Verse 1 — Surah As-Sajdah 32:1
Elif, Lam, Mim
Verse 2 — Surah As-Sajdah 32:2
Shpallja e librit (e Kur´anit), nuk ka dyshim se eshte (shpallje) nga Zoti i gjithesise
Verse 3 — Surah As-Sajdah 32:3
A mos po thone se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo eshte e vertete prej Zotit tend qe t´i terheqesh verejtjen nje populli qe nuk u erdhi ndonje pejgamber para teje, ashtu qe ata te gjejne rrugen e drejte
Verse 4 — Surah As-Sajdah 32:4
All-llahu eshte Ai qe krijoi qiejt dhe token dhe gjithe c´ka ndermjet tyre, brenda gjashte ditesh, pastaj mbizoteroi Arshin. Pervec Tij nuk keni ndonje ndihmetar tjeter e as ndermjetesues, pra a nuk jeni kah mendoni
Verse 5 — Surah As-Sajdah 32:5
Ai eshte qe udheheq ceshtjen (e te gjitha krijesave) prej qiellit ne toke, pastaj ajo (ceshtja) ngrihet te Ai ne nje dite qe sipas llogarise suaj eshte sa nje mije vjet
Verse 6 — Surah As-Sajdah 32:6
Ai eshte njohes i te (gjitha) fshehtes dhe te dukshmes, i gjithefuqishmi, meshireberesi
Verse 7 — Surah As-Sajdah 32:7
Ai qe persosi krijimin e cdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta
Verse 8 — Surah As-Sajdah 32:8
Pastaj beri qe pasardhesit e tij te rrjedhin prej nje pike uji te dobet
Verse 9 — Surah As-Sajdah 32:9
Mandej, Ai e formeson ate (ne barkun e nenes) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai eshte qe juve ju pajis edhe me degjim, me te parit dhe me zemer, e pak send eshte ajo qe ju falenderoni
Verse 10 — Surah As-Sajdah 32:10
E ata thane: "A pasi qe ne te tretemi ne toke, a thua ne rishtazi do te krijohemi?" Por (cka eshte edhe me keq) ata nuk besojne se do te dalin para Zotit te tyre
Verse 11 — Surah As-Sajdah 32:11
Thuaj: "Engjelli i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj
Verse 12 — Surah As-Sajdah 32:12
E, sikur t´i shihje mekataret se si ulin kokat e veta prane Zotit te tyre: "Zoti yne, tash pame dhe degjuam, na kthe pra edhe nje here e te bejme vepra te mira, se tash jemi bindur
Verse 13 — Surah As-Sajdah 32:13
Sikur te kishim deshiruar Ne, secilit do t´i jepnim udhezimin, por fjala (vendimi) Ime ka marre fund (definitiv) se do ta mbushe xhehennemin se bashku me exhine e njerez
Verse 14 — Surah As-Sajdah 32:14
Prandaj shijoni kete (denim) per shkak se ju e patet harruar takimin tuaj ne kete dite, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, per shkak te asaj qe keni vepruar, shijoni denimin e perjetshem
Verse 15 — Surah As-Sajdah 32:15
Argumentet tona i besojne, ne te vertete, ata qe kur keshillohen me to, bien ne fytyra (bejne sexhde), qe madherojne Zotin e tyre ne shenje falenderimi dhe ata nuk bejne kryelartesi
Verse 16 — Surah As-Sajdah 32:16
I heqin trupat e tyre prej dyshekeve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qe Ne ua kemi dhene (pasuria) atyre, ata japin
Verse 17 — Surah As-Sajdah 32:17
Pra, per ata qe kane vepruar, nuk di askush per ate kenaqesi (te zemres e shpirtit) qe u eshte caktuar atyre si shperblim
Verse 18 — Surah As-Sajdah 32:18
A mos eshte ai qe ishte besimtar, sikurse ai qe ishte jashte rruges? Jo! Keta nuk jane te barabarte
Verse 19 — Surah As-Sajdah 32:19
Per sa u perket atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, ata, per hir te veprave qe i bene, vendpritje e kane xhennetin
Verse 20 — Surah As-Sajdah 32:20
E ata qe nuk e respektuan All-llahun, skute e tyre eshte zjarri. Sa here qe te tentojne te dalin nga ai, kthehen ne te dhe atyre u thuhet: "Shijoni denimin e zjarrit qe ju e konsideronit rrene
Verse 21 — Surah As-Sajdah 32:21
Ne do t´u shijojme atyre denimin me te shpejte (ne Dunja) para denimit te madh (ne Ahiret), ndoshta do te terhiqen (prej te keqijave)
Verse 22 — Surah As-Sajdah 32:22
E kush eshte me zullumqar se ai qe keshillohet me ajetet e Zotit te vet, e pastaj u kthen shpinen atyre? Ne me siguri do te hakmerremi kunder krimineleve
Verse 23 — Surah As-Sajdah 32:23
Ne i patem dhene edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim ne cka pranon (ne Kur´anin liber qiellor si i Musait), kurse ate (librin e Musait) e beme udherrefyes per beni israilet
Verse 24 — Surah As-Sajdah 32:24
Dhe prej tyre Ne beme prijes qe me urdhrin Tone udhezojne, pasi qe ata (qe i beme prijesa) ishin te durueshem dhe ndaj argumenteve Tona ishin te bindur
Verse 25 — Surah As-Sajdah 32:25
S´ka dyshim se Zoti yt eshte Ai qe ne diten e kijametit do te gjykoje mes tyre ne ate qe ishin te percare
Verse 26 — Surah As-Sajdah 32:26
A nuk e kane te qarte ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkaterruam, qe neper ato vendbanime te tyre jane kah kalojne? Eshte e vertete se ne ato (vende te shkreterruara) ka fakte, e si nuk jane duke degjuar me vemendje
Verse 27 — Surah As-Sajdah 32:27
Si nuk kane pare ata se Ne e sjellim ujin ne token e thate dhe me te nxjerrim bime qe prej tyre ushqehen kafshet e tyre, bile edhe ata vete. A nuk jane duke pare (e te kuptojne)
Verse 28 — Surah As-Sajdah 32:28
E ne anen tjeter ata thone: "E kur do te jete ai ngadhenjim (clirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nese jeni te drejte cka thoni
Verse 29 — Surah As-Sajdah 32:29
Thuaj: "diten e kijametit, atyre qe kane qene jobesimtare, nuk u ben dobi besimi e as nuk u jepet afat
Verse 30 — Surah As-Sajdah 32:30
Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata jane duke pritur