Verse 1 — Surah An-Naml 27:1
Ta, Sin. Keto jane ajete te Kur´anit dhe te librit te kuptueshem
Verse 2 — Surah An-Naml 27:2
Jane udherrefyes dhe myzhde per besimtaret
Verse 3 — Surah An-Naml 27:3
Qe e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata jane te bindur ndaj botes tjeter
Verse 4 — Surah An-Naml 27:4
E atyre qe nuk besojne boten e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin
Verse 5 — Surah An-Naml 27:5
Te tillet jane ata qe u takon denimi me i rende dhe mu ata do te jene me te deshperuarit ne boten tjeter
Verse 6 — Surah An-Naml 27:6
E s´ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur´anin nga i Urti, i Dijshmi
Verse 7 — Surah An-Naml 27:7
(Perkujto) Kur Musai i tha familjes se vet: "Une e pash nje zjarr,e nga ai do t´ju sjell ndonje lajm ose do t´ju sjell nje ure te ndezur qe te ngroheni
Verse 8 — Surah An-Naml 27:8
E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar eshte ai prane zjarrit dhe ata perreth tij. I vecuar ne madheri eshte All-llahu, Zot i boteve
Verse 9 — Surah An-Naml 27:9
O Musa, ne te vertete Une jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti
Verse 10 — Surah An-Naml 27:10
E ti hidhe shkopin tend! E kur e pa ate qe levizte si te ishte gjarper, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur me kujdes. (I thame) O Musa! Mos u frikeso se prane meje te derguarit nuk frikesohen
Verse 11 — Surah An-Naml 27:11
Perpos kush (nuk eshte i derguar) ben mekat (ai frikesohet) e qe te keqen pastaj e zevendeson me te miren, atehere s´ka dyshim se Une jam qe fali shume dhe jam meshirues
Verse 12 — Surah An-Naml 27:12
Fute doren tende ne xhepin tend, e ajo do te dale e bardhe pa kurrfare te keqe, e keto jane nder nente argumentet per te (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me te vertete ata jane popull i prishur
Verse 13 — Surah An-Naml 27:13
E kur u erdhen argumentet Tona te qarta, ata thane: "Kjo pa dyshim eshte magji
Verse 14 — Surah An-Naml 27:14
Dhe, edhe pse bindshem te besueshem ne to (se ishin nga Zoti), i mohuan ne menyre te padrejte e me mendjemadhesi, pra shikoje se cfare ishte fundi i shkaterrimtareve
Verse 15 — Surah An-Naml 27:15
Ne i patem dhene Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata te dy thane: "I falenderohemi vetem All-llahut qe na dalloi (me te mira) mbi shume rober te Tij besimtare
Verse 16 — Surah An-Naml 27:16
E Sulejmani e trashegoi Davudin dhe tha: "O njerez, ne kuptojme gjuhen e shpendeve e na eshte dhuruar nga gjithcka, e vertet ky eshte shperblim i qarte
Verse 17 — Surah An-Naml 27:17
E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet qe perbehej nga exhinet, nga njerezit dhe nga shpendet dhe ata mbanin rendin
Verse 18 — Surah An-Naml 27:18
Deri atehere kur arriten mbi luginen e buburrecave, nje buburrec tha: "O ju buburreca, hyni ne vendet tuaja qe te mos u copetoje Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju verejtur
Verse 19 — Surah An-Naml 27:19
E ai (Sulejmani) buzeqeshi i gezuar prej fjales se tij dhe tha: "Zoti im, me mundeso qe t´i falenderoj te mirat Tuaja qe m´i dhurove mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mira qe Ti i pelqen, e me meshiren Tende me fut ne mesin e roberve Tuaj te
Verse 20 — Surah An-Naml 27:20
Dhe veshtroi shpendet e tha: "C´eshte qe nuk e shoh pupezen? Jo, ajo nuk qenka ketu
Verse 21 — Surah An-Naml 27:21
Une do ta denoj ate me nje denim te ashper ose do ta there ose ka per te me sjelle ndonje argument te forte (si arsyetim)
Verse 22 — Surah An-Naml 27:22
Ajo nuk zgjati shume e tha: "Une kuptova ate qe ti nuk je i njohur dhe te erdha nga Sebei me nje lajm te sigurt
Verse 23 — Surah An-Naml 27:23
Ne te vertete une gjeta nje grua qe po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhene cdo send, e ajo kishte nje fron te madh
Verse 24 — Surah An-Naml 27:24
Madje takova ate dhe popullin e saj se adhurojne diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar ate veprim te tyre dhe i kishte shmangur prej rruges se drejte, andaj ata nuk gjejne udhezim
Verse 25 — Surah An-Naml 27:25
(i kishte shmangur) Per te mos adhuruar All-llahun qe nxjerr ne shesh (e di) te fshehten ne qiej e ne toke, dhe qe e di ate qe fshehni dhe ate qe publikoni
Verse 26 — Surah An-Naml 27:26
All-llahu eshte nje, nuk ka zot tjeter pos Tij, Zot i Arshit te madh
Verse 27 — Surah An-Naml 27:27
Ai (Sulejmani) tha: "Do te shohim se a e thua te verteten apo je nga genjeshtaret
Verse 28 — Surah An-Naml 27:28
Shko me kete letren time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe pergjo se cka bisedojne
Verse 29 — Surah An-Naml 27:29
Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua me ka arritur nje leter madheshtore
Verse 30 — Surah An-Naml 27:30
(e lexova) Kjo eshte prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, ne te) "Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim)
Verse 31 — Surah An-Naml 27:31
(ne vazhdim shkruan) "Te mos u mbani ne te madh kunder meje, po te me vini te dorezuar (dhe besimtare)
Verse 32 — Surah An-Naml 27:32
Ajo tha: "O ju pari, me sugjeroni ne kete ceshtje timen se une nuk do te vendos asgje derisa edhe ju te jepni pelqim
Verse 33 — Surah An-Naml 27:33
Ata (paria) i thane: "Ne jemi te fuqishem dhe jemi luftetare te rrepte, por puna qendron te ti, e ti mendo se cka do te na urdherosh
Verse 34 — Surah An-Naml 27:34
Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojne ndonje vend, ata e rrenojne ate e parine me te zgjedhur te atij vendi e nenshtrojne. Keshtu ata veprojne
Verse 35 — Surah An-Naml 27:35
Po une do t´u dergoj atyre nje dhurate (te madhe), e do te shoh se cka do te na sjellin te derguarit (me dhurate)
Verse 36 — Surah An-Naml 27:36
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri me ndihmoni mua? E ate qe All-llahu ma ka dhene mua eshte shume me e dobishme nga ajo qe u ka dhene juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja
Verse 37 — Surah An-Naml 27:37
Kthehu te ata (i tha kryesuesit te te deleguarve), se per Zotin ne do t´u vijme atyre me nje ushtri, te ciles ata nuk do te mund t´i bejne balle dhe do t´i debojme prej aty te nenshtruar e te poshteruar
Verse 38 — Surah An-Naml 27:38
Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t´ma me sjell fronin e saj, para se te vijne ata te dorezuar
Verse 39 — Surah An-Naml 27:39
Njeri prej xhineve te vrazhde (Ifriti) tha: "Une do ta sjell ate ty para se te ngrihesh nga vendi yt, une per te kam fuqi dhe jam i sigurt
Verse 40 — Surah An-Naml 27:40
E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Une ta sjell ate ty sa cel e mshel syte (ketij i tha sille)!" E kur e pa ate (fron) te vendosur prane tij, (Sulejmani) tha: "Kjo eshte dhuntia e Zotit tim qe te me sprovoje mua se a do ta falenderoj, apo mos do ta
Verse 41 — Surah An-Naml 27:41
Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin qe ta provojme se a po e njeh apo eshte nga ata qe nuk dine ta njohin
Verse 42 — Surah An-Naml 27:42
E kur erdhi ajo, iu tha: "A eshte i ketille froni yt?" Ajo tha: "Si te ishte vete ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na eshte dhene dituria perpara saj dhe ne ishim besimtare para saj
Verse 43 — Surah An-Naml 27:43
Pse ate (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejte) ajo qe adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga nje popull jobesimtar
Verse 44 — Surah An-Naml 27:44
Asaj iu tha: "Hyn ne pallat", e kur e pa ate mendoi se eshte nje uje i madh dhe i pervoli kembet. Ai (Sulejmani) tha: "Ky eshte nje pallat i lemuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, une i kam bere krim vetes e tash i dorezohem (pranoj besimin) se bashku me
Verse 45 — Surah An-Naml 27:45
Ne ia derguam Themudit vellain e tyre (nga gjaku), Salihun (t´u thote): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe qe kundershtoheshin
Verse 46 — Surah An-Naml 27:46
Ai (Salihu) tha: "O populli im, perse nguteni e kerkoni te keqen (denimin) para te mires, pse te mos i kerkoni falje All-llahut qe te meshiroheni
Verse 47 — Surah An-Naml 27:47
Ata thane: "Ne parandjejme fatkeqesi me ty dhe me ata qe jane me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj eshte te All-llahu, por vete ju jeni nje popull qe ngaterroheni
Verse 48 — Surah An-Naml 27:48
E ne qytet ishin nente veta qe benin shkaterrime ne toke, e nuk permiresonin
Verse 49 — Surah An-Naml 27:49
Ata qe thane: "Betohuni mes vete ne All-llahun, ta mbytni ate dhe familjen e tij naten, e pastaj te afermve te tij t´u thoni: Ne nuk morem pjese ne mbytjen e familjes se tij, dhe se ne jemi te drejte (te vertete)
Verse 50 — Surah An-Naml 27:50
Ata pergatiten nje kurth e Ne ua shperblyem kurthin duke mos e hetuar ata
Verse 51 — Surah An-Naml 27:51
Pra, veshtro se cfare ishte perfundimi i dredhise se tyre. Ne te vertete, Ne zhdukem te gjithe ata dhe popullin e tyre
Verse 52 — Surah An-Naml 27:52
E keto jane shtepite e tyre te mbetura shkret per shkak te mizorise se tyre. E nuk ka dyshim se ne kete (rrenim) per nje popull qe kupton ka argument
Verse 53 — Surah An-Naml 27:53
Ne i shpetuam ata qe besuan dhe qe ishin te matur (duke iu shmangur mekatit)
Verse 54 — Surah An-Naml 27:54
(Perkujto) Lutin kur ai popullit te vet i tha: "A beni ate pune te shemtuar qe edhe vete ju e kuptoni (se eshte e keqe)
Verse 55 — Surah An-Naml 27:55
A vertet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni grate tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil)
Verse 56 — Surah An-Naml 27:56
Pergjigjja e popullit te tij nuk qe tjeter vetem se te thone: "Debojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata jane njerez qe ruajne pastertine
Verse 57 — Surah An-Naml 27:57
E Ne e shpetuam ate dhe familjen e tij, pervec gruas se tij, se ciles ia caktuam te mbetet me te denuarit
Verse 58 — Surah An-Naml 27:58
E kunder atyre leshuam nje shi (me gure); i shemtuar ishte ai shi per ata te cileve iu kishte terhequr verejtja
Verse 59 — Surah An-Naml 27:59
Thuaj (o i derguar): "Falenderimi i qofte All-llahut, e shpetimi qofte ndaj roberve te Tij qe Ai i zgjodhi (pejgamberet)! A me i mire (per te besuar) eshte All-llahu, apo ata qe ia bejne shok
Verse 60 — Surah An-Naml 27:60
Ai qe krijoi qiejt e token, qe per ju leshoi shi nga qielli, e Ne me te beme te lulezojne kopshte te bukura, qe per ju ka qene e pamundshme t´i beni te mbijne bimet ne to; A mos ka ndonje zot tjeter pos All-llahut? Jo, por ata jane popull qe shtremberojne
Verse 61 — Surah An-Naml 27:61
A eshte Ai qe token e beri vendqendrim e neper te beri te rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokes) i beri (male) perforcuese, dhe ne mes dy deteve beri ndarje. A ka pervec All-llahu zot tjeter? Jo, por shumica e tyre nuk e dine
Verse 62 — Surah An-Naml 27:62
A eshte Ai qe i pergjigjet nevojtarit (te mjerit) kur ai e therret, duke ia larguar te keqen e juve ju ben mbizoterues te tokes. A ka zot tjeter pos All-llahut? Jo, por ju shume pak perkujtoni
Verse 63 — Surah An-Naml 27:63
Ai qe ju orienton ne erresirat e tokes e te detit, dhe ai qe prane meshires se Tij (shiut), si myzhde i leshon ererat. Valle, a ka tjeter zot pos All-llahut? E larte eshte madheria e Tij nga cka ia pershkruajne shok
Verse 64 — Surah An-Naml 27:64
Ai qe e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e perserit ate (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai qe ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjeter pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nese jeni te sinqerte
Verse 65 — Surah An-Naml 27:65
Thuaj: "Askush vec All-llahut as ne qiejt, as ne toke nuk e di te fshehten, as nuk e dine se kur ringjallen
Verse 66 — Surah An-Naml 27:66
Por, dijenia e tyre arrihet ne boten tjeter (kur te perjetojne cka u eshte premtuar). Ja, ata dyshojne per kete (per boten tjeter), bile jane te verber ndaj saj
Verse 67 — Surah An-Naml 27:67
Ndersa ata te cilet nuk besuan thane: "A pasi te (vdesim) behemi dhe e pluhur ne edhe prinderit tane, (a thua) do te ringjallemi
Verse 68 — Surah An-Naml 27:68
Kjo na eshte premtuar neve e dhe prinderve tane me perpara, por kjo nuk eshte gje tjeter vecse legjende e te pareve
Verse 69 — Surah An-Naml 27:69
Thuaj: "Udhetoni neper toke dhe shikoni se si ishte perfundimi i kundershtareve
Verse 70 — Surah An-Naml 27:70
Po ti (Muhammed) mos u trazo per ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi qe i bejne
Verse 71 — Surah An-Naml 27:71
E ata thone: "Po qe se jeni te sigurt ne ato cka flitni, kur do te realizohet ai premtim (me denim)
Verse 72 — Surah An-Naml 27:72
Ti thuaj: "Tanime u eshte ngjeshur juve nje pjese e atij premtimi per te cilin po ju ngutet juve
Verse 73 — Surah An-Naml 27:73
S´ka dyshim se Zoti yt eshte shume bamires ndaj njerezve, por shumica e tyre nuk e falenderojne
Verse 74 — Surah An-Naml 27:74
E eshte e sigurt se Zoti yt di cka fshehin zemrat e tyre dhe cka shfaqin haptazi
Verse 75 — Surah An-Naml 27:75
Nuk ka asgje te fshehur ne qiell e as ne toke, e te mos jete e shenuar ne librin e sakte (dijen e Zotit)
Verse 76 — Surah An-Naml 27:76
Vertet, ky Kur´an u rrefen beni israileve te shumten e asaj qe ata ishin te percare
Verse 77 — Surah An-Naml 27:77
Dhe pamedyshje ai eshte udherrefyes e meshire per besimtaret
Verse 78 — Surah An-Naml 27:78
E Zoti yt, vertet do te gjykoje mes tyre me drejtesine e Tij, e Ai eshte i gjithfuqishmi e i dijshmi
Verse 79 — Surah An-Naml 27:79
E ti pra mbeshtetu ne All-llahun se me te vertete ti je ne te drejten e sigurt
Verse 80 — Surah An-Naml 27:80
Ti nuk mund t´i besh te degjojne te vdekurit, e as nuk mund ta besh te shurdhetin ta degjoje thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejne shpinen
Verse 81 — Surah An-Naml 27:81
E as qe mund t´i largosh te verberit nga humbja e tyre (zemrat e verbera), ti nuk mund ta besh te degjoje ndonje tjeter, vetem ate qe i beson argumentet Tona, e ata jane muslimane
Verse 82 — Surah An-Naml 27:82
E kur kunder tyre do te behet fjala (e denimit) realitet. Ne do t´ju nxjerrim nje shtaze nga toka qe do t´ju flase (ose do t´i lendoje), sepse njerezit nuk ishin te bindur ne argumentet Tona
Verse 83 — Surah An-Naml 27:83
E diten kur do te tubojme prej secilit popull grupe nga ata qe i kane mohuar argumentet tona, ata te vere njeri pas tjetrit, do te jene te penguar
Verse 84 — Surah An-Naml 27:84
Derisa te arrijne (ne vendin e llogarise), Ai u thote: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije per to? E cka vepronit ju ashtu (ne Dunja)
Verse 85 — Surah An-Naml 27:85
Dhe kunder tyre zbatohet vendimi (i denimit) per shkak se bene krim dhe ata nuk do te flasin
Verse 86 — Surah An-Naml 27:86
A nuk shohin ata se Ne ua beme naten qe te pushojne, kurse diten te ndritshme. Ne kete ka argument per nje popull qe beson
Verse 87 — Surah An-Naml 27:87
(perkujto) Diten kur i fryhet surit, e te frikesohet kush eshte ne toke, perpos ke do All-llahu (te mos frikesohet) dhe t´i vine Atij te gjithe te perulur
Verse 88 — Surah An-Naml 27:88
E i sheh kodrat e mendon se ato jane te palevizshme, ndersa ato levizin si rete, (kjo eshte) mjeshteri e All-llahut qe persosi cdo send, e Ai eshte hollesisht i njohur se cka punoni
Verse 89 — Surah An-Naml 27:89
Kush ka bere veper te mire, atij do t´i takoje (shperblim) edhe me i mire se ajo dhe ata do te jene te siguruar prej tmerrit te asaj dite
Verse 90 — Surah An-Naml 27:90
E kush do te paraqitet me pune te keqija (me besim te gabuar), ata do te hidhen te permbysur me fytyrat e tyre ne zjarr. (U thuhet) Ju nuk shperbleheni me tjeter pos me ate qe punuat
Verse 91 — Surah An-Naml 27:91
Une jam urdheruar ta adhuroj vetem Zotin e ketij qyteti, te cilin Ai e beri te shenjte, se Atij i takon cdo send, dhe jam urdheruar te jem prej besimtareve te sinqerte
Verse 92 — Surah An-Naml 27:92
E, edhe ta lexoj Kur´anin, e kush e pranon udhezimin e tij, ai udhezohet vetem per te miren e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Une vetem terheq verejtjen
Verse 93 — Surah An-Naml 27:93
Dhe thuaj: "Falenderoj All-llahun, e Ai do t´ua tregoje argumentet e veta dhe do t´i kuptoni ato atehere (kur nuk u ben dobi). Zoti yt nuk eshte indiferent ndaj asaj qe veproni ju