Verse 1 — Surah Al-Maarij 70:1
Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm
Verse 2 — Surah Al-Maarij 70:2
për jobesimtarët. Atë (dënim) s´ka kush që mund ta ndalë
Verse 3 — Surah Al-Maarij 70:3
Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej)
Verse 4 — Surah Al-Maarij 70:4
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet)
Verse 5 — Surah Al-Maarij 70:5
Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë)
Verse 6 — Surah Al-Maarij 70:6
Atyre u duket ai larg
Verse 7 — Surah Al-Maarij 70:7
Kurse Neve ai na duket afër
Verse 8 — Surah Al-Maarij 70:8
Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë
Verse 9 — Surah Al-Maarij 70:9
Kodrat të bëhen si leshi i lënurur
Verse 10 — Surah Al-Maarij 70:10
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun
Verse 11 — Surah Al-Maarij 70:11
Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet
Verse 12 — Surah Al-Maarij 70:12
Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet
Verse 13 — Surah Al-Maarij 70:13
Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej
Verse 14 — Surah Al-Maarij 70:14
Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar
Verse 15 — Surah Al-Maarij 70:15
Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehennemit)
Verse 16 — Surah Al-Maarij 70:16
Është që heq kapakët e kokës
Verse 17 — Surah Al-Maarij 70:17
Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit)
Verse 18 — Surah Al-Maarij 70:18
Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur)
Verse 19 — Surah Al-Maarij 70:19
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm
Verse 20 — Surah Al-Maarij 70:20
Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi
Verse 21 — Surah Al-Maarij 70:21
Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac
Verse 22 — Surah Al-Maarij 70:22
Përveç atyre që falen
Verse 23 — Surah Al-Maarij 70:23
të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre
Verse 24 — Surah Al-Maarij 70:24
Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar
Verse 25 — Surah Al-Maarij 70:25
Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp
Verse 26 — Surah Al-Maarij 70:26
Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit
Verse 27 — Surah Al-Maarij 70:27
Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre
Verse 28 — Surah Al-Maarij 70:28
Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre
Verse 29 — Surah Al-Maarij 70:29
Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale)
Verse 30 — Surah Al-Maarij 70:30
Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to
Verse 31 — Surah Al-Maarij 70:31
E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim)
Verse 32 — Surah Al-Maarij 70:32
Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë
Verse 33 — Surah Al-Maarij 70:33
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin)
Verse 34 — Surah Al-Maarij 70:34
Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre
Verse 35 — Surah Al-Maarij 70:35
Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar
Verse 36 — Surah Al-Maarij 70:36
Ç´është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti
Verse 37 — Surah Al-Maarij 70:37
Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje
Verse 38 — Surah Al-Maarij 70:38
A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhennetin e begatshëm
Verse 39 — Surah Al-Maarij 70:39
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë
Verse 40 — Surah Al-Maarij 70:40
Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi
Verse 41 — Surah Al-Maarij 70:41
të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para
Verse 42 — Surah Al-Maarij 70:42
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet
Verse 43 — Surah Al-Maarij 70:43
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt
Verse 44 — Surah Al-Maarij 70:44
Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar