Back to Languages

Albanian - Chapter 38 - Sad

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Sad 38:1

Sad, pasha Kur´anin qe eshte perplot perkujtime (eshte i famshem dhe s´ka dyshim se eshte mrekulli)

Verse 2 — Surah Sad 38:2

Por ata qe nuk besuan jane ne kryenecesi e kundershtim

Verse 3 — Surah Sad 38:3

Sa gjenerata para tyre i kemi asgjesuar, te cilet luten per shpetim, po nuk ishte koha e shpetimit

Verse 4 — Surah Sad 38:4

Ata (idhujtaret) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtaret thane: "Ky eshte magjistar, rrenes

Verse 5 — Surah Sad 38:5

A mendon ai t´i beje zotat Nje Zot? Vertet, kjo eshte gje shume e cuditshme

Verse 6 — Surah Sad 38:6

Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thene njeri-tjetrit: vazhdoni te jeni te qendrueshem ne adhurimin e zotave tuaj, pse kjo eshte nje gje e kurdisur

Verse 7 — Surah Sad 38:7

Ne nuk kemi degjuar dicka te ketille ne popullin (ne fene) e fundit; kjo nuk eshte tjeter, pos nje trillim

Verse 8 — Surah Sad 38:8

A mos atij, nga mesi yne, iu zbrit Kur´ani? Jo, por ata jane ne dyshim ndaj Kur´anit Tim, por edhe per shkak se ende nuk e kane shijuar denimin Tim

Verse 9 — Surah Sad 38:9

A mos ata i kane depot e meshires se Zotit tend, Ngadhenjyesit, Dhuruesit

Verse 10 — Surah Sad 38:10

A mos eshte i tyre pushteti i qiejve e i tokes dhe cka ka ndermjet tyre? Pra, le te rreken me shkaqet (deri ne qiell e te komandojne)

Verse 11 — Surah Sad 38:11

(Ata jane) Nje ushtri e grupacioneve qe eshte aty, ajo eshte e thyer

Verse 12 — Surah Sad 38:12

Pergenjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave te medha

Verse 13 — Surah Sad 38:13

(Pergenjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banoret e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundershtare)

Verse 14 — Surah Sad 38:14

Secili prej tyre pergenjeshtroi te derguarit, andaj i gjeti denimi Im

Verse 15 — Surah Sad 38:15

Po edhe keta nuk jane duke pritur tjeter vetem se nje ushtime qe nuk ka te perseritur

Verse 16 — Surah Sad 38:16

Ata edhe thane: "Zoti yne, ngutna pjesen tone para dites se pergjegjesise (te gjykimit)

Verse 17 — Surah Sad 38:17

Ti duro ndaj asaj qe thone ata, dhe perkujto robin Tone Davudin, te fuqishmin (ne fe e trup), vertet ai gjithnje i drejtohej All-llahut

Verse 18 — Surah Sad 38:18

Ne ia nenshtruam kodrat qe se bashku me te benin tesbihe mbremje e mengjes

Verse 19 — Surah Sad 38:19

Edhe shpezet e tubuara, te gjitha, vetem Atij i ishin drejtuar

Verse 20 — Surah Sad 38:20

Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhame mencuri dhe aftesi ne gjykime

Verse 21 — Surah Sad 38:21

A te ka arritur lajmi i paleve ndergjykuese, kur kaluan prej se larti ne dhomen ku lutej

Verse 22 — Surah Sad 38:22

Kur hyne te Davudi, ai u frikesua prej tyre, po ata i thane: "Mos ki frike, ne jemi dy pale ne kundershtim qe i kemi bere padrejte njeri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtesi mes nesh e mos shmang, dhe udhezona ne rruge te drejte

Verse 23 — Surah Sad 38:23

Ky miku im i ka nentedhjete e nente dele, ndersa une e kam vetem nje dhe me ka thene: "Ma ler mua ta posedoj ate"! Dhe me rendoi e me mundi me fjale

Verse 24 — Surah Sad 38:24

Ai (Davudi) tha: "Ai ka bere padrejt ndaj teje me kerkimin e deles tende (per t´ia bashkuar) te delet e veta. Eshte e vertete se shumica prej ortakeve i bejne padrejt njeri-tjetrit, me perjashtim te atyre qe kane besuar dhe punuar vepra te mira, por te ti

Verse 25 — Surah Sad 38:25

Ne ate ia falem atij dhe ai eshte i afert te Ne dhe ka perfundim (ardhmeri) te mire

Verse 26 — Surah Sad 38:26

O Davud: "Ne te kemi bere sundimtar ne toke, e ti pra gjyko me drejtesi mes njerezve, e mos shko pas deshirave se ato te shmangin prej rruges se All-llahut. Ata qe largohen prej rruges se All-llahut i pret denim i rende per shkak se e harruan diten e perg

Verse 27 — Surah Sad 38:27

Ne nuk e krijuam qiellin e as token dhe cka ka ne mes tyre, pa qellim (shkel e shko), ai eshte mendim i atyre qe nuk besuan, pra denimi me zjarr eshte mjerim per ata qe nuk besuan

Verse 28 — Surah Sad 38:28

A mos do t´i barazojme ata qe besuan dhe bene vepra te mira me ata qe bene shkaterrime ne toke, apo do t´i konsiderojme njesoj si te ruajturit prej te keqijave, si ata qe jane mekatare

Verse 29 — Surah Sad 38:29

(Ky eshte) Liber i begatshem, Ne ta shpallem ty kete, qe t´i studiojne argumentet e tij dhe qe te marrin mesim prej tij ata qe kane mend

Verse 30 — Surah Sad 38:30

Ne Davudit i falem Sulejmanin, rob shume i mire dhe shume i kthyer nga Zoti

Verse 31 — Surah Sad 38:31

Kur ne nje parambremje iu shfaqen atij kuaj, qe kur ishin te ndalur, rrinin gatitu ne tri kembe, e ishin edhe shume te shpejte

Verse 32 — Surah Sad 38:32

E ai tha: "Une i dhashe perparesi dashurise se kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perendoi

Verse 33 — Surah Sad 38:33

M´i ktheni ata mua!" Atehere filloi t´u meshoje kembeve e qafave

Verse 34 — Surah Sad 38:34

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtem ne postin e tij si nje trup, e pastaj u rikthye ne gjendjen e pare

Verse 35 — Surah Sad 38:35

Tha: "Zoti im, me fal (gabimin), me dhuro asi pushteti qe askush pas meje nuk do ta kete; vertet, Ti je dhuruesi me i madh

Verse 36 — Surah Sad 38:36

Ne ia nenshtruam eren qe, sipas urdhrit te tij, ajo te ecen lehte dhe nga te deshiroje ai

Verse 37 — Surah Sad 38:37

Ndersa djajte (ia nenshtruam) per cdo ndertim dhe zhytje ne uje

Verse 38 — Surah Sad 38:38

Dhe te tjeret (djaj) qe ishin te lidhur ne pranga

Verse 39 — Surah Sad 38:39

Ky eshte shperblimi Yne, e ti dhuro ose mos dhuro, per kete nuk pergjigjesh

Verse 40 — Surah Sad 38:40

Ai vertet ka vend te larte te Ne dhe ardhmeri te mire

Verse 41 — Surah Sad 38:41

Perkujto edhe robin tone Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit te vet: "Djalli me ka goditur me mundim e dhembje

Verse 42 — Surah Sad 38:42

Bjeri me kemben tende tokes! Ky eshte (uje) i ftohte, lahesh dhe pi

Verse 43 — Surah Sad 38:43

E nga meshira Jone dhe mesim per ata qe kane te menduar, Ne ia falem familjen e tij dhe po aq sa ishin ata

Verse 44 — Surah Sad 38:44

E merre me doren tende nje deng thupra dhe bjeri me te, e mos e thyej betimin! Vertet, Ne e gjetem ate te durueshem. Sa rob shume i mire ishte ai dhe i kthyer te Zoti

Verse 45 — Surah Sad 38:45

Perkujto roberit tane Ibrahimin, Is´hakun, Jakubin qe ishin te forte ne zbatimin e detyrave dhe largpames ne fe

Verse 46 — Surah Sad 38:46

Ne i pajisem ata me nje virtyt te posacem, me perkujtim ndaj botes tjeter

Verse 47 — Surah Sad 38:47

S´ka dyshim se ata ishin te Ne prej te zgjedhurve me te mire

Verse 48 — Surah Sad 38:48

Perkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, qe te gjithe prej te zgjedhurve

Verse 49 — Surah Sad 38:49

Ky eshte nje perkujtim. E eshte e sigurt se ata qe jane te ruajtur, kane nje ardhmeri te mire

Verse 50 — Surah Sad 38:50

Xhennetet e Adnit jane me dyer te hapura per ata

Verse 51 — Surah Sad 38:51

Aty do te jene te mbeshtetur ne kolltuke dhe kerkojne peme e pije te llojeve te ndryshme

Verse 52 — Surah Sad 38:52

Ata kane prane vetes (hyri) syperulura te nje moshe

Verse 53 — Surah Sad 38:53

Keto jane ato qe premtoheshit per diten e llogarise

Verse 54 — Surah Sad 38:54

Ky eshte furnizimi Yne, i cili nuk ka te mbaruar

Verse 55 — Surah Sad 38:55

Kjo eshte keshtu. E sa u perket atyre qe nuk besuan, ata kane nje ardhmeri shume te keqe

Verse 56 — Surah Sad 38:56

xhehennemin qe do te hidhen ne te, e sa djep i shemtuar eshte ai

Verse 57 — Surah Sad 38:57

Ky eshte uje i vale dhe i ndyre; le ta shijojne ate

Verse 58 — Surah Sad 38:58

I presin edhe denime te tjera te llojllojta sikurse ai

Verse 59 — Surah Sad 38:59

Ky eshte nje grumbull qe bashkohet me ju (u thone engjejt parise): "Mos pacin komoditet as mireseardhje (thone paria)!" Ata jane qe do te digjen ne zjarr

Verse 60 — Surah Sad 38:60

Ata (te shtypurit) thone: "Jo, juve mos u qofte as mireseardhja, as komoditeti; ju jeni qe na e pergatitet kete!" Sa vendqendrim i keq eshte

Verse 61 — Surah Sad 38:61

O Zoti yne, ata thone: "Atij qe na e beri kete, shtoja dyfish denimin ne zjarr

Verse 62 — Surah Sad 38:62

Dhe thone: "C´eshe qe nuk po i shohim disa burra qe ne i konsideronim prej te keqijve

Verse 63 — Surah Sad 38:63

E qe i kemi pas marre ata ne tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre

Verse 64 — Surah Sad 38:64

Kjo armiqesi ndermjet banuesve te zjarrit eshte e vertete

Verse 65 — Surah Sad 38:65

Thuaj: "Une jam vetem keshillues, e nuk ka ndonje zot tjeter perpos All-llahut Nje, Dermuesit

Verse 66 — Surah Sad 38:66

Zot i qiejve e i tokes dhe c´ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mekatfalesi

Verse 67 — Surah Sad 38:67

Thuaj: "Ky (Kur´ani) eshte nje kumtese e madhe

Verse 68 — Surah Sad 38:68

Te ciles ju ia ktheni shpinen

Verse 69 — Surah Sad 38:69

Une nuk kam pasur kurrfare dije per eliten e larte (melaiket) kur ata bene polemike (rreth Ademit)

Verse 70 — Surah Sad 38:70

Mua nuk me shpallet tjeter vetem se, une nuk jam tjeter pos nje terheqes i hapet i verejtjes

Verse 71 — Surah Sad 38:71

Kur Zoti yt u tha engjejve: "Une po krijoj nje njeri nga balta

Verse 72 — Surah Sad 38:72

dhe kur ta kem persosur ate dhe t´i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde)

Verse 73 — Surah Sad 38:73

Engjejt te gjithe se bashku iu perulen

Verse 74 — Surah Sad 38:74

pervec Iblisit qe ishte kryelarte dhe qe u be prej jobesimtareve

Verse 75 — Surah Sad 38:75

(Zoti) Tha: "O Iblis, cka te pengoi ty t´i perulesh atij qe Une vete e krijova? A bere kryenecesi, apo ke qene prej atyre qe shesin fodullek

Verse 76 — Surah Sad 38:76

Ai (Iblisi) tha: "Une jam me i mire prej tij, mua me ke krijuar nga zjarri, e ate e krijove nga balta

Verse 77 — Surah Sad 38:77

(Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar

Verse 78 — Surah Sad 38:78

Dhe largimi prej meshires Sime ka per te percjelle deri ne diten e gjykimit

Verse 79 — Surah Sad 38:79

Ai tha: "Zoti im, me jep afat deri ne diten e ringjalljes

Verse 80 — Surah Sad 38:80

(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre te afatizuarve

Verse 81 — Surah Sad 38:81

deri ne kohen e dites se caktuar

Verse 82 — Surah Sad 38:82

Ai tha: "Pasha madherine Tende, kam per t´i shmangur prej rruges se drejte qe te gjithe

Verse 83 — Surah Sad 38:83

pervec atyre qe jane te sinqerte nga roberit e Tu

Verse 84 — Surah Sad 38:84

(Zoti) Tha: "Pasha te verteten, e Une e flas vetem te verteten

Verse 85 — Surah Sad 38:85

Une do ta mbush xhehennemin me ty dhe me te gjithe ata qe vijne pas teje

Verse 86 — Surah Sad 38:86

Thuaj (Muhammed): "Une nuk kerkoj prej jush ndonje shperblim, dhe une nuk jam prej atyre qe bejne trillime

Verse 87 — Surah Sad 38:87

Ky (Kur´ani) nuk eshte tjeter vetem se keshille per botet

Verse 88 — Surah Sad 38:88

E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vertetesine e tij