Verse 1 — Surah Al-Muminun 23:1
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët
Verse 2 — Surah Al-Muminun 23:2
ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit
Verse 3 — Surah Al-Muminun 23:3
ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)
Verse 4 — Surah Al-Muminun 23:4
dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin
Verse 5 — Surah Al-Muminun 23:5
dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime)
Verse 6 — Surah Al-Muminun 23:6
me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar
Verse 7 — Surah Al-Muminun 23:7
e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara
Verse 8 — Surah Al-Muminun 23:8
dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë
Verse 9 — Surah Al-Muminun 23:9
dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre
Verse 10 — Surah Al-Muminun 23:10
Të tillët janë mu ata trashëgimtarët
Verse 11 — Surah Al-Muminun 23:11
të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë
Verse 12 — Surah Al-Muminun 23:12
Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte
Verse 13 — Surah Al-Muminun 23:13
Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt
Verse 14 — Surah Al-Muminun 23:14
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues
Verse 15 — Surah Al-Muminun 23:15
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni
Verse 16 — Surah Al-Muminun 23:16
E në ditën e kijametit ringjalleni
Verse 17 — Surah Al-Muminun 23:17
Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam
Verse 18 — Surah Al-Muminun 23:18
Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin)
Verse 19 — Surah Al-Muminun 23:19
Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre
Verse 20 — Surah Al-Muminun 23:20
Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit
Verse 21 — Surah Al-Muminun 23:21
Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni
Verse 22 — Surah Al-Muminun 23:22
Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni)
Verse 23 — Surah Al-Muminun 23:23
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)
Verse 24 — Surah Al-Muminun 23:24
E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë
Verse 25 — Surah Al-Muminun 23:25
Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe për një kohë
Verse 26 — Surah Al-Muminun 23:26
Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë
Verse 27 — Surah Al-Muminun 23:27
E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka
Verse 28 — Surah Al-Muminun 23:28
E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur
Verse 29 — Surah Al-Muminun 23:29
Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen
Verse 30 — Surah Al-Muminun 23:30
Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë
Verse 31 — Surah Al-Muminun 23:31
Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër
Verse 32 — Surah Al-Muminun 23:32
Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni
Verse 33 — Surah Al-Muminun 23:33
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju
Verse 34 — Surah Al-Muminun 23:34
E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar
Verse 35 — Surah Al-Muminun 23:35
Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë
Verse 36 — Surah Al-Muminun 23:36
Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni
Verse 37 — Surah Al-Muminun 23:37
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi
Verse 38 — Surah Al-Muminun 23:38
E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij
Verse 39 — Surah Al-Muminun 23:39
Ai (Hudi) tha "Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë
Verse 40 — Surah Al-Muminun 23:40
E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshpërohen ata
Verse 41 — Surah Al-Muminun 23:41
Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë
Verse 42 — Surah Al-Muminun 23:42
Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja
Verse 43 — Surah Al-Muminun 23:43
Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar
Verse 44 — Surah Al-Muminun 23:44
Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë popull
Verse 45 — Surah Al-Muminun 23:45
Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta
Verse 46 — Surah Al-Muminun 23:46
te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh
Verse 47 — Surah Al-Muminun 23:47
Dhe thanë: "Si t´u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë
Verse 48 — Surah Al-Muminun 23:48
Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam
Verse 49 — Surah Al-Muminun 23:49
Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë
Verse 50 — Surah Al-Muminun 23:50
Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës
Verse 51 — Surah Al-Muminun 23:51
(Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni
Verse 52 — Surah Al-Muminun 23:52
Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim
Verse 53 — Surah Al-Muminun 23:53
E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete
Verse 54 — Surah Al-Muminun 23:54
Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre
Verse 55 — Surah Al-Muminun 23:55
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët
Verse 56 — Surah Al-Muminun 23:56
nxitojmë t´ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë
Verse 57 — Surah Al-Muminun 23:57
Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë
Verse 58 — Surah Al-Muminun 23:58
ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet
Verse 59 — Surah Al-Muminun 23:59
dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet
Verse 60 — Surah Al-Muminun 23:60
dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara
Verse 61 — Surah Al-Muminun 23:61
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t´i arrijnë ato
Verse 62 — Surah Al-Muminun 23:62
Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt
Verse 63 — Surah Al-Muminun 23:63
Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija
Verse 64 — Surah Al-Muminun 23:64
Ndërkaq, kur t´i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë)
Verse 65 — Surah Al-Muminun 23:65
Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë
Verse 66 — Surah Al-Muminun 23:66
Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit
Verse 67 — Surah Al-Muminun 23:67
Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur´anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit
Verse 68 — Surah Al-Muminun 23:68
A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur´anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur
Verse 69 — Surah Al-Muminun 23:69
apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë
Verse 70 — Surah Al-Muminun 23:70
Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën
Verse 71 — Surah Al-Muminun 23:71
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur´an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet
Verse 72 — Surah Al-Muminun 23:72
A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë
Verse 73 — Surah Al-Muminun 23:73
Ç´është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë
Verse 74 — Surah Al-Muminun 23:74
Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë
Verse 75 — Surah Al-Muminun 23:75
Edhe sikur t´i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t´ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre
Verse 76 — Surah Al-Muminun 23:76
Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje
Verse 77 — Surah Al-Muminun 23:77
Derisa t´ua hapim një derë dënimin e ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura
Verse 78 — Surah Al-Muminun 23:78
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës
Verse 79 — Surah Al-Muminun 23:79
Dhe Ai është që ju krijoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni
Verse 80 — Surah Al-Muminun 23:80
Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni
Verse 81 — Surah Al-Muminun 23:81
Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre
Verse 82 — Surah Al-Muminun 23:82
Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi
Verse 83 — Surah Al-Muminun 23:83
Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë
Verse 84 — Surah Al-Muminun 23:84
Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini
Verse 85 — Surah Al-Muminun 23:85
Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni
Verse 86 — Surah Al-Muminun 23:86
Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh
Verse 87 — Surah Al-Muminun 23:87
Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra
Verse 88 — Surah Al-Muminun 23:88
Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini
Verse 89 — Surah Al-Muminun 23:89
Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra
Verse 90 — Surah Al-Muminun 23:90
Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj)
Verse 91 — Surah Al-Muminun 23:91
All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i
Verse 92 — Surah Al-Muminun 23:92
Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë
Verse 93 — Surah Al-Muminun 23:93
Thuaj: "Zoti im, po qe se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre
Verse 94 — Surah Al-Muminun 23:94
Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar
Verse 95 — Surah Al-Muminun 23:95
Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre
Verse 96 — Surah Al-Muminun 23:96
Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata
Verse 97 — Surah Al-Muminun 23:97
Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve
Verse 98 — Surah Al-Muminun 23:98
Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen
Verse 99 — Surah Al-Muminun 23:99
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe
Verse 100 — Surah Al-Muminun 23:100
që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen
Verse 101 — Surah Al-Muminun 23:101
E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin
Verse 102 — Surah Al-Muminun 23:102
E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit
Verse 103 — Surah Al-Muminun 23:103
Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë
Verse 104 — Surah Al-Muminun 23:104
Zjarri do t´ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij
Verse 105 — Surah Al-Muminun 23:105
(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato
Verse 106 — Surah Al-Muminun 23:106
Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur
Verse 107 — Surah Al-Muminun 23:107
Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë
Verse 108 — Surah Al-Muminun 23:108
Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni
Verse 109 — Surah Al-Muminun 23:109
Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve
Verse 110 — Surah Al-Muminun 23:110
E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta
Verse 111 — Surah Al-Muminun 23:111
E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët
Verse 112 — Surah Al-Muminun 23:112
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë
Verse 113 — Surah Al-Muminun 23:113
Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin
Verse 114 — Surah Al-Muminun 23:114
Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar
Verse 115 — Surah Al-Muminun 23:115
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne
Verse 116 — Surah Al-Muminun 23:116
I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar
Verse 117 — Surah Al-Muminun 23:117
E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë
Verse 118 — Surah Al-Muminun 23:118
E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve