Verse 1 — Surah As-Saffat 37:1
Pasha te radhiturit (melaiket), qe ne rreshta (safa) qendrojne
Verse 2 — Surah As-Saffat 37:2
Dhe nxituesit, qe me nxitim shtyjne
Verse 3 — Surah As-Saffat 37:3
Dhe pasha lexuesit, qe lexojne perkujtimin
Verse 4 — Surah As-Saffat 37:4
Eshte e vertete se Zoti juaj eshte vetem Nje
Verse 5 — Surah As-Saffat 37:5
Zot i qiejve dhe i tokes e cka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (te yjeve)
Verse 6 — Surah As-Saffat 37:6
Vertete, Ne kemi stolisur qiellin me te afert (te Dunjase) me bukurine e yjeve
Verse 7 — Surah As-Saffat 37:7
Dhe me mbrojtje prej cdo djalli te prishur
Verse 8 — Surah As-Saffat 37:8
Ashtu qe nuk mund te pergjojne parine me te larte (engjejt me te zgjedhur), pse gjuhen me shkendija nga te gjitha anet
Verse 9 — Surah As-Saffat 37:9
Ata jane te perzene dhe do te kene nje denim te perhershem
Verse 10 — Surah As-Saffat 37:10
Pervec atij qe rremben vrullshem, po ate e ndjek ylli qe e djeg
Verse 11 — Surah As-Saffat 37:11
Ti pra, pyeti ata (idhujtaret): a jane ata krijese me e forte, apo cka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej nje balte qe ngjitet
Verse 12 — Surah As-Saffat 37:12
Por ti je i habitur, e ata tallen
Verse 13 — Surah As-Saffat 37:13
E kur keshillohen, ata nuk marrin parasysh keshillen
Verse 14 — Surah As-Saffat 37:14
E kur shohin ndonje mrekulli, ata nxitin ne perqeshje
Verse 15 — Surah As-Saffat 37:15
Dhe thane: "Ky (Kur´ani) nuk eshte tjeter vetem se magji e kulluar
Verse 16 — Surah As-Saffat 37:16
A, pasi te vdesim ne, te behemi dhe e eshtra te kalbur a do te ringjallemi
Verse 17 — Surah As-Saffat 37:17
A edhe te paret tane te hershem
Verse 18 — Surah As-Saffat 37:18
Thuaj: "Po, madje ju do te jeni te nencmuar
Verse 19 — Surah As-Saffat 37:19
Ajo do te jete vetem nje britme, kur qe, ata te ngritur shikojne
Verse 20 — Surah As-Saffat 37:20
E thone: "O te mjeret ne, kjo eshte dita e gjykimit
Verse 21 — Surah As-Saffat 37:21
Kjo eshte dita e ndasise qe ju e konsideruat rrene
Verse 22 — Surah As-Saffat 37:22
Tuboni ata qe ishin zullumqare, shoqerine e tyre dhe ata qe i adhuruan
Verse 23 — Surah As-Saffat 37:23
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rruges se xhehimit
Verse 24 — Surah As-Saffat 37:24
Ndalni ata, sepse do te merren ne pergjegjesi
Verse 25 — Surah As-Saffat 37:25
Cka keni qe nuk ndihmoni njeri-tjetrin
Verse 26 — Surah As-Saffat 37:26
E ata sot jane dorezuar ne teresi
Verse 27 — Surah As-Saffat 37:27
E kthehen e ia hedhin pergjegjesine njeri-tjetrit
Verse 28 — Surah As-Saffat 37:28
(Te shtypurit) u thone (atyre te pareve): "Ju ishit qe na vinit neve nga ana e djathte (na pengonit prej te vertetes)
Verse 29 — Surah As-Saffat 37:29
Ata (paria) u thone: "Jo, ju vete nuk ishit besimtare
Verse 30 — Surah As-Saffat 37:30
Ne nuk kemi pasur ndonje pushtet ndaj jush, por ju vete ishit qe nuk respektuat (porosite e Zotit)
Verse 31 — Surah As-Saffat 37:31
E, ajo thenia (premtimi) e Zotit tone u vertetua kunder nesh, e s´ka dyshim se ne po e shijojme (denimin)
Verse 32 — Surah As-Saffat 37:32
Ne u ofruam juve rrugen e humbjes, ashtu sikurse edhe vete ishim te humbur
Verse 33 — Surah As-Saffat 37:33
Dhe ate dite ata do te jene ne denim te perbashket
Verse 34 — Surah As-Saffat 37:34
Keshtu Ne veprojme me kriminelet
Verse 35 — Surah As-Saffat 37:35
Per arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjeter pervec All-llahut, ata e mbanin veten lart
Verse 36 — Surah As-Saffat 37:36
Dhe thoshin: "A do t´i braktisim ne zotat tane per nje poet te cmendur
Verse 37 — Surah As-Saffat 37:37
Jo, (nuk eshte cka thone ata) por ai ua solli te verteten dhe vertetoi te derguarit e pare
Verse 38 — Surah As-Saffat 37:38
Ju, patjeter do ta perjetoni denimin me te ashper
Verse 39 — Surah As-Saffat 37:39
Dhe nuk ndeshkoheni per tjeter, pervec per ate qe vepruat
Verse 40 — Surah As-Saffat 37:40
Me perjashtim te roberve te All-llahut qe ishin te sinqerte
Verse 41 — Surah As-Saffat 37:41
Te tillet jane ata qe kane furnizim te dalluar
Verse 42 — Surah As-Saffat 37:42
Peme te llojllojshme, ata jane te nderuar
Verse 43 — Surah As-Saffat 37:43
Ne xhennete te begatshme
Verse 44 — Surah As-Saffat 37:44
Te mbeshtetur ne kolltuke me fytyre nga njeri-tjetri
Verse 45 — Surah As-Saffat 37:45
Atyre u behet sherbim me gota (me vere) nga burimi
Verse 46 — Surah As-Saffat 37:46
E bardhe (vera), qe ka shije per ata qe e pine
Verse 47 — Surah As-Saffat 37:47
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as qe ata do te dehen nga ajo
Verse 48 — Surah As-Saffat 37:48
E prane tyre jane (hyrite) symedhate me shikim te perulur
Verse 49 — Surah As-Saffat 37:49
Sikur ato te jene inxhi e paprekur (dhe e ruajtur)
Verse 50 — Surah As-Saffat 37:50
I qasen njeri-tjetrit e bisedojne
Verse 51 — Surah As-Saffat 37:51
Prej tyre njeri flet e thote: "Une kam pasur njefare miku
Verse 52 — Surah As-Saffat 37:52
thoshte: "A je ti prej atyre qe besojne se
Verse 53 — Surah As-Saffat 37:53
kur te jemi vdekur, te jemi bere dhe e eshtra te kalbur, do te jemi te shperblyer per vepra
Verse 54 — Surah As-Saffat 37:54
Ai (besimtari ne xhennet) thote: "A vini ju te shikojme
Verse 55 — Surah As-Saffat 37:55
Ai shikon dhe e veren ate (mikun) ne mes te xhehennemit
Verse 56 — Surah As-Saffat 37:56
Ai thote: "Pasha All-llahun, perpak me rrezove (ne xhehennem) edhe mua
Verse 57 — Surah As-Saffat 37:57
Dhe sikur te mos ishte dhuntia e Zotit tim, une do te isha bashke me ty ne zjarr
Verse 58 — Surah As-Saffat 37:58
Dhe ne nuk do te vdesim me
Verse 59 — Surah As-Saffat 37:59
Pervec asaj vdekjes sone te pare dhe ne nuk do te denohemi me
Verse 60 — Surah As-Saffat 37:60
Vertet, ky eshte ai suksesi i madh
Verse 61 — Surah As-Saffat 37:61
per nje shperblim te ketille le te veprojne vepruesit
Verse 62 — Surah As-Saffat 37:62
A kjo pritje (me shperblim te All-llahut) eshte me e mire, apo pema e Zekumit
Verse 63 — Surah As-Saffat 37:63
Ne ate e kemi bere sprove per zullumqaret
Verse 64 — Surah As-Saffat 37:64
Ajo eshte nje peme qe mbin ne fund te xhehennemit
Verse 65 — Surah As-Saffat 37:65
Pema (fruti) e saj eshte sikurse koka dreqerish
Verse 66 — Surah As-Saffat 37:66
E ata do te hane nga ajo dhe do te mbushin barqet prej saj
Verse 67 — Surah As-Saffat 37:67
Pastaj, ata do te kene kundrejt atij ushqimi edhe uje te vale
Verse 68 — Surah As-Saffat 37:68
Mandej kthimi i tyre eshte ne xhehennem
Verse 69 — Surah As-Saffat 37:69
Ata i gjeten dhe shkuan pas prinderve te tyre te humbur
Verse 70 — Surah As-Saffat 37:70
Ata u nguten dhe shkelen hapave te tyre (pa menduar)
Verse 71 — Surah As-Saffat 37:71
Po, edhe para ketyre (popullit tend) shumica e popujve te kaluar ishin te humbur
Verse 72 — Surah As-Saffat 37:72
Ne atyre u patem derguar pejgambere
Verse 73 — Surah As-Saffat 37:73
E shif se si ishte perfundimi i atyre, te cileve u qe terhequr verejtja
Verse 74 — Surah As-Saffat 37:74
Me perjashtim te robeve te All-llahut qe ishin te sinqerte
Verse 75 — Surah As-Saffat 37:75
Per Zotin Neve na pat thirrur ne ndihme Nuhu, Ne jemi pergjegjes te mire
Verse 76 — Surah As-Saffat 37:76
Dhe Ne e shpetuam ate dhe familjen e tij prej asaj te keqe te madhe
Verse 77 — Surah As-Saffat 37:77
E pasardhesit e tij i beme ata qe vazhduan jeten
Verse 78 — Surah As-Saffat 37:78
Dhe Ne ua lame ate kujtim per njerezit e ardhshem
Verse 79 — Surah As-Saffat 37:79
Selam i qofte Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) ne mbare boten (si kujtim ndaj tij)
Verse 80 — Surah As-Saffat 37:80
Ne keshtu i shperblejme te miret
Verse 81 — Surah As-Saffat 37:81
Vertet, ai ishte prej roberve tane qe jane besimtare
Verse 82 — Surah As-Saffat 37:82
E pastaj i permbytem ne nje uje te tjeret (qe nuk besuan)
Verse 83 — Surah As-Saffat 37:83
Edhe Ibrahimi ishte i grupit te tij
Verse 84 — Surah As-Saffat 37:84
Kur Zotit te vet iu bind me zemer te paster
Verse 85 — Surah As-Saffat 37:85
Kur babait te vet dhe popullit te vet u tha: "Cka eshte ajo qe ju adhuroni
Verse 86 — Surah As-Saffat 37:86
A ne vend te All-llahut doni zota te trilluar
Verse 87 — Surah As-Saffat 37:87
Cka eshte mendimi juaj ndaj Zotit te boteve
Verse 88 — Surah As-Saffat 37:88
Dhe atehere u leshoi nje shikim yjeve
Verse 89 — Surah As-Saffat 37:89
e tha: "Une jam i semure
Verse 90 — Surah As-Saffat 37:90
Ata u kthyen dhe u larguan prej tij
Verse 91 — Surah As-Saffat 37:91
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani ju
Verse 92 — Surah As-Saffat 37:92
Cka keni pra, qe nuk po flitni
Verse 93 — Surah As-Saffat 37:93
Iu afrua atyre ngadale, duke u meshuar me te djathten (me fuqi)
Verse 94 — Surah As-Saffat 37:94
Ata (populli) iu afruan atij me te shpejte (sigurisht e qortuan)
Verse 95 — Surah As-Saffat 37:95
Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni ate qe vete e keni gdhendur
Verse 96 — Surah As-Saffat 37:96
E All-llahu ju krijoi juve edhe ate qe e punoni
Verse 97 — Surah As-Saffat 37:97
Ata thane: "Ndertojani atij nje vend dhe hidheni ate ne zjarr
Verse 98 — Surah As-Saffat 37:98
Ata i menduan atij nje kurth, kurse Ne i mposhtem ata te nencmuar
Verse 99 — Surah As-Saffat 37:99
Ai tha: "Une po shkoj aty ku me urdheroi Zoti im, e Ai me udhezon
Verse 100 — Surah As-Saffat 37:100
Zoti im, me dhuro mua (nje femije) prej te mireve
Verse 101 — Surah As-Saffat 37:101
Ne e gezuam ate me nje djale qe do te jete i bute (i sjellshem)
Verse 102 — Surah As-Saffat 37:102
Dhe kur arriti ai (djali) qe se bashku me te (me Ibrahimin) te angazhohet ne pune, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, une kam pare (jam urdheruar) ne enderr te te pres ty. Shiko pra, cka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje ate qe urdherohesh, e ti do te
Verse 103 — Surah As-Saffat 37:103
E kur ata te dy iu dorezuan urdhrit te Zotit dhe e permbysi ate ne fytyre (ne balle)
Verse 104 — Surah As-Saffat 37:104
Ne e thirrem ate: "O Ibrahim
Verse 105 — Surah As-Saffat 37:105
Ti tashme e zbatove endrren! Ne keshtu i shperblejme te miret
Verse 106 — Surah As-Saffat 37:106
Vertet, kjo ishte sprove e qarte
Verse 107 — Surah As-Saffat 37:107
Ne e shpaguam ate me nje te therur (kurban) te rendesishem
Verse 108 — Surah As-Saffat 37:108
Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem
Verse 109 — Surah As-Saffat 37:109
Selam (shpetim e paqe) paste Ibrahimi
Verse 110 — Surah As-Saffat 37:110
Keshtu, ne kete menyre Ne i shperblejme bamiresit
Verse 111 — Surah As-Saffat 37:111
Vertet, ai ishte nga roberit Tane besimtare
Verse 112 — Surah As-Saffat 37:112
Dhe Ne e gezuam ate me (nje djale tjeter) Is´hakun, pejgamber prej te mireve
Verse 113 — Surah As-Saffat 37:113
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is´hakut e prej pasardhesve te atyre dyve do te kete punemire e te ndershem, e edhe demtues te hapet te vetvetes
Verse 114 — Surah As-Saffat 37:114
Pasha madherine Tone, Ne u dhame te mira Musait e Harunit
Verse 115 — Surah As-Saffat 37:115
I shpetuam ata dhe popullin e tyre prej nje mjerimi te madh
Verse 116 — Surah As-Saffat 37:116
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhenjyen
Verse 117 — Surah As-Saffat 37:117
Atyre dyve ua dhame librin e persosur e te qarte
Verse 118 — Surah As-Saffat 37:118
Dhe te dy ata i udhezuam rruges se drejte
Verse 119 — Surah As-Saffat 37:119
Perkujtim te kendshem ndaj te dyve kemi lene ne popujt e mevonshem
Verse 120 — Surah As-Saffat 37:120
(Perkujtimin) "Selamun" - qofshin te meshiruar Musai dhe Haruni
Verse 121 — Surah As-Saffat 37:121
Keshtu, ne kete menyre Ne i shperblejme bamiresit
Verse 122 — Surah As-Saffat 37:122
Vertet, ata te dy ishin besimtare nga roberit Tane
Verse 123 — Surah As-Saffat 37:123
Edhe Iljasi ishte prej te derguarve Tane
Verse 124 — Surah As-Saffat 37:124
Kur ai, popullit te vet i tha: "A nuk jeni kah frikesoheni
Verse 125 — Surah As-Saffat 37:125
A e adhuroni "Ba´el-in" (emer i nje statuje) e braktisni adhurimin ndaj me te mirit qe eshte Krijues
Verse 126 — Surah As-Saffat 37:126
All-llahun, Zotin tuaj e te prinderve tuaj te hershem
Verse 127 — Surah As-Saffat 37:127
Ata e pergenjeshtruan, andaj ata medoemos jane te sjelle ne xhehennem
Verse 128 — Surah As-Saffat 37:128
Me perjashtim te roberve besnike ndaj All-llahut
Verse 129 — Surah As-Saffat 37:129
Edhe ndaj tij kemi lene perkujtim te mire ne te ardhshmit
Verse 130 — Surah As-Saffat 37:130
Selamun" - qofte i meshiruar Iljasi (ose edhe besimtaret e Iljasit)
Verse 131 — Surah As-Saffat 37:131
Keshtu, ne kete menyre Ne i shperblejme bamiresit
Verse 132 — Surah As-Saffat 37:132
S´ka dyshim, ai ishte besimtar nga roberit Tane
Verse 133 — Surah As-Saffat 37:133
Edhe Luti, pa medyshje ishte prej te derguarve Tane
Verse 134 — Surah As-Saffat 37:134
Kur Ne e shpetuam ate dhe tere familjen e tij bashke
Verse 135 — Surah As-Saffat 37:135
Pervec nje plake (grua e tij) qe mbeti me te denuarit
Verse 136 — Surah As-Saffat 37:136
Pastaj te tjeret i rrenuam
Verse 137 — Surah As-Saffat 37:137
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari ne mengjes (diten)
Verse 138 — Surah As-Saffat 37:138
e ne mbremje (naten). Pra, a nuk mblidhni mend
Verse 139 — Surah As-Saffat 37:139
Edhe Junusi ishte nje nga te derguarit Tane
Verse 140 — Surah As-Saffat 37:140
Kur iku te anija qe ishte e mbushur plot (udhetare)
Verse 141 — Surah As-Saffat 37:141
E ai mori pjese ne short, po humbi (i ra shorti atij)
Verse 142 — Surah As-Saffat 37:142
Dhe ate e kafshoi (e gelltiti) peshku, zaten ai ishte qe e meritoi qortimin
Verse 143 — Surah As-Saffat 37:143
E sikur te mos ishte ajo qe ai kishte qene prej atyre qe shume e permendin Zotin
Verse 144 — Surah As-Saffat 37:144
Ai do te mbetej ne barkun e tij deri ne diten e ringjalljes
Verse 145 — Surah As-Saffat 37:145
E Ne e hodhem ne nje toke pa bime (shkretetire), ndersa ai ishte i semure
Verse 146 — Surah As-Saffat 37:146
Dhe Ne beme qe per te te mbije nje bime (t´i beje hije) nga kungulli
Verse 147 — Surah As-Saffat 37:147
Ne (pastaj) e derguam ate te njeqind mije e me shume
Verse 148 — Surah As-Saffat 37:148
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre te perjetojne per deri ne nje kohe
Verse 149 — Surah As-Saffat 37:149
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtaret): "A te Zotit tend jane vajzat, kurse te tyre djemte
Verse 150 — Surah As-Saffat 37:150
Apo, Ne i krijuam engjejt femra, e ata ishin deshmitare (kur Ne i krijuam engjejt femra)
Verse 151 — Surah As-Saffat 37:151
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thone
Verse 152 — Surah As-Saffat 37:152
All-llahu ka linde!" S´ka dyshim se ata jane genjeshtare (kur thone se engjejt jane bijat e Zotit)
Verse 153 — Surah As-Saffat 37:153
A thua vajzat Ai i ka bere me te zgjedhura se djemt
Verse 154 — Surah As-Saffat 37:154
Po c´keni ju keshtu, si po gjykoni ashtu
Verse 155 — Surah As-Saffat 37:155
A nuk jeni duke menduar
Verse 156 — Surah As-Saffat 37:156
A mos keni ju ndonje argument te sigurt
Verse 157 — Surah As-Saffat 37:157
Silleni pra, librin tuaj, nese eshte si thoni ju
Verse 158 — Surah As-Saffat 37:158
Ata (idhujtaret) pohuan mes Tij e mes engjejve (xhineve) lidhmeri farefisnore, po xhinet e dine se ata (idhujtaret) jane te hedhur ne zjarr
Verse 159 — Surah As-Saffat 37:159
All-llahu eshte i paster nga ajo cka i pershkruajne
Verse 160 — Surah As-Saffat 37:160
Ata (engjejt) jane vetem rober te sinqerte te Zotit (ata nuk i pershkruajne gje)
Verse 161 — Surah As-Saffat 37:161
E, as ju dhe as ata qe i adhuroni
Verse 162 — Surah As-Saffat 37:162
Nuk mund ta vini ne sprove aske ndaj Atij (besimit ne Zotin)
Verse 163 — Surah As-Saffat 37:163
Pervec atij qe eshte i gjykuar per xhehennem
Verse 164 — Surah As-Saffat 37:164
E, nuk ka prej nesh (grupit te engjejve) qe nuk e ka vendin (detyren, poziten) e vet te njohur
Verse 165 — Surah As-Saffat 37:165
Edhe ne (engjejt) jemi te rreshtuar (ne adhurim)
Verse 166 — Surah As-Saffat 37:166
Dhe ne jemi qe i bejme tesbih (mohojme se Ai ka te meta)
Verse 167 — Surah As-Saffat 37:167
Po edhe pse ata ishin qe thoshin
Verse 168 — Surah As-Saffat 37:168
Sikur te gjendej tek ne ndonje liber nga te paret
Verse 169 — Surah As-Saffat 37:169
Ne do te ishim rober te All-llahut, te sinqerte
Verse 170 — Surah As-Saffat 37:170
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan ate (Kur´anin), e me vone do te kuptojne
Verse 171 — Surah As-Saffat 37:171
E tashme fjala (premtimi) e jone u eshte dhene me pare roberve tane te derguar
Verse 172 — Surah As-Saffat 37:172
se ata, pa dyshim do te jene te ndihmuar
Verse 173 — Surah As-Saffat 37:173
Dhe se ushtria jone do te jene ata ngadhenjyesit
Verse 174 — Surah As-Saffat 37:174
Prandaj, per nje kohe, ti (Muhammed) hiqju tyre
Verse 175 — Surah As-Saffat 37:175
E ti veshtroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmen tone ndaj juve besimtareve)
Verse 176 — Surah As-Saffat 37:176
A mos po kerkojne shpejtimin e ndeshkimit tone
Verse 177 — Surah As-Saffat 37:177
E kur te vjen ai (denimi) ne territorin e tyre, mengjes i shemtuar do te jete per ata qe u ishte terhequr verejtja
Verse 178 — Surah As-Saffat 37:178
E ti largohu per nje kohe prej tyre
Verse 179 — Surah As-Saffat 37:179
Dhe ti veshtroi se edhe ata me vone do te shohin
Verse 180 — Surah As-Saffat 37:180
I paster e i larte eshte Zoti yt, Zoti i gjithfuqishem nga ajo qe ata i pershkruajne
Verse 181 — Surah As-Saffat 37:181
Cdo e mire qofte ndaj te derguareve
Verse 182 — Surah As-Saffat 37:182
Dhe falenderimi i qofte All-llahut, Zotit te gjithesise