Back to Languages

Albanian - Chapter 64 - At-Taghabun

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah At-Taghabun 64:1

Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send

Verse 2 — Surah At-Taghabun 64:2

Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni

Verse 3 — Surah At-Taghabun 64:3

Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja

Verse 4 — Surah At-Taghabun 64:4

Ai e di ç´ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat

Verse 5 — Surah At-Taghabun 64:5

A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët

Verse 6 — Surah At-Taghabun 64:6

Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i f

Verse 7 — Surah At-Taghabun 64:7

Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë

Verse 8 — Surah At-Taghabun 64:8

Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni

Verse 9 — Surah At-Taghabun 64:9

Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; a

Verse 10 — Surah At-Taghabun 64:10

E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq

Verse 11 — Surah At-Taghabun 64:11

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send

Verse 12 — Surah At-Taghabun 64:12

Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë

Verse 13 — Surah At-Taghabun 64:13

All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t´i mbështeten besimtarët

Verse 14 — Surah At-Taghabun 64:14

O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues

Verse 15 — Surah At-Taghabun 64:15

S´ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh

Verse 16 — Surah At-Taghabun 64:16

Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit

Verse 17 — Surah At-Taghabun 64:17

Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë

Verse 18 — Surah At-Taghabun 64:18

Është i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti