bere te shkelqeje, duke i caktuar asaj fazat, qe ju te dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohes. Allahu i krijoi keto vetem me te verteten. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerezve qe kuptojne

[6] Vertet, ne nderrimin e nates me diten dhe ne ate qe ka krijuar Allahu ne qiej dhe ne Toke, ka shenja per njerezit qe i frikesohen Allahut

[7] Sigurisht, ata qe nuk shpresojne se do te takohen me Ne, qe jane te kenaqur me jeten e kesaj bote, duke gjetur prehjen ne te dhe qe jane te pavemendshem ndaj shenjave Tona

[8] do te kene si vendstrehim zjarrin, per ate qe kane bere

[9] Vertet, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Zoti i tyre do t’i udhezoje ne rruge te drejte, per shkak te besimit te tyre. Prane tyre do te rrjedhin lumenj ne kopshtet e kenaqesise

[10] dhe lutja e tyre aty do te jete “Qofsh i lavderuar, o Zot!”. Pershendetja e tyre do te jete “Selam” dhe lutja e tyre e fundit “Falenderuar qofte Allahu, Zoti i boteve”

[11] Sikur Allahu, t’ua shpejtonte te keqen njerezve, ashtu sic e deshirojne shpejt te miren, me te vertete qe ata do te zhdukeshin. Megjithate, ata qe nuk shpresojne takimin Tone, Ne i leme te bredhin te verber ne humbjen e tyre

[12] E, kur njeriun e gjen e keqja, atehere Na lutet shtrire ose ulur, ose ne kembe. E, sapo Ne ia largojme te keqen, vazhdon rrugen, thuajse nuk Na eshte lutur per fatkeqesine qe e ka goditur. Keshtu, plengprishesve (qe shkelin kufijte e Allahut) iu zbukurohet ajo qe punojne

[13] Ne i kemi zhdukur shume brezni para jush, sepse benin te keqija. Te derguarit e tyre u sollen prova te qarta, por ata nuk i besuan. Keshtu, Ne i denojme njerezit e keqij

[14] Pastaj ju beme ju pas tyre zevendes ne Toke, per te pare se si do te veproni

[15] E, kur u lexohen shpalljet Tona te qarta, atehere ata qe nuk shpresojne se do te dalin para Nesh, thone: “Na sill ndonje Kuran tjeter ose nderroje ate!” Thuaj (o Muhamed): “Eshte e pamundur ta nderroj une ate nga ana ime. Une shkoj vetem pas asaj qe me eshte shpallur. Une druaj, nese e kundershtoj Zotin tim, denimin e Dites se Madhe.”

[16] Thuaj: “Sikur te kishte dashur Allahu, une nuk do t’jua kisha lexuar dhe as qe do te bente Ai qe ta mesoni ju ate. Une kam jetuar nje kohe (te gjate) ne mesin tuaj para profetesise, a nuk po mendoni?”

[17] Kush eshte keqberes me i madh se ai qe trillon genjeshtra per Allahun ose qe i pergenjeshtron shpalljet e Tij?! Me te vertete, gjynahqaret nuk kane shpetim

[18] Ata adhurojne ne vend te Allahut ate qe as nuk u ben dem, as nuk u sjell dobi dhe thone: “Keta jane ndermjetesit tane te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut per dicka qe Ai nuk e di ne qiej dhe ne Toke?!” Qofte i lavderuar Ai dhe i lartesuar mbi gjithcka qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[19] Te gjithe njerezit kane qene te nje feje te vetme,[132] pastaj u percane. Sikur te mos ishte thene me pare fjala nga Zoti yt, atehere do te gjykohej midis tyre, per ate qe nuk u pajtuan

[20] Dhe ata thone: “Sikur t’i ishte zbritur atij ndonje mrekulli prej Zotit te tij?” Thuaj: “Me te vertete, te padukshmet i di vetem Allahu. E, pritni ju, se edhe une po pres me ju (gjykimin e Allahut)”

[21] Kur Ne, pas te keqes qe i godet, u japim njerezve te shijojne meshiren, ata perseri bejne kurthe kunder shpalljeve Tona! Thuaj: “Allahu eshte me i shpejte ne denimin e ngaterresave”. Me te vertete, te derguarit Tane (engjejt) shenojne intrigat tuaja

[22] Ai ua mundeson (njerezve) udhetimin neper toke dhe det. E, kur gjenden ne anije qe lundron me ta me eren e pershtatshme e ata i gezohen kesaj, arrin nje stuhi dhe i sulmojne valet nga te gjitha anet e mendojne se do t’i vene poshte, (atehere) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nese na shpeton nga kjo, me te vertete, do te jemi mirenjohes”

[23] E kur Allahu i shpeton ata, ata pernjehere pa kurrfare te drejte bejne turbullira ne Toke. O njerez! Vertet, padrejtesia qe beni per t’u kenaqur ne jeten e kesaj bote, vetem ju demton. Pastaj ju do te ktheheni te Ne dhe Ne do t’ju njoftojme per ate qe keni punuar

[24] Me te vertete, jeta e kesaj bote i shembellen shiut qe Ne e leshojme nga qielli e me te perzihet toka dhe ben bime, me te cilat ushqehen njerezit dhe kafshet. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banoret e saj mendojne se jane zoterues te saj (per ta vjele a korrur), iu vjen urdhri yne, naten ose diten dhe Ne e bejme ate si te ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulezuar te djeshmen. Keshtu, Ne ua shpjegojme shpalljet Tona njerezve qe mendojne

[25] Allahu i therret njerezit per ne Shtepine e shpetimit (Xhenet) dhe udhezon ke te doje ne rrugen e drejte

[26] Ata qe bejne vepra te mira, do te kene shperblim te mire, madje edhe me teper! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbuloje as erresira, as poshterimi. Ata do te jene banore te Xhenetit, ne te cilin do te banojne perhere

[27] Kurse ata qe bejne vepra te keqija, do te kene denim gjegjes per ate te keqe. Ata do t’i mbuloje poshterimi, pa pasur askend qe t’i mbroje nga denimi i Allahut, me fytyrat e tyre si te ishin te mbuluara me copa te erreta nate. Keta do te jene banoret e zjarrit dhe aty do te qendrojne pergjithmone

[28] Diten, kur do t’i tubojme te gjithe, do t’u themi idhujtareve: “Rrini ne vendet tuaja ju dhe idhujt tuaj!” Pastaj do t’i ndajme ata dhe idhujt e tyre do te thone: “Ju nuk na keni adhuruar ne

[29] Mjafton qe Allahu te jete deshmitar midis nesh dhe jush. Ne, ne te vertete, kemi qene te pavetedijshem per adhurimin tuaj.”

[30] Atehere, cdo shpirt do te marre vesh ate qe ka punuar me pare. Te gjithe do te kthehen tek Allahu, Zoti i tyre i vertete, ndersa ajo cfare ata kishin trilluar, do t’i braktise

[31] Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundeson te degjuarit dhe te paret? Kush mund te nxjerre te gjallen nga e vdekura dhe te vdekuren nga e gjalla? Kush i drejton gjerat?” Ata do te thone “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atehere, perse nuk e keni frike Ate?”

[32] Ky eshte Allahu, Zoti juaj i vertete. E cfare ka pas se vertetes, pervec humbjes? Atehere, perse largoheni

[33] Keshtu permbushet fjala e Zotit tend ndaj atyre qe bejne crregullime; se, me te vertete, ata nuk besojne

[34] Thuaj: “A ka nder idhujt tuaj ndonje qe mund te filloje krijimin e pastaj ta perserise?” Thuaj: “Allahu e fillon krijimin dhe pastaj e perserit ate! Prandaj, si largoheni (nga e verteta drejt se kotes)

[35] Thuaj: “A ka nder idhujt tuaj ndonje qe mund te udhezoje ne rruge te drejte?” Thuaj: “Vetem Allahu udhezon ne rruge te drejte! E pra, pas cilit ia vlen te shkosh, pas atij qe udhezon ne rruge te drejte apo pas atij i cili as vete nuk eshte ne rruge te drejte, vec nese e shpie dikush? Cfare keni? Si po gjykoni keshtu?!”

[36] Shumica e tyre veprojne vetem sipas hamendjes. Ne te vertete, hamendja nuk e zevendeson aspak te verteten. Allahu, pa dyshim, e di mire ate qe punojne ata

[37] Ky Kuran nuk eshte i tille qe te mund te behej prej dikujt tjeter vec Allahut. Perkundrazi, ai eshte vertetues i shpalljeve te meparshme dhe shpjegues i Ligjit (per njerezit) dhe, pa dyshim, eshte zbritur nga Zoti i boteve

[38] Nese ata thone: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar ate (Kuranin)”, thuaju: “Atehere, sillni nje sure te ngjashme me te dhe thirrni (ne ndihme) ke te mundeni, pervec Allahut, nese thoni te verteten.”

[39] Por ata e mohojne ate qe nuk e njohin plotesisht,[134] nderkohe qe nuk u ka ardhur ende permbushja e (premtimeve te) tij. Keshtu kane mohuar edhe popujt qe ishin para tyre; prandaj shiko si kane perfunduar keqberesit

[40] Disa prej tyre besojne ne ate (Kuran) e disa nuk besojne. Zoti yt i njeh me se miri ngaterrestaret

[41] Nese ata te quajne genjeshtar, thuaju: “Une kam (shperblim per) punen time, kurse ju keni (shperblim per) punen tuaj. Ju s’jeni pergjegjes per ate qe bej une dhe as une s’jam pergjegjes per ate qe beni ju.”

[42] Ka prej atyre qe te degjojne. Por, a mund te besh ti qe te degjojne te shurdherit, te cilet s’kane as mend

[43] Ka prej atyre qe te shikojne. Por, a mund te besh ti qe te ecin ne rruge te drejte te verberit, te cilet nuk shohin

[44] Ne te vertete, Allahu nuk u ben njerezve asnje te keqe, por njerezit i bejne keq vetvetes

[45] Diten kur do t’i tuboje, atyre do t’u duket sikur nuk kane ndenjur ne toke, vecse nje cast te shkurter dite, aq sa per te njohur njeri - tjetrin. Vertet, jane te humbur ata qe nuk e besojne takimin me Allahun e nuk jane ne rruge te drejte

[46] Edhe ne qofte se Ne te tregojme ty dicka nga ai (denim) qe u kemi premtuar atyre, edhe ne qofte se ta marrim shpirtin (para se t’i denojme), serish ata te Ne do te kthehen dhe Allahu eshte deshmitar per cfare bejne ata

[47] Cdo popull ka pasur te derguar. Dhe, kur atyre t’u vije i derguari (Diten e Gjykimit), do te gjykohet midis tyre me te drejte dhe nuk do t’u behet asnje padrejtesi

[48] Ata (jobesimtaret) thone: “Kur do te plotesohet ky premtim, nese thoni te verteten?”

[49] Thuaj: “Une nuk kam fuqi t’i bej vetes as dem, as dobi, pervec asaj qe deshiron Allahu. Cdo popull ka afatin e vet. Prandaj, kur t’u vije ai, ata nuk mund ta shtyjne per asnje cast e as ta shpejtojne”

[50] Thuaj: “Si mendoni ju, nese ju vjen denimi i Tij naten apo diten, cfare pjese te tij do te pershpejtojne keqberesit?”

[51] A mos valle, vetem atehere kur te ndodhe do ta besoni? Po me pare, perse kerkonit ardhjen e shpejte te tij

[52] E pastaj, do t’u thuhet keqberesve: “Shijoni denimin e perhershem! Nuk denoheni ndryshe, pervecse sipas veprave qe keni punuar”

[53] Ata kerkojne shpjegim prej teje: “A eshte e vertete ajo?”[135] Thuaj: “Po, per Zotin tim, pa dyshim qe eshte e vertete e ju nuk do te mund ta pengoni ate”

[54] Sikur cdo njeri qe ka bere padrejtesi, te kishte tere pasurine e botes, do ta jepte ate (Diten e Gjykimit) si demshperblim (per te shpetuar). Ata do te fshehin pendimin kur te perballen me denimin e do te gjykohen me te drejte dhe nuk do t’u behet padrejtesi

[55] Vertet qe Allahut i perket cdo gje qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Premtimi i Allahut eshte i vertete, por shumica e njerezve nuk e dine

[56] Ai jep jeten dhe vdekjen dhe tek Ai do te ktheheni

[57] O njerez, ju ka ardhur keshille (Kurani) nga Zoti juaj, sherim per zemrat tuaja, udhezim dhe meshire per besimtaret

[58] Thuaj: “Me dhuntine e Allahut dhe meshiren e Tij - vetem me keto le te gezohen! Kjo eshte me e mire se ajo qe grumbullojne.”

[59] Thuaj: “Cfare mendoni ju per ushqimin qe jua ka zbritur Allahu, nje pjese te te cilit e beni te ndaluar e nje pjese tjeter te lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu per kete apo po shpifni genjeshtra per Allahun?”

[60] Cfare do te mendojne ne Diten e Kiametit, ata qe shpifin genjeshtra per Allahun? Me te vertete, Allahu eshte Bamires i madh me njerezit, por, pjesa e tyre derrmuese nuk e falenderojne

[61] Ne cfaredo pune qe te jesh, cfaredo gjeje qe te lexosh nga Kurani dhe cfaredo pune qe te beni (o njerez), Ne jemi deshmitare, kur ju te thelloheni ne te. Zotit tend nuk i fshihet asnje grime peshe, ne Toke e ne qiell; as me pak nga ajo e as me shume nuk mbetet pa u shenuar ne Librin e qarte

[62] Pa dyshim, miqte e Allahut nuk do te kene arsye per t’u frikesuar dhe as per t’u deshperuar

[63] (Te tille jane) ata qe besojne dhe qe (i) frikesohen (Allahut)

[64] Ata i pret lajmi i mire ne kete jete dhe ne tjetren.[136] S’ka ndryshim ne fjalet e Allahut; kjo eshte fitorja madheshtore

[65] Mos u deshpero nga fjala e tyre. E gjithe fuqia i perket Allahut! Ai degjon dhe di cdo gje

[66] Vertet, Allahut i perket cdokush qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. E cfare ndjekin ata qe adhurojne ne vend te Allahut zota ortake? Ne te vertete, ata nuk ndjekin gje tjeter, pervec hamendjes dhe vetem genjejne

[67] Ai jua krijoi naten per te pushuar ne te, kurse diten per te pare dhe ketu, vertet, ka shenja (argumente) per njerezit qe ua vene veshin

[68] Ata[137] thone: “Allahu ka nje bir”. Qofte i lartesuar Ai! Ai eshte i Vetemjaftueshem, s’ka nevoje per asgje. Atij i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ju nuk keni asnje prove per ate qe thoni. Pse thoni per Allahun ate qe nuk e dini

[69] Thuaj: “Sigurisht, atyre qe shpifin genjeshtra per Allahun, nuk do t’u ece mbare”

[70] Ata do te kene kenaqesi te shkurter ne kete bote e pastaj do te kthehen te Ne dhe, Ne, do t’u japim te shijojne denimin e ashper per shkak se nuk besuan

[71] Tregoju atyre historine e Nuhut, kur i tha popullit te vet: “O populli im, nese per ju eshte e rende prania ime midis jush dhe qe t’ju perkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) une jam mbeshtetur vetem tek Allahu! Prandaj, bashke me idhujt tuaj, vendosni si do te veproni dhe vendimi juaj le te mos fshihet; zbatojeni kunder meje e mos me jepni kohe

[72] Por, nese ktheni shpinen, (dijeni se) une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi. Shperblimi im eshte vetem tek Allahu. Mua me eshte urdheruar te jem prej atyre qe (i) nenshtrohen (Atij).”

[73] Por ata e quajten genjeshtar, kurse Ne e shpetuam ate dhe te gjithe besimtaret qe ishin ne anije me te. Pastaj i beme ata zevendes (te atyre qe u zhduken), kurse i fundosem ata qe pergenjeshtruan shpalljet Tona. Shikoje sesi ishte perfundimi i atyre qe ishin paralajmeruar

[74] Pastaj, pas tij u cuam te derguar popujve te tyre e ata u sollen prova atyre, por nuk do te besonin cfare kishin pergenjeshtruar me pare. Keshtu, Ne ua vulosim zemrat atyre qe kalojne kufirin

[75] Pastaj, Faraonit dhe parise se tij pas tyre, u derguam Musain dhe Harunin me mrekullite Tona, por ata[138] u sollen me mendjemadhesi, sepse ishin popull keqberes

[76] Kur u erdhi e Verteta prej Nesh, ata thane: “Kjo duket qe eshte magji e qarte!”

[77] Musai tha: “A mos valle, per te Verteten, pasi ju ka ardhur, thoni: Kjo eshte magji? E pra, magjistaret nuk shpetojne!”

[78] Ndersa ata thane: “A mos ke ardhur te na kthesh nga ajo (rruge), ku i kemi gjetur eterit tane e, ju te dyve, t’ju takoje pushteti ne Toke? E pra, ne nuk duam t’ju besojme ju te dyve”

[79] Faraoni tha: “M’i sillni te gjithe magjistaret e shkathet!”

[80] Pasi erdhen magjistaret, Musai u tha: “Hidhni c’keni per te hedhur”

[81] Kur ata i hodhen, Musai tha: “Kjo qe keni sjelle ju, eshte magji dhe vertet, Allahu do ta shkaterroje ate. Allahu, me siguri qe do ta prishe punen e ngaterrestareve

[82] Allahu, me fjalen e Tij e forcon te Verteten, edhe sikur ta urrejne keqberesit kete!”

[83] Por Musait nuk i besoi askush, pervec nje pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij. Faraoni ishte vertet nje tiran ne toke dhe ne te keqe kalonte cdo kufi

[84] Musai tha: “O populli im! Nese besoni Allahun, mbeshtetuni tek Ai, nese jeni myslimane!”

[85] Ata thane: “Ne jemi mbeshtetur tek Allahu. O Zoti yne, mos na bej sprove per popullin keqberes (duke i lene te na shkaterrojne)

[86] dhe shpetona me meshiren Tende, nga populli mohues!”

[87] Ne i shpallem Musait dhe vellait te tij: “Ndertoni shtepi per popullin tuaj ne Egjipt, shnderrojini ato ne faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mire besimtareve!”

[88] Musai tha: “O Zoti yne! Ti i ke dhene Faraonit dhe parise se tij stoli dhe pasuri ne jeten e kesaj bote, por ata, o Zoti yne, na largojne nga rruga Jote! O Zoti yne! Shkaterroje pasurine e tyre dhe ngurtesoi zemrat e tyre, qe te mos besojne, derisa te shijojne denimin e dhembshem!”

[89] (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju te dyve! Qendroni te dy ne rrugen e drejte dhe kurrsesi mos ndiqni rrugen e te paditurve!”

[90] Ne i mbartem bijte e Israilit pertej detit dhe Faraoni me ushtrine e tij i ndoqi ata nga ligesia dhe armiqesia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjeter pervec Atij qe i besojne bijte e Israilit; dhe une jam nder myslimanet.”

[91] “Valle, tani (po beson), nderkohe qe me pare ishe i padegjueshem dhe ngaterrestar

[92] Sot do te shpetojme vetem trupin tend, qe te behesh mesim per ata qe vijne pas teje.” Por, ne te vertete, shumica e njerezve nuk ua vene veshin shenjave Tona

[93] Ne i vendosem bijte e Israilit ne nje vend te mire te dhe u dhame ushqim te kendshem. Ata nuk u percane ne mendime, derisa u erdhi dituria.[139] Me te vertete, Zoti yt do t’i gjykoje ata ne Diten e Kiametit ne lidhje me percarjet e tyre

[94] Nese ti (Muhamed) je ne medyshje per ate qe te kemi shpallur ty, pyeti ata qe kane lexuar Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty te ka ardhur e Verteta nga Zoti yt, prandaj mos u bej kurrsesi nga ata qe dyshojne

[95] Dhe mos u bej nga ata qe i pergenjeshtrojne shenjat Tona, perndryshe do te ishe nder te humburit

[96] Vertet, ata qe merituan Fjalen[140] e Zotit tend, nuk besojne

[97] edhe sikur t’u vijne te gjitha shenjat, derisa te shohin denimin e dhembshem

[98] Perse nuk pati ndonje qytet, banoret e te cilit te besonin e t’u bente dobi besimi i tyre, pervec popullit te Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam denimin e poshterimit ne jeten e kesaj bote dhe i lame te kenaqeshin edhe njefare kohe

[99] Sikur te donte Zoti yt, do te besonin te gjithe ata qe gjenden ne toke. Valle, ti do t’i detyrosh njerezit te behen besimtare

[100] Askush nuk mund te besoje, pervecse me vullnetin e Allahut. Ai e zbret zemerimin e Tij mbi ata qe s’mendojne

[101] Thuaj: “Shikoni c’ka ne qiej dhe ne Toke!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bejne kurrfare dobie njerezve qe nuk besojne

[102] Valle, a presin ata ndonje gje tjeter, vec dickaje te ngjashme me denimin e atyre qe kane jetuar me pare? Thuaj: “Pritni, se edhe une po pres me ju!”

[103] Pastaj, Ne do t’i shpetojme te derguarit Tane dhe ata qe kane besuar. Keshtu, eshte detyra Jone qe t’i shpetojme besimtaret

[104] Thuaj: “O njerez, nese ju dyshoni ne fene time, une nuk do t’i adhuroj ato, qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, por do te adhuroj vetem Allahun, i Cili do t’ju beje te vdisni. Une jam urdheruar te jem nga ata qe besojne

[105] Dhe (me eshte thene): ‘Behu i sinqerte ne fe dhe kurrsesi mos u bej nga idhujtaret

[106] Pervec Allahut, mos iu lut tjeterkujt nga ata qe nuk te sjellin as dobi, as dem. Nese do ta beje kete, atehere, ti do te ishe vertet keqberes.”

[107] Nese Allahu vendos qe te te godase ndonje e keqe, askush nuk mund te ta largoje ate, pervec Tij e, nese Ai do te te beje ndonje te mire, s’ka kush qe ta pengoje miresine e Tij. Ai ia jep ate miresi kujt te doje prej roberve te Tij. Ai eshte Fales dhe Meshireplote

[108] Thuaj: “O njerez, ju erdhi e Verteta nga Zoti juaj. Kush udhezohet ne rrugen e drejte, ai eshte udhezuar per dobine e vet dhe kush e humb rrugen e drejte, ka humbur ne demin e vet, ndersa une nuk jam mbikeqyresi juaj”

[109] Zbatoje ate qe te eshte shpallur ty dhe duro derisa te gjykoje Allahu, se Ai eshte Gjykatesi me i mire

Hudi (Hud)

Surah 11

[1] Elif Lam Ra. Ky eshte nje Liber, vargjet e te cilit jane radhitur mrekullueshem dhe jane parashtruar me hollesi nga ana e Nje te Urti te Gjithedijshem

[2] Adhuroni vetem Allahun, sepse une (Muhamedi) jam per ju nje paralajmerues dhe sjelles i lajmit te mire prej Tij

[3] (qe ju porosis) te kerkoni falje nga Zoti juaj e te ktheheni tek Ai me pendese. Ai do t’ju jape te shijoni kenaqesi te bukura deri ne afatin e caktuar dhe do t’i jape cdo te miri shperblimin e merituar. E, nese ktheni shpinen, une i frikesohem denimit tuaj ne Diten e Madhe

[4] Tek Allahu do te ktheheni; Ai eshte i Plotfuqishem per cdo gje

[5] Ah! Ne te vertete, ata mbulojne kraharorin e tyre, qe te fshihen nga Ai. Por edhe sikur te mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se cfare fshehin ata dhe cfare shfaqin. Ai, me te vertete, eshte i Gjithedijshem se c’ka ne zemra (te cdokujt)

[6] S’ka asnje gjallese ne Toke qe te mos i kete mjetet e jeteses prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Te gjitha keto jane (te shenuara) ne Librin e qarte

[7] Eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token per gjashte dite, teksa Froni i Tij ndodhej mbi uje, per t’ju vene ne prove kush eshte me i mire ne vepra. Nese ti u thua: “Ju do te ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do te thone: “Kjo nuk eshte asgje tjeter, pervecse magji e kulluar!”

[8] Nese Ne ua shtyjme denimin per nje kohe te shkurter, ata me siguri do te thoshin: “Kush po e vonon?” Por diten qe do t’u vije denimi, asgje nuk do t’ua largoje ate dhe, do t’i perfshije ajo qe ata e perqeshnin

[9] Kur Ne i japim njeriut te shijoje meshiren Tone e pastaj ia heqim ate, ai atehere behet shpresehumbur dhe mohues

[10] E, kur pas fatkeqesise qe e ka goditur ate, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do te thote: “Gjynahet e mia jane larguar nga une!” atehere behet i gezuar dhe mendjemadh

[11] (Nuk jane te tille) vetem ata qe durojne dhe bejne vepra te mira; per ata do te kete falje dhe shperblim te madh

[12] Mund te ndodhe qe ti (Muhamed) te lesh menjane dicka nga ato qe te jane shpallur ty dhe te te ngushtohet kraharori, sepse ata thone: “Perse nuk i eshte derguar ndonje thesar?” ose, “Perse nuk vjen nje engjell me te?” Ti je vetem paralajmerues e Allahu kujdeset per cdo gje

[13] Nese ata thone: “Ai[142] e ka trilluar ate[143]!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjete sure te ngjashme (ne bukuri dhe elokuence) te trilluara dhe thirrni ne ndihme ke te mundni, pervec Allahut, nese thoni te verteten!”

[14] E, nese nuk ju pergjigjen, atehere ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjeter (te denje per adhurim) pervec Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimane

[15] Atyre qe duan jeten e kesaj bote dhe bukurite e saj, Ne do t’ua shperblejme krejtesisht punet e tyre dhe ne te nuk do t’u lihet gje manget

[16] Keta jane ata per te cilet ne boten tjeter nuk do te kete kurrgje, pervec zjarrit. Do t’u shembet cdo gje qe kane bere ne kete jete dhe do t’u zhvleresohet ajo qe kane punuar

[17] A jane (te barabarte me jobesimtaret), ata, qe mbeshteten ne prove te qarte nga Zoti i tyre[144], qe ndiqet nga nje deshmitar prej Tij (Kurani), para te cilit ishte Libri i Musait (deshmitar) udherrefyes dhe meshire? Keta besojne Kuranin. Dhe per cilindo nga grupet (sektet) qe e mohojne ate, zjarri do te jete vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho ne ate; se ai, pa dyshim, eshte e verteta prej Zotit tend, ndonese shumica e njerezve nuk besojne

[18] Kush jane me te padrejte se ata qe trillojne genjeshtra per Allahun? Ata do te sillen para Zotit te tyre e deshmitaret do te thone: “Keta jane ata qe kane genjyer kunder Zotit te tyre. Mallkimi i Allahut qofte mbi te padrejtet

[19] te cilet pengojne (te tjeret) nga rruga e Allahut dhe perpiqen ta shtremberojne ate, ndersa vete nuk besojne ne boten tjeter.”

[20] Nuk jane ata qe kane pushtetin ne Toke dhe nuk do te kene ndonje mbrojtes tjeter, ne vend te Allahut. Atyre do t’u shumefishohet denimi, sepse as nuk degjonin, as shihnin

[21] Keta jane ata qe demtuan vetveten dhe u humben idhujt e rreme qe i trillonin

[22] Vertet, keta do te jene me te humburit ne boten tjeter

[23] Pa dyshim, ata qe besojne, bejne vepra te mira dhe perulen para Zotit te tyre, do te jene banore te Xhenetit, ne te cilin do te qendrojne perhere

[24] Dallimi midis ketyre dy grupeve shembellen me dallimin midis nje te verbri te shurdher dhe nje njeriu qe sheh e degjon. A jane te njejte keta (kur te krahasohen)? A nuk po merrni keshille

[25] Shume kohe me pare, Ne derguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Une jam per ju paralajmerues i hapet

[26] qe te adhuroni vetem Allahun. (Perndryshe), une kam frike per ju denimin e nje Dite te dhembshme”

[27] Por, paria e popullit te tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, qe ty te shkojne pas vetem me te pavleret nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke dicka me te mire se ne, madje ju quajme genjeshtare”

[28] Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nese une mbeshtetem ne nje prove te qarte qe me ka ardhur nga Zoti im dhe, nese nga ana e Tij me ka ardhur nje meshire, e cila eshte fshehur nga syte tuaj, a mund t’ju bejme ta pranoni me detyrim (proven), kur ju e urreni

[29] O populli im! Une per kete nuk kerkoj nga ju kurrfare pasurie. Mua me shperblen vetem Allahu. Une nuk mund t’i deboj ata qe besojne. Ata do te takohen me Zotin e tyre. Mirepo, une shoh se fatkeqesisht, ju jeni popull, qe nuk di

[30] O populli im, kush do te me mbroje nga Allahu, nese une i deboj (besimtaret)? A nuk doni te merrni keshille

[31] Une nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo qe e di te padukshmen. As nuk them se une jam engjell e as do t’u them atyre, te cilet syte tuaj i nencmojne, se Allahu nuk do t’u jape kurrfare te mire. Allahu e di me mire se c’ka ne shpirtrat e tyre. Atehere, sigurisht qe do te isha prej te padrejteve.”

[32] Ata thane: “O Nuh, ti na kundershtove ne, madje e zgjate kundershtimin. Le te na godase ajo me cfare na kercenon, nese thua te verteten!”

[33] Tha (Nuhu): “Vetem Allahu do t’jua sjelle ate, nese deshiron; e ju Atij nuk mund t’i ikni

[34] Keshilla ime nuk do t’ju beje dobi edhe sikur te doja t’ju keshilloja, nese vullneti i Allahut eshte qe t’ju shkaterroje. Ai eshte Zoti juaj dhe ju tek Ai do te ktheheni”

[35] Nese ata thone: “Ai[145] e ka trilluar ate[146]”. Thuaj: “E nese une e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e une jam larg nga gjynahet qe beni ju”

[36] Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do te besoje, pervec atyre qe tashme kane besuar, andaj mos u pikello per ate qe bejne ata

[37] Nderto anijen nen Syte (mbikeqyrjen) dhe udhezimin Tone dhe mos m’u drejto me per ata qe jane keqberes! Ata, me siguri, do te fundosen”

[38] Ai nisi te ndertonte anijen. Sa here qe kalonte prane tij paria e popullit te tij, e perqeshte. Ai u tha: “Nese ju talleni me ne, edhe ne do te tallemi me ju, ashtu si po talleni ju

[39] dhe, se shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, ke do ta gjeje denimi poshterues dhe mbi ke do te bjere denimi i perhershem”

[40] Kur arriti urdhri Yne e uji nisi te gufoje nga siperfaqja e tokes, Ne i thame: “Ngarko ne anije nga cdo lloj gjallese nga nje cift, familjen tende - pervec atyre kunder te cileve ka qene fjala e denimit - dhe besimtaret!” Por shume te pakte ishin ata qe i kishin besuar atij

[41] Ai tha: “Hipni ne anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me te vertete, Zoti im eshte Fales dhe Meshireplote”

[42] Dhe ajo lundronte me ata neper valet e medha e te larta sa malet, ndersa Nuhu therriste birin e vet, i cili ishte ndare vec: “O biri im, hip me ne e mos u bej me mohuesit!”

[43] (I biri) tha: “Une do te strehohem ne nje mal i cili do te me ruaje nga uji”. Nuhu iu pergjigj: “Sot askush nuk do te kursehet nga denimi i Allahut, pervec atij qe e meshiron Ai!” Nje vale ne mes tyre i ndau dhe ai u fundos

[44] Me pas, nje ze thirri: “O Toke, gelltit ujin tend dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u terhoq e u plotesua urdhri (i Allahut). Ndersa anija u ndal ne malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqberesit (nga meshira e Allahut)!”

[45] Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im eshte nga familja ime, premtimi Yt eshte i vertete dhe Ti je Gjykatesi me i drejte!”

[46] (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk eshte nga familja jote, ai ka bere pune te keqe. Mos me pyet per ate qe ti nuk e di. Une te keshilloj qe te mos behesh nga te paditurit”

[47] (Nuhu) tha: “O Zoti im, mbeshtetem tek Ti per Te te mos kerkuar gjera, per te cilat nuk kam dijeni. Nese Ti nuk me fal dhe nuk me meshiron, do te jem nga te humburit”

[48] Atehere iu tha: “O Nuh, zbrit me pershendetje prej Nesh dhe me bekime per ty dhe pasardhesit e atyre qe gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kenaqesi e pastaj do t’i godase nga Ne denimi i dhembshem!”

[49] Keto jane (disa) nga lajmet e fshehta qe Ne t’i shpallim ty. Keto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kesaj (shpalljes se Kuranit). Andaj, duro! Se, vertet, ne fund, fitorja eshte e besimtareve

[50] Fisit Ad (Ne i derguam) vellane e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjeter pervec Tij; ju jeni vetem trillues

[51] O populli im! Une nuk kerkoj nga ju shperblim per kete. Mua me shperblen vetem Ai qe me ka krijuar! A nuk kuptoni

[52] O populli im! Kerkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai te penduar, se Ai do t’ju sjelle shi te begatshem dhe do t’ju shtoje fuqi mbi fuqine tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qene keqberes!”

[53] Ata thane: “O Hud! Ti nuk na ke sjelle kurrfare prove te dukshme per fjalet e tua, ne nuk do t’i braktisim zotat tane dhe nuk te besojme ty

[54] Ne themi vetem se ty te ka goditur ndonje e keqe nga zotat tane”. Ai tha: “Une kam deshmitar Allahun, por deshmoni edhe ju, se une jam larg nga idhujt qe ju i adhuroni

[55] ne vend te Tij. Te gjithe ju beni komplot kunder meje dhe mos me jepni afat aspak

[56] Une mbeshtetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnje gjallese qe te mos jete nen pushtetin e Tij. Me te vertete, Zoti im, eshte ne rruge te drejte

[57] E, nese ju shmangeni, une tashme jua kam percjelle ate (mesazhin), per te cilin jam derguar te ju. Zoti im, ne vendin tuaj do te sjelle nje popull tjeter, kurse ju nuk mund t’i beni kurrfare demi Atij. Vertet, Zoti im eshte Mbikeqyres mbi cdo gje”

[58] Kur erdhi urdhri Yne, me meshiren Tone, Ne e shpetuam Hudin bashke me besimtaret e tij. I shpetuam ata nga denimi i rende

[59] Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit te tij, nuk i degjonte te derguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit te cdo keqberesi kokeforte

[60] Ata i ndoqi mallkimi ne kete jete dhe ne Diten e Kiametit. Me te vertete, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qofte larguar (nga meshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit

[61] Fisit Themud (Ne i derguam) vellane e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetem Allahun. Ju s’keni zot tjeter pervec Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri te jetoni ne te; andaj, kerkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im eshte afer dhe u pergjigjet (lutjeve).”

[62] Ata thane: “O Salih! Ti ke qene i nderuar mes nesh dhe shpresa jone para kesaj (fjale). A mos valle po na ndalon te adhurojme ato qe i kane adhuruar prinderit tane? Vertet, ne jemi ne medyshje per thirrjen tende”

[63] Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nese Zoti im me ka dhene prove te qarte nga Vetja dhe meshire, kush do te me mbroje nga denimi i Allahut, nese nuk e degjoj?! Ju (me kete) mua do te me shtonit vetem humbjen

[64] O populli im! Kjo eshte deveja e Allahut,[147] shenje e qarte per ju, prandaj lereni te kullose ne token e Allahut dhe mos i beni ndonje te keqe, se ju godet ndeshkimi menjehere”

[65] Por ata e theren dhe ai tha: “Jetoni ne shtepite tuaja edhe tri dite! Ky eshte premtimi i vertete”

[66] E, kur erdhi urdhri Yne, Ne - me meshiren Tone, e shpetuam Salihun bashke me besimtaret e tij nga poshterimi i asaj dite. Me te vertete, Zoti yt eshte i Forti dhe i Plotfuqishmi

[67] Kurse ata qe bene te keqija, i kaploi nje ze i tmerrshem dhe ne shtepite e tyre u gdhine te vdekur e te palevizshem

[68] sikur nuk kishin jetuar kurre ne to. Me te vertete, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qofte larguar (nga meshira e Zotit) fisi Themud

[69] Te derguarit Tane, i sollen Ibrahimit lajmin e mire dhe i thane: “Paqe mbi ty!” Ai u pergjigj: “Paqja qofte mbi ju!” Dhe me te shpejte u solli atyre nje vic te pjekur

[70] Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pelqeu dhe ndjeu frike prej atyre. (Engjejt) thane: “Mos u frikeso, Ne jemi derguar te populli i Lutit”

[71] Gruaja e tij, qe rrinte aty, qeshi kur Ne i dhame lajmin e mire per Is’hakun e pas Is’hakut - per Jakubin

[72] Ajo tha: “Ah! E mjera une! A mos valle, keshtu plake do te lind une, nderkohe qe edhe burri im eshte plak! Me te vertete, kjo eshte dicka e jashtezakonshme!”

[73] Ata (engjejt), thane: “A mos valle, po cuditesh me urdhrin e Allahut? Meshira e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi ju - familjen e te Derguarit. Me te vertete, Ai eshte i Falenderuar dhe i Lavderuar!”

[74] Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gezuar, ai polemizoi me te derguarit Tane per popullin e Lutit

[75] Vertet, Ibrahimi ishte i bute, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu)

[76] “O Ibrahim, shmangu prej kesaj! Me te vertete, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjeje denimi i pashmangshem.”

[77] Kur i erdhen te derguarit Tane Lutit, Ai u hidherua, ndjeu nje shtrengim ne shpirtin e tij dhe tha: “Kjo eshte dite e rende!”

[78] Populli i tij, qe me pare pat punuar vepra te keqija, u versul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, keto jane bijat e mia. Ato per ju jane me te pastra, e frikesojuni Allahut dhe mos me turperoni para mysafireve te mi. A nuk ka midis jush nje njeri me mend?”

[79] Ata thane: “Ti e di se ne nuk kemi te drejte per bijat e tua. Ne te vertete, ti e di se c’duam ne”

[80] Ai tha: “Sikur une te kisha fuqi (qe t’ju deboj) ose te mbeshtetesha ne ndonje krah te fuqishem!”

[81] Thane (mysafiret): “O Lut! Ne jemi te derguarit e Zotit tend. Ata nuk mund te te bejne ty asgje e pra, nisu ti me familjen tende ne oret e vona te nates dhe askush prej jush te mos keqyre prapa, pervec gruas sate. Ate do ta godase ajo qe do t’i gjeje edhe ata. Afati i tyre eshte agimi i dites. Valle, a nuk eshte afer agimi i dites?!”

[82] Kur erdhi urdhri Yne, Ne e permbysem cdo gje, - ato qe ishin lart, i kthyem poshte dhe mbi ata leshuam gure nga balta e pjekur, duke rene vazhdimisht, si shiu

[83] (Ata ishin gure) te shenuar (per denim) te Zoti yt. Denimi nuk eshte larg nga keqberesit

[84] Popullit te Medjenit Ne i derguam vellane e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s’keni tjeter zot pervec Tij. Mos beni hile as gjate matjes, as ne kandar. Une po shoh se ju gjendeni ne begati dhe kam frike se do t’ju godase denimi i nje dite, qe ju perfshin te gjitheve

[85] O populli im, matni drejt ne liter dhe kandar, mos ua hani njerezve hakun e tyre dhe mos beni ngaterresa ne Toke

[86] Ajo qe ju eshte lene nga Allahu, eshte me e mire per ju, nese jeni besimtare; e une nuk jam ruajtesi juaj”

[87] Ata thane: “O Shuajb, a mos valle namazi yt urdheron qe ne t’i leme ato qe i kane adhuruar te paret tane ose qe te mos bejme me pasurine tone cfare te duam? Qenke njemend i bute dhe i drejte ti!”

[88] Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nese une kam prove te qarte nga Zoti im, i Cili me ka furnizuar me begati te mira nga ana e Vet, a te mos ju udhezoj ne rrugen e drejte?! Une nuk deshiroj te bej ate, qe jua ndaloj juve. Une deshiroj vetem te permiresoj ate qe mundem. Ndersa suksesi im varet vetem nga Allahu. Tek Ai mbeshtetem dhe Atij i drejtohem

[89] O populli im, kundershtimi ndaj meje le te mos ju coje kurrsesi qe t’ju ndodhe ajo, qe i ndodhi popullit te Nuhut ose popullit te Hudit apo popullit te Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk eshte larg prej jush

[90] Kerkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me te vertete, Zoti im eshte Meshireplote dhe gjithe dashuri.”

[91] Ata thane: “O Shuajb, ne nuk kuptojme shume nga ato, qe na thua ti dhe te konsiderojme te dobet midis nesh. Sikur te mos ishte farefisi yt, do te te kishim mbytur me gure; ti nuk je i respektuar te ne.”

[92] Ai tha: “O populli im, a mos valle farefisi im per ju eshte me i respektuar se Allahu, te cilin po e anashkaloni? Me te vertete, Zoti im, ka nen kontroll gjithcka qe beni ju

[93] O populli im, beni sa te mundni, por edhe une do te bej. Ju, shpejt do ta mesoni se ke do ta gjeje denimi qe do ta poshteroje dhe kush eshte genjeshtar. Pritni (fundin), se edhe une do te pres me ju”

[94] Kur erdhi urdhri Yne, Ne e shpetuam me meshiren Tone Shuajbin dhe ata qe i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi nje ze i tmerrshem dhe ne shtepite e tyre u gdhine te vdekur e te palevizshem

[95] thuajse nuk kishin jetuar kurre aty. Qofte larguar (nga meshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu sic qe larguar edhe fisi Themud

[96] Ne e derguam Musain me mrekullite Tona dhe me autoritetin e qarte

[97] te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit te Faraonit, ndonese urdhri i Faraonit nuk ishte i drejte

[98] Ai do ta udheheqe popullin e tij ne Diten e Kiametit e do ta coje ne zjarr. Eh, sa vend i shemtuar eshte ai, ku do te sillen ata

[99] Ata i percjell mallkimi ne kete jete dhe ne jeten tjeter. Eh sa “dhurate” e shemtuar eshte ajo qe do t’u jepet

[100] Keto jane disa prej historive te qyteteve qe po t’i tregojme ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qendrojne, kurse disa jane rrenuar

[101] Ne nuk u beme atyre padrejtesi, por ata i bene padrejtesi vetvetes. Hyjnite, qe ata i adhuronin ne vend te Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tend dhe nuk iu shtuan atyre kurrgje tjeter, pervec humbjes

[102] I tille eshte denimi i Zotit tend, kur ndeshkon vendbanimet qe benin gjynahe. Me te vertete, denimi i Tij eshte i dhembshem dhe i ashper

[103] Pa dyshim, ne keto (ngjarje) ka keshille per ate qe i druhet denimit te Dites se Gjykimit. Ajo eshte Dita ne te cilen do te tubohen te gjithe njerezit; ajo eshte Dite e deshmuar

[104] Ne e shtyjme ate vetem qe te plotesohet afati i caktuar

[105] Kur te vije ajo dite, njeriu mund te flase vetem me lejen e Tij. Disa prej tyre do te jene te mjere e disa fatlume

[106] Ata qe do te jene te mjere, do te hyjne ne zjarr, ku do t’i presin vec ofshamat e vajtimet

[107] Aty do te mbeten perhere, derisa te jene qiejt dhe Toka, vec si te doje Zoti yt. Me te vertete, Zoti yt kryen ate qe do

[108] Kurse fatlumet, do te hyjne ne Xhenet, ku do te qendrojne perhere, derisa te jene qiejt dhe Toka, vec si te doje Zoti yt. Kjo eshte dhurate e panderprere

[109] Prandaj, mos u bej dyshues per ate qe keta adhurojne. Ata adhurojne vetem ate qe kane adhuruar dikur te paret e tyre. Dhe Ne do t’ua japim ate qe kane merituar, duke mos ua pakesuar aspak

[110] Vertet, Ne i dhame Musait Librin, por rreth tij pati kundershti. Sikur te mos ishte parathene Fjala e Zotit tend (per shtyrjen e gjykimit), me siguri qe (ceshtja) do te gjykohej midis tyre (menjehere). Ne fakt, (edhe tani) ata jane ne nje medyshje teper te madhe ne lidhje me te

[111] Ne te vertete, cdonjerit prej tyre Zoti yt do t’ia plotesoje shpagimin per veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mire ate qe punojne ata

[112] Prandaj qendro i patundur ne udhen e drejte, ashtu sic je i urdheruar. Ashtu le te veprojne edhe besimtaret qe jane me ty, e mos i kaloni kufijte, se Ai, me te vertete, i sheh mire ato qe punoni ju

[113] Dhe mos anoni nga ata qe bejne te keqija, perndryshe do t’ju percelloje Zjarri. Ju nuk do te keni mbrojtes tjeter pervec Allahut dhe nuk do te ndihmoheni

[114] Fale namazin ne mengjes e mbremje dhe ne nje kohe te nates, sepse veprat e mira i shlyejne veprat e keqija. Kjo keshille vlen per ata qe i pranojne keshillat

[115] Dhe duro! Se Allahu, me te vertete, nuk e humb shperblimin per punemiret

[116] A ka pasur njerez te mencur te popujt para jush, te cilet te pengonin ngaterresat ne Toke, pervec disave prej tyre qe i shpetuam Ne?! Ata qe benin te keqija, jepeshin pas kenaqesive dhe ishin gjynahqare

[117] Zoti yt kurre nuk do t’i shkaterronte qytetet padrejtesisht, nese banoret e tyre do te ishin te ndershem

[118] Sikur te kishte dashur Zoti yt, te gjithe njerezit do t’i bashkonte ne nje bashkesi te vetme, por ata vazhdojne te jene te percare

[119] pervec atyre, qe i ka meshiruar Zoti yt. Per kete qellim Ai i krijoi ata. Do te plotesohet Fjala e Zotit tend: “Me te vertete qe do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerez bashkerisht!”

[120] Ne po t’i tregojme ty disa nga historite e te derguarve, per te ta forcuar zemren. Ne kete sure te ka ardhur ty e verteta. Ajo eshte keshille dhe kujtese per besimtaret

[121] Dhe thuaju atyre qe nuk besojne: “Ju beni cfare te mundni, edhe ne do te bejme cfare te mundim

[122] dhe pritni, nese do te prisni, se dhe ne do te presim!”

[123] Allahu i di te fshehtat e qiejve dhe te Tokes dhe cdo gje kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbeshtetu tek Ai! Zoti yt nuk eshte i pavemendshem ndaj asaj qe beni ju

Jusufi (Jusuf)

Surah 12

[1] Elif, Lam, Ra. Keto jane vargjet e Librit te qarte

[2] Ne e zbritem kete Kuran ne gjuhen arabe, per ta kuptuar ju

[3] Ne te tregojme ty (Muhamed) historine me te bukur[148] permes shpalljes se ketij Kurani, ndonese ti, me te vertete, nuk ke qene ne dijeni me pare

[4] Kur Jusufi i tha babait te vet: “O babai im! Une pashe ne enderr njembedhjete yje, Diellin dhe Henen! I pashe te me peruleshin ne sexhde”

[5] ai i tha: “O biri im! Mos ua trego endrren tende vellezerve te tu, qe te mos kurdisin ndonje gje kunder teje, sepse, vertet, djalli eshte armik i hapet i njeriut

[6] Dhe keshtu, Zoti yt te ka zgjedhur ty dhe te meson shpjegimin e endrrave dhe e ploteson dhuntine e Vet ndaj teje dhe familjes se Jakubit, ashtu sic e ka plotesuar me pare ndaj te pareve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt eshte i Urte dhe i Gjithedijshem”

[7] Per te gjithe ata qe pyesin, ne historine e Jusufit dhe te vellezerve te tij, ka shume mesime

[8] Vellezerit e tij thane: “Jusufi dhe vellai i tij, jane me te dashur se ne per babane tone, nderkohe qe ne jemi nje grup i tere. Babai yne, me te vertete, po gabon

[9] Vriteni Jusufin ose braktiseni ne ndonje vend te larget,[149] se pastaj babai juaj do te kthehet nga ju dhe, pas kesaj, do te beheni njerez te mire”

[10] Njeri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, por hidheni ne fund te ndonje pusi; do ta marre ndonje karvan; nese pernjemend doni te beni dicka me ate”

[11] Ata thane: “O babai yne! Perse per Jusufin nuk ke besim te ne?! Ne te vertete, Ne i deshirojme cdo te mire atij

[12] Dergoje neser me ne qe te argetohet dhe te luaje. Te sigurojme se do ta ruajme.”

[13] (Babai) tha: “Une brengosem po ta merrni dhe kam frike se mos do ta haje ujku, nderkohe qe ju s’do ta keni mendjen tek ai.”

[14] Ata thane: “Si do ta haje ujku, kur ne jemi nje grup i forte! Atehere, me te vertete qe ne do te ishim te humbur”

[15] Pasi e moren, vendosen qe ta hidhnin ne fund te nje pusi dhe Ne i shpallem Jusufit: “Ti do t’i lajmerosh ata per kete veper, pa e vene re ata (qe ti je Jusufi).”

[16] Dhe ne mbremje ata shkuan te babai i tyre, duke qare

[17] Thane: “O babai yne, ne shkuam te vrapojme e Jusufin e lame te rrobat tona, andaj e hengri ujku. Por ti nuk na beson, edhe pse themi te verteten”

[18] Dhe sollen kemishen e tij te pergjakur, me gjak te rreme. Ai tha: “Nuk eshte keshtu, por ju keni sajuar dicka (tjeter nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kerkoj ndihme kunder asaj qe po tregoni ju”

[19] (Nderkohe ne pus) erdhi nje karvan. Ata derguan ujembartesin e vet dhe ai leshoi koven e tij dhe thirri: “O sa gezim! Qenka nje djale!” Ata e fshehen ate si placke tregtie, por Allahu e dinte mire cfare benin ata

[20] Ata e shiten Jusufin me nje cmim te ulet, vec disa grosh, pa pasur fare lakmi (per para)

[21] Nje njeri nga Egjipti qe e bleu, i tha gruas se vet: “Beja te kendshem qendrimin ketu. Ndoshta do te na sherbeje ose do ta biresojme!” Dhe keshtu, Ne e vendosem Jusufin ne ate toke te bukur dhe i mesuam shpjegimin e endrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi te plote mbi ceshtjet e Tij, por shumica e njerezve nuk e dine

[22] Kur Jusufi arriti moshen e pjekurise, Ne i dhame aftesine e te gjykuarit dhe dituri. Keshtu i shperblejme Ne punemiret

[23] Por ajo, ne shtepine e se ciles gjendej ai, nisi ta joshe ne kundershtim me deshiren e tij. Ajo ia mbylli te gjitha dyert dhe tha: “Jam e gatshme per ty!” Kurse ai tha: “Allahu me ruajtte! Me te vertete, Zoti im ka treguar kujdes per mua dhe, pa dyshim, keqberesit nuk do te shpetojne kurre”

[24] Ajo e deshiroi ate; por edhe Jusufi do ta kishte deshiruar ate, sikur te mos kishte pare proven e Zotit te vet. Keshtu e larguam nga e keqja dhe vepra e shemtuar, sepse ai, ne te vertete, ishte nga roberit Tane te sinqerte

[25] Qe te dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu kemishen atij nga mbrapa. Te dera, ata hasen burrin e saj. Ajo tha: “Cfare denimi meriton ai qe kerkon t’i beje te keqe gruas sate, pervec burgosjes apo denimit te dhembshem?”

[26] (Jusufi) tha: “Ajo provoi te me joshte”. Nje i afert i saj (qe u gjend aty), pohoi: “Nese kemisha e tij eshte shqyer perpara, atehere ajo thote te verteten, kurse ai genjen

[27] Por, nese kemisha e tij eshte shqyer prapa, atehere ajo genjen, ndersa ai thote te verteten”

[28] Kur burri i saj pa se kemisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjeter qe kjo eshte nje nga dredhite tuaja (te femrave). Ne te vertete, dredhite tuaja jane te medha

[29] Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kerko falje per kete gjynah, sepse, ne te vertete, ti je fajtore.”

[30] Disa gra (te parise) ne qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte sherbetorin e vet. Asaj i ka rene vertet ne koke dashuria per te. Ne besojme se ajo e ka humbur fare”

[31] Kur degjoi per thashethemet e tyre, ajo i thirri ato ne gosti, cdonjeres i dha nga nje thike dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e pane, grate u mahniten nga bukuria e tij, prene duart dhe thane: “O Zot, o Zot! Ky nuk eshte njeri, por qenka nje engjell fisnik!”

[32] Ajo tha: “Ja, ky eshte ai per te cilin ju me qortuat. Jam perpjekur ta josh, por ai eshte ruajtur nga gjynahu. Por, nese ai nuk ben ate qe e urdheroj une, me siguri qe do te burgoset dhe do te poshterohet”

[33] Ai tha: “O Zoti im, me shume e dua burgun se ate ku me shtyjne ato. Nese Ti nuk e largon prej meje dredhine e tyre, une do te prirem drejt atyre dhe do te behem nga ata qe nuk (i) dine (ligjet e Tua).”

[34] Dhe Zoti e plotesoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhite e tyre. Me te vertete, Ai degjon dhe di cdo gje

[35] Pastaj u ra ndermend atyre[150], pasi i pane shenjat (e pafajesise se Jusufit) qe ta burgosin per nje kohe (ne menyre qe ngjarja te mos perhapej ne popull)

[36] Bashke me Jusufin hyne ne burg edhe dy djelmosha. Njeri prej tyre tha: “Une kam pare (ne enderr) veten, se si shtrydhja vere”. Tjetri tha: “Une kam pare ne enderr, se si mbaja ne koke buke, te cilen e hanin shpendet. Shpjegona kuptimin e endrrave. Ne, me te vertete, shohim se ti je njeri i mire.”

[37] Jusufi tha: “Sa here qe t’ju vije ndonje ushqim (ne enderr) si risk per ju, une do t’ju lajmeroj se cfare kuptimi ka, para se te behet realitet. Kjo eshte prej diturive qe m’i ka mesuar Zoti im. Une e kam flakur fene e njerezve qe nuk besojne Allahun e qe mohojne jeten tjeter

[38] Une besoj fene e te pareve te mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurre nuk mund t’i shoqerojme Allahut ndonje gje (ne adhurim). Kjo eshte dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerezve te tjere, ndonese shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

[39] O shoket e mi te burgut! A jane me mire nje mori zotash te ndryshem apo Allahu, i Vetmi, Ngadhenjimtari

[40] Ata qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, jane vetem emra, te cilet i keni vene ju dhe te paret tuaj, pa pasur prej Tij asnje argument. Vendimi i perket vetem Allahut: Ai ka urdheruar qe te adhuroni vetem Ate. Kjo eshte e vetmja fe e vertete, por shumica e njerezve nuk e di

[41] O shoket e mi te burgut! Njeri prej jush do t’i sherbeje vere pronarit te vet, kurse tjetri do te kryqezohet, e shpendet do te hane prej kokes se tij. Keshtu eshte caktuar kjo gje per te cilen pyetet ju!”

[42] Jusufi i tha njerit prej ketyre te dyve, per te cilin e dinte se do te shpetonte: “Permendme mua te pronari yt!” Por djalli beri qe ai te harronte ta permendte te pronari i vet dhe keshtu, Jusufi mbeti edhe disa vjet ne burg

[43] Dhe tha mbreti: “Kam pare ne enderr shtate lope te majme, te cilat po i hanin shtate lope te dobeta dhe kam pare shtate kallinj te gjelber e shtate te tjere te thare. O paria ime, me shpjegoni endrren time, nese dini t’i interpretoni endrrat!”

[44] Ata thane: “Keto jane endrra te ngaterruara e ne nuk dime t’i shpjegojme.”

[45] Njerit nga ata dy qe shpetoi (nga burgu), iu kujtua pas nje kohe e tha: “Une do t’ju njoftoj per shpjegimin e kesaj (endrre), vetem me dergoni (te Jusufi)!”

[46] (Sherbetori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejte! Na shpjego (endrren) per shtate lope te majme, te cilat hahen prej shtate lopeve te dobeta dhe per shtate kallinj te gjelber e shtate tjere te thare, qe te kthehem te njerezit e ta dine edhe ata”

[47] (Jusufi) tha: “Do te mbillni shtate vjet rresht. Prodhimin qe do te korrni lereni ne kallinj, pervec nje pakice qe do t’ju sherbeje per te ngrene

[48] sepse pastaj do te vijne shtate vjet te thate, te cilet do t’i harxhojne ato qe i keni ruajtur ju, pervec nje pakice qe mund te kurseni

[49] Pastaj, pas ketyre do te vije nje vit plot shi per njerezit, vit ne te cilin ata do te shtrydhin (rrush etj.).”

[50] Mbreti tha: “Sillmani ate!” Kur (Jusufit) i erdhi i derguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: c’paten ato gra qe prene duart e veta?” Me te vertete, Zoti im i di dredhite e tyre”

[51] Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshet ta joshnit Jusufin?”. Ato thane: “Allahu na ruajtte! Ne nuk dime asgje te keqe per ate”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do te dale ne shesh e verteta! Une u perpoqa qe ta joshja ate; ai eshte vertet njeri i drejte”

[52] (Jusufi) tha: “(E kerkova kete hetim) qe ta dije ai[151], se une nuk e kam tradhtuar gjate kohes se mungeses se tij. Vertet, Allahu nuk u jep fund te mire dredhive te tradhtareve

[53] Une nuk e shfajesoj veten, sepse shpirti (i njeriut) eshte fort i prire per te keqe, pervec atij qe e meshiron Zoti im. Me te vertete, Zoti im eshte Fales dhe Meshireplote”

[54] Mbreti tha: “Ma sillni ate, do ta marr prane vetes.” Pasi bisedoi me te, i tha: “Qysh sot, ti ke pozite te larte dhe je i besuar.”

[55] (Jusufi) i tha: “Me cakto pergjegjes te depove te vendit, sepse une jam ruajtes dhe njohes (i mire i ketyre puneve)”

[56] Dhe keshtu, Ne i dhame Jusufit pozite ne ate vend dhe ai kishte cfare te deshironte. Ne e shperblejme me meshiren Tone, ke te duam dhe, punemireve nuk ua humbim shperblimin

[57] Ndersa shperblimi i jetes tjeter eshte me i mire per ata qe besojne dhe e kane frike Allahun

[58] Dhe erdhen vellezerit e Jusufit e hyne tek ai. Ai i njohu, por ata nuk e njohen

[59] Kur i furnizoi ata me ushqim te nevojshem, u tha: “Me sillni vellain tuaj prej babait! A nuk e shihni se une jua jap masen te plote dhe jam me i miri mikprites

[60] Nese nuk ma sillni ate, nuk do te kete me ushqim per ju dhe mos ejani tek une”

[61] Ata thane: “Ne do te perpiqemi disi, qe ta sjellim nga baba i tij dhe do ta bejme kete”

[62] Jusufi u tha sherbetoreve te vet: “Ngarkoni barret ne kafshet e tyre e ua fusni brenda parate! Ata do t’i gjejne ato, kur te shkojne te familja e vet, keshtu qe do te kthehen perseri te ne”

[63] Kur u kthyen te babai i tyre, ata thane: “O ati yne! Nuk do te na japin me ushqim. Prandaj dergoje me ne vellain tone, qe te mund te marrim ushqim; te sigurojme se ne do ta ruajme ate!”

[64] Ai u tha: “A mos valle t’jua besoj juve, ashtu sic jua pata besuar me pare vellane e tij? Allahu eshte Ruajtesi me i mire dhe Ai eshte me i Meshirshmi i meshiruesve”

[65] Kur i celen barret e tyre dhe gjeten te hollat e tyre, qe ua kishin kthyer, ata thane: “O ati yne! C’duam me teper? Keto jane gjerat tona; na jane kthyer. Ne do ta furnizojme familjen tone, do ta ruajme vellain tone dhe do ta shtojme nje barre deveje (ushqim), e kjo eshte barre e lehte.”

[66] Ai tha: “Une kurrsesi nuk do ta dergoj me ju, derisa te betoheni ne Allahun, se do te ma ktheni, me perjashtim te rastit kur ju rrezikon ndonje e keqe e madhe (te gjitheve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu eshte dorezenes per ate qe flasim ne

[67] O djemte e mi, mos hyni nga e njejta porte (e qytetit), por nga porta te ndryshme. Une nuk mund te largoj prej jush asgje nga (ajo qe ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i perket vetem Allahut. Tek Ai mbeshtetem une dhe tek Ai le te mbeshteten ata qe deshirojne te jene te mbeshtetur (tek Allahu)”

[68] Kur ata hyne (ne qytet), ashtu sic i urdheroi babai i tyre, deshira e Jakubit u permbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit te Allahut. Ai (Jakubi), ne te vertete, ka qene dijetar i madh, sepse Ne e kemi mesuar, por shumica e njerezve nuk e di

[69] Kur dolen para Jusufit, ky e afroi vellane e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Une ne fakt jam vellai yt dhe mos u hidhero per ate qe me bene vellezerit tane!”

[70] Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshem, (Jusufi) shtiu nje gote (te cmueshme) ne ngarkesen e vellait te vet e pastaj nje lajmetar thirri: “O karvan, ju jeni vjedhes te vertete!”

[71] Ata u kthyen drejt tyre (e thane): “C’ju ka humbur”

[72] Thane: “Po kerkojme goten e mbretit. Kush e sjell ate, ka shperblim nje barre deveje ushqim. Une per kete jam dorezenes”

[73] (Vellezerit e Jusufit) thane: “Betohemi per Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur te bejme turbullira ne kete vend dhe nuk jemi vjedhes”

[74] Ata pyeten: “E cili do te jete denimi, nese ju genjeni”

[75] (Vellezerit) thane: “Denimi per ate, ne barren e te cilit gjendet gota, eshte qe te mbahet peng ai vete. Keshtu i denojme ne keqberesit.”

[76] Dhe nisi te kontrolloje barret e tyre para barres se vellait te Jusufit. Pastaj nxori goten nga barra e vellait te tij. Keshtu, Ne e mesuam Jusufin, qe ta bente kete dredhi. Ai, sipas ligjit te mbretit nuk mund ta merrte (per skllav) vellane e vet, pervec se me vullnetin e Allahut. Ne e ngreme lart ate qe duam, e mbi cdo te ditur eshte nje i Gjithedijshem

[77] (Bijte e Jakubit) thane: “Nese ka vjedhur, me pare ka vjedhur edhe vellai i tij!”[152] Jusufi heshti per kete dhe nuk shpalli gje, por mendoi ne vetvete: “Ju jeni ne pozite me te keqe. Allahu eshte me i dijshem per ato qe thoni ju”

[78] (Bijte e Jakubit) thane: “O minister, ai e ka babane shume plak, andaj merr ndonjerin prej nesh ne vend te tij! Ne po shohim se ti je bamires”

[79] (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtte, si te marrim ate tjetrin ne vend te atij te i cili e kemi gjetur sendin tone! Atehere, ne, me te vertete, do te ishim te padrejte!”

[80] Meqe e humben shpresen ne te (Jusufin), u shperndane dhe u keshilluan fshehurazi. Me i madhi nga ata tha: “A nuk e dini qe babai juaj ka marre prej jush betimin ne Allahun. Ju edhe me pare e keni shkelur betimin qe bete per Jusufin. Nuk do te ndahem prej ketij vendi, derisa te me lejoje babai im ose te me gjykoje Allahu, sepse Ai eshte Gjykatesi me i mire

[81] Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai yne, djali yt ka vjedhur. Ne deshmojme vetem per ate qe dime. Ne nuk mund ta parashikonim te panjohuren

[82] Pyet banoret e qytetit ne te cilin kemi qene dhe karvanin me te cilin kemi udhetuar dhe ki besim se ne jemi te drejte”

[83] Jakubi tha: “Nuk eshte keshtu, por ju keni kurdisur dicka. Une do te kem durim. Shpresoj se Allahu do te m’i ktheje te gjitha, sepse Ai, ne te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Urte”

[84] U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri une per Jusufin!” Syte i ishin zbardhur prej pikellimit dhe ishte plot zemerim

[85] Ata thane: “Per Allahun, ti po e permend Jusufin pa pushim, saqe do te semuresh rende ose do te vdesesh!”

[86] (Jakubi) tha: “Une dhimbjen time dhe pikellimin tim ia paraqes vetem Allahut e nga Allahu di ate qe nuk e dini ju”

[87] “O bijte e mi, shkoni e kerkoni lajme per Jusufin dhe vellain e tij dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e Allahut. Shpresen ne meshiren e Allahut nuk e humb askush, pervec jobesimtareve”

[88] Kur ata dolen para Jusufit, thane: “O minister, ne dhe familjen tone e ka goditur nje fatkeqesi e madhe dhe kemi sjelle pak gjera! Sidoqofte, na e ploteso masen (per ushqimin) tone dhe na jep lemoshe, sepse Allahu i shperblen dhenesit e lemoshes”

[89] Ai tha: “A nuk e mbani mend cfare keni bere me Jusufin dhe vellane e tij, kur ishit te paditur?”

[90] Ata thane: “Valle, ti je vertet Jusufi?!” Ai u pergjigj: “Po, une jam Jusufi e ky eshte vellai im. Allahu na meshiroi. Ate qe ruhet (nga gjynahet) dhe behet i durueshem, Allahu e shperblen, se Ai kurre nuk ia humb shperblimin punemireve”

[91] Ata thane: “Betohemi per Allahun, vertet qe Allahu te ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qene vertet te gabuar”

[92] Ai u tha: “Sot s’ka qortim per ju; Allahu do t’ju fale. Ai eshte me i Meshirshmi i meshiruesve

[93] Shkoni me kete kemishe timen dhe vereni ne fytyren e atit tim e ai do te shohe, dhe m’i sillni tere familjet tuaja!”

[94] Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha: “Une, me te vertete, po ndiej eren e Jusufit, ndonese ju mund te me quani matuf ”

[95] Ata thane: “Per Allahun, me te vertete, ti edhe tani qendron ne gabimin e meparshem”

[96] Kur erdhi sjellesi i lajmit te mire dhe ia vuri kemishen ne fytyre, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thene se une di nga Allahu ate qe ju nuk e dini”

[97] Ata thane: “O babai yne, kerko falje per ne e per gabimet tona! Ne paskemi qene vertet gjynahqare”

[98] Ai u pergjigj: “Do ta lus Zotin tim qe t’ju fale. Pa dyshim qe Ai eshte Falesi dhe Meshireploti”

[99] Kur ata hyne te Jusufi, ai i afroi prane prinderit e vet dhe tha: “Hyni ne Egjipt! Me lejen e Allahut, ju do te jeni te sigurt prej cdo te keqeje”

[100] Ai i ngriti prinderit e vet ne fron dhe ata te gjithe iu perulen atij. Ai tha: “O babai im, ky eshte shpjegimi i endrres sime te dikurshme. Zoti im e permbushi ate. Mua me beri miresi, kur me nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretetira, pasi djalli pati futur ngaterrese midis meje dhe vellezerve te mi. Vertet, Zoti im eshte i Bute me ke te doje; Ai eshte i Gjithedijshmi dhe i Urti

[101] O Zoti im! Ti me ke dhene pushtet dhe me ke mesuar shpjegimin e endrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokes, Ti je Mbrojtesi im edhe ne kete bote, edhe ne boten tjeter! Bej qe te vdes si mysliman dhe me shoqero me punemiret (ne boten tjeter)!”

[102] Keto jane disa nga historite e fshehta, te cilat Ne po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ke qene me ata, kur vendosnin per punen e tyre dhe kurdisnin dredhira

[103] Shumica e njerezve, sado qe te deshirosh ti, nuk jane besimtare

[104] Ti nuk po kerkon prej tyre kurrfare shperblimi per kete. Ai (Kurani) eshte vetem keshille per te gjithe njerezit

[105] Eh, sa shume shenja ka ne qiej dhe ne Toke, prane te cilave ata kalojne pa ua vene veshin

[106] Shumica e tyre nuk besojne ne Allahun, pa i shoqeruar Atij njekohesisht (idhuj te rreme) ne adhurim

[107] A jane te sigurt ata se nuk do t’i godase nje denim gjitheperfshires nga Allahu apo qe nuk do t’u vije papritmas Ora, nderkohe qe jane te pavetedijshem

[108] Thuaj: “Kjo eshte rruga ime: te ftoj drejt Allahut me dituri te plote, une dhe cdokush qe me pason mua. I perlevduar qofte Allahu; une nuk jam prej idhujtareve!”

[109] Para teje, Ne kemi derguar vetem burra nga banoret e qyteteve, te cilet i frymezuam me shpallje. Valle! A nuk kane udhetuar ata neper bote per te pare se si ka qene fundi i popujve, qe kane jetuar para tyre? Pa dyshim, bota tjeter eshte me e mire per ata qe (e) kane frike (Allahun). Pra, a nuk kuptoni

[110] Dhe, kur te derguarit gati e humben shpresen dhe menduan se do te shpalleshin genjeshtare, atehere u arriti ndihma Jone: Ne shpetojme ate qe duam dhe denimi Yne nuk zmbrapset nga populli keqberes

[111] Ne tregimet e atyre (te derguarve) ka keshilla per ata qe jane me mend. Ky (Kuran) nuk eshte tregim i trilluar, por ai eshte vertetues i atyre (librave) qe jane shpallur para tij, eshte shpjegues i cdo gjeje dhe udherrefyes e meshire per njerezit besimtare

Bubullima (Er-Ra'd)

Surah 13

[1] Elif Lam Mim Ra’. Keto jane vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo qe te eshte shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tend eshte e Verteta, por shumica e njerezve nuk e besojne

[2] Allahu eshte Ai qe qiejt i ka ngritur me shtylla, te cilat nuk mund t’i shihni e me pas eshte ngritur mbi Fron. Ai ka nenshtruar Diellin dhe Henen; te gjitha keto rrotullohen per nje kohe te caktuar. Ai i drejton te gjitha ceshtjet dhe i shpjegon ne hollesi shpalljet, me qellim qe ju te bindeni se do te takoheni me Zotin tuaj

[3] Eshte Ai qe e ka shtrire token, duke krijuar ne te male dhe lumenj. Dhe per cdo lloj frute, Ai ka krijuar nga nje cift. Ai ka bere qe nata ta mbuloje diten. Me te vertete, ne keto ka shenja per njerezit qe mendojne

[4] Ne Toke ka vise qe jane te lidhura njeri me tjetrin, ka kopshte te mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me nje pip ose shume pipa, te cilat ujiten me te njejtin uje, por disa nga frutat i bejme me te shijshme nga te tjerat. Pa dyshim, ne keto ka shenja per njerezit qe kane mend

[5] Nese ti (Muhamed) cuditesh nga idhujtaret, jane vertet te cuditshme fjalet e tyre: “Valle, pasi te behemi dhe, do te krijohemi vertet perseri?!” Keta jane ata qe nuk besojne ne Zotin e tyre dhe ne qafat e te cileve do te kete vargonj; keta jane banoret e Xhehenemit, ne te cilin do te qendrojne perhere

[6] Ata te kerkojne ty me ngut t’u sjellesh te keqen para se mires, ndonese para tyre ka pasur shume denime shembullore. Zoti yt eshte Fales per njerezit, pavaresisht gjynaheve te tyre, por, ne te vertete, Zoti yt eshte edhe i ashper ne denim

[7] Jobesimtaret thone: “Sikur t’i ishte derguar atij[154] nje mrekulli nga Zoti i tij?” Ne te vertete, ti je vetem paralajmerues. E, per cdo popull ka udherrefyes

[8] Allahu e di se c’mbart cdo femer dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Cdo gje tek Ai eshte me mase

[9] Ai i di gjerat e dukshme dhe te padukshme. Ai eshte i Madhi, i Larti

[10] (Per Ate) njelloj eshte: si ai prej jush qe flet me vete edhe ai qe flet me ze te larte, si ai qe fshihet naten edhe ai qe ecen diten

[11] Njeriu ka percjelles (engjej), para tij dhe pas tij, qe e mbikeqyrin ate me urdhrin e Allahut. Me te vertete, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, derisa ata te ndryshojne c’kane ne vetvete. Kur Ai deshiron ta ndeshkoje nje popull, askush nuk mund ta pengoje Ate; dhe ata, pervec Tij, s’kane asnje ndihmes

[12] Ai jua tregon juve vetetimen, duke ju bere te frikesoheni e te shpresoni; eshte Ai qe krijon re te renda (me shi)

[13] Bubullima e madheron Ate me falenderim, por edhe engjejt, nga frika ndaj Tij; Ai i dergon rrufete dhe godet me to ke te doje; - dhe ata perseri diskutojne per Allahun, nderkohe qe Ai eshte i ashper ne ndeshkime

[14] Vetem per Ate eshte lutja e vertete! Kurse idhujt, te cileve jobesimtaret u luten ne vend te Allahut, nuk u pergjigjen lutjeve te tyre aspak. Rasti i tyre eshte si rasti i atij qe i zgjat duart tek uji, per t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtareve eshte e kote

[15] Allahut i perulet ne sexhde gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i perulen ne mengjes dhe ne mbremje

[16] Thuaj: “Kush eshte Zoti i qiejve dhe i Tokes?” dhe pergjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos valle, ju zgjidhni per mbrojtes ne vend te Tij, ata qe nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dem?” Thuaj: “A jane te njejte i verbri dhe ai qe sheh? Ose a jane njesoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtaret) i veshin Allahut ortake, te cilet krijojne sic krijon Ai, keshtu qe krijimi u ngjan i njejte atyre (idhujtareve)?!” Thuaj: “Allahu eshte Krijuesi i cdo gjeje dhe Ai eshte i Vetmi, Ngadhenjimtari”

[17] Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjte me mase dhe rrjedha bart mbeturinat mbi siperfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijne njerezit ne zjarr qe te bejne stoli ose vegla, eshte mbeturine, si ajo. Keshtu, Allahu jep shembullin e se vertetes dhe te se pavertetes: Mbeturinat hidhen, ndersa ajo qe u sherben njerezve mbetet ne toke. Keshtu, Allahu i shpjegon shembujt

[18] Per ata qe i pergjigjen Zotit te tyre, eshte pergatitur e mira e madhe. Ndersa ata qe nuk i pergjigjen Atij - sikur te ishte e tyre gjithcka qe gjendet ne Toke, madje edhe nje here aq, ata do ta sakrifikonin ate (per te shpetuar). Njerezve te tille u eshte pergatitur llogari e rende dhe strehimi i tyre eshte Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shemtuar qe eshte ai

[19] Valle, ai qe di se ajo qe te eshte shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt eshte e verteta, a eshte njesoj me ate qe eshte i verber (ndaj ketij fakti)? Vetem njerezit qe kuptojne ia vene veshin kesaj

[20] Keta jane ata qe i permbahen beselidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin

[21] dhe ata qe mbajne lidhjet (familjare) qe ka urdheruar Allahu te mbahen, qe kane frike Zotin e tyre e i frikesohen llogarise se rende

[22] dhe ata qe durojne per te fituar dashurine e Zotit te tyre, qe falin namazin, qe ndajne fshehurazi dhe haptazi nga ajo qe ua kemi dhene Ne dhe, qe te keqen, e kthejne me te mire. Ketyre u takon shperblimi ne Shtepine e fundit

[23] Xheneti i Adnit, ne te cilin do te hyjne ata dhe besimtaret e ndershem prej prinderve te tyre, grave dhe pasardhesve te tyre. Dhe engjejt do te hyjne tek ata nga cdo dere (e Xhenetit)

[24] (e do t’u thone): “Shpetimi qofte mbi ju, per durimin qe keni treguar (ne jeten e kesaj bote)! Sa vendbanim i bukur qe eshte ky!”

[25] Sa per ata qe shkelin beselidhjen me Allahun, pasi jane zotuar per ate e, qe kepusin lidhjet (familjare) qe ka urdheruar Allahu te ruhen dhe bejne crregullime ne Toke - mbi ta rendon mallkimi dhe perfundimi i keq

[26] Allahu ia shton furnizimin kujt te doje dhe ia pakeson kujt te doje. Jobesimtaret i gezohen jetes se kesaj bote, por jeta e kesaj bote ne krahasim me boten tjeter eshte vetem kenaqesi kalimtare

[27] Jobesimtaret thone: “Pse nuk i dergohet atij (Muhamedit a.s.) nje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me te vertete, Allahu shpie ne humbje ata qe Ai do, ndersa udhezon ne rruge te drejte ata qe kthehen tek Ai

[28] ata qe besojne dhe zemrat e te cileve, kur permendet Allahu, qetesohen. Vertet, zemrat qetesohen me permendjen e Allahut!”

[29] Per ata qe besojne dhe bejne vepra te mira ka cdo miresi dhe vendbanim te mrekullueshem

[30] Dhe, keshtu Ne te derguam ty tek nje popull, para te cilit kane kaluar shume popuj, qe ti t’u lexosh atyre shpalljen qe te kemi dhene, sepse ata nuk e besojne te Gjithemeshirshmin. Thuaj: “Ai eshte Zoti im, s’ka zot tjeter pervec Tij; tek Ai mbeshtetem dhe tek Ai kthehem”

[31] (Idhujtaret e Mekes thone:) Sikur te kishte nje Kuran me te cilin te leviznin malet ose te copetohej toka, ose te flisnin te vdekurit (qe te besojme Muhamedin)? Jo, e gjithe ceshtja[155] i takon (vetem) Allahut. Valle, a nuk e dine ata qe besojne se sikur te donte Allahu, do t’i kishte udhezuar te gjithe njerezit (ne besim)?! Kurse, jobesimtaret (e Mekes), per ate qe kane bere, vazhdon t’i godase shkaterrimi apo te bjere prane shtepive te tyre, derisa te kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij

[32] Edhe para teje jane tallur me te derguar, andaj Une u kam dhene afat atyre qe kane mohuar e pastaj i kam ndeshkuar; eh si ka qene denimi Im

[33] Valle, Ai qe eshte mbikeqyres per cdokend se cfare punon, a eshte njesoj si idhujt qe s’degjojne e s’shohin gje?! E megjithate ata i shoqerojne Allahut zota te rreme (ne adhurim)? Thuaj: “Me tregoni emrat e atyre (idhujve qe ia beni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Ate per ndonje gje qe Ai nuk e di ne toke apo thoni vetem fjale boshe? Jo, por jobesimtareve dinakerite e veta u duken te hijshme; ata jane larguar nga rruga e drejte. Per ate qe Allahu e shpie ne humbje, s’ka udherrefyes

[34] Per ata ka denim ne kete jete, por denimi ne jeten tjeter, me siguri, eshte edhe me i ashper; per ata s’ka mbrojtes nga denimi i Allahut

[35] Xheneti qe u eshte premtuar besimtareve eshte i tille qe, neper te rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij jane te perhershme. Ky eshte fundi i besimtareve, kurse fundi i jobesimtareve eshte zjarri

[36] Ata, te cileve ua kemi zbritur Librin, gezohen per ate qe te kemi shpallur ty. Dhe ka disa prej grupeve qe mohojne dicka prej tij. Thuaj: “Mua me eshte urdheruar qe ta adhuroj vetem Allahun dhe qe te mos i shoqeroj Atij asgje (ne adhurim). Vetem Atij i lutem dhe vetem tek Ai kthehem”

[37] Ja, keshtu, Ne e kemi zbritur (Kuranin) ne gjuhen arabe (per te qene) si gjykim (per njerezit). Por, nese ti ndjek deshirat e tyre, pas dijes qe te ka ardhur, ti nuk do te kesh as ndihmes, as mbrojtes prej Zotit

[38] Vertet, edhe para teje Ne kemi sjelle te derguar, te cileve u kemi dhene gra dhe pasardhes. Asnje i derguar nuk ka sjelle me vete asnje mrekulli, pervecse me lejen e Allahut. Cdo periudhe e kohes ka librin e vet (ku eshte shenuar caku i saj)

[39] Allahu fshin cfare te doje e ngulit cfare te doje (ne kete liber); dhe tek Ai eshte Libri amez

[40] Edhe nese Ne te tregojme ty nga denimi qe u kemi premtuar atyre apo ta marrim shpirtin me pare, detyra jote eshte te kumtosh Shpalljen, se llogaria eshte te Ne

[41] A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogelojme token[157] nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyeje gjykimin e Tij; Ai eshte i shpejte ne llogari

[42] Dredhi kane bere edhe ata qe kane qene para tyre, por Allahu eshte zoterues i te gjitha dredhive. Ai e di cfare fiton cdo njeri dhe mohuesit do ta dine se per ke do te jete perfundimi me i mire

[43] Jobesimtaret thone: “Ti nuk je i derguar!” Thuaju (o Muhamed!): “Mjafton Allahu per deshmitar midis meje dhe jush dhe ata qe kane dijeni per Librin (besimtaret cifute dhe te krishtere te asaj kohe).”

Ibrahimi (Ibrahim)

Surah 14

[1] Elif Lam Ra. Kete Liber ta kemi shpallur ty (o Muhamed), per t’i nxjerre njerezit, me lejen e Zotit te tyre, nga erresira ne drite, ne rrugen e te Plotfuqishmit, te Denjit per cdo lavd

[2] Allahut, te Cilit i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Mjere mohuesit per denimin e tmerrshem (qe i pret)

[3] Mjere ata qe jeten e kesaj bote e duan me shume se ate te botes tjeter, qe largojne njerezit nga rruga e Allahut dhe deshirojne ta shtremberojne ate! Ata jane ne humbje te madhe

[4] Ne nuk kemi cuar asnje te derguar, pervecse ne gjuhen e popullit te tij, per t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie ne humbje ke te doje dhe e udhezon ne rruge te drejte ke te doje. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[5] Ne e derguam Musain me shenjat Tona (dhe i thame): “Nxirre popullin tend nga erresira ne drite dhe perkujtoju atyre ditet e Allahut[158]!” Vertet, ne kete ka shenja per cdo njeri qe eshte i durueshem dhe falenderues

[6] (Kujto) kur Musai i tha popullit te vet: “Kujtoni dhuntine qe ju dha Allahu, kur ju shpetoi nga populli i Faraonit, qe ju mundonte me torturat me te renda, duke vrare djemte tuaj e duke jua lene gjalle femrat. Kjo ka qene nje sprove e madhe per ju nga Zoti juaj

[7] (Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nese tregoheni mirenjohes, Une do t’jua shtoj edhe me shume begatite e Mia; por, nese ju mohoni miresite e Mia, (atehere dijeni se) denimi Im eshte i rende”

[8] Dhe Musai tha: “Nese mohoni ju dhe te gjithe ata qe jane ne Toke, (dijeni se) Allahu eshte vertet i Vetemjaftueshem dhe plot lavdi.”

[9] A nuk ju ka ardhur lajmi per ata qe kane qene para jush: per popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe per ata pas tyre? Vetem Allahu i di ata! Te derguarit e tyre u sollen shenja te qarta, por ata vinin duart ne goje (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojme ne mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim te madh ndaj asaj qe na therrisni ju”

[10] Te derguarit e tyre u thane: “Valle, a mund te dyshohet ne Allahun, Krijuesin e qiejve dhe te Tokes?! Ai ju therret juve per t’ju falur disa gjynahe tuajat dhe qe t’ju lere deri ne afatin e caktuar”. Ata thane: “Ju jeni vetem njerez si ne. Ju deshironi te na shmangni nga ajo qe kane adhuruar te paret tane. Andaj, na sillni prova te dukshme!”

[11] Te derguarit e tyre u thane: “Ne jemi vetem njerez si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt te doje prej roberve te Vet, ne nuk mund t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtaret le te mbeshteten vetem tek Allahu

[12] E perse te mos mbeshtetemi tek Allahu, kur Ai tashme na ka treguar rrugen e drejte, ne te cilen po ecim? Ne do t’i durojme perndjekjet tuaja e ata qe besojne, le te shpresojne vetem tek Allahu!”

[13] Mohuesit u thane te derguarve te tyre: “Ne do t’ju debojme nga vendi yne ose do te ktheheni ne fene tone!” Atehere, Zoti u shpalli (te derguarve te Vet): “Ne do t’i zhdukim keqberesit

[14] e pas tyre do t’ju vendosim ne token e tyre. Kjo eshte per ata qe kane frike nga qendrimi para Meje (per gjykim) dhe i tremben premtimit (denimit) Tim.”

[15] Dhe (te derguarit) kerkuan ndihme (nga Allahu), kurse kokefortet kryelarte u shkaterruan

[16] Pas tyre eshte Xhehenemi, ku do te pine uje te qelbur

[17] te cilin do ta gjerbin e nuk do te mund ta gelltisin. Vdekja do t’u vije atyre nga te gjitha anet, por nuk do te vdesin. Ata i pret nje denim i rende

[18] Vepra e atyre, qe nuk besojne Zotin e tyre, i shembellen hirit, te cilin e shperndan era ne nje dite te stuhishme. Ata nuk do te kene asnje dobi nga veprat qe kane punuar. Kjo eshte humbja e madhe

[19] Valle, a nuk sheh ti se si Allahu ka krijuar me urtesi qiejt dhe Token? Nese deshiron, Ai mund t’ju zhduke ju dhe te sjelle nje popull te ri

[20] kjo nuk eshte pune e rende per Allahun Fuqiplote

[21] Te gjithe do te dalin para Allahut. (Atehere), ata qe kane qene te perulur, do t’u thone atyre qe kane qene kryelarte: “Ne kemi qene ithtaret tuaj. A do te mund te lehtesoni ju prej nesh dicka nga denimi i Allahut?” Ata do te thone: “Sikur te na kishte udhezuar Allahu ne rrugen e drejte, edhe ne do t’ju kishim udhezuar ju. Renkojme apo durojme, per ne njesoj eshte, nuk do te kete shpetim.”

[22] Dhe, kur te marre fund puna, djalli do te thote: “Vertet, Allahu ju beri nje premtim te vertete. Edhe une ju premtova, por ju mashtrova. Une nuk kam pasur kurrfare pushteti mbi ju. Une thjesht ju thirra e ju m’u pergjigjet. Prandaj, mos me qortoni mua, por qortoni veten! Une nuk jam shpetimtari juaj e as ju nuk jeni shpetimtaret e mi. Une tani e mohoj qe me bete ortak me Allahun (ne adhurim).” Vertet, keqberesit do te kene nje denim te dhembshem

[23] Ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te pranohen ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit te tyre, do te banojne perhere. Atje do te pershendeten me fjalen: “Selam!”

[24] Valle, a nuk e sheh se si Allahu e perqas fjalen e mire me pemen e mire, e cila rrenjen e ka te forte ne toke, kurse deget nga qielli

[25] Me lejen e Zotit te saj (pema) jep fruta ne cdo kohe. Allahu u tregon shembuj njerezve, qe t’ua vene veshin

[26] Fjala e keqe eshte si pema e keqe me rrenje te shkulura, e paqendrueshme per ekzistence

[27] Allahu i forcon besimtaret me fjale te qendrueshme ne kete bote dhe ne boten tjeter, kurse keqberesit i shpie ne humbje; Allahu ben c’te doje

[28] Valle, a nuk i sheh ata qe dhuntine e Allahut e kane nderruar me mohim dhe e kane sjelle popullin e tyre ne Shtepine e shkaterrimit

[29] Ata do te digjen ne Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshem eshte ai

[30] Ata kane trilluar zota te rreme si ortake te Allahut per t’i larguar (njerezit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaquni, se perfundimi juaj eshte ne zjarr!”

[31] Thuaju roberve te Mi, te cilet besojne: Le te falin namazin dhe le te japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo qe ua kemi dhene Ne, para se te arrije dita ne te cilen s’ka as tregti, as miqesi

[32] Allahu eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token. Ai leshon uje nga qielli e nepermjet tij nxjerr fruta si ushqim per ju. Ai i ka vene ne sherbimin tuaj anijet, qe me lejen e Tij, ju te lundroni me ato neper dete. Ai i ka krijuar lumenjte per dobine tuaj

[33] e po ashtu edhe Diellin dhe Henen, qe levizin vazhdimisht. Ai ka vene ne sherbimin tuaj naten dhe diten

[34] Ai ju jep gjithcka qe i kerkoni. Edhe nese perpiqeni t’i numeroni dhuntite e Allahut, nuk do te mund t’i numeroni dot. Njeriu eshte vertet i padrejte dhe mosmirenjohes

[35] (Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, beje te sigurt kete qytet[159] dhe me ruaj mua dhe pasardhesit e mi nga adhurimi i idhujve

[36] O Zoti im, ata kane shmangur shume njerez (nga rruga e drejte). Ai qe me pason mua, eshte i fese sime; ndersa per ate qe me kundershton mua, Ti, me te vertete, je Fales dhe Meshireplote

[37] O Zoti yne, une kam vendosur disa nga pasardhesit e mi, ne nje lugine qe nuk mbillet, afer Shtepise Tende te Shenjte, qe te falin namazin. Prandaj, bej qe zemrat e njerezve te ndiejne dashamiresi per ata dhe jepu fruta, me qellim qe ata te te falenderojne

[38] O Zoti yne, Ti e di vertet cfare fshehim e cfare shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgje, as ne Toke, as ne qiell

[39] Qofte lavderuar Allahu, i cili ne pleqeri me dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vertet, Zoti im i degjon lutjet

[40] O Zoti im, bej qe une dhe pasardhesit e mi te kryejme perhere namazin! O Zoti yne, na i prano lutjet

[41] O Zoti yne, me fal mua, prinderit e mi dhe besimtaret ne Diten, kur do te jepet llogari!”

[42] Mos mendo kurrsesi qe Allahu nuk e veren ate qe bejne keqberesit! Ai vetem ua shtyn (denimin) deri ne Diten, kur syte e tyre do te zgurdullohen (nga tmerret qe do te shohin)

[43] dhe, duke vrapuar me koke lart, nuk do te mund t’i levizin syte, ndersa zemrat e tyre do te jene te zbrazeta (nga tmerri)

[44] Ti (o Muhamed) paralajmeroji njerezit per Diten qe atyre do t’u vije denimi e keqberesit do te thone: “O Zoti yne, na ler edhe per pak kohe! Ne do t’i pergjigjemi thirrjes Tende dhe do t’i pasojme te derguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Valle, a nuk betoheshit me pare se s’do te kishte zhdukje per ju

[45] Ju banuat ne vendbanimet e atyre qe e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit te qarte se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shume shembuj.”

[46] Ata kurdisin dredhite e tyre, por Allahu i di dredhite e tyre. Edhe sikur prej dredhive te tyre te shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbane

[47] As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbaje premtimin e Vet te derguarve. Allahu eshte vertet i Plotfuqishem dhe i Zoti per shpagim

[48] Diten, kur Toka do te nderrohet me toke tjeter, por edhe qiejt, te gjithe do te dalin para te Vetmit dhe Ngadhenjyesit Allah

[49] Dhe ate dite do t’i shohesh keqberesit te lidhur ne pranga

[50] rrobat do t’i kene prej katrani e zjarri do t’ua mbeshtjelle fytyrat

[51] (Keshtu do te jete) ne menyre qe Allahu te shperbleje cilindo per ate qe ka punuar. Allahu eshte vertet i shpejte ne llogari

[52] Ky (Kuran) eshte shpallje e qarte per njerezit, me qellim qe ata te marrin paralajmerim nepermjet tij, qe ta dine se Allahu eshte Nje Zot i Vetem dhe qe te keshillohen njerezit e mencur

Al-Hixhr (Vend shkëmbor)

Surah 15

[1] Elif Lam Ra. Keto jane vargjet e Librit, te Kuranit te qarte

[2] Do te vije dita (e Kiametit), kur mohuesit do te deshirojne qe te ishin myslimane

[3] Leri ata qe te hane e te kenaqen dhe le t’i mashtroje shpresa; ata do ta marrin vesh

[4] Ne nuk kemi zhdukur asnje vend, pa i ardhur koha e caktuar

[5] Asnje popull nuk mund as ta shpejtoje, as ta ngadalesoje afatin (e shkaterrimit te vet)

[6] Ata (idhujtaret) thone: “O ti qe te eshte shpallur Keshilla (Kurani), ti je vertet i marre

[7] Perse nuk na sjell engjejt, nese ajo qe thua eshte e vertete?”

[8] Ne i dergojme engjejt vetem me shpallje dhe denim e atehere (te denuarve) nuk u jepet afat per te pritur

[9] Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajme ate

[10] Ne u kemi cuar te derguar edhe para teje, sekteve te meparshme

[11] Por ata talleshin me cdo te derguar qe u vinte

[12] Ja, keshtu Ne e bejme mohimin te futet ne zemrat e gjynahqareve

[13] Ata nuk e besojne ate[161], me gjithe shembujt e popujve te kaluar

[14] Edhe sikur Ne te hapnim nje dere te qiellit dhe te ngjiteshin neper te

[15] ata me siguri qe do te thoshin: “Syte tane kane qene te shushatur, madje na kane magjepsur”

[16] Ne kemi krijuar yjesi ne qiell dhe e kemi zbukuruar ate per shikuesin

[17] Ne e ruajme ate (qiellin) nga cdo djall i mallkuar

[18] pervec ndonjerit qe degjon vjedhurazi e te cilin e arrin nje yll i keputur me flake te dukshme

[19] Dhe Token e kemi shtrire e neper te kemi shperndare male te patundura. Ne kemi bere qe ne toke te rritet cdo gje ne perpjesetim

[20] E aty kemi bere mjetet e jeteses per ju dhe per ata qe nuk i mbani ju

[21] Nuk ka asnje send qe te mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me mase te caktuar

[22] Ne i dergojme ererat per pllenim dhe zbresim nga qielli uje, prej te cilit ju japim te pini e te cilin nuk mund ta depozitoni dot

[23] Ne te vertete, vetem Ne e japim jeten dhe e sjellim vdekjen dhe vetem Ne jemi trashegimtaret (e gjithckaje)

[24] Vetem Ne i dime ata qe kane qene para jush dhe vetem Ne i dime ata, qe do te vijne pas jush

[25] Sigurisht qe Zoti yt do t’i tuboje ata te gjithe; Ai eshte vertet i Urte dhe i Gjithedijshem

[26] Ne e kemi krijuar njeriun prej nje balte te thate te marre nga balta e zeze pa forme

[27] kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym

[28] Kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do te krijoj nje njeri prej baltes se thate te marre nga balta e zeze pa forme

[29] Kur t’i jap formen dhe t’i fryj prej shpirtit Tim[163], ju t’i peruleni atij ne sexhde”

[30] Te gjithe engjejt se bashku iu perulen atij ne sexhde

[31] pervec Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre qe bene sexhde

[32] Allahu i tha: “O Iblis, c’pate ti qe s’u bashkove me ata qe u perulen?”

[33] Iblisi tha: “Une nuk i perulem nje vdekatari qe Ti e ke krijuar nga balta e thate e marre prej baltes se zeze pa forme”

[34] Allahu tha: “Atehere, dil prej Xhenetit! Ti je vertet i mallkuar

[35] Le te jete mallkimi mbi ty deri ne Diten e Kiametit”

[36] Iblisi tha: “Zoti im, me jep afat deri ne diten kur ata do te ringjallen!”

[37] Zoti tha: “Sigurisht qe do te te jepet afat

[38] deri ne nje dite te caktuar

[39] Iblisi tha: “Zoti im, per shkak se me cove ne humbje, une do t’ju zbukuroj atyre (njerezve) rrugen e gabuar ne Toke dhe te gjithe do t’i shpie ne mashtrim

[40] pervec roberve te Tu te sinqerte”

[41] (Allahu) tha: “Kjo eshte rruga Ime e drejte

[42] Ne te vertete, ti nuk do te kesh pushtet mbi roberit e Mi, pervecse mbi te humburit, qe te pasojne ty.”

[43] Pa dyshim, Xhehenemi eshte vendi i premtuar per te gjithe ata

[44] Ai ka shtate dyer e per cdo dere do te kete nje pjese te caktuar

[45] Vertet, punemiret do te jene ne kopshtet e Xhenetit prane burimeve

[46] Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”

[47] Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do te rrine ulur si vellezer perballe njeri-tjetrit ne divane

[48] Aty nuk do t’i mundoje lodhja e prej aty kurre nuk do te debohen

[49] Lajmeroji roberit e Mi (o Muhamed) se, vertet, Une jam Falesi i madh, Meshireploti

[50] dhe se denimi Im eshte vertet denimi i dhembshem

[51] Tregoju atyre edhe per mysafiret e Ibrahimit

[52] Ata shkuan tek ai dhe i thane “Paqe!”, por ai tha: “Ne te vertete, Ne kemi frike nga ju.”

[53] Ata thane: “Mos u frikeso, se ne po te sjellim nje lajm te mire! Ti do te kesh nje djale te dijshem”

[54] Ibrahimi tha: “Po ma sillni kete lajm te mire, edhe pse me ka goditur pleqeria?! Mbi c’baze po ma sillni kete lajm?”

[55] Ata u pergjigjen: “Ne ta japim lajmin e mire me vertetesi, prandaj mos u bej shpresehumbur!”

[56] Ibrahimi tha: “E kush mund ta humbe shpresen nga meshira e Zotit te vet, pervec atyre qe jane te humbur”

[57] Ai i pyeti: “Cili eshte qellimi juaj, o te derguar?”

[58] (Ata) thane: “Ne jemi derguar te nje popull keqberes (per ta shkaterruar te gjithin)

[59] pervec familjes se Lutit. Ne do t’i shpetojme te gjithe ata

[60] pervec gruas se tij; per ate Ne kemi caktuar si denim qe te mbetet pas me te tjeret.”

[61] Dhe, kur te derguarit erdhen te Luti

[62] ai tha: “Une nuk ju njoh ju!”

[63] Ata thane: “Jo, ne te kemi sjelle ate, ne te cilen ata dyshojne

[64] te kemi sjelle te verteten, prandaj te jesh i sigurt se ajo qe te themi, do te behet

[65] Nisu me familjen tende ne nje kohe te nates, shko pas tyre e askush prej jush te mos shikoje prapa, por vazhdoni ne drejtimin e urdheruar!”

[66] Dhe Ne ia shpallem atij ate qe do te ngjaje: qe i gjithe populli i tij, deri ne te mbramin, do te zhdukej ne agim

[67] Banoret e qytetit erdhen tek ai gjithe gezim

[68] Luti u tha: “Keta jane mysafiret e mi, andaj mos me turperoni

[69] Kijeni frike Allahun e mos me poshteroni!”

[70] Ata thane: “A nuk ta kemi ndaluar ne qe te presesh mysafire?”

[71] Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nese doni te beni cka synoni (martohuni me to)”

[72] Betohem per jeten tende (o Muhamed), se ata ishin vertet te perhumbur ne dehjen e tyre

[73] Ata i kaploi zeri i tmerrshem (i Xhebrailit) kur lindi Dielli

[74] dhe Ne e kthyem qytetin permbys, duke leshuar mbi ata shi guresh prej dheut te pjekur

[75] Keto jane njemend shenja bindese per ata, qe i kuptojne ato

[76] Qyteti i rrenuar eshte ne rruge, ku gjendet edhe tani

[77] Kjo eshte vertet treguese per besimtaret

[78] Por edhe banoret e Ejkes ishin keqberes

[79] andaj i ndeshkuam dhe qe te dy jane ne rruge te dukshme

[80] Edhe banoret e Hixhres (fisi Themud), i quajten te derguarit per genjeshtare

[81] Ne u patem dhene shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre

[82] Ata gdhendnin shtepi ne shkembinj, duke besuar se nuk do t’i gjente asgje

[83] por edhe ata ne agim i goditi zeri i tmerrshem

[84] dhe nuk paten aspak dobi nga ajo qe paten ndertuar

[85] Ne i kemi krijuar qiejt, Token dhe gjithcka qe gjendet midis tyre vetem me urtesi. Ora (e Kiametit) do te vije me siguri, andaj ti (o Muhamed) sillu me zemergjeresi

[86] Vertet, Zoti yt eshte Krijuesi Madheshtor, i Gjithedijshmi

[87] Ne te kemi shpallur shtate vargje qe perseriten dhe Kuranin e madherishem

[88] Mos i drejto syte e tu nga kenaqesite, qe Ne ua kemi dhene disave prej tyre dhe mos u hidhero per ata! Me besimtaret sillu bute

[89] Thuaj: “Ne te vertete, une jam vetem paralajmerues i qarte”

[90] Sic eshte e vertete se u derguam denim atyre qe e ndane

[91] dhe e bene Kuranin ne pjese (duke i besuar ca pjese dhe duke i mohuar te tjerat)

[92] ashtu eshte e vertete, per Zotin tend, se Ne do t’i pyesim ata te gjithe

[93] per gjithcka qe kane bere

[94] Ti prediko haptazi ate qe te eshte urdheruar dhe largohu nga idhujtaret

[95] Ne te mjaftojme ty kunder atyre qe te tallin

[96] e te cilet, pervec Allahut, adhurojne edhe zot tjeter. Do ta marrin vesh mire ata

[97] Ne e dime mire, qe ty te ngushtohet zemra nga fjalet e tyre

[98] andaj, lartesoje Zotin tend duke e lavderuar dhe behu prej atyre qe i perulen Atij duke u falur

[99] Dhe adhuroje Zotin tend derisa te te vije vdekja

Bleta (En-Nahl)

Surah 16

[1] Urdhri i Allahut do te arrije patjeter, andaj mos e shpejtoni ate! I lavderuar qofte Ai dhe i lartesuar mbi gjithcka, qe ia shoqerojne (ne adhurim)

[2] Me vullnetin e Tij, Ai ia dergon engjejt (Xhibrilin) me Shpallje kujt te doje prej roberve te Tij (duke u thene): “Paralajmeroni se s’ka zot tjeter te vertete pervec Meje, prandaj te me kini frike Mua!”

[3] Ai i ka krijuar qiejt dhe Token me urtesi. I lartesuar qofte Ai mbi gjithcka qe ia shoqerojne (ne adhurim)

[4] Ai e ka krijuar njeriun prej nje pike fare, por ja qe ky behet kundershtar i hapet

[5] Kafshet Ai i ka krijuar per ju. Nepermjet tyre ju siguroni rroba te ngrohta dhe dobi te tjera. Prej tyre ju ushqeheni

[6] dhe shikoni pamje te bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni ne kullote

[7] Ato mbajne barret tuaja deri ne vende te largeta, tek te cilat ju do te arrinit me mundim te madh; me te vertete, Zoti juaj eshte i Bute dhe Meshireplote

[8] (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomeret, qe ju t’i shaloni dhe t’i mbani per bukuri. Ai krijon edhe gjera qe ju nuk i dini

[9] Allahut i takon qe t’ju tregoje rrugen e drejte, kur ka prej tyre edhe te shtrembra; sikur te donte Allahu, do t’i udhezonte te gjithe

[10] Eshte Ai qe zbret nga qielli shi, i cili ju siguron uje per te pire dhe ben qe te rriten bimet, qe sherbejne si ushqim per kafshet

[11] Nepermjet tij (ujit) rriten te lashtat, ullinjte, palmat, rrushi dhe fruta te llojllojshme. Ketu ka vertet tregues (te fuqise hyjnore) per njerezit, qe kuptojne

[12] Ai ka bere qe ju ta shfrytezoni naten dhe diten, Diellin dhe Henen. Edhe yjet jane vene ne sherbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njemend, ne keto ka shenja per njerezit qe mendojne

[13] Ai ka krijuar ne Toke per ju cdo gje me ngjyra dhe cilesi te ndryshme. Natyrisht qe ne keto ka shenja per njerezit qe ua vene veshin

[14] Eshte Ai qe ju ka vene ne sherbim detin, qe ju te hani prej tij mish te fresket dhe te nxirrni nga ai stolite qe mbani. Ti sheh se si anijet e cajne ate, qe ju te kerkoni miresite e Allahut dhe te jeni mirenjohes

[15] Ai ka vendosur male te palevizshme ne Toke, qe ajo te mos tundet bashke me ju, dhe ka krijuar lumenj e rruge per te arritur aty ku synoni

[16] Ai ka vene edhe shenja te tjera, si dhe yjet, nepermjet te cilave njerezit orientohen

[17] Atehere, a eshte njesoj si Ai qe krijon, si ai qe nuk krijon?! A nuk po merrni vesh

[18] Nese do t’i numeronit miresite e Allahut, nuk do te mund t’i llogarisnit ato. Allahu eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[19] Ai di gjithcka qe ju fshihni dhe qe shfaqni haptazi

[20] Ndersa idhujt qe ata i adhurojne ne vend te Allahut, nuk krijojne asgje; ata vete jane te krijuar

[21] Ata jane te vdekur, pa kurrfare gjallerie dhe as qe e dine se kur do te ringjallen

[22] Zoti juaj eshte nje Zot i vetem. Ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, i kane zemrat mohuese te se vertetes dhe jane mendjemedhenj

[23] S’ka dyshim se Allahu di gjithcka qe ata fshehin dhe qe shfaqin haptazi. Me te drejte, Ai nuk i do mendjemedhenjte

[24] Kur atyre[166] u thuhet: “Cfare ka shpallur Zoti juaj?” Ata thone: “Perrallat e popujve te lashte”

[25] (Le te thone keshtu, me qellim) qe t’i mbajne gjynahet e veta te plota ne Diten e Kiametit, si dhe pjesen e gjynaheve te atyre qe i cuan ne humbje nga padijenia; sa e keqe eshte barra qe do te bartin ata

[26] Edhe popujt qe ishin para tyre (paganeve te Mekes), kane kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrenoi godinen qe nga themelet, keshtu qe kulmi i saj ra mbi ta dhe denimi u erdhi andej nga nuk e prisnin

[27] Pastaj, ne Diten e Kiametit, Ai do t’i turperoje e do t’u thote: “Ku jane “ortaket” e Mi, per shkak te te cileve grindeshit (me besimtaret)?” Ata te cileve u eshte dhene dituria, do te thone: “Me te vertete, sot poshterimi dhe denimi do te bjere mbi jobesimtaret

[28] te cileve engjejt ua marrin shpirtin, duke qene te padrejte ndaj vetvetes. Ata do te shfaqin perulesi (duke thene): “Ne nuk kemi bere asgje te keqe!” (Dhe do t’u thuhet): “Nuk eshte keshtu! Natyrisht qe Allahu i di mire veprat qe keni punuar

[29] Hyni ne portat e Xhehenemit, ku do te mbeteni pergjithmone!” Eh, sa vendbanim i shemtuar eshte ai per mendjemedhenjte

[30] Ndersa atyre qe e kane frike Allahun, do t’u thuhet: “Cfare ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do te thone: “Miresi!” Ata qe bejne vepra te mira ne kete bote, do te kene miresi; ne boten tjeter do te kene edhe me te mira. Sa e mrekullueshme do te jete shtepia e atyre qe i frikesohen Allahut

[31] Ata do te hyjne ne Xhenetet e Adnit, ku rrjedhin lumenj dhe ku ka gjithcka, qe ata deshirojne. Keshtu i shperblen Allahu punemiret

[32] te cileve engjejt ua marrin shpirtrat, duke qene te paster. U thone atyre: “Shpetimi qofte mbi ju! Hyni ne Xhenet, si shperblim per veprat qe keni kryer!”

[33] A mos presin ata gje tjeter, vec ardhjes se engjejve apo te urdhrit te Zotit tend[167]?! Keshtu bene edhe ata qe qene para ketyre. Allahu nuk u beri atyre padrejtesi, por ata i bene te keqen vetes

[34] E keshtu, mbi ta ra denimi per veprat qe bene dhe i kaploi ajo me te cilen talleshin

[35] Ata qe i shoqerojne Allahut zota te tjere, thone: “Sikur te donte Allahu, as ne, as te paret tane nuk do te adhuronim gje tjeter, pervec Tij dhe, nuk do te kishim ndaluar asgje, pa deshiren e Tij.” Keshtu kane vepruar edhe popujt para ketyre. Per te derguarit s’ka tjeter detyre, vec te shpallin qarte

[36] Cdo populli Ne i cuam nje te derguar (qe u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri ne rruge te drejte e disa e merituan te mbeten ne humbje. Andaj, udhetoni neper bote te shihni se si ishte fundi i pergenjeshtruesve

[37] Edhe nese ti (o Muhamed) lakmon qe ata te jene ne rruge te drejte, dije se Allahu nuk e con ne rruge te drejte ate, qe do ta lere ne humbje. Dhe per ata nuk ka kurrfare ndihmesi

[38] Idhujtaret betohen solemnisht per Allahun, se Ai kurre nuk do t’i ngjalle te vdekurit. Nuk eshte keshtu! Premtimi i Tij eshte i vertete, por shumica e njerezve nuk e dine

[39] (Ai do t’i ringjalle) qe t’u tregoje ate, per te cilen nuk pajtohen dhe qe mohuesit ta kuptojne se kane qene genjeshtare

[40] Nese deshirojme te behet dicka, mjafton qe te themi: “Behu!” dhe ajo behet

[41] Ata qe, pasi vuajten te shtypur, u shperngulen per hir te Allahut, Ne do t’i vendosim ne vendbanime te mira ne kete bote. Natyrisht, shperblimi qe i pret ne boten tjeter (Xheneti), eshte edhe me i madh. Ah! Sikur ta dinin ata

[42] (Xheneti eshte per) ata qe kane duruar dhe jane mbeshtetur ne Zotin e tyre

[43] Ne edhe para teje kemi derguar vetem njerez, te cileve u kemi dhene shpallje, andaj pyetni dijetaret e Librit, nese nuk e dini (kete)

[44] (Te derguarit i cuam) me prova te qarta dhe libra. Ndersa ty (o Muhamed) te zbritem Perkujtesen (Kuranin), me qellim qe t’u shpjegosh njerezve ate qe u eshte shpallur dhe qe ata te mendojne

[45] A jane te sigurt ata qe bejne plane djallezore se Allahu nuk do t’i fuse ne toke ose qe denimi nuk do t’u vije andej nga nuk e presin

[46] A jane te sigurt ata se Allahu nuk do t’i denoje gjate ecejakeve te tyre, pa qene ne gjendje ta pengojne Ate

[47] Ose, se nuk do t’i godase denimi pak nga pak? E megjithate, Zoti juaj eshte i Bute dhe Meshireplote

[48] A nuk e verejne ata se si te gjitha ato qe i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu falur Allahut dhe duke iu perulur

[49] Allahut i perulet ne sexhde cdo gjallese, ne qiej dhe ne Toke, edhe engjejt, te cilet nuk jane kryelarte

[50] Ata i frikesohen Zotit te tyre lart mbi ta dhe bejne ate, qe u urdherohet

[51] Allahu ka thene: “Mos adhuroni dy zotera, sepse Ai eshte nje Zot i vetem, prandaj frikesohuni vetem prej Meje!”

[52] Atij i perket cdo gje qe gjendet ne qiej dhe ne Toke, Atij i perket bindja e besimi perhere. A mos valle, do t’i frikesoheni tjeterkujt, pervec Allahut

[53] Cdo miresi qe keni eshte nga Allahu. E, nese ju godet ndonje fatkeqesi, prape nuk keni kujt t’i kerkoni ndihme pervec Tij

[54] E prapeseprape, kur Ai jua shmang fatkeqesine, disa nga ju i shoqerojne Zotit te vet (zota te tjere ne adhurim)

[55] duke mohuar keshtu miresite qe u dhame Ne. Epo mire, kenaquni edhe pak, sepse se shpejti do ta merrni vesh

[56] Ata vene menjane per idhujt e tyre, rreth te cileve nuk dine gje, nje pjese te miresive qe ua japim Ne. Betohem per Allahun se ju do te pyeteni me siguri per gjithcka qe keni trilluar

[57] Ata i veshin Allahut vajza – i lavderuar dhe i lartesuar qofte Ai –, ndersa per vete kane ate qe deshirojne (djemte)

[58] Dhe, kur ndonjeri prej tyre merr lajmin se i lindi nje vajze, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim

[59] Ai fshihet nga njerezit per shkak te lajmit te keq qe mori dhe s’di: a ta mbaje kete femije, pavaresisht poshterimit apo ta varrose ne dhe. Ah! Sa mbrapsht qe gjykojne ata

[60] Atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter, u takon shembulli i keq (cilesite e shemtuara), kurse Allahut i perket shembulli me i larte (cilesite me te larta); Ai eshte i Plotfuqishmi, i Urti

[61] Sikur Allahu t’i denonte njerezit per shkak te mbrapshtive te tyre, nuk do te linte asgje te gjalle ne Toke. Por Ai i le ata deri ne nje afat te caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjne ate e as ta shpejtojne, qofte edhe per nje cast

[62] Ata i veshin Allahut ate qe per vete nuk e deshirojne[168], kurse gjuhet e tyre flasin genjeshtra, kur thone se ata do te kene shperblimin me te mire. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do te jene te paret qe do te prijne

[63] Betohem per Allahun se edhe para teje, Ne u kemi cuar te derguar popujve te tjere, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai eshte zoteria i tyre; andaj ata i pret denimi i dhembshem

[64] Ne ta kemi zbritur ty Librin, vetem qe ti t’u sqarosh atyre ceshtjet, per te cilat ata nuk pajtoheshin, si dhe qe te jete udherrefyes e meshire per njerezit qe besojne

[65] Allahu zbret nga qielli uje me te cilin ngjall token pasi eshte thare! Kjo, ne te vertete, eshte shenje e qarte per njerezit qe duan te degjojne

[66] Ne fakt, edhe te bagetite ju keni shenja per te mesuar prej tyre. Ne ju japim ate qe kane ne barkun e tyre prej ushqimit te perpunuar dhe gjakut: qumesht te paster dhe te shijshem per ata qe e pine

[67] Ndersa nga frutat e palmave dhe te hardhise, ju pergatitni pije dhe ushqim te shijshem. Natyrisht, edhe kjo eshte shenje e vertete per ata qe mendojne

[68] Zoti yt e frymezoi bleten, (duke thene): “Nderto shtepi ne male dhe ne drure dhe ne ate (kosheret) qe kane ngritur njerezit

[69] Ushqehu me gjithfare lloje frutash dhe ec rruges se Zotit tend me perulesi!” Nga barku i tyre del leng ngjyrash te ndryshme, ne te cilin ka ilac e sherim per njerezit. Vertet qe kjo eshte shenje per ata qe persiatin

[70] Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush jetojne aq gjate, sa arrijne nje moshe, ku nuk kuptojne me asgje nga ajo qe kane ditur. Me te vertete, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Plotfuqishem

[71] Disa prej jush Allahu i ka pajisur me mire. Por, ata te cileve u ka dhene me shume, nuk u japin furnizim atyre qe i kane nen vete, edhe pse jane te barabarte ne nevoja. Si po i mohoni dhuntite e Allahut

[72] Allahu i ka krijuar per ju grate nga lloji juaj e nga grate tuaja ju jep djemte e nipat dhe ju furnizon me ushqime te mira. A mos valle, ata besojne ne genjeshtra dhe mohojne dhuntite e Allahut

[73] duke adhuruar ne vend te Allahut, ata qe nuk jane ne gjendje t’u japin cfaredo ushqimi, si nga qielli ashtu edhe nga toka dhe te cilet nuk kane fuqi te bejne gje

[74] Andaj, mos krahasoni asnje me Allahun! Ne te vertete, Allahu di, ndersa ju nuk dini

[75] Allahu e krahason shembullin e skllavit, qe s’ka mundesi per asgje dhe qe eshte prone e te zotit me ate qe Ne i kemi dhene plot begati, prej te cilave jep fshehtazi dhe haptazi. A jane njelloj? Lavdi i qofte Allahut! Shumica e tyre nuk dine

[76] Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerezve, njeri prej te cileve eshte shurdh-memec, nuk mund te beje asgje dhe eshte barre e pronarit te vet, - kurdo e kudo qe ta dergoje, nuk i sjell asnje te mire. A eshte i barabarte ky me ate qe urdheron per drejtesi dhe ndjek rrugen e drejte

[77] Allahut i perkasin fshehtesite e qiejve dhe te Tokes, ndersa ceshtja e Dites se Kiametit eshte sa cel e mbyll syte ose edhe me shpejt. Vertet, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[78] Allahu ju ka nxjerre nga barku i nenave tuaja e ju nuk dinit asgje dhe ju dha te degjuarit, te paret dhe zemrat, qe te jeni falenderues

[79] A nuk shohin ata, se si shpendet fluturojne pa mundim ne hapesirat qiellore? Ato i mban vetem Allahu. Kjo, ne te vertete, eshte shenje per popullin qe beson

[80] Allahu ju ka dhene shtepi per te banuar dhe lekure kafshesh, qe t’i perdorni si tenda, ne menyre qe t’i mbartni lehte, kur te udhetoni dhe te zini vend. Ai ju ka dhene edhe leshin, gezofin e fijet qe t’i perdorni per veshje dhe per shtroje, deri ne nje kohe

[81] Nga ajo qe ka krijuar, Ai ka bere per ju hije; ka bere per ju streha neper male; ka bere per ju rroba qe t’ju mbrojne nga nxehtesia; ka bere per ju veshje prej metali per t’ju mbrojtur ne lufte. Keshtu, Ai i persos begatite e Veta mbi ju, me qellim qe ju t’i bindeni vullnetit te Tij

[82] E, nese njerezit shmangen, ti (o Muhamed) je i detyruar vetem qe te shpallesh qartazi

[83] Ata e dine dhuntine e Allahut, por pastaj e mohojne, se shumica e tyre jane jobesimtare

[84] Ndersa Diten, kur do te sjellim deshmitare nga cdo popull, jobesimtareve nuk do t’u jepet leje te shfajesohen e as qe te kerkojne falje

[85] Kur keqberesit te shohin denimin, ai nuk do t’u lehtesohet e as nuk do t’u shtyhet

[86] Kur idhujtaret te shohin idhujt qe i kane adhuruar krahas Allahut, do te thone: “O Zoti yne, keta jane idhujt tane, qe ne u jemi lutur ne vendin Tend”. Ata (idhujt e tyre) do t’u drejtojne keto fjale: “Ju, me te vertete, jeni genjeshtare!”

[87] Ate dite, ata do t’i perulen Allahut dhe do te braktisen nga zotat qe kishin sajuar vete

[88] Atyre qe mohojne dhe i pengojne te tjeret nga rruga e Allahut, Ne do t’u shtojme denim mbi denim, sepse kane bere ngaterresa

[89] Diten kur do te sjellim kunder cdo populli deshmitare nga gjiri i tyre, Ne do te te sjellim ty (Muhamed) deshmitar kunder ketyre. Ne ta zbritem ty Librin, si shpjegim per cdo ceshtje, si udherrefyes, si meshire dhe si lajm te mire per myslimanet

[90] Ne te vertete, Allahu urdheron drejtesine, miresine dhe ndihmen per te afermit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shemtuara dhe dhunen. Ai ju keshillon, ne menyre qe ju t’ia vini veshin

[91] Zbatoni beselidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bere ate, sepse Allahun e keni bere dorezenesin tuaj; vertet, Allahu e di se cfare beni ju

[92] Mos u beni si ajo gruaja qe e shprish dhe e ben fije-fije ate qe e ka tjerre fort, duke i perdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi te njeri-tjetrit, nga frika se mos nje grup te jete me i madh se tjetri. Allahu, me kete, vetem sa u ve ne prove e, me siguri, Ai do t’jua tregoje ne Diten e Kiametit, ceshtjet per te cilat ju nuk pajtoheshit

[93] Sikur te kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bere nje popull te vetem, por Ai shpie ne humbje ke te doje dhe udhezon ne rruge te drejte ke te doje; e ju, gjithsesi, do te pergjigjeni per ate qe keni bere

[94] Mos i perdorni betimet tuaja per te mashtruar njeri-tjetrin, qe te mos rreshqisni jashte rruges se drejte, pasi qete mireorientuar ne te, qe e keqja te mos ju preke, meqe penguat nga rruga e Allahut dhe qe te mos jete fati juaj nje ndeshkim i madh

[95] Mos e kembeni beselidhjen e Allahut me ndonje vlere te pakte. Ajo qe eshte tek Allahu, eshte me e mire per ju, nese e dini

[96] Gjithcka qe keni ju, eshte kalimtare, ndersa ajo qe ndodhet tek Allahu, eshte e perhershme. Vertet, Ne do t’i shperblejme ata qe kane duruar sipas veprave me te mira qe kane bere

[97] Cilindo mashkull apo femer qe kryen vepra te mira, duke qene besimtar, Ne do ta bejme qe te kaloje jete te bukur dhe do ta shperblejme sipas veprave me te mira, qe ka bere

[98] Kur deshiron te lexosh Kuranin, kerko mbrojtjen e Allahut kunder djallit te mallkuar

[99] sepse, ne te vertete, djalli nuk ka kurrfare pushteti mbi ata qe besojne dhe mbeshteten tek Zoti i tyre

[100] Pushteti i djallit eshte vetem mbi ata, qe i binden atij dhe adhurojne zota te tjere vec Allahut

[101] Kur Ne zevendesojme nje varg me nje varg tjeter - e Allahu di me se miri se cfare shpall –, ata thone: “Ti je vetem trillues!” Nuk eshte ashtu, por shumica e tyre nuk dine

[102] Thuaj: “Ate (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjterise nga Zoti yt me te verteten, per t’i forcuar ata qe besojne dhe per te qene udherrefyes dhe lajm i mire per ata qe i dorezohen Allahut”

[103] Ne e dime mire qe ata[169] thone: “Ate[170] e meson nje njeri”! Por ai per te cilin flasin, flet ne gjuhen e te huajve, kurse ky (Kurani) eshte ne gjuhen e qarte arabe.[171] paganet e Mekes thoshin se ishte ky skllav qe ia mesonte Muhamedit (a.s.) Kuranin. Mirepo ai ishte i huaj dhe nuk dinte mire arabisht prandaj nuk kishte mundesi qe t’i mesonte Profetit (a.s.) Kuranin

[104] Pa dyshim, ata qe nuk u besojne shpalljeve te Allahut, Allahu nuk i udhezon dhe per ata ka denim te dhembshem

[105] Vertet, genjeshtra trillojne vetem ata, qe nuk u besojne shpalljeve te Allahut; pikerisht ata jane genjeshtaret e vertete

[106] Kushdo qe mohon Allahun, pas pranimit te besimit, (do te denohet ashper), pervec atij qe eshte i detyruar me force, nderkohe qe zemra e tij eshte plot besim. Ndersa ata qe ia hapin zemren mosbesimit, do te kene mbi vete zemerimin e Allahut dhe nje denim te madh

[107] Kjo, sepse ata e duan me shume jeten e kesaj bote, sesa jeten e botes tjeter; Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte mohuesit

[108] Keta jane ata te cileve Allahu ua ka vulosur zemrat, te degjuarit dhe te paret; pikerisht keta jane te shkujdesurit

[109] S’ka dyshim se ne boten tjeter, ata do te jene nga te humburit

[110] Sigurisht, Zoti yt eshte Fales dhe Meshireplote ndaj atyre qe merguan, pasi i kishin perndjekur e mandej luftuan dhe duruan ne rrugen e Allahut

[111] Diten, kur cdo njeri do te vije duke mbrojtur veten dhe, kur cdo shpirt do te shperblehet plotesisht per ate qe ka bere, atyre nuk do t’u behet padrejtesi

[112] Allahu e ka bere shembull qytetin (e Mekes), i cili ishte i sigurt dhe i qete. Atij i arrinin ushqime te bollshme nga te gjitha anet, por pastaj banoret e tij i mohuan dhuntite e Allahut dhe Ai i beri te shijojne urine dhe friken, si ndeshkim per ate qe bene

[113] Vertet, atyre u erdhi nje i derguar nga radhet e tyre, por ata e quajten per genjeshtar dhe i goditi denimi, ngaqe ishin te padrejte

[114] Ushqehuni me gjerat e lejuara dhe te mira qe jua ka dhene Allahu dhe falenderoni per miresite e Allahut, nese vertet e adhuroni Ate

[115] Ai ju ka ndaluar vetem te ngordhuren, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe eshte therur ne emer tjeter e jo ne emer te Allahut. Por ata qe shtrengohen nga uria e madhe, mund t’i hane ato, sa ta shuajne urine e jo te kalojne kufirin; ne te vertete, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[116] Prandaj, mos thoni me gjuhet tuaja te rreme: “Kjo eshte e lejueshme e kjo e ndaluar”, qe keshtu te trilloni genjeshtra per Allahun. Me siguri, ata qe trillojne genjeshtra ndaj Allahut, nuk do te shpetojne

[117] Ata do te kene kenaqesi te shkurter (ne kete jete), por i pret nje denim i dhembshem (ne jeten tjeter)

[118] Ne u ndaluam hebrenjve ate qe te treguam ty me pare. Ne asnjehere nuk u beme atyre padrejtesi, por ata i benin vetvetes padrejtesi

[119] Pa dyshim, Zoti yt eshte Fales dhe Meshireplote ndaj atyre qe kane bere keq nga padituria, por qe pastaj jane penduar dhe permiresuar

[120] Me te vertete, Ibrahimi ka qene prijes shembullor (me te gjitha virtytet e mira), i perulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qene nga idhujtaret

[121] (por ka qene) mirenjohes ndaj dhuntive te Tij. Ai e zgjodhi ate dhe e udhezoi ne rruge te drejte

[122] Ne i kemi dhene atij te mira ne kete bote, ndersa ne boten tjeter, sigurisht qe ai do te jete nga te miret

[123] Pastaj ty te shpallem: “Paso me sinqeritet fene e Ibrahimit, qe nuk ka qene prej idhujtareve”

[124] Ne te vertete, e Shtuna u caktua per ata qe paten kundershti ne lidhje me te.[172] Sigurisht qe Zoti yt do t’i gjykoje ata ne Diten e Kiametit, per ceshtjet, qe ata nuk pajtoheshin

[125] Thirr ne rrugen e Zotit tend me mencuri dhe keshille te bukur dhe diskuto me ata ne menyren me te mire! Me te vertete, Zoti yt i di me se miri ata qe jane shmangur nga rruga e Tij dhe i di me se miri ata qe jane ne rruge te drejte

[126] Nese ndeshkoni, ndeshkoni aq sa jeni ndeshkuar, por, nese duroni, kjo eshte me e mira (rruge) per te durueshmit

[127] Prandaj duro! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e Allahut. Dhe mos u pikello per ta e mos u ngushto per shkak te dredhive te tyre

[128] Vertet, Allahu eshte me ata qe e kane frike dhe qe jane punemire

Udhëtimi i natës (El-Isra)

Surah 17

[1] I lavderuar qofte Ai qe e mbarti robin e Tij (Muhamedin) naten nga Xhamia e Shenjte (ne Meke) ne Xhamine e Larget (te Jerusalemit), rrethinen e se ciles e kemi bekuar, per t’i treguar atij disa nga mrekullite Tona.[173] Ai, me te vertete, degjon cdo gje dhe sheh cdo gje

[2] Ne i dhame Musait Librin dhe e beme ate udherrefyes per bijte e Israilit (duke u thene): “Mos merrni mbrojtes tjeter, pervec Meje

[3] Ju jeni pasardhes te atyre qe Ne i mbartem me Nuhun! Ai ka qene vertet nje rob mirenjohes.”

[4] Ne u shpallem solemnisht ne Liber bijve te Israilit: “Ju do te beni dy here ngaterresa ne toke dhe do te tregoni mendjemadhesi te tepert”

[5] Kur erdhi koha e permbushjes se profecise per ngaterresen e pare, Ne derguam kunder jush disa rober Tanet, luftetare te fuqishem, te cilet shkelen ne cdo cep te shtepive tuaja. Keshtu u krye premtimi

[6] Pastaj jua kthyem juve serish fitoren kunder tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe jua shtuam numrin e ushtareve

[7] Nese beni miresi, e keni bere per veten tuaj. E, nese beni keq, ia keni bere po vetes. Kur erdhi koha e permbushjes se profecise per ngaterresen e dyte, Ne i derguam (armiqte tuaj) per t’jua nxire fytyrat tuaja dhe qe te hyjne ne tempull, sic paten hyre heren e pare dhe te shkaterrojne plotesisht cdo gje qe pushtonin

[8] Ndoshta, Zoti juaj, do t’ju meshiroje, por, nese ju ktheheni (ne gjynahe), Ne do t’u kthehemi (ndeshkimeve ndaj jush). Dhe Xhehenemin e kemi bere burg per mohuesit

[9] Ne te vertete, ky Kuran udhezon drejt asaj qe eshte me e mira dhe u jep lajmin e gezuar besimtareve, qe bejne vepra te mira, se ata do te kene shperblim te madh

[10] Ndersa atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter, Ne u kemi pergatitur denim te dhembshem

[11] Njeriu mallkon ne te keqe, ashtu sic lutet edhe per te mire; vertet qe njeriu eshte i ngutur

[12] Ne i beme naten dhe diten dy mrekulli. Naten e mbeshtollem me erresire, kurse dites i dhame ndricim, qe ju te kerkoni begati nga Zoti juaj e qe te dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohes. Cdo gje e kemi shpjeguar hollesisht

[13] Cdo njeriu ia kemi varur ne qafe llogarine per punen e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Diten e Kiametit librin, qe do ta gjeje te hapur (e do t’i themi)

[14] “Lexoje librin tend! Ti mjafton sot si llogaritar kunder vetvetes!”

[15] Kush zgjedh rrugen e drejte, e ka per veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet ne dem te vetvetes dhe askush nuk e merr te keqen e tjeterkujt. Ne nuk denojme asnje popull, para se te cojme te derguar

[16] Kur vendosim ta shkaterrojme nje qytet, Ne i urdherojme (per mire) te pasurit e tij dhe, kur ata bejne mbrapshti ne te, atehere permbushet Vendimi (i denimit) kunder tyre dhe Ne i shkaterrojme gjer ne themel

[17] Sa e sa brezni Ne i kemi shkaterruar pas Nuhut! Mjafton qe Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e roberve te Tij

[18] Sa per ate qe deshiron kete bote, Ne shpejtojme qe t’i japim cfare te deshirojme atij qe duam. Pastaj ia caktojme atij Xhehenemin, ne te cilin ai do te pervelohet, duke qene i turperuar dhe i debuar

[19] Sa per ate qe deshiron boten tjeter dhe perpiqet per te me gjithe shpirt e duke qene besimtar, perpjekja e tij do te shperblehet

[20] Ne i mbeshtesim te gjithe me dhuratat e Zotit tend: edhe keta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tend nuk i mohohen askujt

[21] Shiko, si Ne i parapelqejme disa ndaj te tjereve. Kurse bota tjeter, ne te vertete, do te kete shkallezime me te medha dhe parapelqime me te theksuara

[22] Mos ver zot tjeter me Allahun, se do te mbetesh i poshteruar dhe i braktisur

[23] Zoti yt ka urdheruar, qe te mos adhuroni askend tjeter pervec Atij dhe, qe te silleni mire me prinderit. Nese njeri prej tyre ose te dy arrijne pleqerine te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundershto, por drejtoju atyre me fjale respekti

[24] Lesho para tyre krahet e peruljes prej meshires dhe thuaj: “O Zoti im, meshiroji ata, ashtu sic me kane rritur, kur une isha i vogel!”

[25] Zoti juaj e di me se miri c’keni ne shpirtrat tuaj. Nese ju jeni te drejte, sigurisht qe Ai eshte Fales per ata qe pendohen

[26] Jepuni te afermve, te varfrit dhe udhetarit te drejten e tyre, por mos beni shpenzim te tepruar

[27] Doreshpuarit me te vertete, jane vellezerit e djallit dhe djalli eshte mosmirenjohes ndaj Zotit te tij

[28] Por, nese shmangesh nga ata (kur nuk ke asgje per te dhene), duke shpresuar ne meshiren e Zotit tend, atehere thuaju atyre ndonje fjale te bute

[29] Mos e shtrengo doren, as mos u bej doreshpuar e te mbetesh i qortuar dhe i mjere

[30] Me te vertete, Zoti yt i jep me bollek e ia kufizon (riskun) kujt te deshiroje; Ai i di dhe i sheh mire roberit e Vet

[31] Mos i vrisni femijet tuaj nga frika e varferise! Ne u sigurojme ushqim atyre dhe juve. Vertet, vrasja e tyre eshte gjynah i madh

[32] Dhe mos iu qasni kurverise, se ajo eshte shfrenim dhe rruge e shemtuar

[33] Mos ia merrni jeten asnje njeriu, gje qe Allahu jua ka ndaluar ta beni, pervecse kur e kerkon e drejta! Nese dikush vritet padrejtesisht, Ne i kemi dhene pushtet trashegimtarit te tij (te kerkoje shpagim). Por edhe ai te mos e teproje ne vrasje, sepse ai eshte i ndihmuar (nga ligji dhe drejtesia islame)

[34] Mos iu qasni pasurise se jetimit, vecse me qellim te mire, derisa te arrije moshen e pjekurise. Dhe permbushni zotimet. Me te vertete, per zotimet do te jeni pergjegjes

[35] Saktesojeni matjen, kur matni dhe peshoni me peshore te rregullt. Kjo eshte e mira qe con ne perfundimin me te bukur

[36] Mos shko pas dickaje per te cilen nuk ke dijeni. Vertet, degjimi, shikimi dhe zemra, te gjithe keta do te merren ne pergjegjesi

[37] Mos ec neper toke me mendjemadhesi, se ti, ne te vertete, nuk mund ta cash token e as te arrish lartesine e maleve

[38] E keqja e te gjitha ketyre eshte e urryer nga Zoti yt

[39] Kjo eshte nga Urtesia qe te ka shpallur ty, Zoti yt, dhe mos ver zot tjeter me Allahun, se do te hidhesh ne Xhehenem, fajtor dhe i debuar

[40] A mos valle Allahu ju ka dhuruar djem e (per Vete) ka marre engjejt per vajza? Vertet qe ju thoni fjale te tmerrshme

[41] Ne te vertete, Ne kemi paraqitur me hollesi ne kete Kuran shpalljet Tona, qe ata (jobesimtaret) t’ua vene veshin, por kjo vetem ua ka shtuar atyre largimin (nga e verteta)

[42] Thuaj: “Nese pervec Atij do te kishte edhe zota te tjere, sic thone ata, atehere ata do te kerkonin rruge per te arritur te Zoti i Fronit”

[43] Qofte i lavderuar dhe i lartesuar Ai mbi ate, qe thone ata

[44] Ate e madherojne shtate qiejt, Toka dhe gjithcka qe gjendet ne to. Dhe nuk ka asgje qe nuk e madheron Ate, duke e lavderuar, por ju (o njerez) nuk e kuptoni madherimin qe i bejne ata. Ai, me te vertete, eshte i Bute dhe Fales

[45] Kur ti (Muhamed) lexon Kuranin, Ne veme nje perde te fshehte mes teje dhe atyre qe nuk besojne ne jeten e ardhshme

[46] Ne kemi vene mbulesa ne zemrat e tyre, qe te mos e kuptojne ate (Kuranin), dhe ua kemi shurdhuar veshet. Kur ti permend ne Kuran vetem Zotin tend, ata kthejne shpinen, duke ikur

[47] Ne e dime mire se c’degjojne ata, kur te pergjojne dhe, kur bisedojne fshehurazi me njeri-tjetrin e mohuesit thone: “Ju shkoni vecse pas nje njeriu te magjepsur”

[48] Shiko me cfare shembellimesh te krahasojne! Ata jane te humbur e nuk mund te gjejne rrugen e drejte

[49] Ata thone: “Valle, kur te behemi eshtra dhe pluhur, a do te ringjallemi ne krijesa te reja?”

[50] Thuaj: “Behuni gure ose hekur

[51] ose cfaredo krijese tjeter qe eshte me e madhe sipas jush!” Ata do te thone: “Kush do te na ktheje ne (ne jete?)” Thuaj: “Ai qe ju ka krijuar heren e pare”. Ata do t’i tundin kokat nga ti e do te pyesin: “Kur do te behet ajo?” Ti thuaju: “Mund te vije shpejt

[52] Diten, kur Ai do t’ju therrase e ju do t’i pergjigjeni Atij duke e falenderuar dhe do te mendoni se ne kete jete, nuk keni qendruar vecse pak kohe.”

[53] Thuaju, roberve te Mi, qe te flasin ate qe eshte me e mira. Ne te vertete, djalli mbjell ngaterresa ndermjet tyre. Vertet, djalli eshte armik i hapet i njeriut

[54] Zoti juaj ju njeh me se miri. Nese deshiron, Ai do t’ju meshiroje ose nese deshiron, Ai do t’ju denoje. Ne nuk te kemi derguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues te puneve te tyre

[55] Zoti yt i di me se miri ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. Ne i kemi ngritur disa profete mbi te tjeret dhe Davudit i kemi dhene Zeburin

[56] Thuaj: “Thirrini ata qe ju i hyjnizoni pervec Tij! Ata nuk mund t’jua largojne te keqen e as nuk mund ta hedhin ate tjeterkund”

[57] Vete ata qe idhujtaret u luten, kerkojne t’i afrohen Zotit te tyre, madje edhe me te afertit, duke shpresuar meshiren e Tij dhe duke iu frikesuar denimit te Tij.[174] Me te vertete, nga denimi i Zotit tend duhet te ruhet gjithkush

[58] Dhe s’ka asnje vend qe Ne nuk do ta zhdukim para Dites se Kiametit apo qe nuk do ta ndeshkojme me denim te ashper. Kjo gje eshte shkruar ne Liber

[59] Neve nuk na pengon asgje qe te dergojme shenja, mirepo ato i kane pergenjeshtruar popujt e lashte. Ne i dhame fisit Themud devene si shenje te qarte, por ai u soll keq me ate. Ne dergojme shenja vetem per t’i frikesuar njerezit

[60] (Kujto) kur Ne te thame: “Me te vertete, Zoti yt, do te te mbroje nga njerezit”![176] Vizionin qe ta treguam, e beme vetem sprove per njerezit, ashtu si dhe pemen e mallkuar ne Kuran[177]. Dhe Ne i frikesojme (paralajmerojme) ata, por kjo vetem u shton mohimin e madh. qe Allahu e permend shpesh ne Kuran si peme

[61] Kur u thame engjejve: “Peruluni ne sexhde para Ademit”, ata te gjithe iu perulen ne sexhde, pervec Iblisit! Ai tha: “Si?! Une t’i bej sexhde atij qe Ti e ke krijuar nga balta?!”

[62] Gjithashtu, tha: “A e sheh kete qe Ti e nderove mbi mua? Nese Ti me jep kohe deri ne Diten e Kiametit, une do t’i shfaros me mashtrim pasardhesit e tij, pervec nje pakice prej tyre!”

[63] (Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre qe te pason ty, do te kete Xhehenemin si shperblim – nje shperblim i plote

[64] Bej per vete, me zerin tend, ke te mundesh nga ata! Lesho kunder tyre te gjithe kaloresine e kembesorine tende! Bej pjese ne pasurine e femijet e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit jane vetem mashtrime

[65] Por ne te vertete, ti nuk ke kurrfare pushteti ndaj roberve te Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtes (i tyre)!”

[66] Zoti juaj eshte ai qe e ben anijen te levize neper det per te kerkuar nga begatite e Tij. Ai eshte vertet i Meshirshem me ju

[67] Kur ju ju godet fatkeqesia ne det, ata qe ju i adhuronit ne vend te Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpeton ne toke, ju i ktheni shpinen. Njeriu eshte mosmirenjohes

[68] Valle, a jeni te sigurt, qe Ai nuk do t’ju fundose ne toke ose, qe nuk do te dergoje mbi ju stuhi me rere, pa pasur mundesi qe ju te gjeni dike, qe t’ju mbroje

[69] Apo jeni te sigurt, qe Ai nuk do t’ju ktheje ju perseri (ne det) e, qe nuk do t’ju dergoje furtune e t’ju fundose per shkak te mosbesimit tuaj, pa pasur mundesi qe te gjeni dike, qe t’ju mbroje nga Ne

[70] Ne te vertete, Ne i kemi nderuar bijte e Ademit: ua kemi bere te mundur qe te udhetojne ne toke dhe ne det, u kemi dhene ushqime te mira e te lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shume prej atyre qe kemi krijuar

[71] Diten, kur Ne do t’i therrasim te gjithe popujt me prijesin (te derguarin) e vet, ata, qe do t’u jepet libri ne anen e djathte, do ta lexojne librin e vet dhe nuk do te pesojne as padrejtesine me te vogel

[72] Ai, qe ne kete bote ka qene i verber, do te jete i verber edhe ne boten tjeter dhe me i humbur nga rruga e drejte

[73] Ata u perpoqen te te largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran), qe te kemi shpallur Ne, me shprese se ti, duke shpifur, do te Na vishje dicka tjeter pervec tij (Kuranit). Po ta beje kete, atehere, ata do te te merrnin ty per mik

[74] Dhe sikur mos te te kishim forcuar Ne, gati do te kishe anuar pak nga ata

[75] dhe atehere, me te vertete, Ne do te benim qe te shijoje denimin e dyfishte ne kete bote dhe pas vdekjes; e atehere, nuk do te gjeje askend per ndihmes kunder Nesh

[76] Ne te vertete, ata po perpiqen te te trembin qe te te debojne ty nga vendi, por atehere, ata do te qendronin vetem pak kohe pas ikjes sate

[77] Ky ishte ligji Yne, per te derguarit e ardhur para teje, keshtu qe edhe ti nuk do te gjesh shmangie nga ligji Yne

[78] Kryeje namazin prej kthimit te Diellit (nga gjysma e qiellit) deri ne erresiren e nates dhe kendo Kuran ne agim; me te vertete, falja e mengjesit eshte e deshmuar (nga engjejt)

[79] Kaloje nje pjese te nates, si falje shtese per ty (Muhamed)! Eshte e vertete se Zoti yt do te te vendose ty ne nje vend te lavderuar

[80] Thuaj: “O Zoti im, me shpjer ne nje hyrje te kenaqur, me nxirr nga nje dalje te kenaqur dhe me dhuro nga Ti fuqi, qe do te me ndihmoje!”

[81] Thuaj: “E verteta erdhi, ndersa e paverteta u shkaterrua. Sigurisht, e paverteta eshte e paracaktuar te zhduket”

[82] Ne shpallim nga Kurani ate qe eshte sherim dhe meshire per besimtaret e qe mohuesve keqberes u shton vetem humbje

[83] Kur Ne i dhurojme miresi njeriut, ai shmanget dhe terhiqet (nga detyrimet e mirenjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikellohet

[84] Thuaj: “Cdokush sillet sipas menyres se vet, por Zoti juaj e di me se miri, se kush eshte ne rrugen me te drejte”

[85] Do te te pyesin ty per shpirtin. Thuaj: “Shpirti eshte ceshtje qe i perket vetem Zotit tim, ndersa juve nuk ju eshte dhene vecse pak dijeni”

[86] Me te vertete, sikur te donim Ne, do te ta merrnim ty ate shpallje qe ta kemi dhene, dhe ti, pastaj nuk do te gjeje askend, qe do te te ndihmonte per te kunder Nesh

[87] Nese nuk e bejme, eshte vetem prej meshires nga ana e Zotit tend. Vertete qe miresia e Tij ndaj teje eshte kurdohere e madhe

[88] Thuaj: “Sikur te tuboheshin te gjithe njerezit dhe xhindet per te hartuar nje Kuran te tille, ata nuk do te mund te hartonin nje te ngjashem me te, madje, edhe sikur ta ndihmonin njeri - tjetrin.”

[89] Ne kete Kuran, Ne u shpjegojme njerezve gjithfare shembujsh, por shumica e njerezve, kurrsesi nuk duan te besojne

[90] Ata[179] thone: “Ne nuk do te te besojme (o Muhamed), derisa te besh, qe te shpertheje nga toka nje gurre uji per ne

[91] ose, derisa te kesh nje kopsht hurmash dhe rrushi, neper te cilin te rrjedhin lumenj

[92] ose, derisa ta besh qiellin te bjere copa mbi ne, sic ke thene ose, derisa te sjellesh Allahun dhe engjejt para nesh

[93] ose, derisa te kesh shtepi prej ari ose, derisa te ngjitesh ne qiell. Ne nuk do te te besojme, edhe sikur te ngjitesh ne qiell, derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme”. Thuaj: “I Perlevduar qofte Zoti im! Une nuk jam tjeter, vecse njeri - i derguar”

[94] Njerezit nuk i pengoi asgje te besojne, kur u erdhi shpallja, pervecse thenies: “A mos valle, Allahu ka sjelle si te derguar nje njeri?”

[95] Thuaj: “Sikur ne Toke te kishte engjej qe ecnin qetesisht, Ne do t’u conim atyre nga qielli nje engjell si te derguar”

[96] Thuaj: “Allahu mjafton per deshmitar midis meje dhe jush. Vertet, Ai i njeh dhe i sheh mire roberit e Vet”

[97] Ai, qe Allahu e udhezon ne rrugen e drejte, eshte i udhezuari; ndersa per ate qe Ai e con ne humbje, me siguri qe nuk do te gjesh mbrojtes tjeter, pervec Atij. Ne do t’i tubojme ata ne Diten e Kiametit, me fytyrat pertoke, te verber, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre eshte Xhehenemi. Kurdo, qe te zbehet zjarri, Ne do t’ia shtojme flaken

[98] Ky eshte denimi i tyre, ngase mohuan shenjat Tona dhe thane: “A mos valle, kur te behemi eshtra dhe pluhur, vertet do te ngjallemi si krijesa te reja?!”

[99] A nuk e shohin ata, se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Token, ka mundesi te krijoje te ngjashem me ata dhe, se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, per te cilen nuk ka dyshim? Por, jobesimtaret nuk pranojne, ata vetem mohojne

[100] Thuaj: “Sikur ju te zoteronit thesaret e meshires se Zotit tim, edhe atehere ju do te rrudhnit doren nga droja, se do te shpenzoheni. Njemend, njeriu rendom eshte koprrac”

[101] Ne te vertete, Ne i dhame Musait nente shenja te qarta. Pyeti bijte e Israilit, kur ai u erdhi te pareve te tyre dhe, kur Faraoni i tha atij: “O Musa, une besoj se ti je i magjepsur”

[102] (Musai) tha: “Tashme ti e di se keto nuk i ka shpallur askush tjeter, pervec Zotit te qiellit dhe te Tokes, si prova te dukshme dhe Une jam i bindur se ti je i denuar ne humbje”

[103] Ai (Faraoni) deshi t’i debonte nga vendi, por Ne e fundosem bashke me te gjithe ata, qe ishin me te

[104] dhe, pas kesaj, u thame bijve te Israilit: “Vendosuni ne kete toke. Kur te arrije premtimi i Dites se Kiametit, do t’ju sjellim te perzier”

[105] Ne e kemi shpallur Kuranin me te verteten dhe ai ka zbritur me te verteten. Ne te kemi derguar ty (Muhamed) vetem si percjelles te lajmeve te mira dhe paralajmerues

[106] Ky eshte nje Kuran, qe Ne e kemi ndare pjese-pjese, qe ti t’ua mesosh njerezve pak nga pak, duke e shpallur ate kohe pas kohe

[107] Thuaj: “Besoni ne te (Kuranin) apo nuk besoni, ata qe u eshte dhene dijenia para (shpalljes se) tij, bien ne sexhde me fytyrat pertoke, kur ai u lexohet

[108] dhe thone: “Qofte i lavderuar Zoti yne! Me te vertete, premtimi i Zotit eshte plotesuar!”

[109] Ata bien me fytyre pertoke, duke qare dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit peruljen

[110] Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni te Gjithemeshirshmin, me cilindo emer qe ta thirrni ju Ate, Ai ka emrat me te bukur. Gjate namazit, mos lexo (Kuran) me ze te larte dhe as me ze teper te ulet, por kerko nje rruge te mesme.”

[111] Thuaj: “Cdo lavd e falenderim i perket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak ne pushtet dhe nuk eshte i pafuqishem, qe te kete nevoje per ndihmes” dhe madheroje Ate, duke ngritur lart madheshtine Tij!”

Shpella (El-Kehf)

Surah 18

[1] Cdo lavd dhe falenderim i perket Allahut, i Cili i shpalli robit te Vet (Muhamedit) nje Liber te delire nga cdo shtremberim

[2] (nje liber) te drejte, per te paralajmeruar nepermjet tij, denim te ashper (per jobesimtaret) dhe per t’u dhene lajmin e mire besimtareve, te cilet bejne vepra te mira, se per ta do te kete nje shperblim te bukur (Xheneti)

[3] ne te cilin do te qendrojne perhere

[4] si dhe per te paralajmeruar ata qe thone: “Allahu ka nje bir”

[5] Ata nuk kane kurrfare dijenie per kete, as eterit e tyre. Sa fjale e rende eshte ajo qe del nga goja e tyre! Ata flasin vetem genjeshtra

[6] A mos valle do te vrasesh veten nga pikellimi, nese ata nuk besojne ne kete Fjale (Kuran)

[7] Cdo gje qe gjendet ne Toke, Ne e kemi bere stoli per te, per te provuar se kush prej tyre punon me mire

[8] Dhe, Ne do ta bejme te shkrete gjithcka, qe gjendet ne te

[9] Valle, a mendon ti se banoret e Shpelles[180] dhe Rakimit[181] ishin nje cudi nga mrekullite Tona

[10] Kur disa djelmosha u strehuan ne shpelle dhe thane: “O Zoti yne, na jep meshire nga ana Jote dhe pergatitna per sjellje te drejte!”

[11] Ne ua mbyllem veshet atyre (duke i lene te flinin) ne shpelle per shume vjet

[12] Pastaj i ngritem, per te marre vesh se cili nga te dyja grupet do ta vleresonte me mire sa kohe kishin qene te strehuar

[13] Ne po ta tregojme ty historine e tyre sipas se vertetes. Ata ishin djelmosha qe besonin ne Zotin e tyre dhe Ne i forcuam ne rrugen e drejte

[14] Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngriten e thane: “Zoti yne eshte Zoti i qiejve dhe i Tokes. Ne nuk do t’i lutemi asnje zoti tjeter, pervec Tij, sepse atehere do te thoshim nje genjeshter te madhe

[15] Ky populli yne ka zgjedhur ne vend te Tij zota te tjere, ndonese ata nuk u sjellin dot asnje prove te qarte. E kush eshte keqberes me i madh, se ai qe trillon genjeshtra per Allahun

[16] Kur ju t’i lini ata dhe gjithcka qe adhurojne ne vend te Allahut, gjeni strehe ne shpelle: Zoti juaj do t’ju mbuloje me meshiren e Tij dhe do t’ju pergatise menyren nga e cila do te keni dobi”

[17] Ti (o Muhamed) do ta kishe pare Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpelles se tyre dhe, kur perendonte, ata i linte ne anen e majte, nderkohe qe ata gjendeshin ne mesin e saj.[183] Kjo eshte nga shenjat e Allahut. Sa per ate, qe Allahu e udhezon ne rruge te drejte, pikerisht ai eshte i udhezuari. E sa per ate, qe Ai e le ne humbje, ti, me siguri, nuk do te mund t’i gjesh mbrojtes qe ta udhezoje

[18] Dhe (po te kishe qene atje), do te mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin ne gjume. Ne i rrotullonim ata here ne krah te djathte e here ne te majte, kurse qeni i tyre rrinte shtrire me dy kembet e para ne hyrje te shpelles. Sikur t’i kishe pare, ti do te ikje nga ata dhe do te te kaplonte frika

[19] Keshtu pra, Ne i zgjuam qe te pyesnin njeri-tjetrin. Njeri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (ne gjume?)” - U pergjigjen: “Kemi qendruar nje dite a nje pjese te dites”. Disa thane: “Zoti juaj e di me mire se sa keni ndenjur. Dergoni njerin prej jush ne qytet me kete monedhe argjendi tuajen e le te shikoje se cili ushqim eshte me i paster. Le t’ju sjelle dicka prej tij, le te sillet mire dhe askush te mos marre vesh per ju

[20] Me te vertete, nese ju zbulojne, ata do t’ju gjuajne me gure ose do t’ju kthejne (me force) ne fene e tyre dhe atehere nuk do te shpetoni kurrsesi”

[21] Dhe keshtu, Ne beme qe ata te zbuloheshin, me qellim qe te dihej se premtimi i Allahut eshte i vertete dhe, qe te mos kete asnje dyshim per Oren (e Kiametit, se ajo do te vije). Kur ata (banoret e qytetit) po haheshin me njeri-tjetrin per kete rast, disa thoshin: “Ndertojini atyre (ne hyrje te shpelles) nje ndertese! Zoti i tyre i njeh me mire ata”. Ata qe e fituan ceshtjen e tyre, thane: “Ne do te ndertojme nje faltore mbi ta!”

[22] Do te thone: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katerti”. Disa do te thone: “Ata ishin pese veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendesuar per ate qe eshte e fshehte; kurse te tjere do te thone: “Ata ishin shtate veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di me mire numrin e tyre. Vetem pak veta dine dicka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, pervecse ne menyre te percipte dhe per ata mos pyet askend

[23] Asnjehere mos thuaj, per cfaredo gjeje qofte, se: “Me siguri qe neser do ta bej kete”

[24] pa shtuar “Ne dashte Allahu!” Dhe, kur te harrosh (te thuash “ne dashte Allahu”) - kujtoje Zotin tend e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do te me udhezoje ne ate qe eshte me e mire dhe me e dobishme nga kjo”

[25] Ata qendruan ne shpellen e tyre treqind vjet (diellore), duke shtuar nente (per vitet henore)

[26] Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di me mire sa kane qendruar. Atij i perket fshehtesia e qiejve dhe e Tokes. Eh, sa mire sheh Ai cdo gje dhe sa mire qe degjon! Njerezit nuk kane tjeter mbrojtes pervec Atij dhe Ai nuk e ndan me askend pushtetin e Vet.”

[27] Dhe lexo ate qe te eshte shpallur ty nga Libri i Zotit tend! Askush nuk mund t’i ndryshoje fjalet e Tij dhe ti nuk ke per te gjetur kurrfare strehe, pervecse tek Ai

[28] Dhe qendro me ata qe i luten Zotit te vet ne mengjes dhe mbremje, duke deshiruar Fytyren (kenaqesine) e Tij dhe mos i shmang syte nga ata (tek te tjeret), duke deshiruar stolite e shkelqimin e kesaj jete. Mos degjo ate zemren e te cilit ia kemi lene mosperfillese ndaj permendjes Sone e, qe shkon pas deshirave te veta, duke shkelur cdo kufi ne veprimet e veta

[29] Dhe thuaj: “E verteta eshte nga Zoti juaj. Kush te doje, le te besoje e kush te doje, le te mohoje”. Ne kemi pergatitur per mohuesit keqberes nje zjarr, qe do t’i rrethoje nga te gjitha anet (si cadra). Nese do te kerkojne ndihme, do t’u jepet nje uje si xehja e shkrire, qe do t’ua percelloje fytyrat. Sa pije e tmerrshme eshte ajo e sa strehim i keq eshte ai (zjarri)

[30] Sa per ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, sigurisht qe Ne nuk do t’ua humbim shperblimin punemireve

[31] Pikerisht atyre u perket Xheneti i Adnit, neper te cilin rrjedhin lumenj. Ata do te stolisen atje me byzylyke ari dhe do te vishen me rroba te gjelbra prej mendafshi te holle dhe armaci, duke ndenjur te mbeshtetur ne shtreter te larte. Sa shperblim i mrekullueshem dhe sa vendbanim i bukur

[32] Dhe jepu atyre si shembull ndodhine e dy njerezve. Njerit prej tyre Ne i kishim dhene dy kopshte vreshtash, qe i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bere fusha drithi

[33] Te dy kopshtet jepnin frutat e veta, pa u munguar asgje dhe beme qe midis tyre te rridhte nje lume

[34] Ai pati prodhim te bollshem dhe i tha shokut te vet, duke biseduar me te: “Une kam me shume pasuri se ti dhe kam rreth me te forte!”

[35] Pastaj hyri ne kopshtin e vet dhe, duke qene i padrejte me vetveten, tha: “Une nuk mendoj se kjo do te shkaterrohet ndonjehere

[36] dhe nuk mendoj se do te arrije ndonjehere Ora (e Kiametit). Por, edhe nese do te me kthejne te Zoti im, sigurisht qe do te gjej nje vend me te mire se ky (kopsht)”

[37] Shoku i tij i tha, duke biseduar me te: “A e mohon ti Ate, i Cili te ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e fares dhe te beri me ne fund njeri te plote

[38] Sa per mua, une besoj se Allahu eshte Zoti im dhe Zotit tim une nuk i shoqeroj askend (ne adhurim)

[39] Do te ishte me mire per ty sikur te kishe thene, kur hyre ne kopshtin tend: “Keshtu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi pervecse nepermjet Allahut.” Nese ti sheh se une kam me pak pasuri dhe pasardhes

[40] dije, Zoti im, mund te me jape dicka me te mire se kopshti yt, ndersa ne kopshtin tend mund te dergoje nje shkaterrim nga qielli e te gdhije rrafsh pa asgje

[41] ose, te beje qe uji i tij (kopshtit), te humbase ne thellesi e te mos mund ta gjesh kurre me”

[42] Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkaterrua, kurse ai i rrihte duart per gjithcka qe kishte shpenzuar ne te (pronen e vet) - e qe tashme ishte shkretuar nga rrenjet -, dhe therriste: “Ah! Sikur te mos i kisha shoqeruar Zotit tim askend!”

[43] Keshtu, ai nuk pati kurrfare rrethi qe ta ndihmonte kunder Allahut dhe as qe ishte ne gjendje te mbronte vetveten

[44] Ne nje rast te tille, mbrojtja vjen vetem nga Allahu, i Verteti. Ai eshte me i miri per te shperblyer dhe jep perfundimin me te mire

[45] Jepu atyre shembullin e jetes se kesaj bote: ajo eshte si uji qe Ne e leshojme nga qielli; bimesia ne toke perzihet me te, por pastaj behet si bar i thate te cilin e shperndan era. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[46] Pasuria dhe djemte jane stoli e jetes se kesaj bote. Por veprat e mira qe mbeten perhere, jane me te mira te Zoti yt sa i perket shperblimit dhe, jane me te mira sa i perket shpreses (per shpetim)

[47] Diten, kur Ne do t’i shkulim malet, do ta shohesh token te zhveshur dhe do t’i tubojme te gjithe njerezit, pa lene askend prapa

[48] Ata do te sillen te radhitur para Zotit tend (e do t’u thuhet): “Tashme Na erdhet, ashtu sic ju krijuam heren e pare, ndonese ju (o jobesimtare) pretendonit se nuk do t’ju caktonim nje takim (ringjalljen)”

[49] Dhe Libri (i veprave te tyre) do t’u vihet perpara, e do t’i shohesh gjynahqaret se si do te tmerrohen nga ato qe gjenden ne te dhe do te thone: “Te mjeret ne! Cfare eshte ky liber qe nuk paska lene asnje veper te madhe apo te vogel pa e shenuar”. Aty do te gjejne te shenuar gjithcka qe kane punuar. Zoti yt nuk i ben padrejtesi askujt

[50] Kur u thame engjejve: “Peruluni ne sexhde para Ademit”, ata u perulen, pervec Iblisit. Ai ishte nje nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit te Zotit te vet. Atehere, a do ta merrnit ate dhe pasardhesit e tij per mbrojtes ne vendin Tim, edhe pse ata jane armiqte tuaj?! Sa kembim i shemtuar qe eshte ky per keqberesit

[51] Une nuk i bera ata deshmitare te krijimit te qiejve dhe te Tokes e as te krijimit te vete atyre; dhe, sigurisht qe Une nuk mund t’i marr si ndihmes ata qe cojne te tjeret ne humbje

[52] Diten, kur Ai do te thote: “Thirrini ata qe ju mendoni se jane shoket e Mi”, ata do t’i therrasin, por nuk do te marrin pergjigje prej tyre dhe, Ne, do te vendosim ndermjet tyre barriere

[53] Te ligjte do te shohin zjarrin dhe do te binden, se me te vertete, do te bien ne te dhe nuk do te gjejne largim prej atij

[54] Sigurisht, ne kete Kuran, Ne u kemi shpjeguar njerezve cdo lloj shembulli, por njeriu kundershton me teper se cdo krijese tjeter

[55] Cfare i pengon njerezit te besojne, kur u vjen udhezimi - dhe te kerkojne falje nga Zoti i tyre?! Apo presin vetem qe te pesojne fatin e popujve te pare ose qe t’u vije denimi i hapet

[56] Ne i cojme te derguarit vetem si percjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues. Por mohuesit (e besimit) polemizojne me argumente te rreme per ta dobesuar te Verteten, ndersa shenjat dhe paralajmerimet e Mia i marrin per tallje

[57] Kush eshte me i padrejte se ai qe, kur ia kujtojne shpalljet e Zotit te vet, largohet nga ato dhe harron se c’kane bere duart e tij me pare?! Ne kemi vene perde ne zemrat e tyre, qe te mos e kuptojne ate (Kuranin), dhe ua kemi renduar veshet. Edhe sikur ti t’i therrasesh ata ne rrugen e drejte, ata kurre nuk do te udhezohen

[58] Por Zoti yt eshte Falesi plot meshire. Sikur t’i denonte ata per cfare kane bere, Ai do t’ua shpejtonte denimin. Por ata i pret nje cast i caktuar, nga i cili kurre nuk do te shpetojne

[59] Ato qytete[185] Ne i shkaterruam kur banoret e tyre bene te keqija dhe, per shkaterrimin e tyre, Ne kishim caktuar nje afat

[60] (Kujto) kur Musai i tha djaloshit qe e shoqeronte: “Nuk do te pushoj se ecuri, derisa te arrij ne vendin ku takohen dy detet, edhe nese do te me duhet te udhetoj per shume kohe.”

[61] Dhe, kur arriten ne vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rreshqiti ne det, duke e hapur ate si tunel

[62] Kur kaluan me tej, Musai i tha shoqeruesit te vet: “Na jep dreken tone, sepse jemi lodhur nga ky udhetimi yne”

[63] Ai u pergjigj: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkembi, une e harrova peshkun. Vetem djalli me beri ta harroj e nuk ta thashe se peshku mori rrugen nga deti ne menyre te habitshme!”

[64] (Musai) tha: “Kjo eshte ajo qe po kerkojme”. Andaj u kthyen neper gjurmet e veta

[65] dhe gjeten nje prej roberve Tane,[186] te cilit i patem dhuruar meshire prej Nesh dhe i kishim mesuar nga ana Jone dije

[66] Musai i tha atij: “A mund te te pasoj ty, qe te me mesosh edhe mua dicka prej diturise se drejte qe te eshte dhene ty?”

[67] Ai u pergjigj: “Ti nuk mund te durosh dot me mua

[68] E si mund te durosh (pa pyetur) para dickaje per te cilen nuk di asgje”

[69] (Musai) tha: “Do te me gjesh te durueshem, ne dashte Allahu e nuk do te te kundershtoj per asgje.”

[70] (Hidri) i tha: “Nese vjen pas meje, mos me pyet per asgje, derisa te ta shpjegoj une!”

[71] Dhe keshtu, u nisen. Kur hipen ne nje anije, ai (Hidri) hapi nje vrime poshte. (Musai) tha: “Mos valle, e hape vrimen per t’i mbytur udhetaret e saj? Me te vertete, ke bere pune te shume te keqe”

[72] (Hidri) i tha: “A nuk te thashe se ti nuk mund te durosh me mua?”

[73] Ai u pergjigj: “Mos me qorto per ate qe harrova dhe mos me ngarko me veshtiresi ne punet e mia!”

[74] Dhe qe te dy vazhduan te ecin, derisa takuan nje djalosh, te cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Perse vrave nje njeri te pafajshem qe nuk ka vrare askend?! Vertet qe ke bere nje pune te tmerrshme”

[75] Ai u pergjigj: “A nuk te thashe se ti nuk mund te durosh me mua?”

[76] (Musai) tha: “Nese pas kesaj do te te pyes serish per cfaredo gjeje, atehere mos me mbaj me ne shoqerine tende! Tashme ke arsye (te mjaftueshme) nga ana ime (per t’u ndare prej meje)!”

[77] Dhe qe te dy vazhduan te ecin, derisa arriten ne nje fshat dhe u kerkuan banoreve te tij, qe t’u jepnin per te ngrene, por ata nuk i pranuan mysafire. Aty ndeshen nje mur qe ishte duke u rrezuar dhe ai (Hidri) e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur te kishe dashur ti, mund te kerkoje shperblim per kete.”

[78] Ai tha: “Kjo eshte ndarja ndermjet meje dhe teje. Une do t’i shpjegoj ty ato gjera per te cilat nuk munde te durosh

[79] Sa i perket anijes, ajo ishte prone e disa te varferve, qe punonin ne det. Une desha ta demtoj, sepse prapa tyre gjendej nje mbret i cili merrte me dhune cdo anije te mire

[80] Sa per djaloshin, prinderit e tij ishin besimtare. Ne e dinim se (dashuria per te) do t’i conte ata ne te keqe dhe mohim

[81] dhe deshiruam qe Zoti i tyre, ne vend te atij t’u jepte nje me te mire, me te paster dhe me te meshirshem

[82] E, sa i perket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetime ne qytet dhe, nen te gjendej nje thesar i tyre. Babai i tyre kishte qene njeri i mire, prandaj Zoti yt deshiroi qe ata te arrinin moshen e pjekurise e ta nxirrnin thesarin e tyre, si meshire nga Zoti yt. Une kete nuk e kam bere sipas gjykimit tim. Ky eshte shpjegimi i asaj, per te cilen ti s’munde te duroje

[83] Ata (hebrenjte) te pyesin ty (Muhamed) per Dhulkarnejnin, thuaj: “Une do t’ju tregoj disa lajme per te.”

[84] Ne i dhame atij mundesi ne Toke dhe i dhame mjete e rruge per te arritur cdo gje

[85] keshtu qe ai u nis ne nje rruge

[86] Kur arriti ne vendin e perendimit te diellit, pa se ai po ulej ne nje burim te zi balte dhe ne afersi te tij gjeti nje popull. Ne thame: “O Dhulkarnejn, mund t’i ndeshkosh ata ose mund t’u besh mire atyre.”

[87] Ai tha: “Sa i perket atij qe ben te keqija, Ne do ta ndeshkojme e pastaj do te kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndeshkoje me nje denim te rende

[88] Sa per ate qe beson dhe ben vepra te mira, atij i takon shperblimi me i mire dhe do t’i premtojme atij lehtesira.”

[89] Pastaj ndoqi nje rruge tjeter

[90] Kur arriti ne vendin e lindjes se diellit, Ai e pa te lindte mbi nje popull, te cilit Ne nuk i kishim dhene gje, per t’u mbrojtur nga dielli

[91] Keshtu ndodhi dhe Ne dinim gjithcka per te

[92] Pastaj mori nje rruge tjeter

[93] Derisa, kur arriti ne mes dy malesh, gjeti rreze tyre nje popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnje te folme

[94] Ata thane: “O Dhulkarnejn, vertet, Jexhuxhet dhe Mexhuxhet jane ngaterrestare ne Toke. A te te japim nje pagese qe te ndertosh nje pende midis nesh dhe atyre?”

[95] Ai tha: “Ajo te cilen ma ka mundesuar Zoti im, eshte me e mire (nga pagesa juaj), por me ndihmoni mua me krahe! Do te ndertoj nje pende midis jush e atyre

[96] Me sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anet e thepisura te maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri te skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Me sillni baker te shkrire qe ta hedh ne te.”

[97] Keshtu, ata (Jexhuxhet dhe Mexhuxhet) nuk munden qe ta kapercenin penden dhe as nuk munden qe te hapnin vrime ne te

[98] Ai tha: “Kjo eshte meshire nga Zoti im! Kur te vije premtimi[187] i Zotit tim, Ai do ta rrafshoje ate (penden). Premtimi i Zotit tim eshte (gjithnje) i vertete

[99] Ate Dite, Ne do te bejme, qe te vershojne njeri mbi tjetrin si valet (e detit) dhe do t’i fryhet Surit e do t’i tubojme, qe te gjithe se bashku

[100] Ate dite do t’ua tregojme haptazi Xhehenemin mohuesve

[101] te cilet i kishin syte te mbuluar para keshillave te Mia dhe te cilet nuk mund te degjonin

[102] Valle, a mendojne mohuesit, se do te mund t’i zgjedhin roberit e Mi si mbrojtes, ne vendin Tim?! Ne e kemi pergatitur Xhehenemin si vendbanim per mohuesit

[103] Thuaj: “A doni t’ju lajmeroj per ata qe, me se shumti, humbasin nga punet e veta

[104] per ata, perpjekja e te cileve ka qene e kote ne jeten e kesaj bote, nderkohe qe mendonin se po benin vepra te mira?”

[105] Keta jane ata, qe nuk kane besuar ne shpalljet e Zotit te tyre dhe ne takimin me Te. Punet e tyre do te fshihen, andaj Ne nuk do te veme kurrfare peshe per ta (per veprat e tyre), ne Diten e Kiametit

[106] Shperblimi i tyre do te jete Xhehenemi per shkak te mohimit te tyre dhe per shkak se talleshin me shenjat e Mia dhe te derguarit e Mi

[107] Me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te kene per banesa kopshtet e Firdeusit

[108] ku do te qendrojne perhere, duke mos deshiruar asnje ndryshim

[109] Thuaj: “Sikur deti te ishte boje per te shkruar fjalet e Zotit tim, sigurisht qe ai do te shterej, para se te soseshin fjalet e Zotit tim, edhe sikur Ne te sillnim si ndihme edhe nje det tjeter si ai.”

[110] Thuaj: “Une jam vetem nje vdekatar si ju, qe me eshte shpallur se Zoti juaj eshte nje Zot i Vetem. Keshtu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le te beje vepra te mira dhe te mos i shoqeroje askend ne adhurim Zotit te vet!”

Merjemja (Merjem)

Surah 19

[1] Kaf, Ha, Ja, Ajn, Sad

[2] Ky eshte rrefim per meshiren e Zotit tend ndaj robit te Tij - Zekerijas

[3] Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje te fshehte

[4] (duke thene): “O Zoti im! Eshtrat tashme me jane dobesuar, koka me ndricon nga thinjat dhe asnjehere nuk kam mbetur i zhgenjyer nga lutja ime per Ty, o Zoti im

[5] Une u frikesohem (sjelljeve te) te afermve te mi pas meje[188], ndersa bashkeshortja ime eshte beronje; andaj, me dhuro nga ana Jote nje pasardhes

[6] qe te me trashegoje mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, beje ate te pelqyeshem (per Ty)!”

[7] “O Zekerija, Ne po te japim lajmin e mire per nje djale qe do te quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhene kete emer me pare”

[8] Ai tha: “O Zoti im, si mund te kem une djale, kur bashkeshortja ime eshte beronje dhe une kam arritur pleqerine e thelle?!”

[9] I tha: “Ashtu ka thene Zoti yt. Kjo per mua eshte lehte. Une te kam krijuar edhe ty me pare, nderkohe qe nuk ekzistoje”

[10] (Zekerija) tha: “O Zoti im, me jep ndonje shenje!” Ai tha: “Shenja jote do te jete se nuk do te mund te flasesh me njerezit per tri net, ndonese do te jesh i shendoshe.”

[11] Ai doli nga faltorja para popullit te vet dhe u beri me shenje atyre te lavderonin Allahun ne mengjes dhe ne mbremje

[12] (Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte femije, i dhame mencuri

[13] butesi prej Nesh dhe deliresi. Ai ishte besimtar i perkushtuar

[14] dhe i sjellshem ndaj prinderve te vet, nuk ishte i ashper dhe i padegjueshem

[15] Paqja qofte mbi ate diten kur ka lindur, diten kur te vdese dhe ne diten kur do te ringjallet

[16] Dhe trego (o Muhamed) ne Liber per Merjemen, kur u terhoq nga familja e saj ne nje vend ne lindje

[17] duke e fshehur veten nga ata. Ne i derguam Shpirtin Tone,[189] i cili iu paraqit asaj si nje njeri i plote

[18] Ajo i tha: “Une kerkoj qe te me mbroje i Gjithemeshirshmi prej teje, nese i frikesohesh Allahut

[19] Ai tha: “Ne te vertete, une jam vetem nje i derguar i Zotit tend, qe te te dhuroj ty nje djale te paster.”

[20] Ajo tha: “Si mund te kem une djale, kur asnje mashkull nuk me ka prekur e nuk jam as e pacipe?!”

[21] Iu pergjigj: “Keshtu eshte! Zoti yt ka thene: ‘Kjo per Mua eshte e lehte. Ne do ta bejme ate shenje per njerezit dhe meshire nga ana Jone’. Dhe kjo eshte pune e kryer.”

[22] Ajo mbeti me barre e u terhoq me te ne nje vend te larget

[23] Dhembjet e lindjes e detyruan ate qe te shkonte te trungu i nje hurme. Ajo tha: “Ah, sikur te kisha vdekur para kesaj (ngjarjeje) dhe te isha harruar krejt!”

[24] Nje ze e thirri nga poshte: “Mos u pikello, se Zoti yt te ka bere nje burim uji poshte teje

[25] Shkunde trungun e palmes, qe te bien mbi ty hurma te fresketa

[26] Ha, pi dhe qetesohu. Nese veren ndonje njeri, i thuaj: “Une jam betuar ne te Gjithemeshirshmin se do te agjeroj, prandaj sot nuk do te flas me askend.”

[27] Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur femijen. Ata i thane: “O Merjeme, ke bere dicka te turpshme

[28] O motra e Harunit![190] Babai yt nuk ka qene njeri i keq, as nena jote nuk ka qene grua e shthurur.”

[29] Ajo beri me shenje nga i biri. Ata thane: “Si t’i flasim ne femijes qe eshte ne djep?”

[30] Ai (Isai ne djep) tha: “Une jam rob i Allahut. Ai me ka dhene Librin (Ungjillin), me ka bere profet

[31] dhe me ka bere te bekuar kudo qe te jem. Ai me ka porositur qe te falem e te jap zekat sa te jem gjalle

[32] dhe qe te jem i mire ndaj nenes sime dhe nuk me ka bere te ashper dhe te padegjueshem

[33] Le te jete paqja e shpetimi mbi mua, ne diten qe kam lindur, ne diten qe do te vdes dhe ne diten qe do te ringjallem!”

[34] Ky eshte Isai, i biri i Merjemes. Kjo eshte fjala e vertete, per te cilen ata dyshojne dhe diskutojne

[35] Allahu nuk ka mbetur te marre dike per bir. Qofte i lavderuar Ai! Kur vendos dicka, Ai vetem thote per te “Behu!” dhe ajo behet

[36] (Isai tha): “Vertet, Allahu eshte Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetem Ate! Kjo eshte udha e drejte”

[37] E megjithate, sektet u percane ne lidhje me ate.[191] Mjere ata qe nuk besojne per takimin e nje Dite te madhe (Dites se Kiametit)

[38] E sa mire do te degjojne e do te shohin ate Dite, kur do te vijne te Ne! Por, sot keqberesit jane ne humbje te qarte

[39] Paralajmeroji ata (o Muhamed) per Diten e Pikellimit, kur do te japin llogari, ndonese tani ata jane te shkujdesur dhe nuk besojne

[40] Vertet, jemi Ne qe e trashegojme Token dhe gjithcka qe gjendet ne te dhe ata te Ne do te kthehen

[41] Trego ne Liber per Ibrahimin! Ai ishte njeri i se vertetes dhe profet

[42] Ai i tha te atit: “O babai im, perse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk sheh e as qe mund te te sjelle ndonje dobi

[43] O babai im, mua me ka ardhur prej diturise, cfare s’te ka ardhur ty; andaj ndiqme mua dhe une do te te udhezoj ne rrugen e drejte

[44] O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai eshte gjithmone i pabindur ndaj te Gjithemeshirshmit

[45] O babai im, une kam frike se mos te vjen ndonje denim nga i Gjithemeshirshmi e keshtu te behesh i aferm i djallit”

[46] Ai u pergjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhesh poshte zotat e mi?! Nese nuk heq dore, une do te te mbys me gure; andaj, largohu prej meje per nje kohe te gjate”

[47] Ibrahimi tha: “Shpetimi qofte mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim qe te te fale. Me te vertete, Ai eshte i mire me mua

[48] Po largohem nga ju dhe nga gjithcka qe ju adhuroni ne vend te Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do te jem fatkeq me lutjet qe ia bej Zotit tim.”

[49] Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt qe i adhuronin ne vend te Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe qe te dy i beme profete

[50] Ne u dhuruam atyre meshiren Tone dhe beme qe ata te lavderohen e te permenden me nder

[51] Trego ne Liber edhe per Musain! Njemend, Ai ishte i perzgjedhur, ishte i derguar dhe profet

[52] Ne e thirrem ate nga ana e djathte e malit Tur, duke e afruar ne nje bisede te fshehte

[53] dhe, nga meshira Jone, i dhuruam te vellane, Harunin, si profet

[54] Trego ne Liber per Ismailin! Vertet, ai ishte i sinqerte ne premtimet e veta, ishte i derguar dhe profet

[55] Ai e urdheronte popullin e vet qe te falte namazin e te jepte zekatin dhe ishte i mirepritur te Zoti i vet

[56] Trego ne Liber per Idrisin! Ai ishte njeri i se vertetes dhe profet

[57] Ne e ngritem ate ne vend te larte

[58] Keta jane ata, te cilet Allahu i begatoi (me hirin e Tij) nga profetet pasardhes te Ademit, te atyre qe Ne i mbartem me Nuhun, nga pasardhesit e Ibrahimit dhe te Israilit dhe nga ata qe Ne i udhezuam dhe i zgjodhem. Kur iu lexoheshin vargjet e te Gjithemeshirshmit, binin duke bere sexhde dhe qanin

[59] Pas atyre erdhen brezni, qe e braktisen faljen e namazit dhe ndoqen epshet e veta. Ata do te pesojne denimin e madh

[60] pervec atyre qe pendohen, qe besojne dhe bejne pune te mire. Keta do te hyjne ne Xhenet dhe nuk do t’u behet kurrfare padrejtesie

[61] ne kopshtet e Adnit, qe i Gjithemeshirshmi ua ka premtuar roberve te Vet, edhe pse ende nuk e kane pare. Me te vertete, premtimi i Tij eshte i sigurt

[62] Aty nuk do te degjojne llomotitje, por vetem fjale pershendetjeje per paqe dhe do te ushqehen ne mengjes dhe ne mbremje

[63] Ky eshte Xheneti qe Ne ua japim ne trashegim roberve Tane te perkushtuar

[64] (Xhebraili tha): “Ne (engjejt) zbresim vetem me urdhrin e Zotit tend. Atij i perket gjithcka qe eshte para nesh, gjithcka qe eshte pas nesh dhe gjithcka qe eshte ne mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurre”

[65] Ai eshte Zoti i qiejve, i Tokes dhe i gjithckaje qe eshte midis tyre, prandaj, vetem Ate adhuroje dhe behu i qendrueshem ne adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokend qe ka Emrin e Tij

[66] Njeriu thote: “Valle, pasi te vdes, a do te ringjallem perseri?”

[67] A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar ate, kur ende nuk ishte asgje

[68] Per Zotin tend! Ne do t’i tubojme ata dhe djajte, pastaj do t’i sjellim ata te gjunjezuar rreth Xhehenemit

[69] Pastaj do te ndajme prej cdo grupi ate qe ka qene me kokeforte ndaj te Gjithemeshirshmit

[70] Ne pastaj e dime me se miri se kush prej tyre e ka merituar te digjet ne te

[71] Dhe nuk ka asnje prej jush qe te mos arrije tek ai (Xhehenemi). Kjo eshte vendosur prerazi nga Zoti yt

[72] Pastaj do t’i shpetojme ata qe kane qene besimtare dhe do t’i leme keqberesit te gjunjezuar ne te

[73] Kur u lexohen vargjet Tona te qarta, jobesimtaret u thone atyre qe kane besuar: “Cili grup ka pozite me te mire dhe rreth me te mire?”

[74] Por sa e sa brezni, qe kane qene me te begatshem dhe me te pashem, Ne i kemi shkaterruar para tyre

[75] Thuaj (o Muhamed): “Atyre qe jane te humbur, i Gjithemeshirshmi u dhente jete”, ne menyre qe, kur te shohin ate qe u eshte premtuar: ose denimin (ne kete jete) ose Oren (e Kiametit), atehere ta marrin vesh se kush ka pozite me te keqe dhe rreth me te dobet

[76] Allahu ua shton udhezimin atyre qe jane ne rruge te drejte. Veprat e mira qe mbesin, jane te shperblyera me mire te Zoti yt dhe kane perfundim me te mire

[77] Valle, a e ke pare ate qe nuk beson ne shenjat Tona dhe thote: “Mua do te me jepet (Diten e Kiametit) edhe pasuria, edhe femijet”

[78] A mos ndoshta ai e di te padukshmen apo ka marre ndonje premtim nga i Gjithemeshirshmi

[79] Kurrsesi! Ne do ta shenojme ate qe flet dhe do t’ia zgjasim vuajtjen

[80] Ne do t’ia marrim atij gjithcka per te cilat flet e ai te Ne do te vije i vetem

[81] Ata kane marre zota, ne vend te Allahut, per t’i pasur ndihmes

[82] Por jo! Ata[192] do ta mohojne adhurimin e tyre[193] dhe do te behen armiqte e tyre

[83] A nuk e sheh se Ne i kemi derguar djajte te mohuesit, per t’i yshtur ata me force

[84] Andaj, mos kerko shkaterrimin e tyre te shpejte, se, me te vertete, Ne ua numerojme ditet e caktuara

[85] Diten, kur do t’i tubojme besimtaret te i Gjithemeshirshmi, si te ftuar

[86] e do t’i shtyjme te ligjte ne Xhehenem, si tufe e etur

[87] askush nuk do te mund te nderhyje, pervec atij qe ka marre lejen dhe premtimin e te Gjithemeshirshmit

[88] Ata thone: “I Gjithemeshirshmi ka nje bir”

[89] Keni thene dicka vertet te tmerrshme

[90] Qiejt gati sa nuk copetohen prej kesaj; Toka gati sa s’cahet e malet sa s’rrezohen te therrmuar

[91] ngaqe ata i veshin nje bir te Gjithemeshirshmit

[92] Kurre nuk i shkon (madherise se) te Gjithemeshirshmit te kete nje bir

[93] S’ka krijese qe gjendet ne qiej dhe ne Toke e qe te mos vije si rob para te Gjithemeshirshmit

[94] Sigurisht qe Ai e njeh mire gjithsecilin prej tyre dhe i ka numeruar te gjithe saktesisht

[95] Cdonjeri prej tyre, ne Diten e Kiametit, do te dale fill i vetem para Tij

[96] Ne te vertete, atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira, i Gjithemeshirshmi do t’u dhuroje dashuri

[97] Ne e kemi bere ate (Kuranin) te lehte, ne gjuhen tende, vetem qe, nepermjet tij, ti t’u japesh lajmin e mire besimtareve te devotshem dhe te paralajmerosh njerezit kokeforte (ne mosbesimin e tyre)

[98] Sa e sa brezni kemi shkaterruar Ne para tyre! Valle, a po sheh ndonjerin prej tyre dhe a po degjon peshperitjen me te vogel te tyre

Ta-Ha (Ta-Ha)

Surah 20

[1] Ta, Ha

[2] Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), per te te munduar

[3] por qe te jete kujtese per ate qe ka frike (nga Allahu)

[4] Ai eshte zbritur nga Krijuesi i Tokes e i qiejve te larte

[5] I Gjithemeshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madherise se Tij)

[6] Atij i perket c’ka ne qiej e c’ka ne Toke, si dhe gjithcka qe gjendet midis tyre e gjithcka qe ndodhet nen toke

[7] Edhe nese ti flet me ze te larte, (eshte e kote, sepse) Ai, me te vertete, i di sekretet edhe me te fshehta

[8] Allahu, nuk ka zot tjeter pervec Tij. Ai ka Emrat me te Bukur

[9] A e ke degjuar historine e Musait

[10] Kur pa nje zjarr, ai i tha familjes se vet: “Rrini ketu, sepse pashe nje zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell nje ure te ndezur ose te gjej prane tij ndonje udherrefyes”

[11] Kur arriti te zjarri, nje ze e thirri: “O Musa

[12] Ne te vertete, Une jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh ne luginen e shenjte te Tuvase

[13] Une te kam zgjedhur ty, prandaj degjo ate qe po te shpallet

[14] Me te vertete, Une jam Allahu, s’ka zot tjeter pervec Meje, prandaj, vetem Mua me adhuro dhe kryej faljen per te me kujtuar Mua

[15] Ora (e Kiametit) do te vije me siguri, por Une e mbaj teper te fshehur, qe secili te shperblehet per ate qe ka bere

[16] Prandaj, mos e ler ate qe nuk beson ne te (Diten e Kiametit) dhe qe jepet pas epsheve te veta te te nxjerre (nga rruga e drejte), perndryshe do te humbisje

[17] C’eshte ajo qe mban ne doren e djathte o Musa?”

[18] Ai u pergjigj: “Ky eshte shkopi im, me te cilin mbahem dhe shkund gjethe per dhente e mia; me sherben edhe per pune te tjera.”

[19] (Allahu) i tha: “Hidhe ate, Musa!”

[20] Ai e hodhi ate dhe, menjehere, (shkopi) u be gjarper qe zvarritej

[21] (Allahu) i tha: “Merre ate dhe mos u frikeso! Ne do ta kthejme ne gjendjen e tij te meparshme

[22] Fute doren tende nen sqetull: ajo do te dale e bardhe, pa kurrfare semundjeje. Ja, kjo eshte nje shenje tjeter

[23] per te te treguar ty te tjera mrekulli Tonat edhe me te medha

[24] Shko te Faraoni! Ai, me te vertete, i ka shkelur te gjithe kufijte”

[25] (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim

[26] lehtesoma punen time

[27] dhe zgjidhma nyjen e gjuhes sime

[28] qe ata te kuptojne fjalen time

[29] Me jep nje ndihmes nga familja ime

[30] Harunin, vellane tim

[31] Ma rrit fuqine nepermjet atij

[32] dhe bema ortak ne punen time

[33] qe te thurim shume lavde per Ty

[34] e te te permendim Ty vazhdimisht

[35] Vertet, Ti do te jesh gjithnje Mbikeqyresi yne”

[36] (Allahu) tha: “Kerkesa jote u plotesua, o Musa

[37] Edhe me pare, Ne te kemi bere mire ty

[38] kur i frymezuam nenes tende ate qe iu frymezua

[39] “Vere ate (foshnjen) ne nje senduk e hidhe ne lume! Lumi do ta nxjerre ne breg e ate do ta marre nje armik Imi dhe armik i tij.” Une kam hedhur ne ty dashurine Time, qe te rritesh nen Syrin (kujdesin) Tim

[40] Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dike qe do te kujdeset per ate?”, Ne te kthyem te nena jote, qe ajo te gezohej dhe te mos pikellohej me. Pastaj ti vrave nje njeri, por Ne te shpetuam nga brenga dhe te vume ne sprova te shumta. Ti qendrove me vite te tera midis banoreve te Medjenit, pastaj erdhe sipas porosise se caktuar, o Musa

[41] Une te kam zgjedhur ty per Vete

[42] Shkoni ti dhe vellai yt me mrekullite e Mia dhe mos reshtni se permenduri Mua

[43] Shkoni te Faraoni! Ai, me te vertete, i ka shkelur te gjithe kufijte

[44] Flitini atij fjale te buta, se ndoshta kujtohet[194] a frikesohet!”

[45] Ata thane: “O Zoti yne! Ne kemi frike se ai do te na denoje menjehere ose do te nderkrehet me teper”

[46] (Allahu) tha: “Mos u frikesoni! Ne te vertete, Une jam me ju, degjoj dhe shoh

[47] Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne te dy jemi te derguarit e Zotit tend, leshoji te bijte e Israilit qe te vijne me ne dhe mos i mundo! Ne te kemi sjelle ty nje shenje nga Zoti yt. Paqe mbi ate qe ndjek rrugen e drejte

[48] Vertet, neve na eshte shpallur se denimi do te godase kedo, qe (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinen (te derguarve te Tij)”

[49] (Faraoni) tha: “E, kush eshte Zoti juaj, o Musa?”

[50] (Musai) tha: “Zoti yne eshte Ai qe cdo gjeje i ka dhene trajten e vet e pastaj e ka udhezuar”

[51] (Faraoni) tha: “Si eshte gjendja e brezave te meparshem”

[52] (Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, ne Liber. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!”

[53] Eshte Ai qe Token e ka bere shtrat per ju, qe ju ka shtruar rruget neper te dhe qe leshon uje nga qielli, me qellim qe, nepermjet tij, te rriten shume lloje bimesh te ndryshme

[54] Hani dhe kullotni bagetine tuaj! Keto, me te vertete, jane shenja per ata qe jane mendare

[55] Ne ju kemi krijuar prej tokes, aty do t’ju kthejme dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe nje here tjeter

[56] Ne ia treguam atij (Faraonit) te gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (te besonte)

[57] dhe tha: “O Musa, a ke ardhur qe te na nxjerresh nga toka jone me magjine tende

[58] Ne do te te sjellim ty nje magji te ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, nje takim ne nje vend te sheshte, ku nuk do te mungojme as ne, as ti!”

[59] (Musai) tha: “Takimi me ju eshte ne diten e kremtes[195] dhe njerezia le te tubohen paradite”

[60] Faraoni u largua, i mblodhi magjistaret e vet e pastaj erdhi

[61] Musai u tha atyre: “Te mjeret ju! Mos trilloni genjeshtra per Allahun, duke bere qe Ai t’ju shkaterroje me denim. Do te deshtojne me siguri, ata qe trillojne genjeshtra!”

[62] Ata diskutuan me njeri-tjetrin per punen e tyre, duke peshperitur fshehurazi

[63] Njeri prej tyre tha: “Ne te vertete, keta (Musai dhe Haruni), jane dy magjistare, qe duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjite e tyre dhe te shkaterrojne fene tuaj tejet te mire

[64] Prandaj, bashkojini magjite tuaja dhe ejani me radhe. Do te fitoje sot ai qe ka epersi!”

[65] Ata thane: “O Musa, ose hidh ti, ose te hedhim ne te paret”

[66] Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litaret dhe shkopinjte e tyre se po rendnin vertet, per shkak te magjise se tyre

[67] Atehere Musai ndjeu frike ne vetvete

[68] Ne i thame: “Mos u frikeso, se, ne te vertete, ti do te fitosh

[69] Hidhe ate qe mban ne doren e djathte: do te gelltise gjithcka qe kane bere ata, sepse ajo qe kane bere ata, eshte vetem nje mashtrim i magjistareve; e, magjistari nuk do te kete sukses kudo qe te gjendet”

[70] Atehere magjistaret rane ne sexhde dhe thane: “Ne besojme ne Zotin e Harunit dhe Musait”

[71] (Faraoni) tha: “Cfare?! Ju e besuat ate, para se t’ju jap leje une?! Ne te vertete, ai eshte mjeshtri juaj, qe ju ka mesuar magjite. Une do t’jua kepus duart dhe kembet tuaja te kembyera dhe do t’ju var ne trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh eshte me i ashper dhe me ngulmues ne ndeshkim.”

[72] (Magjistaret) u pergjigjen: “Ne kurre nuk do te te japim ty perparesi ndaj provave qe na kane ardhur neve dhe ndaj Atij qe na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si te duash; ti gjykon vetem ne jeten e kesaj bote

[73] Ne besojme ne Zotin tone, qe te na i fale gabimet dhe magjite, per te cilat na ke detyruar ti. Allahu eshte me i Miri dhe i Perjetshmi

[74] Ate qe i paraqitet Zotit te vet si keqberes, sigurisht qe e pret Xhehenemi, ku as nuk do te vdese e as nuk do te jetoje

[75] Ndersa kush paraqitet tek Ai si besimtar e qe ka bere vepra te mira, do te ngrihet ne shkalle te larta

[76] ne kopshtet e Adnit, neper te cilat rrjedhin lumenj. Ata do te qendrojne aty perjetesisht. Ky eshte shperblimi per ate qe eshte i delire (nga mosbesimi).”

[77] Ne i thame Musait: “Udheto naten me roberit e Mi, hapu atyre nje rruge te thare neper det dhe mos u frikeso se do te te kape ndokush e as se do te mbyteni!”

[78] Faraoni i ndoqi ata (bijte e Israilit) me ushtrine e tij, por deti i mbuloi ata me dallge te medha

[79] Faraoni i solli humbje popullit te vet dhe nuk e coi ne rruge te drejte

[80] O bijte e Israilit, Ne ju shpetuam nga armiku juaj, beme beselidhje me ju ne anen e djathte te Turit dhe ju zbritem mane dhe thelleza

[81] Hani nga ushqimet e shijshme e te lejuara me te cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kaperceni kufirin, perndryshe do t’ju zere zemerimi Im. Ai, te cilin e ze zemerimi Im, eshte i humbur

[82] Vertet, Une jam Fales per ate qe pendohet, beson e ben vepra te mira dhe pastaj qendron ne rruge te drejte

[83] “Perse nxitove para popullit tend, o Musa?”

[84] (Musai) tha: “Ja, ata shkojne pas gjurmeve te mia e une nxitova te Ti, o Zoti im, per te fituar kenaqesine Tende”

[85] (Allahu) tha: “Ne e vume ne prove popullin tend gjate mungeses tende, e Samiriu[196] i nxori ata nga rruga e drejte”

[86] Musai u kthye te populli i vet i zemeruar dhe i pikelluar. Tha: “O populli im, valle, a nuk ju dha Zoti juaj nje premtim te mire? A mos ju duk e gjate koha (e permbushjes se premtimit) apo deshironi qe t’ju godase zemerimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni permbajtur premtimit qe me dhate?!”

[87] Ata u pergjigjen: “Ne nuk e kemi thyer premtimin qe te patem dhene me vullnetin tone, por qeme te ngarkuar rende me stolite e popullit (te Faraonit), andaj i hodhem ato (ne zjarr per t’u lehtesuar). Po keshtu i hodhi edhe Samiriu

[88] dhe nga keto ai beri nje trup vici qe pelliste. Atehere tha: “Ky eshte zoti juaj dhe zoti Musait. Ai (Musai) ka harruar (t’ju tregoje per te)!”

[89] Valle, a nuk e shihnin ata, se (vici) nuk u drejtonte atyre asnje fjale dhe nuk ishte ne gjendje t’u sillte kurrfare demi apo dobie

[90] Nderkohe, Haruni u kishte thene atyre qysh me pare: “O populli im! Kjo eshte vetem nje prove per ju! Zoti juaj eshte i Gjithemeshirshmi, andaj ndiqmeni mua dhe degjoni urdhrin tim!”

[91] Ata u pergjigjen: “Ne do t’i lutemi atij, derisa te na kthehet Musai”

[92] (Musai) tha: “O Harun, c’te pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur

[93] qe te vije tek une?! A mos e kundershtove urdhrin tim?”

[94] (Haruni) tha: “O biri i nenes sime, mos me kap per mjekre e as per koke! Une kisha frike se do te thoshe: Ke mbjelle percarje midis bijve te Israilit e nuk i ke mbajtur porosite e mia”

[95] (Musai) tha: “Si eshte puna jote, o Samiri?”

[96] (Samiriu) u pergjigj: “Une pashe ate, qe ata nuk e pane. Mora nje grusht nga gjurmet e te Derguarit dhe ate e hodha mbi vicin dhe keshtu me nxiti vetja (e keqja) ime”

[97] (Musai) tha: “Atehere ik! Tere jeten do te te duhet te thuash: ‘Mos me prekni’.[198] Por te eshte caktuar nje premtim, i cili doemos do te zbatohet. Shikoje zotin tend qe ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim ne det hirin e tij

[98] Ne te vertete, Zoti juaj eshte vetem Allahu; s’ka zot tjeter pervec Tij; dituria e Tij perfshin cdo gje”

[99] Keshtu pra, Ne po te te tregojme ty (o Muhamed) disa histori te se kaluares. Ky (Kuran) qe te kemi dhene, eshte nje Keshille nga ana Jone

[100] Kush shmanget nga ai, ne Diten e Kiametit do te mbarte ngarkese te rende

[101] qe do t’u mbetet perhere. Sa barre e keqe qe do te jete ajo ne Diten e Kiametit

[102] Diten, kur do te fryhet ne Sur, pikerisht ate Dite do t’i tubojme te ligjte me sy te zgurdulluar

[103] duke i peshperitur njeri-tjetrit: “Ju keni qendruar (ne dynja) vetem dhjete dite.”

[104] Ne e dime me mire se c’do te thone ata (ne Diten e Kiametit), kur me i mencuri prej tyre do te thote: “Ju keni qendruar vetem nje dite.”

[105] Kur te te pyesin ty (o Muhamed) per malet, thuaj: “Ato do t’i beje hi e pluhur Zoti im

[106] ndersa toka do te behet fushe e shkrete

[107] nuk do te shohesh ne te as lugina, as brigje.”

[108] Ate dite, ata do te shkojne pas thirresit,[199] pa iu shmangur dot atij dhe do t’i ulin zerat para te Gjithemeshirshmit. Ti nuk do te degjosh tjeter, vec peshperitjes

[109] Ate dite nuk do te beje dobi ndermjetesimi i askujt, pervec ndermjetesimit te atij, qe i jep leje i Gjithemeshirshmi dhe qe i eshte pranuar fjala

[110] Ai e di c’ka para tyre dhe c’ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngerthejne dijenine e Allahut

[111] Fytyrat do t’i perulen te Gjallit, te Perjetshmit, Mbajtesit te cdo gjeje dhe, sigurisht, do te humbe ai qe do te mbarte padrejtesi

[112] Ndersa ai qe ben vepra te mira dhe eshte besimtar, nuk do te druaje nga padrejtesia, as nga pakesimi i asaj qe i perket

[113] Dhe keshtu, Ne e kemi zbritur Kuranin ne gjuhen arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmerimet, qe ata t’ua vene veshin

[114] I Lartesuar qofte Allahu, Sunduesi i Vertete! Mos nxito per ta lexuar Kuranin para se te perfundoje shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijenine!”

[115] Ne beme beselidhje edhe me Ademin me pare, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur

[116] Kur u thame engjejve: “Peruluni ne sexhde para Ademit”, te gjithe u perulen, pervec Iblisit, i cili nuk pranoi

[117] Pastaj thame: “O Adem, me te vertete qe ky eshte armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerre kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do te vuani ne mjerim

[118] Ketu nuk do te mbetesh kurre as i uritur e as i zhveshur

[119] dhe nuk do te kesh as etje, as vape.”

[120] Por djalli e cyti: “O Adem, a do te te tregoj pemen e perjetesise dhe te nje mbreterimi qe nuk zhduket?”

[121] Keshtu, ata te dy, (Ademi dhe Havaja), hengren nga ajo peme e u ndergjegjesuan per lakuriqesine e tyre, prandaj nisen te mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit te vet, keshtu qe devijoi (nga rruga e drejte)

[122] Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi ate, ia pranoi pendimin, e udhezoi

[123] dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit qe te dy (Ademi dhe djalli)! Do te jeni armiq te njeri-tjetrit. Kur t’ju vije udhezim nga ana Ime, kush do ta pasoje udhezimin Tim, as nuk do te humbe, as nuk do te bjere ne mjerim

[124] Kushdo qe i kthen shpinen Keshilles Sime, do te kete jete te mjeruar dhe Ne, ne Diten e Kiametit, do ta ringjallim te verber

[125] Ai do te thote: “O Zoti im, perse me ringjalle te verber, kur une kisha shikuar me pare?”

[126] (Allahu) do t’i thote: “Keshtu te erdhen shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po keshtu sot do te jesh i harruar

[127] Keshtu e ndeshkojme Ne ate qe e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit te tij; e denimi ne jeten tjeter, ne te vertete, eshte me i ashper dhe me i qendrueshem

[128] A nuk e kane marre vesh ata se sa e sa brezni Ne i kemi zhdukur para atyre, aty ku ecin neper vendet e tyre sot? Me te vertete, ne kete ka tregues per njerezit e mencur

[129] Sikur te mos ishte nje fjale e meparshme nga Zoti yt dhe nje afat tashme i caktuar, denimi i tyre do te ishte shpejtuar

[130] Prandaj duroje (o Muhamed) ate qe thone ata dhe lavderoje me falenderim Zotin tend para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij! Lavderoje Ate edhe ne oret e nates, edhe ne skajet e dites, qe te mund te kenaqesh

[131] Mos e hidh shikimin ne te mirat kalimtare, qe Ne ua kemi dhene disave prej tyre, si stoli te jetes se kesaj bote, per t’i vene ata ne prove! Shperblimi i Zotit tend eshte me i mire dhe me i qendrueshem

[132] Urdheroje familjen tende, qe te fale namazin dhe kembengul per kete! Ne nuk te kerkojme ty ndonje ushqim: jemi Ne qe te ushqejme! Perfundimi i lumtur qendron ne friken ndaj Allahut

[133] Ata thone: “Perse te mos na sjelle ai ndonje shenje nga Zoti i tij”? A nuk u erdhi atyre sqarimi per ate qe gjendej ne shkrimet e lashta

[134] Sikur Ne t’i kishim shkaterruar ata para kesaj, ata, me siguri, do te thoshin: “O Zoti yne! Sikur te na kishe sjelle nje te Derguar, vertet qe do te kishim ndjekur shpalljet Tuaja, para se te poshteroheshim dhe turperoheshim!”

[135] Thuaju (o Muhamed): “Te gjithe presin, andaj prisni edhe ju, dhe do ta kuptoni se kush jane ithtaret e rruges se drejte dhe kush eshte i udhezuar drejt.”

Profetët (El-Enbija)

Surah 21

[1] Po u afrohet njerezve dita per te dhene llogari, por ata vazhdojne te jene te shkujdesur e te shmangur (nga e verteta)

[2] Sa here qe atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonje paralajmerim i ri, ata e degjojne, duke u tallur me te

[3] Zemrat e tyre jane te hutuara. Ndersa ata qe jane idhujtare, flasin fshehurazi: “A eshte ky (Muhamedi) dicka tjeter, pervecse njeri si ju? Valle, a do te shkoni ju pas magjise (se tij), kur e shikoni me syte tuaj

[4] (I Derguari) tha: “Zoti im e di se c’flitet qofte ne qiell, qofte ne Toke, Ai degjon gjithcka dhe eshte i Gjithedijshem.”

[5] Ata[202] thone: “Keto[203] jane vetem endrra te turbullta! Ose ai[204] i ka trilluar ato. Madje ai eshte poet. Le te na sjelle nje mrekulli, ashtu si i kane sjelle te derguarit e pare!”

[6] Asnje vendbanim nga ata qe i kemi shkaterruar, nuk ka besuar e valle, a do te besojne keta

[7] Edhe para teje kemi derguar vetem njerez, te cileve, u kemi shpallur; andaj, pyetni njerezit e shkrimeve (te meparshme), nese ju nuk dini

[8] Dhe ne nuk i kemi bere ata (te derguarit) trupa qe nuk hane ushqim, as nuk kane qene te pavdekshem

[9] Pastaj, ua kemi permbushur atyre premtimin e i kemi shpetuar se bashku me njerezit (besimtare) qe kemi dashur; ndersa i kemi shkaterruar ata qe e kane shkelur kufirin (mohuesit)

[10] Ne te kemi shpallur Librin, i cili eshte perkujtese per ju. Valle, a nuk po kuptoni

[11] Sa e sa vendbanime, banoret e te cileve kane qene mohues, i kemi shkaterruar; e pas tyre kemi ngritur popuj te tjere

[12] Kur e ndienin denimin Tone, ata iknin me te shpejte

[13] Mos ikni! Kthehuni atje, ne luksin tuaj dhe ne pallatet tuaja, se ju do te pyeteni.”

[14] Ata do te thone: “Mjere ne, me te vertete, kemi qene keqberes!”

[15] Keto renkime te tyre nuk pushuan, derisa Ne i palosem si drithe i korrur

[16] Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Token e c’gjendet ne mes tyre, per te luajtur (pa qellim)

[17] Sikur te donim argetim, Ne do ta benim me gjerat prane Nesh (si engjejt, hyrite etj.), nese do te benim dicka te tille

[18] Por Ne e godasim te paverteten, me te verteten, e cila e shkaterron ate dhe ajo zhduket. Dhe, mjere per ju, per ate qe i vishni (Allahut)

[19] Atij i perket gjithkush qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ata qe jane tek Ai (engjejt), nuk ngurrojne per te adhuruar Ate e nuk ndiejne lodhje

[20] por e lavderojne (Ate) naten dhe diten, paprere

[21] Valle, a mos i kane marre zotat prej dheu, qe te ishin ne gjendje t’i ngjallnin te vdekurit

[22] Sikur ne qiej dhe ne Toke te kishte zota te tjere, pervec Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do te shkaterroheshin. Qofte i lavderuar Allahu, Zoti i Fronit dhe i lartesuar mbi cka ia veshin Atij

[23] Ai nuk mund te pyetet per ate qe punon, kurse ata do te pyeten

[24] Valle, a adhurojne ata te tjere zota, ne vend te Atij?! Thuaj: “Sillni proven tuaj!” Ky eshte mesazhi per ata qe jane me mua dhe i atyre qe kane qene para meje, por shumica e tyre nuk e di te Verteten dhe shmangen nga ajo”

[25] Ne nuk kemi nisur asnje te derguar para teje, qe te mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjeter pervec Meje, andaj me adhuroni (vetem) Mua!”

[26] Ata thone: “I Gjithemeshirshmi ka per Vete nje bir (prej engjejve)”. Qofte i lavderuar Ai dhe i lartesuar! Jo, ata (engjejt) jane rober te nderuar

[27] Ata nuk flasin para (Fjales se) Tij dhe veprojne me Urdhrin e Tij

[28] Ai e di se c’ka para tyre (c’kane vepruar) dhe c’ka pas tyre (cfare do te veprojne), ndersa ata ndermjetesojne vetem per ate me te cilin Ai eshte i kenaqur, e prej frikes se Tij qendrojne me nderim dhe frike (se mos i ndeshkon)

[29] Kedo prej tyre qe thote: “Une jam zot, pervec Atij”, Ne e denojme me Xhehenem. Keshtu i “shperblejme” keqberesit

[30] A nuk e dine mohuesit se qiejt dhe Toka kane qene nje e tere? Pastaj Ne e ndame dhe beme nga uji cdo gje te gjalle! Akoma nuk besojne

[31] Ne vendosem neper Toke male te patundura, qe ajo te mos lekundet bashke me njerezit dhe beme lugina dhe rruge per te udhetuar ne to

[32] Ne e beme qiellin mbulese te mbrojtur, por perseri ata shmangen nga shenjat qe gjenden aty

[33] Allahu eshte Ai, i Cili krijoi naten dhe diten, Diellin dhe Henen; e te gjitha keto lundrojne ne gjithesi

[34] Para teje, Ne nuk e kemi bere asnje te pavdekshem. Nese ti vdes, a do te mbesin ata te perjetshem

[35] Cdo njeri do ta shijoje vdekjen! Ne ju veme ne prove me te keqe dhe me te mire dhe te Ne do te ktheheni

[36] Kur te shohin jobesimtaret, ata tallen me ty (duke thene): “Ky eshte ai qe i permend (per keq) zotat tuaj?” Nderkohe, ata e mohojne Keshillen e te Gjithemeshirshmit

[37] Njeriu eshte krijuar i ngutur. Une do t’jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos me kerkoni te ngutem

[38] Ata thone: “Kur do te behet ky premtim, nese flisni te verteten?”

[39] Sikur mohuesit ta dinin kohen, kur nuk do te mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do te ndihmohen, (nuk do te flisnin keshtu)

[40] Por atyre (Kiameti) do t’u vije papritmas e do t’i trullose, keshtu qe nuk do te mund ta shmangin ate e as nuk do t’u jepet afat

[41] Ne te vertete, jane perqeshur edhe te derguar te tjere para teje, por shpotitesve u erdhi denimi, me te cilin talleshin

[42] Thuaj: “Kush do t’ju ruaje naten dhe diten (nga denimi) i te Gjithemeshirshmit?” Jo, askush! E, megjithate, ata shmangen nga permendja e Zotit te tyre

[43] Apo ata kane zota te tjere, te cilet mund t’i mbrojne prej Nesh? Keta nuk mund te ndihmojne as veten dhe askush nuk mund t’i marre ne mbrojtje kunder Nesh

[44] Ne u dhame atyre dhe baballareve te tyre kenaqesi e ua zgjatem jeten. A nuk e shohin valle ata qe Ne i qasemi tokes se tyre dhe ia cungojme skajet? E si mund te jene ata fitues

[45] Thuaj: “Une vetem ju paralajmeroj, me ate qe me eshte shpallur”. Por, shurdhet nuk e degjojne thirrjen kur paralajmerohen

[46] Sikur ata t’i prekte nje puhi prej denimit te Zotit tend, me siguri, do te thoshin: “Mjere ne qe kemi qene keqberes!”

[47] Dhe ne Diten e Kiametit, Ne do te vendosim peshore te sakta e askush nuk do te pesoje asnje padrejtesi. Ne do te sjellim (per gjykim) cdo veper, qofte kjo edhe sa pesha e nje kokrre sinapi. Ne jemi te mjaftueshem per llogaritje

[48] Ne i dhame Musait dhe Harunit Dalluesin[205], qe eshte drite dhe keshille per te devotshmit

[49] qe i frikesohen Zotit te tyre - edhe kur nuk i sheh askush dhe, qe i tremben Ores (se Kiametit)

[50] Ndersa ky (Kuran) eshte Keshille e bekuar, te cilen Ne e kemi shpallur, prandaj, si mund ta mohoni ju ate

[51] Ne te vertete, Ne e udhezuam Ibrahimin ne rruge te drejte qysh me pare dhe e njihnim ate (se ishte i afte per kete gje)

[52] Kur ai i tha te atit dhe popullit te tij: “C’jane keta idhuj, qe ju po i adhuroni kaq shume?”

[53] ata thane: “Baballaret tane i adhuronin keta.”

[54] (Ibrahimi) tha: “Me te vertete, ju dhe baballaret tuaj keni qene ne humbje te qarte.”

[55] Ata thane: “A po na sjell te Verteten apo je nga ata qe tallen?”

[56] Ai tha: “Jo, por Zoti juaj eshte Zoti i qiejve dhe i Tokes. Eshte Ai qe i ka krijuar ato, ndersa une jam njeri prej atyre qe e deshmojne kete

[57] (Betohem) per Allahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa te largoheni ju!”

[58] Dhe i beri ata copa-copa, pervec idhullit te tyre me te madh, keshtu qe ata t’i drejtoheshin atij

[59] Disa thane: “Kush i beri keshtu zotat tane? Me te vertete, ai eshte keqberes!”

[60] Te tjeret u pergjigjen: “Degjuam nje djalosh qe i pergojonte, quhej Ibrahim.”

[61] “Atehere silleni ate para syve te botes, qe ata te deshmojne” – thane ata

[62] Ata e pyeten: “Ti i bere keshtu zotat tane, o Ibrahim?”

[63] Ai tha: “Jo! Kete e ka bere ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nese flasin!”

[64] Atehere ata i thirren mendjes dhe i thane njeri-tjetrit: “Me te vertete, ju vete jeni keqberesit.”

[65] Pastaj ulen kokat dhe i thane: “Sigurisht qe ti e di, se keta nuk flasin!”

[66] Ai u tha: “Mos valle, ju adhuroni ne vend te Allahut gjera qe nuk mund t’ju sjellin kurrfare dobie e as demi

[67] Mjere ju dhe mjere ata qe ju i adhuroni ne vend te Allahut! A nuk arsyetoni?!”

[68] Ata thirren: “Digjeni ate dhe ndihmoni zotat tuaj, nese doni te beni ndonje veper!”

[69] Ne thame: “O zjarr, behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin!”

[70] Ata deshen ta lendonin, por Ne i beme te deshtonin

[71] Ne e shpetuam ate dhe Lutin (dhe i cuam) ne token, te cilen e kemi bekuar per njerezit

[72] Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin si dhunti dhe te gjithe i beme te drejte

[73] Ne i beme ata udheheqes qe udhezonin sipas urdhrit Tone dhe i frymezuam qe te benin vepra te mira, te kryenin faljet dhe te jepnin zekatin, dhe ata vetem Ne na adhuruan

[74] Lutit i dhame urtesi dhe dituri, dhe e shpetuam prej vendbanimit ku beheshin vepra te liga. Ata ishin vertet njerez te keqij e te mbrapshte

[75] Lutin e pranuam ne meshiren Tone. Me te vertete, ai eshte prej te mireve

[76] (Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri me perpara, dhe Ne iu pergjigjem atij, duke e shpetuar ate dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja)

[77] Dhe e ndihmuam ate kunder popullit qe i quante genjeshtra shenjat Tona. Me te vertete, ai ishte popull i keq, prandaj e fundosem te gjithin

[78] (Kujtoje) edhe Davudin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi te lashtat ne te cilat kishin kullotur naten bagetite e disa njerezve. Ne ishim deshmitare te gjykimit te tyre

[79] Ne e beme Sulejmanin ta kuptonte drejte ceshtjen dhe, qe te dyve u dhame mencuri e dituri. Ne i nenshtruam malet dhe shpendet qe, bashke me Davudin, te thurnin lavde (per Allahun). Ishim Ne qe i benim keto

[80] Ne i mesuam atij (Davudit) punimin e parzmoreve prej hekuri per ju, per t’ju mbrojtur ne lufte me armikun, andaj, a jeni mirenjohes

[81] Sulejmanit i dhame eren e forte, qe te fryje sipas urdhrit te tij, drejt tokes, te cilen Ne e kemi bekuar; Ne jemi te Dijshem per cdo gje

[82] Dhe (ia nenshtruam atij) disa nga djajte qe zhyteshin ne det per te, (duke nxjerre xhevahire) dhe benin edhe pune te tjera dhe Ne i ruanim ata (qe te mos i benin dem)

[83] (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit te vet: “Mua me ka goditur fatkeqesia e Ti je me meshiruesi i meshiruesve!”

[84] Ne iu pergjigjem atij, ia larguam mjerimin qe kishte dhe ia kthyem familjen te dyfishuar ne numer. (Kete e beme) nga meshira Jone dhe qe te jete perkujtese per ata qe Na adhurojne

[85] (Kujto) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Te gjithe keta kane qene te durueshem

[86] Ne i pranuam ata me meshiren Tone. Me te vertete, ata ishin nder te drejtet

[87] (Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemeruar e mendoi se Ne nuk do ta denojme, andaj therriti nga erresira: “S’ka zot tjeter, pervec Teje! Qofsh i lavderuar! Me te vertete, une kam gabuar!”

[88] Ne iu pergjigjem atij dhe e shpetuam nga brengosja. Keshtu, Ne i shpetojme besimtaret

[89] (Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit te vet: “O Zoti im, mos me ler vetem (pa femije), e Ti je trashegimtari me i mire.”

[90] Ne iu pergjigjem atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bere gruan te afte (per lindje). Me te vertete, ata nxitonin per vepra te mira dhe Na luteshin, me shprese e frike dhe ishin te perulur ndaj Nesh

[91] (Kujtoje) ate qe ruajti virgjerine e saj[206]! Ne fryme brenda saj nga shpirti Yne dhe e beme ate dhe birin e saj[207] mrekulli per gjithe njerezit

[92] Vertet, ky eshte besimi juaj - besimi i vetem, e Une jam Zoti juaj, andaj me adhuroni Mua

[93] Njerezit jane percare ne ceshtje te besimit, por te gjithe do te kthehen te Ne (Diten e Gjykimit)

[94] Atij qe ben vepra te mira dhe eshte besimtar, perpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe kete Ne ia shenojme atij

[95] Eshte e pamundur, qe banoret e nje vendi, te cilet i kemi zhdukur Ne, te kthehen serish ne kete bote

[96] Dhe, kur te dalin Jexhuxhet dhe Mexhuxhet e te shpejtojne prej cdo lartesie

[97] dhe te afrohet premtimi i vertete (Kiameti), atehere syte e atyre qe nuk kane besuar, do te zgurdullohen, (e thone): “Mjere per ne! Ne kemi qene te pavemendshem ndaj kesaj dhe e kemi ngarkuar veten me gjynahe”

[98] Me te vertete, ju (idhujtare) dhe idhujt qe i adhuroni ne vend te Allahut, do te jeni lende djegese per Xhehenemin. Ju do te vini ne te

[99] Sikur keta te ishin zota (te vertete), nuk do te vinin atje dhe te gjithe do te mbeteni perhere aty

[100] Ata do te gulcojne dhe nuk do te degjojne (asgje)

[101] Ndersa ata te cileve u ka prire miresia Jone qysh me pare, do te jene larg nga Xhehenemi

[102] Ata nuk do te degjojne fershellimen e tij dhe do te qendrojne perhere ne ate qe u ka deshiruar shpirti i tyre

[103] Ata nuk do t’i brengose tmerri me i madh dhe engjejt do t’i presin (duke u thene): “Kjo eshte dita juaj e premtuar.”

[104] Ate Dite, Ne do te palosim qiellin, ashtu sic paloset letra e librit. Ashtu sic e filluam krijimin e pare, do ta perserisim ate. Ky eshte premtimi Yne. Ne do ta bejme kete me te vertete

[105] Ne shenuam ne Zebur, pas Teuratit, qe token (e Xhenetit) do ta trashegojne roberit e Mi te mire

[106] Me te vertete, ne kete (Kuran) ka mesime te mjaftueshme per ata qe (e) adhurojne (Allahun)

[107] Dhe Ne nuk te kemi derguar ty (o Muhamed), vecse si meshire per botet

[108] Thuaj: “Mua me eshte shpallur qe Zoti juaj eshte nje Zot i vetem; pra, a jeni myslimane[208]?”

[109] E, nese ata i shmangen (thirrjes sate), ti thuaju: “Une ju kam lajmeruar te gjitheve pa dallim dhe nuk di a eshte afer apo larg ajo, qe ju eshte premtuar

[110] Ai i di vertet fjalet e thena haptazi apo fshehtazi

[111] Ndersa une nuk e di: a eshte ajo[209] sprove per ju apo kenaqesi e perkohshme

[112] O Zoti im, gjyko me drejtesi! Zoti yne eshte i Gjithemeshirshmi, ndihmen e te Cilit kerkojme kunder atyre qe thoni.”

Haxhi (El-Haxhxh)

Surah 22

[1] O njerez, frikesojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Ores (se Kiametit), eshte vertet nje ngjarje e madhe

[2] Diten, qe do te shihni ate, cdo grua me femije ne gji do ta harroje femijen e saj dhe cdo grua shtatzene do ta hedhe barren e vet. Njerezit do t’i shihni si te dehur, ndonese ata nuk do te jene te dehur, por denimi i Allahut eshte i ashper

[3] Ka disa njerez qe diskutojne per Allahun, pa kurrfare dijenie dhe ndjekin rrugen e cdo djalli te nderkryer

[4] e eshte caktuar per te (djallin), se kush e ben mik, ai (djalli) do ta shmange (mikun) e do ta sjelle ate ne denimin e zjarrit

[5] O njerez, nese ju dyshoni ne ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikes se fares, pastaj prej drockave te gjakut, pastaj prej nje cope mishi me trajte te plote ose jo te plote, per t’jua bere te qarte! Dhe Ne e mbajme ne miter ate qe duam deri ne kohen e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si femije e pas kesaj do te arrini moshen e pjekurise. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri ne pleqeri te thelle, qe te mos dine asgje nga ajo qe kane ditur me pare. Dhe ti e sheh token te thare, por, kur Ne leshojme uje mbi te, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijne gjithfare lloj bimesh te mrekullueshme ne cift

[6] Kjo ndodh (qe ta dini) se Allahu eshte e Verteta, se Ai i ringjall te vdekurit, se Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

[7] se Ora (e Kiametit) do te vije, gje per te cilen s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjalle ata qe jane ne varre

[8] Disa njerez diskutojne per Allahun pa kurrfare diturie, pa udherrefyes dhe pa Liber ndricues

[9] Ata e kthejne menjane koken (nga mendjemadhesia), qe te largojne te tjeret nga rruga e Allahut. Keta njerez do te poshterohen ne kete bote, kurse ne Diten e Kiametit Ne do t’i bejme, qe te shijojne denimin e zjarrit te ndezur fort

[10] (duke iu thene): “Ky (denim) eshte per shkak te veprave tuaja, se Allahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te Tij.”

[11] Disa njerez te tjere e adhurojne Allahun me kusht: Nese u ecen mbare, jane te kenaqur, por, nese i godet fatkeqesia, ata kthehen ne mohim e keshtu humbasin kete bote dhe tjetren. Pikerisht kjo eshte humbja e qarte

[12] Ne vend te Allahut, ata u luten edhe atyre qe nuk mund te sjellin as ndonje dem e as ndonje dobi. Kjo eshte vertet humbja e larget

[13] Ata i luten asaj, demi i se ciles eshte me i afert se dobia: nje zoteri i keq dhe nje shok i keq

[14] Vertet, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Allahu do t’i fuse ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj. Pa dyshim, Allahu ben cfare te deshiroje

[15] Kush mendon se Allahu nuk do ta ndihmoje (Muhamedin) ne kete bote dhe ne boten tjeter, le te lidhe nje litar ne tavan e te varet! Pastaj le te shohe nese do t’ia largoje ky veprim hidherimin

[16] Dhe keshtu, Ne e kemi zbritur Kuranin ne vargje te qarta dhe, sigurisht, Allahu udhezon ne rruge te drejte ke te doje

[17] Vertet, si ata qe kane besuar, ashtu dhe hebrenjte, sabi’inet, te krishteret, mexhusite[211] e idhujtaret, Allahu do t’i gjykoje drejt te gjithe Diten e Kiametit. Nuk ka dyshim, se Allahu eshte deshmitar per cdo gje

[18] A nuk e sheh ti se, ne te vertete, Allahut i perulen ne sexhde ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, edhe Dielli, edhe Hena, edhe yjet, edhe malet, edhe druret, edhe kafshet dhe shume nga njerezit (myslimanet)? Por ka shume njerez (mohues), qe meritojne denimin. E ate qe e poshteron Allahu, askush nuk mund ta beje te nderuar. Allahu, me te vertete, ben cfare te deshiroje

[19] Besimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyre, por per ata qe nuk besojne jane pergatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do te hidhet uje i valuar

[20] me te cilin do t’u shkrihen c’kane ne barqe dhe lekura

[21] Per ata ka kamxhike prej hekuri

[22] Sa here, qe do te perpiqen te dalin nga ankthi i zjarrit, do te rikthehen ne te (e do t’u thuhet): “Shijoni denimin me djegie te tmerrshme!”

[23] S’ka dyshim se ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Allahu i fut ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj. Ata do te stolisen me byzylyke te arte dhe inxhi e rrobat e tyre do te jene prej mendafshi

[24] Ata qene udhezuar drejt fjales se mire[212] dhe ne rrugen e Atij qe eshte i Denje per t’u lavderuar

[25] Vertet, ata qe nuk besojne dhe pengojne njerezit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjte, te cilen Ne e kemi bere te njejte per te gjithe njerezit, si per vendasin ashtu edhe per ate qe vjen nga tjeter vend dhe, ata qe synojne ta perdhosin (Xhamine), me te keqe, Ne do t’i bejme te shijojne denim te dhembshem

[26] Kujtoje kur Ne vendosem per Ibrahimin vendin e Faltores[213] (duke e urdheruar): “Mos me shoqero asgje (ne adhurim) dhe pastroje Shtepine Time (nga idhujtaria), per ata qe vijne rrotull saj (ne shenje adhurimi) dhe per ata qe rrine ne kembe, perkulen dhe bien ne sexhde duke u falur

[27] Thirri njerezit per haxhillek: ata do te vijne ne kembe dhe me deve prej te gjitha viseve te largeta

[28] qe te deshmojne dobite e tyre dhe te permendin Emrin e Allahut ne ditet e caktuara mbi kafshet (per kurban), te cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfer

[29] Pastaj, haxhinjte le te pastrojne trupin e tyre, le t’i kryejne zotimet e tyre dhe le t’i vijne rrotull Shtepise se lashte

[30] Keto (jane urdherimet). Per ate qe nderon ritet e shenjta te Allahut, do te jete me mire te Zoti i tij. Ju jane lejuar bagetite, pervec atyre qe ju jane thene (se jane te ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotesise se idhujve dhe largohuni prej fjaleve te rreme

[31] Peruluni plotesisht para Allahut me sinqeritet, duke mos i shoqeruar asgje Atij (ne adhurim). Kush i shoqeron Allahut dicka (ne adhurim), i ngjan atij qe bie nga qielli e qe e rremben zogu ose i ngjan atij qe stuhia e eres e ka hedhur ne nje vend te larget e te humbur

[32] Po, keshtu eshte! Ndersa kush madheron shenjat e fese se Allahut, tregon perkushtimin e zemres se tij

[33] Ju do te perfitoni nga ato (kafshe) deri ne nje kohe te caktuar; pastaj ato do te flijohen te Faltorja e lashte

[34] Per cdo popull, Ne kemi caktuar nje ritual, qe ata te permendin emrin e Allahut gjate flijimit te kafsheve, qe Ai ua ka dhuruar per ushqim. Zoti juaj eshte nje Zot i vetem, prandaj vetem Atij peruljuni. Dhe jepu lajme te mira atyre qe jane te perulur

[35] atyre, zemrat e te cileve frikesohen, kur permendet Allahu, qe (jane) te durueshem per gjithcka qe i godet, qe falin namazet dhe qe ndajne nga ajo, qe Ne ua kemi dhene

[36] Devete dhe gjedhet i kemi bere per ju si nje nga ritet e Allahut per flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, permendeni emrin e Allahut mbi ato, ndersa i radhisni ne kembe (per t’i therur). Kur ato te bien ne toke, hani prej (mishit te) tyre dhe ushqeni edhe ate qe lyp, edhe ate qe nuk lyp. Keshtu pra, Ne i kemi vene ato ne sherbimin tuaj, qe ju te jeni mirenjohes

[37] Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin perkushtimi juaj. Keshtu, Ai i ka vene ato ne sherbimin tua,j qe ju ta madheroni Allahun sepse ju ka udhezuar. Dhe, jepu lajmin e mire, punedrejteve

[38] Allahu, ne te vertete, i mbron besimtaret. Ai nuk i do tradhtaret mohues

[39] Atyre qe jane sulmuar, u lejohet (qe te mbrohen), sepse u eshte bere padrejtesi dhe, ne te vertete, Allahu eshte i Fuqishem, qe t’i ndihmoje

[40] ata, qe jane debuar nga vatrat e tyre padrejtesisht, vetem sepse thane: “Zoti yne eshte Allahu.”[214] Sikur Allahu te mos u kishte dhene njerezve mundesine per t’u mbrojtur nga njeri-tjetri, do te shkaterroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamite, ne te cilat permendet shume emri i Allahut. Vertet, Allahu e ndihmon kedo qe e ndihmon Ate. Allahu eshte vertet i Forte dhe i Plotfuqishem

[41] (Allahu i ndihmon edhe) ata, te cileve, nese u japim pushtet ne toke, kryejne faljet, japin zekatin, urdherojne kryerjen e veprave te mira dhe pengojne ate qe eshte e mbrapshte. Tek Allahu eshte fundi i te gjitha ceshtjeve

[42] Nese ata te quajne ty genjeshtar, (dije se) para tyre (i) kane quajtur genjeshtare (profetet e vet) edhe populli i Nuhut, fiset Ad e Themud

[43] populli i Ibrahimit, populli i Lutit

[44] dhe banoret e Medjenit. Edhe Musain e pergenjeshtruan; andaj Une u dhashe afat mohuesve, pastaj i denova ata. Eh, si ka qene denimi Im

[45] Sa e sa qytete i shkaterruam, ngaqe banoret e tyre ishin te keqij dhe tani ato jane kthyer permbys! Sa e sa puse mbeten te braktisura, sa e sa pallate te larta te shkretuara

[46] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote, qe zemrat e tyre te mendojne dhe veshet te degjojne? Ne te vertete, atyre nuk u jane verbuar syte (ne keto gjera), por u jane verbuar zemrat e veta ne kraharor

[47] Ata te kerkojne qe t’u shpejtohet denimi, por Allahu kurrsesi nuk e thyen premtimin e Vet. Nje dite te Zoti yt eshte sa nje mije vjet sipas llogarise suaj

[48] Sa e sa vendbanimeve Une ua shtyva denimin, edhe pse ata ishin keqberes, por prapeseprape i denova. Tek Une kthehet cdo gje

[49] Thuaj (o Muhamed!): “O njerez, une jam per ju vetem paralajmerues i qarte”

[50] Per ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, ka falje dhe dhunti fisnike

[51] Ndersa ata qe perpiqen t’i luftojne shpalljet Tona, duke menduar se nuk do t’i denojme, (dije se) njerez te tille jane banore te Xhehenemit

[52] Ne nuk kemi sjelle para teje (o Muhamed) asnje te derguar e asnje profet qe djalli te mos i nderhynte ne leximin e tij (nga shpallja). Por Allahu e zhdukte nderhyrjen e djallit dhe me pas i forconte shpalljet e Veta. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[53] Kjo ndodh qe Ai ta beje nderhyrjen e djallit sprove per njerezit qe i kane zemrat te semura (nga dyshimi) dhe te ngurtesuara prandaj keqberesit jane ne percarje te madhe

[54] dhe qe ata, te cileve u eshte dhene dituria, ta kuptojne se ai (Kurani) eshte e Verteta nga Zoti yt, ta besojne ate dhe zemrat e tyre te binden e te qetesohen me te. Nuk ka dyshim se Allahu i udhezon ne rrugen e drejte ata qe besojne

[55] Ata qe nuk besojne do te vazhdojne te dyshojne ne te (Kuran), derisa t’u vije Ora (e Kiametit) ne menyre te papritur ose derisa t’u vije denimi i Dites Shterpe

[56] I tere pushteti ate dite i perket Allahut. Ai do t’i gjykoje te gjithe: ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, do te gjenden ne kopshtet e begative

[57] ndersa ata qe nuk kane besuar dhe i kane pergenjeshtruar shpalljet Tona, do te kene denim poshterues

[58] Atyre qe kane merguar per hir te Allahut e kane rene deshmore apo kane vdekur, me siguri, Allahu do t’u jape shperblim te mire. Pa dyshim, Allahu eshte dhuruesi me i mire

[59] Ai do t’i shpjere ne nje vend, ku do te jene vertet te kenaqur! Allahu eshte vertet i Gjithedijshem dhe i Bute

[60] Po, keshtu eshte! Ai qe merr hak per aq sa eshte demtuar e pastaj peson serish padrejtesi, me siguri, do te ndihmohet nga Allahu. Allahu eshte Shlyes i gjynaheve dhe Fales

[61] Kjo eshte keshtu, sepse Allahu e nderfut naten te dita e diten te nata dhe se Allahu degjon dhe sheh gjithcka

[62] Kjo eshte keshtu, sepse Allahu eshte e Verteta (i vetmi qe meriton te adhurohet), kurse gjithcka qe adhurohet pervec Tij, eshte e paverteta. Dhe, pa dyshim, Allahu eshte me i Lartesuari dhe i Madherishmi

[63] A nuk e sheh ti se Allahu leshon shiun nga qielli e toka gjelberohet?! Me te vertete, Allahu i di te gjitha ne hollesi dhe njeh mire cdo gje

[64] Atij i perket c’ka ne qiej e c’ka ne Toke. Me te vertete, Allahu eshte i Vetemjaftueshmi dhe i Denji per cdo lavd

[65] A nuk e sheh ti, se Allahu ka vene ne sherbimin tuaj gjithcka qe eshte ne Toke dhe anijet qe lundrojne neper det me urdhrin e Tij?! Eshte Ai qe e mban qiellin qe te mos bjere ne Toke; kjo mund te ndodhe vetem me lejen e Tij. Vertet, Allahu eshte i Bute dhe i Meshirshem me njerezit

[66] Ai ju dha jete dhe pastaj do t’ju beje te vdisni e me vone do t’ju ringjalle. Me te vertete, njeriu eshte mosmirenjohes

[67] Ne kemi caktuar per cdo popull rregulla fetare, sipas te cilave ata shkojne, prandaj mos lejo kurrsesi (o Muhamed) qe te diskutojne me ty per ate ceshtje. Dhe thirri te Zoti yt! Sigurisht qe ti je ne rruge te drejte

[68] Nese ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di me se miri ate qe beni ju

[69] Ai do te gjykoje ne Diten e Kiametit per kundershtite, qe keni pasur ndermjet jush.”

[70] A nuk e di ti, se Allahu di cdo gje, qe eshte ne qiej e ne Toke? Te gjitha keto jane (shenuar) ne Liber[216]. Me te vertete, kjo eshte e lehte per Allahun

[71] Ata adhurojne ne vend te Allahut ate, per te cilen Ai nuk u ka derguar atyre asnje prove autoritare dhe, per te cilen, nuk kane kurrfare dijenie. Keqberesit (idhujtare) nuk do te kene asnje, qe t’i ndihmoje (Diten e Gjykimit)

[72] Kur atyre iu lexohen vargjet Tona te qarta, ti do te veresh ne fytyrat e jobesimtareve marazin; ata duan t’u versulen atyre qe iu lexojne shpalljet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj se cfare eshte me e keqe se kjo? - Zjarri i Xhehenemit, te cilin Allahu ua ka premtuar atyre qe nuk besojne! Eh, sa vendbanim i shemtuar qe eshte ai!”

[73] O njerez, eshte sjelle nje shembull, andaj degjojeni ate: “Idhujt qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, nuk mund te krijojne as edhe nje mize, edhe nese bashkohen te gjithe per kete. E, nese miza u merr atyre dicka, ata nuk do te mund t’ia marrin. I dobet eshte pergjeruesi (adhuruesi), por edhe ai te cilit i pergjerohen (idhulli).”

[74] Ata nuk e cmojne Allahun me vleren e Tij te vertete. Vertet, Allahu eshte i Forte dhe i Plotfuqishem

[75] Allahu zgjedh te derguar nga engjejt dhe njerezit; me te vertete, Allahu degjon dhe sheh gjithcka

[76] Ai e di c’ka para tyre dhe c’ka pas tyre dhe tek Allahu kthehet cdo ceshtje

[77] O besimtare! Perkuluni dhe peruluni ne sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe beni vepra te mira per te arritur shpetimin

[78] Luftoni ne rrugen e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vene asnje barre ne fene tuaj, fene e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur ju myslimane qysh me pare (ne Shkrimet e Shenjta) dhe ne kete (Kuran), me qellim qe i Derguari te jete deshmitar mbi ju dhe qe ju te jeni deshmitare mbi njerezit e tjere. Andaj, faleni namazin, jepni zekatin dhe mbeshtetuni tek Allahu! Ai eshte Mbrojtesi juaj. Sa Mbrojtes dhe Ndihmes i mrekullueshem eshte Ai

Besimtarët (El-Mu'minun)

Surah 23

[1] Me te vertete, jane te shpetuar besimtaret

[2] te cilet jane te perulur ne namazin e tyre

[3] te cilet shmangen nga fjalet e kota

[4] te cilet japin zekatin

[5] te cilet e ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme)

[6] pervecse me grate e tyre ose me skllavet qe kane ne zoterim dhe, per kete, nuk jane fajtore

[7] ndersa ata qe kerkojne pertej kesaj, pikerisht ata jane shkeles (te kufijve)

[8] te cilet u permbahen amaneteve dhe detyrimeve te marra

[9] dhe te cilet i kryejne rregullisht faljet

[10] Pikerisht ata do te jene trashegimtaret

[11] qe do ta trashegojne Firdeusin, ku do te qendrojne perjetesisht

[12] Me te vertete, Ne e kemi krijuar njeriun prej palces se baltes

[13] e pastaj, e beme ate pike fare dhe e vume ne nje vend te sigurt (miter)

[14] E mandej, piken e fares e beme drocke gjaku, e pastaj e beme copez mishi pa forme; mandej, me ate mish beme eshtrat, pastaj i veshem eshtrat me mish dhe pastaj e beme ate (njeriun) krijese tjeter (duke i futur shpirtin). Qofte lartesuar Allahu, Krijuesi me i persosur

[15] Mandej, pas kesaj ju do te vdisni

[16] pastaj, ju me siguri qe do te ringjalleni ne Diten e Kiametit

[17] Ne kemi krijuar mbi ju shtate qiej dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj krijesave Tona

[18] Ne zbresim uje nga qielli me mase te caktuar, pastaj e depozitojme ate ne Toke. Por, nese deshirojme, Ne jemi ne gjendje ta heqim ate teresisht

[19] Nepermjet tij (ujit), Ne bejme per ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shume fruta per te ngrene

[20] si dhe pemen[217] qe rritet ne malin e Sinait e qe u jep vaj dhe melmese, atyre qe e hane

[21] Vertet, edhe te bagetite per ju ka shenja (per te medituar): ju pini ate qe gjendet ne barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shume dobi te tjera

[22] dhe udhetoni me ato, ashtu sic udhetoni me anije

[23] Ne e derguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter te vertete pervec Tij, valle, a nuk keni frike (prej Tij)?”

[24] Por paria e popullit te tij, qe nuk besonte, tha: “Ky eshte vecse njeri si ju e do vetem te madherohet mbi ju. Sikur te kishte dashur Allahu, do te dergonte engjej; nuk kemi degjuar dicka te tille nga te paret tane te lashte

[25] ai eshte njeri i marre, andaj lereni ate njefare kohe!”

[26] (Nuhu) tha: “O Zoti im, me ndihmo, sepse ata me quajne per genjeshtar!”

[27] Dhe Ne i shpallem atij: “Nderto anijen nen Syte (mbikeqyrjen) dhe frymezimin Tone e, kur te vije urdhri Yne e te vershoje uji nga furra, ngarko ne anije prej cdo lloj gjallese nga nje cift dhe familjen tende, pervec atyre qe jane denuar te humbasin, dhe mos M’u drejto per ata qe kane bere te keqija se ata, me te vertete, do te fundosen

[28] Kur te hipesh ne barke ti dhe ata qe jane me ty, thuaj: “Qofte lavderuar Allahu, i cili na shpetoi prej popullit keqberes”

[29] Dhe thuaj: “Zoti im, me zbarko ne vend te bekuar, se Ti je me i miri per te na zbarkuar.”

[30] Sigurisht qe keto ishin shenja. Ne te vertete, jemi Ne qe i veme ne prove (njerezit)

[31] Pas tyre, Ne krijuam nje brez tjeter

[32] Atyre u cuam nje te derguar nga gjiri i tyre, qe u tha: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter, pervec Tij! Valle a nuk frikesoheni?!”

[33] Por paria e popullit te tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin ne boten tjeter dhe, se ciles, i kishim dhene te mira ne kete bote, tha: “Ky eshte vetem njeri si ju, ha nga ato qe hani edhe ju dhe pi nga ato qe pini edhe ju

[34] Nese ju i bindeni nje njeriu si ju, me siguri, do te jeni te humbur

[35] A ju premton ai qe, kur te vdisni e te beheni pluhur dhe eshtra, do te ringjalleni vertet

[36] Sa premtim qesharak qe eshte

[37] Nuk ka jete tjeter pervec jetes se kesaj bote, ne jetojme e vdesim e nuk do te ringjallemi me

[38] Ai eshte vetem nje njeri qe trillon genjeshtra per Allahun, prandaj nuk i besojme atij.”

[39] (I derguari) tha: “O Zoti im, me ndihmo, sepse ata me akuzojne se genjej!”

[40] (Allahu) tha: “Se shpejti do te pendohen!”

[41] E, me te drejte i kaploi ata nje ze i tmerrshem dhe Ne i beme si gjethe te fishkura. Larg qofte (nga meshira e Allahut) populli keqberes

[42] Pas tyre, Ne krijuam brezni te reja

[43] Asnje popull nuk mund ta shpejtoje apo ta ngadalesoje kohen e caktuar per te

[44] Ne i kemi nisur te derguarit Tane njeri pas tjetrit. Sa here qe nje i derguar i shkonte ndonje populli, ate e quanin genjeshtar! Prandaj Ne i kemi bere ata (popuj) te ndjekin njeri-tjetrin (ne shkaterrim) dhe i kemi bere histori qe rrefehen. Qofte larg (nga meshira e Allahut) populli qe nuk beson

[45] Pastaj derguam Musain dhe vellane e tij, Harunin, me mrekullite Tona dhe autoritet te qarte

[46] te Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerez arrogante dhe nuk i pranuan

[47] Ata thane: “Valle a t’u besojme dy njerezve qe jane si ne, nderkohe qe populli i tyre na sherben neve?!”

[48] Keshtu, ata te dy[218] i shpallen per genjeshtare, andaj ishin nga te shkaterruarit

[49] Ne te vertete, Ne i dhame Librin (Teuratin) Musait, qe ata te udhezohen ne rruge te drejte

[50] Ne e beme birin e Merjemes dhe nenen e tij mrekulli per njerezimin dhe i strehuam rreze nje kodre te qete me burime uji

[51] O te derguar! Hani nga te lejuarat dhe beni vepra te mira! Vertet, Une e di mire cfare beni ju

[52] Vertet, kjo feja juaj eshte nje fe e vetme, ndersa Une jam Zoti juaj, andaj frikesohuni prej Meje

[53] Por ata (popuj ku u cuan te derguarit) u ndane ne grupe ne ceshtje te fese se tyre. Cdo grup ishte i kenaqur me ate qe kishte

[54] andaj, leri ata ne padijen e tyre per njefare kohe

[55] A mos mendojne ata qe Ne, duke u ardhur ne ndihme me pasuri dhe djem

[56] po nxitojme drejt tyre me te mira?! Kurrsesi, por ata nuk jane te vetedijshem (per kete)

[57] Me te vertete, ata qe dridhen nga frika e Zotit te tyre

[58] qe besojne ne shpalljet e Zotit te tyre

[59] qe nuk i shoqerojne asgje (ne adhurim) Zotit te tyre

[60] dhe qe, kur japin ate qe japin, zemrat e tyre i kane plot frike, ngaqe do te kthehen te Zoti i tyre

[61] ata nxitojne te bejne vepra te mira dhe per keto pune jane te paret

[62] Ne nuk ngarkojme askend pertej mundesive te tij; te Ne eshte Libri qe flet te verteten dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[63] Por zemrat e tyre[219] jane mosperfillese ndaj ketij (Kurani). Ata kane pune te tjera me te keqija se keto e te cilat po vazhdojne t’i bejne

[64] Por kur i denuam pasaniket e tyre (ne betejen e Bedrit), atehere ata vajtonin

[65] (U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do te keni ndihme prej Nesh

[66] Juve ju jane lexuar vargjet e Mia, por ju terhiqeshit mbrapa

[67] me kryelartesi! Ju flisnit kotesi per te (Kuranin), si dikush qe rrefen naten perralla.”

[68] Valle, a nuk kane medituar ata mbi Fjalen (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo qe nuk u kishte ardhur te pareve te tyre

[69] Apo ata nuk e kane njohur te Derguarin e tyre, prandaj e mohojne ate

[70] Apo thone: “Ai eshte i cmendur”? Jo, ai ua sjell te Verteten atyre, por shumica prej tyre e urrejne te Verteten

[71] Sikur e Verteta te ishte sipas deshirave te tyre, atehere do te shkaterroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithcka qe gjendet ne to. Ne u kemi derguar atyre Keshillen (Kuranin), por ata shmangen nga ajo

[72] A po kerkon shperblim prej tyre? Shperblimi i Zotit tend eshte me i mire. Ai eshte me i miri i furnizuesve

[73] Ti i fton ata ne rrugen e drejte

[74] por ata qe nuk besojne jeten tjeter, shmangen nga rruga e drejte

[75] Sikur Ne t’i meshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqesite, serish ata do te endeshin te hutuar ne humbjen dhe mosbesimin e tyre

[76] Ne i denuam ata njehere, por ata nuk iu perulen Zotit te tyre e as nuk i drejtuan lutje

[77] Dhe, kur u hapim atyre deren e nje denimi te madh, atehere zhyten ne deshperim

[78] Eshte Ai qe jua ka krijuar degjimin, shikimin dhe zemren. Eh, sa pak qe e falenderoni ju

[79] Eshte Ai qe ju ka sjelle ne Toke dhe para Tij do te mblidheni te gjithe

[80] Eshte Ai qe jep jete dhe vdekje dhe Atij i perket nderrimi i dites dhe i nates. Valle, a nuk kuptoni

[81] Por ata thone, ashtu sic kane thene te meparshmit

[82] Ata pyesin: “Valle, pasi te vdesim e te behemi eshtra e dhe, vertet do te ringjallemi

[83] Kjo na eshte premtuar neve dhe te pareve tane, por keto jane vetem perralla te popujve te lashte.”

[84] Thuaj: “E kujt eshte Toka dhe gjithcka qe gjendet ne te, nese e dini?”

[85] Ata do te thone: “Te Allahut!” E ti thuaju: “Valle, a nuk po ia vini veshin?”

[86] Thuaj: “Kush eshte Zoti i shtate qiejve dhe Zoti i Fronit Madheshtor?”

[87] Ata do te thone: “Allahu!” E ti thuaju: “Valle, a nuk keni frike ju?”

[88] Thuaj: “Kush eshte Ai qe ka ne dore pushtetin mbi cdo gje, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund te mbrohet askush, nese e dini?”

[89] Ata thone: “Allahu.” E ti thuaju: “Atehere, perse magjepseni”

[90] Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre te Verteten, por ata jane genjeshtare

[91] Allahu nuk ka zgjedhur per Vete ndonje bir dhe pervec Atij s’ka asnje zot tjeter, perndryshe cdo zot do te merrte ate qe ka krijuar dhe do te ngriheshin njeri mbi tjetrin. Qofte i lartesuar Ai nga shpifjet e tyre

[92] Ai di te padukshmen dhe ate qe shihet. Ai eshte shume lart mbi zotat qe ia quajne Atij per shok

[93] Thuaj (o Muhamed): “O Zoti im, sikur te ma tregoje denimin qe u ke premtuar atyre

[94] atehere, o Zoti im, mos me ler mua me popullin keqberes!”

[95] Dhe, me te vertete, Ne jemi ne gjendje te te tregojme ty, cfare u kemi premtuar atyre

[96] Largoje te keqen me ate qe eshte me e mira. Ne i dime mire shpifjet e tyre

[97] Dhe thuaj: “O Zoti im, kerkoj te me mbrosh nga nxitjet e djajve

[98] dhe tek Ti mbeshtetem, o Zoti im, qe te mos i kem prane meje.”

[99] Kur i vjen vdekja ndonjerit prej tyre (jobesimtareve), ai thote: “O Zoti im, me kthe

[100] qe te bej vepra te mira ne boten qe kam lene!” Kurrsesi! Me te vertete, kjo eshte nje fjale te cilen ai (kot) e thote! Prapa (vdekjes se) tyre do te kete nje (kohe) ndarese[222], deri ne diten kur do te ringjallen

[101] Kur te fryhet ne Sur (Diten e Ringjalljes), atehere, midis tyre nuk do te kete lidhje farefisnore dhe ata as qe do te pyesin per njeri-tjetrin

[102] Ata, qe u rendohet peshorja (e puneve te mira), jane te shpetuar

[103] Sa per ata qe do te kene peshore te lehta, mu ata do te jene (njerezit) qe kane humbur vetveten, duke qendruar perhere ne Xhehenem

[104] Zjarri do t’ua percelloje fytyrat dhe buzet (aq sa do t’u duken dhembet)

[105] (Dhe atyre do t’u thuhet): “Valle, a nuk ju lexoheshin Shpalljet Tona dhe i quanit ato genjeshtra?!”

[106] Ata do te thone: “O Zoti yne, ne na mposhti e keqja (tekat dhe deshira) jone dhe ishim nje popull i humbur

[107] O Zoti yne, nxirrna prej Xhehenemit e, nese kthehemi prape tek e keqja, atehere jemi keqberes te vertete.”

[108] Ai do t’u thote: “Rrini aty te perbuzur dhe mos Me flisni asgje!”

[109] Mes roberve te Mi, ishte nje grup i cili thoshte: “O Zoti yne, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na meshiro! Ti je me i miri i meshiruesve!”

[110] Por ju (o jobesimtare) i keni talluar ata (aq shume), sa ju bene te me harronit Mua se permenduri, e perhere i perqeshnit ata

[111] Une i kam shperblyer ata sot per durimin e tyre e ata, me te vertete, jane te shpetuar

[112] Ai do t’u thote (jobesimtareve): “Sa vjet keni qendruar ne Toke?”

[113] Ata do te pergjigjen: “Kemi qendruar nje dite ose nje pjese dite. Pyesni ata qe i kane numeruar!”

[114] Ai do te thote: “Keni qendruar shume pak. Eh, sikur ta kishit ditur

[115] Mos valle, keni menduar qe Ne ju kemi krijuar kot dhe qe nuk do te ktheheshit te Ne (per t’ju gjykuar)?!”

[116] I lartesuar eshte Allahu, Sundimtari i Vertete! S’ka zot tjeter te vertete, pervec Atij, Zotit te Fronit Madheshtor

[117] Ai qe pos Allahut, adhuron zot tjeter, duke mos pasur kurrfare prove per kete, me siguri do te jape llogari vetem te Zoti i tij. Me te vertete, nuk ka shpetim per mohuesit

[118] Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe meshiro, se Ti je me i miri i meshiruesve!”

Drita (En-Nur)

Surah 24

[1] Kjo eshte nje sure, te cilen Ne e kemi zbritur dhe urdheruar, duke shpallur ne te argumente te qarta, qe ju t’ua vini veshin

[2] Laviren dhe lavirin – ta rrihni cdonjerin prej tyre me nga njeqind goditje. Te mos ju pengoje kurrfare meshire per te kryer detyren e fese se Allahut, nese besoni Allahun dhe Diten e Fundit. Le ta shikojne denimin e tyre nje grup besimtaresh

[3] Laviri mund te martohet vetem me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marre vetem laviri apo idhujtari. Keto jane te ndaluara per besimtaret

[4] Ata qe i akuzojne grate e ndershme (per imoralitet), e pastaj nuk sjellin kater deshmitare, t’i rrihni me tetedhjete goditje dhe te mos ua pranoni me kurre deshmine; keta jane njerez ngaterrestare

[5] Perjashtim bejne ata qe, pas kesaj, pendohen dhe permiresohen. Allahu eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[6] Nese nje burre e akuzon gruan e tij pa pasur deshmitare te tjere pervec vetes, ai duhet te betohet ne Allahun kater here, se thote te verteten

[7] dhe heren e peste te kerkoje mallkimin e Allahut ndaj vetes, nese ka genjyer

[8] Ndersa gruaja do te kursehet nga denimi, nese betohet per Allahun kater here, se i shoqi eshte genjeshtar

[9] dhe, heren e peste, te kerkoje zemerimin e Allahut ndaj vetes, nese i shoqi ka thene te verteten

[10] Sikur te mos ishin miresia dhe meshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai eshte Pranues i pendimit e i Urte (denimi i Tij do te shpejtonte)

[11] Me te vertete, ata qe shpifen[223], jane nje skote prej jush. Mos e quani ate si te keqe per ju. Perkundrazi, kjo eshte mire per ju. Cdonjeri prej tyre do te denohet per ate qe ka bere, kurse ate qe ka shpifur me shume, e pret nje denim i madh

[12] Kur e degjuat kete pergojim, perse besimtaret dhe besimtaret nuk menduan mire per njeri-tjetrin dhe te thoshin: “Kjo eshte shpifje e qarte”

[13] Pse nuk sollen per kete kater deshmitare? Meqe nuk sollen deshmitare, ata jane genjeshtare para Allahut

[14] Sikur te mos ishte miresia e Allahut ndaj jush dhe meshira e Tij, ne kete bote dhe ne tjetren, me siguri do t’ju godiste denim i madh per ate qe bete

[15] Ju percillnit me gjuhet tuaja dhe flisnit me gojet tuaja dicka, per te cilen nuk kishit dijeni. Ju kete e merrnit per gje te lehte, por para Allahut kjo ishte nje shkelje e madhe

[16] Perse kur e degjuat pergojimin, nuk thate: “Nuk ka hije per ne te flasim per kete. Ti qofsh lavderuar (o Zot)! Kjo eshte shpifje e madhe!”

[17] Allahu ju paralajmeron, qe te mos perseritni kurre me dicka te ngjashme, nese jeni besimtare

[18] Allahu ju shpjegon shpalljet; se Allahu eshte i Urte, i Gjithedijshem

[19] Ata qe duan te perhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) nder besimtaret, i pret nje denim i dhembshem ne kete bote dhe ne tjetren; Allahu i di te gjitha e ju nuk i dini

[20] Sikur te mos ishin miresia dhe meshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai eshte i Bute e Meshirues (denimi i Tij do te shpejtonte)

[21] O besimtare! Mos ndiqni gjurmet e djallit! Kush ndjek gjurmet e djallit, do te nxitet nga ai te beje vepra te keqija e te shemtuara. Sikur te mos ishte miresia e Allahut ndaj jush dhe meshira e Tij, askush nga ju nuk do te ishte pastruar kurre (prej gjynaheve); Allahu pastron ate qe deshiron Vete. Allahu i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

[22] Njerezit e ndershem dhe te pasur nder ju te mos betohen se nuk do t’u japin te afermve, te varferve dhe te merguarve ne rrugen e Allahut; le t’i falin ata dhe te mos ua marrin per keq![224] Valle, a nuk doni ju qe t’ju fale Allahu? Allahu eshte Fales e Meshireplote

[23] Vertet, ata qe pergojojne grate e ndershme, zemerdelira e besimtare, jane te mallkuar ne kete bote dhe ne tjetren; per ata ka denim te madh

[24] Ate Dite qe do te deshmojne kunder tyre gjuhet, duart dhe kembet e tyre per cfare kane bere

[25] Allahu do t’ju shpaguaje denimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh se Allahu eshte e Verteta e qarte

[26] Grate e pandershme jane per burrat e pandershem dhe burrat e pandershem jane per grate e pandershme. Grate e ndershme jane per burra te ndershem dhe burrat e ndershem jane per gra te ndershme. Ata jane te paster nga shpifjet qe thuhen (kunder tyre) dhe do te falen e do te kene nje shperblim bujar (ne Xhenet)

[27] O besimtare! Mos hyni ne shtepite e huaja pa marre leje e pa i pershendetur banuesit e tyre. Kjo eshte me e mira per ju. Ndoshta do t’ia vini veshin

[28] Nese atje nuk gjeni askend, mos hyni derisa t’ju lejohet e, ne qofte se ju thuhet “Kthehuni”, atehere kthehuni! Kjo eshte me e mire per ju. Allahu e di se cfare beni ju

[29] Nuk eshte gjynah per ju, nese hyni ne godinat e pabanuara, te cilat ju sherbejne per dicka. Allahu e di c’tregoni ju haptazi e cfare fshihni

[30] Thuaju besimtareve qe te ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme)! Kjo eshte me mire per ta! Me te vertete, Allahu eshte i Dijshem per ate qe bejne ata

[31] Thuaju besimtareve qe te ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme) dhe te mos i shfaqin stolite e tyre[225], pervec atyre qe jane te dukshme. Le t’i mbulojne kraharoret me mbulesat e tyre (te kokes) dhe te mos ua shfaqin stolite e tyre, pervecse bashkeshorteve te tyre ose baballareve te tyre, ose vjeherrve te tyre, ose bijve te tyre, ose djemve te bashkeshorteve te tyre, ose vellezerve apo djemve te vellezerve te tyre, ose djemve te motrave a grave te tyre, ose atyre qe i kane nen zoterim (si skllave), ose sherbetoreve qe nuk kane epsh ndaj femrave apo femijeve qe nuk i dine ngacmimet e femrave. Dhe te mos i rrahin kembet (per toke), ne menyre qe te mos duken stolite e tyre te fshehta. Te gjithe ju, o besimtare, kthehuni tek Allahu te penduar, qe te arrini shpetimin![226] duke qene keshtu nje karakteristike themelore e sjelljes se myslimanit qofte ai mashkull apo femer

[32] I martoni te pamartuarit dhe te pamartuarat nder ju, si dhe sklleverit dhe skllavet tuaja qe jane besimtare te ndershem! Nese jane te varfer, Allahu, do t’i begatoje ata me dhuntine e Tij; Allahu eshte i Gjere ne miresi dhe i Gjithedijshem

[33] Ata qe nuk kane mundesi per martese, le te permbajne veten, derisa Allahu t’i begatoje me dhuntine e Tij. Ata skllever qe gjenden ne pushtetin tuaj e qe kerkojne te lirohen me shperblim dhe ju kerkojne aktlirimin, ua jepni e, nese e dini qe jane te mire, jepuni dicka nga pasuria juaj, te cilen ju ka dhuruar Allahu. Mos i detyroni skllavet tuaja te bejne kurveri, qe te arrini ju dobi te perkohshme te kesaj bote, nese ato deshirojne jete te ndershme. Nese ndokush i detyron ato, Allahu do te jete Fales dhe Meshireplote per to

[34] Ne ju kemi dhene juve shpallje te qarta, shembuj nga jeta e atyre qe kane kaluar para jush dhe keshilla per ata qe i frikesohen Allahut

[35] Allahu eshte Drita e qiejve dhe e Tokes. Drita e Tij shembellen me ate te nje kamareje, ne te cilen ndodhet nje llambe. Llamba eshte ne nje kristal, kurse kristali eshte si nje yll i shndritshem. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perendimor, ndersa vaji i saj shkelqen edhe pa e prekur zjarri. Drite siper drites. Allahu udhezon drejt drites se Tij ke te doje dhe paraqet shembujt per njerezit. Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

[36] Ne xhamite, qe Allahu ka urdheruar te ngrihen e te permendet aty emri i Tij, Ate e lavderojne ne mengjes dhe mbremje

[37] njerez, te cilet shitblerja nuk i pengon per te permendur Allahut dhe te cilet falin namazin dhe japin zekatin dhe te cilet kane frike nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do te jene te shqetesuara

[38] (Keta shpresojne) qe Allahu t’i shperbleje sipas veprave me te mira qe kane bere e t’ua shtoje dhuntine e Tij. Allahu i jep kujt te doje, pa llogari

[39] Sa per ata qe nuk besojne, veprat e tyre jane si mirazhi ne shkretetire e te cilin i etshmi e kujton per uje, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgje. Aty do te hase ne denimin e Allahut, i Cili ia paguan llogarine e tij te plote, se Allahu eshte i shpejte ne llogari

[40] Ose jane si erresirat ne detin e thelle, te cilat mbulohen nga dallget qe ngrihen njera mbi tjetren, duke pasur siper tyre rete: shtresa erresire njera mbi tjetren, aq sa kur e nxjerr doren e vet, njeriu pothuajse nuk e sheh fare ate. Ai, te cilit Allahu nuk i jep drite, nuk do te gjeje me drite

[41] A nuk e veren ti, se Allahun e lavderon cdo krijese qe ndodhet ne qiej dhe ne Toke, madje edhe shpezet krahehapur?! Cdokush e di se si t’i falet e ta lavderoje. Allahu e di mire cfare bejne ata

[42] Vetem Allahut i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes dhe tek Ai kthehet cdo gje

[43] A nuk e veren ti se Allahu i shtyn rete ngadale e pastaj i bashkon e i grumbullon njeren mbi tjetren, derisa te shohesh shiun se si del prej tyre dhe bie nga qielli?! Ai, prej reve te medha si mali, leshon breshrin e me te godet ke te doje, kurse e shmang prej kujt te doje. Shkelqimi i vetetimes se tij gati t’i merr syte

[44] Allahu nderron diten dhe naten. Me te vertete, ne keto (dukuri natyrore) ka mesime per ata qe kane mend

[45] Allahu ka krijuar cdo lloj kafshe prej ujit; disa nga ato ecin me barkun e tyre, nje pjese ecin me dy kembe e disa prej tyre me kater kembe. Allahu krijon cfare te doje. Me te vertete, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[46] Tashme Ne kemi zbritur shpallje te qarta; Allahu udhezon ke te doje ne rrugen e drejte

[47] Ata (hipokritet) thone: “Ne besojme ne Allahun dhe ne te Derguarin dhe (u) bindemi (atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen, sepse nuk jane besimtare aspak

[48] Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Derguari i Tij, qe ai te gjykoje midis tyre, nje grup nga ata kthejne kurrizin

[49] Por, nese e drejta eshte ne anen e tyre, ata vijne perulesisht

[50] A mos kane semundje ne zemrat e tyre apo dyshojne? Apo kane frike se mos Allahu dhe i Derguari i Tij do t’u bejne padrejtesi?! Jo, por pikerisht ata jane te padrejtet

[51] Ndersa pergjigjja e vetme e besimtareve, kur thirren tek Allahu dhe i Derguari i Tij, qe ai te gjykoje midis tyre, eshte: “Degjojme dhe bindemi”. Pikerisht keta jane te shpetuarit

[52] Ata qe i binden Allahut dhe te Derguarit te Tij, qe kane frike nga Allahu e i perkushtohen Atij, do te jene te fituarit e vertete

[53] Ata (hipokritet) betohen per Allahun me deklarata solemne, se po t’i urdherosh ata (o Muhamed), qe te shkojne ne lufte - ata me siguri do te shkojne. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kerkohet bindja e jo betimi. Vertet, Allahu e di me hollesi gjithcka qe ju beni.”

[54] Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni te Derguarit!” Nese shmangeni, (ta dini se) ai[227] eshte pergjegjes per detyren e tij, ndersa ju per ate qe jeni ngarkuar. E, nese i bindeni atij, do te jeni ne rrugen e drejte, kurse i Derguari eshte i detyruar vetem qe te percjelle qarte (Mesazhin Hyjnor)

[55] Allahu u ka premtuar atyre prej jush, qe besojne dhe qe bejne vepra te mira, se do t’i beje mekembes ne Toke[228], ashtu si i ka bere ata para tyre dhe qe do t’ua forcoje fene e tyre, me te cilen Ai eshte i kenaqur dhe qe friken do t’ua shnderroje ne siguri. Le te me adhurojne Mua e te mos Me shoqerojne asgje (ne adhurim). Sa per ata qe, pas kesaj, mohojne (besimin), pikerisht ata jane te mbrapshtet

[56] Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni te Derguarit, per te fituar meshiren e Allahut

[57] Kurrsesi mos mendo se mohuesit do te shpetojne ne Toke! Streha e tyre eshte zjarri; eh, sa strehe e shemtuar qe eshte ai

[58] O besimtare! Sklleverit dhe femijet tuaj qe s’kane arritur pubertetin, le t’ju kerkojne leje (per te hyre) ne tri kohe: para namazit te mengjesit, kur i zhvishni rrobat ne mesdite dhe pas namazit te jacise. Keto jane tri kohe kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as per ju e as per ata qe, pas ketyre rasteve, te vizitoni njeri-tjetrin (pa kerkuar leje per te hyre). Keshtu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu eshte i Urte dhe i Gjithedijshem

[59] Kur femijet tuaj te arrijne moshen e pubertetit, le te kerkojne leje, ashtu sic kane kerkuar leje ata para ketyre. Keshtu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu eshte i Urte dhe i Gjithedijshem

[60] Grate e vjetra, qe nuk shpresojne me te martohen, nuk eshte gjynah ta heqin mbulesen e jashtme, por jo duke i treguar stolite e tyre. E, nese permbahen, eshte edhe me mire per ato. Allahu i degjon dhe i di te gjitha

[61] Nuk eshte gjynah per te verbrin, as per te calin, as per te semurin dhe as per ju qe te hani ne shtepine tuaj, ose ne shtepite e baballareve tuaj, ose ne shtepite e nenave tuaja, ose ne shtepite e vellezerve tuaj, ose ne shtepite e motrave tuaja, ose ne shtepite e xhaxhallareve tuaj, ose ne shtepite e hallave tuaja, ose ne shtepite e dajave tuaj, ose ne shtepite e tezeve tuaja, ose tek ata, celesat e te cileve u jane lene juve, ose te miqte. Nuk eshte gjynah per ju qe te hani bashkerisht apo vecmas.[229] Kur te hyni ne shtepi, te pershendetni njeri-tjetrin me pershendetje te mire e te bukur nga Allahu. Keshtu jua shpjegon Allahu juve shpalljet qe te kuptoni

[62] Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe te cilet, kur gjenden me ate (te Derguarin) ne nje pune te perbashket, nuk largohen para se te kerkojne leje prej tij. Me te vertete, ata qe kerkojne leje prej teje, pa dyshim, besojne ne Allahun dhe te Derguarin e Tij. Kur te kerkojne leje prej teje per ndonje pune te tyre, jepi leje kujt te duash dhe kerko per ata falje nga Allahu. Me te vertete, Allahu eshte Fales e Meshireplote

[63] Mos ia drejtoni thirrjen te Derguarit, njesoj si thirrjen qe ia beni njeri-tjetrit; Allahu, me siguri, i di ata qe shkeputen prej jush tinezisht. Le te frikesohen ata qe kundershtojne urdhrin e tij, qe te mos i arrije ndonje sprove ose qe te mos i godase nje denim i dhembshem

[64] Pa dyshim, Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ai e di se cfare beni. Dhe Diten kur ata do te kthehen tek Ai, do t’i njoftoje per veprat qe kane bere. Allahu eshte i Dijshem per cdo gje

Dalluesi (El-Furkan)

Surah 25

[1] I lartesuar qofte Ai qe i ka zbritur Dalluesin[231] robit te Vet,[232] qe te jete paralajmerues per botet

[2] Sunduesi i qiejve dhe i Tokes, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak ne pushtet; i Cili ka krijuar cdo gje dhe e ka rregulluar si duhet

[3] E megjithate ata[233] adhurojne ne vend te Tij zota, te cilet nuk krijojne asgje e qe vete jane te krijuar, qe nuk zoterojne per veten as dem e as dobi e qe nuk jane ne gjendje te japin as vdekjen, as jeten e as qe te ringjallin

[4] Jobesimtaret thone: “Ky (Kuran) eshte vetem genjeshter, te cilen e ka trilluar ai[234] me ndihmen e njerezve te tjere.” Kjo qe thone ata eshte e padrejte dhe shpifje

[5] Dhe ata thone: “Keto jane perralla te popujve te lashte; te cilat i ka vene t’i shkruhen e t’i lexohen atij ne mengjes e mbremje.”

[6] Thuaj: “Ate e ka shpallur Ai qe di fshehtesite e qiejve dhe te Tokes. Ai fal shume dhe eshte Meshirues”

[7] Gjithashtu ata thone: “C’eshte ky i derguar qe ha ushqim dhe shetit neper tregje?! Perse nuk i eshte derguar atij nje engjell e te behet me te paralajmerues

[8] Ose, perse nuk i eshte zbritur nje thesar apo te kishte nje kopsht, nga i cili te hante?!” Te padrejtet thone: “Ju ndiqni vetem nje njeri te magjepsur”

[9] Shiko cfare shembujsh te sjellin e ata (me kete) kane humbur e nuk mund te gjejne rrugen e vertete

[10] Qofte i lartesuar Ai, i Cili, nese do, mund te te jape gjera me te mira se keto, kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj dhe te beje per ty pallate

[11] Jo, ata e quajne genjeshter edhe ardhjen e Ores (se Kiametit), ndersa Ne kemi pergatitur per ata qe e mohojne Oren zjarr flakerues

[12] Kur ai t’i vere re prej se largu, ata do t’ia degjojne vlimin dhe renkimin

[13] E kur te hidhen ne nje vend te ngushte te tij, te lidhur duarsh, do te luten per shkaterrimin (e vet)

[14] “Mos e kerkoni sot shkaterrimin vetem nje here, por kerkojeni shume here!”

[15] Thuaj: “A eshte me i mire ky apo Xheneti i amshuar, i cili u eshte premtuar te devotshmeve? Ai do te jete per ta shperblim dhe vend kthimi

[16] Per ata ka aty cfare te deshirojne e do te rrine ne te perhere. Ky eshte premtimi i Zotit tend, i kerkuar (prej jush)”

[17] Diten, kur Ai t’i tuboje idhujtaret bashke me ata qe i adhuronin[235] ne vend te Allahut, do t’u thote (te adhuruarve): “A jeni ju qe i keni shmangur keta rober te Mi apo ata vete kane humbur rrugen e drejte?”

[18] Ata do te pergjigjen: “Lavdia qofte per Ty! Nuk ishte nevoja qe ne te marrim mbrojtes tjeter, pervec Teje, por Ti u dhe ketyre dhe eterve te tyre jete te begatshme, ndersa ata i harruan paralajmerimet e Tua dhe u bene popull i shkaterruar”

[19] “Keta e pergenjeshtruan ate qe thate ju e nuk do te munden, as te shmangin denimin, as te ndihmojne veten. Kush prej jush ka bere te keqija, Ne atij do t’i japim te shijoje denim te madh.”

[20] Ne edhe para teje kemi nisur vetem te derguar, te cilet hanin ushqim dhe shetisnin neper tregje. Ne i kemi bere disa prej jush te jene sprove per te tjeret. A do te jeni te durueshem ju? Zoti yt i sheh te gjitha

[21] Ata, qe nuk shpresojne se do te takohen me Ne, thone: “Pse nuk na dergohen neve engjejt ose te shohim Zotin tone?” Ata, me te vertete, jane treguar kryenece dhe kane kaluar cdo kufi ne arrogance dhe padrejtesi

[22] Diten, kur te shohin engjejt, per keqberesit nuk do te kete lajm te mire dhe do t’u thuhet: “Nuk do te kaloni dot per matane!”

[23] Dhe Ne do t’u qasemi veprave qe kane bere ata dhe do t’i shnderrojme ne pluhur e hi

[24] Ndersa banoret e Xhenetit ate dite do te kene vendbanim me te mire dhe vendpushim me te bukur

[25] Diten, kur qielli me re do te hapet e engjejt do te leshohen ne zbritjen e madhe

[26] ate dite pushteti i vertete do t’i perkase vetem te Gjithemeshirshmit. Kjo do te jete dite e veshtire per jobesimtaret

[27] Ate Dite keqberesi do te haje gishtat e duarve te veta, duke thene: “Ah, sikur ta kisha marre rrugen (e drejte) me te Derguarin

[28] Ah, sikur te mos e kisha bere filanin mik

[29] Ai me ka larguar nga Keshilla (Kurani) qe me kishte ardhur!” Ne te vertete, djalli e braktis gjithmone njeriun ne castin e nevojes

[30] Dhe i Derguari do te thote: “O Zoti im! Populli im e shperfilli Kuranin, si (dicka) te urryer”

[31] Dhe, keshtu Ne, cdo profeti i kemi kundervene nje armik nga keqberesit. Por ty te mjafton Zoti yt si udherrefyes dhe ndihmes

[32] Jobesimtaret thone: “Perse Kurani nuk i eshte shpallur i teri pernjehere?!” Ne ta kemi shpallur keshtu per te forcuar zemren tende dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu

[33] Sapo ata te te sjellin cfaredo argumenti, Ne te sjellim te Verteten dhe shpjegimin me te mire

[34] Ata, qe do te tubohen me fytyrat permbys ne Xhehenem, do te jene ne vendin me te keq dhe me te larguarit prej rruges se vertete

[35] Ne i dhame Musait Librin dhe i beme ndihmes vellane e tij, Harunin

[36] Pastaj (u) thame (atyre): “Shkoni te dy te populli, i cili i quan te rreme shenjat Tona!” Pastaj e shkaterruam ate popull krejtesisht

[37] Popullin e Nuhut, kur i quajti genjeshtare te derguarit, Ne e fundosem dhe e beme mesim per njerezit. Per keqberesit kemi pergatitur nje denim te dhembshem

[38] Ne i denuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ressit, si dhe shume popujt te tjere ndermjet tyre

[39] Te gjitheve u sollem shembuj dhe, me pas, te gjithe i shkaterruam krejtesisht

[40] Ata[236] me kohe kane kaluar prane vendbanimit qe e shkaterroi shiu i tmerrshem[237], e valle, a nuk e kane pare ate? Jo, ata nuk prisnin te ringjalleshin

[41] Sa here qe te shohin ty, te marrin vetem per tallje: “Valle, kete ka sjelle Allahu si te derguar

[42] Per pak qe duke na shmangur nga hyjnite tona, po te mos u kishim qendruar atyre besnike!” Por, kur te perballen me denimin, do ta marrin vesh se kush eshte shmangur me larg rruges se drejte

[43] A e ke pare ti ate qe epshin e vet e ka marre per zot? A do t’i behesh mbrojtes atij

[44] A mendon ti se shumica e tyre degjojne dhe kuptojne? Ata nuk jane tjeter, vecse si bageti. Madje, ata jane edhe me te shmangur nga rruga e drejte

[45] A nuk e ke pare ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur te kishte dashur, do ta bente te pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bere Diellin udhezues te saj

[46] pastaj e terheqim ate (hijen), dalengadale prane Vetes

[47] Dhe eshte Ai qe jua ka bere naten mbulese dhe gjumin pushim, kurse diten jua ka bere per te levizur

[48] Eshte Ai qe i dergon ererat si lajmetare te gezueshem para meshires se Tij, duke leshuar prej qiellit uje te paster

[49] qe nepermjet atij te ngjallim vendin e vdekur dhe t’u japim uje kafsheve dhe shume njerezve qe Ne i kemi krijuar

[50] Ne e kemi perseritur (dhuntine) qe te vene veshin, por shumica e njerezve kundershtojne e jane mosmirenjohes

[51] Sikur te donim Ne, do te dergonim ne cdo qytet paralajmerues

[52] Mos i degjo mohuesit, por luftoji ata me force nepermjet ketij (Kurani)

[53] Eshte Ai qe i ka lene te lire dy ujera, - njeri i pijshem e i embel, kurse tjetri i njelmet e i hidhur, - duke ngritur pengese e kufi te prere ndermjet tyre

[54] Eshte Ai qe ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vene ne lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt eshte i Plotfuqishem

[55] Megjithate, ata adhurojne, ne vend te Allahut, gjera qe nuk mund t’u sjellin as dobi, as dem. Jobesimtari eshte ndihmes (i djallit) kunder Zotit te tij

[56] Ne te kemi derguar ty vetem si sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues

[57] Thuaj: “Une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, por vetem qe, kush te deshiroje, le te ndjeke rrugen (qe e shpie) drejt Zotit te tij”

[58] Mbeshtetu ne te Gjithejetshmin, i Cili nuk vdes dhe madheroje Ate me falenderim! Ai i di mjaft mire gjynahet e roberve te Vet

[59] Eshte Ai, i Cili krijoi qiejt, Token dhe gjithcka qe gjendet midis tyre per gjashte dite e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai eshte i Gjithemeshirshmi dhe pyet per Ate ata qe dine

[60] Kur atyre u thuhet: “Bejini sexhde te Gjithemeshirshmit”, ata thone: “Cfare eshte i Gjithemeshirshmi? Valle, t’i biem ne sexhde atij qe na urdheron ti?” Kjo u shton atyre me shume largim (prej fese)

[61] Qofte i lartesuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjesi dhe ka vene ne te nje Kandil te ndritshem dhe nje Hene qe ndricon

[62] Ai krijoi naten dhe diten qe te vijne njera pas tjetres, si keshille per ata qe duan ta kujtojne ose duan ta falenderojne

[63] Roberit e te Gjithemeshirshmit jane ata qe ecin thjesht neper Toke dhe, kur te paditurit i sulmojne me fjale, ata pergjigjen: “Paqe qofte!”

[64] dhe ata qe e kalojne naten duke iu falur Zotit te tyre ne sexhde dhe ne kembe

[65] dhe ata qe thone: “O Zoti yne, largoje prej nesh ndeshkimin e Xhehenemit, sepse, me te vertete, denimi i tij eshte i perjetshem

[66] e ai eshte vendbanim dhe vendstrehim i keq”

[67] dhe ata qe, kur shpenzojne, nuk jane as doreshpuar, as doreshtrenguar, por i permbahen te mesmes

[68] dhe ata qe, pos Allahut, nuk adhurojne zot tjeter, nuk vrasin njeri, gje qe Allahu e ka ndaluar, pervecse me te drejte[238] dhe qe nuk bejne kurveri. E kush i ben keto, do te marre gjynahe

[69] Ndeshkimi do t’i dyfishohet ne Diten e Kiametit dhe ai do te qendroje perhere ne kete fatkeqesi i poshteruar

[70] Perjashtim ben ai qe pendohet, beson dhe punon vepra te mira. Nje njeriu te tille Allahu ia nderron veprat e keqija ne te mira. Allahu eshte Fales e Meshireplote

[71] Ndersa, ai qe pendohet dhe ben vepra te mira, eshte i kthyer krejtesisht nga Allahu

[72] (Keshtu jane) edhe ata qe nuk deshmojne ne menyre te genjeshtert e, kur kalojne prane kotesive, kalojne me dinjitet

[73] edhe ata, qe, kur paralajmerohen nga shpalljet e Zotit te tyre, nuk behen as te shurdher, as te verber

[74] edhe ata qe thone: “O Zoti yne, dhurona nga grate tona dhe trashegimtaret tane, c’eshte prehje per syte tane dhe bena shembull per te miret!”

[75] Njerez te tille do te shperblehen me Xhenet te larte per durimin e tyre dhe do te mirepriten e do te gjejne paqe

[76] Aty do te qendrojne perhere; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshem qe eshte ai

[77] Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju perfillte, sikur te mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni pergenjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj denimi per ju do te jete i pashmangshem”

Poetët (Esh-Shu'ara)

Surah 26

[1] Ta, Sin, Mim

[2] Keto jane vargjet e Librit te qarte

[3] A mos valle ti (o Muhamed) do ta shkaterrosh veten, ngaqe ata (banoret e Mekes) nuk duan te besojne

[4] Sikur te donim Ne, do te zbritnim nga qielli nje shenje, para se ciles ata do te perulnin kokat

[5] Sa here qe atyre u vjen ndonje Keshille e re nga i Gjithemeshirshmi, ata ia kthejne kurrizin

[6] Ata e kane pergenjeshtruar ate, prandaj do t’u vije ai (ndeshkim), me te cilin jane tallur

[7] Valle, a nuk shohin ata token, prej se ciles kemi bere te mbijne sa e sa lloje cifte bimesh fisnike

[8] Sigurisht qe ketu ka shenja (te njejesise se Zotit), por shumica e tyre nuk besojne

[9] Zoti yt eshte vertet i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[10] Kur Allahu e therriti Musain: “Shko te populli keqberes

[11] populli i Faraonit! valle, a nuk po i frikesohen ata Allahut?”

[12] Ai u pergjigj: “O Zoti im, une kam frike se do te me quajne genjeshtar

[13] e zemra do te me ngushtohet, kurse gjuha mund te me lidhet, andaj, dergoje edhe Harunin (te me ndihmoje)

[14] Une jam edhe pergjegjes ndaj tyre per nje krim, andaj kam frike se do te me vrasin”

[15] Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni qe te dy me shenjat Tona. Me te vertete, Ne jemi me ju dhe degjojme

[16] Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi te derguarit e Zotit te boteve

[17] qe te lejoni bijte e Israilit te vijne me ne!”

[18] Faraoni tha: “Valle, a nuk te kemi rritur ne gjirin tone si femije?! A nuk ke qendruar midis nesh shume vjet te jetes sate

[19] E pastaj bere vepren qe ti e di, duke qene mosmirenjohes?!”

[20] Musai tha: “E kam bere ate, kur nuk kam qene i udhezuar

[21] Pastaj ika prej jush, kur u frikesova prej jush dhe Zoti im me dhuroi mencuri dhe me beri nje nga te derguarit

[22] A e quan miresi ate qe me bere mua, nderkohe qe bijte e Israilit (popullin tim) i bere skllever”

[23] Faraoni e pyeti: “E c’eshte Zoti i boteve?”

[24] (Musai) u pergjigj: “Eshte Zoti i qiejve, i Tokes dhe i gjithckaje qe gjendet midis tyre, nese besoni me bindje”

[25] (Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Valle, a nuk po degjoni?!”

[26] Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i te pareve tuaj.”

[27] (Faraoni) tha: “Me te vertete, i Derguari qe ju eshte sjelle, eshte i cmendur”

[28] (Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perendimit dhe i gjithckaje qe gjendet midis tyre, nese kuptoni

[29] (Faraoni) tha: “Nese ti merr per zot tjeterkend, pervec meje, me siguri, do te te fus ne burg!”

[30] (Musai) u pergjigj: “Valle, edhe pasi te te kem sjelle mrekulli te qarte? “

[31] (Faraoni) tha: “Tregoje pra, nese thua te verteten!”

[32] (Musai) leshoi shkopin e vet e ai u shnderrua ne gjarper te vertete

[33] Pastaj nxori doren e vet dhe ajo, menjehere u duk e bardhe para shikuesve

[34] (Faraoni) i tha parise se tij, qe e kishte perreth: “Ky qenka magjistar vertet i dijshem

[35] Me magjite e veta, ai deshiron t’ju deboje nga toka juaj, prandaj c’me keshilloni ju?”

[36] Ata u pergjigjen: “Lere kete dhe vellane e tij per pak kohe dhe co lajmetare neper qytete

[37] qe te t’i sjellin ty te gjithe magjistaret e dijshem”

[38] Magjistaret u mblodhen ne diten e caktuar

[39] e popullit iu tha: “A jeni mbledhur te gjithe

[40] qe te shkojme pas magjistareve, nese ata do te jene fitues?!”

[41] Kur erdhen magjistaret, i thane Faraonit: “Vertet do te shperblehemi, nese dalim fitues?”

[42] Ai u pergjigj: “Po, madje do te jeni vertet nder te afermit e mi”

[43] Musai u tha atyre: “Hidheni ate qe doni ta hidhni!”

[44] Ata hodhen litaret dhe shkopinjte e tyre dhe thane: “Per madherine e Faraonit, me te vertete, Ne do te jemi fitues patjeter!”

[45] Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, qe i kaperdiu pernjeheresh sajimet e tyre te rreme

[46] Atehere magjistaret rane permbys, duke bere sexhde

[47] dhe thane: “Ne besojme ne Zotin e boteve

[48] Zotin e Musait dhe te Harunit!”

[49] (Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja une! Patjeter qe ai eshte i madhi juaj, i cili ju ka mesuar magjine. Ta dini se une, ne te vertete, do t’jua kepus duart dhe kembet tuaja terthorazi dhe do t’ju kryqezoj te gjitheve

[50] Ata thane: “S’ka gje! Sigurisht, Ne do te kthehemi te Zoti yne

[51] Ne shpresojme se Zoti yne do te na i fale gjynahet, meqe jemi besimtaret e pare.”

[52] Pastaj, Ne i shpallem Musait: “Ti udheto naten me roberit e Mi, por do te jeni te ndjekur”

[53] Dhe Faraoni dergoi neper qytete lajmetare

[54] (Per te thene:) “Keta jane nje grup i vogel qe

[55] na kane provokuar

[56] por ne jemi kurdohere te gatshem!”

[57] Keshtu, Ne i beme ata te lene kopshtet dhe lumenjte

[58] thesaret e pallatet e mrekullueshme

[59] Keshtu ndodhi, dhe Ne ia dhame te gjitha keto bijve te Israilit

[60] Ne agim, ata (njerezit e Faraonit) iu afruan atyre

[61] Kur dy grupet pane njeri-tjetrin, shoket e Musait thirren: “Me te vertete, na zune!”

[62] Ai tha: “Kurrsesi! Ne te vertete, me mua eshte Zoti im. Ai do te ma tregoje rrugen”

[63] Dhe Ne i shpallem Musait: “Bjeri me shkopin tend detit!” Menjehere deti u nda dhe cdo pjese e tij u be si mal i madh

[64] Atehere Ne i afruam aty te tjeret

[65] Musain dhe te gjithe ata qe ishin me te, i shpetuam

[66] kurse te tjeret i fundosem

[67] Pa dyshim, ne kete ka shenja treguese, por shumica e njerezve nuk jane besimtare

[68] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[69] Tregoju atyre historine e Ibrahimit

[70] kur i tha babait te vet dhe popullit te vet: “Cfare adhuroni ju

[71] Ata u pergjigjen: “Adhurojme idhujt e perhere u jemi perkushtuar atyre”

[72] Ai i pyeti: “A ju degjojne ata kur ju luteni

[73] A mund t’ju sjellin dobi apo dem?”

[74] U pergjigjen: “Jo, por i kemi gjetur te paret tane qe vepronin keshtu”

[75] Ai tha: “A keni menduar mire mbi cfare keni adhuruar

[76] si ju, ashtu edhe te paret tuaj te lashte

[77] Ne te vertete, ata jane armiqte e mi, pervec Zotit te boteve

[78] i Cili me ka krijuar dhe me udhezon (ne rruge te drejte)

[79] i Cili me ushqen dhe me jep te pi

[80] i Cili, kur semurem, me sheron

[81] i Cili do te beje qe te vdes e pastaj do te me ringjalle

[82] dhe i Cili, shpresoj se do te m’i fale gabimet e mia ne Diten e Gjykimit

[83] O Zoti im, me dhuro dituri dhe me radhit me te miret

[84] Bej qe te permendem per te mire te breznite e ardhshme

[85] dhe me bej nje nga trashegimtaret e Xhenetit te begate

[86] Fale babane tim, sepse ai eshte njeri nga te humburit

[87] dhe mos me turpero ne Diten, kur do te ringjallen njerezit

[88] ne Diten, kur askujt nuk do t’i beje dobi as pasuria, as femijet

[89] pervec atij qe vjen me zemer te paster tek Allahu!”

[90] Ate dite Xheneti do t’u afrohet besimtareve te devotshem

[91] ndersa Xhehenemi do t’u tregohet atyre qe kishin humbur

[92] Ata do te pyeten: “Ku jane idhujt qe ju i adhuronit

[93] ne vend te Allahut? A mund t’ju ndihmojne ata ose, a mund ta ndihmojne veten?”

[94] Keshtu, ata do te hidhen ne zjarr bashke me mohuesit

[95] si dhe te gjithe ushtaret e Iblisit

[96] Ndersa ndodhen aty brenda, ata do te grinden ndermjet tyre, duke thene

[97] “Betohemi per Allahun, ne kemi qene njemend ne humbje te qarte

[98] kur ju kemi barazuar me Zotin e boteve

[99] Ishin te ligjte ata qe na mashtruan

[100] Tashme ne nuk kemi asnje ndermjetesues (tek Allahu)

[101] e as ndonje mik te ngushte

[102] Ah, sikur te ktheheshim perseri (ne jete) e te beheshim besimtare!”

[103] Sigurisht qe ne kete ka shenja treguese, por shumica e njerezve nuk jane besimtare

[104] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[105] Populli i Nuhut, i quante genjeshtare te derguarit

[106] Kujto kur vellai i tyre - Nuhu, u tha: “Valle, a nuk i frikesoheni ju Allahut

[107] Ne te vertete, une jam nje i derguar i besuar per ju

[108] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[109] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi; mua do te me shperbleje vetem Zoti i boteve

[110] Andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua!”

[111] Ata thane: “Valle, a te te besojme ne ty, nderkohe qe ty po te pasojne me te uletit?”

[112] Ai tha: “Une nuk di c’kane bere ata

[113] Llogaria e tyre eshte vetem te Zoti im, a nuk kuptoni

[114] Une nuk do t’i deboj besimtaret

[115] une jam vetem paralajmerues i qarte.”

[116] Ata thane: “Nese nuk terhiqesh nga keto, o Nuh, me siguri, do te gurezohesh”

[117] Ai tha: “O Zoti im, populli im me mohoi

[118] andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe me shpeto mua e besimtaret qe jane me mua!”

[119] Keshtu, Ne e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te ne barken plot

[120] kurse te tjeret qe mbeten pas, i fundosem

[121] Njemend, ne kete ka keshille, por shumica e njerezve nuk jane besimtare

[122] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[123] Fisi Ad i quante genjeshtare te derguarit

[124] Kujto kur vellai i tyre - Hudi, u tha: “Valle, a nuk i frikesoheni ju Allahut

[125] Pa dyshim, une jam i derguar i besuar per ju

[126] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[127] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i boteve

[128] A mos valle ne cdo kodrine po ngrini permendore, per t’u tallur

[129] dhe ngrini pallate, sikur do te jetoni gjithmone

[130] Edhe kur perdorni forcen, e shfrytezoni ate si tirane

[131] Andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[132] Frikesojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato qe i dini

[133] ju dhuroi juve bageti dhe femije

[134] edhe kopshte, edhe burime

[135] Une, me te vertete, i trembem per ju denimit te nje Dite te madhe”

[136] Ata thane: “Per ne eshte njelloj: na keshillove ose nuk na keshillove ti

[137] Keto jane vetem doket e popujve te lashte

[138] e ne nuk do te jemi te denuar.”

[139] Ata e quajten genjeshtar ate, andaj Ne i shkaterruam ata. Njemend, ne kete ka keshille, por shumica njerezve nuk jane besimtare

[140] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[141] Edhe fisi Themud i quante genjeshtare te derguarit

[142] Kujto kur vellai i tyre - Salihu, u tha: “Valle, a nuk i frikesoheni ju Allahut

[143] Pa dyshim, une jam nje i derguar i besuar per ju

[144] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[145] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i boteve

[146] Valle, a mendoni ju, se do te mbeteni ketu te sigurt

[147] ne kopshte e prane burimeve

[148] ne ara me te lashta dhe palma hurmash me fruta te shijshme

[149] Ju i gdhendni shtepite ne male me mjeshtri te rralle

[150] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[151] dhe mos degjoni urdhrat e atyre qe e teprojne ne te keqe

[152] e te cilet bejne ngaterresa ne Toke e nuk sjellin permiresim”

[153] Ata thane: “Ti je vetem nje i magjepsur

[154] Ti je vetem nje vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill nje mrekulli, nese ajo qe thua eshte e vertete!”

[155] Ai tha: “Ja, kjo eshte nje deve. Ajo do te kete radhen e saj per te pire, ashtu si edhe ju, ne dite te caktuara

[156] Mos i beni kurrfare te keqeje asaj, se do t’ju godase denimi i nje Dite te madhe

[157] Por ata e theren e pastaj u erdhi keq

[158] Dhe keshtu, ata i goditi denimi. Njemend, ne kete ka keshille, por shumica e njerezve nuk jane besimtare

[159] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[160] Populli i Lutit i quante genjeshtare te derguarit

[161] Kujto kur vellai i tyre - Luti, u tha: “Valle, a nuk i frikesoheni ju Allahut

[162] Pa dyshim, une jam i derguar i besuar per ju

[163] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[164] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i boteve

[165] Valle, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve

[166] e i lini menjane grate tuaja, te cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkeshorte per ju?! Njemend, ju jeni popull qe kaloni cdo kufi te se keqes.”

[167] Ata thane: “Nese nuk terhiqesh nga keto, o Lut, me siguri do te jesh i debuar”

[168] Ai tha: “Une kam vertet neveri per ate qe beni ju

[169] O Zoti im, me shpeto mua dhe familjen time nga ajo qe bejne ata!”

[170] Dhe Ne e shpetuam ate dhe familjen e tij - te gjithe

[171] pervec nje plake (gruas se Lutit), e cila mbeti me te tjeret

[172] Pastaj, te tjeret i shkaterruam

[173] Mbi ata leshuam nje bresheri guresh. Eh, sa i keq qe ishte ai shi, per ata qe jane paralajmeruar

[174] Sigurisht, ne kete ka keshille, por shumica e tyre nuk jane besimtare

[175] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[176] Edhe banoret e Ejkes i quajten genjeshtare te derguarit

[177] Kujto kur Shuajbi u tha atyre: “Valle, a nuk i frikesoheni ju Allahut

[178] Pa dyshim, une jam nje i derguar i besuar per ju

[179] andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[180] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i boteve

[181] Bejeni drejt matjen dhe mos u beni nga ata qe hane (ne matje)

[182] Peshoni drejtesisht me peshore te sakte

[183] mos ua pakesoni njerezve gjerat e tyre, mos beni ngaterresa ne Toke

[184] dhe frikesojuni Atij, qe ju ka krijuar ju dhe brezat e meparshem!”

[185] Ata thane: “Ti je vetem nje i magjepsur

[186] Ti je vetem nje vdekatar, si ne. Ne te vertete, Ne mendojme se ti je genjeshtar

[187] andaj, lesho mbi ne nje cope nga qielli, nese thua te verteten

[188] Ai tha: “Zoti im e di me se miri ate qe punoni ju.”

[189] Ata vazhduan te mos e besojne, prandaj i goditi denimi Dites se Erresires. Njemend, ky ishte denimi i nje dite te madhe

[190] Sigurisht, ne kete ka keshille, por shumica e tyre nuk jane besimtare

[191] Ne te vertete, Zoti yt eshte i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[192] Nuk ka dyshim se ky (Kuran) eshte Shpallja e Zotit te boteve

[193] Ate e zbriti Shpirti i besueshem (Xhebraili)

[194] ne zemren tende (o Muhamed) qe te jesh nga ata qe paralajmerojne

[195] E zbriti ne gjuhen e qarte arabe

[196] Vertet, ai eshte permendur ne Shkrimet e te pareve

[197] Valle, a nuk eshte prove per ata (mekasit), qe ate (Muhamedin) e kane njohur dijetaret e bijve te Israilit

[198] Por edhe sikur t’ia shpallnim Kuranin ndonje jo-arabi

[199] e ai t’ua lexonte atyre - ata perseri nuk do te kishin besuar

[200] Ja keshtu, Ne ua kemi shtene (mohimin) ne zemer keqberesve

[201] Ata nuk do ta besojne ate, derisa te shohin denimin e dhembshem

[202] Por ai do t’u vije atyre papritmas e ata nuk do ta ndiejne fare

[203] Atehere ata do thone: “A do te na jepet afat?”

[204] A mos valle, ata duan ta shpejtojne denimin Tone

[205] Mendo, nese Ne i leme qe te kenaqen disa vjet

[206] e pastaj t’i godase ai (denim) qe u eshte premtuar

[207] cfare vlere do te kishte ajo me te cilen jane kenaqur

[208] Asnjehere, Ne nuk kemi shkaterruar ndonje vendbanim, pa i cuar me pare paralajmerues

[209] si keshille per ata. Ne nuk jemi asnjehere te padrejte

[210] Ate (Kuran) nuk e kane zbritur djajte

[211] Jo vetem qe kjo s’u takon atyre, por as nuk kane fuqi te bejne nje si ai

[212] Ne te vertete, ata menjanohen nga te degjuarit (e Shpalljes)

[213] Prandaj, mos adhuro tjeter zot, pervec Allahut, qe te mos behesh nga ata qe do te denohen

[214] Paralajmeroje farefisin tend me te aferm

[215] dhe behu i bute me besimtaret qe te pasojne ty

[216] E, nese nuk te degjojne, thuaju: “Une nuk jam pergjegjes per ato qe beni ju”

[217] Dhe mbeshtetu ne te Plotfuqishmin, Meshireplotin

[218] i Cili e sheh qendrimin tend ne kembe (gjate namazit)

[219] dhe levizjet e tua midis atyre qe perulen ne sexhde

[220] Vertet, Ai i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

[221] A doni t’ju tregoj se kujt i vijne djajte

[222] Ata i vijne cdo genjeshtari gjynahqar

[223] Ata pergjojne, por shumica e tyre jane genjeshtare

[224] Poetet ndiqen nga njerezit e humbur

[225] Valle, a nuk e sheh ti, qe ata bredhin ne cdo lugine (te fjales se kote)

[226] duke folur ate qe kurre s’e bejne

[227] Pervec atyre (poeteve) qe besojne, bejne vepra te mira, e permendin shume Allahun dhe mbrohen, vetem pasi u eshte bere padrejtesi. Sigurisht, te padrejtet do ta shohin se ne cfare mundimi do te kthehen (pas vdekjes)

Bleta (En-Neml)

Surah 27

[1] Ta, Sin. Keto jane vargjet e Kuranit, te nje Libri te qarte

[2] nje udherrefyesi dhe lajmi te mire per besimtaret

[3] te cilet falin namazin, ndajne zekatin dhe besojne bindshem ne jeten tjeter

[4] Njemend, atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter, Ne kemi bere qe t’u duken te bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verberisht

[5] Jane pikerisht ata qe i pret denimi i rende dhe ne jeten tjeter do te jene me te humburit

[6] Ne te vertete, ty (o Muhamed) po te shpallet Kurani nga ana e nje te Urti te Gjithedijshem

[7] Kujto kur Musai i tha familjes se tij: “Une pashe nje zjarr. Do te shkoj qe t’ju sjell ndonje lajm prej atje ose t’ju sjell nje ure zjarri, per t’u ngrohur”

[8] Kur shkoi te zjarri, nje ze e thirri: “Bekuar qofte kush eshte te zjarri dhe te gjithe (engjejt) rreth tij! Qofte i lavderuar Allahu, Zoti i boteve

[9] O Musa! Jam Une, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti

[10] Hidhe shkopin tend!” Kur e pa shkopin qe po levizte si gjarper, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikeso! Ne te vertete, te derguarit e Mi nuk frikesohen ne pranine Time

[11] Sa per ata qe bejne keq, e pastaj te keqen e zevendesojne me veper te mire, Une jam vertet Fales dhe Meshireplote

[12] Fute doren tende brenda ne gji dhe do te dale e bardhe pa kurrfare semundjeje. Kjo do te jete njera prej nente mrekullive, qe do t’i tregohen Faraonit dhe popullit te tij. Vertet, ata jane popull i pabindur!”

[13] Por kur u erdhen atyre shenjat Tona te dukshme, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte”

[14] Keshtu, ata i mohuan ato padrejtesisht dhe me mendjemadhesi, edhe pse shpirti i tyre i besonte per te verteta. Pa shiko, cili ka qene fundi i shkaterrimtareve

[15] Ne i dhame Davudit dhe Sulejmanit dituri dhe ata thane: “Qofte lavderuar Allahu qe na ka ngritur mbi shumicen e roberve te Tij besimtare

[16] Sulejmani e trashegoi Davudin (ne misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na eshte mesuar gjuha e shpendeve dhe na eshte dhene gjithcka. Kjo eshte vertet dhunti e madhe”

[17] Para Sulejmanit u tubua ushtria e Tij e perbere prej xhindeve, njerezve dhe shpendeve, te gjithe te radhitur ne ceta te gatshme

[18] Kur arriten ne Luginen e Milingonave, nje milingone tha: “O milingona, hyni ne banesat tuaja, qe te mos ju shkele Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju pare”

[19] Ai vuri buzen ne gaz, duke qeshur me fjalet e saj dhe tha: “O Zoti im, me frymezo qe te jem mirenjohes per miresite qe Ti me ke dhene mua dhe prinderve te mi, dhe qe te bej vepra te mira, me te cilat Ti do te jesh i kenaqur. Me prano, me meshiren Tende, ne gjirin e roberve te Tu te devotshem!”

[20] Ai beri kontrollin e shpendeve e tha: “Pse nuk e shoh pupezen ketu, a nuk eshte e pranishme ajo

[21] Nese nuk do te me sjelle arsyetim bindes, do ta denoj me denim te rende ose do ta ther!”

[22] Nuk vonoi shume e ajo erdhi dhe tha: “Kam marre vesh dicka qe ti nuk e ke ditur dhe te kam sjelle lajme te verteta prej (qytetit te) Sebes

[23] Kam pare nje grua qe sundonte popullin (e atij qyteti). Ajo zoteronte cdo gje dhe kishte nje fron madheshtor

[24] Kam pare se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste te bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejte, prandaj nuk ishin te udhezuar

[25] Ata nuk i peruleshin ne sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithcka qe eshte e fshehur ne qiej dhe ne Toke dhe di cfare fshihni ju dhe cfare tregoni haptazi

[26] Allahu eshte Nje, s’ka zot te vertete pervec Tij, Zotit te Arshit te madh!”

[27] Sulejmani tha: “Do te shohim se a thua te verteten apo je genjeshtar

[28] Shko me kete leter timen e cojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do te jete pergjigjja e tyre!”

[29] Mbreteresha (e Sebes) tha: “O paria ime! Mua me ka ardhur nje leter fisnike

[30] Ajo eshte nga Sulejmani dhe eshte: “Me emrin e Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[31] Mos u madheshtoni para meje dhe ejani te perulur si besimtare”

[32] Ajo tha: “O paria ime, me keshilloni se c’duhet te bej ne kete ceshtje! Une nuk do te vendos asgje pa ju!”

[33] Ata thane: “Ne jemi shume te forte dhe luftetare te guximshem, por urdhri te takon ty, andaj mendo mire se c’do te urdherosh!”

[34] Ajo tha: “Njemend, kur mbreterit pushtojne ndonje vendbanim, e rrenojne ate dhe e poshterojne parine e tij. Keshtu veprojne ata

[35] Tani do t’u dergoj atyre nje dhurate dhe do te shoh me se do te kthehen te deleguarit.”

[36] Kur erdhen (te deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni te me ndihmoni me pasuri?! Ajo qe me ka dhene Allahu, eshte me e mire nga ajo qe ju ka dhene juve. Por ju gezoheni me dhuraten tuaj

[37] Kthehuni tek ata! Ne do te sjellim ushtri, te cilen nuk do te mund ta perballojne ata dhe, me siguri, do t’i debojme ata prej Sebes te poshteruar dhe te perulur”

[38] Pastaj ai tha: “O paresi, kush prej jush do te me sjelle fronin e saj, para se ata te vijne te dorezuar?”

[39] Njeri nga xhindet - Ifriti, tha: “Une do te ta sjell ty para se te ngrihesh prej vendit; une per kete jam i fuqishem dhe i sigurt”

[40] Po ai qe ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Une do te ta sjell ty sa cel e mbyll syte”. Kur (Sulejmani) e pa te vendosur para tij, tha: “Kjo eshte nga dhuntite e Zotit tim, per te me provuar a jam mirenjohes apo mohues. Kush falenderon, e ben per te miren e vet e, kush mohon, (ta dije se) Zoti im eshte i Vetemjaftueshem dhe Dhurues

[41] Ndryshojeni edhe fronin e saj! Do te shohim se a do ta vere re kete apo jo.”

[42] Kur erdhi ajo, i thane: “I tille eshte froni yt?” Ajo u pergjigj: “Duket sikur te ishte ai”. Sulejmani tha: “Para saj na eshte dhene dituria dhe para saj i jemi nenshtruar Allahut”

[43] Ate (Belkisen) e kishte penguar (nga Islami) ajo qe adhuronte ne vend te Allahut, sepse ajo ishte nga populli mohues

[44] Asaj i thane te hynte ne pallat. Kur e pa ate, ajo kujtoi se ishte uje i thelle dhe pervoli fustanin te kembet. Sulejmani i tha: “Ky pallat eshte i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me te vertete une e paskam demtuar veten dhe tani, bashke me Sulejmanin i dorezohem Allahut - Zotit te boteve!”

[45] Ne i derguam fisit te Themudit, vellane e tij Salihun. Ai tha: “Adhuroni Allahun!” Por ata u ndane ne dy grupe, qe grindeshin midis tyre

[46] (Salihu) tha: “O populli im, perse ju e deshironi te keqen para se mires?! Perse nuk kerkoni nga Allahu falje (te gjynaheve) qe te mund te meshiroheni?!”

[47] Ata thane: “Ne kemi ogur te keq prej teje dhe atyre qe jane me ty”. Ai u tha: “E mira dhe e keqja eshte prej Allahut. Ne te vertete, ju jeni popull i vene ne sprove”

[48] Ne qytet kishin qene nente vete qe benin ngaterresa e nuk vinin rregull

[49] Ata i thane (njeri-tjetrit): “Betohuni ne Allahun se naten do ta vrasim ate me gjithe familjen e tij. Pastaj do t’u themi te afermve te tij se ne nuk kemi qene te pranishem ne zhdukjen e familjes se tij dhe se po themi te verteten.”

[50] Dhe kurdisen nje kurth, por Ne u ngritem nje gracke, pa e ndier ata

[51] Tani shiko se si ka qene fundi i ngaterresave te tyre. Ne i shkaterruam ata te gjithe dhe popullin e tyre

[52] Ja shtepite e tyre te rrenuara, per shkak te keqijave qe benin. Sigurisht qe ketu ka keshille per njerezit qe dine

[53] Ndersa, ata qe kishin besuar dhe (i) frikesoheshin (Allahut), Ne i shpetuam

[54] Kur Luti i tha popullit te vet: “Perse beni vepra te mbrapshta e te turpshme, madje ne syte e njeri-tjetrit

[55] Valle, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, ne vend te femrave? Ne te vertete, ju jeni popull i paditur”

[56] pergjigjja e vetme e popullit te tij ishte: “Debojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata jane njerez te delire!”

[57] Dhe Ne i shpetuam ate dhe familjen e tij, pervec gruas se tij, se ciles i caktuam qe te mbetej me te denuarit

[58] Dhe mbi ta leshuam bresheri (prej guresh)! Eh, sa e tmerrshme qe ishte ajo bresheri per ata qe ishin paralajmeruar

[59] Thuaj (o Muhamed): “Levduar e falenderuar qofte Allahu dhe shpetimi qofte per roberit e Tij te zgjedhur. Kush eshte me i mire, Allahu apo ata qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[60] A ka me te mire se Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token dhe leshon per ju nga qielli uje, me te cilin krijon kopshte te mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i beni pemet te rriten (pa kete uje). Valle, a ka krahas Allahut zot tjeter?! Jo, por ata jane njerez qe i veshin (Allahut) te barabarte me Ate

[61] A ka me te mire se Ai qe e ka bere Token te qendrueshme, ka bere ne te lumenj, ka ngritur ne te male dhe ka bere midis dy deteve pengese te padukshme?! Valle, a ka krahas Allahut zot tjeter?! Jo, por shumica e tyre jane te paditur

[62] A ka me te mire se Ai qe i vjen ne ndihme nevojtarit te keputur, kur i lutet Atij, qe jua largon te keqen dhe ju ben ju trashegimtare ne toke?! Valle, a ka krahas Allahut zot tjeter?! Sa pak qe reflektoni

[63] A ka me te mire se Ai qe ju rrefen rrugen ne erresirat e tokes dhe te detit dhe ju con ererat si lajmetare te meshires se Tij? Valle, a ka krahas Allahut zot tjeter? I Lartesuar qofte Allahu dhe i Lavderuar mbi cdo gje qe ia shoqerojne (ne adhurim)

[64] A ka me te mire se Ai, qe ze fill krijimin dhe pastaj e riperserit ate, qe ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Valle, a ka krahas Allahut zot tjeter? Thuaj (o Muhamed): “Sillni provat tuaja, nese ajo qe thoni eshte e vertete!”

[65] Thuaj: “Askush, pervec Allahut, ne qiell apo ne Toke, nuk i di te fshehtat dhe as nuk do ta dije se kur do te ringjallet”

[66] Valle, a dine ndopak ata per jeten tjeter!? Perkundrazi! Ata dyshojne ne te, ata jane te verber ndaj saj

[67] Dhe mohuesit thone: “Valle, a mos do te ringjallemi ne dhe eterit tane, pasi te jemi bere dhe

[68] Vertet, neve dhe eterve tane na eshte premtuar kjo qysh me pare, por keto, me gjase, nuk jane tjeter, vecse legjenda te popujve te lashte”

[69] Thuaj: “Udhetoni neper bote e shikoni si ka qene fundi i keqberesve!”

[70] Mos u pikello (o Muhamed) per shkak te tyre dhe mos u ngushto per kurthet e tyre

[71] Ata thone: “Kur do te plotesohet ky premtim, nese ajo qe thoni eshte e vertete?”

[72] Thuaj: “Mbase mund te jete pas shpines suaj ajo, qe doni ta shpejtoni”

[73] Ne te vertete, Zoti yt, eshte Bamires i madh i njerezve, por shumica e tyre nuk jane mirenjohes

[74] Pa dyshim, Zoti yt di ate qe fshehin zemrat e tyre dhe ate qe e shfaqin haptazi

[75] S’ka asgje te fshehte ne qiell dhe ne Toke, qe te mos jete e shenuar ne Librin e qarte (Leuhi Mahfudh)

[76] Njemend, ky Kuran u tregon bijve te Izraelit shume nga ceshtjet, per te cilat nuk pajtoheshin

[77] dhe, natyrisht, eshte udherrefyes dhe meshire per besimtaret e vertete

[78] Nuk ka dyshim se Zoti yt do t’i gjykoje ata drejtesisht. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Gjithedijshmi

[79] Prandaj mbeshtetu tek Allahu! Vertet, ti je ne te drejten e qarte

[80] Sigurisht qe ti (Muhamed), nuk mund t’i besh te vdekurit te degjojne, as nuk mund t’i besh te shurdherit te degjojne thirrjen tende, kur te kthejne shpinen

[81] Ti nuk mund t’i nxjerresh as te verberit nga humbja e tyre! Ty te degjojne vetem ata qe besojne Shpalljet Tona dhe na nenshtrohen Neve (si myslimane)

[82] Dhe, kur te permbushet Fjala Jone kunder tyre, Ne do te bejme qe nga Toka te dale nje kafshe[239], e cila do t’u flase atyre, se njerezit nuk u jane bindur shpalljeve Tona

[83] Ate dite, Ne do te tubojme prej cdo populli nga nje grup prej atyre qe mohuan shpalljet Tona. Ata do te vihen ne radhe

[84] E kur te vijne, do t’i pyesim: “Ju i mohuat shpalljet e Mia, ndonese nuk kishit kurrfare njohurie per to. C’eshte kjo qe keni bere?!”

[85] Denimi Yne do t’i godase ata, per shkak te te keqijave qe bene e nuk do te mund te nxjerrin asnje fjale

[86] Valle, a nuk shohin ata, qe Ne e kemi bere naten per pushim, ndersa diten per te pare?! Njemend, keto jane shenja per besimtaret

[87] Dhe Diten, kur te fryhet ne Sur, do te tmerrohet cdokush qe gjendet ne qiej e ne Toke, pervec atyre qe Allahu nuk deshiron t’i frikesoje. Te gjithe do t’i vijne Atij te perulur

[88] Ti i shikon malet e mendon se jane te palevizshme, por ato do te levizin si rete. E tille eshte fuqia e Allahut, i Cili ka persosur cdo gje. Ai di mire cdo gje qe beni ju

[89] Ata qe kane bere vepra te mira, do te kene shperblim me te mire dhe do te jene te cliruar nga tmerri i asaj Dite

[90] Ndersa ata qe kane bere vepra te keqija, do te hidhen me fytyre permbys ne zjarr. Ju do te shperbleheni vec per ate qe keni bere

[91] (Thuaju, o Muhamed): “Une jam urdheruar qe te adhuroj vetem Zotin e ketij Qyteti (Mekes), i Cili e ka bere ate te shenjte dhe te Cilit i perket gjithcka. Jam urdheruar qe t’i nenshtrohem Atij

[92] dhe te kendoj Kuranin.” Kushdo qe merr rrugen e drejte, e ben per dobi te vet. Ndersa atyre qe devijojne, ti thuaju: “Une jam vetem paralajmerues”

[93] Dhe thuaj: “Falenderimi qofte per Allahun, Ai do t’jua tregoje shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe beni ju

Rrëfenjat (El-Kasas)

Surah 28

[1] Ta Sin Mim

[2] Keto jane vargjet e Librit te qarte

[3] Ne do te te tregojme ty pjese nga historia e Musait me Faraonin, ashtu sic ka qene me te vertete, per njerezit qe besojne

[4] Me te vertete qe Faraoni madheshtohej ne Toke dhe banoret e saj i kishte percare ne grupe; disa prej tyre i perndiqte, ua vriste femijet meshkuj, ndersa femrat ua linte gjalle. Ai ka qene vertet keqberes

[5] Por vullneti Yne ishte qe t’u jepnim miresi atyre qe qene te shtypur ne toke, t’i benim prijes e trashegimtare

[6] t’i forconim ata ne Toke dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit[240] dhe ushtrise se tyre ate prej se ciles ata frikesoheshin

[7] Keshtu, Ne e frymezuam nenen e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur te trembesh per sigurine e tij, hidhe ne lume, pa pasur frike dhe as deshperim. Me siguri qe Ne do te ta kthejme ty ate dhe do ta bejme te derguar.”

[8] Por ate e mori nga lumi familja e Faraonit, me qellim qe nje dite ai te behej armik dhe t’u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kane qene gjynahqare

[9] Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djale) eshte gezim per mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund te jete i dobishem ose mund ta biresojme”. Por ata nuk e dinin se cfare po benin

[10] Nderkohe, zemra e nenes se Musait u be si te ishte e zbrazet. Edhe pak dhe cdo gje do te zbulohej, sikur te mos ia kishim forcuar Ne zemren, qe te behej besimtare e vertete

[11] Ajo i tha motres se Musait: “Shko pas tij!” E motra e vrojtonte ate nga larg, pa u pare nga te tjeret

[12] Ne beme qe ai te mos pranonte asnje mendeshe. Keshtu, e motra i tha atyre (qe kishin biresuar Musain): “A doni t’ju gjej nje familje, e cila do te kujdeset per te, duke e edukuar me kujdes?”

[13] Keshtu, Ne e kthyem ate te nena e vet, qe ajo te gezohej e te mos pikellohej dhe qe ta dinte se premtimi i Allahut eshte i vertete; por, shumica e njerezve nuk e dine

[14] Dhe, kur ai arriti moshen madhore dhe pjekurine e duhur, Ne i dhame atij mencuri dhe dituri. Keshtu, i shperblejme Ne ata qe bejne pune te mira

[15] Nje here Musai hyri ne qytet, pa u vene re nga banoret e tij. Atje pa dy njerez qe rriheshin. Njeri ishte nga te vetet, kurse tjetri ishte nga kundershtaret. Ai i grupit te vet i kerkoi ndihme kunder atij te popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrare. Pastaj tha: “Kjo eshte pune e djallit! Ai eshte armik i betuar i njeriut dhe ngaterrestar i hapur

[16] O Zoti im! Njemend, Une i kam bere keq vetes, andaj me fal!” Dhe Ai e fali. Pa dyshim, Ai eshte Falesi e Meshireploti

[17] Musai tha: “O Zoti im! Fale te mirave qe me ke dhene, une nuk do te behem ndihmes i te keqijve!”

[18] Teksa Musai ecte ne mengjes i frikesuar ne qytet, duke pritur se c’do te ndodhte, kur ai qe te djeshmen e kishte thirrur ne ndihme, e thirri serish ne ndihme. Musai i tha: “Ti qenke tamam nje ngaterrestar i hapur!”

[19] Dhe, kur deshi te sulmonte ate qe ishte armik i te dyve, ai i tha: “O Musa, a do te me vrasesh edhe mua, sic vrave ate tjetrin dje?! Ti deshiron vetem qe te behesh dhunues ne toke e nuk deshiron te behesh nga ata qe ndreqin e vendosin drejtesi”

[20] Aty erdhi nje njeri, duke nxituar prej skajit te qytetit, e tha: “O Musa, paria eshte mbledhur e po bisedon per te te vrare, prandaj ik, sepse po ta jap nje keshille te sinqerte”

[21] Musai doli prej qytetit i frikesuar, duke pritur se c’do te ndodhte dhe tha: “O Zoti im, me shpeto prej popullit keqberes!”

[22] Teksa drejtohej nga Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do te me tregoje rrugen e drejte!”

[23] Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shume njerez qe u jepnin uje kafsheve. Pervec tyre, ai vuri re dy vasha qe po mbanin kafshet e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thane: “Ne nuk u japim uje, pa u larguar barinjte. Babai yne eshte shume plak”

[24] Keshtu, Musai u dha uje kafsheve te tyre e pastaj u kthye te nje hije dhe tha: “Zoti im, cfaredo dhuntie qe te me japesh, une jam nevojtar!”

[25] Me vone, njera nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im te fton per te te shperblyer, se i dhe uje (tufes sone)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi cfare kishte perjetuar, ai tha: “Mos u frikeso, sepse ke shpetuar prej nje populli keqberes!”

[26] “O babai im, - tha njera nga ato te dyja - merre kete njeri ne sherbim! Sigurisht qe njerezit e forte dhe te besueshem jane me te miret, qe dikush mund te marre ne sherbim”

[27] Plaku tha: “Une dua te te jap per grua njeren prej ketyre dy bijave te mia, me kusht qe te me sherbesh mua tete vjet; por, nese deshiron, mund te qendrosh dhjete vjet. Une nuk deshiroj te t’i rendoj gjerat. Ti do te shohesh, ne dashte Allahu, se jam nje njeri i mire.”

[28] Musai tha: “Le te jete keshtu (kjo marreveshje) midis meje dhe teje. Cilindo prej te dy afateve qe te plotesoj, nuk do te jete padrejtesi per mua. Allahu eshte Deshmues per ate qe folem.”

[29] Kur Musai e plotesoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg nje zjarr ne anen e (malit te) Turit. I tha familjes se vet: “Pritni, sepse kam pare nje zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonje lajm ose nje ure zjarri per t’u nxehur”

[30] Kur erdhi afer, nje ze e thirri nga ana e djathte e lugines, nga nje peme ne nje vend te bekuar: “O Musa, ne te vertete, Une jam Allahu, Zoti i boteve

[31] Hidhe shkopin tend!” Kur e pa se shkopi po levizte shpejt, si te ishte gjarper, u zmbraps me te shpejte, pa shikuar pas, ndersa zeri i tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikeso, sepse ti je i mbrojtur

[32] Fute doren tende ne gji dhe ajo do te dale e bardhe, e palenduar. Shtrengoje krahun pas vetes qe te clirohesh prej frikes! Keto jane dy mrekulli prej Zotit tend per Faraonin dhe parine e tij; ata jane njemend popull i mbrapshte!”

[33] Musai tha: “O Zoti im, une kam vrare nje njeri te tyre, prandaj kam frike se do te me vrasin

[34] Vellai im, Haruni, eshte me gojetar se une ne te folur, andaj dergoje ate me mua, si ndihmes timin, qe te vertetoje fjalet e mia. Une vertet kam frike se ata do te me quajne genjeshtar”

[35] Allahu tha: “Ne do te te forcojme ty me vellane tend dhe qe te dyve do t’ju japim fuqi. Keshtu, ata nuk do te mund t’ju afrohen juve. Me mrekullite Tona, ju te dy dhe ata qe do t’ju pasojne, do te jeni ngadhenjimtare”

[36] Dhe kur Musai u solli mrekullite Tona te qarta, ata thane: “Kjo eshte vetem magji e trilluar; ne nuk e kemi degjuar kete prej stergjysherve tane te lashte”

[37] Musai tha: “Zoti im e di mire se kush i sjell udhezimet prej Tij dhe kush do te kete mbarimin e mire ne jeten tjeter. Sigurisht, keqberesit nuk do te shpetojne.”

[38] Dhe Faraoni tha: “O pari! Une nuk di qe per ju ka tjeter zot pervec meje! O Haman, me ndez nje zjarr per te pjekur qerpice dhe me nderto nje kulle te larte qe te ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) genjen!”

[39] Faraoni dhe ushtria e tij u sollen me arrogance dhe padrejtesisht ne toke, duke menduar se nuk do te ktheheshin te Ne

[40] Por Ne e kapem ate dhe ushtrine e tij dhe i hodhem ne det. Shiko se cili ishte fundi i keqberesve

[41] Ne i beme ata udheheqes, qe therrisnin per ne zjarr, ndersa ne Diten e Kiametit askush nuk do t’i ndihmoje

[42] Ne kete bote Ne hodhem mallkim mbi ta, ndersa ne Diten e Kiametit ata do te jene te braktisur e te shkaterruar

[43] Pasi i shkaterruam breznite e meparshme, Ne i dhame Musait Librin, si drite per njerezit, udhezim dhe meshire, ne menyre qe ata te mund te merrnin keshilla

[44] Ti (o Muhamed) nuk ke qene i pranishem ne anen perendimore (te Turit), kur Ne ia besuam Musait Misionin (Profecine) dhe as nuk ke qene deshmitar i kesaj ngjarjeje

[45] Pastaj, Ne krijuam brezni te tjera qe jetuan shume gjate. Ti nuk ke banuar midis banoreve te Medjenit, qe t’iu lexoje shpalljet Tona, por Ne gjithnje kemi cuar te derguar

[46] Ti nuk ke qene as prane Turit, kur Ne thirrem Musain. Por ti je derguar si meshire nga Zoti yt per te paralajmeruar njerezit, te cileve nuk u kishte ardhur kurrfare paralajmeruesi para teje, qe ata te mund te marrin keshilla

[47] dhe, qe te mos thone, kur t’i godase denimi, per ate qe kane bere: “O Zoti yne, te na kishe cuar nje te derguar qe t’i pasonim shpalljet Tuaja dhe te beheshim besimtare”

[48] Pasi u erdhi e Verteta prej Nesh, ata thane: “Perse nuk i eshte dhene (Muhamedit) dicka e ngjashme me ate qe i ishte dhene Musait!” Por, a nuk e mohojne ata cfare i ishte dhene Musait, duke thene: “Keta (Teurati dhe Kurani) jane dy magji, qe mbeshtesnin njera-tjetren. Ne nuk besojme asnjerin prej tyre”

[49] Thuaju atyre: “Sillni nje liber nga Allahu, i cili udhezon me mire nga keta te dy, une do ta pasoj ate, nese thoni te verteten!”

[50] E nese ata nuk te pergjigjen ty, dije se ata jane skllever te deshirave te veta. E kush eshte ne humbje me te madhe, se ata qe udhehiqen nga deshirat e veta, pa udhezim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhezon njerezit keqberes

[51] Ne ua dergojme atyre shpalljet njeren pas tjetres, ne menyre qe t’ua vene veshin

[52] Ata qe Ne ua kemi zbritur Librin para tij (Kuranit), i besojne atij

[53] Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thone: “Ne e besojme ate. Pa dyshim, ai eshte e verteta nga Zoti yne. Vertet, Ne edhe para tij kemi qene te nenshtruar ndaj Zotit.”

[54] Atyre do t’u jepet shperblim i dyfishte, per shkak te durimit qe kane treguar. Ata e zmbrapsin te keqen me te mire, ndajne lemoshe nga ajo qe u kemi dhene Ne

[55] dhe, kur degjojne ndonje marrezi, i shmangen asaj, duke thene: “Ne kemi veprat tona, ndersa ju keni veprat tuaja! Paqja qofte me ju! Ne nuk duam shoqeri me te paditurit”

[56] Vertet, ti (Muhamed) nuk mund te udhezosh ke te duash, por eshte Allahu Ai qe udhezon ke te deshiroje. Ai i njeh me mire ata qe jane te udhezuar

[57] Ata thone: “Nese ndjekim udhezimin se bashku me ty, se shpejti do te jemi te debuar nga vendlindja”. Valle, a nuk ua kemi mundesuar, qe te jetojne ne nje vend te shenjte e te sigurt, ku sillen fruta te llojllojshme, si ushqim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dine

[58] Eh, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, sepse banoret e tyre benin jete te shfrenuar! Ja tek jane shtepite e tyre, te cilat jane banuar pas tyre fare pak ose aspak. Jemi Ne trashegimtaret e fundit

[59] Zoti yt kurre nuk i ka shkaterruar keto vendbanime, para se t’u conte ne kryeqytetet e tyre te derguar, qe t’u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurre nuk i kemi shkaterruar vendbanimet (pa shkak), por vetem kur banoret e tyre kane qene keqberes

[60] Cdo gje qe ju eshte dhene juve, ajo eshte kenaqesi e kesaj jete dhe stoli e saj, ndersa ajo qe eshte tek Allahu eshte me e mire dhe me e perhershme. Valle, a nuk e kuptoni

[61] Si mund te jete i njejte ai, qe i kemi premtuar shperblim te mire, te cilin do ta arrije dhe ai qe i kemi dhene kenaqesi ne jeten e kesaj bote, nderkohe qe ne Diten e Kiametit, do te hidhet ne zjarr

[62] Ate Dite, Allahu do t’i therrase ata dhe do t’u thote: “Ku jane ata per te cilet pretendonit se ishin ortaket e Mi?!”

[63] Ata qe kane merituar denimin Tone, do te thone: “O Zoti yne, keta jane ata, qe ne i cuam ne rruge te shtrember. Ne i cuam ata ne rruge te shtrember, ashtu sic shkuam edhe vete ne ate rruge. Ne deklarohemi te pafajshem para Teje; ata nuk na kane adhuruar ne”

[64] Atyre do t’u thuhet: “Thirrni hyjnite tuaja!” - dhe ata do t’i therrasin ato, por nuk do te marrin asnje pergjigje. Ata do te shohin denimin dhe do te deshirojne qe te kishin qene ne rrugen e drejte

[65] Ate Dite, Ai do t’i therrase, duke u thene: “C’pergjigje iu dhate te derguarve?”

[66] Ate dite, argumentet e tyre do t’u ngaterrohen e ata nuk do te mund te pyesin njeri - tjetrin

[67] Porse, ai qe pendohet, beson dhe ben vepra te mira, do te jete i shpetuar

[68] Zoti yt krijon c’te doje dhe zgjedh lirisht, ndersa ata (idhujt) nuk mund te zgjedhin. Qofte i lavderuar Allahu dhe i lartesuar mbi gjithcka qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[69] Zoti yt e di cfare fshehin zemrat e tyre dhe cfare shprehin

[70] I tille eshte Allahu! S’ka zot tjeter te vertete pervec Tij! Atij i takojne falenderimet dhe lavderimet ne kete jete dhe ne tjetren! Vetem Atij i perket vendimi dhe tek Ai do te ktheheni

[71] Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nese Allahu jua ben naten te perhershme deri ne Diten e Kiametit, cili zot, pervec Tij, do t’jua sillte driten? Valle, a nuk degjoni?”

[72] Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nese Allahu jua ben diten te perhershme deri ne Diten e Kiametit, cili zot, pervec Tij, do t’jua sillte naten, ne te cilen qetesoheni? Valle, a nuk shihni

[73] Prej meshires se Vet, Ai ka bere per ju naten dhe diten, qe te qetesoheni, te kerkoni nga miresia e Tij dhe te jeni mirenjohes.”

[74] Ate Dite, Ai do t’i therrase, duke u thene: “Ku jane ata qe pretendonit, se ishin ortaket e Mi?!”

[75] Dhe prej cdo populli, Ne do te nxjerrim nga nje deshmitar e do te themi: “Paraqitni provat tuaja!” Atehere, ata do ta marrin vesh se e verteta eshte (vetem) e Allahut dhe do te braktisen nga zotat qe i trilluan vete

[76] Me te vertete, Karuni[242] ka qene nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patem dhene atij aq thesare, saqe celesat e tyre veshtire se do te mund t’i mbante nje grup njerezish te fuqishem. Njerezit e popullit te tij i thane: “Mos u ngazelle me pasurine qe ke, sepse Allahu nuk i do ata qe ngazellehen

[77] Por perpiqu me ate qe te ka dhene Allahu te fitosh jeten e botes se ardhshme, duke mos harruar pjesen tende ne kete bote. Beju mire te tjereve, ashtu si te ka bere mire ty Allahu. Mos kerko ngaterresa ne Toke, sepse Allahu nuk i do ngaterrestaret.”

[78] Ai tha: “Kjo me eshte dhene vetem prej diturise sime”. Valle, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shume brezni, qe kishin qene me te fuqishem dhe qe kishin grumbulluar me shume pasuri se ai? Por keqberesit nuk do te pyeten per gjynahet e tyre

[79] Kur ai dilte para popullit te vet me stolite e tij, ata qe lakmonin jeten e kesaj bote thane: “Ah! Sikur te na ishte dhene edhe neve si Karunit! Vertet qe ai eshte njeri me fat.”

[80] Ndersa njerezit e dijshem thoshin: “Te mjeret ju! Shperblimi i Allahut eshte me i mire per ate qe beson dhe ben vepra te mira. Ai do t’u jepet vetem te duruarve”

[81] Ne beme qe Karunin dhe shtepine e tij t’i gelltiste toka dhe askush nuk arriti qe ta mbronte nga denimi i Allahut, madje as ai vete nuk mund ta mbronte veten

[82] Te nesermen, ata qe me pare deshironin te kishin qene ne vend te tij, thoshin: “Eshte shume e qarte se Allahu eshte Ai qe i jep bollek dhe ia pakeson kujt te doje prej roberve te Tij. Sikur Allahu te mos kishte meshire per ne, me te vertete qe do te na kishte bere te na gelltiste toka. Ububu! Eshte shume e qarte se mohuesit nuk kane shpetim!”

[83] Sa per shtepine e botes tjeter, Ne do ta caktojme ate per ata qe nuk kerkojne as madheshti e as ngaterresa ne Toke. Perfundimi (i mire) eshte per ata qe ruhen nga te keqijat

[84] Kush ben nje te mire, do te kete shperblim me te mire se ajo. Ndersa ai qe ben nje te keqe, do te denohet vetem aq sa e meriton vepra e tij

[85] Me te vertete, Ai qe ta ka urdheruar ty (Muhamed) Kuranin, do te te ktheje ne vendin e caktuar (ne Meke). Thuaj: “Zoti im e di mire se kush sjell udhezim te drejte dhe kush eshte ne humbje te qarte.”

[86] Ti nuk ke shpresuar se do te te shpallej Libri, por e more nga meshira e Zotit tend; andaj, kurrsesi mos u bej ndihmes i mohuesve

[87] Kurrsesi mos i lejo ata te te largojne prej shpalljeve te Allahut, pasi te jane zbritur ty! Lutju Zotit tend dhe kurrsesi mos u bej idhujtar

[88] Mos adhuro zot tjeter krahas Allahut! S’ka zot tjeter te vertete pervec Tij! Cdo gje do te shkaterrohet, pervec Fytyres (Qenies) se Tij! Atij i perket vendimi dhe tek Ai do te ktheheni te gjithe

Merimanga (El-Ankebut)

Surah 29

[1] Elif, Lam, Mim

[2] Vertet mendojne njerezit, se do te lihen te thone “Ne besojme”, pa u vene ne prove

[3] Ne i kemi sprovuar ata qe kane qene para tyre, ne menyre qe, Allahu te dalloje ata, qe thone te verteten dhe, ata qe genjejne

[4] A mos mendojne ata qe bejne vepra te keqija, se do t’i shpetojne denimit Tone?! Sa keq qe gjykojne ata

[5] Kush shpreson takimin e Allahut, ta dije se Dita e caktuar nga Ai do te arrije. Ai degjon dhe di gjithcka

[6] Kush perpiqet, perpiqet vetem per te miren e vetvetes, se Allahu, ne te vertete nuk ka nevoje per asgje

[7] Atyre, qe besojne dhe bejne vepra te mira, me siguri qe do t’ua shlyejme te keqijat dhe do t’u japim shperblim me te mire se puna qe kane bere

[8] Ne e kemi urdheruar njeriun, qe te sillet mire me prinderit e vet dhe: “Nese ata te nxisin ty qe te me shoqerosh Mua (ne adhurim) ate, per te cilin ti nuk di asgje, atehere mos i degjo ata.” Tek Une do te ktheheni te gjithe e do t’ju lajmeroj per gjithcka qe keni bere

[9] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, me siguri do t’i radhisim ne mesin e te mireve

[10] Ka disa njerez, qe thone: “Ne besojme Allahun”. Por, kur vuajne per ceshtjen e Allahut, e quajne perndjekjen prej njeriut njesoj si denimin e Allahut. Ndersa, kur u vjen fitorja prej Zotit tend, ata, me siguri - do te thone: “Ne kemi qene me ju”. Valle! A nuk e di Allahu me se miri se c’ka ne zemrat e cdokujt

[11] Sigurisht, Allahu i njeh me mire ata qe kane besuar dhe hipokritet

[12] Mohuesit u thone besimtareve: “Ndiqni rrugen tone e ne atehere do t’i mbartim gjynahet tuaja!” Por ata nuk do te jene ne gjendje te mbartin nga gjynahet e tyre; ne te vertete, ata jane genjeshtare

[13] Ata (mohuesit), do t’i mbartin barret e veta e bashke me to edhe barre te tjera dhe patjeter, qe do te pyeten Diten e Kiametit per gjithcka qe trillonin

[14] Ne e derguam Nuhun te populli i tij. Ai qendroi tek ata nje mije pa pesedhjete vjet, e megjithate, ata i perfshiu permbytja, duke qene keqberes

[15] Ne e shpetuam Nuhun se bashku me ata qe qene ne barke dhe e beme shenje per te gjithe brezat

[16] Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit te vet: “Adhuroni Allahun dhe frikesojuni Atij! Kjo eshte me e mire per ju, nese e dini

[17] Vertet, ata qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, jane vetem idhuj. Ju po shpifni genjeshtra. Ne te vertete, ata qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, nuk kane pushtet t’ju furnizojne, andaj, vetem tek Allahu kerkoni risk dhe adhuroni e falenderoni vetem Ate. Tek Ai do te ktheheni

[18] Nese ju nuk me besoni, dijeni se edhe popujt e meparshem i kane quajtur genjeshtare (te derguarit) dhe se i Derguari ka per detyre vetem qe te shpalle qartazi.”

[19] Valle, a nuk e verejne ata se si Allahu e ze fill krijimin, pastaj e riperserit ate? Natyrisht, kjo eshte e lehte per Allahun

[20] Thuaj: “Udhetoni neper Toke dhe shikoni se si Ai e ka zene fill krijimin. Pastaj do te jete Allahu Ai qe do te beje krijimin e dyte (ringjalljen). Me te vertete, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[21] Ai ndeshkon ke te deshiroje dhe meshiron ke te deshiroje; tek Ai do te ktheheni

[22] Ndeshkimit te Tij nuk mund t’i shpetoni as ne Toke e as ne qiell dhe, pervec Allahut, nuk keni as mbrojtes, as ndihmes

[23] Ata qe mohojne shpalljet e Allahut dhe takimin e Tij, pikerisht ata e kane humbur shpresen ne meshiren Time dhe per ta do te kete denim te dhembshem.”

[24] Populli i tij nuk kishte tjeter pergjigje, pervecse tha: “Vriteni ate ose digjeni!” Por Allahu e shpetoi ate nga zjarri. Vertet, ketu ka shenja te qarta per njerezit qe besojne

[25] Dhe ai tha: “Ju, ne vend te Allahut, keni zgjedhur idhujt, per shkak te dashurise midis jush ne kete jete.[243] Por, ne Diten e Kiametit do ta mohoni njeri-tjetrin dhe do ta mallkoni njeri tjetrin. Streha juaj do te jete zjarri dhe nuk do te kete per ju kurrfare ndihmesi.”

[26] Luti i besoi atij dhe tha: “Une do te mergoj te Zoti im; me te vertete, Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti.”

[27] Dhe Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhesve te tij u dhame Profecine dhe Librin. Ne i dhame atij shperblim ne kete bote, ndersa ne jeten tjeter, me siguri, ai do te jete prej njerezve te mire

[28] Kur Luti i tha popullit te vet: “Vertet, ju beni te tilla laperdhi, qe askush para jush nuk ka bere ne bote

[29] beni marredhenie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe ne tubimet tuaja beni punet me te ndyra”, populli i tij nuk kishte tjeter pergjigje, pervec se tha: “Na e sill denimin e Allahut, nese thua te verteten”

[30] Ai tha: “O Zoti im, me ndihmo kunder popullit qe ben mbrapshti”

[31] Dhe, pasi te derguarit Tane i sollen lajmin e mire[244] Ibrahimit, i thane: “Ne do t’i zhdukim banoret e ketij vendbanimi, sepse banoret e tij jane vertet keqberes”

[32] Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thane: “Ne e dime me mire kush eshte atje. Ne do ta shpetojme ate dhe familjen e tij, pervec gruas se tij: ajo do te qendroje me ata qe do te mbesin (per t’u denuar)”

[33] Kur te derguarit Tane (engjej) shkuan tek Luti, ai u shqetesua dhe u ngushtua (per ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thane: “Mos u frikeso dhe mos u brengos! Ne do te te shpetojme ty dhe familjen tende, pervec gruas tende. Ajo do te mbese me ata qe jane per denim

[34] Ne te vertete, Ne do te leshojme denim nga qielli, mbi banoret e ketij vendbanimi[245], ngase ata jane te prishur”

[35] Dhe tashme Ne e kemi lene ate nje shenje te dukshme per njerezit qe kuptojne

[36] Edhe banoreve te Medjenit (i derguam) vellane e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, shpresoni ne Diten e Fundit dhe mos beni keq ne toke, si ngaterrestare!”

[37] Por, ata e pergenjeshtruan ate, prandaj i goditi nje termet i tmerrshem e si pasoje u gdhine ne shtepite e tyre te vdekur e te gjunjezuar

[38] E njejta gje u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gje qe ju eshte bere e qarte prej (gjurmeve te) banimeve te tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejte, edhe pse qene largpames

[39] Keshtu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova te qarta, por ata treguan mendjemadhesi ne Toke dhe nuk i shpetuan denimit

[40] Ne te gjithe i denuam per gjynahun e vet: disave u derguam furtune, disa syresh i goditi nje ze i tmerrshem, disa prej tyre i gelltiti toka dhe te tjeret i permbyti uji. Allahu nuk u beri atyre padrejtesi, por ata i bene padrejtesi vetvetes

[41] Rasti i atyre, qe zgjedhin mbrojtes te tjere ne vend te Allahut, eshte si rasti i merimanges qe zgjedh rrjeten e vet per shtepi. Por shtepia me e dobet eshte pikerisht rrjeta e merimanges. Vec sikur ta dinin ata

[42] Sigurisht, Allahu e di se cfare adhurojne ata ne vend te Tij; Ai eshte i Plotfuqishmi, i Gjithedijshmi

[43] Keta shembuj Ne ua paraqesim njerezve, por ata nuk i kupton kush, pervec dijetareve

[44] Allahu i ka krijuar qiejt dhe Token me qellim te plote. Kjo eshte nje shenje per besimtaret

[45] Lexo (o Muhamed) ate qe te eshte zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vertet qe namazi te ruan nga shthurja dhe nga cdo veper e shemtuar dhe vertet qe permendja e Allahut eshte me e madhe! Allahu di gjithcka qe ju beni

[46] Diskutoni me ithtaret e Librit vetem me menyren me te mire, por jo me keqberesit e tjere. Dhe thoni: “Ne besojme ne ate qe na eshte zbritur neve dhe ne ate qe ju eshte zbritur juve. Zoti yne dhe Zoti juaj eshte nje - dhe ne Atij i nenshtrohemi si myslimane”

[47] Keshtu, Ne te kemi shpallur ty (Muhamed) Librin (Kuranin). Ata qe u kemi dhene Shkrimet, e besojne ate. Por ka edhe nga ata (mekas) qe e besojne ate. Shpalljet Tona i mohojne vetem jobesimtaret

[48] Para ketij[247], ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfare libri e as qe kishe shkruar gje me doren tende; perndryshe, ndjekesit e se pavertetes do te dyshonin.[248] edhe sot pjesa me e painformuar dhe dashakeqe e orientalisteve perendimore pohon se Muhamedi (a.s.) nuk ka bere gje tjeter vecse ia ka adoptuar kultures arabe revelatat hyjnore te meparshme. Ky eshte mjerimi i paditurise dhe i mosbesimit

[49] Perkundrazi! Ai (Kurani) eshte shpallje e qarte ne zemrat e atyre, te cileve u eshte dhene dija. Shpalljet Tona i mohojne vetem keqberesit

[50] Ata thone: “Perse nuk i jane zbritur (Muhamedit) mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj (o Muhamed): “Mrekullite jane vetem tek Allahu; une jam vetem nje paralajmerues i qarte”

[51] Valle, a nuk u mjafton atyre qe Ne te kemi shpallur ty Librin qe u lexohet atyre? Me te vertete qe ne te ka meshire dhe keshille per njerezit qe besojne

[52] Thuaj: “Allahu mjafton si deshmitar midis meje dhe jush. Ai di cfare ka ne qiej dhe ne Toke.” Ata qe besojne ne trillime dhe nuk besojne ne Allahun, pikerisht ata jane te humburit

[53] Ata kerkojne prej teje shpejtimin e denimit. Sikur te mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u kishte ardhur denimi. Me siguri qe atyre do t’u vije papritmas e pa vene re

[54] Ata kerkojne prej teje shpejtimin e denimit, por, ne te vertete, Xhehenemi do t’i perfshije te gjithe mohuesit

[55] Diten, kur do t’i kaploje denimi prej se larti dhe prej se poshtmi (engjelli i ngarkuar me ndeshkimin e fajtoreve), do t’u thote: “Shijoni denimin per ate qe keni bere!”

[56] O roberit e Mi, qe keni besuar! Toka Ime eshte vertet e gjere, andaj me adhuroni vetem Mua

[57] Cdo shpirt do ta shijoje vdekjen dhe pastaj te gjithe do te ktheheni tek Ne

[58] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Ne do t’i vendosim ne pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do te qendrojne pergjithmone. Sa i bukur eshte shperblimi i atyre qe punojne mire

[59] e te cilet kane duruar dhe jane mbeshtetur te Zoti i tyre

[60] Sa krijesa ka qe nuk e mbajne dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai degjon dhe di gjithcka

[61] Nese ti (Muhamed) i pyet ata[249] se kush i ka krijuar qiejt dhe Token dhe kush i ka nenshtruar (te rrotullohen) Diellin e Henen, - me siguri qe ata do te te thone “Allahu!” Atehere, si po largohen (nga rruga e drejte)

[62] Allahu, ia zgjeron furnizimin kujt te doje nga roberit e Tij, e dikujt ia zvogelon. Allahu eshte vertet i Dijshem per cdo gje

[63] Nese ti i pyet ata se kush e zbret ujin nga qielli dhe nepermjet tij e gjalleron token pas vdekjes se saj, - me siguri qe ata do te te thone “Allahu!” Thuaj: “Qofte levduar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk mendojne

[64] Jeta e kesaj bote, nuk eshte gje tjeter, vecse argetim dhe loje. Ndersa jeta e botes tjeter, pikerisht ajo eshte jeta e vertete. Vec sikur ta dinin

[65] Kur hipin ne anije, ata i luten Allahut me devotshmeri te sinqerte, por kur Ai i sjell ne toke shendoshe e mire, menjehere ata i veshin Atij ortake (ne adhurim)

[66] per te mohuar ate qe u kemi dhene Ne dhe per t’u kenaqur.[250] Por shpejt do ta marrin vesh

[67] Valle, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhene atyre nje vend te shenjte e te sigurt (Meken), nderkohe qe njerezit rreth tij po grabiten? A mos valle ata besojne ne gjera te kota, ndersa dhuntite e Allahut i mohojne

[68] Kush eshte keqberes me i madh se ai qe trillon genjeshtra kunder Allahut ose mohon te verteten qe i ka ardhur?! Valle, a nuk eshte Xhehenemi vend per jobesimtaret

[69] Ata qe luftojne per ceshtjen Tone, sigurisht, Ne do t’i udhezojme drejt udheve Tona. Vertet, Allahu eshte me punemiret

Rumët (Er-Rum)

Surah 30

[1] Elif, Lam, Mim

[2] U munden bizantinet

[3] ne afersi te tokes (arabe), por pas thyerjes se tyre, me siguri do te fitojne

[4] brenda disa vjeteve. Me te vertete, eshte vendimi i Allahut, si per te paren dhe per te dyten. Dhe, ate dite, do te gezohen besimtaret

[5] per ndihmen e Allahut; Ai ndihmon ke te doje dhe eshte i Plotfuqishem e Meshireplote

[6] (Ky eshte) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerezve nuk e dine

[7] Ata dine vetem anen e dukshme te kesaj jete, ndersa per jeten tjeter jane te pakujdesshem

[8] Valle, a nuk mendojne ata ne vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Token dhe ato qe gjenden ne mes tyre - vetem me qellim dhe afat te caktuar. E, me te vertete, shumica e njerezve nuk besojne ne takimin me Zotin e tyre

[9] Valle, a nuk udhetojne neper bote e te shohin se si kane perfunduar popujt e meparshem? Ata kane qene me te forte se keta dhe token e kane shfrytezuar dhe punuar me mire se sa e punojne keta, e te derguarit e tyre u kane sjelle prova te qarta. Nuk ishte Allahu qe u beri atyre padrejtesi, por ata i bene vetvetes padrejtesi

[10] Pastaj perfundimi i atyre qe punuan keq, ka qene e keqja e madhe (Xhehenemi), ngase i mohonin shpalljet e Allahut dhe talleshin me to

[11] Allahu e fillon krijimin e pastaj e perserit dhe pastaj tek Ai do te ktheheni

[12] E, ate dite kur te arrije Ora, gjynahqaret do te mbesin pa goje, shpresekeputur

[13] Ata nuk do te kene ndermjetes nga idhujt e vet dhe do t’i mohojne idhujt e tyre

[14] E, ate dite kur te arrije Ora, ata (besimtaret dhe jobesimtaret) do te ndahen

[15] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, do te gezojne ne kopshtin e Xhenetit

[16] kurse ata qe kane mohuar dhe kane pergenjeshtruar shenjat Tona dhe takimin ne jeten tjeter, do te hidhen ne zjarr

[17] Prandaj lavderojeni Allahun, kur bie muzgu dhe, kur gdhin drita

[18] Per Ate eshte falenderimi ne qiej dhe ne Toke, ne mbremje dhe ne mesdite

[19] Ai krijon te gjallen prej se vdekures, krijon te vdekuren prej se gjalles dhe e gjalleron token pas shkretimit te saj. Ne te njejten menyre do te ktheheni edhe ju ne jete

[20] Nje prej shenjave te Tij eshte qe Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, tashme ju jeni njerez te shperndare ne te gjitha anet

[21] Dhe nje prej shenjave te Tij eshte qe prej jush krijoi per ju bashkeshortet tuaja, qe te qetesoheni prane tyre, duke vene ndermjet jush dashuri dhe meshire. Me te vertete, ne kete ka shenja, per njerezit qe mendojne

[22] Ndermjet shenjave te Tij jane krijimi i qiejve e i Tokes dhe shumellojshmeria e gjuheve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, ne kete ka shenja per ata qe dine

[23] Te tjera shenja te Tij jane gjumi juaj naten e diten dhe kerkesa e juaj nga dhuntite e Tij. Vertet, ne kete ka shenja per njerezit qe degjojne

[24] Gjithashtu, prej shenjave te Tij jane paraqitja e vetetimes si frike e shprese dhe dergimi i shiut prej qiellit, qe nepermjet tij te gjallerohet toka pas shkretimit te saj. Sigurisht, ne kete ka shenja per njerezit qe mendojne

[25] Dhe nje prej shenjave te Tij eshte qe qiejt dhe Toka qendrojne sipas urdhrit te Tij, pastaj kur t’ju therrase Ai, me nje te thirrur, ju pernjehere do te dilni nga toka (te ringjallur)

[26] Atij i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Gjithcka i perulet Atij

[27] Ai e ze fill krijimin dhe Ai e perserit ate e per Ate kjo eshte edhe me e lehte. Atij i perket shembulli me i larte ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[28] Ai ju ka sjelle nje shembull nga vete jeta juaj: A jane sklleverit tuaj pjesetare te barabarte me ju ne pasurine, qe Ne ju kemi dhene juve dhe, a u frikesoheni atyre ashtu, sic i frikesoheni njeri tjetrit? Ja, keshtu Ne ua shpjegojme shenjat Tona njerezve qe mendojne

[29] Por, keqberesit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atehere, kush do ta udhezoje ate qe e ka lene te humbur Allahu? Per njerez te tille nuk ka kurrfare ndihmesi

[30] Drejtohu me perkushtim ne fene e paster monoteiste, natyren fillestare, ne te cilen Allahu i ka krijuar njerezit. S’ka ndryshim te krijimit te Allahut. Kjo eshte feja e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine

[31] Drejtojuni Atij me pendese, frikesojuni Atij dhe falni namazin e mos u beni si ata, qe i shoqerojne Atij dicka tjeter (ne adhurim)

[32] si ata, qe fene e vet e kane percare dhe jane ndare ne grupe, e ku cdo grup eshte i kenaqur me ate qe ka

[33] Kur njerezit i godet ndonje e keqe, ata i luten Zotit te vet, duke iu kthyer me pendese, e pastaj, kur Ai u jep te shijojne meshiren e Tij, atehere nje pjese e tyre i shoqerojne Zotit te vet dicka tjeter (ne adhurim)

[34] per ta mohuar ate qe u kemi dhene Ne. Le te kenaqen, sepse se shpejti do ta marrin vesh

[35] A mos valle Ne u kemi derguar atyre shpallje, qe u flet per idhujt qe m’i shoqeronin Mua (ne adhurim)

[36] Kur Ne u japim njerezve ta shijojne dhuntine, ata gezohen me te e, kur i godet fatkeqesia per ate qe kane bere me duart e tyre, atehere e humbin shpresen

[37] Valle, a nuk dine ata se Allahu ia zgjeron furnizimin dhe ia ngushton kujt te doje?! Me te vertete, ketu ka nje shenje per njerezit qe besojne

[38] Jepja te drejten e tij te afermit, edhe te varfrit, edhe udhetarit! Kjo eshte me e mire per ata qe e duan kenaqesine e Allahut. Pikerisht ata do te jene te fituarit

[39] Ato qe i jepni dhurate per t’jua shtuar (pasurine tuaj) permes pasurise se njerezve te tjere (duke jua kthyer dhuraten me nje me te mire), nuk do te shtohen tek Allahu (s’do te kete shperblim), kurse kur te jepni si bamiresi, per te arritur kenaqesine e Allahut, do t’ju shumefishohen (te mirat)

[40] Allahu eshte Ai qe ju ka krijuar e ju ka dhene ushqim; pastaj ju sjell vdekjen e pastaj ju ringjall. A ka ndonje nga idhujt tuaj qe ben dicka te tille? Ai qofte i lavderuar dhe i lartesuar mbi gjithcka, qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[41] Shkaterrimi ne toke dhe ne det eshte shfaqur si pasoje e puneve te keqija te njerezve, keshtu qe (Allahu) do t’i beje “te shijojne” pjese nga ajo qe kane punuar, me qellim qe ata te kthehen (ne permiresim)

[42] Thuaj (o Muhamed): “Udhetoni neper bote e shikoni si ka qene perfundimi i atyre para jush”. Shumica e tyre kane qene idhujtare

[43] Drejtohu ti me perkushtim ne fene e drejte, para se te vije prej Allahut Dita, e cila nuk mund te shtyhet. Ate dite, njerezit do te ndahen

[44] ata qe nuk kane besuar, do te mbajne pasojat e mohimit, kurse ata qe kane bere vepra te mira, i kane pergatitur vetes (te mira)

[45] Ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, Allahu do t’i shperbleje nga dhuntite e Veta. Ne te vertete, Ai nuk i do mohuesit

[46] Dhe, nje prej shenjave te Tij, eshte dergimi i ererave mbartese te lajmeve te mira (shiut), qe t’ju beje te shijoni nga meshira e Tij, qe anija te lundroje me urdhrin e Tij, qe te kerkoni nga dhuntia e Tij dhe qe te jeni mirenjohes

[47] Pa dyshim, Ne kemi nisur te derguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqiten me prova te qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndeshkuam keqberesit. Eshte detyra Jone qe t’i ndihmojme besimtaret

[48] Allahu eshte ai qe i dergon ererat, qe ato t’i levizin rete, pastaj i shperndan ato neper qiell si te doje dhe i copeton ato pjese-pjese, e ti sheh shiun, si bie prej tyre. Kur ua con kujt te doje nga roberit e Vet, atehere ata gezohen pernjeheresh

[49] edhe pse, me te vertete, para se t’u vinte shiu, ishin te deshperuar

[50] Andaj, shikoji gjurmet e meshires se Allahut, si e gjalleron token pas shkretimit te saj. Vertet, Ai do t’i ringjalle edhe te vdekurit, se Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

[51] Edhe sikur Ne te dergonim furtune, e jobesimtaret te shihnin qe cdo gje te zverdhej, edhe pas kesaj ata do te mbeteshin mohues te dhuntive

[52] Me te vertete, ti (Muhamed) nuk mund te besh qe “i vdekuri” apo “i shurdhri” te degjojne thirrjen, kur ata ta kthejne shpinen duke u larguar

[53] Ti nuk mund ta udhezosh te verbrin te dale nga humbja e tij! Ti mund te besh qe te degjojne vetem ata qe besojne ne shpalljet Tona. Ata jane myslimane te vertete

[54] Allahu eshte ai qe ju ka krijuar ju te dobet, pastaj, pas dobesise, ju ka bere te fuqishem e, pas fuqise, ju ben te dobet dhe te thinjur. Ai krijon cfare te doje; Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Fuqishem per cdo gje

[55] Diten, kur te vije Ora (e Kiametit), keqberesit do te betohen se kane qendruar (ne toke) vecse per nje kohe te shkurter. Keshtu ata shmangen nga e Verteta

[56] Ata, te cileve u eshte dhene dituria dhe besimi, do te thone: “Ju, me te vertete, keni qendruar aq sa ju ka caktuar Allahu ne Liber - deri ne Diten e ringjalljes, - e ja kjo eshte Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”

[57] Ate Dite, atyre qe kane bere padrejtesi, nuk do t’u beje dobi shfajesimi, as nuk do t’u lejohet qe te kerkojne falje

[58] Pa dyshim, ne kete Kuran, Ne u kemi sjelle njerezve gjithfare shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t’u sjellesh atyre cfaredo mrekullie, jobesimtaret me siguri, do te thone: “Ju jeni vetem shpifes”

[59] Ja, keshtu, Allahu ua vulos zemrat atyre qe nuk dine

[60] Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut eshte i vertete dhe s’ke pse te humbasesh durimin kurrsesi nga ata qe nuk besojne

Llukmani (Llukman)

Surah 31

[1] Elif, Lam, Mim

[2] Keto jane vargje te Librit plot Urtesi

[3] udherrefyes dhe meshire per punemiret

[4] qe kryejne namazin, japin zekatin dhe besojne bindshem ne jeten tjeter

[5] Keta jane udhezuar nga Zoti i tyre dhe vetem keta jane te shpetuar

[6] Ka disa njerez qe sajojne tregime te kota, per te shmangur (te tjeret) nga rruga e Allahut me paditurine e tyre e per t’u tallur me te. Njerez te tille i pret denimi poshterues

[7] Kur ndonjerit prej tyre i lexohen shpalljet Tona, ai e kthen shpinen me mendjemadhesi, sikur nuk i ka degjuar, sikur i jane shurdhuar veshet. Andaj, jepu lajmin e denimit te dhembshem

[8] Me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te gjenden ne kopshtet e dhuntise

[9] ne te cilat do te qendrojne perhere. Premtimi i Allahut eshte i vertete; Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[10] Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla te dukshme, ka vene male te palevizshme ne Toke, qe ju te mos lekundeni dhe ka shperndare ne te gjithfare gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nepermjet tij, kemi bere te mbije cdo lloj (bime) i mire

[11] Ky eshte krijimi i Allahut! Me tregoni cfare kane krijuar te tjeret pos Tij? Asgje, por keqberesit jane vertet ne humbje te plote

[12] Ne i dhame Lukmanit urtesine (duke i thene): “Falenderoje Allahun! Kush eshte falenderues, e ben per te miren e vet dhe, kush mohon, ta dije se vertet Allahu eshte i Vetemjaftueshem dhe i Denje per lavderim”

[13] (Kujtoje) kur Lukmani i tha te birit, duke e keshilluar: “O djali im, mos i shoqero Allahut asgje (ne adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria eshte nje padrejtesi shume e madhe”

[14] Ne e kemi urdheruar njeriun qe t’i nderoje prinderit e vet. Nena e ka mbartur ate, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) eshte brenda dy vjetesh. Ne i thame atij: “Behu falenderues ndaj Meje dhe prinderve te tu! Tek Une do te ktheheni te gjithe”

[15] Nese ata orvaten, qe te me shoqerosh Mua (ne adhurim) dicka, per te cilen ti nuk ke dijeni, mos i degjo, por sillu mire me ata ne kete jete dhe ndiq rrugen e atij qe drejtohet tek Une me devotshmeri; pastaj, tek Une do te ktheheni dhe Une do t’ju lajmeroj per ate qe keni bere

[16] “O djali im, edhe vepren e rende sa kokrra e sinapit qe ndodhet ne shkemb, ne qiej apo ne toke, Allahu do ta nxjerre ne shesh. Me te vertete, Allahu njeh mire cdo imtesi dhe i di te gjitha fshehtesite

[17] O djali im, kryeje namazin, urdheroje te miren, pengoje te keqen dhe behu i durueshem per cfaredo qe te godet! Me te vertete, ky eshte thelbi i patundur i te gjitha puneve

[18] Mos i trajto njerezit me nencmim dhe mos ec ne toke me mendjemadhesi, se Allahu nuk i do mendjemedhenjte e mburracaket

[19] Ec me kujdes e i permbajtur dhe fol me ze te ulet; se zeri me i vrazhde eshte zeri i gomarit”

[20] A nuk shihni se si Allahu jua ka bere te mundur t’i shfrytezoni te gjitha ato qe gjenden ne qiej dhe ne Toke dhe ju ka mbuluar me dhuntite e Tij te dukshme e te padukshme? E megjithate, disa njerez polemizojne per Allahun pa kurrfare dijenie, pa kurrfare rrefyesi dhe pa liber ndricues

[21] Kur atyre u thuhet: “Ndiqni ate qe ju ka shpallur Allahu!”, ata thone: “Jo, ne ndjekim fene e te pareve tane”. Keshtu eshte, edhe pse djalli i therret ata ne denimin e Zjarrit

[22] Kush i dorezohet Allahut, me tere qenien e tij, duke qene punemire, ai eshte kapur per vegen me te forte. Tek Allahu do te kthehet cdo gje

[23] Sa per ata qe nuk besojne, ti (o Muhamed), mos u brengos nga mohimi i tyre. Ata do te kthehen te Ne, e Ne do t’i njoftojme per ate qe kane bere. Me te vertete, Allahu di c’ka ne zemrat e njerezve

[24] Ne ata do t’i kenaqim perkohesisht (ne kete bote) e pastaj do t’i hedhim ne denimin e ashper (ne boten tjeter)

[25] Nese ti (o Muhamed) i pyet ata[251]: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Token?”, me siguri qe do te te thone: “Allahu!”. Atehere ti thuaju: “Qofte lavderuar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dine

[26] Allahut i perket gjithcka, qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Vertet, Allahu eshte i Vetemjaftueshmi dhe i Denji per lavderim

[27] Sikur te gjithe druret, qe gjenden ne Toke, te ishin pena e deti boje shkrimi e t’i shtohen atij edhe shtate dete te tjera, nuk do te shtereshin fjalet e Allahut. Pa dyshim, Allahu eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[28] Krijimi dhe ringjallja e te gjithe juve eshte njesoj si krijimi i nje njeriu te vetem. Vertet, Allahu i degjon dhe i sheh te gjitha

[29] A nuk shihni se Allahu e kthen naten ne dite dhe diten ne nate, se e ka nenshtruar Diellin dhe Henen e secili leviz per nje kohe te caktuar dhe se Allahu e di mire cfare punoni ju

[30] Kjo eshte keshtu, sepse Allahu eshte e Verteta, ndersa cfare adhurohet ne vend te Tij, eshte e rreme dhe se Allahu eshte i Lartesuar dhe i Madherishem

[31] A nuk e shihni se anijet lundrojne neper det me dhuntine e Allahut, per t’ju treguar disa nga mrekullite e Veta? Keto jane vertet tregues per cdo njeri te duruar dhe mirenjohes

[32] Kur ata i mbulon vala si pelhure, e therrasin Allahun me devotshmeri te cilter. Por sapo Ai i shpeton, duke i kthyer ata ne toke, nje pjese e tyre lekunden (ndermjet besimit dhe mosbesimit). Ne te vertete, shpalljet dhe mrekullite Tona i mohojne vetem mashtruesit dhe mosmirenjohesit

[33] O njerez! Frikesojuni Zotit tuaj dhe frikesojuni Dites, kur prindi nuk do te mund ta ndihmoje aspak femijen e vet, e as femija nuk do te mund ta ndihmoje sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut eshte vertet i sigurt, prandaj mos e lini jeten e kesaj bote t’ju mashtroje dhe as djallin mos e lini t’ju mashtroje per Allahun

[34] Pa dyshim, vetem Allahu e di Oren e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di c’ka ne barkun e shtatzenes. Asnje njeri nuk di c’do te fitoje neser dhe askush nuk di se ne c’vend do te vdese. Me te vertete, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe Njohes i cdo gjeje

Sexhdeja (Es-Sexhde)

Surah 32

[1] Elif, Lam, Mim

[2] Shpallja e ketij Libri, pa asnje dyshim, eshte nga Zoti i boteve

[3] Ata thone: “Ai[252] e ka trilluar ate! Jo, ajo eshte e Verteta nga Zoti yt per te paralajmeruar popullin, te cilit para teje nuk i ka ardhur kurrfare paralajmeruesi, qe te shkoje ne rruge te drejte

[4] Allahu eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token dhe cdo gje qe gjendet midis tyre, per gjashte dite, pastaj eshte ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as ndihmes, as ndermjetesues tjeter pervec Atij. Valle, a nuk po vini vesh

[5] Ai drejton cdo ceshtje, prej qiellit deri ne Toke, pastaj ato kthehen tek Ai ne diten, gjatesia e se ciles eshte nje mije vjet sipas llogaritjes suaj

[6] Eshte Ai qe i di gjerat e padukshme dhe te dukshme. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe Meshireploti

[7] i Cili ka persosur cdo gje qe ka krijuar. Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltes

[8] Pastaj beri qe pasardhesit e tij te krijohen prej nje pike te lengut te shperfillur

[9] se ciles pastaj i dha trajte dhe i fryu shpirtin e krijuar prej Tij. Ai ju ka dhene degjimin, shikimin dhe zemren, por pak prej jush jane mirenjohes

[10] Ata thone: “Valle, pasi te humbasim nen toke, perseri do te ngjallemi?” Vertet, ata nuk besojne se do te takohen me Zotin e tyre

[11] Thuaju: “Shpirtin do t’jua marre engjelli i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj”

[12] Sikur t’i shohesh keqberesit se si para Zotit te tyre kokulur do te thone: “O Zoti yne, pame dhe degjuam, andaj, kthena (ne ate bote) qe te bejme vepra te mira! Ne tashme besojme me bindje”

[13] Sikur Ne te donim, do t’ia jepnim secilit udhezimin e tij, por do te permbushet Fjala Ime: “Me te vertete, do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerez bashkerisht!”

[14] (Ne do t’u themi atyre): “Shijoni denimin, sepse nuk e keni besuar takimin e kesaj dite. Ne te vertete, Ne ju kemi braktisur, prandaj shijoni denimin e perhershem per ate qe keni bere!”

[15] Shpalljet Tona i besojne vetem ata te cilet, kur u permenden, bien ne sexhde, dhe te cilet e madherojne Zotin e tyre, e lavderojne dhe nuk behen mendjemedhenj

[16] Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit te tyre me frike e shprese dhe japin nga ajo qe iu kemi dhene Ne

[17] Askush nuk di se cfare gezimesh jane fshehur per ata (ne jeten tjeter), si shperblim per punet e mira qe kane bere

[18] Valle! A eshte besimtari njesoj si keqberesi? Jo, ata nuk jane te barabarte

[19] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te kene Xhenetin- Strehim, si shperblim per punet (e mira) qe kane bere

[20] Ndersa ata qe nuk besojne e qe bejne keq, vendbanim i tyre do te jete zjarri. Sa here qe do te duan te dalin nga ai, do te kthehen ne te dhe do t’u thuhet: “Shijoni denimin e zjarrit, te cilin e mohonit!”

[21] Dhe, Ne do te bejme qe te shijojne nje denim me te lehte ne kete jete, para denimit me te madh ne jeten e pertejme, me qellim qe te kthehen ne rrugen e drejte

[22] Kush eshte me i padrejte se ai qe, kur i permenden shpalljet e Zotit te tij, nuk ua ve veshin atyre? Vertet, Ne do te hakmerremi ndaj keqberesve

[23] Ne i dhame Musait Librin (Teuratin) - prandaj mos dysho ne takimin me ate[253] - dhe e beme ate udherrefyes per bijte e Israilit

[24] Ne zgjodhem prej tyre prijes, te cilet udhezonin me urdhrat Tane, per sa kohe qe ishin te durueshem dhe besonin bindshem

[25] Me te vertete, Zoti yt do te gjykoje midis tyre Diten e Kiametit, per ceshtjet ne te cilat kishin mosmarreveshje

[26] A nuk e kane te qarte ata, se sa popuj i kemi shkaterruar Ne para tyre; neper vendbanimet e te cileve ecin? Me te vertete, ne keto ka shenja paralajmeruese, por ata nuk po vene vesh

[27] A nuk e shohin ata, se Ne e dergojme ujin ne token e shkretuar, e nepermjet tij bejme qe te rriten bimet, me te cilat ushqehen bagetite e tyre dhe ata vete?! A nuk kane sy per te pare

[28] Ata pyesin: “Kur do te vije Gjykimi, nese thoni te verteten?”

[29] Thuaju: “Diten e gjykimit nuk do t’u beje dobi mohuesve besimi i tyre e as qe do t’u jepet afat”

[30] Andaj, mos ua ver veshin atyre dhe prit, edhe ata, me te vertete, po presin

Ushtritë aleate (El-Ahzab)

Surah 33

[1] O i Derguar! Kije frike Allahun dhe mos i degjo jobesimtaret dhe hipokritet! Me te vertete, Allahu eshte i Urte dhe i Gjithedijshem

[2] Bindju asaj qe te eshte shpallur ty nga Zoti yt, se vertet, Allahu e di mire se cfare beni

[3] Mbeshtetu tek Allahu; Allahu te mjafton si mbrojtes

[4] Allahu nuk i ka dhene asnje njeriu dy zemra ne kraharor. Ai nuk i konsideron grate, qe ju i ndani si nenat tuaja[254] e as femijet tuaj te biresuar nuk i konsideron si bij te vertete. Keto jane vetem fjale qe dalin prej gojes suaj, kurse Allahu thote te verteten dhe udhezon ne rruge te drejte

[5] Therritini te biresuarit sipas eterve te tyre! Kjo eshte me e drejte ne syte e Allahut. Ne qofte se nuk e dini emrin e eterve te tyre, konsiderojini ata si vellezerit tuaj te besimit dhe si te mitur nen tutelen tuaj. Nuk eshte gjynah nese gaboni, por eshte gjynah, kur zemrat tuaja bejne faj me qellim. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[6] I Derguari eshte me i afert per besimtaret, sesa ata per njeri-tjetrin; grate e tij jane (si) nenat e tyre. Sipas Librit te Allahut, pjesetaret e farefisit jane me te afert per njeri-tjetrin[255], sesa besimtaret e tjere dhe te merguarit[256], pervec rastit kur doni t’u beni ndonje te mire miqve tuaj te afert (me ane te testamentit). Kjo eshte shenuar ne Liber

[7] Ne lidhem besen me ty (o Muhamed) sic beme me profetet e tjere: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, te birin e Merjemes. Ne lidhem me ata nje bese solemne

[8] qe Allahu te mund t’i pyese te sinqertet per besnikerine e tyre. Ndersa per mohuesit Ai ka pergatitur denim te dhembshem

[9] O besimtare! Kujtoni dhuntine e Allahut kur ju erdhi nje ushtri (idhujtaresh),[257] e Ne derguam mbi ata ere dhe nje ushtri (engjejsh) qe ju nuk e shihnit; ndersa Allahu i sheh te gjitha ato qe beni ju

[10] Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshte, keshtu qe syte tuaj u erresuan, zemrat ju erdhen ne fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lekund

[11] Aty besimtaret u vune ne prove dhe u tronditen si nga nje tronditje e fuqishme

[12] Por hipokritet dhe ata me zemra te semura e te dobeta, thane: “Allahu dhe i Derguari i Tij nuk na kane premtuar asgje, pos mashtrimit”

[13] Dhe nje grup prej tyre tha: “O banoret e Jethribit[258], s’ka qendrim ketu per ju, andaj kthehuni!” Nje grup tjeter nga ata kerkoi leje prej te Derguarit, duke thene: “Ne te vertete, shtepite tona jane te pambrojtura”! Por ato nuk ishin te pambrojtura. Ata donin vetem te iknin

[14] Sikur armiku t’i pushtonte ata nga te gjitha anet e t’u kerkonte qe te beheshin idhujtare, ata do te beheshin duke ngurruar fare pak

[15] Ndersa me pare i qene betuar Allahut, se nuk do te zmbrapseshin. Per kete beselidhje me Allahun do te pergjigjen

[16] Thuaju: “Nuk do t’ju beje dobi te ikurit, nese ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atehere, ju do te kenaqeni vetem per pak kohe!”

[17] Thuaju: “Kush eshte ai, qe do t’ju ruaje nga Allahu, nese Ai deshiron qe t’ju godase e keqja?! Kush mund ta pengoje Ate, nese Ai do qe t’ju jape meshire?!” Ata nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes tjeter pervec Allahut

[18] Allahu i njeh mire ata midis jush, qe pengojne (te tjeret nga vajtja ne lufte) dhe u thone vellezerve te tyre: “Ejani te ne!” Vetem pak prej tyre vijne ne lufte

[19] por edhe atehere ngurrojne qe t’ju ndihmojne. Kur frikesohen, ata te shikojne ty (o Muhamed) per ndihme, duke i rrotulluar syte sikur te ishin ne agoni. Por, sapo t’u kaloje frika, ata ju sulmojne me gjuhe te mprehte dhe jane koprrace me ju per cfaredo te mire. Keta jane ata qe nuk kane besuar, andaj Allahu i ka asgjesuar veprat e tyre. E, kjo per Allahun eshte lehte

[20] Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleateve e, nese do te vinte ushtria e aleateve, ata do te deshironin te ishin ne mesin e arabeve te shkretetires e te pyesin per ju. Por edhe sikur te mbeteshin me ju, pak do te luftonin

[21] Ne te Derguarin e Allahut ka nje shembull te mrekullueshem per ate, qe shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e permend shume Allahun

[22] Kur besimtaret e vertete pane ushtrine e aleateve, thane: “Kjo eshte ajo qe na ka premtuar Allahu dhe i Derguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vertetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe peruljen

[23] Midis besimtareve ka te atille qe e kane mbajtur beselidhjen me Allahun. Disa prej tyre kane vdekur, kurse te tjeret presin pa ndryshuar asgje nga besnikeria e tyre

[24] Nuk ka dyshim se Allahu do t’i shperbleje te sinqertet per sinqeritetin e tyre e do t’i denoje hipokritet, nese do, ose do t’u pranoje pendimin. Vertet, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[25] Allahu i zmbrapsi jobesimtaret (e ushtrise se aleateve) me hidherimin e tyre dhe ata dolen duarbosh. Ai i kurseu besimtaret nga lufta. Vertet, Allahu eshte i Forte dhe i Plotfuqishem

[26] Ai i nxori nga keshtjellat e tyre ithtaret e Librit qe ndihmuan ushtrine e aleateve[259] dhe mbolli frike ne zemrat e tyre, keshtu qe nje pjese te tyre i vrate dhe pjesen tjeter i zute rober

[27] Ai ju beri trashegimtare te tokes, shtepive dhe pasurive te tyre, si dhe te nje toke qe nuk e kishit shkelur me pare[260]; Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[28] O i Derguar! Thuaju grave tuaja: “Nese deshironi jeten e kesaj bote dhe shkelqimin e saj, ejani, une do t’ju le te kenaqeni per ca kohe dhe do t’ju leshoj si eshte me mire

[29] Por, nese deshironi Allahun, te Derguarin e Tij dhe boten tjeter, dijeni se Allahu ka pergatitur shperblim te madh per ato prej jush qe bejne vepra te mira.”

[30] O grate e te Derguarit! Ato prej jush qe bejne ndonje turp te hapur, do te kene ndeshkim te dyfishte; kjo per Allahun eshte e lehte

[31] Ndersa atyre prej jush qe binden ndaj Allahut e te Derguarit te Tij dhe bejne vepra te mira, Ne do t’u japim shperblim te dyfishte e u kemi pergatitur begati te medha

[32] O grate e te Derguarit! Ju nuk jeni si grate e tjera. Nese i frikesoheni Allahut, mos flisni me perkedheli, qe te mos ju deshiroje ai qe ka zemer epshore, por flisni drejt dhe ne menyre te ndershme

[33] Qendroni ne shtepite tuaja e mos i zbuloni stolite tuaja, ashtu sic zbuloheshin ne kohen e padijes[262]! Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut e te Derguarit te Tij! O familje e Profetit! Ne te vertete, Allahu do qe ta largoje prej jush papastertine[263] dhe t’ju pastroje plotesisht

[34] Mbani ne mendje ato qe lexohen ne shtepite tuaja prej Shpalljes se Allahut dhe Urtesise (profetike)! Me te vertete, Allahu eshte Bamires i pakufishem dhe di cdo gje

[35] Me te vertete qe per myslimanet dhe myslimanet, besimtaret dhe besimtaret, te bindurit ndaj Allahut dhe te bindurat ndaj Allahut, te drejtet (te sinqertet) dhe te drejtat (te sinqertat), duruesit dhe durueset, te perulurit dhe te perulurat, mireberesit dhe mirebereset, agjeruesit dhe agjerueset, ruajtesit e nderit dhe ruajteset e nderit, perkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe perkujtueset, pra, per te gjithe keta Allahu ka pergatitur falje dhe shperblim te madh

[36] Nuk i takon asnje besimtari apo besimtareje te vertete qe, kur Allahu dhe i Derguari i Tij vendosin per nje ceshtje, ata te kene te drejte te zgjedhin ne ate ceshtje te tyren. Kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai me siguri ka humbur

[37] Ti (o Muhamed) i the atij,[264] qe Allahu dhe ti vete i keni bere miresi: “Mbaje gruan tende dhe frikesoju Allahut!” Ne te vertete, ti po fsheh ne vetvete ate qe Allahu do ta nxjerre ne shesh[265] dhe ti po u frikesohesh njerezve, kur me e drejte eshte t’i frikesohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkejetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhame ty per bashkeshorte, ne menyre qe besimtaret te mos ngurrojne qe te martohen me grate e te biresuarve te tyre, pasi ata ta kene plotesuar deshiren e tyre dhe te jene ndare. Urdhri i Allahut do te permbushet detyrimisht

[38] S’ka kurrfare fajesimi per Profetin, kur ben ate qe i ka urdheruar Allahu. Keshtu ka qene ligji i Allahut edhe per ata (profete) qe kane qene me pare, - urdhri i Allahut eshte vendim i detyruar te ndodhe

[39] e te cilet kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikesoheshin Atij e askujt tjeter pervec Tij. Allahu mjafton si llogarites

[40] Muhamedi nuk eshte babai i askujt prej burrave tuaj[266], por eshte i Derguari i Allahut dhe vula e profeteve; Allahu eshte i Gjithedijshem per cdo gje

[41] O besimtare, permendeni shpesh Allahun

[42] dhe lavderojeni Ate ne mengjes dhe ne mbremje

[43] Eshte Ai qe ju bekon, nderkohe qe engjejt e Tij luten per ju, me qellim qe Ai t’ju nxjerre nga erresira ne drite. Ai eshte Meshirues ndaj besimtareve

[44] Pershendetja e tyre, kur ta takojne Ate, eshte “Paqe”. Ai u ka pergatitur atyre shperblim bujar

[45] O Profet! Ne te kemi derguar ty si deshmitar, sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues

[46] njekohesisht (te kemi cuar) si thirres, qe i fton njerezit ne rrugen e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndricues

[47] Jepu lajmin e mire besimtareve se Allahu ka (pergatitur) per ata dhunti te madhe

[48] Mos i degjo mohuesit dhe hipokritet! Mos i perfill fyerjet e tyre dhe mbeshtetu tek Allahu; Allahu mjafton per mbrojtes

[49] O besimtare! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk jane te detyruara t’ju presin ne afatin kohor te caktuar, por jepuni nje dhurate te kenaqshme dhe i ndani njerezishem

[50] O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (per martese), grate qe u ke dhene dhuratat e marteses, skllavet, qe t’i ka dhene ty Allahu (si pre te luftes), vajzat e xhaxhallareve, hallave, dajave dhe tezeve te cilat merguan bashke me ty, si edhe gruan besimtare, qe u vetedha per Ty, nese Ti deshiron te martohesh me ate. Kjo te eshte lejuar vetem ty e jo besimtareve te tjere. Ne e dime cfare u kemi caktuar atyre per grate e tyre dhe per ato qe gjenden nen pushtetin e tyre, qe per ty te mos kete fajesim. Allahu eshte Fales e Meshireplote

[51] Ti mund ta largosh ke te duash prej tyre e te afrosh ke te duash e nuk eshte gjynah per ty t’i kerkosh (ato) prej te cilave je larguar. Kjo eshte me e pershtatshme qe ato te gezohen, qe te mos pikellohen dhe qe te jene te kenaqura me ate qe u ke dhene. Allahu e di c’ka ne zemrat tuaja; Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Bute

[52] Ketej e tutje nuk te lejohen me gra te tjera, as te marresh tjeter grua ne vend te tyre, edhe sikur te te magjepse bukuria e tyre, pervec skllaveve. Allahu eshte mbikeqyres per cdo gje

[53] O besimtare, mos hyni ne shtepite e te Derguarit, pervec rastit kur ju eshte dhene leje per te ngrene, por jo te pritni pergatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetem kur t’ju therrasin dhe, pasi te hani, shperndahuni! Mos qendroni pas ushqimit per te biseduar me njeri-tjetrin. Kjo, me te vertete, e shqetesonte te Derguarin e ai turperohej (qe t’jua thoshte kete), ndersa Allahu nuk turperohet qe t’jua thote te verteten. Kur te kerkoni prej grave te Profetit dicka, kerkojeni prapa perdes! Kjo eshte me e paster per zemrat tuaja dhe te atyre. Juve nuk ju lejohet qe ta shqetesoni te Derguarin e Allahut, as qe te martoheni me grate e tij pas (vdekjes se) tij. Kjo eshte vertet gjynah i madh para Allahut

[54] Cfaredo qe te shfaqni apo te fshihni, (dijeni se) Allahu eshte vertet i Gjithedijshem per cdo gje

[55] Nuk eshte gjynah per ato,[268] nese dalin te pambuluara para eterve te tyre, djemve te tyre, vellezerve dhe djemve te vellezerve te tyre, djemve te motrave te tyre e grave te tyre, si dhe para skllaveve qe jane nen pushtetin e tyre. Frikesojuni Allahut, se, me te vertete, Allahu eshte deshmitar per cdo gje

[56] Vertet, Allahu e bekon te Derguarin dhe engjejt e Tij luten per ate. O besimtare, lutuni per ate dhe pershendeteni me “selam”

[57] Pa dyshim, ata qe fyejne Allahun dhe te Derguarin e Tij, i mallkon Allahu ne kete bote dhe ne tjetren. Ai ka pergatitur per ta ndeshkim poshterues

[58] Ata qe i lendojne besimtaret dhe besimtaret, duke i akuzuar per dicka qe nuk e kane bere, ne te vertete, i kane ngarkuar vetes fajin per shpifje dhe nje gjynah te qarte

[59] O Profet, thuaju grave dhe vajzave te tua, si dhe grave te besimtareve, qe te leshojne mbulesen e tyre (te kokes) perreth trupit. Kjo eshte menyra me e pershtatshme qe ato te njihen e te mos ngacmohen nga te tjeret. Me te vertete, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[60] Nese nuk heqin dore (nga veprimet e tyre) hipokritet, ata qe kane semundje (dyshimi) ne zemrat e tyre dhe ata qe perhapin lajme te genjeshterta ne Medine, Ne me siguri, ty do te te japim pushtet mbi ta dhe ditet e tyre ne Medine do te jene te numeruara

[61] Ata jane te mallkuar kudo qe te gjenden dhe do te kapen e do te vriten pa meshire

[62] Keshtu ka qene ligji i Allahut edhe per ata qe kane qene me pare! Ti kurrsesi nuk do te gjesh ndryshim ne ligjet e Allahut

[63] Njerezit te pyesin per Oren (Kiametin), thuaju: “Vetem Allahu ka dijeni mbi ate”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund te jete afer

[64] Vertet, Allahu i ka mallkuar jobesimtaret dhe ka pergatitur per ata zjarr te flakeruar

[65] ne te cilin ata do te qendrojne pergjithmone; aty nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes

[66] Diten, kur fytyrat e tyre do te rrotullohen ne zjarr, ata do te thone: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe te Derguarit!”

[67] Dhe do te thone: “O Zoti yne, ne iu bindem parise tone dhe eproreve tane, por ata na shmangen prej rruges se drejte

[68] O Zoti yne, atyre jepu denim te dyfishte dhe mallkim te madh!”

[69] O besimtare, mos u beni si ata, qe e shqetesuan Musain. Allahu e cliroi ate nga pergojimet e tyre; ai eshte i nderuar ne syte e Allahut

[70] O besimtare, frikesojuni Allahut dhe thoni vetem te verteten

[71] Ai do t’jua bekoje veprat tuaja dhe do t’jua fale gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, do te arrije nje fitore madheshtore

[72] Ne ua ofruam pergjegjesine[269] qiejve, Tokes dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin persiper dhe u frikesuan ta pranojne ate, kurse njeriu e pranoi. Me te vertete, njeriu u tregua i padrejte me veten dhe i paditur (per pasojat e kesaj pergjegjesie)

[73] Si pasoje, Allahu do t’i denoje hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret dhe idhujtaret, ndersa do t’ua pranoje pendimin besimtareve dhe besimtareve. Vertet Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

Seba (Seba')

Surah 34

[1] I lavderuar qofte Allahu, te Cilit i perket gjithcka qe ndodhet ne qiej dhe ne Toke! I lavderuar qofte Ai edhe ne jeten tjeter! Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[2] Ai di cfare hyn ne toke dhe cfare del prej saj, cfare zbret nga qielli dhe cfare ngrihet drejt tij. Ai eshte Meshireploti dhe Falesi

[3] Jobesimtaret thone: “Nuk do te na vije Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, per Zotin tim! Me siguri qe ajo do t’ju vije”! Ai i di te gjitha te fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnje grime as ne qiej, as ne Toke e nuk ka asgje me te vogel apo me te madhe se ajo, qe te mos jete shenuar ne Librin e qarte

[4] (Kiameti do t’ju vije) me qellim qe Ai te shperbleje ata qe besojne dhe bejne vepra te mira. Per njerez te tille do te kete falje dhe begati te mrekullueshme

[5] Ndersa per ata qe luftojne kunder shpalljeve Tona, duke u perpjekur qe t’i pengojne ato, do te kete denim te tmerrshem dhe te dhembshem

[6] Ata, te cileve u eshte dhene dituria, e shohin se ajo, qe te eshte zbritur ty nga Zoti yt, eshte e verteta, e cila te udhezon ne rrugen e te Plotfuqishmit dhe te Denjit per cdo lavd

[7] Ndersa jobesimtaret thone: “A doni t’ju tregojme nje njeri[270] qe pretendon se, kur te shperbeheni plotesisht e te beheni pluhur, ju, me siguri do te rikrijoheni nga e para

[8] A po trillon genjeshtra per Allahun apo eshte i cmendur?” (Nuk eshte keshtu), por ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, do te denohen dhe jane ne humbje te madhe

[9] Valle, a nuk shohin ata cfare ka para tyre e pas tyre ne qiell dhe ne Toke? Sikur te donim, Ne do t’i fundosnim ata ne toke ose do te hidhnim mbi ta copa nga qielli. Me te vertete, ne kete ka shenje per cdo rob qe kthehet tek Allahu me pendese

[10] Me te vertete, Ne i dhame Davudit miresi prej Nesh (dhe thame): “O male dhe zogj! Lavderojeni emrin Tim bashke me Davudin”. Ne ia zbutem atij hekurin

[11] (dhe i thame): “Puno parzmore te gjera! Thuri ato me maja te barazpeshuara dhe bej vepra te mira! Pa dyshim, Une shoh cfare punoni ju.”

[12] Sulejmanit Ne ia nenshtruam eren, me te cilen udhetimin e nje muaji ai e bente brenda nje paraditeje ose nje pasditeje. Ne i dhame atij nje burim te rrjedhshem bakri te shkrire dhe xhinde qe i beme te punonin para syve te tij, me urdhrin e Zotit te tij. Kedo prej tyre qe largohet nga urdhri yne, do ta bejme qe te shijoje denimin e Zjarrit

[13] Ata punonin per ate cfare te deshironte: faltore dhe statuja, ene te gjera si puse dhe kazane te medhenj te palevizshem. “O familje e Davudit! Beni falenderim (per Allahun)!” Megjithate, pak nga roberit e Mi, jane falenderues

[14] Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre[271] nuk u dha shenje askush per vdekjen e tij, pos krimbit te drurit[272]. Dhe, kur u rrezua (Sulejmani), u be e qarte se, sikur ta dinin xhindet te padukshmen, nuk do te vijonin ne denimin e poshteruar

[15] Vendbanimi i Sebes ishte nje shenje e qarte per banoret e tij: dy kopshte ne te djathte dhe ne te majte te lumit. (Ne u thame atyre): “Hani nga ato qe ju ka dhene Zoti juaj dhe falenderojeni Ate. I mrekullueshem eshte vendi juaj dhe Fales i madh eshte Zoti juaj!”

[16] Por ata nuk ua vune veshin (fjaleve Tona), prandaj Ne leshuam mbi ta ujerat e diges dhe dy kopshtet e tyre ua zevendesuam me kopshte te tjera, me fruta te hidheta marine dhe pak lotuse

[17] Ne i denuam keshtu si pasoje e mosbesimit dhe e mosmirenjohjes se tyre. Valle, a denojme Ne tjeterkend, pervec mosmirenjohesve

[18] Midis atyre dhe qyteteve qe i kemi bekuar, Ne vendosem vendbanime te dukshme buze rruges dhe e beme te lehte udhetimin (duke u thene): “Udhetoni te sigurt neper to nate e dite!”

[19] Por ata thane: “O Zoti yne, beje me te madhe largesine e udhetimeve tona”. keshtu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i beme ata rrefenja dhe i perndame plotesisht. Sigurisht, ne kete, ka shenja si mesime per cdo te durueshem dhe falenderues

[20] Me te vertete, hamendja e Iblisit per ata u vertetua; ata shkuan pas tij, pervec nje grupi besimtaresh te vertete

[21] Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfare pushteti mbi ta. Ne vetem kemi dashur te zbulojme se kush beson ne jeten tjeter e kush dyshon ne te. Zoti yt eshte Mbikeqyres i cdo gjeje

[22] Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata qe i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kane pushtet as sa pesha e nje therrmije, qofte ne qiej apo ne Toke; per ata nuk ka pjese as ne qiej, as ne Toke dhe Allahu nuk ka asnje ndihmes nga radhet e tyre.”

[23] Asnje ndermjetesim tek Ai nuk ben dobi, pervecse per ate qe Ai jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do te thone: “Cfare tha Zoti juaj?” dhe do te pergjigjen: “Te verteten! Ai eshte i Lartesuar dhe i Madherishem.”

[24] Thuaju: “Kush ju furnizon ju prej qiejve dhe prej Tokes?” - Thuaju: “Allahu! Ne nuk mund te jemi qe te dyja palet ne rrugen e drejte, ose ju, ose ne jemi ne humbje te qarte!”

[25] Thuaju: “Ju, nuk do te pyeteni per ate qe kemi gabuar ne, as ne nuk do te pergjigjemi per ate qe beni ju.”

[26] Thuaju: “Ne do te na mbledhe Zoti yne e do te gjykoje ndermjet nesh me drejtesi. Ai eshte Gjykates i drejte e i Gjithedijshem.”

[27] Thuaju: “M’i tregoni ata, qe ia vishni Atij si ortake.” Kurrsesi, ata nuk mund te jene ortake te Tij. Ai eshte Allahu (Nje i Vetem), i Plotfuqishmi dhe i Urti

[28] Ne te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues per te gjithe njerezimin, por shumica e njerezve nuk dine

[29] Ata thone: “Kur do te vije ky premtim (Kiameti), nese ju thoni te verteten?”

[30] Thuaju atyre: “Dita juaj tashme eshte caktuar. Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoni, qofte edhe per nje cast.”

[31] Ata qe nuk besojne, thone: “Ne nuk do te besojme kurrsesi ne kete Kuran, as ne ato qe jane zbritur para tij”. Eh, sikur t’i shihje keqberesit duke dale para Zotit te tyre dhe duke shkembyer akuza me njeri-tjetrin. Te dobetit do t’u thone atyre qe madheshtoheshin: “Sikur te mos ishit ju, ne do te ishim besimtare”

[32] Ata qe madheshtoheshin, do t’u thone atyre qe i quanin per te dobet: “Valle, ne ju penguam nga udhezimi i Allahut, kur ju erdhi juve?! Jo, por ju jeni keqberes!”

[33] Ndersa te dobetit do t’u thone atyre qe madheshtoheshin: “Nuk eshte keshtu! Ju keni komplotuar nate e dite, duke na urdheruar, qe ta mohonim Allahun dhe t’i vishnim Atij (zota te tjere) te barabarte me Ate”. Dhe ata do ta fshehin pikellimin, kur ta shohin denimin. Ne do te veme vargonj ne qafat e atyre qe mohuan. A do te ndeshkohen ndryshe, vecse sipas asaj qe kane bere

[34] Ne cdo vendbanim qe Ne kemi nisur ndonje te derguar, ata qe benin jete luksoze thoshin: “Me te vertete, ne nuk besojme ne mesazhin qe keni sjelle!”

[35] Dhe thane: “Ne kemi me shume pasuri dhe femije, prandaj ne nuk do te jemi te denuar.”

[36] Thuaju: “Pa dyshim, Zoti im ia shton riskun ose ia pakeson kujt te doje, por shumica e njerezve nuk e dine kete.”

[37] As pasuria juaj, as femijet tuaj nuk do t’ju afrojne me shume te Ne, por vetem ata qe besojne dhe bejne vepra te mira (e meritojne kete). Ata do te kene shperblim te shumefishte per ate qe kane bere dhe do te jene te sigurt ne banesa te larta (ne Xhenet)

[38] Ndersa, ata qe perpiqen t’i luftojne shpalljet Tona, ata do te denohen

[39] Thuaj: “Me te vertete, Zoti im i jep begati te bollshme kujt te doje nga roberit e Tij dhe ia pakeson kujt te doje. Ai ua zevendeson ate qe e ndani ju; Ai eshte Dhuruesi me i mire.”

[40] Diten, kur do t’i tuboje te gjithe, do t’u thote engjejve: “Valle, keta ju ju adhuronin?”

[41] Ata do te thone: “Qofsh i lavderuar Ti, o Zoti yne! Ti je Mbrojtesi yne, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”

[42] Ate Dite ata nuk do te mund t’i bejne as dobi, as dem njeri tjetrit. Ne do t’u themi keqberesve: “Shijoni denimin e zjarrit te cilin e keni mohuar!”

[43] Kur iu lexohen atyre shpalljet Tona te qarta, ata (paganet e Mekes) thone: “Ky (Muhamedi a.s.) eshte vetem njeri, qe deshiron t’ju largoje nga ajo qe eterit tuaj kane adhuruar”. Dhe ata thone: “Ky (Kuran) nuk eshte asgje tjeter vecse nje genjeshter e trilluar!” Dhe, kur u vjen e Verteta, jobesimtaret thone: “Kjo eshte vetem magji e qarte!”

[44] Ne nuk u kemi derguar asnje Liber, per ta mesuar ata dhe Ne nuk u kemi derguar atyre para teje asnje paralajmerues

[45] Ata, qe kane qene para tyre, i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin dhjete here me te begate dhe me te fuqishem (se idhujtaret e Mekes) e, megjithate, i quajten genjeshtare te derguarit e Mi. Eh, si ka qene denimi Im (ndaj tyre)

[46] Thuaj (o Muhamed): “Une ju keshilloj vetem nje gje: ngrihuni sinqerisht per Allahun, dy nga dy ose nje nga nje, e pastaj gjykoni per shokun tuaj (Muhamedin) qe nuk eshte i cmendur. Ai eshte derguar vetem qe t’ju paralajmeroje para nje denimi te rende.”

[47] Thuaj: “Cfaredo shperblimi, qe mund t’ju kem kerkuar, ai qofte per ju. Shperblimi im eshte vetem tek Allahu; Ai eshte deshmitar per cdo gje”

[48] Thuaj: “Pa dyshim, Zoti im shpall te Verteten. Ai eshte i Gjithedijshem per te gjitha te fshehtat.”

[49] Thuaj: “E verteta erdhi, kurse e paverteta eshte fshire e nuk mund te shfaqet perseri.”

[50] Thuaj: “Nese gaboj, une gaboj vetem per demin tim e, nese udhezohem ne rrugen e drejte, kjo eshte nga shpallja e Zotit tim. Ai, me te vertete, i degjon te gjitha dhe eshte afer”

[51] Sikur t’i shihje jobesimtaret, kur te frikesohen (gjate ringjalljes)! Ata nuk do te kene nga ikin dhe do te nxirren prej varreve te tyre

[52] Pastaj do te thone: “Ne tashme besojme.” Por si do ta pervetesojne (besimin) nga nje vend aq i larget (prej kesaj bote, ku vlen besimi)

[53] Ne te vertete, ata e mohuan besimin me pare (ne kete bote) dhe e pergenjeshtruan te padukshmen prej se largeti

[54] Nje pengese do te vendoset midis tyre dhe asaj qe deshironin, ashtu sic eshte bere me te ngjashmit e tyre me pare. Me te vertete, ata te gjithe kane qene ne dyshim te madh

Krijuesi (El-Fatir)

Surah 35

[1] Lavderimi qofte per Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokes, i Cili i ka bere engjejt te derguar me nga dy, tre dhe kater krahe. Ai shton ne krijim cfare te doje. Allahu, me te vertete, eshte i pushtetshem per cdo gje

[2] Begatite, qe Allahu ua jep njerezve nga meshira e Tij, nuk mund t’i pengoje askush, ndersa ate, qe Ai e pengon, askush nuk mund ta jape vec Tij; Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[3] O njerez! Kujtoni dhuntine e Allahut per ju! A ka ndonje krijues, vec Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjeter te vertete pervec Tij. Atehere, si po largoheni ju

[4] Nese ata te quajne ty genjeshtar edhe para teje te derguar te tjere i kane quajtur genjeshtare; tek Allahu kthehen te gjitha punet

[5] O njerez! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) eshte i vertete, prandaj te mos ju mashtroje kurrsesi jeta e kesaj bote dhe te mos ju mashtroje djalli per Allahun

[6] Me te vertete, djalli eshte armik per ju, andaj veshtrojeni si armik! Ai vetem i josh ithtaret e vet, qe te behen shoke te zjarrit te perflakur

[7] Per ata qe nuk besojne, ka denim te rende, kurse per ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, ka falje dhe shperblim te madh

[8] A eshte ai, qe veprat e veta te keqija i duken te mira (si ai qe eshte i udhezuar ne rrugen e drejte)? Me te vertete, Allahu shpie ne humbje ke te doje dhe udhezon ne rruge te drejte ke te doje. Ti mos e shqeteso veten deri ne shkaterrim per humbjen e tyre! Allahu eshte vertet i Gjithedijshem per ate qe bejne ata

[9] Allahu eshte ai qe i dergon ererat, te cilat levizin rete. Ne i drejtojme ato ne viset e vdekura e, nepermjet tyre gjallerojme token, pasi ka qene e shkrete. Keshtu do te jete edhe ringjallja

[10] Kush deshiron lavdi e pushtet, ta dije se e gjithe lavdia e pushteti i takojne Allahut. Tek Ai ngjiten fjalet e bukura, ndersa vepren e mire Ai e ngre Vete. Sa i perket atyre qe kurdisin te keqija, ata do te kene denim te rende dhe dredhite e tyre do te deshtojne

[11] Allahu ju ka krijuar se pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhesit e tij i ka krijuar) nga pika e fares dhe me ne fund ju ka bere cifte. Dhe asnje femer nuk mbetet shtatzene e as nuk lind pa dijenine e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qene e shenuar ne Liber. Me te vertete, kjo per Allahun eshte e lehte

[12] Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk jane te njejta: njeri eshte i embel e i kendshem dhe uji i pihet me shije, kurse tjetri eshte i njelmet dhe i hidhet. Ju ushqeheni me mish te njome prej te dyve dhe prej tyre nxirrni stolite qe mbani. Shikoni anijet si cajne ujin, ndersa ju lundroni me to per te kerkuar nga dhuntite e Tij. Ndoshta ju beheni falenderues

[13] Ai e ben naten te kaloje ne dite dhe diten te kaloje ne nate. Ai i ka nenshtruar Diellin dhe Henen, keshtu qe secili leviz per nje kohe te caktuar. Ky eshte Allahu, Zoti juaj. Pushteti eshte i Tij! Kurse ata qe ju i adhuroni krahas Tij, nuk zoterojne as sa cipa e berthames se hurmes

[14] Nese ju u luteni atyre, ata nuk e degjojne lutjen tuaj, por edhe sikur ta degjonin, nuk do t’ju pergjigjeshin. Ne Diten e Kiametit, ata do ta mohojne adhurimin qe u benit atyre. Askush nuk mund te te njoftoje ty (o Muhamed) ashtu si Ai qe eshte i Gjithedijshem

[15] O njerez! Ju jeni te varfer e nevojtare per Allahun, kurse Allahu s’ka nevoje per asgje dhe eshte i Denje per cdo lavd

[16] Nese do, Ai ju zhduk dhe sjell krijesa te reja

[17] Kjo gje nuk eshte e veshtire per Allahun

[18] Asnje shpirt i ngarkuar nuk do te mbarte barren e tjetrit. Nese i ngarkuari rende therret dike qe t’ia mbarte, nuk do t’i merret asgje nga barra, edhe sikur te jete i afert. Ne te vertete, ti paralajmeron vetem ata qe i frikesohen Zotit te tyre ne fshehtesi dhe qe falin namazin. Kush e pastron veten (nga gjynahet), ne te vertete e ka per dobine e vet, ndersa kthimi eshte tek Allahu

[19] Nuk jane, kurrsesi, njesoj i verbri dhe ai qe sheh

[20] as erresira dhe drita

[21] as freskia (e hijes) dhe vapa

[22] Po ashtu, nuk jane kurre te barabarte te gjallet dhe te vdekurit. Allahu ben te degjoje ke te doje Vete, kurse ti (Muhamed) nuk mund te besh te degjojne ata qe jane ne varre

[23] Ti je vetem paralajmerues

[24] Ne te kemi derguar ty me te Verteten, per te sjelle lajme te mira dhe per te paralajmeruar; nuk ka pasur asnje popull qe te mos i kete ardhur paralajmerues

[25] Nese ata te quajne ty genjeshtar, dije se edhe paraardhesit e ketyre i kane pergenjeshtruar te derguarit e tyre, qe u sollen prova te qarta, shkrime dhe nje Liber ndricues

[26] Pastaj Une i denova mohuesit; eh, sa i tmerrshem ka qene denimi Im

[27] Valle, a nuk e sheh ti se si Allahu e leshon ujin prej qiellit dhe nepermjet tij krijon fruta llojesh e ngjyrash te ndryshme?! Neper male gjenden shtigje te bardha dhe te kuqe, ngjyrash te ndryshme dhe krejtesisht te zeza

[28] Njerezit, kafshet dhe bagetite jane llojesh te ndryshme gjithashtu. Ne te vertete, nga roberit e Tij, Allahut i frikesohen vetem dijetaret, (qe e dine se) Allahu eshte vertet i Plotfuqishem dhe Fales

[29] Pa dyshim, ata qe lexojne Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo qe u kemi dhene Ne, mund te shpresojne ne nje fitim qe nuk do te humbase

[30] Allahu do t’ua plotesoje atyre shperblimin dhe do t’ua shtoje nga dhuntite e Tij. Me te vertete, Ai eshte Fales dhe Falenderues

[31] Ajo qe ta kemi shpallur ty ne Liber, eshte e verteta e cila konfirmon ate qe eshte shpallur para tij. Sigurisht qe Allahu i njeh dhe i sheh mire roberit e Vet

[32] Pastaj, Ne ua dhame Librin roberve Tane te zgjedhur (nga ndjekesit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bejne dem vetes (duke bere vepra te ndaluara), disa jane ne rruge te mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur te ndaluarat), ndersa disa, me lejen e Allahut, shkojne perpara me te mira (pertej detyrimeve); kjo eshte dhuntia e madhe

[33] Ata do te hyjne ne kopshtet e Adnit te stolisur me byzylyke ari e margaritare dhe veshja e tyre do te jete prej mendafshi

[34] Pastaj do te thone: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidherimin nga ne. Vertet, Zoti yne eshte Fales dhe Falenderues

[35] Eshte Ai qe me miresine e Tij na ka pranuar ne shtepine e banimit te perhershem, ne te cilen nuk do te lodhemi e nuk do te rraskapitemi.”

[36] Per jobesimtaret eshte pergatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do te vdesin dhe as qe do t’u lehtesohet denimi. Ja, keshtu Ne do t’i denojme mosmirenjohesit

[37] Atje, ata do te therrasin: “O Zoti yne, nxirrna se do te bejme vepra te mira e jo nga ato qe kemi bere.” (Atyre do t’u thuhet): “Valle, a nuk jua zgjatem jeten aq sa te mund te mendohej ai qe donte te kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmeruesi? Andaj, shijoni (denimin)! Per keqberesit nuk ka kurrfare ndihmesi!”

[38] Vertet, Allahu e njeh te fshehten e qiejve e te Tokes dhe e di mire c’ka ne zemrat e njerezve

[39] Eshte Ai, qe ju ka bere trashegimtare ne Toke. Kush nuk beson, do te mbaje barren e mohimit te vet. Mosbesimi u shton jobesimtareve vetem urrejtje para Zotit te tyre; mosbesimi u sjell atyre vetem humbje

[40] Thuaju: “Verini re idhujt qe ju i adhuroni krahas Allahut! Me tregoni, cfare kane krijuar ata ne Toke?! A kane marre gje pjese ne krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhene idhujtareve nje Liber, ku kane prova (per idhujtarine qe bejne)?” Nuk eshte keshtu, por keqberesit i premtojne njeri-tjetrit vetem mashtrime

[41] Me te vertete, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe te Tokes, qe te mos shkaterrohen. Kur ato nisin te shkaterrohen, askush nuk mund t’i mbroje, pos Tij. Me te vertete, Ai eshte i Bute dhe Fales (i gjynaheve)

[42] Ata (paganet e Mekes) jane betuar solemnisht per Allahun qe, nese u vjen ndonje (profet) paralajmerues, ata do te ndjekin udhezimin e tij me shpejt se cdo popull tjeter. Por, kur u erdhi paralajmeruesi, kjo vetem ua shtoi largimin prej rruges se drejte

[43] Ata u sollen me mendjemadhesi ne Toke dhe me dredhi te shemtuara, te cilat godasin vetem ate qe i ben. Valle, a presin ata dicka tjeter vec asaj qe ka goditur te meparshmit? Vertet, Ti nuk mund te gjesh ndryshim ose shnderrim ne ligjet e Allahut

[44] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote per te pare si ka qene perfundimi i te meparshmeve, te cilet kane qene me te forte se keta? Allahut nuk mund t’i shpetoje asgje, as ne qiej, as ne Toke. Ai eshte vertet i Gjithedijshem dhe i Fuqishem per cdo gje

[45] Sikur Allahu t’i denonte njerezit sipas veprave qe bejne, nuk do te mbetej ne siperfaqen e Tokes asgje e gjalle, por Ai i shtyn ata deri ne afatin e caktuar dhe, kur t’u vije afati i tyre, ata do ta dine se Allahu i mbikeqyr mire roberit e Vet

Ja-Sin (Ja-Sin)

Surah 36

[1] Ja Sin

[2] Per Kuranin plot urtesi

[3] Ne te vertete, ti (Muhamed) je nje nga te derguarit

[4] ne rruge te drejte

[5] me Shpalljen e te Plotfuqishmit, Meshireplotit

[6] qe te paralajmerosh nje popull, paraardhesit e te cilit nuk ishin te paralajmeruar, prandaj keta jane te pakujdesshem

[7] Shumica e tyre meritojne denimin Tone, se ata nuk besojne

[8] Ne do t’u veme ne qafe vargonj, te cilet do t’u arrijne deri ne mjeker, e keshtu do te jene si te mpire

[9] Ne kemi vene pengese para tyre dhe pas tyre e i kemi mbuluar, keshtu qe ata nuk shohin

[10] Per ata eshte njelloj, i paralajmerove apo nuk i paralajmerove, ata nuk besojne

[11] Ne te vertete, paralajmerimi yt i sjell dobi vetem atij qe ndjek Keshillen (Kuranin) dhe i frikesohet te Gjithemeshirshmit, edhe pa e pare Ate. Ketij jepi lajmin e mire per falje gjynahesh dhe shperblim bujar

[12] Sigurisht, Ne i ringjallim te vdekurit dhe shenojme veprat qe kane bere dhe gjurmet e (puneve te) tyre. Ne e kemi llogaritur cdo gje ne nje Liber te qarte

[13] Permendu atyre shembullin e banoreve te qytetit, kur u erdhen te derguarit

[14] Ne u derguam atyre dy vete, qe ata i quajten genjeshtare. Pastaj i perforcuam te derguarit me nje te trete e ata thane: “Ne, me te vertete, jemi derguar te ju!”

[15] Banoret u thane: “Ju jeni vetem njerez si ne, e i Gjithemeshirshmi nuk ju ka shpallur asgje; ju vetem genjeni”

[16] Ata u pergjigjen: “Zoti yne e di qe ne jemi vertet te derguar te ju

[17] dhe kemi detyre vetem qe te shpallim qarte”

[18] Banoret thane: “Ne parandiejme fatkeqesi nga ju. Nese nuk terhiqeni, do t’ju gurezojme dhe me siguri do t’ju godase nje denim i dhembshem prej nesh”

[19] Ata u pergjigjen: “Fatkeqesia, qe ju ndollet, mund te vije vetem nga vetja juaj. Valle, per shkak se po ju keshillojme, na kercenoni?! Ju jeni popull qe kaloni cdo lloj kufiri.”

[20] Dhe nga skajet e qytetit erdhi nje njeri, duke nxituar dhe tha: “O populli im, ndiqni te derguarit

[21] Ndiqni ata, qe nuk kerkojne prej jush kurrfare shperblimi e qe jane ne rruge te drejte

[22] Perse te mos e adhuroj Ate, i Cili me ka krijuar e tek i Cili do te ktheheni te gjithe

[23] Valle, perse duhet te adhuroj zota te tjere pervec Tij? Nese i Gjithemeshirshmi do te deshironte te me godiste me ndonje te keqe, ndermjetesimi i atyre (zotave) nuk do te me sillte kurrfare dobie e as qe do te mund te me shpetonin

[24] Atehere, une do te isha me siguri ne humbje te dukshme

[25] Une i kam besuar Zotit tuaj, andaj, me degjoni!”

[26] (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr ne Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im

[27] se si me fali Zoti im dhe me beri te nderuar!”

[28] Por pas (vdekjes se) tij, Ne nuk i derguam kurrfare ushtrie nga qielli (si denim) popullit te tij dhe as qe kishte nevoje per te derguar

[29] (Mjaftoi per t’i denuar ata) vetem nje ze i tmerrshem, pas te cilit u shuan pernjeheresh

[30] Ah, sa mjerim per ata njerez! Kurdo qe u vinte ndonje i derguar, ata nuk benin tjeter, por vetem talleshin me te

[31] Valle, a nuk e kishin pare ata se sa e sa brezni para tyre qe kishim shkaterruar nuk u kthyen me

[32] Te gjithe ata do te paraqiten bashkerisht te Ne

[33] Shenje per ata eshte toka e vdekur; Ne e ringjallim ate dhe nga ajo nxjerrim drithera, me te cilat ushqehen

[34] Ne kemi krijuar ne toke kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bere te shperthejne ne te burime uji

[35] qe ata t’i hane frutat e tyre. Keto nuk i bene duart e tyre; ndaj, perse ata nuk duan te jene mirenjohes

[36] Qofte lavderuar Ai qe i ka krijuar cift te gjitha llojet: cka mbin prej tokes, ata vete dhe ato qe nuk i dine

[37] Nje shenje tjeter per ata eshte nata, prej se ciles Ne e terheqim diten dhe atehere ata mbeten ne erresire

[38] Dielli sillet ne drejtimin e vet te caktuar. Keshtu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithedijshmi

[39] Henes i kemi caktuar faza; ajo perdite hahet e behet si rremi i perkulur i hurmes

[40] As Dielli nuk mund ta arrije Henen e as nata nuk mund t’ia kaloje dites; te gjitha lundrojne ne orbitat e veta

[41] Nje shenje tjeter per ata eshte qe paraardhesit e tyre Ne i ngarkuam ne anijen e mbushur plot (te Nuhut)

[42] dhe per ata Ne krijuam mjete te ngjashme me ate anije, ne te cilat hipin

[43] Po te duam, Ne i fundosim ata e atehere as nuk do te mund t’i ndihmoje kush, as nuk do te mund te shpetojne

[44] pervecse me meshiren Tone, duke i lene ata te kenaqen njefare kohe

[45] Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj qe keni para jush dhe asaj qe eshte pas jush, me qellim qe Allahu t’ju meshiroje” (ata nuk ia vene veshin)

[46] Sa here qe atyre u vjen ndonje nga shenjat e Zotit te tyre, ata i shmangen asaj

[47] E kur atyre u thuhet: “Jepni nga ato qe ju ka dhene Allahu”, atehere, mohuesit u thone besimtareve: “Pse, ne do t’i ushqejme ata qe, po te donte Allahu, do t’i ushqente Vete? Ju jeni vertet ne humbje te qarte!”

[48] Ata (jobesimtaret) thone gjithashtu: “Kur do te permbushet ky premtim, nese ajo qe thoni eshte e vertete?”

[49] Ata presin vetem nje ze te tmerrshem, qe do t’i kaploje, ndersa grinden me njeri-tjetrin

[50] Atehere ata nuk do te mund te lene testament e as te kthehen te familjet e tyre

[51] Dhe, kur te fryhet ne Sur, ata do te dalin nga varret dhe do te nxitojne drejt Zotit te tyre

[52] duke thene: “Mjere ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo eshte ajo qe ka premtuar i Gjithemeshirshmi; te derguarit kane thene te verteten!”

[53] Do te jete ai vetem nje ze i tmerrshem e ata te gjithe do te paraqiten para Nesh

[54] Ate dite askujt nuk do t’i behet ndonje padrejtesi dhe ju do te shperbleheni vetem sipas asaj qe keni bere

[55] Sigurisht qe ate dite banoret e Xhenetit nuk do te mendojne per gje tjeter, vec lumturise se tyre

[56] Ata dhe grate e tyre do te jene ne hije, te mbeshtetur ne ndenjese te lartuara

[57] Per ata do te kete aty fruta dhe cdo gje qe deshirojne

[58] “Paqe!” do te jete fjala prej nje Zoti Meshireplote

[59] (Ndersa keqberesve Ai do t’u thote): “Vecohuni sot ju, o kriminele

[60] Valle, a nuk ju kam urdheruar, o bijte e Ademit, qe te mos e adhuroni djallin, se ai eshte vertet armik i hapet juaji

[61] por te me adhuroni vetem Mua?! Kjo eshte rruga e drejte

[62] Sigurisht qe ai (djalli) ka shpene ne humbje nje mizeri prej jush; valle a nuk po mendoni

[63] Ky eshte Xhehenemi, qe ju ishte premtuar

[64] Digjuni tani ne te, sepse kurre nuk besuat!”

[65] Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojet e do te Na flasin duart e tyre dhe do te deshmojne kembet e tyre per ate qe kane bere

[66] Sikur te donim, Ne do t’ua verbonim atyre syte, keshtu qe ata do ta kerkonin me kot rrugen! Valle, si do te shihnin

[67] Sikur te kishim dashur, Ne do t’i kishim shnderruar ata (ne krijesa te tjera) ne ate vend e ata nuk do te mund as te shkonin e as te ktheheshin

[68] Kujtdo, qe i japim jete te gjate, Ne e bejme serish krijese te dobet. Valle, a nuk kuptojne ata

[69] Ne nuk ia kemi mesuar atij (Muhamedit) poezine e ajo as qe eshte per te. Ky (liber qe ka sjelle) eshte vetem keshille dhe nje Kuran i qarte

[70] per te paralajmeruar kedo qe eshte gjalle dhe per t’u permbushur fjala e Tij ndaj mohuesve

[71] Valle, a nuk e shohin ata se, nder gjerat qe Duart Tona kane krijuar per ta, jane bagetite qe ata zoterojne

[72] Ne beme qe ato t’u nenshtrohen atyre, keshtu qe disa i shalojne e prej disave ushqehen

[73] prej disave pine dhe nxjerrin dobi te tjera. Valle, si te mos falenderojne

[74] Por ata kane zgjedhur zota te tjere ne vend te Allahut, duke shpresuar se do te ndihmohen prej tyre

[75] Zotat nuk mund t’i ndihmojne, e megjithate idhujtaret jane si nje ushtri e pranishme per (t’i mbrojtur) ata

[76] Mos u deshpero nga fjalet e tyre! Ne e dime cfare fshehin dhe cfare shpallin

[77] A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam ate prej pikes se fares, e megjithate ai behet kundershtar i hapet

[78] Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thote: “Kush do t’i ngjalle eshtrat kur te kalben?”

[79] Thuaj: “Do t’i ngjalle Ai qe i krijoi ato per here te pare; Ai ka njohuri te plote per cdo krijese

[80] Ai qe prej drurit te njome beri per ju zjarrin, te cilin e perdorni per te ndezur”

[81] Valle, a nuk eshte i Zoti Ai qe krijoi qiejt dhe Token, t’i rikrijoje ato? Po! Ai eshte Krijuesi i cdo gjeje dhe i Gjithedijshmi

[82] Vertet, urdhri i Tij, kur Ai deshiron dicka, eshte qe t’i thote asaj “Behu!” - dhe ajo behet

[83] Prandaj, qofte lartesuar Ai, ne Doren e te Cilit eshte pushteti mbi cdo gje! Tek Ai do te ktheheni

Radhitësit (Es-Safat)

Surah 37

[1] Betohem ne ata (engjej) qe jane te radhitur

[2] dhe ne ata qe pengojne (te keqen)

[3] dhe ne ata qe e lexojne Kuranin

[4] se, ne te vertete, Zoti juaj eshte Nje

[5] Zot i qiejve dhe i Tokes dhe cfare gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (te diellit)

[6] Ne e kemi stolisur qiellin e kesaj bote me shkelqimin e yjeve

[7] mbrojtje nga djajte kryenece

[8] (Keshtu qe) ata nuk e pergjojne dot Grupin me te Larte (engjejt lart ne qiej) dhe qellohen (me meteore) nga te gjitha anet

[9] Pastaj, ashtu te perzene do te kene vuajtje te perhershme (ne jeten tjeter)

[10] (Djajte nuk pergjojne dot), vec atij qe grabit dicka e qe e ndjek nje yll verbues

[11] Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtare): A eshte me i veshtire krijimi i tyre apo i te gjitha gjerave te tjera qe i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitese

[12] Ti cuditesh (pse ata s’te besojne), ndersa ata te perqeshin (pse cuditesh)

[13] e, kur u drejtohen keshilla, ata nuk ua vene veshin

[14] Kur shohin nje mrekulli, ata e nxisin njeri-tjetrin per t’u tallur

[15] dhe thone: “Kjo s’eshte gje tjeter, vecse nje magji e kulluar!”

[16] (Ata thone): “Valle, kur te vdesim dhe te behemi eshtra e pluhur, a thua njemend do te ringjallemi

[17] Edhe paraardhesit tane te lashte?”

[18] Thuaju: “Po dhe do te jeni te poshteruar!”

[19] Ai (zeri i bririt te ringjalljes) do te jete nje ze i vetem dhe te gjithe (mohuesit e ringjallur) do te shohin (se c’do te behet me ta)

[20] dhe do te thone: “Mjere per ne, kjo eshte Dita e Gjykimit!”

[21] Po, kjo eshte Dita e Gjykimit, te cilen ju e keni pergenjeshtruar

[22] (Engjejve do t’u thuhet): “Mblidhini njerezit e keqij, shoket e tyre (djaj) dhe idhujt qe i kane adhuruar

[23] krahas Allahut e tregojuni atyre rrugen e Zjarrit flakerues

[24] Ndalini ata, se do te pyeten

[25] “C’keni qe nuk e ndihmoni njeri-tjetrin?”

[26] Por, ate Dite ata do te jene plotesisht te dorezuar

[27] e do t’i afrohen njeri-tjetrit, duke u grindur

[28] (Pasuesit) do t’u thone (prijesve): “Ju na vinit nga ana e djathte[273]”

[29] Ata do te pergjigjen: “Jo, ju vete nuk ishit besimtare

[30] Ne nuk kishim kurrfare pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur

[31] E keshtu u permbush fjala e Zotit kunder nesh; ne te gjithe do ta shijojme me siguri denimin

[32] Ne ju mashtruam ju, por edhe vete ishim te mashtruar.”

[33] Ate Dite, te gjithe ata do te jene se bashku ne denim

[34] Ne keshtu veprojme me keqberesit

[35] sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjeter (te vertete) vec Allahut!” - ata tregoheshin mendjemedhenj

[36] dhe thoshin: “Valle, a t’i braktisim hyjnite tona per shkak te nje poeti te marre?”

[37] Nuk eshte ashtu (sic thone ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjelle te verteten dhe ka pohuar ate qe thonin te derguarit e meparshem

[38] Sigurisht, ju do ta provoni denimin e dhembshem

[39] dhe do te shperbleheni vetem sipas asaj qe keni bere

[40] Kurse roberit e sinqerte te Allahut

[41] do te kene miresi te caktuara dhe

[42] fruta te ndryshme e do te jene te respektuar

[43] ne kopshtet e lumturise

[44] ne kolltuke, perballe njeri-tjetrit

[45] Aty do t’u sherbehet nje gote e mbushur nga nje burim i rrjedhshem

[46] (me pije) te bardhe e te shijshme per ata qe do ta pine

[47] Prej saj as nuk do te trullosen dhe as nuk do te dehen

[48] Prane tyre do te jene gra me shikim te ulur e sy te bukur

[49] sikur te ishin veze te ruajtura mire

[50] Ata do t’i qasen njeri-tjetrit e do te bisedojne

[51] Dhe njeri prej tyre do te thote: “Une kam pasur nje shok

[52] i cili me thoshte: “Valle, edhe ti je nga ata qe besojne

[53] se, kur te vdesim e te behemi eshtra e pluhur, do te japim llogari vertet?!”

[54] A doni ta shikoni (ate qe me qortonte per shkak te besimit tim)?”

[55] Dhe ai do te shikoje poshte dhe do ta shohe ate ne mes te Zjarrit flakerues

[56] e do t’i thote: “Per Allahun! Per pak me shkaterrove edhe mua

[57] Po te mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe une do te isha ne zjarr (bashke me ty)”

[58] (Banoret e Xhenetit do te thone:) “A nuk do te vdesim me

[59] pervec vdekjes se pare? Dhe as nuk do te denohemi?”

[60] Vertet, kjo eshte fitorja me e madhe

[61] Per dicka te tille, le te perpiqen punetoret

[62] A eshte me e mire kjo gjendje apo pema e zekumit

[63] Ne e kemi bere ate si mundim per keqberesit

[64] Njemend, kjo peme del nga fundi i Zjarrit flakerues

[65] dhe frutat e saj jane si kokat e djajve

[66] Me te vertete, ata do ta hane kete frute dhe me te do ta mbushin barkun

[67] Pastaj, ata do te kene nje perzierje me uje te nxehte (per te pire)

[68] e pas kesaj, me siguri, kthimi i tyre do te jete ne Zjarrin flakerues

[69] Ata i gjeten eterit e tyre ne humbje

[70] dhe keshtu vazhduan pas gjurmeve te tyre

[71] Por, edhe para tyre humben (rrugen) shumica e popujve te lashte

[72] Ne te vertete, Ne u derguam atyre paralajmerues

[73] E tani shiko se cili qe fundi i atyre qe u paralajmeruan

[74] pervec roberve te sinqerte te Allahut

[75] Kur Nuhu Na thirri (ne ndihme), Ne iu pergjigjem bukur

[76] e shpetuam ate dhe familjen e tij prej katastrofes se madhe

[77] i lame ne jete vetem pasardhesit e tij

[78] dhe e lame ate kujtim te brezat e tjere

[79] “Paqja qofte me Nuhun ndermjet gjithe krijesave!”

[80] Ne, keshtu i shperblejme punedrejtet

[81] Ai eshte vertet nga roberit Tane besimtare

[82] Pastaj i fundosem te tjeret

[83] Pa dyshim qe nje nga ithtaret e (besimit te) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi

[84] Ai i erdhi Zotit te vet me zemer te paster

[85] kur i tha babait dhe popullit te vet: “Cfare adhuroni ju

[86] Valle, a deshironi hyjni te rreme ne vend te Allahut

[87] Cfare mendoni ju per Zotin e gjithesise?”

[88] Pastaj u hodhi nje shikim yjeve

[89] e tha: “Une jam i semure”

[90] Ata u larguan prej tij, duke e lene pas

[91] Pastaj, ai u pervodh te hyjnite e tyre dhe u tha: “A nuk po hani

[92] C’keni, perse nuk flisni?”

[93] Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me doren e djathte

[94] (Mbasi u kthyen dhe pane idhujt e thyer) njerezit nxituan nga ai

[95] Ai u tha: “Valle, ju adhuroni ato qe i keni gdhendur vete

[96] nderkohe qe Allahu eshte Ai qe ju ka krijuar ju dhe gjithcka qe beni?!”

[97] Ata thane: “Pergatitni per te nje furre dhe hidheni ne zjarrin flakerues!”

[98] Dhe deshen t’i ngrinin nje kurth, por Ne i beme ata me te poshteruarit

[99] Ai tha: “Une po shkoj te Zoti im. Ai do te me udhezoje.”

[100] “O Zoti im, dhurome nje femije prej te mireve!”

[101] Dhe Ne i dhame lajmin e gezuar per nje djale te mbare

[102] Kur femija u rrit aq sa ta ndihmonte ne pune, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam pare enderr se duhet te te flijoj. Cfare mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu sic je urdheruar! Dashte Allahu, une do te jem i durueshem!”

[103] Pasi iu nenshtruan qe te dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me balle pertoke

[104] Ne e thirrem: “O Ibrahim

[105] ti e permbushe endrren.” Vertet, Ne keshtu i shperblejme punemiret

[106] Kjo, me te vertete ka qene nje sprove e qarte

[107] Dhe Ne e zevendesuam ate (Ismailin) me nje kurban te madh

[108] dhe i lame atij (Ibrahimit) kujtim te mire ne brezat e mevonshem

[109] “Paqja qofte mbi Ibrahimin!”

[110] Ja, keshtu, Ne i shperblejme punemiret

[111] Ai ka qene vertet nje nga roberit Tane besimtare

[112] Ne i dhame atij lajmin e mire per (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerezve te mire

[113] Dhe Ne e bekuam ate dhe Is’hakun, por midis pasardhesve te tyre, pervec punemireve, ka edhe te atille qe e kane ngarkuar dukshem veten me gjynahe

[114] Ne i dhame dhuntine Tone Musait dhe Harunit

[115] dhe i shpetuam ata te dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh

[116] Ne i ndihmuam dhe ata ngadhenjyen

[117] Ne u dhame atyre Librin e qarte

[118] i udhezuam ne rrugen e drejte

[119] dhe u lame kujtim te mire per ta brezave te mevonshem

[120] “Paqja qofte mbi Musain dhe Harunin!”

[121] Ja, keshtu, Ne i shperblejme punemiret

[122] E pa dyshim, ata te dy jane nga roberit Tane besimtare

[123] Edhe Iljasi ka qene vertet nje prej te derguarve

[124] Ai i tha popullit te vet: “A nuk po i frikesoheni Allahut?!”

[125] Valle, a i luteni ju Ba‘lit[275], ndersa braktisni Krijuesin me te mire

[126] Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e te pareve tuaj te lashte?!”

[127] Ata e quajten ate genjeshtar dhe, per kete shkak, do te cohen (ne denimin e Zjarrit)

[128] pervec roberve te sinqerte te Allahut

[129] Dhe Ne i lame atij kujtim te mire te brezat e mevonshem

[130] “Paqja qofte mbi Iljasin!”

[131] Ja, keshtu, Ne i shperblejme punemiret

[132] Ai ka qene vertet nje nga roberit Tane besimtare

[133] Sigurisht, edhe Luti ka qene njeri prej te derguarve

[134] Ne e shpetuam ate dhe tere familjen e tij

[135] pervec plakes qe mbeti prapa me te denuarit

[136] pastaj i zhdukem te tjeret

[137] Ju qe kaloni prane rrenojave te tyre ne mengjes

[138] dhe naten, a nuk po e mblidhni mendjen

[139] Junusi ka qene gjithashtu njeri nga te derguarit

[140] Ai nxitoi drejt nje anijeje te mbushur plot e perplot

[141] dhe hodhi short (me detaret se kush duhej te hidhej)[276] dhe humbi

[142] Pastaj ate e gelltiti nje balene, se ai kishte bere dicka te gabuar

[143] dhe, po te mos ishte nga ata qe i luten Allahut

[144] me siguri do te mbetej ne barkun e saj deri ne Diten e Ringjalljes

[145] Por Ne e hodhem ate ne nje breg te shkrete, duke qene i semure

[146] Dhe beme qe siper tij te mbinte nje bime kungulli (per t’i bere hije)

[147] Pastaj e derguam ate te njeqind mije e me teper njerez

[148] dhe ata i besuan, prandaj u dhame jete te kendshme per nje kohe

[149] Pyeti ata (o Muhamed): “Valle, per Zotin tend jane vajzat, ndersa per vete kane djemte

[150] Apo Ne i krijuam engjejt si femra e ata ishin deshmitare?!”

[151] Sigurisht qe ata shpifin kur thone

[152] “Allahu ka lindur femije”! - Ata, ne te vertete, jane genjeshtare

[153] Valle, Ai ka parapelqyer vajzat ndaj djemve

[154] Cfare keni qe gjykoni keshtu

[155] A nuk po mendoni

[156] Apo keni ndonje prove te qarte per ate qe thoni

[157] Sillni librin tuaj, nese thoni te verteten

[158] Idhujtaret kane trilluar farefisni ndermjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dine se ata do te sillen te gjithe para Tij

[159] Lavdi Allahut, qofte i paster nga ajo qe ata ia veshin Atij

[160] Por roberit e sinqerte te Allahut nuk adhurojne askend tjeter pervec Tij

[161] “Me te vertete, as ju, as idhujt tuaj

[162] nuk mund te mashtroni askend kunder (Atij)

[163] pervec atyre, qe do te digjen ne Zjarrin flakerues

[164] Cdonjeri prej nesh e ka vendin e caktuar (ne qiell, ku adhuron Allahun)

[165] Ne jemi ata qe qendrojme ne radhe

[166] dhe ne jemi ata qe e lavderojme Ate!”

[167] Edhe pse ata (idhujtaret mekas) thoshin

[168] “Sikur te kishim nje Liber nga popujt e meparshem

[169] ne, me siguri, do te ishim rober te sinqerte te Allahut”

[170] ata e mohuan Kuranin, por se shpejti do ta marrin vesh

[171] Shume kohe me pare Ne u premtuam roberve Tane te derguar

[172] se ata do te ndihmohen (prej Nesh)

[173] dhe se ushtrite tona do te jene me siguri fitimtare

[174] Andaj, largohu prej tyre per njefare kohe

[175] Veshtroji ata (kur t’u zbrese denimi), se edhe ata do ta shohin (si jane pasojat e mosbesimit te tyre)

[176] Valle, a mos po kerkojne ata shpejtimin e denimit Tone

[177] Kur t’u bjere ne mesin e tyre, mengjesi i atyre qe jane paralajmeruar do te jete shume i shemtuar

[178] Andaj, largohu prej tyre per njefare kohe

[179] Veshtroji ata, se edhe ata do ta shohin

[180] I lartesuar qofte Zoti yt, Zoti i Madheshtise e i Lavdise, mbi cfare i veshin ata

[181] Paqja qofte mbi te derguarit

[182] dhe te gjitha lavdet e falenderimet qofshin per Allahun, Zotin e boteve

Sad (Sad)

Surah 38

[1] Sad! Betohem ne Kuranin plot keshilla

[2] (se ti Muhamed thua te verteten), por jobesimtaret jane mendjemedhenj dhe kundershtues

[3] Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kane thirrur per meshire, por ka qene vone

[4] Ata (mekasit) cuditen per ardhjen e nje paralajmeruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtaret thone: “Ky eshte magjistar dhe genjeshtar

[5] A mos kerkon ai, qe te gjithe zotat t’i beje nje Zot te Vetem? Vertet qe kjo eshte nje gje e cuditshme!”

[6] Paria e tyre largohet, duke thene: “Mos ia vini veshin dhe qendroni te durueshem prane zotave tuaj! Kjo eshte puna qe duhet bere vertet

[7] Kete (monoteizem) nuk e kemi degjuar ne fene e fundit (fene e krishtere). Ky eshte vetem nje trillim i genjeshtert

[8] Pse, vetem atij i eshte shpallur Fjala e Allahut ndermjet nesh?!” Po, ata dyshojne ne Keshillen Time, sepse ende nuk e kane provuar denimin Tim

[9] A mos valle, ata kane ne dore thesaret e meshires se Zotit tend, te Plotfuqishmit, Dhuruesit

[10] Apo i tyre eshte pushteti i qiejve, i Tokes dhe c’ka midis tyre?! Atehere le te ngjiten me litar (ne qiell)

[11] Grupi i tyre (mekasve) eshte vetem nje prej ushtrive, te cilat do te shpartallohen

[12] Edhe para tyre ka pergenjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerezit)

[13] por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banoret e Ejkes; ata ishin vertet ushtri te fuqishme

[14] Te gjithe ata i quajten te derguarit genjeshtare, andaj e merituan denimin Tim

[15] Kurse keta (mekasit) presin vetem nje britme (fryrjen e pare te bririt) qe nuk do te pushoje

[16] Ata thone: “O Zoti yne, shpejtona pjesen tone (te denimit) para Dites se Llogarise!”

[17] Ti duroje ate qe thone ata dhe kujtoje robin Tone te fuqishem, Davudin, qe perhere i drejtohej Zotit

[18] Ne ia nenshtruam malet qe, bashke me te, t’i luteshin Allahut, ne mbremje dhe ne mengjes

[19] edhe shpendet e tubuar. Te gjithe i drejtoheshin Atij

[20] Ne ia forcuam mbreterine dhe i dhame mencuri e dijeni per te gjykuar

[21] A e ke degjuar historine e dy kundershtareve, qe hipen mbi murin e faltores se tij

[22] Kur hyne te Davudi, ai u frikesua prej tyre. Ata thane: “Mos u frikeso! Ne jemi dy kundershtare, nje nga te cilet i ka bere padrejtesi tjetrit, prandaj gjyko me drejtesi dhe mos u shmang (prej se vertetes), por na udhezo ne rruge te drejte”

[23] (Njeri prej tyre tha:) “Ky eshte vellai im. Ai ka nentedhjete e nente dele, kurse une kam vetem nje dele, andaj me tha: “Ma jep mua ate!” - dhe me mundi me fjale.”

[24] Davudi tha: “Vertet, ai te ka bere padrejtesi qe te ka kerkuar delen tende te vetme, per ta bashkuar me delet e veta. Shume bashkepronare i bejne padrejtesi njeri-tjetrit, pervec atyre qe besojne dhe bejne pune te mira, por ata jane pak”. Davudi e kuptoi, se ne te vertete Ne e kishim vene ne prove ate, prandaj kerkoi falje nga Zoti i vet, ra ne gjunje dhe u perul, duke u penduar

[25] Pastaj, Ne ia falem kete e ai te Ne do te jete i afert dhe do te kete strehim te mire (ne jeten tjeter)

[26] “O Davud, Ne te kemi bere mekembes ne Toke, prandaj gjyko ndermjet njerezve me drejtesi dhe mos shko pas deshirave dhe tekave, se ato te largojne nga rruga e Allahut! Me te vertete, per ata qe largohen nga rruga e Allahut, ka denim te ashper, ngaqe e kane harruar Diten e Llogarise.”

[27] Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Token dhe cfare ndodhet midis tyre. Kjo eshte hamendja e jobesimtareve; prandaj mjere jobesimtaret kur te hidhen ne zjarr

[28] A t’i trajtojme njelloj ata qe besojne e bejne vepra te mira dhe turbulluesit ne Toke?! A t’i trajtojme njelloj njerezit e devotshem dhe njerezit e mbrapshte

[29] Ky (Kuran) eshte nje liber i bekuar, qe Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), per te persiatur mbi vargjet e tij dhe per t’u keshilluar me te mendaret

[30] Ne i falem Davudit Sulejmanin, nje rob te mrekullueshem. Ai i drejtohej gjithnje me pendese Zotit

[31] Kur nje pasdite iu paraqiten kuajt kembeshpejte

[32] ai tha: “Une shfaqa dashuri me te madhe per pasurine (kuajt), sesa per lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit

[33] M’i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t’i prese me shpate kembet dhe qafat e tyre

[34] Ne e vume ne prove Sulejmanin dhe vendosem ne fronin e tij nje trup, por ai iu drejtua Zotit

[35] dhe tha: “O Zoti im, me fal dhe me dhuro nje pushtet qe te mos e kete askush pas meje! Me te vertete, Ti je Dhurues i madh!”

[36] Pastaj, Ne ia nenshtruam atij eren qe te frynte me urdhrin e tij, andej nga te donte ai

[37] (Gjithashtu ia nenshtruam) edhe djajte, ndermjet te cileve kishte ndertues dhe zhytes ne uje

[38] si dhe te tjere te lidhur ne pranga

[39] (Ne i thame): “Kjo eshte dhurata Jone per ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gje prej saj, sepse nuk do te kesh kurrfare llogarie per kete

[40] Me te vertete, ai te Ne do te kete vend te afert dhe strehim te mire (ne jeten tjeter)

[41] Kujtoje robin Tone Ejubin, kur iu lut Zotit te vet: “Me te vertete, me ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!”

[42] (Ne iu pergjigjem): “Bjeri me kembe tokes dhe aty do te dale nje burim me uje te ftohte per larje dhe pirje!”

[43] Ne ia kthyem atij familjen dhe dy here me teper, si meshire prej Nesh dhe keshillim per mendaret

[44] (Ne i thame atij): “Merr me doren tende nje tufe thuprash e bjeri lehte me to (gruas tende) dhe mos e shkel betimin tend![279]” Ne e gjetem ate te durueshem, rob te mrekullueshem. Ai kthehej vazhdimisht me pendese tek Zoti

[45] Kujto roberit Tane: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, te forte (ne besim) dhe largpames

[46] Ne u dhuruam atyre nje virtyt te vecante, qe ta kene gjithmone ne mend boten e ardhshme

[47] Njemend, ata jane tek Ne, nga njerezit me te mire e me te zgjedhur

[48] Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Te gjithe ata kane qene nga besimtaret e zgjedhur e te mire

[49] Ky eshte nje perkujtim. Vertet, per njerezit qe ruhen nga gjynahet, ka kthim te mire (ne boten tjeter)

[50] ne kopshtet e Adnit, dyert e te cilit jane te hapura per ta

[51] Aty do te prehen e do te kenaqen me peme dhe pije te llojllojshme

[52] Prane tyre do te kete hyri te delira e moshatare qe nuk shikojne anash

[53] Kjo ju eshte premtuar per Diten e Llogarise

[54] Keto jane, njemend, begatite Tona qe nuk kane te sosur

[55] Kjo eshte keshtu (per besimtaret). Kurse per njerezit e pabindur, do te kete vertet nje kthim te keq

[56] ne Xhehenem, ku do te digjen. Eh, sa vendqendrim i shemtuar qe eshte ai

[57] Kjo i pret ata! Le ta shijojne ujin e valuar dhe te qelbet

[58] dhe te tjera mundime te llojllojshme, te ngjashme me to

[59] Ne do t’u themi prijesve te jobesimtareve: “Ky eshte nje grumbull bashke me ju.[280] Nuk ka mireseardhje per ta. Me siguri qe ata do te digjen ne zjarr!”

[60] Pasuesit jobesimtare do t’u thone prijesve te tyre: “Ah, ju mos paci clirim e as qetesi! Ju na keni sjelle ne kete gjendje! Eh, sa strehim i keq eshte ky!”

[61] Pastaj ata do te thone: “O Zoti yne! Atyre qe na e pergatiten kete neve, dyfishojua denimin ne Zjarr!”

[62] Do te thone: “Pse nuk po i shohim njerezit, qe ne i quanim te keqij

[63] dhe i perqeshnim apo na kane humbur sysh?”

[64] Kjo do te ndodhe vertet. Banoret e zjarrit (te Xhehenemit) do te grinden ndermjet tyre

[65] Thuaj (o Muhamed): “Ne te vertete, une jam vetem paralajmerues. Nuk ka zot tjeter te vertete pervec Allahut, te Vetmit, Ngadhenjimtarit

[66] Zotit te qiejve e te Tokes dhe te gjithckaje qe gjendet midis tyre, te Plotfuqishmit, Falesit te Madh”

[67] Thuaj: “Ky (Kuran) eshte nje mesazh i madh

[68] e megjithate ju nuk po ia vini veshin atij

[69] Une nuk kam pasur asnje dijeni per Grupin me te Larte, kur diskutonin mes tyre (per krijimin e Ademit)

[70] Mua me eshte shpallur se jam vetem paralajmerues i qarte.”

[71] Kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do te krijoj nje njeri prej balte

[72] Kur t’i jap trajte dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, peruljuni ne sexhde atij!”

[73] te gjithe engjejt se bashku u perulen ne sexhde

[74] pervec Iblisit; ai u be mendjemadh e nje nga mohuesit

[75] Zoti tha: “O Iblis, c’te pengoi ty qe te mos peruleshe ne sexhde para atij qe e kam krijuar Vete me duart e Mia? A mos u bere mendjemadh apo mendon se je nga te lartet?”

[76] Iblisi tha: “Une jam me i mire se ai. Mua me ke krijuar prej zjarrit, kurse ate prej balte”

[77] Allahu tha: “Atehere dil prej Xhenetit! Me te vertete, ti je i mallkuar

[78] dhe mallkimi Im do te jete mbi ty deri ne Diten e Gjykimit”

[79] Ai tha: “O Zoti im, me jep afat deri ne diten kur do te ringjallen ata!”

[80] Zoti tha: “Ne te vertete, ty do te te jepet afat

[81] deri ne nje dite te caktuar (kur i fryhet Surit per here te pare)”

[82] Ai tha: “Betohem ne madherine Tende se une do t’i mashtroj ata te gjithe

[83] pervec roberve te Tu te sinqerte!”

[84] Zoti tha: “E verteta eshte - dhe Une them vetem te verteten

[85] se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me te gjithe ata qe te pasojne ty”

[86] Thuaj (o Muhamed): “Une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi per kete (Kuran) e as pretendoj te jem dicka qe s’jam

[87] Ne te vertete, ky Kuran eshte keshille per tere boten

[88] Dhe ju me siguri qe do ta merrni vesh te verteten shume shpejt!”

Grupet (Ez-Zumer)

Surah 39

[1] Ky Liber eshte shpallur nga Allahu i Plotfuqishem dhe i Gjithedijshem

[2] Njemend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me te verteten. Andaj adhuro vetem Allahun me perkushtim te cilter per Te

[3] Vetem Allahut i takon adhurimi i vertete. Sa per ata qe marrin mbrojtes te tjere, pervec Tij, duke thene: “Ne u lutemi atyre vetem qe te na afrojne tek Allahu”, Allahu me siguri qe do t’i gjykoje per mospajtimet qe kane pasur. Vertet, Allahu nuk e udhezon ate qe eshte genjeshtar e mohues

[4] Sikur te donte Allahu te merrte nje bir, Ai do te zgjidhte ke te pelqente prej krijesave te Veta. Qofte i lartesuar Ai nga kjo gje! Ai eshte Allahu, i Vetmi dhe Ngadhenjimtari

[5] Ai i ka krijuar qiejt dhe Token per te shpallur te Verteten. Ai e ben naten te kaloje ne dite dhe diten ne nate, Ai e ka nenshtruar Diellin dhe Henen. Te gjitha levizin per nje kohe te caktuar. Vertet, Ai eshte i Plotfuqishem dhe Fales i Madh

[6] Ai ju krijoi prej nje njeriu te vetem; pastaj, prej tij krijoi shoqen e tij. Ai ka krijuar per ju tete cifte bagetish[281]. Ai ju krijon ne barqet e nenave tuaja, faze pas faze ne nje erresire te trefishte. Ky eshte Allahu - Zoti juaj; Atij i perket i tere pushteti; nuk ka zot tjeter te vertete pervec Tij. Atehere, si eshte e mundur qe largoheni prej Tij

[7] Nese ju e mohoni Ate, dijeni se Allahu eshte vertet i pavarur prej jush. Megjithate, Ai nuk eshte i kenaqur me mosmirenjohjen e roberve te Tij, por kenaqet me ju, nese e falenderoni. Asnje gjynahqar nuk do t’i mbarte gjynahet e tjetrit. Pastaj, do te ktheheni te Zoti juaj e Ai do t’ju njoftoje per ate qe keni bere, sepse Ai e di vertet se c’keni ne zemrat tuaja

[8] Kur njeriun e godet nje e keqe, ai i lutet Zotit te vet, duke iu drejtuar me pendese. E kur atij i vjen nje e mire prej Zotit, ai harron se per cfare ishte duke u lutur me pare dhe sajon zota te tjere te barabarte me Allahun, per t’i larguar te tjeret nga rruga e Tij. Thuaj (o Muhamed)[282]: “Kenaqu pak me mosbesimin tend! Ti, me siguri, do te jesh nga banoret e zjarrit!”

[9] A mund te krahasohet ai qe falet naten, duke bere sexhde dhe duke qendruar ne kembe e qe ruhet prej jetes tjeter dhe shpreson ne meshiren e Zotit te tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: “A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?! Vetem mendaret i pranojne keshillat!”

[10] Thuaj: “O rober besimtare (te Allahut), frikesojuni Zotit tuaj! Ata qe bejne mire ne kete jete, do te kene te mira. Toka e Allahut eshte e gjere. Vetem ata qe jane te durueshem do te shperblehen pa mase”

[11] Thuaj: “Une jam urdheruar qe ta adhuroj Allahun me perkushtim te sinqerte

[12] Une jam urdheruar te jem i pari nga ata qe i nenshtrohen Atij.”

[13] Thuaj: “Une i trembem vertet denimit te Dites se madhe, nese nuk i bindem Zotit tim”

[14] Thuaj: “Vetem Allahun e adhuroj me besimin tim te plote e te sinqerte

[15] kurse ju adhuroni ke te doni ne vend te Tij!” Thuaj: “Te humburit e vertete jane ata qe do te humbin veten dhe familjen e tyre ne Diten e Kiametit. Ja, kjo eshte humbja e qarte”

[16] Ata do te mbulohen me shtresa zjarri nga siper dhe nga poshte. Me kete, Allahu i tremb roberit e Vet. “O roberit e Mi, me kini frike Mua!”

[17] Le te gezohen ata qe shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme te gezueshme roberve te Mi

[18] te cilet, pasi i degjojne fjalet (qe u thuhen), ndjekin ate qe eshte me e mira prej tyre. Keta jane ata qe Allahu i ka udhezuar ne rruge te drejte; keta jane mendaret

[19] Valle, a mund ta udhezosh ti (o Muhamed) ate qe meriton te denohet dhe a mund ta shpetosh ate qe gjendet ne Zjarr

[20] Nderkaq, ata qe i frikesohen Zotit, do te kene dhoma te ngritura mbi njera-tjetren, prane te cilave rrjedhin lumenj. Ky eshte premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet

[21] A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e ben ate te buroje nga toka? Nepermjet tij Ai nxjerr bime te llojllojshme, ngjyrash te ndryshme, te cilat, me pas thahen e zverdhen dhe pastaj Ai i therrmon. Me te vertete, ne te gjitha keto ka keshilla per ata qe jane te mencur

[22] A eshte njelloj si ai qe Allahu ia ka hapur kraharorin per te pranuar Islamin, duke qene keshtu ne driten e Zotit te vet, (ashtu edhe ai qe e ka zemren te mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjere ata qe e kane zemren te pandjeshme, kur permendet Allahu! Njerez te tille jane ne humbje te qarte

[23] Allahu ka shpallur Fjalen me te bukur (Kuranin) ne formen e nje libri, pjeset e te cilit i ngjasojne njera-tjetres dhe perseriten. Prej tij u rreqethet lekura atyre qe i frikesohen Zotit te tyre e, mandej qetesohen lekura dhe zemrat e tyre, kur permendet Allahu. Ky Liber eshte udhezim i Allahut. Nepermjet tij Allahu udhezon ke te doje. Ndersa ate qe Allahu e shpie ne humbje, s’mund ta udhezoje kush

[24] A eshte njesoj si ai qe do ta vuaje me fytyren e vet denimin e rende ne Diten e Kiametit, (ashtu edhe ai qe eshte i shpetuar)?! Keqberesve do t’u thuhet: “Shijoni ate qe keni fituar!”

[25] Edhe ata qe ishin para tyre i quajten genjeshtare (te derguarit), prandaj atyre u erdhi denimi prej nga nuk e prisnin

[26] Allahu i poshteroi ata qe ne kete jete, por denimi i jetes tjeter do te jete me i madh! Vec sikur ta dinin

[27] Vertet, Ne u kemi sjelle njerezve shembuj ne kete Kuran per cdo gje, per t’ua vene veshin

[28] Ne e kemi shpallur Kuranin ne gjuhen arabe dhe pa asnje kunderthenie, me qellim qe ata ta ruajne veten nga e keqja

[29] Degjojeni kete shembull qe ka sjelle Allahu! Jane dy njerez: njeri ka shume bashkepronare qe e kundershtojne njeri-tjetrin, ndersa tjetri ka vetem nje pronar, te cilit i perkushtohet. A jane te njejte ata ne krahasim?! Lavderuar qofte Allahu, por shumica e tyre nuk e dine kete

[30] Sigurisht qe ti (o Muhamed) do te vdesesh nje dite e, sigurisht qe edhe ata do te vdesin

[31] Pastaj, ne Diten e Gjykimit, ju do te grindeni para Zotit tuaj

[32] Kush eshte me i keq se ai qe trillon genjeshtra per Allahun dhe hedh poshte te Verteten (Kuranin), kur ajo i vjen atij?! A nuk eshte Xhehenemi strehe per mohuesit

[33] Ata, qe e shpallin te Verteten dhe qe i besojne asaj, pikerisht ata jane te perkushtuarit qe i frikesohen Zotit

[34] Ata do te kene cfare te duan te Zoti i tyre. Ky eshte shperblimi per punemiret

[35] Allahu do t’ua fale atyre veprat me te keqija qe kane bere dhe do t’i shperbleje sipas veprave me te mira qe kane bere

[36] A nuk i mjafton Allahu robit te Vet?! Ata te frikesojne ty (o Muhamed) me zota te tjere, pervec Tij. Ate qe Allahu e shpie ne humbje, nuk mund ta udhezoje kush

[37] Ndersa ate qe e udhezon Allahu, askush nuk mund ta shpjere ne humbje. A nuk eshte Allahu i Plotfuqishem dhe i Zoti per t’u hakmarre

[38] Nese ti (o Muhamed) i pyet ata (mekasit pagane) se kush i ka krijuar qiejt dhe Token, me siguri qe do te te thone: “Allahu”. Thuaju: “Si mendoni, nese Allahu deshiron te me shkaktoje ndonje dem, a mund ta largojne ate idhujt qe ju i adhuroni krahas Tij?! Po nese Ai deshiron te me meshiroje, a mund ta pengojne ata meshiren e Tij?!” Thuaju: “Mua me mjafton Allahu. Tek Ai le te mbeshteten ata qe kerkojne mbeshtetje”

[39] Thuaj: “O populli im! Veproni sipas menyres suaj, edhe une do te veproj sipas simes! Shume shpejt do ta merrni vesh

[40] se kush do te marre nje denim poshterues dhe ndeshkim te perhershem!”

[41] Ne ta kemi zbritur ty Librin me te verteten per te udhezuar njerezit. Kush shkon ne rruge te drejte, ai e ka per te miren e vet, ndersa kush e humb kete rruge, ai humb ne dem te vet. Ti (o Muhamed) nuk je pergjegjes per ata

[42] Allahu ua merr shpirtrat atyre qe u ka ardhur casti i vdekjes dhe atyre qe nuk kane vdekur, por qe jane ne gjume. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij qe i eshte caktuar vdekja, ndersa te tjereve ua le deri ne nje kohe te caktuar. Me te vertete, keto jane shenja per njerezit qe mendojne

[43] A zgjedhin ata, pervec Allahut, ndermjetesues te tjere (qe gjoja do t’i afrojne prane Allahut)?! Thuaj: “Valle, a i merrni edhe pse nuk kane asgje ne dore dhe nuk kuptojne?!”

[44] Thuaju: “Ndermjetesimi eshte i gjithi ne duart e Allahut; Atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokes e pastaj tek Ai do te ktheheni”

[45] Kur permendet vetem Allahu, zemrat e atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter neveriten, ndersa, kur permenden te tjeret, pervec Allahut, ata menjehere gezohen

[46] Thuaj: “O Zoti im, Krijues i qiejve dhe i Tokes, Njohes i se dukshmes e i te padukshmes, Ti do te gjykosh mes roberve te Tu per kundershtite qe kane pasur”

[47] Sikur keqberesit te kishin cdo gje qe gjendet ne Toke, dhe po kaq me teper, te gjitha keto do t’i flijonin (per te shpetuar) prej denimit te ashper ne Diten e Kiametit. Atehere, do te perballen me ate qe nuk e kane llogaritur

[48] do t’u shfaqen atyre te keqijat qe kane bere dhe do t’i kaploje ajo te cilen e perqeshnin

[49] Kur njeriut i bie ndonje e keqe, ai na lutet Neve; por, kur pas kesaj, i ofrojme nje te mire prej Nesh, ai thote: “Kjo me eshte dhene vetem pse kam ditur”. Nuk eshte keshtu! Kjo eshte vetem nje sprove, por shumica e tyre nuk e dine

[50] Keshtu thoshin edhe ata qe ishin para tyre, prandaj nuk paten dobi nga ajo qe paten fituar

[51] Prandaj ata i goditi denimi i te keqijave qe kishin punuar. Por, edhe keqberesve prej ketyre[283] do t’u bjere denimi per te keqijat, qe kane bere e nuk do te mund t’i ikin atij

[52] A nuk e dine ata se Allahu ia shton apo ia pakeson riskun kujt te doje?! Vertet, ne kete ka shenja per njerezit qe besojne

[53] Thuaj: “O roberit e Mi, qe i keni bere keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresen ne meshiren e Allahut! Allahu, me siguri, i fal te gjitha gjynahet. Vertet, Ai eshte Falesi i madh dhe Meshireploti

[54] Kthehuni tek Zoti juaj dhe nenshtrojuni Atij, para se t’ju vije denimi, sepse atehere nuk do te mund t’ju ndihmoje kush

[55] Ndiqni me te miren e asaj qe ju eshte shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vije denimi papritmas, pa e ndier ate

[56] qe te mos thote njeriu: “Mjere per mua qe nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!”

[57] Ose te thote: “Sikur Allahu te me kishte udhezuar, do te isha bere njeri i devotshem”

[58] Ose te thote, kur ta shohe denimin: “Ah, sikur te ishte e mundur per t’u kthyer edhe nje here e te behesha njeri i mire”

[59] (Allahu do t’u thote): “Me te vertete, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bete mendjemedhenj e jobesimtare”

[60] Ne Diten e Kiametit do t’i shihni ata qe kane trilluar genjeshtra per Allahun, me fytyra te nxira. Valle, a nuk eshte Xhehenemi vend per ata qe jane mendjemedhenj

[61] Por Allahu do t’i shpetoje ata qe jane ruajtur me te mirat e bera, prandaj ata nuk do t’i preke e keqja e as nuk do te pikellohen

[62] Allahu eshte Krijuesi i cdo gjeje dhe Ai eshte Mbikeqyres i cdo gjeje

[63] Te Tij jane celesat e qiejve e te Tokes! Sa per ata qe i mohojne shpalljet e Allahut, ata jane te humbur

[64] Thuaju atyre: “Valle, ju po me urdheroni qe te adhuroj dike tjeter, pervec Allahut, o te paditur?!”

[65] Me te vertete, te eshte shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre qe kane qene para teje: “Nese i shoqeron Allahut dicka tjeter (ne adhurim), me siguri qe punet e tua do te zhvleresohen dhe do te jesh nder te humburit

[66] Prandaj, adhuro vetem Allahun dhe behu falenderues!”

[67] Ata nuk e kane vleresuar sic duhet fuqine e Allahut. Ne Diten e Kiametit, e tere Toka do te jete ne grushtin e Tij, ndersa qiejt do te mbeshtillen nen te djathten e Tij. Qofte i lavderuar Ai dhe i lartesuar mbi idhujt qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[68] Kur do t’i fryhet Surit, do te vdesin te gjithe ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, pervec atyre qe do Allahu; pastaj do te fryhet per te dyten here ne Sur dhe ata pernjehere do te ngjallen e do te presin

[69] Dhe Toka do te shndrise me driten e Zotit te vet dhe do te vendoset Libri (i veprave). Pastaj do te sillen profetet dhe deshmitaret e ata do te gjykohen me drejtesi, e nuk do t’u behet asnje padrejtesi

[70] Secilit do t’i jepet shperblimi per ate qe ka bere, sepse Ai e di me se miri se cfare kane punuar

[71] Jobesimtaret do te shtyhen grupe-grupe ne Xhehenem dhe, kur te arrijne atje, do te hapen dyert e tij dhe rojtaret do t’u thone atyre: “A nuk ju kane ardhur te derguar midis jush, te cilet ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju terhiqnin verejtjen per takimin e kesaj dite?!” Mohuesit do te thone: “Po, eshte e vertete!” E keshtu permbushet fjala e Allahut per denimin e mohuesve

[72] Atyre u thuhet: “Hyni ne portat e Xhehenemit, ku do te qendroni gjithmone!” Sa vend i shemtuar qe eshte ai per mendjemedhenjte

[73] Ndersa ata qe i jane frikesuar Zotit te tyre, do te cohen grupe-grupe ne Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do te hapen e rojtaret e tij do t’u thone atyre: “Shpetimi qofte mbi ju! Ju keni qene njerez te mire, andaj hyni ne te dhe qendroni pergjithmone!”

[74] Ata do te thone: “Lavdi Allahut, qe permbushi premtimin e Vet e na dha ne trashegim Xhenetin, ku te vendosemi si te duam!” Sa i mrekullueshem eshte shperblimi i atyre qe kane punuar drejt

[75] Do t’i shohesh engjejt te tubuar rreth Fronit, duke lavderuar me falenderim Zotin e tyre. Njerezimi do te gjykohet me drejtesi dhe te gjithe do te thone: “Falenderimi qofte per Allahun, Zotin e boteve!”

Falësi (El-Gafir)

Surah 40

[1] Ha, Mim

[2] Shpallja e ketij Libri eshte prej Allahut, te Plotfuqishmit dhe te Gjithedijshmit

[3] Falesit te gjynaheve dhe Pranuesit te pendimit, qe denon ashper, si dhe Zoteruesit te te mirave. Nuk ka zot tjeter te vertete pervec Tij dhe tek Ai do te kthehen te gjithe

[4] Askush nuk i ve ne dyshim shpalljet e Allahut, pervec atyre qe nuk besojne, prandaj mos te mashtroje ty bredhja e tyre neper bote

[5] Ne te vertete, edhe para tyre[284] i mohoi (shpalljet dhe mrekullite e Allahut) populli i Nuhut. E po ashtu edhe grupet e tjera pas tij. Secili popull u perpoq ta mundonte te derguarin e vet dhe ta mohonte te verteten me kundershtime te rreme, andaj Une i denova ata. Eh, si ka qene denimi Im

[6] Dhe keshtu, Fjala e Zotit tend do te permbushet per jobesimtaret: ata do te jene vertet banore te Zjarrit

[7] Ata (engjej), qe e mbajne Fronin dhe ata qe jane rreth tij, e madherojne Zotin e tyre me falenderim dhe i besojne Atij. Ata lypin falje per besimtaret, duke thene: “O Zoti yne, Ti perfshin cdo gje me meshiren dhe dijenine Tende, prandaj fali ata qe jane penduar e qe ndjekin rrugen Tende dhe ruaji ata prej denimit te Zjarrit flakerues

[8] O Zoti yne, shpjeri ata ne kopshtet e Adnit, te cilat ua ke premtuar, se bashku me te devotshmit prej prinderve te tyre, bashkeshorteve te tyre dhe pasardhesve te tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti

[9] Dhe shpetoji ata nga e keqja! Ate qe Ti e shpeton nga e keqja ate Dite, Ti e ke meshiruar; e ky, me te vertete, eshte shpetimi i madh!”

[10] Atyre qe kane mohuar, do t’u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush eshte me e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur ne besim, por keni mohuar.”

[11] Ata do te pergjigjen: “O Zoti yne, na ke bere te vdesim dy here dhe na ke ngjallur dy here. Tani i pranojme gjynahet tona. Prandaj, a ka ndonje rrugedalje (nga Xhehenemi)?”

[12] Atyre do t’u thuhet: “Ju keni pesuar kete fat, sepse, kur thirrej Allahu i Vetem, ju mohonit, por, kur i shoqerohej Atij dicka tjeter (ne adhurim), ju besonit. Sot gjykimi i perket vetem Allahut, te Lartit e te Madherishmit

[13] Eshte Ai qe ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton kete, pervec atyre qe kthehen tek Ai te penduar

[14] Andaj, lutjuni Allahut me adhurim te sinqerte per Te, edhe nese kete e urrejne jobesimtaret

[15] Ai eshte zoterues i cilesive me te larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dergon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, qe ka zgjedhur prej roberve te Vet, per t’i paralajmeruar per Diten e Takimit me Ate

[16] per Diten, kur ata do te paraqiten te zbuluar, kur asgje e tyre nuk do te jete e fshehte per Allahun. Kujt i perket pushteti i asaj dite? Allahut, te Vetmit, Ngadhenjimtarit

[17] Ate dite, cdo njeri do te shperblehet sipas asaj qe ka punuar; ate dite nuk ka padrejtesi! Allahu, me te vertete, eshte i shpejte ne llogari

[18] Paralajmeroji ata per Diten e afert te Gjykimit, kur zemrat do t’u vijne deri ne fyt prej pikellimit. Per njerezit e keqij nuk ka asnje mik te afert dhe as ndermjetesues te pranueshem

[19] Allahu e di shikimin e pervjedhur te syrit dhe ate qe fsheh zemra

[20] Ai gjykon me drejtesi, ndersa idhujt te cileve u luten, pervec Tij, nuk gjykojne asgje. Vertet, Allahu degjon dhe sheh cdo gje

[21] A nuk kane udhetuar ata[285] neper bote, qe te shohin se si ka qene fundi i atyre qe kane jetuar me pare, kombe shume here me te fuqishem dhe me me shume gjurme (permendore, ndertime) se keta? Allahu i denoi per shkak te gjynaheve te tyre dhe ata nuk paten askend qe t’i mbronte prej denimit te Allahut

[22] Kjo ndodhi, sepse atyre u vinin te derguarit me prova te qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i denoi. Vertet qe Ai eshte i Fuqishem dhe ndeshkon ashper

[23] Me pare Ne e derguam Musain me mrekullite Tona dhe me nje autoritet te qarte

[24] te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thane: “Ky eshte magjistar dhe genjeshtar!”

[25] Dhe, kur ai u solli atyre te Verteten prej Nesh, ata thane: “Vritini djemte e atyre qe i kane besuar atij dhe lerini te gjalla vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve jane te denuara te deshtojne

[26] Faraoni tha: “Me lini ta vras Musain e ai le ta therrase ne ndihme Zotin e vet. Une vertet druhem mos ai do t’jua ndryshoje fene tuaj ose do te shkaktoje trazira ne Toke”

[27] Musai tha: “Une i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj per te me mbrojtur prej cdo mendjemadhi, qe nuk beson ne Diten e Llogarise”

[28] Por nje njeri besimtar, nga te afermit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Valle, do te vrisni nje njeri vetem se thote Allahu eshte Zoti im”, nderkohe qe ai ju ka sjelle shenja te qarta prej Zotit tuaj?! Nese eshte genjeshtar, atij i perket denimi i genjeshtres se vet e, nese eshte i drejte, atehere ju do t’ju godase dicka prej asaj me te cilen ju kercenohet ai. Vertet, Allahu nuk e udhezon ne rruge te drejte ate qe e tepron me te keqija dhe eshte genjeshtar

[29] O populli im, sot juve ju perket pushteti i tokes, por kush do te na mbroje nga denimi i Allahut, kur ai te na bjere neve?” Faraoni tha: “Une ju tregoj vetem ate qe shoh dhe ju udhezoj vetem ne rrugen e drejte”

[30] Atehere, ai qe ishte besimtar tha: “O populli im, une druaj qe do t’ju arrije denimi si popujve te meparshem

[31] ashtu sic ka qene per popullin e Nuhut, per fiset Ad e Themud dhe per breznite pas tyre. Allahu nuk synon padrejtesi per roberit e Vet

[32] O populli im, une i druhem vertet Dites, kur do te therrisni njeri-tjetrin

[33] Dites kur, nga frika do te ikni prapa, pa pasur askend qe t’ju mbroje nga denimi i Allahut. Ate qe Allahu e shpie ne humbje, nuk mund ta udhezoje kush

[34] Shume kohe me pare, juve ju pati ardhur Jusufi me prova te qarta, por ju vazhdimisht dyshonit ne ate qe ju kishte sjelle ai. E, kur ai vdiq, ju thate: “Allahu nuk do te nise me te derguar pas tij!” Ja, keshtu Allahu e shpie ne humbje cdokend qe e kalon kufirin ne te keqija dhe dyshon

[35] Ata qe i kundershtojne shpalljet e Allahut, pa pasur asnje prove, jane te urryer ne syte e Allahut dhe ne syte e atyre qe besojne. Keshtu, Allahu ia vulos zemren cdo mendjemadhi e dhunuesi”

[36] Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndertoma nje kulle qe t’i arrij rruget

[37] rruget e qiellit e te shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai (Musai) genjen”. Keshtu, Faraonit iu duken te bukura veprat e tij te shemtuara dhe u shmang nga rruga e drejte, por dredhia e tij e coi vetem ne rrenim

[38] Ai qe ishte besimtar tha: “O populli im, me pasoni, qe une t’ju udhezoj ne rrugen e drejte

[39] O populli im, ne te vertete, jeta e kesaj bote eshte vetem kenaqesi e perkohshme, ndersa jeta tjeter eshte Shtepi e perhershme

[40] Ata qe bejne vepra te keqija, do te denohen vetem sipas veprave te bera; ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, qofshin meshkuj apo femra, do te hyjne ne Xhenet. Aty do te begatohen pa kufizim

[41] O populli im, c’eshte kjo, une ju therras ne shpetim, ndersa ju me therrisni ne zjarr

[42] Ju me therrisni qe te mohoj Allahun dhe t’i shoqeroj Atij (ne adhurim) zota te tjere, per te cilet nuk di asgje, ndersa une ju bej thirrje te adhuroni te Plotfuqishmin, Falesin e Madh

[43] Pa dyshim, zotave drejt te cileve me ftoni ju, nuk mund t’u lutesh, as ne kete bote, as ne tjetren; kthimi yne eshte tek Allahu. Ata qe e teprojne me te keqija, do te jene banore te Zjarrit

[44] Ju se shpejti do ta kujtoni ate qe po ju them! Une ceshtjen time ia le Allahut, sepse Ai i sheh vertet roberit e Vet”

[45] Dhe Allahu e ruajti ate prej te keqijave dhe kurtheve te tyre, ndersa ithtaret e Faraonit i kaploi denimi i vrazhde

[46] Ata do te cohen para Zjarrit ne mengjes dhe mbremje (ne jeten e varrit) e, kur te arrije Ora (e Kiametit), do te thuhet: “Hidhni ithtaret e Faraonit ne denimin me te rende!”

[47] Dhe, kur te grinden ne Zjarr, te dobetit do t’u thone eproreve qe madheshtoheshin: “Ne ishim ithtaret tuaj, ndaj, a mund te shmangni prej nesh nje pjese te denimit tone?”

[48] Ata qe madheshtoheshin, do te thone: “Te gjithe ne jemi ne zjarr. Allahu tashme i ka gjykuar roberit e Tij”

[49] Dhe ata qe gjenden ne zjarr, do t’u thone rojtareve te Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj qe te na lehtesoje denimin, qofte vetem nje dite”

[50] Ata do te pergjigjen: “Valle, a nuk ju kane sjelle te derguarit tuaj prova te qarta?” Ata do te thone: “Po, eshte vertete”. Do t’u thuhet: “Atehere therrisni per ndihme!” Por thirrjet e tyre do te jene te kota

[51] Sigurisht, Ne do t’i ndihmojme te derguarit Tane dhe besimtaret, si ne jeten e kesaj bote, ashtu edhe ne Diten, kur do te sillen deshmitaret

[52] Ate Dite, keqberesve nuk do t’u beje dobi shfajesimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe nje vendbanim i shemtuar

[53] Ne i kemi dhene Musait udhezimin Tone dhe u kemi dhene ne trashegim bijve te Israilit Librin

[54] si udherrefyes dhe keshille per mendaret

[55] Andaj, behu i durueshem ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut eshte i vertete. Lutju Zotit per faljen e gjynaheve te tua dhe lartesoje Zotin tend me falenderim, ne mbremje dhe mengjes

[56] Ata qe polemizojne per shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfare prove, kane ne zemrat e tyre vetem mendjemadhesi, e cila nuk do t’i shpjere ne qellimin e tyre. Prandaj kerko mbrojtje prej Allahut! Me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i sheh te gjitha

[57] Krijimi i qiejve dhe i Tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por shumica e njerezve nuk e di

[58] Nuk jane njesoj i verbri dhe ai qe sheh; as ai qe beson e ben vepra te mira nuk eshte i barabarte me ate qe ben keq. Sa pak qe mendoni

[59] Sigurisht qe Ora (e Kiametit) do te vije! Per kete s’ka dyshim, por shumica e njerezve nuk besojne

[60] Zoti juaj ka thene: “Lutmuni Mua, se do t’ju pergjigjem! Me te vertete, ata qe tregohen mendjemedhenj e nuk duan te Me adhurojne, do te hyjne ne Xhehenem te poshteruar”

[61] Allahu e ka bere naten qe ju te pushoni, ndersa diten e ka bere te ndritshme per te pare. Vertet, Allahu eshte Dhurues i madh ndaj njerezve, por shumica e tyre nuk jane mirenjohes

[62] Ja, ky eshte Allahu, Zoti juaj, Krijues i gjithckaje. S’ka zot tjeter te vertete pervec Tij. Atehere, si largoheni prej Tij

[63] Keshtu largohen ata qe i mohojne shenjat e Allahut

[64] Allahu eshte Ai qe jua ka bere Token vendbanim e qiellin kulm, ju ka dhene forme e jua ka persosur ate dhe ju ka furnizuar me ushqime te mira. Ja, ky eshte Allahu, Zoti juaj. Qofte i lartesuar Allahu, Zoti i boteve

[65] Ai eshte i Perjetshmi, s’ka zot tjeter te vertete pervec Tij. Prandaj lutjuni vetem Atij, duke iu drejtuar me adhurim te sinqerte. Qofte i lavderuar Allahu, Zoti i boteve

[66] Thuaj (o Muhamed!): “Mua me eshte ndaluar te adhuroj ate qe adhuroni ju, perpos Allahut, pasi me kane ardhur prova te qarta prej Zotit tim e me eshte urdheruar qe t’i nenshtrohem Zotit te boteve”

[67] Eshte Ai qe ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikes se fares e pastaj prej drockes se gjakut. Ai ju ben qe te lindni si foshnje, pastaj te arrini moshen e pjekurise e pastaj te beheni pleq (ndonese disa prej jush vdesin me heret), me qellim qe te plotesoni afatin qe ju eshte caktuar te jetoni dhe qe te arrini te kuptoni

[68] Eshte Ai qe ka ne dore jeten dhe vdekjen. Kur Ai vendos dicka, vetem thote per te: “Behu!” dhe ajo menjehere behet

[69] A i sheh ata qe polemizojne per shpalljet e Allahut, se si largohen nga rruga e drejte

[70] Ata qe kane mohuar Librin dhe mesazhet qe i kemi sjelle me te derguarit Tane, do ta marrin vesh te verteten

[71] kur t’u vihen vargoj ne qafe dhe te sillen me zinxhire

[72] ne uje te vale e pastaj te digjen ne zjarr

[73] Pastaj atyre do t’u thuhet: “Ku jane ata qe i adhuronit

[74] ne vend Allahut?” Ata do te pergjigjen: “Na kane braktisur. Vertet, ne nuk paskemi adhuruar asgje me pare!” Ja, keshtu Allahu i shpie mohuesit ne humbje

[75] Ky denim eshte per shkak se gezoheshit ne toke, pa kurrfare te drejte dhe ngaqe keni qene te nderkryer

[76] Hyni ne dyert e Xhehenemit per te qendruar perhere ne te! Sa i shemtuar qe eshte vendbanimi i mendjemedhenjve

[77] Andaj, behu i durueshem, se premtimi i Allahut, me siguri qe do te permbushet. E, nese te tregojme ty (o Muhamed) dicka nga denimi qe u kemi premtuar atyre apo nese te leme te vdesesh para kesaj, ata te Ne do te kthehen gjithsesi

[78] Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur te derguar, per disa prej te cileve te kemi treguar ty e per disa te tjere nuk te kemi treguar. Asnje i derguar nuk mund te sjelle ndonje mrekulli, vecse me lejen e Allahut. Dhe kur te vije urdhri i Allahut, do te gjykohet me drejtesi e atehere, jobesimtaret kokeforte do te shkaterrohen

[79] Allahu eshte Ai qe ka krijuar per ju kafshet, ne menyre qe disa prej tyre t’i shaloni e disa te tjera t’i perdorni per ushqim

[80] Ju perfitoni prej tyre ne shume menyra; ato ju cojne ku te keni nevoje, duke ju mbartur neper toke, sic ju mbartin anijet neper det

[81] Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij (qe tregojne se Ai eshte Nje Zot i Vetem), prandaj cilat shenja te Allahut i mohoni ju

[82] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote, per te pare se si ka qene fundi i atyre, qe kane jetuar me pare? Ata kane qene me te shumte, me te forte dhe kane lene me shume gjurme ne Toke, por nuk u ka bere aspak dobi ajo qe kishin fituar

[83] Kur te derguarit e tyre iu sollen prova te qarta, ata u mburren me diturine qe zoteronin vete; por shume shpejt i goditi ajo, me te cilen talleshin

[84] Dhe, kur pane denimin Tone, ata thane: “Tani ne nuk besojme ne askend tjeter vec Allahut dhe i mohojme idhujt qe ia shoqeronim Atij (ne adhurim)”

[85] Por besimi i tyre nuk u solli kurrfare dobie, kur pane denimin Tone. I tille eshte ligji i Allahut, qe ka vepruar gjithmone midis roberve te Tij. Te humbur kane qene jobesimtaret

Të shpjeguara (Fussilet)

Surah 41

[1] Ha, Mim

[2] Kjo eshte Shpallje prej te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit

[3] Ky eshte nje Liber, vargjet e te cilit jane shtjelluar qarte, nje Kuran ne gjuhen arabe, per njerezit me dije

[4] Ai sjell lajme te mira dhe paralajmerime, por shumica e njerezve ia kthejne shpinen dhe largohen pa e degjuar

[5] Ata thone: “Ajo per te cilen ti na therret, nuk i arrin zemrat tona, sepse ato jane te mbrojtura mire. Veshet tane jane te shurdher e midis nesh e teje ka perde. Prandaj ti vepro si te duash, se edhe ne keshtu do te veprojme”

[6] Thuaj (o Muhamed!): “Ne te vertete, une jam vetem nje njeri si ju. Mua me eshte shpallur qe Zoti juaj eshte nje Zot i Vetem, andaj ecni ne rrugen e drejte qe te con tek Ai dhe kerkoni falje prej Tij! Mjere ata te cilet i shoqerojne Atij zota te tjere

[7] e te cilet nuk japin zekatin dhe nuk besojne ne jeten tjeter

[8] Ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, sigurisht qe do te kene shperblim te panderprere.”

[9] Thuaj: “Valle, a me te vertete ju e mohoni Ate, i cili e ka krijuar Token ne dy dite dhe sajoni zota te barabarte me Ate?!” Ai eshte Zoti i boteve

[10] Ai krijoi ne Toke male te palevizshme qe ngrihen lart, e bekoi ate dhe percaktoi ne te furnizimin (per banoret) e saj me mase per kater dite; ky eshte shpjegimi per te gjithe ata qe pyesin

[11] Pastaj Ai iu kthye qiellit, qe ishte ne gjendje mjegullie e i tha atij dhe Tokes: “Ejani te dy me hir a me pahir!”. Ata u pergjigjen: “Erdhem me gjithe deshire e te bindur!”

[12] Ai krijoi shtate qiej ne dy dite dhe cdo qielli i caktoi detyrat e tij. Qiellin me te aferm Ne e zbukuruam me yje te shkelqyer dhe i vume roja. Ky eshte urdhri i te Plotfuqishmit dhe te Gjithedijshmit

[13] Nese ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmeroj me rrufene qe goditi fiset Ad dhe Themud

[14] Kur atyre[286] u erdhen te derguarit nga cdo ane, duke u thene: “Mos adhuroni tjeter pervec Zotit!”, ata thane: “Sikur te kishte dashur Zoti yne, Ai do te kishte derguar engjej. Ne nuk besojme ne mesazhin tuaj.”

[15] Sa i perket fisit Ad, ata u treguan arrogante ne Toke dhe, pa kurrfare te drejte, thoshin: “Kush eshte me i forte se ne?” Valle, a nuk e dinin ata se Allahu qe i kishte krijuar, eshte me i fuqishem se ata?! Keshtu, ata i mohuan shpalljet Tona

[16] Dhe, Ne u derguam atyre ne ditet e fatkeqesise ere te acarte, per ta shijuar denimin poshterues qe ne kete jete; ndersa denimi ne jeten tjeter do te jete edhe me poshterues dhe askush nuk do t’i ndihmoje

[17] Fisit Themud, Ne ia treguam rrugen e drejte, por ai parapelqeu verberimin e jo rrugen e drejte, andaj e goditi rrufeja e denimit poshterues, per ate qe kishte bere

[18] E Ne i shpetuam ata qe besuan dhe qe u ruajten (prej te keqijave)

[19] Paralajmeroji ata per Diten, kur do te tubohen armiqte e Allahut per ne zjarr e do te shtyhen me radhe

[20] Kur te vijne afer zjarrit, kunder tyre do te deshmojne veshet, syte dhe lekuret e tyre per ate qe kane bere

[21] Ata do t’u thone lekureve te veta: “Pse deshmuat kunder nesh?” e ato do te pergjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftesine e te folurit gjithckaje, na ka bere qe te flasim. Ai ju ka krijuar per here te pare dhe tek Ai do te ktheheni”

[22] Ju nuk u fshehet, qe kunder jush te mos deshmonin veshet, syte e lekura juaj, por ngaqe besonit se Allahu nuk i dinte shume nga ato qe benit

[23] Ky mendim qe keni pasur per Zotin tuaj, ju shkaterroi e ju u bete humbes

[24] Edhe nese ata durojne, serish zjarri eshte vendstrehim per ta; edhe nese kerkojne falje, lutja nuk do t’u merret parasysh

[25] Ne u kishim caktuar atyre shoke te keqij, te cilet ua zbukuronin te tashmen dhe te shkuaren e tyre e per ta u permbush Fjala, ashtu si per popujt qe kane qene para tyre prej xhindesh dhe njerezish. Ata kane qene vertet te humbur

[26] Jobesimtaret thone: “Mos e degjoni kete Kuran! Flisni e qeshni me ze te larte, qe te nderprisni leximin e tij!”

[27] Por, Ne do te bejme qe mohuesit te shijojne nje denim te ashper dhe do t’i ndeshkojme ata sipas veprave me te keqija qe kane bere

[28] Ky eshte “shperblimi” per armiqte e Allahut. Xhehenemi eshte vendbanimi i perhershem i tyre. Ky denim eshte per ata, ngaqe mohonin shpalljet Tona

[29] Dhe jobesimtaret do te thone: “O Zoti yne, na i trego ata xhinde dhe njerez, qe na kane shpene ne humbje, qe t’i shkelim me kembet tona e t’i poshterojme!”

[30] Me te vertete, atyre qe thone: “Zoti yne eshte Allahu”, e pastaj vazhdojne te vendosur ne rrugen e drejte, do t’u zbresin engjejt (para vdekjes) e do t’u thone: “Mos u frikesoni dhe mos u pikelloni! Dhe gezojuni Xhenetit qe ju eshte premtuar

[31] Ne jemi mbrojtesit tuaj ne jeten e kesaj bote dhe ne boten tjeter. Atje do te keni cfare t’ju deshiroje zemra dhe cfare te kerkoni

[32] dhurate e pasur prej nje Zoti Fales dhe Meshireplote.”

[33] E kush flet me bukur se ai qe i fton njerezit drejt Allahut, ben vepra te mira dhe thote: “Une, me te vertete jam mysliman.”

[34] Nuk barazohet e mira me te keqen! Te keqen ktheje me te mire e atehere armiku yt do te te behet menjehere mik i ngushte

[35] Ky virtyt u dhurohet vetem atyre qe durojne dhe vetem atyre qe kane nje fat te madh

[36] Nese djalli fillon te te joshe, kerko mbeshtetje te Allahu. Me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

[37] Nder shenjat e Tij jane nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hena. Mos beni sexhde as per Diellin, as per Henen, por, nese jeni adhurues te Atij, beni sexhde per Allahun i Cili i ka krijuar ato

[38] E, nese idhujtaret tregohen kryenece, le ta dine se ata[288] qe jane te Zoti yt, e lavderojne Ate naten dhe diten e kurre nuk ndihen te lodhur

[39] Nder shenjat e Tij eshte edhe ringjallja e tokes. Ti e sheh token te thate e te shkrete, por, kur zbresim shi mbi te, ajo leviz dhe gjallerohet. Pa dyshim, Ai qe e ngjall ate, i ngjall edhe te vdekurit. Ai eshte vertet i pushtetshem per cdo gje

[40] Ata qe i shtremberojne shpalljet Tona, nuk mund te Na fshihen. Si mendoni, a eshte me i mire ai qe do te hidhet ne zjarr apo ai qe ne Diten e Kiametit do te vije i sigurt? Beni c’te doni, se Ai i sheh te gjitha cfare punoni ju

[41] Ata qe e mohojne Fjalen Tone perkujtuese[289], kur u vjen, do te denohen rende. Ai eshte vertet nje Liber i madherishem

[42] Atij nuk mund t’i afrohet genjeshtra nga asnjera ane. Kjo eshte shpallje prej nje te Urti qe meriton te gjitha lavdet

[43] Nuk te thuhet ty (o Muhamed) asgje, perpos asaj qe u eshte thene te derguarve para teje. Ne te vertete, Zoti yt fal shume, por edhe denon ashper

[44] Sikur ta kishim shpallur Kuranin ne nje gjuhe tjeter, ata do te thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij te ishin te kuptueshme! Valle, pse te jete ne nje gjuhe te huaj, nderkohe qe ai[290] eshte arab?!” Thuaj: “Ai eshte udherrefyes dhe sherim per besimtaret”. Por ata qe nuk besojne, jane te shurdher dhe te verber, njesoj si te thirreshin prej vendeve te largeta

[45] Vertet, Ne ia dhame Musait Librin, por rreth tij pati shume mospajtime. Dhe, sikur te mos ishte Vendimi i Zotit tend i dhene me pare (per shtyrjen e gjykimit deri ne Diten e Kiametit), ata (qe u percane) do te gjykoheshin menjehere. Me te vertete, ata dyshojne thelle ne kete

[46] Kush ben mire, e ben per dobi te vet, e kush punon keq, punon ne dem te vet. Zoti yt nuk u ben padrejtesi roberve te Tij

[47] Vetem Allahu e di se kur do te vije Ora. Kurrfare frute nuk mund te dale prej kupes se lules dhe asnje femer nuk mund te mbetet shtatzene apo te linde pa dijenine e Tij. Diten kur Ai t’i therrase njerezit e t’u thote: “Ku jane ata zota qe i quanit si ortaket e Mi?”, ata do te pergjigjen: “Askush prej nesh nuk deshmon sot se ata jane ortaket e Tu.”

[48] Idhujt, qe ata i adhuronin me pare, do t’i zhgenjejne dhe ata do ta dine se nuk ka me shpetim

[49] Njeriu nuk lodhet kurre duke kerkuar te miren, por, nese e godet e keqja, ai menjehere bie ne deshperim dhe humb shpresen

[50] Nese pas fatkeqesise, Ne i japim atij qe te shijoje nga miresite Tona, ai me siguri, do te thote: “Kete e meritoj! Une nuk besoj se do te vije Ora (e Kiametit), por, edhe nese kthehem te Zoti im, sigurisht qe Ai do te me jape shperblimin me te mire.” Ne te vertete, Ne do t’i njoftojme mohuesit per ate qe kane bere dhe do t’i bejme te shijojne nje denim te ashper

[51] Kur njeriut i dhurojme dhuntite Tona, ai shmanget dhe na kthen kurrizin, mirepo, kur ate e godet e keqja, ai lutet gjere e gjate

[52] Thuaju, (o Muhamed): “Me thoni! Nese ky Kuran eshte vertet prej Allahut dhe ju e mohoni ate, atehere kush eshte ne humbje me te madhe se ai qe eshte ne kundershtim te hapur me Te?!”

[53] Ne do t’u tregojme atyre shenjat Tona ne hapesirat tokesore e qiellore, si dhe ne vetvete, derisa t’u behet plotesisht e qarte se ai (Kurani) eshte e verteta. Valle, a nuk te mjafton ty qe, Zoti yt eshte Deshmues i cdo gjeje

[54] Vertet, ata dyshojne ne takimin me Zotin e tyre, por le ta dine se Ai ka nen kontroll cdo gje

Konsultimi (Esh-Shura)

Surah 42

[1] Ha, Mim

[2] Ajn, Sin, Kaf

[3] Keshtu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, te frymezon ty (o Muhamed), ashtu sic i ka frymezuar edhe ata para teje

[4] Atij i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke. Ai eshte i Larti, i Madherishmi

[5] Qiejt gati sa nuk cahen nga siper (prej madheshtise se Allahut), nderkohe qe engjejt lavderojne e falenderojne Zotin e tyre dhe kerkojne falje per ata qe jane ne Toke. Me te vertete qe Allahu eshte Falesi dhe Meshireploti

[6] Allahu eshte Mbikeqyres mbi ata qe zgjedhin mbrojtes pervec Tij, ndersa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre

[7] Dhe keshtu pra, Ne te kemi shpallur ty nje Kuran ne gjuhen arabe, per te paralajmeruar popullin e Mekes dhe ata rreth saj; per t’i paralajmeruar ata per Diten, e cila do te vije me siguri: kur te gjithe njerezit do te tubohen, disa ne Xhenet e disa ne Xhehenem

[8] Sikur te donte Allahu, do t’i kishte bere te gjithe te nje besimi, por Ai pranon ne meshiren e Vet ke te doje, kurse mohuesit nuk kane as mbrojtes, as ndihmes

[9] Valle, a mos zgjedhin ata mbrojtes tjeter, pervec Atij?! Sigurisht, vetem Allahu eshte Mbrojtesi. Ai i ngjall te vdekurit dhe eshte i Fuqishem per cdo gje

[10] Per cfaredo gjeje qe ju te diskutoni, fjala e fundit i perket Allahut. Ky eshte Allahu, Zoti im. Une tek Ai mbeshtetem dhe tek Ai kthehem i penduar

[11] Krijues i qiejve dhe i Tokes, Ai ju ka dhene bashkeshorte nga vetja juaj per t’ju shumuar, si dhe bageti ne cifte. Asgje nuk i shembellen Atij. Ai i degjon te gjitha dhe i sheh te gjitha

[12] Tek Ai jane celesat e qiejve dhe te Tokes. Ai ia zgjeron mjetet e jeteses kujt te doje, por edhe ia pakeson kujt te doje. Vertet, Ai eshte i Gjithedijshem per cdo gje

[13] Ai ka urdheruar per ju ate Fe, te cilen ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe qe pati urdheruar per Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thene: “Qendroni ne fene e drejte dhe mos u percani ne te!” Por per idhujtaret eshte e rende ajo, ne te cilen po i fton ti. Allahu zgjedh per kete fe ke te doje dhe udhezon drejt saj kedo qe kthehet tek Ai me pendim

[14] Sidoqofte, ata[291] u percane midis tyre prej smires, vetem pasi u erdhi dijenia. Dhe, sikur te mos kishte paraprire fjala e Zotit tend (per shtyrjen e denimit) deri ne nje afat te caktuar, ata do te gjykoheshin menjehere. Edhe ata[292] qe trasheguan Librin me pas, dyshojne thelle ne te

[15] Andaj, ti thirru dhe behu kembengules, ashtu sic je urdheruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Une besoj cdo liber qe e ka shpallur Allahu dhe jam urdheruar qe te gjykoj drejt midis jush; Allahu eshte Zoti yne dhe Zoti juaj. Veprat tona jane per ne, e veprat tuaja jane per ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfare mosmarreveshjeje. Allahu do te na tuboje te gjitheve dhe tek Ai do te kthehemi te gjithe”

[16] Sa per ata qe polemizojne rreth Allahut, pasi i jane pergjigjur Atij, arsyetimet e tyre do te jene te pavlefshme te Zoti i tyre, mbi ata do te bjere zemerimi i Tij e do te denohen ashper

[17] Allahu eshte Ai qe e ka shpallur Librin me vertetesi dhe drejtesi. E si do ta dije ti qe ndoshta Dita e Kiametit eshte afer

[18] Kiametin kerkojne ta shpejtojne ata qe nuk besojne ne te, kurse ata qe besojne, kane frike nga ai dhe e dine se eshte plotesisht i vertete. Pa dyshim, ata qe kundershtojne per Diten e Kiametit, jane ne nje gabim shume te madh

[19] Allahu eshte i Mire me roberit e Vet dhe i jep begati kujt te doje; Ai eshte i Plotfuqishem dhe i Pushtetshem

[20] Atij qe deshiron shperblim ne jeten tjeter, Ne do t’ia shtojme ate. Ndersa atij qe deshiron shperblim ne kete jete, Ne do t’i japim pjese prej saj, por ai nuk do te kete pjese ne jeten tjeter

[21] A kane ata idhuj, te cilet u kane caktuar nje fe qe nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur te mos kishte qene Fjala e vendimit te meparshem, ata do te ishin gjykuar menjehere. Per keqberesit eshte pergatitur nje denim i dhembshem

[22] Ate Dite ti do t’i shohesh keqberesit se si tmerrohen per ate qe kane fituar, nderkohe qe ndeshkimi Yne do t’i godase me siguri. Ndersa ata qe kane besuar dhe bere vepra te mira, do te jene ne kopshtet e mrekullueshme te Xheneteve. Ata do te kene te Zoti i tyre cfare te duan; kjo eshte dhurata e madhe

[23] Keshtu i gezon Allahu roberit e Vet, qe kane besuar dhe qe kane bere vepra te mira. Thuaju: “Per kete nuk kerkoj kurrfare shperblimi tjeter prej jush, pervec respektit (per mua) per hir te farefisnise (qe kemi).” Atij qe ben veper te mire, Ne do t’ia shtojme shperblimin. Allahu, me te vertete, eshte Fales dhe Mirenjohes

[24] A thone ata: “Ai (Muhamedi a.s.) trillon genjeshtra per Allahun”?! Po te donte Allahu, do ta vuloste zemren tende! Allahu e shkaterron te paverteten dhe e forcon te verteten me fjalet e Veta. Ai e di mire c’ka ne zemrat e tyre

[25] Ai e pranon pendimin e roberve te Vet, i fal gjynahet dhe i di te gjitha cfare punoni ju

[26] Ai u pergjigjet lutjeve te atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira e u jep edhe me teper prej dhuntise se Vet, kurse per mohuesit do te kete denim te ashper

[27] Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jeteses per roberit e Vet, ata do ta mbushnin Token me mbrapshti. Por Ai u jep me mase, sa deshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mire roberit e Vet

[28] Eshte Ai qe e zbret shiun, kur ata kane humbur cdo shprese dhe perhap meshiren e Vet; Ai eshte Mbrojtesi i vertete dhe i Denji per falenderim

[29] Nje prej shenjave te Tij eshte krijimi i qiejve dhe i Tokes dhe i qenieve te gjalla, qe ka shperndare neper to; Ai eshte i Fuqishem t’i tuboje ata kur te doje

[30] Cfaredo fatkeqesie qe ju godet, eshte si pasoje e asaj qe keni bere vete; por Ai fal shume

[31] Ne kete Toke ju nuk mund t’i shpetoni Atij, sepse, vec Allahut, nuk ka tjeter mbrojtes apo ndihmes per ju

[32] Nje prej shenjave te Tij jane anijet e medha qe lundrojne ne det – si malet

[33] Nese Ai do, e qeteson eren dhe ato mbesin te palevizshme ne siperfaqen e tij (detit). Ketu ka shenja per cdokend qe eshte i durueshem dhe mirenjohes

[34] Ose, Ai mund t’i fundose anijet, per shkak te gjynaheve qe kane bere ata[293]. Sidoqofte, Ai fal shume

[35] Le ta dine ata qe vene ne dyshim shenjat Tona, se nuk kane ku t’i shmangen denimit Tone

[36] Cdo gje qe ju eshte dhene juve, eshte vetem kenaqesi ne jeten e kesaj bote. Por shperblimi i Allahut eshte me i mire dhe me i perhershem per ata qe besojne dhe mbeshteten te Zoti i tyre

[37] per ata qe ruhen prej gjynaheve te medha e mbrapshtive dhe qe, kur i zemeron dikush, falin

[38] per ata qe i pergjigjen thirrjes se Zotit te tyre, e falin namazin rregullisht dhe keshillohen per punet e veta me njeri-tjetrin; per ata qe ndajne lemoshe prej asaj qe u kemi dhene Ne

[39] dhe per ata qe, kur i godet ndonje padrejtesi e madhe, i bejne qendrese dhe marrin hak

[40] Shperblimi per te keqen eshte i njejte me ate te keqe. Por, ate qe fal dhe pajton, e pret shperblimi i Allahut. Ai, ne te vertete, nuk i do te padrejtet

[41] Per ate qe pergjigjet, kur i eshte bere nje padrejtesi, nuk ka kurrfare qortimi ndaj tij

[42] Qortim ka vetem kunder atyre qe u bejne keq njerezve dhe qe pa te drejte mbjellin ngaterresa ne Toke; per ata ka denim te dhembshem

[43] Kushdo qe duron dhe fal, ta dije se, ne te vertete, keto jane nga veprimet me te virtytshme

[44] Per ate qe Allahu e shpie ne humbje, nuk ka mbrojtes tjeter pervec Tij. Ti do te shohesh se si keqberesit, kur ta shohin denimin, do te thone: “A ka ndonje rruge per t’u kthyer?”

[45] Ti do t’i shohesh se si do te ballafaqohen me zjarrin te perulur nga poshterimi dhe duke pare tinezisht me bisht te syrit. Ata qe kane besuar do te thone: “Me te vertete qe humbesit jane ata qe kane humbur vetveten dhe familjen e tyre ne Diten e Kiametit”. Me te vertete, keqberesit do te vuajne nje denim te perhershem

[46] Ata nuk do te kene asnje mbrojtes qe do t’i ndihmoje, ne vend Allahut. Per ate qe Allahu e shpie ne humbje, s’ka kurrfare rruge (shpetimi)

[47] Pergjigjuni thirrjes se Zotit tuaj, para se te vije Dita, te cilen Allahu nuk e kthen me. Ate Dite ju nuk do te keni kurrfare strehimi dhe nuk do te mund te mohoni

[48] Nese ata kthejne kurrizin, dije se Ne nuk te kemi derguar ty (o Muhamed), si roje per ata. Detyra jote eshte vetem qe te kumtosh. Kur Ne i japim njeriut te shijoje meshiren Tone, Ai i gezohet asaj. Por, nese ate e godet ndonje e keqe per shkak te asaj qe kane bere duart e tij, atehere, ai behet mosmirenjohes i vertete

[49] I Allahut eshte pushteti mbi qiejt dhe Token. Ai krijon cfare te doje. Ai i dhuron vajza kujt te doje e djem kujt te doje

[50] Disave u dhuron te dyja gjinite: djem e vajza; e, ke te doje e le pa femije. Vertet, Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Fuqishem

[51] Asnje njeriu nuk i eshte dhene t’i flase Allahu, pervecse me ane te Frymezimit ose pas perdes, ose me anen e nje Kumtuesi (Engjelli) te derguar me lejen e Tij, per te shpallur vullnetin e Tij. Ai, me te vertete, eshte i Larte dhe i Urte

[52] Dhe keshtu, Ne te kemi derguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tone. Ti me pare nuk e ke ditur se cfare eshte Libri e as c’eshte besimi. Por ate (Kuranin), Ne e beme drite, me ane te se ciles udhezojme ke te duam nga roberit Tane. Ti, me te vertete, udhezon ne rrugen e drejte

[53] (ne) rrugen e Allahut, te Cilit i perket gjithcka qe ndodhet ne qiej dhe gjithcka qe ndodhet ne Toke. Dhe vertet, tek Allahu kthehen te gjitha ceshtjet

Stolitë (Ez-Zuhruf)

Surah 43

[1] Ha, Mim

[2] Betohem ne Librin e qarte

[3] Ne te vertete, Ne e kemi shpallur Kuranin ne gjuhen arabe, per ta kuptuar ju

[4] e ai eshte te Ne, ne Librin kryesor (Leuhi-mahfudh), i lartesuar dhe plot urtesi

[5] A ta terheqim Perkujtimin (Kuranin) prej jush ngaqe jeni popull i shfrenuar

[6] Eh, sa profete u derguam Ne breznive te meparshme

[7] por, sa here qe u vinte atyre ndonje profet, ata talleshin me te

[8] Prandaj Ne i shkaterruam ata, edhe pse ishin me te fuqishem se keta (paganet e Mekes). Keshtu, pra, eshte shembulli i popujve te lashte

[9] Nese ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Token?” Ata, me siguri do te thone: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithedijshmi

[10] Ai, qe jua ka bere Token djep dhe ka krijuar per ju rruge ne te, qe te arrini atje ku synoni

[11] Ai, qe prej qiellit zbret uje me mase e nepermjet tij ngjall token e vdekur -keshtu do te ngriheni edhe ju (prej varreve)

[12] Ai, qe ka krijuar cifte per cdo lloj krijese, qe ka bere anije e kafshe qe t’i shaloni

[13] e te mbaheni fort mbi to, e pastaj t’i kujtoni dhuntite e Zotit tuaj dhe te thoni: “Qofte lavderuar Ai qe i nenshtroi keto per ne, se vete ne keto nuk do te mund t’i kishim nen pushtet

[14] dhe ne, me siguri, do te kthehemi te Zoti yne!”

[15] Ata i kane quajtur si pjese te Tij[294] disa prej roberve te Tij! Me te vertete, njeriu eshte mohues i hapet

[16] Valle, prej krijesave te Veta, Ai te zgjedhe vajza e juve t’ju dhuroje djem

[17] Kur ndonjeri nga ata merr lajmin e mire per lindjen e asaj, qe ia veshin te Gjithemeshirshmit (si pjese e Tij)[295], atij i nxihet fytyra dhe pikellohet

[18] Valle, a eshte ajo qe rritet ne stoli dhe e pafuqishme per te kundershtuar (dicka qe mund t’i vishet Allahut si pjese e Tij)

[19] Engjejt, te cilet jane roberit e te Gjithemeshirshmit, ata i bejne per femra. A mos valle ata kane qene te pranishem gjate krijimit te tyre?! Deshmia e tyre do te shenohet dhe ata do te pergjigjen (per ate shpifje)

[20] Dhe ata thone: “Sikur te kishte dashur i Gjithemeshirshmi, ne nuk do t’i kishim adhuruar ata[296].” Ata nuk dine asgje per kete, ata vetem genjejne

[21] Valle, a u kemi dhene Ne atyre Liber para tij (Kuranit), te cilit ata i jane permbajtur

[22] Jo, por ata thone: “Ne i kemi gjetur eterit tane ne kete fe dhe ne po ndjekim gjurmet e tyre”

[23] Po ashtu, ne cdo vend qe Ne kemi derguar paralajmerues para teje, pasaniket e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur eterit tane ne kete fe dhe po ndjekim gjurmet e tyre”

[24] (Cdo i derguar) thoshte: “Po sikur une t’ju kem sjelle (nje fe) me te ndricuar se ajo e te pareve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojme mesazhin me te cilin jeni derguar!”

[25] Atehere, Ne hakmerreshim kunder atyre, prandaj shiko si ka qene perfundimi i femohuesve

[26] (Kujto) kur Ibrahimi i tha te atit dhe popullit te tij: “Ne te vertete, Une i urrej dhe s’kam te bej fare me ato qe adhuroni ju

[27] ne vend te Atij qe me ka krijuar dhe i Cili do te me udhezoje ne rrugen e drejte”

[28] Ai e beri kete fjale te perhershme te pasardhesit e tij, me qellim qe ata te kthehen (vazhdimisht tek Allahu)

[29] Kurse Une i lashe te kenaqen keta[297] dhe eterit e tyre, derisa u erdhi e Verteta (Kurani) dhe i Derguari, qe ua beri te qarta

[30] Por, kur u erdhi e Verteta, ata thane: “Kjo eshte magji dhe ne sigurisht qe kete nuk e besojme

[31] Sikur t’i kishte zbritur ky Kuran ndonje njeriu te madh prej njerit nga keto dy qytete

[32] Valle, a mos jane ata qe e ndajne meshiren e Zotit tend? Jemi Ne ata qe ua ndajme njerezve mjetet e jeteses ne kete bote, duke i ngritur ne shkalle disa me lart mbi te tjeret, me qellim qe disa t’u sherbejne te tjereve. Meshira e Zotit tend eshte me e mire nga ajo qe grumbullojne ata

[33] Dhe, sikur njerezit te mos ishin nje bashkesi mohuesish, Ne do t’i benim prej argjendi catite e shtepive te atyre qe nuk besojne ne te Gjithemeshirshmin[299], madje edhe shkallet neper te cilat ngjiten

[34] edhe dyert e shtepive te tyre, edhe divanet ne te cilat mbeshteten

[35] dhe (do t’u jepnim) stoli prej ari. Por te gjitha keto jane vetem kenaqesi te kesaj jete, kurse jeta tjeter te Zoti yt eshte per punedrejtet qe ruhen (nga gjynahet dhe nga denimi i Allahut)

[36] Atij qe shmanget nga Keshilla e te Gjithemeshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojme nje djall, qe do t’i behet shok i pandashem

[37] Ne te vertete, djajte i shmangin jobesimtaret nga rruga e drejte, ndonese ata mendojne se jane te udhezuar drejt

[38] Dhe, kur te vije te Ne, (jobesimtari) do t’i thote (djallit qe e kishte shok): “Ah, sikur te kishte qene largesia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perendimit! Sa shok i keq paske qene ti!”

[39] (Atyre do t’u thuhet): “Nuk do t’ju beje dobi (pendimi) juve sot[300], sepse ju u larguat nga e verteta dhe humbet. Me te vertete, ju jeni pjesetare ne denim”

[40] Valle, a mos ti do te besh te degjoje i shurdhri dhe te udhezosh te verbrin dhe ate qe eshte ne humbje te qarte

[41] Edhe sikur te te marrim ty, Ne, me siguri do te hakmerremi ndaj tyre (ne jeten tjeter)

[42] ose do te te tregojme ate cka u kemi premtuar atyre. Ne jemi vertet te Plotfuqishem mbi ta

[43] Andaj, permbaju fort asaj qe te eshte shpallur ty, sepse ti, ne te vertete, je ne rrugen e drejte

[44] Pa dyshim qe Kurani eshte perkujtese per ty dhe popullin tend; e ju do te pyeteni

[45] Pyeti te derguarit Tane, qe i kemi nisur para teje, a mos kemi urdheruar Ne qe te adhurohen zota te tjere, pervec te Gjithemeshirshmit

[46] Ne derguam Musain me shenjat Tona te Faraoni dhe paria e tij, dhe ai tha: “Une jam i derguar i Zotit te boteve!”

[47] Kur ai u solli atyre shenjat Tona, ata filluan t’i perqeshin ato

[48] Cdo shenje qe Ne u tregonim atyre, ishte me e madhe se ajo para saj. Prandaj Ne i denonim ata me ndeshkim, qe te ktheheshin (ne rrugen e drejte)

[49] Ata i thoshin (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tend per ne, ashtu sipas beselidhjes tende me Ate, sepse ne do te kthehemi ne rruge te drejte!”

[50] Por, sapo ua largonim denimin, ata e shkelnin premtimin

[51] Dhe Faraoni i therriste popullit te vet: “O populli im! Valle, a nuk me perket mua sundimi i Egjiptit dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin prane meje? A nuk shihni

[52] Valle, a nuk jam une me i mire se ky i mjere, i cili mezi mund te shprehet

[53] Perse nuk i jane dhene atij byzylyke ari? Perse nuk kane ardhur bashke me te engjejt?”

[54] Keshtu, ai e mashtroi popullin e vet. Ata iu nenshtruan atij, sepse ishin vertet nje popull i pabindur

[55] E, kur Na zemeruan, Ne u hakmorem ndaj tyre dhe i fundosem te gjithe

[56] Ne i beme ata shembull dhe mesim per popujt e mevonshem

[57] Kur u soll si shembull i biri i Merjemes (Isai a.s.), populli yt (o Muhamed) menjehere nisi te qeshe

[58] duke thene: “A jane me te mire idhujt tane apo ai?” Ata ta paraqesin kete shembull vetem per shkak se duan te hahen, sepse jane popull grindavec

[59] Isai ishte vetem nje rob, te cilit Ne i dhuruam (Profeci) dhe e beme shembull per bijte e Israilit

[60] Sikur te duam, Ne (do t’ju shkaterronim dhe) ne vendin tuaj do te benim engjej, qe do t’ju trashegonin ne Toke

[61] Ne te vertete, Isai eshte shenje e Ores (se Kiametit), ne ardhjen e se ciles mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmeni mua, kjo eshte rruga e drejte

[62] Le te mos ju shmange kurrsesi djalli! Ai eshte vertet armiku juaj i hapet

[63] E, kur Isai solli prova te qarta, tha: “Ju kam sjelle urtesine (Profecine) dhe do t’ju shpjegoj disa gjera, per te cilat nuk po pajtoheni. Andaj, frikesojuni Allahut dhe bindmuni mua

[64] Pa dyshim, Allahu eshte Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuroni vetem Ate! Kjo eshte rruga e drejte!”

[65] E megjithate, sektet e ndryshme paten kundershti midis tyre. Mjere ata qe kane bere padrejtesi – per denimin e Dites se dhembshme

[66] A mos presin ata dicka tjeter, pervec Ores (se Kiametit), qe do t’u vije papritmas e pa e ndier fare

[67] Ate Dite miqte do te behen armiq te njeri-tjetrit, pervec te drejteve, qe e kane pasur frike Allahun

[68] (Allahu do t’u thote): “O roberit e Mi, per ju sot nuk ka frike dhe as qe do te pikelloheni

[69] Ju qe keni besuar shpalljet Tona dhe keni qene myslimane

[70] hyni ne Xhenet te gezuar, ju dhe bashkeshortet tuaja

[71] ku do t’ju sherbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do te kete cfare t’ju doje shpirti dhe gjithcka qe ta kenaq syrin dhe atje do te qendroni pergjithmone

[72] Ja, ky eshte Xheneti qe ju eshte dhene ne trashegim per ate qe keni bere

[73] Aty do te keni fruta te shumellojshme, prej te cilave do te hani.”

[74] Sa per punembrapshtet, pa dyshim qe ata do te qendrojne perhere ne denimin e Xhehenemit

[75] Ai (denim) nuk do t’u lehtesohet atyre e kurrfare shprese per shpetim nuk do te kene

[76] Ne atyre nuk u beme padrejtesi, por ata vete i bene keq vetvetes

[77] Ata do te therrasin: “O Malik[302]! (Me mire) Le te na vdese Zoti yt!”, ndersa Ai do te thote: “Ju do te qendroni perhere aty!”

[78] Tashme, Ne ju kemi sjelle te Verteten, por shumica prej jush e urren te Verteten

[79] Nese ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t’u ngreme kurthe

[80] Valle, a mos kujtojne ata se Ne nuk i degjojme fjalet e tyre tinezare dhe bisedat e tyre te fshehta? Pa dyshim, Ne degjojme, ndersa te derguarit Tane (engjej) qe jane prane tyre, shenojne

[81] Thuaju[303] (o Muhamed): “Sikur i Gjithemeshirshmi te kishte bir, Une do te isha i pari qe do ta adhuroja ate

[82] Qofte i lartesuar Zoti i qiejve dhe i Tokes, Zoti i Fronit, nga ajo cfare i veshin Atij

[83] Leri ata te flasin marrezi dhe le te argetohen derisa te takojne Diten qe u eshte premtuar

[84] Ai eshte i vetmi Zot (i vertete) ne qiell dhe i vetmi Zot (i vertete) ne Toke. Ai eshte i Urte dhe i Gjithedijshem

[85] Qofte i lartesuar ne lavdi Ai, te Cilit i perket pushteti i qiejve dhe i Tokes dhe gjithcka qe gjendet mes tyre. Vetem Ai ka dijeni mbi Oren (e Kiametit) dhe tek Ai do te ktheheni

[86] Ata qe u adhuruan ne vend te Allahut, nuk do te mund te ndermjetesojne per askend, pervec atyre qe deshmuan per te Verteten[304] dhe e dine mire (se s’ka Zot tjeter te vertete vec Allahut)

[87] Nese i pyet ata[305] se kush i ka krijuar, me siguri qe ata do te thone: “Allahu!” Atehere, perse largohen prej Tij

[88] I Derguari thote: “O Zoti im, ky eshte nje popull qe nuk beson!”

[89] Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata se shpejti do ta marrin vesh

Tymi (Ed-Duhan)

Surah 44

[1] Ha, Mim

[2] Betohem ne Librin e qarte

[3] Ne e zbritem Kuranin ne nje nate te bekuar[306]. Vertet, Ne gjithmone kemi qene paralajmerues

[4] Ne ate (nate te zbritjes se Kuranit) vendoset cdo pune e urte

[5] me urdhrin Tone! Ne gjithmone kemi nisur te derguar

[6] si meshire prej Zotit tend. Me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

[7] Ai eshte Zoti i qiejve, i Tokes dhe i gjithckaje qe gjendet midis tyre, nese besoni me bindje

[8] S’ka zot tjeter te vertete pervec Atij. Ai e jep jeten dhe e shkakton vdekjen. Ai eshte Zoti juaj dhe Zoti i te pareve tuaj te lashte

[9] Por ata argetohen duke dyshuar

[10] Andaj ti prite ate (dite), kur qielli do te leshoje tym te qarte

[11] qe do t’i mbuloje njerezit, (e do t’u thuhet): “Ky eshte denim i dhembshem!”

[12] (Mohuesit do te thone): “O Zoti yne, lirona prej denimit! Ne tashme besojme!”

[13] E si mund te perfitojne ata nga keshilla, nderkohe qe me pare atyre u pat ardhur nje i Derguar me shpjegime te qarta

[14] e ata i kthyen shpinen, duke thene: “Ai eshte nje i cmendur i mesuar nga te tjeret”

[15] Edhe sikur t’ju lirojme nga denimi pak (kohe), ju me siguri qe do te ktheheni (ne mosbesim)

[16] Diten, kur do t’i mberthejme ata me forcen me te madhe, Ne do te hakmerremi

[17] Perpara tyre Ne vume ne sprove popullin e Faraonit, kur u pat ardhur i Derguari fisnik

[18] (i cili u tha): “Me sillni roberit e Allahut,[307] sepse Une jam per ju nje i derguar i besuar

[19] Dhe mos u madheroni mbi Allahun, sepse une po ju sjell prove te qarte

[20] Une kerkoj mbeshtetje ne Zotin tim dhe Zotin tuaj, qe te mos me vrisni me gure

[21] Nese nuk me besoni, atehere largohuni prej meje!”

[22] Dhe ai iu lut Zotit te vet: “Ky eshte vertet nje popull keqberes!”

[23] (Allahu i tha): “Ec bashke me roberit e Mi naten, sepse ata[308] do t’ju ndjekin

[24] Lereni pas detin e hapur, se ata, me siguri, do te fundosen si ushtri”

[25] Eh, sa e sa kopshte dhe burime i lane ata

[26] sa ara te mbjella dhe ndertesa fisnike

[27] dhe sa begati, ne te cilat kenaqeshin

[28] Keshtu, Ne ua lame trashegim ato nje populli tjeter

[29] Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre

[30] Ne i shpetuam bijte e Israilit nga denimi poshterues

[31] prej Faraonit, qe ishte tiran, njeri qe kalonte cdo kufi te se keqes

[32] Ne i zgjodhem ata, me qellim mbi popujt e tjere (te asaj kohe)

[33] dhe u dhame shenja, ne te cilat ka sprova te qarta

[34] E megjithate, jobesimtaret thone

[35] “Ekziston vetem vdekja jone e pare, ne nuk do te ringjallemi

[36] Na i risillni, pra, te paret tane, nese thoni te verteten!”

[37] A jane keta me te mire se populli i Tubbas apo ata para tyre? Ne i shkaterruam ata, sepse ishin vertet punembrapshte

[38] Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Token dhe cfare gjendet midis tyre, per t’u zbavitur

[39] Ne i kemi krijuar ato me qellim te plote, por shumica e tyre nuk e dine

[40] Me te vertete, Dita e Gjykimit, eshte e caktuar per te gjithe ata

[41] Ate Dite, i afermi nuk mund ta ndihmoje aspak te afermin e as ata vete nuk do t’i ndihmoje kush

[42] me perjashtim te atyre qe i ka meshiruar Allahu. Ai eshte vertet i Plotfuqishem dhe Meshireplote

[43] Pema e zekumit

[44] do te jete ushqim i gjynahqarit

[45] Si tunxh i shkrire ajo do te vloje ne barkun e tij

[46] ashtu si vlon uji i nxehte

[47] (Engjejve do t’u thuhet): “Rrembejeni ate dhe cojeni ne mes te zjarrit flakerues

[48] Pastaj, per denim, hidhni mbi koken e tij uje te valuar (duke i thene)

[49] “Shijoje kete, o njeri “i fuqishem” dhe “fisnik”

[50] Ja, ky eshte denimi per te cilin ju dyshonit!”

[51] Punedrejtet, me te vertete, do te jene ne vend te sigurt

[52] midis kopshteve dhe burimeve

[53] te veshur ne petka mendafshi te holle dhe armac, te ulur perballe njeri-tjetrit

[54] Po, keshtu do te jete, dhe Ne do t’i martojme ata me hyri sybukura

[55] Aty do te kerkojne cfaredo frutash qe te deshirojne e do te jene te sigurt

[56] Atje nuk do ta provojne me vdekjen, pervec vdekjes se pare dhe Ai do t’i shpetoje prej denimit te zjarrit flakerues

[57] Kjo do te jete dhunti prej Zotit tend. Kjo eshte fitorja madheshtore

[58] Ne e kemi bere te lehte Kuranin ne gjuhen tende, qe ata te mund te marrin keshilla

[59] Andaj ti prit, se edhe ata vete po presin

Gjunjëzimi (El-Xhathije)

Surah 45

[1] Ha, Mim

[2] Ky Liber eshte shpallur prej Allahut, te Plotfuqishmit dhe te Urtit

[3] Me te vertete, ne qiej dhe ne Toke ka shenja per ata qe besojne

[4] Edhe ne krijimin tuaj dhe te kafsheve te shperndara neper Toke, ka shenja per besimtaret e bindur

[5] Edhe ne nderrimin e nates dhe te dites, edhe ne ujin qe Allahu e zbret nga qielli, duke gjalleruar nepermjet tij token e shkretuar, edhe ne nderrimin e ererave, ka shenja per njerezit qe mendojne

[6] Keto jane shpalljet e Allahut, te cilat Ne t’i tregojme ty me tere te verteten. Atehere, ne cfare fjalesh te tjera do te besojne ata, nese mohojne Allahun dhe shenjat e Tij

[7] Mjere gjynahqari genjeshtar

[8] Ai i degjon shpalljet e Allahut qe i lexohen e perseri ngulmon ne mendjemadhesi, sikur nuk i ka degjuar ato; jepi lajmin per denim te dhembshem

[9] E, kur merr vesh dicka nga shpalljet Tona, ai i perqesh. Per njerez te tille do te kete denim poshterues

[10] Para tyre eshte Xhehenemi dhe nuk do t’u vije ne ndihme asgje nga ato qe kane fituar apo nga ata (idhuj) qe i kane marre per mbrojtes ne vend te Allahut! Ata i pret mundim i madh

[11] Ky (Kuran) eshte udherrefyes ne rrugen e drejte. Ata qe nuk besojne shpalljet e Zotit te tyre, do te vuajne nje mundim te madh, te dhembshem

[12] Allahu eshte Ai qe ka nenshtruar per ju detin, qe neper te, me urdhrin e Tij, te lundrojne anijet, per te kerkuar dhuntite e Tij dhe qe ju te jeni mirenjohes

[13] Ai ka vene ne sherbimin tuaj cka gjendet ne qiej dhe ne Toke, te gjitha jane prej Tij. Me te vertete, ne keto ka shenja per njerezit qe mendojne

[14] Thuaju besimtareve, qe t’i falin ata qe nuk shpresojne ne ditet e Allahut[309], keshtu qe Ai te shperbleje cdo popull sipas veprave te veta

[15] Kush ben mire, e ka per vete e kush ben keq, e ben kunder vetes; e ne fund do te ktheheni (te gjithe) te Zoti juaj

[16] Ne u dhame bijve te Israilit Librin, pushtetin dhe Profecine. Ne i begatuam ata me gjera te mira dhe i ngritem mbi te gjithe popujt e tjere (te asaj kohe)

[17] Gjithashtu, Ne u dhame udhezime te qarta mbi besimin, por ata u percane, atehere kur u erdhi dituria, pasi paten smire ne mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje (ata) ne Diten e Kiametit per kundershtite qe paten

[18] Dhe tani, Ne te kemi vendosur ty ne rrugen e drejte te fese, andaj ndiqe ate dhe mos shko pas deshirave te atyre qe nuk dine

[19] Ata nuk mund te te mbrojne aspak nga zemerimi i Allahut. Pa dyshim, keqberesit kane per mbrojtes njeri-tjetrin, kurse Allahu eshte Mbrojtesi i atyre qe i frikesohen Atij e qe ruhen nga gjynahet

[20] Ky Kuran eshte tregues i qarte, udherrefyes dhe meshire per njerezit qe kane besim te patundur

[21] A mos mendojne ata qe bejne vepra te keqija, se Ne do t’i bejme te njejte me ata qe kane besuar dhe qe kane bere vepra te mira, se jeta dhe vdekja e tyre do te jete e njejte? Sa keq qe gjykojne ata

[22] Allahu i krijoi qiejt dhe Token me qellim te plote, ne menyre qe cdo njeri te jete i shperblyer per ate qe ka punuar. E, askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[23] Mendo pak! Kush, pervec Allahut, mund ta udhezoje ate njeri, qe deshirat e veta i ka bere zot; ate njeri, te cilin Allahu, duke e njohur per te tille, e ka shpene ne humbje, duke ia vulosur degjimin dhe zemren e duke i vene perde para syve te tij?! A nuk po merrni vesh

[24] Ata thone: “Nuk ka tjeter vec jetes se kesaj bote, vdesim e jetojme dhe vetem koha na shkaterron”. Ata nuk kane kurrfare dijenie per kete, ata vetem hamendesojne ashtu

[25] Kur atyre u lexohen shpalljet Tona te qarta, argumenti i tyre i vetem eshte: “Ringjallni te paret tane, nese thoni te verteten!”

[26] Thuaju: “Allahu jua jep jeten, pastaj ju ben te vdisni e mandej do t’ju tuboje ne Diten e Kiametit e per kete nuk ka kurrfare dyshimi; por shumica e njerezve nuk e dine”

[27] I Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i Tokes! E kur te arrije Ora (e Kiametit), ate dite mohuesit do te humbasin

[28] Atehere te gjithe popujt do t’i shohesh te gjunjezuar. Cdo popull do te thirret ne Librin e vet (e do t’i thuhet): “Sot do te shperbleheni per ate qe keni bere

[29] Ky eshte Libri Yne, qe do t’ju tregoje te verteten. Ne i kemi urdheruar (engjejt) qe te shkruajne te gjitha c’keni bere”

[30] Per sa u perket atyre qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, ata do t’i pranoje Zoti i tyre ne meshiren e Vet[310]. Kjo eshte fitorja e lavdishme

[31] Ndersa mohuesve do t’u thuhet: “Valle, a nuk ju jane lexuar shpalljet e Mia?! Por ju shfaqet mendjemadhesi dhe u bete njerez te keqij

[32] Dhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut eshte i vertete: Ora (e Kiametit) pa dyshim qe do te vije!” - ju thoshit: “Ne nuk e dime c’eshte Ora (e Kiametit). Ne mendojme se eshte vetem nje hamendje, prandaj nuk jemi te bindur;”

[33] Natyrisht, atyre do t’u dalin ne shesh te keqijat qe kane bere e do t’u bjere kokes ajo me te cilen talleshin

[34] Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim ne harrese, ashtu sic e keni harruar ju takimin e kesaj dite. Vendqendrimi juaj eshte Zjarri dhe per ju nuk ka kurrfare ndihmesi

[35] Ky denim ju erdhi ngaqe i perqeshnit shpalljet e Allahut dhe u mashtruat nga jeta e kesaj bote.” Ate dite ata nuk do te nxirren nga zjarri e nuk do te pranohet prej tyre asnje arsyetim

[36] Falenderimi i perket vetem Allahut, Zotit te qiejve dhe Zotit te Tokes - Zotit te gjithesise

[37] Atij i perket e tere madheshtia ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

Rërat (El-Ahkaf)

Surah 46

[1] Ha, Mim

[2] Ky Liber eshte shpallur prej Allahut, te Plotfuqishmit dhe te Urtit

[3] Ne i kemi krijuar qiejt dhe Token dhe cfare gjendet midis tyre me qellim te plote dhe me afat te caktuar. E megjithate, mohuesit shmangen nga ajo qe u eshte paralajmeruar

[4] Thuaju: “A i shihni ata qe i adhuroni ne vend te Allahut? Me tregoni, cfare pjese te Tokes kane krijuar ata?! Mos valle kane ndonje pjese ne krijimin e qiejve?! Me sillni nje liber te shpallur para ketij (Kuranit) ose ndonje gjurme tjeter te dijes (hyjnore), nese flisni te verteten”

[5] Kush eshte me i humbur se ai, i cili, ne vend Allahut, u lutet atyre qe nuk mund t’u pergjigjen deri ne Diten e Kiametit e qe jane krejt te pavetedijshem ndaj lutjes se tyre

[6] Kur te tubohen njerezit (ne Diten e Gjykimit), idhujt do te jene armiq te tyre dhe do ta mohojne adhurimin e tyre

[7] Kur mohuesve u lexohen shpalljet Tona te qarta, ata thone per te Verteten (Kuranin) qe u vjen: “Kjo eshte magji e qarte!”

[8] Ose ata thone: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vete ate (Kuranin).” Thuaju: “Por, nese une e trilloj ate, ju nuk do te mund te me mbroni nga denimi i Allahut. Ai i di me se miri te gjitha shpifjet tuaja per te (Kuranin). Mjafton Ai deshmitar ndermjet meje dhe jush. Ai eshte Fales dhe Meshireplote”

[9] Thuaju: “Une nuk jam i pari i derguar dhe nuk e di cfare do te ndodhe me mua ose me ju. Une ndjek vetem ate qe me eshte shpallur dhe kam per detyre vetem te jap paralajmerime te qarta”

[10] Thuaju: “Me tregoni, se c’do te behet me ju, nese Kurani eshte vertet prej Allahut e ju e mohoni, nderkohe qe nje deshmitar nga bijte e Israilit[311] deshmon per vertetesine e tij dhe e beson ate, kurse ju tregoheni kryelarte?!” Me te vertete, Allahu, nuk i udhezon (ne rruge te drejte) njerezit e padrejte

[11] Mohuesit thone per besimtaret: “Nese (Kurani) do te ishte ndonje gje e mire, ata nuk do ta kishin besuar ate para nesh!” E perderisa ata nuk e pranojne udhezimin e tij, ata thone: “Ky eshte nje trillim i lashte”

[12] Para Kuranit eshte shpallur Libri i Musait, nje udherrefyes dhe meshire per gjithe njerezimin. Ky Liber (Kurani) e verteton ate. Ai eshte shpallur ne gjuhen arabe per t’i paralajmeruar ata qe bejne te keqija dhe per t’u sjelle lajme te mira punedrejteve

[13] Pa dyshim, ata qe thone: “Zoti yne eshte Allahu!” dhe pastaj qendrojne ne rrugen e drejte, nuk do te kene arsye per t’u frikesuar e as per t’u deshperuar (kur t’u vije vdekja)

[14] Ata do te jene banore te Xhenetit, ku do te qendrojne pergjithmone, si shperblim per ate qe kane punuar

[15] Njeriun e kemi porositur te jete i sjellshem ndaj prinderve te vet. Nena e mbart ate me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji per tridhjete muaj dhe, kur arrin ne moshen e burrerise e i mbush dyzet vjet, ai thote: “O Zoti im! Me frymezo qe te te falenderoj per begatite qe Ti me ke dhene mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mira, me te cilat Ti do te jesh i kenaqur! Me dhuro pasardhes te mire! Tek Ti kthehem i penduar dhe Ty te dorezohem!”

[16] Keta jane ata njerez, te cileve do t’ua pranojme veprat e tyre me te mira e nuk do t’ua veme re veprat e tyre te keqija. Ata do te jene banore te Xhenetit; ky eshte premtimi i vertete qe u eshte premtuar

[17] Mirepo ndonjeri u thote prinderve te vet: “Uf ju! A po me premtoni se do te ringjallem, ndonese para meje kane kaluar shume brezni?!” Kur ata i drejtohen Allahut per ndihme, (duke i thene djalit): “Mjere per ty! Beso, sepse premtimi i Allahut eshte i vertete!”, ai pergjigjet: “Keto jane vetem perrallat e popujve te lashte!”

[18] Njerez te tille do te pesojne fatin e kombeve te kaluara prej xhindeve dhe njerezve, ndaj te cileve u permbush Fjala (e denimit). Vertet, ata jane perhere te humburit

[19] Per te gjithe do te kete shkalle te caktuara, sipas asaj qe kane punuar, ne menyre qe Allahu t’i shperbleje per veprat e tyre. Askujt nuk do t’i behet padrejtesi

[20] Diten, kur ata qe kane mohuar do te vihen para Zjarrit (do t’u thuhet): “Ju keni shfrytezuar gjithe te mirat ne jeten tuaj tokesore dhe jeni kenaqur me to, ndersa sot do te ndeshkoheni me denim poshterues, sepse keni qene arrogante ne Toke pa kurrfare te drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut”

[21] Kujtoje vellane e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmeroi popullin e vet ne Ahkaf, ndersa ka pasur paralajmerues edhe para tij, edhe pas tij (kur u tha): “Adhuroni vetem Allahun! Une, me te vertete, kam frike se do t’ju godase denimi i Dites se Madhe!”

[22] Ata u pergjigjen: “Valle, a ke ardhur te na largosh ne prej hyjnive tona. Sillna ate (denim) qe po na premton dhe te shohim nese thua te verteten!”

[23] Ai u tha (atyre): “Vetem Allahu e di (se kur do te vije denimi). Une kam per detyre vetem qe t’ju percjell mesazhin per te cilin jam derguar, por une po shoh se ju jeni popull i zhytur ne padije”

[24] Dhe kur pane nje re qe u duk se vinte ne drejtim te luginave te tyre, ata thane: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u pergjigj ai – “kjo eshte ajo qe ju e keni shpejtuar: nje ere qe mbart nje denim te dhembshem

[25] qe, me urdhrin e Allahut, shkaterron cdo gje.” E ne mengjes u pane vetem shtepite e tyre te zbrazeta; ja, keshtu e ndeshkojme Ne popullin keqberes

[26] Ne i kishim bere ata me te fuqishem se ju[312] dhe u kishim dhene atyre degjimin, shikimin dhe zemren, por as degjimi i tyre, as shikimi i tyre e as zemra e tyre, nuk u sollen kurrfare dobie, sepse mohuan shpalljet e Allahut; ata i goditi ajo me te cilen talleshin

[27] Edhe me pare Ne kemi shkaterruar vendbanime rreth jush e u kemi shpjeguar atyre shpalljet Tona, qe ata te mund te ktheheshin (ne rrugen e drejte)

[28] Perse nuk u erdhen ne ndihme atyre idhujt, qe i adhuruan si zota krahas Allahut, per t’u afruar tek Ai?! Vertet, idhujt i lane ne balte ata[313]. Keto ishin vetem genjeshtrat dhe shpifjet e tyre (idhujtareve)

[29] Kur Ne derguam te ti nje grup xhindesh per te degjuar Kuranin, ata, kur erdhen, i thane njeri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur perfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si keshillues

[30] Ata thane: “O populli yne! Ne degjuam nje Liber te shpallur pas Musait, i cili verteton shpalljet para tij, udhezon nga e verteta dhe tregon rrugen e drejte

[31] O populli yne, pergjigjjuni thirresit te Allahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua fale gjynahet tuaja dhe do t’ju shpetoje prej denimit te dhembshem

[32] Ndersa ata qe nuk i pergjigjen thirresit te Allahut, nuk do te mund t’i ikin Atij ne Toke; per ata s’ka mbrojtes tjeter, pervec Tij. Ata jane ne humbje te madhe

[33] A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Token pa u lodhur aspak ne krijimin e tyre, eshte i Fuqishem t’i ngjalle te vdekurit? Po, Ai eshte vertet i Fuqishem per cdo gje

[34] Diten, kur ata qe kane mohuar do te ballafaqohen me zjarrin (do t’u thuhet): “Valle, a nuk eshte kjo e vertete?” Ata do te thone: “Po, per Zotin tone!” Ai do t’u thote: “Atehere, shijoni denimin per mohimin qe keni bere!”

[35] Prandaj, ti behu i durueshem (o Muhamed), ashtu sic kane duruar me kembengulje te derguarit e vendosur dhe mos kerko shpejtimin e denimit per ata[314]! Diten, kur te perjetojne ate qe u eshte premtuar, atyre do t’u duket se kane qendruar (ne Toke) vetem nje cast te dites. Kjo eshte shpallje e qarte. E kush do te shkaterrohet tjeter, pervec popullit te pabindur

Muhammedi (Muhammed)

Surah 47

[1] Allahu do t’ua zhvleresoje veprat atyre qe mohojne dhe i pengojne njerezit nga rruga e Tij

[2] Ndersa atyre qe besojne, kryejne vepra te mira dhe besojne ne ate qe i eshte shpallur Muhamedit - dhe e cila eshte e Verteta prej Zotit te tyre, - Ai do t’ua fshije gjynahet dhe do t’ua permiresoje gjendjen

[3] Kjo, sepse ata qe mohojne, ndjekin te paverteten, kurse besimtaret mbeshteten ne te Verteten e ardhur nga Zoti i tyre. Keshtu ua sjell Allahu njerezve shembujt e tyre

[4] Kur te ballafaqoheni ne lufte me mohuesit, goditini ne qafe, derisa t’i rraskapitni e t’i shkaterroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemergjeresi, ose me shperblim, derisa te behet armepushimi. Keshtu beni! Sikur te donte Allahu, do t’i shkaterronte ata, por Ai deshiron t’ju sprovoje ju me njeri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre qe vdesin ne rrugen e Allahut

[5] Ai do t’i udhezoje ata, do t’ua permiresoje gjendjen

[6] dhe do t’i shpjere ne Xhenet, te cilin ua ka bere te njohur me pare

[7] O besimtare, nese e ndihmoni Allahun[315], edhe Ai do t’ju ndihmoje dhe do t’ju beje te qendroni fort ne kembet tuaja

[8] Ndersa ata qe nuk besojne, do te shkaterrohen! Ai do t’ua humbe veprat atyre

[9] Kjo per shkak se ata e urrejne ate qe ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvleresuar veprat e tyre

[10] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper Toke, per te pare perfundimin e atyre qe qene perpara tyre!? Allahu i shfarosi ata plotesisht, e keshtu do te perfundojne edhe mohuesit e tjere

[11] Kjo per shkak se Allahu eshte Mbrojtes i atyre qe besojne, kurse per mohuesit nuk ka mbrojtes

[12] Pa dyshim, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Allahu do t’i shpjere ne Xhenete, neper te cilat rrjedhin lumenj. Ndersa ata qe nuk besojne dhe kenaqen e hane ashtu sic gelltisin bagetia, do te kene Zjarrin si vendbanim

[13] Eh, sa shume qytete, te cilat kane qene me te fuqishme se qyteti yt, qe te ka perzene, Ne i kemi shkaterruar dhe nuk kane pasur asnje ndihmes

[14] Valle, a eshte i njejte ai qe i permbahet udhezimit te Zotit te tij me ate qe i zbukurohen punet e veta te shemtuara dhe leshohet pas pasioneve te veta

[15] Ja pershkrimi i Xhenetit, qe u premtohet te perkushtuarve (ndaj Allahut): nje vend, ku ka lumenj me uje te pandotur, lumenj qumeshti me shije te pandryshuar, lumenj vere me shije te kendshme per ata qe e pine dhe lumenj prej mjalti te kulluar. Ata do te kene aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit te tyre. A mund te krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqaret do te qendrojne perhere ne zjarr dhe do t’u jepet uje i valuar, qe ua copeton zorret

[16] Midis tyre ka qe bejne sikur te degjojne ty, por, posa largohen prej teje, i pyesin ata te cileve u eshte dhene dituria: “C’tha ai me pare?!” Keta jane ata, zemrat e te cileve ua ka vulosur Allahu dhe te cilet leshohen pas epsheve te veta

[17] Sa per ata qe ndjekin rrugen e drejte, Ai ua shton udhezimin dhe u jep devotshmeri e vetepermbajtje

[18] A mos valle mohuesit presin, qe t’u vije befasisht vetem Ora (e Kiametit)? Nderkohe, shenjat e saj kane ardhur. Po per cfare do t’u sherbejne atyre keshillat, kur t’iu kete ardhur Kiameti

[19] Dije se nuk ka zot tjeter te vertete pervec Allahut! Kerko falje per gjynahun tend dhe per besimtaret e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qendroni

[20] Besimtaret thone: “Sikur te ishte shpallur nje sure!” Por, kur shpallet nje sure e qarte dhe ne te permendet lufta, i sheh ata me zemra te semura[316], si te veshtrojne ty me shikim si te agonise se vdekjes! Nderkohe, me e pershtatshme do te ishte per ata

[21] bindja dhe fjala e mire! Madje, kur ceshtja (e luftes) eshte vendosur, do te ishte me mire per ata qe te tregohen te sinqerte ndaj Allahut

[22] Nese ju (o hipokrite) i ktheni shpinen besimit, atehere do te benit ngaterresa ne Toke dhe do t’i shkaterronit lidhjet farefisnore

[23] Keta jane ata, te cilet Allahu i ka mallkuar, i ka bere te shurdher dhe ua ka verbuar shikimin

[24] Valle, a nuk persiatin ata per Kuranin apo i kane zemrat te kycura

[25] Vertet, ata qe kthehen ne mosbesim, pasi u eshte treguar rruga e drejte, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa te rreme

[26] Kjo per shkak se u thoshin atyre qe nuk e donin ate, qe e ka shpallur Allahu: “Ne do t’ju bindemi juve ne disa gjera” – por Allahu i di mire fshehtesite e tyre

[27] E cfare do te bejne ata, kur engjejt do t’ua marrin shpirtin, duke i rrahur ne fytyrat dhe shpinat e tyre

[28] Kjo, sepse ata pasuan ate qe shkakton zemerimin e Allahut dhe urryen pelqimin e Tij e keshtu, Ai ua zhvleresoi atyre veprat

[29] Valle, a mendojne ata qe kane semundje ne zemrat e tyre[317], se Allahu nuk do t’ua nxirrte ne shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)

[30] Sikur te donim, Ne do te t’i tregonim ty ata dhe ti, me siguri, do t’i njihje sipas shenjave te tyre. Por, ti do t’i njohesh ata sipas menyres se shprehjes se tyre. Allahu i di veprat tuaja

[31] Ne do t’ju veme ne prove ju, derisa t’i njohim ata midis jush, qe luftojne (ne rrugen e drejte) dhe durojne, e derisa te provojme ato qe thuhen per veprat tuaja

[32] Me te vertete, ata qe nuk besojne, i pengojne (te tjeret) nga rruga e Allahut dhe kundershtojne te Derguarin, pasi u eshte shpjeguar qarte rruga e drejte, nuk do t’i sjellin Allahut kurrfare demi; Ai do t’i zhvleresoje veprat e tyre

[33] O ju qe keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni te Derguarit dhe mos i coni dem veprat tuaja

[34] Pa dyshim, ata qe nuk besojne, (i) pengojne (te tjeret) nga rruga e Allahut dhe vdesin si jobesimtare, Allahu kurrsesi nuk do t’i fale

[35] Dhe mos u beni te dobet e te kerkoni armepushim, nderkohe qe jeni me te fuqishmit dhe Allahu eshte me ju. Ai nuk do t’jua pakesoje (shperblimin per) veprat tuaja

[36] Jeta e kesaj bote nuk eshte asgje tjeter, vecse loje dhe zbavitje. Nese (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t’ju shperbleje dhe nuk do te kerkoje prej jush pasurine tuaj

[37] Sikur ta kerkonte prej jush tere pasurine me kembengulje, ju do te beheshit koprrace dhe, Ai do te nxirrte ne shesh urrejtjen tuaj

[38] Ja, juve ju behet thirrje te shpenzoni ne rrugen e Allahut, por disa prej jush jane koprrace. Kush tregohet koprrac, ta dije se i ben dem vetes, sepse Allahu eshte i Pasur (s’ka nevoje per asgje), ndersa ju jeni te varfer. E, nese ju ia ktheni shpinen dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zevendesoje me nje popull tjeter, i cili nuk do ta ndjeke shembullin tuaj

Fitorja (El-Fet'h)

Surah 48

[1] Ne te dhame ty nje fitore te qarte

[2] per te t’i falur ty Allahu gabimet e meparshme dhe te ardhshme, per ta plotesuar dhuntine e Vet ndaj teje dhe per te te udhezuar ne rrugen e drejte

[3] dhe qe Allahu te te jape ndihme te madhe

[4] Eshte Ai, qe zbriti qetesi[319] ne zemrat e besimtareve, per t’ua forcuar besimin, krahas besimit qe paten. Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[5] (Ai e beri kete) per t’i cuar besimtaret dhe besimtaret ne kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te qendrojne perhere, si dhe qe t’ua fale gjynahet atyre. Kjo, ne syte e Allahut, eshte fitorja me e madhe

[6] Gjithashtu, (Ai e beri kete) per t’i ndeshkuar hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret e idhujtaret, qe mendojne keq per Allahun. Radha e fatkeqesise le t’i godase ata! Allahu eshte zemeruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka pergatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shemtuar qe eshte ai

[7] Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[8] Me te vertete, Ne te kemi derguar ty (Muhamed) deshmitar, sjelles te lajmeve te mira dhe paralajmerues

[9] qe t’i besoni Allahut dhe te Derguarit te Tij, qe ta ndihmoni e ta nderoni ate (Muhamedin a.s.) dhe qe ta lavderoni Ate (Allahun xh.sh.) me namaz ne mengjes dhe mbremje

[10] Ata qe te jane betuar per besnikeri, ne te vertete, i jane betuar per besnikeri Allahut. Dora e Allahut eshte mbi duart e tyre! Ai qe e prish betimin, e prish ne dem te vetes, por, nese e mban besen ndaj Allahut, Ai do t’i jape atij shperblim te madh

[11] Do te te thone ty arabet e shkretetires, te cilet ngelen pas jush[320]: “Ne ishim te zene me bagetite dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut qe te na fale ne!” Ata thone me gjuhen e tyre ate qe nuk e kane ne zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengoje Allahun ndaj jush, nese Ai kerkon t’ju godase ose, nese synon t’ju beje ndonje te mire?” Allahu e di ate qe ju beni

[12] Jo! Ju[321] menduat se i Derguari dhe besimtaret nuk do te kthehen kurre te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin te kenaqura me kete trill. Ju ushqyet mendime shume te keqija dhe keshtu u bete popull i pavlefshem i nisur drejt shkaterrimit

[13] Kush nuk beson ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij, ta dije se Ne kemi pergatitur per mohuesit nje Zjarr flakerues

[14] I Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i Tokes. Ai fal ke te doje e denon ke te doje. Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote

[15] Ata qe ngelen pas jush, do t’ju thone, kur te niseni per te marre placken e luftes: “Na lejoni edhe ne qe te vijme pas jush!” Ata do te donin t’i nderronin fjalet e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do te vini pas nesh, kete e ka thene Allahu qysh me pare!” E ata do te thone: “Nuk eshte ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak qe kuptojne

[16] Thuaju atyre arabeve te shkretetires, qe ngelen pas jush: “Ju do te thirreni per te luftuar kunder nje populli shume luftarak, nese ata nuk dorezohen. Nese bindeni, Allahu do t’ju jape shperblim te mire, por, nese shmangeni, ashtu sic keni bere edhe me pare, Ai do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem

[17] Nuk eshte gjynah per te verbrin, as per te calin, as te semurin (qe te mos marrin pjese ne lufte). Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, do te shkoje ne Xhenete, neper te cilat rrjedhin lumenj, kurse ai qe shmanget, do te ndeshkohet me denim te dhembshem

[18] Allahu eshte i kenaqur me ata besimtare, kur t’u betuan per besnikeri nen hijen e pemes. Ai e dinte se c’kishte ne zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetesi[322] dhe i shperbleu me nje fitore te afert

[19] e me nje placke te madhe qe do ta fitojne. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte

[20] Allahu ju premtoi placke te pasur, te cilen do ta fitoni e jua shpejtoi kete juve. Ai i largoi duart e njerezve prej jush, me qellim qe (fitorja juaj) te jete nje shenje per besimtaret e vertete dhe qe t’ju udhezoje ne rrugen e drejte

[21] Allahu e di edhe per te tjera (fitore e placka lufte), te cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[22] Nese mohuesit nisen ne lufte kunder jush, me siguri qe ata do te ikin dhe pastaj nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes

[23] I tille ka qene ligji i Allahut edhe me pare, e ti kurre nuk do te gjesh ndryshime ne ligjin e Allahut

[24] Eshte Ai qe i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda ne Meke, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh te gjitha cfare beni ju

[25] Jobesimtaret ju penguan t’i afroheni Xhamise se Shenjte dhe (penguan) kafshet per kurban, qe te arrinin ne vend. Po te mos kishte qene per disa besimtare e besimtare (ne Meke) qe ju nuk i njihnit e keshtu mund t’i merrnit neper kembe, duke bere gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdheruar t’i luftonit ata. Sikur ata te ishin vec, Ne do t’i ndeshkonim me denim te dhembshem ata (banore te Mekes), qe nuk besuan

[26] Dhe, kur ne zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetesine e Tij ne zemren e te Derguarit te Tij dhe te besimtareve e i beri ata te mbeshteten fort ne fjalen e perkushtimit (ndaj Allahut)[324]. Ata kishin me shume te drejte e qene me te denje per te. Allahu eshte i Gjithedijshem per cdo gje

[27] Allahu e permbushi me te vertete vizionin e te Derguarit te Tij, i cili kishte thene: “Me siguri, ju do te hyni ne Xhamine e Shenjte, dashte Allahu, te sigurt, kokerruar dhe flokeshkurtuar, pa kurrfare frike.” Ai e dinte ate qe nuk e dinit ju dhe, vec kesaj, ju dhuroi nje fitore te afert

[28] Eshte Ai qe e ka cuar te Derguarin e Vet me Udhezimin dhe fene e vertete, per ta ngritur ate mbi te gjitha fete. Allahu mjafton si deshmitar

[29] Muhamedi eshte i Derguar i Allahut. Ata qe jane me te, jane te ashper ndaj jobesimtareve e te meshirshem midis tyre. I sheh ata si perkulen dhe bien ne sexhde, duke kerkuar dhuntine dhe kenaqesine e Allahut. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky eshte pershkrimi i tyre ne Teurat. Ndersa ne Ungjill, shembulli i tyre pershkruhet si nje fare e mbjelle qe leshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e forte me kercellin e vet, duke i gezuar mbjellesit.[325] (Keshtu pershkruhen ata) me qellim qe, nepermjet tyre, Ai t’i zemeroje mohuesit. Per ata midis tyre qe besojne dhe kryejne vepra te mira, Allahu ka premtuar falje dhe shperblim te madh

Dhomat (El-Huxhurat)

Surah 49

[1] O ju qe keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit te) Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe kijeni frike Allahun! Vertet, Allahu degjon gjithcka dhe eshte i Gjithedijshem

[2] O ju qe keni besuar! Mos e ngrini zerin tuaj mbi zerin e Profetit dhe mos i flisni atij me ze te larte, sic beni me njeri-tjetrin, ne menyre qe te mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare

[3] Vertet, ata qe ulin zerin ne prani te te Derguarit te Allahut jane njerezit, zemrat e te cileve Allahu i ka kalitur per besim e perkushtim. Per ata ka falje dhe shperblim te madh

[4] Vertet, ata qe te therrasin ty (o Muhamed) me ze te larte nga jashte dhomave te tua, shumica e tyre nuk marrin vesh

[5] E sikur te duronin derisa ti te dilje jashte tek ata, do te ishte me mire per ata. Por Allahu eshte Fales dhe Meshirues

[6] O ju qe keni besuar! Nese ndonje njeri i pandershem ju sjell ndonje lajm, sigurohuni mire (ne eshte i vertete), per te mos i bere dem ndokujt pa dashje, e te pendoheni pastaj per ate qe keni bere

[7] Dhe ta dini se midis jush gjendet i Derguari i Allahut! Sikur ai t’ju bindej juve ne shume gjera, ju do ta kishit pesuar. Por Allahu jua ka bere te dashur besimin dhe jua ka zbukuruar ate ne zemrat tuaja, ashtu sic jua ka bere te urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikerisht ata jane te udhezuarit drejt

[8] me miresine dhe hirin e Allahut. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte

[9] Nese dy pale besimtaresh bejne lufte midis tyre, pajtojini ata. Por, nese njera pale sulmon tjetren, atehere luftoni kunder sulmuesit, derisa te kthehet ne urdhrat e Allahut. E, nese kthehet, atehere pajtojini ata midis tyre, me drejtesi dhe paanesi, sepse Allahu i do ata qe veprojne me drejtesi

[10] Ne te vertete, besimtaret jane vellezer, andaj pajtojini vellezerit tuaj midis tyre dhe kijeni frike Allahun, ne menyre qe ju te meshiroheni

[11] O ju qe keni besuar! Asnje burre prej jush te mos tallet me burra te tjere, se keta mund te jene me te mire se ai. Gjithashtu, asnje grua te mos tallet me gra te tjera, se keto mund te jene me te mira se ajo. Mos e nencmoni dhe mos e qesendisni njeri tjetrin me nofka (te keqija)! Sa e shemtuar eshte te thirresh me emer te keq pas (pranimit te) besimit! Ata qe nuk pendohen, jane vertet keqberes

[12] O ju qe keni besuar! Menjanoni shume dyshime, se, vertet, disa dyshime jane gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur?! Sigurisht qe ju do ta urrenit kete! Kijeni frike Allahun! Me te vertete, Allahu eshte Pranues i pendimit dhe Meshireplote

[13] O njerez! Ne te vertete, Ne ju krijuam ju prej nje mashkulli dhe nje femre dhe ju beme popuj e fise, per ta njohur njeri tjetrin. Me i nderuari prej jush tek Allahu eshte ai qe i frikesohet me shume Atij. Vertet, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe per Ate asgje nuk eshte e fshehte

[14] Arabet e shkretetires deklarojne: “Ne besojme”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por me mire thoni: ‘Ne perulemi’, pasi besimi ende nuk ka hyre (si duhet) ne zemrat tuaja. E, nese i bindeni Allahut dhe te Derguarit te Tij, nuk do t’ju pakesohet asgje prej veprave tuaja. Sigurisht, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote.”

[15] Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojne, por luftojne ne rrugen e Allahut me pasurine dhe jeten e tyre. Keta jane besimtare te sinqerte

[16] Thuaju: “Valle, a do ta njoftoni Allahun per fene tuaj, nderkohe qe Ai di gjithcka qe permbajne qiejt dhe Toka?! Allahu eshte i Dijshem per cdo gje.”

[17] Ata e quajne si favor per ty qe kane pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor per mua se keni pranuar Islamin; perkundrazi, Allahu ju ka dhuruar miresi dhe ju ka udhezuar ne besim, nese ajo qe thoni eshte e vertete!”

[18] Allahu i di fshehtesite e qiejve dhe te Tokes. Allahu i sheh te gjitha ato qe beni ju

Kaf (Kaf)

Surah 50

[1] Kaf. Betohem ne Kuranin e lavdishem

[2] Po! Ata cuditen qe nga gjiri i tyre u ka ardhur nje paralajmerues, keshtu qe mohuesit thone: “Kjo gje eshte e cuditshme

[3] Valle, pasi te vdesim e te behemi pluhur (do te ringjallemi serish)? Ai kthim eshte i larget!”

[4] Ne e dime sa prej tyre i merr toka, tek Ne eshte Libri qe i ruan te gjitha

[5] Mirepo, ata e mohojne te Verteten kur u vjen, keshtu qe ata jane ne gjendje te turbulluar

[6] A nuk e shohin ata qiellin qe qendron siper tyre, si e kemi ndertuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfare plasaritjeje ne te

[7] Ndersa Token e kemi shtruar dhe ne te kemi shperndare male te palevizshme dhe kemi bere, qe nga ajo, te mbijne gjithfarelloj bimesh te bukura

[8] si mjet ndricimi te mendjes dhe perkujtese per cdo rob qe i drejtohet Zotit te vet

[9] Ne leshojme nga qielli uje te bekuar dhe nepermjet tij krijojme kopshte, drithera qe korren

[10] dhe palma hurme te larta me tufa frutash njera mbi tjetren

[11] si ushqim per roberit Tane; ne kete menyre Ne me shi e ringjallim token e vdekur. E keshtu do te jete edhe ringjallja

[12] Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banoret e Ressit dhe fisi Themud

[13] edhe fisi Ad, Faraoni dhe vellezerit e Lutit

[14] edhe banoret e Ejkes, edhe populli i Tubbas; te gjithe ata i quajten genjeshtare te derguarit, prandaj kunder tyre u permbush denimi Im

[15] Valle, a mos u lodhem Ne gjate krijimit te pare? Jo, por ata dyshojne ne krijimin e serishem

[16] Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dime c’i peshperit atij shpirti i vet. Ne jemi me prane tij se damari i qafes se vet

[17] Dy engjej i rrine atij nga e djathta dhe e majta

[18] dhe, per cdo fjale qe ai thote, ka prane vetes nje mbikeqyres te gatshem (per ta shenuar ate)

[19] Agonia e vdekjes do te sjelle te verteten (e jetes tjeter): ja, kjo eshte ajo se ciles perpiqeshe t’i ikje

[20] Dhe do te fryhet ne Sur - kjo eshte Dita e kercenimit

[21] Cdo shpirt do te vije i shoqeruar me nje (engjell) grahes dhe nje (engjell) deshmitar

[22] (Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qene i pavemendshem per kete. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot eshte i mprehte.”

[23] E shoqeruesi i tij (engjell) do te thote: “Ketu eshte (shenimi i veprave te tij) qe kam gati”

[24] (Do t’u thuhet:) “Hidhni ne zjarr cdo njeri jobesimtar, kryenec

[25] pengues te te mirave, shkeles dhe dyshues (ne fe)

[26] cdo njeri qe ka besuar ne zot tjeter, pervec Allahut. Keshtu pra, flakeni ate ne denimin me te rende!”

[27] E, shoku i tij (djall) do te thote: “O Zoti yne, une nuk e kam mashtruar ate, por ai vete ka qene ne humbje te madhe”

[28] Atyre (Allahu) do t’u thote: “Mos u grindni para Meje, Une ju kam paralajmeruar me kohe

[29] Fjala ime nuk ndryshohet dhe Une nuk jam i padrejte me roberit e Mi”

[30] Ate Dite Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do te pergjigjet: “A ka edhe me?”

[31] Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtareve te devotshem

[32] (qe do t’u thuhet:) “Kjo eshte premtuar per ju, per kedo qe eshte penduar dhe ruajtur (nga gjynahet)

[33] qe e ka pasur frike te Gjithemeshirshmin, edhe atehere kur nuk e shihte kush, e qe ka ardhur me zemer te kthyer (nga Allahu)

[34] Hyni ne te (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo eshte Dita e amshimit!”

[35] Aty do te kene cfare te duan - e prej Nesh (do te kene) edhe me shume

[36] Eh, sa breza shume me te fuqishem Ne i kemi shkaterruar para tyre! Ata brodhen neper Toke, po a mund te gjenin strehim

[37] Vertet, ketu ka keshille per kedo qe ka zemer, degjon me vemendje dhe deshmon

[38] Ne i kemi krijuar qiejt, Token dhe cdo gje qe gjendet midis tyre per gjashte dite, pa ndiere lodhje aspak

[39] Andaj, duroje ate qe thone ata[327], madheroje Zotin tend e falenderoje Ate para lindjes se diellit dhe para perendimit

[40] Madheroje Ate edhe ne nje pjese te nates, edhe pas faljes se namazit

[41] Dhe veri veshin therritesit[328] qe therret prej nje vendi te afert

[42] Diten, kur ata do ta degjojne thirrjen e vertete, ajo do te jete Dita e Daljes (ringjalljes)

[43] Jemi Ne ata qe japin jeten dhe vdekjen. Te Ne do te kthehet cdo gje

[44] Ate Dite, toka do te hapet e ata do te dalin me nxitim. Per Ne eshte e lehte t’i mbledhim ata te gjithe

[45] Ne e dime mire cfare thone ata, por ti nuk do t’i detyrosh ata me dhune (qe te besojne). Prandaj keshillo me Kuranin kedo qe ka frike paralajmerimin Tim

Erërat që shpërndajnë (Edh-Dharijat)

Surah 51

[1] Betohem ne ererat qe cojne (pluhurin)

[2] dhe ne rete e ngarkuara rende

[3] dhe ne ato qe lundrojne lehte

[4] dhe ne engjejt qe shperndajne urdhrat

[5] se, me te vertete, eshte e sigurt ajo qe ju premtohet

[6] dhe cdo shperblim e denim do te ndodhe

[7] Per qiellin e stolisur me yje

[8] Ju keni gjithfare mendimesh

[9] Prej tij (Kuranit) shmanget ai qe nuk beson

[10] Qofshin mallkuar genjeshtaret

[11] te cilet jane te zhytur ne padije dhe te shkujdesur (ndaj Dites se Gjykimit)

[12] Ata pyesin: “Kur do te jete Dita e Gjykimit?”

[13] Ate Dite ata do te percellohen ne zjarr

[14] (Do t’u thuhet): “Shijoni denimin tuaj! Kete kerkuat t’ju shpejtohet!”

[15] Pa dyshim, ata qe i frikesohen Allahut do te jene ne kopshte dhe burime

[16] duke marre ate qe ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqe me pare kane qene punembare

[17] Ata flinin pak naten

[18] ndersa ne agim kerkonin falje (nga Allahu)

[19] Ne pasurite e tyre ka pasur pjese per lypesit dhe nevojtaret

[20] Ne Toke ka shenja per ata qe besojne me bindje

[21] po edhe ne vetet tuaja - a nuk e shihni valle

[22] Ne qiell eshte furnizimi juaj dhe gjithcka qe ju eshte premtuar

[23] Betohem per Zotin e qiellit dhe te Tokes, se kjo (qe ju premtohet) eshte e vertete, ashtu sic eshte te folurit tuaj

[24] A e ke degjuar historine e mysafireve te nderuar te Ibrahimit

[25] Ata hyne tek ai e i thane: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerez te panjohur!”

[26] E pa u vene re, ai shkoi te njerezit e shtepise dhe solli nje vic te majme

[27] Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”

[28] Dhe ndjeu frike prej tyre, por ata i thane: “Mos u frikeso!” dhe i dhane lajmin e mire per nje djale te dijshem

[29] Atehere erdhi gruaja e tij, qe, duke therritur dhe rrahur fytyren, tha: “Valle, a mundem (te lind) une, plaka shterpe?”

[30] Ata thane: “Keshtu ka qene vullneti i Zotit tend. Ai eshte vertet i Urte dhe i Gjithedijshem.”

[31] Ai i pyeti: “Cili eshte qellimi juaj, o te derguar?”

[32] Ata thane: “Ne jemi derguar te nje popull keqberes

[33] per te hedhur mbi ta gure prej balte te pjekur

[34] te shenuar te Zoti yt, per ata qe e kalojne kufirin (ne te keqija)”

[35] Ne i nxorem te gjithe besimtaret qe ishin ne ate qytet

[36] ndonese aty gjetem vetem nje shtepi myslimane

[37] dhe ne te lame shenje per ata qe i frikesohen denimit te dhembshem

[38] Edhe ne historine e Musait (ka mesim), kur ia derguam Faraonit, me prove te qarte

[39] Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), se bashku me komandantet e vet dhe tha: “Musai eshte magjistar ose i cmendur!”

[40] Ne e kapem ate me ushtrine e tij dhe e hodhem ne det; ai e meritoi

[41] (Mesim ka edhe ne historine) e fisit Ad, kur i derguam eren shkaterruese

[42] e cila, ngado qe kaloi, nuk kurseu asgje, duke i kthyer ne kalbesira

[43] Edhe te fisi Themud (ka mesim), kur iu tha anetareve te tij: “Kenaquni njefare kohe!”

[44] Ata u treguan mendjemedhenj ndaj urdhrave te Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndersa e shihnin

[45] por nuk munden as te ngriheshin, as te mbroheshin prej denimit

[46] (Mesim ka) edhe te populli i Nuhut, (qe e shkaterruam) shume kohe me pare. Me te vertete, ai ishte popull i pabindur

[47] Ne e kemi ndertuar qiellin me fuqine Tone dhe Ne e zgjerojme ate

[48] Edhe Token e kemi shtruar! Sa shtrues te mrekullueshem qe jemi

[49] Dhe nga cdo gje, Ne kemi krijuar dy pale,[329] ne menyre qe ju te vini veshin

[50] “Andaj, ikni (prej denimit) drejt (shperblimit te) Allahut, se une vertet qe jam derguar te ju prej Tij, si paralajmerues i qarte

[51] Dhe mos adhuroni zot tjeter krahas Allahut, se une vertet qe jam derguar te ju prej Tij, si paralajmerues i qarte!”

[52] Keshtu, sa here qe nje i derguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Eshte magjistar” ose “Eshte i cmendur!”

[53] Valle, a mos ia kane pasuar kete njeri-tjetrit? Jo, por ata vete jane popull qe e kane tepruar

[54] Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do te qortohesh per kete

[55] Por keshillo, se vertet keshilla u ben dobi besimtareve

[56] Xhindet dhe njerezit i kam krijuar vetem qe te Me adhurojne

[57] Une nuk kerkoj prej tyre risk, as nuk deshiroj qe te Me ushqejne

[58] Vertet, Allahu eshte Furnizuesi i vetem, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi

[59] Pa dyshim, ata qe kane bere te keqija, do te kene pjesen e tyre te denimit, te ngjashme me pjesen e shokeve te tyre (te meparshem) qe kane qene si ata. Prandaj te mos Me sfidojne qe ta shpejtoj ate

[60] Keshtu, mjere mohuesit prej Dites qe u eshte premtuar

Mali (Et-Tur)

Surah 52

[1] Betohem per malin Tur (Sina)

[2] dhe Librin e shkruar ne rreshta

[3] ne pergamene te shpalosur

[4] dhe Shtepine plot vizitore

[5] dhe kupen e ngritur (te qiellit)

[6] dhe detin e mbushur

[7] se, me te vertete, denimi i Zotit tend do te ndodhe

[8] dhe askush nuk mund ta pengoje

[9] Ate Dite qielli do te lekundet fuqishem

[10] e malet do te lekunden me te madhe nga vendi

[11] Ate Dite, mjere per jobesimtaret

[12] qe, te zhytur ne genjeshtra, argetoheshin

[13] Ate Dite, ata do te hidhen me force ne zjarrin e Xhehenemit

[14] (Do t’u thuhet): “Ky eshte zjarri qe e keni mohuar

[15] A eshte kjo magji apo nuk shihni

[16] Percellohuni ne te! E duroni apo nuk e duroni, njesoj eshte per ju. Ne te vertete, ky eshte “shperblimi” i vetem per ate qe keni bere”

[17] Vertet, besimtaret e devotshem do te gjenden ne kopshtet e Xhenetit dhe ne lumturi

[18] duke u kenaqur me ate qe u ka dhene Zoti i tyre, sepse Ai i ka ruajtur prej denimit te Zjarrit flakerues

[19] (Do t’u thuhet): “Hani e pini me kenaqesi, si shperblim per ate qe keni bere!”

[20] Te mbeshtetur ne divane te renditura, ata do te martohen me hyri sybukura

[21] Ne do t’i bashkojme besimtaret e vertete me ata pasardhes te tyre qe i ndjekin ne besim dhe nuk do t’u pakesojme asgje nga shperblimi per veprat e tyre. Cdo njeri eshte peng i veprave te veta

[22] Dhe do t’ua zgjerojme dhuntite atyre me fruta dhe mish, si ua ka enda

[23] Atje do t’ia kalojne njeri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do te kete biseda te kota e as gjynahe

[24] Rreth tyre do te sillen sherbyes, djelmosha si margaritare te fshehur

[25] Ata[332] do te afrohen, duke biseduar me njeri-tjetrin

[26] e duke thene: “Me pare, Ne kemi pasur frike ne familjet tona (nga gjykimi i Allahut)

[27] por, Allahu na ka dhuruar meshire dhe na ka ruajtur nga era percelluese (e Zjarrit)

[28] Ne qysh me pare i jemi falur Atij. Ai eshte vertet Bamires dhe Meshireplote”

[29] Pra, paralajmero (o Muhamed), sepse ti, per dhuntine e Zotit tend, nuk je as fallxhi, as i cmendur

[30] Vertet thone ata[333]: “Ai[334] eshte vjershetar, te presim derisa ta zhduke vdekja”

[31] Thuaju: “Prisni, se edhe une po pres bashke me ju!”

[32] A mos u vjen kjo nga mendja e tyre apo ata jane popull i nderkryer

[33] Vertet thone ata: “Ai e ka trilluar ate[335]”?! Nuk eshte keshtu, por ata nuk besojne

[34] Atehere le te sjellin nje liber te ngjashem me te, nese ajo qe thone eshte e vertete

[35] A mos valle, ata jane krijuar nga hici apo mos jane ata krijues te vetvetes

[36] A mos valle ata kane krijuar qiejt dhe Token?! Nuk eshte keshtu, por ata nuk jane aspak te bindur

[37] A mos zoterojne thesaret e Zotit tend?! Apo mos jane ata sunduesit (e gjithckaje)

[38] A mos kane ndonje shkalle (per ne qiell) e pergjojne Ate?! Atehere, le te sjelle pergjuesi i tyre deshmi te qarte

[39] Valle, per Ate jane vajzat e per ju[336] djemte

[40] A mos po kerkon ti shperblim prej tyre, qe te kene frike se mos po ngarkohen me detyrim

[41] A mos zoterojne te padukshmen, keshtu qe mund ta pershkruajne

[42] A mos duan te ngrene kurthe kunder teje? Ta dine se vetem mohuesit do te bien ne kurthe

[43] A mos ata kane zot tjeter, vec Allahut?! Allahu eshte i Lartesuar mbi gjithcka qe ia veshin Atij

[44] Edhe sikur te shihnin se po bie nje cope nga qielli, ata do te thoshin: “Eshte vec nje grumbull resh”

[45] Prandaj, leri ata te vazhdojne keshtu, derisa te takohen me Diten, ne te cilen, do te zalisen (nga frika)

[46] me Diten, ne te cilen, dinakerite e tyre nuk do t’u bejne asnje dobi dhe kur ata nuk do t’i ndihmoje askush

[47] Ne te vertete, per keqberesit ka edhe nje denim tjeter para ketij; por shumica e tyre nuk e dine

[48] Prandaj, duro per gjykimin e Zotit tend se, me te vertete, ti je nen Syte[337] Tane! Lavderoje duke e falenderuar Zotin tend kur te ngrihesh

[49] edhe gjate nates lavderoje Ate, si dhe pas perendimit te yjeve

Ylli (En-Nexhm)

Surah 53

[1] Betohem ne yllin kur perendon

[2] se shoku juaj (Muhamedi a.s.) nuk ka humbur e nuk ka devijuar

[3] Ai nuk flet sipas qejfit te vet

[4] por ajo (qe thote) eshte vetem shpallje hyjnore, qe i vjen atij

[5] Ate ia ka mesuar atij nje (engjell) shume i fuqishem (Xhebraili)

[6] mendjelarte, qe iu paraqit qarte

[7] ne horizontin me te larte

[8] Pastaj iu afrua e iu leshua

[9] sa largesia midis dy harqeve ose edhe me afer

[10] e i shpalli robit te Allahut, ate qe i shpalli

[11] Zemra (e Muhamedit) nuk genjen per ate qe ka pare

[12] Valle, a do ta kundershtonit ate per cfare ka pare

[13] nderkohe qe ai e ka pare ate edhe nje here tjeter

[14] te Sidretul Munteha-ja

[15] ku ndodhet Xheneti i Strehimit

[16] Kur Sidren cfare nuk e mbulonte

[17] Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masen

[18] por ai pa disa nga mrekullite me madheshtore te Zotit te tij

[19] A e keni pare Laten dhe Uzzen

[20] Po Menaten,[339] te treten, te fundit

[21] Valle, per ju jane djemte, ndersa per Ate vajzat

[22] Kjo ndarje eshte e padrejte

[23] Keta jane vetem emra qe ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe te paret tuaj, kurse Allahu nuk ju ka derguar per ata asnje prove. Ata ndjekin vetem hamendjet dhe ate qe ua ka qejfi, ndonese u ka ardhur prej Zotit te tyre udhezimi (per rrugen e drejte)

[24] A do te kete njeriu gjithcka qe deshiron

[25] Vetem Allahut i perkasin bota tjeter dhe kjo bote

[26] Sa engjej ka ne qiej, ndermjetesimi i te cileve nuk ben asnje dobi, vecse pasi te jape leje Allahu, per ke te doje e te pelqeje Vete

[27] Vertet, ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, u japin engjejve emra femerore

[28] Ata nuk kane asnje njohuri per kete, por ndjekin vetem hamendjen, ndonese hamendja nuk mund ta zevendesoje aspak te verteten

[29] Andaj, ti (o Muhamed) largohu prej atij, qe i kthen kurrizin Kuranit dhe, qe deshiron vetem jeten e kesaj bote

[30] Kaq arrin gjithe dija e tyre! Ne te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe jane shmangur nga rruga e Tij dhe ata qe ndjekin rrugen e drejte

[31] Allahut i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke, per t’i denuar ata qe bejne keq, sipas veprave te veta e, per t’i shperblyer ata qe bejne mire, me shperblimin me te mire

[32] Per ata qe ruhen prej gjynaheve te medha dhe veprave imorale, pervec gjynaheve te vogla, me te vertete, Zoti yt eshte i Gjere ne falje. Ai ju njeh mjaft mire, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qene embrion ne barkun e nenave tuaja. Prandaj, mos u lavderoni me pafajesine tuaj! Ai i njeh me se miri ata qe ruhen nga gjynahet

[33] A e ke vene re ate qe shmanget (nga e verteta)

[34] dhe jep pak e pa qejf

[35] A i di ai valle gjerat e padukshme, a i sheh ato

[36] Valle, a nuk ka degjuar ai per ate qe thuhet ne Shkrimet e Musait

[37] dhe te Ibrahimit - i cili i plotesoi detyrimet

[38] se askush nuk do t’i mbarte gjynahet e tjetrit

[39] dhe se njeriu do te kete vetem ate per te cilen ka punuar

[40] se perpjekjet e tij do te shihen

[41] dhe se do te shperblehet me shperblim te plote

[42] se te Zoti yt do te jete kthimi

[43] se Ai jep gazin dhe vajin

[44] dhe se Ai jep vdekjen dhe jeten

[45] se Ai krijon ciftet, mashkull e femer

[46] prej nje pike fare kur derdhet

[47] dhe se Atij i takon krijimi tjeter

[48] se Ai jep pasuri dhe kenaqesi te mjaftueshme

[49] Ai, qe eshte Zoti i Siriusit

[50] se Ai i ka shkaterruar fiset e lashta Ad

[51] e Themud, duke mos lene askend prej tyre

[52] si dhe popullin e Nuhut me pare, sepse qe me i padrejte dhe rebel

[53] se Ai i asgjesoi edhe qytetet e permbysura (te popullit te Lutit)

[54] te cilat i mbuloi ajo qe i mbuloi

[55] Atehere, ne cfare dhuntie te Zotit tend dyshon ti

[56] Ky (Profet) eshte paralajmerues si ata te meparshmit

[57] Ora e Kiametit po afrohet

[58] dhe askush, pervec Allahut, nuk mund ta zbuloje ate

[59] Valle, prej kesaj fjale po cuditeni

[60] dhe po qeshni e nuk po qani

[61] Madje, jeni edhe te shkujdesur

[62] Me mire peruluni ne sexhde per Allahun dhe adhurojeni Ate

Hëna (El-Kamer)

Surah 54

[1] U afrua Ora dhe u ca Hena

[2] E megjithate, sa here qe shohin ndonje mrekulli, ata kthejne kurrizin dhe thone: “Kjo eshte ne vazhden e magjive te tij!”

[3] Ata e mohojne (te verteten) dhe pasojne deshirat dhe tekat e tyre, por cdo gje eshte e caktuar

[4] Sigurisht qe atyre u kane ardhur histori per t’i prapesuar (nga e keqja)

[5] nje urtesi e persosur, por paralajmerimi nuk u ben dobi

[6] Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Diten kur do t’i therrase Lajmetari[342] ne dicka te tmerrshme

[7] Me sy te perulur do te dalin nga varret, sikur te ishin karkaleca te shperndare

[8] duke shpejtuar drejt Lajmetarit. Atehere, mohuesit do te thone: “Kjo eshte dite e veshtire!”

[9] Para tyre (i) ka pergenjeshteruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin genjeshtar robin Tone (Nuhun), i thoshin “i cmendur”, e pengonin dhe e kercenonin

[10] Keshtu, ai iu lut Zotit te vet: “Une jam i mundur, andaj me ndihmo!”

[11] Dhe Ne i hapem dyert e qiellit me uje te rrembyeshem

[12] dhe i shperthyem burimet e tokes, e u takuan ujerat per nje qellim te paracaktuar

[13] Ndersa Nuhun e bartem ne nje barke (te ndertuar) prej derrasash dhe gozhdesh

[14] e cila lundronte nen Syte[343] Tane: si shperblim per ate (Nuhun a.s.) i cili u mohua

[15] Ne e kemi bere ate[344] si shenje, por a ka kush qe ia ve veshin

[16] Eh, sa i tmerrshem qe denimi Im pas paralajmerimeve te Mia

[17] Vertet, Ne e kemi bere Kuranin te lehte per t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonje qe te marre keshille

[18] Edhe fisi Ad e quajti genjeshtar (te derguarin Tone), por sa i tmerrshem qe denimi Im pas paralajmerimeve te Mia

[19] Ne u derguam atyre ne nje dite fatkeqe nje ere te stuhishme te panderprere

[20] e cila i nxirrte njerezit, sikur te ishin trungje te shkulura hurmash

[21] Eh, sa i tmerrshem qe denimi Im pas paralajmerimeve te Mia

[22] Vertet, Ne e kemi bere Kuranin te lehte per t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonje qe te marre keshille

[23] Edhe fisi Themud i pergenjeshtroi paralajmerimet Tona

[24] Ata (themudasit) thane: “Valle, a te ndjekim nje njeri nga mesi yne? Atehere do te ishim vertet ne rruge te humbur dhe te cmendur

[25] Valle, vetem atij mes nesh t’i dergohet Shpallja? Jo, ai eshte genjeshtar mendjemadh!”

[26] (Te derguarit iu tha): “Neser do ta marrin vesh ata se, kush eshte genjeshtari mendjemadh

[27] Ne po u dergojme devene[345] per t’i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe behu i durueshem

[28] Dhe lajmeroji ata se uji do te ndahet ndermjet tyre e devese dhe cdo vakt do te shihet me rend!”

[29] Por ata thirren shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri

[30] Eh, sa i tmerrshem qe denimi Im pas paralajmerimeve te Mia

[31] Ne derguam mbi ta nje ulerime te vetme e ata u bene si sana e copetuar ne pleme

[32] Vertet, Ne e kemi bere Kuranin te lehte per t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonje qe te marre keshille

[33] Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmerimet

[34] Ne derguam nje stuhi guresh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, qe e shpetuam ne agim

[35] fale meshires Sone. Ja, keshtu Ne i shperblejme ata qe falenderojne

[36] Ne fakt, Luti i paralajmeroi ata per fuqine e denimit Tone, por ata i vune ne dyshim paralajmerimet

[37] Ata i kerkuan t’ua dorezonte mysafiret e tij. Por Ne ua verbuam syte (e u thame): “Shijoni denimin Tim, tani qe e degjuat paralajmerimin Tim!”

[38] Dhe te nesermen ne mengjes, ata i goditi denimi i perhershem

[39] “Shijoni denimin Tim, tani qe e degjuat paralajmerimin Tim!”

[40] Vertet, Ne e kemi bere Kuranin te lehte per t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonje qe te marre keshille

[41] Edhe njerezve te Faraonit u paten ardhur paralajmerimet

[42] por ata i mohuan te gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mberthyem ata, ashtu sic denon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi

[43] Valle, jobesimtaret tuaj jane me te mire se keta (popuj te shkaterruar me pare), apo ju keni ndonje paprekshmeri ne librat e shpallur

[44] Vertet thone ata: “Ne jemi grup i pathyeshem”

[45] Se shpejti do te thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’ia mbathe

[46] Madje, Ora (e Kiametit) do te jete takimi i tyre dhe Ora do te jete me e tmerrshme dhe me e hidhet

[47] Pa dyshim, keqberesit jane te humbur (ne kete jete) dhe do te digjen ne zjarr (ne jeten tjeter)

[48] Diten e Gjykimit ata do te terhiqen me fytyrat e tyre ne zjarr (e do t’u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”

[49] Vertet, Ne cdo gje e kemi krijuar me mase te paracaktuar

[50] Ne urdherojme vetem nje here dhe vullneti Yne permbushet sa cel e mbyll syte

[51] Ne tashme i kemi shkaterruar te ngjashmit me ju (ne mosbesim). Prandaj, a ka ndonje qe te marre keshille

[52] Cdo beme e tyre eshte shenuar ne librat (e engjejve qe regjistrojne veprat)

[53] Cdo gje, e madhe a e vogel qofte, eshte shenuar (ne Leuhi Mahfudh)

[54] Vertet, besimtaret e devotshem do te jene ne kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj

[55] ne kuvendin e se vertetes (ne Xhenet), tek nje Sundues i Plotfuqishem

I Gjithëmëshirshmi (Er-Rahman)

Surah 55

[1] I Gjithemeshirshmi

[2] ua ka mesuar Kuranin (roberve te Tij)

[3] ka krijuar njeriun

[4] dhe i ka mesuar atij te folurit e qarte

[5] Dielli dhe Hena ndjekin rrugen e caktuar

[6] Bimet dhe pemet i perulen (Allahut)

[7] Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vene Balancen (per cdo gje)

[8] qe ju te mos e shkelni ate

[9] Prandaj matni drejt e mos hani ne peshe

[10] Ai e ka bere Token per krijesat

[11] Aty ka fruta te llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistake

[12] ka drithera me gjethe e kercej dhe bime me ere te mire

[13] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[14] Ai e krijoi njeriun prej baltes se thate, ashtu si vorba

[15] ndersa xhindet i krijoi prej flakes se zjarrit

[16] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[17] (Ai eshte) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perendimeve

[18] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[19] Ai i ka leshuar dy dete[349] qe te takohen

[20] por, midis tyre ka nje pengese qe nuk mund ta kapercejne

[21] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[22] Prej tyre nxirren margaritare dhe korale

[23] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[24] Atij i perkasin edhe anijet qe lundrojne neper dete e qe lartohen si male

[25] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[26] Cdo gje qe eshte ne Toke, do te zhduket

[27] e do te mbetet vetem Fytyra (Qenia) e Zotit Tend, plot Madheri dhe Nderim

[28] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[29] Atij i lutet gjithkush qe ndodhet ne qiej dhe ne Toke e ne cdo kohe Ai ushtron fuqine e gjithembarshme

[30] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[31] O ju dy barret e Tokes (njerez dhe xhinde), se shpejti do te caktojme gjykimin tuaj

[32] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[33] O xhinde dhe njerez, nese keni fuqi te pershkoni kufijte e qiejve dhe te Tokes, atehere pershkojini ato! Por nuk do te mund ta beni kete, pervecse me nje fuqi te madhe (nga Allahu)

[34] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[35] Kunder jush do te dergohen flake zjarri dhe tunxh i shkrire (si denim per mohimin e dhuntive te Allahut) dhe ju nuk do te mund te mbroheni

[36] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[37] Vec kur te cahet qielli dhe te behet i kuq si trendafili (ne Diten e Kiametit)

[38] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[39] Ate Dite njerezit dhe xhindet nuk do te pyeten per gjynahet e tyre

[40] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[41] Keqberesit do te njihen sipas shenjave dhe do te kapen per ballukesh dhe per kembesh

[42] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[43] Ja, ky eshte Xhehenemi, te cilin e mohonin keqberesit

[44] Ata do te sillen ne mes te zjarrit dhe ujit te valuar ne kulm

[45] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[46] Per ata qe i frikesohen paraqitjes para Zotit te vet, do te kete dy kopshte

[47] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[48] (Kopshtet do te jene) te mbjelle me peme qe bejne hije

[49] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[50] Ne ta do te kete dy burime qe rrjedhin

[51] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[52] Dhe prej cdo frute do te kete nga dy lloje

[53] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[54] Ata[351] do te jene te mbeshtetur ne shtroje, anash me armac mendafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kene afer sa t’i kapin me dore

[55] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[56] Atje do te kete virgjeresha syulur, te cilat para tyre nuk i kane prekur as njerez, as xhinde

[57] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[58] Ato do te jene si rubine dhe korale

[59] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[60] A ka shperblim tjeter per te miren, vec te mires

[61] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[62] Nen keto dy kopshte, do te kete edhe dy kopshte te tjera

[63] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[64] Ato do te jene te stolisura me gjelberim

[65] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[66] Aty do te jene dy burime qe gulfojne

[67] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[68] Atje do te kete fruta, palma hurmash dhe shege

[69] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[70] Ne to do te kete bukuroshe virtytesh te mrekullueshme

[71] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[72] (Atje do te kete) hyri syzeza neper tenda

[73] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[74] Ato hyri nuk i kane prekur para tyre[352] as njerez, as xhinde

[75] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[76] Ata do te rrine mbeshtetur ne shtroje te gjelbra e qilima te bukur

[77] Pra, cilat dhunti te Zotit tuaj po i mohoni

[78] Qofte lartesuar emri i Zotit tend, plot Madheri dhe Nderim

Ngjarja (El-Vakia)

Surah 56

[1] Kur te ndodhe Ngjarja (Kiameti)

[2] ardhjen e saj askush nuk do ta mohoje

[3] Disa do t’i ule e disa do t’i lartesoje

[4] Kur Toka te dridhet fuqishem

[5] malet te therrmohen cope-cope

[6] e te shnderrohen ne pluhur te shperndare

[7] ju, (o njerez) do te ndaheni ne tri grupe

[8] njerezit e se djathtes[353] - sa te nderuar do te jene fatlumet

[9] njerezit e se majtes[354] - sa te poshteruar do te jene fatkeqet

[10] dhe ata qe kane prire (ne besim) e qe do te prijne (edhe ne Xhenet)

[11] Ata jane te afertit (tek Allahu)

[12] ne kopshtet e kenaqesise

[13] Shumica e tyre jane prej te lashteve

[14] ndersa nje pakice prej brezave te mevonshem

[15] Ata do te qendrojne ne divane te stolisura me ar e gure te cmuar

[16] te mbeshtetur ne to perballe njeri-tjetrit

[17] Do t’u sillen rreth (per sherbim) djelmosha perhere te rinj

[18] me kupa, ibrike dhe gota me pije te kulluar, qe rrjedh

[19] e prej se ciles nuk do t’u dhembe koka dhe nuk do t’u humbe mendja

[20] e me fruta te cilat do t’i zgjedhin vete

[21] dhe mish shpendesh qe ua ka enda

[22] Per ata ka edhe hyri symedha

[23] te ngjashme me margaritaret e ruajtur

[24] si shperblim per ate qe kane punuar

[25] Aty nuk do te degjojne biseda te kota, as fjale gjynahesh

[26] por vetem fjalet “Paqe, paqe”

[27] E njerezit e se djathtes – sa te nderuar qe jane fatlumet

[28] Ata do te qendrojne ne mes te lotuseve pa gjemba

[29] dhe bananeve te mbushura me fruta

[30] nen hije te gjera

[31] prane nje uji rrjedhes

[32] dhe mes frutave te llojllojshme

[33] te cilat kurre nuk sosen, as nuk jane te ndaluara

[34] dhe ne shtroje te ngritura (ku i presin hyrite)

[35] te cilat Ne i kemi krijuar ne nje forme te vecante (jo te lindura)

[36] dhe i kemi bere ato virgjeresha

[37] te dashura per bashkeshortet e tyre dhe moshatare me ta

[38] per njerezit e se djathtes

[39] Jane shume nga te lashtet

[40] e shume edhe nga te mevonshmit

[41] Po njerezit e se majtes – sa te poshteruar jane fatkeqet

[42] Ata do te jene ne afshin percellues te zjarrit dhe ujit te valuar

[43] dhe nen hijen e nje tymi te zi

[44] e cila nuk do te jete as e fresket e as e kendshme

[45] Ata, para kesaj, jetonin ne luks

[46] dhe ne vazhdimesi benin gjynahe te renda

[47] duke thene: “Valle, pasi te vdesim e te behemi pluhur e eshtra, vertet do te ringjallemi

[48] Valle, edhe te paret tane te lashte?!”

[49] Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe te paret, edhe te mbramet

[50] do te tubohen ne nje dite te caktuar

[51] Dhe atehere ju, o jobesimtare te humbur

[52] me siguri qe do te hani nga pema e zekumit

[53] me te cilen do te mbushni barkun

[54] Pastaj do te pini uje te valuar

[55] madje do te pini ashtu sic pi deveja e etshme”

[56] Keshtu do te jete gostia e tyre ne Diten e Llogarise

[57] Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni te verteten

[58] A e keni pare faren qe e hidhni

[59] A jeni ju qe e krijoni ate apo jemi Ne krijuesit e saj

[60] Ne e caktojme vdekjen tuaj dhe askush nuk mund te na pengoje

[61] qe t’jua ndryshojme trajten dhe t’ju rikrijojme ashtu si nuk e dini (ne Diten e Ringjalljes)

[62] Sigurisht, ju e dini krijimin e pare (prej nje pike fare), atehere perse nuk mendoni

[63] A shihni ate qe mbillni

[64] Valle, ju e beni ate qe te mbije apo jemi Ne rritesit e saj

[65] Nese duam, Ne e leme fycke dhe ju do te cuditeni

[66] (e do te thoni): “Ne jemi te demtuar

[67] madje jemi krejt te privuar (nga furnizimi)!”

[68] A e shihni ujin qe pini

[69] Valle, ju e zbrisni ate prej reve apo Ne e zbresim

[70] Nese duam, Ne e bejme ate te njelmet, andaj perse nuk jeni mirenjohes

[71] A e shihni zjarrin qe e ndizni

[72] Valle, ju i keni bere drute per te apo Ne i kemi bere

[73] Ne e kemi bere ate perkujtues (te zjarrit te Xhehenemit) dhe, qe t’u sjelle dobi nevojtareve

[74] prandaj lavderoje emrin e Zotit tend te Madherishem

[75] Betohem ne castin e perendimit te yjeve

[76] e ky eshte betim i madh, vec sikur ta dinit

[77] se ky eshte vertet nje Kuran i nderuar

[78] ne Librin e ruajtur

[79] Ate (Kuranin) e prekin vetem te pastrit

[80] Ai eshte Shpallje prej Zotit te boteve

[81] Valle, nje Fjale te tille ju e mohoni

[82] dhe e beni detyren tuaj (te perditshme) ta pergenjeshtroni

[83] Atehere, perse kur (dikujt) i vjen (shpirti) ne gryke

[84] para syve tuaj

[85] nderkohe qe Ne jemi me afer atij se ju, por ju nuk e vini re

[86] perse pra, nese nuk do te gjykoheni (ne jeten e pertejme)

[87] ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Pergjigjjuni kesaj, nese thoni te verteten

[88] Keshtu, nese ai (ne agoni) eshte nga ata qe jane te afert (me Allahun)

[89] do te kete prehje, kenaqesi dhe dhunti te Xhenetit

[90] E, nese eshte nga njerezit e se djathtes

[91] (ai do te pershendetet) “Paqe per ty” nga njerezit e se djathtes

[92] Por, nese (ai ne agoni) eshte nga pergenjeshtruesit e humbur

[93] ai do te gostitet me uje te valuar

[94] dhe do te percellohet ne Zjarrin e flakeruar (te Xhehenemit)

[95] Pa dyshim, kjo eshte e Verteta e sigurt

[96] Andaj lavderoje emrin e Zotit tend te Madherishem

Hekuri (El-Hadid)

Surah 57

[1] Allahun e larteson cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi, i Urti

[2] Atij i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes. Ai jep jete e vdekje dhe eshte i fuqishem per cdo gje

[3] Ai eshte i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai eshte i Dijshem per cdo gje

[4] Ai i krijoi qiejt dhe Token per gjashte dite, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se cfare hyn ne Toke dhe cfare del prej saj, cfare zbret prej qiellit dhe cfare ngjitet drejt tij. Ai eshte me ju kudo qe te gjendeni; Ai sheh gjithcka qe beni

[5] Atij i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes; tek Allahu do te kthehet gjithcka

[6] Ai e nderfut naten tek dita dhe diten tek nata. Ai e di cfare ka cdokush ne kraharor

[7] Besoni Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato qe Ai jua ka lene trashegim, se per ata midis jush qe besojne dhe shpenzojne (per bamiresi), do te kete shperblim te madh

[8] Cfare keni qe nuk besoni ne Allahun, nderkohe qe i Derguari i Tij ju fton qe te besoni ne Zotin tuaj, i Cili, tashme, ka marre besen prej jush?! Atehere besoni, nese jeni besimtare te vertete

[9] Eshte Ai qe i ka zbritur robit te Vet shpallje te qarta per t’ju nxjerre nga erresira ne drite. Allahu eshte vertet i Bute dhe Meshireplote me ju

[10] Atehere, cfare keni qe nuk shpenzoni ne rrugen e Allahut, nderkohe qe vetem Atij i perket trashegimia e qiejve dhe e Tokes? Nuk jane te barabarte ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar para fitores me ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar me pas. Ata kane shkalle me te larte, mirepo Allahu u premton te gjitheve me te miren (Xhenetin). Allahu e di mire ate qe beni ju

[11] Kush eshte ai, qe do t’i jape vullnetarisht Allahut nje hua te mire, qe Ai pastaj t’ia ktheje shumefish?! (Vec kesaj), per ate do te kete shperblim fisnik

[12] diten qe do te shohesh besimtaret dhe besimtaret, me driten e tyre qe shkelqen para dhe ne te djathte te tyre (e do t’u thuhet): “Lajm i mire sot per ju: kopshtet e Xhenetit neper te cilat rrjedhin lumenjte e ku do te banoni pergjithmone. Kjo eshte fitorja me e madhe!”

[13] Ate Dite, hipokritet dhe hipokritet do t’u thone besimtareve: “Na prisni edhe ne qe te marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u thuhet: “Kthehuni prapa e kerkoni tjeter drite!” Dhe, ndermjet tyre, do te vendoset nje mur me porte: brenda saj ka meshire, kurse jashte saj ka denim

[14] “A nuk kemi qene me ju?” - do te therrasin ata. - “Po, - do t’u pergjigjen, - por ju e cuat veten ne tundim, pritet, dyshuat dhe u mashtruat nga vete deshirat tuaja te kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi per Allahun

[15] Sot nuk pranohet prej jush kurrfare shperblese e as prej atyre qe nuk kane besuar: zjarri eshte vendbanimi juaj, ai eshte per ju; eh, sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai!”

[16] A nuk ka ardhur koha per besimtaret e vertete, qe zemrat e tyre te perulen para keshillave te Allahut dhe para se Vertetes qe Ai ka shpallur e te mos behen si ata, qe iu eshte dhene Libri me pare?! Me kalimin e nje kohe te gjate, zemrat e tyre u ngurtesuan dhe shume syresh jane te pabindur

[17] Dijeni, se Allahu e ngjall token pas vdekjes se saj! Ne ju sqarojme shpalljet, ne menyre qe ju te kuptoni

[18] Ata qe japin lemoshe e qe i japin Allahut nje hua te mire, qofshin burra ose gra, do t’u shumefishohet perfitimi dhe do te kene nje shperblim fisnik

[19] Ata qe besojne Allahun dhe te derguarit e Tij, pikerisht ata jane njerezit e sinqerte. Deshmoret do te kene te Zoti i vet shperblimin dhe driten e tyre. Kurse ata qe nuk jane besimtare dhe i mohojne shpalljet Tona, do te jene banore te zjarrit

[20] Ta dini, se jeta ne kete bote, nuk eshte tjeter vecse loje, defrim e zbukurim, si dhe mburrje ndermjet jush e rivalitet per me shume pasuri dhe femije! Ajo i shembellen bimes, e cila pas shiut rritet dhe i gezon bujqit, por me vone zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlere. Ne boten tjeter ju presin vuajtje te medha ose falja e Allahut dhe kenaqesia e Tij; jeta ne kete bote eshte vetem kenaqesi e rreme

[21] Prandaj rrekuni me njeri-tjetrin, duke kerkuar falje prej Zotit tuaj dhe nje kopsht te gjere sa qielli dhe Toka, qe eshte e pergatitur per ata qe i kane besuar Allahut dhe te derguarve te Tij. Ajo eshte miresia e Allahut, qe Ai ia jep kujt te doje; e Allahu ka miresi te pafund

[22] S’ka fatkeqesi qe godet token dhe ju, qe te mos jete e shenuar ne Liber (Leuhi Mahfudh) me pare se ta krijojme ate. Kjo per Allahun eshte vertet e lehte

[23] (Kete paracaktim e kemi bere) qe ju te mos deshperoheni per ate qe ju ka kaluar, por edhe per te mos u gezuar se tepermi per ate qe Ai ju ka dhene. Allahu nuk i do kryelartet mburravece

[24] e as ata qe, pervecse jane vete koprrace, i nxisin edhe te tjeret ne koprraci. Kushdo qe nuk ia ve veshin kesaj, le ta dije se Allahu eshte i Vetemjaftueshmi dhe i Denji per cdo lavd

[25] Ne i cuam te derguarit Tane me prova te qarta dhe bashke me ta zbritem Librat (e shenjte) dhe peshoren (e drejtesise): qe njerezit te veprojne drejt. Ne e zbritem hekurin, ne te cilin ka (material per) lufte te fuqishme dhe dobi (te tjera) per njerezit, me qellim qe Allahu te njohe ata qe e ndihmojne Ate dhe te derguarit e Tij, pa e pare Ate. Me te vertete, Allahu eshte i Forte dhe i Plotfuqishem

[26] Sigurisht, Ne derguam Nuhun dhe Ibrahimin e u dhuruam trashegimtareve te tyre Profecine dhe Librin. Disa syresh ishin ne rruge te drejte, kurse shumica prej tyre ishin gjynahqare te pabindur

[27] Pas tyre Ne cuam te derguar te tjere, mandej derguam Isain, te birin e Merjemes. Ne i dhame atij Ungjillin, kurse ne zemrat e pasuesve te tij mbollem butesi dhe meshire. Sa per murgerine, Ne nuk ua urdheruam ate, por ata e shpiken vete per te arritur kenaqesine e Allahut. E megjithate, ata nuk u kujdesen si duhet per te. Keshtu, Ne u dhame besimtareve te vertete prej tyre shperblimin e merituar, sado qe shume prej tyre jane te pabindur

[28] O ju (ithtare te Librit) qe besuat (ne Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni ne te Derguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhuroje pjese te dyfishte nga meshira e Vet, do t’ju jape drite, me ndihmen e se ciles do te ecni dhe do t’ju fale; Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[29] Dhe le ta dine ithtaret e Librit, se ata nuk kane aspak fuqi mbi cfaredo miresie te Allahut dhe se miresia eshte vetem ne doren e Allahut. Ai ia jep kujt te doje. Allahu zoteron miresi te pakufishme

Ajo që diskuton (El-Muxhadele)

Surah 58

[1] Allahu i ka degjuar fjalet e asaj,[356] qe diskutoi me ty per burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e degjoi biseden tuaj, sepse Ai degjon dhe sheh gjithcka

[2] Ata midis jush, qe i ndajne grate e veta, duke u thene se iu duken si nenat e veta, duhet ta dine se ato nuk jane nenat e tyre. Nenat e tyre jane vetem ato qe i kane lindur ata. Fjalet qe ata thane, jane te pahijshme dhe te paverteta. Megjithate, Allahu eshte Fales dhe Shlyes i gabimeve

[3] Ata qe i ndajne grate e veta ne kete menyre e pastaj duan te kthejne mbrapsht ate qe thane, duhet te lirojne nje skllav (apo skllave), para se te preken perseri. Keshtu ju urdherohet. Allahu i di te gjitha ato qe beni ju

[4] Ai qe nuk gjen (ndonje skllav per te liruar), duhet qe te agjeroje dy muaj rresht, para se te preken si bashkeshorte. E, nese nuk mund ta mbaje agjerimin, atehere duhet te ushqeje gjashtedhjete te varfer. Kjo, qe te tregoni besimin ne Allahun dhe te Derguarin e Tij. Keta jane kufijte e Allahut. Ndersa per jobesimtaret ka vuajtje te mundimshme

[5] Vertet, ata qe i kundervihen Allahut dhe te derguarit te Tij, do te poshterohen, sic jane poshteruar ata para tyre. Ne kemi zbritur shpallje te qarta, kurse per jobesimtaret do te kete vuajtje poshteruese

[6] ne diten kur Allahu i ngjall te gjithe e i njofton per veprat qe kane bere. Allahu te gjitha i ka shenuar, edhe pse ata i kane harruar. Allahu eshte deshmitar i cdo gjeje

[7] A nuk e di ti, se Allahu di cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke?! Nuk ka bisede te fshehte midis tre vetave, qe Ai te mos jete i katerti; as midis pese vetave e qe Ai te mos jete i gjashti; as kur jane me pak, as kur jane me shume, qe Ai te mos jete me ata, kudo qe te ndodhen; Ai ne Diten e Kiametit do t’i njoftoje ata se cfare kane bere, se, me te vertete, Allahu di cdo gje

[8] A nuk i sheh ata te cilet, edhe pse iu eshte ndaluar te kurdisin fshehtas, kthehen tek ajo qe u eshte ndaluar dhe kurdisin per gjynahe, armiqesi dhe mosbindje ndaj te Derguarit? Kur vijne te ti, ata te pershendesin me fjale, me te cilat Allahu nuk te pershendet kurre dhe thone me vete: “Pse nuk na denon Allahu per kete qe po flasim?” Xhehenemi eshte nje denim i mjaftueshem per ata. Ne flaket e tij do te digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai

[9] O besimtare! Kur te bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni per gjynahe, armiqesi dhe mosbindje ndaj te Derguarit; por bisedoni per miresi dhe drejtesi. Kijeni frike Allahun, para te Cilit do te tuboheni

[10] Intrigat e fshehta vijne vetem nga djalli, per t’i deshperuar besimtaret. E megjithate, ai nuk mund t’u shkaktoje kurrfare te keqeje, pervec nese Allahu e lejon ate. Pra, besimtaret le te mbeshteten tek Allahu

[11] O besimtare! Kur ju thuhet t’u hapni vend te tjereve ne tubim, atehere beni vend, se Allahu do t’ju beje vend (ne Xhenet)! E kur ju thuhet te ngriheni, atehere beni keshtu, se Allahu do t’i ngreje ne shkalle te larte ata midis jush qe besojne dhe qe u eshte dhene dija. Allahu di cdo gje qe punoni

[12] O besimtare, kur te doni te keshilloheni me te Derguarin, para keshillimit, jepni lemoshe, kjo eshte me mire dhe me paster per ju. Po, nese nuk keni, Allahu me te vertete, eshte Fales dhe Meshireplote

[13] A mos po frikesoheni qe para keshillimit tuaj te jepni lemoshe?! E nese nuk jepni, e Allahu jua ka falur, atehere kryeni namazin, jepni zekatin dhe degjoni Allahun e te Derguarin e tij! Allahu di cdo gje qe beni

[14] A nuk i sheh ata (hipokritet) qe shoqerohen me njerez, me te cilet Allahu eshte i zemeruar? Ata nuk ju perkasin as juve (o besimtare), as atyre. Ata me vetedije betohen ne genjeshter (se jane besimtare)

[15] Allahu u ka pergatitur atyre denim te rende, sepse eshte vertet e mbrapshte ajo qe bejne

[16] Betimet e tyre i kane bere perde (per mbrapshtite e tyre) dhe i pengojne te tjeret nga rruga e Allahut; ata i pret denimi i poshterues

[17] As pasuria, as femijet e tyre nuk do t’u vijne aspak ne ndihme (kur te jene) para Allahut; ata do te jene banore te zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone

[18] Diten, kur Allahu t’i ringjalle te gjithe, ata do t’i betohen Atij, ashtu sic te betohen ty tani, duke menduar se kjo do t’u sjelle dobi. Ne te vertete, pikerisht ata jane genjeshtaret

[19] Ata i ka vene poshte djalli dhe i ka bere qe te harrojne permendjen e Allahut. Ata jane pala e djallit; ne te vertete, pala e djallit jane humbesit

[20] Ata qe kundershtojne Allahun dhe te Derguarin e Tij, do te jene ne shkallen me te poshteruar

[21] Allahu ka vendosur: “Une dhe te derguarit e Mi do te triumfojme me siguri!” Allahu eshte vertet i Forte dhe i Plotfuqishem

[22] Nuk gjen njerez, qe besojne ne Allahun dhe ne Diten e Fundit, qe te ushqejne dashuri ndaj atyre, te cilet kundershtojne Allahun dhe te Derguarin e tij, edhe ne qofshin ata eterit e tyre ose bijte e tyre, ose vellezerit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin ne zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjere ata ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te qendrojne pergjithmone. Allahu eshte i kenaqur me ata, por edhe ata do te jene te kenaqur me Te. Ata jane Pala e Allahut dhe, vertet qe Pala e Allahut do te jete fituese

Dëbimi (El-Hashr)

Surah 59

[1] Allahun e larteson cdo gje ne qiej dhe cdo gje ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[2] Eshte Ai, qe i nxori nga shtepite e tyre ata qe nuk besuan midis ithtareve te Librit ne kohen e debimit te pare.[357] Ju nuk mendonit se ata do te iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por denimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjelle ne zemrat e tyre friken, e cila beri qe ata t’i shkaterronin shtepite e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtareve. Prandaj, mesoni nga kjo, o ju largpames

[3] Sikur te mos e kishte caktuar Allahu debimin e tyre, Ai do t’i kishte denuar me siguri ne kete jete. Por ne jeten tjeter ata i pret denimi i Zjarrit

[4] Kjo, sepse ata iu kundervune Allahut dhe te Derguarit te Tij; kushdo qe i kundervihet Allahut, le ta dije se Allahu denon vertet ashper

[5] Per cfaredo peme palme (te armikut) qe prete apo late ne kembe, keni pasur miratimin e Allahut, ne menyre qe Ai t’i poshteroje te pabindurit

[6] Cfaredo qe Allahu i dhuroi te Derguarit te Tij si placke (te marre) prej tyre, eshte prej miresise se Tij. Ju nuk hipet mbi kuaj e as mbi deve per ta fituar ate, por Allahu i jep pushtet te derguarve te Vet mbi ata qe Ai deshiron. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje

[7] Cfaredo qe Allahu i dhuroi te Derguarit te Tij si placke (te marre) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, te Derguarit, te afermve te tij, jetimeve, te varferve dhe udhetareve te mbetur rruges, ne menyre qe ajo te mos qarkulloje vetem ne duart e te pasurve nga mesi juaj. Cfaredo qe t’ju jape i Derguari, merreni ate, e cfaredo qe t’ju ndaloje, hiqni dore prej saj. Frikesojuni Allahut, sepse Allahu denon vertet ashper

[8] Nje pjese e plackes i takon edhe mergimtareve te varfer[358], te cilet u perzune nga vendlindja dhe pasurite e tyre, duke kerkuar miresine dhe kenaqesine e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe te Derguarin e Tij. Pikerisht ata jane besimtaret e sinqerte

[9] Ndersa ata qe banojne ne Medine dhe qe e kane pranuar besimin qysh me pare[359], i duan mergimtaret qe vijne ne Medine dhe ne zemrat e tyre nuk ndiejne kurrfare rendimi, per ate,[360] qe u eshte dhene atyre, por duan t’u bejne me mire mergimtareve sesa vetes, edhe pse vete jane nevojtare. Kushdo qe ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri qe do te jete fitues

[10] Edhe ata qe erdhen pas tyre, thone: “O Zoti yne, falna ne dhe vellezerit tane, te cilet kane besuar para nesh dhe mos lejo qe ne zemrat tona te kete asnje te keqe ndaj besimtareve! O Zoti yne, Ti je vertet i Bute dhe Meshireplote!”

[11] A nuk e ke pare se si hipokritet u thane shokeve te vet qe nuk besuan prej ithtareve te Librit: “Nese ju debojne, ne do te dalim me ju dhe kurrkujt nuk do t’i bindemi kunder jush; e, nese ju sulmoheni, me siguri qe do t’ju dalim ne ndihme”? Allahu deshmon se ata jane vertet genjeshtare

[12] Nese (hebrenjte) do te debohen, hipokritet nuk do te shkojne me ata. Nese do te sulmohen, ata nuk do t’u dalin ne ndihme. Por, edhe sikur te nisen per t’i mbeshtetur, sigurisht qe do te kthehen shpejt e do t’i lene pa ndihme

[13] Ne zemrat e tyre ata[361] kane me shume frike nga ju sesa nga Allahu, ngaqe ata jane popull qe nuk kuptojne

[14] Ata nuk do te luftojne kunder jush se bashku, vecse ne vende te fortifikuara ose pas mureve. Lufta ndermjet tyre eshte e ashper. Ti mendon se ata jane te bashkuar, mirepo zemrat e tyre jane te percara, sepse ata jane njerez qe nuk kuptojne

[15] Keta jane si ata,[362] qe kane qene pak para tyre, qe i shijuan pasojat e sjelljes se tyre (qe ne kete bote); (ndersa ne boten tjeter) ata i pret nje denim i dhembshem

[16] Aleatet e tyre hipokrite do t’i lene ne balte, sic ben djalli, i cili i thote njeriut: “Mos beso!”. Por, kur ky behet mohues, djalli i thote: “Une nuk kam te bej me ty! Ne te vertete, une i frikesohem Allahut, Zotit te boteve”

[17] Natyrisht qe fundi i ketyre te dyve eshte qendrimi i perhershem ne Zjarr; ky eshte denimi per te gjithe njerezit e keqij

[18] O besimtare, frikesojuni Allahut dhe cdo njeri le te shikoje se c’ka pergatitur per te nesermen! Kijeni frike Allahun, sepse Ai di cdo gje qe beni ju

[19] Mos u beni si ata qe e harruan Allahun, keshtu qe Ai i beri te harronin vetveten! Pikerisht ata jane te pabindurit (ndaj Allahut)

[20] Nuk jane te barabarte banoret e Xhehenemit dhe banoret e Xhenetit; banoret e Xhenetit do te jene te fituarit

[21] Sikur kete Kuran t’ia shpallnim ndonje mali, ti do ta shihje ate (mal) te perulur dhe te copetuar nga frika e Allahut. Shembuj te tille Ne u japim njerezve, qe ata te meditojne

[22] Ai eshte Allahu, pervec te Cilit nuk ka Zot tjeter (te denje per adhurim), Njohesi i se dukshmes dhe i se padukshmes, Ai eshte i Gjithemeshirshmi, Meshireploti

[23] Ai eshte Allahu, pervec te Cilit nuk ka Zot tjeter (te denje per adhurim). Ai eshte Sunduesi, i Shenjti (i paster nga cdo e mete), Paqedhenesi, Dhenesi i sigurise, Mbikeqyresi mbi gjithcka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madheshtori. Qofte i lartesuar Allahu mbi gjithcka qe ia shoqerojne Atij (ne adhurim)

[24] Ai eshte Allahu, Krijuesi, Zanafillesi, Ai qe cdo gjeje i jep trajte. Atij i perkasin emrat me te bukur; Ate e perlevdon gjithcka qe ndodhet ne qiej dhe ne Toke, Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

Ajo që provohet (El-Mumtehine)

Surah 60

[1] O besimtare, mos i beni miq armiqte e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri, nderkohe qe ata kane mohuar te verteten qe ju ka ardhur dhe kane debuar te Derguarin dhe ju, vetem se besonit ne Allahun, Zotin tuaj. Nese keni dale luftetare ne rrugen Time dhe per kenaqesine Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atehere gaboheni. Une e di cfare fshihni dhe cfare beni haptazi. Secili prej jush qe vepron ashtu, eshte shmangur nga rruga e drejte

[2] Nese ju mposhtin, ata do te jene armiqte tuaj e do t’i zgjasin duart dhe gjuhen e tyre per t’ju lenduar ju, sepse deshirojne qe ju te beheni jobesimtare

[3] Ne Diten e Kiametit nuk do t’ju ndihmojne as femijet, as farefisi. Allahu do t’ju ndaje midis jush. Ai e sheh mire ate qe beni ju

[4] Shembull i mrekullueshem per ju eshte Ibrahimi dhe ata qe kane qene me te, kur i thane popullit te vet: “Ne shkeputemi nga ju dhe nga ato qe ju i adhuroni ne vend te Allahut; ne ju mohojme dhe armiqesia e urrejtja midis nesh eshte e perhershme, derisa te besoni tek Allahu Nje dhe i Vetem”. Perjashtim (nga ky shembull) ben fjala e Ibrahimit per te atin: “Une do te kerkoj falje per ty, por nuk kam kurrfare mundesie per te te mbrojtur para Allahut. O Zoti yne, tek Ti mbeshtetemi, Ty te drejtohemi dhe tek Ti do te kthehemi

[5] O Zoti yne, mos na bej sprove per jobesimtaret dhe falna ne, o Zot. Vertet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti

[6] Vertet, ata njerez jane nje shembull i mire per ju e per kedo qe shpreson ne Allahun dhe ne Diten e Fundit. Kushdo qe nuk ia ve veshin (ketij shembulli), ta dije se Allahu eshte i Vetemjaftueshmi, i Denji per cdo lavd

[7] Ndoshta Allahu do te lidhe miqesi midis jush dhe atyre me te cilet keni qene armiq. Allahu eshte i Fuqishem (per kete). Ai eshte Fales dhe Meshireplote

[8] Allahu nuk ju ndalon te silleni mire dhe te jeni te drejte ndaj atyre qe nuk luftojne kunder jush per shkak te fese dhe qe nuk ju debojne prej shtepive tuaja. Me te vertete, Allahu i do te drejtet

[9] Allahu ju ndalon t’i beni miq ata qe luftojne kunder jush per shkak te fese dhe ju debojne nga vatrat tuaja, si dhe mbeshtesin te tjeret qe t’ju debojne. Kushdo qe i ben miq ata, eshte punembrapshte

[10] O besimtare, kur ju vijne besimtaret te merguara, provoni (besimin) tek ato. Allahu e di me mire besimin e tyre. Nese bindeni se ato jane besimtare, mos i ktheni te jobesimtaret. Ato nuk jane (bashkeshorte) te ligjshme per ata dhe as ata nuk jane (bashkeshorte) te ligjshem per ato. Kthejuni jobesimtareve pajen, qe u kishin dhene atyre[363]. Nuk ka pengese qe t’i merrni ato per bashkeshorte, pasi t’u jepni pajen e marteses. Mos qendroni ne martese me idhujtare. Kerkoni ate qe keni dhene (si paje), por dhe jobesimtaret le te kerkojne ate qe kane dhene. Ky eshte ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di cdo gje dhe eshte i Gjithedijshem e i Urte

[11] Nese ndonjera prej grave tuaja kthehet te jobesimtaret e me pas ju fitoni placke lufte prej tyre, atehere jepuni atyre (besimtareve qe u kane ikur grate) shpenzimet e marteses. Kijeni frike Allahun, te Cilit i besoni

[12] O Profet, nese vijne tek ti besimtaret e te betohen se nuk do t’i shoqerojne Allahut asgje (ne adhurim), nuk do te vjedhin, nuk do te bejne kurveri, nuk do t’i vrasin femijet e tyre, nuk do te sjellin ndonje shpifje[364] te sajuar nga ato vete dhe se nuk do te te kundershtojne ne cfare eshte e drejte dhe e arsyeshme, atehere ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i fale. Vertet, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[13] O besimtare, mos i beni miq ata njerez me te cilet Allahu eshte i zemeruar. Ata e kane humbur shpresen per jeten tjeter, ashtu sic e kane humbur shpresen jobesimtaret per te varrosurit (se do te ringjallen)

Rreshti (Es-Saf)

Surah 61

[1] Allahun e perlevdon gjithcka, qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[2] O besimtare, perse thoni ate qe nuk e beni

[3] Eshte shume e urryer per Allahun te thoni ate qe nuk e beni

[4] Vertet, Allahu i do ata qe luftojne ne rrugen e Tij, te radhitur si te ishin nje ndertese solide

[5] Kujto kur Musai i tha popullit te vet: “O populli im, perse po me mundoni, kur e dini mire se une jam i derguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e verteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejte); Allahu nuk e shpie ne rruge te drejte popullin jobesimtar

[6] Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijte e Israilit, une jam i derguari i Allahut tek ju, per t’ju vertetuar Teuratin e shpallur para meje dhe per t’ju sjelle lajmin e gezueshem per nje te derguar, emri i te cilit eshte Ahmed[365], qe do te vije pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja te qarta, ata thane: “Kjo eshte magji e hapur!”

[7] Kush eshte me keqberes se ai qe shpif genjeshtra kunder Allahut, nderkohe qe i behet thirrje per t’iu nenshtruar Atij?! Allahu nuk i udhezon keqberesit

[8] Ata deshirojne te fikin driten e Allahut me gojen e tyre, por Allahu e persos driten e Vet, edhe nese (kete gje) e urrejne jobesimtaret

[9] Allahu eshte Ai qe e ka cuar te Derguarin e Vet me udherrefimin dhe fene e se Vertetes, per ta ngritur ate me lart se te gjitha fete, edhe nese nuk e pelqejne idhujtaret

[10] O besimtare, a doni t’ju drejtoj ne nje tregti, e cila ju shpeton nga nje denim i dhembshem

[11] Besoni ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij dhe luftoni ne rrugen e Allahut me pasurine dhe trupin tuaj. Kjo, nese do ta dini, eshte me mire per ju

[12] Ai do t’jua fale gabimet tuaja dhe do t’ju shpjere ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ne banesa te mrekullueshme ne Xhenetin e Adnit. Kjo eshte fitorja me e madhe

[13] Ai do t’ju fale edhe dhunti te tjera qe, i deshironi: ndihmen e Tij dhe nje fitore te afert! Andaj, gezoji besimtaret

[14] O besimtare, behuni ndihmesit e Allahut, ashtu sic u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush jane ndihmesit e mi per ceshtjen e Allahut?” Dishepujt u pergjigjen: “Ne jemi ndihmesit e Allahut!” Keshtu, nje pjese nga bijte e Israilit e besoi, kurse pjesa tjeter e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtaret kunder armikut te tyre dhe ata dolen ngadhenjimtare

Dita e premte (El-Xhumua)

Surah 62

[1] Allahun e perlevdon gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte Sunduesi, i Shenjti (i paster nga cdo e mete), i Plotfuqishmi dhe i Urti

[2] Eshte Ai qe u solli analfabeteve nje te Derguar nga gjiri i tyre, per t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, per t’i pastruar e per t’u mesuar Librin[366] dhe Urtesine[367], ndonese ata me pare ishin vertet ne humbje te plote

[3] Ai do ta dergoje ate edhe tek te tjere (myslimane) nga ata, te cilet ende nuk u jane bashkuar. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti

[4] Kjo eshte dhuntia e Allahut; Ai ia jep ate kujt te doje. Allahu zoteron dhunti te madhe

[5] Shembulli i atyre, qe iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan ate, i shembellen gomarit, qe vetem sa i mbart librat. Sa i keq eshte shembulli i atyre qe mohojne shpalljet e Allahut! Allahu nuk i udhezon (ne rrugen e drejte) keqberesit

[6] Thuaju hebrenjve: “Ne qofte se ju pretendoni se jeni te vetmit miq te Allahut nga te gjithe njerezit, atehere deshirojeni vdekjen, po te jeni te sinqerte!”

[7] Por ata kurre nuk do ta deshirojne vdekjen, per shkak te veprave qe kane bere duart e tyre. Allahu i njeh mire keqberesit

[8] Thuaj: “Vdekja prej se ciles po ikni, do t’ju arrije. Pastaj, ju do te ktheheni tek Ai, i Cili e di te padukshmen dhe te dukshmen dhe Ai do t’ju njoftoje ju per ate qe keni bere.”

[9] O besimtare, kur te thirreni per (te falur) namazin (e xhumase) ne diten e premte, nxitoni per ta permendur Allahun dhe pezulloni tregtine! Kjo, qe ta dini, eshte me mire per ju

[10] Dhe, kur te perfundoje namazi, atehere shperndahuni neper toke, kerkoni nga miresite e Allahut dhe permendeni shume Allahun, ne menyre qe te shpetoni

[11] Mirepo, sa here qe ata shohin ndonje tregti ose loje, shkojne tek ajo e te lene ty ne kembe. Thuaj: “Ajo qe eshte tek Allahu, eshte me e mire nga argetimi e nga tregtia.” Allahu eshte Dhuruesi me bujar

Hipokritët (El-Munafikun)

Surah 63

[1] Kur vijne tek ti hipokritet, thone: “Ne deshmojme se ti je vertet i derguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i derguari i Tij, por Ai deshmon se hipokritet jane genjeshtare

[2] Ata i perdorin betimet e tyre si maske dhe i largojne (njerezit) prej rruges se Allahut. Vertet, shume te mbrapshta jane punet e tyre

[3] Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, keshtu qe zemrat e tyre u vulosen dhe si pasoje ata nuk kuptojne me

[4] Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nese flasin, ju i degjoni fjalet e tyre. E megjithate, ata jane si trungje te mbeshtetura[368]. Ata kujtojne se cdo thirrje qe degjojne eshte kunder tyre. Ata jane armiqte e vertete, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vrafte! Sa shume qe jane larguar (nga e verteta)

[5] Kur u thuhet atyre: “Ejani, se i Derguari i Allahut do te kerkoje falje per ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata te kthehen me mendjemadhesi

[6] Njesoj eshte, u lute per faljen e tyre apo nuk u lute, Allahu kurrsesi nuk do t’i fale. Ne te vertete, Allahu nuk e udhezon popullin e pabindur

[7] Ata thone: “Mos u jepni kurrgje atyre qe jane me te Derguarin e Allahut, me qellim qe te largohen prej tij!” Por Allahut i takojne thesaret e qiejve dhe te Tokes, ndonese hipokritet nuk kuptojne

[8] Ata thone: “Nese kthehemi ne Medine, pa dyshim qe te fuqishmit do t’i debojne te dobetit nga ajo!”[369] Ne te vertete, fuqia eshte e Allahut, e te Derguarit te Tij dhe e besimtareve, por hipokritet nuk e dine

[9] O besimtare, mos lejoni qe pasuria dhe femijet tuaj t’ju largojne nga te permendurit e Allahut. Ata qe e bejne kete, do te humbin

[10] Prandaj jepni prej atyre miresive qe ju kam dhene Une, para se t’i vije vdekja ndonjerit, e ai te thote: “O Zoti im, sikur te me kishe lene edhe nje kohe te shkurter ne jete, do te kisha dhene lemoshe dhe do te behesha nder te miret!”

[11] Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnje shpirti, qe i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mire gjithcka qe beni ju

Vënja në provë (Et-Tegabun)

Surah 64

[1] Allahun e perlevdon gjithcka, qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai eshte i Fuqishem per cdo gje

[2] Eshte Ai qe ju krijoi ju, e megjithate, disa prej jush jane mohues e disa besimtare. Por Allahu e sheh mire cdo gje qe beni

[3] Ai i ka krijuar qiejt dhe Token me te verteten, ju ka dhene format tuaja dhe jua ka bere ato te bukura; te gjithe tek Ai do te ktheheni

[4] Ai di gjithcka qe permbajne qiejt dhe Toka. Ai i di te fshehtat tuaja dhe ato qe i beni haptazi. Allahu i di te gjitha c’keni ne zemrat tuaja

[5] A nuk keni degjuar per ata qe kane mohuar me pare dhe i kane shijuar pasojat e veprave te tyre? Per ata do te kete denim te dhembshem

[6] sepse, kur te derguarit e tyre sillnin prova te qarta, ata thoshin: “Valle, vdekatare si ne do te na udheheqin?” Dhe keshtu mohuan e ia kthyen kurrizin (besimit). Por Allahu nuk ka nevoje (per ata). Allahu eshte i Vetemjaftueshem dhe i Denje per cdo lavd

[7] Mohuesit kujtojne se nuk do te ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, per Zotin tim, me siguri qe do te ringjalleni e pastaj do te njoftoheni per ate c’keni bere!” Dhe kjo eshte e lehte per Allahun

[8] Prandaj besoni ne Allahun, ne te Derguarin e Tij dhe ne driten (Kuranin), qe ju kemi zbritur. Allahu e di mire cdo gje qe beni ju

[9] Dita, kur Ai do t’ju mbledhe, dita, kur te gjithe do te grumbulloheni, do te jete Dita e humbjes dhe fitimit. Atij qe beson ne Allahun dhe ben vepra te mira, Allahu do t’ia fale gjynahet dhe do ta shpjere ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te qendroje pergjithmone. Kjo eshte fitorja e madhe

[10] Ndersa ata qe nuk kane besuar dhe i kane mohuar shpalljet Tona, do te jene banore te Zjarrit, ku do te qendrojne perhere. Eh, sa fund i tmerrshem eshte ai

[11] Cdo fatkeqesi qe i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhezon zemren kujtdo qe i beson Atij. Allahu di mire cdo gje

[12] Bindjuni Allahut dhe bindjuni te Derguarit! Nese ju i ktheni shpinen te Derguarit Tone, dijeni se ai ka per detyre vetem qe t’ju shpjegoje qarte

[13] Allahu eshte i vetmi Zot i vertete, prandaj, vetem tek Ai le te mbeshteten besimtaret

[14] O besimtare! Ne te vertete, ju keni armiq ne radhet e grave tuaja dhe te femijeve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nese nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu eshte vertet Fales dhe Meshireplote

[15] Pasuria dhe femijet tuaj jane vetem sprove per ju. Allahu ka shperblim te madh

[16] Prandaj frikesojuni Allahut sa te mundeni, degjoni e binduni dhe shpenzoni per bamiresi ne te miren tuaj. Ata qe e ruajne veten nga lakmia e saj, pikerisht ata jane te fituarit

[17] Nese i jepni Allahut nje hua te bukur, Ai jua kthen shumefish ate dhe ju fal. Allahu eshte Mirenjohes dhe nuk nxiton ne denime

[18] Ai eshte Njohesi i te padukshmes dhe se dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti

Shkurorëzimi (Et-Talak)

Surah 65

[1] O Profet! Nese i ndani grate, ndajini ato para kohes se tyre te pritjes.[371] Llogaritni kohen e tyre te pritjes dhe frikesojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i deboni ato prej shtepive te tyre, por edhe ato te mos dalin, me perjashtim te rastit kur shkelin martesen haptazi. Keto jane urdherimet e Allahut; kushdo qe i kapercen kufijte e Allahut, i ka bere dem vetvetes. Ti nuk e di se pas kesaj Allahu mund te sjelle ndonje rrethane tjeter

[2] Dhe, kur te mbushet afati i caktuar, i mbani ato si ka hije ose ndahuni me to ne menyre te pelqyeshme. Merrni dy deshmitare te ndershem prej jush dhe jepni deshmine tuaj para Allahut! Kjo eshte keshille per ata qe i besojne Allahut dhe Dites se Fundit. Atij qe i frikesohet Allahut, Ai do t’i gjeje rrugedalje (nga cdo veshtiresi)

[3] dhe do t’i jape risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo qe mbeshtetet tek Ai. Allahu e permbush me siguri vendimin e Tij dhe per cdo gje Ai ka caktuar mase

[4] Nese dyshoni per ato gra tuajat, te cilave u jane nderprere zakonet, mesoni se koha e tyre e pritjes eshte tre muaj. Njesoj eshte edhe per ato qe nuk u kane ardhur ende zakonet. Kurse, per grate shtatzena, afati i tyre eshte deri ne lindjen e femijes. Atij qe i frikesohet Allahut, Ai do t’ia lehtesoje ceshtjen

[5] Ja, keto jane urdherimet qe Allahu i ka zbritur per ju. Atij qe i frikesohet Allahut, Ai do t’ia shlyeje veprat e keqija dhe do t’ia rrise shperblimin

[6] Grate e ndara ne periudhen e pritjes, le te banojne aty ku banoni edhe ju, sipas mundesive tuaja dhe mos u bini ne qafe per t’i detyruar (te largohen). Nese jane shtatzena, shpenzoni per ato deri sa te lindin. Nese femija ushqehet me gjirin e nenes, paguajuni atyre shperblimin dhe merruni vesh me te mire. Por, nese keni veshtiresi te merreni vesh, atehere le ta ushqeje me gji nje (mendeshe) tjeter

[7] Pasaniku le te shpenzoje sipas pasurise qe ka, ndersa i varfri le te shpenzoje sipas asaj qe i ka dhene Allahu; Allahu nuk e ngarkon askend mbi sa i ka dhene. Pas veshtiresise, Ai sjell lehtesimin

[8] Sa shume qytete u treguan kokeforta para urdhrave te Zotit te vet dhe te derguarve te Tij! Ne u kerkuam llogari te rrepte dhe i ndeshkuam me denim te ashper

[9] Ata i provuan pasojat e veprave te veta dhe fundi i tyre qe shkaterrim

[10] Allahu ka pergatitur per ata denim te rende, prandaj frikesojuni Allahut, o njerez te mencur, qe keni besuar! Allahu ju ka derguar udherrefyesin

[11] nje te Derguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime te qarta, per t’i nxjerre ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, nga erresira ne drite. Ate qe beson Allahun dhe ben vepra te mira, Ai do ta shpjere ne kopshtet e Xhenetit, neper te cilet rrjedhin lumenj dhe ku do te qendroje pergjithmone. Pa dyshim, Allahu ka pergatitur per ate risk te mrekullueshem

[12] Allahu eshte Ai, qe ka krijuar shtate qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin permes tyre, qe ju ta dini se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje dhe se Ai perfshin gjithcka ne diturine e Tij

Ndalimi (Et-Tahrim)

Surah 66

[1] O Profet! Perse po ia ndalon vetes ate qe ta ka lejuar Allahu, duke kerkuar t’u besh qejfin grave te tua?! Allahu eshte Fales dhe Meshireplote

[2] Allahu ka percaktuar nje menyre per t’u liruar nga betimet tuaja. Allahu eshte Mbrojtesi juaj; Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti

[3] Kur i Derguari i tregoi nje sekret njeres prej grave te tij, ajo e hapi kete fjale. Allahu ia zbuloi kete te Derguarit, i cili nje pjese te ketij zbulimi ia tha (gruas qe ia perhapi sekretin), kurse pjesen tjeter jo. Kur i Derguari ia tregoi asaj te fshehten, ajo e pyeti: “E kush te ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithedijshmi, i Mirinformuari”

[4] Nese ju te dyja[372] ktheheni te penduara tek Allahu, sepse vertet qe zemrat tuaja paten devijuar, Allahu do t’ju fale. Nese ju te dyja bashkoheni kunder tij, (dijeni se) Allahu eshte Mbrojtesi i tij, Xhebraili dhe besimtaret e mire. Vec kesaj, edhe engjejt e mbeshtesin ate

[5] Ne qofte se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zevendesoje me gra me te mira se ju: myslimane, besimtare, te bindura, te kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (te Allahut), agjeruese, te martuara me pare ose te virgjera

[6] O ju, qe besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lenda djegese e te cilit jane njerezit dhe guret. Ate e mbikeqyrin engjej te fuqishem e te ashper, te cilet kurre nuk i kundershtojne urdhrat e Allahut, por i zbatojne menjehere ato

[7] O ju, qe nuk keni besuar! Mos u shfajesoni sot (ne Diten e Gjykimit), sepse, me te vertete, denoheni vetem per veprat qe keni bere

[8] O ju, qe keni besuar! Kthehuni tek Allahu me nje pendim te sinqerte, qe Zoti juaj t’jua shlyeje gabimet e t’ju shpjere ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj, Diten, kur Allahu nuk do ta turperoje Profetin dhe ata qe besuan bashke me ate. Drita e tyre do te shkelqeje para tyre dhe ne te djathte te tyre. Ata do te thone: “O Zoti yne, persose driten tone dhe falna ne! Vertet Ti je i Fuqishem per cdo gje”

[9] O Profet! Luftoji te pafete dhe hipokritet dhe behu i ashper ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do te jete Xhehenemi. Eh, sa i shemtuar eshte ai vendbanim

[10] Allahu ka dhene si shembull per ata qe nuk besojne, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin te martuara me dy nga robte Tane te ndershem dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t’i mbrojne aspak nga Allahu (Diten e Gjykimit) e atyre te dyjave do t’u thuhet: “Hyni ne zjarr, me ata qe po hyjne!”

[11] Allahu ka dhene si shembull per besimtaret gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndertome nje banese tek Ti, ne Xhenet; me shpeto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe me shpeto nga populli keqberes!”

[12] Edhe Merjemen, te bijen e Imranit, e cila ruajti virgjerine e saj; Ne fryme brenda saj nga shpirti Yne[373] (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjaleve te Zotit te saj dhe librave te Tij e ishte nga te devotshmit

Sundimi (El-Mulk)

Surah 67

[1] Qofte i lartesuar Ai, ne doren e te Cilit eshte pushteti suprem dhe qe eshte i Fuqishem te beje cdo gje

[2] Ai i ka krijuar jeten dhe vdekjen, per t’ju provuar se kush prej jush do te veproje me mire; Ai eshte i Plotfuqishmi dhe Falesi i madh

[3] Ai ka krijuar shtate qiej njerin mbi tjetrin. Nuk mund te gjesh ne krijimin e te Gjithemeshirshmit kurrfare ceni. Hidhe veshtrimin: a sheh ndonje plasaritje

[4] Pastaj hidhe serish veshtrimin; syte e tu do te kthehen te lodhur e te molisur

[5] Ne jua kemi zbukuruar qiellin me te aferm me yje te shkelqyeshme dhe i kemi bere ato si predha per te larguar djajte, per te cilet kemi pergatitur denimin me zjarr

[6] Kurse per ata, qe e mohojne Zotin e tyre, denimi eshte Xhehenemi; eh, sa i shemtuar eshte ai vendbanim

[7] Kur te hidhen aty, do te degjojne ulerimen e tij, nderkohe qe ai vlon

[8] gati per te shperthyer me furi. Sa here qe aty te hidhet ndonje grup, rojtaret e tij do t’i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonje paralajmerues?!”

[9] “Po - do te pergjigjen ata - na kane ardhur vertet paralajmerues, por ne i quajtem ata genjeshtare dhe thame: “Allahu nuk ka shpallur asgje; ju jeni ne nje humbje te madhe”

[10] Ata do te thone: “Sikur te kishim degjuar ose menduar, nuk do te ishim midis banoreve te Zjarrit Flakerues!”

[11] Keshtu, ata do ta pranojne gjynahun e tyre. Larg qofshin prej meshires se Zotit banoret e Zjarrit Flakerues

[12] Vertet, per ata qe i frikesohen Zotit te tyre pa e pare Ate, do te kete falje dhe shperblim te madh

[13] Sido qe te flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mire c’ka ne zemrat tuaja

[14] E si te mos dije Ai qe ka krijuar gjithcka, kur Ai njeh cdo gje me imtesi dhe eshte i Gjitheinformuari

[15] Ai jua ka bere Token te perdorshme, andaj ecni neper viset e saj dhe ushqehuni me ate, qe ju ka dhene Ai. Si te ringjalleni, do te ktheheni tek Ai

[16] A jeni te sigurt se kush eshte ne qiell nuk do ta beje Token t’ju kaperdije, kur te filloje te dridhet papritmas

[17] A jeni te sigurt se kush eshte ne qiell, nuk do t’ju coje furtune guresh? Atehere do ta dini sa i frikshem eshte paralajmerimi Im

[18] Edhe ata qe ishin para jush i quajten genjeshtare te derguarit e tyre. Eh, sa i ashper ka qene ndeshkimi Im

[19] A nuk i shohin shpendet mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahet? Askush nuk i mban ata, pervec te Gjithemeshirshmit; Ai, me te vertete, sheh cdo gje

[20] Kush eshte ai, qe mund t’ju ndihmoje si nje ushtri e tere, pervec te Gjithemeshirshmit? Mohuesit jane pre e mashtrimit (te shejtanit)

[21] Kush jane ata, qe do t’ju japin mjete jetese, ne qofte se Ai jua ndalon ato? Por ata jane zhytur ne kryenecesi e mendjemadhesi

[22] A eshte me mire ai qe shkon rreshqanas e kokulur apo ai qe ecen ballelart ne rrugen e drejte

[23] Thuaju: “Eshte Ai qe ju ka krijuar dhe ju ka dhene degjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithate ju pak e falenderoni!”

[24] Thuaju: “Eshte Ai qe ju ka shperndare neper Toke dhe para Tij do te tuboheni”

[25] Ata thone: “Atehere, kur (do te vije) ky premtim, nese thoni te verteten?”

[26] Thuaju: “Dijenia (per kete) i perket vetem Allahut, kurse une jam vetem nje paralajmerues i qarte”

[27] Kur te shohin denimin per se afermi, fytyrat e atyre qe mohuan do te zymtohen dhe, atehere, do t’u thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e keni kerkuar te shpejtohej!”

[28] Thuaj: “Mendoni: ne qofte se Allahu me shkaterron mua dhe ndjekesit e mi apo na meshiron, kush eshte ai qe do t’i mbroje jobesimtaret nga denimi i padurueshem?!”

[29] Thuaj: “Ai eshte i Gjithemeshirshmi; ne Ate besojme dhe tek Ai mbeshtetemi e ju, sigurisht, do ta merrni vesh se kush do te jete ne humbje te plote”

[30] Thuaj: “Mendoni: nese ujerat tuaja ju shteren, kush (pervec Allahut) do t’ju sjelle uje rrjedhes?!”

Penda (El-Kalem)

Surah 68

[1] Nun. Betohem per penen dhe per ate qe shkruajne

[2] se ti (o Muhamed), fale miresise se Zotit tend, nuk je i marre

[3] Pa dyshim, ti do te jesh perhere i shperblyer

[4] se ti je me virtyte madhore

[5] Se shpejti ti do ta shohesh, por edhe ata[374] do ta shohin

[6] se cilin prej jush e ka prekur marrezia

[7] Zoti yt e di me se miri, se cili eshte shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mire ata qe jane ne rrugen e drejte

[8] Andaj, ti mos i degjo jobesimtaret

[9] Ata deshirojne qe ti te besh leshime, keshtu qe dhe ata te bejne leshime

[10] Por ti mos iu bind cdo betari te percmuar

[11] shpifaraku, qe perhap thashetheme

[12] penguesi veprash te mira, shkelesi dhe keqberesi

[13] te ashpri qe, vec kesaj, eshte edhe kopil

[14] vetem se eshte i pasur dhe ka shume djem

[15] Kur i lexohen shpalljet tona, ai thote: “Keto jane vetem perralla te te lashteve!”

[16] Ne do t’ia damkosim hunden

[17] Ne i kemi vene ne prove ata (banoret e Mekes), ashtu sic i sprovuam te zotet e kopshtit, te cilet ishin betuar se ne mengjes do t’i vilnin frutat

[18] e nuk paten thene “Ne dashte Zoti”

[19] Keshtu, kopshtin e goditi nje fatkeqesi nga Zoti yt, nderkohe qe ata po flinin

[20] dhe gdhiu si i kositur

[21] Ne agim, ata thirren njeri-tjetrin

[22] “Nxitoni heret ne kopshtin tuaj, nese doni t’i vilni frutat!”

[23] Dhe u nisen duke peshperitur

[24] “Te mos lejojme asnje te vobeket qe te hyje ne kopshtin tone!”

[25] Ata u nisen heret, te vendosur ne ate qe thane

[26] Por, kur e pane kopshtin, ata thane: “Ne qenkemi vertet te humbur

[27] madje, qenkemi te privuar (nga frutat e kopshtit).”

[28] Me i arsyeshmi nder ta tha: “A nuk ju thashe une se duhet ta lartesoni Allahun?!”

[29] “Lavderuar qofte Zoti yne! - thane - Ne paskemi qene vertet te padrejte!”

[30] Atehere filluan te qortojne njeri-tjetrin

[31] “Ah, te mjeret ne! - thane ata - Paskemi qene vertet arrogante

[32] Zoti yne mund te na jape nje kopsht me te mire, po te kthehemi te penduar tek Ai!”

[33] I tille ka qene denimi i tyre. Ndersa denimi ne jeten tjeter, eshte me i madh, vec sikur ta dinin

[34] Per ata qe ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do te kete kopshte te kenaqesive

[35] Valle, a t’i trajtojme ata qe Na nenshtrohen njesoj me keqberesit

[36] Cfare keni ju (jobesimtare)? Si po gjykoni keshtu

[37] A keni ndonje liber, qe ju premton

[38] se do te keni cfaredo, qe te zgjidhni

[39] Apo kemi bere me ju ndonje beselidhje te vlefshme deri ne Diten e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni ate qe keni urdheruar

[40] Pyeti ata se kush i garanton per kete

[41] Ose, mos kane ata bashkepunetore? Atehere le t’i sjellin bashkepunetoret e tyre, nese ajo qe thone eshte e vertete

[42] Diten (e Kiametit), kur te zbulohen shume ngjarje te frikshme, ata do te thirren qe te perulen ne sexhde, por nuk do te munden

[43] Te ulura do te jene shikimet e tyre dhe do t’i mbuloje poshterimi, sepse kane qene te ftuar te peruleshin ne sexhde, sa qene shendoshe (dhe nuk kane pranuar)

[44] Prandaj, me ler Mua me ata, qe e mohojne kete Fjale (Kuranin). Ne do t’i cojme ata hap pas hapi drejt rrenimit te tyre, me menyra qe ata nuk i kuptojne

[45] Dhe do t’u japim atyre afat; vertet qe kurthi Im eshte i forte

[46] A mos po kerkon shperblim prej tyre, keshtu qe qenkan te renduar nga borxhet

[47] Apo ata e dine te padukshmen, keshtu qe e shkruajne

[48] Prandaj, duro per gjykimin e Zotit tend dhe mos u bej si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit te vet i deshperuar (ne barkun e balenes)

[49] Sikur te mos i vinte meshira prej Zotit tend, ai do te hidhej ne nje shkretetire, i fajesuar

[50] Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punedrejtet

[51] Kur degjojne Kuranin, mohuesit sa nuk te hane me shikimet e tyre dhe thone: “Ai eshte vertet i marre!”

[52] Por Kurani eshte vetem keshille per botet

E vërteta (El-Hakka)

Surah 69

[1] E Verteta e pashmangshme

[2] C’eshte e Verteta e pashmangshme

[3] E kush do te ta shpjegoje ty se c’eshte e Verteta e pashmangshme

[4] Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjemimin e tmerrshem

[5] prandaj fisi Themud u shkaterrua nga nje ulerime e tmerrshme

[6] kurse fisi Ad u shkaterrua nga nje furtune shungulluese te rrepte

[7] te cilen Allahu ua dergoi atyre shtate net dhe tete dite pareshtur. Atehere mund t’i vereje njerezit te permbysur si trungjet e hurmave te kalbura

[8] A sheh ndonje gjurme te tyre

[9] Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve te rrenuara[377] kryen gjynahe te medha

[10] dhe e kundershtuan te derguarin e Zotit te tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me denim te ashper

[11] Kur vershoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju[378] ne anije

[12] per ta bere ate nje paralajmerim, qe ta degjoje cdo vesh i vemendshem

[13] Dhe kur t’i fryhet nje here Surit

[14] kur toka dhe malet te ngrihen lart e te therrmohen me nje goditje shkaterrimtare

[15] atehere do te ndodhe Ngjarja e pashmangshme (Kiameti)

[16] Dhe do te cahet qielli, qe ate dite do te jete i thyeshem

[17] Engjejt do te rrine skajeve te tij, kurse tete prej tyre do te mbajne Fronin e Zotit tend

[18] Ate Dite do te mbeteni zbuluar dhe asnje fshehtesi juaja nuk do te mbetet pa u shfaqur

[19] Ai, te cilit do t’i jepet libri i veprave te tij nga ana e djathte, do t’u thote (njerezve te tij): “Ja, lexoni librin tim

[20] Vertet, une kam qene i bindur se do te jepja llogari.”

[21] Keshtu, ai do te kete jete te lumtur

[22] ne nje kopsht te larte

[23] frutat e te cilit do t’i kape lehte

[24] (Njerezve te tille u thuhet:) “Ju befte mire, hani e pini per ate, qe keni bere ne ditet e kaluara!”

[25] Por ai, te cilit do t’i jepet libri i veprave te tij nga ana e majte, do te thote: “Ah, sikur te mos me ishte dhene libri im

[26] dhe te mos e kisha ditur llogarine time

[27] Ah, te kisha qene i vdekur (e te mos isha ringjallur)

[28] Pasuria ime nuk me solli dobi

[29] dhe me la fuqia ime!”

[30] (Do te thuhet) “Kapeni dhe lidheni ne pranga

[31] pastaj digjeni ne zjarrin pervelues

[32] mandej lidheni ne zinxhire prej shtatedhjete kutesh

[33] sepse ai, me te vertete, nuk ka besuar ne Allahun e Madherishem

[34] dhe nuk eshte kujdesur per te ushqyer te varfrit e shkrete

[35] Prandaj, ai sot ketu s’ka mik te afert

[36] e as ushqim tjeter, pervec qelbit

[37] te cilin e hane vetem gjynahqaret

[38] Betohem per gjithcka qe ju shihni

[39] dhe per gjithcka qe nuk e shihni

[40] se ky (Kuran) eshte vertet fjale e (kumtuar prej) nje te Derguari te nderuar (Muhamedit a.s)

[41] e nuk eshte fjale poeti; sa pak qe besoni

[42] Nuk eshte as fjale e ndonje falltari; sa pak qe po reflektoni

[43] Ai eshte shpallje e zbritur nga Zoti i boteve

[44] Sikur ai (Muhamedi), ne menyre te rreme, te Na kishte veshur ndonje fjale

[45] Ne do ta kapnim ate per doren e djathte

[46] dhe me siguri qe do t’ia prisnim damarin e qafes

[47] e askush prej jush nuk do te mund ta mbronte

[48] Natyrisht, Kurani eshte perkujtese per ata qe i frikesohen Zotit

[49] Ne e dime mire se ka prej jush qe e mohojne ate

[50] Ai eshte keqardhje per mohuesit

[51] Ai eshte, pa dyshim, e vertete e pamohueshme

[52] Prandaj, lartesoje emrin e Zotit tend te Madherishem

Shkallët (El-Mearixh)

Surah 70

[1] Dikush kerkoi nje denim te shpejte

[2] Per jobesimtaret askush nuk mund ta ndaloje ate (denim)

[3] (qe vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugeve te Ngjitjes

[4] Tek Ai ngjiten engjejt dhe Shpirti (Xhebraili), ne nje dite qe zgjat sa pesedhjete mije vjet

[5] Prandaj, duro, me durim te hijshem

[6] Ata e mendojne ate (denim) te larget

[7] kurse Ne e shohim te afert

[8] Ate Dite qielli do te behet si llumi i vajit

[9] e malet do te behen si lesh i shprishur

[10] Shoku s’do te pyese per te shokun

[11] edhe pse do te vihen te shohin njeri-tjetrin. Per te liruar veten nga denimi i asaj dite, fajtori do te sakrifikonte me gjithe qejf femijet e vet

[12] edhe gruan, edhe vellane e vet

[13] edhe farefisin, qe i gjendej prane (ne jeten e Tokes)

[14] si dhe te gjithe ata qe gjenden ne faqe te Tokes, nese kjo do te mund ta shpetonte

[15] Por jo, (fajtori do te hidhet ne zjarr)! Ai eshte zjarr flakerues

[16] qe e shkul (dhe e djeg) krejtesisht skalpin e kokes

[17] Ai therret kedo qe (i) ka kthyer shpinen e (i) eshte larguar (besimit)

[18] dhe qe ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur

[19] Vertet qe njeriu eshte krijuar i paqendrueshem

[20] kur ate e godet e keqja, ai ligeshtohet fort

[21] por, kur i bie e mira, ai behet koprrac

[22] Perjashtim bejne ata qe falen

[23] e qe jane te vazhdueshem ne faljet e tyre

[24] e qe caktojne nje pjese te pasurise se tyre

[25] per lypesin dhe per nevojtarin

[26] e qe besojne ne Diten e Llogarise (Gjykimit)

[27] e qe frikesohen nga denimi i Zotit te tyre

[28] vertet qe askush nuk eshte i sigurt prej denimit te Zotit te vet

[29] e qe e ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme)

[30] pervecse ndaj bashkeshorteve dhe skllaveve te veta - ne kete rast nuk meritojne qortim

[31] por kush kerkon jashte ketyre caqeve, pikerisht ata jane shkelesit

[32] e qe i ruajne amanetet dhe i plotesojne beselidhjet e tyre

[33] e qe gjithnje deshmojne drejt

[34] e qe i falin namazet rregullisht

[35] Pikerisht ata do te jene te nderuar ne kopshtet e Xhenetit

[36] C’eshte keshtu me jobesimtaret, qe nxitojne drejt teje

[37] djathtas e majtas, grupe-grupe

[38] A mos cdonjeri prej tyre shpreson te hyje ne Kopshtin e Lumturise

[39] Kurrsesi! Vertet qe ata e dine nga cfare i kemi krijuar

[40] Betohem per Zotin e lindjeve dhe te perendimeve, qe Ne jemi te Zote

[41] t’i nderrojme ata me njerez me te mire se ata dhe askush nuk na pengon dot

[42] Andaj, leri ata te zbaviten me gjera te kota dhe te luajne derisa te perballen me Diten e tyre qe u eshte premtuar

[43] Diten, ne te cilen do te dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur te ishin duke nxituar drejt nje altari

[44] me shikim te frikesuar e te kapluar nga poshterimi. Ajo eshte Dita qe u eshte premtuar atyre

Nuhu (Nuh)

Surah 71

[1] Ne e derguam Nuhun te populli i tij dhe i thame: “Paralajmeroje popullin tend para se t’i vije nje denim i dhembshem!”

[2] Ai tha: “O populli im! Ne te vertete, une jam per ju nje paralajmerues i qarte

[3] qe te adhuroni Allahun, t’i frikesoheni Atij e te me bindeni mua

[4] me qellim qe Ai te fale disa nga gjynahet tuaja dhe t’ju lere (te jetoni) deri ne nje afat te caktuar. Dhe, kur t’ju vije casti i caktuar i Allahut, askush nuk do te mund ta shtyje ate, vec sikur ta dinit”

[5] Ai tha: “O Zoti im, une e thirra vertet popullin tim nate e dite

[6] por thirrja ime edhe me teper i largoi (nga e verteta)

[7] Sa here, qe i thirrja per t’i falur Ti, ata shtinin gishterinjte ne veshe dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke kembengulur me mendjemadhesi (ne mosbesim)

[8] Pastaj i thirra me ze te larte

[9] Me pas ua shpalla edhe boterisht, edhe fshehurazi

[10] e u thashe: “Kerkoni falje nga Zoti juaj, i Cili eshte Fales i madh

[11] qe Ai t’ju dergoje shi te bollshem

[12] t’ju shtoje pasurine dhe femijet tuaj dhe te beje per ju kopshte e lumenj

[13] C’eshte keshtu me ju, qe nuk e madheroni Allahun sic duhet (duke e pasur frike)

[14] nderkohe qe Ai ju ka krijuar ne etapa (etapat e embrionit)

[15] A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtate qiejt njeri mbi tjetrin

[16] dhe ne ta e ka bere Henen drite, kurse Diellin e ka bere fener

[17] Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimet

[18] pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj serish do t’ju nxjerre

[19] Allahu per ju e ka bere Token shtroje te gjere

[20] qe te ecni neper te, neper rruget e gjera.”

[21] Nuhu tha: “O Zoti im, ata me kundershtuan mua dhe u dhane pas atyre njerezve, pasuria dhe femijet e te cileve nuk kane sjelle gje tjeter, vec shkaterrimit

[22] Ata kurdisen nje kurth te madh

[23] dhe thane: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jauken, as Nesrin’

[24] E keshtu kane futur ne rruge te gabuar shume (njerez). Prandaj, keqberesve mos u shto gje tjeter, vec humbjes!”

[25] Per shkak te gjynaheve te tyre, ata u permbyten dhe u hodhen ne zjarr. Ata nuk gjeten mbrojtes tjeter per veten ne vend te Allahut

[26] Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos ler mbi toke asnje femohues

[27] sepse, nese Ti i le, ata do t’i shpien ne humbje roberit e Tu dhe do te lindin vetem kriminele dhe jobesimtare

[28] O Zoti im, falme mua dhe prinderit e mi, si dhe cdo besimtar, qe kerkon strehim ne shtepine time! Fali te gjithe besimtaret e besimtaret, ndersa keqberesve shtoju vetem shkaterrim!”

Xhindet (El-Xhinn)

Surah 72

[1] Thuaj (o Muhamed): “Mua me eshte shpallur se disa prej xhindeve kane degjuar (Kuranin) dhe kane thene: ‘Me te vertete, kemi degjuar nje Kuran te mrekullueshem

[2] i cili udhezon ne rrugen e drejte dhe kemi besuar ne te, prandaj kurrsesi me nuk do t’i shoqerojme askend Zotit tone (ne adhurim)

[3] Qofte lartesuar Madheria e Zotit tone! Ai nuk ka zgjedhur as bashkeshorte, as bir

[4] Por disa te marre nga ne flisnin genjeshtra per Allahun

[5] kurse ne mendonim se as njerezit, as xhindet nuk flasin genjeshtra per Allahun

[6] Ne te vertete, ka pasur njerez qe kerkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetem sa i coi me tej ne gabime

[7] Edhe ata mendonin sic mendonit ju, se Allahu nuk do te ringjallte askend

[8] Ne jemi ata qe kemi synuar qiellin, por kemi hasur ne plot roje te forta (engjej te fuqishem) dhe shigjeta te zjarrta (meteore)

[9] Dhe uleshim rreth tij, neper vende te pershtatshme per te degjuar dicka, por ai qe pergjon tani, do te hase ne shigjeta te zjarrta (meteore) ne prite

[10] Ne nuk e dime nese (me keto roja te qiellit) eshte synuar e keqja (zbritja e denimit) per ata qe jane ne Toke apo Zoti i tyre kerkon t’i udhezoje ne rruge te drejte

[11] E midis nesh ka te mire, por ka edhe qe nuk jane te mire; jemi ndare ne grupime te ndryshme

[12] Ne e dime se nuk mund t’i shpetojme Allahut ne Toke dhe nuk mund t’i shmangemi Atij duke ikur (ne qiell)

[13] Posa degjuam udhezimin (Kuranin), Ne besuam ne te; e kush beson ne Zotin e vet, nuk ka perse te frikesohet se mos demtohet, as se mos i behet padrejtesi

[14] Ka prej nesh qe jane myslimane, por ka edhe te atille qe jane jobesimtare. Kush ka perqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugen e drejte

[15] kurse jobesimtaret do te jene lende djegese te Xhehenemit.’

[16] Sikur te qendronin (banoret e Mekes) ne rrugen e vertete, Ne do t’u jepnim uje te bollshem

[17] per t’i vene ata me kete ne sprove. Por kedo qe largohet nga keshillat e Zotit te tij, Ai do ta hedhe ne nje denim te ashper

[18] Xhamite i jane kushtuar vetem Allahut, prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut

[19] Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t’i lutej Atij, ata (xhindet) u tubuan rreth tij si shtellunge.”

[20] Thuaj (o Muhamed): “Une i lutem vetem Zotit tim dhe nuk i shoqeroj Atij askend (ne adhurim)”

[21] Thuaj: “Une nuk mund t’ju largoj ndonje dem e as t’ju sjell ndonje dobi”

[22] Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund te me mbroje nga denimi i Allahut; dhe nuk mund te gjej strehim tjeterkund, pervecse tek Ai

[23] Une kam per detyre vec t’ju percjell ate qe me vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Kedo qe s’degjon Allahun dhe te Derguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, ne te cilin do te mbetet pergjithmone.”

[24] Kur ata te shohin ate qe u eshte premtuar, do ta dine se kush eshte me i dobet dhe me i pakte ne numer

[25] Thuaj (o Muhamed!): “Une nuk e di, a eshte afer ajo qe ju eshte premtuar apo Zoti im do ta vonoje.”

[26] Vetem Ai e di te padukshmen dhe nuk ia zbulon ate askujt

[27] pervec te derguarve qe ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai ve mbikeqyres (engjej)

[28] ne menyre qe ta dije nese i percjellin mesazhet e Zotit te tyre. Ai perfshin me dijen e Vet gjithcka qe ata kane dhe cdo gje e ka llogaritur imtesisht

I mbështjellë (El-Muzzemmil)

Surah 73

[1] O ti i mbuluar (o Muhamed)

[2] Cohu (te falesh) gjithe naten, pervec nje pjese te saj

[3] qe eshte gjysma ose dicka me pak

[4] a dicka me shume se ajo dhe lexoje Kuranin ngadale dhe qarte

[5] sepse Ne do te te dergojme vertet nje fjale me peshe te rende

[6] Natyrisht, adhurimi naten vepron me fuqishem dhe fjala eshte me shprehese

[7] ngaqe ti diten je vertet shume i zene

[8] Prandaj, permende emrin e Zotit tend dhe perkushtoju krejtesisht Atij

[9] Ai eshte Zot i lindjes dhe i perendimit, s’ka zot tjeter te vertete pervec Tij, drejtoju Atij si rregullues i puneve te tua

[10] Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata ne menyre te hijshme

[11] Lermi Mua ata qe te quajne genjeshtar e qe jetojne ne luks dhe jepu pak afat atyre

[12] se, pa dyshim, Ne kemi pergatitur per ata pranga, zjarr flakerues

[13] ushqime qe ngecin ne fyt dhe denime te dhembshme

[14] ne Diten, kur Toka dhe malet dridhen e behen si pirgje rere te levizshme

[15] Ne, me te vertete, ju kemi sjelle nje te Derguar deshmitar mbi ju, ashtu sic ia cuam nje te derguar Faraonit

[16] por Faraoni nuk e degjoi te Derguarin, andaj i cuam denim te rende

[17] Qysh do te mbroheni ju, nese mbeteni jobesimtare, Diten ne te cilen femijet do te thinjen

[18] Ate dite qielli do te cahet e premtimi i Zotit do te permbushet

[19] Ne te vertete, kjo eshte keshille, prandaj, kush deshiron, le te zgjedhe rrugen e drejte qe e con te Zoti i tij

[20] Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh me pak se dy te tretat e nates, ndonjehere gjysmen ose nje te treten e saj, si edhe disa prej atyre qe jane me ty. Allahu e percakton gjatesine e dites dhe te nates dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni ate saktesisht, prandaj kthehet tek ju me meshire. Keshtu qe lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do te jene te semure, disa do te udhetojne neper bote, duke kerkuar miresite e Tij (per jetese) dhe disa te tjere do te jene duke luftuar ne rrugen e Tij, prandaj lexoni sa keni mundesi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut nje hua te mire (qe Ai t’jua ktheje shumefish). Cfaredo miresie qe beni per shpirtin tuaj, me siguri qe do ta gjeni tek Allahu. Ajo do te jete me e mire dhe me e shperblyer. Kerkoni faljen e Allahut, sepse Allahu eshte vertet Fales i madh dhe Meshireplote

I mbuluar (El-Mudeththir)

Surah 74

[1] O ti i mbeshtjelle (o Muhamed)

[2] Cohu dhe paralajmero

[3] Zotin tend madheroje

[4] petkat e tua pastroji

[5] dhe largohu nga ndyresia (adhurimi i idhujve)

[6] Mos jep gje me synimin qe te marresh me shume

[7] dhe per hir te Zotit tend duro

[8] se, kur te fryhet ne Sur

[9] ajo do te jete nje dite e rende

[10] Per jobesimtaret nuk do te jete aspak e lehte

[11] Me ler Vetem (te merrem) me ate qe e krijova

[12] dhe i dhashe pasuri te pamase

[13] e djem prane vetes

[14] Une ia bera kamjen te lehte e te shtruar

[15] e, megjithate, ai lakmon qe t’i jap me teper

[16] Jo, kurrsesi! Vertet, ai i mohoi me kryenecesi shpalljet Tona

[17] prandaj Une do ta ngarkoj ate me denime te renda

[18] Ai mendoi dhe kurdisi (kunder Kuranit)

[19] dhe qofte mallkuar, si kurdisi

[20] Dhe serish qofte mallkuar, si kurdisi

[21] Pastaj veshtroi rreth vetes

[22] mblodhi vetullat e u vrenjt

[23] pastaj u kthye i kapardisur

[24] dhe tha: “Ky (Kuran) nuk eshte gje tjeter, vecse magji e trasheguar

[25] Keto jane vetem fjale te nje vdekatari!”

[26] Do ta hedh ne Sekar (Xhehenem)

[27] E si mund ta dish ti tamam se cfare eshte Sekari (zjarri pervelues)

[28] Ai nuk le gje dhe nuk kursen asgje

[29] lekurat i shkrumbon

[30] Atij i rrine roje nentembedhjete (engjej)

[31] Ne kemi bere rojtare te zjarrit vetem engjejt dhe numrin e tyre e kemi bere sprove (objekt polemikash) per jobesimtaret, me qellim qe te binden ata qe u eshte dhene Libri e t’u shtohet besimi atyre qe besojne; qe te mos dyshojne ata qe u eshte dhene Libri dhe besimtaret e vertete dhe qe te thone ata qe kane semundjen e dyshimit ne zemer dhe jobesimtaret: “C’ka dashur te thote Allahu me kete shembull?” Keshtu, Allahu le ne humbje ate qe do dhe con ne rruge te drejte ate qe do. Askush tjeter, pervec Tij, nuk e di numrin e ushtrise se Zotit tend. Ky eshte vetem nje perkujtese per njerezit

[32] Kurrsesi! Betohem per Henen

[33] per naten qe largohet

[34] e per agimin qe zbardhellon

[35] se ai (Xhehenemi) eshte vertet nje nga fatkeqesite me te medha

[36] paralajmerim per njerezit

[37] per ata nga ju qe deshirojne te ecin perpara (me vepra te mira) ose te kthehen mbrapsht (me vepra te keqija)

[38] Cdo njeri eshte peng i veprave te veta

[39] pervec njerezve te krahut te djathte

[40] te cilet ne kopshtet e Xhenetit pyesin njeri-tjetrin

[41] per keqberesit

[42] “Cfare ju ka sjelle ne Sekar?”

[43] Ata do te pergjigjen: “Nuk ishim nga ata qe falnin namaz

[44] dhe as prej atyre qe i ushqenin te varfrit

[45] Ne leshoheshim ne biseda te kota me llafazanet

[46] dhe mohonim Diten e Llogarise

[47] derisa na erdhi vdekja.”

[48] Prandaj, kurrfare ndermjetesimi i cilitdo ndermjetesuesi nuk do t’i ndihmoje ata

[49] Atehere, perse shmangen ata nga keshillimi

[50] sikur te ishin gomare te eger

[51] e te frikesuar qe ikin prej luanit

[52] Vertet, cdonjeri prej tyre kerkon qe t’i jepen shkrime te hapura (nga Zoti)

[53] Kurrsesi, pasi ata nuk i frikesohen jetes tjeter

[54] Ne te vertete, ky (Kuran) eshte keshille

[55] prandaj, kush te doje, le t’ia vere veshin

[56] Por atij ia vene veshin vetem ata qe do Allahu. Vetem Ai eshte i Denje per t’u pasur frike dhe vetem Ai eshte i Denje per te falur

Ringjallja (El-Kijame)

Surah 75

[1] Betohem ne Diten e Kiametit

[2] Betohem ne shpirtin qortues

[3] A mendon njeriu se nuk do te mund t’i mbledhim eshtrat e tij

[4] Po, si jo! Ne jemi te Zote t’ia ribejme bashke me persosmeri edhe majat e gishtave te tij

[5] Por njeriu deshiron te gaboje sa te jete gjalle

[6] dhe pyet: “Kur do te jete Dita e Kiametit?”

[7] Por, kur syte t’i verbohen

[8] dhe te zihet Hena

[9] dhe Dielli e Hena te bashkohen

[10] ate dite njeriu do te thote: “Ku te iki?”

[11] Askund! S’ka strehe

[12] Ate dite, streha eshte te Zoti yt

[13] Ate dite, njeriu do te vihet ne dijeni per veprat qe ka bere dhe per ato qe ka lene pa bere

[14] Po, vertet qe njeriu do te deshmoje kunder vetvetes

[15] edhe sikur te paraqese shfajesimet e veta

[16] Mos nxito (o Muhamed) ne leximin e Kuranit me gjuhen tende

[17] Ne e kemi per detyre t’i mbledhim pjeset e tij e ta lexojme ate

[18] Dhe, kur ta lexojme ate, ti percille leximin e tij

[19] Pastaj, e kemi Ne per detyre ta shpjegojme

[20] Por ju doni kete jete (kalimtare)

[21] e per jeten tjeter nuk kujtoheni

[22] Ate dite, disa fytyra do te shkelqejne

[23] dhe Zotin e tyre do te shohin

[24] Kurse disa fytyra, ate dite, do te jene te zymta

[25] duke e ditur se do te pesojne nje fatkeqesi, qe te thyen ne mes

[26] Por, kur shpirti te vije ne gryke

[27] e te therrasin “A ka sherues”

[28] atehere, ai (qe po vdes) do te bindet se ky eshte casti i ndarjes

[29] dhe kembet do te ngrijne

[30] Ate dite, ai do te sillet te Zoti yt

[31] Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal

[32] por e mohoi te verteten dhe ia ktheu kurrizin

[33] e pastaj shkoi te njerezit e vet, duke u krenuar

[34] Mjere per ty! Mjere per ty

[35] Serish: Mjere per ty! Mjere per ty

[36] Valle, a mendon njeriu se do te mbetet pa pergjegjshmeri

[37] A s’ka qene nje pike fare qe derdhej

[38] pastaj u be drocke gjaku e me pas Allahu e krijoi dhe i dha forme e permasa te caktuara

[39] e prej tij beri ciftin: mashkullin e femren

[40] Valle, Ai Krijues, a nuk ka fuqi qe t’i ngjalle te vdekurit

Koha (El-Insan)

Surah 76

[1] Valle, a nuk ka kaluar nje periudhe kohore, kur njeriu nuk ka qene qenie e denje per t’u permendur

[2] Ne te vertete, Ne e krijuam njeriun nga nje pike fare e perzier, per ta sprovuar dhe e beme qe te degjoje dhe te shohe

[3] Natyrisht qe Ne i treguam atij rrugen e drejte, qe ai te jete ose mirenjohes, ose mosmirenjohes

[4] Pa dyshim, Ne kemi pergatitur per jobesimtaret zinxhire, pranga dhe zjarr flakerues

[5] Sigurisht, te ndershmit besimtare do te pine (ne Xhenet) kupa me pije te perzier me Kafur

[6] nga burimi qe vetem robte e Allahut pine dhe te cilin mund ta cojne nga te duan

[7] Ata e zbatojne premtimin dhe i frikesohen Dites (se Kiametit), tmerri i se ciles perhapet gjithkund

[8] Ata i ushqejne te varfrit, jetimet dhe te zenet rober edhe pse vete jane nevojtare

[9] duke thene: “Ne ju ushqejme vetem per hir te Zotit. Per kete, nuk duam shperblim e as falenderim

[10] Ne i frikesohemi Zotit tone ne nje Dite te ashper, qe do t’i beje fytyrat te jene te vrenjtura.”

[11] Por Allahu do t’i ruaje ata nga tmerret e asaj Dite e do t’u jape shkelqim dhe gezim

[12] dhe, per durimin e tyre, Ai do t’i shperbleje me Xhenet dhe petka te mendafshta

[13] Te mbeshtetur ne divane, ata nuk do te kene as vape dhe as te ftohte

[14] Hija e pemeve te tij (Xhenetit) eshte afer mbi kokat e tyre, ndersa frutat e tyre do t’i kene afer sa t’i arrijne me dore

[15] Aty do t’u sherbehet me ene te argjendta dhe kupa kristali

[16] kupa te tejdukshme argjendi, madhesine e te cilave (do ta zgjedhin) sipas deshires

[17] Aty do te pine gota me pije te perzier me xhenxhefil

[18] prej nje burimi te quajtur Selsebil

[19] Atyre do t’u sherbejne djem perhere te rinj, qe, kur i shikon, te duken si margaritare te shperndare

[20] Ngado qe te hedhesh syte, do te shohesh lumni dhe nje mbreteri te madhe

[21] Ata do te jene te veshur me petka te holla mendafshi te gjelber dhe me armac mendafshi te trashe, te stolisur me byzylyke te argjendte. Zoti i tyre do t’u jape te pine pije te paster

[22] Ky do te jete me te vertete shperblimi juaj; perpjekjet tuaja do te jene te pranuara

[23] Ne te vertete, Ne ta kemi shpallur Kuranin ty hap pas hapi

[24] Prandaj ki durim per vendimin e Zotit tend e mos degjo asnje gjynahqar apo jobesimtar prej tyre

[25] Permende emrin e Zotit tend ne mengjes dhe ne mbremje

[26] Ne nje pjese te nates[386] beji sexhde Atij dhe, naten falju gjate[387] Atij

[27] Vertet qe jobesimtaret e duan jeten e ketushme dhe nuk e perfillin nje Dite te veshtire, qe do t’u vije

[28] Ne i krijuam ata dhe ua forcuam strukturen, por, nese duam, i nderrojme plotesisht me te tjere si ata

[29] Ne te vertete, kjo eshte keshille, prandaj, kush te doje, le te ndjeke rrugen qe e shpie te Zoti i tij

[30] Por ju nuk mund te deshironi, pervecse me vullnetin e Allahut! Ai eshte vertet i Gjithedijshem e i Urte

[31] Ai pranon ne meshiren e Vet ke te doje, ndersa per keqberesit ka pergatitur nje denim te dhembshem

Të dërguarit (El-Murselat)

Surah 77

[1] Per ato qe dergohen njera pas tjetres

[2] per ato qe shpejtojne shtrengaten

[3] per ato qe shperndajne shiun

[4] per ato qe ndajne saktesisht

[5] dhe per ato qe percjellin keshilla

[6] si shfajesim apo paralajmerim

[7] Ne te vertete, ajo qe ju eshte premtuar, do te behet

[8] Kur yjet te shuhen

[9] dhe, kur qielli te cahet

[10] dhe, kur malet te therrmohen si pluhur

[11] dhe, kur te derguarit te tubohen ne kohen e caktuar

[12] ne cilen dite do te ndodhin te gjitha keto

[13] Ne Diten e Ndarjes vendimtare

[14] Kush valle do te ta shpjegoje se c’eshte Dita e Ndarjes vendimtare

[15] Mjere mohuesit ne ate dite

[16] A nuk i kemi zhdukur te lashtet

[17] e pastaj do t’i bejme te tjeret t’i pasojne

[18] Keshtu do te veprojme me te gjithe keqberesit

[19] Mjere mohuesit ne ate dite

[20] A nuk ju kemi krijuar nga nje pike lengu te shperfillur

[21] te cilen e vume ne nje vend te sigurt (miter)

[22] deri ne nje kohe te caktuar

[23] Keshtu e kemi rregulluar; sa Rregullues te shkelqyer jemi Ne

[24] Mjere mohuesit ne ate dite

[25] A nuk e kemi bere Token vendqendrim

[26] te te gjalleve dhe te te vdekurve

[27] A nuk kemi vene ne te male te larta e te patundshme? A nuk ju kemi dhene te pini me bollek uje te embel

[28] Mjere mohuesit ne ate dite

[29] (Do t’u thuhet): Nisuni drejt atij (denimi) qe e mohuat

[30] Shkoni drejt nje hijeje me tri kolona (tymi te Xhehenemit)

[31] e cila nuk ben hije (freskuese) dhe as nga flaka nuk te shpeton

[32] Ajo hedh shkendija te medha sa nje kala

[33] sikur te ishin deve te verdha

[34] Mjere mohuesit ne ate dite

[35] Kjo eshte nje dite, kur ata nuk do te mund te flasin

[36] dhe nuk do t’u jepet leje per t’u shfajesuar

[37] Mjere mohuesit ne ate dite

[38] Kjo eshte Dita e Ndarjes vendimtare, ne te cilen do te tuboheni ju dhe popujt e lashte

[39] prandaj, nese zoteroni ndonje dinakeri, perdoreni kunder Meje

[40] Mjere mohuesit ne ate dite

[41] Punedrejtet do te jene mes hijesh e burimesh

[42] si dhe frutash nga ato qe deshirojne

[43] (Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju befte mire, (si shperblim) per ate qe keni punuar.”

[44] Keshtu i shperblejme Ne ata, qe bejne vepra te mira

[45] Mjere mohuesit ne ate dite

[46] Hani dhe kenaquni per pak kohe! Ju jeni keqberes

[47] Mjere mohuesit ne ate dite

[48] Kur atyre u thuhej: “Perkuluni (ne namaz para Allahut)!” ata nuk perkuleshin

[49] Mjere mohuesit ne ate dite

[50] Ne cfare shpallje tjeter do te besojne ata, pas ketij (Kurani)

Lajmi (En-Nebe')

Surah 78

[1] Per cfare e pyesin ata njeri-tjetrin

[2] Per Lajmin e madh

[3] rreth te cilit ata kane kundershtime

[4] Ani, shpejt do ta marrin vesh

[5] Sigurisht qe shpejt do ta marrin vesh

[6] A nuk jua kemi bere Token si shtrat

[7] e malet si shtylla

[8] Ne ju kemi krijuar ne cifte

[9] dhe gjumin jua kemi bere per prehje

[10] Naten jua kemi bere mbulese

[11] ndersa diten e kemi caktuar per te punuar

[12] Mbi ju kemi ndertuar shtate qiej te forte

[13] dhe kemi vene kandil (diell) te shndritshem

[14] Nga rete Ne ju leshojme ujera te bollshme

[15] per rritjen e dritherave, bimeve

[16] dhe te kopshteve te dendura

[17] Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare eshte caktuar

[18] Ate Dite do te fryhet ne Sur dhe ju do te vini grupe-grupe

[19] Dyert e qiellit do te hapen

[20] dhe malet do te shtyhen tutje e do te behen si mirazh

[21] Me te vertete, Xhehenemi do te behet pusi

[22] vendbanim i caktuar per keqberesit

[23] qe aty te mbeten pergjithmone

[24] Aty nuk do te shijojne as freski, as pije

[25] perpos ujit te valuar dhe qelbesirave

[26] si shperblim perkates (te veprave te tyre)

[27] Ne te vertete, ata as qe e conin neper mend se do te jepnin llogari

[28] dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi

[29] Por Ne cdo gje e kemi shenuar ne nje liber

[30] Prandaj do t’u themi: “Shijojeni kete! Ne nuk do t’ju shtojme gje tjeter pervecse denim!”

[31] Vertet, per punedrejtet eshte pergatitur e mira (Xheneti)

[32] kopshte dhe vreshta

[33] vajza te reja, te se njejtes moshe

[34] dhe kupa te plota

[35] Atje nuk do te degjojne biseda te kota e as genjeshtra

[36] Keshtu eshte shperblimi nga Zoti yt - dhurate sipas merites

[37] Zoti i qiejve dhe i Tokes dhe i gjithckaje qe gjendet midis tyre, i Gjithemeshirshmi, te Cilit askush nuk do te mund t’i flase (nga frika)

[38] Ne diten, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjejt do te jene te rreshtuar, nuk do te flase askush, pervec atij qe do t’i jape leje i Gjithemeshirshmi e qe do te thote te verteten

[39] Ajo eshte Dita e Vertete, prandaj kush te doje, le te kthehet te Zoti i vet (qe ne kete jete)

[40] Me te vertete, Ne ju kemi paralajmeruar se eshte i afert denimi, Diten, kur njeriu do te shohe se c’kane bere duart e tij dhe, kur jobesimtari do te thote: “Ah, sikur te isha pluhur!”

Shkulësit (En-Naziat)

Surah 79

[1] Per ata (engjej) qe marrin me force

[2] per ata qe marrin butesisht

[3] per ata qe notojne ne hapesire

[4] per ata qe nxitojne

[5] dhe per ata qe i rregullojne punet

[6] Diten kur do te dridhet gjithcka nga ushtima (qe lajmeron Kiametin)

[7] e cila do ta ndiqet nga nje e dyte

[8] disa zemra do te jene te mbushura me tmerr

[9] e shikimet e tyre do te bien perdhe

[10] Ata thone: “Valle, vertet do te rikthehemi ne jete

[11] A thua, edhe kur te behemi eshtra te therrmuara?!”

[12] Dhe thone: “Po qe keshtu, atehere ky kthim do te jete humbje (per ne)!”

[13] Por, ajo do te jete vec nje fryrje e vetme (e Surit)

[14] dhe ata pernjeheresh do te brofin (te ringjallur)

[15] A e ke degjuar (o Muhamed) historine e Musait

[16] Zoti i tij e thirri ne luginen e shenjte te Tuvas dhe i tha

[17] “Shko te Faraoni, se ai, me te vertete, ka kaluar cdo kufi

[18] dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten

[19] dhe te te udhezoj te Zoti yt, qe t’i frikesohesh?”

[20] Musai ia tregoi mrekulline me te madhe

[21] por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundershtoi

[22] Pastaj i ktheu shpinen, duke u perpjekur (kunder se vertetes)

[23] dhe tuboi njerezit e u deklaroi

[24] “Une jam zoti juaj me i larte!”

[25] Prandaj Allahu e goditi ate me denim ne jeten tjeter dhe ne kete jete

[26] Kjo eshte keshille per ata qe i frikesohen Allahut

[27] Cili eshte me i veshtire: krijimi i juaj apo i qiellit, te cilin Ai e ndertoi

[28] ia ngriti lart kupen dhe e persosi

[29] Netet i beri te erreta, kurse ditet te ndritshme

[30] Pastaj e shtriu rrafsh Token

[31] dhe, nga ajo nxori ujerat dhe beri kullotat

[32] kurse malet i beri te patundshme

[33] qe t’i gezoni ju dhe bagetite tuaja

[34] Kur te arrije gjema me e madhe

[35] ate Dite njeriu do te kujtoje gjithcka qe ka bere

[36] dhe Zjarri flakerues do t’i tregohet cdokujt qe sheh

[37] Atehere, ai qe ka shkelur gjithcka

[38] dhe ka parapelqyer jeten e kesaj bote

[39] sigurisht qe do te kete per strehe Xhehenemin

[40] Kurse ai qe i eshte frikesuar madherise se Zotit te tij dhe e ka frenuar veten nga deshirat

[41] pa dyshim qe do te kete per strehe Xhenetin

[42] Te pyesin ty per Oren (e Kiametit) se kur do te ndodhe

[43] Cfare rendesie ka per ty qe ta permendesh ate

[44] Tek Zoti yt eshte fundi i (dijenise rreth) saj

[45] Ti je vetem paralajmerues i atyre qe i frikesohen asaj

[46] Diten kur do ta shohin ate, (njerezve) do t’u duket se kane qendruar (ne Toke) vec nje mbremje apo nje mengjes

Ai u vrenjt (Abese)

Surah 80

[1] Ai[393] u vrenjt dhe ktheu kurrizin

[2] kur i erdhi prane i verbri

[3] E ku e di ti, ndoshta ai deshironte te pastrohej (nga gjynahet)

[4] ose te merrte keshille, e keshilla t’i sillte dobi atij

[5] Sa per ate qe eshte i pasur

[6] ti atij po i kushton vemendje

[7] megjithese nuk ke pergjegjesi, nese ai nuk deshiron te pastrohet

[8] Sa per ate qe te vjen duke nxituar

[9] dhe ndien frike (nga Allahu)

[10] ti atij nuk po ia ve veshin

[11] Mos vepro ashtu! Ne te vertete, ky (Kuran) eshte keshille

[12] pra, kush te doje, le te marre keshille

[13] Ai ndodhet ne Faqe te nderuara

[14] te lartesuara, te pastra

[15] ne duart e shkruesve (engjej)

[16] te ndershem dhe te drejte

[17] Mallkuar qofte njeriu! Sa mosmirenjohes qe eshte ai

[18] Prej cfare gjeje e krijon Allahu ate

[19] Prej pikes se fares e krijon dhe i jep permasa te rregullta

[20] Me pas ia lehteson rrugen (e lindjes)

[21] e pastaj e vdes dhe i cakton nje varr

[22] dhe, kur te doje, Ai e ringjall

[23] E megjithate, njeriu ende nuk i ka plotesuar ato qe i ka urdheruar Ai

[24] Le te mendoje njeriu per ushqimin e vet

[25] Jemi Ne qe leshojme uje me bollek

[26] pastaj e cajme token ne thellesi

[27] dhe nxjerrim prej saj dritherat

[28] rrushin e perimet

[29] ullirin e palmat

[30] kopshtet e dendura

[31] pemet dhe gjithe barerat

[32] qe t’i gezoni ju dhe bagetite tuaja

[33] Por, kur te vije Ushtima

[34] ate Dite njeriu do te ike nga i vellai

[35] nga e ema dhe nga i ati

[36] nga e shoqja dhe nga femijet e vet

[37] Ate Dite, secili prej tyre do te kete aq shqetesim per veten, sa do t’i mjaftoje

[38] Ate Dite do te kete fytyra rrezellore

[39] te qeshura e te gezuara

[40] Ate Dite do te kete (edhe) fytyra te pluhurosura

[41] qe do t’i mbuloje erresira

[42] Keta jane jobesimtaret, gjynahqaret

Shkatërrimi (Et-Tekvir)

Surah 81

[1] Kur Dielli te mblidhet e te humbe shkelqimin

[2] kur yjet te rrezohen

[3] dhe malet te levizin tutje

[4] kur devete barrse te braktisen

[5] dhe egersirat te tubohen

[6] kur detet te vlojne

[7] dhe shpirtrat te bashkohen (me trupat)

[8] kur foshnja e varrosur per se gjalli te pyetet

[9] per cfare faji ishte vrare

[10] kur fletet te shperndahen

[11] dhe qielli te zhvishet

[12] kur Xhehenemi te flakeroje

[13] dhe Xheneti te afrohet

[14] atehere cdokush do te marre vesh cfare kishte pergatitur (per kete Dite)

[15] Betohem per ata (planete) qe terhiqen

[16] qe lindin e perendojne

[17] per naten kur bie terri

[18] e per agimin kur nis te zbardhe

[19] se ky (Kuran) eshte Fjale e (kumtuar prej) nje te Derguari fisnik

[20] qe zoteron fuqi dhe pozite te larte te Zoti i Fronit

[21] e qe eshte i respektuar atje dhe besnik

[22] Shoku juaj[397] nuk eshte i marre

[23] Ai e ka pare ate[398] ne horizontin e qarte

[24] dhe nuk mbulon asnje te fshehte prej se Padukshmes

[25] As ky (Kuran) nuk eshte fjale e djallit te mallkuar

[26] Prandaj, nga po ia mbani

[27] Ai eshte vecse keshille per botet

[28] per secilin nga ju qe deshiron te ndjeke rrugen e drejte

[29] Por ju nuk mund te deshironi, pervecse me vullnetin e Allahut, Zotit te boteve

Copëtimi (El-Infitar)

Surah 82

[1] Kur qielli te cahet

[2] dhe yjet te derdhen

[3] kur detet te perzihen

[4] dhe varret te rrotullohen

[5] atehere cdokush do te mesoje per veprat qe ka bere dhe qe ka lene pa bere

[6] O njeri, c’te mashtroi ty qe nuk i besove Zotit tend bujar

[7] i Cili te krijoi ty, te dha permasa te rregullta dhe te harmonizoi

[8] dhe, qe te ka mbrujtur ne cfaredo forme qe ka dashur

[9] Por jo! Ju e quani te genjeshtert Gjykimin (pas ringjalljes)

[10] ndonese mbi ju ka rojtare (qe ju vezhgojne)

[11] shenues te nderuar

[12] qe dine gjithcka qe beni

[13] Vertet, punedrejtet do te jene ne Xhenet

[14] kurse fajtoret, me siguri, do te jene ne Zjarrin flakerues

[15] ne te cilin do te digjen ne Diten e Gjykimit

[16] pa mundur t’i shmangen atij

[17] E kush do te ta shpjegoje ty se c’eshte Dita e Gjykimit

[18] Edhe njehere: Kush do te ta shpjegoje ty se c’eshte Dita e Gjykimit

[19] Ajo eshte Dita, kur askush nuk do te kete fuqi per te bere gje per ndonje tjeter dhe, kur pushteti do te jete vetem i Allahut

Mashtruesit (El-Mutaffifin)

Surah 83

[1] Mjere per ata qe hane ne peshe (dhe matje)

[2] qe, kur masin per veten, e marrin masen te plote

[3] ndersa, kur u masin te tjereve me liter ose me kandar, ua pakesojne

[4] A nuk mendojne ata se do te ringjallen

[5] ne nje Dite te madhe

[6] Diten, kur te gjithe njerezit do te dalin para Zotit te boteve

[7] Sigurisht (qe do te ringjallen), dhe Libri i punembrapshteve do te jete ne Sixh-xhin

[8] E kush do te ta shpjegoje ty se c’eshte Sixh-xhin

[9] Eshte nje liber i shkruar

[10] Mjere mohuesit ate dite

[11] te cilet mohuan Diten e Gjykimit

[12] Askush nuk e mohon ate, pervec gjynahqareve qe shkelin cdo kufi

[13] e te cilet, kur u lexohen shpalljet Tona, thone: “Keto jane perralla te popujve te lashte!”

[14] Nuk eshte ashtu! Por veprat e tyre (te keqija) ua kane mbuluar zemrat

[15] Nuk eshte ashtu! Ne te vertete, ate dite nje vel do t’i pengoje ata qe te shohin Zotin e tyre

[16] pastaj, me siguri, do te hyjne ne Zjarrin e Xhehenemit

[17] e do t’u thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e quanit te genjeshtert!”

[18] Ndersa Libri i punedrejteve me siguri qe do te jete ne Il-lijun

[19] E kush do te ta shpjegoje ty se c’eshte Il-lijjun

[20] Eshte nje liber i shkruar

[21] Ate e deshmojne te afermit (e Allahut)

[22] Me te vertete, punedrejtet do te gjenden ne Xhenet

[23] duke shikuar nga divanet

[24] Ne fytyrat e tyre do te njohesh shkelqimin e Lumturise

[25] Atyre do t’u jepet te pine musht te paster te ruajtur mire

[26] fundi i te cilit eshte myshku. Per kete, le te perpiqen ata qe perpiqen

[27] Dhe ai (musht) do te perzihet me ujin e Tesnimit

[28] nga burimi i te cilit do te pine me te afermit (e Allahut)

[29] Vertet, keqberesit qeshnin me ata qe besonin

[30] duke ia shkelur syrin njeri-tjetrit, sa here qe ata kalonin prane tyre

[31] Kur ktheheshin te njerezit e vet, ata talleshin (me besimtaret)

[32] dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Keta jane te humbur”

[33] ndonese nuk qene derguar per kujdestare te tyre

[34] Por sot, ata qe kane besuar, do t’i perqeshin jobesimtaret

[35] e nga divanet e ngritura do t’i shikojne

[36] A jane shperblyer meritueshem mohuesit per ate qe kane bere

Çarja (El-Inshikak)

Surah 84

[1] Kur qielli te cahet

[2] duke degjuar me bindje Zotin e vet, sic e ka per detyre

[3] kur Toka te sheshohet (nga rrenimi i maleve)

[4] dhe te flake ate qe ka brenda e te zbrazet

[5] duke degjuar me bindje Zotin e vet, sic e ka per detyre

[6] atehere ti, o njeri, qe perpiqesh shume, mundin tend do ta gjesh te Zoti yt

[7] Ai, te cilit do t’i jepet libri i tij ne doren e djathte

[8] do ta kete te lehte llogarine

[9] dhe do te kthehet i gezuar te te afermit e tij

[10] Kurse ai, te cilit do t’i jepet libri i tij pas shpines

[11] do te lutet per te vdekur

[12] dhe ne zjarr do te digjet

[13] sepse ai jetonte i shkujdesur ne familjen e tij

[14] duke menduar se kurre nuk do te kthehej (per te dhene llogari)

[15] Po, Zoti i tij, sigurisht qe i ka ndjekur te gjitha punet e tij

[16] Betohem ne kuqerrimin e muzgut

[17] ne naten e ne gjithcka qe ajo kaplon me erresiren e saj

[18] si dhe ne henen e plote

[19] se ju, me siguri, do te kaloni nga e keqja te me e keqja

[20] Cfare kane ata qe nuk duan te besojne

[21] E perse, kur u lexohet Kurani, nuk perulen ne sexhde

[22] Perkundrazi, ata qe nuk besojne e quajne ate genjeshter

[23] Por Allahu e di mire cfare fshehin ata

[24] prandaj shpallu atyre denimin e dhembshem (qe i pret te gjithe)

[25] pervec atyre, qe besojne dhe bejne vepra te mira; ata do te shperblehen panderprere

Yjet (El-Buruxh)

Surah 85

[1] Per qiellin me yjesi

[2] per Diten e premtuar

[3] per deshmitarin dhe per ate qe deshmohet

[4] Mallkuar qofshin njerezit e Hendekut

[5] zjarrit (te ushqyer) me lende djegese

[6] kur rrinin ulur rreth tij

[7] duke deshmuar ate qe po i benin besimtareve

[8] Ata i munduan besimtaret, vetem pse keta i besuan Allahut, te Plotfuqishmit, te Denjit per cdo lavd

[9] te Cilit i perket pushteti i qiejve dhe i Tokes dhe qe eshte Deshmitar i cdo gjeje

[10] Pa dyshim, ata qe i perndjekin besimtaret dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret denimi i Xhehenemit dhe denimi me djegie

[11] Kurse per ata, qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te kete kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj. Kjo eshte fitorja madheshtore

[12] Vertet, ndeshkimi i Zotit tend eshte i ashper

[13] Vertet, Ai e ze fill krijimin dhe e perserit ate

[14] Ai eshte Falesi i madh, i Dhembshuri

[15] Zoteruesi i Fronit te Lavdishem

[16] Vepruesi i gjithckaje qe deshiron

[17] A e ke degjuar ndodhine e ushtrive

[18] te Faraonit dhe te fisit Themud

[19] E megjithate, ata qe nuk besojne, vazhdojne ta quajne ate (Kuranin) te rreme

[20] ndonese Allahu eshte pas tyre e i ka nen kontroll

[21] Perkundrazi, ai eshte nje Kuran i lavdishem

[22] ne Pllaken e Ruajtur mire (Leuhi Mahfudh)

Ylli i natës (Et-Tarik)

Surah 86

[1] Per qiellin dhe per vizitorin e nates

[2] E kush mund te ta shpjegoje ty se c’eshte vizitori i nates

[3] Ai eshte ylli qe shpon terrin

[4] Per cdo njeri ka mbikeqyres

[5] Le te meditoje njeriu se prej cfare eshte krijuar

[6] eshte krijuar prej nje lengu qe hidhet

[7] e qe del ndermjet shtylles kurrizore dhe brinjeve

[8] Me te vertete, Ai eshte i Fuqishem per ta kthyer (ne jete) ate

[9] diten, kur do te zbulohen te fshehtat

[10] kur njeriu nuk do te kete as fuqi, as ndihmes

[11] Per qiellin qe kthehet pareshtur

[12] dhe per Token qe plasaritet

[13] qe kjo eshte nje Fjale ndarese

[14] dhe nuk eshte aspak shaka

[15] Ne te vertete, ata ngrene kurthe

[16] por dhe Une ua pres me kurth

[17] Prandaj, jepu pak afat jobesimtareve, leri te qete edhe per pak

Më i Larti (El-A'la)

Surah 87

[1] Lavdero emrin e Zotit tend, me te Lartit

[2] qe ka krijuar gjithcka dhe e ka perpjesetuar drejt

[3] qe ka caktuar fatin e cdo gjeje dhe ia ka rrefyer rrugen

[4] qe ben te rriten kullotat

[5] dhe pastaj te shnderrohen, te thahen e te vyshken

[6] Ne do te te bejme ty (Muhamed) te lexosh (Shpalljet Tona), keshtu qe nuk ke per te harruar

[7] pervec asaj qe do Allahu. Vertet, Ai e di te dukshmen dhe cka eshte e fshehte

[8] Do te ta lehtesojme ty rrugen e drejte

[9] prandaj keshillo, nese keshilla do te jete e dobishme

[10] Asaj do t’ia vere veshin ai qe (i) frikesohet (Allahut)

[11] e do t’i shmanget vetem me i keqi

[12] i cili do te digjet ne zjarrin e madh

[13] ku as nuk do te vdese, as nuk do te jetoje

[14] I shpetuar eshte ai qe pastrohet

[15] qe e permend emrin e Zotit te vet dhe qe fal namaz

[16] Por ju, perkundrazi, me shume po e parapelqeni jeten e kesaj bote

[17] ndonese jeta tjeter eshte me e mire dhe e amshuar

[18] Kjo, me te vertete, ndodhet ne Fletet e lashta

[19] ne Fletet e Ibrahimit dhe Musait

Mbuluesja (El-Gashije)

Surah 88

[1] A ke degjuar per Ngjarjen Gjitheperfshirese (Kiametin)

[2] Ate Dite do te poshterohen fytyra njerezish

[3] qe kane punuar e jane rraskapitur (duke bere te keqija ne kete bote)

[4] Ata do te digjen ne zjarr te nxehte

[5] e do te pine nga burime te valuara

[6] Per ata nuk do te kete tjeter ushqim, pervec ferrave helmuese

[7] te cilat as nuk do t’i mbajne, as nuk do t’ua shuajne urine

[8] Ate Dite, fytyrat e disave do te jene te gezuara

[9] te kenaqura per punet e bera

[10] Ata do te jene ne kopshtin e larte

[11] ne te cilin nuk do te degjojne fjale boshe

[12] Atje ka nje burim rrjedhes uji

[13] dhe divane te ngritura

[14] ka kupa te vena (per t’u mbajtur ne dore)

[15] dhe jasteke te renditur

[16] si dhe shume qilima te shtruar

[17] Valle, a nuk i shohin devete, se si jane krijuar

[18] Po qiellin, se si eshte ngritur

[19] Po malet, se si jane vene te patundur

[20] Po Token, se si eshte shtrire

[21] Prandaj keshilloji (njerezit o Muhamed), se ti je vetem keshillues

[22] dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me force

[23] Sa per ata qe shmangen dhe nuk besojne

[24] Allahu do t’i ndeshkoje me denimin me te madh

[25] Pa dyshim, ata do te kthehen te gjithe tek Ne

[26] dhe patjeter qe do te japin llogari para Nesh

Agimi (El-Fexhr)

Surah 89

[1] Betohem per muzgun e agimit

[2] dhe per dhjete netet (e para te muajit Dhul Hixhxhe)

[3] Betohem per ciftin dhe tekun

[4] dhe per naten kur largohet

[5] A nuk jane keto betime te medha per njerezit e mencur

[6] Valle, a nuk e di ti se cfare ka bere Zoti yt me fisin Ad

[7] banore te Iremit me pallate shumeshtylleshe

[8] te atille qe nuk jane krijuar askund tjeter ne toke si ata

[9] Dhe me fisin Themud, qe gdhendi shkembinjte ne lugine (per te bere shtepi)

[10] Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerezit)

[11] Te gjithe keta shkelen cdo kufi ne vendet e tyre

[12] duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin

[13] prandaj Zoti yt leshoi mbi ata kamxhikun e denimit

[14] Vertet, Zoti yt eshte gjithnje ne prite

[15] Per sa i perket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon ate, duke e ngritur lart dhe duke i dhene miresi, ai thote: “Zoti im me ka nderuar.”

[16] Por, kur e sprovon ate, duke ia ngushtuar mjetet e jeteses, ai thote: “Zoti im me ka poshteruar”

[17] Nuk eshte keshtu! Por ju nuk silleni mire me jetimet

[18] dhe nuk e nxitni njeri-tjetrin per t’i ushqyer te varfrit

[19] Trashegimine (e te dobeteve) e zhvatni me lakmi te pangopur

[20] dhe e doni pasurine me nje deshire te pakufishme

[21] Por ani! Kur Toka te behet cope e therrime

[22] kur te vije Zoti yt (per te ndare gjykimin) me engjejt te rreshtuar radhe pas radhe

[23] Dhe, kur te sillet Xhehenemi, ate Dite njeriu do te kujtohet por c’i duhet se u kujtua

[24] Ai do te thote: “Ah, sikur te kisha bere dicka te mire per jeten time!”

[25] Ate Dite, askush nuk do te denoje sic denon Ai

[26] e askush nuk do te lidhe ne pranga sic lidh Ai

[27] O ti shpirt i qetesuar

[28] Kthehu te Zoti yt, ti i kenaqur me Ate dhe Ai kenaqur me ty

[29] Bashkohu me roberit e Mi

[30] dhe hyr ne Xhenetin Tim

Qyteti (El-Beled)

Surah 90

[1] Betohem per kete vend

[2] ne te cilin ti je i lire (o Muhamed)

[3] dhe per ate qe lind e per ate qe eshte i lindur

[4] se, ne te vertete, Ne e kemi krijuar njeriun per te luftuar ne veshtiresi

[5] A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi ate

[6] Ai thote: “Kam shpenzuar pasuri te pamase!”

[7] Valle, a mendon ai se nuk e ka pare askush

[8] A nuk i kemi dhene Ne atij dy sy

[9] edhe gjuhe, edhe dy buze

[10] dhe ia kemi bere te qarta te dyja rruget

[11] Atehere, le te ndjeke rrugen e veshtire

[12] E kush mund te ta shpjegoje ty se c’eshte rruga e veshtire

[13] Ajo eshte te lirosh nje skllav

[14] ose te ushqesh ne nje dite zie

[15] jetimin e aferm

[16] ose te varfrin e mjere

[17] Vec kesaj, (njeriu duhet) te jete nga ata qe besojne, qe e keshillojne njeri-tjetrin per durim dhe e keshillojne per meshire

[18] Keta jane njerezit e krahut te djathte

[19] Ndersa ata qe i mohojne shpalljet Tona, ata jane njerezit e krahut te majte

[20] Mbi ata do te jete zjarri i mbyllur

Dielli (Esh-Shems)

Surah 91

[1] Per Diellin dhe shkelqimin e tij

[2] dhe per Henen qe e percjell ate

[3] Per diten qe ia zbulon shkelqimin atij (diellit)

[4] dhe per naten kur e mbulon ate

[5] Per qiellin dhe per Ate qe e ka ndertuar

[6] Per Token dhe per Ate qe e ka shtruar

[7] Per shpirtin dhe per Ate qe e ka persosur

[8] duke ia bere te njohur atij te keqen e te miren

[9] Vertet, kushdo qe e pastron shpirtin, do te shpetoje

[10] ndersa kushdo qe e shtyp ate (me pune te keqija), do te deshtoje

[11] Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - pergenjeshtroi

[12] kur u ngrit me i keqi i tij (per te therur devene)

[13] I derguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo eshte deveja e Allahut! Lereni ate te pije pjesen e vet!”

[14] Por ata nuk i besuan atij dhe e theren ate. Prandaj Zoti i tyre i shkaterroi te gjithe per gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit

[15] pa pasur frike prej pasojave te kesaj

Nata (El-Lejl)

Surah 92

[1] Per naten qe mbulon (me terr)

[2] per diten qe agon

[3] dhe per Ate qe ka krijuar mashkullin dhe femren

[4] Vertet, veprat tuaja jane te ndryshme

[5] Sa per ate qe jep (per hir te Allahut), ka frike (nga Ai)

[6] dhe deshmon per vertetesine e me te bukures (besimit)

[7] Ne do t’ia lehtesojme atij rrugen drejt shpetimit

[8] Kurse atij qe eshte koprrac, ndihet i vetemjaftueshem

[9] dhe e quan genjeshter me te bukuren (besimin)

[10] Ne do t’ia lehtesojme rrugen drejt denimit

[11] e, kur te hidhet (ne zjarr), pasuria e tij nuk do t’i beje dobi

[12] Neve na perket qe t’ua tregojme rrugen e drejte

[13] dhe, me te vertete, e Jona eshte ajo bote dhe kjo bote

[14] Prandaj Une ju kam terhequr verejtjen me nje zjarr qe flakeron

[15] ku do te hidhet vetem me i keqi

[16] qe ka mohuar dhe eshte larguar nga besimi

[17] E do te mbahet larg tij (zjarrit) me i devotshmi (qe ruhet nga gjynahet)

[18] qe e jep pasurine e tij, duke pastruar veten

[19] dhe duke mos pritur shperblim prej dikujt tjeter per kete

[20] por vetem per te kerkuar Fytyren (kenaqesine) e Zotit te tij, me te Lartit

[21] Dhe ai, me siguri, do te jete i kenaqur

Mëngjesi (Ed-Duha)

Surah 93

[1] Betohem ne shkelqimin e paradites

[2] dhe ne naten kur erret e qetesohet

[3] se Zoti yt nuk te ka braktisur e as nuk te urren (o Muhamed)

[4] Natyrisht, jeta e ardhshme per ty eshte me e mire se kjo jete

[5] e, sigurisht qe Zoti yt do te te jape ty, sa te jesh i kenaqur

[6] A nuk ishe jetim e Ai te dha strehe

[7] A nuk te gjeti te paditur (per Islamin) e te udhezoi

[8] A nuk ishe nevojtar e te beri te mos ia kesh nevojen askujt

[9] Prandaj, mos e shtyp jetimin

[10] lypesin mos e shtyj me ashpersi

[11] dhe shpalli dhuntite e Zotit tend

Zgjidhja (El-Inshirah)

Surah 94

[1] Valle, a nuk ta hapem ty (Muhamed) kraharorin (per te pranuar besimin)

[2] dhe ta hoqem barren

[3] e cila ta rendonte teper kurrizin

[4] dhe ta ngritem lart emrin

[5] Me te vertete, pas veshtiresise - vjen lehtesimi

[6] Me te vertete, pas veshtiresise - vjen lehtesimi

[7] Prandaj, kur te clirohesh (nga punet e ndryshme), perpiqu fort (ne adhurim)

[8] dhe vetem ndaj Zotit tend perkushtohu

Fiku (Et-Tin)

Surah 95

[1] Per fikun dhe ullirin

[2] per malin e Sinait

[3] dhe per kete Qytet te sigurt (Meken)

[4] Ne te vertete, Ne e krijuam njeriun ne trajten me te perkryer

[5] pastaj e cuam ate (kur nuk beson) ne gjendjen me te ulet

[6] pervec atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira: ata do te kene shperblime te panderprera

[7] Atehere, cfare te shtyn ty (o njeri), qe ta mohosh Diten e Kiametit

[8] A nuk eshte Allahu Gjykatesi me i drejte

Gjaku i ngjizur (El-Alek)

Surah 96

[1] Lexo me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi (gjithcka)

[2] e krijoi njeriun nga nje drocke gjaku

[3] Lexo! Zoti yt eshte Bujari me i madh

[4] i Cili, me ane te penes ia mesoi

[5] ia mesoi njeriut ato qe nuk i dinte

[6] Por vertet qe njeriu shkel cdo cak

[7] kur mendon se eshte i vetemjaftueshem

[8] Ne te vertete, kthimi eshte te Zoti yt

[9] A e ke pare ti (Muhamed) ate qe pengon

[10] robin (Tone) kur falet

[11] A nuk eshte ai (robi Yne) ne rruge te drejte

[12] dhe qe urdheron per devotshmeri

[13] Mendo, nese ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin

[14] a nuk e di ai se Allahu i sheh te gjitha

[15] Jo, jo! Nese ai nuk terhiqet nga kjo, Ne do ta kapim per ballukesh (per ta hedhur ne zjarrin e Xhehenemit)

[16] per ballukesh te genjeshtarit dhe fajtorit

[17] Atehere ai le ta therrase shoqerine e vet

[18] Ne do t’i therrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)

[19] Kurrsesi mos iu nenshtro atij (o Muhamed), por bej sexhde dhe afroju Zotit tend

Nata e Kadrit (El-Kadr)

Surah 97

[1] Ne e kemi zbritur (Kuranin) ne Naten e Kadrit

[2] E kush mund te ta shpjegoje ty se c’eshte nata e Kadrit

[3] Nata e Kadrit eshte me e mire se nje mije muaj

[4] Engjejt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit te tyre, zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet

[5] Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit

Faktori i qartë (El-Bejjine)

Surah 98

[1] Ata qe nuk besojne prej ithtareve te Librit dhe idhujtareve, nuk do te largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t’u vinte Deshmia e qarte

[2] Nje i Derguar nga Allahu, i cili do t’u lexonte faqe te pastra (Kuranin)

[3] te cilat permbanin rregulla te drejta

[4] Ata, qe u ishte dhene Libri, u percane vetem atehere, kur u erdhi Deshmia e qarte

[5] E megjithate, ata qene urdheruar vetem qe te adhuronin Allahun me perkushtim te sinqerte, duke qene ne fene e paster (te Ibrahimit), si dhe te falnin namazin e te jepnin zekatin. Kjo eshte feja e drejte

[6] Ne te vertete, ata qe nuk besojne prej ithtareve te Librit dhe idhujtareve, do te hyjne ne zjarrin e Xhehenemit, ne te cilin do te mbeten pergjithmone. Ata jane krijesat me te keqija

[7] Pa dyshim, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira - pikerisht ata jane krijesat me te mira

[8] Shperblimi i tyre eshte te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te banojne perhere. Allahu eshte i kenaqur me ata, por dhe ata jane te kenaqur me Ate. Kjo eshte dhurata per ata qe e kane frike Zotin e vet

Tërmeti (Ez-Zelzele)

Surah 99

[1] Kur te dridhet Toka me tronditjen e saj (te fundit)

[2] kur te nxjerre barret nga brendia e saj

[3] e njeriu te thote: “C’po i ndodh asaj?!”

[4] Ate Dite ajo do te tregoje lajmet e saj

[5] sepse Zoti yt e ka frymezuar ate

[6] Ate Dite njerezit do te paraqiten grupe-grupe, qe t’u tregohen veprat e tyre

[7] kush ka bere ndonje te mire, qofte sa nje therrmije, do ta shohe ate

[8] e kush ka bere ndonje te keqe, qofte sa nje therrmije, do ta shohe ate

Vrapuesit (El-Adijat)

Surah 100

[1] Betohem per ata (kuaj) qe vrapojne duke dihatur

[2] qe nxjerrin xixa nga thundrat

[3] dhe trokojne per sulm ne mengjes

[4] duke cuar re pluhuri

[5] ndersa cajne armikun ne dysh

[6] se njeriu eshte vertet mosmirenjohes ndaj Zotit te vet

[7] dhe ai, pa dyshim, kete e deshmon

[8] Vertet, ai eshte i babezitur per pasuri

[9] Valle, a nuk e di ai se kur te nxirren jashte ata qe gjenden ne varre

[10] dhe, kur te dale ne shesh ajo qe eshte ne gjokse

[11] Zoti i tyre, me siguri, ate Dite di cdo gje per ta

Goditja (El-Karia)

Surah 101

[1] Gjemimi i tmerrshem

[2] C’eshte Gjemimi i tmerrshem

[3] Kush mund te ta shpjegoje ty se cfare eshte Gjemimi i tmerrshem

[4] Ate Dite njerezit do te jene si fluturat e shperndara

[5] kurse malet si leshi i shprishur

[6] Sa i perket atij, veprat e (mira te) te cilit do te rendojne ne peshore

[7] ai do te kete nje jete te kenaqur (ne Xhenet)

[8] E sa i perket atij, veprat e (mira te) te cilit nuk do te rendojne ne peshore

[9] Ai do te kete si strehim Humneren (e Xhehenemit)

[10] Kush mund te ta shpjegoje ty se c’eshte Humnera (e Xhehenemit)

[11] Ajo eshte nje Zjarr i vrullshem

Shumimi (Et-Tekathur)

Surah 102

[1] Ju ka hutuar rivaliteti per te shtuar

[2] derisa te shkoni ne varre

[3] Gjithsesi, do ta merrni vesh

[4] Madje, se shpejti do ta merrni vesh

[5] Kujdes! Ah, sikur ta dinit te verteten me siguri

[6] Sigurisht qe do ta shihni Zjarrin flakerues

[7] Pastaj, me te vertete, do ta shihni ate me syrin e sigurise

[8] Pastaj, ate Dite, do te pyeteni per kenaqesite (e kesaj bote)

Koha (El-Asr)

Surah 103

[1] Per kohen

[2] Me te vertete, njeriu eshte ne humbje

[3] pervec atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira, i keshillojne njeri-tjetrit te verteten e i keshillojne njeri-tjetrit durimin

Përgojuesi (El-Humeze)

Surah 104

[1] Mjere per cdo perqeshes - shpifes

[2] qe grumbullon pasuri dhe e ruan

[3] duke menduar se ajo pasuri do ta beje te pavdekshem

[4] Jo, aspak! Ne te vertete, ai do te hidhet ne torturen shkaterruese

[5] E kush mund te ta shpjegoje ty se cfare eshte tortura shkaterruese

[6] Ajo eshte zjarri i Allahut i ndezur fort

[7] i cili deperton deri ne zemren e njeriut

[8] Ai do t’i rrethoje ata nga cdo ane

[9] ne shtylla te gjata flakeruese

Elefanti (El-Fil)

Surah 105

[1] Valle, a nuk ke degjuar ti se si beri Zoti yt me njerezit e elefantit

[2] A nuk ua prishi atyre kurthin

[3] duke derguar kunder atyre tufa zogjsh

[4] te cilet i gjuajten me gure prej baltes se pjekur

[5] Dhe keshtu, i beri si byk i ngrene

Kurejshët (Kurejsh)

Surah 106

[1] (Shkaterrimin e njerezve te elefantit Allahu e beri) per te mbrojtur fisin Kurejsh

[2] per t’i mbrojtur ata ne udhetimin qe bejne dimer e vere

[3] Prandaj le te adhurojne Zotin e kesaj shtepie (Qabes)

[4] i Cili i ushqen ata ne dite urie dhe i siguron ne dite frike

Ndihma (El-Maun)

Surah 107

[1] A e ke pare ate qe mohon Diten e Llogarise

[2] Ky eshte ai qe i debon ashper jetimet

[3] dhe nuk nxit qe t’i jepet ushqim te varfrit

[4] Mjere per ata, te cilet kur falen

[5] jane te pakujdesshem per namazet

[6] te cilet duan vetem qe te duken

[7] dhe nuk u japin ndihme nevojtareve

Begatia (El-Keuther)

Surah 108

[1] Me te vertete qe Ne te kemi dhene ty shume te mira

[2] andaj, falu (vetem) per Zotin tend dhe ther kurban

[3] Sigurisht, ai qe te urren ty, ai vete eshte fatprere

Mohuesit (El-Kafirun)

Surah 109

[1] Thuaj: “O ju jobesimtare

[2] Une nuk adhuroj cfare ju adhuroni

[3] dhe ju nuk jeni adhurues te Atij qe une adhuroj

[4] Une nuk do te jem kurre adhurues i atyre qe ju i adhuroni

[5] dhe as ju nuk do te jeni adhurues te Atij qe une adhuroj

[6] Ju keni fene tuaj, ndersa une kam fene time!”

Ndihma (En-Nasr)

Surah 110

[1] Kur te vije ndihma e Allahut dhe clirimi (i Mekes)

[2] dhe t’i shohesh njerezit duke hyre ne fene e Allahut grupe-grupe

[3] atehere madheroje me falenderim Zotin tend dhe kerko falje nga Ai; se Ai eshte vertet Pranues i madh i pendimeve

Flaka (El-Leheb)

Surah 111

[1] Iu thafshin duart Ebu Lehebit[438] dhe u thafte ne gjithcka

[2] Nuk do ta ndihmojne ate as pasuria dhe as fitimet e tjera

[3] Ai, me siguri, do te hidhet ne zjarrin me flake te terbuara

[4] po ashtu edhe gruaja e tij[440], qe mbart drute e zjarrit

[5] ne qafen e saj do te kete nje litar prej fijesh palme

Sinceriteti (El-Ihlas)

Surah 112

[1] Thuaj: “Ai eshte Allahu, Nje dhe i Vetem

[2] Allahu eshte Absoluti, te Cilit i pergjerohet gjithcka ne amshim

[3] Ai as nuk lind, as nuk eshte i lindur

[4] Dhe askush nuk eshte i barabarte (a i krahasueshem) me Ate!”

Agimi (El-Felek)

Surah 113

[1] Thuaj: “Kerkoj mbeshtetje te Zoti i agimit

[2] qe te me mbroje nga sherri i gjithckaje qe Ai ka krijuar

[3] dhe nga sherri i nates, kur kaplon terri

[4] dhe nga sherri i falltareve, qe fryjne ne nyje (duke bere magji)

[5] dhe nga sherri i smireziut, kur vepron me smire.”

Njerëzit (En-Nas)

Surah 114

[1] Thuaj: “Kerkoj mbeshtetje te Zoti i njerezve

[2] Sundimtari i njerezve

[3] i Adhuruari (i vetem me te drejte) i njerezve

[4] nga sherri i djallit cytes qe fshihet (pasi cyt)

[5] e qe hedh dyshime ne gjokset e njerezve

[6] (qofte ai djall) prej xhindeve apo njerezve!”