Verse 1 — Surah Al-Mutaffifin 83:1
Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë
Verse 2 — Surah Al-Mutaffifin 83:2
Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë
Verse 3 — Surah Al-Mutaffifin 83:3
E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu
Verse 4 — Surah Al-Mutaffifin 83:4
A nuk e dinë të tillët se kanë për t´u ringjallur
Verse 5 — Surah Al-Mutaffifin 83:5
Në një ditë të madhe
Verse 6 — Surah Al-Mutaffifin 83:6
Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve
Verse 7 — Surah Al-Mutaffifin 83:7
Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme)
Verse 8 — Surah Al-Mutaffifin 83:8
E, ku e di ti se ç´është Sixhxhin-i
Verse 9 — Surah Al-Mutaffifin 83:9
Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut)
Verse 10 — Surah Al-Mutaffifin 83:10
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët
Verse 11 — Surah Al-Mutaffifin 83:11
Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë
Verse 12 — Surah Al-Mutaffifin 83:12
E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija
Verse 13 — Surah Al-Mutaffifin 83:13
E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve
Verse 14 — Surah Al-Mutaffifin 83:14
Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan
Verse 15 — Surah Al-Mutaffifin 83:15
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre
Verse 16 — Surah Al-Mutaffifin 83:16
Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem
Verse 17 — Surah Al-Mutaffifin 83:17
Dhe do t´u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar
Verse 18 — Surah Al-Mutaffifin 83:18
Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë
Verse 19 — Surah Al-Mutaffifin 83:19
E ku e di ti se çka është Il-lijjuni
Verse 20 — Surah Al-Mutaffifin 83:20
Është një libër i qendisur qartë
Verse 21 — Surah Al-Mutaffifin 83:21
Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit
Verse 22 — Surah Al-Mutaffifin 83:22
E s´ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet)
Verse 23 — Surah Al-Mutaffifin 83:23
Të mbështetur në kolltukë vështrojnë
Verse 24 — Surah Al-Mutaffifin 83:24
Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve
Verse 25 — Surah Al-Mutaffifin 83:25
U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura
Verse 26 — Surah Al-Mutaffifin 83:26
Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën
Verse 27 — Surah Al-Mutaffifin 83:27
Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë)
Verse 28 — Surah Al-Mutaffifin 83:28
Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit
Verse 29 — Surah Al-Mutaffifin 83:29
Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan
Verse 30 — Surah Al-Mutaffifin 83:30
Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit
Verse 31 — Surah Al-Mutaffifin 83:31
E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur
Verse 32 — Surah Al-Mutaffifin 83:32
Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S´ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur
Verse 33 — Surah Al-Mutaffifin 83:33
Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve)
Verse 34 — Surah Al-Mutaffifin 83:34
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët
Verse 35 — Surah Al-Mutaffifin 83:35
Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar
Verse 36 — Surah Al-Mutaffifin 83:36
A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)