Verse 1 — Surah Al-Balad 90:1
Betohem në këtë qytet
Verse 2 — Surah Al-Balad 90:2
E ti je që gjendesh në këtë qytet
Verse 3 — Surah Al-Balad 90:3
Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij
Verse 4 — Surah Al-Balad 90:4
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme
Verse 5 — Surah Al-Balad 90:5
A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush
Verse 6 — Surah Al-Balad 90:6
E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri
Verse 7 — Surah Al-Balad 90:7
A mendon ai se atë askush nuk e ka parë
Verse 8 — Surah Al-Balad 90:8
A nuk i dhamë Ne atij dy sy
Verse 9 — Surah Al-Balad 90:9
Edhe gjuhë e dy buzë
Verse 10 — Surah Al-Balad 90:10
Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët
Verse 11 — Surah Al-Balad 90:11
E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit)
Verse 12 — Surah Al-Balad 90:12
E ç´gjë të mësoi ty se ç´është Akabe (rruga e vështirë)
Verse 13 — Surah Al-Balad 90:13
Është lirimi i një skllavi
Verse 14 — Surah Al-Balad 90:14
Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria
Verse 15 — Surah Al-Balad 90:15
Ndonjë jetimi që është i afërt
Verse 16 — Surah Al-Balad 90:16
Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria
Verse 17 — Surah Al-Balad 90:17
E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë)
Verse 18 — Surah Al-Balad 90:18
Të tillët janë të zotët e anës së djathtë
Verse 19 — Surah Al-Balad 90:19
Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës
Verse 20 — Surah Al-Balad 90:20
Kundër tyre është zjarri i mbyllur