Verse 1 — Surah Al-Qalam 68:1
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë
Verse 2 — Surah Al-Qalam 68:2
Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur
Verse 3 — Surah Al-Qalam 68:3
Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë
Verse 4 — Surah Al-Qalam 68:4
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit
Verse 5 — Surah Al-Qalam 68:5
Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin
Verse 6 — Surah Al-Qalam 68:6
Se cili prej jush është i çmendur
Verse 7 — Surah Al-Qalam 68:7
S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit
Verse 8 — Surah Al-Qalam 68:8
Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët
Verse 9 — Surah Al-Qalam 68:9
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka
Verse 10 — Surah Al-Qalam 68:10
Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër
Verse 11 — Surah Al-Qalam 68:11
Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz
Verse 12 — Surah Al-Qalam 68:12
Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar
Verse 13 — Surah Al-Qalam 68:13
Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba)
Verse 14 — Surah Al-Qalam 68:14
(mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem
Verse 15 — Surah Al-Qalam 68:15
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve
Verse 16 — Surah Al-Qalam 68:16
Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë)
Verse 17 — Surah Al-Qalam 68:17
Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim
Verse 18 — Surah Al-Qalam 68:18
E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall-llahu
Verse 19 — Surah Al-Qalam 68:19
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt
Verse 20 — Surah Al-Qalam 68:20
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur
Verse 21 — Surah Al-Qalam 68:21
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin
Verse 22 — Surah Al-Qalam 68:22
Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t´i vilni
Verse 23 — Surah Al-Qalam 68:23
Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush)
Verse 24 — Surah Al-Qalam 68:24
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër
Verse 25 — Surah Al-Qalam 68:25
Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre
Verse 26 — Surah Al-Qalam 68:26
E kur e panë atë, thanë: "S´ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)
Verse 27 — Surah Al-Qalam 68:27
Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të
Verse 28 — Surah Al-Qalam 68:28
Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin
Verse 29 — Surah Al-Qalam 68:29
Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë
Verse 30 — Surah Al-Qalam 68:30
Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin
Verse 31 — Surah Al-Qalam 68:31
Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës
Verse 32 — Surah Al-Qalam 68:32
Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën
Verse 33 — Surah Al-Qalam 68:33
Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë
Verse 34 — Surah Al-Qalam 68:34
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme
Verse 35 — Surah Al-Qalam 68:35
A do t´i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët
Verse 36 — Surah Al-Qalam 68:36
Ç´është me ju, si gjykoni ashtu
Verse 37 — Surah Al-Qalam 68:37
A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni
Verse 38 — Surah Al-Qalam 68:38
E ju do të keni atje çka të dëshironi
Verse 39 — Surah Al-Qalam 68:39
A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi
Verse 40 — Surah Al-Qalam 68:40
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë
Verse 41 — Surah Al-Qalam 68:41
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t´i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën
Verse 42 — Surah Al-Qalam 68:42
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden
Verse 43 — Surah Al-Qalam 68:43
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin)
Verse 44 — Surah Al-Qalam 68:44
Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur´an. Ne do t´i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin
Verse 45 — Surah Al-Qalam 68:45
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë
Verse 46 — Surah Al-Qalam 68:46
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet
Verse 47 — Surah Al-Qalam 68:47
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)
Verse 48 — Surah Al-Qalam 68:48
Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur
Verse 49 — Surah Al-Qalam 68:49
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar
Verse 50 — Surah Al-Qalam 68:50
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve
Verse 51 — Surah Al-Qalam 68:51
E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur´anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë
Verse 52 — Surah Al-Qalam 68:52
Po ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve)