Verse 1 — Surah Al-Haqqah 69:1
Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti)
Verse 2 — Surah Al-Haqqah 69:2
Ç´është kijameti
Verse 3 — Surah Al-Haqqah 69:3
Çka të mësoi ty se ç´është kijameti
Verse 4 — Surah Al-Haqqah 69:4
Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin)
Verse 5 — Surah Al-Haqqah 69:5
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme
Verse 6 — Surah Al-Haqqah 69:6
Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme
Verse 7 — Surah Al-Haqqah 69:7
Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara
Verse 8 — Surah Al-Haqqah 69:8
A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur
Verse 9 — Surah Al-Haqqah 69:9
Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara
Verse 10 — Surah Al-Haqqah 69:10
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme)
Verse 11 — Surah Al-Haqqah 69:11
Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije
Verse 12 — Surah Al-Haqqah 69:12
Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues
Verse 13 — Surah Al-Haqqah 69:13
E kur të fryhet në surë një e fryme
Verse 14 — Surah Al-Haqqah 69:14
Dhe të ngrihen toka e kodrat e t´i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur
Verse 15 — Surah Al-Haqqah 69:15
Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti)
Verse 16 — Surah Al-Haqqah 69:16
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur
Verse 17 — Surah Al-Haqqah 69:17
Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd
Verse 18 — Surah Al-Haqqah 69:18
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji
Verse 19 — Surah Al-Haqqah 69:19
Kujt t´i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim
Verse 20 — Surah Al-Haqqah 69:20
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time
Verse 21 — Surah Al-Haqqah 69:21
Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme
Verse 22 — Surah Al-Haqqah 69:22
Në një xhennet të lartë
Verse 23 — Surah Al-Haqqah 69:23
Pemët e tij i ka krejt afër
Verse 24 — Surah Al-Haqqah 69:24
(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë
Verse 25 — Surah Al-Haqqah 69:25
Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im
Verse 26 — Surah Al-Haqqah 69:26
Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime
Verse 27 — Surah Al-Haqqah 69:27
Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua
Verse 28 — Surah Al-Haqqah 69:28
Pasuria ime nuk më bëri fare dobi
Verse 29 — Surah Al-Haqqah 69:29
U hoq prej meje çdo kompetencë imja
Verse 30 — Surah Al-Haqqah 69:30
U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat
Verse 31 — Surah Al-Haqqah 69:31
Pastaj atë futeni në xhehennem
Verse 32 — Surah Al-Haqqah 69:32
Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë
Verse 33 — Surah Al-Haqqah 69:33
Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar
Verse 34 — Surah Al-Haqqah 69:34
Ai nuk nxiste për t´i ushqyer të varfërit
Verse 35 — Surah Al-Haqqah 69:35
Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik
Verse 36 — Surah Al-Haqqah 69:36
As ushqim tjetër përveç të të shplarave
Verse 37 — Surah Al-Haqqah 69:37
Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve
Verse 38 — Surah Al-Haqqah 69:38
Pra Unë betohem në atë që e shihni
Verse 39 — Surah Al-Haqqah 69:39
Edhe në atë që nuk e shihni
Verse 40 — Surah Al-Haqqah 69:40
Se me të vërtetë ai (Kur´ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm
Verse 41 — Surah Al-Haqqah 69:41
Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni
Verse 42 — Surah Al-Haqqah 69:42
Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni
Verse 43 — Surah Al-Haqqah 69:43
Është zbritje prej Zotit të botëve
Verse 44 — Surah Al-Haqqah 69:44
Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë
Verse 45 — Surah Al-Haqqah 69:45
Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë
Verse 46 — Surah Al-Haqqah 69:46
E pastaj do t´ia këputnim atij arterien e zemrës
Verse 47 — Surah Al-Haqqah 69:47
E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij
Verse 48 — Surah Al-Haqqah 69:48
Ai (Kur´ani) është këshillë për të ruajturit
Verse 49 — Surah Al-Haqqah 69:49
S´ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë
Verse 50 — Surah Al-Haqqah 69:50
Ai (Kur´ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët
Verse 51 — Surah Al-Haqqah 69:51
Ai është e vërteta bindëse
Verse 52 — Surah Al-Haqqah 69:52
Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar