Verse 1 — Surah Adh-Dhariyat 51:1
Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë
Verse 2 — Surah Adh-Dhariyat 51:2
Për retë që bartin shiun e rëndë
Verse 3 — Surah Adh-Dhariyat 51:3
Për anijet që lundrojnë lehtë
Verse 4 — Surah Adh-Dhariyat 51:4
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve
Verse 5 — Surah Adh-Dhariyat 51:5
S´ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt
Verse 6 — Surah Adh-Dhariyat 51:6
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë patjetër
Verse 7 — Surah Adh-Dhariyat 51:7
Për qiellin plot rrugë
Verse 8 — Surah Adh-Dhariyat 51:8
Ju gjendeni në një thënie kontradiktore
Verse 9 — Surah Adh-Dhariyat 51:9
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zbrapsur
Verse 10 — Surah Adh-Dhariyat 51:10
Mallkuar qofshin gënjeshtarët
Verse 11 — Surah Adh-Dhariyat 51:11
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri)
Verse 12 — Surah Adh-Dhariyat 51:12
E pyesin: "Kur është dita e gjykimit
Verse 13 — Surah Adh-Dhariyat 51:13
Dita kur ata digjen në zjarr
Verse 14 — Surah Adh-Dhariyat 51:14
Përjetojeni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t´ju shpejtohet
Verse 15 — Surah Adh-Dhariyat 51:15
Të devotshmit janë në kopshte e burime
Verse 16 — Surah Adh-Dhariyat 51:16
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës
Verse 17 — Surah Adh-Dhariyat 51:17
Ata qenë të cilët pak flinin natën
Verse 18 — Surah Adh-Dhariyat 51:18
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet
Verse 19 — Surah Adh-Dhariyat 51:19
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)
Verse 20 — Surah Adh-Dhariyat 51:20
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit
Verse 21 — Surah Adh-Dhariyat 51:21
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni
Verse 22 — Surah Adh-Dhariyat 51:22
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet
Verse 23 — Surah Adh-Dhariyat 51:23
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni
Verse 24 — Surah Adh-Dhariyat 51:24
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit
Verse 25 — Surah Adh-Dhariyat 51:25
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur
Verse 26 — Surah Adh-Dhariyat 51:26
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur
Verse 27 — Surah Adh-Dhariyat 51:27
Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani
Verse 28 — Surah Adh-Dhariyat 51:28
Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm
Verse 29 — Surah Adh-Dhariyat 51:29
E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind
Verse 30 — Surah Adh-Dhariyat 51:30
Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi
Verse 31 — Surah Adh-Dhariyat 51:31
Ai (Ibrahimi) tha: "E ç´është puna juaj, o ju të dërguar
Verse 32 — Surah Adh-Dhariyat 51:32
Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel
Verse 33 — Surah Adh-Dhariyat 51:33
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)
Verse 34 — Surah Adh-Dhariyat 51:34
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate)
Verse 35 — Surah Adh-Dhariyat 51:35
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam)
Verse 36 — Surah Adh-Dhariyat 51:36
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane
Verse 37 — Surah Adh-Dhariyat 51:37
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur
Verse 38 — Surah Adh-Dhariyat 51:38
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta
Verse 39 — Surah Adh-Dhariyat 51:39
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur
Verse 40 — Surah Adh-Dhariyat 51:40
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë
Verse 41 — Surah Adh-Dhariyat 51:41
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese
Verse 42 — Surah Adh-Dhariyat 51:42
e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë
Verse 43 — Surah Adh-Dhariyat 51:43
Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë
Verse 44 — Surah Adh-Dhariyat 51:44
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhrin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin
Verse 45 — Surah Adh-Dhariyat 51:45
Dhe nuk mundën as të ngrtihen e as t´i kundërvihen
Verse 46 — Surah Adh-Dhariyat 51:46
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur
Verse 47 — Surah Adh-Dhariyat 51:47
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë
Verse 48 — Surah Adh-Dhariyat 51:48
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi
Verse 49 — Surah Adh-Dhariyat 51:49
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)
Verse 50 — Surah Adh-Dhariyat 51:50
Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët
Verse 51 — Surah Adh-Dhariyat 51:51
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t´ju tërheq haptazi vërejtjen
Verse 52 — Surah Adh-Dhariyat 51:52
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur
Verse 53 — Surah Adh-Dhariyat 51:53
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat
Verse 54 — Surah Adh-Dhariyat 51:54
Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar
Verse 55 — Surah Adh-Dhariyat 51:55
Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi
Verse 56 — Surah Adh-Dhariyat 51:56
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë
Verse 57 — Surah Adh-Dhariyat 51:57
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s´dëshiroj të më ushqejnë ata
Verse 58 — Surah Adh-Dhariyat 51:58
All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti
Verse 59 — Surah Adh-Dhariyat 51:59
S´ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij
Verse 60 — Surah Adh-Dhariyat 51:60
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar